Ndonjëherë më qëllon të punoj për të hartuar fjalës (glosarë) terminologjikë, të cilët pastaj përdoren për përkthime teknike.
Për terminologun shqip, një punë e tillë gjithnjë kërkon guxim në lëmin e neologjisë, sepse shumë prej fjalëve të reja shqipja nuk i ka dhe institucionet përkatëse nuk e çajnë kryet të hartojnë lista termash dhe t’i bëjnë publike, sapo këta hyjnë në përdorim.
T’u kërkosh institucioneve tona të përligjin veten do të ishte gjithnjë “pretendim i tepruar”, sa kohë që dihet se çdo institucion në Shqipëri (me përjashtim të Kanunit të Lekës), nuk bën tjetër, veçse mbijeton.
Gjithsesi, këtu nuk po dua të shaj kënd, por të tregoj një historizë. Gjatë punës me një fjalës të telefonisë celulare, më ishte dashur të gjeja një përkthim për termin Bluetooth wireless technology; sugjerimi im kish qenë radioteknologjia Bluetooth.
Tani, kompania që kish porositur fjalësin, i kish marrë sugjerimet e mia dhe ia kishte çuar një gjuhëtari ekspert për t’i miratuar (procedurë standard); këtij nuk i kishte pëlqyer radioteknologjia ime dhe kishte propozuar që kjo të zëvendësohej nga teknologjia pa tela, duke sjellë këtë arsye (citoj fjalë për fjalë nga burimi):
Please translate the two terms “Wireless Technology” as “Teknologji pa tela” but as it was rranslated “radioteknologjia” because I do not see any radio technology here.
Nuk po dua të diskutoj çështjen se si mund të merret me ekspertizë gjuhësore anglisht-shqip, një njeri i cili e shkruan anglishten si më sipër; por vetëm të analizoj fjalinë e fundit “I do not see any radio technology here.” (Nuk shoh ndonjë teknologji radioje këtu.)
Çuditërisht, vetë fjalësi, i përgatitur me kujdes nga ekspertët terminologë të anglishtes, e shpjegonte termin kështu (mu përbri argumentit të ekspertit tonë):
Technology that enables you to connect Bluetooth™ devices wirelessly, using short-range radio links that operate in a globally available frequency band.
(Teknologji që ju lejon të lidhni pajisje Bluetooth mes tyre pa tel, duke përdorur lidhje radio me rreze të shkurtër, që funksionojnë në një fashë frekuencash globalisht të përdorshme).
Meqë termi radio përdoret edhe në përkufizim (radio links), atëherë mua s’më mbetet veç t’u shpjegoj porositësve të fjalësit kuptimin e frazës shqipe: i zoti e shet, tellalli s’e jep.
Në të vërtetë, parashtesa radio-, në fjalën radioteknologji, nuk ka të bëjë me radion, si pajisje elektroshtëpiake ose lloj mediash elektronike; por është e njëjta parashtesë që shfaqet edhe në fjalë të tilla si radiografi, radioaktiv, etj.; dhe që shenjon një dukuri të njohur fizike.
Përndryshe, të gjithë ne që e kemi kaluar rininë me radio në vesh do të na kishte krimbur kanceri.
Nga ana tjetër, një nga emrat e radios në anglishte është wireless, fjalë që mund të përkthehet “pa tel”, dhe që i referohet aftësisë së aparatit për ta marrë sinjalin pa tel.
Për t’iu kthyer shënimit të ekspertit linguist, nuk ka asnjë problem që këtij nuk i ka pëlqyer fjala radioteknologji; tek e fundit, fjalësat terminologjikë gjithnjë kështu përftohen, duke u zhongluar mes mospëlqimesh.
E keqja fillon te shpjegimi ose përligjja e ofruar, ky kombinim djallëzor i vetëkënaqësisë me arrogancën. I do not see any radio technology here.
