Mediat ndonjëherë shtrëngohen t’i japin lajmet siç u vijnë – detyra për të raportuar e mposht nevojën për të verifikuar, në një kohë që përgjegjësia i mbetet burimit.
Të gjitha mediat shqiptare e përcollën dje një lajm për një rrëmbim makabër, të shoqëruar me lindje fëmije forcërisht, viktimë e të cilit ishte një Griselda Zajmi, bashkëshortja shtatzënë e Kryebashkiakut të ri të Kavajës.
Meqë ky i fundit është zgjedhur nga radhët e opozitës, në një qytet si Kavaja, tradicionalisht të kontrolluar prej PD-së, shumë panë te rrëmbimi i Griseldës një krim të motivuar politikisht.
U mobilizuan menjëherë aparatet politike dhe propagandistike të së majtës; pati prononcime dhe pozicionime të panumërta. Deri edhe në kutinë time të postës mbërriti një komunikatë që e trajtonte ngjarjen sikur të ish fjala për masakër policore, kërcënim të demokracisë, frikësim dhe shantazh.
Në mes të këtij karnevali, askush nuk u kujtua të thoshte: prisni o njerëz të mirë, derisa të sqarohet mirë se çfarë ka ndodhur.
Siç doli më vonë dhe u cilësua me njoftime të Policisë, Prokurorisë dhe të mjekëve ekspertë të Maternitetit të Tiranës, ngjarja nuk ka ndodhur, krimi nuk është konsumuar, madje edhe vetë zonja nuk paska qenë shtatzënë.
Çuditërisht, përgënjeshtrimi i ngjarjes lajmërohej sot krah për krah me editorializimet – tashmë të diskredituara – të profesionistëve të penës, njëkohësisht solemne dhe sentimentale (pa përmendur frymën që do të jetë harxhuar mbrëmë në TV). Krimi dhe ndëshkimi, regjimi politik dhe dhuna, frikësimi dhe shantazhi, fati i gruas në shoqërinë patriarkale – është e habitshme se ç’forcë krijuese ka mendja e njeriut, kur e nget biçikletën pa duar.
Mediat jemi të prirur t’i besojmë, edhe kur e dimë se po gënjejnë; tek e fundit, nuk është gënjeshtra e tyre – por gjithnjë e dikujt tjetër. Viktima në fjalë bëri një denoncim dhe krimi, siç u rrëfye prej saj, ishte i jashtëzakonshëm; asnjë gazetar nuk do t’i rezistonte dot tundimit për ta shndërruar në scoop.
Mirëpo politika në Shqipëri e ka kalbur raportin e informacionit me të vërtetën kaq shumë, sa asnjë lloj lajmi nuk ngre peshë, nëse nuk mund të përdoret dot njëfarësoj si armë në luftën politike.
Figurën më të keqe, në këtë mes, e bënë analistët, editorialistët dhe komentatorët – të cilët, ndryshe nga reporterët, nuk kishin arsye pse të nxitonin kaq shumë, as pse të shpërfillnin mundësinë që e gjithë kjo histori të kish qenë e rreme.
Sot jemi të gjithë të pafuqishëm të ngushëllojmë familjen Rroshi për atë që ka ndodhur, njësoj si disa javë më parë kur ishim të pafuqishëm të besonim se ai do të zhburrëronte Sali Berishën në qytetin që po e mban në politikë për 20 vite.
Shkruante zakonisht i mirinformuari Mero Baze, në Tema, për ta rënduar pastaj dorën:
Për këtë arsye ata që kanë bërë këtë krim të tmerrshëm ndoshta nuk janë bash një bandë e Berishës, por janë një grup kriminal që e dinë se e gëzojnë Berishën me këtë që kanë bërë dhe janë të qetë se as policët, as mjekët, dhe askush në këtë vend nuk do të tregojë me gisht nga ata derisa në krye të vendit të rrijë Sali Berisha. Kjo është politika që ka prodhuar dje atë krim, nëse jemi në kushtet e një krimi ordiner, pa prapavijë politike. Kjo është politika që mban në terror çdo opozitar, çdo kritik të qeverisë, çdo kënd që i zë hisen e diellit Sali Berishës. Leksioni për të gjithë këtë kategori është i qartë, vrasësit dhe dhunuesit e tyre nuk do të gjenden kurrë. Ky është një sistem makthi dhe frike që Berisha e ka përsosur si sistem ndëshkimi ndaj kundërshtarëve të vet në këtë vend.
