Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Histori / Politikë / Sociologji

T’I BIEM SHERIATIT

Spartak Ngjela, një eksponent i opozitës, shkruante dje te “Shekulli” për çfarë na shqetëson të gjithëve: krizën e pasvotës lokale në Tiranë (“A mund ta shpëtojë kolegji zgjedhor Saliun”).

Që në krye ai i referohet erës së lirisë që po fryn në Mesdhé, duke përmendur të ashtuquajturën “pranverë arabe” dhe pasojat e saj për regjimet autokratike të zonës.

Ngjela është i mendimit se edhe shqiptarët

[…] po gjenden ende në këtë vorbull arabe, ku arabët po kërkojnë të votojnë të lirë. Ka dy vjet që populli opozitar shqiptar po përplaset me uzurpatorët e votës së lirë të shqiptarëve; dhe muaji maj e solli që kjo përplasje të jetë vendimtare, e ashpër, e nxehtë derisa të fitohet pa mëdyshje liria që vjen nga vota e lirë.

Deri këtu asgjë për t’u shënuar. Autori ia kushton pjesën më të madhe të artikullit analizës së aspekteve formale dhe juridike të procesit të numërimit të votës, duke përdorur pak a shumë po ato argumente që i kemi parë të parashtrohen edhe në blog.

Për fat të keq, kjo analizë dëmtohet nga toni i theksuar ad hominem i artikullit, i cili përqendrohet më shumë te Berisha politikan dhe kryeministër, dhe më pak në krizën institucionale që i lejon, madje i katalizon katrahura si kjo e tanishmja.

Çfarë më bëri përshtypje të veçantë dhe më shtyu t’i shkruaj këto radhë, ishte një pasazh diku nga fundi i artikullit, ku juristi Ngjela, duke kundërshtuar të drejtën e një numëruesi votash për të kërkuar hapjen e një kutie votimi, vëren:

Askund nuk e gjejmë këtë të drejtë për kërkesë apo për ankim që na i paska një numërues çfarëdo. Vetëm në Shqipëri, mund t’i gjesh këto, por, natyrisht edhe në vendet që kanë të drejtën e Sheriatit. Dhe, me këtë të drejtë ka vepruar edhe Kolegji Zgjedhor i Tom Ndrecës, sepse, shihet aty që, Tomi i shkretë, që ende nuk di shqip, paska vënë edhe disa terma latine, por, po t’i shohësh me vëmendje, ata që ia kanë dhënë, kanë menduar arabisht, dhe kanë dashur që, më anë të së drejtës romake, të aplikojnë të drejtën e Sheriatit.

Gjithnjë sipas juristit Ngjela, Sheriati

“dominon mendimin juridik të Partisë Demokratike, sepse vetëm ashtu mund të bashkëjetojë [Kolegji zgjedhor] me çerdhen arabike të kryeministrit Sali.

Çfarë ndodhi kështu? Ç’hyn Sheriati në këtë mesele? Ç’lidhje ka Sheriati me shkeljet juridike që mund të kenë ndodhur, gjatë procesit të numërimit të votave?

Unë nuk shoh asnjë lidhje të tillë, por Ngjela, që është jurist i zoti, ndoshta e ka pikasur.

Gjithsesi, për ata që ndoshta nuk e dinë, sheriati mund të përkufizohet, në vija të trasha, si e drejta islamike, ose e bazuar në Kuranin dhe në fenë islame.

Se çfarë ka pikërisht nga Kurani ose nga Islami, në veprimet, sado arbitrare dhe të jashtëligjshme, të autoriteteve që u morën me administrimin e votës lokale në Shqipëri, këtë Ngjela nuk e sqaron; dhe unë besoj se nuk e sqaron sepse nuk ka çfarë të sqarojë. Ndikimi i së drejtës islame ose sheriatit në të drejtën shqiptare është i papërfillshëm. Juristët shqiptarë ose janë formuar në shkolla të Lindjes Komuniste (dhe në UT, që ndjek modelin sovjetik), ose në shkolla të Perëndimit. Legjislacioni shqiptar i tanishëm është pothuajse i njëjtë me atë të vendeve të tjera të Europës. Edhe në terren, koncepti i sheriatit jo vetëm nuk zbatohet por edhe nuk njihet deri në atë masë, sa të ndikojë në mendësinë juridike të elitave.

Natyrisht, autori i referohet sheriatit jo nga pozitat e juristit, as të historianit, por nga pozitat e kryqtarit; nuk e përmend për të sjellë në diskutim të drejtën islame, e cila në fakt nuk ka asnjë lidhje me situatën e sotme politike në Shqipëri; por për të tërhequr vëmendjen në pseudo-faktin se prapambetja politike në Shqipëri, e shprehur në metodat autoritare dhe arbitrare të pushtetit të Berishës, i ka rrënjët në komponenten myslimane-otomane të elitave shqiptare dhe të Berishës vetë.

Mund të pyetet, në këtë rast, se ç’interes ka Ngjela, si jurist dhe si politikan i opozitës, të përziejë myslimanët dhe sheriatin në luftën e tanishme politike në Shqipëri. Vetë kryeministri Berisha, megjithë prejardhjen e tij myslimane të cilën e ka të përbashkët me shumicën e qytetarëve të republikës, nuk ka treguar ndonjëherë interes të veçantë për fenë dhe të drejtën islame; as ka pasur ndonjëherë shenja që Partia Demokratike të përqafojë parime dhe metoda karakteristike për partitë fetare islamike të Lindjes. Në zonën nga e ka prejardhjen kryeministri, as Kanunin e Lekës nuk e njohin më (po të gjykosh nga si e zbatojnë), jo sheriatin, të cilit do t’ia kenë harruar deri edhe erën.

Po çfarë është atëherë kjo “çerdhe arabike” e kryeministrit, për të cilën flet Ngjela?

Asgjë veçse provokim i një politikani të papërgjegjshëm, i cili është gati t’i vërë zjarrin bashkëjetesës së komuniteteve fetare në Shqipëri, vetëm e vetëm që të lajë hesapet me armikun dhe kundërshtarin e tij politik, duke rekrutuar ndonjë politikan amerikan ose europian bigot islamofob në proces e sipër.

Ka vetëm një arsye, për ta paraqitur sot publikisht kryeministrin Sali, pushtetin e tij dhe PD-në si të orientuar ndaj Islamit; dhe kjo arsye ka të bëjë me një ide të çuditshme, se Shqipërinë po e mbajnë larg Europës dhe Perëndimit jo prapambetja, as korrupsioni, as lakmia dhe amoraliteti i klasës politike – por myslimanët e saj. Sipas kësaj ideje, këta myslimanë po koagulohen rreth PD-së, e cila ipso facto nuk mund ta çojë Shqipërinë në Europën e krishterë.

Kjo ide është absurde, por ka në vetvete një potencial të tillë shpërthyes, që ta shndërrojë Shqipërinë në diçka të ngjashme me Bosnjen e viteve 1990 ose Libanin e viteve 1980, ku lufta politike mes palëve të marrë trajtat e luftës ndërfetare, me rezultatet që dihen.

Nuk është hera e parë që Ngjela, dhe disa të tjerë të këtij kallëpi, e lidhin autoritarizmin e Berishës në Shqipëri me Islamin, të kaluarën otomane të shqiptarëve dhe bashkësinë e myslimanëve shqiptarë. Ky qëndrim është po aq primitiv dhe i papranueshëm, sa edhe ai i disa myslimanëve, kryesisht nga veriu i Shqipërisë dhe sidomos nga Kosova, që i konsiderojnë shqiptarët e fesë ortodokse dhe eksponentët politikë të kësaj feje si kolonë të pestë të Greqisë në Shqipëri. Të dyja palët kanë mbetur peng i shekullit XIX dhe i luftrave ballkanike, por edhe ashtu mund të bëjnë dëme pa masë.

Si jurist dhe politikan i thekur, Ngjela pa dyshim e di se problemet qoftë edhe thjesht juridike që ka Shqipëria nuk vijnë nga sheriati, as nga ndonjë e drejtë tjetër ekzotike; por thjesht nga shpërfillja e ligjeve ekzistuese, madje nga anomia e përgjithshme. Duke përmendur sheriatin, ai veç u shkel syrin të gjithë atyre që, edhe në mes të krizës politike dhe institucionale të tanishme, e kanë mendjen të qërojnë hesapet me kundërshtarët e tyre të vjetër.

