Sot radioja gjermane “Deutschlandfunk” kujton 100 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut me reportazhin e shkurtër të përkthyer më poshtë nga Pifto.
100 vite më parë lindi Nënë Tereza
nga Wolf Oschlies
Nënë Tereza, të cilës ju dha në 1979 Çmimi Nobel i Paqes, është për disa humanistja më e madhe e shekullit të 20, për disa të tjerë simboli i një naiviteti të devotshëm. Sot mbushen 100 vjet nga dita e saj e lindjes, megjithëse datëlindja e saj është akoma diçka e diskutueshme.
(Zë origjinal – Nënë Tereza në serbishte të kulluar, shën. i përkth.)
Nga zemra më dalin falënderime, që pas 52 vitesh të ndodhem përsëri këtu. Megjithëse Shkupi sot është diçka krejt tjetër, ai mbetet gjithnjë Shkupi im, ku unë jetova fëmijërinë dhe kalova me familjen time atë kohë të bukur.
Me kaq dashuri dhe në një serbishte të kulluar, Nënë Tereza kujtohet në vitin 1980 në gjuhën e fëmijërisë dhe rinisë së saj për Shkupin e Maqedonisë, ku më 26 gusht 1910 ajo pat lindur me emrin civil Gonxha Bojaxhiu. Shkupi i vjetër u shkatërrua nga një tërmet i tmerrshëm më 1963, i cili rrënoi nëntë të dhjetat e qytetit dhe bashkë me to edhe lagjen Vlaško maalo – lagjen e vllehëve, mjedisin e afërt të Nënë Terezës. Vllehët, ose arumunët, siç i quajti në vitin 1895 ballkanologu Gustav Weigand, ishin grupi etnik, të cilit i përkiste Gonxha Bojaxhiu dhe familja e saj prej tregtarësh të pasur me të atin Nikola, i cili përfaqësonte komunitetin vlleh në Këshillin Bashkiak të Shkupit, nëna Drona, Motra Aga, vëllai Lazari; një bashkësi që falte siguri.
(Zë origjinal – Nënë Tereza në serbisht)
Më kujtohet akoma, se unë pata një fëmijëri shumë të gëzuar, rrethuar nga dashuria e prindërve të mi, krishterë të mirë.
Të gëzuar? Gonxha Bojaxhiu ishte me të meta fizike, kishte lindur me një këmbë që e hiqte zvarrë dhe ishte një fëmijë shëndetlig, e cila kalonte çdo vit javë të tëra nëpër sanatoriume. Megjithatë ajo ndoqi fillimisht një shkollë katolike dhe më pas një gjimnaz femëror, ishte anëtare e rretheve letrare dhe e një shoqate ekskursionistësh në natyrë. Shkupi nuk ishte më provinca periferike perandorake osmane periudhës kur ajo kish lindur, por i kishte kaluar më 1912 Serbisë dhe bashkë me këtë pastaj 1918 Jugosllavisë. Të rinjtë mund të ndiqnin tashmë rrugën e tyre, megjithëse vetëm pak familje si ajo e Gonxhe Bojaxhiut mundën të kapërcenin kufijtë e kohës. Kushërira e saj Pina Markovska kujtohet:
(Zë origjinal në serbisht)
Të gjithë u befasuam shumë nga vendimi i saj për t’u bërë murgeshë, por familja e saj nuk e pengoi për këtë.
Me përjashtim të vëllait Llazarit, që ishte i prapi i familjes. Ai kishte filluar që herët të bashkëpunonte me fashistët italianë në Shqipërinë e pushtuar dhe kishte frikë se karriera e tij prej oficeri mund të rrezikohej ngaqë shqiptarët ishin ultra-konservatorë dhe anti-feministë. Por ajo u nis më 5 shtator 1928 për në Dublin dhe hyri në Urdhrin Loreto, me qëllim që të aktivizohej më vonë në Indi. Me leje papnore ajo e la këtë urdhër më 1948 dhe krijoi komunitetin e vet “Misionarët e Dashurisë”.
Me këtë ajo arriti shumë sukses dhe shumë më tepër publicitet duke marrë në 10 dhjetor 1979 Çmimin Nobel të Paqes.
(Zë origjinal në anglisht)
“Unë e kam marrë këtë çmim për të varfrit. Sikur unë të mos kisha punuar për ata dhe me ata, unë nuk do të kisha marrë një Çmim Nobel për Paqen.”
Po pse konkretisht këtë çmim? Për punën humanitare gjithë sakrifica, thonë ushtritë biblike të simpatizantëve në librat gjithë fantazi dhe pamfletet e sheqerosura. Nënë Tereza vetë e bashkëthurte tapetin e kuq që i shtrohej:
(Zë origjinal në anglisht)
“Që nga fillimet tona ne kemi kryer një punë të mirë dhe kemi hequr nga rruga mbi 40.000 njerëz.”
Nga ana tjetër kritikët e saj akuzojnë për hipokrite bigote, dhe se s’ka shpëtuar askënd por vetëm bënte kapicë milionat që i dhuronin. Ajo vdiq më 5 shtator 1997 dhe më 2003 u lumturua nga Vatikani. Shenjtore nuk ka për t’u bërë asnjëherë, ndërkohë që prej vitesh është objekt i një sherri pa shije: Shqipëria kërkon që eshtrat e saj të varrosen në atdheun e saj.
Origjina e saj shqiptare është një shpikje qesharake, si mund ta vërtetojë me dëshminë e tij gazetari shqiptar Bexhet Baraliu. Ai ju lut Nënë Terezës, e cila sapo kishte marrë Çmimin Nobel për Paqe në Oslo 1979, të thoshte disa fjalë në shqip, gjë që ajo e bëri, pasi Baraliu ia shkroi në një fjali dhe kjo i ushtroi më parë me atë pesë herë.
[Shënim: me Pifton vendosëm ta përcjellim këtë reportazh në PTF meqë lexuesit shqiptar po i jepet sot informacion i njëanshëm për nënë Terezën, me një zell dhe egërsi propagandistike të ngjashme me atë që kemi përjetuar nën totalitarizëm. Kjo nuk do të thotë se pajtohemi me të dhënat, hipotezat dhe opinionet e shprehura nga gazetari Ochlies, por vetëm e vetëm që mendojmë se këto nuk duhen shpërfillur as damkosur si “antishqiptare”. 2Xh]
Mbase antishqiptar nuk është; por tendencioz dhe negativ për shqiptarët, po. Vëreni sa herë ka përdorur fjalën shqiptar, nga pas i ka ngjit një pullë negative.
Unë nuk mendoj se ky është artikulli më i mirë për tu sjellë, si për Nënë Terezën vetë me rastin e datëlindjes; si për tu përdorur si kundëreagim ndaj asaj çka bëhet në Tiranë.
Do të preferoja shumë herë më mirë, mendimin personal të Piftos dhe Xhaxhait mbi këtë çështje sesa artikullin më lart.
Paria në Tiranë – dhe jo vetëm ajo në pushtet – po bëjnë të pamundurën për t’u lidhur pas qerres (dhe prestigjit) të Nënë Terezës. Për këtë nuk dua të komentoj më tutje.
Mund të pyetet pse, për ç’arsye. Profili etik i kësaj parie, të identifikuar prej kohësh me formën më brutale të kapitalizmit, nuk ka lidhje hiç me predikimin e Nënë Terezës dhe bëmat për të cilat ajo njihet anembanë.
Mua ma merr mendja se e gjithë kjo zhurmë mediatike bëhet për konsum ndërkombëtar; pushtetarëve në Tiranë u intereson që bota të marrë vesh sa shqiptare ka qenë Gonxhja dhe sa shumë e do atë klasa politike në Shqipëri.
Reportazhi më sipër, sado i rastit, përcjell një mesazh shqetësues: fushata propagandistike e Tiranës, për ta bashkëlidhur imazhin e Nënë Terezës me Shqipërinë, shqiptarinë dhe shqiptarët ka dështuar (has backfired, do të thoshin amerikanët).
Gazetari nuk e ka ngrënë propagandën trashamane të Tiranës. Dhe meqë ky gazetar është një nga dhjetëra mijëra opinion-bërës në Perëndim, do të ketë edhe shumë të tjerë që nuk e kanë ngrënë.
Madje – madje – duket sikur gjithë kjo rrëmbushje e parisë në Tiranë për ta bërë të vetën murgeshën katolike dhe nobelisten për Paqe po ia dëmton kësaj deri edhe perspektivën e shenjtërimit. Të paktën kështu përsiat autori i reportazhit.
Pifto do të japë sqarimet e veta për këtë punë; por mua më duket se reportazhi i radios gjermane i shërben më së miri si kontrapunkt zallahisë propagandistike në Shqipëri; dhe ne të tjerëve na sjell disi në vete.
Që figura e Gonxhe Bojaxhiut meriton vëmendje në mbarë botën, për këtë nuk ka dyshim; por që e meriton këtë vëmendje si shqiptare, siç po duan të na e mbushin mendjen nga Tirana, kjo mund dhe duhet të diskutohet, edhe midis nesh, edhe pikërisht tani. Përpjekjet që bëhen, nga elitat në Shqipëri dhe në Maqedoni, për ta kombëtarizuar këtë murgeshë katolike mua më duken shijekeqe, të pasinqerta, me shkelje syri si zakonisht.
Përndryshe, unë mendoj se Nënë Tereza është njeri që ka bërë shumë të mira në jetën e vet; do të doja ta kisha njohur nga afër.
Ti thua: “Që figura e Gonxhe Bojaxhiut meriton vëmendje në mbarë botën, për këtë nuk ka dyshim; por që e meriton këtë vëmendje si shqiptare,…”
Nje agjente e MI6 nuk meriton aspak vemendje. Nga e di ti qe nuk ka asnje dyshim qe ajo meriton vemendje shqiptare?
Ne fund te karieres se saj ajo ariti te konvertoje ne katolike vete 4 miilon indiane.
Tirana e shfrytezon nene terezen ( me te vogla se ashtu e meriton) njesoj si “BOOM”-ing ne turizem.
Pa vështirësi mund të vërehet se ky shkrim nuk është aspak objektiv, as neutral. Kjo mund të vërehet, p.sh. aty ku thuhet:
“Origjina e saj shqiptare është një shpikje qesharake, si mund ta vërtetojë me dëshminë e tij gazetari shqiptar Bexhet Baraliu.”
Toni kategorik, pa asnjë dyshim, i shprehjes “origjina e saj shqiptare është një shpikje qesharake”, e dëshmon këtë.
Në çdo enciklopedi gjermane shkruan se Nënë Tereza ka origjinë shqiptare. Vetëdeklarimi i Nënë Terezës se ishte shqiptare, është i njohur nga të gjithë. Megjithatë, këto nuk mjaftojnë që Wolf Oschlies, të mos ketë asnjë dyshim se Nënë Tereza nuk ishte shqiptare. Sipas tij, Gonxhe Bojaxhiu ishte vllehe. Gjasat që ajo të ishte vllehe janë sa gjasat që të ishte turke. Shqiptarët kufizohen dhe bashkëjetojnë vetëm me popuj të përkatësisë fetare ortodokse dhe muslimane. Gonxhe Bojaxhiu nuk ishte konvertuar në katolicizëm, ajo lindi në një familje katolike. Dhe katolikë, në hapësirën etnike shqiptare dhe rreth saj, ishin dhe janë vetëm shqiptarët. Përveç kësaj, ka shumë fakte dhe detaje që e vërtetojnë përkatësinë e saj etnike shqiptare. P.sh. në Kosovë deri vonë ka jetuar kushëriri i saj i afërt, kompozitori i njohur, Lorenc Antoni.
Sidoçoftë, një nobeliste që e respektojnë në gjithë botën, të cilës i janë përkulur edhe VIP-at e gjithë botës, njëri prej tyre edhe shpëtimtari ynë Bill Klinton, nuk e ka merituar që me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj, të “përkujtohet” me një shkrim ashiqare tendecioz.
Who gives a F**K nga eshte nene tereza!!!!
Sa per ne; shqiptaret shiko se c’fare japim ne bashkesine qe na rrethon. Te gjithe qe vijne dhe na vizitojne ikin te frikesuar.
Po te mos mjaftoj kjo kam akoma per te dhene.
Ujrat e ZEZA qe jemi i vetmi vend qe nuk i trajtojme me perjashtim te Pogradecit qe e bene te mundur gjermanet qe te ruajne anen e Maqedonise se nuk ju kerciste fare per anen tone.
“me Pifton vendosëm ta përcjellim këtë reportazh në PTF meqë lexuesit shqiptar po i jepet sot informacion i njëanshëm për nënë Terezën, me një zell dhe egërsi propagandistike të ngjashme me atë që kemi përjetuar nën totalitarizëm.”
Egërsi propogandistike?!
Informacion i njëanshëm?!
Nuk e di se në ç’botë jeton Pifto apo Xhaxhai, por, në ktë botën ku jetoj unë, Nënë Tereza njihet si Motra shqiptare në totalin e gjithë kësaj bote… përbile, njihet me një totalirizëm të atillë, saqë, prurja e këtij artikulli me “qëllimin e mirë për të na sjellë opinionin ndryshe të të tjerëve” (kur qëllimi spiegohet në paragrafin e cituar), tregon vetëm verbërinë e prurësve.
P.s: Nuk e flas dhe kuptoj serbishten aq mirë sa Pifto, por, me aq sa kam mundur, NUK MË KA RËNË KURRË RASTI QË TË DËGJOJ për serbë me emrin GONXHE…
Mirë Pifto që aq mund të kuptojë, por ata që merren me gjuhësi e dinë që gërma “xh” shkruhet dhe shqiptohet si “xh” vetëm në një gjuhë të vetme në atë rajon të ballkanit.
P.s2: Ky artikull ishte orvajtja më e turpshme për të “informuar” që mund të kem parë në ktë blog. TURP!
Edrus, indinjimi yt, pak histerik në vetvete, është pa vend.
Shkrimin më sipër nuk e ka shkruar Piftoja, as e ka botuar PTF për herë të parë.
PTF nuk ka asnjë farë obligimi, ndaj askujt, që të botojë shkrime përkujtimore për figura të kalendarit kombëtar.
PTF është një blog ku diskutohen çështje me interes për autorët dhe, sipas rastit, edhe për lexuesit.
Reportazhin që përktheu Piftoja e ka transmetuar një radio e madhe gjermane, së cilës nuk besoj se i bëhet vonë për indinjimin tënd ose të mbarë popullit shqiptar.
Prandaj merre turpin tënd mbrapsht dhe fute në ndonjë vend të errët e të lagësht, ku i takon të rrijë.
