Një kokëçarje banale përkthimi më bëri të vras mendjen për hendeqet mes gjuhëve dhe kulturave, madje edhe atyre gjenetikisht të afërta mes tyre.
Shqipja bashkëkohore, anglishten love (emër dhe folje), ose italishten amore, amare i përkthen si dashuri, përkatësisht dashuroj.
Të dyja këto fjalë, në shqipe, janë relativisht të reja dhe librore; së bashku me i/e dashur (si emër), që përkthen anglishten lover (boyfriend/girlfriend), italisht amante (ragazzo/ragazza).
Shqipja ka edhe një folje tjetër, dua, që ndonjëherë përdoret për të përkthyer love, veçanërisht e intensifikuar: të dua shumë, të dua marrëzisht, të dua si shpirtin etj. Megjithatë, kuptimi kryesor i dua është “want”, lidhet me dëshirën për të pasur diçka të çfarëdoshme (dua bukë, dua liri, e dua atdheun).
Në ligjërimin e folur gjen fjalë të tjera për love (emër): merak, sevdá, mall, etj. Kuriozisht, fjala e fundit, mall, nënkupton mungesën e objektit të dashurisë, ose vjen e ngjyrosur me pak trishtim a pikëllim. Anglishtja thotë I miss you, por nuk ka një fjalë abstrakte, si mall, që ta shprehë këtë gjendje shpirtërore (dolce tristezza). Përndryshe, epsh i referohet pasionit thjesht seksual, që mbetet në nivelin e perceptimit trupor. Më në fund, janë edhe një mori shprehjesh idiomatike, të tipit të kam shpirt, të kam yll, vdes për ty, të kam pikë të dobët, etj.
Thonë se, si ndjenjë e mëvetësishme, dhe e dallueshme nga dëshira seksuale ose epshi nga njëra anë, dhe dashuria për një të afërm ose një shok nga ana tjetër, dashuria (love) është përftuar relativisht vonë brenda qytetërimit perëndimor; që nga koha e trubadurëve dhe e romancës kalorsiake e duke vazhduar pastaj me Shekspirin e më tej me ekstazën romantike, fetishizimin dhe estetizimin e femrës dhe kontrastin midis epshit që shoqëron natyrshëm kontaktet mes sekseve dhe tabuve seksuale të imponuara nga kisha dhe etika e krishterë. Në kuptimin klasik, dashuria shpesh nënkupton një vonim ose shtyrje të aktit seksual, një décalage, një distancë ose pauzë ose pamundësi ose pengesë; e cila vepron deri në atë shkallë, sa të krijojë dashurinë si një lloj sublimimi ose ektoplazme, të pavarur nga ndërveprimi biologjik midis sekseve. Edhe pse nuk mund të jemi të sigurt për këtë, të paktën e dimë se martesat “me dashuri” nuk i ndesh gjetiu.
Tek romani i hershëm Dasma, i Kadaresë, mbaj mend njërin prej personazheve të thoshte se, kur malësorit i pëlqente një vajzë, ky e kapte për bërryli dhe i thoshte: T’lakmoj. Nuk besoj të ketë ndonjë saktësi antropologjike kjo, por e përmend vetëm sepse më ka mbetur e tatuuar në tru. T’lakmoj do të ishte e barasvlershme me I love you, në kontekstet rurale, ku dashuria ishte thjesht diçka për t’u mbajtur e fshehtë, si një ëndërr incestuoze ose halucinacion me Shën Mërinë.
Sot e kësaj dite nuk gjej dot një shprehje shqip që t’i përgjigjet mirë, nga pikëpamja funksionale dhe pragmatike, anglishtes I love you. Vetëm një i huaj, që e ka mësuar shqipen me fjalor, mund t’i afrohet një vajze shqiptare dhe t’i thotë të dashuroj. Nuk shkon, dhe jo për shkak të efektit tabu. Është notë e stonuar, nga pikëpamja ligjërimore. Nga ana tjetër, të dua shumë, e përkthen I love you por vetëm në kontekste ku I love you përdoret për të konfirmuar, ose riprodhuar marrëdhënien – p.sh. në mbyllje të një bisede mes të dashurish tashmë të deklaruar. Po ashtu, shprehja mund të përdoret në ligjëratën e zhdrejtë: Hidajeti i tha Atifetes se e dashuronte. Kjo pranohet; çfarë nuk pranohet, është deklarata e drejtpërdrejtë: “të dashuroj.”
[Parantezë: në kohën time prej të riu tiranas, vajzën e ndaloje në rrugë dhe i propozoje; natyrisht, kuptimi origjinal i foljes propozoj (i propozoj fejesë ose martesë) kishte humbur, meqë propozimi ishte vetëm për të ndenjur pak bashkë, ose për të dalë.]
Një palë prej nesh do të shohin te ky mospërkim semantik një mungesë, një palë tjetër efektin e një tabuje. Brenda një kulture macho, me tipare të forta e të vrazhda patriarkale, dashuria (love) shihet si dobësi, si sëmundje, si gjymtim (handicap), që të bën vulnerabël; të dy palët, meshkujt dhe femrat, përpiqen ta shmangin, të paktën duke mos e zënë me gojë me emër – përftesë kjo magjike. Burri nuk dashuron, burri dëshiron (lakmon); gruaja, përndryshe, bindet. Një folje asnjanëse, në këto kontekste, do të ishte pëlqej, por kjo është kuptimisht e dobët, e zbehtë, nuk e ka intensitetin e love, amare; ndoshta edhe prandaj preferohet; sikurse preferohet e kam qejf, në mjedise më informale. Edhe në martesat e kombinuara ose me shkuesi, palët shihen dhe mjafton të pëlqehen; dashuria as që vjen në vështrim, është një efekt anësor i shpërfillshëm, njëlloj si ajo ngjyrosja blu e vizionit, që thonë se ta jep Viagra.
Kjo ndoshta shpjegon edhe pse e kemi më të lehtë t’i përdorim fjalë të tilla si dashuri dhe dashuroj në vetën e tretë, ose kur e përshkruajmë dukurinë nga jashtë: ka rënë në dashuri me të thuhet më lehtë se kam rënë në dashuri me ty; e dyta tingëllon e stisur, e sforcuar, pothuajse librore. Konstatimi vlen edhe për fjalë arkaike ose popullore për dashurinë: sevda, merak; edhe këto mbizotërojnë në tekste rrëfimtare ose përshkruese, jo në situata performative – ku t’i thuash dikujt I love you është njëkohësisht edhe zotim.
Për të njëjtën arsye, një thënie si më ka zënë meraku/sevdaja e dëgjon zakonisht në një këngë popullore, ku situata ligjërimore është artificiale (këngëtari nuk i drejtohet ndonjë personi konkret, por vetëm sa pikturon me fjalë dhe tingull një model dramatik me shpresë se ky do të katalizojë ndjenja të ngjashme mes publikut). Natyrën performative të kësaj thënieje e tregon edhe konteksti paragjuhësor: palët duhet të jenë të tilla që një marrëdhënie dashurore mes tyre të mund të merret normalisht me mend ose të pranohet si e natyrshme edhe kur nuk pranohet nga pikëpamja etike – nuk po i futem këtu diskutimit se çfarë është tamam “e natyrshme”; le të themi, për hir të muhabetit, ndjenja e tërheqjes mes një mashkulli dhe një femre të pjekur seksualisht.
Përndryshe, folja dua përdoret më kollaj në perspektivën e vetës së parë ose të tretë shumës, e shqiptuar nga çifti vetë: duhemi, ose në perspektiva përshkruese: duhen; edhe këtu, është fjala për një deklarim për llogari të një pale të tretë, p.sh. farefisit, familjes ose publikut.
Sëkëlldia leksikore përfshin krejt fushën tematike – siç duket, p.sh. nga kontrasti midis i(e) dashur dhe dashnor(e); në shqipen tradicionale, fjalë si ashik dhe jaran kanë pasur konotacione negative, ndërsa mik, mike, me kuptimin “partner seksual”, kanë mbetur të kufizuara gjithashtu në këngët popullore, duke shenjuar skaje të një marrëdhënieje ndërgjinore të ritualizuar, ose të narrativizuar për publikun.
Te Autobiografia e popullit në vargje, Ismail Kadareja ka shkruar disa gjëra shumë të bukura për kontrastin mes dashurisë në botën reale, dhe dashurisë në botën e imagjinuar të këngës; nuk po i rimarr këtu.
Për t’u kthyer tani tek argumenti, edhe emrat dashnor, dashnore kanë status të lëkundur në shqipen bashkëkohore; përkthejnë anglishten lover ose italishten amante, por shpesh me kuptim të keq (paramour), duke konotuar shkeljen ose nëpërkëmbjen e normave morale – ndryshe nga i/e dashur që janë etikisht asnjanëse; ndërkohë, ka mbijetuar kuptimi tjetër, i dashnorit si njeri i apasionuar pas diçkaje (jam dashnor i lirisë unë, tha kryeministri Berisha, gjatë një debati tani së fundi). Gjithsesi, një shqipfolës do të flasë rregullisht për të dashurin e së bijës (kur nuk përdor eufemizmin shoku), por kurrsesi jo për dashnorin, përveçse kur ka vendosur ta dëbojë të bijën nga shtëpia. Kështu, i dashuri konoton, së paku në sytë e brezit të vjetër, edhe abstinencën seksuale qoftë edhe thjesht të shtirur, deri në fejesë/martesë; duke u lidhur, konotativisht, me dashurinë e pastër, mit të trashëguar nga një kohë kur të vetmet mënyra si mund të flisje për seksualitetin, ishin ajo fëminore/naive dhe ajo mjekësore.
Përndryshe, kam dëgjuar në Tiranë të më shpjegojnë se një burrë i martuar nuk mund të ketë të dashur, por vetëm dashnore; njëlloj edhe për gruan në situatë analoge. Edhe kjo nuk do të jetë e saktë, por edhe në pasaktësinë e vet shpreh një të vërtetë, dhe pikërisht gatishmërinë për ta pranuar dashurinë (love) me kusht që të lihet jashtë kontekstit seksi, për të mos i ngatërruar punët.
[Kjo nuk është vetëm karakteristikë e shoqërive tradicionalisht rurale si e jona; në produktet e pop kulturës amerikane (filma kinemaje dhe televizivë), një nga klishetë më të suksesshme është ajo e një çifti personazhesh që rrinë bashkë gjithë kohën, dashurohen pothuaj haptazi, por nuk flenë bashkë përveçse rrallë dhe sporadikisht ose vetëm në fund të serialit (p.sh. Moulder dhe Scully, në serialin The X-Files; Jack dhe Kate në serialin Lost). Përkundrazi seksi me njëri-tjetrin i kthen personazhet kult, si të thuash, me kurriz nga ekrani; duke i penguar që të bëjnë seks me publikun.]
Kalimi nga emërtimi i gjendjes shpirtërore në sferën e veprimit (predikatit) e problematizon edhe më shprehjen leksikore. Siç e pamë, dashuroj është relativisht neologjike (formuar nga tema e pjesores dashur të foljes dua); dua është tepër e holluar kuptimisht, duke funksionuar më shumë si simbol algjebrik i vullnetit për ta pasur diçka çfarëdo.
Sa i përket aktit seksual dhe veprimtarisë paraprirëse (foreplay), shqipja e sotme parapëlqen bëj dashuri, ndonjëherë të konkretizuar në bëj seks (në kontekste ku nuk mund të përdoren lirisht termat e drejtpërdrejtë por tabu qij, qihemi). Në këtë sferë, tabuja vepron me forcë të papërballueshme, nëpërmjet reaksionesh zinxhir zëvendësimesh. Kështu fle, si në shprehjen ke fjetur me të? (nëna pyet të bijën, në lidhje me një djalë me të cilin kjo e fundit shoqërohet), është haptazi eufemizëm; përkundrazi, trazoj shtrat është poetike (e ka Gjon Shllaku, tek “Iliada”). Niveli libror i mirëpret eufemizmat: kryej marrëdhënie seksuale, kryej aktin seksual, konsumoj aktin seksual, etj., por janë pa interes për synimin tonë. Përkundrazi, në nivelin e ligjërimit të folur, bëj dashuri është qëllimisht e mjegullt – ndryshe nga anglishtja make love, shqipja mund të mbulojë edhe çfarë në anglishte quhet necking ose (heavy) petting, ose çfarë bëjnë çiftet kur ende nuk janë gati për t’i shkuar aktit deri në fund me depërtim dhe/ose arritjen e klimaksit.
Siç mund të pritej, shqipja e folur edhe këtu ofron një larmi shprehjesh zëvendësuese ose eufemistike – për çudi, këto i referohen një perspektive rigorozisht mashkullore (e kam fjalën për çfarë e quajnë gaze, në semiotikën e kinemasë). Kështu, i fut duart, është një shprehje foljore rregullisht mashkullore; një mashkull mund t’ia bëjë këtë një femre (ia futa duart), por jo një femër një mashkulli, të paktën si rregull.
Përndryshe, bë(j)më dashuri është e dobët, pikërisht sepse nuk e konfirmon rolin aktiv të mashkullit në raport – krahaso edhe pyetjen tepër delikate ke bërë gjë/ke bo gjo?, që u bëhet djemve zakonisht nga shokët, dhe që e nënkupton aktin seksual por e lë të hapur shtegun edhe për dikë që aktin nuk e ka shijuar akoma. Në letërsi do të gjesh: u puthëm, ose edhe më bukur akoma, një trepikësh […], që si ligjërim zero është ekuivalent me sfumimin e kameras në film ose ndërrimin e planit bashkë me një crescendo praktikisht erektive të kolonës zanore; edhe kjo është doemos eufemizëm, meqë puthja shoqërohet me veprime të tjera, të natyrës pak a shumë seksuale. Shprehje të mëtejshme librore do të ishin u përkëdhelëm, u rrokëm, u përqafuam etj. Meqë ra fjala, edhe puthja vetë, si shprehje e dashurisë seksuale (në buzë) mund të marrë konotacione femërzuese; mashkulli tradicional e realizon rolin e vet jo duke puthur, por duke depërtuar (ky është pikërisht ai mashkull që nuk ngurron t’ia puthë pastaj të birit ritualisht penisin, duke ia konsakruar si mikro-monument të vijueshmërisë patriarkale).
Në shqipe, si në shumë gjuhë të tjera, dashuria shpesh këqyret, metaforikisht, si një lloj grope ose fundosjeje ose rrëzimi nga lart-poshtë ose marramendjeje: bie në dashuri (anglisht fall in love), bie brenda, më zë sevdaja, më zë qymyri (kjo e fundit i referohet topitjes dhe helmimit me oksid karboni), ma mori mendjen, m’i mori mendtë e kresë, la mendjen pas… etj; çka e problematizon, në mos e përjashton rolin e subjektit, duke e kufizuar këtë rol në konsumin e aktit – edhe pse ky i fundit priret të jetë i gjinisë mashkullore. E shumta gjë që mund të bëjë femra gjatë aktit, sipas këtij modeli tradicional, është të thotë jo (mos), ose të kundërshtojë, duke u shfaqur si rezistencë, si qëndresë qoftë edhe thjesht e ritualizuar, ndaj depërtimit. Sëmundja vetë ose marrëzia (dashuria) i prek njëlloj të dy sekset, por iniciativën këtu mund ta marrë vetëm mashkulli, ndërsa femra/mikja shumë-shumë mund të lërë dritaren hapur (vëreni edhe simbolikën e dritares së hapur, si ftesë përsëri për depërtim, nga ana e mashkullit, që futet në dhomën e femrës).
Gjithsesi, në momentin e tanishëm, shqipja ende nuk e ka një folje plotësisht të barazvlershme me anglishten love, italishten amare, gjermanishten lieben, etj.; meqë dashuroj ende has në disa vështirësi të natyrës kontekstuale dhe performative, ndërsa dua është kuptimisht e mbingarkuar. Ky konstatim përkon edhe me statusin social të dashurisë seksuale në shoqërinë shqiptare, e cila mbetet e varur pezull, në mos e tendosur, midis konceptit patriarkal-tradicional për marrëdhëniet mes sekseve dhe etikën e këtyre marrëdhënieve nga njëra anë, dhe seksualizimit brutal të këtyre marrëdhënieve, si pasojë e trysnive të pop-kulturës perëndimore. Si ndjenjë dhe përjetim dhe epifani, dashuria është e huaj për të dy skajet, meqë nuk përmbush ndonjë funksion konkret dhe praktik; mbetet gjithnjë e rrezikuar, si të ishte mesí individuale, e sulmuar për vdekje nga anonimiteti i masës.
[Shënim: lexuesit janë të lutur të shtojnë, në komentet, fjalë dhe shprehje që përdorin për të shprehur, komunikuar dhe përshkruar dashurinë. Veçanërisht me interes do të ishin ndihmesat nga brezi që e ka kaluar rininë në vitet 1990-2000; ligjërimi i këtij brezi ka mbetur në masë të madhe i paregjistruar, nuk e gjen në fjalorët dhe në arkivat, as në letërsi dhe në mediat. Për shembull, kaq shumë do të doja të dija si e quajnë, të rinjtë e sotëm, atë që amerikanët e quajnë necking…]
Vezhgim interesant xha xhai.
Jo me larg por para disa ditesh , teksa bisedonim, nje mikesha ime mu shpreh: nuk jam e sigurt, por kam pershtypjen se x me dashuron me shume se sa une e dashuroj.
Duke ditur beckground-in e lidhjes e pyes: ti e do apo e dashuron?
Me duket plotesisht i drejte konstatimi se shprehja “te dashuroj” ne ligjerimin e perditshem stonon, te ve ne situate artificiale, eshte deklarative dhe deklamative, larg atij intimiteti qe nenekupton vete dashuria si gjendje dhe relacion.Ndoshta eshte nje kulture dhe tradite e tere ne filma e libra e cila e ben te duket aq te natyrshem dhe pa kercitje momentin kur partnerit i shpallet/pohoet: I LOVE YOU.
Nderkohe ndjenja e te qenit i dashuruar eshte dicka thelbesisht (por jo teresisht ) shpirterore dhe si e tille meriton te transmentohet me terma adekuate, qe percjellin kete gjendje me delikatese, me natyrshmeri . Ndoshta ne disa rrethana dhe situata, shprehja “te dashuroj” percjell me mire solemnitetin e deklarimit/pohimit por ne kotekstin kulturor shqiptar kam pershtypjen se nje mashkull kur ben nje pohim te tille perceptohet pak si Koci i Zonjes nga qyteti.
Lidhur me shprehjet dhe zhargonin e perdorur per te shenjuar raportet e dashurise apo ato seksuale , si paske lene jashte vemendjes shprehjen famoze : palloj, ajo pallohet, u pallua. Duket se kjo fjale me teper shpreh nje raport seksual, te qiret po te flasim pa eufemizma dhe, nderkohe, jo me kot perdoret dhe shprehja: bej palle. Por palla si fjale perdoret edhe ne nje kontekst tjeter , ne perceptimin e rruges tone ne histori qe natyrisht e kemi care me shpate ne dore.Historia jone eshte e pergjakur dhe prandaj ndoshta perceptohet si nje VAGINE. Apo jo xha xhai?
Spiritus, ne mos gaboj palle ne kuptimin e pare eshte shpate, megjithese duket te jete e njejta fjale me phallus (fallus). Shuaip ne te kam djale prema koken me palle, thote kenga.
Dihet qe ne gjithe boten armet e sulmit lidheshin me penisin, jo vetem shpatat por edhe ushta, heshta, shtiza, çuditerisht te gjitha te gjinise femerore.
Me pushken mbaroi kjo lidhje, megjithate spekulloj se ka njefare lidhje me konceptin e mashkullit si trekembesh, qe nuk e gjej dot ne italisht. Pushket e vjetra kane qene shume te gjata dhe mbaheshin si tip bastuni.
Nuk e di nese ne boten anglo-saksone ne gjendet koncepti i mashkullit si trekembesh.
Sa per necking , perkthimi ka te beje me llapen, gjuhen, i futem me llape, i bera llape, iu fut me llape, me rralle folja llapos, u llaposen me shume ne kuptim negativ nga nje i trete, pra ka te beje me gjuhen jo me neck, keshtu qe ka konotacione nga me te ndryshmet, berja e llapes ne publik nenkupton puthje te egra, kurse berja e llapes ne privat ka kuptim te gjithanshem, sigurisht anon nga lepirja meqe gjuha ate funksion ka.
Kurioze eshte qe fjala dashnor nuk ka perkatesen ne toskerisht qe do ishte dashuror, kjo e dyta perdoret rralle si tip batute.
Nderkaq i kujtoj xha xhait se kanuni njeh martesen me rrembim dhe me e bukura eshte se prifterinjte nuk pranonin ta njihnin kete martese, kurse bashkesia e njihte.
Martesa me rrembim eshte martesa me dashuri, por kisha nuk e njihte dashurine, prandaj ka pase qene nje situate paradoksale.
Nese rrembimi nuk fshihte dashurine, pra nuk ishte kryer me deshiren e femres familjet binin ne gjak, po ashtu nese i ishte premtuar dikujt tjeter binin ne gjak, perndryshe meqe vajza kish humbur virgjerine, familjet binin dakort qe martesa te ishte legjitime.
Ne kete pike ky patriarkalizmi yne, ka qene me zemergjere sesa ai kishtar i Perendimit, pra me superior.
Do te rrembej nuk ka qene kercenim por shprehje dashurie dhe ka mbijetuar edhe sot e kesaj dite dhe frika me e madhe e prinderve ka qene rrembimi i goces nga djali qe familja nuk e donte.
Në fakt, Spiritus, nuk u mora shumë me eufemizmat e shumta të foljes që shenjon aktin seksual në ligjërimin e folur, përveç atyre rasteve kur eufemizmat vetë e lidhnin këtë akt me dashurinë, duke e “despecifikuar”.
Përndryshe, pallë me kuptimin “shpatë” vjen nga latinishtja pala “lopatë”, e përzier edhe me palus “hu” (krahaso italishten palla dhe pallo); ndërsa pallë që del në togje të tilla si bëj pallë vjen nga greqishtja e re παυλα ”qetësi” (Meyer, Orel). Janë dy fjalë pa lidhje etimologjike mes tyre, ose homonime të kulluara.