Ka edhe një dozë të theksuar përçmimi, në qesëndinë e Ngjelës për padronët e supozuar të Tomë Ndrecës, të cilët paskan menduar “arabisht”; çka është në kontrast të hapur me referimin e autorit, mu në krye të artikullit, ndaj pranverës arabe dhe efekteve të saj oksigjenuese për gjithë planetin. Edhe pse dëshiron ta pozicionojë veten si europian konservator, nëpërmjet kundërvënies ndaj arabëve, së drejtës islame dhe rrënjëve “orientale” të politikës së PD-së dhe të Berishës vetë, Ngjela i artikullit paraqitet më shumë si provincial, tek i cili çdo shenjë inteligjence nuk mund të shprehet veçse në trajta të dredhisë. Diçka si Uliksi, por nga mezi e poshtë.

Me insinuata të tilla, vështirë që PS-ja të tingëllojë bindëse, në fushatën e saj, përndryshe legjitime, për ta kundërshtuar manipulimin që sipas saj i është bërë votës lokale në Tiranë, gjatë fazës së numërimit dhe të certifikimit. Në Shqipëri nuk ka ndonjë rrezik që të instaurohet sheriati, ose ndonjë e drejtë tjetër fetare; por rreziku i fërkimeve ndërkrahinore dhe ndërfetare, të nxitura nga ballafaqimet dramatike të politikës, është më se real.

Pa Komente

  1. “Në Shqipëri nuk ka ndonjë rrezik që të instaurohet sheriati, ose ndonjë e drejtë tjetër fetare; por rreziku i fërkimeve ndërkrahinore dhe ndërfetare, të nxitura nga ballafaqimet dramatike të politikës, është më se real”.
    Ke harruar Aleancen Kuq e Zi si faktor qe po koagulon vellazerine shqiptare si forme analoge e vellazerise muslimane ne Egjipt. Flas per nga emertesa dhe prirja per organizim. Nga ana tjeter mendoj se regjistrimi i popullsise perben nje pike ripercaktuese ne te gjithe ekuilibrin politik qe mandej imponon rregulla edhe ne ligjerim. Etnia ne kete drejtim ka rendesi thelbesore, pse ne Jug te vendit eshte ngjizur tashme dyshimi i nje konflikti te ftohte greko-shqiptar-perhere ne rangun politik dhe jo ate njerezor, por per nga permasa e vet dhe nga momenti kur paraqitet, une gjykoj se ajo eshte minore ne raport me fene. Nje e dhene e permbysur e hartes fetare ne Shqiperi, ku pritmerite e gjithfareshme bashkohen ne nje pike te arsyetuar objektivisht, pra qe Shqiperia jone e dashur nuk popullohet nga nje gjindje me 70% muslimane, do te konvetohej menjehere ne nje realitet te ri gjeopolitik ne rajon dhe ne Evropen Juglindore. Rreshqitja drejt shifrave zyrtare statistikore te reja, ku populli yne i mrekullueshem do te prezantohet me nje balancim te brendshem numerik nderfetar mes kristianeve dhe muslimaneve, me siguri qe jep perftesa te reja politike dhe diplomatike. Ne kete rast per dyshuesit, une do te thosha se nese nuk eshte popull i mrekullueshem, nje mrekulli e beri. Te kryesh konvertim fetar ne mase brenda nje shekulli, do te thote minimalisht qe nuk te eshte rruajtur ndonjehere seriozisht se cfare predikohet ne televizor. (kupto me kete rast edhe ne fermane apo ne aleanca ku fusim hundet ne).

    Sa per kete Ngjelen, ai eshte stacionuar te retorika e forte, se “Saliu ashtu merr vesh”. Nxin edhe njehere me fjale te zeza akuzat e vjetra ndaj Saliut – qe nuk jane dhe aq pa vend- per t’u kujtuar shqiptareve se edhe opozita ka burra. Nuk e ka keq, por nuk eshte se e merr njeri seriozisht. Edhe gjate protestave keshtu fliste dhe ja doli te fitonte nje kariktaure gjithe muskuj nga Bujar Kapexhiu. Per kujtese, edhe ne fillim te qeverise se Berishes ne vitin 2005, kur ai doli me teorine e Sali Nikoqirit dhe qeverise se vogel qe donte te thoshte nje qeveri me shpenzime operative minimale, Frrok Cupi asokohe gjeti te togfjaleshi Qeveri e Vogel, dicka jashte permbajtjes se vet. Qeveri te vogla- thoshte ai kane vendet arabe, qeveri te Familjes, ku gjaku dhe feja percaktojne edhe organigramen shteterore. Por pastaj u terhoq. Me nje fjale gallate me leke shume.

  2. Po mendove se gjykatat po shkelin hapur ligjin (ligj qe s’eshte tjeter perveçse nje mareveshje e arritur mes nesh) dhe e bejne kete per / dhe sipas vullnetit te Sali Berishes – atehere nuk te mbetet gje tjeter, veçse te thuash se ne kete vend po vendoset sheriati.

    Pra, ne kete vend nuk po behet sipas vullnetit te te gjitheve – nuk vepron ligji – por kemi vullnetin e nje njeriu te vetem – qe mu si me sheriatin qe i shkonte per shtat Muhametit – tani ne shqiperi ne kemi jo ligjin, por per ne, ligj eshte vullneti, deshirat e nevojat e Berishes. Me sakte do ishte te thuhej berish’hat e jo sheriat – po hajt mo, rendesi ka qe te kuptohemi.

    Pastaj per te vazhduar me tej me analogjite: ne evrope, nje menyre e tille e te vepruarit eshte e patolerueshme, ndersa ne disa nga mbreterite absolute arabe apo afrikane ku sheriati eshte ne fuqi, apo veprohet sipas vullnetit te mbretit lokal e kanibal… sjellja e Berishes do ishte e pranueshme.

    Keshtu qe, nese e paraqet gjendjen ne shqiperi njelloj si ajo qe ndodh ne vendet ku funksionon sheriati, s’besoj se ka ndonje gje te keqe; nje vullnet qe vjen nga lart e nga thellesite e koheve respektohet ne keto vende, nje vullnet qe vjen po nga lart (por akoma jo nga thellesite e koheve, se shyqyr zotit e kemi akoma gjalle kete tonin) duhet te respektohet ne shqiperi. Do prishim piramiden – poo do e prishim; do i shesim hidroçentralet – poo do i shesim; po kufirin me greqine ta veme te thana – poo ta veme te thana.

    Ja pra qe s’ia ka futur kot Ngjela – per me teper qe, siç thoni edhe ju, e ka shprehur admirimin e tij per ate qe po ndodh sot ne vendet myslimane te afrikes veriore. S’ka asgje te keqe ne faktin qe e stigmatizon sheriatin; se nese per te siguruar mbarevajtjen mes besimeve te ndryshme qe gjenden ne shqiperi, u dashka folur mire per sheriatin, atehere jam une i pari qe u them ketyre lloj myslimaneve shqiptare qe s’na lejokan te stigmatizojme sheriatin – ne djall vafshi ju e bashkejetesa me ju. Mos na duhet te tolerojme gje tani, per hir te tolerances fetare, edhe prerjet e grykes ne mes te pazarit per nje tradhti bashkeshortore?

    1. Ngjela nuk është se ka folur kot, por ka folur keq dhe gabim.

      Nuk ka ndonjë marrëdhënie ekskluzive midis sheriatit dhe autokracisë, të paktën sa kohë që regjime autokratike dhe despotike në botë ke pasur dhe ke sa të duash, në vende që nuk kanë popullsi myslimane, as kanë lidhje me sheriatin.

      Thelbi i sheriatit është specifik; unë prandaj e vura edhe një link, që të paditurit të shkojnë dhe të krijojnë një ide për të. Ngjela natyrisht e di se për çfarë flet, edhe pse zgjedh të gënjejë dhe të gabojë; por shumë nga ata që e duartrokasin, nuk e kanë idenë se për çfarë flitet.

