Ishim ulur rreth një tavoline të ulët në gjysmerrësirë, për të shijuar një gotë verë port pas darke, kur njëri prej të ftuarve, Gent më duket se e quanin, më zgjati paketën. “Ndize një,” tha.
Nuk ia ktheva dorën, tërhoqa cigaren nga paketa, ia ndieva erën prej çaji duhanit të ngjeshur, pastaj një nga vajzat më afroi çakmakun, me flakën që m’u lëpi sensualisht pas letrës me vija të holla të kaltra.
Megjithatë… një gulç më pengon ta thith tymin deri në fund, si atëherë si dikur si një herë e një kohë; një qortim nga e përtejmja, nga humbella me ajër të vjetër, të përdorur, të keqtrajtuar, të hedhur tutje, pa leje.
Ku jam? Cilët janë këta njerëz?
“Sheh shpesh ëndrra si kjo?” më pyet mjeku i natës, “Kur të duket sikur e ke nisur serish cigaren?”
Nuk mbaj mend se çfarë u bë shkas që e lashë më në fund; një kollë e thatë, një trazim stomaku, një pickim në pleurë, një marrje mendsh në biçikletë, një puthje e refuzuar.
“Ju e keni pirë?” e pyes.
Ai nuk më përgjigjet, por shfleton ngeshëm një album fotografik që ia ka dhuruar Organizata Botërore e Shëndetësisë, atij dhe të gjithë mjekëve të republikës; një album luksoz, me radiografi dramatike mushkërish të shkatërruara nga tymi.
Gjithfarë mushkërish, test i Rorschach-ut për pneumologët.
“Janë materiale origjinale të spitaleve të burgjeve të Shangait,” më shpjegon. “Çdo sekondë që kalon, vdes një kinez nga kanceri i mushkërive.”
Ai sheh orën me padurim, vazhdon të shfletojë albumin, sikur po zhvesh me përtesë ndonjë grua mërdhace, me shumë shtresa.
Unë përfytyroj për një pavijon spitali të madh, si hangar aeroporti të ndriçuar mirë, ku janë shtrirë me mijëra kinezë të sëmurë për vdekje, lidhur me tuba të flebos, teksa një autoritet i sertë vete e vjen në rruginat mes shtretërve, me kronometrin shtrënguar në dorën e mbrojtur me dorezë lateksi.
Nuk di shumë gjëra për mjekun tim, veç që e ka emrin Dukat dhe që i bie trombonit në një ansambël amator xhazi.
Bie telefoni. “Po, po, mund të vini lart,” i thotë mjeku atij që ka marrë.
Unë matem të largohem për mirësjellje, por qenkam i mbërthyer me rripa meshini pas karriges. Rripa, gjithsesi, jo flebo. Nuk ka problem, më thotë vështrimi i dr. Dukatit, rri i qetë.
Në spital zyrtarisht ndalohet duhani, por infermieret e vjetra e pinë të gjitha, në banjot e personelit të ulët, ku të përvëlon sytë amoniaku.
Tani më kujtohet më mirë: në hyrje të tualetit të grave të katit të dytë, një edepsëz ka ngjitur shkel e shko adezivin “rrezik vdekje”. Lasciate ogni speranza voi che entrate.
Në dhomë hyjnë dy burra me pardësy, duke u zhvendosur në heshtje, si pantera.
“Nuk është ky ai që kërkoni,” u shpjegon dr. Dukati.
Unë mbyll sytë. Jam si gjithnjë i vetëm, tek ura në bulevard, pres që të kalojë aty Arbëria, siç kalon çdo mbrëmje. Më pëlqen t’ia dëgjoj çak-çukun e takave nazike në trotuarët e zbrazët të dimrit, nën pishat që mardhin. T’ia dëgjoj e të përhumbem.
Më afrohet një punonjës i rendit. “Plako, ke zjarr?” Fut dorën në xhep, prek çakmakun e ngrohtë, prej plastike të fortë të lëmuar, produkt i një civilizimi tjetër, më të vëmendshëm ndaj sendeve, më të kujdesshëm ndaj mollëzave të gishtave.
Ai më zgjat paketën: ndize një edhe ti.
E marr, e afroj në buzë nga ana e kundërt e filtrit, dua t’ia ndiej aromën duhanit, parfum locioni rroje në një berberhanë gjuetarësh të Pyllit të Zi, në Bavari. Ku ka lavire leshverdhë që t’i rezistojë atij kundërmimi…
Ah, sa vjet më parë, them me vete, pa ndonjë arsye. Ai tjetri, që tashmë e ka bërë pazarin me nikotinën, më largohet i përqafuar me të, pa më thënë as natën e mirë, duke më lënë me cigaren afruar te buzët, por nga ana e kundërt e filtrit, për siguri.
Ja edhe Arbëria, për së largu. Ngaqë ka kohë që unë e ndjek dhe e ruaj, në heshtje, ajo më njeh tashmë dhe ndihet disi e çliruar, kur më sheh t’i përhihem tek ura, atje ku dritat nga dy llampa neon komplotojnë mes tyre, për t’i dhuruar kalimtarit pak errësirë të mirëpritur, pak privacy.
“Hapi sytë tani,” thotë dr. Dukati.
Shoh që njëri prej vizitorëve po më zgjat një gotë të vogël plastike, të milimetruar; që nuk di pse më kujton nevojtore fenomenale, me dyer që përplasen marrëzisht, si të kapura gafil prej një stuhie të palajmëruar prej shërbimit meteorologjik publik.
“Shtetit i duhet urina juaj,” deklaron.
“Nikotina ka afinitet më të madh për receptorët e acetilkolinës në tru, sesa për ata në muskujt e skeletit,” vëren kolegu i tij, duke vështruar nga dritarja retë e zeza që grumbullohen në horizont.
Teksa dr. Dukati vazhdon të shijojë albumin e mushkërive, mua më kujtohet vëllai i madh të një shokut tonë, që punonte infermier në radiologji, dhe që na rrëfente me hollësi si ua bënin radioskopitë vajzave të reja nga rrethet.
I porositnim që t’i puthitnin mirë thithkat bojë rozë të çelët pas pllakës vertikale prej alumini, na thoshte. Ato kishin ftohtë, ankoheshin gjysmë të zhveshura, shanin, përdridheshin. Makinat rënkonin.
Apollon, e kishte emrin ky. Nuk di pse s’ia paskam harruar. Vdiq vjet, i shkreti, nga një kancer i rrallë në gjí – ja që i kapka edhe burrat, gjë që është mirë të mbahet parasysh.
Mbyll sytë përsëri, por nuk është faji im që m’i kanë dhënë ilaçet e mbrëmjes. Arbëria, teksa më afrohet me hapa të vegjël irritues, më sheh që mbaj një cigare midis gishtave dhe nuk e përmban dot më veten: “Po ti sikur the që do ta lije! Çfarë burri je ti? Si mund të të besoj unë ty, kur ti nuk je as në gjendje të lësh duhanin për së mbari?”
Një studim, gjatë të cilit minj adoleshentë iu ekspozuan nikotinës për muaj me radhë, tregoi se kjo vonon pjekurinë e sistemit të dopaminës, duke e rritur rrezikun për abuzim me droga më të rënda, në adoleshentë.
“Megjithëse minj të droguar sikur nuk më ka zënë syri ndonjëherë,” vëren dr. Dukati. “Asëll, asëll, as minj adoleshentë.”
Nuk e kam ndezur, i them Arbërisë, nuk e kam ndezur, pra. Vetëm e mbaj në buzë, për t’ia ndier aromën.
Nikotina dhe veprimtaria kolinergjike e shtuar që shkaktohet prej konsumit të saj pengojnë apoptozën, që është një nga mënyrat që përdor trupi për të shkatërruar qeliza të padëshiruara, lexoj në një poster të ri, që dr. Dukati sapo do ta ketë varur në murin e studios.
“Vdekja e programuar e kujtesës,” thotë Arbëria. Ti e ke shkelur premtimin, disa herë, dhe pikërisht në këtë vend, te kjo urë, në epoka të ndryshme, në stinë të ndryshme.
Ul kokën dhe e shoh veten të rrethuar nga bishta cigaresh, disa të shtrembëra, të paçuara deri në fund, ende plot nikotinë, shenja të një begatie të rreme, ndoshta neurotike.
Nuk është e mundur, bëj të them; ka një keqkuptim; unë vërtet mund të mbaj obsesivisht cigaren në buzë dhe një çakmak të vakët në xhep të xhaketës, por nga kjo nuk mund të nxirret ndonjë deduksion, dhe sidomos asgjë nga çfarë kërkoni ju.
“Ky është kronik,” shton dr. Dukati, si pa dashur. “Kot humbni kohën me të.”
Diku tutje, në fund të korridorit, dëgjohet një zile e kotë alarmi, jo shumë e vendosur, jo shumë e tendosur, por pak shqetësuese, në mënyrën e vet idiote, si çdo zile që kërkon të zgjojë.
“Unë e kuptoj,” thotë dr. Dukati.
“Unë e kuptoj” thotë edhe Arbëria, në anën tjetër të qepallave.
Stinë e keqe, stinë ku të merren këmbët, me vese të vyshkura, nga të ftohtët e thatë, ndoshta nga mospërdorimi. Tani më vjen ndërmend edhe gjyshi im, rahmet pastë, që e blente tabakon gjethe dhe e grinte vetë në shtëpi për ta pirë pastaj me të dredhur, e që preu një ditë gishtin tregues deri në kockë, kur po grinte me një thikë të frikshme; iu përzie duhani me gjithë atë gjak që i rrodhi, sikur kishin sakrifikuar ndonjë cjap të rastit.
Atë javë shtëpia do të kutërbonte erën që lëshon ndonjëherë miza, kur shkrumbohet aksidentalisht mbi syprinën përcëlluese të sobës në zemër të dimrit.
Por nuk mund të pranoj që e kam ndezur, sa kohë që nuk e kam ndezur, them me vete. Ju, zotërinj, më kërkoni të gënjej, por në emër të cilit gjak?
“Lëre ta pijë,” i thonë ata të dy dr. Dukatit. “Ashtu mbase do t’i kujtohet ndonjë gjë nga vetja.”
Bie perdja.
Mjeshterisht bukur!
Asgje e tepert. Veneracion per autorin. U ngazelleva sikur ta kisha shkruar une, por e di, se nuk do t’ia arrija. Dhe aq me mire. Autor/e, o vella/moter. Ti e paske zanat… Duhet te jesh i regjur ne pervoje, me gjase. Te lexosh perdite nga nje gje te tille. Ia vlen, besa!
Te gjitha yjet e mundshme. Diç si ervin hatibizem, ne kuptimin me te mire te fjales
Fantastike! Faleminderit qe e ndave me ne. 🙂
Oh, dhe do dilte nje fillm i bukur me metrazh te shkurter…
Bëra një pyetje edhe diku tjetër për këtë shkrim sepse më bënë përshtypje disa fraza nëpër të.
Një regjizor i mirë, vërtet që do nxirrte diçka të bukur (edhe për kënaqësinë e Xhibit), por mua ma vrisnin syrin ato fraza që përmendja dhe që po hedh disa këtu:
e blente tabakon gjethe
çakmak të vakët
iu ekspozuan nikotinës
të lësh duhanin për së mbari
“Nikotina ka afinitet …
nevojtore fenomenale
errësirë të mirëpritur
banjot e personelit të ulët
“Ku ka lavire leshverdhë që t’i rezistojë atij kundërmimi…” Mos duhej një pikpyetje këtu në fund?
Falemnderit Flo, falemnderit Agron, falemnderit Xhibi.
Fjalët tuaja janë shumë të çmuara për mua.
Edrus, më lejo të të sqaroj diçka. Letërsia është letërsi. Nuk është libër këndimi për mësonjëtoret as manual për të mësuar shqipen korrekte as demonstrim i klisheve në leksik.
Kur ndesh në një fragment teksti që i duket i shkruar keq, lexuesi ka dy opsione: të mendojë se shkrimtari nuk e di shqipen mirë, ose të supozojë se kjo shqipe pak e shtrembëruar përmbush një funksion në tekst.
Unë do të sugjeroja që, në rastin më lart, të zgjidhje opsionin e dytë.
Për shembull, te “e blente tabakon gjethe”, ndoshta nuk është narratori që flet, por gjyshi, i përcjellë tërthorazi me fjalët e narratorit.
Te “iu ekspozuan nikotinës”, “banjot e personelit të ulët”, “nikotina ka afinitet”, përsëri, ndoshta është gjuha burokratike e establishmentit që flet, e përcjellë nga narratori ashtu siç i dëgjohet në vesh.
Disa mbiemra si “nevojtore fenomenale”, “çakmak i vakët”, “errësirë e mirëpritur” të kanë vrarë veshin – më bëhet qejfi, sepse kjo më provon se janë kombinime të freskëta.
Letërsia ka shtresa, siç ka piktura plane. Vërejtja jote është si ajo e spektatorit të pamësuar me perspektivën në pikturë, dhe që pyet se si ka mundësi që katedralja duket më e vogël se koka e shën Pjetrit në tablo.
Për letërsinë, gjuha është materje. Nuk gjykohet proza me kriteret që na kanë mësuar për Naim Frashërin – shqipja jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e lirë. Tregimi më sipër nuk ka ndonjë rëndësi, por me këtë qasje nuk di si do të arrije ta lexoje çfarëdo teksti letrar të shkruar në shekullin XX dhe XXI.
Tu bëftë pushka top dhe qofsh ti i pari që bën novacione të tilla! e magari, qofshin të suksesshme.
Kur e komentova në Facebook këtë shkrim, pyeta (me sinqeritet dhe pa të keq): Mos autori është formuar kulturalisht jashtë shqipërisë?
Sepse ato togfjalsha që veçoja, zakonisht janë gabimet që bëjnë përkthyesit shqiptarë që nuk e njohin mirë (për së mbari) gjuhën shqipe.
P.sh:
– më bëri përshtypje edhe puna e këmbëve që s’komandoheshin siç duhej, ngaqë ndjenin ‘veset e vyshkura’ , që, në leximin paralel që i bëja në iatilisht për t’i dhënë një sens/kuptim asaj që lexoja, më sillte “abitualmente appassite” që edhe përdoret në të shkruar.
– ‘banjo e personelit të ulët’; s’besoj se e ke patur për banjot e personelit xhuxhmaxhuxh, por besoj se e ke patur për atë që, të paktën në italisht gjen përdorim si bassa manovalanza por që në shqip (dhe në cilindo gjuhë të qytetëruar, kur asaj kategorie që përmëndet nuk do t’i mveshësh përçmim), thuhet ‘personeli i shërbimit’.
– ‘ju ekspozuan nikotinës’… i nxorrën gjoksin si Selam Musai?! apo ju nënshtruan një trajtimi me doza nikotine të dhëna nëpërmjet injeksioneve, ushqimit apo thjesht qëndrimit në një ambjent të mbushur me tym duhani?
– ‘Çakmaku i vakët’, jo vetëm që s’është kombinim i frekët, por as i vakët fare s’është. Jo për gjë, por mbiemri ‘i vakët’, nëse shkon mirë për lëngjet (uji, gjella e vakët), as nuk përdoret dhe as shkon për gjosejnet e ngurta.
Nejse, ndoshta s’jam unë më adapti për të dhënë e thënë çfarë s’shkon nga ana gjuhësore atje, por meqë jemi në një blog ku gjuhësia është në shtëpinë e saj, besoj se do dalë edhe ndonjë tjetër të thotë ndonjë fjalë…
Besoj se castigati eshte xha xhai, ka nje thes me afersi, kjo fjala ‘materje’ ma ktheu bindjen e djeshme ne besim.
Gjithsesi bashkohem deri diku me mendimin e Edrusit, jane shume per nje tekst te shkurter, efekti i risise pengon rrjedhshmerine. Nja 3 fjale te fjalorit mjekesor si kuptova, padituria ben te veten, po pergjithesisht si prove teknike xha xhai nuk shkruan aspak keq.
Nuk e besoj.
Sado që të përpiqet të fshehë dorën, një i zanatit nuk bën gabime elementare…
Shih këtë fjali(http://xhaxhai.wordpress.com/2010/05/25/mikpritje/): “U ndezën qirinj u dëgjuan hapa një dorë u zgjat drejt simes një dorë tjetër më mori armën nga krahu një kandil më ndriçoi rrugën për të hyrë.
mbas “u dëgjuan hapa” për se si është ndërtuar fraza, duhej të ishte një pikë… ose të paktën një presje (që në ktë rast mungon edhe nja dy herë të tjera në vazhdim)
Fail Hyllin 🙂
Castigat shkruan relativisht mire ; dmth mua shkrimet qe i jane paraqitur ketu me pelqejne.
Mirepo me xhaxhain nuk ka lidhje fare, jam i bindur per kete. Xha xhai eshte shume i rafinuar ne stilin e vete te te shkruarit, dhe sado te ndryshoje nga publicistika ne letersi, prape i dallohet dora dhe perfeksioni i fjalise. Natyrisht, as une nuk e dija qe MGJ ishte vete xhaxhai, mirepo nje hije e vogel dyshimi, qofte edhe per pune sekondash, me kaloi teksa lexova Vomitologjine.
Tani, castigat mua me duket si nje autor i ri, qe levron pak a shume ne keto skiceza te cilat sado novatore mund te te duken per nga permbajtja, ne fund e kupton qe kane nje llogjike te veten thuajse standarde ne forme. E them kete sepse notoj edhe vete ne ato ujera. Eshte dicka me shume sesa nje nisje, por ende larg prej mberritjes. Pak me teper sesa paraletersi, por shume me pak sesa letersia vete. Eshte nje si bicim periudhe ku provon te ndertosh nje stil, nje narracion tendin, ku provon te perdoresh dialogun dhe ligjeraten e drejte, dhe shpesh eshte teper e veshtire per te shmangur disa fraza klishe ( edrus e mban mend mire ate “veshet nga radio” besoj ).
Euforine e tepruar te Agronit sinqerisht nuk e kuptoj, te me kuptoje drejt ai dhe castigat se nuk e kam me te keq. As qe dua as te krijoj polemika.
Sigurisht qe e uroj autorin per nje krijimtari sa me cilesore, dhe nje permiresim konstant te artit te vete !
C’eshte letersia?
Si ndahet dicka ne letersi dhe jo letersi? Kush e percakton kete ne baze te cfare kriteresh?
Si ta kuptojme kete ne lexuesit amatore (qe s’lexojme shume) te letersise, nese dicka qe lexojme eshte letersi apo jo?
As une. P.sh. them se kur ben nje pohim deklamativ te tille, i bie te na shpjegosh pak pse s’eshte, qe ta kuptojme dhe ne qe e morrem si te tille.
Oh, dhe jemi qe jemi ne pyetje; ku dallon debati nga polemika? 😛
Xhibo, dy fjale miqesisht, meqe mu drejtove. Sinqerisht, perpiqu fillimisht te kuptosh qe “mori” dhe “morri” jane dy gjera krejt te ndryshme, me pas diskutojme edhe per letersine.
Hmm, dmth pyetja ime bie automatikisht meqe bej gabime drejshkrimore? Apo thjesht s’mund te ma thuash mua pergjigjen se ke hall se e shkruaj gabim?
Nga ju buron gjithe kjo prepotence mer yahoo, te shkoj te mbush nje kove. Ishalla s’e kam bere gabim dhe fjalen prepotence se me piu e zeza. 😀
Jo mo xhib jo, nuk te bie pyetja. Verejtja ime ishte vetem per te ta ulur pak vrullin prej prokurori ; “Krim dhe ndeshkim” eshte nder veprat e mia te preferuara.
Tani, me perkufizim, letersia eshte arti i te shkruarit te fjales/ve. Pra arti, i cili ne vetvete eshte nje proces qe zgjat e permiresohet vazhdimisht, ka etapat e veta. Nuk eshte se te gjithe ne kete bote lindin Rimbaud dhe krijojne perla qe 16 vjec, perkundrazi, ai eshte perjashtimi qe perforcon rregullin.
Ne kete kontekst, ka nje faze fillestare kur dikush ndjen kenaqesine/nevojen per te shkruar. A eshte letersi ? Ende jo, jane vetem fjale te vendosura mbi leter.
Ka nje faze te mevonshme kur ky dikush, e kerkon artin e te shkruarit si nje projeksion te vetvetes, nje fare surrogatoje, shpesh te idealizuar te unin te vet. Diku ketu mund te filloje ajo qe une e quajta para-letersi. Ende nuk ka art te mirefillte.
Ka pastaj nje faze tjeter, te ciles besoj qe i perket edhe castigat ( ku fus edhe veten time sic e thashe ), ne te cilen arti yt fillon e lind, ravijezon disa konture te vetat, gjen forma, stilistike, shprehi, mirepo ende ka nevoje per tu latuar e per te arritur nje fare niveli te pranueshem, nje fare arti realisht te tille.
Kur kjo ndodh ( nese ), kalon me se fundmi ne letersi.
A ka ketu gjera te prera me thike ? Jo, nuk ka. A ka vend per subjektivizem ? Sa te duash. Pikerisht per kete arsye, une u shpreha ne menyre te kujdesshme ndaj castigat, pa tone si ato te tuat ndaj meje.
Ok, flm per pergjigjen.
Shiko, ndjese nese tingelloi si gjykim, e pranoj qe jam ironik e thumbues shpesh, po kush nga ne shqipot nuk eshte?
Por, thumbimi ishte pasi ti vete bere nje deklarate te forte mendoj, mohuese ne kete rast: Ky shkrim s’eshte letersi. Nderkohe dhe dy njerez (Agroni dhe flo) qe shkruajne letersi p.sh. e pelqyen, dhe qe automatikisht pra e pranuan si letersi.
Vij tani une lexuesi amator (dhe kete e kisha te sinqerte) dhe dua te nxis nje debat, duke e marre te drejten nga deklarata jote. Ne kete e siper mbase mesoj dicka – them me vete.
Ketu qe puna.
Ky episodi me “mori” e “morri” me kujtoj se shqipja ka larmine e vet, eshte laramane, e drejtshkrimi te fut vertet ne halle.
Ne lidhje me vleresimin e letersise jane nje “mori” gjerash per tu konsideruar e analizuar.
Para pak kohesh me ndodhi nje episod me mesuesen e gjuhe-letersise te njerit prej femijvet te mi.
Ne nje takim me prinder, mesuesja mu ankua e me tha se me djalin duhet te punoja me shume, duhet te lexonte me shume, e te pasuronte fjalorin. Shkurt te zhvillonte me shume aftesine per tu shprehur e ne perdorimin e figuracionin, te shtjellonte sic duhet mendimin.
Ja tha, do te lexoj pjese nga hartimi i djalit tuaj, e nje nxenesi tjeter qe e kam nder me te miret e klases. Menjehere do te dallosh ndryshimin, por te lutem mundohu te jesh objektiv. Une ngrita doren e tunda koken ne shenje aprovimi.
Sinqerisht nuk e dija se kush nga pjeset do te lexohej e para. Ky ishte parakushti. Prita qetesisht se bashku me gruan derisa mesuesja lexoi pjeset e zgjedhura. Te them te drejten me kapi nje trishtim, pjesa e pare qe lexoi mesuesja, me te vertete me la shije jo fort te kendeshme. Kurse leximi i dyte, me thene te drejten me impresionoi.
He? me tha mesuesja ne pritje te opinionit tim. Une me vinte maraz me djalin tim, e po mendoja se si ishte e mundur. I vene ne zor i thashe. E verteta duhet pranuar. Ke te drejte, e dyta(gjithmone i bindur se behej fjale per nxenesin tjeter) qendron shume me larte qofte ne mendime, qofte edhe ne stilin e te shkruarit. Ke te drejte. Me duhet te punoje me shume me djalin.
Mesuesja per habine time i ngriu buzeqeshja ne fytyre. Po c’ne tha, e dyta eshte shkruar nga djali juaj.
Oh. me falni, i pergjigja.
Nderkohe qe nga fytyra e mesueses buzeqeshja ishte fikur fare, ne fytyren time sapo u cel, sebashku me nje ndjenje lehtesimi. Nuk e dija se djali im mund te shkruante aq sa te mbetesha i impresionuar prej leximit te nje pjeseze te tij.
Historira te tilla tregohen kur je i ngeshem, sic qelloi te jem une sot.
Edrus, po eshte letersi o njeri, s’eshte as gjuhe as debat politik, kshu qe qetesohu pak dhe shijoje. 🙂
Ose ndize nje duke shfletuar ato reklamat per demin e duhanit. 😛
O Xhib, si duhanxhi i regj (me rreth 40 cigare në ditë), nga e di ti se nuk e kam me autorin se m’ka canù aty ku s’duroj? 😛
Ta thashë tek komenti i parë që e imagjinoja edhe si film… se ndoshta si lexues mund të jem i pa-mësuar, por fantazia nuk më mungon.
Po të isha unë regjizori i këti filmi, atëhere (gjithmonë pasi të ishte redaktuar :P) unë do ta përgatisja pak a shumë si këtu: http://www.youtube.com/watch?v=MHBlYJ-tKcs
Castigat, nje gje e ngjashme si ajo qe permende ti ne lidhje me dukurine mbi lexuesin e pa-mesuar, ndodh me redaktoret, ec e shpjegoja nje redaktori se ti fjaline nuk e ke renditur ashtu nga padija por per te krijuar nje lloj efekti apo ritmi… Te xhongluarit me fjalen do kellqe ne fakt…
Edrus!
Me vjen keq nese nuk e merr seriozisht kete punen e regjizorit. E pashe… me intrigoi fort! Flm!
Peshperites, ti me pak fjale kerkon te thuash se “castigat” nuk e ka formuar akoma ate stilin qe te ben ta identifikosh autorin edhe nese nuk e ka vendosur poshte emrin…
Mbase eshte nder rastet rralla qe nuk jam dakort me ty… mua nuk me ngjan dhe aq i pa-skalitur stili…
Ndoshta flo, ndoshta.
Por po te jap vetem nje shembull, sa per ta thjeshtuar idene time. Meqe te dy ja kemi shijuar shkrimet Nitit, diku tjeter, me thuaj, a nuk e dallon ti nje shkrim te tijin qe ne dy fjalite e para ? Une per vete e dalloj.
Nuk eshte shume ceshtje fjalesh dhe leksiku, apo gramatike, por ka te beje me ate se si shkrimtari i qaset vete fjalise, ne strukturen e saj, apo se si ky nderton ambientin dhe frymen qe pershkon shkrimin, si luan me kulminacionet, si sa dhe kur e perdor nje “pushke cehovi”, etj etj.
Te gjitha keto, te nderthurura ne nje amalgame tejet individuale, te japin ne fund nje stil tendin. Mirepo kjo do kohen e vete ; prova, suksese, deshtime, rikthime, “plagjiat” pse jo, deri sa te piqet. Dhe une mendoj se castigat eshte ende ne mes te ketij procesi.
Nuk e kuptoj sinqerisht cfare ka ketu per t’ja prekur telat ndonje Xhibi, aq me teper kur nderhyrja ime erdhi vetem ne momentin qe Hyllin ngriti hipotezen se ky qenkerka xhaxhai. Vec ne mos qofsha duke komentuar mbi nje 50 vjecar te afirmuar me 13 libra ne treg qe ka fituar penden e arte, gje qe nuk ma ha mendja.
“Meqe te dy ja kemi shijuar shkrimet Nitit, diku tjeter, me thuaj, a nuk e dallon ti nje shkrim te tijin qe ne dy fjalite e para ?”
Nit Roshit? Nuk di Nit tjeter qe te kete nje stil aq te theksuar e origjinal sa te dallohet qe ne dy fjalite e para. Do ishte koincidence e lezetshme, gjithsesi ma shuaj kureshtjen, per te njejtin Nit behet fjale?
Shiko, se ka nje gje kjo puna e stilit. Ndonjehere, ajo qe percepton si mungese stili tek nje autor, nuk eshte vecse mungese e familjaritetit te lexuesit me autorin. Nga ana tjeter, nuk ka pse stili te zere nje vend kaq te lart ne hierarkine e vlerave artistike, letrare qofshin apo jo. Ndonje here, stili i vetem i nje autori mund te jete t’i beje bisht cdo stili, apo duke perqafuar shume stile. Keshtu edhe perpiqet te mos shnderrohet ne klishe te vetvetes. Aq me teper do qendronte kjo, sikur ne fakt Castigat te jete Xhaxhai. Atehere stili eshte stil eluziv, gje qe edhe i pershtatet shumellojshmerise se personave dhe pseudonimeve. Do te ishte pune e dobet nga Xhaxhai sikur stili i Castigat te ishte i njejte me stilin e Gjerazit, te njejte me te Xhaxhait, apo te Vehbiut. Por nuk eshte e thene te jene vetem keto qellimet. Ben vaki eshte stili ai qe duhet t’i pershtatet, ashtu si dhe i pershtatet forma, permbajtjes. Po ta lexosh keshtu, ka dicka tejet kafkeske kjo pjesa e Castigat qe i pershtatet edhe makthit te trysnise totalitare ne luften kunder duhanit. Nga ana tjeter, mund te mos jete fare permbajtja ajo qe dikton stilin, e as pseudonimi apo shmangja ndaj klishese. Ne fund te fundit, ne thelb te cdo krijimi eshte rikrijimi i vetes, e mungesa e nje stili mund te mos jete fare me qellim, por thjesht rezultat i ketij rikrijimi. Ne kete aspekt, as nuk ka kuptim te flasesh per etapa krijimtarie sikur keto etapa te kene nje qellim final e perfundimtar. Eshte e gjitha nje proces transformimi, ku cdo rezultat, sa do mungesa, sa do mall, sa do anomali te mbushe, nuk mund te konsiderohet kurre rezultat i kenaqshem, por do hape po aq mungesa, po aq mall, po aq anomali.
p.s. sikur castigat te mos ishte Xhaxhai, nuk besoj, as njeri as tjetri do e toleronte konfuzionin. Fakti qe aludimi per identitetin e njejte eshte lene pa pergjigje, me ben te mendoj se ne fakt, ne fakt, behet fjale per te njejtin autor.
p.p.s. cne krijime artistike ne PTF?
Flo, Castigat ka mjaft për të thënë e shkruajtur dhe më pëlqejnë ato që shkruan, por për mendimin tim, ka shumë nevojë që të vazhdojë të lexojë (përveç manualeve shkencore dhe gazetave edhe ndonjë roman)… bile edhe të studiojë pak gjuhën.
Vërej me kënaqësi theksimin që i bën Xhaxhai njërës prej kërkesave kryesore për të dërguar postime në këtë blog: Që artikulli i dërguar t’i përmbahet rregullave të gjuhës… por me ktë postim, Xhaxhai, dhe ja them gjysëm me të qeshur) meriton një akuzë per istigazione a delinquere (joshje për të bërë krime).
Flo, dikuuuur na thuhej që e rëndësishme është përmbajtja dhe se forma është vetëm “llustrosje” (që kapitalistët i japin shumë rëndësi e bla bla bla aq sa ta bëjnë edhe më të rëndësishme se përmbajtja).
Si t’ja bëjmë neve tani që jemi në kapitalizëm? Të mohojmë nevojën e një forme për të qënë kur jetojmë vetëm për atë paraqitje?
Ja ca shembuj të tjerë që kanë nevojë për “limime”:
– një gotë verë port… nëse e ka fjalën për verën e famshme portugeze, është krim vetëm të mos ja shkruash emrin ashtu siç duhet.
– “me flakën që m’u lëpi sensualisht pas letrës me vija të holla të kaltra”
Provo pa e rilexuar edhe një herë fjalinë që t’i përgjigjesh pyetjes: të kujt ishin vijat e kaltra? Të flakës apo të letrës?
– “një ansambël amator”
Dy janë gjërat, o është ansambël, ku emri presupozon harmoni, bashkveprim të mirësinkronizuar ndërmjet elementëve që e përbëjnë (dhe s’mund të jetë amator), o është ndonjë bandë/orkestër/grup muzikor që mund edhe të formohet prej amatorësh. Ku me amator unë nënkuptoj ata që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion .
Edrus ( me ndje qe po te drejtohem direkt, me shpresen se nuk keqkuptohem)
Vera porto, letra e cigares me vija te holla te kaltra, ansambel amator jane percaktime qe i perkasin nje bote te para viteve ’90. Qe te treja kane ekzistuar.
Thote Edrus:
Sado që të përpiqet të fshehë dorën, një i zanatit nuk bën gabime elementare…
Shih këtë fjali(http://xhaxhai.wordpress.com/2010/05/25/mikpritje/): “U ndezën qirinj u dëgjuan hapa një dorë u zgjat drejt simes një dorë tjetër më mori armën nga krahu një kandil më ndriçoi rrugën për të hyrë.
mbas “u dëgjuan hapa” për se si është ndërtuar fraza, duhej të ishte një pikë… ose të paktën një presje (që në ktë rast mungon edhe nja dy herë të tjera në vazhdim)
Gabim elementar, apo gabim i qellimshem? Po te ndodhte vetem nje here, edhe e quanim elementar gabimin, por perseritja me ben te dyshoj. Verej me poshte, nga e njejta pjese, nga Mikpritja:
“Më treguan qoshen ku duhej të ulesha teksa të tjerë ndiznin zjarrin në oxhak të tjerë akoma thernin një dash përjashta që ia njoha blegërimën dëshpërimtare për së largu.”
Sa pika dhe presje mungojne ketu? Po ketu:
“Sollën raki dhe kafe të ëmbël dhe arra të thyera dhe hoje mjalti erdhën vajza dhe gra të bukura që m’i futën ushqimet në gojë me gishtërinj trëndafili.”
Po ketu:
“Të gjithë biseduan nga pak pastaj më erdhi radha mua t’i falem të zotit të shtëpisë e t’ia lëvdoj ushqimin bukën kripën forcën e krahëve dhe të mendjes bukurinë femërore me të cilën më kish gostitur.”
Pse, gabim elementar eshte ky?
“Erdhën të tjera vajza dhe gra më ulën rrobat më zbuluan lëkurën e drojtur më mikluan nanurisën me ojna e ledhe aq sa më morën frymën teksa unë nuk çlirohesha dot prej litarëve që më mbanin gozhduar në qoshe të dhomës për të më ruajtur kur të përmbysej shtëpia.
Të nxehta si pika shiu të gushtit gojët që preknin vinin era livando sherbelë e trumzë duart që më fërkonin trupin më zbutnin e më ndiznin njëherësh trupa të hajthëm sorkadhe suta e kunadhe më çmbështilleshin rreth mishit prej afshi përcëllues që do t’ia kish vënë flakën jo më shtëpisë mikpritëse por botës mbarë.
Në fund m’i liruan e m’i hoqën litarët nga kyçet bërë plagë së bashku me dëshirën për të ikur e për t’u zhdukur gjetiu më mbuluan me lëkurën e dashit të therur më yshtën me kongjij të ndezur nga vatra më lanë të vetëm përballë kujtimit të përdhunimit të ëmbël.”
Nderkaq verej edhe lojen fjali-paragraf qe luhet. E nder te tjera, gjej ne mundsh qofte edhe nje shenje te vetme pikesimi tek pjesa Mikpritja, pervec pikes ne fund te fjalise. Pastaj Edrus, eja dhe fol serish per gabime elementare.
Ndërsa unë ve bast se do jetë ndonjë shoqe e Xhaxhait (sa detyrime duhet t’i ketë që ta postojë?! 😛 )
Mirë “gabimet elementare”, por edhe ato që përmendja në komente të duken të qëllimshme?!
Fillimisht më shkoi mendja (gabimisht) tek Pishaku (duke konsideruar që letërsi mund të postonin vetëm adminët… por që s’kisha llogaritur dhe adminët e blogjeve të tjera 😛 )
Prato, (jam me e famijarizuar me kete nick :)) sigurisht qe Nit Roshi(po Lulian) eshte autentik per forcen e stilit te tij,uroj qe ai te kete vazhduar te shkruaje me te njejtin intensitet qysh prej ikjes prej peshkut. Por eshte shume interesant dhe fakti qe permendi Luliani, dmth qe mund te jete stil me vete edhe te kerkuarit e vazhdueshem e mos te paturit nje stil te vetem. Sa per xhibin, mos u shqeteso, ai i ka per zakon goditjet e uleta, me ka ndodhur dhe mua e njejta gje kur kritikova ca poezi qe atij i pelqenin, sepse kur i pelqen xhibi ceshtja ne fjale merr nje lloj certifikimi me titull: i pa-prekshem, qe automatikisht perkthehet i pa-kritikueshem. P.s. dhe shyqyr qe ka edhe letersi ketu te ptf o Lulian 🙂
Tani, perderisa kemi rene dakord qe letersia eshte art, dhe arti supozohet qe te ndjelle emocione, mendime, gjendje….une nuk do nguroja ta quaja “letersi” shkrimin.
Po ta shohesh me sy korrektori, bie dakord per shenjat e pikesimit, apo nje fjale ketu a nje shprehje atje. Por, ne nje lexim te rrjedhshem, kur nuk e ke mendjen se kur do stonoje kengetari apo cilen note nuk do arrije dot, shkrimi ka finese, ka ndjeshmeri, ka shtresezim. Ngjan i punuar me kujdes, madje i qemtuar ne cdo fjale. Dhe nuk eshte linear, mbi te gjitha. Mbase nuk te ben te mendosh shume, por te krijon me shume se nje ndjesi kur e lexon.
E vetmja verejtje qe do kisha une, eshte dendesia. Ka me shume ngarkese se c’mund te mbaje nje shkrim i shkurter. Megjithate, urime autor(it)/(es)!