Nuk di nëse mund të vetëquhesh ekspert linguist, e aq më pak terminolog, pa e ditur kuptimin e parashtesës radio-; por gjëra më të çuditshme po ndodhin, sa më shumë që i afrohemi vitit fatal 2012. Nuk di nëse duhet ta kuptosh si funksionon teknologjia Bluetooth, ose të rrokësh konceptin e valës radio, për ta përshtatur termin në shqip. Të gjithë bëjmë gabime, ndonjëherë qesharake.
Çfarë më shqetëson, është vetëm kjo dyndje pulastrenësh, gjysmakësh dhe bottom feeders në fushën e përkthimit teknik dhe të terminologjisë shqipe; sepse rezultatet e përpjekjeve të tyre intelektuale i vuajmë të gjithë, ekspertë dhe joekspertë, përkthyes dhe jopërkthyes, me tela dhe pa tela.
Por xhaxha, duhet te ekzistoje nje kontrate besimi midis perkthyesit dhe kompanise ne menyre te tille qe fjala mos te kthehet ne xhongel, pasi cdokush ka pasurine e vet fjalore, mendore, idiotesore.., e dihet qe do ta shprehe ne perkthim, dhe aq me teper kur vjen fjala per ne shqiptaret qe vdesim per te treguar se sa “shume qe dime”!!
Gjithsesi une mendoj qe duhet ta tolerosh ate “linguistin ekspert” pasi “there was nothing for him to see!!!, rather than comprehend.
Ky problemi i përkthimeve dhe i shqipes në përgjithësi po bëhet gjithnjë e më i rëndë. Anektoda që ka treguar Xha xhai është treguese e një papërgatitje dhe boshllëku të përhapur. Dikush mund të thotë se fajin e ka firma e huaj që kërkon përkthimin dhe nuk arrin të kontrollojë ose të ketë përkthyes/redaktor cilësorë. Ti kërkosh kompanive të huaja të hynë në këto detaje do ishte e tepërt, pasi gjuhët dhe dialektet në botë janë aq shumë sa që do duhej shumë kohë për ti përballuar të gjitha. Firma e huaj futet në site të specializuara, ose agjensi online, dhe peshkon aty cv të ndryshëm përkthyesish, shpesh herë me një dallim përgatitje shumë të dukshme.
Shqipja po varfërohet çdo ditë e më shumë, kryesish për faj të këtyre pseudo profesionistëve që janë poliglotë, por nuk dinë mirë asnjërën prej gjuhëve që zotrojnë. Me fillimin e emigracionit shqiptar nëpër botë, lindi dhe nevoja për të pasur përkthyes/ndërmjetës kulturor dhe gjuhësor shqiptar, dhe zakonisht firmat, istitucionet, punësuan ata që gjetën. Normalishy të gjithë ne e kuptojmë se fakti i të qënit shqiptar në SHBA, nuk të bën automatikisht përkthyes.
Nuk dua të jem i gjatë por po shpjegoj një situatë që ekziston në Itali. Ekziston figura profesionale e ndërmjetësit gjuhësor dhe kulturor (mediatore linguistico culturale) që duhet të jetë “urë lidhëse” ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, duke njohur shumë mirë gjuhën dhe kulturën e të dyja vendeve. Tani çfarë ka ndodhur? Këtë rol kryesisht e kanë bërë ata që kanë ardhur në Itali me valën e parë të emigracioinit (1992) ose në 1997. Në shumicën dërmuese të rasteve nuk e flasin pastër shqipen, dhe kanë shumë vite të shkëputur nga konteksti gjuhësor dhe social shqiptar. Me pak fjalë kanë ngelur si urë vetëm më një këmbë, këtë që kanë në Itali. Kur venë në takime në shkolla flasin për sistemin shkollor shqiptar që kanë njohur para 1990 dhe kontribuojnë në përforcimin e paragjykimeve që ekzistojnë për shqiptarët në Itali. Përkthejnë shumë materiale nga italishtja, duke shpikur fjalë për të cilat gjuha jonë nuk ka struktura logjike mbështetëse. Kështu rriten rradhët e atyre që thonë “tekonologji pa tela”, “pluhura të holla – për të thënë polveri sottili”;
Një shembull tjetër: një agjenci përkthimi fiton një kontratë të madhe për materiale të kontabilitetit të kompanive të shërbimit elektrik; unë mund të zgjedh nëse do të punoj për të hartuar fjalësin ose glosarin (flasim për 4000-5000 terma) apo do ta redaktoj fjalësin e hartuar nga dikush tjetër; natyrisht preferoj të jem hartuesi, sepse ashtu paguhem më mirë. E marr projektin, i vihem punës, shfrytëzoj fjalorët terminologjikë që kam, mbështetem edhe në një fjalës të ngjashëm të spanjishtes, pastaj mobilizoj dy të njohur të mi shqiptarë safí – njëri është ekonomist nga profesioni dhe punon për një kompani shërbimesh elektrik (utility) në SHBA; tjetri është profesor i kontabilitetit në Tiranë, për të korrigjuar gafat e për të m’i përditësuar termat. U dorëzoj klientëve një fjalës të punuar me shumë kujdes. Ky i shkon pastaj redaktorit. Nuk di me ç’kritere është zgjedhur ky redaktor; por gjasat janë që të jetë ndonjë amator çfarëdo si ai që nuk pa gjëkundi radio në teknologjinë Bluetooth, që do të fillojë ta masakrojë fjalësin, në bazë të intuitës. Pasi miratohet fjalësi, përkthyesit janë të detyruar ta ndjekin ad literam – prandaj, praktikisht, mjafton një amator i papërgjegjshëm, për t’ia shkatërruar terminologjinë një sistemi që mund të përfundojë në qindra kompjutera të shërbimit të klientit dhe në miliona fatura dritash në Shqipëri. Natyrisht, nuk ndodh gjithnjë kështu. Në një rast tjetër, redaktori i një fjalësit tim të sigurisë së kimikateve kishte qëlluar njohës i shkëlqyer i terminologjisë kimike. Natyra e marrëdhënieve me agjencitë nuk më lejon t’i njoh këta njerëz, të cilët mbeten, detyrimisht, anonimë për njëri-tjetrin; edhe pse me këtë të kimikateve do të kisha dashur të vendosja një marrëdhënie profesionale…
Mbaj mend qe dikur kishte filluar te perdorej termin “transmetim ajror” per “wireless communication”. Nuk eshte se me pelqen si perkthim pasi transmetim zakonisht konceptohet si komunikim me nje drejtim, por natyrisht me shume rendesi ka qe te gjithe te bien dakord per te njejten fjale.
Ndersa si shembull perkthimi skandaloz, klasik eshte libri blu i Elektronikes, botuar diku pas vitit 1980. Une kam studiuar me ate liber ne vitin e katert te Universitetit. Une nuk arrija dot te kaloja faqen e pare ku shpjegohej ligji i Omit formulimin e te cilit ne tekst nuk arrija ta kuptoja megjithese kishte 9 vjet qe e dija at ligj. Libri ishte i supozuar te botohej ne 3 vellime por katedra e Elektronikes ja doli te bllokonte botimin e vellimit te trete sepse ishte me mire pa liber se me ate liber.
Kështu rastesh gjen me bollëk në literaturat universitare. Ne në fakultet ishim mësuar me disa autorë të vendit (Maqedonisë), të cilët zakonisht përkthejnë nga autorë sllavë, kroat, slloven. Në shqip thuajse ishin shkruar me një sintaksë krejtësisht të gabuar, e adoptuar nga gjuhët sllave, por ne u mësaum disi me atë. Mëpastaj, kur na vinte ndonjë libër i ndonjë autori nga Kosova, ishte sakrificë më vete të mësosh diçka nga ai libër. Përpos gabimeve klasike që hasen gjatë përkthimeve, tek ata gjenim edhe ngatërresa të shkronjave: q, ç, gj, xh. Pak a shumë e vështirë ishe të lexoje autorë edhe nga Shqipëria. Si duket ata përkthejnë më shumë nga italishtja, dhe e adoptojnë sintaksën e italishtes edhe në gjuhën shqipe. Biles jo vetëm kur përkthejnë, por edhe kur e thonë mendimin e vet.
Ndërsa, kur lexoj disa broshura të përkthyera nga gjermanishtja në shqip, kryesisht për nënat që kanë fëmijë të vegjël, unë nuk mund të kuptoj asgjë. Një herë më duhet t’i përkthej fjalët në gjermanisht, pastaj ta mbaj të njëjtën renditje të fjalëve në fjali dhe më pas mund të kuptoj diçka.
Mbase gabohem por une e mendoj keshtu :
Ne planin e pergjithshem gjithshka duhet te ishte e kontrolluar ose me mire e udhehequr nga nje autoritet shkencor certifikues. Mbase eshte dhe apo keshtu e detyron ligji, por une po supozoj qe mungon. Kete ma perforcon fakti qe shikojme , lexojme psh menyra perdorimi me shqipe jo korrekte dhe veshtiresisht e kuptueshme.
Supozoj gjithshtu qe gjithshka duhet shqiperuar ne te mire te gjuhes shqipe, por kjo nuk mund ti lihet spontanitetit se ndryshe nuk do kishim rezultat te mireqene, te drejte apo te gjithepranuar.
Nga ana tjeter, nevoja dhe domosdoshmeria e bejne procesin te nxitoje. E kam fjalen per menyrat e perdorimit psh te ilaceve etj etj sikunder edhe rasti qe permend Xhaxhai.
Ketu perplaset interesi me saktesine apo me me te miren. Kjo eshte veshtire per tu zgjidh persa kohe qe eshte po kaq e veshtire per te vepruar paraprakisht nga institucionet shkencore gjuhesore.
Ne kete kuptim zgjidhja mbetet rastesore dhe krijohet mundesia per keqkuptime qofte vetem profesionale apo edhe me shume.
Shqiperimi ( si shembull gjermanizimi ) i fjaleve te reja qe hyjne edhe per shkak te zhvillimeve te shume te shpejta te teknologjise edhe atje ku aplikohet per here te pare i con gjuhetaret te vijne me veshtiresi ne gjetjen e fjales se duhur ( ne kohe e kam fjale ) ndaj pershtasin nje fjale te thjeshte te fjalorit egzistues duke bere te qarte me spjegim specifik qe fjala e thjeshte eshte perdor ne brendine teknike dhe jo ne kuptimine pare te vete fjales.
Ja nje mini shembull qe mbase na e sjell me kuptueshem keqe qe sapo thashe me siper .
A cookie, also known as a web cookie, browser cookie, and HTTP cookie, is a piece of text stored by a user’s web browser. A cookie can be used for authentication, storing site preferences, shopping cart contents, the identifier for a server-based session, or anything else that can be accomplished through storing textual data. ( Konsultimi per termin nevojitet per te kuptuar shembullin e perdorimin ne gjuhen e programimimit dhe perdorimit )
Termi cookie tashme duke qene gjeresisht i perdorshem ( se edhe u bene kohe ) nuk erdhi menjehere as dhe me vetem deshiren apo debatimin e dy specialisteve : te gjuhesise dhe te informatikes.
Pra gjykoj qe ka veshtiresite e veta e gjithashtu do dhe kohen e vet.
Ky lloj arsyetimi me coi tek nje konkluzion qe rast pas rasti dhe diskutim pas diskutimi arrihet atje ku synohet ( shqiperimi i kuptueshem i termave teknike ) . Se dhe shqiperim per shqiperim sikur nuk vlen dhe e ben diskutimin ne dy permasa ( pragmatizem i paster ) dhe jo me perfitime afatgjata.
Gjithsesi edhe perpjekjet e vecuara, pra jashteinstitucionale jane te lavderueshme dhe dobisjellese.
P.S. Jo cdo inxhinier mund te jete leshi 🙂
Ngushellime per humbjen e madhe !
Me shume se inxhenjere leshi, kemi te bejme me gjuhetare leshi… sepse nuk besoj qe te kete inxhenjer me dy pare mend ne kojke qe te thoshte: “Nuk shoh radio ketu” 😉
Këtë kisha parasysh edhe unë: një palo gjuhëtar që pozon si inxhinier leshi.
Habitem se si ka mundesi qe “kolegu” juaj gjuhetar nuk ka patur rastin te shkoje ne ndonje repart radiologjie per te bere ndonje radiografi 🙂
Persa i perket perkthimit tuaj (radioteknologji) me pelqeu jashte mase, sepse çdokush qe frekuenton ambjentet teknike, menjehere do ta kuptonte se perse behet fjale.
P.s: Po te doja (me kot) te beja puristin: Radio vjen nga radiacion, qe, nese do perdornim fjalet (e bukura shqipe) do kishim rreze dhe rrezatim … ku megjithate, çfardolloj kombinimi i mundshem (transmetim me rrezatim, transmetim me vale, frekuenca ajrore etj etj do te dukeshin shume debile perpara radioteknologjise 🙂
“Meqë termi radio përdoret edhe në përkufizim (radio links), atëherë mua s’më mbetet veç t’u shpjegoj porositësve të fjalësit kuptimin e frazës shqipe: i zoti e shet, tellalli s’e jep.”
I ke rene kokes, ky qe ka shkruar kete qenka nje “koqe” i gjuhes, pasi nuk mjafton qe te njohesh gjuhen si fjale por ne permbajtje, sic eshte rasti i fushave te reja teknologjike. Ky lektori mund te kishte marre pak mundimin e te pyeste ne nje dyqan kopjuteri, se cfare deqi eshte ky bluetoothi, e nuk do te kishte bere kete autogol. Them autogol se e ka diskredituar veten, kur u thote porositesve se nuk sheh kurrfare lidhje me radion. Mendoj se porositesit vete do te jene shtangur kur kane lexuar kete, prandaj ska nevoje per koment.
Po ia ka te drejte kur thote qe nuk sheh ndonje teknologji radioje ketu. Ne po flasim per celularet ti ja kthen me radio.
Radio. Rreze. Rrezatim. Vale elektromagnetike. Frekuence. Gjatesi. Modulim ne frekuence dhe amplitude.
Mos e bej me fal te mejrin. Gjynah.
Nje shembull nga une.
Me pyet nje kolege e re ne moshe per nje fjale anglisht. I kerkoj qe te me jape fletet qe te shoh ne c’fare konteksti ishte perfshire. C’te shoh. Nje materjal i finances se avancuar ne fushen e te pa tundshmeve ne SHBA.
E pyes se kush i kerkonte keto faqe per t’u perkthyer. Ajo me thote qe po i perkthente me pages per nje shoqen e saj, pedagogoge ne nje nga universitetet ne Tirane dhe se po i pergatiste per leksione.
Shume nga ju jeni familjare me termat, CDO, CDS, securities, derivatives, short selling etj. si keto, qe vitet e fundit me perpjekje, mundem te marim vesh vetem perciptazi se per se behet fjale.
Kolegia ime ka mabruar per administrate publike ne France.
Te tjerat i mendoni vete.
….Wireless Technology” as “Teknologji pa tela”
Hehehe!
Me siguri, shume njerezve nuk i ka shpetuar ironia e kesaj “pa tela”, kur jane kujtuar qe nje nga te parat instrumente pa tela qe na kane rene ne duar si konsumatore ka qene…telekomanda e televizorit!