Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media / Politikë

FAQE E RE, KISMET I RI

Rastësisht ndesha në një faqe të re, “Alternativa civile”, e cila premton se “jo vetëm do të ngrejë zërin për problemet dhe padrejtësitë që bëhen në kurriz të njerëzve, por të prodhojë dhe propozojë alternativa zgjidhjeje.”

Çfarë është Alternativa Civile? Është “një bashkim i ri njerëzish dhe idealesh, jashtë frymës klanore, interesave politike dhe klientelizmit ekonomiko-kriminal, e vendosur për t’iu bërë barrierë të keqes, abuzivizmit dhe frymës së përcarjes së shoqërisë” […].

Ajo kërkon të jetë “shtëpia e mendimit të lirë, e intelektualëve dhe mendjeve të shquara, një tribunë e njerëzve që duan të kontribuojnë për vendin e tyre”.

Deri këtu mirë.

Për fat të keq, në faqe mungon informacioni se cilët njerëz ose personalitete ose intelektualë qëndrojnë pas kësaj nisme. Shoh që në faqe shkruajnë Mentor Kikia dhe Bledar Kurti; por këta mund të jenë edhe vetëm të ftuar.

Të lihet përshtypja se autorët e faqes dhe promotorët e nismës kërkojnë të fshehin diçka – dhe kjo diçka nuk është veçse përkatësia partiake ose ideologjike e liderëve të lëvizjes.

Për fat të keq, aq shumë është molepsur atmosfera në Shqipërinë e sotme, sa mjafton një emër, për të ta vënë etiketën partiake, ose për të ta gjetur se “me kë je: me Salën apo me Edin.”

Mua më pëlqeu veçanërisht ideja e Alternativës Civile për t’u ngritur kundër partitokracisë. Megjithatë, partitokracia mund të luftohet nga shumë aspekte; p.sh. edhe me argumente të natyrës populiste. Dhe, ruajna Zot nga një populizëm tjetër…

Alternativa civile ka zgjedhur për moto “Mos thuaj duhet bërë, por bëj edhe ti diçka.”

Unë kam një problem të madh me këtë moto.

Është, në thelbin e vet, anti-intelektuale; bën thirrje për aksion – duke nënkuptuar se çfarë duhet bërë ose është formuluar tashmë, ose mjafton të manifestohet në aksion e sipër.

Kjo bie ndesh me premtimin se “Alternativa Civile” do të jetë “shtëpia e mendimit të lirë, e intelektualëve dhe mendjeve të shquara”.

Në fakt, edhe të flasësh publikisht është një lloj veprimi social; madje e tërë politika ngrihet mbi këtë postulat.

Nëse “Alternativa Civile” mëton të ngrihet kundër politikës si të tillë, atëherë mirë do të ishte të shprehej pikërisht kështu.

Mua më duket se Shqipëria ka nevojë para së gjithash për mendim politik origjinal – dhe faqja e re është për t’u përshëndetur, nëse e sjell këtë.

Është e pakëndshme edhe që, një nismë e cila mëton të sjellë diçka të re në shoqërinë civile dhe në debatin publik, të prezantojë veten me një “mos”, ose me një mesazh, në thelb, negativ.

Nuk mund të gjykohet qëllimi i këtij grupi nga motoja, por për fat të keq motoja është në krye të faqes; dhe informacione të tjera të hollësishme (“kush jemi”) mungojnë.

Faqja premton të zgjerohet në të ardhmen, me “nisma dhe projekte të ndryshme”. Do t’u sugjeroja të përqendroheshin në referendumet, si i vetmi mjet kushtetues që lejon kapërcimin e gardheve partitokratike.

Pa Komente

  1. Pas vrasies publike të lëvizjes civile, që i bëri MJAFT-i (ku ëndrra dhe dëshira për të vepruar e mjaft idealistëve të rinj ngeli në dorë të disa manipoluesash fondesh e donacionesh), vështirë se mund të shikohen pa pikë dyshimi çfardolloj organizimi tjetër… edhe kur veprojnë hapur (e jo më si kjo, që sipas paraqitjes, duket sikur është gjysëm-ilegale).

    P.s: kur lexova që: “Mua më duket se Shqipëria ka nevojë para së gjithash për mendim politik origjinal” më erdhi ndërmënd “origjinaliteti” i paradokohshëm i drejtuesve të Saktivistës, që do e quanin lëvizjen e tyre të re “Organizatë politike”

    1. Dakort, po them se ka ardh koha te hidhet veshtrimi pertej perdhunimit mjaftist te ojq-se si aktualiteti dhe si nocion ne Shqiperi.

      Dmth s’eshte e thene qe meqe Mjafti dhe mjaftet dhe zgjohu-et e tjera “dolen piramide” te mos investohet me ne shoqerine civile apo te jemi aprirori kundra te gjitha iniciativave te tilla.

      1. Kerkimi dhe besim ne zgjidhjen e puneve/ halleve/ probleme/veshtiresive sociale me organizata, qofshin ato partiake apo te nje natyre tjeter eshte nga ato zgjidhjet Top-Down, thuajse te natyres Deus ex machina.
        Funksionojne vecse ne leter.
        Ose ne literature…

        Zgjidhja do kerkuar nga poshte lart.
        Kush eshte i vetmi koeficient i kuptueshme dhe i matshem ne cdo cep te shoqerise? Materia. Realiteti ekonomik, suksesi apo deshtimi ekonomik.
        Barazuesi i perbashket, pertej zhurmerave te tjera ne shoqeri, eshte se cfare di te prodhosh, sa prodhon, sa fiton. Eshte i vetmi interes i perbashket, i kuptueshem, qe ngelet, mbasi e ke cveshur shoqerine nga te gjitha petkat e saj.

        Te rinjte ne Shqiperi duhet ta fillojne “grushtin e shtetit” nga poshte: lagje per lagje, fshat per fshat, shoqate zejtaresh ( listen shtohe vete) etj, etj. Aty ku te jene ne gjendje ta marrin pushtetit administrativ ( by hook or by crook), ta mbrojne “territorin” e vet me thonj e me dhembe, dhe ta bejne ate “mbreterine” e tyre: te sukseshme nga ana ekonomike, se pari. Te tjerat me vone. Nuk ka gje me te poshter dhe me degraduese se mjerimi ekonomik. Te heq aftesine per te menduar. Te heq aftesine per te vedosur.Te heq aftesine per te qene i drejte. Te skllaveron ne trup e ne shpirt.

        Vetem keshtu mendoj se mund te behet.
        Fitoje luften ekonomike. Te tjerat vijojne me pas. Vete…

        1. Dakot qe fukarallek=maskarallek. Por revolucioni ne baze lagje qe propozon ti, ose me sakte grushti i lagjes dhe i fshatit sic thua, si behet?

          Nuk ka zgjidhje magjike. Aq me pak grushta magjike.

          Vendin e bejne njerzit, e njerzit bejne dhe ekonomine qe thua ti, dhe zhvillimin, po dhe djegjen e gomave apo politiken e kafeneve, qe thote 2xha me poshte.

          Pra njerzit, njeriu.

          Ne kete pike shoqeia civile ka vendin e saj, ashtu si kane vendin e tyre te tjerat.

          Do thuash ti po ca do beje kjo Alternativa Civile per ta shpetuar Shqiperine? S’e di, po une as pres shpetim magjik nga nje njeri apo organizazate, se sic thashe s’ka abrakadabra ne keto pune, e as nuk mund te arrihen gjerat duke u kaperzyer (apo anashkaluar) etapat e zhvillimit per nje arsye a tjeter.

          Nuk e di kush jane e ca duan keta, sic thashe me lart. Po ca artikuj qe kam lexuar ne internet nga ata (se vetem ne internet i kam hasur, mbase egzistojne dhe gjetiu) me kane pelqyer.

          Artikulli i fundit i tyre, edhe pse me shume gabime drejtshkrimore, flet pikerisht per keto qe po diskutojme: http://www.alternativacivile.com/a-ka-falimentuar-shoqeria-shqiptare/

          Nese do thuash “llogje interneti”, mos harro qe dhe ne te tilla po bejme ketu.

          1. …”Pra njerzit, njeriu…”

            Kjo eshte fallco.
            Njeriun u perpoqen ta ndryshojne per 70-80 vjet, nga lart – poshte, dhe u vertetua katerciperisht qe eshte e pamundur. Shkon kunder natyres se tij. Si ti mesosh lepurit te jetoje me mish, apo luanit te jetoje me bar.

            Grushtin prandaj e kisha kllaposur, sepse do me duhesh te merrja makinen per ne Kala te Dodes nese do kerkoja te spjegoja veten.

            Por deri ne nje fare mase, ideja ime do te ishte qe djathi nga maja e Cikes, apo lugina e Valbones te gjeje kanalet per te siguruar maximumin e cmimit per njesi, qe cokollaterite neper Europe, apo Shqiperi, te perdorin miellin e geshtenjave shqiptare, qe qindra tonet e fierit qe perdoret neper Europe, te kene nje alternative ne fierin maleve te Shqiperise, dhe jo ate te pyjeve te Oregonit dhe Washingtonit, qe frutat e ngrira, te cilat shiten me 12-15 dollare kilja neper tregjet e bote, te vijne, qofte edhe me lire, nga Shqiperia.

            Te gjitha keto kane nevoje per njerez. Por njerez te rinj ne moshe, e te painfektuar nga mendesite e 50-70 vjeteve te fundit, njerez te cilet nuk mund te jene dot as si Saliu, Edi apo Iliri, keta dinozaur te mendesise shqiptare, qe e bejne ate vend te ngjaje me Jurassic Park.
            Kane nevoje per cobanin, veterinerin, tregtarin, marketuesin, specialistin e logjistikes, etj, etj.
            Nuk ka edukues dhe formues me te mire se sa ideja e fitimit me punen dhe perpjekjen tende, kudo qe te te hedhe fati, deshira apo talenti.

            Xhibi. Ne analize te fundit gjithshka ka te beje me parane. Asgje nuk eshte ne gjendje te nxjerre ne siperfaqe me te miren dhe me te keqen tek njeriu, me aq intensitet se sa ajo.

            1. S’e di, mbase dhe po themi te njejten gje dhe s’merremi vesh.

              Nuk thashe gje une nga lart poshte apo nga poshte lart, e aq me pak per njeriun tip enverizmi hajt te ndertojme njeriun e ri.

              E kisha fjalen qe cdo gje e bejne njerzit, po ashtu dhe ekonomine, prosperitetin, apo parane, sic thua ti. Nuk e ben paraja njeriun pra, e ben njeriu parane. E meqe paraja s’bie nga qielli duhen bere shume gjera me pare, te cilat prap i bejne njerzit si cdo gje.

              Ne kete pike nuk shikoj asgje te keqe nga perpjekjet e sinqerta te nje levizje si kjo Alternativa Civile per te folur kunder korrupsionit dhe amullise mafiozopolitike qe duke uzurpuar cdo gje ka marre peng dhe zhvillimin (parane, e thene ashtu sic do ti).

              Ne kete pike, I give them the benefit of the doubt, meqe artikujt e tyre deri tani me kane pelqyer. Nese na dalin dhe keta piramide, flasim me vone. Deri atehere nuk shikoj arsye per ti demonizuar apo perbaltur, ata apo kedo qe duket se ben nje perpjekje te sinqerte.

  2. Kjo puna e shoqerive civile me ngjan si puna e atij qe per nje arsye o tjetren zoteron trapin e vetem per kalimin e lumit.
    Pasi kalon matane lumit njerezit e aferm dhe shoqerine, i ben m trapit, financuesve te trapit, mbeshtetesve te trapit dhe nevojtareve te trapit.
    Te pakten deri tani keshtu ka qene, te shikojme keto te rejat.

    Sa per Saktivisten edhe kjo sherbeu si trap drejt publicistikes, meqe babi Mjafti, sherbeu si trap drejt politikeberjes.
    Mbase eshte pershtypja ime po kur lexoj sot nga figurat me ne ze te Saktivistes, me vjen ndermend ajo shprehja popullore, eshte katandisur kaposhi nje thele.
    S’do ishte keq sikur ta mbyllnin fare, ne vend qe ta lene te verdalloset keshtu si hije, si e lane Mjaftin ata qe iken.

    Alternativa civile, vete emertimi tashme ka hyre tek kategoria e klisheve moderne, jetojme ne kohet ne dekadences, oportunizmit, mosbesimit dhe fatalizmit.

  3. 2xha, s’e kuptova fare kritiken tende ndaj motos se Alternatives Civile. Mua moto e tyre mu duk shume e gjetur, sidomos per situaten dhe mentalitetin shqiptar.

    Nganjehere e tejkalojme me analiza mendoj (parsing the details) dhe mbase ky eshte nje rast ne te cuarit e argumentave ne ekstrem; ne kete rast thirrja per te mos qene pasiv (pra per te bere dicka) kategorizohet anti-intelektuale?

    Tek e fundit moto eshte thjesht e tille, nje tabele qe vihet ne hyrje te pallatit/ndermarrjes, nuk tregon domosdoshmerisht biografine apo planet e banoreve/puntoreve.

    Po ti japesh kaq shume rendesi motove i bie te konkludosh qe Rama eshte Obama (pertej te majtes dhe te djathtes) por dhe Hitleri (e vetmja rruge). Berisha i bie te jete Galileu, me shprehjen “e megjithate Shqiperia po ndryshon”.

    Jam dakort me kritikat e tjera per mungesen e informacioneve baze ne faqe, kush jane e cfare kerkojne, po kjo eshte, fatkeqsisht, tipike per shume gjera e nisma te tilla shqiptare, sidomos persa i perket prezences ne internet.

