Debatet, të shumta dhe ndonjëherë hipokrite, për dukurinë e ndërrimit të kombësisë ndër shqiptarët në lidhje edhe me regjistrimin e popullsisë, janë fokusuar me të drejtë në Shqipërinë e Jugut, meqë pikërisht në Jug jetojnë ata shtetas shqiptarë që, për arsye të ndryshme, kërkojnë që t’u njihet kombësia greke.
Brenda këtij kontekst, nuk kanë munguar edhe përsiatjet që ndërrimi i kombësisë, në vetvete, i përket arealit tosk; dhe ka të bëjë më tepër me ortodoksinë, ose më mirë me një raport pak a shumë të ndërsjelltë midis të qenit ortodoks dhe të qenit grek. Ndonjëherë, këtu sillet edhe argumenti se shqiptarët gegë nuk po e bëjnë këtë (ose, më keq akoma: nuk do ta bënin).
Gjithnjë kam besuar se kjo pabarazi mes gegëve dhe toskëve, edhe pse gjithnjë e lidhur me diferencat kulturore reale midis këtyre dy kulturave, lidhet edhe natyrën e kufirit verior, përkatësisht jugor, të shtetit shqiptar; meqë Shqipëria londineze u hyri në hak më tepër gegëve sesa toskëve; dhe se gegët e Shqipërisë nuk po ndërrojnë gjë kombësi kryesisht ngaqë nuk po u ofron kush alternativa.
Sikurse kam besuar, gjithashtu, se kjo lëvizje e tanishme për ta lënë kombësinë shqiptare po prek të gjitha ato segmente të popullsisë shqiptare të cilat u ekspozohen, në mënyra të ndryshme, identiteteve etnike të dyfishta ose të shumëfishta; ose alternativave.
Që kjo nuk është ndonjë karakteristikë ekskluzive e toskëve, as e shqiptarëve ortodoksë, duket se e konfirmon çfarë po ndodh në Prizren, ku një pjesë e popullsisë po e ndërron kombësinë nga shqiptare në turke, sikurse lexoj në një editorial të Gani Tërshnjakut, në gazetën Shqip (Ndryshimi i kombësisë, fenomen mbarëshqiptar). Edhe në Kosovë do të ketë regjistrim të popullsisë, dhe atje çështja e pakicave etnike ka përparësi të ndryshme nga ç’ka në Shqipëri.
Tërshnjaku akuzon se qytetarët e Prizrenit po paguhen për të ndërruar kombësinë, meqë ka palë të interesuara për ta rritur numerikisht pakicën turke në atë qytet dhe në përgjithësi në Kosovë; duke përmendur edhe faktin, pak të njohur, që në këtë proces janë ftuar të ndikojnë edhe emigrantët kosovarë në Turqi.
Edhe gazeta Tema flet, këto ditë për një Plan për “turqizimin” e Prizrenit, i cili artikulohet në përpjekje për t’i nxitur qytetarët të regjistrohen si të kombësisë turke. Në të dy shkrimet aludohet se këto përpjekje financohen, drejtpërdrejt ose tërthorazi, nga Turqia.
Ne, që i kemi ndjekur më mirë zhvillimet e ngjashme në Shqipëri të Jugut, nuk mund të mos dallojmë ngjashmëritë mes dy proceseve – me të vetmin dallim se, në Kosovë, vendin e Greqisë duket ta ketë zënë Turqia; sikurse nuk mund të mos dyshojmë se procese të tilla nuk mund të ndodhin, veçse në kushtet kur kombësia shqiptare vjen dhe përjetohet si handicap, ose disavantazh.
Në Prizren ka turq etnikë, të njohur me ligj; sikurse është i njohur me ligj statusi i turqishtes si gjuhë zyrtare. Çështja është nëse ky komunitet turqish mund të shërbejë si katalizator i një lëvizjeje për ndërrim identiteti edhe ndër shqiptarët e Kosovës, të cilët e kanë ruajtur, në mënyra të ndryshme, një lidhje në mos me Turqinë, së paku me turkësinë, të rrënjosur në tradita familjare, kulturore dhe fetare.