      Ta ngatërrosh problemin Berisha në Shqipëri me sheriatin është të krijosh një problem edhe më të madh se ç’përfaqëson Berisha vetë (qoftë edhe vetëm për kundërshtarët e tij). Berisha vetë nuk e njeh sheriatin, në malësitë e Veriut sheriati ka qenë pothuajse i papërfillshëm, e drejta shqiptare publike dhe private ekzistuese s’ka lidhje me sheriatin, juristët shqiptarë nuk janë formuar në universitetet myslimane.

      Çfarë po flasim atëherë? Bëjmë llogje kafeneje? Nëse duam të merremi me një problem, hapi i parë është ta identifikojmë dhe ta shtrojmë drejt, jo të turbullojmë ujërat, me shpresë se problemi real i autokracisë në demokraci qesharake, si kjo e Shqipërisë, të shndërrohet në problemin që shohin disa shqiptarë te popullsia myslimane në Shqipëri.

      Shkruan:

      S’ka asgje te keqe ne faktin qe [Ngjela] e stigmatizon sheriatin; se nese per te siguruar mbarevajtjen mes besimeve te ndryshme qe gjenden ne shqiperi, u dashka folur mire per sheriatin, atehere jam une i pari qe u them ketyre lloj myslimaneve shqiptare qe s’na lejokan te stigmatizojme sheriatin – ne djall vafshi ju e bashkejetesa me ju. Mos na duhet te tolerojme gje tani, per hir te tolerances fetare, edhe prerjet e grykes ne mes te pazarit per nje tradhti bashkeshortore?

      Unë nuk di të ekzistojë ndonjë problem i sheriatit në Shqipëri; të paktën në ato përmasa siç ekziston një problem i kanunit dhe i vetëgjyqësisë. Nëse një problem i sheriatit nuk ekziston, atëherë është provokim që ta sjellësh atë si argument. Unë as kam dëgjuar që të jetë therur njeri në mes të pazarit për një tradhti bashkëshortore, në emër të sheriatit (me sa di unë, sheriati nuk e lejon vetëgjyqësinë); por edhe sikur të ketë ndodhur kjo, nuk kuptoj se çfarë lidhje mund të ketë një krim i tillë, i kryer bie fjala nga një fanatik fetar, me autokracinë e vërtetë ose të supozuar të Berishës.

      Me fjalë të tjera: (1) sheriati në Shqipëri nuk përbën ndonjë problem dhe (2) edhe sikur të përbënte problem, ky problem duhej trajtuar më vete, jo në raport me autokracinë e Berishës. Unë nuk di që t’i ketë kërkuar kush Ngjelës, ose kujtdo tjetër, që “të flasë mirë për sheriatin”; kjo që thua ti është po aq e stisur sa edhe elukubracionet e Ngjelës. Çfarë lexuesi ka të drejtë t’i kërkojë Ngjelës, është serioziteti.

      1. Po normal o burre i dheut qe nuk behet fjale per vendosjen e ligjit islamik ne shqiperi; nje gje e tille ka te njejtat mundesi, sa ka edhe pranimi e praktikimi i kanibalizmit ne shqiperi – pra zero; çuditem njehere si te shkon ndermend nje gje e tille.

        Une e sqarova se me sheriat – te pakten une – kam parasysh vetem faktin qe ne shqiperi s’ka me Ligj, por ka Maliq. Tani kemi vullnetet e interesat e Saliut dhe klikes se tij, qe na drejtojne e zoterojne.
        Nuk besoj ta dish – se nuk do flisje keshtu perndryshe – ose mund edhe ta kesh harruar, por gardisti qe ruan Shkelzen Berishen, shtiu tri here ne nje lokal te tiranes, mbi nje kamarier qe ishte ne diten e tij te pare te punes, vetem e vetem se ishte i pakenaqur nga fakti se tavlla e duhanit nuk po i nderrohej aq shpesh sa deshironte (Ups, sapo ndrova mendje – keta nuk jane sheiker, keta jane kanibale)

        Gjithsesi, me lejo tani – meqe edhe ti je perpjekur te sherosh paditurine time me linke wikipediash – te te kthej nderin, e te te ve ne dukje nje mangesi tenden.
        Me ç’kam vene re, ti ke problem me faktin se i merr fjalet e diskutimet, pergjithesisht, vetem ne kuptimin e tyre te pare e te vetem sipas teje – eshte per t’u habitur nje gje e tille sepse je edhe njeri i lexuar, por siç duket ne gjera teknike e jo aq ne letersi – kjo sjell keqkuptime sepse ne me te shumten e hereve, njerezit flasin per analogji apo me figura.
        Me kujton rastin e Kafkes qe detyrohej t’i shkruante botuesit te vet duke e lutur qe te mos vinte ne kapakun e librit nje buburrec a karkalec – kushedi çfare kishte ndermend i gjori botues – apo ata, qe po me Proçesin e kafkes, fillojne e flasin per te metat e sistemit gjyqesor. Raste te tilla ka me miliona; p.sh. kur thuhet qe njeriu eshte i terhequr nga nje kal i bardhe e i shtruar qe eshte arsyeja dhe nje kale i zi i terbuar, qe jane ndjenjat – nuk ben te pyetet, ku flene keto kuaj. Pra, nese flet per vendosjen e sheriatit ne shqiperi, nuk do te thote qe e ke me domosdo fjalen per ligjin islamik – ketu e kam fjalen.

        1. Shkruan:

          Une e sqarova se me sheriat – te pakten une – kam parasysh vetem faktin qe ne shqiperi s’ka me Ligj, por ka Maliq. Tani kemi vullnetet e interesat e Saliut dhe klikes se tij, qe na drejtojne e zoterojne.

          Po ti nesër mund të thuash edhe se “e kafshoi sheriati Shefkiun”, dhe të sqarosh se me sheriat ke parasysh metaforikisht qenin e komshies së Shefkiut, jo ligjin islamik. Gjithsesi, në kontekstin e këtij diskutimi dy koncepte për sheriatin kanë rëndësi: ai i Ngjelës dhe ai i përgjithshmi, që e mëson në shkollë.

          Dikur kemi diskutuar, edhe këtu në PTF, për etikën e metaforës. Argument pertinent për temën e këtushme – por e kam pak zët të citoj vetveten.

          1. Kete mund edhe te mos e nxjerresh perderisa eshte thjesht personale, pa lidhje me temen, e thjesht per t’u sqaruar me ty.

            Per veten time njehere, jam aq egocentrik sa ta konsideroje nje te drejte absolute mundesine qe te them se sheriati kafshoi Shefkiun edhe kur dua te shpreh qe qeni kafshoi Shefkiun – nese keshtu me vjen ta them s’kam pse te mos e them; gjithashtu, nuk do kishte perbere asnje shqetesim per mua, çfaredolloj fome a menyre qe do zgjidhte gjithsecili, per te shprehur botekuptimin e tij – mjafton qe te sqarohet ne ate qe realisht deshiron te shprehi e te komunikoje.

            Ndersa per myslimanizmin – meqe me duket se po me vesh prapamendime qe fshihen ne menyren sesi shprehem – po te them se gabohesh, per faktin se – mbase gabim – por nuk e shoh fare si nje problem ekzistues – e jo me te mendoj se u dashka luftuar me forma subliminale te te shprehurit.
            Mendoj se nuk ka myslimane ne shqiperi. Ose me mire te them: çdo shqiptar mysliman – edhe me i hershmi prej tyre – eshte te pakten tre here me shume i krishtere. Madje mendoj se edhe vete Turqit, per shkak te bashkejeteses me shqiptaret e ballkanasit ne pergjithesi, per peseqind e kusur vjet, ndodhen tani ne gjendjen e nje shoqerie te denje per t’u pranuar ne komunitetin evropian. Jam i bindur (por mos me kerko prova) se ne rast te kundert, pra ne rast se nuk do kishin perthithur ata kulturen e botekuptimin tone – e jo ne kulturen e tyre, siç thuhet rendom – Turqia sot do ishte nje arabi saudite me sulltan mbi krye. U treguan te zgjuar dhe moren huqet tona e tani jane nje demokraci si gjithe te tjeret… kjo thjesht per te thene se sa seriozisht e marre kete punen e myslimaneve shqiptare e sa subliminal jam me keto termat. Le pastaj qe ketu jemi te gjithe anonim e s’ka asnje arsye pse te mos jemi te drejteperdrejte.

