Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Sociologji

PRAPË PASKAJORJA

Çështja e paskajores së gegërishtes, ose formës së pashtjelluar të tipit me punue, ishte nga çështjet më të nxehta të konferencës gjuhësore të Durrësit.

Sikundër dihet, në toskërishte dhe në shqipen standard funksionet e kësaj forme i mbulon pjesërisht paskajorja e tipit për të punuar (me funksione më të kufizuara) dhe lidhorja: duhet me pasë kujdes vs. duhet të kemi kujdes.

Këtu duhet vërejtur se ndryshe nga paskajorja, lidhorja është formë e shtjelluar, ose më pak abstrakte; forma të kemi shpreh jo vetëm kuptimin e foljes kam, por edhe kuptime gramatikore të numrit shumës, vetës së parë (ne), kohës së tashme dhe modalitetit të lidhores (si i ndryshëm nga ai i dëftores, etj.).

Brenda gegërishtes, paskajorja me punue luan rol qendror në sistemin morfologjik dhe sintaksor, duke qenë tipari kryesor që e dallon këtë dialekt të shqipes nga toskërishtja, sa u përket atyre sistemeve.

Prej kohësh janë bërë përpjekje për ta përdorur paskajoren me punue në tekste të shkruara në standard; ndonjë shkrimtar si Mehmet Elezi e ka praktikuar këtë sistematikisht, por nuk është i vetmi. Këto përpjekje nuk duhen ngatërruar me përpjekje të tjera, për të shkruar gegërishten letrare (ose fundja edhe dialekte të gegërishtes); sepse integrimi i paskajores gege në standard është pikërisht integrim, ose një formë e pasurimit gramatikor të standardit, të paktën për ata që e promovojnë.

Sipas disa gjuhëtarëve, po të pranohen si normative ndërtimet me paskajoren gege, kjo do ta bëjë më të pranueshëm standardin për bartësit e të folmeve gege, sidomos atyre veriperëndimore dhe verilindore.

Nga pikëpamja teorike, mundësinë e integrimit të paskajores gege në sistemin gramatikor të shqipes standard e argumentoi B. Bokshi (Prishtinë), specialist nga më të mirët në këtë fushë; dhe e mbështeti K. Topalli (Tiranë), i cili gjithashtu e ka studiuar me hollësi sistemin foljor të shqipes.

Sipas këtyre dy gjuhëtarëve, paskajorja do të përdoret në standard në formën që ka në gegërishte: me punue, jo me punuar. Nëse ndodh kështu, do të ndryshojë jo vetëm mënyra si shprehen kuptimet paskajore (infinitive) në fjalitë shqipe, por edhe morfo-fonologjia e foljes shqipe – meqë do të futet në standard pjesorja e shkurtër e gegërishtes – punue, përballë punuar.

K. Topalli argumentoi se kjo formë e foljes mund të kushtëzohet në mënyrë pozicionale; duke shpjeguar se pjesorja punue do të ndeshet me pjesëzën me, ndërsa pjesorja punuar me pjesëzat pa dhe duke.

Për foljet që nuk dalin me temë në –o, integrimi pritet të jetë më i lehtë (me kërcye, me thënë, me zbritë, me pi, me qeshë, me soditë, me degdisë, me folë, me dalë, me ecë, etj.).

Gjithashtu u shpjegua edhe se forma punue, ose pjesorja e shkurtër e gegërishtes ku –o-ja tematike diftongohet si ue dhe jo si ua, nuk është krejt e panjohur për sistemin morfo-fonologjik, sa kohë që ndeshet në emrat e vepruesit, të tipit lexues, mësues, kërkues dhe në mbiemrat e tipit i punueshëm, i lavdërueshëm etj.

Shumë specialistë të tjerë, mes të cilëve po përmend vetëm B. Becin, M. Çelikun dhe S. Mansakun, u shprehën kundër këtij integrimi, duke arsyetuar se kështu do të cenohet sistemi morfologjik, morfo-fonologjik dhe sintaksor i standardit (diçka e ngjashme me çfarë ndodh kur, gjatë ristrukturimit të një ndërtese, preken kolonat mbajtëse). Ky qëndrim është i mirënjohur, dhe tek e fundit ka përligjur, në kohën e vet, edhe vendimin për të mos e përfshirë paskajoren me punue në standard (përmend këtu edhe se shumë gjuhëtarë nga ata që e bojkotuan konferencën janë kategorikisht kundër këtij integrimi).

Edhe unë, që nuk jam ekspert morfolog, kam besuar se sistemi i sotëm i standardit nuk e pranon dot paskajoren gege.

(Në thelb, unë nuk ia ndiej fare mungesën paskajores me punue dhe besoj se shqipja standard ia mbulon funksionet me mënyra të tjera. Edhe sikur nesër të miratohen format me këtë paskajore në shqipen standard, nuk ka gjasa që t’i përdor ndonjëherë. Megjithatë, ka të tjerë kolegë, ndonjë edhe ekspert i mirëfilltë i fushës, që mendon ndryshe, dhe këtë unë s’mund ta shpërfill, as më lejohet ta shpërfill, as më ka hije ta shpërfill. Shqipen unë e kam mësuar, si fëmijë, në trajtat kryesisht standarde, në një kontekst familjar të të folmes së Gjirokastrës; në asnjë rast nuk më është dashur të përballem me nevojën për ta mënjanuar trajtën me punue (bashkë me funksionet e saj gramatikore) nga sistemi i shqipes sime. Prandaj mënyra si i qasem unë problemit ndryshon nga mënyra si i qaset një shkodran, një matjan, një kosovar ose një tetovar; dhe si linguist, më duhet të dëgjoj dhe të marr parasysh mendimin e tyre para mendimit tim; sepse janë ata folës dhe ato treva që e vuajnë humbjen dhe gjymtimin e një mjeti gramatikor, jo unë.)

Gjithsesi, këtu ka vend për të paktën dy vërejtje themelore: së pari, nuk dihet mirë se çfarë mund të ndodhë pikërisht, nëse cënohet sistemi i standardit; disa kolegë, në konferencë, mendojnë se paskajorja gege do të sjellë me vete, në standard, krejt sistemin gramatikor të gegërishtes, duke përftuar, me kohë, dy standarde në një, por kjo është vetëm një supozim spekulativ; së dyti, paskajorja e gegërishtes do të integrohet në standard, nëse do të integrohet, jo duke u imponuar si e vetmja formë normative, por si alternativë ose opsion ndaj versioneve me lidhore – kështu, përdoruesi do të jetë i lirë të zgjedhë midis duhet të punojmë dhe duhet me punue (ose mund të punojmë dhe mundemi me punue).

Në këto rrethana, mund të supozohet se, në rrjedhë të kohës, shqipja standarde e përdoruesve gegë do të ketë më shumë ndërtime me paskajore, ndërsa ajo e përdoruesve toskë më shumë ndërtime me lidhore. Nuk përjashtohet edhe që standardi vetë, me kalimin e kohës, të bëjë diferencime semantike midis këtyre dy alternativave. Më në fund, as përjashtohet që standardi të mos e pranojë fare paskajoren me punue.

Çfarë ka rëndësi të vihet në pah, në këtë mes, është që orvatja për të futur paskajoren me punue është e ndryshme, nga pikëpamja tipologjike, me ndryshimin e rregullave drejtshkrimore; nëse vendoset, bie fjala, që forma pjestar të zëvendësojë formën pjesëtar, ky rregull do të jetë i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë; ndërsa nëse vendoset që forma duhet me punue është normative, kjo nuk do t’ia heqë aspak normativitetin formës duhet të punojmë.

Në rastin e parë, kemi ndryshim të rregullit dhe zëvendësim të një forme me një tjetër; në rastin e dytë, kemi hapje ose zgjerim të sistemit.

Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se përfundimi i konferencës, që “të studiohet mundësia e integrimit të paskajores gege në standardin e shqipes” është i përligjur dhe i formuluar mirë; meqë çështja ka nevojë të studiohet më mirë në nivel akademik dhe, pse jo, të testohet gjerësisht me mënyra të ndryshme, p.sh. duke u nxitur, fillimisht, në disa media ose mjedise vetëm.

Shtoj këtu se, megjithëse kam pasur një pikëpamje tjetër, argumentimet e Bokshit dhe të Topallit m’u dukën bindëse; ndërsa kundërshtimet e Mansakut dhe të Becit të mbështetura në kritere të përgjithshme dhe disi apriorike.

Për t’u pasur parasysh edhe dëshmia e kolegëve nga Kosova, për vështirësitë që ndeshin mësuesit atje me mënjanimin e paskajores me punue nga ligjërimi i fëmijëve.

Më në fund, duhet përmendur se pati studiues në konferencë, si A. Klosi, por edhe të ftuar, si shkrimtari P. Shllaku, që argumentuan se orvatjet për të integruar paskajoren e tipit me punue në shqipen standard do t’i dëmtonin rëndë, në mos do t’i shkatërronin krejt përpjekjet për të ringjallur përdorimin e variantit letrar të gegërishtes; këto pikëpamje konfirmuan se lëvrimi i gegërishtes letrare paralelisht me standardin dhe integrimi i disa trajtave bazë të gegërishtes në standard janë dy veprimtari shpesh në konflikt mes tyre.

Pa Komente

  1. Xhaxha, me hiq nje kuriozitet te lutem,si ka ndodhur qe disa gjuhe, perfshire ketu edhe greqishten, e kane humbur paskajoren; c’faktore e c’mekanizma kane vepruar?

    1. Fatma, nuk të përgjigjem dot për greqishten, meqë më duhet të shoh në libra se çfarë ka ndodhur ose mendohet të ketë ndodhur aty. Sa për shqipen, ka autorë që mendojnë se toskërishtja nuk e ka humbur paskajoren, por vetëm se kjo formë është shkrirë, morfologjikisht, me pjesoren e shkuar. Kështu, për këta autorë, trajta punuar, në ndërtime të tipit duke punuar, pa punuar, ose në emrin prejfoljor asnjanës të punuar është, në të vërtetë, paskajore, jo pjesore (në fakt, pjesorja e shqipes është kuptimisht e shkuar dhe pësore; ndërsa në format pa punuar, duke punuar dhe të punuar nuk ka asgjë të shkuar, as pësore; shto këtu edhe që në gjuhë të tjera IE është forma paskajore e foljes që emërzohet nëpërmjet paranyjëzimit, khs. gjermanishten das Sprechen; italishten il piacere; shto edhe që parafjalët, përsëri në gjuhët indo-europiane, i paravendosen paskajores së foljeve, jo pësores së shkuar – sepse mes këtyre dy formave, është paskajorja ajo që sillet edhe si folje edhe si emër, ndërsa pësorja e shkuar ka karakteristika gramatikore të mbiemrit, jo të emrit). Nëse është kështu dhe paskajorja e vjetër e shqipes vërtet është shkrirë me pjesoren e shkuar, atëherë ka qenë homonimia mes këtyre dy trajtave që e ka detyruar gjuhën ta zëvendësojë paskajoren me një formë tjetër gjuhësore, dhe pikërisht lidhoren në disa kontekste, dhe paskajoren e tipit për të punuar (të ndërtuar me parafjalëzim të një emri prejfoljor asnjanës) në disa kontekste të tjera. Të mos harrohet këtu se edhe paskajorja e sotme e gegërishtes është, në të vërtetë, formë perifrastike (e ndërtuar edhe ajo duke i paravendosur pësores së shkuar parafjalën me); çka lejon të supozohet se edhe gegërishtja e ka humbur paskajoren e vjetër indo-europiane për shkak të shkrirjes së kësaj me pësoren e shkuar. Dallimi mes dy dialekteve të shqipes, kësisoj, ka të bëjë jo aq me praninë, përkatësisht mospraninë e paskajores, por me mënyrën si këto dy dialekte e kanë kompensuar zhdukjen e paskajores së vjetër indo-europiane.

  2. xhaxhai,

    Ne ka njeri ne bote qe eshte duke vuajtur nga caperlimi i shqipes, ky eshte perkthyesi. Ju nuk e keni idene çfare vuajtjesh kalon nje perkthyes per te sjelle te paster dhe te paprekur nje ide apo mendim freng apo malazez apo zanzibarian. Gjuhetaret shqiptare, kane VITE DHE DEKADA DHE SHEKUJ DHE MIJEVJECARE qe s’e çajne tarravelen per kete pune. Shume bukur.

    Di te them vetem kaq : LETERSIA SHQIPTARE ESHTE NJE VARREZE E VERTETE, NJE PLEH I NDYRE QE I VJEN ERA QE LARG, dhe kush me thote se eshte shkrimtar, kam deshire t’ia rras nje grusht turinjve sepse eshte mashtruesi me i madh. Letersia shqiptare ka dekada qe ka vdekur. Dhe do te ringjallet vetem KUR SHQIPTARET, i madh dhe i vogel, te rihapin kurset e anafalbetizmit. Ne kemi sot shkrimtare, akademike, gjuhetare qe jane analfabete. Qe nuk dine te lexojne dy fjali. Ketu ka rene bomba berthamore, me gjithe kerpudhen e tymit persiper.

    Paskajorja shqipe, qe u shkriva duke qeshur me njerin qe pyeste diku : “more, po ç’eshte paskajorja, a ma tregon kush ?”, sepse i bie si ai qe pyeste : More po si e quajne Rushit Ahmetin !! Ok, e quajne Perikli Kardhiqi. Ahhhh, po, tani e kuptova.

    Paskajorja shqipe, e geges apo e toskes apo e lalos apo e dreqit t’mallkum, eshte zemra apo temthi i nje gjuhe. Kurse ne Shquperi, kemi gjuhetare qe deklarojne : mua s’ma ndjen palla per paskajoren.

    Nejse, nejse, ne Shquperi, siç e dini dhe ju, ka 3 milione shkrimtare dhe gjuhetare, asnje lexues per be. Dhe ne bote, ka rreth 300 milione libra te perkthyer nga shqipja ne gjuhe te huaj, dmth e tere bota pret gojehapur mrekullirat tona.

  3. nuk e shoh veten ne gjendje te diskutoj shkencerisht mbi temen ne fjale, paskajoren apo pjesoren, zevendesimin me gegerishten te ketyre formave ne standartin e gjuhes qe , ne mos gaboj, eshte e detyruar perdorimi ketyre formave pastaj ne literature e gjithçka…Per mendimin tim behet fjale per nderhyrje ne strukturen e gjuhes qe do ta shkaterronte edhe me shume pa pasur asnje avantazh per gegerishten ku bej pjese edhe une.
    Une jetoj ne Itali prej vitesh. Gjuha italishte zyrtare eshte mbi 90 per qind nga krahina e Toskanes. Te tjerat jane gjuhe dhe dialekte, siciliane, sarde, lombarde,venete,piemontese etj ,por gjuha italine nuk eshte ne diskutim, eshte gjuha e Dante Aligheri-t mbase meqe ishte toscan. Te vetmen gje qe duhet te bejme duhet ta te consolidojme gjuhen qe kemi

    1. Ka mundësi të ndodhë kështu; ka gjuhëtarë që ngulin këmbë se sistemi gramatikor i standardit nuk e përballon dot shartimin e paskajores gege. Edhe sikur të jetë kështu, unë do të isha kurioz të dija nëse ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë gjuhë standard të jetë shkatërruar, për shkak të një vendimi të gabuar të gramatikanëve, ose të mbikqyrësve të saj… Nuk më rezulton kështu; përkundrazi, gjuhët janë në gjendje të pranojnë gjithçka, duke u transformuar në proces. Shqipja që do të flitet nesër ne të sotmëve ndoshta nuk do të na pëlqente, por gjithsesi ne nuk do të jemi aty, për ta folur dhe për t’u sfiduar prej shëmtisë ose ngathtësisë së saj. Ne sot themi pa na u dridhur qerpiku mësues i dalluar, edhe pse si rregull grupet ue dhe ua, si diftongime të zanores o tematike të foljeve të tipit punoj, janë ndërsjellazi përjashtuese; por standardi u ka bërë vend të dyjave. Ndoshta Nolit mësues i dalluar do t’i kishte tingëlluar e papranueshme… nuk e dimë, as mund ta dimë. Dimë vetëm që neve na tingëllon fare normale.

      1. Xhaxhai,

        Jam shuuuuuuuuuuuuuuuuuuume kureshtar te di nga ana jote, si gjuhetar apo ç’te duash ti, kete çeshtje :

        SI E SHIKON TI LIDHJEN MES GJUHES DHE LETERSISE ?

        Cili eshte raporti i tyre ? Dhe ç’emer mund t’i veme ketij raporti ?

        Falemnderit.

        1. Kjo pyetje nuk ka lidhje me temën e paskajores së gegërishtes. Të jam lutur edhe herë tjetër, që të mos i prishësh debatet duke u hedhur degë më degë. Ki parasysh që edhe durimi im e ka një kufi.

          1. Xhaxhai, ka lidhje por mbase nuk e sheh.

            Kur them letersi, nuk e kam fjalen per thjesht letersi artistike (romane, poezi, etj) por ne pergjithesi per gjene e shkruar – filozofi, sociologji, psikologji, histori, etj.

            E pare keshtu me gjere, çeshtja behet interesante dhe une vertet desha te di mendimin tend ne lidhje me kete. Sepse, psh, ne filozofi, gjuha shqipe ka shume probleme me sjelljen e mendimtareve. Paskajorja “munguese” eshte goxha pengese e madhe dhe kjo, per mendimin tim, ka frenuar tmerresisht ndaç mendimin e huaj te futet ne trojet tona, ndaç mendimin tone qe te dale pertej.

            Me sa di une, e tere gjeja e shkruar, te pakten mendimi perendimor (judeo-kristian) eshte i mbeshtjelle rreth paskajores. Mjafton “me permend” ketu Hamletin me “me qene a mos me qene” qe ende sot po ua shkund blozen studiuesve. Le te mos flasim per ne filozofi “proprement dite”.

            Desha te di, si e sheh ti raportin e gjuhes shqipe siç eshte sot me letersine, dhe a sheh ndonje gje qe s’shkon ? Nese sheh, ç’fytyre ka kjo gje ?

            Problemi nuk eshte thjesht te “ligjerosh” mbi nje paskajore gege apo toske, por eshte çfare na kushton ne mungesa e saj ? A ka bere dem deri tani ? Dhe ç’te mira do te kete po te rifutet ?

            Nejse, ti merre sikur ska lidhje, falemnderit sidoqofte. Per durimin, duro xhaxho, duro. Me durim arrihet gjithçka. Tungatjeta.

            1. Nuk jam dakord – asnjë problem nuk ka pasur toskërishtja (dhe shqipja standard në vetvete) nga “mungesa” e paskajores.

              Për toskërishten, as që mund të thuhet se paskajorja i mungon; meqë pjesorja punuar, në formën pa punuar, nuk është veçse paskajore a tutti gli effetti (provo ta përkthesh në frëngjishte formën pa punuar, për t’u bindur). Po kështu, emri prejfoljor të punuar, në ndërtimin për të punuar, është edhe ai një paskajore (përsëri, përkthimi ndihmon për t’u bindur).

              Megjithatë, ka disa kontekste ku, atje ku një gjuhë tjetër do të përdorte paskajoren, toskërishtja përdor lidhoren (dilema hamletiane vjen si shembull i detyruar këtu). Vetëm për këto kontekste mund të përsiatet se toskërishtes i “mungon” paskajorja. Por toskërishtes i mungon paskajorja njëlloj siç më mungojnë mua luspat, ose peshkut thonjtë; meqë sistemi i atij dialekti e shpreh kuptimin e paskajores me mjete të tjera.

              Këtu zakonisht do të kundërshtojnë gegët dhe do të thonë se lidhorja e vetës së dytë njëjës nuk e përmbush dot funksionin e mirëfilltë të paskajores; dhe se “të jesh e të mos jesh” nuk është njëlloj si “me qenë a mos me qenë”. E vërteta është se ndoshta nuk e përmbush për gegët, për të cilët lidhorja në vetën e dytë njëjës nuk i merr funksionet e paskajores (sepse nuk ka gegërishtja nevojë për këtë shift funksional); por për toskët i përmbush që ç’ke me të.

              Një geg që kalon nga dialekti në standard e ndien “mungesën” e paskajores në ato raste; një tosk jo. Shumë mësues thonë se kjo përbën një handicap për fëmijët gegë dhe unë u besoj, sepse nuk kam arsye pse të mos u besoj. Por ky është problem i kalimit nga gegërishtja në standard, jo i standardit vetë.

              Tani, meqë flasim për “mungesa”; po të kujtoj se rusishtes dhe gjuhëve të tjera sllave u mungon nyja shquese – e cila është edhe më e rëndësishme për filozofinë dhe logjikën perëndimore sesa paskajorja; por kjo s’i ka penguar gjë rusët të bëjnë letërsi të madhe dhe të kenë një nga gjuhët më të lëvruara dhe të pasura në botë. Ndryshe nga rusishtja, bullgarishtja (edhe ajo gjuhë sllave) e ka nyjen, por kjo s’i ka dhënë ndonjë përparësi në raport me rusishten.

              Rusishtja, më anë tjetër, e ka shumë të pasur kategorinë e aspektit foljor, i cili tregon mënyrën si shtjellohet një veprim; për rusin që mëson një gjuhë perëndimore, varfëria në kategorinë e aspektit është skandaloze, dhe krijon përshtypjen se këto gjuhë e përfytyrojnë botën në mënyrë krejt statike.

              Anglishtja dhe gjuhët romane, nga ana e tyre, nuk kanë rasa; por mos ngrihet kush të më thotë se folësit e këtyre gjuhëve nuk i interpretojnë dot mirë marrëdhëniet midis subjektit, predikatit dhe objektit.

              Një linguist, tani s’po më kujtohet kush pikërisht, pat thënë se gjuhët dallohen mes tyre jo nga çfarë mund të thonë, por nga çfarë i detyrojnë folësit e tyre të thonë. Një shqiptar është i detyruar ta paraqitë emrin si të shquar ose të pashquar; një rus është i detyruar të specifikojë nëse një folje, në vetën e tretë në të shkuarën, e ka subjektin të gjinisë mashkullore, asnjanëse apo femërore; e kështu me radhë. Por, sa u përket mundësive, gjuhët janë të barasvlershme dhe pikërisht mund të thonë gjithçka që folësit u kërkojnë.

              Argumenti që mungesa e paskajores në standard e ka mbajtur këtë të fundit larg Europës mua më duket mistifikim fund e krye; madje më keq akoma – bullshit nga më kutërbuesit.

            2. Falemnderit per pergjigjen dhe DURIMIN.

              Tani, problemi eshte ketu, Xha Xha. Siç e thua dhe vete : paskajorja e famshme tosqe sikur na e perdredh bishtin si shume, dmth merr shume forma :

              punuar, per te punuar, te punosh, etj etj.

              OK. Fundja ate qejf ka, ashtu le te beje, le ta dredhe bishtin. Po mire, po si ka mundesi qe ti Xha Xha mund te perkthesh nje veper ku ka mendim europian ne te, dhe ku paskajorja ESHTE NJE DHE VETEM NJE ? Si mund ta sjellesh kete mendim te panjollosur kur t’i zotrote zoteron jo me pak se 172 paskajore shqipe ? A nuk dolem tek fjala ime se mendimi europian vjen i infektuar ne shqip nga mungesa e NJE PASKAJOREJE TE VETME SHQIPE, qe mund t’ia vini emrin si te doni, qofte dhe “maçok” apo “elefant”, por vetem te jette NJE ?

              Xha Xha, mungesa e nje paskajoreje te MIRENJOHUR shqipe eshte nje katastrofe per shqipen, por nejse, si tha ai shoku ne film, duket se qeverise nuk i prishka pune kjo.

              Falemnderit, gezuar vitin e ri.

            3. Vërej, Un, që fjalën toske e paske shkruar tosqe; kjo duhet të jetë mënyra jote (ah sa inventive) për të qesëndisur toskërishten ose nuk di çfarë tjetër gjëje toske që të shqetëson; por njeriu duhet të ketë mendje dhe shije me të vërtetë infantile që ta konsiderojë të pazakonshme bashkëtingëlloren q; një humor prej konvikti shkolle korrektimi për fëmijë të prapambetur ose sociopatë; ndoshta ty të vjen edhe pak si të kruar, me këtë rast, meqë të kujton drejtpërdrejt foljen qij, e cila në shqipen e përbashkët shënjon aktin seksual madje edhe në mënyrë aq shqiptarisht intranzitive; edhe pse në kontekste të tjera me siguri e lidh me greqishten dhe njëfarësoj, vetëm njëfarësoj, me një ide që të ngushëllon, sipas së cilës grekët, ose të gjithë ata të tjerët që e përdorin shpesh bashkëtingëlloren q në gjuhë, janë pak homoseksualë pasivë, edhe kur nuk ia dinë e njohin vetes këtë ves, përkatësisht huq ose virtyt. Gjithsesi, vërej se për ty të shkruarit qenka zakonisht një formë jashtëqitjeje ose, për ta thënë me një fjalë më fisnike, sekrecioni (okazionalisht ejakulacioni); nuk të mban dot kush të përgjegjshëm për çfarë lëngu të rrjedh nga orificet e trupit. Ti qofsh, o njeri; në mos paç harruar të pish hapjet e radhës, se po të jetë ashtu, të kërkoj të falur, se të gjithë me hapje jemi, tha.

            4. Njerëzia ka folur se i është dashur të flasë, jo se do t’i duhej dikuj të përkthejë. Kaq e zorshme është të kuptohet kjo? Po edhe në qoftë e zorshme, nuk ka arsye që zori të shfryhet ndaj 172 paskajoreve hipotetike.

            5. jshm,

              Te lutem, hidhi nje sy nje postimi tjeter nga fundi, mbase ndriçohesh pak me teper.

              Ajo njerezi qe nuk ka mundur te thithe mendime te huaja per shkak te pamundesise se gjuhes, ka bere diçka : ose e ka lene fare dhe ka jetuar ashtu “kafsherishte” si gjithmone, ose ka sajuar menyra te tjera qe te mundesojne kete thithje.

              Me fjale te tjera, me duket se ne ia kemi nevojen perkthimit dhe jo perkthimi neve. Gjithçka eshte çeshtje oferte-kerkese : po te kishe prodhuar ti si shqiptar idera te pafundme, do te ishin frengjit qe do te turbullonin gjuhen e tyre per te ardhur tek ty. Por me duket se jemi ne rastin e kundert.

              E thashe : s’me intereson shume emri i paskajores : tironce, labçe apo dragobiase. Problemi eshte te jete NJE dhe i PANDRYSHUESHEM ne ftillime. Pastaj gjithçka eshte OK.

              Nese ne nje fjali, paskajorja nderron 36 here fytyre, nderkohe qe mendimi i huaj vjen nepermjet nje te vetmeje, atehere me vjen keq por ne jemi duke treguar perralla me kecat dhe ujku.

              Shendet, gezuar vitin e ri.

            6. Të më falësh, por sipas meje problemi nuk është me “mungesën” e paskajores. Duket se është më shumë me botën tënde frankocentriste, dhe të fokusuar skajshmërisht te nevojat personale të përkthimit. Të dy këto ankthe personale janë jashtë teme këtu. Megjithëkëtë më lejo të them që pohime si ky i yti, se “Ajo njerëzi … nuk ka mundur të thithë mendime të huaja për shkak të pamundësisë së gjuhës…”, shprehin një kundërthënie të cilën ti nuk besoj se do të kishe dashur ta shpalosje kaq leshtë. Nëse pohimi yt i mësipërm përmban një të vërtetë, nga dreqin dolën këta filozofidashës përsipërshkumbinas me një paskajore shpëtimtare?

            7. E qelbe fare ketu, s’e prisja, vertet. Mire pra, ja mesoje qe ne persipershkumcat kemi qene gjithmone dashamires te filozofise, keshtu me pati thene dhe gjyshi.
              ____

              Per me teper, me ngaterron ne ca gjera private pa lidhje. C’pune kam une me perkthimin ? Me mendon gje te pavdekshem dhe qe do t’iu ze fushen e perkthimit ne jete te jeteve ? Une do vdes neser, por problemet do te ngelen kembekryq aty. Edhe frengjet do te vazhdojne te jetojne pas meje dhe te prodhojne ide. Dhe prape problemet tona do te jene aty. Mos ti, pasardhesi yt do te theje koken me kete histori. Gjithsecili te sjelle ekspertizen e vet, keshtu behen punet.

              Gjate punes sime perkthimore, kam plot e plot “kokeçarje” qe mund t’ia percillja cilitdo gjuhetar qe eshte vertet i shqetesuar. Edhe ti jshm duhet te sjellesh ekspertizen tende, edhe ai tjetri. Dhe vetem keshtu arrihet ne nje shoshitje dhe vendim kuvendi.

              Falemnderit per respektin, me duket se u zhgenjeva ca.

  4. “Në zanafillë folja condere do të thoshte me mbyll, me vendos në ruajtje, çka është përthyerja e parë e konceptit të mos lejosh të shihet. Ajo nënkupton aktin e përvetësimit për ta ruajtur në sferën e intimitetit dhe shfaq dukshëm dëshirën për ta ruajtur për vete”.
    http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=90595

    Kam shkeputur kete pjese nga nje sprove e Dr. Gezim Qendros (mbase i vetmi kritik serioz i arteve pamore tek ne), botuar sot ne “G.Shqiptare”. Ndonese me ndoca thonjeza apo italiqe mangut, teksti i Qendros, pa pritur per ndonje ujdi planetare mbi paskajoren gege, i ka perdorur krejt natyrshem disa here format e palicensuara ne fjale, gjate shtjellimeve te veta te sotme. Krejt pa buje, mbaj mend mesues te pafund te gjuhes shqipe, nga tetevjecarja, ne te mesmen (shkolle profesionale) e deri ne universitet, te perdornin pa teklif paskajoren gege, sa here u duhej te individualizonin njesi foljore. Patjeter, perdorimi i tille ishte me teper fjaloresk, magazinues, i barazlarguar nga ndonje konsiderate filozofike, po aq sa nga implikimi sintaktik, po gjithsesi i jepte qytetari e respektueshmeri te mjaftueshme kesaj forme. Me kete forme jemi familjarizuar jo vetem ne gjuhen e folur, jo vetem gjate praktikave anesore ne mesimin e gjuhes, por edhe pak nga pak, ne raste si i sipercituari, ku shohim se edhe shkrimi teorik ne shqipe standarte po hapet natyrshem ne rrekjet e veta. Ne procesin familjarizues me paskajoren gege nuk e po numeroj fare tendencioze revanshiste te shumte pa shije, qe pa asnje lloj autoriteti profesional apo tjeterlloj, pa sukses nderkallin si relikuare me ere sepetesh, forma kaba te saj ne komunikimin e shkruar. Jane te njejtet keta, qe me nje ane kerkojne rrallimin e ë-së si vertet te tepert ne shume forma te standartizuara, e ne anen tjeter kerkojne te imponojne lajlelule po kaq demode e jopraktike si ue-te sokellitese fundore, apo te tjera “ë” thjesht grafike e te pashqiptueshme si tek “me vendosë” etj. Qendro, nga ana tjeter, ben dicka me te nuancuar: pa ndonje anim absurd filozofik (paskajorja, thembra ku u vra mendimin shqip) perdor “me vendos” apo “me mbyll”, pa ato ë-të dyfish bajate pas (me mbyllë a vendosë), duke ndjekur ne leter rrjedhen e mendimit sic e shprehim sot e gjithe diten ne mjediset ku shkembehet mendimi i njefare niveli, ne politike a kulture a gjetke, po kryesisht ne Tirane. Ne do ta fitoje qytetarine paskajorja, do ta fitoje permes qytetit, e ky eshte ende Tirana e per me teper nuk ka tjeter qytet ku jane shkartisur me teper lloje shqipesh e shkabash sesa po ajo Tirana. Ue-ja e mbaresa te tjera skajore, kane per te mbetur natyrshem ne qerthuj jehonash gerxh me gerxh maleve, e ka per te zbritur ne libra thjesht paskajorja, jo piskama. Po edhe ajo si forme qe plotesohet e ploteson mes formash te tjera qe e dublonin.

  5. Nuk jam specialist gjuhësie, por fakti që merrem përditë me italishten më ka bërë që të interesohem për disa aspekte të saj.
    Në Itali, ashtu si në Shqipëri për paskajoren, bëhet (herë pas here) ndonjë diskutim për vdekjen e konxhuntivit ( il congiuntivo). Il congiuntivo është një nga mënyrat e zgjedhimit të foljeve që tashmë nuk gjen përdorim jo vetëm në të folurin e përditshëm, por as në gjuhën (standarte) të shkruar.
    Kam vënë re se, ashtu si për konxhuntivin në italisht, edhe për paskajoren në shqip nuk mund ta përdorim në standart për të gjitha foljet.
    Nëse paskajorja shkon mirë për foljet me punu, me mendu, me kërku, me besu, me dyshu, nuk shkon edhe aq mirë (sidomos në të shkruar) për folje të tjera:
    – me ec si shkruhet, me hec, me hecë apo me ec?
    – me la, me sha (laj, shaj) si do shkruhet? Me la, me là apo me lâ (ku mospërdorimi i zakonshëm i ë-së në të shkruarin elektronik të sotëm do sillte pështjellime akoma më të mëdha në leximin e teksteve).

    Personalisht nuk kam ndonjë problem me paskajoren. Evitoj që ta përdor nganjëherë, pikërisht për mungesën e rregullave që përcaktojnë përdorimin e saj… Në ktë pikë më duken absurde pretendimet e gjuhëtarëve (partizanë) të gegërishtes që pretendojnë modifikimin e standartit pa realizuar më parë një standart të gegërishtes.

  6. ë-ja tjetër, po argumenton kunder ue-se, por si shembull po sjell “me mbyll” e “me vendos?” Jam kurioz te di ne do ishte ne gjendje Qendro e kushdo, te perdorte “me punue,” apo “me punuar” po aq lehtesisht sa dhe “me mbyll” e “me hap.”

    Jam kurioz gjithashtu, dhe nuk jam i qarte fare nga shkrimi dhe komentet e Xhaxhait, se cili eshte pozicioni i tij ne lidhje me foljet qe dalin me teme ne -o-. Ne rast integrimi, a eshte me Bokshin dhe Topallin, qe te perdoret “me punue” nga nje krah, dhe “pa punuar” nga krahu tjeter, apo ka vend qe te perdoret “me punuar?”

    Interesant per mua eshte edhe fakti qe e ashtuquajtura paskajore e gegerishtes ne formen e vete me te mirefillte perftohet me lidhez, po njesoj si edhe e ashtuquajtura pjesore e toskerishtes, packa se e para me lidhez pozitive, dhe e dyta me lidhez negative, me/pa. Ndoshta edhe jam duke lexuar gabim, dhe “me” e paskajores nuk eshte lidhez ekuivalente me “pa,” sic mund te jete ne rastin e “me Xhaxhain, pa Xhaxhain,” por ekuivalente vetem me “per te.”

    Sa i perket perkthimit, jam dakord me Nergutin. “Te jesh a te mos jesh” eshte shprehje qe nuk e permbush funksionin ne rradhe te pare per Shejkspirianet, e vetem ne radhe te dyte per geget. Veta e aplikuar ne lidhoren toske, te jem, te jesh, te jete, etj, mbart me vete nje lloj konkretizimi te dilemes, nderkohe qe “me qene, a mos me qene” eshte ceshtje abstrakte tipike hamletiane. Per mua ne fakt, ky eshte edhe interesi i debatit ne lidhje me paskajoren. Nje integrim me i plote i saj me rezulton ne zhdervjelltesi te nje niveli abstrakt me te larte se c’e lejon standardi aktual.

    1. Lulian, fjalëzat si me, pa etj., kur përdoren para formave foljore, disa i quajnë parafjalë (duke u nisur nga origjina e tyre), të tjerët pjesëza (meqë e konsiderojnë formën vijuese si folje, dhe një parafjalë s’mund të përdoret me folje). Gjithsesi, jo lidhëza, sepse lidhëzat kanë funksione të tjera.

      Pozicioni im në lidhje me paskajoren që mund të tentohet të futet në standard është ky: nuk bëjmë mirë të krijojmë një formë artificiale, si me punuar, e cila nuk ndeshet kund; më mirë me punue, duke e shqiptuar, natyrisht, [me punú]. Kështu u sugjerua edhe në Konferencë.

      1. “Lulian, fjalëzat si me, pa etj., kur përdoren para formave foljore, disa i quajnë parafjalë (duke u nisur nga origjina e tyre), të tjerët pjesëza (meqë e konsiderojnë formën vijuese si folje, dhe një parafjalë s’mund të përdoret me folje). Gjithsesi, jo lidhëza, sepse lidhëzat kanë funksione të tjera.”

        Fair enough. Gjithsesi keto terma teknike nuk me ndihmojne ne lidhje me kuptimin e pjesezave ne fjale. Jam korrekt te besoj se pjesezat “me” dhe “pa” kane te njejtin raport me njera tjetren si dhe (parafjalet?) “me” dhe “pa” te rases kallezore, apo jo? Pyes, sepse me ben pershtypje natyrshmeria e toskerishtes tek “pa punuar” nga nje krahe, dhe “me punue” nga krahu tjeter.

        p.s. pse jo “me punu,” “me mesu,” dhe pike, si ne shkrim dhe ne shqiptim? Nje forme e tille do ishte e zhveshur dhe neutrale edhe ndaj dilemes morfo-fonologjike ue/ua.

        1. Në fakt, gegërishtja i ka të dyja format: me punue dhe pa punue; strukturalisht paralele, por jo funksionalisht; kështu, formën pa punuar/pa punue e kanë quajtur përcjellore mohore, meqë për nga funksioni sillet si përcjellore (tipologjikisht e njëjtë me duke punuar).

          Sa për formën me punue (dhe jo me punu), kjo bëhet për të ruajtur konsistencën me grupin ue te mësues, i punueshëm, etj.; përndryshe duhej të shkruanim edhe mësus, i punushëm; dhe ajo që ti e quan “dilemë morfologjike” ue/ua do të mbetej gjithsesi, por e transformuar në u/ua, meqë grupi ua është i rrënjosur mirë në sistemin foljor të standardit, dhe nuk ka për t’u larguar ndonjëherë.

          1. Dakord, por kjo konsistence me “mesues” bie ndesh me “i mesuar,” nderkohe qe “me mesu” nuk ka pse shihet si mungese konsistence, as me njeren, as me tjetren, por si hapje ndaj te dyjave dhe si shprehje neutraliteti.

            1. Forma mësu vjen si e tretë, krahas mësues dhe mësuar. Pak rëndësi ka këtu që u-ja e mësu mund të vijë si cungim i grupit ua, përkatësisht ue.

    2. Lulian,

      perderisa Qendro nuk ka perdorur ë-në fundore tek “me vendos” (e cila ne cdo rast eshte e pashqiptuar dhe vetem sa zevendeson shenjen zgjatuese te zanores pararendese), besoj se te njeten teknike do kishte perdorur edhe tek “me mesu” etj. Mbase eshte vetem deshire imja kjo, por deri diku e bazuar ne grafine qe ka zgjedhur autori, po me teper ne kontekstin e diskutimeve per reduktime ku-eshte-e-mundur te ë-ve te heshtura nëper standart. Meqe nje prirje e entrepreneur-ve rreth standartit eshte shprehur te jete pragmatizmi dhe vemendja ndaj zhvillimeve te gjuhes “se gjalle”, besoj se nuk ka vend per shtesa kunderthenese, pra per prurje qe shtojne distancen midis gjuhes se folur e te shkruares. Pranoj se nuk kam fare aftesi te kontrolloj implikimet ne sistem te kesaj apo asaj forme te perfshirjes se paskajores gege; thjesht shpresoj te formalizohet ajo qe me pershtatet me fort.

  7. “Dallimi mes dy dialekteve të shqipes, kësisoj, ka të bëjë jo aq me praninë, përkatësisht mospraninë e paskajores, por me mënyrën si këto dy dialekte e kanë kompensuar zhdukjen e paskajores së vjetër indo-europiane.”

    Me e vendose kandveshtrimin ne te TASHMEN dhe ne FUNKSIONIN e paskajores te tipit me punue i bie me fole rreth pranise ose mospranise se ketij lloji te paskajores ne shqipen standard, pra te perbashket. Me e pa strukturalisht, paskajorja mbetet i vetmi mjet gjuhesor qe shpreh abstraksion te paster, pa polisemi e rrjedhimisht, pa ambiguitet, kjo sepse e clirueme krejt prej koordinatave te tilla perkufizuese si veta, koha, numri, menyra, diateza, e qe njikohesisht do t’ishin edhe kufizuese. Ka, nderkohe, kuptohet, edhe funksione te mbulueshme me trajtat e lidhores a me paskajoren e tipit per te punuar. Por funksionet e trajtave gjuhesore nuk jane kurre vec strukturore, ato jane fillimisht sociale. Vec ne baze te tiprave gjuhesore qe perdor nji foles, vendosim fill se ku mendojme me e perkufizue edhe ne hierarkine sociale, jo vec me ia supozue koordinatat gjeografike te prejardhjes. E sa ma afer qe ndiejme se qendron varianti yne gjuhesor me ate standard, aq ma me lehtesi i identifikojme te tjeret si hierarkisht ma te ulet.

    Me e pa paskajoren funksionalisht asht me e pranue se nji pjese derrmuese e shqiptareve e perdorin dendun, e se tue levize drejt qendrave veriore nuk arrijne ta shmangin me gjithe dashamiresine e perpjekjet e sinqerta qe kane per ta zotnue e zbatue variantin aktual standard. Mjafton me i pa televizionet e Kosoves, per mos me fole per reklamat ne qytet, qe shpesh kapin edhe bill-boardet qendrore te qyteteve.

    Me fole per menyren se si e kane kompensue paskajoren e vjeter indo-europiane i bie me e kufizue debatin ne te SHKUEMEN dhe ne STRUKTUREN.

    Mesimi themelor qe na e meson e shkuemja e gjuhes asht se gjuha asht njifare lande amorfe e heterogjene me shpernderrime te pandalshme, e se edhe kur mundohemi ta bindim nder diktate te tilla si kodifikimi i rregullave te perdorimit, prapseprap vazhdon e evoluon pa u ndale. Prandaj i vetmi kodifikim i drejte asht kodifikimi i vazhdueshem qe vjen sa nen nen diktatet e trajtave gjuhesore qe arrijne me imponue si prestigjoze, aq edhe nen ato qe tue ngulmue dorejashte, kercenojne me i thellue zhdymezimet ne bashkesine folese.

    Pra, e vetmja menyre me e luejte pa hile lojen e planifikimit gjuhesor asht mos me i pamundesue qellimisht asnji tipari gjanesisht te shprehun gjuhesor qe ta kaloje pragun e ketij prestigji dhe te ngrihet ne norme. Struktura do te gjeje menyre me e integrue elementin e ri. P.sh. mbiemnat qe dalin me -abel, pra, stabel, kredibel, aksesibel, rentabel, portabel, etj. (it. -abile, portabile; ang; -(a)ble, stable), kane dhane ne shqipen, te pakten ne ate te Shqipnise nese jo ende krejt mire jashte saj, nji kategori mbiemnash qe nuk i nenshtrohet diktatit te gjinise, sikurse bajne mbiemnat e tjere, te nyjshem a te panyjshem, te shqipes: (i mire-e mire; bujar-bujare). Nji menyre me e pa kete, asht p.sh. nga kandveshtrimi i nji kosovari qe perdor ‘stabil-stabile’, ‘rentabil-rentabile’, dhe prandaj me thane se keshtu nji klase e re mbiemnash po e dhunon strukturen e shqipes ne kete pike. Nji menyre tjeter me e pa, asht me thane se kjo kategori asht ajo qe po propagohet nga mediat ma prestigjoze te Tiranes, e strukturalisht me e arsyetue me karten e shpernderrimeve historikisht te pandalshme ne gjuhe. Ne thelb, lufta asht ma themelore: i pari kish me luftue per ta pa poshte pragut te prestigjit gjuhesor, i dyti kish me mbrojte siper pragut si tashma te ngulitun. Ne thelb, secili kish me pretendue se asht menyra e tij ajo e SAKTA.

    Gjuhetari i drejte, qe arrin me qene preskriptivist jo ma shum sesa perpiqet me qendrue deskriptivist, ka per detyre me i kundrue prirjet, tendencat e shpernderrimet ne gjithe bashkesine folese, pra jo vec me i diktue tiparet/rregullat gjuhesore qe quhen se e kane kapercye pragun e prestigjit, por me i dhane orientim drejt kryerrymes se perbashket tipareve qe do te mundeshin me cue ne zhdymezim te panevojshem gjuhesor. Elementi i ri ne strukture gjithnji e gjen vendin e vet. Tekembrama, me hetue neper varietetet sociale e rajonale qe i hasim ne treven e Shqipnise se mesme, ku nderthuren vecori te variantitit jugor dhe t’atij verior, pikerisht per shkak te nderkomunikimeve te denduna, asht me i gjete mjaft nga zgjidhjet per orientimet e ardhshme te politikave gjuhesore mbarekombtare.

  8. “E vërteta është se ndoshta nuk e përmbush për gegët, për të cilët lidhorja në vetën e dytë njëjës nuk i merr funksionet e paskajores (sepse nuk ka gegërishtja nevojë për këtë shift funksional); por për toskët i përmbush që ç’ke me të.”
    Mirëpo gegë e toskë janë përzier mjaft prej kohësh; sidomos sot, kur gjysma e Shqipërisë jeton në Tiranën gege, ka gjithnjë e më pak toskë të pastër. Dhe më duket se tashmë pak Shqiptarë nuk e përdorin paskajoren në jetën e përditshme, por kjo natyrisht do parë me statistika.

  9. Pashe kete pjesen e debatit:

    “Nuk jam dakord – asnjë problem nuk ka pasur toskërishtja (dhe shqipja standard në vetvete) nga “mungesa” e paskajores” si dhe “Një geg që kalon nga dialekti në standard e ndien “mungesën” e paskajores në ato raste; një tosk jo. Shumë mësues thonë se kjo përbën një handicap për fëmijët gegë dhe unë u besoj, sepse nuk kam arsye pse të mos u besoj. Por ky është problem i kalimit nga gegërishtja në standard, jo i standardit vetë”.

    Nuk di cka nenkupton standardi ‘ne vetvete’ sepse per mue nuk ia vlen me e pa standardin jashte funksionit te tij themelor: me i sherbye krejt nji bashkesie gjuhesore, tue i perfshi ketu edhe raportet e tij me geget, pervecse me tosket. E nese e kupton se mungesa e paskajores asht shtrengim per geget, nderkohe qe vete pohon se s’do ta perdorje kurre as po u miratue neser ne variantin standard, po u miratue, une ketu po e shoh mundesine e kompromisit. Pra, paskajoren ne standard, me disa diktate fonologjike e morfologjike por edhe me mundesi te zgjanueme sintaksore e stilistike mbrenda standardit, rrjedhimisht me mundesi reale per degezime edhe kuptimore neser. Kjo sepse, me paskajoren mbrenda ne standard, numri i njerezve qe do te fillojne me e pa dallimin ndermjet “me qene apo mos me qene” dhe “te jesh apo te mos jesh”, do te vije tue u rrite. Barriera ‘mungese prestigji’ nuk do t’i pengoje ma perdoruesit me e perdore paskajoren ne kontekste botore, e njerezve pak do t’u interesoje origjina e trajtes, kur ta kene funksionalizue si nji tjeter element normativ.

    Per ma shum, asht shi ky tipar ai qe do te mundesoje shkrimjen e matejme te elementeve prej dy kryedialekteve te shqipes mbrenda nji varianti ma prestigjoz, tue mundesue perafrimin e matejme te skajshmenive te shqipes. Per mue, kjo asht vlere larg ma themelore sesa me e ruejte strukturen aktuale te standardit, e besa edhe frikat si ato te Shllakut se po mbetet pa u ringjalle varianti gege i tradites. Me paskajore krijohet nji strukture qe ma lehte komunikon me traditen letrare gege, sepse e permban ate krejt strukturalisht, pa cka se me do zavendesime ortografike (kjo mbasi pandeh se standardi do te pervetonte ‘me thene’, ‘me dhene’, perpara se ‘me thane’, ‘me dhane’, sa per shkak te natyralizimit tashma te trajtave te para, aq edhe prej arsyes se keshtu kostoja e integrimit del ma e ulet, tue pru ma pak ndryshime ortografike ne fjaleformime).
    Integrimet ndershiptare, ekomonike, kulturore, arsimore e pse jo, me kohe sa ma te forta, ushtarake e politike, kjo me duket vlera ma themelore sese secila strukture ‘ne vetvete’; Politikat, gjuhesore e jashtegjuhesore, i kqyri ne sherbim te ketij vlere. Per ma tej, asnji strukture nuk arrij me e kqyre ne vetvete; sikurse strukturen shtetnore, e shoh ne sherbim te shoqnise, dhe arrij me i kuptue grupet e interesit qe reagojne kur kjo strukture zhvillohet ne dam t’interesave te tyne, bash si strukturen shtetnore.

    Integrimi per mue asht vlera themelore qe duhet me i diktue te tjerat. E nese gjendet nji model i tille strukturor qe nji jugori nuk ia imponon perdorimin e paskajores, qe ky te mbetet i lire, nese vertet e ka qite ceken mos me e perdore kurre paskajoren e gegeve, bile as per qellime te variacionit stilistik madje, ky asht varianti gjuhesor qe me pelqen me e ndjeke.

  10. Bc,
    me ty jam. Standardizimi gjithmone duhet ba per t’i sherbye nevojave integruese. Me i pa prirjet integruese te gegeve te perziem me toske, sa qe sot shpesh nuk dine mirefilli as ne jane gege a toske, e me i kodifikue ato prirje ne variantin standard, atehere jemi tue zbatue politika gjuhesore ne sherbim te ketij mileti.

  11. Ne fakt, edhe nese paskajoren e fusim me grupin -ue te plote ne te shkruem te pjesores se saj, shqiptimi nuk do ta shoqnoje te shqiptuemit e e-se ne fund, mbasi ne mjedise urbane, qe jane ma imponuese, ka kohe qe ajo asht reduktue ne -u (me punu). Rrjedhimisht, do te jete perdorimi ai qe do ta diktoje ortografine e thjeshtueme te kesaj trajte neser, ne perputhje me parimin mbizotnues fonetik, e jo me parimin, qe qysh sot mund te quhet etimologjik. Kjo sepse bota e te nesermes do te jete nji bote e nji komunikimi shum ma dinamik, qe do ta diktoje edhe shkurtimin e trajtes ne thelbin e vet gramatikisht e semantikisht komunikues.

    Perdoruesi i rendomte qe nuk do t’i qasej neser standardit nga njohunite e diakronise gjuhesore, e do ta shihte pjesoren ‘punu’ madje edhe si reduktim te pjesores ‘punuar’; rrjedhimisht do te shkruente edhe ‘pa punu’, ‘duke punu’, ‘kam punu’ etj. Ndodh qe kjo te vije tue iu imponue edhe emnave veprues te tipit mesues, lexues, megjithese perdoruesi i rendomte ndodh ta perceptoje emnin veprues ‘mesues’ te formuem jo prej pjesores gege ‘mesue’ plus mbrapashteses -s, por si perngitje te pjesores ‘mesu’ me mbrapashtesen -es. Kjo sepse informatat e verteta rreth fjaleformimit do te vazhdojne me mbete teme diskutimi ndermjet gjuhetareve diakroniste, por jashte ketyne domeneve, nuk do te kene kurrfare randesie ne perdorimin publik te ketyne fjaleve. Ne historine e fjales nuk ka kurrfare informate mbi kuptimin a funksionin aktual te saj. Ne fund do te jete perdorimi qe duhet te na i diktojne politikat gjuhesore, jo njohunite tona mbi zhvillimin historik te gjuhes. Bash qysh informata se zhvillimi i grupeve ue/ua sot ne dy dialektet vjen nga nji grup -uo i mahershem perban nji informate per historine e gjuhes sone, po jo ma shum se kaq. Ose bash qysh informata se koha e ardhshe formohet me nji do + lidhore e plote (do TE shkosh); nuk i pengon njerezit qe ta shkruejne ne formen e tkurrun, por prapseprap gramatikisht e semantikisht komunikuese. Bjerrja e nyjes TE nuk asht se ia cenon asnjanen, koha mbetet gramatikisht e ardhmja dhe sintaksa e reduktueme ne ‘do shkosh’ e percon njilloj kuptimin, plus me perfitimin e ekonomizimit. Kjo sepse ekonomizimi asht ligj i pandalshem i gjuhes. Futja e paskajores, krahas mundesine per ta perligje kete ekonomizim te pjesores, kish me qene njikohesisht ne perputhje me njikete ligj themelor te gjuhes, me fjale te tjera, hap i drejte i politikes gjuhesore.

  12. ë-ja tjetër:
    “perderisa Qendro nuk ka perdorur ë-në fundore tek “me vendos” (e cila ne cdo rast eshte e pashqiptuar dhe vetem sa zevendeson shenjen zgjatuese te zanores pararendese)…”

    Arrij me e kuptue qendrimin tand. Ne nji ane, edhe po e sanksionuem formen me -ë fundore (me vendosë), ndoshta kjo asht prej nji kandveshtrimi ma e sakte, tue qene se perputhet me pjesoret ‘dalë’, ‘vjelë’, ‘pjellë’, ‘sjellë’, pra me pjesoret e foljeve apofonike, por edhe me pjesoren ‘qenë’. N’anen tjeter me rastis me gjete qinda shembuj shkrimesh qe, tue mos e pase mesue si trajte te sakte trajten ‘vendosë’, por ‘vendosur’, shkruejne ‘me vendos’. Kjo sepse shkruesit arrijne me kuptue se deri ketu informata gramatikore e semantike e fjales asht percue tek audienca. Por kjo do te nenkuptonte me kohe reduktim te ë-së fundore edhe te pjesoret e foljeve apofonike. Mue personalisht nuk me duket krejt pa funksion, ndoshta nder te tjera edhe pse jetoj i rrethuem prej nji bashkesie qe dallon qarte ndermjet shqiptimit ‘dal’ (si kohe e tashme, veta e pare: ‘une dal’), dhe ‘dalë’, si pjesore; ‘me dalë’, ‘tuj dalë’, ‘kam dalë’). Njilloj edhe me ‘vendos/vendosë’. Ky lloj diferencimi asht i ngjashem me ate ndermjet ‘shqiptar’/’shqiptarë’, ku ortografia e dyte shenon shumsin e te pares, megjithese ne te shqiptuem nuk para hetojme fare dallimi. I ngjashem me duket edhe me diferencimin ‘plak/plakë’, ne shqiptimet perreth meje dukshem te ndryshme (e di se te ti asht ma ndryshe). Por per dallim nga keto raste, ku ortografia bahet e domosdoshme per ta shenjue shumsin ose gjinine, rrjedhimisht kuptimin pra, te pjesorja nuk arrij me krijue kontekste ne te cilat mungesa e ë-se fundore kish me shkaktue veshtiresi gramatikore, a, ma e randesishme akoma, kuptimore.
    E di se, ne nji ane, ashtu qysh ‘kemi dal’. ‘kemi sjell’, mundet me na u duke e manget sot, ashtu do te me dukej e manget edhe ‘kam vendos’, ose ‘me vendos’ neser kur paskajorja te bahet pjese integrale e standardit. Por, ky asht vec veshtrimi im. E di se shijet e mia nuk do te jene doemos ato qe do t’i kene perdoruesit e shqipes neser. Pajtohem me ty plotsisht se paskajorja ka me u fute per dritare, pra prej prestigjit qe do t’ia krijoje vete perdoruesi, e jo per dere, sepse i shoh nga mjaft afer prirjet e gjuhesise shqiptare. Nese e fut perdoruesi ma pare sesa normuesi, nuk ka dyshim se do te hyje pa njat ë-në qe ty te bezdis aq fort. Normuesit te te nesermes, nese vertet mundemi me supozue qe kjo shoqni do te vazhdoje me pase te tille ne t’ardhmen, do t’i mbetet me e pranue trajen ma te perhapun, qe i bie: ate pa ë fundore.

    Drejtshkrimi i ë-se ka mbete nji prej sfidave ma te medha per shkruesin e shqipes, jo krejt per faj te tijin. Fjala vjen, drejtshkrimi sugjeron nderfutjen e nji ë-je te fjala ‘kombëtar’, megjithese as emni ‘komb’ as mbrapashtesa -tar nuk e kane te veten. I kane gjete edhe emen: e quejne ë-ja mbeshtetese. Por kjo ë ‘meshtetese’ nuk na shfaqet te ‘tregtar’ a te ‘shqiptar’ fjala vjen, ku ‘treg’ e ‘shqip’ ngjiten me mbrapashtesen -tar pa nevojen e kesaj mbeshtetjeje; deri ketu edhe mundemi me e mberthye me logjiken e perngitjes se vetem dy tingujve bashketingellore ne keto raste, qe gjithsesi shqiptohen ma lehte sesa tre te tille. Por, ortografia standarde na orienton ndryshe te ‘lojtar’, fjale qe tash perdoruesit i sugjerohet me e shkruejte pa ë, ani pse ë-ja ketu kish me qenë e vete rranjes ‘lojë’, e jo ‘mbeshtetese’. Pak e veshtire me e zberthye logjiken qe mund ta kene pase normuesit; nese njiimend mendue e kane arsyen per keto ortografi fjalesh me mbrapashtesen -tar. Nji gja asht e sigurt, kete logjike nuk ka faj qe nuk ka arrite me e kape perdoruesi.

    Por, me u kthye te tema, une votoj per ‘me vendosë’, pra me ë fundore, tue qene se funksioni i saj i perzgjatjes se zanores pararendese nuk me duket i ndryshem prej atij te ‘dal/dalë’, e per ma shum, do ta ruenim te njejten logjike drejtshkrimi per krejt pjesoret e shqipes. Nxanesit te te nesermes do te mundoheshim me ia mesue kete ortografi ndoshta tue e udhezue se pjesorja e vetme qe del me bashketingellore ne fund asht pjesorja ‘hangër’. Tjeter nuk kam gjetë. Zor se me kaq do te kuptonin e do te dinin me shkruejte ‘kam vendosë’ prapseprap. Mbase me i pa prirjet asht ma e mira; por, prirjet po i shoh. 🙂

  13. Ndoshta ma interesantja asht jo vec me e pa paskajoren si kercenim, por me e kqyre edhe si mundesi: me fjale te tjera, me diskutue jo vec cka ‘cenon’ paskajorja, po cka kish me sjelle. Vullnetare? 🙂

    1. Thua që: “ne mjedise urbane, qe jane ma imponuese, ka kohe qe ajo asht reduktue ne -u (me punu). Rrjedhimisht, do te jete perdorimi ai qe do ta diktoje ortografine e thjeshtueme te kesaj trajte neser, ne perputhje me parimin mbizotnues fonetik, e jo me parimin, qe qysh sot mund te quhet etimologjik. Kjo sepse bota e te nesermes do te jete nji bote e nji komunikimi shum ma dinamik,
      A nuk të duket se ato “mjedist urbane imponues” do luajnë një rol gjithnji e ma t’madh edhe për t’kalue n’etimologji edhe gjith çka kërkon?
      Fakti që tashma nuk gjen asnji geg që t’flasi ma gegnishten e Qazim Mulletit (që njilloj do t’dukej e papranueshme) do t’thot që… me kalimin e kohës, n’ven që t’perfeksiononi “ortografinë e thjeshtueme”, ka shum gjasa t’ msoni standartin 😉

      P.s: Kur s’je n’gjen’je me shkrujt me Ë gjith komentin, t’paktën shkruje gegnishten siç duhet ose ban pak ma’ kujdes:
      – kercenim= kercnim, sepse kshtu duket si: kërcenim (ne kërcejmë)
      – Vullnetare- duket sikur fton vetëm gjininë femrore 😛

  14. @ Gazi,

    Me qene ne ndonje vend tjeter, do te dilja me shume kenaqesi vullnetar dhe do te sqaroja shume pika sepse zanati me ka bere qe t’ua pij lengun germave dhe fjaleve dhe ua di pak tekat.

    Kushedi, na bie ndonje here tjeter me u marre me kete pune, dhe aty do te kuvendojme rrafsh.

    Si paradhenie, po te them vetem kaq : si foles i mirefillte gegnishteje qe jam, sigurisht qe do te me pelqente futja e paskajores gege ne gjuhen shqipe. Por ama, nga vrojtimet e derisotme, me ka dale se AJO NUK NA I KRYEN TE GJITHA FUNKSIONET QE DESHIROJME. Eshte e sigurte qe ajo eshte ku e ku me lart dhe me e pershtatshme se forma qe kemi sot, porse NUK I PERMBUSH NEVOJAT TONA 100%.

    Kjo sepse idete e botes ishin ku e ku me te nderlikuara se kleçkat tona.

    Prandaj, i dashtun Gazi, PERKTHYESIT shqiptare duhet te kishin pasur nje vend nderi ne konferencen gjuhesore sepse jane perkthyesit ata qe perballen me “bishat” e perbindshme qe jane gjuhet e huaja dhe mendimet e huaja.

    Mirepo, si gjithnje, ne parapelqejme te rrime ne jashteqitjen tone, aty ngrohte, dhe jo te marrim trasten ne shpine e te dalim ne bote, te zbulojme pasuri te reja.

    Paskajorja e re gege – eshte thjesht nje mundesi e mire por duhet menduar qe ajo te perpunohet ende me tej, te reflektohet rrafsh, te kuvendohet, me qellim qe te ngrihet ne ate nivel ku pastaj çdo lloj mendimi i thelle filozofik te vije ne shqip lirshem, natyrshem.

    Keshtu siç eshte, edhe ajo toske, edhe ajo gege, nuk e kryejne funksionin te plote. E vetmja gje qe dihet me siguri eshte kjo : paskajorja gege ZGJIDH ME SHUME PUNE SE ajo toske. Ne kete drejtim, ka nje permiresim, por rruga eshte e gjate dhe ne nuk i kemi shkuar deri ne fund. I jemi afruar, por ende jo kapur.

    Tungatjeta zotni, kushedi ku shihemi per keto pune, shendet dhe gezuar festat e fundvitit.

  15. Edrus, te ti e lexova nji pyetje qe nuk e kuptova, edhe do ofendime qe i kishe leshue sa per sport. Flm.

    Un, me thane paskajorja nuk na i permbush nevojat qe kemi 100%, per mue s’asht tjeter vecse me e lye cashtjen me misticizem. Kemi gjuhen qe kemi dhe jane keto mjete gjuhesore ato qe na ofrohen per me shprehe ndjenjen e mendimin.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin