Të gjithë pak a shumë e pamë se çfarë ndodhi sot në Tiranë; të gjithë gjithashtu pyesim edhe se çfarë do të ndodhë.
Sikurse çdo ngjarje historike, edhe protesta e sotme, fund e krye me natyrë politike, i pati viktimat e saj sakrifikale, ose njerëz deri dje anonimë, që me vdekjen e tyre dashur pa dashur u shndërruan në shenja ose simbole të të pakthyeshmes, rreth të cilave do të koagulohet diskursi politik shqiptar gjatë muajve, në mos viteve që do të vijnë.
Të shumta janë leximet që mund t’i jepen protestës masive dhe incidenteve që e shoqëruan: luftë për pushtet mes PD-së dhe PS-së ose mes Berishës dhe Ramës, përpjekje e opozitës për ta zgjidhur nyjen gordiane të legjitimitetit me rrugë jashtë-parlamentare, efekt anësor i pashmangshëm i mosmarrëveshjes së zgjatur për zgjedhjet, fitore e subversionit ndaj arsyes, përsëritje e 1997-ës, provokacione të nxitura nga agjentura të huaja dhe elementë të shërbimeve sekrete për destabilizimin e situatës, përplasje e jugut me veriun e shqiptarëve…
Megjithatë, interpretimi i vetëm që na lejohet është ai i një shfaqjeje elokuente të zemërimit popullor, përballë obsesionit të regjimit Berisha me pushtetin dhe refuzimin e institucioneve kryesore të shtetit për dialog me shoqërinë civile.
Gjatë ditëve që i paraprinë protestës, edhe një gjest i vetëm mirëkuptimi nga ana e kryeministrit Berisha përballë krizës që po përvijohej, do të kishte mjaftuar për të qetësuar situatën.
Shkaku kryesor dhe imediat i dhunës së sotme, të vdekurve, dëmeve materiale, tronditjes së Tiranës dhe të krejt Shqipërisë, lëkundjes së institucioneve të shtetit dhe pezmatimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe qytetarëve duhet kërkuar në shfaqjen e padenjë dhe dhunën verbale të papranueshme të kryeministrit Berisha në parlament, javën që shkoi.
Prej kohësh e kemi thënë dhe përsëritur në këtë blog se kjo lloj dhune ligjërimore, e katalizuar edhe nga informacioni për korrupsion të përbindshëm në të gjitha nivelet e ekzekutivit, të gjyqësorit dhe të legjislativit; si dhe nga paraliza e institucioneve përballë vullnetit maniakal të Berishës për të qëndruar në krye të punëve; e pra, ky farë agresioni verbal ndaj kundërshtarit dhe veçanërisht përdhosja sistematike që i është bërë kreut të opozitës Rama, herët a vonë do të përkthehej në dhunë reale, ku komunikimi mes palëve do të ndërmjetësohej nga shkopi i policit, guri, gazi lotsjellës, uji me presion dhe plumbi i pistoletës.
Kur politika, si art i të mundshmes dhe zotësi për t’u zhvendosur nga një kompromis në tjetrin, transferohet në sheshet publike dhe mbetet në duar të turmave përballë policëve, është koha që pushteti legjitim t’i nënshtrohet një verifikimi rrënjësor, të paktën nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.
Tani që shkruaj, ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar prej ekzekutivit, përveç disa deklaratave propagandistike, të mbushura me retorikë sa të dobët aq edhe kokëtrashë, të disa eksponentëve të PD-së. Shpresoj – edhe pse kjo është shpresë fare e kotë – që Berishën ta këshillojnë njerëz të mençur, dhe ta bindin se në këto momente njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë diçka të re prej pushtetit: jo më tirada të neveritshme kundër kreut të opozitës, as mburrje sovjetike për arritjet, por një reagim të shpejtë dhe të arsyeshëm, që të përmbajë brenda premtimin për zgjidhjen e kësaj krize.
“Megjithatë, interpretimi i vetëm që na lejohet është ai i një shfaqjeje elokuente të zemërimit popullor, përballë obsesionit të regjimit Berisha me pushtetin dhe refuzimin e institucioneve kryesore të shtetit për dialog me shoqërinë civile.”
Vertet e beson kete qe thua xha xhai?
Dmth kjo qe pame sot ishte zemerim popullor? Dhe c’lidhje ka shoqeria civile me protesten e sotme, apo c’lidhje ka dhuna dhe vrasjet me dialogun apo mungesen e dialogut, apo kerkesen per dialog?
“Gjatë ditëve që i paraprinë protestës, edhe një gjest i vetëm mirëkuptimi nga ana e kryeministrit Berisha përballë krizës që po përvijohej, do të kishte mjaftuar për të qetësuar situatën.”
Si p.sh. cfare gjesti mund te kishte parandaluar kete qe ndodhi, me perjashtim te p.sh. shpalljes se menjehershme te Edi Rames si kryeminister, qe ky te mos nxirrte njerzit ne rruge me nje retorike (ketu e dy vjet) per dhune dhe aludime 97-tshe, ne emer te luftes kunder korrupsionit?
Gjithsesi, me duket pak heret per te arritur ne konkluzione se kush konkretisht beri vrasjet dhe inicioji dhunen apo cka parapriu vrasjet.
Pas komprometimit të aleatit Meta, Berisha duhej t’i kish kërkuar votëbesim parlamentit.
“Pas komprometimit të aleatit Meta, Berisha duhej t’i kish kërkuar votëbesim parlamentit.”
Berisha ti kerkonte votebesim, dhe jo opozita te kerkonte mocion mosbesimi?
Pastaj si, fill pas transmetimit te videos te beheshin keto, pa pritur ndonje version ligjor mbi investigimin (per jo vetem ca paraqiste video, po dhe cka mund te dilte prej saj)? Ca precedente krijonte kjo?
Po ta zeme se keni plotesisht te drejte ne keto; ca lidhje ka dhuna dhe vrasjet me keto gjera, si i ben dhuna dhe vrasjet me mire keto ceshtje specifike, apo ne pergjithsi rendin dhe statusin e demokracise, apo mirqenien e shqiptareve, apo cado gjeje tjeter?
Nuk ju duket se se pari duhet ngritur zeri per te denuar dhunen dhe keto qe e inicion apo perkrah ate, per cfaredo lloj qellimi, sidomos kur qellimi sic e dime te gjithe eshte rrezimi me cdo mjet i nje qeverie (te korruptuar, faktikisht, dhe ne emer te luftes kunder korrupsionit) qe ne krye te vijne ca njerez po aq te korruptuar, po sidomos pa pike plani a programi se ca do bejne keta per te ndryshuar gjendjen?
Besoj do të ishte më mirë sikur ta bënte Berisha; në mënyrë pre-emptive, duke e parë edhe që situata po tensionohej shumë. Edhe shërbimet sekrete do ta kenë informuar për gjendjen. Kjo që propozova nuk është ndonjë thagmë; më duket krejt logjike – sidomos pas dorëheqjes së Metës. Siç shkruaja edhe dje, ky do të ishte një verifikim i qeverisë në Parlament dhe njëkohësisht një shenjë e disponueshmërisë së kreut të ekzekutivit për të reaguar pas skandalit Meta. Ndonjëherë mjafton një shenjë e tillë për t’i ulur gjakrat.
Sa për dhunën, kjo nuk nisi sot, as mund të përfundojë sot. Dhuna ka kohë që është ulur këmbëkryq në politikën e Tiranës – si dhunë verbale, si dhunë e mashtrimit të qytetarëve, si dhunë e korrupsionit. Të mos harrojmë, pastaj, se paligjshmëria pjell paligjshmëri. Më duket e kotë edhe të dënojmë dhunën si të tillë, ose në mënyrë abstrakte; në një kohë që mund të themi dhe duhet të themi se kjo dhunë mund të ishte shmangur. Përndryshe, kur mblidhet turma e egërsuar përballë policëve, nis të veprojë një logjikë tjetër. Për fat të keq.
Berisha e kerkoi votbesimin, dhe e mori. Me 73 vota pro u riformatua qeveria. Ndryshe po te kerkohej e te artikulohej mosbesimim, pasi ndoshta edhe ai do te ishte dhene, ne varesi te formes se kerkeses dhe te artikulimit, qe i takonte ta bente grupi parlamentar i PS-se. Por e keqja eshte se u tejkalua kjo hallke e procesit politik, dhe u shfrytezua thjesht dhe vetem mllefi popullor.
Mor ti teoricien i vonuar, vërtet kujton se me pallavrat e tua mund të mbulosh vdekjen e tjetrit?
duke ditur qe komentet ketu ne PTF duhen te miratohen para se te dalin, si duhet ta kuptoj kete koment une te nderuar moderatore te PTF? si “mbyllje goje” me spont, apo si “hakmarrje virtuale per mosperputhje pikpamjesh”, apo ndonje gjest tjeter kalamanesk?
mendoni se e nderoni blogun tuaj me miratimin e ketyre komenteve?
juve e dini me mire gjithsesi…
Njerëzit janë të acaruar – por kjo nuk na justifikon. Gjithsesi, disa teprime u korrigjuan.
xhaxha ku e bazon kete qe thua apo eshte vetem besim i yti?
Arsye racionale qe te mbeshtese kete nuk ka sepse sic e thashe mbreme, asgje nuk te garanton qe Rama do terhiqej pa zgjedhje te parakohshme. e ateher si do sherbente rivotebesimi i Berishes?
E dyta cfare do zgjidhin zgjedhjet e parakohshme? Ne se i fiton Berisha, prape protesta, nese i fiton Rama pse nuk duhet te beje protesta Berisha derisa ta rrezoje ne te njejten menyre. Dhe e fundit per cilen arsye jane mbledhur njerezit se nuk u kuptua. Per kaseten e Metes, per kutite e zgjedhjeve apo per varferine?
Sigurisht qe ke te drejte te kesh opinionin tend emocional per keto gjera, ne te cilin rast ska nevoje per pergjigje.
Rama nuk i bën i vetëm këto që bën; i bën sepse ka mbështetjen e një mase shumë të madhe njerëzish, të cilët i shohin ose i gjejnë të mbyllura rrugët e tjera të komunikimit me institucionet. Më duket se ky është kyçi për t’i shpjeguar ngjarjet e sotme; ose të paktën një nga kyçet. Dialogu i qytetarëve me shtetin, qoftë edhe i ndërmjetësuar nga partitë politike (opozita) vlen edhe për t’i kanalizuar energjitë negative, frustracionet, mëritë, bindjet se dikujt i është bërë padrejtësi. Kush mbjell intransingjencë, korr dhunë.
“Rama nuk i bën i vetëm këto që bën; i bën sepse ka mbështetjen e një mase shumë të madhe njerëzish, të cilët i shohin ose i gjejnë të mbyllura rrugët e tjera të komunikimit me institucionet.”
po kjo eshte farse, i nderuar xhaxhai.
ose s’kemi ndjekur te njejtat lajme.
disa pinjolle qe perdorin dhune ne emer te paqes qenkan perfaqsues te popullit apo te “nje mase shume te madhe”?
po c’eshte kjo mbajtje iso, qofte dhe kshu indirekt, ndaj dhunes, sidomos kur ne jemi vend me precedente fatkeqe per keto pune, marrjen e pushtetit me dhune, ku pasojat i ha pikerisht populli, dmth ato ‘masat shume te medha’?
Berisha mund te jete mbase fajtori me i madh dhe njeriu me i korruptuar ne Shqiperi, por qe te thuash qe kjo dhune mund te parandalohej nga ndonje reagim i tij apo te heshtesh para ngjarjeve vizive qe po percjell gjithe bota dhe thirrjeve direkte dhe indirekte te Rames & Co per nderrim pushteti me dhune, kjo me duket shume … s’di si te them … shpresoj te jete reagim emocional i momentit nga ana juaj.
Dhuna ka qenë e dyanshme. Në këtë moment nuk di të them se kush e nisi dhe pse; por di që të vrarët janë nga turma, ndërsa të plagosur ka nga të dy krahët. Megjithatë, kur përballen njerëzit siç u përballën sot, dhunën e nisin zakonisht elementët më të paparashikueshëm – p.sh. provokatorët. Por kjo nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe… provokatori ofron thjesht shkëndijën, por benzina aty ishte derdhur me kohë.
Nuk i mbaj iso as dhunës as vdekjes. Por as dua të fryhem me deklarata solemne, kinse “humane”. Më vjen keq për ngjarjet e sotme, më vjen keq për të vdekurit. Zemërohem dhe dua që të identifikohen shkaktarët – jo ata që tërhoqën këmbëzat, por ata që lejuan këtë lloj precipitimi të gjërave.
Ndërkohë, dua ta theksoj prapë: shkaku i kësaj katrahure do kërkuar te pseudo-virtyti atavik i intransingjencës, ku kombinohet pseudo-burrnia, patriarkalizmi, mendësia autoritare, vetëdija e pagabueshmërisë dhe vizioni paranoid i botës së ndarë më dysh.
Ok, te falenderoj per shpejtesine e pergjigjes. Kam nje gje te fundit dhe nuk te bezdis me. Me c’mase e mat ti qe ata qe ishin sot ne shesh ishin qytetaret? Po sikur neser Berisha te nxjerre ca ‘qytetare” te tjere qe protestojne per te nxjerre nga bashkia Ramen, i cili po ta vesh re e ka trashur edhe ai gjuhen, si do i ndanim keta te dytet nga te paret?
Perpara se te marr pergjigjen po te shpreh disa nga ndjesite e mia. Ajo qe pe sot eshte e organizuar nga opozita per qellimet e saj. Shpresa e opozites eshte qe meqenese sipas tyre “njerezit jane te varferuar dhe ju ka ardhe ne maje te hundes me Berishen” do ti bashkohen opozites. Sidomos pas vrasjes se disa njerezve(e rene nga qielli per opoziten e cila shpresonte deri tek e rrahura) shume njerez normalisht jane te prirur te revoltohen. Edhe po e more premisen per te vertete, prapeseprape ka nje element shtese i cili eshte besueshmeria e atij qe udheheq opoziten. Qytetaret e thjeshte nuk jane irracionale dhe kane te pakten dyshimin qe kjo qe po ndodh nuk eshte spontane. Pra na mbetet te shohim cdo ndodhe neser, por ne cdo rast qytetaret per te cilet flet do jene te manipuluar ose nga njera ose nga tjetra pale.
Une do thoja qe perderisa ky manipulim te vazhdoje, nuk kemi gje ne vije per ndryshim te sistemit. Vetem nese ndergjegjesohemi se nuk mund te fitojme gje duke u joshur nga ambiciet e njerit apo tjetrit (qe te jesh rehat Berisha dhe Rama) mund te krijojme nje fryme te re e cila te shperfilli ate qe ofron skena aktuale dhe te ndertoje dicka nga fillimi.
E fundit, Berisha doli publikisht dhe tha qe te vraret jane goditur me arme zjarri te cilat policia nuk i disponon dhe nga distance shume e afert ndersa opozita thote i vrane me snajper (Ngjela). Nuk kam asnje ide a eshte shashke apo e vertete, por nese ka nje gram te vertete ne kete (te pakten njeri nga te vraret eshte nga brenda)besoj qe edhe gjykimi yt eshte i detyruar ta marre parasysh apo jo? ashtu si gjykimi im mund te ndryshoje nese neser e gjithe Tirana vershon ne shesh dhe ulet kembekryq perpara statujes se Nene Terezes duke kerkuar te ike Berisha.
Po dyshoj se ajo qe do shohesh do i perngjaje edhe per ca dite te sotmes.
Politcus,
ja ku e ke edhe videon:
http://www.youtube.com/watch?v=J-_LuG9J6u4
foto me poshte flet vete
http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-12253624
Protesta paqesore te provokuara nga policia te duken ty keto xh2?
http://www.shekulli.com.al/2011/01/21/video-shokuese-nje-person-qellohet-nga-brenda-kryeministrise.html
Pikerisht pra, qendrim i nje shteti demokratik te duket?
p.s Me keqardhje konstatoj se nuk ka asnje diference ndermjet nje militani dhe teje. Edhe pak te duhet dhe mund te te konsiderojme te metalboy-zuar.
se kush eshte i politizuar ate le tja leme te tjereve, ena apo kushdo qe fshihet pas ketij pseudonimi una tantum. Pse ke frike mor burre i dheut? Une skam asgje ne dore mos u tremb, mendime po shkembejme. Nderkohe pergjigju pyetjes sime ( edhe pse une ja drejtova xhaxhait xhanem), cfare te thote ajo foto.
Videoja qe sjell eshte shokuese dhe pavaresisht se duhet interpretuar me me kujdes tregon paraprakisht qe ai zoteria eshte goditur nga brenda. Nese eshte njeri nga ata qe kane vdekur ( pikepyetje e madhe) pike shume e madhe ne favor te zotit Rama. He tani, pranoje pak qe ajo fotoja tregon skenar ose te te them dhe une militant i Gramoz Rucit?
Pame dhe 7-8 police duke goditur gati ne prag vdekjeje nje person te vetem! Ne nje ore kur protesta gati gati ishte fikur. Dhune e pajustifikueshme dhe e pamontuar sic ju pelqen te pandehni.
bobo sa emra qe paske ti, personalitet i shumefishte je, pa dyshim. Megjithate, une te kam pranuar ne tryeze e per kete arsye te dua shume.
–Politicus, personazhi me siper shfaqet sot per here te pare me kete emer dhe IP. Shpresoj qe te kesh aq besim tek fjala ime dhe mos kerkosh analiza me tej. PA
Grushti i shtetit deshtoi!
Sulmi i dhunshem ndaj institucioneve demokratike deshtoi!
Mosnjohja e votes se popullit duke perdorur dhunen deshtoi!
Tani mbetet vetem qe pergjegjesit per kete dhune, per jetet e humbura te disa njerezve dhe gjithe demet e tjera te shkaktuara sot, te vihen para pergjegjesise ligjore e politike njerezit qe e organizuan deri ne detaje kete dhune!
Nuk eshte populli apo qytetaret, por nje grusht i vogel njerezish qe kerkon te permbyse nje qeveri legjitime me dhune.
Sot qytetaria duhet te ngreje zerin per te denuar dhunen dhe cdo akt qe cenon ligjin e rendin kushtetues.
Mor’ mik ti qenke karagjoz i madh!
Vëreni edhe çfarë vështirësish tragjike krijon mungesa e institucioneve të pavarura.
Normalisht, në raste ballafaqimesh të tilla totale, duhet një palë e tretë që të arbitrojë.
Qoftë edhe thjesht për të gjetur se me çfarë arme janë qëlluar viktimat.
Kjo palë e tretë mungon. Askush nuk ka besim te hetuesit e ekzekutivit; askush nuk dyshon se ata do të mbajnë anën e policisë.
Politika në Tiranë është reduktuar në fushë betejë; prandaj s’është për t’u habitur, kur e vetmja formë komunikimi mes llogoreve është lufta.
Zakonisht jemi shquar vetëm për të shtruar probleme, të cilat pastaj presim të na i zgjidhë “prindi”.
Edhe sot, rrimë me veshët ngrehur për të dëgjuar se ç’do të thotë Europa, BE-ja, ambasada amerikane.
Shtet i shtrembër; po të kish pasur institut korrektimi në Europë, duhej ta kishin dërguar aty me kohë.
Ëndërruam me sy hapur që të shikonim një demokraci të vërtetë në Shqipëri…
Me të drejtë Vehbiu vinte gishtin mbi plagën e shqipes së drunjtë… dhe sot dëgjojmë një gjuhë dhe komunikim të degraduar në fjalor rrugësh dhe në tempullin e demokracisë, në Parlament.
Me të drejtë akuzohej Shqipëria totalitare që vinte mjelëset në qeveri… dhe sot shikojmë që çdo qelizë e aparatit shtetëror është mbushur me simpatizantë të partisë së rradhës dhe meritokracia as nuk njihet si koncept.
Me të drejtë akuzohej regjimi si nga më të egërit … por, me gjithë egërsinë e tij, nuk reagoi siç është reaguar gjatë këtyre 20 vjetëve nga klikat në pushtet për mbrojtjen e privilegjeve.
Demokracia e sotme, është demokraci numrash.
Fiton ai që siguron sasinë (por jo edhe cilësinë e të zgjedhurve).
Kjo është demokracia e të zgjedhurve me listat e bëra në vilat dhe pallatet e pushtetit… me ndihmën e një sistemi elektoral të zgjedhur nga klika vetë për të gjetur mënyrën më të sigurtë për të konservuar pozicionet e tyre, herë në pushtet dhe herë në opozitë…
Nëse dështon edhe këtë herë revolta popullore, do jetë fatale për shqiptarin e thjeshtë… sepse, pas kësaj nuk do të tentojnë më të ngrenë kokën: kapitullimi dhe nënshtrimi ndaj fatit, do jetë rrënues… edhe për 500vjet të tjera Shqipëria s’do ngrejë më krye…
Alibia që: i provuam të gjitha mënyrat, do pështjellojë shpirtrat e shqiptarëve.
Fajtorë për gjithçka në mossuksesin e kësaj revolte dhe shkatërrimin e shpresës për një Shqipëri të Lirë dhe demokratike, është klasa politike në përgjithësi dhe opozita në veçanti.
Për tu adhuruar tunizinët; brënda disa ditësh, jo vetëm bënë që të merrte arratinë kryeministri i tyre i korruptuar, por AS NUK PRANUAN një qeveri provizore të përbërë nga politikanë të së shkuarës.
Xhaxha, duke lene menjane, me veshtiresi sigurisht, cdolloj afersie me opoziten aktuale, duhet denuar dhuna. Nuk e di sa ka ndikuar tek ti ajo qe pame sot, por shqiptaret jane te tronditur.
Eshte sulmuar shteti.
Pse duhej qe ajo proteste te kthehej ne dhune? Kujt i duhet dhuna? Kujt i duhet djegia e institucioneve?
Kujt i duhet ky bolshevizem dhe mekanizma te grushtit te shtetit?
Cdo te nodhte nese demokratet ne Tirane te sulmonin bashkine e Tiranes pasi sipas tyre Edi Rama eshte i korrruptuar.
Votebesimin Berisha e mori me votimin e ministrave te rinje. Prandaj mos ngulmo ne kete se nuk qendron si argument. Me mire mund te kerkosh drejtperdrejt ikejn e Berishes, sesa merresh me votebesim.
“Eshte sulmuar shteti.
Pse duhej qe ajo proteste te kthehej ne dhune? Kujt i duhet dhuna? Kujt i duhet djegia e institucioneve?”
Cfare shteti eshte sulmuar or ti? cfare institucionesh jane djegur?..
Nuk te vjen turp qe vjen ketu e ben hajvanin Sali Berisha
Ju jepini sa te doni me sharje (meqenese ja u publikon vete administratoti i blogut) se sapo perfundoi Rama nje arsenal sharjesh dhe ju e imitoni, por jane vrare e plagosur njerez, jane djegur makina e shperthyer dyer te kryeministrise, eshte goditur betoni tek dera e kryeministrise me makine, etj. Keto i pame te gjithe.
Po te mos ishte mbrojtur me profesionalizem godina e kryeministrise (nuk ka rendesi qe sot eshte Berisha titullar i saj), sonte ne do ngroheshim ne flaket e saj.
Ti i shtetit na thua dot pse e vrate kete fatkeq
http://www.youtube.com/watch?v=Tasdwt8zP1I
Në fakt ke të drejtë.
Vetëm Berisha e di marifetin, se si i vihet dot flaka godinës së kryeministrisë.
Pyes veten, se ku është dallimi midis vrasjeve të 2 Prillit 1991 në Shkodër dhe këtyre vrasjeve të sotme.
Edhe atëherë u tha nga pozita komuniste, se vrasësit ishin nga radhët e demonstruesve, megjithatë përpara drejtësisë u vunë funksionarët e atëhershëm lokalë komunistë, të cilët me vendim të formës së prerë në periudhën e qeverisjes Berisha 1 u dënuan për vrasje me dashje.
Gjykata arsyetoi, se megjithëse nuk vërtetohej pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e të pandehurve në vrasje, ata si persona në pushtet nuk kishin marrë të gjitha masat e nevojshme, që pavarësisht se kush shtiu, të mos kishte shtënë.
Arsyetim tejet i çuditshëm.
U dhënë dënime mbi 10 vjet heqje lirie, të cilat u vuan për shumë vite me radhë.
Parë nga kjo perspektivë dhe gjykuar në mënyrë analoge, Berisha dhe Basha janë sot në të njëjtin pozicion si Sekretari i Parë i Parisë së Rrethit dhe Kryetari i atëhershëm i Degës së Punëve të Brendshme në pranverën e 1991.
Kete here Shqiperia eshte anetare e NATO-s qe u imponon forcave te sigurise rregulla te qarta angazhimi te perdorimit te armeve te zjarrit, dhe nje dicka e tille eshte e pa-justifikueshme.
Me keq do te ishte sikur te mos kete patur fare ‘rules of engagement’ dhe te kete pasur nje shperberje totale te ‘zinxhirit te komandes’.
Either way we’re all screwed.
Gezuar 100 vjetorin e shtetit ‘shqiptar’.
Safir Arnaut,
Ja ke futur jangllësh.
Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s nuk ka asnjë domethënie për faktin se si duhet të përdoren armët e zjarrit nga forcat e ruajtjes së rendit.
NATO është një aleancë ushtarake që ka për objekt të vetëm mbrojtjen e shteteve anëtarë nga rreziqe të jashtme.
Policia nuk është strukturë e forcave të mbrojtjes në kuptimin e mirëfilltë ushtarak të fjalës dhe rregullat e përdorimit të armëve të zjarrit nga na e punonjësve të policisë i vendos thjeshtë ministri shqiptar i punëve të brendshme ose Kuvendi.
Ka diçka thelbësore këtu që nuk e ke kuptuar.
NATO non c’entra un cavolo në këtë historinë e ditës së sotme.
Po flasim per Garden…vec ne qofte nen hyqmin e Min te Brendshme (po s’besoj)
Per tre te vraret ben mire te pyesesh Ramen, pasi a) sipas mjekeve jane qelluar nga afer dhe me arme tip pistolete b) policia nuk kishte pse qellonte mbi demostruesit pasi gjendja sado e veshtire ishte nen kontroll, nuk ishte marre gjendja ne dore nga Garda e cila ka rregulla te tjera te perdorimit te armeve si brezi i fundit qe mbron institucionet, c) armet qe perdorin forcat e policise dhe ata te sigurise ne pergjithesi jane te rregjistruara, nese plumbi ka dale nga keto arme hetimi i prokurorise nuk e ka te veshtire ta gjeje dhe te merret vesh dhe zinxhiri komandues.
Por duke pare dhe foto te ndryshme e video aty shihen persona qe sillen ne menyre te dyshimte, qe na jep nje indikacion se keta jane vrasesit ne terren te skenaristeve te kesaj proteste te dhunshme qe ka qene e detajuar dhe me qellim te qarte.
Hetimi do ta sqaroje kete pune dhe do veje para pergjegjesise si doraset e rendomte edhe skenaristet e kesaj dhune.
Edi Rama tanime eshte me fytyren e tij te vertete edhe per ata naive qe kujtonin se artisti Rama do bente politike “ndryshe” dhe te “re”. Fytyra e tij politike eshte rruga e dhunes per te arritur tek pushteti, qe fatmiresisht nuk u arrit.
Shteti eshte dhe duhet te jete i vetmi qe ka, mban dhe perdor prerogativen e dhunes.
Me gjithe kete, une shpresoj qe dhuna te perhapet, e futet ne cdo nivel te shoqerise shqiptare. Deri sa njerezve te thjeshte e te vegjel, tu dale “pija” ne nje moment, te vene re batakun ku jane shtyre e po shtyhen qe te hyjne, dhe per pasoje te vendosin ta fshijne skenen politike shqiptare nga te gjithe aktoret e sotem, te cilet i perkasin nje periudhe tashme te perenduar.
Ne Shqiperi eshte tashme nje brez qe eshte rritur dhe edukuar ndryshe nga ata te para 1990. Per nga faktori kohe ( ata jane nga 25-40 vjec) ata duhet te marrin ne dore, te mbizoterojne gjithe debatin e cdo natyre te shoqerise shqiptare dhe kultures se saj. Do distancuar patjeter nga politika e dites, cfaredo krahu qofte ai, dhe te gjithe emrat kryesore, Berisha, Rama dhe emrat e tjere te kopshtit zoologjik te hiqen, te nxirren ne pension, te anashkalohen, te eliminohen politikisht.
Prandaj uroj qe dhuna te shtrihet.
Vetem nje katharsis mund ta drenoje qelbin e mbledhur ne trupin e politikes shqiptare.
Sa per disa nga koleget ketu, qe po vijne me vrap brenda duke brohoritur me flamure me ngjyra te ndryshme ne duar, po te jeni me moshe nen 40 vjec, digjini ato, hidhini poshte si flamujte ashtu edhe idhujt e pikturuar ne to. Ka me mire se kaq. Mjafton qe te kerkoni per kete te mire me ndershmerisht. Cfare ju eshte mesuar neper e me libra, do vene ne jete. Te tjeret e kane bere para nesh. Pse jo edhe ne…
”’Nëse dështon edhe këtë herë revolta popullore, do jetë fatale për shqiptarin e thjeshtë… sepse, pas kësaj nuk do të tentojnë më të ngrenë kokën: kapitullimi dhe nënshtrimi ndaj fatit, do jetë rrënues… edhe për 500vjet të tjera Shqipëria s’do ngrejë më krye…””
Jo mer burre i dheut se jemi pis arnaut ne, kaçake e cuba i prodhojme me thase, keta sot sherbejne per te ndezur sheshet.
Ato vrasjet jane krejt jashte kontekstit, s’kane asnje kuptim, gjendja nuk ishte e atille qe te kishte 3 vrasje, pati dhune, te plagosur e te lenduar, por jo aq sa te justifikohen 3 vrasje.
Ne maj 1996, Sala u dha dajak te papare, po s’me kujtohen vrasje. Vrasjet jane mister i gjalle, gjynah ata qe iken dem kot fare, iken kot per dhjame qeni.
Pa pare filmimet u irritova shume per vrasjet, po pastaj mu duken krejt pa kuptim, 3 te vrare ne nje demostrate jane shume, duket sikur ka plasur keq fare, po policia i perballoi me taktike mbrojtese,duke u prere hovin dhe vetem kur u erresua e njerezit u rralluan, doli ne sulm per rimarrjen e kontrollit te zones.
Me beri pershtypje qe kreret e opozites u treguan dhjaksa e ne vend te dilnin e te udhehiqnin njerezit, shpiken formulen e popullit qe flet. Ja lane turmen ne duar cubave.
Nje sasi e panumert njerezish pa lidership, ça lesh gjeneralesh jane keta qe fshihen poshte fustaneve te grave.
Kesaj i thone, hajde armatosemi, po nisuni ju.
As per dhune as per paqe nuk jane gje keta, s’ke fare nga ti kapesh e tu japesh nje excellent, mediokriteti dora vete, gjynah populli opozitar meriton me shume, si ne paqe si ne lufte.
Te shohim neser, meqe Ngjela beri hapur thirrje per vazhdim, shpresoj ti shoh vete ne krye, po jane shqiptare keta a ça dreqin jane bere.
I pordhojmë ore posi. Ja unë që tani po i porosis nja dy a tre.
Nuk është domaini i opozitës dhuna. E thamë, këtu është mbret Saliu. Të rrojë e ta gëzoni. Ti besoj se je i kënaqur. Kafsha fitoi.
Berisha urgjentisht duhet vizituar në psikiatri. Ky nuk është aludim, robi është skizofren.
Një skizofren pervers i ndyrë.
“Berisha urgjentisht duhet vizituar në psikiatri. Ky nuk është aludim, robi është skizofren.”
Ti beson se robi është i pafajshëm?
Jo. Po unë besoj se Berisha jo vetëm si politikan, por edhe në çka simbolizon, duhet mbyllur jo në burg, por në çmendinë.
Nuk kemi imunitet nga budallëkut. Sa budallëqe ka këputur? Kush e vuri re? Sa herë kemi qeshur? Sa herë nuk kemi protestuar për çka kemi parë dhe kemi dëgjuar? Duhet bërë vaksina ndaj Berishës, ndaj idiotësisë, ndaj budallëkut, ndaj retorikës boshe dhe fashiste. Prandaj duhet mbyllur në çmendinë, jo në burg.
Tregoni pak kujdes në batutat për njëri-tjetrin, ju lutem. Sot është ditë e ngarkuar, nuk mund të moderojmë me aq kujdes sa zakonisht.
Cka ndodhi e prisja dhe sa te jem gjalle do ta pres.
Per mua kjo eshte lufte deri ne vdekje. Berisha mund te kete humbur betejen sot, por eshte ende ne kembe per te luftuar. Per cfare? Le te kujtojme nje fakt shume te thjeshte:
NUK KANE MBETUR SHUME ASETE TE PASURISE TE PERBASHKET PA U PRIVATIZUAR.
Pra nuk ka arsye per reagim te arsyeshem.
Nqs investment bankers ne New York desh shkaterruan komplet ekonomine Amerikane, keta te Shqiperise qe mund te quhen me plot gojen ‘reverse investment bankers’ (marrin dicka publike e kthejne ne private) do te bejne te njejten gje. Short-termism eshte Model amerikan qe e kerkon si te dhene nje popullate apatike. Ja qe doli qe s’qenkan aq apatike.
”’Nuk është domaini i opozitës dhuna. E thamë, këtu është mbret Saliu. Të rrojë e ta gëzoni. Ti besoj se je i kënaqur. Kafsha fitoi.”’
Une perpiqem te jem objektiv, po nuk mund te pajtohem me vrasjet e popullit, jam popull… dua te vriten ata qe jane ne krye jo ai qyqari i videos apo ndonje polic, se edhe polici popull eshte, me rroge ha buke.
Qekur Nanoja s’i ktheu paret qe premtoi, por po tallte leshte edhe me te tjerat, u betova qe s’do isha me pjese e turmes, çunak isha kur hoqa dore nga te qenit turme, ma dha Nanoja leksionin.
Nuk ka asgje te mire te qenit turme, perfiton gjithnje ai qelbesira qe eshte ne krye, ti rrezikon koken e merr leshte.
Ama po e nise çoje deri ne fund, po nga ana tjeter per ke te gjesh kallashin, ke do ndjekesh, ke ke PRIJES.
Me Ramen iken per lesh kot, s’ka bo.e ai rob, po hiç fare, turp 2 metra burre.
Pse ore me ca cuba rrezohet kryecubi, duhet ngritur peshe djaleria, po kush do i ngreje peshe, ai qe fshihet pas mullarit ?
Sfiden institucionale s’e pranon e morem vesh te gjithe, e çove ne sfide epike ne mejdan, Gjergj Elez Alia kunder Bajlozit, te gjithe po prisnim dhe te gjithe shqiptaret (kush me ze e kush ne heshtje) ta njohen te drejten antike te dyluftimit dhe ça ben, ja mbath vrapit ?!
Kujdes, vetem shqiptaret ia njohen, me te mire a me te keq, te drejten e dyluftimit ne logun e burrave, se Europa dhe Amerika jane kategorikisht kundra ketij zakoni te mbrapshte qe shqiptaret e ruajne ende, e ku ishe ti Adam ?
Berisha ishte brenda kryeministrise, ku ishe ti Rame qe asgjekundi s’te shohim, as ne listen e deputeteve, as ne parlament as ne fushebeteje, ku dreqin fshihesh mor zoteri ?
Ta marresh krahinorçe, ky eshte turpi i Toskerise, s’ka pasur ndonjehere ndonje prijes tosk kaq pa zemer, pa gjak, mor burre i dheut.
Tani o te dale vete neser o te ike e te pirdhet ne Paris, para se te ikin per dhjame qeni te pafajshem te tjere.
O dili per Zot o mos e nis ate pune.
Une ta kam thene dhe ta perseris, o rrugen parlamentare o dil ne shesh te burrave, i pranoj te dyja mundesite pavaresisht se zgjedh ate parlamentare.
Te njejten njesi matese:
kur vriten njerezit qe ushtrojne te drejten demokratike te manifestimit, dmth se nuk ka me demokraci, nqs ne Shqiperi ka pasur ndonjehere qe nga viti 0. Pra ne Shqiperi kemi nje diktature te djathte kur ne pushtet eshte PD e monopolizuar nga nje njeri dhe nga nje klan (klan ish klan tradicional dhe tashme grup kontrollues ekonomik dhe qeveritar qe po menaxhon sot qetesisht paret e vjedhura ne 97-en). Por: nje paralelizem: gjate manifestimit me kufomen e Azem Hajdarit, qe PD e harroi, se nuk i interesonte me as i gjalle dhe aq me teper i vdekur, muret e zyrave te kryeministrise u mbushen me plumba dhe s’pati ndonje te vdekur nga turma, kurse sot u keputen tri jete si bishta prasi. Dhe sado qe dhuna mund te kete qene e dyanshme s’ka krahasim: armet u perdoren sikur policia te kishte perpara saj terroristet e Bin Ladenit. Dhe dikush flet per rrezik grusht shteti, ndaj S.B.; e njejta ane politike qe atehere futi demostruesit ne tv shqiptar pas manifestimit. Dhe kemi perseritje: e majta shqiptare, gjithmone e humbur tashme, e ka dorezuar ne menyre pak a shume normale pushtetin: ka humbur zgjedhjet dhe ka kaluar ne opozite, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, (ndoshta e kenaqur edhe nga vjedhjet e arritura ne dy legjslaturat e qeverisjes), ose duke e kundershtuar ne menyre demokratike, edhe pse gjithnje e pafuqi ne politiken e rruges te promovuar nga PD qe ne fundin e komunizmit; kurse, kurse, SB, ne zgjedhjet lokale qe paraprine 97n fallsifikoi gjithçka, dhe i pangopur vodhi gjithçka, futi vendin ne lufte, shkaterroi shtetin, etj, etj, dhe tani po livadhis me paret qe vodhi ne 97-n. Edhe pse 97 mbetet ende e erret dhe s’ka per t’u zbardhur ndonjehere. Por nuk ishte PS qe e beri rremujen (s’kishe fuqi: vete F. Nano, aleati jo aq i fshtehte i tanishem i SB ishte ne burg per çmimin e orizit te ndihmave).
Kur nderpritet garantimi i te drejtave demokratike kemi gjendje te jashtezakonshme, grusht shteti a ku merret vesh çfare… Ne nje vend normal, por Shqiperia nuk eshte vend dhe aq normal, SB nuk do te ishte kthyer ne pushtet pas 97, pas asaj qe ndodhi. Ne nje vend normal nuk ndodh ajo qe ndodhi sot ne Tirane: kur ndodh, ministri i brendshem i pari dhe pas tij gjithe qeveria jep doreheqje.
Sa jete njerezish do te ikin akoma qe te kuptohet edhe tek ne se anarshia qe garanton e djathta dhe premtimet boshe jane pasurim i nje grupi njerezish tejet te korruptuar?
Ku ishin deputetet e PS? Duhet te ishin te paret ne manifestim te pengonin dhunen e turmes dhe te hanin te paret plumat e policise? Ku jane pregatitja dhe niveli i forcave te rendit, i nje vendi anetar i Nato-s? Vetem me plumba ndalohet nje manifestim i 40 vetave qe sulmuan kryeministrine? Pse i rrahen demostruesit pasi i vrane dhe jo me pare e keshtu te mos i vrisnin? Sot ne Shqiperi u be nje grusht shteti: dhuna e vete qeverise u preu te drejtat kushtetuese te gjithe shqiptareve dhe jeten tre prej tyre.
Le te shohim kush po i mbron vrasesit. Le te shohim edhe çdo te thote bashkesia nderkombetare qe na e beri peshqesh SB pas renies se komunizmit.
O moj Shqypni, e mjera Shqypni! Kush po ta fut kryet ne hi?!
Po levdohet qeveria me daljen pa viza: ndoshta problemi kryesor eshte kthimi i shqiptareve ne Shqiperi, per pasurimin e Shqiperise nga brenda Shqiperise, dhe jo per nxitjen e ikjes jashte, dhe lenien e vendit ne dore te vrasesve dhe te te korruptuarve.
Po ne Shqiperi nuk ka, me sa duket, kujtese historike.
E verteta eshte se ne Shqiperi nuk ka politikane por VJEDHJEtikane. Nuk e kuptoje pse populli ka akoma besim tek partite,dhe kur flasim per partite ato jane vetem dy PD dhe PS.Vetem me kete pyetje qe do shkruaj, mund te thuash shume, shkruash shume dhe te kuptoshe te verteten. NGA LINDEN DHE NGA KUSH U KRIJUAN KETO PARTI? Per mendimin tim ndoshta jame edhe gabim keto parti te kishin emra te tjere ndoshta ashtu do ecej me me shpejtesi drejt demokracise. Per shembull njera PPSH dhe tjetra PKSH. Ti popull shqiptar je vrare je prere etj. etj. por politikaneve cfare i ka ndodhur?? E KEQJA DUHET SHKULUR NGA RRENJET . TI POPULL SHQIPTARE E KE MUNDESINE TE ZHDUKESH NJEHERE E MIRE TE KEQIN QE NE KETE RAST ESHTE pd(ppsh) dhe ps(pksh)