Që fushata aktuale e zgjedhjeve vendore ka marrë tiparet e zgjedhjeve politike është e qartë për të gjithë. Kjo nuk vihet re vetëm në polarizimin e politikës, në personalizimin e fushatës, në anashkalimin e problemeve vendore, në programet e përgjithshme, në pritshmërinë pas janarit, por edhe në mënyrën se si po zhvillohet kjo fushatë e acaruar.
Para disa ditësh Partia Socialiste njoftonte për një takim të kryetarit të saj Edi Rama me emigrantët që punojnë në Rimini (Itali). Do të mjaftonte kjo dalje jashtë shtetit për t’i vënë vulën politike, pra të përgjithshme, zgjedhjeve të 8 majit. Ja si e komenton partia opozitare takimin me emigrantët:
Gjatë fjalës së tij Rama ka kërkuar që ata shqiptarët që punojnë në Itali në pamundësi për të ardhur dhe votuar në 8 maj të japin për familjet, shokët apo miqtë e tyre bindjen e tyre se vota në 8 maj duhet të jetë një votë pro të ardhmes së vendit, një votë “ kurrë më” për këtë pushtet kusarësh, të jetë një votë pro një vizioni dhe një modeli të mirëqeverisjes që mishërohet në koalicionin “Aleanca për të ardhmen” dhe në kandidatët e Partisë Socialiste.
Me këtë “shërbim jashtë”, Edi Rama ka pranuar së pari rolin e emigracionit në rrafshin politik. Nuk është gjë e vogël. Normalisht, fushatat vendore shqiptare i harrojnë emigrantët, sikurse fuqinë bindëse të tyre, që ushtrohet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet familjeve dhe miqve që kanë në Shqipëri. Njohja e rolit të emigracionit në lëmin politik nuk kërkon ndonjë inteligjencë të madhe, por fakti është se deri më sot partitë politike nuk u kanë kushtuar ndonjë vëmendje të posaçme emigrantëve nga pikëpamja zgjedhore. Harresa ka të bëjë me një të dhënë objektive: emigrantët nuk votojnë për zgjedhjet vendore. Ka disa syresh që e kalojnë kufirin për të hedhur votën, por janë të paktë, nga pikëpamja statistikore krejt të papërfillshëm. Mirëpo, me kalimin e detit nga ana e partisë opozitare, kemi një hap cilësor në njohjen e rëndësisë së emigracionit edhe në nivel politik. Nga kjo pikëpamje, titulli i gazetës “Panorama” “Rama ndërpret fushatën, takon emigrantët në Itali” është absolutisht i gabuar. Kryetari i PS-së nuk e ka ndërprerë fushatën e tij; përkundrazi, e ka shpalosur atë në një përmasë të re, duke i dhënë ton tjetër – të paktën në sytë e emigrantëve – nga ajo e mëparshmja.
Tejkalimi i kufijve ia ka theksuar karakterin politik fushatës, ndërsa fjalët e Kryetarit Rama dëshmojnë se nuk janë të rastit, as të improvizuara. Shumë prej tyre janë vërtet kuptimplote:
“Duhet një rrugë e re dhe e vetmja rrugë është rruga jonë. I vetmi vizion që sot ka në përmbajtjen e vet një zhvillim të integruar dhe të qendrueshëm të qyteteve dhe të të gjitha territoreve të vendit është vizioni ynë. E vetmja mundësi për të transformuar pasuritë e mëdha në potenciale zhvillimi për ekonominë e familjeve shqiptare është mundësia që ofron rruga jonë. E vetmja rrugë ku qytetarët të ndjehen të lirë dhe të ndjehen të barabartë para mundësive që u ofron qeverisja është rruga jonë. Në rrugën tonë njerëzit nuk ndahen në blu e në rozë, në tanët dhe në të atyre, në këtej dhe andej. Në rrugën tonë njerëzit shihen si qytetarë të barabartë nën flamurin kuq e zi të Skënderbeut, të Ismail Qemalit, të heronjve dhe të fëmijëve të vendit tonë, të cilëve u detyrohemi një atdhe shumë më të favorshëm, një shtëpi ku cdo shqiptar të ndjehet në vendin e vet.”