            1. Edhe një herë.

              Ti shkruan:

              Une e sqarova se me sheriat – te pakten une – kam parasysh vetem faktin qe ne Shqiperi s’ka me Ligj, por ka Maliq. Tani kemi vullnetet e interesat e Saliut dhe klikes se tij, qe na drejtojne e zoterojne.

              Kjo që thua ti nuk ka kuptim. Sheriati, me përkufizim, është ligj. Një shoqëri që ndjek sheriatin, është një shoqëri e rregulluar me ligj. Një shtet që ka adoptuar sheriatin si ligj themeltar është një shtet i organizuar me ligj.

              Ti e përdor metaforën e sheriatit për një shtet ku, siç e thua vetë, “s’ka më Ligj, por ka Maliq.” E përdorur kështu, metafora del huq. Ti mund t’i gjesh vend, në një poemë surrealiste bie fjala, por jo ta sjellësh, me sukses, në një debat ku tjetri, në rastin konkret unë, flet seriozisht.

              Një shtet ku s’ka më ligj, është një shtet i karakterizuar nga mungesa e ligjit, apo jo? Ndërsa sheriati nuk është mungesë e ligjit, por prani madje shumë e fortë dhe kapilare e ligjit. Ti mund të mos jesh dakord me atë ligj, por nuk mund ta cilësosh si mungesë ligji.

              Ndoshta gabimi yt është se mungesën e ligjit perëndimor (ose të kushtetutës ose të së drejtave të njeriut) ti e ngatërron dhe e merr si mungesë ligji. Mirëpo këto janë dy gjëra të ndryshme. Ligji është ligj, edhe kur devijon nga modeli që mund të kemi në kokë unë dhe ti. Një shoqëri ku parlamentarët janë të detyruar, me ligj, që të zhvishen lakuriq kur hyjnë në parlament është shoqëri ku vepron ligji; edhe pse është një ligj që ne nuk e pranojmë dot, ose që na duket absurd.

            2. Jam dakord qe nese e vendos gjene ne rrafshin ku e ke vendosur ti, metafora del jo fort inteligjente e jo me vend; dhe ne nje kohe si kjo e sotmja, kur edhe nga bombat kerkohet qe te jene inteligjente dhe maniakerisht preçize kur bombardojne myslimanet, nuk mund t’i lejojme vetes te bejme metafora jo inteligjente rreth tyre. (bej shaka nese me lejohet)

              p.s. kapedan, me gezon te lexoj se Saliu s’paska ndermend te themeloje ndonje fe, por u mjaftoka vetem me autokracine – po tregohet meshireplot. Ndersa per librin qe me keshillon, me vjen keq, por autori perveçse berishist – e do mjaftonte edhe vetem kaq – me duket se permeteper eshte edhe nga ato kokrrat e pakta fondamentaliste islamike qe kerkojne heqjen e Skenderbeut dhe vendosjen e sulltan Muratit a Mehmetit – keshtu qe te keshilloj une tani, te mos humbesh me kohe me te.

        2. Ti robi ngaterron sheriatin, nje form teokracie – pushtet i perligjur nepermjet revelates (dergates) se Zotit – me autokracine – form pushteti, ku sundon nje individ.

          Pra edhe metaforat duhet te zgjidhen me kujdes. Ne nje rast kemi te bejme me perligjjen e pushtetit, dhe nje teokraci mund te jete edhe autokraci per nga forma e pushtetit, por Maliqi ne kete rast e perligj pushtetin e tij jo nga qielli dhe jo nga njerezit.

          Sidoqofte ky trajtim i Xhaxhai do te kuptohej shume mire nese do te lexoje nje liber te E. Sulstaroves mbi orientalizmen ne Shqiperi.

  3. Mbase eshte e gabuar, po ca tipa refuzoj ti lexoj apo ti marr seriozisht, aq me pak te harxhoj kohen duke i analizuarj. Ngjela eshte nje prej tyre.

    Me pak fjale, who cares ca thote Ngjela. Edhe Veliaj eshte me relevant (ne “opoziten” aktuale) dhe me me integritet se Ngjela.

    Pastaj ca tjeter mund te presesh kur e nderton brigaden me tipa te tille…

  4. Fare shkurt:
    eshte gabim te njesosh muslimanet shqiptare me gjithe Shqiperine dhe eshte krim te njesosh muslimanet shqiptare me islamet radikale;
    eshte krim te njesosh ortodokset shqiptare me interesat greke dhe serbe.
    Bie ne sy nje gje teknike: futja e shume te dyshimteve ne organizmat pseudofetare islame qe depertuan ne Shqiperi sidomos deri ne v. 1997.
    Dhe per zhvillimet politike kapercimi tipologjik qe ndodhi ne Shqiperi se fundmi. Me qeverite e majta dhe te djathta deri ne 2005 politikanet merreshin me politike per t’u pasuruar dhe e nisnin ate rruge per kete gje. Kurse nga 2005 e ketej nuk po behet politike per te arritur parane por po perdoret paraja per te siguruar pushtetin dhe per te shtuar pasurine. Shkurt sot kush eshte ne pushtet perdor pushtetin dhe parane qe ka tashme per te forcuar dhe zgjatur pushtetin. Partia sot ne Shqiperi paguan per te fituar zgjedhjet, blen deputetet qe shiten per te zgjedhur presidentin, nepermjet afereve ka burime financiare te pakontrollueshme me te cilat blen institucionet. Nje paralelizem jo dhe aq i sakte me Italine e sotme ku kryeministri Berluskoni, pasi rregulloi ligjet per te shpetuar ndermarrjet e veta ne krize dhe pasi i favorizoi ato ne treg, sot me parate e grumbulluara dhe me pushtetin mediatik dhe ekonomik qe ka i paguan ai deputetet dhe nuk vihet problemi ne se keta do te vjedhin apo jo, nese do te marrin rrushfete apo jo, siç ndodhte deri ne kohen e Kraksit ne te ashtuquajturen republiken e pare.
    Dyshimi im eshte se heshtja per te vraret e Gerdecit dhe te janarit po mbulohet jo vetem ma parate e Gerdecit, te rruges, te tunelit, te shitjeve te pasurise kombetare por edhe me parate e v. 1997.
    ps
    1.jam i se njejtes mendje me Xha-xhain per çeshtjen e trajtuar.
    2.shpresoj qe nje nderrim relativisht i shpejte i fytyrave politike ne te dy aleancat te sjelle te pakten njerez te rinj ne moshe, edhe pse mendesia do kohe qe te ndryshoje.
    Rrofte Shqiperia Etnike!
    Nipi

  5. Për fat të keq, kjo analizë dëmtohet nga toni i theksuar ad hominem i artikullit, i cili përqendrohet më shumë te Berisha politikan dhe kryeministër, dhe më pak në krizën institucionale që i lejon, madje i katalizon katrahura si kjo e tanishmja.

    Ne kete rast vete “homo”-ua eshte kthyer ne institucion qe perkon me ate sheriatik te “maliqit”. Maliq eshte psh sundimtari I Bahreinit, dhe me vendimin e pritshem te Kolegjit Zgjedhor neser, besoj edhe S Berisha transformohet ne maliq

  6. Me te degjuar e kam, po nje nga keshilltaret me ndikues tek Berisha eshte islamik i ‘terbuar’ dmth thjesht myslyman praktikant, rigoroz (s’me kujtohet emri). Mbase me çerdhe islamike dhe sheriat, kete ‘ndikim’ ka pasur si shenjester Ngjela.
    Sigurisht qe gjithçka eshte propagande,ad hominem,retorike, po eshte pjese e politikes, brenda rregullave, meqe te dyja palet po akuzojne njera-tjetren me çfare te mundin, se jane shkaktare te vones sone europiane dhe dikotomia Europe e krishtere-Lindje Islamike, ngadale do zevendesoje dikotomine e djeshme Perendim kapitalist – Lindje Komuniste qe le te themi politikisht perdoret ende nga Sala, komunistet nostalgjike nuk e duan Perendimin (ne thonjeza ortodokset lindore nuk e duan katolicizmin perendimor).

    Ne kushtet kur Perendimi largohet dhe vendi eshte ne krizen me te zgjatur politike qe ka pare ndonjehere atehere çdo dallim fillon e merr vlere, ne kete rast simpatite e supozuara islamike te Berishes ushqejne propaganden kunder tij.

    Per mua Berisha e mban mire me vendet islamike thjesht per arsye paraje e pushteti, por po aq mire Sala e mban edhe me grekun, edhe me serbin, edhe me katoliket, edhe me Ameriken etj.
    Sala e mban mire me çfaredo elementi qe i jep mbeshtetje, kombetar apo antikombetar, europian apo antieuropian, ne kembim i hap rrugen te gjitha interesave kombetare e antikombetare, krahinore a qendrore, fetare apo ateiste.

    Sala nuk ka shtylle kurrizore, eshte thjeshte nje larve ose me mire amebe politike, se larva hyn tek rruazoret dhe po ashtu si ameba merr çdo lloj forme edhe Salen e ke kombetar e antikombetar, liberal e konservator, myslyman e te krishtere,mbrojtes i kodit etik shqiptar por edhe mbrojtes i homoseksualeve e me radhe çte duash.

    Ne keto kushte Salen mund ta shash per islamizem e per çte duash dhe te gjesh argumente.

    p.s xha xha e ke marr gati me panik kete punen e perçarjes fetare, na krahasove deri edhe me Bosnjen. Fanatizmi fetar tek ne i ka kembet e shkurta, maksimumi i demit eshte pengesa ndaj unitetit kombetar, po sa pengesa ka uniteti kombetar aq te mira qofshin.

    ”’Ke harruar Aleancen Kuq e Zi si faktor qe po koagulon vellazerine shqiptare si forme analoge e vellazerise muslimane ne Egjipt. Flas per nga emertesa dhe prirja per organizim.””

    Zoti theollogos, duam s’duam tha, shoqeria civile do ndahet ne dy grupe

    1- Mercenaret e Sorrosit
    2- Armiqte e Sorrosit

    Fakti qe deri tani mercenaret e Sorrosit perbenin monopol, nuk do te thote qe eshte mire, pluralizmi ne radhe te pare kalon nga pluralizmi i shoqerise civile.

    Aleanca kuq e zi perfaqeson thjesht fillimin e pluralizmit te shoqerise civile, te shohim ne sa sukses do kete ndaj monopolit sorrosian e mercenareve te tij qe kane zaptuar krejt hapesirat si puna e rrjetes se merimanges.

    1. Edhe sikur të gjitha ato që thonë për Berishën të ishin të vërteta – kritikat dhe akuzat dhe shigjetat dhe insinuatat dhe sharjet e hapëta dhe intrigat dhe përfoljet dhe thashethemet – prapë se prapë në ato kritika nuk ka asgjë, e theksoj, absolutisht asgjë, që do ta lidhnin sado pak me sheriatin. Sheriati (1) ka lidhje të ngushtë dhe të pandashme me fenë dhe etikën islame dhe (2) është një sistem i rreptë rregullash që prekin të gjitha aspektet, sociale dhe personale, të jetës së myslimanit. Një njeri që ndjek sheriatin nuk korrupton, nuk korruptohet, nuk gënjen, nuk vjedh, nuk grabit, nuk shpif, nuk intrigon, nuk shet pasuri që s’janë të tijat, nuk mbron kriminelë… Jo se kryeministri shqiptar i ka bërë këto, por për këto e kanë akuzuar dhe shumë të tjera. Prandaj thashë, nuk hyn sheriati këtu. Të lidhësh Berishën me sheriatin do të thotë të shfrytëzosh antipatinë e njerëzve – disa njerëzve për Berishën, që të godasësh myslimanët shqiptarë; dhe të shfrytëzosh antipatinë e njerëzve – disa njerëzve për myslimanët, që të godasësh Berishën.

  7. Ky shkrim lexohet vetem neper bloge apo eshte botuar ne ndonje gazete si replike ndaj ngjeles?!

  8. Ngjela eshte tipi i adoleshentit te perjetshem qe thote dicka per te marre aty, menjehere, duartrokitjet ose talljen e shokeve e shoqeve ne tavoline kur i hedh romuze ndonje vajze te bukur qe kalon atypari, por jo se mendon gjate per ato qe flet. Ngjela e di edhe vete se Berisha ka lidhje me sheriatin apo cdo lloj korpusi ligjor fetar, aq sa ka edhe Ngjela, po sidoqofte lajthitje te tilla nuk duhen marre seriozisht kur dime se kush eshte Ngjela.

    Ngjela me Edi Ramen, dikur, diku ne Tirane vendosen te formonin nje parti islamiko-kristiane me baze ne dy librat e shenjte, Kuranin dhe Biblen. Abortoi si ide. Mblidheshin se bashku Ngjela me Ramen dhe lexonin ate librin qe ka shkruar Hitleri, si quhet se me iku nga mendja – dhe enderronin qe te nderoheshin me hap rreshtor e doren lart nga shqiptaret.

    Nga monarkist Ngjela u be republikan dhe nga nje kundershtar i te majtes u kthye ushtar i PS, qe teorikisht nuk duhet te puqet me idete neokonservatore (sic i pelqen te quhet) te Ngjeles.

    Ngjela e ka akuzuar Ramen si hajdut me fytyre gorille qe i vodhi zgjedhjet ne ’03 dhe po me kete hajdutin me fytyren si majmuni i permendur me siper lufton per voten e lire.

    Berisha dhe PD-ja jane munduar te ndertojne nje raport te mire me te tre komunitetet fetare tradicionale ne Shqiperi, duke qene nje parti e djathte, por faktori fetar nuk luan rol ne Shqiperi. Ne zgjedhjet e fundit, nga te dy palet u bene perpjekje per te terhequr votat e komuniteteve fetare (Rama dhe Berisha premtuan xhamine), por kjo nuk ben as Berishen e as Ramen ndonje islamik me sheriat. Raportet me komunitetet fetare jane delikate dhe ne cdo vend, partite kryesore, qe jane ne qeverisje ose pretendojne qeverisjen, kane kujdes mos te prekin sensibilitete te tilla, ekstremet politike, pa perkrahje dhe qe nuk do vine kurre ne pushtet, nuk e kane problem pse provokojne e fyejne njerezit me besim e kulture te ndryshme nga e tyre.

  9. Lajthitje si keto te Ngjeles degjova dhe nga kandidatet republikane ne garen presidenciale ne SHBA te cilet jo pa vetdije po manipulojne islamofobine tek populli amerikan duke cekur tema qe ne te vertete jane pa peshe per situaten politike sot. Permendja e Shariah Law ishte nje shkelje e syrit per te gjithe ata qe edhe sot e kesaj dite ngaterrojne Osamen me Obamen, dhe as u behet vone ne ka ndryshime. Sic pritej keto gjeste te ndyra nuk kaluan pa u kritikuar nga Grupi i punës amerikan-mysliman për të drejtat civile dhe zgjedhjet ne pothuajse te njejtat vija si dhe shkrimi me siper nga xha xhai.

    “Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve sonte në debatin presidencial të Republikanëve në New Hampshire që të deklarojnë hapur se nuk do të promovojnë as do të shfrytëzojnë ndjenjën në rritje anti-myslimane për të nxjerrë përfitime politike.

    Edhe pse apelimi ndaj frikës dhe intolerancës fetare mund të ndihmojë për të fituar pikë politike me një pakicë të zhurmshme në shoqërinë amerikane, një ndërmarrje e tillë do të dëmtonte vendin tonë dhe vlerat e tij të diversitetit dhe të përfshirjes.”

  10. ”’Të lidhësh Berishën me sheriatin do të thotë të shfrytëzosh antipatinë e njerëzve – disa njerëzve për Berishën, që të godasësh myslimanët shqiptarë; dhe të shfrytëzosh antipatinë e njerëzve – disa njerëzve për myslimanët, që të godasësh Berishën.”’

    Ngjela i referohet disa here sheriatit, pastaj mendimit juridik te PD, çerdhe arabike etj meqe stafi i PD-se do kete persona te shkolluar ne medrese a ne vendet islamike, pasi Ngjela e jep si te dhene te natyrshme, te gjitheditur, te pakontestueshme e meqe Ngjela dikur ka qene pjese e stafit juridik te PD-se , mund te supozozohet se di per çfare flet.

    Nga pikepamja juridike Ngjela i referohet vendeve ku zbatohet sheriati per kete pike:

    ””Askund nuk e gjejmë këtë të drejtë për kërkesë apo për ankim që na i paska një numërues çfarëdo. Vetëm në Shqipëri, mund t’i gjesh këto, por, natyrisht edhe në vendet që kanë të drejtën e Sheriatit.””

    S’kam me te voglen ide ne kjo e drejte gjendet ne keto vende apo jo, por nese kjo ekziston ne vendet e perfolura, logjika ta do qe ka dale nga interpretimi i ndonje parimi kuranor a te drejtes islame.

    Pra kontestimi i Ngjeles nga pikepamja juridike duhet te buroje nga kontestimi i ketij pohimi, duke germuar ne praktikat e vendeve te perfolura.
    Nese eshte si thote Ngjela atehere akuzat e tij jane te bazuara, nese Ngjela po genjen atehere Ngjela mund te akuzohet per çdo gje.

    Ti po nisesh nga parimi qe meqe Ngjela po ben retorike atehere edhe ne kete pike po genjen, rrjedhimisht del ne perfundime mbi perçarjen fetare qe Ngjela po nxit.
    Po ashtu duke folur ne pergjithesi per sheriatin, ti menjanon anen specifike te çeshtjes duke e nxjerre groteske e tragji-komike gjithe retoriken e Ngjeles.

    Ne fakt retorika nuk eshte detyrimisht e bazuar ne falsitete, mund te bazohet tek nje e vertete e cila pastaj sherben per perfundime te leverdishme duke bere manovra gjuhesore e shkarje logjike me qellim perfitimi.

    E verteta mund te vije me patos te pavend qe e kthen ne patetitke por e vertete ngelet, nuk eshte se patetitkja e kthen ne genjeshter.

    Prandaj mendoj se kritika korrekte do kerkonte hedhjen poshte te pohimit se :

    – Askund nuk e gjejmë këtë të drejtë për kërkesë apo për ankim që na i paska një numërues çfarëdo. Vetëm në Shqipëri, mund t’i gjesh këto, por, natyrisht edhe në vendet që kanë të drejtën e Sheriatit.

    Nese ky pohim qendron, vetvetiu edhe poza e Ngjeles sado retorike e patetike, ngelet ne thelb perçuese e se vertetes.
    Nese ky pohim nuk qendron atehere poza e Ngjeles, kalon vetvetiu ne thesin e dokrrave qe kane vetem qellime politike, pa lidhje me te verteten.

    1. Nga pikepamja juridike Ngjela i referohet vendeve ku zbatohet sheriati per kete pike: …

      Zyrtarisht, pjesa e së drejtes civile dhe penale të Sheriatit zbatohet vetëm në Arabinë Saudite. Pak vende të tjera kanë elemente të sheriatit, ndërsa shumica e vendeve arabe as nuk pretendojnë as nuk e zbatjonë realisht Sheriatin në plan shtetëror.

      Në plan personal, Sheriati zbatohet nga populli i thjeshtë deri ku i takon, siç është p.sh. Falja, Agjërimi, Haxhi, Zekati dhe Sadakaj dhe të tjera që vijnë pas këtyre, veprime këto që të gjitha rregullohen nga Sheriati, por zbatimi i tyre mbetet në planin personal.

      Gjithashtu Sheriati është ngjizur dhe ka marrë formë si ligj në kohën kur pushtetarët nuk zgjidhesin me vota që hidhen në kuti dhe kur kocepti i demokracisë kishtë zënë pluhur bashkë me librat e tjerë të filozofëve Grekë dhe Romakë derisa erdhën më vonë disa dijetarë muslimanë që i përthyen dhe ua mësuan europianëve në Andaluzi.

      Nuk dua të le pa përmendur që pjesë e Sheriatit është edhe nxjerrja e ligjeve të reja për risi që nuk kanë ekzistuar më parë, siç është për shebull rregullorja e ngarjes së makinës e të tjera sipas nevojës, në përputhje me idetë themeltare të tij.

    2. Hyllin, ti thua se e drejta që një numërues çfarëdo mund të bëjë ankim mund të burojë nga sheriati dhe të njihet në vende ku ndiqet sheriati – dhe kësaj i referohet edhe Ngjela në artikullin në fjalë.

      Çdo gjë bën vaki, sidomos sa kohë që unë nuk e njoh sheriatin siç mund ta njohë ndonjë nga juristët fantomatikë që këshillojnë “Berishën” (madje nuk e njoh fare, vetëm e di se çfarë është).

      Megjithatë… megjithatë.

      Unë nuk besoj që në sheriat të flitet për të drejtën e numëruesve të votës për t’u ankuar, në lidhje me procesin e numërimit.

      Edhe nëse dikush e ka “deduktuar” këtë të drejtë nga ndonjë paragraf i sheriatit, kjo s’do të thotë gjë, sepse atë mund ta deduktosh nga çdo e drejtë tjetër.

      Më tej. Një jurist e di mirë se, kur parashtron një ide ose një hipotezë ose një akuzë, duhet të zhvendoset nga e njohura drejt së panjohurës, jo të përdorë të panjohurën për të turbulluar të njohurën.

      Nëse ekziston ndonjë lidhje sado hipotetike mes sheriatit dhe mënyrës si u procedua me votën lokale në Shqipëri, Ngjela duhej ta kishte sqaruar me argumente të shkoqura; ose me pikërisht ato argumente të cilat e kanë bindur atë vetë.

      Siç thashë, çdo gjë bën vaki. Çfarë është e pagjasë, përkundrazi, është që sheriati të përfundojë i interpretuar si kuatrinat e Nostradamus-it.

  11. Ngjela nuk besoj qe ta njohe sheriatin, por duke qene qe eshte nje islamofob (e ketu bazohem dhe tek libri i tij qe nxorri para disa viteve) dhe duke qene se i bazon teorite e tij mbi sheriatin ne teorite e orientalisteve te shekullit XIX dhe XX ka nje pikepamje shume larg asaj qe ai predikon.

    Ai perpiqet, dhe Xha Xhai e ka kapur mire, qe te krijoj nje imazh qe “Ne opozita jemi perendimor ndersa Ai (saliu) eshte nje njeri malesh dhe nje turkoshak, arab etj etj” duke vazhduar serish nje stereotip paragjykues, pra qe Sheriati eshte kunder te drejtes etj etj. Ne fakt mund ti jepja te drejte, avokatit, nese ai do te ishte popull i thjeshte por duke qene se avokati eshte nje englishspeaker i perkryer dhe e dashuron shume traditen angleze te ligjit duhet te kete parasysh shume gjera te cilat lidhen me kete tradite ligjore. Se pari ne angli zbatohet nje pjese e sheriatit qe nuk lidhet vetem me faljen, agjerimin, lemoshen, haxhin por qe ka te beje edhe me njohjen e martesave qe behen neper institucionet fetare (si kisha, xhami, sinagog e keshtu me rradhe). Se dyti, avokati duhet te jete me open mind ne castin qe flet per nje te drejte qe deri pak kohe me pare ka qene nje kushtetute per nje pjese te konsiderueshme te botes. Sepse edhe ne librin e tij, te para disa viteve, avokati ngre ne kult Kanunin e Leke Dukagjinit, qe me gjithe respektin ishte vetem per nje pjese te shqiptareve, nderkohe qe anatemon si jo njerezor sheriatin te cilin jam mjaft i bindur qe e njeh vetem permes shkrimeve ofenduese qe i behen ketij te fundit.

    Pra shkrimi i zotit Ngjela eshte vetem se nje tjeter shkrim ne vorbullen e atyre shkrimeve qe gjithcka te keqe mundohen ta shohin te lidhur me Muslimanet dhe Islamin….kjo per mua eshte injorance dhe besoj se avokati ka rene koke e kembe ne kete injorance

    1. Mua kjo vë vjen shumë erë – nuk duket thjeshtë injorancë. Megjithatë do të doja shumë të ishte ashtu.

  12. Tek Ngjela, kam pershtypjen edhe tek 90% e shqiptareve, eshte formuar tashmë kjo mënyrë të foluri , ose të shkruari:
    Edhe pse eshte nje temë per psikiatert politike, do te desha te them qe gjithe ajo qe ka shkruajt Ngjela nuk eshte reale ne lidhje me sheriatin, arabet, mysmlymanet dhe ç’do insinutate tjetër fetare ne Shqiperi. Xh2 me saktësi të madhe ka percaktuar difectin e shpalljes se tij, por do desha te shtoja që çdokush qe ben rruge keqdrejtimin, genjimin e problemit, e cila tregon njekohesisht dhe papergjegjeshmerine politke te tij, fillimisht fillon me genjinim e vetvetes ne sensin e arsyetimit si te drejte te saj dhe justifikimit te devijimit te arsyetimit te tij personal. Humbje e kontaktit me realitetin, mohimi i tij ose shtemberimi i qellimshem i tij per te arritur nje sukses politik, ose dhe thjeshte per tu hakmarre ndaj dikujt, nuk eshte nje rruge e mire per te plotesuar nevojat politike ne demokraci.
    Nuk eshte e nevojshme te behesh manjak i te vertetes, mjafton te jesh i pergjegjshem dhe realist.

  13. Tek Ngjela eshte mpleksur keq injoranca dhe ksenofobia. Sheriati nuk ka te beje me ndonje maliqllek ose autokraci, i vetmi ndryshim nga e drejta e vendeve me sistem republikan ne perendim (gjithmone si zbatim ligji, sovranitet, jo si permbajtje e ketyre ligjeve), eshte se sovranitetin e zhvendos nga populli tek Zoti. Ne parim, edhe nje udheheqes i nje vendi ku zbatohet sheriati nuk mund te dale mbi ate qe ka ligjeruar Sovrani, qe eshte Zoti, ashtu sikurse edhe nje udheheqes i nje republike nuk mund te dale mbi sovranin, qe ne kete rast jane njerezit, populli dhe kushtetuten.

    Keshtu qe keto qe brockullis Ngjela jane pa lidhje.

    Sigurisht qe ne keto qe thote Ngjela ka edhe ksenofobi dhe ketu eshte pjesa me e rrezikshme. Ngjela shpif e genjen, akuzon e shan pasi keshtu ja do lufta politike qe ben. Duke qene nje politikan pa peshe, qe ne te vertete nuk perfaqeson asgje, deshtak dhe ne profesion, e vetmja menyre per te qene prezent ne politike eshte te ju ngjitet partive te medha dhe liderave te tyre, por kjo nuk behet pa nje cmim. Zara qe e ndjekin nga prapa ka shume Rama, por per t’u vecuar pak nga te tjeret duhet te besh edhe kete qe ben Ngjela.

    Per palacot gjithmone ka vend ne oborr.

  14. Xha xha, lidhja qe ben Ngjela mes ‘çerdhes arabike’ dhe praktikes se ndjekur e pergjithesimi se behet fjale per nje te drejte qe njihet ne vendet ku zbatohet sheriati( jo si norme e sheriatit apo e kodifikuar ne te drejten islame) ka natyre te ndermjetme juridiko-politike, nuk eshte pohim kthjelltesues juridik prandaj nuk shoh sesi mund ti kerkohet rigoroziteti juridik, per me teper qe nuk eshte me shume se nje ekskursion ne analizen e tij e cila ishte mjaft e gjere dhe me siguri nuk po perqendrohej tek ndikimi islamik ne krizen e numerimit.
    Mendoj se nese ai do perqendrohej tek ky ndikim, do e zgjeronte dhe shume pikepyetjeve te ngritura ketu do i kish dhene pergjigje.

    Ngjela nuk foli me perçmim per myslymanet shqiptare, por vetem per arabo-shqiptaret e ‘çerdhes arabike’ prane Sales.

    Nese myslymanet shqiptare duhet te ndihen te fyer se po shahen arabo-shqiptaret apo qofte edhe se perçmohet sheriati, atehere vertete çeshtja merr permasat e seriozes, sepse rikthehemi ne kohen para pavaresise.
    Emancipimi ndaj sheriatit dhe turko-arabo-shqiptarise, ka qene proçes i mirepritur, i kerkuar, i nxitur pergjate ketij 100 vjeçari, te pakten ne Shqiperi dhe Kosove.

    Ne Maqedoni ku ky proçes ka ngecur, mezi ka perfshire parine, kemi ata shqiptare qe kemi, te cilet ne boten shqiptare pershqisohen si shqiptare te kategorise se 3-te, kuptohet ahere kur na vete mendja se ekzistojne.

    Mendoj se kur emancipimi(eventualisht parandalimi) ndaj sheriatit dhe turko-arabo-shqiptarise prodhon akuza per islamofobi,ksenofobi,intolerance e perçarje fetare atehere pavaresisht qellimeve te Ngjeles (te cilat per mua jane teresisht politike me objektiv Salen), me duket se ky eshte per tu marre seriozisht kur flet per qellime te caktuara reaksionare.

    Jo ne kuptimin se ekziston nje takem besimtaresh qe s’duan demokracine e tipit perendimor, pasi eshte normale qe kush deshiron te qeveriset nga sheriati dhe e drejta islame, jeton nga halli brenda demokracise (sikunder ta zeme nga halli jeton çdokush qe i perket nje force antidemokratike si psh skajet politike, nje i veteshpallur komunist apo fashist, apo me tej nje hebre ortodoks), por sepse kemi pozita te forta politike te nje grupimi i cili si i thone popullorçe ‘punon nen rrogoz’ per interesa te kunderta prej atyre publike e kombetare.

    Ketu u kap Ngjela, jo per ate qe tha, por per dukurine qe supozohet te perfaqesoje dhe u sollen deri edhe shembuj me republikanet amerikane.

    Une do shqetesohesha me shume sikur Ngjela te kishte te drejte dhe do lehtesohesha nese kjo qe shprehu eshte vetem paraqitje e kesaj dukurise qe supozohet te perfaqesoje.

    Ne rastin e dyte, per nga vete karakteristikat e fese nder shqiptare demi eshte spekullativ , ne rastin e pare demi do ishte vertet shqetesues si per demokracine tone ashtu edhe per menyren si i perqasemi Europes.

    Frika se mos sporti kombetar i dallimeve fetare penalizon ne punet publike shqiptaret me origjine myslmane me duket i pambeshtetur, meqe psh ne politike pas Ismail Beut, kemi Esatin, kemi Sulejman Delvinen, kemi Zogun, kemi Hoxhen, kemi Alian, kemi Salen, me pak fjale politikanet me prejardhje myslymane kane dominuar krejt historine e shtetit shqiptar, biles po deshem mund te shkojme tek Haxhi Zeka e Abdyl Frasheri.
    Po ashtu 2 kanakaret e krereve te sotem te PD e PS, te cilet neser mund te ngjiten lart, Basha dhe Veliaj, me duken nga mbiemrat se jane me origjine myslymane.

    Mua me duket se ne kete mori emrash, te perndjekurit i bie te jene te krishteret, nese do kishte realisht te perndjekur.

    Por nuk ka te perndjekur, pesha e nje komuniteti apo tjetri ka ardhur nga ‘specializimi’ i tyre.

    Nje besimtar myslyman nese do merret me fushen kulturore veshtire se do shkeputet nga tradita islamike, detyrimisht do te jete i papelqyeshem ne rang kombetar.
    Perkundrazi, nje shqiptar myslyman qe shkeputet nga tradita islame ka gjasa shume te mira te zere kryet e vendit, kemi Naimin, kemi Konicen, kemi Kadarene, poetin kombetar, publicistin kombetar dhe romancierin kombetar.

    Pra kjo puna e penalizimit nuk me duket se gjen mbeshtetje te faktuar.

    Por penalizimi eshte i mundshem nese individi eshte besimtar praktikant qe i gjen rrenjet ontologjike tek kurani, sheriati e tradita islame.

    Kjo eshte e dobishme, sepse ne kemi nje kulture te mbeshtetur tek gjuha e shkruar, ate ia detyrojme pikerisht mohimit te çdo baze ontologjike tek kurani, sheriati e tradita islame.

    Ky eshte diskriminim pozitiv, i deshiruar, i kerkuar, i nxitur dhe nuk ka ndonje arsye pse ne kete pike te kemi ndryshime, pasi produktet me ate baze ontologjike refuzohen ne rang kombetar, nga kultura kombetare, pasi nuk mund te kete 2 baza ontologjike, qenia eshte nje, prandaj o gjendet nje menyre sintetizimi brenda shqiptarise, o kush ushqehet ontologjikisht nga sunitizmi veteperjashtohet.

    Nuk mund te mbeshtetet kultura kombetare njekohesisht tek qenia shqiptare dhe qenia islame, o njera o tjetra, pra dikush do diskriminohet.
    Qenia shqiptare ka mirepritur fe te ndryshme dhe vete elementin bektashi, po elementi sunit i ben rezistence sintetizimit e deshmon historia kete dhe e deshmon Shqiperia e mesme dhe Maqedonia.

    Pra dallimet fetare jane sport kombetar dhe jo menxyre kombetare pikerisht per shkak te sublimimit brenda qenies shqiptare, nderkaq besimtaret praktikante sunite te Shqiperise se mesme dhe Maqedonise, duhet te bejne zgjedhjen ne jane me shqiptaret apo me vellezerit myslymane, rrjedhimisht do sillen ndaj tyre edhe shqiptaret apo vellezerit boterore myslymane.

  15. Qe te mos e tjerrim kete diskutim aty ku nuk duhet: ti nuk e di me siguri cfare eshte Aleanca Kuq e Zi dhe se cfare qendron ne sfond te saj. Ajo nuk ka sesi te jete nisje e diversifikimit te shoqerise civile, me shume sesa nje perpjekje alla Vetevendosje per konvertim ne parti politike. Pastaj sesa te vednosur jane ata ne ndjekjen e qellimeve te artikuluara, kjo do te mbetet per t’u pare.

  16. Ne fillim te librit te E. Sulstaroves ka nje citim te Ngjeles ku zellin e vet anti-Lindor po e perdor ne promovimin e PD-se qe sot eshte per te vete perfaqesuesi i “tiranise lindore Islamike.” Por duhet vene re qe referencat ndaj Berishes me terminologji islame qe perdoret ne menyre derogative jane te shumta e te shpeshta. Nje artikull nga nr. i fundit i revistes Mapo, per shembull na sjell Berishen autoritar si ‘Kadi.’ http://revistamapo.com/forum.php?id=3036

    Sigurisht e djathta nuk do mbetet me mbrapa dhe veglat mediatike te Berishes si ajo mender gazeta, 55, i referohet shpesh Rames si taleban, tekfirist etj, etj.

    Para ca vitesh Ervin Hatibi ne nje artikull i referohej ketij lloj perdorimi terminologjie si “islamizimi me dhune i armikut politik” ku terma nga Islami, Lindja, bota Osmane etj, etj perdoren si shenjues negativ te oponentit politik. Kesisoj Ngjela mund te perdor zellin e vet her per Berishen e here per Ramen, vetem e liga islamike mbetet konstante per te.

  17. Zoti theollogos, dje pata mundesine ti drejtoj K.Spahiut pyetje specifike rreth Aleances Kuqezi meqe kish dale me mbledhe firma.

    Ideja e tij ishte zgjerimi i shoqates por mbi baza decentralizuese dhe autonome dhe ne ndryshim nga Vetevendosja te kishte nje karakter mbarekombetar.
    Biles sukses me te madh ka ne rrethet intelektuale ne Kosove, se foli per nja 50 veta, ndersa ne Shqiperi mezi numeroi nja 5 a 6. Po ashtu dihet se ka njefare prestigji vetjak edhe ne Maqedoni.

    Pra sido qe te evoloje politikisht, meqe po ben vizita ne gjithe vendet ku ka shqiptare dhe synon ndertimin e strukturave ne kuptim mbarekombetar, nje gje eshte e sigurte, qe ka per te lene nemos struktura, te pakten idene e cila mund te zhvillohet me tej, pavaresisht fateve te K.Spahiut.

    Frika ime e vetme eshte fuqia e madhe e oportunisteve dhe magjia e oportunizmit nder shqiptare, meqe edhe dje pashe spektakel te oportunisteve, qe nga organizatoret e deri tek ‘te interesuarit’ gjate minikoktejit.

    Ne Kosove kalimi i Vetvendosjes se parti politike la hapesira bosh ne shoqerine civile, ndoshta ate hapesire e ze kjo aleance, meqe Spahiu mu duk shume entuziast per ndikimin ne Kosove.

    Natyrisht mbetet per tu pare ne i ka shpatullat aq te gjera sa pretendon (psh shumezoi me zero OJQ ne Tirane, foli per nxjerrjen e nje numri marramendes shqiptaresh ne shesh, PDIU-ne e quajti parti doganash), por nderkaq pluralizimi i shoqerise civile eshte pasoja kryesore.

    Nga ti zoti theollogos nuk pres te shohesh bardhe, meqe Spahiu kryeson levizjen kunder identitetit tend ‘grek’.

    1. Nje pyetje: Ku e sheh ti Kreshnik Spahiun ne kuptim te shkrimit “Fati i elitave”?

      PS: Sa per mua, te thashe kot llomotit. Nuk jam qytetar i angazhuar, si ty qe ben pyetje specifike; pa spec kuptohet si mes patriotesh qe keni qene. Nuk me intereson Aleanca Kuq e Zi qe eshte bere si Red Bull per mendje te papuna, pervecse per faktin se mund te them me bindje se media po i jep nje hapesire te pamerituar, sikunder bente deri dje me levizjen Mjaft. Kaq une e di; transmetimi per brrockullat e firmave te saj behet me urdher ne cdo redaksi, per arsye politike, por edhe pse asnje prej veprimeve te saj nuk klasifikohet per nga interesi publik si LAJM. Dhe ketu nuk jam subjektiv. Flet per bashkim kombetar dikush qe ka nje detyre kushtetuese, qe paguhet nga parate e te gjitheve ne frymen e nje kushtetute qe e kane depiluar gjate menstruacioneve ne 21 prill dhe ne do te duhet te perligjim moralin e shpelare qe qendron pas nje levizjeje kaba qe shfrytezon naivitetin e disave? Ti vete fole per oportunizem. Kjo eshte optika ime kuptohet. Ky njeri del e shetit duke uleritur per gjendjen e felliqur te gjykatave qe na dhenkan nenshtetesi lart e poshte; shume mire ben se e ka per detyre. Vetem se nje titullar i ekzekutivit te gjyqesorit nuk ka pse te shfrytezoje median per te evidentuar punen e tij, pasi ka ligjin ne dore dhe te gjitha instrumentet penalizuese. Pse nuk prononcohet ky edhe per sjelljen e Kolegjit Zgjedhor se fundmi? Fundja edhe Edi Rama po kerkon tanime “Drejtesi nga Drejtesia”. Apo eshte ajo puna e shpatullave qe permende ti ndoshta? Une besoj se asgje nuk del dot jashte kontrollit te dy partive kryesore-Asgje. Cdo gje eshte nen kontroll. Nga kjo pikepamje, Aleanca Kuq e Zi e Kreshnikut, nuk arrin gje, qofte edhe ne kuptim te sensibilizimit te opinionit shqiptar per nevojen e bashkimit, i cili eshte nje proces qe eshte shume i komplikuar dhe me shume te panjohura edhe brenda vete shqiptareve. Per me teper qe kjo “levizje” nuk eshte e natyrshme-ndihet atomsfera e fermentuar dhe ndjenja per te thyer kufijte e status quose. Ndryshon shume ajo nga deklarimet e forta qe kerkohen me zell nga aventuriere te pabythe si Ngjela dhe Kreshniku, qe ne te dy rastet nuk jane te besueshem sepse kerkojne te artikulojne dhe ngjizin nje ritem politik artificial dhe disproporcional me ate qe toleron realiteti. Nuk po them qe levizjet medoemos duhet te nisin nga poshte- por ka dicka thellesisht mediatike ne te gjithe kete- efemere dhe krejt pa baze. Jo me kot edhe opinioni i qytetareve mbi keta personazhe kryesisht i ngjan atij te spektatorit qe qesh me ironi, por edhe sheh me pak smire sesi karriera e disave krijohet permes pjesemarrjes ne role te paqena, te panatyrshme dhe me keq akoma; sezonale.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin