U njoftua se qeveria shqiptare do të shesë disa nga hidrocentralet kryesore të vendit (Ulzën, Shkopetin, Bistricën 1 dhe 2); sikurse do të shesë edhe atë pjesë të Rrugës së Kombit që kalon nëpër Shqipëri.
Fjala shitje nuk më pëlqen, më krijon një lloj ankthi ose parandjenje për katastrofë.
Shitjen e aseteve të tilla, vepra të mundimshme dhe fosile të një epoke tjetër tashmë të vdekur, e shoqëroj në mendje me një nipçe plangprishës, që i bën rrush e kumbulla pasuritë që i ka lënë xhaxhai.
E shoqëroj edhe me hienën, e cila jeton me javë të tëra duke pickuar mish kutërbues nga ndonjë kërmë e hatashme hipopotami.
Shqipëria është e tëra në shitje, siç vërente me lemeri edhe A. Klosi në një artikull të para pak ditëve në Shekulli (“Shitet”).
Prit kur të vijnë të na marrin edhe statujën e Skënderbeut, po t’u hyjë në punë; së bashku me Shpellën e Dragobisë dhe Bjeshkët e Namuna dhe vargmalin Shëndëlli-Lunxhëri-Bureto (fundja edhe atë tjetrin, Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, për të mos prishur qejfin); Kullën e Sahatit dhe Kullën e Oroshit; Zallin e Kirit dhe Varrin e Bamit; Kanunin e Lekës dhe Kanunin e Labërisë; ndonjë hero minor të Ciklit të Kreshnikëve, eshtrat e ndonjë patrioti dytësor; trashëgiminë indo-europiane të shqipes. S’ka problem. Vetëm kufirin detar me Greqinë të mos na e ngasë kush!
Ndoshta një ditë do të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë në shitje edhe anëtarësinë në NATO, njëlloj siç kanë shitur dekoratat dhe medaljet gjeneralët e dikurshëm, ose titujt e fisnikërisë aristokratët e rënë nga vafti.
Qeveria shqiptare po shet ato që, në anglishte, u thonë “xhevahiret e familjes”, në kërkim të pares së bardhë për ditën e zezë, e cila në Shqipëri po merr përmasa polare.
Vendin e drejton filozofia e plaçkitjes ose e atyre që nuk prodhojnë asgjë, zakonisht sepse nuk prodhojnë dot, janë shterpë nga sperma dhe nga idetë; nuk krijojnë dot asgjë, veç llogarive bankare që hapin dhe hierarkive tribale që ngrenë dhe skemave që sajojnë për të nxjerrë dhjamin nga pleshti.
Vendin e drejton një klasë e cila po bën plaçkë.
Në fund të viteve 1980, kujtonim se Shqipëria nuk mund të varfërohej më, pa u përtharë dhe zhdukur krejt nga harta, si rërë e kripë fryrë nga era.
Sa gabim e paskemi pasur! Ajo Shqipëri, e katandisur në 500 g mish pule në javë për familje, do të mbante me bukë njëzet vjetët që pasuan – me pasuritë e veta të tundshme dhe të patundshme, njerëzit që i ikën dhe gërmadhat që i mbetën.
Kam takuar dikur, në vitet 1990, një italian grandilokuent, që kërkonte të blente borxhin e jashtëm të Shqipërisë. I thanë që borxhi nuk ishte për shitje, me sa duket ngaqë nuk u ofroi shumë.
Situatë absurde, e denjë për një Beckett ose një Pynchon.
Te Shqipëria e djeshme disa shihnin veç barkun e tharë, disa të tjerë veç virgjërinë.
Tregojnë një histori për një firmë frënge këpucësh, që dërgoi dy agjentë të vetët në Afrikë, për të studiuar tregun atje. Pas një farë kohe, ia beh telegrami i parë, nga njëri prej agjentëve: “Mos dërgoni mall, këtu të gjithë ecin zbathur.” Të nesërmen, telegrafoi edhe agjenti tjetër: “Dërgoni mall sa të mundeni, këtu të gjithë ecin zbathur.”
Vetë mekanizmi i plaçkitjes, të kthyer në art e të zbatuar në fusha të reja, të panjohura për plaçkitësit profesionistë të djeshëm; vetë ky mekanizëm mbështetet në ripërdorimin e vlerave, riciklimin, ndonjëherë ricitimin.
Nga një këndvështrim tjetër, kështu procedon edhe post-modernizmi.
Në një shkrim në Gazeta Shqiptare, S. Kalo shkruante për “ripërdorjen e simboleve, produkteve, imazheve apo kulturës materiale të socializmit” nga artistët vizualë shqiptarë; të cilët më parë kanë ripërdorur, me eklektizëm të habitshëm, arritjet dhe përftesat e të gjitha formave dhe shkollave kryesore të artit modernist perëndimor, gjatë shekullit XX.
Plaçkitja, në këtë rast është simbolike dhe, të paktën virtualisht, vjen e çliruar nga përgjegjësia morale e shitjes. Nëse publiku shqiptar ende entuziazmohet me filmat e Kinostudios Shqipëria e Re dhe këngët e Festivaleve të RTSh dhe Familjen e Peshkatarit, atëherë përpjekjet e artistit post-modern për t’i shaluar këto përjetime nuk duhen barazuar me ato të një qeverie, e cila nxjerr në shitje hidrocentralet dhe hekurudhat.
Nëse gjesti post-modern i zhvatjes së artit soc-realist është edhe një lloj regresi psikotik në siguritë e ofruara nga komunikimi univok në vitet e totalitarizmit, shitja e aseteve industriale, infrastrukturore dhe gjeografike veç tradhton një koncept kriminal për zhvillimin si mbijetesë të qeverisjes.
Kete vargmalin Lunxheri Shendelli Bureto nuk e pranoj dot se mund ta marrin, kurse per ate tjetrin, do ua jepja me qejf Trebeshinen dhe luginen e Dishnices qe e pergjon rrezes. Nuk ka ndodhur asgje qe nga lufta italo-greke, eshte nje vape acaruese ne vere dhe nje lageshti e pashqitshme ne dimer. Perrenjte vetem thahen, ka vetem çaj te mire qe mbin pa mundim njerezor, qipi me kashte, gomere kryesisht gri dhe njerez qe flasin nje dialekt ku sundon edhe ne pasthirrma psikologjia e dyshimit dhe kujdesit per cdo gje. Do pranoja ta merrnin sepse tanet nuk kane cfare t’i bejne, kurse te huajt do e linin ashtu per hir te “origjinalitetit” qe ka. Dhembeli dhe Nemerçka jane te bukur dhe per me teper qe i stolis Vjosa, ndersa Luxherine andej thjesht nuk e marrin dot. Nje lajm i mire; sot Lana kishte uje blu.
Nuk diskutohet qe te gjitha qeverite ne Shqiperi kane qene dhe jane te papergjegjshme dhe imorale. Klosi dhe Xhaxhai kane te drejte, ne nivel emocional, qe kjo puna e shitjeve te pasurive kombetare eshte shume e trishtuar. Por, nuk do nxitohesha te gjykoja pa patur dijeni per gjithe aspektet ekonomike/financiare qe detyrojne keto politika shitjesh. Me duket nje shpjegim shume i thjeshtezuar ky “shteti i papergjegjshem/hajdut po shet Shqiperine qe te financoje veten dhe te mbushe xhepat e privateve.”
Mund te mos na pelqeje, mund te mos jemi dakord, por politikat ekonomike te tipit “privatizim/shitje e aseteve se shteti nuk ka buxhet ti mirembaje/financoje” nuk jane thjesht vendime te qeverive shqiptare. Jane zbatim i politikave qe imponohen nga FMN, BB, EU etj.
Fukarallek, maskarallek, tha.
Per saktesi, nuk shiten rruget, por jepen me koncesion. Tani eshte e veshtire te sqarohen gjithologet qe ilumonojne miletin me folklor dhe privatizim, pasi keta i dine te gjitha, por sot jetojme ne sistemin ekonomik qe quhet kapitalizem. Armiqesia dhe urrejtja ndaj prones private dhe privatizimit ne teresi keshtu ligjerisht nuk ekziston, por si reminishence e se kaluares eshte e forte dhe manifestohet rende bile edhe me te njejtin fjalor te koheve te shkuara.
Privatizimi per ata qe e njohin sadopak kete qasje behet pikerisht per t’i dhene fund plackitjes, keqmenaxhimit, mosefikasitetet, klienteles, allishverisheve etj. Te pakten keta argumenta perdoren pastaj sesa qendrojne nga rasti ne rast duhet debatuar. Nese dikush plackitje quan fitimin dhe pronesine e nje entiteti privat mbi mjetet e prodhimit, me keqardhje ju njoftojme se lufta ka mbaruar: jetojme ne ekonomi tregu e kapitalizem.
Kjo qe po ben qeveria shqiptare nuk eshte shpikje e saj e as ndonje hap i nxituar por thjesht qasje e praktika qe vendet perendimore i kane bere me kohe. Shikoni Angline ne vitet 80, pastaj vendet e tjera me rradhe. Privatizuan me telekomunikacione, hekurudha, transport ajror, prodhimin e energjise elektrike, me pak fjale te gjitha ato qe njihen si “state owned companies” etj.
Privatizimi per shkak te kompeticionit ne treg sic na vjen jo vetem ne teori por edhe ne praktike sjell sherbime dhe shperndarje te mallrave me mire sesa mund ta beje qeveria, gjithashtu con ne ulje cmimesh, kualitet me te madh, me shume zgjedhje per konsumatorin etj.
Me zgjerimin e bizneseve dhe investimin nga privatet te shtyre nga faktoret e tregut rritet edhe punesimi, prodhimi, taksat qe keto kompani private paguajne e keshtu me rradhe.
Shteti ka pak motivim per ta bere te suksesshme nje kompani qe ka ne pronesi, aq me shume kjo kur e ka monopol pasi nuk ka kompeticion dhe kur nuk ka kompeticion edhe konsumatori eshte i detyruar te marre ate sherbim apo mall qe i ofrohet, pavaresisht nese eshte i mire ose i keq ose mund te ishte me i mire dhe me i lire.
Edhe kur u privatizua ne fillimet e tranzicionit prodhimi dhe shperndarja e bukes, nese e mbani mend, pati frikera e skepticizem, sidomos ne nje vend si Shqiperia ku etatizmi ka qene ne ekstrem, por brenda pak kohesh ajo reforme e domosdoshme i bindi te gjithe qe funksionoi shume mire. Nga nje krize ku nuk furnizohej dot sic duhet popullta me buke, harrojini fare zgjedhjet dhe shumellojshmerine, kur e kishte shteti, u be nje gje krejt tjeter kur e mori privati. Buka ishte ne cdo kohe, kudo dhe per kedo, me mundesi zgjedhjeje e shumellojshmeri.
Sigurisht qe duhet pasur kujdes ne privatizimet qe behen, duke u mbrojtur konsumatori, duke pasur mbikqyrje tregu, rreziku nga monopolet etj. por pavaresisht nga keto nuk do te thote qe ne duhet te ndalim privatizimin dhe te kthejme cdo gje ne kohen e kooperativave e ndermarrjeve bujqesore te shtetit.
MB, kam disa probleme me komentin tënd.
Unë nuk shoh të jetë bërë aq problem privatizimi, sesa shitja të huajve e aseteve strategjike; dhe kjo jo në emër të ndonjë nacionalizmi sentimental ose arkaik, por ngaqë sovraniteti i një vendi si Shqipëria është vetvetiu i dobët dhe nuk mund të lihet të dobësohet edhe më shumë dhe të kthehet në republikë bananesh.
Ti thua se privatizmi “ behet pikerisht per t’i dhene fund plackitjes, keqmenaxhimit, mosefikasitetet, klienteles, allishverisheve”, por unë kam frikë se qeveria e tanishme në Tiranë po i bën privatizimet sepse ka nevojë për cash.
Thua më tej se “Kjo qe po ben qeveria shqiptare nuk eshte shpikje e saj e as ndonje hap i nxituar por thjesht qasje e praktika qe vendet perendimore i kane bere me kohe.” Mirëpo harron se (1) Shqipëria nuk është vend perëndimor, por ballkanik; dhe se (2) vendet perëndimore nuk janë bërë perëndimore duke privatizuar, por ia kanë lejuar vetes të privatizojnë sepse janë perëndimore. Nuk po bëj lojëra fjalësh. Anglia, që ti sjell si shembull, i ka xhepat të thellë. Edhe vendet e tjera si Anglia.
Thua gjithashtu: “Shteti ka pak motivim per ta bere te suksesshme nje kompani qe ka ne pronesi, aq me shume kjo kur e ka monopol”.
Nuk e kuptoj këtë argument. Për ta bërë të suksesshme kompaninë, shtetit i mjafton po ai motivim që e nxit ta shesë atë: paraja. Pse t’ia japësh një kompanie të huaj paranë e konsumatorit shqiptar, në një kohë që mund ta mbledhësh ti vetë si shtet, qoftë edhe nëpërmjet monopolit?
Jep shembullin e privatizimit të prodhimit dhe të shpërndarjes së bukës; por unë mund të sillja kundërshembullin e kompanive të telefonisë celulare, të cilat i kanë imponuar tregut shqiptar çmime të pabesueshme, pa mundur dot qeveria (dhe shteti) të ndërhyjnë tashmë; pas gjase, ngaqë janë korruptuar në nivel të lartë prej këtyre kompanive.
Thua më në fund se, që privatizimi ka problemet e veta, kjo “[nuk] do te thote qe ne duhet te ndalim privatizimin dhe te kthejme cdo gje ne kohen e kooperativave”; në fakt, nëse ka një gjë që i mungon sot fshatit shqiptar, janë pikërisht kooperativat. Ndoshta këto duhej t’i kishim kopjuar nga perëndimi më parë se praktikat privatizuese.
1. Ne c’kuptim dobesohet sovraniteti i Shqiperise pse jepet me koncesion nje pjese e Rruges se Kombit ose pse eshte dhene me koncesion kohe me pare Aeroporti i Rinasit (ka qene histori suksesi) ose privatizohen disa HECe? Mund te thuhet qe do te ishte me mire qe kapitali te mbetej plotesisht brenda Shqiperise duke u privatizuar nga sipermarrje vendase por nese nuk ka te tilla qe kane mundesite te konkurojne dhe fitojne per keto privatizime, biznesi dhe marredhenie me cdo kompani te huaj qe i nenshtrohet ligjeve dhe kontrates qe ben me shtetin shqiptar, nuk do te kishte asnjelloj gjeje te keqe.
Kjo frika ndaj te huajve qe na e kane me hile eshte e vjeter ne fakt.
2. Shteti ka nevoje per para qe te financoje investimet publike qe ka parashikuar dhe kjo eshte normale por disa milione me pak ose me shume nuk luajne gje ne financat e shtetit. Privatizimi si praktike e strategji eshte i hershem dhe zgjedhje e Shqiperise per te pershtatur ekonomine e saj me ate te vendeve te zhvilluara.
3. Shqiperia ka sistemin ekonomik si te vendeve perendimore dhe meton te arrije zhvillimin hap pas hapi te ketyre vendeve, keshtu qe praktikat e ketyre vendeve jane pervoje e mire per Shqiperine. Po te ishte i keq privatizimi nuk e kishin bere te parat keto shtete. Te jesh perendimor nuk te ben domosdoshmerisht te sukseshem, ashtu si te jesh ballkanas nuk te ben domosdoshmerisht te deshtuar. Vendet perendimore i permenda me shume si vende te zhvilluara por keto praktika jane aplikuar ne kater anet e globit.
4. Socializmin e provuam dhe e pame ku perfunduam ne fundvitet 80: krize e pergjithshme ku mungonin edhe gjerat me elementare.
Kompanite shteterore kane shume burokraci, nuk kane eficencen e kompanive private sepse ju mungojne fondet nga qeveria per te investuar ne teknologji, specializim etj., ju mungon motivimi qe ka nje kompani private per te kapur klientelen, e kjo behet edhe me evidente kur eshte monopol, pasi nuk ka konkurence. Kur nuk ka konkurence kompania nuk shtrengohet qe te mbaje klientelen me mallra sa me te mire e te lire se gjithsesi konsumatori nuk ka choice.
5. Eshte e vertete qe cmimet e telefonise celulare jane te larta dhe ne kete qeveria duhet te nderhyje sic eshte nderhyre nepermjet AKEP-it ku ka pasur ulje te cmimeve, por edhe ketu konkurenca dhe shtimi i operatoreve, jo sic ishte me pare me vetem dy operatore, do te coje ne ulje cmimesh. Sa per kualitetin e sherbimit, zgjedhjet e shumta etj. telefonia mobile s’ka te share dhe eshte njejte me ate ne perendim.
6. Seriozisht e ke ate te fundit? Kooperativat i provuam dhe te gjithe e pame sesa te suksesshme ishin. Deshtim total dhe mjerim per fshatin shqiptar por edhe per tregun pasi produktet mungonin kudo.
Kooperim ndermjet fermereve te ndryshem ose personave private sigurisht qe mund te kete dhe duhet te kete nese ka fitim, por kooperativa shteterore e kolektivizim jo. Ishin tmerr i madh kur i patem por edhe nuk i bejme dot sot se sistemi eshte tjeter.
Per te mos u zgjatur, privatizimi qe po behet ne disa HEC-e p.sh. ne kohe ka per te cuar edhe ne ulje te cmit te energjise pasi futet edhe privati ne kete treg dhe fillon konkurenca per te kapur klientele. I heq barren shtetit per t’i financuar e mbajtur keto ndermarrje etj.
MB, në diskutimin për dobësimin ose jo të sovranitetit, përmende Aeroportin e Rinasit; vërtet histori suksesi në çdo pikëpamje, por sidomos nga pikëpamja e udhëtarit. E megjithatë – megjithatë – ti do ta dish se, për shkak të marrëveshjes së koncesionit, Shqipëria nuk shfrytëzon dot tani Aeroportin e Kukësit, i cili ka vlerë strategjike. Nuk të duket ty kjo kufizim i sovranitetit?
Shkruan: “Kjo frika ndaj te huajve qe na e kane me hile eshte e vjeter ne fakt.” Natyrisht, por unë nuk bëj pjesë në atë grup që i kanë frikë të huajt se na e kanë me hile. Unë vetëm konstatoj që të huajt kanë interesat e tyre, të cilat nuk përkojnë me ato të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Në rast konflikti interesash, i huaji do të mbrojë të vetat, jo tonat.
Thua: “po të ishte i keq privatizimi…” Po privatizimi nuk është as i mirë as i keq; është si një vegël, të cilën mund ta përdorësh për mirë apo për keq. Rëndësi ka se çfarë privatizohet, si privatizohet dhe përse.
Po të lexosh argumentin tënd, duket sikur e vetmja alternativë është ajo midis socializmit shtetëror dhe privatizimit total; në të vërtetë, kjo nuk qëndron. Këto nuk janë alternativa, por dordolecë të cilët i përdorin neoliberalët (dhe kusarët) për të trembur fëmijët.
Përkundrazi, po të shkosh e të shohësh praktikat ekonomike anembanë botës, do të gjesh modele nga më të ndryshmit. Nuk ka asnjë bazë teza se privatizimi total, si ai që propagandon Berisha, është modeli që i përshtatet Shqipërisë. Një model i kombinuar ose i përzier do të kish funksionuar më mirë.
Më në fund, për kooperativat. Kam frikë se ti nuk e di çfarë kanë qenë kooperativat në socializëm, as se çfarë mund të jenë ato sot. Përdor një term të çuditshëm: “kooperativa shtetërore.” Nuk po rri të shpjegoj se ç’ishin koperativat në kohën e Xhaxhit – si shumë forma të tjera ekonomike, edhe ato rezultuan një tjetër instancë e dështimit. Por parimi ekonomik i kooperativizimit është i shëndoshë. Kooperativat lulëzojnë anembanë botës. Sidomos ato në bujqësi, në blegtori, në frutikulturë, në industrinë ushqimore. Janë forma më e suksesshme dhe më humane e organizimit të ekonomisë fshatare.
Kontrata qe i ka dhene koncesionarit te Rinasit ekskluzivitetin e fluturimeve nderkombetare eshte problematike dhe nuk e di si do rregullohet qe te hyje ne pune edhe aeroporti i Kukesit, por ka qene nje dhurate qe na beri qeveria Nano. Prandaj e permenda edhe me pare qe duhet kujdes ne koncesione e privatizime, e ketu mund te debatojme sa te doni, por te kundershtohet apriori privatizimi, ne nje sistem kapitalist, me duket e nxituar. Disa e bejne edhe per snobizem se ju duket vetja cegevariste a chaveza qe po luftojne imperializmin amerikan, por ata qe nuk hyjne ne kete grup duhet te mendohen pak se te gjithe besoj nje qellim kemi ne kete debat: si te zhvillohet e rritet ekonomia e Shqiperise dhe te perfitojne qytetaret e saj.
Si investitori i huaj si shqiptaret i motivon fitimi dhe te mirat qe do kene nga nje kontrate qe behet per nje investim ose blerje te caktuar. Asnjera nga palet nuk e ben per bamiresi ate pune, por secila pale mundohet te perfitoje sa me shume dhe sigurisht ka edhe kompromise. Cdo gje behet ne baze te rregullave dhe nje mirebesimi reciprok. Deri ketu jemi ne rregull, ajo qe eshte e keqe fillon kur perdoren fjale te koheve te shkuara, si imperialistet, shfrytezuesit, pushtuesit, eksploituesit etj.
Kooperativat dhe ndermarrjet bujqesore ose fermat qe quheshin te kohes se komunizmit, drejtoheshin te gjitha nga partia dhe shteti i asaj kohe. Keto i raportonin dhe merrnin detyra nga plani i shtetit qe ju kerkonte kaq grure, miser, mish, qumesht etj. Paguheshin kooperativistet nga shteti e keshtu me rradhe. Pasi u be kolektivizimi u organizuan keto ndermarrje bujqesore shteterore dhe nuk arrinte as te permbushte nevojat e fshatareve e as te qytetareve. Nuk ishin kooperativa qe ishin ne pronesi dhe ne menaxhim te vete fermereve, sic mund te behet tani ose ne te ardhmen ndermjet fermereve dhe individeve qe zoterojne nje prone te caktuar.
Mendohu mire kesaj radhe – megjithese e di qe ti per te mbrojtur Saliun, i futesh detit me kembe e supes me pirun – por kesaj here eshte edhe me e veshtire puna, se te duhet te shpjegosh per çfare arsye u dashkan shitur pasuri qe i japin KESH-it (shtetit) fitime prej qindra miliona euro ne vit. Dhe ta dish o doktor i midhjes dhe i peshkut qe do qeshin edhe pulat kesaj here me ty.
Mirë do të ishte që këto të t’i sqaronte një ekonomist, por këta janë të zënë, prandaj më mbetet mua fjala.
Kooperativat bujqësore dhe fermat shtetërore kanë qenë dy organizime ekonomike të ndryshme mes tyre. Fermat ishin ndërmarrje shtetërore, kooperativat jo.