Hyllin, bëre mirë që e kujtove rrëmbimin, veçanërisht ndër malësorët. Në Ciklin e Kreshnikëve ka me dhjetëra incidente rrëmbimi, sidomos arbërorët që u rrëmbejnë vajza shkjave. Unë do të thoja se rrëmbimi, si formë e përvetësimit me forcë, ka qenë pjesë konstitutive e jetës tradicionale të malësorit (në Veri dhe në Jug), së bashku me plaçkitjen, hajninë, kusarinë dhe kapjen peng për para (atyre që kjo mund t’u tingëllojë si politikisht jokorrekte, u këshilloj të pijnë ndonjë laksativ të fortë, p.sh. vaj recini, që të çlirohen nga kapsllëku). Tek e fundit, edhe vetë institucioni i mikut dhe i besës i përgjigjeshin këtij realiteti të vrazhdë.
Të kthehemi te rrëmbimi i femrave – ti Hyllin e sheh si një efekt të dashurisë; është më tepër efekt i lakmisë, për mendimin tim. Ndonjëherë mund të ketë qenë edhe efekt i tabusë endogamike – nëse ty të pëlqen një vajzë e “fisit” tënd, atëherë nuk ke rrugë tjetër veç ta rrëmbesh, meqë endogamia nuk lejohet. Por në raste rrëmbimesh si ato të Ciklit, kemi të bëjmë thjesht me një transpozim të plaçkitjes – të mos harrojmë se, për Kanunin, “grueja asht shakull për me bartë.” Një lloj kafshe pune ose aseti ekonomik dhe asgjë më tepër.
[jo diskutime etimologjike, ju lutem. 2Xh]
Dashuria, qoftë ajo seksuale apo edhe vetëm në kuadrin e ndjenjave, në fund të fundit është vetëm diçka që lind instiktivisht dhe që ka të bëjë me zotërimin e asaj çka na pëlqen… pra, ajo s’është gjë tjetër veçse “kapriçoja” e kalamanit për të patur në thesin e lodrave të tij edhe lodrën e fundit që ka parë dhe e ka tërhequr.
Ashtu si një fëmije nuk mund t’i mbushësh mendjen që lodra, që ai këmbëngul për ta patur, nuk është as më e bukur dhe as më funksionale se një tjetër që ne duam t’i dhurojmë, ashtu edhe dashuria me fiksimet e saj e bën njeriun fëmijë dhe nuk e lë të arsyetojë racionalisht .
Sidoqoftë, sado e fortë që të jetë ndjenja, dashuria mbetet dëshira për të zotëruar, dhe në këtë aspekt, shqipja nuk di të bëjë dredha, i bije troç dhe e thërret me atë çka duhet ta thërrasë: Të dua.
Nuk e di në gjuhët e tjera, por edhe në italisht, kjo dëshirë poseidimi, në aktin e deklarimit, megjithse shumë larg ti amos-s, gjen përdorim edhe “ti voglio (bene)”.
Xha xha ne gjithe Europen gruaja ka qene tip kaceku per publikun mashkullor, marredheniet i rregullonte kisha, nderkaq liria e grave ‘barbare’ i terrorizonte autoret klasike greke. Meqe tradita kishtare jo vetem e Lindjes por edhe e Perendimit, nuk mund te konceptohet dot pa rolin e jashtezakonshem te teologeve bizantine, ky rregullim i marredhenieve mund te quhet produkt heleno-hebraik ( iu vu viza tradites romake).
Kisha e ka pase luftuar me te gjitha forcat martesen me rrembim, absolutisht nuk ia njihte vlefshmerine, sepse nepermjet legjitimitetit martesor kisha riprodhonte fuqine e saj ne terren.
Megjithate martesa me rrembim mbijetoi me shekuj.
Tani ketu ka diçka shume me te forte sesa ‘grabitja’ e femres, nuk mund te behet barazimi rrembim=grabitje, aq me teper kur perdhunimi denohej me vdekje dhe me gjakhupje, qe eshte denimi maksimal, pra futej ne kategorine e krimeve me te renda, me i rende se vete vrasja.
Kemi ne kenget e jugut bandillin qe rremben vajzen, ku figura e bandillit perceptohet si tip dashnori thuajse-romantik, tek Perralle nga e kaluara, kemi vajzen qe ktheu fshatin permbys per te marre bandillin.
Natyrisht behet fjale per raste te rralla, por si ne veri si ne jug, kemi te bejme me rrembim ‘te miratuar’ nga vajza, perndryshe rrembimi do ishte grabitje dhe ate pune e ka ndare gjithnje plumbi.
Vullneti i femres ishte vendimtari, por njekohesisht vullneti i saj tregon qe edhe ajo e lakmonte djalin, pra te dyja palet lakmoheshin.
Tani kur te dy lakmojne njeri-tjetrin aq sa te shfrytezojne te vetmen hapesire, te vetmin shteg per ti shpetuar rregullit, pra konceptin e rrembimit, kjo lakmia duket te kete edhe ate aspektin frymor te dashurise , pra kemi diçka me shume sesa aspektin mishtor te deshires.
E perseris, jane raste te rralla, por duhet te jene mbijetoja te nje tradite para-kristiane te cilen krishterimi u perpoq ta çrrenjoste, por ja qe shoqeria i njihte njefare vlere.
Persa i perket fjaleve love/lieben, amare edhe keto nga koncepti i deshires e kane prejardhjen, etimologjikisht nuk dalin dot nga karakteri mishtor, ai frymor eshte perftese graduale qe lidhet filimisht me parine per tu ‘demokratizuar’ relativisht vone.
Mirepo pas 1968, kemi ‘regresin’ nga karakteri frymor ne ate mishtor, amore, amare perdoren rendom ne kuptimin e ‘desiderare’, por edhe love besoj se te njejtin ndryshim semantik do kete pesuar meqe Amerika eshte pararoje kulturore te pakten po aq sa Franca.
Nuk ka ndonje gje te habitshme qe edhe ne Shqiperi sundon karakteri mishtor e jo frymor, ky i fundit vazhdon te qendroje kokerforte tek lexuesit/et e ndikuar rende nga romanet e shek 19 dhe poezite.
Pozita elitiste do thoshte se dashuria eshte plebeizuar pra reduktuar ne deshire, pozita feministe nuk di çfare do, se nuk i pelqen ky reduktimi ne deshire por edhe parimi i lirise seksuale nuk i mbijeton dot realitetit mishtor te seksit.
Paradoksalisht maskilistet gjenden mjaft mire me ndryshimet, sepse te çliruar nga detyra e rojtarit moral te gjithe shoqerise, mund gjezdisin lirshem ne shoqeri duke mbajtur vetem rolin e rojtarit te moralit familjar.
Mashkulli shqiptar aktualisht ndjen vetem detyrimin e ruajtjes se moralit familjar (ndaj motres e gruas), me aq sa mundet, nderkaq ndryshimet ne shoqeri thjesht kane permiresuar apo kthyer ne te drejte ate qe dikur ka qene privilegj per te paktet dhe gjithe kjo me nje kosto fare te ulet ne pushtetin familjar dhe publik. Ka edhe qe se pranojne koston dhe ndryshimet por jane kunder frymes se kohes dhe nuk kane nje Fe ku te mbeshteten, prandaj do deshtojne ne perpjekjet e tyre konservative.
Femrat nderkaq jane ne kaos, kane humbur pikat e referimit, pas te 30-ve shpesh pesojne ‘regres’ duke marre si shembuj mamate e tyre, biles do thoja qe emancipimi i femres ka shpejtesi te ndryshme, qe nga emancipimi me shpejtesine e breshkes e deri tek emancipimi me shpejtesi kozmike.
Sidoqofte dashuria ka hyre ne kohen e koleres prej kohesh, ka ardhur koha e arte e deshires, e cila ne fund te fundit eshte objektive dhe e zberthyeshme shkencerisht. Triumfi i racionalitetit ?
Megjithese xhai2,
Eshte e rendesishme te kuptohet qe dashuria dhe du-ja jane dy gjera krejt te ndryshme. Do-ja ka te beje me nje kusht, i cili eshte nje nevoje e caktuar materiale, sexuale, etj, ndersa dashuria, qe me duket m’teper si kunderforma e do-se, ka te beje me dashurine midis njerezve pa qene i kushtezuar nga kushtet materiale dhe fizilogjike, ku berjen e femijeve, e cilesoj te palidhur me dashurine qe kane midis vetes prodhuesit e tyre.
Martesat me Kishe kishin perbrenda gjithmone kushtin, detyrimin dhe per rjedhoje ishin me teper nje rotine njerezore. Te dashurosh dike , me pare duhet te prekesh nga kjo ndjenje e pakushtezuar ne nevojat,.Ne kushtet e shoqerise shqiptare te vjeter, pikerisht “rrembimi” ndodhte pasi kishin rene ne dashuri dhe kjo dashuri perngohej per arsye te ndryshme, pengesa-kushte te ndryshme qe vinin nga mbylljet kishtare dhe zakonore te shoqerise. Rrembimi gjithmone ndodhte kur palet kushtezuese kushtezonin te pakushtezueshmen, dashurine. “Rrembimi” kur vajza ishte pro , mund te thuhet me plote fjalen qe ka qene nje nga “dashurite” ne kuptimin e vertete te saj, nje lirim nga kushtet.
Gjate periudhes se shoqerise socialiste, kur kushtezimet materiale dhe morale gjithashtu ishin jo shume te ndryshme nga te shoqerive te meparshme, pati nji gje positive, e cila ishta heqja e kufizimit fetar, aq mbytes ne kete drejtim ne shoqerine shqiptare. Heqja e tuteles fetare, sidomos asaj islamike, çliroi nje pjese te gruas nga nje prapambetje e jashtezakonshme formale dhe jo formale. Migjeni e ka pershkruar disi qe shoqerite e mbyllura me shume zhvillojne deshiren per seksin sesa per dashurine, duke bere bllokimin e kesaj nevoje biollogjike me dhune, moshen, kohen, si periudhen pas marteses. Sepse, qe te vemi tek dashuria duhet me pare qe shoqeria te jete regulluar ligjerisht ne menyre positive reth seksit te lire. Pra, seksi duhet te jete ilire qe te most e behet nje kushtezim per dashurine, perndryshe shume “dashuri” qe kane nevojen seksuale te fsheur nuk jane dashuri, por jane lakmim per trupin.
Pas vitit ’90 shoqeria po vjen drejt seksit te lire, por vjen gjithashtu nje faktor tjeter negativ, kunder dashurise. Mbizoterimi i materiales, i parase formon kushtin per dashurine, duke i kthyer ne shumicen e rasteve ato me mosdashuri.
Nuk kam njohuri te vecanta gjuhesore dhe as studime akademike perkatese,prandaj te me falni gabimet qe mund te bej.jam minoritar grek dhe per shkak te dygjuhesise kam verejtur qe ne adoleshencen e hereshme veshtiresine e perdorimit te fjales te dashuroj dhe dashuri ne gjuhen shqipe. fillimisht mendoja se arsyeja ishte organizimi patriarkal i shoqerise dhe si pasoje dhe i gjuhes (logjikes). d.m.th. vetem mashkulli dashuron (gruaja eshte vetem nje objekt qe “blihet”apo rrembehet dhe nuk na intereson se c`ndjen) dhe dashuria e nje mashkulli eshte kryesisht epshore, seksuale, poseduese apo pushtuese e objektit seksual, prandaj dhe tabu (veshtire te shprehet por vetem te praktikohet). ne kete kontekst, fjala “dashuri” pershkruan pikerisht ate cka thote. fjalet perkatese ne gjuhe te huaja kane te njejten etimologji por krejt tjeter kuptim ne praktikimin e gjuhes. ne kete pike dua te shtoje (me teper te kerkoje ndihmen tuaj) dicka ne problematiken tuaj. kam pershtypjen se fjala LOVE apo AMORE kane ndryshuar kuptimin e tyre fillestar (pa e humbur krejt) pas viteve te para protokristiane. tju kujtoj ketu se te krishteret e pare emeronin takimet e tyre “agapes”- dashurite. ne kete menyre i shtuan kesaj fjale nje kuptim te ri, ate te bashkeqendrimit ne te njejtin ambjent, me te njejtin besim duke ndare midis tyre te mirat e gjithsecilit (para, ushqime, pije, mendime, preokupime). keto “agape” -takime mistike- ishin vazhdimi i simbosit (vete fjala do te thote pijme se bashku) te periudhes arkaike dhe kryesisht asaj klasike. pa dyshim te krishteret e pare nuk mund te perdornin te njejten fjale per te pershkruar qelizen e pare te kishes (si institucion). qe te mos zgjatem, une mendoj se kuptimi i sotem i LOVE, AMORE eshte ai qe ka rrenjosur krishterimi ne maredheniet bashkshortore , ka modifikuar rilindja evropiane dhe konsolidoi romantizmi evropian. me fjale te tjera nocioni i sotem i LOVE, AMORE, ΑΓΑΠΗ) eshte konsoliduar relativisht vone. me pak imagjinate do ta pershkruaja kete nocion me pieta te Michelangelo ku Maria megjithse nene e krishtit, paraqitet ne nje moshe me te (pothuaj si e dashur e tij). ne se skulptori do ta vishte me lehte kete grua me tipare dhe shprehje “klasike” (nuk shpreh pothuajse fare dhimbje asketike kristjane), atehere dote kishim pothuajse nje skene te zakonshme te erotizmit te nendheshem ne filmat e sotem per adoleshente qe shet me kaq sukses hollivudi. se fundi, perse ne shqip fjala dashuri dhe te dashuroj nuk mund te imponohet si ne gjuhet e tjera? une mendoj se akoma nuk mundet, sepse si fjale librore (do preferoja “letrare”apo”fjalesore”per me shqip-me falni per guximin) e nje gjuhe qe eshte shkruar vone (relativisht) nuk ka arritur akoma te fitoje besimin e plote te folesit (se shpreh pikerisht ate qe mendon) dhe te degjuesit (se kupton pikerisht ate qe e thote). kerkoj dhe nje here ndjes ne se jam gabim dhe akoma me shume kerkoj ndricim nga ju (jeni me kompetente).
A ka lidhje shkruajtja e gjuhes me besimin e fjales?
Gjuha ndryshon minoratir, eshte nje njesi e gjalle dhe ndryshon regullisht. Kemi ne anglisht njesite awnie qe eshte kthyer ne bearded, auldfarram ne sagacious. Te tjera si whence kane vdekur. te reja fjale si legalese kane lindur.
Ajo ka ndryshuar aq shume sa zoti Shekspir nuk do te ishte ne gjendje te lexonte nje liber te shkruar ne Anglishten e sotme per kalamajte, femijet, Çikat-çunat-djelte-djemte-vajzat-gocat, dhe jo me ti kutponte to. Pse greqishtja e re eshte shkruajtur shpejt? Por anglishtja kur eshte shkruajt? Po Gjermanishtja kur eshte shkruajt?
E ke keqkuptuar xha2. Nuk ka gjuhe te thjeshta dhe te varfera, minoritar, dashuria ka po ate kuptim qe ka dhe amore, dashuria e nenes, per shembull, dhe nuk ka synim me negativ nese do te synohet ti hiqen fjalet ndonji gjuhe, sepse dikush ka mendimin qe nuk ka kuptimin tamam-tamam. Dashuri vjen nga kuptimi “me dhan”, dhe nuk ka te beje as kishen, as me pijet, por ka te beje me ate qe vetem ne nje rast ekziston sot sic e ka kuptimin ne te gjitha gjuhet, tek dashuria e nenes. Fjala varet nga sistemet, me shume vemi drejt prishjes, ose drejt ndreqjes, qe ka shume pak gjasa, dhe ndryshon kuptimi i dashurise. Pse minoritar ka ndonje dashuri pa kushtet enevojes, parase, seksit, pronesimit mendo, etj, andaj nga greqia. Une nuk besoj se ka ketu ne Amerike. Nese gjen ndonji rast 100, ec e na shkruaj.
Dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse. Dashuria nuk është xheloze, nuk mbahet me të madh, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon interesat e veta, nuk provokohet. Ajo nuk e mban llogari të keqen. Nuk gëzon për padrejtësinë, por gëzon me të vërtetën. Mban çdo gjë, beson çdo gjë, shpreson çdo gjë, i qëndron çdo gjëje.1 Korintasve 13:1-13
keto vargje te famshme te ungjillit pershkruajn dashurine ideale kristjane.une mendoj(ndoshta jam gabim)se ky aplikim i ri(per kohen e vete)i fjales dashuri(me dashte,dua-kjo eshte etimologjia)pasuroi kuptimin e dashurise ndergjinore ne vecanti.them se e pasuroi pasi sigurisht nuk humbi karakteristikat e tjera(seksuale,etike,sociale).nje aplikim i tille i fjales dashuri eshte i varfer ne letrat shqiptare.akoma me pak ne pop kulturen shqiptare.ne kenget popullore kjo fjale perdoret vetem ne shqiperine e mesme(dashni-dashnia)por prap me kuptimin e kamufluar seksual(perdorin me teper fjalen sevda),ne pop kulturen e sotme,fjala dashuri perdoret ralle me kuptimin e plote letrar te saj,prandaj tingellon pak sa e stisur,e genjeshter.pra une mendoj se eshte ceshtje praktikimi dhe abituimi ne gjuhen e folur.kjo fjale kerkon kohe per te ndryshuar kuptimin dhe me ne fund te bindi .
ndoshta jam gabim.ndoshta.
nuk do te doja te flisja per gjuhen time amtare,greqishten,dhe te beja analogjine.me lejoni vetem te shenoj se ne greqisht,pervec fjaleve te tjera qe pershkruajne mardheniet ndergjinore(si ne gjithe gjuhet e botes)perdoret dhe fjala ερως-ερωτας-ερωτευμενος(i sunduar nga erosi).ne greqisht nuk mund te shprehesh”kam rene ne dashuri,jam ne dashuri”por “jam i sunduar nga erosi”.vetem kur subjekti(burre apo grua)ndjen dicka me te thelle dhe konstante(ate cka themi “per jete”)atehete flet per dashuri dhe se dashuron(αγαπη-agape).mendoj se fjala dashuri eshte akoma analoge e eros dhe nuk ka marre akoma peshen e agape.ju lutem kete koment te fundit mos e vishni me nuanca politike apo nacionaliste(nuk ka asnje kuptim as synim te tille).vitet e fundit nacionalizmi ne shqiperi lulezon,prandaj,larg meje te tilla debate.
ju falem nderit.
Pse forma ‘dashuroj’ ende has, ne shek. e XXI, në vështirësi të natyrës kontekstuale dhe performative ? (siç i quan xha xhai), kur dihet se ajo ka qene forma më e propozuar nga mediat dhe arti shqiptar per dekada te tera (kujtoni nje kenge te viteve ’80 qe fillonte me : “Te dashuroj/dhe çdo çast me prane te ndjej:… http://www.youtube.com/watch?v=E0ZkrBROWrc )
A mund te sherbeje shtrimi i kesaj pyetje (te cilen, ja kam bere vetes prej vitesh, duke qene se po aq prej vitesh komunikoj me se shumti ne nje gjuhe tjeter nga shqipja) per te ‘matur’ më sakt, më drejt e pa pasione politike evoluimin e universit social, kulturor e shpirteror shqiptar ne keto 60-70 vitet e fundit ? Nje ‘sebep’ i mire apo jo, kjo puna e ‘sevdase’ ??!
Sot ne mengjes, duke pire nje kafe ne veranden e nje Starbuks, nje djale reth te 25-30 afrohet tek tavolina ime dhe me thote:” Te lutem mund te me jipni nje nga cigaret tuaja, sepse jam duke pire Molboro me mente, te cilat per disa arsye nuk mund ti pije me”.
I afrova cigaren prej paketes time Malboro e lehte, dhe i thashe: “Une mendoj se perdorimi i mentes ne to eshte bere me qellim per te kenaqur shijet femrore”.
Ai tha:”Po ke te drejte, por ato une i pija me gjithe te dashuren time, prej tre vjetesh, dhe sot nuk mund ti pi me.”
Duke degjuar nje akcent shume te lehte ne anglishten e tij, e pyeta: “Prej nga jeni?”. ai u pergjigj:”Nga Serbia”. I thashe une jam nga Shqiperia dhe nuk supozohet qe une te jap nje cigare ty, sepse ne opinioni na ka cilesuar armiq. Ai pergjigjet ” Por, ne jemi gjithashtu amerikan”.
“Bej shaka- i thashe, por para se te jemi serb, shqiptar, amerikan, ne jemi qenie njerezore.
“Reth te dashures tuaj, Kishit rene ne dashuri me te qe dukeni kaq shume i merzitur?”-e pyeta perseri.
“Nuk e di se cfare te them, por ne fillim me pelqeu se ishte shume e bukur, me vone personaliteti i saj, dhe ne vitin e fundit vetem seksi”.
“Cilen pjese love me shume”-pyeta
“Natyrisht, pjesen e fundit- u pergjigj ai-dhe ka mundesi ate vetem do te mbaj ment prej saj”.
Gjysem ore me vone , i shkova ne tavoline dhe i lashe edhe dy cigare te tjera, sepse vezhgova qe pas cigares time piu pa reshtur cigaret e tij-saj me mente. I pranoi me kenaqesi dhe tha” Une jam Boris, keni mundesine te perserini emrin tuaj”.
Pasi i perserita emrin tim i thashe:” Boris nuk mendoj se do te hasni ndonjehere dashuri te vertete, pamvaresiht se ne i kemi veme ate emer, sepse ajo ndikohet nga faktore te tjere qe nuk e lejojne ate t’ndodhi. Ndoshta do te vije ajo dite kur njerezit do te dashurojne vertet, por mendimi im eshte qe ajo dite eshte shume e larget ne te ardhmen, pothuaj nuk imagjionohet. Edhe ne filmin Star trek, nuk e di pse nuk skenarizohet”.