Duke shfletuar shtypin shqiptar këtë mëngjes:
Pa koment.
Ndaje:
- Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Reddit-it (Hapet në një dritare të re)
- Klikoni që t’i dërgoni një lidhje një shoku me email (Hapet në një dritare të re)
Shkrova vërtet “pa koment” në fund të postimit më lart, por edhe pa e komentuar këtë farsë nuk e lë dot.
Siç mund ta dini, WordPress të lejon ta klasifikosh një shkrim sipas kategorisë tematike – p.sh. kulturë, filateli, botanikë, fizkulturë, etj.
Kohët e fundit, kam vënë re që temat e klasifikuara në “politikë” po priren të klasifikohen njëkohësisht edhe si “humorr” (rr-ja e fortë në fund të kësaj fjale nuk është gabim drejtshkrimor, siç kanë menduar disa, por figurë letrare).
Megjithatë, çfarë mund të jetë për mua dhe për ty humorr në politikë, është kokëçarje e madhe, në mos dhimbje për të tjerët; në kuptimin që me disa gjëra nuk bëhet gjithmonë shaka.
Titujt e gazetave që solla më lart nuk i përkasin universeve paralele, as janë shkruar nga njerëz që nuk e kuptojnë se ç’funksion kanë mediat.
Janë simptomë e asaj sëmundjeje politike që, në Shqipëri, për ndonjë farë arsyeje, vazhdojnë ta quajnë “zgjedhje”, por që në fakt s’është veçse një spektakël i demonstrimit të forcës dhe i vringëllimës së armëve.
E gjithë kjo më kujtoi, menjëherë, një batutë të famshme të një këshilltari të afërt të presidentit Bush, gjatë një bisede me Ron Suskind. Këshilltari, i cili më rezulton i paidentifikuar, i tha gazetarit pak a shumë (parafrazoj): “ju gazetarët i përkisni të ashtuquajturit komunitet të bazuar në realitet… por bota nuk funksionon më kështu; ne jemi perandori tani, dhe kur veprojmë, ne krijojmë realitetin tonë; dhe sapo ju nisni ta studioni atë realitet, ne veprojmë sërish, duke krijuar realitete të reja.”
Natyrisht, edhe krahasimi me mendësinë e një dinjitari të lartë të perandorisë amerikane është humoristik në vetvete; shqipja, në këtë kontekst, i bie shkurt, nëpërmjet shprehjes “në mos qoftë, u sajoftë.”
Numërimi i votave për bashkinë e Tiranës ka qenë një nga pikat më të ulëta që ka arritur ndonjëherë demokracia shqiptare në këto 20 vjet; ndoshta jo aq numërimi, sesa tallazi mediatik që e shoqëroi, njoftimet e përsëritura në shtyp, debatet në televizione, titujt e gazetave.
Të gjitha palët pjesëmarrëse: politikanët, institucioni mbikqyrës, mëkëmbësit e fuqive të huaja (nën-mbretërit, duhet t’i quajmë tash e tutje) dhe mediat vetë, duke përfshirë edhe Internetin, komplotuan për t’i shndërruar këto zgjedhje në një provë madhështore se shqiptarët nuk janë në gjendje të përmbyllin një nga proceset më elementare dhe njëkohësisht më themelore të demokracisë: votën.
Gjasat janë që rezultatet në Tiranë të kontestohen sërish; diferenca mes garuesve është e vogël, paqartësitë të mëdha. Të dy palët kontestuese ndihen mjaftueshëm të fuqishme, sa për të mos i lëshuar terren tjetrës. Nëse ka një fitues të zgjedhjeve, ky është ambasadori amerikan Arvizu, i cili zyrtarisht duhet lejuar, tash e tutje, të vendosë në mënyrë arbitrare, ose sipas gjykimit të tij të pavarur, çdo lloj mosmarrëveshjeje politike.
Megjithatë, dukuria e mishëruar në titujt që solla më lart kërkon të analizohet veç: vallë të kujtojnë vërtet, gazetarët e mediave shqiptare, se janë në gjendje të ndryshojnë realitetin duke e raportuar? Apo mos shpresojnë se duke e lajmëruar një rezultat që dëshirojnë, do t’ia shtojnë njëfarësoj legjitimitetin? Edhe një hipotezë e fundit: duke dizinformuar publikun kaq haptazi, mos synojnë thjesht të krijojnë pështjellim?
Duke gjykuar nga një batutë e Braçes e para dy ditëve, i cili, nëse nuk gabohem, u bënte thirrje njerëzve të dilnin në rrugë “për të mbrojtur votën e tyre”, kjo hipotezë e fundit nuk më tingëllon dhe aq groteske.
Nuk di nëse në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri realiteti është i tillë, që njerëzit të jenë të ndarë në dy grupe: ata që kujtojnë se ka fituar Rama, dhe ata që kujtojnë se ka fituar Basha. Tek e fundit, të rrallë do të jenë të ngeshmit, ose ata që lexojnë njëkohësisht 55-ën dhe Temën (nuk ka rrezik skizofrenie të induktuar nga informacioni).
Megjithatë, kam frikë se ky realitet i disociuar është i vetmi ekzistues; dhe pavarësisht nga gabimi në gazetë që nesër mund të korrigjohet.
Sikurse edhe me zgjedhjet e mëparshme, ato të 2009-ës, do të ketë një pjesë të elektoratit, me partinë përkatëse në krye, që do të mendojë gjithnjë se forca e vet ka fituar.
E thashë para pak ditësh dhe po e përsërit: ne njohim veç fitore, fjala humbje për ne është hipotetike, konstrukt matematik-semantik, pa bazë në realitet.
Shqipëria, qoftë edhe vetëm Tirana, do të ndahet sërish në “bastione” që kanë vizione të ndryshme për realitetin; të cilat njëlloj do t’i bashkojë respekti për të njëjtin lloj bullshit-i.
Tani, për ta mbyllur, di gjë njeri me ç’titull ka dalë gazeta e Milloshit sot?
“”E gjithë kjo më kujtoi, menjëherë, një batutë të famshme të një këshilltari të afërt të presidentit Bush, gjatë një bisede me Ron Suskind. Këshilltari, i cili më rezulton i paidentifikuar, i tha gazetarit pak a shumë (parafrazoj): “ju gazetarët i përkisni të ashtuquajturit komunitet të bazuar në realitet… por bota nuk funksionon më kështu; ne jemi perandori tani, dhe kur veprojmë, ne krijojmë realitetin tonë; dhe sapo ju nisni ta studioni atë realitet, ne veprojmë sërish, duke krijuar realitete të reja.””””
Κy mentaliteti “perandorak”, është shumë, shumë i vjetër, Xhaxha. Perandori pers Kserksi, urdhëroi trupat e veta luftarake të rrifnin detin që ky i fundit t’u bindej dhe të qetësoheshin dallgët, përpara se të ndërmerrte fushatën kundër Greqisë.
Grekët, shfaqën habinë për këtë akt të persëve. Dhe shpjegimi erdhi nëpërmjet pikërisht “mentalitetit perandorak”. Duke qënë të mësuar të jetojnë në komunitete qytet-shtetesh, ata nuk e kuptonin “mendësinë perandorake”.
Ky veprim jollogjik i persëve, ka një shpjegim të vetin që e racionalizon qëndrimin. T’i lësh trupat luftarake tepër të mëdha në numër, pa bërë gjë, për një kohë të gjatë, ndikon në moralin e tyre dhe në gjendjen e inercisë në të cilën do të kaploheshin. Ata duhet të merreshin me diçka, kështu zgjodhën të rrihnin detin.
Mbaroi numerimi filluan prapaskenat e tjera, Arvizu ka marre situaten ne dore, fiton ai qe sipas Arvizut i sherben stabilitetit te vendit.
Sipas lajmeve te fundit, Arvizut i duhet kohe deri neser ne oren 10:00 qe te mendohet mire, te analizoje situaten e te vendose se cilit i takon fitorja.
Pranohen baste pa kuoten e perfitimit , Rama jepet me 1,999999, Basha me 2,000001.
Luli humbi, por me gjase fitoi partine. Modeli Rama: ministri-bashki-kryetar po vlen edhe djathtas, natyrisht me ndonje pazar per vitin 2013 mes Berishes dhe Edit qe i beri femrat e Top Kanalit te qajne. Ndoshta. Kryeqyteti shqiptar voton 4 here radhas nje njeri; kush humbet?
PS:Gazeten e Milloshit e kerkova une sot, por nuk e gjeta. Pyeta verdalle dhe me thane qe i ka blere kopjet Qendra Albanologjike te pasuroje kartoteken e fjaleve te vjetra shqipe, le te themi te fjaleve Totalitare. Mbeten fond i pazevendesueshem edhe ne kete drejtim. Studiues nuk jam; do kisha hyre ta vidhja titullin, meqe kurioziteti eshte e vetmja cilesi qe me bashkon me studiuesit.
Meqe thuhet se ne nuk njohim humbje, theme se kjo pjese e fjales se Edi Rames para pak minutash mund te jete nje kontribut per temen e mepareshme:
“Kjo nuk është fitorja ime e parë, por më shumë se asnjëherë tjetër une ndjej peshën e borxhit ndaj cdo shqiptari.Ju them të gjithëve se cdo zgjedhës i yni ka fituar dhe asnjë zgjedhës që nuk na ka votuar nuk ka humbur”.
Une e lexoj se ne fund te fundit: Ne jemi Tanet.
Kjo që po ndodh, me të dy palët duke festuar fitoren, thërret me të madhe për vëmendje nga antropologët. I kapur midis dy skajeve të “mendimit dëshirues” (wishful thinking) dhe “profecisë vetë-përmbushëse” (self-fulfilling prophecy), unë do të preferoja termin “të menduar magjik” ose “paralogjik”, të të gjithë atyre që janë trullosur aq shumë nga stresi dhe mbilodhja e këtyre ditëve, sa nuk janë në gjendje të ruajnë kontrollin e arsyes mbi pjesën tjetër, më primitive të mendjes. Ndoshta një psikolog amerikan do të thoshte: they are in denial (ia mohojnë vetes çfarë ka ndodhur, për t’u mbrojtur nga trauma); por s’jam i sigurt nëse ky përshkrim i fundit e përfshin edhe komponenten e dëshirës, ose të vullnetit për të qenë in denial. Një tjetër shpjegim: për këta “heronj” të demokracisë, pushteti dhe fitorja janë të pandashme, prandaj edhe nuk i kanë veglat e nevojshme intelektuale, në tru, për të konsideruar publikisht humbjen – jo të pushtetit, por të zgjedhjeve lokale. Nuk po flas për interpretimin e këtyre zgjedhjeve në nivel kombëtar, sepse aty shifrat janë të tilla që t’i bëjnë të gjithë të lumtur (shifrat atë punë kanë, mjaft të zgjedhësh statisticien të zotin); po për realitetin e thjeshtë të numërimit të votave në Tiranë. Votat nuk i numërojnë statisticienët xhanëm! Nuk po flas as për të fuqishmit që krijojnë realitetin e tyre; po për të tjerët, që këto realitete paralele, por imagjinare, i marrin për të mirëqena.
Gazeta 55 e freskoi faqen e vet:
Ja edhe Shekulli:
Arvizu tha se kjo ishte një fitore për demokracinë e Shqipërisë dhe popullin shqiptar.
Me pak fjale u mbyll ajo pune, nuk ka fitore me penallti, Arvizu e ka hedhur monedhen, lek apo zhgabe, ai e di qe tani, po do te na e komunikoje neser ne oren 10:00, pasi te ulen gjakrat, se nuk thote kot populli, inatin e mbremjes lere per ne mengjes.
PS-ja thote se ka fituar me +10 vota
PD-ja thote se ka fituar me +12 vota (sipas nje versioni tjeter me + 4, dmth nese ishte +70 e jo +56 para kutise se fundit)
Arvizu dhe Berisha presin rezultatet perfundimtare te KQZ, Rama nuk pyet per to, Basha si femije i edukuar zviceran pret akulloren nga te rriturit.
Sindroma e qenit te Mustafait.
Politikanet shqiptare e kane mundesine te thone se kane fituar, sepse, sidomos tek Pd, jane te njejtet, ose me mire i njejti, qe vepron per interesin e vet. Pra deri sa te mbetet ne fuqi, e humbet a e merr Tiranen, gjithnje ka fituar.
Te njejten gje mund te fillojme te themi per E Ramen
Kurse, per mendimin tim, çdo zgjedhes, nuk ka pse te festoje dhe aq shume per njerin ose tjetrin, per gjendjen e krijuar ne ekonomi dhe ne politike se ndryshe do te gjendej ne poziten e qenit te Mustafait. Qeni i Mustafait citohet ne nje film italian nga nje polic italian jo shume i kujdesshem por teper efikas ne fjalorin e tij: polici italian, pra, duke vene re se bashkebiseduesi i tij po gezohej edhe kur humbiste i tha: “Sei come il cane di Mustafa… che ce l’ha al culo e dice che sta a scopa’ “.
Prandaj i shoh negativisht zhvillimet “me numerimin e votes se fundit”. Ka te drejte Xha-xhai: Ambasadori amerikan tani mund edhe te vendose per gjithçka (: kush fiton, kush humbet, etj,etj).
Ky lloj numerimi eshte shenje i mosbesimit tek institucionet tona, shenje se politikanet shqiptare kane mbetur armiq dhe nuk jane bere kundershtare, se levizjet ne politike jane rrjedhoje e interesit te ngushte dhe imediat, shpeshehere larg çeshtjeve qe i intersojne popullit, vendit dhe kombit per tani dhe per perspektiven. Keto zhvillime jane shenje e monopolzimit te politikes nga pak figura me objektiva te errta dhe me erresire ne veprimtarine per interesat e kombit (qendrimi i Berishes ne v 1997, Gerdeci, kontrabanda e naftes me Jugoslavine e embarguar, korrupsioni klanor, votat e vjedhura -korrupsioni, filogreqizmi dhe moslevizja nga ana e partise tjeter; pa folur per Meten, qe me keto zgjedhje dhe me nje video mori fund) qe jane ne fuqi ende vetem fale “nderkombetareve”.
Prandaj shpresoj nje nderrim brezash tek partite kryesore meqe nuk mund te krijohen te tjera: njerez te rinj, jo si Basha, qe vjen me vrasjet ne shesh ne paje ne martesen e tij te deshtuar (apo ne divorcin) me Tiranen. Nderrim fytyrash dhe mendesie, jo me teper se dy mandate per te zgjedhurit, largim i figurave jo te pastra dhe qe kane interesa klanore ne batakun e ekonomise shqiptare. Pra gezuar festen fitimtareve, edhe pse nuk kemi ç’te festojme shume meqe çmimet ne Tirane jane si ne Itali.
Pra, me duket se nuk e kam kuptuar: kush fitoi?
Nipi
Ja edhe fituesi moral i këtyre zgjedhjeve:
Te shohim sa do zgjase purgatori kete here, ishalla jo dy vjet si ne zgjedhjet e fundit.
I takon prap humbesit qe te pranoje rezultatin dhe ti jape fund se shpejti reality show-t “Kutia”.
Sa per ambasadorin amerikan, e kote 2xha qe ironizon(jme); i qendroj asaj qe kam thene ne lidhje me perfaqsite e huaja gjate tollovive te dy viteve te fundit, persa politikanet tane sillen si mafioza, nderhyrja e te huajve ne proceset tona politike eshte pozitive per momentet qe kalojme, bile e domosdoshme.
Mundohem ta evitoj TV sa me shume, porse ne lajme degjoj tek Top Channel se “fitorja eshte dhene nga mediat e huaja”.
Nuk e di se cfare audience ka Top Channel, porse nuk mendoj se jane torollake te besojne se po tha Reuter apo AP, atehere cdo gje ka perfunduar.
Mungesa e profesionalizmit vajti deri aty sa lexuan te gjithe lajmin e botuar nga Reuter ne nje emision lajmesh (kushtuar ndoshta 5 min nga 14 min lajme).
Pa i shkuar asaj se reporteri i Reuter duhet te jete shqiptar, ky eshte nje tjeter budallek qe vijon pas pranise se Arvizus ne qendren e botimit, e trumpetuar nga disa si pozitive.
Mire qe legjitimiteti politik i kesaj klase politike vjen direkt nga nderkombetaret (te cilet miratojne e numerojne edhe votat tona), porse tani edhe media e perligj te verteten ne Shqiperi nga nderkombetaret?
Sa vere i duhet ketij kombi per te kaluar turpin? As per realitetin tone nuk jemi te ndergjegjshem.
Jane per tu rivleresuar kritikat neokomuniste ndaj shtreses intelektuale qe ne nje pjese eshte e topitur ne pjesen tjeter o mbeshtet drejtpersedrejti klasen politike o kritikat bejne vetem lojen e klases politike.
Teorikisht kjo shtrese flet me ane te shoqerise civile, e udheheq ate, po ku jane lidhjet mes tyre ? Tek mbushja e xhepave me leket e Sorosit e te shoqatave bija (e deri universiteteve si ai i Cilit) ?
Populli jep vote proteste, militante e intelektuale partiake, as e rruajne fare, vazhdojne me avazin e vjeter, shoqeria civile po ashtu jeton ne hapesiren e vet paralele.
Pyetjes a e meriton populli qeverine (klasen politike) qe ka, nuk mund te mos i pergjigjesh Jo.
A e meriton populli kete shtrese intelektuale ? Perseri pergjigja eshte Jo.
A e meriton populli kete shoqeri civile ? Perseri pergjigja eshte Jo.
Po Arvizu çi duhet popullit ? Per asnje moot, edhe ai eshte tashme pjese e ekuacionit, ka hyre tek klasa politike e vendit, jo vetem ka hyre por eshte kthyer ne Carin e pashpallur por te plotfuqishem qe vendos se kujt i takon pushteti.
Thuhet qe vendi eshte peng i klases politike, pa shtuar qe eshte peng i militanteve te dy partive, qe eshte peng i shoqerise civile, qe eshte peng i intelektualeve, qe eshte peng i medias e se fundmi qe eshte peng i Arvizut.
Ndersa Kosova ka nje hecuri emancipimi ndaj rolit nderkombetar, tek ne po ndodh e kunderta.
Nje pyetje kam edhe per Europen, ndersa na japin leksione se duhet ti zgjidhim vete problemet, perse dreqin nuk i delegjitimojne hapur keta, perse dreqin nuk na japin nje dore ndihme duke na riperterire shoqerine civile ?
Cila eshte ndihma europiane, keto jane detyrat e shtepise ndaç beji, ndaç mos i bej ?
Dinakëria e ambasadorit amerikan Arvizu në zgjedhjet e fundit lokale në Shqiperi parandaloi degradimin e zakonshëm të procesit te numërimit te votave ne diten e fundit, në kutine e fundit të votimit.Ai shkoi dhe nuk levizi prej atje ku ishte thembra e akilit, duke dhene nje mesazh te forte te dy paleve: Une nuk leviz prej ketej pa u numeruar fleta e fundit e votimit. Dhe ndodhi çudia e pare e zgjedhjeve ne Shqiperi, si asnjehere tjeter, aq normale sa ne çdo vend tjeter demokratik. Pa zhurma, thirje, grushta, kontestime, te shtena armesh, vleresime hajdut, britma hapni kutite. Dhe ndodhi normaliteti i procesit te numerimit, i ndikuar me se shumti nga hilet e planifikuara per abuzim nga dy partite e kryesore, i cili eshte nje nga treguesit kryesore te shkalles demokratike te zgjedhjeve. Skema e vjeter e dy partive kësaj radhe dështoi. Fitoi demokracia, fituan te gjithë.
Demokracia shqiptare ka reth 20 vjet që vuan nga polarizimi i grupit, ku opinionet e grupeve te dy kraheve politike bëheshin gjithmone edhe me extreme, duke percjelle gjitmonë e me shume nji ndikimin shoqeror negativ tek mbështetesit përkates gjatë procesit zgjedhjeve. Njerezit që janë të lidhur në njëfare manyre me njërin prej grupeve adoptonin pozicione gjithmonë e më ekstreme gjatë zgjedhjeve, e nga zgjedhjet ne zgjedhje, dhe sidomos ditën e numërimit te votave. Pasojat tashmë ne i dimë. Rrahje me grushta, qëllime me armë e deri ne vrasje. Zgjedhjet kishin koston e tyre edhe me jete njerezore.
Humbesit u cfaqen me se fundi me fytyra normale, te qeta që tregonin qarte pranimin e vendimeve te te zgjedhjeve.
Me se fundi ndjehet ndjehet lëshimi i muskujvë të tendosur në fytyrat e dy paleve. E vecanta eshte vetëm që syte e tyre tregojne paksa habi per rezulatin kaq te ngushte midis kanidateve. Udheheqesit partiake propagandistike, shkaktaret kryesore te problemeve te perhershme gjate zgjedhjeve u kishin folur për nji fitore të thellë. Tani panë qartë që pothuaj janë te ndare ne gjysem dhe kjo tregon sa afer , te barabartei dhe sa i madh eshte interes i perbashket që i banbashkon.
Per here te pare ata ndjehen te gjithe fitues.