Unë nuk e prisja që ky blog të ketë vizitorë, në mos lexues që të mos e kuptojnë se jo çdo material që del këtu përfaqëson qëndrimet e autorëve të blogut.
Kur unë, Piftoja ose kushdo tjetër duam të shprehim mendimin tonë, asgjë nuk na pengon ta nënshkruajmë, siç kemi bërë rregullisht.
Por reportazhi i mësipërm ka vlerë klinike, ose shërben për të kuptuar efektet e politikave dritëshkurtra të Tiranës, në lidhje me përvetësimin që i është kërkuar t’i bëhet Nënë Terezës.
Siç e thashë më lart, fushatat propagandistike në Tiranë kanë për synim Perëndimin; sepse malësori katolik nuk ka nevojë për urdhrin e Berishës e të Topallit, që ta varë fotografinë e Nënë Terezës në mur.
Në qoftë se kjo fushatë dështon, dhe nëse si reaksion ndaj saj dalin reportazhe si ky më sipër, atëherë ka arsye për t’u shqetësuar.
Reagimi yt më lart më bën të mendoj se ti nuk ke arritur ta kuptosh këtë; ndoshta kaq e ke metrin – por ndoshta, dhe unë këtë dyshoj, po e ekzagjeron çështjen artificialisht.
E nxjerr apo nuk e nxjerr PTF reportazhin, kjo nuk ka shumë rëndësi. Indinjohesh apo nuk indinjohesh ti për çfarë thuhet në një radio gjermane, kjo është edhe më pak e rëndësishme.
Por mos harro diçka – censura jote nuk vlen në këtë mexhlis. Prandaj tani që ulërin TURP, TURP, po më dukesh si ai dordoleci që përpiqet t’ia vjedhë krrakërimën një korbi…
I vetmi dordolec, në këtë diskutim/debat, jeni ju, i nderuari Xhaxha.
Edhe po e spiegoj sepse; Sepse ju, duke u rritur me përrallat me mace dhe korba, si mace e keqe (në këtë rast) merrni vetëm atë që ju intereson… sepse në post scriptum-in tim shkruaja që:“Ky artikull ishte orvajtja më e turpshme për të “informuar” që mund të kem parë në ktë blog.”.
Ku, fjala “informuar” e vënë në thonjëza tregonte gjithçka, por jo informim… ose, të paktën, nuk ishte ky artikulli që do të arrinte t’i mbushte mëndjen ndokujt që të ndërronte opinion përsa i përket Nënë Terezës… aq më tepër që, Nënë Terezën NUK E KEMI NJOHUR nga propoganda qeveritare shqiptare (ndoshta është e vërtetë e kundërta; ka qënë nderimi dhe respekti që populli ndien për atë figurë që e shtyn edhe qeverinë të bëjë diçka)
Nëse nuk jeni zgjuar akoma nga gjumi, hidhini një grusht ujë syve dhe përpiquni që të shikoni “madhështinë” e alternativës së ofruar nga artikulli… ku nuk merret vesh as se ç’thuhet … me përjashtim të theksit që Nënë Tereza nuk paska qënë shqiptare. Nëse kjo ju duket si alternativë ndaj “propogandës së njëanëshme” (ku në këtë anë bën pjesë 99% e popullsisë së globit), nëse keni nevojë, mund t’ju sjell mjaft adresa forumesh ku diskutohet për Nënë Terezën si mafioze, si anëtare sektesh dhe pjesmarrëse në intrigat ndërkombëtare… megjithse s’besoj se keni nevojë… ndaj zellit këmbëngulës shqiptar, do të mund të vinit zellin tuaj për të na ndriçuar akoma më tej…
P.s: Nëse kishte indinjatë në komentin tim, ajo indinjatë kishte të bënte me cektësinë (dhe, këtu me të vërtetë, NJËANËSHMËRINË) e artikullit të ofruar si alternativë… nëse ju nuk e shikoni si të njëanshëm atë artikull, atëhere, sinqerisht që do filloj të mendoj se nuk keni më tepër tru se macja 😛
Eshte per te ardhe keq…
Ju lutem, per hir te neve qe lexojme, mos ti jipet forma e nje karroje qe del nga rruga e shkon ne rrokellime, diskursit ne kete blog.
Ne mos tjeter, ky blog ndihmon per te qene civik si ne fjale ashtu edhe ne heshtje. Dhe s`eshte pak.
flm
Edrus,
është vërtet e turpshme, ta ulësh nivelin e diskutimit në fyerje ordinere. Sidoqoftë, si artikulli i përkthyer prej meje ashtu edhe ndërhyrjet e Xhaxhait i shërbenit vetëm qëllimit të prurjes të një opinioni tjetër për Gonxhe Bojaxhiun. Kurse ti pozicionohesh si një prokuror stalinist.
Sinqerisht, që një diskutuesi si ty nuk mund t‘i thuhet dot më asgjë.
Kur unë, Piftoja ose kushdo tjetër duam të shprehim mendimin tonë, asgjë nuk na pengon ta nënshkruajmë, siç kemi bërë rregullisht.
Po mire mo XhaXha dhe Pifto se shume po perdridheni apo sperdridheni, sipas jush Nene Tereza ka gjak Shqiptar apo jo?
Pergjigjuni kesaj pyetje me burrerine qe shpreh me lart dhe i vazhdojme diskutimet intelektuale, perparimtare, informuese etj, etj..
se mua po me duket qe gazetari Gjerman hodhi gurin dhe ju po fshihni doren..
Ceshte kjo sjellje shiko se ne vetem e botuam per te drejten e informimit, po ne skemi opinion, sdime cbehet, sdime nese eshte i sakte, po thjesht po ju tregojme cfare thuhet etj. etj..
Po pse mo XhaXhA keshtu do e shtysh ti duke bere injorantin kur te leverdis dhe shume te zgjuarin dhe te ngriturin kur te leverdis..
Nuk e di nese ke gjak Shqiptar apo jo, por nese ke te drejte te percmosh kombin Shqiptar derisa ka nxjerre qenie si ty edhe Pifto..
Aleksandër, unë jo vetëm do ta shtyj kështu sa dhe si të dua, por edhe të njoftoj, me këtë rast, se ky është komenti yt i fundit në këtë blog, ku një rrugaç arrogant si ti është gjendur rastësisht. Në rrethana normale do të të kisha thënë: “u njohëm pak si tepër, bashkë.” Meqë jemi në Internet, po të ftoj të mos lodhesh e të shkruash prapë, sepse komentet e tua do të përfundojnë automatikisht në ujërat e zeza të WordPress-it.
Edrus,
mbaje veten bre burrë e banu i fort!
Edhe unë dje u shokova kur e dëgjova në radio reportazhin në fjalë në orën 09:00 paradite kur po shkoja për në punë. Mendo që e kanë dëgjuar edhe fëmijë, se tani në Gjermani janë edhe pushimet e verës…
Unë nuk kam ndonjë mendim për Nënë Terezën shqiptare, turke, vllehe apo sllave. Unë nuk e di se çfarë kombësie mund të ketë pasur Gonxhe Bojaxhiu, por jam i ndërgjegjësuar se Nënë Tereza si fenomen është kryekëput shqiptare. Se sa të përbashkëta ka Gonxhe Bojaxhiu, apo Madre Teresa, apo Mutter Teresa, apo Mother Teresa, apo Majka Teresa me Nënë Terezën shqiptare nuk di të them asgjë, ashtu si nuk mund të them dot se sa shqiptare mund të kenë qenë të parat. Mbase fare, mbase 100 %.
Reportazhin e përcolla të përkthyer, nga që hedh një vështrim tjetër mbi një figurë, e cila në rrugë administrative nga të dyja shtetet shqiptare është kthyer në një mit zyrtar.
Dhe veçanërisht më bëri përshtypje që ajo fliste rrjedhshëm serbisht, ndërkohë që shqipen nuk e paska ditur. Gonxhe Bojaxhiu flet serbisht në një moment sinqeriteti, e mbërthyer nga emocionet që e përcjellin në të kaluarën e saj intime, në fëmijërinë e saj në gjirin e familjes? Mbase kjo nuk do të thotë asgjë dhe ma merr mendja, që edhe ti, si edhe unë, kur duam të shprehim emocionet tona më të thella e bëjmë këtë në italisht, sepse në ç’gjuhë tjetër do të duhej ta bënim?
Gjithashtu më bëri përshtypje që ajo rrjedh nga një familje e krishterë e Shkupit e cila paska banuar në Lagjen e Vllehve dhe se i ati paska që përfaqësues i komunitetit vlleh në Këshillin Bashkiak. Vlleh që zgjedhin një shqiptar t’i përfaqësojë? Gjithçka është mundur.
Me befason edhe pasioni yt për të përjashtuar kategorikisht nga qarkullimi publik i mendimeve një të tillë, i cili është ndryshe nga dogma; pasion që nuk i përkon fare epokës ku jetojmë.
Bashkohem me xhaxhain kur thote qe propaganda e Tiranes (dhe ajo e Shkupit ndoshta) eshte e trashe dhe do beje me shume dem sesa te mira. Propaganda (ose public relations) e drejtuar drejt Perendimit duhet te jete me e zgjuar dhe me e holle, me bindese se sa fotot e nene Terezes me emrin e Sali Berishes menjane. Per sa i perket fjaleve ne serbisht te degjuara ne radio, paragrafi i meposhtem:
“(Zë origjinal – Nënë Tereza në serbishte të kulluar, shën. i përkth.)
Nga zemra më dalin falënderime, që pas 52 vitesh të ndodhem përsëri këtu. Megjithëse Shkupi sot është diçka krejt tjetër, ai mbetet gjithnjë Shkupi im, ku unë jetova fëmijërinë dhe kalova me familjen time atë kohë të bukur.”
Kur nene Tereza thote “perseri ketu” dmth qe eshte ne Shkup? E ne Shkup nuk ka si te flase shqip, do flase serbisht doemos qe ta marrin vesh? Artikulli i i radios gjermane pastaj bie ere propagande po aq te trashe sa ajo e Tiranes.
Profan,
unë nuk kam asnjë informacion, që Nënë Tereza dinte shqip. Pa dashur të jap asnjë konsideratë së cila do të duhej të ishte domethënia politike, kulturore, sociale apo dreqi e mori edhe antropologjike e këtij fakti, a ka mundësi që ti, apo kushdo tjetër, që është acaruar kaq shumë nga diskutimi i ditëve të fundit, ta konfirmojë apo hedhë poshtë këtë fakt thjeshtë të natyrës konvencionale?
A di dikush të shpjegojë dot më tej, se çfarë mund të ketë ndodhur në biografinë e një fëmije të rritur në një familje patriotësh shqiptarë, që nuk flet shqip?
A di dikush tjetër të shpjegojë, se si ka mundësi që një shqiptare kaq e shquar, e lindur dhe e rritur në një familje patriotesh shqiptarë të flasë rrjedhshëm serbisht? Si ka mundësi që dikush harron gjuhën e nënës dhe nuk harron atë të fqinjëve apo të shkollimit? Se i takon që ai njeri të ketë ikur në Indi dhe të ketë pasur në bagazhin e vet gjuhësor shqipen e nënës dhe serbishten publike.
Vërtetë ta ketë kaluar Nënë Tereza kohën në Kalkuta duke harruar shqipen e nënës e kujtuar serbishten?
Pyetje, përgjigjet e të cilave personalisht nuk më interesojnë fare, por meqë u dashka diskutuar kaq me pasion, hajdeni…, o burra, jepini përgjigje vetë…
Jo pifto, me keqkuptove. Eshte e veshtire te komunikosh vetem me tastiere :). Nuk jam i acaruar fare. Informacioni qe kam une mu dha nga gazetari gjerman dhe ishte “foli serbisht…foli serbisht…foli serbisht”. Une thashe “ndoshta foli serbisht ngaqe ishte ne Shkup”. Nqse e pranon si hipoteze qe ka fol serbisht ngaqe ka qene ne Shkup jemi ne rregull bashke :). Po ashtu nqse e pranon qe ndoshta mund te kishte ditur shqip jena ne rregull bashke. Neser a pasneser mund te degjosh (ose ndoshta edhe jo) nje emision tjeter ne radio ku ajo flet shqip. Pa kaluar te patriotizmat etj etj, se nuk me interesojne. Domethenia e te diturit shqip ose serbisht ose anglisht ose hindu per mua eshte qe nene Tereza ka ditur 2 ose 3 ose 4 fjale te ndryshme per te njejten gje, ka ditur me thene “tenxhere” ne 2 ose 3 ose 4 gjuhe te ndryshme psh, megjithese “tenxhere” eshte edhe turqisht edhe shqip (i bie qe fjalen tenxhere e ka ditur ne 5 gjuhe). Pa kaluar te familja patriotike etj etj se vemi shume larg e humbasim fillin :). Pa “o burra” se nuk me njeh :).
Një foto e nxjerrë sonte, në Katedralen e Shën Patrikut, në NYC, në meshën e mbajtur me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, organizuar nga Kisha “Our Lady of Shkodra”.
Fotoja i mëshon më shumë se ç’duhet prejardhjes etnike të Gonxhes, si për të provuar se kjo ia detyroi famën dhe reputacionin e merituar jo virtytit të vet njerëzor, të krishterë madje katolik, por genit të saj shqiptar.
Për mendimin tim, ky farë privatizimi etnik i një figure me përmasa botërore është katundar dhe kundërprodhues, sa kohë që kushdo e kupton sa e shtirë është përsiatja e një lidhjeje shkakësore midis të qenit shqiptar dhe veprimtarisë së Nënë Terezës anembanë botës.
”E’ stata un dono per la Chiesa e per il mondo”. (Ka qënë një dhuratë (e Zotit) për Kishën dhe për gjithë botën”) ishin fjalët e Papës në meshën e përkujtimit të 100vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.
Mirë Papa, që nga këndëvështrimi i tij fetar i takon të mburret me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, por, jo për të njëjtat qëllime fetare mund të thuhet se e lartësoi Provinca (Bashkia) e Romës, e cila në këtë ditë të shënuar (e në google news kam 133 artikuj të ndryshëm për 24 orët e fundit rreth argumentit Nënë Tereza), e festoi duke vendosur një foto gjigante të Nënë Terezës në fasadën e Bashkisë:
Edrus,
unë nuk i besoj Papës.
Edrus,
unë nuk i besoj as Googel-it.
Pikërisht… pikërisht… nga këtu dhe indinjata ime me artikullin… si ka mundësi që s’besoni Papë e Google (që njihen prej shqiptarëve) dhe shkoni e gërmoni Shmidër e Wolf Oschlies-ër të panjohur për shqiptarët
Zakonisht, kur lexuesit e një gazete – në letër ose online – indinjohen me një material që ka botuar kjo, dhe duan të bërtasin TURP, TURP, siç bëre ti, Edrus, e mbyllin letrën ose komentin e tyre me një “CANCEL MY SUBSCRIPTION”, ose “ma anuloni abonimin”. Sepse, siç mund ta kuptosh, gazeta me abonimet e lexuesve (dhe të ardhurat e reklamave) mbahet në këmbë. Po ti, o vizitor nga rruga, çfarë abonimi do të kërcënohesh se do ta anulosh, ndaj PTF, kur të qetësohesh pak?
Ke kohë që ankohesh, denoncon, ironizon dhe shpreh pakënaqësi në mënyra të ndryshme ndaj materialeve që dalin këtu, thuase të ka kush borxh ndonjë gjë. Jo, ore zotëri – askush nuk të detyrohet për asgjë. Sa më përket mua, si administrator i PTF, ti je një bezdi keqdashëse dhe asgjë tjetër. Prandaj, të lutem, mos eja më këtu. KEEP OUT. Nuk je i mirëpritur. Zhvilloji tjetërkund fushatat e tua, ushtroji tjetërkund pakënaqësitë e tua ndaj diçkaje që ka vite që të ofrohet gratis. Çdo koment yti e dëmton blogun.
Sonte ne TG1 Notte : “.. piccola suora albanese..”
Po keta?
Fatma,
sikur të mos të të merrja seriozisht do të kisha treguar teorinë time të konspiracionit, që rrënjët e kësaj historie i gjen tek rivalitetet gjermano-italiane për të fituar influencë politike në Shqipëri. Italia dhe Gjermania konkurrojnë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për këtë qëllim ju duhen sa më shumë përkrahës në Asamblenë e Organizatës. Me gjithë lobingun e fortë gjerman në Tiranë, kjo është shprehur, se do të përkrahë kandidaturën e Italisë. Gjermania tani merr hak nëpërmjet reportazheve kritike karshi Nënë Terezës në Deutschlandfunk kurse Italia i mbron shqiptarët, nëpërmjet reportazheve pozitive tek RAI.
Nga te gjitha konspiracionet qe mund te buisin ne koken e Piftos , i fundit qe do te me shkonte mendja do te ishte pikerisht qe ky artikull eshte sjelle si kundervenie ndaj teprimit te Tiranes ne perdorimin e figures se Nene Terezes.
Te kuptohemi,jo nga qellimi por nga perzgjedhja.
Entusiazmi per te kritikuar me te drejte politikat hileqare te Tiranes nuk me duket se duhet te beje te harrohet qe pune te pastra nuk behen dot duar te felliqura.
Kjo mund te merret seriozisht.
E para , sepse ne ate shkrim Gonxhe Bojaxhi eshte vetem nje preteks i rradhes, shkrimi eshte kunder shqiptareve dhe ne nje “serbishte te kulluar”. Kush ka sy te lexoje.
Qe eshte transmetuar nga nje stacion gjerman( apo botuar ne gazete) nuk jep ndonje garanci qe 90 miljon gjermane te lindur apo te natyralizuar marrin cdo mengjez antidot kunder puneve te felliqura.
E dyta , per nga realizimi shkrimi eshte aq i mjere sa edhe Ulan Batori mund te hezitonte ta publikonte.
Nuk di te kete ndonje dekodifikues qe mund te na qartesoje paragrafin e meposhtem te shkrimit :
“Ai kishte filluar që herët të bashkëpunonte me fashistët italianë në Shqipërinë e pushtuar dhe kishte frikë se karriera e tij prej oficeri mund të rrezikohej ngaqë shqiptarët ishin ultra-konservatorë dhe anti-feministë.”
Qysh mund t’i rrezikohej kariera italiane sepse motra do te behej murgeshe katolike??! Ajo nuk po behej komuniste qe te shqetesoheshin fashistet italiane te Shqiperise.
Qysh mund t’i rrezikohej kariera ngaqe shqiptaret ishin ultra-konservatore dhe antifeministe??! E motra po behej murgeshe nuk po behej prostitute.
Pastaj c’pune kishte ky vellai Gonxhes me shqiptaret, a nuk ishte nje serbo -vllah edhe ky, apo ishte kopil?
E kujt do t’i hapej barku ne Shqiperine e 1928-tes per nje cubel ardhur nga Maqedonia per t’i prishur karieren?
Kjo eshte logjike Shvejku e llojit ‘ shtepia ka 3 kate e 17 dritare,sa vjec ishte portieri i shtepise?’.
Pa e zgjatur me te tjera se jane vene ne dukje nga te tjere duket qe artikullshkruesit s’i dridhet dora per te dale ne shtegun e kerkuar.
Me ne fund nuk eshte fisnike qe ne nje dite te bukur,kur festohet nje ditelindje, qofte edhe e nje njeriu te zakonshem, te futesh hundet ne koshin e plehrave para portes se tjetrit.
Wolf Oschlies mund te priste nje dite me te qete per te shpalosur erudicion e vete te thelle ne pune te serbishtes e vllahishtes.
Sa per lexuesit e tij secili ben pas rradakes se vet.
Fatma,
nuk e kisha seriozisht.
Fashistët, si ekstremistë kanë pasur gjithnjë problem me besime të forta, që mund t’i konkurronin.
Unë e dëgjova vetë reportazhin.
Gonxhe Bojaxhiu të thekte në serbisht.
Në shqip hiç…
Dakort Xha xha! Loja per te eksluzivitet per figura historike eshte e shemtuar. Fatkeqsisht kjo gje luhet rende vecanerisht ne Ballkan (kujto rastin e Alksandrit te Madh). Por ama edhe keto perjekjet tuaja kaq kembengulese ne kete blog (jo vetem per figuren e Nene Terezes) mua me duken aspak pa shije. Eshte si te thuash se po e luftoni shemtine me shemti.
Nuk po merrem gjate me artikullin se kushdo e kupton se ai eshte nje artikull i keq ngado qe ta rrotullosh por nje gje me beri pershtypje. Persa i perket hapit per tu bere murgeshe artikulli sqaron se familja nuk e pengoi
“Me përjashtim të vëllait Llazarit, që ishte i prapi i familjes. Ai kishte filluar që herët të bashkëpunonte me fashistët italianë në Shqipërinë e pushtuar dhe kishte frikë se karriera e tij prej oficeri mund të rrezikohej ngaqë shqiptarët ishin ultra-konservatorë dhe anti-feministë.”
Hemm… Si ta interpretojme kete? Pse pikerisht shqiptaret kur ajo nuk ishte shqiptare? Ndonje ide nga perkthyesi i serbishtes?
Reportazhi ka shumë vrima dhe është e qartë, që autorit i janë ngritur nervat nga shqiptarët me histerinë e tyre për Gonxhe Bojaxhiun.
Në një farë mënyre, autori ua kërcet atyre me dackë jo për t’i lënduar, por t’i bërë esëll.
Shqiptarja më e madhe e të gjitha kohërave nuk ua flet gjuhën e tyre, përkundrazi, në mes të konfliktit të tyre të shekullit, flet për jetën e saj privatë, e ngarkuar gjithë emocione intime, thjeshtë në serbisht.
Ke ndonjë shpjegim ti për këtë?
Pa dashur ta zgjas me shume se u be bajat ky muhabet. Pikerisht kjo eshte pika e diskutimit. Nese artikulli ka shume vrima ndoshta nuk eshte artikulli me i mire per t’u sjelle ne kete kuvend.
Sa per pyetjen tende. Eshte pyetje me vend padyshim. Mendoj se natyra njerezore eshte e cuditshme. Ndoshta kjo videoja mund te na ndihmoje (edhe keta nuk flasin shqip ama prape ngelen shqiptare):
Edhe mua më duket se po teprohet ca me figurën e Nënë Terezës, teprim që ndofta ka lidhje me një kompleks inferioriteti të Parisë së Tiranës ndaj “Evropës së Bashkuar” dhe “prioritetit strategjik të politikës së jashtme të Tiranës”, d.m.th, integrimin evropian.
Të duket sikur Paria e Tiranës kërkon ta zbusë imazhin e ngulitur të Brukselit se Shqipëria është vend kryesisht mysliman duke stërpropaganduar Nënë Terezën.
Dihet që Evropa në thelb është pro-kristiane dhe anti-myslimane, dhe përpjekja e Parisë së Tiranës ka njëfarë kuptimi, mirëpo, si kudo, edhe këtu teprimi prish punë. Çdo gjë me masë, tha.
Ne fakt, nqs qellimi eshte te demaskohet propaganda idjote e Tiranes, ndoshta ja vlen ta vllaho-sllavizojme kete ‘piccola suora’. Vari hejbet se na u be si Enver Hoxha, me aeroport, universitet, e mbaje mend kur te dali edhe si biciklete. Sidoqofte, ne qe e dime, dime ate qe dime. Populli le te pije barin e Deutschlandfunk-ut, e te kujtohet te gjeje nje figure tjeter me te cilen te shenoje ‘brand’-in e tij.
Pifto!
Dukesh se nuk e ke degjuar gjithe “propaganden e Tiranes”, dhe natyrisht lajmin qe kryetari Maqedonas i parlamentit te Shkupit e quajti po dje Shqiptare. Por une shikoj ne rastin e Nen Terezes sesi i vidhen figurat e kohes nje kombi qe nga Gazetari perendimor qe ti e permend bashke me Xha xhain si perforcim mgjs sec kam nje pershtypje qe ju hyni tek ato qe keni uluritur dikur kundra Perendimit dhe vlerave te tij perfshi edhe Nenen.
Midis rreshtave ajo nuk eshte nje kronik lajm per Nenen por nje merak se pse nje Figure e tille i perket Kombit Shqiptar.
Ky eshte dem qe i behet Nenes ne Gjermani per njerez qe skane pse te jen te informuar per mjedisin Ballkanik kaq shume sa ne, dhe natyrisht do perdoret edhe pak nga dashakeqas dhe ziliqare te kombit Shqiptar ketu ne Ballkan per te kenaqur komplekset e tyre te inferioritetit apo superioritetit sipas rastit..
Xha xha..
per ke je me shume per gezimin qofte edhe katunaresk te Shqiptareve..?
apo per perpjekjet pa kuptim dhe te lodhshme te popujve te tjere te Ballkanit per ta bere te veten Nenen…?
je per Julio Andreotin qe thote se kartvizita e Shqiptareve ne kohet moderne eshte Nene Tereza?
apo je per Enver Hoxhen qe e ka quajtur nje Kurve Plake qe bredh ne per bote..?
Aleksander,
nuk ta kuptoj shqipen.
Domethënë, nëse ja vë vetes si qëllim, mund të arrij të mësoj në përgjithësi se çdo të thuash ndoshta, por sinqerisht që nuk kam kohë.
Pifto!
Me vjen keq qe te humba kohen, por e lexova pak forumin dhe me sa kuptoj dike shume gjuhe(Gjermanisht, Serbisht) por paske veshtiresi ne kuptimin e tyre, sidomos te Shqipes..
Sidoqofte te falenderoj qe me keqdashjen tende, por pa dashjen tende kontribvove ne lartesimin e Nene Terezes dhe perkatesise se saj Shiptare..
Megjithate mos u deshpero por vazhdo perpjekjet “fisnike” “te balancuara” te informimit… se sic thote kot populli… shpif shpif ..se dic do mbetet..
P.S. njerezit e Kosoves po perparojne me shpejt se njerezit e Gjermanise Lindore.. qe edhe me fatin qe paten per Baba Gjermanine Perendimore nuk po qullosin ndonje gje ne kete PosKomunizem..
1. Eshte diçka me se e njohur qe Tereza e Kalkutes nuk ka ditur shqip.
2. Ky artikull ishte orvajtja më e ndershme për të informuar që mund të kem parë në këtë blog. NDER !
Diten e pavaresise Piftoja na e ngeci festen ne gryke sot se nga ka gjetur nje paçavure per te shfryre komplekset e veta.
Ik o pifto futi nje trahana dhe rri rehat (e lere politiken e jashtme te kam rixha).
Pavarësisë???
Je në terezi nga trutë e kokës ti? Mos nuk je gjë esëll?
Jemi thjeshtë gusht…
Pifto,
të falemnderit për prurjen! Një dush i ftohtë për të gjithë mendjepërvëluarit!
Aqif,
nqs nuk kupton arsyen e prurjes, atëherë… trahanaja të bëftë mirë!
Une kam pershtypjen se sjellja e artikullit si kontrapunto, eshte pak e gabuar. Duam, s’duam, Nene Tereza eshte objekt meshash, fjalimesh, kerkimesh, artikujsh, madje edhe protestash. Ne fakt, lajmi i dites ne NY kete jave eshte protesta e katolikeve perballe Empire State Building, ndertese qe refuzoi te ndeze dritat e festes me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, kur dihet se ne fakt kjo ndertese i ndez dritat pikerisht per festa te tilla. Katoliket po e marrin kete si diskriminim ndaj tyre. Madje aq e larte eshte nota e protestes, sa qe Empire State Building mund te humbase te drejtat ajrore ne bashkine e NY, kunder projektit per nje gratacele prane saj. Nese Empire State Building nuk pranon qe nje ndertese e permasave te saj apo me e larte te ngrihet prane saj, Empire State Building e ate te drejte. Por ben vaki ta humbasi kete te drejte fale gabimit me katoliket.
Ne fakt, mua reagimi i Shqiptareve me duket reagim normal. Cdo familje eshte krenare nese nga gjiri i saj del nje njeri me cilesite e Nene Terezes. Cdo grup identitar te cilit Nene Tereza i perket, Indianet, Katoliket, Shqiptaret, Maqedonasit, eshte normale qe do ndjehen krenare per te. Ketu besoj duhet te filloj argumenti. Abuzohet? Po. Propagande totalitare? Nuk e shoh.
Pasi i bëra një kërkim me google autorit, mund të pohoj me plot gojë se ky është një njeri i rrjedhur.
Ka shumë artikuj të tij në revistën Euroazia, përdorni google translate që t’i përktheni nga gjermanishtja, dhe shikoni vetë:
http://www.eurasischesmagazin.de/archiv/autoren.asp?autor=wo
J,
mos i ngatërro njerëzit. Faqja që i referohesh ti duket relativisht kritike, e pozicionuar majtas, pacifiste, intelektuale, relativisht liberale. Pak a shumë si e gjithë blogosfera serioze me pretendime serioze evropiano-perëndimore.
Unë autorin nuk e njoh si penë, por di që Deutschlandfunk është vula e cilësisë më të lartë të gazetarisë profesionale radiofonike dhe më përtej gjermane.
Në Deutschlandfunk nuk citohen sharlatanë, por gazetarë që mendojë profesionalisht në mënyrë komplekse, analitike dhe para së gjithave VETËM dhe DETYRIMISHT të pavarur.
Në faqen që kishe përcjellë në këtë blog kishte 55 Artikuj të autorit. Unë lexova vetëm njërin për Kosovën me titull:
Serbien hat nichts verloren
Eine Nachlese nach dem Kosovo-Urteil des Internationalen Gerichtshofs in Den Haag vom Juli 2010.
Mu duk krejtësisht në rregull.
Autori tërheq vëmendjen për situatën e keqe politike në Kosovë, për korrupsionin e sferave të larta politike, për mungesën e shtyllës kurrizore në politikën e jashtme të Prishtinës, pra që gjithçka urdhërohet, drejtohet dhe censurohet nga Uashingtoni, për situatën e vështirë dhe pa rrugëzgjidhje në Kosovë për sa i përket pakicave serbe të mbetura atje, për ndjekjen e pakicave etnike si roma apo ashkali në Kosovë nga shqiptarët, si dhe konfirmon faktin, se vërtetë Serbia gjendet në lidhje me Kosovën në një pozicion që ndeshet me qëndrimin e përgjithshëm të perëndimit, por nga ana tjetër, parë nga një perspektivë e përgjithshme evropiane strategjike, Serbia është shumë më afër Evropës se Kosova apo shqiptarët e saj.
Njerëz të mirë, mos dëgjoni J, pavarësisht vullnetin e mirë të tij/saj dhe mos i lexoni artikujt në fjale duke i përkthyer nga një makinë. Autori është shumë kompleks dhe nuk mund të përkthehet dot nga google translate.
Mos përdorni google translate kur doni të mësoni më shumë se orari i hapjes apo mbylljes së një farmacie nate në vendet ku udhëtoni për pushime.
Përse fyen Pifto?
Ku qëndron orvatja ime për të ngatërruar njerëzit?
Ajo revistë, bashkë me mënyrën e përkthimit të saj nga gjermanishtja në anglisht, ishin e vetmja gjë që mund të bëja për të marrë vesh më shumë rreth autorit.
Aty janë 55 artikuj të tij. Këtu ka njerëz që nuk dinë gjermanisht, por bën vaki të ketë edhe nga ata që dinë. Arkivi është aty, shkrimet janë aty, secili të gjykojë vetë mbi autorin dhe çfarë shkruan ai.
Ja një shkrim psh:
http://www.eurasischesmagazin.de/artikel/?artikelID=20060705
Ai shkrim ska nevojë për shumë komente, shifni vetëm diçiturat poshtë fotografive.
Tek e para thotë se motoja e shqiptarëve na paska qënë “Vdekje gjithë serbëve”, më poshtë shkruan se “Albin Kurti është një nacionalist, i lëvizjes SERBE të Vetëvendosjes”. !!!!! Nëse ia gjeni dot ju kuptimin kësaj…
Ca mënjanë përsëri thotë se “provë e analfabetizmit të shqiptarëve, është që ata nuk dinë ta shkruajnë saktë nëpër mure emrin e organizatës së tyre”
Mund të nxirrni ju kuptim në këto budalliqe? Se unë nuk mundem dot. Ka ndonjë shpjegim/përkthim alternativ që mund të japësh mbi këto?
Po më vjen me gjithë mend keq që ky blog ra në këtë grackë të detyrohet të mbrojë instiktivisht, po e përsëris, një sharlatan.
J,
nuk dua të fyej njeri.
Artikulli që citon ti është jashtëzakonisht kritik karshi lëvizjes Vetëvndosje, të cilën pasi e analizon me objektivitet, e gjen të pozicionuar ekstremisht në një formë nacional-socialiste. Për autorin ky është një problem. Nuk është vendi këtu ta diskutojmë këtu, se nuk është kjo tema e diskutimit.
Artikulli ka edhe gabime, ose përmban fakte të panjohura, por gjithsesi larg një realiteti të mundshëm (Berisha financon Kurtin), por bindja ime është, se një artikull nuk mund të gjykohet gjithnjë duke i bërë detyrimisht biografinë autorit. Kjo është mendësi e gabuar.
Unë jam vetëm përkthyes i një teksti dhe nuk mund të rri pa këmbëngulur në dy – tri gjëra.
Teksti që u ofrua ftonte për një diskutim për Nënë Terezën dhe jo për biografinë e autorit.
Përkthimet, për të cilat (fatkeqësisht) u dashka bërë një përleshje për jetë a vdekje, ku mund të “vritet” përkthyesi (unë), prurësi i mesazhit (xhaxhai apo PTF) janë në përgjithësi akte teknike, që ofrojnë një komunikim më të zgjeruar. Për çështje të parëndësishme dhe të rëndësishme ato mund dhe duhet të kryhen vetëm në mënyrë profesionale, përndryshe bien fatkeqësi të mëdha me vete.
Unë të garantoj për cilësinë e përkthimeve të mia.
Google translation nuk e bën dot këtë në asnjë mënyrë.
Prurja e provave për diskreditimin e konsistencës intelektuale të një autori të një artikulli, i cili shkruan shpesh dhe shumë, nuk mund të bëhet dot asnjëherë duke cituar fragmente në kuptimin direkt optik të fjalës (një frazë).
Le t’i shohim gjërat pa pasion dhe le të mbetemi profesionistë. Nuk është qëllimi im të të diskreditoj por i hedh një kovë shumë të madhe benzinë një zjarri, që e iniciuar vetë kur pasi ke keqkuptuar shkruan:
… më poshtë shkruan se “Albin Kurti është një nacionalist, i lëvizjes SERBE të Vetëvendosjes”. !!!!! Nëse ia gjeni dot ju kuptimin kësaj… ”
E ke kuptuar apo përkthyer gabim. Në origjinal thuhet:
“Albin Kurti, Führer der serbenfeindlichen Organisation „Vetëvendosje“.
pra
Albin Kurti, udhëheqësi i organizatës ostile karshi serbëve “Vetëvendosje”.
Varianti që ofron ti fton lexuesin të besojë, që autori është vërtetë i mangët nga trutë e kokës.
Origjinali shpreh një opinion, i cili të fton për një diskutim përmbajtësor objektiv: “Është “Vetëvendosje!” një organizatë e inspiruar armiqësisht karshi serbëve?”
Është vrarë që në fillim çdo premisë për zhvillimin e një diskutimi objektiv e realist.
Pifto sinqerisht, nese:
“Origjina e saj shqiptare është një shpikje qesharake,”
e quan ftese per diskutim, o llojin e fteses, o llojin e diskutimit, nuk jam ne gjendje ta kuptoj.
Lulian,
Autori i atij artikulli, ndryshe nga ty, e gjykon si qesharak faktin, që një mit kombëtar nuk flet gjuhen e kombit vetë, madje përkundrazi flet rrjedhshëm gjuhën e armikut historik të tij, kur e ka të nevojshme të shprehet për fëmijërinë e saj.
Ai e shkruan që në fillim hapur, që qëllimi i tij është sulmimi i dy miteve:
1. Nënë Tereza – shqiptare shume e madhe
2. Nënë Tereza – humaniste shumë e madhe
Të dyja tema, që me nivelet e sqarimit intelektual të shoqërisë shqiptare mund të diskutohen mjaftueshëm, nëse diskutimi do t’i nënshtrohet një censure të buruar nga dogma.
Dje nuk lejohej të shprehej apo përcillej dyshimi për Nënën Parti.
Sot kjo nuk është mundur për Nënë Terezën.
Ka ndonjë lidhje kulturore midis këtyre dy gjendjeve, që ka të bëjë me veçori të kulturës shqiptare?
Ai tërheq vemendjen që në fillim dhe pa e fshehur që është mistrec të thotë: “shiko, se unë po të them ca të vërteta, ç’plan ke të bësh me këto?”.
Ai tallet hapur me shqiptarët dhe të thotë edhe se pse. Ai i përbuz hapur politikat përvetësuese shqiptare si dhe i akuzon ata për shpikje idhujsh, mitesh.
Ai përbuz edhe katoliken Tereza, siç e bëjnë shumë të tjerë dhe këtë e bën jo nga pozita antishqiptare, por liberale evropianoperëndimore. Pozicion gjithashtu i përhapur boll në ambiente normale të shoqërisë.
Këto impulse do të duhej të ndërmjetësonte shkrimi i tij i përcjellë këtu, dhe nëse nuk e arriti dot këtë qëllim, do të thotë që auditori shqiptar është shurdh për të thithur një informacion të tillë dhe për të marrë impulset e nevojshme për diskutim.
Une nuk mund ta lexoj kete artikullshkruesin ne origjinal. Flas per cfare pretendohet ketu ne lidhje me pozicionin e tij pro-sllav e anti-shqiptar, te cilin ti nuk e gjen si pozicion anti-shqiptar e pro-sllav, por si pozicion liberal pro-evropianoperendimor. Une nuk mund te gjykoj per kete. Megjithate, nuk eshte se une nuk e gjej qesharake gjetjen qesharake te shqiptareve mbi origjinen e Nene Terezes kur ajo nuk paska folur as shqip, por sllavisht paska folur ujshem. Nese kjo eshte ftese per diskutim, sic the ti, kjo eshte ftese per nje diskutim qesharak. E meqe jemi tek qesharakja, e njekohesisht edhe tek teorite qesharake te konspiracionit, une fare mire mund te thosha qe fakti se Nene tereza nuk fliste shqip, por fliste ujshem sllavishte, nuk do te thote qe Nene Tereza nuk eshte shqiptare. Thjesht se ne kushtet e nje izolimi total te Shqiperise, Nene Tereza mund te kete qene ne kontakt te vazhdueshem me perfaqesuesit e Shqiperise neper bote, agjentet jugosllave te Titos, e rrjedhimisht ne kontakt te vazhdueshem me jugosllavishten, nderkohe qe ne shkeputje te plote nga kontakti me shqipen, e ka humbur. Tashti, po t’ia marrim seriozisht argumentin ketij robit, problemi eshte se pretendimi i shqiptareve nuk eshte se Nene Tereza fliste shqip (sic flasin shqip bie llafi perendite e olimpit ne ndonje pretendim tjeter), por se Nene Tereza eshte etnikisht shqiptare, dhe jo bullgare, apo sllave. Pretendimi madje eshte edhe me specifik se aq. Origjina gjenetike e Nene Terezes eshte shqiptare. Qimja e Pergamberit, kur i thone, ka ADN shqiptare. Si te thuash se Krishti eshte cifut. Dhe ky e gjen kete pretendim qesharak sepse ajo nuk fliste shqip? Po kjo eshte qesharake. Apples and oranges.
Shiko, se ka nje problem. Ajo eshte figure ne kufinj te shenjterimit. Stating the obvious, te thuash se eshte idhull, kjo do te ishte qesharakja. Patjeter qe eshte idhull. Eshte pjese e nje gramatike tautologjike brenda shenjes se shenjterimit. Madje jo vetem aq, por ajo mund t’i pergjigjet realisht edhe lutjeve fale nje strukture mediatike te tille ku media si pushtet real dhe idhulli si medium shpirteror qendrojne si tenxherja me kapakun. Thene ne terma marksiste, meqe edhe e ngacmoi xhaxhai kete muhabet, si mjet ne duar te nje klase qe nuk ka asgje per te humbur, Nene Tereza mund te jete efikase. Perdorimi politik i saj eshte vertete indinjues. Por nese nuk e quajme perdorimin politik te cdo mjeti propagande totalitare, por thjesht propagande, nuk kemi pse e quajme as perdorimin politik te Nene Terezes “propagande te ngjashme me ate qe kemi perjetuar ne totalitarizem.”
J., mos u nxitove gjë me sa the më lart? Bashkë lexohemi prej kohësh dhe unë zakonisht u zë besë verbërisht atyre që shkruan ti; por nëse për sa më sipër është ashtu si shpjegon Pifto – i cili natyrisht nuk përdor Google Translate por lexon në origjinal – do të mbetesha pa gojë.
Xhaxha, në rast se nuk qëndron ajo çka shkruajta më sipër, dhe Pifto apo kushdo tjetër mund të vërtetojë të kundërtën, atëherë unë i marr pas çka thashë, menjëherë.
Eshte gjetur momenti me i papershtatshem per te publikuar nje shkrim te tille. Fare qetesisht do mjaftonin 364 ditet e tjera te vitit per ta ç’mitizuar kete figure, nese qenka kaq; tmerresisht, e domosdoshme.
Mua asnjehere nuk me ka bere krenare fakti qe kam (ose jo) te njejten kombesi me Terezen, (kjo gje me le krejtaz indiferente), mua thjesht ben krenare fakti qe nje qenie prej mishi dhe gjaku, njelloj sic jam ndertuar une, te ishte e afte te bente gjera aq te medha vetem nepermjet dashurise. Kjo me ben te mendoj se njerezimi nuk eshte dhe aq i pashprese.
Tereza i ka thyer barrierat e nacionalizmave idioteske.
Une do krenohesha njelloj me te edhe po te isha eskimeze apo nga ndonje fis zulush.
Flo,
nuk ka asnjë moment të përshtatshëm apo papërshtatshëm për të bërë gjërat.
Xha Xhai, Pifto: sado qe ju lexoj rregullisht e me qef, kesaj here keni rreshqitur.
PER AUTORIN:
– Wolf Oschlies eshte perkrahes i zjarrte i sllavizmit ortodoks ne Ballkan. Eshe i njohur me shume si propagandues se si shkencetar… Ketu e shihni si foles i zjarrte ne nje proteste maqedonase ne Gjermani gjate viteve te 90ta: http://www.youtube.com/watch?v=q3sKFdEMCLA . Ketu ne nje radio-emision tjeter gjerman ( http://tinyurl.com/34jgxsg ) e degjoni duke propaguar kunder pavaresise se Kosoves, duke e quajtur diten kur u shpall “e ashtuquajtura pavaresi”, 17. shkurtin 2008, “nje dite te zeze per Evropen”, duke pohuar qe shumica e njerezve qe festuan ate dita qenkan sjellur me autobusa nga Shqiperia dhe Maqedonia, sepse kosovareve nuk u interesuaka pavaresia. Me nje fjal, Olschlies perdore gjuhen e njejte qe ka perdore propaganda serbe dhe maqedone gjate 20 viteve te fundit. Ne fakt, nga ekstremi tjeter, retorika e Oschlies pa asnje dyshim ia kalon shumefish retorikes se Tiranes zyrtare sot. Kush e njeh hapesiren mediale gjermane, e di qe Oschlies dhe te tjeret si ky rrine te tubuar rreth te perditshmes ‘Junge Welt’, pasardhesit te ‘zerit te popullit’ komunist-gjermanolindor, nje skute e erret e kesaj hapesire ku nuk duken me qef madje as te gjelberit dhe te majtet liberal qe grumbullohen me pare te gazeta ‘taz’.
PER TEMEN:
– “By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus”. Ky citat eshte i vete Nene Terezes. Derisa ajo deklarohet ashtu, askush s’ka te drejte ta mohoje identitetin e saj: http://tinyurl.com/2cacs
PERVOJA SUBJEKTIVE:
– Kam nje mik qe ka nusen nga Shkupi. Eshte bente pjese ne komunitetin e vogel shqiptar katolik ne Shkup, sot mund te kene mbetur ndoshta 50 familje. Deri sa e kishte njoftuar mikun tim, ajo vetem kishte kuptuar, por s’e kishte folur asnje fjale shqip. Meshat ne katedralen katolike te Shkupit nderkohe mbahen ne kroatishte dhe vetem here pas here, ose pjeserisht, ne shqipe dhe polonishte (per shkak te shume familjeve polake te ardhura ne Shkup). Per nusen e shokut tim, nuk ka qene asnjelloj problemi te flase maqedonisht madje edhe me prinderit e vet, te vijoje shkollen ne maqedonishte por ta quaje veten shqiptare.
Timi,
në videon e parë shihet një njeri i cili mban një fjalim në një gjuhë sllave, i cili nga disa duartrokitet dhe nga disa fishkëllehet.
Unë nuk kuptoj dot asgjë se çfarë thuhet dhe prandaj nuk mund të them nëse edhe Oschlies bën pjesë në bandën e Klosit, Lubonjës dhe Schmittit.
Në linkun e dytë bëhet fjalë për një diskutim në studio me tre ekspertë të Ballkanit.
Oschlies thotë
1. pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, problemet në Kosovë mbeten,
2. Kosova është një problem evropian dhe për Evropën
3. Pavaruesia është njue pseudopavërësi
4. Problemi kryesor në Kosovë nuk është statusi, por varfëria,
5. gjitha “tam-tami” i pavarësisë është një inskenim për fshehjen e varfërisë, ku njërëzit duhet të jetojnë me 92 Eurocent në ditë,
6. UçK ka ndjekur ndër të tjera edhe qëllime terroriste, për destabilizimin e Serbisë, Maqedonisë dikur edhe të Greqisë
7. Kjo UÇK qeveris faktikisht Kosovën, dhe kjo nuk është diçka që premton stabilitet.
8. Kriminaliteti i organizuar, korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni…
Pra pak a shumë ajo që dihet nga të gjithë e pranohet në mënyra e sasi të ndryshme.
Nuk është e nevojshme që të jesh me Oschlies dakord në të gjitha gjërat që thotë, por për thelbin e problemeve kosovare ai ka të drejtë.
Nuk më duket mirë, që të merret një fjalë vetme nga një bisedë prej 44 minutash, për të hedhur poshtë gjithçka të thënë nga një njeri në atë bisedë.
Unë e lexova artikullin “Zeitbombe kurz vor der Explosion” të shkruar nga Wolf Oschlies një vit para pavarësisë së Kosovës, dhe disa shkrime tjera pjesërisht, dhe u binda që ky zotëri ia kalon shumë shovinistëve serb për nga propaganda proserbe dhe antishqiptare. Ky i quan politkriminel Rugovën, Thaçin , Sejdiun, Haradinajn, çekun, Kurtin – të gjithë. UçK -në dhe Vetëvendosjen i quan terroriste. I mohon vrasjet e civilëve shqiptar nga Serbia dhe thotë se janë vrarë vetëm terroristët e UçK-së. Gjithashtu i mohon dhunimet e grave shqiptare gjatë luftës dhe shton se shqiptarët i dhunojnë gratë e veta tradicionalisht. Mohon kidnapimin dhe zhdukjen e shqiptarëve gjatë luftës, dhe thotë se serbët janë kidnapuar dhe zhdukur. Mohon se Serbia ka përgjegjësi për refugjatët shqiptarë gjatë bombardimeve të NATO-s dhe thotë se njëri ka ikur dhe të tjerët i kanë shkuar mbas, pa ditur se çka duan dhe ku po shkojnë. E citon presidentin serb se mbas luftës janë kthyer 125% të refugjatëve, që d.m.th. ky 25%-shi janë shqiptarë të Shqipërisë që kanë shkuar në Kosovë të plaçkisin pasurinë e serbëve të cilët kanë ikur nga Kosova,etj.etj.
Dhe ky njeri nuk e ka shkruar vetëm një artikull për Nënë Terezën, por e ka shkruar një libër-biografi të saj.
Për këtë edhe është dekoruar nga presidenti Maqedonas, me dekoratën që mban emrin e Nënë Terezës.
Harrova edhe nje gje qe e ben me te qarte karakterin politik te veprimtarise se autorit, ose se paku te jehones se saj: te http://tinyurl.com/2wmuxxx shihet presidenti maqedon Ivanov duke i dorezuar Oschlies dekoraten shteterore ‘Nene Tereza’…
So what??
Mua një herë në vitin 1994 më ngritën për të përkthyer në orën 02.00 të natës, ngaqë në shoqatën kulturore “Nënë Tereza” në një qytet industrial në jugperëndim të Gjermanisë kishte ndodhur një rrahje masive, ku prej 164 anëtarëve 94 kishin pësuar plagosje të lehta dhe 12 prej tyre kishin përfunduar me plagosje të renda në spital, tre prej të cilëve me fraktura të kafkave. Rraje që e kishte pasur zanafillën në faktin, se një grup rival kishte dashur të përdorte një aktivitet për Nënë Terezën për të shitur pa licencë video me humor kosovar.
Prokurori i çështjes nuk mund të pushonte së besuari gjatë hetimit disajavor, se humori kosovar duhet të jetë vërtetë i njëllojshëm në botë.
Lutem mos e shndërroni këtë hapësirë komentesh në gjyq ndaj PTF – është qesharake, dhe nuk vlen për asgjë.
Unë besoj se censura gjithnjë riprodhon pushtetin e të fortit; dhe se informacioni ka të drejtë të qarkullojë, madje edhe kur është fund e krye i kalbur.
Nuk më shqetëson fakti që ndokush mund të jetë lënduar në ndjenjat e veta fisnike; qëllimi i botimit më lart nuk është të informojë për Nënë Terezën (për këtë nuk presim të mësojmë nga radiot gjermane), por të informojë se ç’thuhet përqark për Nënë Terezën.
Kush nuk pajtohet me një politikë të tillë komunikimi, le të vizitojë faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës Shqiptare, ose ndonjë faqe analoge të Vatikanit.
Flo, më sipër, shkruan:
Flo, po gabon dyfish. Momenti mund të jetë i papërshtatshëm, por është pikërisht momenti kur mediat anembanë botës flasin për Nënë Terezën.
Dhe sidomos, qëllimi i shkrimit nuk është të çmitizojë këtë figurë; jo sepse ajo është e paprekshme, por sepse nuk do të kishim orvatur asnjë çmitizim nëpërmjet një reportazhi çfarëdo të një radioje gjermane.
E përsërit – unë besoj se është e nevojshme që, pikërisht kur në Internetin shqiptar flitet për Nënë Terezën nga mëngjesi deri në darkë, të sillen edhe materiale të tilla. Shpresoj që lexuesve të PTF t’u ketë mbetur aq frymë kritike, sa të mos dëmtohen ideologjikisht dhe mitologjikisht prej tyre.
Xha, xha, une jam per burimin alternativ, nuk po gjykoj aspak autorin per kete prurje, beri mire qe e solli, gjithashtu as nuk po e ngateroj kete me qendrimin e autoreve te blogut… thjesht, vetem dita m’u duk e papershtatshme per ta bere. Kaq.
Debati rreth figures se Nene Terezes eshte nje nga debatet qe duhet vene ne thelbin filozofik te tij. Para tre vjetesh kam botuar nje artukull tek Shekulli qe deshiroj ta sjell prape ne vemendjen e lexuesit pasi pa kuptuar thelbin e filozofise se saj humanizmin nuk mund te kuptohet dhe figura e saj.
http://www.shekulli.com.al/news/44/ARTICLE/16937/2007-10-22.html
Per te gjitha keto qe ti thua, kujt i kercet?
Mjafton gjysem ore kerkim me google, per te njohur idete e “Prof. Dr.Wolf Oschlies”. Ky tip eshte nje pseudo-intelektual, nje nga ata ost-algjiket debile te DDR. I rritur ne DDR ky ka akoma nje dobesi per vendet e lindjes (sllave), eshte nder te tjera kunder luftes ne Afganistan e Irak, provokon Kroacine duke e quajtur ne thelb “Serbi”…mbeshtet Maqedonine kunder Kosoves dhe Shqiptareve ne pergjithesi. Mund te duket illogjike por ndoshta ka krijuar kete lidhje “dashuri” me vendet sllave vetem nga fakti qe ka studjuar sllavisitke dhe ka mesuar edhe maqedonisht…njesoj si shqiptaret et viteve 50-60 qe kishin studiuar ne Rusi, kane nostalgji per ate kohe e ate popull.
Fakti qe ka kete background e ben pothuajse te pabesueshem edhe per thenie qe mund te jene te verteta ne lidhje me Kosoven dhe Shqiptaret ne pergjithesi (korrupsioni, etc.).
Persa i perket Nene Terezes vetem fakti qe ajo thote “By blood, I am Albanian.” i jep pergjgje perfundimtare kesaj pyetje, nuk ka me arsye te vihet me tej ne dyshim…
Nqs fillohet me kritere te tjera, historike, gjuhesore familiare, gjenetike, etc…duhet me pas kujdes se rrezik gjysma e shqiptareve na del sllave, por edhe gjysma e sllaveve dhe e grekeve do na dali shqiptare…ballkani eshte nje perzjere popujsh e kulturash qe prej shekujsh.
Perndryshe nje fraze te Piftos nuk e gelltita dot, aty ky ai flet per http://www.eurasischesmagazin.de/
Pifto:
“Faqja që i referohesh ti duket relativisht kritike, e pozicionuar majtas, pacifiste, intelektuale, relativisht liberale. Pak a shumë si e gjithë blogosfera serioze me pretendime serioze evropiano-perëndimore.”
Keto intelektuale te majte, pacifiste, relativisht liberale dhe me pretendime serioze evropiane-perendimore, qe tani kane marre si mission te shpetojne boten nga ndotja dhe CO2, pretendimet mund ti kene me te vertet shume serioze por fakti eshte qe qe pas luftes kane deshtuar vazhdimisht, komplet dhe seriozisht. Disa e kane kuptuar dhe e kane mbyllur gojen, disa te tjere kane mbetur gjalle akoma si dinosaure.
Nuk e di a e mbani mend luften e Kosoves, te gjithe plehrat e majta te Evropes ishin kunder Kosoves, donin qe USA te nderpriste bombardimin ndaj Serbise.
Nuk jam shumë i sigurt që si reagim ndaj propagandës së parisë në Tiranë u duhet dhënë gjithë jogjermanisht-të-kënduarve që lexojnë PTF të përkthyer një artikull – ose më mirë një koncentrat tëmthi, se me këtë kemi të bëjmë – ku ngrihen e çohen dy gjëra: 1) serbishtja e kulluar e Nënës; 2) ajo është vllehe. Unë këtë kapitullin e vllehësisë e kisha mbyllur që para disa vjetësh kur, pas një artikulli të Aurel Plasarit që përsiaste këtë tezë, pyeta veten: “More po Nënë Tereza vetë, ç’thotë, për këtë punë!” se nuk kishim të bënim me dikë të kohës së Skënderbeut. I hipa biçikletës, vajta te “Feltrinelli”, hapa të parin libër mbi Nënë Terezën që më ra në dorë (një libër-intervistë dhënë dy gazetarëve që nga emri dukeshin si spanjollë) dhe pa shkuar më tutje se faqja 5, ja përgjigja: “Di origine e di sangue sono albanese”. Più chiaro di così… . I zoti e shet, tellalli s’e jep, i thonë kësaj.
Unë besoj në atë që për çdo shkrim autori ka në mendje “lexuesin ideal”. “Lexuesi ideal” i këtij blogu s’ka të bëjë me politikanët e Shqipërisë.
Pjese nga Libri i Ate Sebastian Vazhakala M.C.
“Jete me Nene Terezen”
Miqesia ime 30 vjecare me me Nenen e te varferve
Duke folur per Shqiperine e se Djeshmes, dua te permend 2 shqiptare qe nga 1946 e mbrapa, u bene figura te shquara. Njeri ishte Enver Hoxha , diktatori qe krijoi nje Shqiperi pa Zot……………………
Eshte pikerisht qe ne te njejten periudhe qe Jezusi zgjodhi nje grua me gjak Shqiptar, qe po punonte me gezim, me gjithe mendjen , zemren dhe shpirtin e saj ne qytetin paradoksal te Kalkutes…
Pra nje mik dhe bashkepunetor 30 vjecar i Nene Terezes e nis librin me gjakun Shqiptar te saj
pastaj vazhdon..
Bile edhe gjate periudhes qe Shqiperia ishte krejt e izoluar, kjo fetare e pervuajtur, e solli emrin e vendit tuaj ne te gjithe boten. Shqiperia eshte krenuar gjithmone me Nene Terezen. Sot ne emer te gjithe Kishes te falenderoj ty Moter, te falenderoj ty Shqiperi e dashur per kete bije te tokes tende e te popullit tuaj.
Ne liber autori thote per Babain e Nene Terezes se ishte nacionalist Shqiptar dhe persekutohesh nga Serbo-Maqedonasit,, si dhe tregon per takimet me Vellain e Nenes ne Itali…
Ata flisnin Kroatisht. Lazri nuk dinte anglisht por ai zoteronte Frengjisten, Gjermanishten dhe Shqipen. Nena kishte harruar te fliste Shqip dhe ajo nuk njihte frengjishten apo gjermanishte..
Kete fragmentin e fundit e citova per kenaqesine e Piftos qe eshte i gezuar qe Nena sdi te flasi Shqip..
Aleksandër,
unë nuk gëzohem për asgjë.
Përkundrazi.
Më vjen keq që Nënë Tereza paska harruar gjuhën e nënës.
Kam 20 vjet që përkthej dhe takoj njerëz në të gjitha rrethanat e mendueshme dhe të imagjinueshme të jetës, dhe do të duhej të ndeshesha një ditë me dikë, që harron gjuhën e nënës. Kjo ishte Nënë Tereza.
Më vjen çudi që flet serbishte të kulluar.
Siç thua edhe ti, këtë e mësojnë në Kalkuta.
Nëse do të duhej t’i përgjigjesha pyetjes spontanisht, pra në ato rrethanat klasike, që të zgjojnë ne mes të natës, dhe me një projektor të drejtuar në fytyrë se “pse e ka harruar gjuhën e nënës dikush”, do të thoja, se ndoshta ai njeri nuk ka pasur nënë, ose lidhja e saj me familjen nuk ka qenë aq e fortë sa duhet, familja mund të ketë pasur një gjuhë tjetër të përbashkët, të cilën për një arsye ose tjetër, e ka mbajtur të fshehur nga publiku, ose ndoshta për shkak të dhunës së fortë psikike të ushtruar në fëmijëri ka zhvilluar më vonë një mekanizëm mbrojtës, duke bllokuar aq sa mund të gjitha lidhjet me një realitet që e mohon – sepse në fakt nuk e ka harruar gjuhën e nënës, ose thjeshtë se ka qenë debile. Megjithatë (do të kisha vazhduar) Nënë Tereza ka qenë një grua shumë inteligjente dhe nëse ajo ka pasur një gjuhë nëne (kush nuk e ka?) nuk e ka harruar; ose ndoshta gjuha e saj e nënës ose ka qenë një tjetër, ose ajo ka pasur arsyet e veta se pse nuk e flet dhe mos më rokanisni mua kokën me këtë punë dhe më lini të fle”.
Në rregull fare.
Unë nuk kam më se çfarë të them për këtë temë (të gjuhës).
Ne Shkup edhe sot e kesaj dite ka mjaft familje shqiptare katolike ne gjirin e te cilave si gjuhe e pare nuk flitet shqipja po kroatishtja ose maqedonishtja.
Ne kishen/katedralen e Shkupit, per arsye te ndryshme, shqipja gati asnjehere s’ka qene gjuha e pare liturgjike. Ne vend te saj, duke ndikuar keshtu drejtperdrejt edhe ne formesimin e identitetit e shqiptareve katolike atje, jane perdorur kroatishtja, e viteve te fundit edhe maqedonishtja.
Nga ana tjeter nuk e dij pse duhet te cuditemi qe dikush s’e flet (mire) gjuhen e prinderve te vet, ne nje kohe kur diaspora shqiptare na ofron shembuj te panumert te ngjashem. Shko ne New York, shko ne Rome, shko ne Athine – kudo do te hasesh ne shqiptare qe s’e flasin (mire) shqipen.
Nene Tereza eshte bere misionare e “Sisters of Loreto” ne moshen 18 vjec. A eshte kjo mosha kur eshte larguar nga trojet ku flitej shqip? Nese po, eshte e cuditshme qe nuk paska ditur shqip. Sepse, cili i ri/e re qe pushon se komunikuari ne gjuhen amtare ne moshen 18 vjec e harroka ate krejt? Ne kete moshe, kur ne pergjithesi ka perfunduar faza e formimit dhe bazes se shkollimit (e kur nuk eshte me e lehte te mesosh pa akcent gjuhe te tjera) eshte e pamundur. Pyetjen e mesiperme e kam degjuar per here te pare nga nje e aferme ne vitet 1990-1991 kur Nene Tereza erdhi ne Shqiperi dhe u be e qarte permes reportazheve dhe intervistave se nuk fliste dot shqip… “C’kuptim ka origjina?”, e “C’do te thote qe Nene Tereza eshte shqiptare?”, me pyeti atehere e afermja ime…
Por, nga ana tjeter Nena ka ditur te flase kulluar serbisht. Ne rregull. Por kjo tregon se me familjaret e njerezit e afert nuk paska komunikuar shqip. E nese Gonxhja nuk ka ditur shqip, kjo ne vetvete do te thote se zor te jete ndjere “shqiptare”, e te jete preokupuar me shqiptarine a Shqiperine, te pakten ne nivelin e nje shqiptari cfaredo, e madje jo te shqiptarit cfaredo te Shqiperise, por atij te diaspores qe per kollaj uronte e mallkonte ne shqip. Shqiperia per Gonxhen ka pase po aq rendesi e peshe sa cdo vend tjeter i botes i shtypur e me halle.
Shqiptaret nga ana tjeter behen qesharake duke mos lene daulle pa goditur per te lajmeruar prejardhjen shqiptare te Gonxhes, deri aty sa Berisha nuk e pati zor aspak te habiste indianet duke ua lypur varrin e se shkretes…. E te mendosh se interesimi i Shqiperise per Gonxhen e gjore nisi vetem kur kjo qe katandisur ne nje plake germuqe disa vite para se te nderronte jete…
E megjithate, a ka pune me te palodhshme e me te gezueshme sesa t’i biesh daulles a te luash kllounin? Eshte gjithsesi me e hareshme sesa te merresh me te tjera kokecarje (sikurse fjala vjen, ping pongu i konferencave te shtypit per korrupsionin – na u keput qafa duke e kthyer sa nga llogorja e se majtes sa nga istikami i se djathtes, aq sa tani po humbasim sensin e orientimit e po na merren mendte).
Gonxhe Bojaxhiu kishte mundësi të fliste shqip vetëm në familje. Kur prindët e saj u vendosën në Shkup, ata u detyruan të banojnë në pjesën e krishterë (ortodokse) të saj, ku nuk flitej shqipja, sepse nuk kishte lagje të katolikëve shqiptarë, për shkak të numrit të vogël të tyre. Ajo u shkollua në gjuhën serbe, sepse Shkupi ishte okupuar nga Serbia dhe gjuha shqipe ishte e ndaluar. Që nga mosha 18 vjeçare e humbi çdo kontakt me shqipen. Serbishtën, gjuhën e shkollimit, e ka ruajtur me ndihmën e Biblës, të cilën, sigurisht, e ka marr me vete kudo që ka shkuar. Jetonte në një vend ku nuk kishte as refugjatë shqiptarë. Shqipërinë e vizitoi pas 60 e kusur vitesh që ishte ndarë nga familja, nga gjuha e nënës. Familja e saj, që ishte shpërngulur nga Shkupi në Tiranë, tashmë ishte shuar. Ajo nuk arriti ta takoj nënën e saj për së gjalli, sepse nuk e lejuan të vinte në Shqipëri. Në vitet e 70-ta e flakën me dhunë nga ambasada e Shqipërisë në Romë, ku kishte shkuar të merrte një vizë për ta vizituar nënën dhe motrën e saj. Kur regjimit iu lëkundën themelet, e lejuan ta vizitonte varrin e nënës së saj, por ia kushtëzuan me vendosjen e luleve tek varri i atij që e kishte quajtur “një kurvë plakë”. A nuk ishte kjo fyerje e saj “një shikim ndryshe” i Nënë Terezës?
Shkruan Zgjim, duke iu referuar trajtimit të Nënë Terezës nga regjimi i Hoxhës:
Jo, nuk më duket se ishte. Po ta quajmë kështu, kemi bërë një homologim që u ka më shumë hije manipulatorëve të opinionit, sesa njerëzve që duan të diskutojnë me seriozitet.
Persekutimi nuk ka arsye të quhet “shikim”, as nëpërkëmbja. Nga ana tjetër, persekutimi që i ka bërë një regjim kriminal nuk e imunizon as Nënë Terezën, as njeri tjetër, nga nevoja për të diskutuar rreth saj, figurës dhe mesazhit që përçon.
Zgjim, thua se Gonxhe Bojaxhi “kishte mundesi” te perdorte shqipen brenda familjes… Kjo do te thote se nuk thua dot me siguri nese Gonxhja perdorte shqipen ne kuzhine per te kerkuar nje fete buke teksa hante supe darkave ne tryeze me prindet, vellezerit e motrat. Ndofta gjera qe mbeten ende per t’u ndricuar prej biografeve…
Por ta zeme se mund te themi me siguri se me nenen e vet ka ndare ne shqip shqetesimet e pubertetit e me te motrat e vellezerit eshte grindur ndonjehere ne shqip.
Nese eshte keshtu e ajo e ka shtene ne pune shqipen, makar sado ne regjister te ngushte e numur te vogel fjales (deri ne ate moshe kur njerzit konsiderohen te pjekur per te votuar), nuk do te mund ta harronte dot.
Ne te vertete njeriu nuk harron dot cka mesuar ne femijeri e rini te hershme. Cilit valle nuk i ka qelluar te degjoje pleqte te kujtojne e sterkujtojne kthjellesisht si te ishin duke pershkruar nje enderr te sapopare a te recitonin perpikmerisht vargjet e nje poeme te mesuar 50-60 vite me pare prej babait te koka e shtratit ose prej mesuesit te perkushtuar ne klase, packa se s’kujtojne dot c’i ke thene 10 minuta a nje ore me pare?
Nenen dhe motren ajo vertet i ka patur ne Shqiperi, e do te kete bere cmos t’i takoje e t’i ndihmoje, por keshtu do te kishte bere cdokush e kjo s’ka ndonje lidhje te posacme me te qenit shqiptar.
Fjalia “Gonxhe Bojaxhiu kishte mundësi të fliste shqip vetëm në familje” ,d.m.th. se ajo nuk kishte mundësi të fliste shqip me komshijtë e vet sepse ata nuk do ta kuptonin. As në shkollë nuk kishte mundësi të fliste shqip, sepse atje mësohej serbisht. Për më shumë, edhe nuk ka mundur të ketë shokë të klasës shqiptarë, sepse ata, si muslimanë që ishin, shkolloheshin në medreze. Në mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene, siç quhej atëherë, feja muslimane ishte e pranuar zyrtarisht, kurse gjuha shqipe dhe shqiptarët, zyrtarisht nuk ekzistonin. Gjithashtu fjalia ka kuptimin se ajo fliste shqip në familje.
Zgjim, ketu fenomeni Gonxhe ose Mother T., u trajtua gjere e gjate dhe eshte e kote te gozhdohemi ne kete detaj. Cka po thua, se Gonxhen e pengonte mjedisi ta kultivonte shqipen, nuk kam arsye ta kundershtoj… Mirepo, pavaresisht se cila do te kete qene zgjedhja e zemres se Gonxhes se re dhe familjes se saj, te qenit shqiptar fatkeqesisht nuk ekziston pa gjuhen shqipen. Po te me thuash se gjaku dhe emri mjaftojne (disa ndoshta do te thone raca arberore), nuk bindem dot. Njeriu them une eshte shkembim i shpirtit dhe mendjes perpara se te jete komunikim sperme e gjaku. Murgesha jone arriti t’u lere njerezve shume prej shpirtit dhe mendjes se saj, por aty ka po aq brendi shqiptare sa c’ka fjala vjen arome shqiptarie te Vojtila, Gandhi, Dr. King-u a Mandela. Edhe secilit prej ketyre nuk mund t’i mendohet vepra e kontributi pa sjelle nder mend lidhjen e posacme me vendet e origjines, si shtrat kulturor, gjuhesor, e historik.
Me duket pa asnje kuptim te diskutohet perkatesia etnike e Nene Terezes sepse kete ceshtje ajo e ka zgjidhur vete.
Nuk jemi aq te marre saqe kur ajo thote “ujku”( per nga gjaku jam shqiptare) ne te pyesim ” ku jane gjurmet”.
I marre duket gjermani qe rreket te provoje te kunderten.
( Me argumenta lehtesisht te rrexueshem : flet nje serbishte te kulluar–edhe Pifto besoj se flet nje gjermanishte te kulluar po nuk eshte gjerman; banonte ne nje lagje vllehesh– edhe une banoj ne nje lagje aziatikesh po nuk i perkas ndonje etnie aziatike; nuk e fliste shqipen– sa nga femijet tane ,qe flasin nje fare shqipeje ne shtepi dhe anglisht jashte , do te jene ne gjendje pas 10,20,30 vjetesh kur te jene ne shtepite e tyre dhe kontakti edhe me shqipen verbale do te jete nderprere, te mund te flasin shqip? Te mos harrojme se edhe Nene Tereza ka banuar ne nje lagje vllehesh te huaj per nga gjuha e shtepise se saj.)
Megjithate nuk eshte ceshtja te gjejme gabime ne shkrimin e gjermanit.
Ai shkrim eshte teresisht i gabuar dhe krejt i papershtatshem per qellimin qe eshte sjelle per nje arsye tjeter :
Eshte po aq i kritikueshem dhe i papranueshem dhe saktesisht per te njejtat arsye me ato qe rendisim kur kritikojme ata shqiptare qe hiperbolizojne etnine e Nene Terezes ne dem te vepres se saj humanitare.
Shqiptare mbitheksojne etnine e saj shqiptare , gjermani sllavofil etnine e saj joshqiptare. Ne te dy rastet eshte identikisht e njejta mendesi e gabuar .Nene Tereza nderohet e perkujtohet per aktivitetin e vet humanitar dhe jo pse ishte shqiptare apo pse nuk ishte shqiptare. ( Sigurisht shqiptaret kane nje arsye me teper te ndjehen krenare per te.)
Si rrjedhim nuk mund te perdoret nje pikpamje e gabuar per te luftuar te njejten pikpamje te gabuar vecse me kah te kundert .
Nese behet atehere edhe qellimi eshte krejt i kompromentuar.
Pifto!
Une nisur nga libri i mesiperm e besova dhe e pranova qe Nena ka harruar Shqipen..
Por mire do te ishte qe edhe ti te pranoje qe Gazetari Gjerman.. eshte Nje Propagandues i Helmatisur qe shpif ne nje ekstrem te tille qe sdo ta bente nje thashethemexhie lagje ketu tek ne…
Une skam hyre ne Google pper tu informuar por mjafton te shikoj perpjekjet e Mjera qe ben ti per te justifikuar bresherine e tij me urrejtje antishqiptare qe vete po na e perkthen, si nje perpjekje civile , gjakftohte, perparimtare, me mjafton te marr vesh kush eshte ai e kush je ti..
E di qe po lodhesh dhe ti edhe ai Gjermani ,por duhet te jeni pergatitur per kete, se keni zgjedhur llogoren e gabuar
Dhe e fundit une kam shume te thjeshte ne raste te tilla.mjaftohem te identifikoj kush jane faktet e verteta..dhe mjafton nje intelegjence normale per ti dalluar ato..qe me sa duket ti dhe Gjermani nuk e paskeni, ose nese e keni po e keqperdorni.
Gjume te embel
Është interesant fakti që priftërinjtë e shqiptarizmës, përndryshe të njohur si ikonoklastë profesionistë e ateistë të orëve të para, tregojnë një zell të veçantë për përfaqësuen e një feje mbikombëtare vetëm se kjo ka qenë (aksidentalisht ose oksidentalisht) shqiptare. Të njejtin zell tregojnë edhe per Skënderbeun, por atë e imagjonojnë si afetar, në mos ateist. Besoj se herët a vonë do flasin edhe për Nënë Terezën se ka qenë ateiste se shqiptari i vërtetë nuk beson në fé.
A kemi para sysh një déjà vu me po të njëjtët personazhe groteske, si edhe para disa vitesh kur u lumturua Nënë Tereza? Them se po, veçse ku është Xhufi (Pëllumb, nqs më lexon, jepi të fala D. S. -së)të flasi prapë për “kritikun”, dikur gjuhëtar të talentuar (vallë tani nuk është?), të kombëtarizmit shqiptar?
Pak i “rende” artikulli qe e nxjerr Nene Terezen joshqiptare. Por nuk e kuptoj kete tendencen te historianeve apo shkrimtareve europiane per te zbehur cdo figure qe ka lidhje me kombin shqiptar! Kujtoj ketu Schmid gjithashtu ne lidhje me librin e tij rreth Skenderbeut.
Ironikisht keto iniciativa jane marre persiper nga autore Gjermanofoles kur dihet se jane keto qe kane mbeshtetur kryesisht Shqiptaret ne kauzat e tyre, qofte keto te gjuhes shqipe, qofte ne politikat vendimarrese te shteteformimit te vendit tone. Gjithsesi c’rendesi ka nese Nene Tereza eshte shqiptare ose jo? Ajo lindi Gonxhe Bojaxhi dhe vdiq Nene Tereza. Nje dhurate e paperseritshme per boten nga nje territor i planetit ku kane jetuar e jetojne Shqiptaret. Per kete te fundit nuk besoj se ka kundershtim.
Albi, mua s’më duket se artikulli “e nxjerr” Nënë Terezën joshqiptare. Autori i artikullit është gazetar dhe jo gjenealogjist, as më rezulton të ketë bërë kërkime në këtë fushë. Ai vetëm sa beson – për arsyet e veta – që Nënë Tereza është me origjinë vllahe, duke përmendur disa fakte anësore (që familja e saj ka banuar në lagjen e vllehëve në Shkup, që i jati i saj ishte përfaqësues i vllehëve në këshillin bashkiak etj.). Nuk e thotë se ku i ka gjetur këto të dhëna, por edhe nuk është hera e parë që thuhen gjëra të tilla. Në mediat shqiptare këtë tezë e ka mbrojtur Aurel Plasari, i cili kredencialet e historianit i ka më të mira se ai gjermani. Gjithsesi, origjina e nënë Terezës nuk ka ndonjë rëndësi; sa kohë që ajo vetë e ka prezantuar veten si shqiptare, dhe nuk ka pse të mos i besojmë – edhe pse, po të jemi konsekuentë, duhet t’u besojmë pastaj edhe himariotëve kur thonë që janë grekë, etj., sa kohë që ata ashtu besojnë vërtet. Por le të mos e ndërrojmë muhabetin. E përsërit, ai artikull nuk ngre peshë nga pikëpamja historike dhe gjenealogjike; meqë autori atje vetëm sa ka mbledhur disa informacione, që ia kanë dhënë të tjerët ose i ka gjetur në burime publike. Vlera e tij, nëse mund ta quajmë kështu, ka të bëjë me dëshminë që ofron, se një takëmi opinion-makers në Perëndim i ka ardhur pak në majë të hundës, nga këto kacafytjet prej macesh mes vendeve të Ballkanit, për të nacionalizuar një murgeshë katolike e cila, me përkufizim, nuk i përkiste asnjë kombi, por Jezu Krishtit; dhe që e zhvilloi krejt veprimtarinë e vet, për të cilën edhe mori çmimin Nobel dhe u bë e famshme si Lady D., jo në Shqipëri, as në Maqedoni, por në Indinë e largët. Prandaj nuk ka më kuptim ta vazhdojmë këtë diskutim me këmbëngulje – ka qenë apo nuk ka qenë me gjak shqiptar Nënë Tereza. Nuk është kjo çështja, madje kjo është mënyra më e mirë për ta shmangur çështjen. Le të mos e bëjmë si ai i dehuri, që i kërkonte çelësat poshtë shtyllës së neonit, sepse aty kishte dritë vetëm.
“Ai vetëm sa beson – për arsyet e veta – që Nënë Tereza është me origjinë vllahe, duke përmendur disa fakte anësore (që familja e saj ka banuar në lagjen e vllehëve në Shkup, që i jati i saj ishte përfaqësues i vllehëve në këshillin bashkiak etj.)”
Sipas logjikes se vete artikullit, ky eshte pretendim qesharak, perderisa ajo nuk eshte degjuar te flase vllahisht, nderkohe qe maqedonishten e ka folur ne menyre perfekte.
Në fakt jo. Pa e marrë fare në vështrim rastin specifik, po vërej vetëm se vllehët kanë qenë identifikuar (dhe vazhdojnë të identifikohen) nga origjina etnike njëlloj si evgjitët – edhe kur nuk flasin më vllahisht. Treçereku i vllehëve të Shqipërisë nuk dinë vllahisht, sepse e kanë humbur gjuhën duke u asimiluar; por kjo nuk i pengon të tjerët t’i quajnë vllehë. E kam fjalën që me bashkësitë e vllehëve nuk e përdorim dot kriterin e gjuhës si identifikues – sepse gjuha e vllehëve është rrëgjuar krejt, as shkruhet, as ka letërsi të vetën të ndonjë farë peshe. Përndryshe, nëse një familje e supozuar vllahe e para një shekulli ka folur ndonjë fjalë në atë gjuhë brenda për brenda, këtë vështirë të shkoqitim këtu.
Tani po bëj edhe një sqarim, për hir të atyre që e kanë zakon të më keqkuptojnë: me këtë nuk dua të them se Nënë Tereza mund të ketë qenë vllahe, por vetëm se fakti që kjo grua e mirë nuk ka folur ndonjëherë vllahisht në publik nuk e përjashton që të ketë qenë me origjinë vllahe. Përndryshe, vetë emri i saj i vajzërisë është kurioz: Gonxhe Bojaxhi (e vuri re edhe Pllaka e Pionierit pak më parë) – një katolike, por që mban një mbiemër profesioni (Bojaxhi); dhe që e ka emrin turk: gonca (e shqiptuar “gonxha”) në turqisht i thonë burbuqes, ose trëndafilit ende të paçelur. Nuk e di pse ka ndodhur kështu; ka pasur raste, në atë kohë, kur familjet e krishtera u vinin fëmijëve emra jo të krishterë, për të prishur syrin e keq, ose fatin, ose për të larguar një sëmundje të trashëguar. Ndoshta dikush mund ta sqarojë këtë.
Qe ta ritheksoj, “sipas logjikes se vete artikullit,” thua autori ka shkuar aq thelle sa qe identifikimin e Gonxhes si vllahe ta beje me kritere si te jevgjve, nderkohe qe identifikimin e Gonxhes si shqiptare ta trajtoje vetem sipas kriterit strikt te gjuhes?
Jo, unë them vetëm që për vllehët s’është përdorur ndonjëherë gjuha si kriter identifikimi.
Gjithsesi, kot diskutojmë për autorin – ky atë hipotezë e ka gjetur te të tjerë, nuk e ka formuluar vetë. Teza ka kohë që qarkullon, madje edhe në mediat shqiptare.
Për pyetjen në fund, po, ka patur të krishterë që u vinin emra të tillë fëmijëve për të larguar fatin e keq. Kam njohur dikë psh ortodoks, që ia kishin vënë emrin Rrapi. Kur pyeta për arsyen më thanë se e kishin quajtur kështu për shkak të vdekjeve të të porsalindurve disa herë rresht në atë familje. Kështu prindërit vendosën t’i jepnin një emër jetëdhënës pinjollit të fundit të tyre. E quajtën Rrapi, meqë pema me të njëjtin emër është e fortë dhe rron gjatë.
Ndërsa meqë u hap diskutimi për NT, nuk duhet harruar se ka edhe emrin katolik Anjezë (Agnes).
Dmth është e lindur dhe pagëzuar me këtë emër.
Ndërsa unë kam dyshime për përkatësinë vllahe të saj, meqë u hap diskutimi.
Zakonisht nuk ka vllehë të besimit katolik. Pjesa kryesore e tyre, i përket besimit ortodoks. Të vetmit vllehë katolikë, një pakicë e vogël, sipas infove të Wikit, jetojnë në Transilvani.
Mbiemri “Bojaxhi”nuk është mbiemër vllah tradicional. Kjo gjykuar nga jeta që bënin vllehtë por edhe nga mbiemrat tradicionalë që mbajnë.
As emri “Gonxhe” nuk është mbiemër tradicional vllah, kryesisht ata mbajnë emra ortodoksë.
Dukuria e pagëzimit të shqiptarëve katolik me emra “musliman” , nuk ishte e rrallë. Në lagjen time, në Pejë, ishte një rast i tillë. Burri quhej Sadri , gruaja Zojë. Të dy ishin katolikë. Fëmijët e tyre quheshin: Sofie, Gjergj, Mark.
Përveç arsyes që e përmend Xha Xhai, i cili në popull shprehej me besimin se “turkun nuk e kap sëmundja”, kishte edhe një arsye tjetër, pse shqiptarët katolik pagëzoheshin me emra musliman: fenomeni i kriptokatolicizmit. Ky fenomen ka qenë shumë i përhapur në Kosovë. Rasti i fundit kur disa familje kriptokatolike kanë vendosur që të dalin haptas si katolikë, ka ndodhur në Drenicë, këto dy-tri vitet e fundit. Ata e kanë bërë këtë “dekonspirim” në kishë. Tash kanë kërkuar që edhe në fshatin e tyre të ndërtohet një kishë katolike.
Ndermjet te tjerave, autori i ketij shkrimi, krejt paanesisht ka qene dhe financier i UCK-se, perderisa e di se nga i ka marre parate UCK-ja
Alles, was hier eingesammelt wurde an Geld, hat etwa ein Drittel des Finanzbedarfs der UCK ausgemacht. Die restlichen zwei Drittel kamen von der Verquickung dieser UCK mit dem weltweit organisierten Verbrechen, ganz konkret mit der Beteiligung am organisierten Handel mit Drogen, Waffen und Menschen.
Megjithate, ne kuader te informimit te paanshem, autoret e blogur mund te sjellin edhe shkrime shume informative te Julia Gorin ose Carl Savich
Sinqerisht beson se mund të ndryshojë gjë, nëse i sjellim apo nuk i sjellim ne shkrimet e Gorin dhe të Savich?
Varet nga ajo sesi e konceptoni juve nryshimin
po ju bèj tè lexoni njè link:
http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:iOJxmCHgIbcJ:turismoinalbania.blogspot.com/2010/06/in-albania-il-centenario-della-nascita.html+madre+teresa+lettera+in+albanese&cd=3&hl=it&ct=clnk&gl=it
Sa shumë do kishte ecur Shqipëria sikur politikanët, biznesmenët, qytetarët, që sot i gëzojnë njëqind vjetorit të një gruaje të madhe si Nënë Tereza, të aplikonin në të përditëshmen e tyre një pjesë simbolike të mesazheve që ajo mundohej ti përcillte njerëzimit (ku bëjmë pjesë edhe ne si shqiptarë). Problemi ynë në përgjithësi është gjithnjë i njëjti, dhe fatkeqësisht paraqitet në mënyrë kronike tashmë edhe në brezat e rinj. Ne i kërkojmë shumë larg mitet tona, dhe kërkojmë të përfitojmë akoma nga jehona e tyre. Në të njëjtën kohë po shkatërojmë Shqipërinë, si në nivel natyror ashtu edhe social; nuk arrijmë që të aplikojmë ato virtyte që tashmë mua më duket se i lexojmë vetëm nëpër libra.
Nuk është për t’u çuditur edhe aq me mbiemrin Bojaxhi. Një pjesë e mirë e mbiemrave në Ballkan e Lindje te Mesme e Magreb janë llagape të turqishtes që lidhen me zanatet fillestare të kryetarëve të fiseve.
Mbiemra të tillë si, Kovaç-i, Muço/a, Saraç-i, Demir-i/xhi, Berber-i, Bakal(l)-i, Çoban-i, Avxhi, Jorganxhi, Sa(h)atçi, Bozaxhi, Kal(l)fa, Furxhi, Bojaxhi e plot të tjerë shfaqen rëndom në Algjer, Beograd, Halep, Athinë, Bagdad, Bukuresht, Damask, Tiranë, Tripoli, Sofie apo Stamboll. Pra, kudo në këtë hapësirë gjeografike me histori kompakte mijravjeçare.
Bojaxhi në këtë rast nuk do të thotë domosdoshmërisht ‘lyers muresh’, por mund të jetë edhe shitës bojrash apo ekspert ngjyrash në pikturë, ndërkaq që nuk përjashtohet edhe ndonjë përdorim tjetër.
I pazakontë është përdorimi i emrit Gonxhe në një ambient të krishterë. Ky fakt sjell ndërmend sigurisht edhe shpjegimin që ofroi Xhaxhai: përdorimin e emrave myslimanë nga të krishterët për të larguar syrin e keq apo sëmundje të trashëguara.
Sidoqoftë mbetet e veshtirë të besohet se pikërisht në Shkup, një nga zonat urbane më të zhvilluara të Ballkanit, ku feja dhe identifikimi me të kanë qenë elementë të rëndësisë parësore, të jetë praktikuar kaq lirshëm kjo bestytni tejet rurale.
Nuk duhet të humbë nga vemendja edhe fakti që Ballkani ka ende plot të krishterë turq dhe që identifikohen si të tillë, ndër të cilët gagauzët janë një komunitet kompakt. Pra, Gonxhe Bojaxhiu mundet fare të mirë të ketë edhe këtë prejardhje.
Sidoqoftë, pavarësisht prjeadhjes së G. Bojaxhiut mbetet fakt i pamohueshëm se turqishtja si gjuhë e qytetërimit mbizotërues ka ushtruar pushtet shumë fortë sidomos në fantazitë urbane.
Për më tepër, përdorimi i emrave të tillë si Gonxhe, të cilët nuk shquhen për ngarkesë të posatçme fetare, islame në rastin konkret, nuk është një fenomen edhe aq i rrallë.
Ky fenomen nuk haset përgjithësisht ndër maqedonas apo serbë, të cilët i ruajnë dhe i trashëgojnë emrat si shenjues identitetesh, por nëpër vllehë dhe shqiptarë të krishterë me identitete kulturore të levizshme haset jo rrallë.
Nëse babai i Goxhes ka qenë nacionalist shqiptar, kur nuk merrej me punët e vllehëve në këshillin bashkiak, atëherë nuk është fare për t’u habitur që njërën nga vajzat e tij e ka quajtur Gonxhe. Praktika për të përdorur emra gjithpërfshirës tek fëmijët ka qënë në modë ndër rradhët e nacionalistëve.
Një shembull domethënës për këto praktika na vjen nga qyteti tejet konservator i Gjirokastrës. Im stërgjysh, me gjenealogji të gjatë qytetare, i shkolluar në Janinë e Stamboll, në vitet ’20-’30 dy prej pesë fëmijëve të tij u vuri emra të krishterë pikërisht sepse ishte nacionalist.
Sidooqoftë, historia e nacionalizmit shqiptar ruan disa shembuj domethënës vllehësh që zgjodhën të behën nacionalistë shqiptarë. Nuk besoj se është e nevojshme që t’i përmendim sa herë na teket.
Një gjë duhet kuptuar mirë: në Ballkan, çështjet e identiteve, në pjesën dërrmuese të rasteve nuk kanë fare lidhje me origjinat e shumëllojshme të njerëzve. Identitet në Ballkan kanë qenë dhe mbeten çështje zgjedhjesh.
Për të ta kuptuar mirë këtë, një shikim në Himarën e sotme besoj se e qartëson fare mirë tablonë.
“Sidoqoftë mbetet e vështirë të besohet se pikërisht në Shkup, një nga zonat urbane më të zhvilluara të Ballkanit, ku feja dhe identifikimi me të kanë qenë elementë të rëndësisë parësore, të jetë praktikuar kjo bestytni tejet rurale.”
Epiriot, nëna e Gonxhe Bojaxhiut ishte katundare nga rrethi i Gjakovës. Përndryshe, ky rreth ka shumë shqiptarë katolikë dhe është zonë etnikisht homogjene, ka vetëm shqiptarë.
Pastaj, Shkupi i vitit 1910 pa bestytni? Edhe sot ka shumë bestytni!
Nënë Tereza turke e krishterë?
Teorikisht e mundshme, sikur ajo të ishte ortodokse. Por, po të ishte ortodokse, turqve nuk do tu vinte rradha, sepse ajo moti do të ishte serbe , greke, bullgare. Varet kush do të ishte më i fortë në propagandën përvetësuese. Vllehët do të ishin eliminuar që në xhiron e parë, nuk do të mund tu ndihmonte as Wolfi. Pavarësisht se si do të deklarohej Ajo!
Është e vështirë të imagjinohet Shkupi i djeshëm, qoftë edhe ai i fillimshekullit XX. Shkupi i sotëm është vetëm një relikë modeste e metropolit që përfaqësonte dikur ky qytet për Ballkanin.
Nuk e di sa i informuar je për zbrazjen e qytetit të Shkupit në veçanti dhe të Maqedonisë në përgjithësi sidomos nga popullatat qyetare gjatë procesit të shtetformimeve në Ballkan.
Vetëm nga Maqedonia janë shpërngulur të paktën që prej viteve ’20 qindra mijra njerez, pjesa më e madhe e të cilëve ishin qytetarë.
Shkupi i sotëm e ka humbur pothuaj plotësisht shtresën e vjetër qytetare. Familjet e vjetra të Shkupit të dikurshëm metropol, janë pothuaj të papërfillshme në numrin e qytetarëve të sotëm.
Pas këtyre viteve Shkupi pësoi dyndje masive të popullatës së fshtrave përreth, por edhe përtej rrethit imediat.
Me pak fjalë, Shkupi i sotëm, pas braktisjes masive qytetare dhe pas tërmetit, ka shumë pak të bejë me Shkupin e djeshëm.
Po sikur ti s’qarojme disa gjera shpejt e shpejt e keshtu te bien rehat disa shpirtra te perveluar gjithnje ne kerkim te bizarerive e cudirave, sepse e gjithe kjo histori ketu po me duket si ajo e atij te cmendurit qe hodhi nje gur ne lume, disa te paafteve te tjere qe u hodhen pas gurit e disa te tjere qe po mundohen te nxjerrin te paaftit nga lumi.
Thjesht, familja e Nene Terezes nuk eshte Vllahe por me origjine shqiptare katolike nga Shkodra. Nuk ka Vllehe ne Shkoder e as Vllehe katolike. Nene Tereza vete e ka pranuar shqiptaresine e saj, biles shume here.
Autori me sa duket ka humultuar aq sa ta dije shume mire kete fakt ashtu sic mund te njohe shume mire origjinen e familjes se saj. Por per mendimin tim eshte thjesht nje mashtrues i rendomte qe ka fshehur faktet qe kundershtojne tezat e tij dhe ka avancuar ose fryre te tjerat qe i interesojne, ndaj thjesht s’ja vlen jo per te perkthyer por edhe per tu lexuar deri ne fund.
Une nje keshille kisha per 2XH Pifto e ndonje tjeter, lexoni me shume mbi nene Terezen, historin e saj dhe te familjes se saj para se te flisni.
P.S. Ku e thote artikulli se Nene Tereza fliste sllavisht se s’po e marr vesh ??
Enj shkruan:
Keni shumë të drejtë, zotëri, le t’i sqarojmë së bashku.
Me aq sa kam lexuar unë, familja e Nënë Terezës më del me origjinë nga Prizreni, jo nga Shkodra (janë dy qytete të ndryshme). Unë mund t’ju sjell edhe disa referenca për këtë nga biografi të Nënë Terezës: Mother Teresa: A Complete Authorized Biography, nga Kathryn Spink; dhe Mother Teresa: A Biography (Meg Greene).
Këshillë me vend; kurrë nuk mund të gabosh duke i këshilluar tjetrit që të lexojë më shumë. Mirëpo, kusht për të lexuar më shumë, është të dish të lexosh dhe, kam frikë se ju, zotëri, ende nuk keni mësuar të lexoni. Dhe ja pse.
Po ta kishit lexuar shkrimin para se të jepnit këshilla, do të kishit vënë re se ky nuk është artikull, por transkriptim i një bisede të transmetuar në radio; ku pjesët ku flet Nënë Tereza transmetohen të regjistruara. Ju thoni: “s’po e marr vesh”; më bëni të dyshoj, zotëri…
Tani, kam edhe unë një këshillë modeste. Hiqni dorë sa më parë nga ky ton paternalist: nga këto që shkruani, duket sheshit se kush ka nevojë për riformatim intelektual në këtë mes jeni pikërisht ju; jeni i mirëpritur në PTF, jam i sigurt se do t’ju vlejë për të ngritur nivelin tuaj mendor.
1°
2XH , familja e Nene Terezes eshte me origjine nga Shkodra sipas deshmive te saj dhe te vellait Lazrit. Nga Shkodra kane kaluar ne Prizren e me pas ne Shkup. Prizreni dhe Shkodra jane 2 qyetet te ndryshme, kete fakt e dine te gjithe dhe nuk e kuptoj pse ju ndiheni i detyruar ta theksoni, mos keni ndonje pasiguri ketu ??
Nqs doni referenca atehere ketu poshte eshte edhe nje shkrim i M. Zeqos, dhe mund te gjeni brenda gjithashtu fakte interesante mbi shqiptaresine e Kole Bojaxhiut te jatit. Kjo shqiptaresi i ka kushtuar edhe jeten thuhet aty.
http://www.stublla.com/Shqip/Fjala_lire/ZefAhmeti/Shkrimet001/Oktober/nanatreze/MZeqoNTereza.htm
2°
E vertete qe eshte transkriptim i nje bisede por ne te njejten kohe eshte edhe artikull i bllogut tuaj. Gjithsesi nqs nuk doni ta quajme artikull atehere le ta quajme “transkriptim-i-nje-bisede-te-transmetuar-ne-radio”. A mund te me thoni atehere ku thuhet ne kete transkriptim-te-nje-bisede-te-transmetuar-ne-radio qe Nene Tereza flet sllavisht ?? Apo ne ca momenti po flet ajo sllavisht ?? Ajo mund ta kete ditur shume mire gjuhen maqedonase dhe ta kete perdorur, vec ne kete artikull s’behet fjale fare per nje fakt te tille. E vetmja qe flet nje gjuhe sllave aty eshte kusherira e saj.
Gjithsesi mendimi kryesor qe doja te percillja dhe qe me sa duket se paske kuptuar eshte se :
Eshte humbje kohe te lexosh deri ne fund nje shkrim apo interviste, kur qe ne fillim te tij e kupton se autori nuk eshte objektiv, po fare ama. Ta lexosh eshte humbje kohe dhe koha eshte flori thoshin te vjetrit , dhe jo vetem, biles une qe e kam bere nje shkolle ekonomike, di te te llogarit shume shpejt edhe se sa te kushton nje ore e lire e dites dhe se sa leke ka humb cdo kush ketu duke lexuar kete idiotesi. Per te mos fol per ate qe e ka perkthyer … Shume mire mund te kishte sjelle nje artikull te shkruar nga nje njeri i sakte qe te mesonin edhe 2 gjera me shume disa njerez ketu si puna ime e 3 gjera me shume disa te tjere si puna jote.
Piftoja solli në PTF transkriptime të tre emisioneve për Nënë Terezën të transmetuara nga radiot gjermane – të cilat pak a shumë e mbulonin spektrin e qëndrimeve ndaj kësaj figure: nga vështrimi tejet kritik, sidomos i lidhjeve të saj me shqiptarët dhe shqiptarinë, te vështrimi ikonografik.
Ju thoni:
E kuptoj qëndrimin tuaj; por nëse nuk e lexoni deri në fund shkrimin ose intervistën, atëherë nuk ka kuptim të jepni mendime rreth saj, ose të futeni në diskutime.
Autori nuk është objektiv – por edhe materialin më lart nuk është se e sugjeruam për ndonjë tekst shkollor ose, ruajna Zot, për Enciklopedinë Maqedonase. Është një material i transmetuar nga një radio e madhe gjermane, i dëgjuar nga miliona njerëz, që përfaqëson një qëndrim të caktuar europian ndaj këtyre çështjeve. PTF ka dëshirë ta analizojë këtë. Tani, ju mund të mos jeni dakord, por politikën editoriale të këtij blogu, i nderuar zotëri, nuk kam ndërmend ta diskutoj me njeri dhe aq më pak me ju.
Shkruani:
Gjatë intervistës transmetohen deklarata origjinale të Nënë Terezës, e cila flet atje serbisht dy herë (sikurse flet edhe dy herë të tjera anglisht).
Ju thoni:
Mund të jetë vërtet kështu. Por siç e shihni, edhe në këtë rast ka paqartësi, mospërputhje faktesh, pasaktësi mes biografëve të ndryshëm. Nëse edhe biografia e autorizuar e Nënë Terezës përmban informacion të pamjaftueshëm, atëherë duket se ka një problem për biografët. Dhe problemi ka të bëjë pikërisht me aë që Nënë Tereza kurrë nuk ka dashur të flasë me hollësi për fëmininë dhe rininë e vet, madje e ka kapërcyer muhabetin, kur ia kanë kërkuar. Nuk e di pse ka qenë kështu, por di që kaq mjafton për t’i bërë njerëzit shumë kuriozë dhe jo vetëm biografët.
Ok, tani e pashe pjesen ku shenohen fjalet e nene Terezes ne gjuhen serbe, flm per sqarimin. Ne fillim nuk po e kuptoja ku shkruhej se ajo fliste sllavisht ne shkrim megjithese kisha dijeni qe Nene Tereza fliste gjuhe sllave.
Dhe per ta mbyll nuk ekzistojne aspak paqartesi mbi origjinen e Nene Terezes dhe shqiptaresine e saj tek autoret qe kane nje minimum objektiviteti e korrektese, dmth as tek biografet, gazetaret e tek askush tjeter. Nene Tereza e ka pohuar vete kete fakt dhe nuk ka vend aspak per te dyshuar ne fjalet e saj. Gjithashtu eshte e njohur origjina e familjes nga Shkodra dhe nqs nje biografe vendos perpara qytetin e Prizrenit, perseri nuk ka as pasaktesi as paqartesi, mosperputhje faktesh etj etj, perderisa sic e shkruajta me lart familja e Nene Terezes nga Shkodra eshte vendos ne Prizren e me pas ne Shkup. Kaq per Nene Terezen. Sa per Ju e per te tjere qe i shikojne qofte edhe me nje minimum serioziteti fjalet e ketij gazetari ( “gazetar”, ketej nga lagjja ime ka filluar te perdoret si fjale percmusese prej kohesh) dhe te kesaj Radioje ( media serioze!!! hahahhh) gjeja me e mire qe mund te them eshte se e keni shume gabim dhe se po humbni kohen me idiote qe flasin ne Radio, kjo gjithnje nqs shtyheni ne punen tuaj nga kerkimi i te vertetes dhe jo nga anatemimi i figurave dhe katolicizmit shqiptar
Nuk e mbaj mend linjen argumentative te dr. Aurel Plasarit, ne artikullin ku mbeshteste origjinen etno-kulturore vllahe te Gonxhe Bojaxhiut, dhe ndoshta kjo vjen sepse origjinat e djeshme te ballkanasve te sotem jane kaq piktoreske, sa nje artikull i vetem mbi to, nuk mund te te beje me pershtypje.
Nese babai i Gonxhe Bojaxhiut paska qene anetar i perfaqesise vllahe ne pushtetin lokal te nje qyteti tip per multikulturalizmin si Shkupi i djeshem (por jo me pak ky i sotmi), kjo nuk tregon me doemos se personi ne fjale, e aq me pak e bija e tij, mund te nominalizohen ngurtas si vllehe. Ish-vllehe te panumert kane sherbyer e i sherbejne si komponent joantagonist shumices apo gati gjithe identiteteve moderne kombetare prej 150 vjetesh ne Ballkan, qe nga Bosnja e Serbia e deri ne Shqiperi, Kosove. Maqedoni e Greqi. Fleksibiliteti, pragmatizmi, copezimi e oraliteti kulturor qe karakterizon vllahet ballkanike, i ka detyruar te njesohen me grupet etnike dominante te zones ku i kapi procesi i kombberjes. Drama-queen-et e purizmit nacionalist sot, e kane shume te thjeshte te gjejne perberesen domethenese shqiptare tek personalitete e celebritete te botes mbare, qe nga kapetane heroike te Egjeut, kryeministra te Rumanise e deri faraone te cdo epoke ne Egjipt, por refuzojne te shohin si funksionon komponenti “i huaj” ne nenshtresa te personaliteteve sot nominalisht shqiptare.
Nene Tereza ka pohuar se eshte shqiptare, dhe me origjine nga Prizreni i vllaseve- sot te shqiptarizuar qofte, a nga cdokund tjeter, kjo i jep fund nivelit politikoadministrativ te emertimit te saj kombetar. Kjo nuk pengon, qe per hir te historise, kerkues si Aurel Plasari a cdo kush tjeter te germojne aty e te gjejne nenshtresa kulturore si te dalin ato. Tek e fundit germime te tilla kemi leje te bejme edhe ne shqiptarisht kudo neper bote.