Sot shoh se po diskutohet, në mediat shqiptare online, për një leak të shqiptaro-amerikanit Kokalari, i cili paska mësuar, nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë Limprecht, se “Berisha merr ilaçe antidepresive dhe në Departamentin e Shtetit njihet si njeri i paqëndrueshëm.”
Ky farë lajmi do të vazhdojë, me siguri, të ushqejë legjendën urbane se Berisha është “i marrë”, e cila jo vetëm shërben për të interpretuar pa vonesë sjelljet e tij, por edhe si platformë për të ndërtuar një politikë si me thënë psikiatrike kundër kryeministrit shqiptar dhe kreut të PD-së.
Mënyra si është formuluar shprehja më lart, me bashkërenditje, vetëm sa përsiat një lidhje të ndërmjetësuar midis antidepresivëve dhe paqëndrueshmërisë mendore – të ndërmjetësuar pikërisht nga sëmundja e supozuar e Berishës.
A mund të marrë një burrë shteti barna antidepresive, pa iu komprometuar krediti politik?
Unë them se mund të marrë.
Këto barna, së paku ajo klasë që njihet me akronimin SSRI, janë kaq të sigurta dhe relativisht të padëmshme, saqë vetëm në Angli, gjatë vitit 2009, mjekët lëshuan 39.1 milion receta për to; ndërsa në ShBA, për vitin 2007, vetëm për barin e njohur komercialisht si Zoloft u lëshuan gati 30 milion receta.
Sa për sigurinë e përgjithshme të këtyre barnave, mjaft të sillet një shembull i vetëm: Administrata e Aviacionit Federal në ShBA (FAA) ka vendosur, në 2010, që pilotët që marrin barna antidepresive nuk do të ndalohen më që të drejtojnë avionët.
Nga ana tjetër, një person fare mirë mund të marrë barna antidepresive jo për të kuruar “paqëndrueshmërinë mendore”, por kundër migrenës, ose – edhe më mirë akoma – për të luftuar ejakulacionin e parakohshëm.
Natyrisht, nga çfarë supozohet të ketë thënë ish-ambasadori Limprecht, duket sikur burimet e tij, për informacionin në lidhje me barnat dhe informacionin tjetër në lidhje me paqëndrueshmërinë mendore janë të pavarura; në kuptimin që Berisha njihet si i paqëndrueshëm, dhe fakti që merr barna antidepresive e konfirmon këtë më tej.
Në vetvete, paqëndrueshmëria mendore nuk përbën ndonjë diagnozë psikiatrike; si term ajo ndeshet në zhargonin e politikanëve ose të specialistëve të burimeve njerëzore, kur vlerësojnë individë me probleme mendore, të çfarëdolloji; ose me vartësi ndaj drogave të ndryshme, nga alkooli te valiumi.
Nga pikëpamja thjesht psikiatrike, është më problematik një lider politik (ose një pilot avioni) që ka probleme psikike dhe nuk i trajton ato, sesa një tjetër që mjekohet, ose përpiqet të vetëmjekohet me droga ose joga.
Nëse Berisha ka marrë vërtet antidepresivë (ose po i merr), atëherë kjo praktikisht do të përjashtonte, të paktën, diagnozën popullore që i është dhënë, në qarqet intelektuale, për paranojë – me përkufizim, paranojaku nuk do të pranonte të mjekohej!
Dihet edhe se liderët politikë, për natyrën e punës së tyre, u nënshtrohen streseve të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund t’i përballojnë dot pa një ndihmë, si të thuash, “kimike”. Në krahasim me stimulantët e llojit të amfetaminave, kokainën ose edhe thjesht kafeinën me tableta, antidepresivët e llojit të Prozac-ut (SSRI) janë po aq të padëmshëm sa aspirina ose barnat kundër aciditetit të stomakut.
Më në fund, po të gjykohet nga sjellja e Berishës në publik këto vite, ky nuk është dukur ndonjëherë as si i deprimuar, as si dikush që trajtohet me antidepresivë prej një kohë të gjatë.
Gjithsesi, të shpjegosh sjelljen e Berishës duke sjellë në tryezë kartën e sëmundjes mendore ose të kurimit të saj me barna, është folklorike dhe, në thelb, kundërprodhuese.
Kryeministri shqiptar mund të ketë probleme mendore, sikurse çdo njeri tjetër; mund të ketë edhe probleme të karakterit, sikurse çdo njeri tjetër; por ato cilësi të Berishës individ, të cilat shihen si shkatërrimtare për interesin publik nga kundërshtarët e tij, nuk kanë natyrë psikiatrike, por politike.
Leak-u i mësipërm, me natyrë sensacionaliste, vetëm sa ushqen besimin, ose më mirë bestytninë, se shkaqet e zhvillimeve politike janë gjithnjë sekrete; prandaj e zhvendos debatin politik nga niveli refleksiv në nivelin anekdotik. Efekti i tij varet nga një paragjykim i vjetër kundër sëmundjeve mendore dhe barnave psikotrope i cili vërtet ekziston në masat, por nuk ka pse të ushqehet në këtë mënyrë nga mediat.
Pas kësaj,më në fund, do jemi të sigurtë që, gjatë fushatës elektorale në vijim, Berisha nuk do përdorë më argumentin e kurimit të Ramës me antidepresivë.
Kryeministri i tanishem dhe ish presidenti, sic e kam thene edhe me perpara, ka pasur nje dosje klinike per trajtim mjeksore te shqetesimeve te natyres mendore qe perpara viteve 90.
Doktori qe e ka pasur nen kujdes ka qene nje ish shok i tij i klases. Edhe i ndjeri doktor Vehbiu ishte i konsultuar ne kete rast.
Dhe historia e prozakut duhet te jete vazhdim i nje historie te filuar mjaft vite me pare.
Por ka dhe me.
Nje pyetje gje a gjeze do te ishte: sa veta qendrojne midis kryeministrit tone dhe UDB-se? Kujt i behet vone, do thoshte turma. Kushedi se kujt, them une.
Vjehrra e kryeministrit tone ka qene nje agjente aktive e UDB-se. Ajo, se bashku me nje numer grash te tjera jugosllave, qe te martuara me shqiptare, jetonin ne Shqiperi, ne fillim te viteve ’60 u arrestuan nga Sigurimi shqiptare. E vene perpara fakteve, pranon te heq dore nga gjithshka, dhe mbledh kembet nen guacke. Disa shoqe te saj u treguan me kokeforte, dhe perfunduan ne burg.
Mua këto, edhe si thashetheme, më duken të ekzagjeruara. Edhe thjesht historia e karrierës marramendëse të dr. Berishës në vitet 1980 do të mjaftonte për t’i përgënjeshtruar. Nuk mund të pranohej si anëtar i ekipit të mjekëve të udhëheqjes dhe si mik i familjes Hoxha dhëndrri i një ish-agjenteje aktive të UDB-së! Sa për problemet mendore, nuk di ç’të them. Një mjek, me përkufizim, nuk do të fliste për këto gjëra, do të ruante sekretin profesional…
“Edhe thjesht historia e karrierës marramendëse të dr. Berishës në vitet 1980 do të mjaftonte për t’i përgënjeshtruar”
Pergjigje, jo pa interes, gjen ne citimin e meposhtem:
“Nuk mund të pranohej si anëtar i ekipit të mjekëve të udhëheqjes dhe si mik i familjes Hoxha dhëndrri i një ish-agjenteje aktive të UDB-së!”
Se behet fjale per tym, atje, ku digjet.
P.S. ne fund te fundit, doktorr i zgjedhur per “smundjet” e Enverit, kushdo qofte e per cfare do qofte, me ndihmen e “doktorreve” te “shendetit” Ramiz, duket pak si bindese diagnoza e gjendjes se doktorrit sot.
P.S. 1 – vetem lexues, per nder te emrit, Vemendje, por pa interes, dhe fakte.
Dod, ke ndonje burim te sigurte per keto qe thua, se per lidhjet Sale-UDB fale Lirise ka 20 vjet qe flitet. Populli thote se ku ka ze s’eshte pa gje, per Salen dihet se ka pasur gjate Berisha 1, ferkime me greket, po me serbet ne 20 vjet Sala s’ka pasur asnjehere as ferkime as probleme, kakarit lart e poshte per Kosoven, po asgje s’ka bere ndonjehere per te favorizuar Kosoven e diskriminuar serbet, perkundrazi faktet thone se ka favorizuar serbet.
Persa i perket çmendurise se Sales, gjithçka mund te jete, por nuk duket ta kete penalizuar.
Normalisht çmenduria e penalizon te çmendurin ne raportet e te tjeret, kurse ky merr voten e gjysmes se popullit dhe mbeshtetet nga nje lukuni zagaresh me fytyra deputetesh, ministrash, artistesh, intelektualesh etj.
Hyllini, Vemendja, Dod, kane sjelle ca pohime interesante te llojit “Vjehrra e kryeministrit tone ka qene nje agjente aktive e UDB-se”; “Nuk mund të pranohej si anëtar i ekipit të mjekëve të udhëheqjes dhe si mik i familjes Hoxha dhëndrri i një ish-agjenteje aktive të UDB-së”; “kakarit lart e poshte per Kosoven, po asgje s’ka bere ndonjehere per te favorizuar Kosoven e diskriminuar serbet, perkundrazi faktet thone se ka favorizuar serbet”; etj.
Pavarsisht nese i kane nga xhepi i tyre apo jo, keto mbeten disa pohime qe nuk kane kembe kaq te forta te na nxisin imagjinate e dyshimit, te ecin me teper se kaq, ne amulline e nje lloj theshethemnaje.
Jam kurioz te di se si mund ta kete rekrutuar UDB-ja Sali Berishen, apo te tjeret. A thua do te kete firmosur ndonje dokument “zyrtar” te UDB-se e ato ja kane ruajtur si prove te rekrutimit te tyre!? E ne vazhdim, perse, si do te jete rekrutuar Sali Berisha, apo nga ndonje presion krevati nga ana e Lirise? Apo ndoshta per ndonje idealizem antishqiptar?
Psh Kim Filbi vinte nga nje familje qe e urrente monarkine britanike e kapitalizmin imperial te Anglise, Dhomen e Lordeve e aristokracine angleze. Po Sala ke urrente valle qe ta kete dorezuar veten ne doren e serbit?
Mbetem habitor e shpresoj se dikush do te me mbushe gjithe keto boshlleqe te krijuara nga pikpyetjet e medha te nje rekrutimit kaq evident te Sales.
Pa dashur të të mbush boshllëqe (dhe pa folur për Saliun), përveç urrejtjes, disa nga arsyet e tjera se pse dikush mund të punojë për interesat e të tjerëve, unë do thoja se mund të jenë:
-përfitim ekonomik (shumë banale, por nuk mund të skartohet si opsion)
-preferenca kulturore/ideologjike (një farë dashurie e rrënjosur me apo pa vetëdije për “tjetrin”)
-Sepse ndodhet nën shantazh/presion (kërcënim ndaj pjesëtarëve të familjes ose kërcënim të zbardhjes së ndonjë fakti që do ta diskreditonte publikisht tradhtarin… dhe atje ku lulëzon korrupsioni, nuk ka ambient më të favorshëm për të bërë shantazh).
Le te ndalemi tek Saliu te lutem.
Pastaj ne pergjithesi cdo opsion mbetet i hapur. Permenda Kim Filbin, se ai punoi per KGB thjesht per preferenca personale, motive ideologjike. Ishte thjesht i biri i babait dhe duke urryer fisnikerine angleze urrente ekzistencen e vet, faktin qe i mungonte sadopak gjak blu.
Ne rastin e Saliut, nuk duket se e urren veten(ne kuptimin e te qenurit shqiptar prej Vicidolit) e te jete i hajrantisur prej kultures e historise serbe duke e pare veten me ndonje lloj inferioriteti.
Kush nga shqiptaret do ta ndjente veten inferior karshi dickaje serbe? Sic tregon historia se fundmi, nuk duket se dolen fort te zgjuar, te shpallnin gjenocidin ndaj nje etnije tjeter, si shprehje e superioritetit e zgjuarsise kombetare.
