Ominia vincit amor, mund të jetë i prirur të thotë ndokush, po t’i tregosh në rrugë një agjent të policisë së fshehtë apo hetues, tek i afrohet një vajze të bukur, artiste për më tepër dhe i propozon të “pijnë një kafe” bashkë. Edhe unë jam i gatshëm ta besoj një gjë të tillë. Dashuria i vë pranga çdo zemre.
Pra, asgjë tmerrësisht anormale. Të paktën deri këtu. Më tej çfarë do të mendonit ju se ndodh kur një grua e bukur i refuzon sharmin e saj një hetuesi?
Ajo vetëm se do të gjendet në një qeli të ftohtë hetimore dhe pranë saj do të shohë policë e hetues që ndërrohen vazhdimisht, e masakrojnë me pyetje për veprimtarinë e saj armiqësore , e lënë pa gjumë, sipas procedurës së një mekanike precizioni të përpunuar në instancat më te larta të diktaturës, i hedhin ujë kur i varet koka… dhe kur ajo është në një lloj gjendjeje të fikti, diku pas mesnatë një polic del nga qelia dhe aty hyn hetuesi që, ajo kujtohet se ka ndeshur në rrugë dikur. Është dikush që i ka propozuar disa herë « një kafe ». Po atë mesnatë gjendja e vajzës e eksiton akoma më keq.
Në të vërtetë, të qëndrosh në këmbë a të lëvizësh nëpër qeli duke marrë në pyetje një grua që është ulur, vetiu je në pozicion force. Që nga ai çast ky lloj komunikimi nuk është gjë tjetër veçse një formë latente dhunimi seksual, që shpjegon pse seancat nuk mbarojnë kurrë, pse hetuesit lënë në mesnatë shtratin e grave të tyre të lodhura dhe nxitojnë në qelitë e burgut, pa kuptuar se janë në kërkim të diçkaje që nuk e gjejnë aty ku ishin deri atë çast.
Dhe ja personazhi ynë, pas ka përshkuar qytetin me gazin e degës ndodhet para viktimës së tij. Qëndron disa çaste në këmbë para saj dhe duke parë hënën e plotë pas hekurave të qelisë ndjen të ujqëzohet e të pushtohet nga një delir i fuqishëm erotik. Vetëm pamja e saj, pafuqia për të rezistuar e ngre në qiellin e shtatë, mund t’i shkaktojë edhe orgazmë, ndaj pa humbur kohë dhe pa përdorur asnjë lloj konvencion të natyrës së “kafesë”, ai lëshohet si një ujk stepe mbi atë gjysmë kufomë që ka para vetes. Zbërthen pantallonat dhe nxjerr seksin e tij, që ne të vertetë ai e përdor si armë, është simboli i një regjimi fallokart, që që fshihet nën fraza të dyshimta diskursesh politikë. Është agresiviteti parak i një primati që është shfaqur në formën më mizore në qelitë e diktaturës dhe për të cilin shoqëria shqiptare nuk është e zonjë të flasë, sikundër përgjithësisht nuk është e zonja të reagojë për asgjë tjetër, përveçse kur është fjala për pushtet (Frojdi ka folur gjatë për raportin e libidos me pushtetin gjë që gjithnjë më ka shtyrë të mendoj se njerëzit në pushtet apo ata që synojnë pushtetin nuk janë pa probleme me veten e tyre, të cilat i transferojnë ne fusha të tjera, pa folur për diktatorët « cezarët » siç i quan ai që i sheh si të sëmurë mendorë)
Te kthehemi te tema jonë dhe e ndjej pyetjen e ndokujt që thotë pse nuk janë akuzuar këta njerëz. Por më fort se një gjë të tillë unë kuptoj më mirë heshtjen e viktimave. Ata vërtet që janë të përligjura në heshtjen e tyre. Dramat e tyre të tmerrshme vazhdojnë të konsumohen në heshtje. Në një çast të jetës së tyre ato kanë vënë në dyshim edhe vetë shijen e jetës.
Më është dashur disa kohë të njihem dosjen sociale (që ndryshon nga ajo klinike) të një gruaje që bëri një tentativë për vetëvrasje, disa kohë pasi ishte përdhunuar nga dikush. Nga personeli mjekësor i grupit që e ndiqte, psikologë, psikiatër, psikanalistë, dëgjoj shpjegimin e një fenomeni të çuditshëm. Në shumë raste, viktimat e përdhunimit sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk mbajnë mend asgjë, nuk kujtojnë asnjë detaj, kryqëzojnë përdhunuesin në rrugë dhe nuk reagojnë, madje nuk e njohin fare. … Traumë e rëndë që kanë pësuar në shumë raste shoqërohet me një amnezi absolute. Është një reagim i trurit, një lloj sigurese që shkëputet për ta mbrojtur atë nga shkatërrimi. Por kjo nuk ndodh për gjithë jetën. Në kushte të caktuar ajo që ka ndodhur u rivjen para syve, dhe aty fillon një periudhë e tmerrshme mbiekzistence. Ata që shpëtojnë nga vetëvrasja është e pamundur të dalin pa probleme të rënda të shëndetit mendor.
Unë mendoj se tashmë ose deri tashmë shumë gra e vajza kanë jetuar një periudhë amnezie, të vullnetshme ose jo. Disa po dalin nga ajo gjendje. Gjëja më e mirë është që të flasin. Këtë me sa duket po bën Alida Hisku, një këngëtare e njohur e brezit tim. Por jo të gjithë jetojnë në një mjedis që i mirëkupton sikundër këngëtarja e njohur.
Te faqet e Panoramës Alida shpjegon tmerrin e përdhunimit në qeli. Ai është i një përmase të tillë sa ajo ka vështirësi të tregojë gjithë të vërtetën, aq sa diku e kalon rrëfimin në vetë të tretë. Që e kanë arrestuar për të realizuar një obsesion seksual ajo këtë e beson sinqerisht, sepse për një ditar të sajin, ku vë në lojë diktaturën, thotë se nuk i kërkojnë asnjë informacion a shpjegim. Me të do të merren instancat e tjera, i shpjegojnë.
Një hetues që ajo e njihte mirë, sepse dikur i dilte në rrugë dhe « e ftonte për kafe » nis dhe pyet për “veprimtarinë e saj armiqësore”, por me një lloj skërmitjeje e buzëqeshje të pështirë, që nënkupton diçka krejt tjetër, që krimi më i madh ka ajo ka bërë, është refuzimi çadra që ka hapur para stuhisë së tij hormonale! Është e tmerrshme ta thuash, por ajo lë të kuptojë jo shumë tërthorazi se ai person e ka përdhunuar sistematikisht, kur ajo ishte në një gjendje jermi, kur nuk e zotëronte plotësisht vetveten.
Ajo shkon edhe më tej dhe tregon edhe për fatin e dhjetëra e qindra grave të tjera të burgosura, që merreshin natën si skllave seksi nga rojtarët e burgut apo hetues të ndryshëm.
Një akti , që nuk di të ketë ndodhur as me të burgosurat çifute në kampet e nazistëve. Aktet e Nurembergut i keni në linjë dhe merrni e i lexoni deponimet e grave të burgosura.
Ngjarje të tilla nuk janë gjesndi e rrallë, e shkëputur. Diku në fillim të viteve ’ 80 u fol për një hetues, Dhimitër Shkodrani quhej, (thuhet se ka vdekur), i cili u kap natën duke hyrë në shtëpinë e një gruaje, të cilës dy tre ditë më parë po ai vetë i kishte arrestuar të shoqin. Meqenëse e njihja atë familje, kisha dëgjuar prej kohësh se hetuesi në fjalë gjente pretekste nga më të ndryshme për t’i propozuar “një kafe”, të cilën ajo, po aq sistematikisht e refuzonte. Në të vërtetë i shoqi i saj “fliste”, siç flisnin të gjithë, pra kishte të gjitha shanset që edhe fjalët e tij të interpretoheshin e të cilësoheshin krim politik, por në atë kohë ishim të bindur se ai u arrestua për t’i shtënë në dorë të shoqen.
Policia e fshehtë dhe hetuesit ndiheshin aq të fuqishëm sa Dhimitri ynë me kohë kishte kërcënuar gruan në fjalë e i kishte thënë se një ditë do të ishte ajo që do t’i shkonte t’i lutej.
Ajo nuk shkoi ti lutej, por pas arrestimit të të shoqit, duket besoi se duke i hapur derën Dhimitër Shkodranit (që trokiste në mesnatë për të “gjetur prova materiale”) , do të mund të lehtësonte disi gjendjen e dhe akuzat ndaj të shoqit. Skandali u bë i njohur sepse një natë në shtëpinë e viktimës u ndodh vëllai i saj. Dhimitrit nuk iu prek asnjë qime.
Edhe diçka tjetër që sikur e kam prekur nga afër.
Pas shembjes së regjimit u nisa për një seri reportazhesh nëpër fshatrat që kishin shërbyer si vende internimi nëpër Myzeqe. U trondita kur pashë se në to kishte ende mjaft familje që qëndronin aty se nuk kishin ku të shkonin, se shtëpitë ua kishin sekuestruar, se të afërmit u kishin vdekur, por edhe sepse nuk kishin te holla as për të pagur udhëtimin deri në vendlindjen e tyre.
Shkurt, gjendja pas largimit të nazizmit nga kampet e punës nuk duhej të kishte qenë më e ndryshme… Por nuk mund të harroj rrëfimet e dhjetëra vajzave dhe grave që më tregonin për apelet e mbrëmjes e të mëngjesit, për procesin e ndarjes së punës ditore në mënyrë shumë të “programuar”: doje të punoje në hapjen e kanaleve me baltë apo të pranoje një “privilegj” të veçantë nga ana e operativave të zonës për të punuar te koçanët e misrit apo te salla ku rriteshin pulat?
Veçse vitet kalonin, shumë prej tyre lodheshin. Njëra më tregoi për një operativ alkoolik, i cili pinte gjithë ditën dhe kur i shkrepej, dilte në anë të fushës me pambuk, hipte te një qerre që ti shihte më mirë gratë që punonin aty dhe, duke mbajtur dorën mbi ballë fiksonte viktimën e radhës dhe zbriste nga karroca e nisej drejt saj duke gulçuar.
Pastaj, kur operativi i zonës merrte lejen vjetore ishte sekretari i partisë, që i zinte vendin, brigadieri komunist, përgjegjësi i kampit etj.., shkurt, gjithnjë do të gjendej dikush që do të kërkonte të bënte një terapi të shpejtë të frustracioneve të veta seksuale.
Kur i dëgjon të vjen turp që i përket të njëjtës specie, se ke po atë kompozim gjenetik sikundër ata.
Ajo që të bën më përshtypje më tej është paaftësia e shoqërisë shqiptare për të ekzorcisuar të keqen, paaftësia që të ndërmarrë qoftë edhe një akt distancimi formal me atë që ka ndodhur, si shpresë e fundit që mund ketë një perspektivë për të gjetur një ditë atë forcë që do ta çlirojë nga demonët e saj të brendshëm, të gjejë atë ekuilibër që nuk e ka patur kurrë (dhe që, kjo midis nesh, kurrë nuk besoj se do ta ketë ndonjëherë).
Pyes veten ku janë sot ata njerëz. Në parlament? Në gjykatën e lartë? Në një komision çështjesh delikate? Gjithsesi diku midis nesh.
Duke u rreshtuar në krahun e heshtjes, duke refuzuar qoftë edhe një ligj që synonte ti jepte fund formalisht kësaj gjendjeje shoqëria shqiptare është rreshtuar në anën e krimit. Vetëm kështu shpjegohen ndëshkimi që pëson dhe gjendja e alternuar midis ferrit dhe purgatorit, hungërimat që vijnë natë e ditë nga ajo pjesë e Ballkanit. Në fakt nga Ballkani i Ballkanit. Të terat janë vetëm shfaqja e jashtme e gjërave.
Makina ecte me ritmin mortor. Populli bërtiste, shanin e mjeronin. Vuna buzën në gaz e thashë me vedi „ditë që nuk do të mbrrijë kurrë. Bota lavdon marritë“!
Altoparlantët çirreshin gjatë gjithë rrugës me kangët „Hakmarrje rini“, „Në njerën dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën”, “Dy luana që ka bota, nji Azia e nji Evropa!” Frynte nji erë cingërimë, siberiane. M’u ftof trupi, megjithse zemrën e kishem të ngroftë. Na zbritën te kisha e murgeshave. Te dera pritshin hetuesat Shyqyri Çoku e Dhimitër Shkodrani. Na shoqnuen deri te „kafazi i të pandehurve“. Kisha ishte plot e përmajë me njerëz. Te vendi i elterit kishin ba nji podium për trupin gjykues. Mbrapa podiumit, nalt, ishte shkrue me shkronja tepër të mëdha: „Drejtësia në shërbim të popullit“. E kqyrshem me kureshtje atë parrullë se më dukej si nji „kashë e lashë“ (gjë e gjëza i thonë në Jugë) dhe mundohesha t’i gjej kuptimin se çdo të thotë nji Drejtësi që nuk asht në shërbim të së Drejtës, por të dikuj tjetër, kushdo kjoftë ai. I dhashë nji vështrim sallës dhe popullit; ishin të gjithë me ftesa, pra njerëz të Partisë ose të Sigurimit. Dom Nikolla shfrytëzoi atë ças e më foli: „Absolucionin“ tha: „Confiteor“. I dhashë të zgjidhmet e mëkateve për çastin e vdekjes. Ashtu bana edhe un dhe ai m’i dha. E pamë se na priste vdekja.
Fragment nga libri ”Rrno vetëm për me tregue”, At Zef Pllumi
PGH faleminderit per kete info. Pavaresisht se cili ishte DH.SH., ndjeja shume siklet qe e kisha permendur me emer, por fakti qe paska qene edhe hetues i At Z. Pllumit, perligj gjithçka.
Me këtë temë, Lyss, PTF-ja më në fund zbriti në katakombet e diktaturës. Vonë, por më mirë vonë se kurrë! Flm.
Me vend ky artikull Lyss, faleminderit. Të perfitosh nga i pafuqishmi eshte gjeja me e ulet qe ka bota, qofte ky perfitim material apo moral.
Une do te doja te kuptoja me mire se pse shoqeria shqipatare s’ka bere asnje percapje per te denoncuar e denuar fenomenin e perdhunimit te femrave (po meshkujve valle?,po te femijeve?) neper burgjet apo zonat e internimit te kohes se komunizmit, si dhe pse nuk gjejme krime te tilla ne deshmite e Nyrembergut. Sigurisht pa asnje pretendim per t’i shkuar fenomenit deri ne fund ne dy gisht leter e me dy gisht bagazh teorik e praktik qe kam une per kete ceshtje.
Meqenese fjala perfitim sot ne vendin tone lakohet ne te gjitha rasat e folja perkatese ne te gjitha kohet me mburrje e admirim nuk me duket asapk e jashtezakonshme qe nuk denohet abuzimi (ne menyre te pergjithshme) me viktimat.
Abuzimi seksual, perdhunimi, eshte edhe per shoqeri te emancipuara nje teme e veshtire per t’u trajtuar. Shqiperia ska pse te beje perjashtim. Per te denoncuar nje akt duhet qe te kete deshmi, nga deshmitare e nga viktima. Ne pegjithesi perdhunimet behen fshehurazi jo ne sy te botes. Viktimat e abuzimeve seksuale e kane shume te veshtire te dalin ne drite e te riperjetojne tragjedine ne sy te botes. Sidomos ne vende te vogla si Shqiperia, mendimi se c’do mendojne te tjeret per mua eshte mbytes. Deshmine e Alida Hiskut une e pershendes me shume admirim. Duhet shume kurajo per te pohuar perdhunimin ne publik, kudo qofsh ne bote. Duhet gjithashtu kohe qe plaga te zeje disi kore perpara se t’i hysh pohimeve. Pra ne faktin qe ende s’jane denuar e denoncuar perdhunimet nuk me duhet se Shqiperia ka nje sjellje shume ndryshe vendeve te tjera.
Megjithate, ashtu sic ve re dhe Lyss, Alida nuk rron me ne Shqiperi por ne nje ambjent ku gjen mbeshtetje per tragjedine qe ka kaluar. Lyss tregon se ish-te internuarit e Myzeqese i reguan histori te dhimbshme perdhunimesh. Mbase se ndjene nje vesh te vemendshem. A egziston sot ne Shqiperi nje auditor qe te perkrahe deshmite e viktimave te perdhunuara? Doren ne zjarr s’e ve kur them JO, por ama atij ose asaj qe do me pergjigjej po, nuk do t’i zija bese lehte. Historia e Ylli Pangos per shembull u trajtua nga ana e te drejtave te njeriut Ylli, me te drejte, pati te tjere qe u shkrine gazit me kete reng, s’pashe te kishte dike te ulerinte mbi diskriminim ne baze seksi qe manifeston shoqeria shqiptare sot, me c’sy e sheh pushtetari i sotem gruan shqiptare. Po e ka trasheguar nga e kaluara, sigurisht qe nga e shkuara, sepse barazia e sekseve nuk mund te aplikohej ne nje shoqeri qe fjalen barazi e kishte zevendesuar me diktature proletariati, direkt sapo cau levozhgen e patriarkalizmit mesjetar, por dikur duhet rrojtur ne kohe te tashme.
Tjeter shembull jane lajmerimet per pune ne gazetat shqiptare: kerkojme sekretare nen moshen 25 vjeç! Tjeter shembull jane ligjeratat e presidentit tone ne Kuvend, shan nga nena dhe motra.
Tjeter shembull. Pyeta njehere se si eshte shqiperuar sexual harasemment. Ne mendjen time mendoja se do ishte dicka si perndjekje seksuale . Me thane ngacmim seksual ose nxitje seksuale! Eshte vertet keshtu? Per mua kjo eshte te tallesh me fenomenin vete dhe do te me cudiste te kishte dike qe te vente e te padiste per ngacmim seksual. Nuk di a ka ligje qe te denojne per ngacmime.
Le te leme nje cast Shqiperine moderne e te kthehemi ne Nyrembergun e pasluftes. Fakti qe s’ka deshmi perdhunimesh nga nazistet ne burgje e kampe perqendrimi me ben te mendoj se ose ka qene e ndaluar apo e papranuar nga raca arjane te ciftezohej me nje femer cifute, ose ishte e pamendueshme ne vitet 1940 per nje grua te deshmoje si viktime agresioni seksual. Te mos harrojme se grate qe paten maredhenie intime me luftetaret arjane, ne France bie fjala, u shetiten me floke te prera mbi nje qerre e nje parrulle kartoni varur ne qafe: “Kam fjetur me nje nazist!”Ne ato vite po ne France abortimi denohej me gijotine. A kishte vend ne Evropen e athershme te mblidhje deshmi hebrenjsh per perdhunime? Po ne ato vite nuk u tha p.sh. asgje per vuajtjet e homoseksualeve ne kampet e perqendrimit e per ngjyren roze me te cilen identifikoheshin.
Pause humoristike.Mendoj qe roza ka lene shenja ne kujtesen gjermane megjithate. Nje kolegut tim prej Wyrtembergu qe kompjuteri i atribuoi ngjyren roze per identifikim te shpejte nga sekretarja, protestoi ashper aq me teper qe eshte i vetmi gjerman i ekipit. Po aq shpejt iu terhoq kompjuterit e drejta te shperndante ngjyren roze per kedo qofte.
Abuzimi me te pafuqishmit, nje nga format e tij perdhunimi eshte nje konstante e historise njerezore. Sa here pushteti lundron ne zona te erreta, abuzime do te kete. Une shpresoj qe deshmia e Alida Hiskut dicka do te levize dhe ndoshta te tjera deshmi do t’i inkurajojne viktimat te ngrene padi kunder krimineleve. Qe perdhunuesit e djeshem duhen denuar kjo eshte e qarte, por une mendoj se nje levizje kunder te djeshmeve do te kishte efekte shume te mira dhe mbi te sotmit. Ne gjendjen ku eshte katandisur drejtesia sot ne Shqiperi nuk dyshoj se ende abuzimet kalojne mesataren Evropiane. Disa vite me pare kam lexuar deshmine e nje prostitute moldave te kthyer nga Italia ne Shqiperi. Policet shqiptare e pershkruar nuk kishin asgje prej qenies njerezore. Nje pjese e degjuesve shqiptare te rrefimit, rrudhen buzet e deklaruan” he mo se prostitute”.
Raste e deshmi perdhunimi neper kampet naziste ka sa te duash. Le te kujtojme qe ‘banoret’ e tyre nuk ishin vetem cifute. Pastaj ‘katundari’ gjerman nuk besoj se e bente dot dallimin sado e sofistikuar propaganda eugjenike.
Habitem sa shperfillur flitet per nje nga periudhat me te zeza ne historine e Njeriut.
Kam pershtypjen se per te vertetuar nje argument te vetin, disa shkojne dhe shtremberojne nje nga ekstremet me te keqija, sepse keshtu kemi zhdoganimin e menjehershem te me se keqes dhe lartesimin e argumentit tone. Ne rastin konkret kemi keshtu :
Zbutet paksa tmerri i nazizmit per te vene ne dukje tmerrin e komunizmit. Retorika eshte e tille :
Kete gje s’e benin as nazistet, e shikon sa te ligj qe kane qene komunistet ?
Ne nje kohe qe ne e dime shume mire se komunistet kane qene maskarenj, por a mos kemi nevoje te zbusim ca nazizmin per te nxjerre ne reliev keta komunistet ?
______________
OSKAR PAUL DIRLEWANGER.
Nuk eshte fjala per te krahasuar thelbin e dy regjimeve. Eshte nje konstatim kalimthi sepse ndryshe nga sa thote legjenda gjermanet kane qene perdhunues. Per arsye te njohura kjo nuk ka ndodhur ne Shqiperi e Greqi, por ka deshmi te shumta per perdhunime ne ish- Jugosllavi e ne pergjithsi ne disa vende sllave.
Gjithsesi, prej kohesh me ka bere pershtypje pse kjo nuk ka ndodhur ne kampet e perqendrimit. Mund te kene te drejte ata qe thone se nje gje e tille vinte per shkak te neverise, se çifutet shiheshin si nen njerez (dhe njerzit e indoktrinuar e besojne kete), por nuk mund te harroj se kampet e perqendrimit ne origjine nuk u ngriten per çifutet, por per komunistet (Dakau), por edhe per ate periudhe nuk ka deshmi.
Me tej ka edhe nje numer te madh kujtimesh te vajzave te internuara, ku perseri nuk ka deshime qe te lene te kuptohet se ato jane arrestuar per ti perdhunuar me lehtesisht.
Nejse nuk dua te zgjatem se nuk eshte ky problemi, por kafsherimi i njeriut perballe nje viktime te pafuqishme per t’u mbrojtur. Nuk e urrej Enver Hoxhen se vrau kundershtaret e tij politike. Nuk jam i sigurte se une nuk do ta beja kete. Ate e urrej sepse ne fund te kerkeses per falje te ndokujt ai linte shenimin: Te torturohet para se te pushkatohet. Kete jam i sigurte se nuk do ta kisha bere.
UNE LASHE DHE EMRIN KETU ME SIPER.
NQS NUK JU DUKET SE ESHTE NENSHKRIMI IM, MUND TE KLIKONI EMRIN DHE TE SHIHNI KUSH ISHTE DHE CFARE BENTE.
E perseris : eshte nje idiotesi qe te nxjerresh perfundimin se komunistet ishin shume me sadiste se nazistet, ngaqe keta te fundit nuk na perdhunonin !
Ideja ime eshte kjo : nuk ka nevoje te shtremberosh njerin per ta zhytur tjetrin. Tmerret e njerit dhe tjetrit mund te shkojne fare mire ndarazi. Komunistet kane qene sadiste.
Nazistet gjithashtu.
Por kjo s’na meson asgje te re dhe ketu duhet diskutim secili menjane.
Nejse. Kot flas dhe une. Le t’ia mesyje tani ushtria e leshit e te na mbaje konferenca ketu.
Ehe…, faleminderit per ftesen, por qe kur merr persiper te dialogosh me terma te natyres “…eshte nje idiotesi….” e kam te pamundur te vazhdoj te pergjigjem, se nuk besoj me te barazia dhe sinqeriteti i bisedes.
Mire. Paqja dhe lumturia qofte mbi ty.
Rasti i denoncimit të A. Hiskut mund të kapej fare mirë nga shoqëria civile për të inkurajuar gra të tjera të rrëfejnë atë që në fakt duket e parrëfyeshme. Fatkeqesisht kjo nuk ndodhi.
Dhe, jam i një mendjeje me ju, po qe se kjo do te ndodhte, do të qe gabim i madh të kufizohej në kohë dhe të mos përdorej për një autopsi të vërtetë të gjendjes së sotme, që gjithçka tregon se është katastrofike .
Po lexoj te Ballkanweb që një gjashtëmbëdhjetë vjeçare shqiptare në Itali ka akuzuar të atin për përdhunim. Nëse mund të pohohet se ajo mbështetet nga një mjedis pozitiv për të bërë atë denoncim, nuk mund të thuhet se është po ky mjedis ka shtyrë të atin e saj të shndërrohet në kafshë, pra se kjo nuk ndodh në Shqipëri. Fenomeni në aty duhet të jetë dramatik!
Më tej duhet thënë se pas revolucionit të vitit 1968 për një fenomen të tillë në perëndim flitet gjithnjë e më shpesh. Madje, në Francë vitet e fundit janë dhënë dënime edhe ndaj atyre burrave që përdhunojnë gruan e tyre, shkurt që i imponojnë marrëdhënie seksuale kur ajo nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Për këtë temë, nuk më kujtohet cila organizatë bëri një anketë në Shqipëri, para nja tre vjetësh. Pyetjen se a përdhunoheshin nga burrat e tyre, gratë e anketuara kishin vështirësi ta kuptonin. Kur ua shpjegonin ato shpreheshin se u ndodhte shpesh që tu nënshtroheshin presionit e madje edhe dhunës së burrave, për një akt të tillë, por nuk shihnin ndonjë arsye për tu ankuar. Jemi gratë e tyre, shpreheshin ato, duke lënë në kuptohej se kontrata e martesës ne vetëdijen e tyre nënkuptonte një lloj skllavërimi seksual, një nënshtrim pa kushte ndaj humorit seksual të burrit.
Mire. Falemnderit.
Cdo perpjekje per ta nxjerre ne shesh te verteten e ndyre mbi komunizmin eshte per tu mbeshtetur dhe mbrojtur.
Nese nazizmi eshte i denuar perboterish, pavaresisht se ka jo pak gjera te perbashketa me komunizmi, ky i fundit ka qene ne gjendje te ruaje akoma nje lloj aure respektueshmerie ne mendjen e njerezve, sidomos tek te ashtu(vete)quajturit liberale, apo te majte. Por me nje lehtesi tipike, qe karakterizon diskursin e te majtes, harrohet shume kollaj se pa komunizem nuk do te kish pasur fashizem. Edhe ajo qe po ndodh ne USA tregon se po qe se elita intelektuale dhe kulturale, me politikat sociale te prodhuara prej tyre, e shtyn shoqerine majtas, “antikorpet”e kesaj shoqerie, per tu vetembrojtur, do ta shtyjne ate te hidhet djathtas, shpesh ne ekstrem.
Hitleri ne 1936 deklaronte se ‘bolshevizmi ka sulmuar themelet e vete njerezimit, qofte ne shtet apo shoqeri; ka sulmuar themelet e konceptit tone te civilizimit, te besimit tone, dhe te moralit tone. Cdo gje eshte ne rrezik…”
Se ku i kam rilezuar tashti vone keto fjale, dhe se ku e kam pare tymin e flakrave te nje fryme te tille…
Eshte pa kuptim te kerkohet te klasifikohet se kush sistem totalitar eshte me i mire, ai komunist apo ai nazist.
Do te ishte njesoj si te kerkoje te klasifikoje se kush kancer eshte me i mire , ai i melcie, apo ai i pankreasit.