Kooperativat, siç e thotë edhe vetë fjala, ishin pronë e përbashkët e anëtarëve të tyre, jo e shtetit.
Tani, kuptohet, regjimi i Enverit bëri çfarë deshi me to dhe kooperativës i ka mbetur emër shumë i keq në Shqipëri; megjithatë, fshatari shqiptar herët a vonë do ta kuptojë se kooperativa është rruga më e mirë drejt mbrothësisë ekonomike.
Me sa di unë, kooperativat në Shqipëri kanë qenë më pak “shtetërore” nga natyra sesa kolkozet në Bashkimin Sovjetik; megjithatë këto dallime sot mund të tingëllojnë si të dorës së dytë; në një kohë që ekuacionet kooperativa = kolkoze, ferma shtetërore = sovkoze në vija të trasha qëndrojnë.
Nga ana tjetër, mund të vërehet edhe se kooperativat nuk mund të funksionojnë dot në kushtet e ekonomisë autarkike dhe të një tregu të mbyllur ndaj konkurrencës.
Të mos harrojmë edhe se bujqësinë shqiptare e shkatërroi përfundimisht jo kooperativa, por ngushtimi dhe rrudhja dhe tkurrja e “oborrit kooperativist”, të kurorëzuara me eksperimentin ramizist të arëzave dhe të tufëzave, që prodhoi, ndër të tjera, një brez të tërë shqiptarësh të kequshqyer, deficiencat mendore të të cilit po i vuajmë tani të gjithë.
Keshtu me llafe prone e perbashket ishte cdo gje ne Shqiperi ne kohe te komunizmit. Socializmi qe po ndertonim me forcat tona kete nenkuptonte, qe te gjithe anetaret ishin pronare te te gjithave, por ne realitet ishte krejt tjeter. Kjo kulture nuk na shqitet edhe sot ne, po ky eshte debat tjeter.
Kooperativat kane qene ne enderra prone e perbashket e fshatareve se ne te vertete drejtoheshin nga partia-shtet. Modeli i kooperativave qe ke ne mendje ti nuk ka ekzistuar kurre ne Shqiperi. Ate model mund ta gjejme ne perendim se ne Shqiperi e ne Bashkimin Sovjetik jo. Kooperativat tek ne ishin si pasoje e kolektivizimit masiv dhe te dhunshem, pergjigjeshin ne plan te shtetit, paguheshin punetoret nga shteti e te tjera (mund ta pyesesh ndonje ekonomist agrar se ta sqaron kete).
Kooperativat dhe fermat e asaj kohe ishin modeli i bujqesise socialiste qe ishte shkaterrim per bujqesine shqiptare. Punohej sa per sy e faqe, menaxhimi ishte i keq, teknologjia vjeterohej dhe arritem ne krizen qe edhe mbylli ciklin e komunizmit. Ate ngushtimin e oborrit kooperativist zgjeroje me tej se keshtu nuk na the gje.
Meraku im është gjetiu, jo te kooperativat e Enverit. Këto më duket se i njoh më mirë se ç’i njeh ti. Meraku im është që të mos ngatërrohemi me fjalën “kooperativë”, sikurse nuk duhet të ngatërrohemi me fjalët “demokraci popullore” që emërtonin pushtetin e atëhershëm. Fjalët janë si etiketat, i përdor si të duash. Merr një etiketë që shkruan sipër “dele” dhe ia ngjit ujkut, por kjo as e bën ujkun dele as delen ujk, por vetëm të tradhton ty që ke bërë ngjitjen.
Kooperativat për të cilat flas unë s’kanë të bëjnë me totalitarizmin. Unë jetoj në NYC dhe gjysmat e ushqimeve që kam në frigorifer janë prodhuar nga kooperativa dhe shiten nga kooperativa. Vërtet askush nuk bëhet milioner duke qenë pjesëtar i një kooperative, ama mund të jetojë shumë mirë dhe me vetëdijen se nuk po i rrjep kujt lëkurën. Hidhi një sy këtij linku (http://en.wikipedia.org/wiki/Cooperative) nëse nuk e ke bërë akoma; kooperativat janë një alternativë e mirë ndaj biznesit piramidal ose herarkik, veçanërisht të përshtatshme për disa sektorë, p.sh. bujqësinë.
Kooperativat nuk është se sjellin vetëm të mira ekonomike; krijojnë edhe rrjete sociale dhe komunitete gjeografike dhe ndërkrahinore, të cilat vijnë me institucionet e tyre. Nuk është e rastit që lulëzojnë në zona dhe në ekonomi të zhvilluara; zhvillimin edhe e dëshmojnë edhe e promovojnë. Për shembull, në Itali, Coop Italia, e cila zotëron zinxhirin më të madh të supermarketeve ushqimore në Itali (duke ia kaluar për nga xhiroja edhe francezeve Carrefour dhe Auchan) dhe ka një kuotë tregu prej 18.1%, është më e përhapur në veri dhe në qendër të gadishullit, sesa në jug.
Fshatarit shqiptar, kur i thua “kooperativë” i shkon mendja te krijesat anemike dhe monstruoze të kohës totalitare dhe lemeriset; për këtë sot e kanë fajin kryesisht agjencitë ekonomike – bankat, pushteti lokal, etj., të cilat duhet të kishin punuar më mirë me informimin. Mungesa e kooperativave po e vret fshatin në Shqipëri; ndoshta do të ishte rasti që të propagandoheshin – me fondet publike – ato pak kooperativa të suksesshme.
Kot sa për të sjellë një shembull: krahasoni hapësirën që u jepet, në mediat, komuniteteve gay & lesbian, me atë që u jepet kooperativave si modele biznesi (dhe socializimi). Shanset janë që një fshatar të lexojë e të dëgjojë më shumë për të parat, se për të dytat. Kjo nuk shkon.
Kooperativat e kane origjinen ne fshatin e mesjetes. Madje anarkistet e shekullit 19 kishin parasysh pikerish kete eksperience, kur ofronin si model “ndihmen reciproke” ne vend te “autoritetit”, si baze te organizimit social.
S’kam ç’t’i shtoj shkrimit të Xha Xhait, por kur pashë foton në krye të kësaj enzime, një nga kartat e një loje letrash (tarocchi) e quajtur I Varuri, m’u kujtua kjo poezi e Sylvia Plath dedikuar kësaj karte, që po e përkthej këtu:
I varuri (The hanging man)
Nga rrënjët e flokëve një zot më tërhoqi.
Nën voltazhin e tij blu u përcëllova si profet në shkretëtirë.
Netët rrokulliseshin si qepalla hardhucash:
botë ditësh të-shogëta-të-zbardhëta në zgavrën pa hije.
Një mërzi hutini në këtë pemë më mbërtheu.
T’ish në vend tim, do të bënte unë ç’bëra.
Ky shkrim ka nerv siç edhe duhet te kete, e pikerisht per kete arsye – se ne nerv e siper – mund te kete shpetuar edhe nje jo e vertete; sepse te thuash apo te lesh te kuptosh sikur ata qe ngriten zerin kunder allishverisheve me kufijte detare, qenkan edhe dakort me keto shitje, ose edhe thjesht t’i akuzosh per mosngritje zeri – me duket jo e vertete dhe nje mistifikim i realitetit; nderkohe qe te gjoreve, jam i sigurt, do u jene ngritur qimet e kokes perpjete kur e kane degjuar.
Te vetmit qe do i dalin ne mbrojtje kesaj nisme (siç edhe po ndodh me siper) jane Berishistet si puna e xhibit me shoke; te njejtet qe i dolen ne mbrojtje edhe shitjes se kufijve. Prandaj mendoj se eshte nje lapsus ajo fjalia me siper, e thene ne vrull e siper.