Përjashto sloganet dhe retorikën e kolauduar fushatarake, ka disa fjalë kyçe në fjalimin e Ramës që tregojnë se udhëtimi ishte i menduar mirë, njëlloj si target-i të cilit i drejtohej. Kryesocialisti nga një anë ia shkel syrin idesë së unitetit të shqiptarëve, mjaft të përhapur në emigracion (njerëzit nuk ndahen në blu e në rozë, në tanët dhe në të atyre, në këtej dhe andej); nga ana tjetër, josh atdhedashurinë e emigrantëve duke përmendur ikonat e shqiptarisë (flamurin kuq e zi, Skënderbeun, Ismail Qemalin), pa harruar të prekë telat e nostalgjisë, deri diku edhe vetminë e mërgimit, duke evokuar ëndrrën e kthimit (një shtëpi ku çdo shqiptar të ndjehet në vendin e vet).
Nuk ka pikë dyshimi që zgjedhjet e majit, pikërisht se janë vendore, nuk do t’ua zgjidhin problemet emigrantëve jashtë shtetit. Për nga natyra e tyre, programet vendore nuk mund të premtojnë zgjidhjen e problemeve që shkojnë përtej territorit përkatës. Megjithatë, nuk mund të mohohet se emigrantët vijnë nga një territor i caktuar, ku mund të kenë interesa të tanishme ose të programuara, pra në të ardhmen. Prandaj interesi i tyre nuk mund të përjashtohet a priori; pavarësisht se ky interes mund të shprehet vetëm me rolin bindës që emigrantët ushtrojnë në vendlindje.
Sidoqoftë, çdo veprim që ia vlerëson rolin emigracionit, duke filluar nga njohja e tij, edhe pse ndonjëherë në mënyrë instrumentale e sporadike, duhet parë pozitivisht. Madje nuk do të ishte keq edhe një farë konkurrence midis partive, çka do të dëshmonte pjekurinë e gjithë politikës shqiptare për të parë përtej gardhit.
Po ta gjykosh fushaten nga nje takim me emigrante, politike, patriotike, patetike, nostalgjike te duket cdo gje. Ne fakt fushata nuk eshte politike, te pakten nuk ka arritur te behet e tille.
PD-ja dhe aleatet e saj megjithe kembenguljen e PS-se ka arritur ta mbaje fushaten ashtu sic duhet te jete: fushate per zgjedhje lokale dhe nje fushate shume qytetare. PD-ja nuk e ka ndjekur PS-ne ne debate e polemika me karakter politik te forte apo kombetar ose baltosje reciproke. Diskursi elektoral i PD-se ka qene per problematika lokale dhe si te administroje me mire njesite vendore. Kjo eshte edhe e kuptueshme si strategji elektorale e PD-se.
Rama dhe PS-ja eshte e dyzuar. Fushata e PS-se edhe ka karakter lokal, Rama vete merret dhe flet per problematika lokale pasi vetem fushata politike ishte disfate e plote dhe flet edhe per fushate politike.
Fushata politike ne nivel kombetar, pra qe ka te beje me zgjedhje politike e qeveri qendrore, eshte e vetmja menyre se si Rama dhe PS qe qeverisin per disa mandate bashkite kryesore t’i ikin pergjegjesive dhe llogaridhenies qe qytetaret ne keto bashki kerkojne. Por kjo fushate gjithsesi nuk po ecte dhe po jepte efekte te kunderta tek qytetaret, sigurisht pjesa qytetare dhe gri e elektoratit. Keshtu qe Rama u detyrua te fuse edhe problemet apo fushaten lokale dhe meqe ishte i papergatitur per kete fushate lokale, kopjon Berishen kur flet si lider i nje partie dhe Bashen kur flet si kandidat per kryetar bashkie.
Perpara se t’i thonte Rama me emigrantet keto fjalet qe per ne s’ka “ne” dhe “ata”, i ka thene Berisha pa pasur nevoje te takohet me emigrante por me qytetare shqiptare qe do votojne me 8 maj per ata qe do qeverisin komunitetet e tyre.
Dy fjale per slloganin “rruga e vetme”: Eshte nje sllogan fushate bolshevik, qe tregon mentalitetin dominues te lidershpit aktual te PS dhe ka ngjallur edhe shqetesime serioze brenda dhe jashte Shqiperise. Nje sllogan i tille perjashton pluralizmin dhe kthen diktaturen e prolatariatit (si mentalitet) ku ka vetem nje rruge dhe cdo alternative tjeter thjesht nuk ekziston ose eshte armike.
