Njoh shumë vetë që kanë hequr dorë nga leximi i kujtimeve të tenorëve (dhe sopranove) të periudhës komuniste se nuk mësojnë asgjë, njoh të tjerë që ndjejnë neveri kur i ndeshin nëpër gazeta dhe nxitojnë të kthejnë faqen, ka të tjerë më të vullnetshëm (ku modestisht fus dhe veten)qe i lexojnë thjesht për t’u bindur se nuk duhej t’i kishin lexuar. Libri i fundit i R. Alisë, Jeta ime, nuk bën përjashtim.
Kur do të mësosh se cili ka qenë roli i diktatorit të madh (në fakt diktator xhepi) në atë periudhë në raport me mikrodiktatorët e tjerë ti ndjen se Ramiz Alia zbehet edhe sot e kësaj dite, ka nje lloj ngerçi dhe nis nxjerrë fraza që edhe George Orwell do te behej xheloz. Ja një përgjigje post aparatçiku post diktatorial :
Nëse ka pasur gjëra të mira (në atë kohë-shënim i imi), i ka bërë Enver Hoxha, i kemi bërë të tërë. Nëse ka pasur gjëra të këqija, i ka bërë Enver Hoxha, i kemi bërë të tërë!
Megjithatë nuk duhet të gënjehemi nga dukja e gjërave, nga shkretetira e ideve, e informacionit, kërkoni e do të gjeni perla që kurrë nuk ju ka shkuar mendja se mund te ndodhin. Do të mësoni se edhe dramat më të mëdha kombëtare janë nganjëherë edhe çështje të vogla harrese. Po jo harrese të shtirur, janë çështje harresash « njerëzore », edhe pse shkaktojnë vuajtje edhe lotë, shkaktojnë drama të vërteta të prindërve që mbyllen ne vetvete nga dhimbja e bëhen gur para urisë së fëmijëve.
Sot, fatkeqësisht dëgjoj për prindër që harrojnë fëmijët e tyre në ndonjë parking e çajnë e ikin. Kur kthehen i gjejnë të dehidratuar e gati -gati duke vdekur urije. Por a mendoni se edhe një popull i tërë mund të harrohet e të lihet pa ngrënë? E shoh që nuk e mendoni një gjë të tillë, por ajo ka ndodhur.
Enver Hoxha e harroi një herë Shqipërinë pa ngrënë, e la pa ngrënë. Po Alia në siguron se Enver Hoxha nuk ishte amnezik. Dhe vërtet nuk ishte.
Është e pabesueshme por tragjikisht e vërtetë. Edhe pse zakonisht Alia përdor si linjë mbrojtjeje se fajin e kishin të tjerët, që nuk e njoftonin apo nuk i thonin të vërtetën Hoxhës, ai diku në librin e tij në fjalë, tregon se një herë kthehet nga një vizitë në veri të Shqipërisë dhe në takim me Enver Hoxhën i thotë këtij të fundit se një fshatar i kishte kërkuar që t’i lejonin të mbanin nga një derr për shtëpi.
Enveri habitet. Nuk e kupton këtë dhe kerkon shpjegime pse fshatarët nuk kanë bagëti të tyren në shtëpi. Duket se Alia nis e i shpjegon se një nga vendimet qe kishte te bente me revolucionarizimin e jetës se vendit, që ishte marrë nja dhjetë vjet e më shumë më parë, kishte të bënte me zhdukjen krejtësisht te pronës private edhe në fshat. Në këtë kuadër asnjë fshatar nuk kishte të drejtë të mbante ndonjë derr a dele në shtëpinë e tyre. Ishin pronë private dhe si e tilla, ishin zanafilla e të gjitha të këqijave.
Ai, përfundon Alia, (citoj): duket se e kishte harruar vendimin për heqjen e bagëtive dhe të oborrit në kooperativa…
Shumë vetë, që nuk e njohin funksionin e ekonomisë së kohës e kanë të vështirë të kuptojnë pasojat e kësaj « harrese » që kishte lënë shqiptarët pa ushqimin bazë, që e kishin siguruar vetë në mijëravjeçarë. Nuk flas për anën ideologjike, për faktin se një vend i tërë ishte vënë në funksionin e kavjeve eksperimentale të një ideologjie pa krye, por për pasojat në shëndetin e njerëzve. Ndërkohë që kooperativa mund t’u siguronte fshatarëve disa presh, ca bukë misri dhe asgjë më shumë (sidomos ato malore), është fakt se para vendimit për zhdukjen e « oborrit kooperativist » fshatarët me atë pak bagëti që mbanin, siguronin për vetë pak gjalpë, qumësht, mish (një herë në vit), pak lesh per çorape a triko a gjësendi tjetër. Me heqjen e tyre merrini me mend pasojat.
Pata rast në atë kohë, të ndjek një ekspozitë etnografike në Dibër, dhe me ate rast të përfitoj dhe të kthehem në zonën e Katër Grykëve, për të takuar një shok të fëminisë që punonte aty si mjek. Është një zonë zhveshur me klimë të tmerrshme, që të kallkanoste me erën që nuk pushon as dimër e as verë, një zonë e thatë ku dëbora kthehej në një shtresë filmi prej akulli një pellembe e trashë. Ndonjë vendas i rallë na shihte me sytë pa shprehje dhe unë jam i sigurt se ishte një ngacmim i rralle që e kujtonte se ka botë edhe përtej Katër Grykëve…
Miku im nuk u besonte syve kur më pa. E gjeta duke vizituar fëmijët në kopsht. E di ku ke ardhur më tha ? Ke kaluar në mbretërinë e të vdekurve. Më mori veç e më shpjegoi se aty nga kequshqimi pjesa më e madhe e banorëve ishin me tuberkuloz. Të ftohtit po i vret. Nuk kanë asnjë pikë qumësht për fëmijët e sëmurë, asnjë kockë mishi për supë, asnjë lugë gjalpë për një gjellë . Pa bageti nuk ka as lesh dhe per pasoje ata fshtare endeshin nper male me debore, te veshur me çorape najloni dhe kepuce llastiku. Pastaj me tregoi se gratë i sillnin fëmijët në kopsht dhe aty u linin një shishe me ujë e pak sheqer të tretur e shkonin të rrëmonin tokën e ngrirë… Ai ishte ushqimi i gjithë ditës për ato foshnje.
Ishin njerëzit që Hoxha kishte harruar se u kishte hequr atë që nuk u kishin hequr as romakët, as bizantinët, as serbët e Dushanit, as turqit …
Në të vërtetë ju kujtoj se harresa nuk është amnezi, harresa është një turbullim pa pasojë i kujtesës, që ndodh në raste të veçanta (jo gjithmonë), që zakonisht ka të bëjë me emra njerëzish, datash, faktesh, detyrash për të kryer e për të cilat përgjithësisht kujtohemi më vonë.
Dhe mua askush nuk me pengon te mendoj se ne jete ka shumë harresa: ka çaste harrese, ka harresë politike, harresë diplomatike, ka harresë të thellë, harresë kriminale, harresë me qëllim, harresë pa qëllim, harresë të gjatë, harresë të përjetshme, ka gjasme harrese, ka të lësh në harresë, të nxjerrësh nga harresa, të zhytesh në harresë.
Ka edhe të varrosësh në harresë…
Nje miku im polak me tregon se familja e tij ne varshane ka jetuar nr te njejten lagje me Jaruzlevskin, liderin e fundit komunist ne Poloni. Ai me tha se kete gje e kishte marre vesh vite me vuone, kur jetonte ne Itali, ne nje interviste te tij (J). ne mediat italiane.
Morali i fabules eshte se megjithe faljen ligjore qe ju be ketyre, opinioni publik i denoi te pakten me indiferentizem ndaj vazhdimesise se tyre.
Fakti qe 20% te c’do gazete sot e zene tregime te tipit, si kapi shoku Mehmet nje peshk, si shoku Enver i shkuli veshin te nipit, apo si sigurimsat e tij i shkulnin herdhet te akuzuarve qe te pranonin akuzat, apo dhe me keq fakti qe kujtime e Ramizit, ku me kompetence te plote deklarohet se e bardha eshte e zeze dhe e zeza e bardhe, eshte tregues i qarte qe jetojme ne nje shoqeri te kalbur moralisht dhe te degraduar intelektualisht.
Fatkeqesia me e madhe eshte qe “trusti” pallatendertues mediatik eshte nje nga motoret me te forte te ketij kalbezimi.
Ne nje shoqeri te shendoshe, shoku Ramiz do kishte turp te dilte te pinte nje kafe, ose do te ishte harruar……
Historikisht nuk eshte asnjehere mire te harrohet madje eshte fatale por duke e kthyer biseden ne rrafshin njerezor nje vend si i yni me nje popullesi te paperfillshme numerikisht ku komunisti i devotshem dhe 1200-ndeshi i deges ishte ne fis apo krushqi me armikun e klases , te arratisurin ne tentative apo desidentin underground besoj se plaget e vjetra do te risillnin shume shpejt plage te reja dhe spiralja e hakmarrjes nuk do te ndalej ne jete te jeteve ashtu siç po e deshmon edhe hakmarrja per motive ” te dobeta” qe gjakos çdo dite Veriun e Shqiperise.
E.Hatibi shkrimin e tij satirik ” Ju rrefej takimin tim e Nexhmije Hoxhen” e perfundon si meposhte:
” Me të drejtë dikush I ka quajtur “telenovela” seritë me histori banale e bajate e të panevojshme mbi jetën e drejtuesve komunistë këto pallavra që botohen gazetave të Tiranës, të cilat po e banalizojnë dhe desensibilizojnë dhimbjen që duhet të shkaktonte në fakt publikimi në faqe të para I fotove të Enverit, qoftë edhe I veshur si Baba Dimri rrethuar me nipa e nuse.
Para disa kohësh në Hungari në mjediset e një ndërtese të shërbimit sekret komunist, është hapur një muze I quajtur “Shtëpia e Terrorit”. Në muret e kësaj shtëpie janë varur të gjitha fotografitë e të vrarëve nga diktatura, janë afishuar dokumente mbi krimet komuniste dhe janë rikrijuar qeli burgu e vegla torturash. Vizitorë të këtij muzeu, sidomos të rinjtë, tronditen dhe revoltohen pas eksperiencës së vizitës aty. Sepse në fakt për të prodhuar këto ndjenja, për ta mbajtur të gjallë ndjeshmërinë qytetare, kujtesën për të keqen e kanë ndërtuar muzeun burrat e mençur të Hungarisë, të një vendi që siç duket e ka marrë seriozisht ndarjen me të keqen. Kurse në Shqipëri Enverit I venë mjekrrën e pambuktë të Baba Dimrit. Në fakt plagët e pambyllura të Shqipërisë e duan një çikë pambuk sipër. ”
( shkeputur nga REPUBLICK OF ALBANANIA, Ora, Tirane 2005 )
Pra mund te revoltohemi sa te duam por fundja skemi ç’bejme mbase edhe e meritojme.
Eshte per te ardhur keq per vujtjet e aq shume e shume njerezve. E s’behej fjale per vuajtje te natyres etike, shiperterore, morale e ku di une se cfare tjeter, te lloit te atyre vuajtjeve qe i ben njerezit te marrin vendim per te humbur peshe apo per te rene ne gjume pa valium.
Ate gjendjen e syve pa shprehje te njerezve qe permend Lyss e kam vene re e me ka bere pershtypje edhe mua. Por e kam vene re ne shume pjese te Shqiperise, ne Voskopoje, ne ca fshatra te Gramshit, ne Kala te Dodes. Madje edhe ne fshatra te Lushnjes. Njerezit dukeshin si te shkeputur nga relaliteti, sikur s`ishin shpirterisht e menderisht aty, por diku tjere, nje dreq e di se ku.
Me thene te drejten, personalisht, pervoja ime ne Shqiperi me ben te jem skeptik deri ne frike ndaj gjithe politikave te majta dhe perfaqesuesve te tyre. E kam pare ne Shqiperi. E kam pare edhe ketu ne British Columbia ne fund te viteve ’90, kur New Democratic Party ishte ne pushtet. Infermieret dhe mesuesit, dokeret e porteve, deri dhe bashkepunetoret ekologjike ( ose mbledhesit e plehrave, sic quheshin ne nje jete tjeter) shkonin ne greve non stop, te gjithe duke kerkuar para me shume. Se nga do te dilnin ato para, vetem te majtet dhe perendite e tyre e dine.
Po situata u be qesharake , per tu qare me lot. Infermieret pershembull, mbas kesaj historie, ishin ne gjendje ( dhe akoma jane ) te merrnin edhe $1000CAD ne dite per 12 ore turn ditet e fund-javes. Kurse papunesia vetem shkonte lart, lart , lart e me lart.
Edhe ne rastin e Shqiperise, ne kushte te tjera, ndodhi e njejta gje. I gjithe realiteti u vu ne funksion te nje ideje, dhe per hir te bukurise se saj etike, zbatuesit nuk lane gje pa marre neper kembe tek njeriu, qe nga dinjiteti e deri tek vete trupi i tyre.
Ne nje shenim timin ne kete blog, para ca muajsh, pata shkruar se:
Larg qofte prej meje deshira e te keqmenduarit dhe te treguarit me gisht te atyre qe nuk pranojne me mua apo nuk mendojne njelloj si une, por bonifikimi i teorive te te majtes se shekullit te 20, perpjekja per ta shkeputur ate nga praktikat e saj – te vetmet praktika qe ajo teori ishte ne gjendje te materializonte – eshte ne rastin me te mire nje perpjekje per kapercim logjik, ose ne rastin me te keq nje pamaturi qe nuk mund te justifikohet.
Ne sallat e gjyqit, ne kohen e Romes se lashte, prokuroret kishin zakon te perdornin nje strategji retorike qe pak a shume do te ishte ne kete forme:
“Vladimir Ilic Lenin eshte ketu para nesh i akuzuar per vrasjen e 8100 veteve. Vrasje ne mase: ky eshte krimi i tij. Per kete arsye une nuk do te permend perpara ketij trupi gjykues se si ai genjeu njerezit, duke i bindur e mashruar ata se vlerat abstrakte kane me teper vlere se sa gjerat konkrete. As nuk do te permend ketu se si ai ishte autori dhe realizuesi ne shkalle te gjere i asaj praktike sociale , aq kunder natyres shoqerore te njeriut, ku prodhimi i simboleve privilegjohet mbi jeten materiale. As nuk do te permend ketu influencen e tejmasshme qe ai ushtroi ne nje numer te madh njerezish, si pasoje e se ciles per nje periudhe jo te shkurter, nje numer jo i pakonsiderueshem i races se njeriut iu neshtrua nje organizimi social i cili, ne kundershti me natyren e njeriut, vlereson dhe ve ne piedestal intelektin mbi praktiken…
Duke u nisur nga citimi i Alise mbi fajesine (pra i kemi bere bashke), duhet te them se kur ndodhnin ato gjera (kupto gabimet apo gafat) ne degjonim vetem shprehjet “udheheqesi yne i pavdekshem e i pagabueshem”, “larpames”, pra asnjehere nuk u tha qe kjo nuk ishte mire, kjo ishte gabim. Enveri vete, kam pershtypjen se bente jete virtuale, me nje fushe beteje ku perleshej ashper me armiqte, i cfaroste, gjithmooone dilte fitimtar, imagjinoj qe shkonte binte te flinte i ngazellyer pasi kishte eliminuar ndonje”ar-mik” te partise (kupto te tijin).
Keshtu se a kishte te hante populli ishte problem i dores se fundit. Thuhet nga disa se Enveri nuk i dinte keto gjera. Nuk eshte pranueshme. Ne kemi pare e degjuar perrallen me princin (apo) mbretin qe u vesh si i varfer dhe lypsar, u perzje ne turme per te pare se çbehej jashte pallatit e se sa e donin ate. Edhe Enveri mund ta kishte bere kete (nqs nuk e dinte), por e dinte e shume mire, pasi ndryshe nuk kishte pse te te priste gjuhen po te flisje. Po mos ta dinte gjendjen nuk do te ndertonte aparatin e terrorit psikologjik, nuk do te ekzistonte ligji i ashper i agjit-propagandes. Pikerisht pse e dinte e aplikonte kete-keshtu une personalisht arrij ne konkluzionin se ai nuk e kishte harruar ushqimin e popullit, por nuk ishte ne gjendje ta zgjidhte e pse jo, ndoshta ne kete forme e kishte me te lehte te sundonte duke e mbajtur popullin ne stresin e mungeses se ushqimit. Kjo ishte nje gje shume e ulet.
Thote tifozi:
“Thuhet nga disa se Enveri nuk i dinte keto gjera…”
Edhe Alia kete kerkon te thote, por eshte interesante te shohim se çfare bente Enveri kur ia thonin gjerat, ashtu siç ishin.
Ketu ka nje detaj qe i shpeton Alise, i cili synon ta mbroje ne çdo rrethane. Ai harron se i tha nje te vertete te tmerreshme Hoxhes (qe njerzit nuk kane ç’te hane) dhe sipas llogaritjeve kjo do te kete ndodhur ne vitin 1983. Veçse do te kalojne edhe dy vjet nga vdekje e Hoxhes dhe perseri ai nuk do te beje gje prej gjeje.
Gje prej gjeje do te beje edhe vete demagogu Alia deri nga fundi fare kur shpiku teorine qesharake te tufezave dhe arezave, nderkohe qe njerzit u ishin ngjitur mureve te ambasadave.
Nuk mund te benin asgje sepse vendi ishte vene ne sherbin te nje ideologjie, se ishte ideologjia qe peshonte me shume se jeta e nje kombi te tere!
Lyss, shqetesimi juaj eshte me se i drejte. Me lejoni vetem te shtoj se kjo fjali “Nuk mund te benin asgje sepse vendi ishte vene ne sherbin te nje ideologjie, se ishte ideologjia qe peshonte me shume se jeta e nje kombi te tere!” ngre Hoxhe e Ali ne nje nivel idealisti, gje qe as e meritojne e as ishin vertet. Deri diku mund te besoj se Hoxha ne rini te vet mund te jete terhequr pa interes nga idete komuniste. Qekurse filloi te flijoje shoket e tij me te ngushte, perqafues te flakte te ideve komuniste, nuk ma mbush mendjen njeri se ai besonte ne nje ideologji e as vepronte ne perputhje me idete komuniste. Hoxhe e Ali ishin diktatore, dhe jo te vetmit mbi ate truall, deri ne palce materialiste, materialiste te rendomte fare qe fshehen pas nje velloje komuniste, pas nje organizimi komunist qe gjeten gati, gjithe inatet e vogla te nje njeriu medioker. Le te mos u japim me shume vlera se c’kishin.