Si edhe në Jug të Shqipërisë, shkaku i vërtetë i shqetësimit “patriotik” të elitave dhe të popullit poshtë është se qytetarët shqiptarë me identitet etnik të dyfishtë po shohin se u leverdis të përqafojnë identitetin tjetër, joshqiptar; meqë shtetet shqiptare të referimit, Shqipëria ose Kosova, nuk ua ofrojnë mbështetjen e nevojshme për identitetin etnik shqiptar.
Kur dëgjoj fjalimet e patriotëve tanë, gjithnjë më kujtohet një batutë që e përcillnin, në Afrikën e Jugut, pas heqjes së aparteid-it; aso kohe shumë shtetas të bardhë të atjeshëm vendosën të shesin pronat e tyre dhe të emigrojnë në Europë, edhe pse gjesti i tyre u kritikua, prej të tjerëve, si “antikombëtar”; u tha, me atë rast, se “patriot është ai që nuk po e shet dot shtëpinë.”
Me ngeci qe ketu, ky formulimi, i shtrember, mbase pa dashje.
Ata qe jane ne kufi me Greqine normalisht nuk mund te kene ‘ngaterresa’ per nenshtetesi Kineze, po as jugosllave.
Puna eshte tek mardheniet, pse kerkojne keta qe te njihen si greke, cka i ben, a i imponon gje/kush?
Kjo eshte e rendesishme shume.
Mbase s’do kisha ngecur ketu po te qe formuluar me drejt ne artikull kjo, se kshu tingellon sikur vetem ata qe jane realisht greke (me origjine) duan kete kombesi, e jo fjala dhe vjen mijera shqiptare nga Shqiperia e mesme dhe pjesa e juglindjes ku mesa di s’ka greke ‘autoktone’ sic ka ne zonat e Sarandes etj.
D.m.th. nga gjithë shkrimi, kjo të bëri përshtypje ty? Ndoshta të ka shpëtuar fakti që shkrimi merret me një dukuri pak si më në veri të jugut?
2xh, per mua ajo eshte non-issue, dicka qe i fryn ndonje tek tuk, kjo veri-jug qe thua.
Tani ajo qe permend me siper nuk eshte pak, pasi eshte mbase premisa kryesore e gjithe ketyre argumenteve, tip pse dhe si nderrohet (ose tentohet te) kombesia apo nenshtetesia ne keto raste.
Pra varet si ngrihet premisat, dhe a jane ato prane realitetit, se nese e frazojme sikur vetem ata me origjine greke po duan te shpallin kombesine greke dhe gjithe populli shqiptar eshte irrituar per kete, kjo normal qe do ishte krejt tjeter ceshtje nga si eshte realiteti, e per mua realieti permblidhet me “fukarallek maskarallek”.
There isn’t much more to it; nje popull i varfer dhe nje Greqi oportuniste, dhe njeheresh armiqsore me ne, sic ka qene gjithmone.
Ne kosove s’e di c’behet ne lidhje me kete, po nuk do habitesha, as nuk eshte kjo gje vetem tek shqiptaret si popuj te varfer, apo vetem tek Greqia e Turqia si oportuniste.
Njerzit arrijne deri aty sa shesin dhe organet ndonjehere ne menyre direkte, e ne menyre indirekte dhe ne me shume raste dhe shoqerite e miqesite, etj.
A eshte e moralshme apo e justifikueshme? Varet nga rasti, dhe kur i jep cdo faktori peshen e vet, atehere ben balancin e peshores, si dhe ne keto raste qe flasim.
Po pa i thene gjerat si jane (faktoret dhe peshen e secilit) thjesht do diskutonim raste hipotetike…
Këto ditë në Kosovë po bëhet regjistrimi i popullsisë; ka filluar më 1 prill dhe do të përfundoj më 15 prill. Regjistrimi i fundit ishte bërë para 30 vjetësh, më 1981.
Në vitin 1981, në Kosovë kishte rreth 15 mijë turq, ose 0,8% e popullsisë. Në vitin 1971 si turq ishin deklaruar 12 mijë banorë të Kosovës, ose 1% e popullsisë.
Prizreni është qyteti ku ka më së shumti turq. Të deklaruar si turq ka edhe në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë. Në Gjakovë s’ka hiq; në Pejën time kreshnike, sipas regjistrimit të vitit 1981, kishte 5 familje që ishin deklaruar turq.
Në kohën e Rankoviqit (një shprehje për ta zhgarkuar fajin prej Titos) bëhej një politikë që kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Turqia i pranonte vetëm ata që deklaroheshin si turq. Nga kjo kohë kanë mbetur edhe shkollat në gjuhën turke, përveçse në Prizren, edhe në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.
Gjuha turke flitet nga disa banorë në disa qytete dhe dy fshatra. Turqishtja flitet në katundin Mamushë të Prizrenit, dhe Dobërçan të Dardanës (ish Kamenica).
Turqit në Kosovë riprodhohen nga shqiptarët. P.sh. në Mitrovicë, në vitin 1981 kishte 840 turq, që të gjithë me origjinë shqiptare. Më tregonte një rrobaqepës në Mitrovicë, para shumë vitesh, se personi që konsiderohet qytetari më i vjetër në Mitrovicë, që paraqitet si turk, ka origjinë nga një fshat aty afër, dhe këtë të gjithë e dinë.
Meqenëse sundon bindja se turk mund të jetë vetëm një qytetar, disa katundarë, duke dashur të bëhen qytetarë sa më shpejt, i bien shkurt, fillojnë ta mësojnë turqishten, edhepse krejt dobët, dhe i çojnë fëmijët në shkolla ku mësohet turqisht.
Fjalëkyçi i këtij fenomeni është “prestigji”.
Këtu, në këtë rast, nuk është turku më prestigjioz se shqiptari. Nuk ka kundërvënie turk-shqiptar në çëshjen e prestigjit. Kundërvënia është tek qytetar-katundar. Dhe kjo kundërvënie e prestigjit i riprodhon turqit.
Nuk duhet anashkaluar as faktorë të tjerë, si p.sh. privilegjet që i kishin dhe i kanë ata që deklarohen si turq. Turqit nuk u prekën as në kohën e Millosheviqit. Duke dashur që Kosovën ta paraqesin si multietnike, pushtetarët jugosllavë filluan që në TV e Prishtinës të japin emisione edhe në gjuhën rome, edhepse rom kishte më shumë në Serbi dhe republikat tjera, edhe absolutisht edhe me përqindje. Edhe mundësitë financiare të Kosovës ishin shumë më të dobëta se e të tjerëve, por në Serbi dhe vende të tjera nuk u hapën TV emisione në gjuhën rome. Veç në Kosovë.
Humbje të identitetit shqiptar ka edhe në Sanxhak. Atje shqiptarët e humbën gjuhën dhe kështu sipas një “automatizmi”- kush flet serbisht dhe është musliman- automatikisht bëhet boshnjak, shqiptarët u bënë boshnjak.
Sidoqoftë erozioni turk është i vogël dhe nuk paraqet rrezik për shqiptarët e Kosovës. Këtë do ta shohim edhe në të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i popullsisë.
Shumë e mirë, analiza që bën, Zgjim. Gjithnjë mësoj shumë prej teje.
Falemnderit, Xhaxha! Edhe unë mësoj shumë nga PTF.
Kur i zbulova Pejzazhet, u gëzova shumë. Ky ishte për mua zbulimi më i madh i vitit 2009.
Pak a shume e njejta arsye i aplikohet gjendjes ne Shqiperi dhe ‘homogjeneve’ ne Greqi.
Ndersa lexoja kete lajm nuk kishte si mos te mos me shkonte mendja te hipokrizia e pergjithshme qe dominon shoqerine Shqiptare.
U be nami pse disa minoritareve do i jepet e drejta e vetdeklarimit ne census. Do vi greku do marri token sic po merr detin, varrezat, KOASH-in. Del nje gjyqtar qe perfaqeson pushtetin dhe mobilizon tifozerite. Ngrihet Lorik Cana dhe deklaron se “nuk shitet kombesia”. Une asnjehere nuk i kuptova argumentat e tyre megjithate e kuptoj se marredheniet me Greqine jane te nderlikuara. E kuptoj se ne Greqi ka nje grup nacionalistesh qe se harrojne vorio epirin.
Ne Prizren deklarohen kosovaret turq. Nuk para e ve njeri ujin ne zjarr. Nuk ngrihet Lorik Cana (qe eshte dhe kosovar vete) te indinjohet. Nuk ka gjyqtare, kryetare gjysem- partish dhe gjysem historiane te frikesuar.
Pse dy standarte?
Mos ndoshta te qenurit turk eshte shume afer identitetit shqiptar aq sa Turqia nuk shikohet si kercenim per ne? Dyshoj se nese greket do ishin muslimane asnjeri nuk do e vriste mendjen sa minoritare greke jetojne ketu.
Mos ndoshta nacionalizmi Shqiptar kuptohet vetem si produkt i luftrave Ballkanike dhe i kundervene vetem ndaj fqinjeve te krishtere?
Ne fakt, eshte shume e thjeshte :
VIJIMESIA TERRITORIALE.
Qe tre milione shqiptare te deklarohen australiane, kjo s’do te thote asgje. Edhe tre milione gaboneze te bardhe, prape s’do te thote asgje. Sepse njeri ne firifistun e tjetri ne firifistan, asgje s’ndodh.
Vetem aty ku ka vijimesi territoriale, ka probleme. Dhe te renda madje.
Sikur te dalin neser ne Shqiperi, psh, nja 500 000 Vllehe, kjo s’ndryshon asgje ne marredheniet me Rumanine, sepse ska asnej kuptim qe Rumania te kete pretendime territoriale ne Shqiperi, i duhet te kaperceje Bullgarine, Maqedonine dhe Greqine. Po ashtu, edhe Turqit e Prizrenit, qe siç e thote Zgjimi, me shume te drejte, se eshte nje problem qytetar-katundar, nuk shkaktojne asnje pretendim territorial ndaj Kosoves, asnje ushtar turk s’do te niset me çadra dhe çallma ne pushtim te Kosoves. Por do ta shfrytezoje kete “pakice” per ndikim politik, ekonomik, kurrsesi territorial.
(Meqe ra fjala, keta qytetaret e Prizrenit – alias Turqit – siç i njoh une, jane ku e ku me katundare se katundaret, dy fjale te lumnueme s’din me t’i lidhe. E larg qofte te flasesh per ndonje liber apo per nje ide me ta. Mos, mos, mos, mos e thashte Zoti.)
Problemi me Greqine eshte pafundesisht me i rrezikshem sepse vazhdimi territorial krijon automatikisht pretendim territorial, dhe jo me thjesht ndikim politik apo tjeter (se kete e kane tashme, nepermjet bankave dhe ca palaçove te minoritetit tip Bolla me shoke). Prandaj ketu duhen syte kater sepse ca minoritare te shtuar andej-kendej, per pensione apo per raketa kozmike, ç’rendesi ka, jane nje molle sherri e perhershme ne marredheniet tona fqinje.
Dhe pervoja ka treguar se nje gjendje e paqendrueshme apo nje gjendje e ndere te ben te shpenzosh energji te medha dhe te kota qe mund te perdoreshin tjeterkund. Ne fakt, ky eshte dhe qellimi i Greqise : moszhvillimi i Shqiperise, te ngrenit me probleme te kota dhe mosperqendrimi ne problemet reale. Kjo krijon nje varesi mireqenieje, dhe kjo pasqyrohet dhe projektohet ne nja 100 vjet perpara. Sa me poshte ta kesh fqinjin nga ana e mireqenies, aq me mire eshte.
Perjashtim ben ketu vetem filozofia e vendeve te Europes perendimore te cilet e kane kaluar kete stad, por gjithsesi duke bere kujdes qe asnje komb te mos shkeputet plotesisht nga mireqenie mesatare. Nese Anglia, psh, do te njihte zhvillim te papare ekonomik, mendoni ju se iu vjen mire Francezeve apo Gjermaneve ? Aspak. Bashkepunimi ka kuptim vetem per aq sa vendet luajne ne te njejtin rend madhesie dhe zhvillimi. Me tej, loja behet e pabarabarte dhe aty fillon zilia, cmira, lufta.
Kosovë, flit turqisht dhe je i nderuar! Nga: Ben Andoni