Kjo nuk është gazetari – por manipulim. Madje as lufta politike e mirëfilltë nuk mund të bëhet kështu, sepse guri i hedhur shndërrohet në bumerang.
Ndoshta edhe unë po ngutem tani që shkruaj; historia ende nuk është zbardhur përfundimisht. Tepër e thjeshtë të mendosh që z. Zajmi nuk ka qenë veçse një mitomane dhe ka thurur një narrativë të denjë për një film pseudo-feminist, nga ata që fitojnë në Festivalin e Berlinit; edhe pse raste të tilla njihen.
Mediat ndonjëherë shtrëngohen t’i japin lajmet ashtu siç u vijnë – por nuk është detyrë e tyrja të vihen në rolin e gjykatësit, në një kohë që krimi vetë nuk është ndriçuar. Për fat të keq, edhe kjo fiasko e sotmja do të përfundojë e përdorur politikisht, po si t’i bësh me faj të gjithë ata që ushqehen me kërma?
E quajta gallata e radhes shqiptare. Vendi ku cdo gje mund te ndodhi, te genjehet rendeshem, te ransformohet plotesisht, te manipulohet tashme edhe nga njerez e randomte te radheve te popullit, te politizohet menjehere, te sherbeje si nxites per nje kryengritje te armotosur per te permbysur cdo gje qw qnedron edne ne kembe me dhune, Nje shoqeri teper e kolektivizuar menderisht, teper e percudnuar dhe ne pragun e nje skizofrenie te shkalles e pasherueshme, teper e lehte qe ta haje kallep cdo lloj qw shtypet ne gazeta dhe fjaloset ne ne ekranet e TV. Gazeta qe nuk njohin e minimumin e trajtimit te lajmit, bile edhe te vetvetes, analiste serioze te “panshwm” qw po e kepusin nje krah te peshores, politikane qe ferkojne duart nga kenaqesia e ndodhjes , madje shkojne per vizite sikur ka vdekur i demtuari i “krimit” makaber. Ishte material per komedite e Hollivudit.
Burri i saj sot kishte kerkuar ndjese publike ne emer te familjes dhe te tijin, por gruan nuk pash ta zinte ne goje gjekundi.
Thone se gjithçka ishte sajuar thjesht vetem prej saj…
Lajmi i pare, qe nje grua shtatzene ishte rrembyer dhe kishte bere lindje te detyruar …dukej sikur vinte nga Marsi; por edhe ky i fundit, qe nje grua mund te simuloj per 9 muaj rresht nje shtatzani …nuk eshte se besohet lehte; per me teper kur degjojme sesi ne nje interviste te para do kohesh, i Ati tregonte qe ishte ne pritje te nje Djali te cilit tashme i kishin gjetur edhe emrin; por edhe te faktit qe vajza, perveçse ka edhe dy motra te tjera me te medha e te diplomuara – njeren prej tyre e ka edhe Mjeke.
Vetem kaq informacion sa na kane dhene, nuk me duket serioz; sidomos duke pasur parasysh edhe rendesine qe pati ky lajm ne publik. Mund te jete ngaqe eshte akoma heret dhe s’eshte zbardhur akoma e gjithe ngjarja, por qe duhet te japin edhe detaje te tjera per te hequr çdo dyshim – mendoj se duhet.
Per mua keqardhja (a mbase thjesht peshtira) me e madhe eshte per ata njerez jashte politikes dhe mediave (te cilat media jane pergjithesisht vegla te politikes) qe shnderrohen me kanibale politike pa nje pa dy, te cilet pa pike dinjiteti apo njerzilleku sulen mbi ngjarjet tragjike si ujqerit mbi delen, per ta perdorur kete viktime si leve politike, gjithe si pasoje e pasionit a urrjetjes per nje politikan (se nuk dua te besoj qe eshte nga urrejtja per gjysmen tjeter te popullit).
Eshte tragjikomike kur e mendon qe keta njerez qe komentojne ne inernet, si puna jone, nuk eshte se kane ndonje post politik a mediatik dhe hajt mo po ‘bojkotojne’ njerzillekun e dinjitetin per interes personal (si fjala vjen Merua). Jo keta njerez e bejne kete lojqe te qenefosur per sport.
Hidhini nje sy komenteve tek Peshku p.sh. dhe gjykoni vete: http://www.peshkupauje.com/2011/06/rrembehet-gruaja-e-kryebashkiakut-te-kav
Shpresoj qe te patken tu sherbeje kjo gje sadopak si pasqyre, dhe te pakten publikisht mos te legenosin veten deri ne kete derenxhe per pasion a urrejtje ndaj Rames a Berishes a kujtdo politikani a njeriu tjeter, megjithese dyshoj se kjo do ndodhe se jane po keta tipa qe kane neveri per ne qe s’luajme domosdoshmerisht ‘lojen’ e tyre si tifoza te cmendur te njerit a tjetrit politikan. Bile nuk do habitesha sikur keta ti justifikojne komentet e tyre si tregues se shkalles se larte te ndergjegjies njerezore…
Dhe sa per mediat qe “shtrengohen ti japin lajmet sic i vine” 2xha, aspak ashtu, perkundrazi, s’kane piken e profesionalizmit dhe integritetit, jane prostituta qe s’e kane problem te shokojne nje komb te tere dhe ti nxijne faqen atij anembane botes kur kjo i sherben eprorit te tyre politik.
Tani mbase i kane ‘pastruar’ faqet disa prej tyre, megjithate ja ca thote ky artikull i gazetes Shqip i dites se djeshme qe eshte akoma online ne kete moment; ben fajtor prokurorine dhe policine qe keta s’kane vene piskamen pa konirmuar asnje lajm, si dhe top qeni me shkoke, pra i akuzon pse keta s’kane konfirmuar ‘lajmin’ e mediave: http://gazeta-shqip.com/aktualitet/c9e01a08f63b896c40f0940a187ebdcc.html
Nga kerkimi ne Google me “Griselda Roshi” artikulli i pare qe del eshte ky ne anglisht i Top Channel. Shiko pra si lajmi jepet jo si deklarate e pakonfirmuar po si lajm zyrtar i konfirmuar: http://www.top-channel.tv/english/artikull.php?id=111
Tani pashe kete kroniken televize te djeshme te Topit me ilustrime me pamje fallco nga “arkiva” dhe te treguar me ton zeri si perrallat e ores 7 qe jepte qemoti Radio Tirana
Horror në Kavajë: http://www.youtube.com/watch?v=OIH4fOu4wwI
Per kuriozitet bera nje kerim tek faqja e Zerit te Amerikes. Pashe qe e kane hequr dhe ata artikullin nga faqja e tyre: http://www.voanews.com/albanian/news/Rrembehet-ne-Tirane-bashkeshortja-e-kryetarit-te-Bashkise-se-Kavajes-122963683.html
Zeri i Amerikes me ca kam pare tregon shume me teper profesionalizem nga mediat tona, nuk krahasohet fare me to, te pakten per ceshtjet politike. Po mesa duket e paskan ngrene dhe keta karemin me kete lajm. Gjithsesi eshte tregues me i keq per mua fakti qe e kane fshire artikullin. Keto gjera te fshirjes se artikujve nga faqja e gazetes i ben rendom Shekulli me shoke, po s’ka lezet ti beje nje media si Zeri i Amerikes.
Ky lajm tregoi që në Shqipëri nuk ekzistojnë gazetarët, madje edhe lexuesit e lajmeve.
Në FB, ekzistojnë prova e komenteve që kam lënë që mbas daljes së lajmit ku thosha që ky lajm është i rremë, mjafton fakti që një grua nuk mund të lind kurrë pa vullnetin e saj, por të gjithë filluan të më ofendonin e të më shanin.
Mediat para se të jepnin lajmin mjaftonte që të pyesnin fqinjët nëse Griselda ishte shtatzënë apo jo.
Studiot e News 24 janë 500 m. larg nga shtëpia e prindërve të Griseldës, në Shkozet, askush nuk shkoi të pyeste.
Edi Rama i shoqëruar me gruan e tij të katërt dhe me Erjon Velinën shkuan për vizitë, sepse donin ti jepnin nota politike çështjes, si shpjegohet që askush nuk ju tha që nusja e tyre nuk ishte shtatzënë?!
Erjon Braçe në FB po organizonte një revolucion.
Mero baze po ashtu.
Të gjithë shpresonin që kjo histori të ishte kështu, madje nuk donin që të dilte e vërteta.
ndoshta mund te mesoje me vone shqiptaret sesi duhet te konsiderojme nje lajm dhe ti japin atij kuptimin, drejtimin, madhesine, rendesine dhe vendin e duhur.Ne Amerike, krim mund te ndodhi ne cdo sekonde, por ne asnji rast nuk behet me faj politika, presidenti dhe partia ne fuqi, por personat qe e kane kryer, te cilet kerkohen, ndiqen, hetohen,kapen-arrestohen-ndalohn, procedohen ne gjykate dhe vetem gjykatesi, vetem gjykatesi vendos ne fund se kush jane fajtoret. Ndersa per gazetat, sic eshte rasti i Shekullit, qe boton artikuj deri ku kerkohet perbysja me dhune e sistemit, cuditerisht edhe ne rastin e ketij lajmi ishte e para qe amplifikoi fuqishem genjeshtren, ka ardhur koha qe organet perkatese te kerkojne zbatojne lligjin ndaj saj. Permbysja me dhune eshte e denueshme sepse eshte kunder kushtetutes, kunder ligjit, si edhe mashtrimet si ne rastine e “Shekullit”, ashtu edhe ne rastin e Griseldes, te cilat kane efekt te madh negative ne publik duhet perseri te zbatohet ligji. Vetem ligji i kujton njerezit cfare eshte e lejuar dhe cfare eshte e ndaluar dhe ben dallimin midis anarkise, ku shkelesit e ligjit te cdo lloji vallzojne, dhe demokracise, ku shkelesit e ligjit te cdo lloji e kane vendin pas hekurave.
Tani se ka ketu kritizere qe organizojne kohen e tyre duke u akademizuar ne poza. Griselda i mashtroi te gjithe- Edi Rama se bashku me te shoqen dhe 20 deputete te PS-se shkuan ne shtepine e saj ne Kavaje. I ati deklaronte se priste femije; denoncimin e zhdukjes dhe rrembimit – pikerisht me keto terma – ne polici e beri kunati i Griseldes, ose vellai i kryetarit te Bashkise se Kavajes. E denueshme eshte vetem interpretimi politik i ceshtjes dhe jo percjellja e lajmit qe edhe me zbardhjen e versionit te vertete mbetet po aq terheqes si lajm. (kuptohet per gjindjen ketu).
Sa per ato meraqerat qe vihen re per permbysjen me dhune, mendoj se mire do ishte te permbysej njeher se jo per gje po ketu Kushtetura eshte si Prostitutat e Gropes se Hajdin Sejdise- e shkelin dhe nuk i japin leket fare. A thua eshte Zvicer, ligjin e kane merak te gjithe dhe mbani Edi Ramen se do na permbyse. Aq me teper qe opozita jone eshte konstruktive, ecen me moton; mbaje mend cfare kam per te bere. Ikin vitet dhe asgje.
Jam dakord me Theollogosin – shtypi nuk ka asnjë faj që e përcolli lajmin, ndërsa për editorializimet, faji u mbetet editorializuesve.
Ky farë lajmi ishte nga ata që kurrsesi nuk mund të lihej në heshtje, aq më tepër që me siguri ka dalë nga vetë viktima.
Shtypi e ka për detyrë t’i japë këto lajme. Ndoshta një farë rezerve mund të ishte mbajtur, por vetë ngjarja ishte aq e rëndë, sa edhe gazetarëve të kronikës u falet.
Tek e fundit, prandaj edhe historia që rrëfeu Griselda në fillim u konsiderua si e jashtëzakonshme.
Ka ende shumë paqartësi, sikurse nuk është e qartë as edhe sa të drejtë kemi ne, si publik, që të sqarohemi.
Për shembull, të dimë nëse Griselda shtatzënë ka marrë pjesë aktivisht në fushatën elektorale të të shoqit.
Shtatzënia është vërtet private, sa kohë që gruaja sheh punën e vet; por kur del në tribunë, shndërrohet në pozicionim politik.
Para disa kohësh, u bë zhurmë në ShBA në lidhje me shtatzëninë e fundit të Sarah Palin; në një kohë kur kjo ishte në moshë relativisht të madhe.
U tha, me atë rast, se Sarah Palin kish “gënjyer” për shtatzëninë, dhe se shtatzënë kish qenë, në të vërtetë, e bija. Sarah paskësh gënjyer, që e bija të mos e dështonte fëmijën, por ta mbante. Një teori komploti, të cilën disa e besojnë akoma.
Nga ana tjetër, nëse shtatzënia e Griseldës ishte publike dhe lajmi për rrëmbimin e saj u bë menjëherë publik, atëherë është vonë, për të gjitha palët, që të tërhiqen tani dhe të thonë se kjo është “çështje private”.
Gjithsesi, situata është e mirë për mediat – do të shiten më shumë.
Theollogos,
Pembysjet me dhune ne kohet moderne qe kane ardhur dhe vijne gjithmone nga primitevet, ne asnji rast nuk kane pasur kohezgjatje dhe sukses ne histori, ku me e shumta ka shku 70 vjet, dhe kryhen nga ata qe nuk jane te afte kuptojne me jo me elementaren e demokracise, por elemntaren e te menduarit. Sigurisht, ata qw nuk jane te afte gjithashtu te gjidhin problemet ne tavolinat qe disponon demokracia per kete pune kerkojne gjithmone te perdorin grushtin e turmes. Cdp lloji grushti eshte argumentuar qe eshte i pajusitifikueshem. Eshte mbarimi i mendimit te organizuar shoqeror modewrn dhe rifiilimi i cikleceve kafsherore qe gjithmone ka qene marsh mbrapsht i njerezimit.
Kritizeret jo vetem qe nuk jane politikane, por kurre nuk mund te behen politikane, si dhe ne asnje rast nuk duhet ngateruar Kritika me fotgrafine, organizmin e kohes , e te te tjera, por ka te beje me ate qe thote e shkruan, dhe ka gjitmone vleren e saj nese degjohet. Natyrisht, disa njerez kerkojne te shmangin drejtimin e te thenave te tjereve, te zhuritin ambjentin sikutues, e cila ka te beje me shume me vazhdimi nuk ndjek drejtimin e marre ne fillimin, humb ne nje rruge tjeter jashte hartes, qellimisht ose padashje.
Qe shtypi shqiptar ka dale nga binaret e ligjit eshte shume e qarte dhe qe kete e shfrytezojne politkanet per te realizuar deshirat e tyre duke abuzuar me presionin publik te tij, eshte po ashtu mese e sakte. Qe eshte anarki Shqiperia eshte shume e qarte, por eshte e rastesishme , apo kavie eksperimenti nen injeksione te disave, kjo akoma nuk dihet.
Qe partite politike nuk kane ndonji ndryshim ka degradimi i medias, gjithashtu eshte shume e qarte
Ajo qe me shqeteson mua eshte qe gjithe kjo quhet normale, bile joshese nga disa.
Qe shtyp dhe gazetari ne Shqiperi nuk ka, kjo dihet, duket dhe eshte e qarte. Eshte i vetmi vend ndoshta ne bote, ku kriter per te filluar pune gazetar nuk eshte kurajoja apo edhe deshira dhe formimi, por kapaciteti per te shkruar nje shqipe minimale. Por qe intelektualet tane- te nderuar vetem ne kohen e Diktatures- te lexojne te gjendja e shtypit berthamen e se keqes, kur ajo eshte vetem nje simptome, kjo atehere per mua eshte e shumta publicitet falas. D.m.th vazhdoni shani se ketu jane gazetaret, po njesoj.
Une ne Oksident nuk jetoj, megjithese rrenje oksidentale kam, por me sa di edhe aty media ne pergjithesi kritikohet shume; si per abuzimin qe ben, ashtu edhe per rreshqitjen ne banalitete te neveritshme te tipit; kastreveci i fundit qe hengri Osama Bin Laden nuk ishte prekur nga bakteri E – Coli.
Kurse sa per ate te permbysjeve me dhune- s’di c’te them. Ngjarjet ne Afrike nuk i quajta une Pranvera arabe.
Pembysjet me dhunë në kohët moderne që kanë ardhur dhe vijne gjithmone nga primitëvet, në asnji rast nuk kanë pasur kohëzgjatje dhe sukses ne histori, ku me e shumta ka shku 70 vjet, dhe kryhen nga ata qe nuk jane te afte kuptojnë, jo vetem me elementaren e demokracise, por edhe elemntaren e te menduarit. Sigurisht, ata që gjithashtu nuk jane te aftë te zgjidhin problemet ne tavolinat e shumta që disponon demokracia kerkojne gjithmonë të përdorin grushtin e turmës. Cdp lloji grushti është argumentuar qe eshte i pajusitifikueshem. Eshte mbarimi i mendimit te organizuar shoqeror modeërn dhe rifiilimi i cikleceve kafsherore qe gjithmone ka qene marsh mbrapsht i njerezimit.
Kritizeret jo vetem qe nuk jane politikanë, por kurre nuk mund te bëhen politikane, si dhe ne asnje rast nuk duhet ngatëruar kritika me fotografine, organizmin e kohes , e te tjera, por ka te beje me ate qe thote e shkruan, dhe ka gjitmone vleren e saj, nese degjohet, nese nuk degjohet ndodhin 21 janarë ne çdo fund 15 ditëshi. Natyrisht, disa njerez kerkojne te shmangin drejtimin e te thenave te tjereve, te zhuritin ambjentin diskutues, e cila ka te beje me shume me atë që vazhdimi nuk ndjek drejtimin e marre ne fillimi, humb jashte hartes, qellimisht ose padashje nuk ka shumë rëndësi.
Qe shtypi shqiptar, ben komente te lajmeve dhe nuk jep lajme, prodhon lajme dhe nuk jep ato, si dhe disa gazeta kanë dale nga binaret e ligjit eshte shume e qarte dhe qe kete e shfrytezojne si pronaret bizneme te gazetave per interest e marrjes se pjeses se vjedhjes publike, ashtu edhe nga politkanet per te realizuar qëllimet antiligjore te tyre, natyrisht duke abuzuar me fuqine publik te shtypite, po ashtu mese e shumedukshme. Qe Shqiperine e kane kthyer ne nji anarki, kjo eshte shume e qarte, por a eshte e rastesishme , apo nji kavie eksperimenti nen injeksione te disave, kjo akoma nuk dihet.
Qe partite politike kane degraduar dhe nuk nuk kane ndonji ndryshim kjo kah degradimi i medias, gjithashtu per mua eshte shume e qarte
Ajo qe me shqeteson mua eshte qe gjithe kjo quhet normale, bile joshese nga disa. Duhet perseritur qw ata qe jane per qetesine e Shqiperise kane fuqi te paimagjinueshme dhe gjithmone kane fitues.
Ngjarjet ne Afrike permbysin regjimet jo demokratike, te shaheve te paket qe kontrollojne miliarda dhe e kane kthyer arabo-afrikano-muslymanin ne skllav, i cili eshte i tille jo vetem nga ana materiale por edhe nga ana shpirterore dhe shoqerore. Atje s’behet fjale per sistem te vendosur demokratik te tipit qe ka Amerika dhe Europa.
Regjimet jo demokratike… Por ja qe pas viteve ’90 hyri ne perdorim termi “demokraci funksionale”, c’ka do te thote se edhe Perendimi po negocion me parimet e veta. Por kjo eshte ceshtje veshtrimi; a eshte Shqiperia vend demokratik? Pse duhet Perendimi tu mesoje muslimaneve se cfare sistemi duhet te adoptojne? Apo u dhimbsen dhembekrimburit e Marokut dhe Algjerise? Pyetjen mbi eksportimin e demokracise ka kohe qe ben edhe vete ShBA qe i ka mbetur ne dere etiketa e nje vendi demokratik me tepri, e ndaj edhe ne duhet te shohim te kjo qasje nje rrudhje te moralit universal ndaj ceshtjeve te sigurise. Nese eshte keshtu, leksionet mbi parimet jane boshe, aq me teper kur edhe vektori i diplomacise amerikane sipas te cilit karakteri i brendshem i nje shteti modelon edhe politiken e jashtme te tij, ka rene ne vetvete edhe ne Washington. Por ka edhe nje te keqe te madhe ne injektimin e demokracise ne vende te ndryshme; ta zeme lufta ne Kosove u nis sa nga premsia humanitare, aq edhe nga precedenti i Bosnjes. Por ne fund ajo qe shohim sot eshte nje shtet me semundje te gjithanshme, nje shoqeri e topitur teresisht dhe qe edhe ekzistencen e vet politike e ka kthyer ne hua ndaj faktorit te huaj.
Sa per Shqiperine, mendoj se nuk ka permbysje, por vetem gallate. Madje gallata dhe humori eshte serum per stabilitetin, celes i tij. Imagjino sa keq do behemi kur te hyjme ne BE: Po tani?- do pyesin te gjithe
Duhet te kuptosh qe Amerika eshte i vetmi vend qe fut ne Burg Blagojevicn e vet dhe Bosin e madh Te FMN kur shkelin ligjin. Demokracia amerikane eshte ajo qe edhe polici me i thjeshte trajnohet si te ndaloj ata qe shkelin, edhe ata e bejne ate pune duke mos pyetur perpara aktore te njohur, politikane , apo kedo. Qe te vene te demokracia Amerikane, edhe pse ka te metat e saj, vendet e botes arabe-ortodokse duan jo vetem evolucione te njepasnjeshme, por edhe ndrrim te menyres te te menduarit. I jane dashur pothuaj tre shekuj Demokracise amerikane te vije deri ketu vetem me menyren e shfrytezimit te shume lirive nga ku ajo u nis. Kur liria dhe demokracia eshte ne ate shkalle qe ka Amerika, ajo jo vetem ka te drejte te eksportoje sistemin e saj qe tashme dihet ne perparesite qe ka ne krahasim me ato qe perballet; nje qe gjithmone e ka pasur, nje qe eshte baza e ndertimit te atij vendi, prej saj vjen liria e te drejtes te ti pergjigjet dhe kunderpergjigjet me force kujtdo, sepse ajo di mire se cfare eshte duke bere.