Nga kjo pikpamje nuk e besoj se mund te gjendet ndonje motiv ideologjik e shpirteror. Ndoshta mund te jete se nuk e dime mire historine e familjes Berisha, mundesine e te qenit ca konverte serbe te veshur me qeleshen e malcorit kokeshkamb vicidolas.
” Ndoshta mund te jete se nuk e dime mire historine e familjes ”
Mund, mund te jete, kjo. e mund te jete ajo, qe nuk e gjejme dote. Por gjerat jane sheshit, duken, fshati po duket, s’do kallauz.
Jane “cmontuar” bunkeret.
Pak-a-shume, historia e kryeministrit tone te nderuar.
“Po Sala ke urrente valle qe ta kete dorezuar veten ne…?
Pergjigje me pyetje, meriton: Jo urrejtje – po ke dashuronte qe ta kete leshuarr veten ne…?
Ku jane arsimi, gjuha ne arsim, harmonia nder krahinore mes shqiptareve, etj, etj…Shteti? Vetem diell inferior, stimulim krenarie prehistorike ne te gjitha nivelet per te mbetur ne fund te cdo gjeje qe integronn insitucionet dhe qytetarin, dhe ne kryje te korruptimit institucional e qytetar, te pakten ne evropen e rajonin ku bejme pjese.
Vemendje:
“po ke dashuronte qe ta kete leshuarr veten ne…?”
S’jam i sigurt se e kuptoj. Mos flitet gje per dashurine per Lirijen?
Nese eshte kjo, del qe ka leshuar veten ne duart e serbit per Lirijen. Nese behet ky supozim, po, a duhet Lirija duhet te konsiderohet automatikisht pjese konspiratore e planit UDB-ist?
Historia behet intriguese… te jap te drejte, kur thua qe fshati qe duket nuk do kallauz.
“…qe ka leshuar veten ne duart e serbit per Lirijen. Nese behet ky supozim, po, a duhet Lirija duhet te konsiderohet automatikisht pjese konspiratore e planit UDB-ist?”
Me lejo, te kujtoj se, ne postimet e mija shpreh se si lexoj citimet e referuara, reflektoj ne postim, jo me qellim krijues konspirativ, per personazhet e perfolur ketu ose per cilindo tjeter.
Nuk eshte fare ne oreksin tim kurioziteti se si e qysh Liria e Berishes mund te jete tradhtare per ke do tjeter, por jo per vet doktorrin e vdekjes.
Pa piken e vemendjes konstatohet, se shpartallimi shume i suksesshem ne njezetvjetet e fundit, nuk vjen nga hici, as nga semundje, apo cmenduri, por nga qartesi aktive ne dem te shtetit, dhe qytetarise se shqiptarit, duke u pranuar si jo rastesi kjo zhgerdheshje doktorri e protagonistit shqiptar.
Arsyeja pse dyshoj dhe unë, është e njëjta me tënden, Vemendje.
Dhe nuk jam aspak “fan” i teorive konspirative. Ky degjenerim i shtetit në këtë farë feje, kjo përçarje kaotike midis jugut dhe veriut, kjo hedhje në erë e çdo lloj meritokracie, nuk mund të jetë kurrsesi produkt thjesht vetëm çmendurie. Do duhet dikush të ketë mision ta çojë shtetin në këtë derexhe ku është katandis.
Nuk e kam idene, per shprehjen time kam vetem faktet qe lidhen me fushen ekonomike e qe dihen, por dhe mungesa e plote e nje konfrontimi sado te percipte politik me Serbine per çeshtjen e Kosoves ne tashme 11 vjet pushtet, perben nje tjeter fakt.
Franca e Usa jane aleate prej vitit 1917 e u hengren para ca vjetesh me une te ve dogane djathit e veres, une ti ve makinave, frengjit jane pordhace thonin amerikanet, amerikanet jane prepotente thonin frengjit.
Nderkaq Shqiperia e Sales nuk ka thene gjysem llafi e s’ka bere gjysem presioni ne lidhje me Kosoven qe eshte ku e ku çeshtje me e rende se çdo lloj problemi te mundshem qe mund te kene pasur, kane e mund te kene frengjit me amerikanet.
Me pak fjale une kam disa fakte, te cilat qendrojne, por pa informacion te sigurte, nuk mund te flas, por ama te dyshoj kam te drejte, se dyshim do te thote pikerisht qe ka disa gjera qe nuk qendrojne siç duhet ne rendin normal te gjerave.
Nese ti keto i quan normale dhe arrin ti renditesh brenda nje rendi logjik te gjerave, atehere do te thote qe s’ke dyshime mbi Salen, une qe s’ja dal dot ti rendis brenda nje rendi logjik do ruaj dyshimet e mia.
Dyshimet mund te mos qendrojne ne realitet, po shpjegime logjike qe mi heqin keto dyshime deri me sot nuk kam pare, se jo per gje po kakarisjet e Sales per Kosoven dhe faktet zero ne kete drejtim, nuk ma mbushin mendjen. Mbase kosovaret mund edhe te marrosen pas Sales si baba i kombit, po mua me nevojiten faktet.
Mua edhe një gjë tjetër më bën përshtypje, Saliu, mesazhe më miqësore u dërgon shteteve fqinjë, sesa vetë opozitës.
Deri sa Kokalari nxorri perseri majen e hundes, me siguri ndonje nga opozota do ti kete rikonfirmuar “vendimin e brendeshem” per ti besuar atij postin e ambasadorit te Shqiperise ne USA ne rastin e “fitores se sigurt” ne zgjedhjet e ardheshme. Nuk eshte Kokalari nga ata qe gjuan kot ne ere, sidomos kur sjell deklaratat e atyre qe kane vdekur e nuk hidhen poshte, sikunder as konfirmohen.
@RM:
“””Ne rastin e Saliut, nuk duket se e urren veten(ne kuptimin e te qenurit shqiptar prej Vicidolit) e te jete i hajrantisur prej kultures e historise serbe duke e pare veten me ndonje lloj inferioriteti.””””
Unë kam arsye për të dyshuar që Saliu urren veten. Po ta krahasosh me paraardhësin e vet, Enverin, që botonte libra për moshën e fëmijërisë, lagjen, njerëzit, qytetin; shtëpinë e lindjes e bënte muze, nuk mënjanonte asnjëherë prejardhjen e vet, madje e reklamonte atë…
Ndërsa ky tjetri… shtëpinë ku ka lindur, e ka kthyer në haurr lopësh (ky është fakt!), asnjëherë nuk flet për vegjëlinë dhe të ritë e vet, shmang çdo lloj diskutimi rreth saj, dhe ka një ton hakërryes ndaj kundërshtarëve, për shkak të prejardhjes si biologjike, ashtu dhe sociale.
Saliu është njeri me shumë huqe dhe shumë komplekse për tu patur “burrë shteti”. Shumë prej tyre janë komplekse idiotike, tipike provinciali.
Ka një pyetje që më bren mendjen: Sa njerëz dhe për çfarë arsye mund të krijojnë afërsi me Saliun? Ky ka pak a shumë moshën ca më të madhe prej tim eti dhe afërsisht të tim gjyshi, pra diçka në mes. Asnjë gjysh apo baba (prej moshës) që njoh unë, nuk kam parë të sillet si Saliu. Është krejt jashtë orbitës time të perceptimit.
“Kush nga shqiptaret do ta ndjente veten inferior karshi dickaje serbe?”
Unë. Pasi lexova intervistën e Tadiç dhënë Veton Surroit, u ndjeva jashtë mase inferior për katandisjen e shtetit shqiptar, në krahasim me atë serb.
Lexova me zili, sesi Tadiç artikulonte përfaqësimin e vullnetit dhe kushtetutës serbe. Nuk kam parë asnjë politikan të viteve të fundit ta bëjë një gjë të tillë, si ai.
Një sqarim: Ai person me nick J. (3:07 am), nuk jam unë. Do i lutesha të respektonte dallimin e personave që shkruajnë këtu përmes pseudonimeve. Apo krijimi i konfuzionit në këto raste është strategji që shpërblehet?
E ndryshova pseudonimin e kolegut tjetër në JD (provizorisht). Tani që ia kontrollova të dhënat, më rezulton se shkruan në blog për herë të parë, ndoshta nuk e ka vënë re që pseudonimin J. e ke përdorur ti më parë.
Ke te drejte kur thua se nuk dime asgje per te shkuaren e Sali Berishes. Nese eshte mitizuar çdo gje ka bere pas 90′ me ate ç’ka qene me pare eshte bere e kunderta, eshte betonuar si te kishte qene reaktori japonez i demtuar nga termeti.
Do e kuptoja shume mire nese do behej fjale vetem per ate pjese te se shkuares qe i perket periudhes se militimit ne partine e punes, te ciles vertete qe s’ke ç’ti reklamosh, por nuk arrij te gjej asnje arsye per faktin qe nuk dime asgje rreth familjes se tij. Nuk e ze kurre ne goje. E çuditshme. Thone p.sh. qe ka, a ka pasur edhe nje vella, po vete fakti qe s’di te them me siguri, tregon se sa e erret eshte ajo zone.
Tani, mbase eshte edhe e tepert. Se s’kemi asnje te drejte te dime ndonje gje rreth jetes se tij private. Por dreqi ta haje, kemi 20 vjet qe e degjojme dhe e shohim perdite ne tv, na eshte bere me shume se sa i shtepise, e sikur s’jemi te plote po s’i ditem edhe te shkuaren meqe te tashmen ia njohim me dhembe dhemballe.
Dhe qe duhet te kete ndonje gje me te shkuaren e tregon edhe fakti qe ne nje kronike te para disa muajve tregohej se ne fshatin e tij te lindjes as rruga s’kishte vajtur. Qe eshte e çuditshme eshte. Se te te qaj shpirti per kosoven e te ndertosh nje rruge 1miliard euro e nga ana tjeter te mos hedhesh dy leke per rrugen e fshatit ku je lindur?!! Nje zot e di sa i sinqerte je. Se si mund te duash shqiperine e kosoven pa dashur fshatin apo shtepine ku ke lindur! nuk e di. Nuk di ç’te them.
Ndersa persa i perket mundesise qe te jete i lidhur me serbet, s’e besoj. Mendoj se eshte thjesht biznes e interesa te çastit. Edhe per rastin e Remzi Hoxhes per te cilin thone se ka gisht ne zhdukje – perfocuar keto dyshime edhe nga fakti se po ben çmos per pengimin e gjyqit, duke filluar qe nga deshtimi i ekstradimit te kumbaros me ane te gjykates se larte, e deri tek mbajtja ne detyre si drejtor i tatimeve te atij tjetrit megjithse i akuzuar per vrasje – jam i bindur se edhe ne kete rast, ato takimet me millosheviçin apo kudiune qe thone se kane ndodhur (gjithmone nese jane te verteta kuptohet) s’do kene qene konspirative, por thjesht pazare matrapazesh ballkanike. Djall, djall mund te jete, por s’do ma merrte kurre mendja se do mund te binte kaq poshte sa te behej me serbin kunder shqiperise.
Kur ndodhem para nje subjektivizmi(ashtu sic e arsyetoj une) te tille ne gjykim, e shoh me te udhes qe te terhiqem.
Kur nderhyra me pare, te them te drejten, kishte nje doze ironie dekonspiruese ne pergjigjet e mija, te tipit “Wake up, what you’ve been smoking?!”; kjo sepse shumica e gjykimeve te sjellura ne adrese te Sali Berishes per “metron” time, mbajne ere vecse temjan paragjykimi.
Nje dite Xhibi, foli pa dashje edhe “ne emrin tim” rreth arsyeve per te marre pjese ose jo, per te vazhduar apo per tu terhequr nga nje debat. Ai argument gjen aplikim edhe kesaj rradhe. Une nuk kam deshire te fekaloset dialogu ashtu sic ndodhi ca dite me pare.
Mos ki merak RM, pasi të kam lexuar vërdallë nuk pres më bashkëbisedim me ty. Thjesht marr shkas nga çfarë shkruan për të thënë ato që dua të shpreh vetë. Me një fjalë, komentin tënd po e përdor si pikë mbështetje.
Një kuriozitet mund të ma shuaje megjithatë…
(por gjithnjë pa të munduar)
Këtë këtu:
“Sa njerëz dhe për çfarë arsye mund të krijojnë afërsi me Saliun? Ky ka pak a shumë moshën ca më të madhe prej tim eti dhe afërsisht të tim gjyshi, pra diçka në mes. Asnjë gjysh apo baba (prej moshës) që njoh unë, nuk kam parë të sillet si Saliu. Është krejt jashtë orbitës time të perceptimit.””
Pasi me ke lexuar verdalle? Nuk e shoh te mundeshme, te me kesh lexuar verdalle vecse ne piken e takimit qe eshte ky blog. Une verdallisem, shkruaj, mbaj ligjerata ne te tjera sfera qe nuk ka se si te jene pjese e orbitimit tend mor mik.
Pika tjeter e perbashket eshte se u kuptuam per nje gje te rendesishme: Nuk mund te kete bashkebisedim midis nesh, meje dhe teje.
Ne kete pike te rendesishme, une me respekte, plotesisisht jam ne ujdi me ju. Kaq.
Read Me, lutem mos komentoni për tema irrelevante.
Plotesisht dakord…
Descartes do te thoshte keshtu :
“Habitem me njerezit e Shqiperise sesi arrijne te mos merren asnjehere me problemi ashtu siç eshte, por zgjedhin gjithmone vegezen me te kote dhe te padobishme qe te jete.
“Ne vend qe te flasin dhe te merren me shtyllat e shtetit, te nje shteti demokratik te vitit 2011, qe jane INSTITUCIONET, ata merren me pjesen me te parendesishme te nje shteti, NJEREZIT.
“Vellezer shqiptare ! nuk ka kurrfare rendesie emri apo mbiemri apo profesioni apo numri i kembes se nje kryeministri apo presidenti apo shitesi akulloresh ne ndonje ministri. E vetmja gje qe ka rendesi eshte petku qe ai ka veshur, dmth, dispozitat qe rregullojne funksionimin e detyres se vet.
“Ne nje shtet ku ka pjese te tera te administrates te cilat nuk kane asnje kontroll siper kokes, aty s’behet gje, cilido qofte emri i kryetarit : sali, edvin, fatos, bamir, topuz, domuz.
“Nje shtet nuk eshte funksionaret por rregullorja e funksionareve. Te drejtat dhe detyrat. Nese shteti eshte ndertuar ne ate menyre qe te gjithe nuk kontrollohen nga dikush, ne forme qarku, atehere beteja eshte e humbur. Ketu po shoh ca kunguj misiri qe u lodhen duke share nje sali berishe qe as e di nga bie me shtepi, thjesht nga kungulliteti i kokes se tyre i pengon te shohin pertej hundes.
“Nese presidenti nuk ushtron nje kontroll ndaj nje institucioni tjeter, dhe nuk eshte i ngacmuar nga nje institucion i trete, atehere ketu kemi nje rremuje shteterore dhe s’te ben derman as kryekungulli rama, as kryepatatja namik hoti.
“Ca kunguj misiri u lodhen e u derrmuan duke i zene gjumi me endrra te bukura ku gdhihen kryetare bashqish dhe shefa sigurimesh, dhe vijne ketu te na hiqen si shpikesit e demokracise, lindur dhe rritur me platon aristonin dhe sokrat peristerin.
“Vellezer kunguj ! pini ndonje gote mejhane dhe fryni qyrret fort ne shami kambriku, se ky derr populli ua ka pare mire turinjte te gjitheve : si derra i keni te gjithe. E keni leshuar kete popull ne ate pike sa edhe bumja e fukushimes t’i bjere ne koke, prape s’do ta besoje. E keni mpire dhe ia keni hequr çdo ndjeshmeri. Dhe vini pastaj te na çani menderen qe prej nja dy vjetesh, e qe do te vazhdoni ne kete rruge edhe per nja njezet vjet, a thua se nuk ua njohim turinjte e qelbur.”
Keshtu do te fliste Descartes Renaulti.