O Metal B.
bolshevike jane SBerisha dhe FNano qe dolen nga partia e punes. Dhe jo Rama (qe eshte i Partise se tarafit, por te pakten eshte i ri dhe s’ka qene ndonjehere ne mbledhjet e partise se punes: prej ketu “urrejtja” e PD per Ramen: Rama eshte edhe si Sala por eshte edhe si te gjithe “Salat” e vegjel te Pd dhe e lufton ate ne terrenin e vet. Deri tani edhe e ka mposhtur mire fare ne Tirane).
Dhe pastaj te dy partite e kane ngritur fushaten mbi nivelin vendor dhe administrativ. Ne 72 oret e fundit ndoqa me kujdes shumicen e emisioneve te lajmeve te te gjithave kanaleve televizive shqiptare: si nuk e ka ngrit PD fushaten ne nivel politik ne kohen kur kryeministri po i bie vendit kryq e terthor per keto zgjedhje!? (Pra te perdorim te njejten njesi matese dhe ta pranojme Ramen edhe kryetar partie, kryetar bashkie e kandidat kryeminister meqe S Beisha ne kohen qe eshte kryeminister merret me fushate elektorale edhe ne komunat me nga 2 mije banore). Jo vetem kaq, por duke bere keshtu ose ka rene plotesisht ne kurthin e Rames, i cili ne rast fitoreje do te kerkoje “koken” e Berishes duke kerkuar zgjedhje politike me pretendimin se ka shumicen ne vend dhe se e ka pasur por ia kishin vjedhur ne zgjedhjet e kaluara politike, ose ka frike se po nuk mori qytetet kryesore ne dore te Ps nuk do te mund te kete, siç nuk e ka, kontrollin e plote te te gjitha trafiqeve, legale dhe ilegale, jo vetem ne rang kombetar por edhe lokal. Dhe ktu kemi nje precedent te rrezikshem: edhe para ’97 Pd kishte fituar nje pale zgjedhje ne menyre te piset; Pd asnjehere nuk e ka pranuar humbjen pasi ka qene ne pushtet; dhe qe tani po pregatit skenarin: parashikon ajo (Pd) largimin pa arsye te qena, por te paramenduar me keqdashje largimin e komisionereve te Ps-se. te shohim sa do jene pjekur politikanet tane.
Nip, dmth kur thuhet qe 8 maji do te jete demonstrata e madhe(Rama ne Shkoder sipas Top Channel) ti mendon se nuk ka qellim per te prishur procesin? Me ligj dhe ne shumicen e vendeve ku behen zgjedhje te lira diten e zgjedhjeve dhe ate perpara nuk lejohen me demonstrimet politike. Nje dite perpara zgjedhesve u lejohet mundesia e nje meditimi pa zhurmen e demagogjise, ndersa diten e zgjedhjeve demostrimi me i madh i vullnetit eshte vota. Per cfare ta kete fjalen Rama thua?
Meqe ra fjala, ne nje interviste para ca ditesh Rama e quajti kryetarin e KQZ-se gangster. Nuk pashe te ngrihet ndokush ketu e ta denoje si shprehje e nje etike komunikative politike te papershtatshme(sido qe te jete kryetari,KQZ-ja eshte institucion i pavarur apo jo?). Por “laviren e bulevardit” te Berishes e denuam te gjithe njezeri madje i kerkuam edhe arsyet psikologjike te perdorimit. Po kjo a nuk te duket standart i dyfishte?
Per kontekst, zgjedhjet jane vjedhur ne Shqiperi edhe nga Meta ne 2001 dhe ky i riu nuk reagoi aspak per te thene qe nuk i pranoj dot keto zgjedhje te prishura etj.sepse ne ate kohe Meta ishte aleati i madh i cili i mundesoi marrjen e Bashkise. Ja pra sa i do zgjedhjet e lira, kur i duhet mbyll gojen per abuzimet. Te ky duhet te besojme ne tani?
Pastaj nese eshte kryetar i Partise se Tarafeve(sipas teje), pse duhet te presim qe ky te dale nga to nderkohe qe derimetani i ka shfrytezuar ndasite e brendshme per te konsoliduar forcen e tij me te gjitha mjetet e mundshme ( si Berisha ne PD)? Perkundrazi, me metodologjine e re dhe me luften e klaneve ne PS tanime ka eksperience te ngjashme me Berishen e PPSH-se.
Se dyti, Erion Veliaj (sekretar i PS-se per Emigracionin dhe jo me drejtues i G99tes se pavarur nga PS-ja) ne nje emision te Ilva Tares ne Ora News u shpreh :” ne kemi bere gati nje strukture paralele per moslejimin e vjedhjes se votes, ku bejne pjese ish oficere te policise te dale nga strukturat shteterore… te mos mendoje njeri se do lejojme abuzime si me 2009, jemi pergatitur kete here…(pas sugjerimit te nje bashkefolesi se strukturat paralele jane te paligjshme ne Republiken e Shqiperise)…ne kemi marre ish police sepse ata jane profesioniste ne njohjen e abuzimeve… Duhet thene qe ne 2009 Rama ne Elbasan pat thene te njejten gje, “te mos mendoje kush se do tjetersoje vullnetin e shqiptareve”. Ndersa gjate dites se zgjedhjeve Top Channel transmetoi nje kronike te zgjeruar ne shtabin e te dhenave ne ambientet e PS-se ku asokohe ishte shef Kastriot Islami i cili u shpreh ” ne kemi fluks informacioni me te sakte se sa KQZ-ja prandaj ne keto zgjedhje nuk do kete abuzime”. Islami sqaroi se PS ka te dhena te sakta per numrin e votuesve ne cdo qender dhe se strukturat e saj jane te pergatitura me lista te sakta zgjedhore. Ne sfond dukej nje dhome e madhe me disa kompjutere dhe disa te rinj e te reja qe vezhgonin ekranet pa nderprerje. Komentet po ti le ty.
Per kontekst, struktura paralele e PS-se e konfirmuar edhe nga Gazeta Shqiptare para disa ditesh drejtohet nga Pjerin Ndreu-ish kryepolic gjate qeverisjes Meta, Paulin Sterkaj- deputet i te gjitha paleve por i njohur per fushatat e tij te dhunes gjate zgjedhjeve dhe ish polic, si dhe Tom Doshi per te cilin po them vetem qe eshte deputet i PS-se sepse jam baba me femije dhe nuk kam deshire te merrem me ceshtje kriminelesh.
Mua nuk me duken struktura te pastra keto, po ndoshta ti ke me shume informacion per te siperpermendurit. E nese nuk jane te pastra ( sic jam i bindur) argumenti yt per te Riun bie. E nese bie i nderuar Nip, atehere s’ka asnje arsye per ta mbeshtetur si zgjidhje per shqiptaret, por mbetet nje preference politike personale e dikujt qe ka lidhje shpirterore, politike, ekonomike etj. me “partine e tarafeve”.
Ne fund, nese ceshtja eshte rrezimi i Berishes me te gjitha mjetet, qofte edhe me ane te krimineleve, pergjigja e njerezve me dy pare mend ne koke duhet te jete “not this way”. Jo vetem sepse eshte e pamoralshme, por edhe sepse eshte kunderproduktive nga pikepamja politike. Ne e rrezon nje revolte gjenuine popullore apo makuteria e tij per pushtet (i.e. vjedhja e votave) plotesisht dakord. Por nese prishja e zgjedhjeve organizohet nga kundershtari i tij per ti zene vendin, atehere nuk ka shume vlere pertej mundesise qe ne amulli e siper mund te lindin hapesira per reformim te vertete te sistemit. Sigurisht qe vlera nuk do ishte ardhja e Rames, Rucit, Gjinushit, Dokles etj. ne pushtet, perkundrazi.
Cfare ngjyre do i kene kemishat keta te “fortet” e ish-policise se PS?
Po të gjykosh nga revistat e modës, policët dhe sidomos ish-policët anojnë nga e zeza; ngjyrë që edhe shumë të tjerëve u vjen vetvetiu.
nga TemA mbi temen
http://www.gazetatema.net/web/?p=19621
P., te falenderoj per kohen dhe analizen.
nuk kuptoj plotesisht pothuajse skajezimin tend duke me konsideruar sikur rendoj nga ana e E. Rames. Te pakten ne repliken siper. Nqs E R ka programuar manifestim ne shkoder ne diten e zgjedhjeve jemi jashte ligjit dhe kemi edhe nje “çmenduri zgjedhore”.
Kurse per termin e perdorur nga SB per prokuroren, nqs nuk do te jetoja jashte Shqiperise, ose po te kisha para teper ne banke, do ta kisha hedhur ne gjyq kryeministrin shqiptar per ofendim personal dhe per sulm ndaj institucioneve. Madje habitem si nuk e kane bere kete gje organizatat e shoqerise civile, joqeveritare, shoqatat, ose edhe ndonje parti politike. Ose dhe ndonje organizem nderkombetar. Jam i sigurte se nje proces gjyqesor do ta diskretitonte SB me keq sa sa ben ai me vetveten duke premtuar kapjen e agjenteve me çadra-pistoleta.
Dhe, krejt personale, mbizoterimi i kesaj diktature te antikultures ne shqiperi me detyron qe te jetoj edhe sot jashte vendit.
ne lidhje me sistemin paralel te kontrollit te Ps me is police, e isha te tjere: ben gjithçka pjese ne folklorin shqiptar gjysme legal e gjysme ilegal, fryt i politikaneve amatore.
Dhe e fundit: I Riu, qe une vete e percaktova si te partise se tarafeve, nuk eshte ylli im ndriçues, e as me lidh ndonje gje me te. Por te pakten ne PS ka ardhur pas mikut te Sali B, F. Nanos. te shohim ç’do e na lere SB pas tij kur te mos jete me nr nje i PD.
…tha ai qe eshte qe prej nje dekade ne krye te pushtetit per te cilin behen zgjedhjet.
Ceshtja me emigrantet plotesisht me vend Pishak. Me duket per zgjedhjet e fundit te dy palet kane bere fushata ne disa vende ne Greqi dhe kane sjelle disa militante nga Greqia falas me autobusa. E pikerisht ky lloj “interesimi” per emigrantet eshte nje fare prostituimi i tyre; ec me jep voten se te paguaj bileten dhe ik pirdhu, shifemi pas kater vjetesh.
Por, kur as njerzit qe jetojne ne Shqiperi nuk se degjohen per problemet e tyre, as dhe u flitet shume me gjera konrete as ne kohe fushatash (sa debate kane bere Rama me Bashen deri tani ku te perballen me panele dhe qytetare, ti degjojne per problemet dhe te paraqesin vizionet e tyre?) veshtire te presesh qe politikanet te bejne per emigrantet dicka me shume se nje “xa” para zgjedhjeve.
Shiko, se mos “rruge e re” ka pas parasysh bulevradin, por pa gjakun qe derdhet periodikisht qe prej 20 vjetesh aty?
E drejte Xhibi: nje hap i pare do te ishte e drejta e votes per te gjithe shqiptaret jashte shtetit: duke perfshire gjithe emigracionin ekonomik, studentet, trupin diplomatik, ushtaraket me mision jashte, te gjithe ata qe kane te drejten e votes per te votuar perfaqesuesit E VET ne parlament, dmth shqiptare qe kandidohen por qe te jene me banim te perhershem jashte shtetit (dhe qe kane edhe pasaporte shqiptare) qe duhet te regjistrohen paraprakisht ne lista te posaçme prane konsullatave. Pastaj, duke pasur parasysh shifrat e larta te emigracionit, psh ne Greqi dhe Itali, do t’i shohim politikanet tane se si do ta zhvendosin vemendjen e tyre edhe per emigrantet. me vend do te ishte qe edhe numri i deputeteve qe zgjidhen jashte e jete ne perpjestim me numrin e emigranteve qe jane aty te regjistruar. keshtu do t’i binte qe gjysma e parlamentit te zgjdhej nga shqiptaret qe jane jashte.
Ndryshimi ashtë që ai i pari e bëri Shqipërinë nji burg të sigurisë së larte nga ku ishte e pamundur të dilje jashtë, ndërsa këta pastij e kanë kthyer Shqipërinë në nji burg të lirisë së lartë, ku është e lirë dalja jashtë prej tij dhe je i çliruar nga detyrimi i kthimit pas. Librat në librarinë e burgut janë të njëtë: Liria, Ismaili, Skënderbeu dhe Jeta e premtuar në vendin ku shqiptarët e ndjejnë veten si në burgun e vet.
Kerkoj ndjese, se nuk ka shume lidhje me temen, por gjithnje brenda kuadrit te fushates, me eshte dukur shume interesant dhe kumptimplote ne drejtim te karakterit te njerit prej kandidateve, nje detaj te cilit mediat nuk i kane kushtuar vemendje:
“Një tjetër detaj interesant është se njoftimi i shpërndarë në media në emër të noterit holandez është i shkruar në zyrën e Glori Hysit, këshilltarit të kryeministrit Sali Berisha. Secila redaksi që e ka atë file në attach, mund ta bëjë vetë provën: Të klikojë mbi file, të shkojë tek properties dhe do të shikojë se autor i produktit është Glori Hysi. Kjo është një pasaktësi që Basha mund ta kishte shmangur”. (burimi: Gazeta Tema)
Dhe teksa po e shijoja humorin qe buron nga keto rrethana, mu kujtua nje nga shoket tane, komentues i zjarrte i ketij blogu (identifikimin kam mundur ta bej per shkak te militantizmit politik, kinse ironise koti qe perdor, etj etj, por mbi te gjitha per shkak se para disa kohesh vete pohoi mbi formimin e meparshem te tij; sa mire qe eshte larguar, pasi ne vend te Glorit te shkrete, sharlatani do te qe Ai.
Meqe kaluam tek barcaletat e Antenes, mu kujtua nje anekdote e vertete Tirane e cila mua me ka bere shume per te qeshur.
Nje funksionar i Ministrise se Brendshme kishte nje te dashur e cila jetonte me prinderit.Duke qene te dy te pamartuar pengesa e vetme qe kishin ishte konservatorizmi i prinderve te saj te cilet nuk donin ta linin vajzen “tju dilte duarsh”. Mirepo, sic ndodh rendom, dashuria eshte me e forte se sa kontrollet prinderore. Nje dite te bukur, pasi prinderit kishin ikur ne pune, vajza fton te dashurin ne shtepine prinderore “sepse i kemi ca ore liri”. Fatkeqesisht per ciftin e dashuruar, e ema e vajzes ate dite kishte harruar dicka ne shtepi ( ligji i Murphy-t eshte i pameshirshem ne kesi rastesh) dhe kthehet nga rruga sapo tanet kishin lehtesuar veten nga rrobat. Pamja sigurisht e shokoi nenen e shkrete e cila e mendonte te bijen ne universitet, po me forcen e brendshme te gruas se mencur shqiptare e gelltiti dhe i leshoi nje veshtrim derrmues ketij funksionarit te Ministrise se Brendshme ndersa ai ngaterrohej me kembet e veta dhe te mbathurat e tjeterkujt.
Pas disa ditesh, qellon qe Ministria kryen nje operacion anti droge dhe ketij i qellon te dale ne konference per shtyp ( mungonte zedhenesi-Murphy’s law all over again) per te lajmeruar popullin qe u kapen edhe ca kriminele.
Ne 730 familja e vajzes po ndiqte ne tavolinen e darkes lajmet e Top Channelit dhe okelioja ishte “Kapen x kg droge”. Menjehere me pas del fytyra e tonit duke lexuar njoftimin “…identifikuam aktivitetin kriminal…”
Po c’identifikove ti o i gjore-thote nen dhembe nena e vajzes qe dinte me shume- ty te zune per vete.
Meqe vendosem te qeshim ne keto kohe fushatash e deshperimi.
Nuk ishte pjese e barsaletave te antenes vecse; qe lajm dhe perben lajm.
Por disa nuk duan te shohin traun……
Normalisht, emigrantët nuk kanë punë të votojnë në zgjedhjet lokale – ose më mirë, në zgjedhjet lokale të një vendi nga i cili janë larguar.
Në disa vende të Europës, emigrantët me kartë qëndrimi ftohen të votojnë në zgjedhjet lokale për vendet pritëse. Ka një logjikë pas kësaj politike, të cilën unë e kuptoj.
Çfarë nuk kuptoj, është që dikush të kthehet në vendlindje, për të votuar se kush do t’i administrojë punët në fshatin e vet, të cilin ai e ka lënë prej kohësh, për t’u vendosur tjetërkund.
Xha Xha, normalisht ashtu është. Emigrantët nuk ka pse të votojnë në zgjedhjet vendore. Mirëpo emigracioni, si dukuri, po ndërlikohet gjithnjë e më shumë në kohërat e globalizimit, ndaj edhe mund të shfaqen kundërshti e pika kritike në punën e votës.
Për zgjedhjet politike parlamentare gjërat sikur janë më të qarta.