  4. Po ti mo burre i dheut: mire qe keshillon referendumet – se mund te justifikohet me faktin qe je larg dhe nuk e di se ç’behet – por si e çon ne mendje njehere se mund te fitosh!

    Me kete KQZ do te fitosh ti…? Ben humor a çfare? Nuk e dike ti qe ketu pikerisht votat vidhen – qe propozon diçka qe kalon po nga KQZ-ja?

    Nese qellimi i ketyre shkrimeve eshte: flasim kot – sa per te thene diçka – qe te kaloje sa me shpejte e ne heshtje ky moment i bezdisshem kur vjedhja sy per sy behet fakt i kryer e legjitimohet nga mosngritja e zerit apo nga perkuljet e tipit: Urime per bashkine zoti Basha – nese kjo eshte ideja – une keshilloj me mire shkrime rreth seksit te engjejve dhe perendive; se jo vetem engjejt e perendite jane interesante ne vetvete, por eshte seksi ai qe ta heq trurin fare e te shperqendron komplet.

    Duhen ca Lady Gagra tani per defrim… por edhe per kete here besoj – se kam pershtypjen qe kur behen te shumta e te shpeshta perkuljet (si ndaj turqve p.sh. qe per t’iu hyre ne qejf vajtem e gjymtuam edhe penisin; apo si ndaj grekerve te cileve u thame se e kishim te gjithe emrin Jorgo) edhe tani pak fare do na vrasi ndergjegjia, ndersa radhes tjeter… hiç fare.

    Po tani dreqi e mori, s’jemi akoma gati, na duhet ajo dreq lady gaga; apo ç’del dhe lakuriq ai djall. Na e sillni, na e sillni.

    1. Po mirë, o Xhuxh, mos ju këshillova gjë unë që të shkonit dhe të votonit kësaj here?

      Po ta kesh ndjekur këtë blog muajt e fundit, do të kesh vënë re se unë e pata thënë që në shkurt, të paktën, se zgjedhjet lokale nuk duhej të zhvilloheshin.

      Natyrisht, nuk ma dëgjoi njeri fjalën – por unë e thashë dhe e shpëtova shpirtin tim dhe është e shkruar e zezë mbi të bardhë sot e kësaj dite.

      Tani ti, dhe të tjerë optimistë si puna jote, shkuat të votoni me shpresën se po të fitonit, do të fitonit; dhe po të humbnit, do ta kontestonit rezultatin – apo jo?

      Gabuat edhe këtë herë.

      Unë tani nuk di ç’të them më për zgjedhjet. Dihet që u manipuluan, por edhe dihej që do të manipuloheshin. Në zgjedhje nuk duhej shkuar. Dakord, deshët patjetër të votonit, puna juaj – unë nuk votoj në Shqipëri, nuk mund të flas më; por tani mos më bjerë në qafë mua kot.

      Ti, dhe të tjerë si ti, jeni fëmijë politikisht. Më fal, por jam i detyruar të shprehem kështu. I vetmi rol që ju pëlqen të luani, është ai i viktimës – o bá, ai më rá. Mirëpo babait i ka ardhur tani në majë të hundës – sepse ju nuk po rriteni, ju po refuzoni të rriteni.

      Tani, referendumi është një mënyrë për të angazhuar qytetarin në veprim politik jashtë partive dhe partitokracitë – meqë partitë tani nuk vlejnë më për asgjë. Ti thua si ta bëjmë referendumin me këtë KQZ. Pyetje me vend. Por unë po të përgjigjem me një kundërpyetje: po zgjedhjet pse i bëtë, kur e dinit që e kishit kështu KQZ-në?

      Jeni dredharakë, prandaj dilni si rruar qethur; sepse të tjerët janë jo vetëm dredharakë si ju, por edhe më të zotët se ju. Ju keni në dorë arrën, ata kanë edhe gurin edhe arrën.

      Ju ndoshta nuk i humbët zgjedhjet në Tiranë, por humbët këtë garë për t’ia futur shoku-shokut.

      Zgjedhjet nuk duhej të mbaheshin. Ta them dhe një herë, që ta mbash mend? Griselda nuk ishte shtatzënë.

      E di si e bën ti? Si ai i sëmuri që pret damarët, dhe pastaj i thotë doktorit: më bëj derman, se nuk po më mpikset gjaku.

      Referendumi: ka shumë gjasa që do të dështojë. Por ju, si qytetarë, do të mësoni shumë gjëra në këtë proces.

      Shkoni tani ankohuni për Salën në kafenetë, se ju mbetën bosh.

      1. S’na the gje – por edhe s’kishe sesi – perveçse qe ata siper (theksi te siper) jane te gjithe te keqinj, e maskarenj te medhenj, po ç’te bejme… jeta vazhdon (ketu poshte)

        Sidoqofte, vihen re ca permiresime; tani e ke mese te qarte qe zgjedhjet manipulohen. Keshtu si ty, ka edhe shume te tjere, te cileve jo 2009, por edhe 21 Janari nuk iu mbushi dot mendjen qe saliu i vjedh zgjedhjet – ndersa tani jane mese te ndergjegjsuar qe zgjedhjet vidhen (dhe ti s’ke pse te hiqesh sikur kete e dije qyshkur; sepse para 9 Majit, arsyeja pse nuk duhej futur ne zgjedhje, sipas teje, ishte situata e renduar pas 21 Janarit dhe se duheshin gjetur e denuar njehere fajtoret, por jo fakti qe saliu fut duart ne zgjedhje. U desh qe te vidhte drejteperdrejt me rrjete televizive te unifikuara, qe t’ju mbushej mendja)

        Tani ka ngelur vetem qe pas pranimit te ketij fakti, te pranoni edhe qe ne te vertete nuk po vidhet thjesht Edi Rama me te tijet por vete ju.

        Kerkon edhe kjo pune njefare kohe – por ç’te bejme, na zuri. Kur u ndane keto na rane, dhe te ne ishin me shumice ata me prerje model alla turka, te sakatuar deri aty ku s’thuhet, ne mendje e ne mish – keshtu qe mire me kaq; hap pas hapi behen punet dhe perfundimi dihet se kush do jete…

        E pra, hyrja ne zgjedhje ishte diçka e mire sepse jo vetem ti, por shumekush kuptoi diçka te re. Tani nuk shtrohet me çeshtja: vidhet apo nuk vidhet; tani pyetja eshte: do pranoj une te gjymtohem edhe per Saliun njelloj si u gjymtova per turqit. Kjo eshte çeshtja tanime; çeshtja morale.

        p.s. mora nje ton si prej drejtori zifti sepse vete ti mu drejtove si i tille; ndersa persa i perket Griseldes: jo vetem qe s’ishte shtatzene por thone se ishte edhe e paprekur – te pakten nga ajo ane; pra puna eshte edhe me serioze se ç’mendohet, sepse i bie te kishte qene riperseritja e rastit fatlum te lindjes se nje femije prej nje virgjereshe – mos valle i kemi hequr vetes dhe mbyllur deren nje shansi te dyte… apo mos valle ajo vajze ishte thjeshte nje fanse e Heinrich von Kleist! Nuk di ç’te them, jam teper konfuz.

        1. Gabimi yt themelor – ose më mirë juaji, sepse jeni shumë – është që shihni vetëm pemët, jo pyllin.

          Ti gjithashtu ngatërron arsyet me motivet e veprimit politik. Arsyet i diskutojmë këtu në blog; motivet i thuhen publikut.

          Pas 21 janarit, nuk duhej votuar. Se për çfarë arsyeje, kjo nuk ka rëndësi – besoj se edhe ti sikurse unë sheh një lidhje midis vullnetit për t’i lënë vrasjet të pazbardhura dhe të pandëshkuara dhe vullnetit për të manipuluar zgjedhjet.

          Tani, sikur edhe të tjerët të mendonin në këtë mënyrë – ose të përqendroheshin te pylli dhe jo pemët – do të shmangej situata e tanishme dhe mjaullimat: “ah, po ne nuk e dinim që KQZ-ja ishte kështu.”

          1. @ Xhaxhai.

            Per hir te se vertetes,opozita nuk donte te hynte ne zgjedhjet e Majit me ate situate te renduar politike por e futen me pahir ne to. Edhe ata ngriten te njejtat arsye si ato qe ke shkruar ti me pare per kete ceshtje. Zgjedhjet do te ishin te ngarkuara me probleme, politike dhe aspak administrative dhe si pasoje do shtremberonin rezultatet ashtu si i pame. Mirepo OSBE/ODHIR (qe kishin zerin me te fuqishem) si dhe ambasadoret ngulen kembe fuqimisht qe opozita te hynte ne zgjedhje nderkohe qe drejtesia do te punonte me ritme te shpejta per te hedhur drite mbi 21 Janarin. Kam bindjen se po te pyetej populli nese do te donte te shkonte ne keto zgjedhje, me shume se gjysma do te thoshte “jo”. Sidomos ajo pjese qe nuk mori fare pjese ne zgjedhje.

            Shtyrjen qe faktori i jashtem i beri futjes ne keto palo’ zgjedhje, une sot e kesaj dite nuk e kuptoj. Me imponimin qe ushtruan ata, ajo qe me vjen ne mend e para ishte se mos ndoshta menjehere pas zgjedhjeve ne do na jepej “dhurate” statusi i kandidatit per tu antaresuar ne BE. Nuk ka si te ishte ndryshe.

            Dhe 21 Janari eshte po aty ku ishte nje dite para zgjedhjeve. Pa dyshim qe, per sa kohe jemi te pafuqishem ndaj rregjimit atehere fajin e ka opozita se detyrimisht, fajin do ta mare dikush.

  5. nuk dua te hyj ne diatriben xhuxh-xh2 ( shume xh-ra) po me duket se ka ca fakte qe mund ta ndihmojne analizen.

    fakt- referendumi i 94’es u humb nga Berisha i plotfuqishem me nje SHIK i cili ishte kthyer ne shtet brenda shtetit me ne krye Presidentin Berisha. Po ashtu zgjedhjet lokale te 2007es kur Berisha ishte kryeminister dhe fitoi Rama me diference mbi 20 000 vota. Leximi- sikur te diskutonim per fakte dhe jo emocione ndoshta do kishim me shume rezultat.

    fakt- zgjedhjet e 2011 mund te jene vjedhur nga Berisha, por sigurisht qe nuk mund ti jene vjedhur Rames sepse ky i fundit ka humbur shtate nder njembedhjete minibashki me gjithe keshillat e tyre bashkiake ( te minibashkive), ka humbur keshillin bashkiak qendror per here te pare nga 96ta, dhe nje shumice te madhe te keshillave bashkiake edhe ne bashkite ku ka sterfituar PS-ja. Ne asnje prej ketyre rasteve te permendura me siper nuk ka ankimim nga PS-ja madje Rama ka deklaruar fitore spektakolare, e si rrjedhoje une mendoj qe ne keto raste nuk mund te flasim per manipulim. Sipas kesaj logjike te thjeshte, manipulimi paskesh ndodhur vetem ne rastin e votave per kryebashkiak ne Tirane, gje qe nese ka ndodhur eshte e rende per demokracine por nuk i ben zgjedhjet te vjedhura nga Berisha. Edhe logjika me e nxehte militante do e kishte te veshtire te argumentonte se zgjedhjet u vodhen nga Berisha nderkohe qe ne 90 perqind te territorit dhe rreth 75 perqind te votuesve (ne Tirane votuan 250000 nga rreth 1.5 milion ne rang republike) zgjedhjet ishin aq te mira sa te perbenin nje fitore spektakolare. Madje edhe aty ku u vodhen, fitorja spektakolare ishte me dhjete vota diference!
    Gjithashtu vlen te theksohet se ne te gjitha qytetet kryesore ka fituar bindshem PS-ja pa ndonje manipulim te deklaruar nga Rama, gje qe e zhvlereson edhe me tej argumentin e vjedhjes se votes (ne pergjithesi). Te pakten bazuar ne keto argumenta.

    fakt-Shqiperia nuk ka vuajtur nga mungesa e rotacionit politik ( Berisha ka qene ne opozite nga 97-2005) por nga mungesa e zgjedhjes pertej tarafeve te dala nga Shqiperia e Ramiz Alise. Problemet politike nuk kane te bejne kesisoj vetem me pranine e Berishes ne politike si gogol apo me mungesen e vemendjes per referendumet.

    fakt-referendumet nuk kane synuar ndonjehere te zgjidhin problemet politike te sistemeve, dhe partitokracia nuk eshte fenomen shqiptar apo teresisht i demshem. Fatmiresisht ka literature pertej wikit per keto ceshtje.

    fakt- megjithese ne dukje shume i dobishem referendumi i marre vecmas nga sistemi politik nuk ka gjasa te prodhoje asgje te re. Ka raste konkrete qe e provojne sic ishte deshtimi i perpjekjes per referendum nga LSI ja ne 2008 per marreveshjen e kodit midis Rames dhe Berishes. Pa mbeshtetjen e dy te medhave, kerkesa shkoi ne kosh. Nuk pati as firmat e duhura per tu hedhur ne vote. Sigurisht qe momenti i votimit eshte momenti kur partite jane me te pambrojtura si struktura dhe qytetari ka pushtetin maksimal ndaj tyre, mirepo nuk kemi fakte qe te provojme se referendumet jane te suksesshem si mjete te riorganizmit politik. Kjo eshte nje teze qe nuk di ta kete hedhur ndokush ne tregun akademik e jo me ne politiken aktive. Ne Shqiperi jo e jo po as ne Zvicren referendare nuk gjykon njeri qe sistemi eshte i varur nga referendumet.

    1. Personi që tani shkruan si Xhuxhi, ka marrë pjesë në debatet me pseudonime të tjera: Xhoni, 1,2,3 Repeater, Organizata Politike, Ullini, Abllallahman Hazbiu, Xha Biri, Tani, Qafoku, Skënderbeu (Pija), Gurra popullore, Çuni gushpellumi, Bardhok Dibra, Populli, Zeri i Popullit. Nuk e kuptoj se pse e bën këtë lojë (tallet me blogun, mendoj unë), por kontinuiteti i identitetit është i rëndësishëm, kur kemi të bëjmë me debatet. Është e drejta e tij ta ndërrojë pseudonimin sipas midesë, por është edhe e drejta e lexuesit të komenteve që të dijë jo vetëm çfarë ai thotë sot, por edhe të dijë ta lexojë çfarë ai thotë sot në lidhje me çfarë ka thënë dje.

  6. Hiq Bardhokun qe per momentin s’me thote gje, te tjeret i mbaj mend shume mire dhe e kane te gjithe nga nje shpjegim, p.sh. 1,2,3, Repeater eshte nje kenge e Fugazi – grup hardcore – dhe do e kem degjuar, me ka ngelur ne mendje dhe e kam perdorur.

    Arsyeja pastaj perse i nderroj eshte banale dhe shume e thjeshte – jo per te ofenduar siç supozon ti – por vetem se ketu eshte e mundur ta besh dhe perfitoj nga rasti per ta bere; sic duhet ta dish, te peshku zgjidhet nje emer dhe ate perdor detyrimisht pamundur ta nderrosh, dhe une duke mos qene i dhene pas faqeve te internetit shqip deri para ndonje viti e gjysem kur gjeta peshkun dhe ngela per disa kohe – nuk e dija qe mund te behej edhe ndryshe puna, si ketu, dhe po perfitoj nga rasti per te shijuar lirite e munguara. Tani p.sh. per nder te politikusit dhe xhibit, me erdhi deshira qe te shkruaj si KOKESHPULLA BLUE, por nuk e di nese me lejohet ta nderroj, ose te pakten ta bej siç e kisha edhe ndermend xhu-xhi per nder te DA-DA-isteve… nuk e di, nuk e di si do veje ky halli im tani.

    Politikus, ti besoj e dije qe xhoni ishte edhe gurra, e anasjellas. Por nejse, varja. Ja ta them edhe une njehere… FAKT: 50.000 vota me shume mori PD-ja e Luli keto zgjedhje me shume se zgjedhjet e kaluara; 75% rritje…? ça beri vaki me? Si shpjegohet kjo? Keni bere gje vezen e kuqe e s’di gje une?

    Mesa di une, keto vite, perveçse keni shtire mbi turmat ne bulevard, jeni kapur ne flagrance duke u shitur detin Grekerve, jeni filmuar duke bere allishverishe ne zyrat e shtetit etj, etj, etj, s’keni bere gje tjeter. Si u shpjegoka kjo rritje – dhe mos u perpiq ta japesh argumentat e Fevziut qe sot e shpjegonte kete triumf te Lulit, me faktin se rama vajti e veshi nje xhup te zi porsi ai qe vishte edhe Luli, dhe votuesit e kuptuan qe ai po kopjonte Lulin e fap ia hoqen vizen rames e ia dhane lulit qe shtiu ne bulevard sepse kishte qene ai qe kishte veshur i pari xhupin e zi.

    Megjithse e di ç’ke ti, mos u lodh hiç te shpjegosh se nuk te beson njeri. Jane bindur tashme te gjithe se e kane pare Live ne TV qe hapej kutia e dilnin flete te nje qendre tjetre votimi – hidhu perpjete ti po deshe e kesaj s’ke çfare t’i besh. Ose shkonte Ristani e sfidonin njerezit qe: he, e nxjerr dot nje zarf nga kutia, e pastaj te shohim se kush genjen – dhe kur dilte zarfi kallup nga kutia vazhdonte me: epo doli doli, ça t’i bejme tani.

    E kupton qe edhe vertikalen te besh aty ku je – mu tani te ngrihesh me kembet perpjete e te ecesh mbi duar – e prape s’te beson njeri; e jo me ai gjasme argument qe ke zene dhe qe kujton ne mendjen tende BLUE se do i hedhi gjithe pretendimet pertoke. Pse ore, kujton ti se po the qe PD-ja ka fituar keshillin, rregullohet edhe puna e bashkise. Jo ore jo, kjo do te thote vetem qe kane vjedhur edhe keshillin – dhe s’ka sesi ndryshe – kur vidhet bashkia perse do linin te tjerat, te çmendur jane? Po ti i di keto gjera – se s’ka sesi. Dihet qe vidhen zgjedhjet qe nga 2009 kur ne kundershtim me kodin qe urdheronte fare qarte hapjen e kutive kur kete e kerkonin dy anetare – berisha jo vetem qe nuk i hapi por madje edhe shtiu ne mes te Tiranes qe ato kuti te mos hapeshin kurre.

    Ti sidoqofte, mos u pengo nga mua dhe po deshe vazhdo e bej kollotumba per kenaqsine e te pranishmeve. Une vdes per nje çike gallate.

  7. Falemnderit xh2 per sqarimin. Ne fakt, une vete e kam idene se kush eshte po duke qene i ftuar ketu po mbaj gojen.

    Me qe ma ka kerkuar ne nje postim te meparshem(kur vetequhej ullini) me lejo ti kendoj edhe nje kenge tjeter popullore, me ritem te perbere 9/8, i.e. 2+2+2+3.

    Qani moj shqiptarka qani,
    u perdhosi burrerine ullini,
    dikur na thosh “ky dhe ka burra”,
    sot nga halli po i shpeton shurra.

    O ullin o kryetar,
    te shnderoi nje shpellar,
    nje shpellar qe vec buzeqesh
    por ty petullen ta ka heq.

    Me buzeqeshje prej hipokriti
    fort ta shtiu ty “hajduti”,
    paske qene deng pa marke,
    smbushke dot as dhe nje arke.

    Ilir Meta skraparlliu,
    dy kembe ne nje kepuce ti shtiu
    as me film e as me foni,
    kafene dot spo ja pi.

    Turfullon e bertet,
    se ku do dalesh se di as vete,
    coc ngaterrohesh me peremrat
    “do ju rrahe Toma sic rrah une femrat”.

    E cna dole krejt mezhbur
    as per miq e as per flamur,
    buleron si luan,
    ama b…. nuk ta mban.

    Me te tute fort po tallesh,
    po te zune poshte me nuk ngjallesh,
    mos kujto se shoku Grramoz
    nuk punon nen rrogoz.

    Eh cna bete, u thote tarafeve,
    na e late ne dere kopilin,
    ky ben revolucione kafeve,
    te ndezur brenda e keme fitilin.

    Ne drite te henes i frymezon,
    kur lind dielli i leshon,
    por ne perendim i qan,
    “ah cna bere mo dushman”.

    Ruajna zot nga ky frigan,
    qe mblon kryet me jorgan,
    se ka frike nga pasqyra,
    e patrukuar ngjyra-ngjyra.

    Qani moj shqiptarka qani,
    jau vrau shpresen ullini,
    kryetar, gjys’m vunjoti,
    haken tene ta marrte zoti.

    PS. cdo ngjashmeri me persona reale eshte teresisht rastesore dhe e paqellimshme.

    PSS.Tani nese dikush dyshon per identitetin e shkruesit mjafton te lexoje me siper “zgjedhjet vidhen nga 2009 ….”. Sigurisht nuk u vodhen as 2001shin e as ne 2003 kur ne shume zona votohej ne shtepite e bandave te ish mikut te atehershem Meta, ne 2005e jo se humbi Nano ashtu sic i duhej, dhe ne 2007 nuk i vodhen se fitoi. Aaa ne 2009ten me kodin qe beri vete, ahere po ja vodhi Sali Vicidoli, po ai skish faj se e tradhtuan nga brenda nja njezet mije komisionere. Kurse tani, ka fituar ne menyre spektakolare….. me dhjete vota diference. Qani moj shqiptarka qani…..

  8. Kushedi sa do jete gezuar i zoti i shtepise nga keto aludimet me siper. Figurat e larta te shtetit vine e vizitojne faqen e tij – sipas politikusit. Jam gjithashtu i bindur qe nuk do mund kurre te arrije te kuptoje arsyet e verteta te hedhjes me dashje te kesaj rrene te trashe – por ç’faj kam une.

    Tani politikus, here tjeter kur m’i dedikon mua keto perdredhjet si me siper m’u drejto vetem mua dhe mos veshtro nga te tjeret se me ben xheloz. Ti e di qe me pelqejne shume vargjet qe me kushton – mos me bej pra te vuaj.

    Dhe mos ki hiç merak, meqe ra fjala, madje kot qe lodhesh e behesh edhe per tu share siç ndodhi ne ca tema te shkuara, sepse gjerat kane marre rrugen e tyre. Nuk do mundni dot kurre, ti dhe aleanca jote e mikluesve te rinj e te vjeter, qe te vendosni diktaturen ne kete vend. S’ka me vend per njerezit pa dinjitet, ju erdhi fundi – me ne fund; do kete vend vetem per njerez te lire e jo kurtizane e bujkerober kokulur e rrethprere.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin