Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë / Sociologji

BREKË LEGJENDASH

Pakti detar, qeveria i fali territor Greqisë – kështu e kryetitullonte sot faqen e vet të parë Gazeta Shqiptare, në një kohë që te Shekulli kremtonin botimin e librit Deti që nuk falet, të kolonelit prof. Myslim Pashaj, ose kronikën e një rezistence të paparalajmëruar.

Historia e narrativizuar e marrëveshjes detare me fqinjin i ka të gjitha elementet për t’u kthyer në legjendë epike: dredhinë proverbiale të grekëve (faktori timeo danaos), makutërinë për të na marrë toka (dhe ujëra), tradhëtorët “në mes tënë”, vikamën e heroit të pakuptuar…

Gjithsesi, disa do ta festojnë këtë si një fitore në mos të shqiptarit kundër grekut, të paktën të të voglit kundër të madhit, ose edhe të së drejtës kundër arrogancës. Shumëkush e konsideroi dhënien e sipërfaqes ujore si të pafalshme – qoftë edhe sikur të ishte fjala për pak centimetra katrorë. Nxitja për poezi patriotike nuk u përballua dot, se mendja nuk ia prish dot zemrës (tha).

Deri këtu mirë, edhe pse gjëra të njohura dhe zhvillime të pritura; virtyti patriotik i kolonelit Pashaj dhe i përshëndetësve të tij shpjegohet edhe me historinë e trojeve të banuara nga shqiptarë – në duart të kujt kanë përfunduar dhe si.

Më anë tjetër, sot lexoj edhe një reportazh të Monika Shoshori-Stafës, e cila ka marrë mundimin të vizitojë një pikë tjetër të territorit sovran të Shqipërisë, fshatin Dunicë të Mokrës.

Si e gjen Dunicën autorja? Si mos më keq. Të braktisur nga banorët, të varfër, të palidhur me rrugë me Pogradecin, pa bujqësi, pa ekonomi, pa shëndetësi, pa ushqim për fëmijët, pa shkolla për të qenë.

Skëterrë tokësore, e quan Shoshori-Stafa fshatin mokrar.

Në fakt, Dunica është vetëm emri i përveçëm i një degradimi të përgjithshëm që ka prekur fshatin shqiptar dhe provincën shqiptare; të gjithë e dimë këtë dhe e pranojmë, por njëfarësoj ia faturojmë zhvillimit, modernizimit dhe integrimit.

Teksa territori i Shqipërisë rrëgjohet dita-ditës, duke shkarë në nivele afrikane të mjerimit, elitat në Tiranë përleshen me “grekun”, për një pëllëmbë të hapësirës detare.

Në vendet e qytetëruara, familjeve disfunksionale, shkatërraqe dhe të degraduara deri edhe fëmijët ua heqin, për t’i rritur tjetërkund.

Ndoshta ligji ndërkombëtar duhej të parashikonte edhe heqjen e territoreve një shteti, kur ky nuk është në gjendje të kujdeset për to.

Unë e kam shkelur Mokrën; në Dunicë nuk kam qenë, por e kam parë fshatin në faqen e malit përballë, që nga Trebinja. Janë vende të bukura, me natyrë madhështore; në rrethana të tjera, Mokra do të ofronte një alternativë malore për turizmin buzë liqenit të Pogradecit.

Imagjinoni tashi sikur të ekzistonte vërtet rreziku që Dunica, për shkak të lënies pas dore nga Tirana, t’i jepej një shteti tjetër – për shembull Greqisë ose Tarabulluzit. Imagjinoni flamujt që do të valëviteshin, batalionet, këngët patriotike, filipikat, librin me titull Dunica nuk falet

Imagjinoni edhe gjakun që do të shkonte në bark të kalit, si në vakt të Mujit e të Halilit…

Ka njerëz që sot e kësaj dite psherëtijnë për Shën Naumin që “ia dha” Zogu Jugosllavisë. Nuk bëj pjesë në atë grup, por ua kuptoj brengën. Çfarë nuk e kuptoj dot, është që po këta njerëz i gjej përgjithësisht indiferentë ndaj mënyrës si e trajton shteti shqiptar territorin që ka nën jurisdiksion; ose çfarë nuk ia ka marrë dot armiku, as ia kanë gjymtuar dot “Fuqitë e Mëdha”.

Nuk po dua të spekuloj, për vërtet më duket sikur për një takëm patriotësh, i rëndësishëm është sovraniteti politik mbi një territor, jo mënyra si sillet shteti me të, respekti dhe kujdesi që tregon për banorët e tij, vëmendja që i kushton kësaj cope toke që edhe ajo, sikurse të tjerat, është “e larë në gjak”, po t’u besojmë poetëve, që i kemi të shumtë.

Kur do të vijë dita, tha, që Tirana patriotike të fillojë t’i luftojë e t’i fitojë luftërat me vetveten?

Pa Komente

  1. A doni edhe më, tha?
    Shikoni lajmet sot tek Tema për masakrën ndaj pyllit të vetëm që i ka mbetur Vlorës.
    Eh, mor Selam Musa. E ç’tu desh që ia hype me gunë telave me gjemba. Ta kishin pasur Vlorën italianët, sot nuk do të kishe as TEC, as Petrolifera, as mafiozët sicilianë me projekte koti në Llogara, dhe as kontejnerët e Zumax-it.

  2. Nga nuk i je kthyer e si nuk e ke trajtuar kete ceshtje o xhaxha. Por ndoshta eshte momenti qe per nje here te vetme edhe ti ta pranosh se ja ke futur kot, dhe se puna e grekut nuk na doli kaq profke edhe flluske sa e kishe menduar.

  3. Personalisht nuk jam ekspert detar, dhe deri tani nuk kam lexuar ndonjë material që të më shpejgojë situatën e shumëdebatura të ujërave territorialë. Megjithatë ka disa kontradikta shumë të mëdha në mënyrën se si këto argumentime trajtohen. Patriotizmi i thekur mëshon në mosnjohjen e njerëzve me situatat e politikës ndërkombëtare, dhe me tezën e pluhurosur që “ të gjitha shtetet e tjera i kanë sytë nga ne dhe shërbimet e tyre të fshehta punojnë natë e ditë në dëm tonin”.

    Thotë Xha xhai:
    “Nuk po dua të spekuloj, për vërtet më duket sikur për një takëm patriotësh, i rëndësishëm është sovraniteti politik mbi një territor, jo mënyra si sillet shteti me të, respekti dhe kujdesi që tregon për banorët e tij, vëmendja që i kushton kësaj cope toke që edhe ajo, sikurse të tjerat, është “e larë në gjak”, po t’u besojmë poetëve, që i kemi të shumtë.
    Kur do të vijë dita, tha, që Tirana patriotike të fillojë t’i luftojë e t’i fitojë luftërat me vetveten?”
    Unë mendoj se kjo ditë është shumë e largët. Ti flasësh popullit për ngjarje që nuk lidhen fare me përditshmërinë e tij, dhe njëkohësisht ti përkëdhelësh egon patriotike, është e thjeshtë. Pjesa e vështirë, që asnjë politikan nga tanët nuk do të përballojë, është ajo e zgjidhjes së problemeve që kemi në shtëpi. Shumë nga këto probleme i kemi krijuar vetë, po i zgjerojmë dhe ndonjëherë u kemi kërkuar ndihmë në përkeqësim edhe “ndërkombëtarëve”. Si mund të diskutohet për patriotizëm kur shteti ynë po i delegon përfaqësinë e interesave kombëtarë shteteve të tjera si Turqia dhe Italia, të dyja ish sunduese të Shqipërisë?

  4. ””Teksa territori i Shqipërisë rrëgjohet dita-ditës, duke shkarë në nivele afrikane të mjerimit, elitat në Tiranë përleshen me “grekun”, për një pëllëmbë të hapësirës detare.””

    Jane dy probleme te ndryshme qe skane lidhje kerthizore me njera-tjetren.
    Une mund te thosha qe ndersa ‘njerezit’ vdesin per buke, humanisti xha xha (apo nje tjeter) e ka mendjen tek lugati; dhe ta mbaroja me disa pikecuditese: e ka mendjen tek lugati !!!!

    ””Në vendet e qytetëruara, familjeve disfunksionale, shkatërraqe dhe të degraduara deri edhe fëmijët ua heqin, për t’i rritur tjetërkund.””

    Po, dhe i cojne ne jetimore , nga ku shumica dalin kriminele apo me probleme jo te vogla psikike. Shkojne te vene syze dhe nxjerrin syte.

    ””Ndoshta ligji ndërkombëtar duhej të parashikonte edhe heqjen e territoreve një shteti, kur ky nuk është në gjendje të kujdeset për to.””

    Ashtu si bene ta zeme amerikanet me indianet ose europianet me Afriken.
    Ka pase qene nje parim i ngjashem me pare, mbi te cilin bazohej imperializmi. Paraqitej si shprehje humanizmi, sa u duan te miren njerezit e mire te bardhe, te civilizuar njerezve me ngjyre, te pacivilizuar qe s’dinin te shfrytezonin racionalisht tokat e as te merreshin vesh me njeri-tjetrin.

    Ndersa une do thosha, po sikur secili ta beje brenda uturakut te vet a nuk do ishte bota me e lumtur ?
    Sikur shqiptaret te shikojne punet e veta, amerikanet te vetat, zulute te vetat e me radhe a nuk ishte bota me pak konfliktuale e pa bomba atomike apo bakteriologjike ne qarkullim ?

    A nuk jam edhe une humanist ?
    Besoj se po, vetem se humanizmi im lidhet me secilin qe shikon punet e veta, ndersa humanizmi perendimor lidhet me te parit e puneve te te tjereve. Si mund te mos bjere ne pozita imperialiste ?
    Keshtu eshte ndertuar bota. Po e vertete, prandaj bota eshte kaq e mire, per ate qe ua mbledh te tjereve.

    Ne kete kendveshtrim me duket se te mos pranosh te ta mbledhin eshte e logjikshme.
    Arsyeja pse, ta zeme eshte mire qe Greqia te mos na e mbledhe.

    Por, Dunica eshte aty dhe problemi i fshatit eshte aty.
    Kur nje familje ka probleme a nuk eshte mire qe zgjidhjen t’ja lere ne dore fqinjit te kenduar apo kryeplakut qe merr vesh nga jeta ? Keshtu shpeton nga kokecarjet. Me mire kryeplakut te plakur se fqinji nuk dihet mire deri ku deperton; thuhet.

    Fshati shqiptar ka 2 probleme kryesore.

    1- jeton me c’prodhon dhe ska asnje mbrojtje perballe tregut te lire, dmth eshte i lene ne meshire te fatit.

    2- infrastruktura kur ke burime te kufizuara, duhet krijuar e permiresuar ne radhe te pare aty ku ka me shume njerez e pastaj aty ku ka me pak, dmth fillimisht ne qytete e pastaj ne fshatra.

    Problemi i pare lidhet me Tregtine e lire, i dyti me korrupsionin galopant te ‘qytetareve’, te cilet i kane gjerat ne dore (sepse duhet ti kene, eshte e natyrshme ti kene).

    ””Kur do të vijë dita, tha, që Tirana patriotike të fillojë t’i luftojë e t’i fitojë luftërat me vetveten?””

    Nuk e njoh Tiranen patriotike, Tirana eshte internacionaliste e thekur.

  5. Unë nuk e kuptoj dot si dikush që e quan veten patriot, merakoset më tepër për të ruajtur territorin e vendit të vet nga të huajt, sesa për ta kultivuar këtë territor dhe njerëzit që jetojnë atje – bashkatdhetarët e tij.

    Edhe historia e Selam Musait, të cilën Maksi dhe unë e kemi mësuar në shkollë, i ka mbijetuar harresës me qëllim që Maksi dhe unë dhe të tjerët ta trajtojmë jo vetëm Vlorën gjeografike si pjesë të territorit kombëtar, por edhe vlonjatët si pjesë e familjes simbolike të kombit.

    Unë gjithashtu nuk e besoj se burimi i të këqijave për shqiptarët e sotëm janë të huajt; dhe se vigjilenca ndaj të huajve është kriteri kryesor që e dallon patriotin e vërtetë nga apatiku ose i shituri. Me aq sa kam parë dhe kam deduktuar, burimi i drejtpërdrejtë i të këqijave sociale sot në Shqipëri janë shqiptarët që po ua rrjepin lëkurën shqiptarëve.

    Dëgjon të thuhet: kufiri është i shenjtë. OK, shenjtërojeni kufirin dhe faljuni sa të doni; por më i shenjtë se kufiri është njeriu. Ç’dreq patriotë janë këta që adhurojnë gjëra simbolike, si hartat ose flamujt, ndërsa nuk u bëhet vonë për jetën e njerëzve? Ç’kuptim ka busti i Selam Musait, kur nipi i Selam Musait nuk ka bukë t’u japë fëmijëve të vet?

    Tani, ti pëshpëritës më kërkon të pranoj që “ia kam futur kot”. Po për çfarë pikërisht?

    1. Per faktin se i je qepur nga pas kolonelit, here here deri ne sarkazem, kur fakti tregon se gjykata kushtetuese i dha te drejte. Ku do te dalesh xhanem, c’ke kundra tij ta marrim vesh ? Nje profesionist, qe ngriti zerin dhe sqaroi se marreveshja detare kishte mangesi. Se c’ben ai me GSH apo GSH me te jane histori te tjera. Si e thote edhe ajo reklama e Financial Times, jetojme ne kohera ku heronjte behen dhe shiten ( megjithese nuk do arrija sa ta quaja hero kolonelin ).
      Per faktin se lidhesh pas kesaj ceshtjeje per te dale tek Dunica apo Shushica, apo Selami. E dime mjaft mire se ne c’gjendje jemi, jo ne Dunice, por edhe 2 km prej Tirane. Mirepo c’do te thote kjo, t’ja japim grekut ? C’ti japim, 60 e kusur perqind te Shqiperise ?
      Sikur te kishte dale e gjitha nje profke e madhe ( sikurse pritej ), do isha i pari qe do i bashkohesha mendimit tend, por per fatin tone te “keq”, pas njemije e nje budallalliqeve, GSH kesaj rradhe i ra ne koke.
      Perse mjerimi i nje pjese te mire te shqiptareve duhet lidhur pikerisht pas kesaj ceshtjeje ? Eshte tjeter gje ta trajtosh keq mallin tend, dhe nje gje komplet tjeter te ta vjedhin, ose ne kete rast, t’ja falesh tjetrit pa miratimin e sovranit.

      Njeriu ?? Dakort mo, flasim dhe per njeriun. Po pse ketu se marr vesh.

      1. Ne nuk biem dakord këtu. Kemi pikëpamje të ndryshme. Në një botë ideale, duhet të jetonim në antipodet – mirëpo nuk jetojmë në botë ideale, prandaj duhet ta pranojmë njëri-tjetrin pa qenë nevoja t’i themi “ia ke futur kot”.

        Unë besoj se çështja e kufirit detar me Greqinë është fryrë deri në grotesk, për t’u përdorur politikisht kundër qeverisë Berisha. Përndryshe, atë preokupim që kanë treguar njerëzit për detin e falur, bënin mirë ta kishin treguar edhe për çështje sociale, në ato pjesë të territorit të Republikës që nuk na i zë kush me dorë edhe sikur t’ua falim.

        Përndryshe i besoj Gjykatës Kushtetuese dhe vendimit të saj, sepse vetë nuk jam në gjendje ta ndjek argumentin, as ia kam shumë oreksin. Shteti ka ekspertë për këtë punë, që edhe vendosin; kur gabojnë një palë, del një palë tjetër dhe i korrigjon.

        1. “Unë besoj se çështja e kufirit detar me Greqinë është fryrë deri në grotesk, për t’u përdorur politikisht kundër qeverisë Berisha.”

          Une mund te besoj te njejten gje, por kjo nuk me con ne perfundimin se makinen time te ciles ja kam thyer stopat dhe kam tre jave pa e lare, duhet te ta jap ty.

          “Përndryshe, atë preokupim që kanë treguar njerëzit për detin e falur, bënin mirë ta kishin treguar edhe për çështje sociale, në ato pjesë të territorit të Republikës që nuk na i zë kush me dorë edhe sikur t’ua falim. ”

          Jam shume dakort. Kjo nuk do te thote qe mos te preokupohen per detin e falur apo jo ? S’besoj se ke ndonje gje kundra ketu.

          1. Jo, absolutisht. Në vetvete, preokupimi për detin “e falur” është legjitim. I parë në kontekst, përkundrazi, më bën të dyshoj, madje të dyshoj shumë. Një politikan të cilit i dhimbset atdheu, lufton më parë për tokën pastaj për detin; më parë për njerëzit, pastaj për hartat. Kështu e shoh unë këtë punë. Nuk e kam drejtpërdrejt me kolonelin, as me çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë; e kam me demagogët dhe të gjithë ata që tundin flamurin, ose patriotët profesionistë.

      2. Gjykata kushtetuese nuk u muar fare me metrat katror qe fitonim apo humbnim. Ajo thjesht gjeti gabime proceduriale. GazetaShqiptare fryu nje problem qe nuk egzistonte, per arsyen e thejshte se nuk ka egzistuar nje linje e meparshme kufitare per ate territor detar qe diskutohej. Mund te kalonte aty ku u tha apo aty ku mendonte koloneli ne pension, ky eshte tjeter muhabet. Problemi eshte se edhe sot e kesaj dite nuk ka mendim te qarte prej askujt.

  6. Xhaxha, kam qene nen te njejten helmatisje dje qe lexova reportazhin per Dunicen.
    Kam qene edhe ne Shen Naum, dhe psheretiva si e kemi humbur kete perle. Kur iu afrova pikes kufitare qe ndante Shqiperine dhe Maqedonine per te shkuar nga Shen Naumi ne Pogradec, thashe me vete “shyqyr qe e kemi humbur”. Qe nga gjendja katastrofike e pikes kufitare, tek plehrat e hedhura, e lopet qe laheshin ne liqen. Me tutje pastrohet ca, por kontrasti te kufiri eshte ne kuptimin e plote te fjales “bardhe e zi.”

    Ne Dunice nuk kam qene por udhetova ne ate zone, e magjepsur me natyren. Dje tek lexoja reportazhin, ndjeva njefare neverie tek me kujtohej qe shkrepja aparatin fotografik per te ruajtur copeza nga ajo natyre e bukur, si e huaj ne vendin tim, pa ditur c’jete jetohet, e c’mjerim luftohet prapa perdes.

    Sidoqofte, edhe pse e kuptoj frustracionin tend, timin e shume te tjereve, nuk me duket e drejte te minimizohet vendimi i Gjykates Kushtetuese per paktin me Greqine. Apo dhe t’i jepet nje ton humbes. Pa u zgjatur ne detaje qe ju ndoshta i dini, nuk kemi te bejme thjesht me nje pellembe det.

    Qe vendimi i GJK do perdoret per ushqim per turmen, shfokusim, dhe kerkesa per lincim nen parrulla te ndryshme qofte “patriotike” apo “politike” kjo s’do mend, fatkeqesisht. Megjithate Gjykata ne kete rast kreu detyren e vet.

    Per te perfunduar me sygjerimet e tjera te artikullit, pesimizmi eshte i vetekuptueshem, duke pasur parasysh klasen politike nga njera ane, dhe realitetin e Dunices apo dhe zonave te tjera rurale. Por, nuk sherohen plaget duke prere gjymtyret. Se si duhet bere, mund te diskutohet gjere e gjate.

  7. Dieta mediatike e lexuesit të shtypit shqiptar shkon nga supersufiçenca hormonale e reportazheve të E. Ypit, tek insufiçenca elementare e këtij të M. Shoshori-Stafës. Të dyja të dëmshme për trurin. E pa një tru të shëndetshëm nuk ka gjykim të shëndetshëm.
    Por si të parit edhe të dytës nuk i intereson fare, pyetja “Si?” – mbi kollonë të së cilës ata nuk ngrenë asnjë nga qoshet e reportazhit, përpos ndonjë rrënje pjergulle sa për hije kur pijnë limonadën.
    Psh., si ndodh që fshati shqiptar i periferisë është në këtë gjendje? Për të ngritur pjergullën e u halladitur nën hije mjafton të thuash se [elitat] e kanë harruar. Por të duash të ngresh të vërtetën, do të të duhet të nisesh që nga themelimet e këtyre fshatrave majë skërkave, ku ha pula gurë, mbase që më pushtimin osman; do të të duhet të numërosh një për një shpërnguljet prej tokave të bejlerëve lart e më lart; do të të duhet të futësh progresionin gjeometrik sipas të cilit u rrit popullsia e vendit në 50 vitët e fundit të shekullit që shkoi; do të të duhet të nxjerrësh nga arkivi i KQ të PPSH politikën, më saktë politikat ekonomike, strategjinë enveriste për të populluar çdo cep të Atdheut-kala të pamposhtur, për të ndërtuar rrugë të shtrembra sepse në rrugët e drejta uleshin aeroplanët e armiqve. E sikur të mos mjaftojnë këto, këto zona rurale, ku çdokujt i shkon nëpër mend se janë të populluara nga fermerë, janë të populluara nga punëtorë a familje puntorësh sharrash, minierash, grumbullimi, kufijsh, të cilat kanë humbur e zor se fitojnë, jo dashuri për tokën që e kanë të pakët, por dije për të fituar mbi natyrën që i rrethon të cilës i vinin sharrën, dinamitin, e shkulnin, e rrethonin me tel me gjëmba.
    Pa arritur në raporte të drejta të popullsisë me resourcet zgjidhje sufiçente mund të jetë vetëm zgjidhja me spam, që politika e ofron nëpër fushata e medie. Zgjidhja efiçente, për fat (të keq) të së cilës banorët e kësaj periferie janë pjesë, ashtu si të tjerë në raste të ngjashme, kërkon programe politike për tu shpjeguar, por krejt ndryshe nga arbitrariteti i së djeshmes ngrihet mbi iniciativën e lirë, (për të djathtën) mbështetur nga shteti social (që dhe e majta të ketë fjalën e saj).
    Gjetja e varfërisë për të sfumuar patriotizmin e Tiranës mbi sovranitetin e vendit, si mjet rrethanor, e ka të pamundur të arrijë efekt, në mos vepron në të kundërt.

    p.s. kur Tirane te pranoje se edhe humb

    1. Janë të drejta këto që thua CD; por unë do të doja t’i shihja të debatuara në faqe të parë të gazetës, të paktën krahas çështjes shumë më abstrakte të marrëveshjes detare. Të dyja kanë të bëjnë me administrimin e territorit nga ana e shtetit, por njëra trajtohet si e nënës, tjetra si e njerkës. Për fat të keq, e majta që duhej t’u dilte zot këtyre qyqarëve në majë të malit, e ka mendjen te kufijtë dhe hartat, për shkak kryesisht të perversitetit të politikës së sotme në Tiranë; ndërsa e djathta, që duhej t’u dilte edhe ajo zot fshatarëve dhe provincës, përsëri e ka mendjen te kufijtë dhe hartat, sepse politika populiste, në Tiranë, çuditërisht konsumohet e tëra në nivel simbolik.

      Tani, arsyetimi yt duket sikur shpie në përfundimin se në Dunicë, për arsye gjeografike dhe të infrastrukturës që mungon, nuk mund të jetohet më, prandaj njerëzit që deri dje mbaheshin aty artificialisht, ose në burg demografik, duhet të zhvendosen gjetiu. Unë kam të drejtë të supozoj, me aq sa di, se ata që nuk janë zhvendosur, kanë ndenjur aty edhe për shkak të lidhjes që kanë me truallin, ose me pronën – le ta quajmë si të duam. Por është pikërisht kjo lidhje që do ta përkufizonte patriotizmin, në thelb; prandaj nuk mund t’i dënojmë këta njerëz vetëm ngaqë janë patriotë, ose të lidhur me truallin e tyre; dhe t’i detyrojmë të largohen, në një kohë që kartën patriotike e luajnë të gjitha forcat politike në Tiranë – qeveria e Berishës, veçanërisht me rrugën Durrës-Morinë; e majta me çështjen e marrëveshjes detare me Greqinë. E para i fitoi zgjedhjet edhe me një vepër infrastrukturore të diskutueshme (thonë se rruga e Arbrit do të kish qenë me leverdi ekonomike shumë më të madhe); e dyta kërkon të vijë në pushtet duke mbrojtur detin nga Greqia – pikërisht detin e një shteti sovran që, me sa kam parë, pothuajse nuk ka më flotë ushtarako-detare, meqë ajo që kishte dikur, tani i është krimbur. Ndërkohë, qyqarëve të Dunicës u thuhet që të ikin që andej, sepse shteti nuk ndërton dot as rrugë as ura, për kalamajtë që tani për tani duan pesë orë rrugë të venë e të vinë nga shkolla e mesme në Trebinjë. Jo vetëm u thuhet të ikin, por edhe u lehtësohet mundësia për t’ia mbathur nga atdheu, duke i dhënë përparësi totale çështjes së vizave. Gjërat janë gjithnjë të lidhura.

      Jam dakord përsëri, CD, që shpërndarja demografike e trashëguar nga totalitarizmi është anormale, ndonjëherë absurde; dhe se rritja e popullsisë i ka futur strukturat ekzistuese në krizë – qytetin dhe fshatin, qendrën dhe periferitë. Infrastrukturat mungojnë pothuajse kudo: rrugët, urat, hekurudha, ujësjellësi, linjat telefonike, shkollat, spitalet. Shteti shqiptar nuk arrin dot të kujdeset për territorin e vet – dhe nuk ka patriotizëm që ta fshehë këtë; sikurse shpjegimi i dukurisë me argumente historike nuk mjafton për t’i dhënë zgjidhje.

      1. Më gjej një gazetë – tha – dhe…
        Nuk ka detyrim, nuk detyron kush dhe nuk detyrohen; po ti hysh familjeve ne trung – babai tre djem, tre djemte nga dy djema, toka po ajo, dikush sakrifikon, vetësakrifikohet. Ai që rri apo ai qe shkon?
        Dukurinë e kam njohur që i vogël, ndërsa kur student i hipja trenin në Gur të Kuq drejt Tiranës kam parë sa e sa djem të rinj që shkonin të gjenin nuse ultërsirës.
        Ai që në këtë blog është quajtur filozofi ynë, në kërkim të një qendre të re, kishte bërë një reportazh rrotull Tiranës; çuditej me të folurën e banorëve të vegjël.
        Për veten time, pra për tu ndjerë i sigurt para se të shkruaja pro rrugës Durrës-Morinë, i kam parë me syrin e ekonomistit dhe mundësitë e tjera; nuk më kanë dalë më premtuese.

  8. Teksa territori i Shqipërisë rrëgjohet dita-ditës, duke shkarë në nivele afrikane të mjerimit, elitat në Tiranë përleshen me “grekun”, për një pëllëmbë të hapësirës detare.

    Eshte parim i vjeter biblik qe thote “njeriu nuk mbahet vetem me buke”. Duhet edhe ca buje:) It was a good fight

  9. Bashkimi i ceshtjeve dhe argumenti qe pason, xha xhai, eshte mjerimisht krejt pa lidhje. Besoj Hyllin e ka sqaruar mire. Mund ti kishe trajtuar te dyja keto ceshtje vec e vec ne artikull, ose 100 te tjera dhe nuk do tingellonin absurde po te mos ishe perpjekur te beje nje lidhje mes tyre.

    Eshte si te thuash “Turp te kete filani qe ankohet se komshiu po i vjedh token nderkohe qe ky rreh te shoqen”. Komplet pa lidhje. 🙂

    _________

    Ajo qe me beri pershtypje mua per ate reportazhin e Dunices eshte qe, ne fillim kur lexoja reportazhe te tilla thoja “bravo”, se pari ngaqe reportazhet dhe gazetaria e tille eshte e paktet tek ne, dhe se dyti qe keto zona te humbura thoja, te pakten dikush i kujton, dikush nxjerr ne drite problemet e tyre te cilat i injorojne politikanet dhe qeverite lokale e qendrore.

    Por, pasi kam lexuar disa te tilla (per Vermoshin, per nje fshat ne kufi me Greqine ne jug, etj) ajo qe me beri pershtypje dje tek lexoja kete te Dunices eshte qe, keto media s’e kane vrare fare mendjen te bejne ndonje reportazh apo mbulim te zgjeruar mediatik per fshataresine ne pergjithesi p.sh., po kapen cimka egzotike, me gjasa dhe per presion politik, si puna e atij fshatit pa shkolle gjate fushates. Pasi thelbi i problemeve te Dunices apo kujtdo fshati tjeter nuk eshte i ndryshem nga fshatrat me pak ‘egzotike’, apo ato ne periferi te qyteteve te medhaja.

    Apo dhe per probleme te qyteteve te tjera. Apo dhe te vete tiranesve xhanem. Lexon me shumice cerek-artikuj per inflacion e rritje cmimesh, apo pensionesh, po s’di te kem lexuar ndonje reportazh te detajuar qe te pasyqroje jeten e nje tiranasi tipik p.sh. duke evidentuar aspekte qe jane te ngjashme tek shumica, sic bejne reportazhet ketej, e jo e jo per qytetet e tjera.

    Nderkohe ka 7-8 muaj ka me dhjetra artikuj e opinione ne shtyp per kutite, sheshin tani se fundmi, e cdo gje tjeter qe eshte “ceshtje e dites”.

    P.S. Por ama, kjo s’do te thote qe meqe mediat s’e kane bere funksionin e tyre ne kete aspekt, s’kane te drejte te mbulojne ceshtjet nderkombetare, apo ceshtjet e tjera.

    Kritika kryesore qe kam une ne mbulimin e kesaj gjyrylldise se detit nga mediat eshte qe, pasi lexoje shume artikuj, akoma s’merrje vesh ca po ndodhte. Por kjo eshte tipike per cdo situate pak a shume qe mbulojne mediat tona, me perjashtim te lajmeve “u vra filani” apo “neser temperatura do jete 27 grade”. Sidomos kete punen e temperatures e kane problem se s’e politizojne dot akoma, si p.sh. politizojne rreshjet e shiut.

    1. Xhibi, shprehja e saktë duhej të ishte: mendja ime (d.m.th. jotja) nuk e kap dot lidhjen.

  10. Unë jo vetëm jam dakord me Xha Xhain, por herë herë mendja më shkon edhe për më keq. Mos vallë betejat simbolike (data e çlirimit, rrethrrotullimi, sheshi, kufiri, etj.) kërkojnë të fshehin – ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme – falimentimin në thelb të politikës për t’i interpretuar, realizuar e orientuar kërkesat e qytetarëve të vet për një jete më të mirë? Dyshimi më bren prej kohësh…

    1. Besoj se ke te drejte,

      Nqs eshte keshtu kjo taktike shpejt do te kete pasoja negative per ata qe merren me politike atje (gjegjesisht do deportohen me kuc e me mac ne mos me keq). Testi i pare eshte heqja e vizave nga BE-u.

      Sapo pashe nje debat te gjate mbi realitetin ekonomik ne Top Channel. Nje nga protagonistet tha pa ja bere syri terr “realiteti ekonomik i Shqiperise nuk mbeshtet ne parametra objektive”, gje qe i le vend vetem parametrave simbolike. Ky njeri perfaqeson poziten ne parlament dhe eshte ekspert ekonomie. Kaq larg ka shkuar dehja e klases politike sa kujtojne qe mund ta leshojne te verten edhe ne TV pa u hyre gjemb ne kembe.

    2. Më shumë se falimentimi i politikës për të interpretuar kërkesat e qytetarëve, këtu kemi edhe falimentimin e interpretimeve të të gjithë atyre që kanë folur deri më sot (politikanë, analistë, opinionistë).
      “Liberalët” e superemancipuar shqiptarë, ishin ata që talleshin me “provincializmin e patriotizmit të (disa) shqiptarëve” dhe që tek “tregu i Lirë” shikonin të vetmen alternativë që do të nxirrte nga balta fshatin shqiptar.

      “Didi et impera” është mjaft e njohur.
      Kjo ndoshta nuk vlen apo është harruar sot, kur “analistët liberalë” nuk denjonin as të maskonin sadopak sarkazmën kur talleshin me “patriotët që qaheshin për një copë det ku ka vetëm dy peshq” (dhe lum si ata, që janë aq të çmitizuar nga paragjykimet)
      Por kjo vlen për entuziazmin e “liberalëve” tanë kur u shthur socializmi/kolektivizimi dhe nuk i ra ndërmend askujt prej tyre që të thoshte se, të veçuar dhe të ndarë, ato fshatra të harruara edhe nga Zoti, asnjë shtet liberal nuk do të kujtohej për ata të mjerë … sepse në “ekonominë e tregut” ata nuk do paraqisnin ndonjë interes domethënës.

      Do e qajnë Enverin edhe tironcat kur, pas harrimit të atyre fshatrave, do të shikojnë se edhe vetë ata janë bërë peng i përndjekjes (me duartrokitje) të llafeve të bukura, duke ngelur gjithnjë e më të vetmuar në mjerimin e tyre.

  11. Le të konsiderojmë këto tri elemente: shteti, sovraniteti dhe territori, të lidhura në triadën: shteti ushtron sovranitetin e vet mbi një territor të caktuar.

    Le të konsiderojmë edhe si u përfytyrua kjo triadë në çështjen e kufijve nga njëra anë dhe në çështjen e varfërisë brenda kufijve nga ana tjetër.
    Ka apo nuk ka një asimetri këtu?

    Të gjithë ata që i hakërrohen qeverisë Berisha se lejoi “faljen” e detit, duhej t’i hakërroheshin edhe shumë më tepër, për mënyrën si po e trajton territorin e vet gjetiu.

    Territori nuk bëhet i tillë vetëm kur kërcënohet nga një entitet tjetër sovran. Territori meriton vëmendje të përkushtuar edhe kur nuk lakmohet nga ndonjë entitet tjetër sovran.

    Unë gati-gati do ta kisha përsëritur këtë shqetësim për Kosovën, sikur të mos e dija se aty sovraniteti sabotohet nga faktori ndërkombëtar.

    Përndryshe, në rrethanat e sotme, unë prej shtetit pres më tepër vëmendje për territorin konkret, duke përfshirë edhe njerëzit që jetojnë aty, sesa për ritualet abstrakte që përmendi Pishaku.

    Për më tepër, ka edhe një kontradiktë të madhe midis përpjekjes sonë për t’u integruar në një organizatë si BE ku koncepti i kufirit shtetëror ka ruajtur kryesisht kuptim muzeal; dhe përpjekjes sonë për të kremtuar shenjtërinë e kufijve shtetërorë edhe në çështje me natyrë teknike-juridike.

    Në rrethanat kur çdo forcë politike në Tiranë shprehet nxehtësisht në favor të integrimit, do të prisja që, koncepti i territorit të mos thjeshtohej deri në identifikimin e territorit me kufijtë përkatës.

    1. Në rrethanat kur çdo forcë politike në Tiranë shprehet nxehtësisht në favor të integrimit, do të prisja që, koncepti i territorit të mos thjeshtohej deri në identifikimin e territorit me kufijtë përkatës.

      Ashtu eshte ne fakt, se vendet e Evropes qe jane integruar tashme nuk eshte se kane territore te indentifikuar me kufij perkates. C’beri ca me ketej e ca me andej.

      Me duket po germon akoma me shume gropen e allogjikes xha xhai. Po ke te drejte, gjithmone duhet vene pas komenteve ajo shprehja sqaruese “sipas meje”, ose “sic e mendoj une”, packa se kujtova qe kjo ishte e nenkptuar. 🙂

      1. Po shprehu, o njeri. Argumentoje mendimin tënd. Arsyeto, para se të gjykosh. Gjykimi yt nuk i duhet kujt, argumentimi yt mund t’u duhet të gjithëve.

        1. Po argumenti im ishte i nderuar qe c’ka the ne ate qe citova ishte akoma me pa lidhje me artikullin, dmth qe s’kishte pike argumenti apo logjike, mua keshtu mu duk.

          Dmth meqe po kerkojme integrim, koncepti i territorit s’duhet lidhur me kufijte perkates? Po si, ti bejme kufijte fluide, dmth jep e merr territor si kompensim per integrim, apo ca?

          Nuk di si ta kuptoj kete. Mbase vertet eshte e thelle dhe mendja ime s’e kupton, s’di c’te them. Vertet.

          1. Xhibi, të thuash që s’ka pikë argumenti ose logjike në artikull nuk është argument, por gjykim vlerësues.

            Unë kam harxhuar gjysmën e komenteve të mia, për ta shpjeguar edhe një herë lidhjen. Jam i bindur se ti nuk dëshiron ta kuptosh se ç’them unë – alternativa është e pamendueshme.

            Kam thënë, deri sa jam bërë ndoshta i mërzitshëm, se pika që i lidh të dy çështjet është raporti i shtetit me territorin. Mbrojtja e integritetit të territorit (kufijtë etj.) nuk mund të ndahet nga kujdesi për territorin si vend ku jeton popullsia e shtetit. Janë dy anë të të njëjtit sovranitet.

            Tani ky i mësipërmi është argument; që provon, të paktën, se unë e marr seriozisht këtë temë. Nëse ti vjen dhe vëren se “kjo që thua ti është pa pikë lidhjeje”, unë nuk të marr dot seriozisht; sepse ti i ke dhënë vetes një rol qesharak – atë të gjykatësit.

            Shto këtu edhe se lexuesve të tjerë nuk besoj t’u interesojë shumë vlerësimi yt për temën; por siç të thashë do t’u interesonte ndoshta argumenti.

            Kjo është edhe çështje mirësjelljeje. Mendoje diskutimin si kuvend; nuk i thuhet tjetrit në kuvend “ia ke futë kot”, “kjo s’ka pikë lidhje” etj. Kështu flasin ushtarët në fjetore ose karrocierët e plehut; përndryshe, ti më fyen edhe mua, edhe muhabetin që po dua të bëj.

            1. Mendoje diskutimin si kuvend; nuk i thuhet tjetrit në kuvend “ia ke futë kot”, “kjo s’ka pikë lidhje” etj. Kështu flasin ushtarët në fjetore ose karrocierët e plehut

              Te paska zene entropia e Peshkut Pa Uje Xhaxha. Mire e ka thene Jezui “nuk ben ti hedhesh perla derrave”. More hummus less Hamas (ketu te pakten)

            2. Xha xhai, me fal per mosmirsjelljen time?

              Une vertet qe s’e shikoj lidhjen, pra s’e shikoj llogjiken/argumentit e te thenit qe, meqe shteti/qeveria shqiptare nuk kujdeset si duhet per territorin e vet, s’duhet te kujdeset as per kufijte, apo qe meqe po integrohemi ne Evrope s’duhet te jemi kaq te fiksuar pas kufijve fikse.

              Vertet, per koken time qe s’shikoj pike llogjike e argumenti ketu, me duket nje nga gjerat me absurde qe dhe nje femije i klasit te peste them se e ve ne dukje absurditetin e kesaj shkak-pasoje te paqene ketu, tip meqe ke lene pa fshire dhomen e gjumit s’ke pse ankohesh kur te vjedh komshiu kompjuterin.

              Kete thashe me lart, s’shikoj lidhje te tille thashe, dhe e kalova qe ne komentin e pare me dicka tjeter, pikerisht per te shkruar dicka me shume pertej asaj qe mu duk kaq absurde, sa thashe mos e keni shkruar si shaka. Pra shkrova dicka tjeter (per mbulimin e mediave me keto raste) per te anashkaluar kete dhe per te mos ju krijuar ndonje ide qe kam qellim tju gjykoj apo ofendoj.

              Tani kur tjetrit i thua “1 + 1 bejne 2, keshtu qe shoferi i mikrobuzit vuan nga diabeti” dhe tjetri te thote s’e kuptoj sinqerisht, me duket absurde kjo llogjike, s’do te thote qe po te ofendon apo po sillet si ushtaret apo kapteret apo ku di une. Ca argumenti mund te japesh perballe nje dickaje ne te cilen s’shikon argument? Jo cdo absurditet kundershtohet duke dhene nje argument.

              Mbase s’duhet te kisha komentuar fare ne kete teme, keshtu dhe s’kisha shkelur kutet e debatit.

              Ose mbase duhet te komentoj vetem ne artikujt tuaj me te cilet jam te pakten mbi 50% dakort.

              Ndjese gjithsesi, mgjths s’jam i sigurt per ca, po fundja s’ben dem.

            3. Xhibi,
              ka një lidhje midis problemeve që krahason xhaxhai, e cila buron nga natyra e përbashkët e sendeve (territori i humbur) dhe subjekteve prej të cilëve pritet që të reagohet, që janë qytetarët e ndërgjegjshëm për humbjen e substancës gjeopolitike dhe gjeofizike shqiptare, harmonia e të cilave prodhon territorin e Republikës. Në rastin e parë rrezikohet që ky (territori) t’i jepet pakujdesisht (në rastin më të mirë kjo) fqinjëve, në rastin tjetër rrezikohet të shkojë për një kohë shumë të gjatë dëm (edhe kjo në rastin më të mirë) për shkak të keqpërdorimit të tij falë neglizhencës së autoriteteve shqiptare për të ushtruar kontrollin e duhur; ose më saktë të ekzekutivit shqiptar për të ushtruar në emër të rendit kushtetues të Republikës sovranitetin e duhur për ruajtjen e tërësisë së tij, si atë fizike, pra në kuptimin gjeopolitik të fjalës, ashtu edhe atë dhe cilësore, pra në kuptimin direkt ekologjik të fjalës.

              Ka dy mënyra për ta bërë territorin e Republikës të pabanueshëm për shtetasit e saj. Njëra prej tyre është ta tjetërsosh atë, tua falësh marsinëve bie fjala. Mënyra tjetër është që – për të përdorur këtu një shprehje të lashtë ilire – ta bësh Gërdec, ta zhveshësh nga cilësitë e nevojshme ekologjike, që mundësojnë ekzistencën biologjike të species tonë.

              Në këtë kuptim xhaxhai ka të drejtë kur i krahason këto dy zhvillime, se në fund të fundit bëhet fjalë për të njëjtën substancë, pra për tokën e lashtë të ilirëve, të larë me gjakun e arbërve fisnikë dhe të pshurrur nga shqiptarët majmunë.

              E qartë kjo?

              Unë personalisht kam në familjen time njerëz, të cilët kanë një pozitë relativisht normale në Shqipëri, me të ardhura të mjaftueshme, që janë qytetarë den-baba-den, me të ardhura të ndershme mbimesatare (dhe vetëm me këto), me profesione “qe hanë bukë kudo”, të cilët për shkak të katrahurës urbane në Shqipëri, ndotjes së mjedisit, kaosit social dhe pisllëkut moral – dhe vetëm për këto arsye, janë në prag të braktisjes së atij vendi.

              Pas lehtësimit të regjimit të vizave nga Shqipëria nuk do të ikin më ndoshta muratorë por doktorë; dhe këta jo edhe aq se i falëm Greqisë një copë det, por sepse në Tiranë pluhuri po ju shkatërron mushkëritë dhe mukozat e hundës dhe të syve, se zhurma e matrapikëve po i bën me tinitus dhe se katundaria (jo vetëm ne kuptimin e drejtpërdrejtë demografik por edhe në atë demokratik të fjalës) thjeshtë po i mbyt.

              Katastrofa ekologjike e Shqipërisë është në fakt tradhtia e atdheut, ose një formë e saj, për të cilin tërheq vëmendjen autori. E ndjek dot ti autorin në linjën e tij apo jo? Deri tani ke treguar se jo. Bie ca shembuj për komshinj, të cilëve ju vidhen pajisje shtëpiake banale dhe të tjerë njerëz të klasës së pestë, që fshijnë apo jo dhomën e tyre, por nuk duken si shembuj të menduar mirë për të thënë dot ndonjë gjë. Madje nuk më duken si shembuj për asgjë, më përjashtim të faktit, se duhet t’i kundërvihesh patjetër autorit.

              Po a ja vlen kjo?

              A nuk është kapërcyer në këtë bllog prej kohësh ajo gjendje, kur për hir të një pasioni jo gjithnjë aq të kuptueshëm me një këmbëngulje prej mushke duhej thënë gjithnjë dhe menjëherë diçka kundër autorit?

              Po për hatër të Zotit!

            4. Komenti i Piftos më bëri të mendoj edhe për absurditetin në konceptin e një shteti që lufton dhëmb për dhëmb edhe për centimetër katror të territorit të vet gjeografik, por nuk pyet fare që, për shkak të keqadministrimit që i bën këtij territori – në kuptimin ekonomik, infrastrukturor, urbanistik, ekologjik – i bën me qindra mijëra qytetarë të mendojnë për të ikur që andej; ose më mirë për të dalë që andej.

              Shteti vërtet kujdeset për integritetin territorial në kuptimin gjeografik, por kujdeset vetëm e vetëm ngaqë brenda këtij territori jetojnë qytetarët, ose subjektet e sovranitetit. Nga kjo pikëpamje, ta shndërrosh këtë funksion kufiruajtës të shtetit në diçka në thelb kartografike, do të thotë – për mendimin tim – të biesh pre e një lloj fetishizimi të gjeografisë, në dëm të gjithçkaje tjetër, që ka të bëjë me territorin si locus të popullatës, ose të subjektit të sovranitetit.

              Ne alarmohemi që humbim kilometra katrorë det nga një marrëveshje detare, madje i japim kësaj çështjeje përparësi në faqet e para të gazetës me muaj; në një kohë që e marrim si të mirëqenë, ose të paktën si Act of God, hemorragjinë njerëzore që i ka ndodhur territorit të Shqipërisë, jo si figurë simbolike në hartë, por si hapësirë ku zhvillohet dhe realizohet qytetari shqiptar, subjekt jo vetëm i sovranitetit shtetëror, por edhe i qytetarisë shqiptare si të tillë.

              Këtu nuk e kam fjalën për atë zhvendosje të popullsisë që ndodh pashmangshëm, për shkak të demografisë, burimeve të kufizuara, etj.; as për faktin që shumë njerëz që ikin janë të bindur se e kanë marrë këtë vendim duke ushtruar të drejtën e tyre për të ikur ose për të ndërruar vend, që u njihet (madje garantohet) me ligj; por e kam fjalën për ikjen e të gjitha atyre burimeve njerëzore të cilat nuk zëvendësohen dot lehtë, sepse Shqipëria mezi i krijon – ose talentet në të gjitha fushat.

              Kështu vjen puna që shumë prej nesh do të rrëmbenin armët, po të na e merrte kush, bie fjala, Sazanin, që nuk është veçse një copë shkëmb i vdekur në mes të detit i lagur prej dekadash me urinë ushtarësh; por nuk shqetësohemi shumë, kur Shqipërisë i humbin inxhinierë, ekonomistë, juristë, artistë, mjeshtra ndërtues, madje edhe bujq të mirë dhe njerëz që dinë të rritin dhinë – ndryshe nga unë që nuk e kam idenë. Ideja është se këto burime njerëzore zëvendësohen lehtë, ndërsa gjeografia jo.

              Ka diçka feudale në këtë koncept; diçka që ka të bëjë me sinorin, ose ndarjen si projeksion të kufijve të subjektit në gjeografi, ose në hapësirë; e cila përligjet nga pikëpamja historike, por që stonon, sapo simbolizohet dhe bëhet pjesë e ideologjisë dhe retorikës patriotike, aq më keq kombëtariste. Unë personalisht do të kisha preferuar që Shqipëria të humbte Sazanin (bie fjala), por të ruante të gjitha ato burime njerëzore dhe talente që i kanë ikur gjatë këtyre njëzet vjetëve, për shkak se shteti shqiptar ua ka bërë të pamundur të jetojnë në atdheun e tyre; ose e ka bërë Shqipërinë, për ta thënë me atë personazhin e Kadaresë, “për të plasur shqiptarët”.

              (Sazanin e solla si shembull kundërfaktual; mos të ma lexojë kush si dëshirë për të ndryshuar hartën.)

    2. “Për më tepër, ka edhe një kontradiktë të madhe midis përpjekjes sonë për t’u integruar në një organizatë si BE ku koncepti i kufirit shtetëror ka ruajtur kryesisht KUPTIM MUZEAL; dhe përpjekjes sonë për të kremtuar shenjtërinë e kufijve shtetërorë edhe në çështje me natyrë teknike-juridike.”

      Po o xha xha po, sikurse Franca me Gjermanine psh, dy flamurtaret e BE-se.

  12. Nuk mund ti themi kolonelit x pse bertet ti per ujin kur toka po digjet pasi ai kolonel per ujin eshte specialist. Ne mbrojtje te asaj cope uji mund te kete punuar me vite. Dhe nese shkruan edhe nje liber per kete nuk e ka bere hic keq. Per token qe digjet duhet te therrasin njerez te tjere (koloneli y psh. qe mund te kete sherbyer atje per kaq e aq vjet apo punonjes sociale qe mund te japin statistika se si po daraviten mjeket nga ky apo ai fshat). Nuk besoj pra se duhet te merremi shume me kolonelin x apo y.

    I dyshuari numer dy, mediat e shkruara shqiptare, qe fokusojne vemendjen tek koloneli x apo y dhe riciklojne e amplifikojne historite e tyre sipas konjukturave politike te rastit besoj se jane pak me teper pergjegjese. Gjithsesi kesaj here mediat e bene detyren e tyre, informuan edhe per ujin dhe per token qe digjet. Ndonese po i lene njerezit qe lidhjen midis te dyjave ta bejne vete.

    Kjo na sjell tek i dyshuari i trete dhe per mua dhe fajtori kryesor. Nacionalistet. Le te mos futemi ne ceshtjen pse jane nacionalistet aq te paafte ne denoncimin e korrupsionit, teme kjo me shume potencial politik. Cfare te habit eshte se si ata e lene veten te instrumentalizohen aq lehte e te humbin kohe e kredi me ceshtje margjinale, te paafte per tu organizuar si parti ose dhe thjesht si fraksion formal apo informal brenda partive te medha. Se si tregojne vecse dobesine e tyre kur behen te gjalle vetem per ceshtje margjinale te “gllaberimit” te territorit nga sllavo-greko-turko-arabia. Se si nuk i shkulin veshet kryeministrit kur e bija (person me profil publik) shkon per syre e pagezime neper xhami e ndjekur natyrisht nga kamera mbase te porositura nga ajo vete, apo kur cdo vit shtohen kadetet e rinj te komunitetit mysliman/ortodoks te drenazhuar mire neper universitete jashtezakonisht perparimtare ne Arabi Saudite, Egjypt apo Athine. Se si nuk ju degjua zeri kur me urdher te ish ministrit te arsimit (Genc Pollo) u zhduk ashtu si padashje cdo reference e teorise se evolucionit nga librat shkollor. (Po e leme menjane njehere anen akademike dhe edukative te kesaj ceshtje). Ajo qe eshte per tu shqetesuar eshte qe njeri apo tjetri komunitet fetar eshte me i zoti per te ushtruar pushtet sesa nacionalistet mitike shqiptare. Pra se nacionalistet e sotem ndryshe nga baballaret e tyre shume me te mencur (rilindasit) nuk jane te afte as ta formulojne kredon e tyre kryesore, ate mbi fene e shqiptareve, e lere pastaj te merren me probleme me subtile ekonomike si rrenimi i fshatit.

    1. O Eni, për këtë punën e evolucionit dhe Pollos, a ka ndonjë provë konkrete, apo janë llafe poshtë e përpjetë? Pastaj, a është hequr referenca nga të gjithë tekstet e shkollave apo vetëm nga disa, apo vetëm nga një?

  13. ””Të gjithë ata që i hakërrohen qeverisë Berisha se lejoi “faljen” e detit, duhej t’i hakërroheshin edhe shumë më tepër, për mënyrën si po e trajton territorin e vet gjetiu.””

    Po kemi 20 vjet qe i hakerrehemi o xha xha, nuk ka njeri me te share ne Shqiperi sesa Berisha (kur ishte ne opozite shahej per ato qe beri e qe s’beri). Per cfare nuk eshte share, nje nga te fundmit gjera qe kish ngelur pa share ishte ‘patriotizmi’ i Berishes. Ja edhe patriotizmin ja shame. Tani Berisha eshte ne absolut njeriu me i share ne Shqiperi, pritet vetem te dale se ka goditur Lirine qe ti veme kapak njehere e pergjithmone sharjeve.

    Po pse perdite do ti hakerrehemi Berishes per varferine e vendit ? Po lodhet robi, e sheh qe harxhon frymen kot e dorezohet ne ate pike. 8 vjet iu hakerryem Tosit, sa harxhuam frymen kot.

    Kjo lidhja e varferise me cdo problem eshte taktike e vjeter retorike, qe se fundmi po e con ne art gazeta e saktivistes.

    Psh une mund te ankohem per parate qe shpenzohen per rrugen x, kur ne fshatin filifistun njerezit s’kane te hane.

    Po keto jane ankesa per te marre ndonje vote politike, propagande tipike populiste.

    Ai qe merret seriozisht me problemin s’ka kurrfare arsye pse ta lidhe krahasimisht me x,y,z dukuri.

    Nese dua e lidh me cdo dukuri, psh pse ata 100 mije u ngriten per votat, kur ne Macukull njerezit jetojne aq keq ?!!
    Pse nuk iu hakerryen kaq masivisht per gjendjen ekonomike ne fshatrat shqiptare te kufirit, po u moren me nje parim te demokracise. A hahet parimi ?

    Politika nuk eshte ekonomi, politika merret me cdo aspekt te jetes se bashkesise, sepse njeriu nuk rron vetem per te mbushur barkun apo te shtoje zerot ne llogarine bankare.

    Bravo i qofte kol Pashajt, bravo opinionit publik qe u tregua i pergjegjshem.
    Keshtu u zgjidhshin te gjitha problemet shqiptare, me njerez kembengules e te zote ne krye dhe me nje opinion publik qe tregon pergjegjesi.

    Ky eshte nje shembull per tu ndjekur edhe ne ceshtjet e mirefillta te politikes se brendshme.

    1. Hyllin, e shpjegova edhe një herë: fjalëkyçi këtu është territori; tema është marrëdhënia e shtetit me territorin, e cila shprehet së jashtmi, si ruajtje e integritetit të kufijve dhe së brendshmi, ose si kultivim i territorit duke i shërbyer popullatës që jeton aty.

      Ka një gabim në arsyetimin tënd; sepse varfëria mund të jetë e njëjtë për nga pasojat, por e ndryshme për nga shkaqet. Një parazit dhe një invalid mund të jenë të dy të varfër, por shteti invalidin e ndihmon, ndërsa parazitin jo – ose të paktën idealisht jo. Po ashtu, varfëria ta zëmë e periferive të Tiranës ka shkaqe të tjera nga varfëria e provincës.

      Të marrim rastin në fjalë – Mokrën; krahinë malore. Mokra vërtet ka burime natyrore të kufizuara, por varfëria e tanishme nuk lidhet vetëm me këto burime; por para së gjithash me mungesën e infrastrukturës. Shërbime të tilla si rrugët, urat, spitalet dhe shkollat janë elementare dhe i takon shtetit që t’i ofrojë; së paku derisa ta marrë veten krahina ekonomikisht.

      Këto çështje duhet të trajtohen me përparësi nga politika; në nivel qendror dhe lokal. Ti përmend edhe votën dhe ndoshta bën mirë – sepse edhe vota e ka një aspekt ngushtësisht territorial ose gjeografik; por unë s’e kam idenë se cilët janë deputetët e Mokrës dhe me çfarë po merren aktualisht në Tiranë; edhe pse nuk ma merr mendja se po lobojnë për spitale ose për ura për krahinën e tyre – por qofsha i gabuar, se po paragjykoj.

      Gjithsesi, argumenti im në krye nuk është i tipit: ç’merremi me kufijtë detarë, kur ka kaq shumë probleme të tjera të rëndësishme; kështu e sheh ti, sepse kështu të pëlqen ty ta shohësh, për ta kundërshtuar më lehtë. Mirëpo jo; dhe aspak. Argumenti im ka të bëjë me raportin e shtetit me territorin dhe nëse do të diskutosh me mua, nuk ke ku lëviz që këtej. Unë pyes: a është gjenuin ky shqetësim i patriotëve tanë profesionistë për kufirin detar? Dhe përgjigjem: jo, nuk është. Nuk është sepse po të shqetësoheshin këta kaq shumë për territorin, atëherë do t’i shihje në vijë të parë, për t’i kërkuar shtetit të bëjë detyrën e vet minimale si shtet, karshi territorit të vet (dhe qytetarëve që jetojnë aty); së brendshmi, jo së jashtmi; në mënyrë proaktive, jo pasive-agresive siç ka vepruar rregullisht deri më sot.

      Edhe një sqarim tjetër – kur them “patriotë profesionistë” dhe i qesëndis këta, nuk e kam fare fjalën për kolonelin; sepse këtij i heq kapelen për sensin e qytetarisë që ka treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

  14. ””Kjo na sjell tek i dyshuari i trete dhe per mua dhe fajtori kryesor. Nacionalistet. Le te mos futemi ne ceshtjen pse jane nacionalistet aq te paafte ne denoncimin e korrupsionit, teme kjo me shume potencial politik.””

    Kush jane keta nacionalistet (si figura publike), qe ti si internacionaliste i ve gishtin ?

    Cfare nenkupton ti me denoncimin e korrupsionit, denoncim publik apo denoncim ligjor ?

    ””Ajo qe eshte per tu shqetesuar eshte qe njeri apo tjetri komunitet fetar eshte me i zoti per te ushtruar pushtet sesa nacionalistet mitike shqiptare.””

    Mos u shqeteso , per ty si internacionaliste, kjo gje s’duhet te perbente shqetesim. Ty shqetesim duhet te sillte e kunderta, dmth qe nacionalizmi si dukuri politike te ndikonte me shume sesa feja.

    Ceshtja e strukturimit te nacionalizmit si rryme e jo si rreke mali qe shfaqet sa here bie shi ne shtratin e vjeter eshte mjaft e ngaterruar dhe e veshtire ne rrethanat e sotme.

    Qekur s’mbahet mend shqiptaret jetojne midis qenies shqiptare dhe mosqenies ose asgjese shqiptare.
    Ka pasur perhere shtypje e shtysa te jashtme e te brendshme qe i kane bere shqiptaret te lekunden mes qenies dhe mosqenies shqiptare.
    Ku ka fituar mosqenia ose asgjeja, shqiptari eshte asimiluar, ndersa rastet e jeteses se ndermjetme kane dhene shqiptaret e sotem. Ka pasur edhe raste kur ka fituar qenia dhe i kemi te shkruara ne histori.

    20 vjetet e fundit me shume se me pare, jane shtuar rastet e fitores se mosqenies shqiptare ose asgjese, por pergjithesisht shqiptaret jetojne ne gjendje te ndermjetme. Gjithsesi ashtu si me pare, ne histori e mite e rrefenja do futet paraqitja e qenies, jo e mosqenies apo e te ndermjetmes. Nuk ka kuptim te jete ndryshe. Mosqenia do futet perhere si ‘keq’.

    Emigracioni masiv, dihet nga pervojat e ngjashme qe do sjelle shtimin e asgjese, nje nga arsyet pse kurbeti perhere eshte lidhur me ngjarje te kobshme.
    Kurbetlli ne ndryshim nga emigrant, eshte koncept qe pershkruan nje ngjarje nje keqe.

    Mosqenia/asgjeja shqiptare si ‘mire’ eshte dukuri e re fringo dhe per mua paraqet pengesen kryesore ne strukturimin e nacionalizmit si rryme.
    Eshte shume me e lehte qe te strukturohet mosqenia si rryme, psh komunizmi saktivist sesa qenia.
    Kjo tregon qe kahu i levizjes vazhdon te jete nga qenia tek mosqenia. Kur kahu i levizjes te ndryshoje atehere edhe nacionalizmi do arrije te strukturohet si rryme.

    Problemi eshte se ligjet e levizjes se kahut, jane me se shumti te panjohura, por dihet psh se nje sulm ekonomik,kulturor apo politik i fqinjeve e ben kahun e levizjes nga mosqenia tek qenia.

    Gjithsesi, kjo eshte ceshtje e gjere qe s’mund te ftillohet ne ‘treg’.

  15. Për mendimin tim, çështja që trajtohet në këtë temë është komplekse, megjithë prespektivën interesante të diskutimit në të.

    Një e vërtetë, vështirë për tu refuzuar që të shihet, është mungesa e interesit për periferinë gjatë kësaj kohe tranzicioni. Ky munges interesi është pothuajse kriminal dhe tepër i rëndë që të mos merret parasysh. Disa prej diskutuesve mbajnë përsëri të njëjtën linjë me qeverinë e shtetin, dashur pa dashur duke e mbuluar kështu se çfarë ndodh. Mua edhe kjo më duket e habitshme…

    Në një diskutim si ky, është e tepërt të pretendosh që të ndërmerren akte, por shumë e rëndësishme që disa gjëra të thuhen. Kështu përpara se çdokush të veshë kostumin me kollare të patriotit, do duhet të pyesë veten dhe të mendojë se çfarë dëmi të pariparueshëm po i bëhet vendit nëpërmjet indiferencës pushtetare. Kur në të kundërt, do duhet të ishte përgjegjësia që duhet të vinte me pushtetin.

    Meqë më lart nuk u shmang krahasimi me periudhën komuniste, në të njëjtin kontekst unë do të shtoja diçka në mënyrën sesi e perceptonte hapësirën reale të vetën komunizmi dhe si e percepton koha e sotme. Nëse në të kaluarën, kishte patur zhvillim, ose po deshët quajeni interes dhe përçapje zhvillimi që i jepte rëndësi të veçantë periferisë, hapësira reale e mbuluar sot, është ajo e pellgut Tiranë – Durrës – Elbasan. Ironik është fakti se pikërisht në këto kufij ishin propozuar prej shteteve fqinje të vendosej shteti shqiptar. Realiteti mbizotërues i politikës dhe medias, është ai realitet me të cilin përfaqësohen një numër shumë më i vogël shtetasish sesa këta realisht janë. Madje modeli i ofruar, është ai i si duhet të ishin këta provincialë, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të mendojnë. Mua kjo më duket tepër shqetësuese. Politika kryesisht merret me çështje virtuale si ajo e liberalizimit të vizave, NATO-s, homoseksualëve dhe shumë të tjera, duke refuzuar realitetin e provincës që është shumë i dhimbshëm. Dhe çelësi ndodhet pikërisht këtu: refuzimi dhe injorimi i shtetit ndaj realitetit të vet. Besoj se qëllimi i kësaj teme të Xhaxhait bazohet mbi këtë ide, për të cilën jam dakort.

    Aty ku dua të kundërshtoj në çka thotë Xhaxhai, është te lidhja e kësaj teme me preokupimin me marrëveshjen e fundit për detin. Jo se ai ka gabim kur krahason politikën për marrëveshjen dhe mosinteresimin e saj për gjendjen sociale dhe ekonomike, porse interesi mbi një çështje nuk duhet të kundërshtojë tjetrën. Gjithashtu i paqartë bëhet target group-i ku Xhaxhai përqëndron kritikën. Sepse dikush mund të jetë kundër marrëveshjes, të mos përfaqësojë pushtetin dhe ta ketë të pamundur të ndikojë në gjendjen ekonomike sociale të vendit.

    Çështja e kufijve të shtetit shqiptar, për mendimin tim, është akoma deri më sot më e madhe se përfaqësimi i klasës politike aktuale. Është çështje historike quajeni, patriotike po deshët, por shkon përtej këtij realiteti tranzicional. Dhe gjykuar mbi kohën që po përjetojmë, për mua, do të duhej të ndalonim çdo përpjekje të politikës për të diskutuar mbi situata të tilla ndërkombëtare, për shkak se kësaj i mungon tagri, përgjegjësia dhe morali etik për tu përballuar me to. Do duhet edhe për ca kohë, t’i ndalohet kësaj klase politike çdo përpjekje për të patur një rol aktiv në marrëdhënie me jashtë, të shkruajë marrëveshje për të cilat të gjithë ne do të pendohemi më pas, duke ditur se kjo klasë politike ka bërë shumë faulle të mëparshme në këtë zonë veprimi.

    Tema juaj, e parë në një prespektivë tjetër Xhaxha, do mund të formulohej kështu: përderisa këta nuk shfaqin ndonjë interes në lidhje me mirëqënien e shtetasve të tyre, sa të besueshëm janë për të nënshkruar marrëveshje të tilla ndërkombëtare?

  16. Nje levizje nacionaliste e organizuar ne mos si parti me vete te pakten si fraksion brenda dy partive te medha do te ishte per mendimin tim shume e dobishme. Por kur sheh ne cgjendje jane katandisur nacionalistet tane qe ju ka mbetur sahati akoma tek sllavo-greko-turko-arabia nuk mund te mos demoralizohesh. Aq me teper kur keta nacionaliste mitike pervec shkrimeve sporadike neper gazeta qe lexohen nga jo me shume se 20k pensioniste nuk jane te afte jo vetem qe te riformulojne nje teze nacionaliste te pershtatshme per sfidat e sotme (aka. globalizimi) por edhe te kuptojne drejt prioritetet qe ju kane lene trashegim levizja rilindase (qe edhe pse pas mbi 150 vjet duket ne shume aspekte me moderne dhe e mirekonceptuar sesa nacionalizmi truthare aktual). Jo Hyllin, temat e nacionalizmit shqiptar duhet te jene tema te brendshme se pari. Shqiptaret dhe entitetet e tyre shteterore nuk kane probleme ekzistence nga gllaberimi sllavo-greko-turko-arab por kane probleme ekzistence e besueshmerie tek shtetasit e vet qe i kane ikur e po vazhdojne ti ikin nga te katra anet. Tek problemet e brendshme duhet te jete dhe fokusi i nacionalisteve nese nuk duan te mbesin te margjinalizuar, te instrumentalizuar e te paorganizuar si tani.

  17. xhaxhai thote:

    “Le të konsiderojmë këto tri elemente: shteti, sovraniteti dhe territori, të lidhura në triadën: shteti ushtron sovranitetin e vet mbi një territor të caktuar.

    Le të konsiderojmë edhe si u përfytyrua kjo triadë në çështjen e kufijve nga njëra anë dhe në çështjen e varfërisë brenda kufijve nga ana tjetër.
    Ka apo nuk ka një asimetri këtu?

    Të gjithë ata që i hakërrohen qeverisë Berisha se lejoi “faljen” e detit, duhej t’i hakërroheshin edhe shumë më tepër, për mënyrën si po e trajton territorin e vet gjetiu.

    Territori nuk bëhet i tillë vetëm kur kërcënohet nga një entitet tjetër sovran. Territori meriton vëmendje të përkushtuar edhe kur nuk lakmohet nga ndonjë entitet tjetër sovran.”

    Asimetria apo simetria nuk mund te vihet ne diskutim pasi po diskutohet per elemente te ndryshme. Ne vije te kesaj simetrie qe kerkon ti xhaxha, mund te “hipotezojme” ndryshe: Dakort, i kthehemi epokes se mandateve apo “white man’s/rich man’s burden”, edhe jepen territoret per te cilat nuk perkujdeset shteti, me sakte politika e asaj kohe. Nqs ndryshon politika dhe shteti sillet ne menyre shembullore, atehere a do kerkohet te merren territoret mbrapsht?

    Sovraniteti i shtetit brenda normave dhe ligjeve nderkombetare nuk ka te beje aspak me ceshtjet sociale perbrenda shtetit. Sepse, e relativizuar, mund te argumentohet e njejta gje edhe per vendet e zhvilluara. Sovraniteti i shtetit nuk eshte ne varesi te nje politike apo tjetre, te nje cikli zgjedhor apo tjetri, por ne varesi te kushtetutes. Dhe duke qene qe ne rastin specifik ky sovranitet ishte cenuar ishte Gjykata Kushtetuese qe e vleresoi si te paligjshem.

    Gjithashtu, ne terma te “real-estate” nuk mund te vihet nje vlere, bile edhe e barazuar me brengat sociale te kohes, territoreve qofte ujore, por dhe ajrore qe bazohen ne to. Dhe nuk kemi te bejme thjesht me metra katrore, apo metra kubik ujore per dy peshq ne det. Me nje kendveshtrim afatgjate, interesa te tjera ekonomike perfshihen: kalime te mundshme te pipelines, fluturime ajrore jo vetem civile por dhe ushtarake, perfitime gjeologjike e mundesi te tjera te ndryshme qe politika e verber, e paafte apo lypsare e vitit x, nuk ka te drejte t’ua mohoje brezave te ardhshem.

    Nqs do vija nje shenje barazimi, apo nqs do kerkoja nje simetri ne keto dy shembuj: Dunice-Pakti Detar, atehere do te thosha qe gabimet kolosale te bera ne marreveshje jane shembelltyre e paaftesise se qeverise ne pergjithesi, edhe ne vecanti ne varferine e zonave rurale. Por te sygjerohet qe te falet territori, qofte ujor apo rural, atehere ne aspektin me te vogel i heq “Burden” per te cilen ajo qeveri eshte zgjedhur. Pse te heqim territoret e te mos heqim qeverine? Jam e mendimit se zgjedhja e dyte eshte me goxha perfitim dhe pa pasoja afatgjata …

    Nuk bie dakort me CD-n qe ve ne pikepyetje ekzistencen e ketyre zonave. Njeriu ne shume pika te globit jeton ne kushte gjeografike te ashpra (per shume arsye historike, sociale etj.) Kjo, nuk rezulton ne shpopullim masiv te atyre pikave. Dhe nje shtet “responsible” u ka ofruar infrastrukturen e nevojshme per te pakten standarte minimale jetese. Ne Dunice apo gjetke mungojne standartet minimale. Se si do e shfrytezojne fshataret/malesoret ate vend ku jetojne eshte pastaj ceshtje tjeter.

    1. Monda shkruan:

      Sovraniteti i shtetit brenda normave dhe ligjeve nderkombetare nuk ka te beje aspak me ceshtjet sociale perbrenda shtetit. […] Sovraniteti i shtetit nuk eshte ne varesi te nje politike apo tjetre, te nje cikli zgjedhor apo tjetri, por ne varesi te kushtetutes.

      Monda, sovranitetin zakonisht e përkufizojnë si autoritet suprem brenda një territori (Stanford Encyclopedia).

      Këtu, pa u futur në shumë hollësira, unë dalloj tri elemente: autoritetin, supremacinë dhe territorin, nga të cilët në diskutimin tonë më interesojnë dy: autoriteti dhe territori.

      Me territor këtu kam parasysh edhe aspektin e jashtëm, ose kufirin që e ndan anën këtej nga ana andej e shtetit; edhe aspektin e brendshëm, ose anën këtu si të ndryshme nga ana atje.

      Tani, meqë ti përmende kushtetutën, unë shkova dhe i hodha një sy për t’u siguruar dhe gjeta dy nene ku flitet për çështjet tona, nga të cilët më i rëndësishmi më duket Neni 3:

      Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

      Në këtë nen, tërësia territoriale e shtetit trajtohet së bashku me shumë aspekte të tjera, mes të cilave drejtësia shoqërore dhe dinjiteti i njeriut; të cilat unë i kuptoj si territor ku shteti ushtron sovranitetin e vet.

      Ndërkohë, në Nenin 59 thuhet:

      1. Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:
      […]
      c) standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;
      ç) arsimimin dhe kualifikimin sipas aftësive të fëmijëve dhe të të rinjve, si dhe të personave të pazënë me punë;
      d) një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;
      Unë nuk jam jurist, por më duket se në kushtetutë përmenden një varg çështjesh sociale, që nga dinjiteti e deri te mjedisi, të cilat janë pjesë e autoritetit të shtetit – meqë autoriteti nuk është vetëm autorizim, por edhe përgjegjësi për të ushtruar një funksion ose kryer një veprimtari etj.

      Prandaj, kur Kushtetuta i kërkon shtetit që të synojë “standardin më të lartë shëndetësor” ose “arsimimin dhe kualifikimin e fëmijëve dhe të rinjve”, kjo qartazi nuk ka të bëjë me politikat që ndërrojnë, por me funksionet themelore të shtetit.

      Ti më thua që këto t’i mbaj të ndara nga sovraniteti dhe çështja e kufijve; por pse t’i mbaj unë të ndara, kur vetë kushtetuta i bashkon në një nen të vetëm (neni 3)?

      Edhe një vërejtje tjetër: kur krahasohen çështje të ndryshme si marrëveshja detare dhe varfëria në provincë, nuk është hiç e vështirë të gjesh çfarë i dallon ato mes tyre; por krahasimi bëhet për të parë nëse kanë ndonjë gjë të përbashkët ose të krahasueshme – unë mendoj se kanë, të tjerë mendojnë se nuk kanë; por këta të dytët nuk mund të më sjellin si argument thjesht faktin që çështjet kanë dallime mes tyre – sepse kur krahasohen dy gjëra, dallimet mes tyre vetëkuptohen. Unë mund të krahasoj, bie fjala, një delfin dhe një qen, për të gjetur të përbashkëtat mes tyre; por krahasimi im (ose e drejta ime logjike për t’i krahasuar) nuk mund të rrëzohet me argumentin se delfini nuk ka këmbë, ndërsa qeni ka.

      1. As une nuk jam juriste xhaxha, por nqs do ndiqej e njejta procedure qe u ndoq per Paktin Detar, dmth te cohet ceshtja ne Gjykaten Kushtetuese, atehere kjo fjalia ketu “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: [ …]” pavaresisht se c’vijon midis kllapave, e ben te pamundur pergjegjesine ligjore. Sepse duke lene menjane togfjaleshin teper te lakueshem “mjeteve qe disponon” fjala me kyce aty eshte “synon” dhe jo, psh “garanton”. Sic mund te perdoret fjala “garanton” ne integritetin territorial.

        Meqe u ndodhem me ligje, ne artikull je shprehur:

        “Ndoshta ligji ndërkombëtar duhej të parashikonte edhe heqjen e territoreve një shteti, kur ky nuk është në gjendje të kujdeset për to.”

        Por ja qe ligji nderkombetar nuk ka ligj te tille, perkundrazi, afirmon Principin Territorial te pushtetit absolut te shtetit brenda kufijve te tij te mbaj dhe ushtroje ligjet e veta, qofte ato te nje republike perfaqesuese, sic eshte US, apo dhe republikes islamike, sic eshte Irani. Rrethanat e vetme qe mundesojne nderhyrjen jane ne Principin e Universalitetit, pjese e te cilit jane rastet e piraterise, genocidit etj. Por jo kushteve sociale brenda per brenda shtetit sovran. Te pakten jo deri me sot.

        “Unë mund të krahasoj, bie fjala, një delfin dhe një qen, për të gjetur të përbashkëtat mes tyre; por krahasimi im (ose e drejta ime logjike për t’i krahasuar) nuk mund të rrëzohet me argumentin se delfini nuk ka këmbë, ndërsa qeni ka.”

        Dakort xhaxha, secili/a ka te drejten e vet per te zgjedhur dy fenomene, objekte, subjekte etj per t’i krahasuar. Por, ashtu sic eshte e drejta jote logjike per te gjetur te perbashketat, ashtu eshte edhe e drejta logjike e dikujt tjetri per te vene ne pah te vecantat.

        1. Monda, mua s’më del gjëkundi në kushtetutë kjo ideja e “garantimit” të integritetit territorial nga ana e shtetit; vetë fjalët garanci, garantoj më dalin vetëm në lidhje me të drejtat civile. Në fakt, siç e kuptoj unë, shteti e mbron integritetin territorial, por nuk mund ta garantojë.

          Tani, ti thua “sikur të çohej çështja e varfërisë në Gjykatën Kushtetuese…” [parafrazoj]; mirëpo Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen detare për ca teknikalitete, në një kohë që dënimi që iu bë kësaj marrëveshjeje nga mediat u bë mbi baza etike (patriotizmi, shitja e truallit, falja, tradhtia etj.). Ideja ime ka të bëjë me aspektin etik të sovranitetit ndaj territorit – sepse është etike të mbrosh kufijtë shtetërorë, sikurse është etike të kujdesesh për popullatën brenda atyre kufijve. Kushtetuta, përveçse formale, ka edhe një aspekt etik; i cili i tejkalon kufijtë e ligjit, meqë lidhet edhe me konceptimin publik të shtetit, të rendit dhe të ligjit.

          Sa për idenë tjetër timen, atë të “heqjes së territoreve”, ajo ishte më tepër një suport për argumentin sesa ide konkrete; ose një mënyrë për të provuar se si është katandisur shteti shqiptar. Solla me atë rast edhe shembullin e familjeve abuzive, të cilave ua merr shteti fëmijët, për t’ua dhënë shërbimeve sociale – të paktën në vendet e qytetëruara; por mund të sillja edhe raste familjesh që i nxjerrin nga apartamentet e tyre në një kondo, në qoftë se nuk zbatojnë rregullat minimale të bashkëjetesës.

          Rregulla e heqjes së territoreve – sado fantastike dhe ad hoc – do t’u digjte shumë pushtetarëve në Tiranë, të cilët sikurse edhe tha mirë edhe J. më lart, praktikisht e kanë humbur të drejtën morale për të qenë në krye të shqiptarëve (këtë tezë e mbron Shinasi Rama prej kohësh, dhe më duhet t’i jap të drejtë, së paku për atë pjesë që ka të bëjë me elitat në pushtet). Megjithatë, nuk bën dot me faj vetëm elitat: këto elita janë produkt i një kulture politike primitive të të gjithë shqiptarëve.

          Nga kjo pikëpamje, edhe dëshira e shumë-komentuar e shqiptarëve “për të ikur”, sidomos kur të liberalizohen vizat, mund të kuptohet edhe si dëshirë për të shpëtuar nga një autoritet prindëror disfunksional dhe sociopatik, i cili abuzon me qytetarët e vet por nuk u jep asgjë, përveçse u krijon probleme hap pas hapi, në çdo fushë të jetës.

          Monda, tani për krahasimin – natyrisht, kushdo mund të krahasojë për të gjetur ngjashmëri, sikurse kushdo tjetër mund të krahasojë për të gjetur diferenca; vërejtja ime kishte natyrë tjetër: nëse unë e ndërtoj argumentin mbi disa ngjashmëri të delfinit me qenin, ti [dhe kjo është një ti e përgjithshme] nuk mund të ma rrëzosh mua argumentin, duke përmendur dallimet që kanë mes tyre delfini dhe qeni.

  18. Besoj se Monda e trajton çështjen sipas qitapit (kushtetutës), duke e parë të zhveshur atë nga morali, etika, përgjegjësia etj. Tani sa për të mos rënë pre e termave juridikë; kur thua “garanton”, në ndryshim me “synon”, vlera reale e këtyre termave do të përkthehej: shteti bën çfarë është e mundur për të garantuar integritetin territorial, por jo dhe aq për mirëqënien sociale. Shteti në këtë mënyrë(sipas termave), po i lan duart si Pont Pilati edhe juridikisht.

    Një trajtim i këtillë, nuk ka kuptim.

    E quajta më lart vetëm integritet territorial me vetëdije, sepse unë besoj se sovraniteti është i lidhur shumë ngushtë me mirëqënien e shtetasve të një vendi.

    Mungesa e mirëqënies, sipas qitapit, nuk është arsye për të ndërhyrë nga jashtë, por kjo nuk e pengon këtë të bëhet motiv i mëvonshëm për shkëputje nga brenda.

    Nuk besoj se ka vlerë flertimi me terma juridikë, kur kjo temë është (besoj unë), çështje perceptimi dhe vetëm kaq. Do të desha psh një përgjigje tamam për perceptimin, sesi shihet nga diskutuesit gjendja aktuale e politikës, marrëdhënia e saj me shtetasit etj.

    Psh për mua, është vërtet disfunksionale si marrëdhënie, me mungesë mirëbesimi, mungesë transparence, padrejtësi sociale e shumë të tjera. Dhe besoj se këto arsye janë kaq të forta sa të cënohet realisht integriteti territorial.

    Po gjithashtu spo merret vesh ajo që thuhet në gjuhë popullore “kë anë të mbash”. Aty që bie dakort me Mondën, është kur thotë se është tjetër Shqipëria e tjetër qeveria. Megjithëse e dyta po e përdhunon aq fort të parën sa gati nuk po na bëhet ta duam më.

  19. Idealisht, debati per kufirin detar duhej te sherbente si model per te debatuar rreth te gjitha pergjegjesive te tjera qe i bien shtetit, per shkak te sovranitetit. Nuk me duket se po thote kush qe eshte irrelevant perballe problemeve te brendshme, perkundrazi, jane problemet e brendshme qe duhet te trajtohen me te njejtin pasion qytetar, perndryshe ti je duke u tallur me njerezit, kur i fton ta harrojne varferine per hir te pacenueshmerise se kufijve. Ky lloj arsyetimi do ndiqej edhe nese ceshtjet neser pasneser do ndryshonin… Kjo teme eshte per mangesite dhe indiferencen e elitave ndaj qytetareve dhe debati per kufirin detar sillet per te vene ne dukje kete (tongue in cheek). Po ta keni me te lehte zevendesoni kete me ceshtjen e eshtrave te Nene Terezes (apo ndonje te ngjashme).

    1. … edhe kisha për ta shkrujt, po më doli nga mendja. Do thosha që kjo temë duket si ai hallexhiu që thyen xhamat e zinj të makinave të bosëve që më së fundi tia shohin fytyrën dhe hallet. Hallet duken, aty janë. Kjo lidhja me kufirin e detit, tamam tamam i bie të jetë guri.

      Po ça të bësh që për fat të keq ca tipa, “mjerimisht” 😛 nuk kanë kuptuar gjë.

  20. @ J. U kapa me aspektin “ligjor” meqe xhaxhai solli pjese te kushtetutes. Dhe nuk e pashe te nevojshme te sqaroj qe kjo eshte hipoteze. Ne rastin ekstrem “varferia” eshte zgjidhur me revulocion, e ne rastet e “zakonshme” ne nje vend demokratik, me ane te zgjedhjeve hiqen perfaqesuesit qe nuk perfaqesojne denjesisht interesat e popullit, e vihen te tjere. Midis ketyre skajeve, ka dhe forma te tjera. Por hedhja ne gjyq te pakten me aq sa di une s’eshte praktikuar.

    Meqe njeres ceshtje iu dha zgjidhje me ane te Gjykates, e meqe xhaxhai po kerkon te “perbashketat” u soll diskutimi deri aty. Persa i perket anes morale, me pak tregues jam shprehur ne postin e pare.

    xhaxhai thote:

    “…mirëpo Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen detare për ca teknikalitete, në një kohë që dënimi që iu bë kësaj marrëveshjeje nga mediat u bë mbi baza etike (patriotizmi, shitja e truallit, falja, tradhtia etj.).”

    “Politics is perception” fatkeqesisht, dhe jo realitet. Media ushqehet nga dhe ushqen keto perceptime. Epitome e ketyre perceptimeve eshte psh debati mbi ligjin e sikuracioneve te shendetsise ne US, ku nje ligj qe nuk permban asgje “sociale” (per mendimin tim ose te nje segmenti te opinionit publik ne US) po akuzohet nga ana tjeter si dhurate e “Manifestit Komunist” (pak fare ekzagjirim ketu.)

    Persa i perket perceptimeve, politika dhe media ne Shqiperi jo vetem qe s’perjashtohen, por e kane kthyer ne art, sipas meje por mendoj dhe shume bashkebiseduesve ketu, teper te shemtuar. Megjithate vendimin e Gjykates per se, nuk do ta quaja pjese e politikes/perceptimeve. Gjithashtu, gjykata e rrezoi marreveshjen jo thjesht ne teknikalitete:

    “Për sa më sipër, Gjykata çmon përfundimisht se marrëveshja e lidhur midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

    Pika a) mund te quhet “teknikalitet”. “Mangesite serioze ne permbajtje” nuk jane teknikalitete.

    xhaxha, nuk do gjesh kundershtim nga une kur thua se “pushtetaret e kane humbur te drejten morale per te qene ne krye te shqiptareve.” Jam 100% dakort me ty dhe prof. Ramen. Por heqja e se drejtes per te qene ne krye nuk mund te zgjidhet me heqjen e territorit qe eshte e sovranit. Dhe me kushtetute apo dhe moralisht, sovrani eshte populli shqiptar.

  21. ””’shteti bën çfarë është e mundur për të garantuar integritetin territorial, por jo dhe aq për mirëqënien sociale””

    Shteti eshte ne radhe te pare ‘kufij’, pastaj mireqenie sociale.
    Nuk ka shtet pa ‘kufij’, ashtu sic nuk ka prone pa ‘gurin’ qe e ben te patundshme e te paluajtshme.

    Detyra e pare konkrete ne absolut e shtetit eshte mbrojtja e kufijve, institucioni i pare e me esencial i shtetit eshte Ushtria, institucioni qe mbron kufijte.

    Gjithcka tjeter vjen pas.

    Zhvillimi e mireqenia sociale jane dytesore, kane qene ne cdo kohe dytesore e do jene dytesore sa te kete shtet .

    Mireqenia sociale sot eshte kryesisht ne doren e dialektikes politike e majte-e djathte, kufijte e shtetit jane superiore ndaj kesaj dialektike.

    Shteti ne vetvete, nuk fal asnje centimeter katror, etnik apo joetnik, sepse shtetit nuk i plas per etnite.

    Me nje fjale permbledhese qe e dime te gjithe:
    Shteti eshte shtet.

    Shteti eshte kufiri i shtetit.

    Pastaj eshte shteti si organizem/strukture shtetetor/e e me tej shteti si shprehje ose jo e etnise,kombit, popullit, aristokracise, fese, proletariatit etj.

    Mireqenia apo etika, nuk lidhen me shtetin ne vetvete, por me shtetin per vete.

    Kufiri apo etika?
    Patjeter qe kufiri, sepse shteti eshte kufiri i shtetit.

    Diskutimet qe s’marrin parasysh kete fakt kokeforte 5 mije vjecar, futen ne rruge qorre.

    Gjithcka qe ndodh sot, ndodh brenda kufirit te shtetit (te nje shteti, sepse gjithe bota e sotme eshte e ndare ne shtete, ska siperfaqe te botes pa shtet).

    Qytetaret i mbron shteti, qytetaret mbrojne shtetin nga nje shtet tjeter.

    Ne rastin tone, shqiptaret mbrojten shtetin nga nje shtet tjeter dhe nga pushtetaret.
    Nese shqiptaret sdo e perceptonin si ‘shtetin e tyre’, sdo e kishin care koken.

    Kjo tregon qe shteti shqiptar konceptohet prej shumices se shqiptareve si ‘shtet i tyre’ pra si shtet-komb, pavaresisht konceptimit te pushtetareve apo pjeses tjeter te shqiptareve.

    I vetmi raport pozitiv i shqiptareve me shtetin eshte ky, kaq arriti Rilindja, ndersa raportet e shqiptareve me shtetin si strukture qe i administron, jane te keqija sa s’ka ku te veje me.

    1. Një replikë të vogël po të bëj. Mua mu duk tejet zbavitës ai projektim i ideve politike të Mondës në kushtetutë si më lart, që i përktheu më pas në terma juridikë.

      Po ajo shfaqje e shtetit në atë formë, nuk ka kuptim.

      Kjo ishte arsyeja e ndërhyrjes. Për të tjerat, ok. Veç shteti nuk është vetëm përkufizimi territorial i tij. Në rast se nuk ka të dhënat e tjera, atëherë i vihet në diskutim identiteti i tij si shtet. Që të futim një term të ri, besoj se kjo gjendje e sotme është një “shtet në krizë”.

      1. Me duket se e sqarova njehere qe shembulli apo mundesia per hedhjen ne gjyq te shtetit per varferine ne zonat rurale, ishte thjesht hipoteze. Ose thene ndryshe “ta zeme se …” . Keshtu qe nuk e di se si deduktove qe ai shembull ishte projektim i ideve te mia politike.

  22. Ne fakt mbrojtjen e kufijve Enver Hoxha e ktheu ne paranoje kolektive, shprehje e padiskutueshme e se ciles eshte prania e bunkereve. Por budallalleku yne edhe bunkeret i bunkerizoi ne ngushticen e mendimit servil qe na udhezon ne rrugen gjithe dredha te mercenarit. Per kete arsye thuajse shumica e ish-ushtarakeve qe moren pjese aktive ne projektimin e sistemit te fortifikimit, ne daten 23 mars 1992 e deklaruan ate si alogjik dhe si pjese te paranojes se Diktatorit. A thua per kete nuk kishte patur asnje diskutim teknik, studim historik dhe krahasues, e ne finale edhe nje pastrim ne Ushtri qe mori shkas pikerisht nga ballafaqimi i dy linjave te mendimit per strategjine e mbrojtjes. Thene kjo, sipas asaj qe thua ti z. Hyllin, fare mire mund te mendohet se shoku Shpati e ka kryer me mire nga te gjithe funksionin statist e per pasoje akuzat e tjera ndaj tij, perkundrejt permbushjes se detyres sublime jane thjesht pacavure demokracie. (Diktature e dyqanxhijve sipas nje shkrimtari rus) Por me shume rendesi ka jo Mbrojtja e Kufirit – si Detyre mbi Detyrat (sipas asaj qe thua ti dhe jo Tarasi) por Orientimi i objektivit gati ekzistencial te shtetit pikerisht te Kufiri. Kjo eshte ne te vertete edhe esenca e asaj qe ndodhi ne kohen e Enver Hoxhes, sepse ne nje menyre apo ne nje tjeter Kufirin e mbrojne te gjithe. Pyesin here pas here : C’behet andej mo?
    Nga ana tjeter ky vizion yti per kufirin, per Shqiperine humbet kuptimin e vet nese ti ke pranuar se je nacionalist. Edhe Kushtetuta e Shqiperise sone te dashur ne nenin aq apo kaq, miratuar me vote plebishitare dhe heshtje masive bojkotuese demokrate, ne nentor 1998 shprehet se Ushtria, Republika e nuk e mbaj mend se cfare gjerash shume serioze, Mbrojne interesat Kombetare. Shakatore te medhenj e di, por ama eshte e shkruar aty.

  23. Edhe dicka se ndoshta ploteson diskutimin ; C’me thua ne kete rast per Vatikanin ?

  24. Shteti shqiptar gëzon sovranitetin e tij de jure, dhe kjo s’vihet në dyshim, dhe de facto për të cilin absolutisht të gjithë, përfshi pushtetin kur shkon në opozitë, thonë se shteti nuk e ushtron, nuk e ushtron sa dhe si duhet, abuzon.
    Shteti shqiptar gëzimin dhe ushtrimin e sovranitetit të vet e bën brenda vendit dhe me jashtë vendit.
    Njëlloj si hajduti që thërret kapeni hajdutin, tek ne sovrani, shteti shqiptar, ka quajtur sovran popullin (pika 1 e Nenit 2), edhe pse dhe kur populli e ka deleguar sovranitetin e vet në favor të së mirës së përgjithshme (preambula e Kushtetutës, pika 2 e Nenit 2). Por nëse popullit mund ti falet moskokëçarja për kush është kush, bëhet e pafalëshme që sovrani (shteti shqiptar) abuzon; ai e kujton pushtetin e vet absolut, që mund të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë dhe si ta dojë, këtë imazh të rremë ja jep edhe toleranca shprehur në Neni 90 të Kushtetutës, “1.Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.” Vërtet nuk ka përgjegjësi, por fjala e tij nuk është ligj.
    Nëpër tubacione mirazhesh kalojnë edhe idetë e çuditëshme të heqjes së sovranitetit, të mungesës së tagrit, përgjegjësisë dhe moralit etik, të elitës për të ushtruar sovranitetin nëpërmjet shtetit, të cilat pavarsisht nga kush thuhen, përse dhe ç’arrijnë. Këto pranojnë se shteti dhe përfaqsuesit e tij kanë ato që s’kanë (pushtet absolut) dhe se nuk kanë atë që u është dhënë (tagrin, e gjithë të drejtat që u jepen). Që është sikur të dërgosh dikë për ujë me shoshë, e meqë ky të kthehet bosh të kërkosh ndalimin e ujësjellësit apo ti thuash këtij “kungullit” që pranon të shkojë për ujë me shoshë se i ka humbur e drejta morale, se bën mirë për ca kohë mos shkojë për ujë.
    Mund të shohim së brendëshmi ose së jashtmi. Së brendëshmi për ta përmirësuar, e për të mos u bindur qytetarisht në s’bëhet ndryshe, së jashtmi për të anulluar jo sovranitetin, as ata të cilëve ja u kemi deleguar, por delegimit. Po shpjegoj këtë të fundit së pari: ka një mënyrë me të cilën populli të ushtrojë sovranitetin e tij vetë- demokracia e drejtpërdrejtë. Kjo do të goditet nga të deleguarit tashmë të zhgraduar, por sovraniteti nuk goditet drejpërdrejt. Kështu, nëse këta që na bëjnë ligje e marrin vendime të këqia sot, nesër do të jenë ata që do të ndikojnë tek populli që ky të marrë vendime të këqia nesër, gjithmonë për interes të dorës së padukshme sipas Adam Smithit.
    Përmirësimi e ka në fjalë se është i vazhdueshëm, i pandalshëm, që ka gjithmonë diçka më të mirë se ai; shpesh të paarritëshme.
    Mosbindjes qytetare, që prej rastit të saj klasik e deri tek këto zgjidhjet tona të sforcuara, do ti shtoja dhe një tjetër, nëpërmjet një shembulli. Xhimi Karter, shkon në zona të prapambetura të Sudanit, për të luftuar një lloj krimbi që u hyn njerëzve në trup si vezë a larvë kur pijnë ujë e ju del nga lëkura e këmbëve kur njerëzit futen në ujë. Zgjidhjet e thjeshta higjenike vështirësohen kur një prej pellgjeve konsiderohet i shenjtë. Atëhere, thotë Karteri, që pranon se ka korrupsion, injorancë, ministra shëndetësie që kanë qënë veçse luftëtarë antikolonializmit, ne u themi banorëve e lidërve të tyre, se gjendja e tyre është e tillë se mbi ta ka rënë një mallkim i madh, se mallkimi hiqet vetëm nëse pellgu thahet (që ta dezinfektojnë).
    Sovranitetin ta anullon ai që ta jep; shqiptarët e provuan këtë në 1997.
    E tepërt përqasja me ngjarje të tjera dhe simbolika, thjesht sepse ruajtësit e territorit veshin kostume popullore.

    Mbetet të zgjedhim mes dy rrugëve: o ti shohim gjërat në kompleks, që lejon mbas shtesave e zgjerimit të një pale edhe palën tjetër të bëjë të njëjtën gjë, ose ti shohim gjërat sa më përqëndruar. Krahasimet do ti klasifikoja tek komplekset.
    Nëse vazhdojmë më tej në kompleks, do na duhet të sjellim filozofinë në tavolinë përmbi çka është jona e si e jona mund të mos jetë më e jona; historinë për të parë se si luftrat botërore janë bërë për të marrë territore edhe shkretëtirash e jo mirëqënien e Zvicrës; etj artileri të rëndë. Por do na duhet të heqim nga tavolina legjendat dhe legjendat mbi patriotizmin, mitet sociale e premtimet e gënjeshtërta siç heqim cigaret, për të mirën e përbashkët.

    1. Ti bën mirë që i ndez pushtetit nga një qiri. Duhet.
      Dhe, që kur ka hy Xhibi këtu, argumentum ad absurdum ka marrë dhenë.

      1. Mireseardhe ketu, J.

        p.s. je i lutur te mos e marresh kete per fallaci ekologjike;
        p.s.s. je i lutur qe p.s. te mos e marresh per fallaci equivakionale.

  25. E bete telef Xha Xhai-n…
    thelbi i shkrimit ne mos gaboj eshte qe behet shume demagogji ne nje shtet ku vetem ligji nuk ekziston e si rrjedhoje nuk ploteson normat elementare per shtetasit e tij…

    Jam krenar qe jam shqiptar…in dubio

  26. ””’Nga ana tjeter ky vizion yti per kufirin, per Shqiperine humbet kuptimin e vet nese ti ke pranuar se je nacionalist. Edhe Kushtetuta e Shqiperise sone te dashur ne nenin aq apo kaq, miratuar me vote plebishitare dhe heshtje masive bojkotuese demokrate, ne nentor 1998 shprehet se Ushtria, Republika e nuk e mbaj mend se cfare gjerash shume serioze, Mbrojne interesat Kombetare.””’

    Interesat kombetare eshte togfjalesh polisemik, une s’fola per interesa kombetare, thashe qe shteti eshte kufiri i shtetit dhe ushtria eshte institucioni esencial, kur flitet per kufijte.

    Pasja e nje shteti eshte vleresuar jetike per kombin, dmth pasja e kufijve per te mbrojtur eshte vleresuar jetike per kombin.

    Ky vizion per kufirin ska asnje pike perplasje me nacionalizmin tim dhe as reductium ad enverum-in tend.

    Nese ti perpos pohimit ke ndonje llaf me teper se ku qendron perplasja…..

    Shteti eshte para kombit, shteti-komb ska as 150 vjet jete.

    Kur them shtet-komb, ne radhe te pare them shtet pastaj komb, dmth ne radhe te pare duhet te marr vesh c’eshte shteti pastaj kombi.

    Shteti-komb i Shqiperise, eshte kufiri i shtetit te shqiptareve te Shqiperise. Cdo te thote kjo?

    Kjo do te thote shteti fillimisht nuk fal asnje centimeter katror si shtet e pastaj si i shqiptareve te Shqiperise.

    Po edhe sikur te ishte shtet teokratik apo aristokratik apo monarki absolute apo diktature proletariati, nuk do ndyshonte asgje. Shteti ne vetvete nuk pyet per etnine apo etnite, vetem shteti per vete, kur kemi shtet-komb, pyet edhe per etnite.

    Ne rastin tone perfaqesuesit e shtetit dolen si kunder shtetit ne vetvete ashtu edhe shtetit per vete(shteti-komb).

    Ce mbajti Berishen mbi uje, pas ketij muhabeti, nuk jane PD-istet qe ne shumicen e tyre heshten apo sa hodhen ndonje llaf por pa shume pretendime, por jane pikerisht disa shkrime keshtu tek-tuk nga ca qe perndryshe jane armiq te betuar te tij.

    Eshte vete strukturimi i kaosit qe lejon levizjet jologjike dhe mbijetesen e politikaneve, sepse ne kete strukture gjithcka eshte dhe gjithcka nuk eshte. E ke parasysh qe thone, ai eshte njeri pa shtylle kurrizore, keshtu eshte edhe mjedisi shqiptar.

  27. Mbrojtja e integritetit tokesor dhe zhvillimi/administrimi territorit jane dy ceshtje te dallueshme por edhe te bashkelidhura. Dallimi qendron ne faktin se mbrojtja e teresise teritoriale te vendit eshte detyrim kushtetues dhe konsiderohet cenim i sovranitetit te vendit.Kushtetuta e percakton si te PATJETERSUESHEM territorin e vendit. Kurse zhvillimi , administrimi ,kujdesi per territorin eshte pergjegjesi e politikave/qeverisjes.Teresia teritoriale eshte nje e dhene statike kurse zhvillimi territorit eshte nje proces dinamik.
    Dallimi dyte: reagimi kundrejt cenueshmerise teritoriale i perket vetedijes kombetare kurse reagimi ndaj keqmenaxhimit te territorit (ne termat e varferise, braktisjes, mungeses se infrastruktures, ndotjes se mjedisit ose mireqenies ne pergjithsi) i perket vetedijes qytetare.Vetedija kombetare eshte me e konsoliduar, eshte historike, eshte me e ndjeshme (sikurse dhe me e manipulueshme dhe histerike) dhe me reaktive.
    Vetedija qytetare/pergjegjesia qytetare eshte ende e pakultivuar, parademokratike, per arsye historike dhe aktuale.
    Nqs mbrojtja e integritetit teritorial eshte obligim kategorik kushtetues dhe funksion organik i shtetit, zhvillimi territorit eshte pergjegjesi e politikave qeveritare dhe si te tilla, ne kontekstin e Kushtetutes, formulohen si synime programore te shtrira ne kohe.
    Eshte e qarte se 2xh, duke marre shkas nga zjarrmia e manifestuar ndaj ceshtjes se kufijve (Mamarreveshja) terheq vemendjen per reagimin e vaket ose heshtjen/indiferencen ndaj (mos)zhvillimit te territorit.Pranevenia e manifestimeve te shpirtit patriotik me apatine sociale ka aspektin racional por edhe ate spekulativ.
    Racionale eshte terheqja e vemendjes per nevojane e kalimit nga nacionalizmi deklarativ dhe simbolik (ose manipulimi me slogane nacionaliste ) ne politika efektive per qytetarin, territorin, njeriun.Ne kete kontekst 2xh ka te drejte kur pyet i revoltuar se si keta te shpallur patriote , politikane apo edhe ata qytetare te thjeshte, reagojne me kaq pathos per nje vije imagjinare dhe heshtin per varferine dhe mizerjen e teritorit ku ndertohet jeta e tyre reale.
    E verteta eshte se reagimi per problemet e zhvillimit ekonomik dhe social realizohet ne menyre permanente, si pjese e luftes politike dhe mediatike, ku perfshihen edhe profesioniste , edhe qytetare (natyrisht te dirigjuar nga partite) Megjithse shqetsimi i 2xh qendron, shenja e barazimit nuk mund te vihet. Jo cdo dite qyetari perballet me risqet e “shitjes” “grabitjes” apo tjetersimit te ndonje cope territori.
    Aspekti spekulativ me duket ne nje lloj qesendisje ( per te mos thene kualifikim si absurde dhe e pavlere) e cdo gjesti patriotik dhe qytetar per ceshtjet e kufijve apo simboleve kombetare. Sipas kesaj logjike, falja e ndonje cope territori do te duhej pritur me indiference, perderisa ajo cope territori mbetet jashte vemendjes se politikave te shtetit, ne terrmat e zhvillimit dhe prosperitetit.
    Nuk duhet sakrifikuar vetedija patriotike per te triumfuar ndergjegia qytetare.Pa Harten e flamurin nuk mund te kete kuptim asnje diskutim per territorin, zhvillimin,njeriun, patriotet Ceshtja fillon kur batakcinjte fshihen pas flamurit/ interesit kombetar per te ligjeruar politikat qe demtojne intersin kombetar dhe ate te qyetareve. Ajo qe kerkohet eshte qe patriotizmit tradicional ti japim nje permbajtje te re qytetare dhe ne sherbim te qytetarit. Patriotizmi me i madh sot eshte kur politika vihet ne sherbim te njeriut, zhvillon territorin, siguron prosperitetin dhe vetem atehere cdo trupe qeverisese siguron nje legjitimitet me te madh per te ushtruar sovranitetin ne emer te popullit. Nje territor i zhvilluar si “toke e premtuar” per te gjithe banoret e ketij vendi, pa enklava dhe geto gjeografike/sociale, ngushton gjithnje e me shume hapsirat e perceptimit te politikes si strehe e batakcinjve dhe instrument per manipulimin e njerzve me nje vije imagjinare qe i ndan me ca njerez te tjere.

  28. I dashur xhaxha ,
    Koçimaren nacionaliste e kemi pire pak me me vonese se Avropi andaj edhe do te na dale pak me me vonese. Une mendoj se e gjitha eshte thjesht çeshtje kohe.

  29. Me poshte keni te perkthyer fillimin e poemes Fshati i shkretuar te Oliver Goldsmithit shkruar ne 1770, mbase si reagim ndaj The inclosure act-eve te kohes, me sa me kujtohet gardhimeve i kemi pas thene per shkurt.
    Perkthimi im i 2003 (si te tjeret neper www) eshte bruto dhe ka bruto, ndaj ju lutem mos u beni Brute. E sjell per te treguar se sa po ndodh ka ndodhur shekuj me pare ne vendet e zhvilluara; e perfundimi ne planin afatgjate nuk ka qene deshperues.

    Fshati i shkretuar

    I ëmbli Gështenjas! fshati me i dashur në rafsh,
    Ku shëndeti dhe bollëku gëzojnë puntorin djalosh,
    Ku pranvera e qeshur vizitën e saj të shpejtë pagoi;
    Dhe mëdyshja e verës lulëzimin për më tej vonoi;
    Të dashurat tenda tërheqëse çiltërsie dhe qetësie,
    Vendthet e rinisë time, kur çdo lodër mirësevinte,
    Sa shpesh jam sjellë përmbi gjelbërimin tënd,
    Ku lumturi të përulta bëjnë zemër në çdo vend,
    Sa shpesh kam ndaluar në pamjet e magjepsura,
    Në kasollen me strehë, tokat e punuara,
    Në përroin e papushuar, mullirin punëzënë,
    Në kishën e hijshme që kulmon kodrën fqinjë,
    Kaçuben e murrizave me ndënjëse në hije,
    Për moshën e fjalëve dhe pëshpëritjet e dashnorëve!
    Sa shpesh unë bekova ditën që do pasojë
    Kur i dërrmuar jep hua prehjen për një lojë,
    Dhe gjithë fshati ushtron nga puna i liruar,
    Ngre lart lodrat e tij nën pemën e kurorëzuar;
    Ndërsa shumica kohën e lirë nën hije kalon,
    Të rinjtë ndeshen ndërsa pleqëria vrojton,
    Të shumtë një lodër gjallërojnë në atë log,
    Shpalosje arti dhe bëma force shkojnë tok!
    E ndërsa çdo kënaqsi e përsëritur të vel,
    Lodrave pas zazeve gazmore frymëzimi ju del;
    Çifti kërcimtar që aq thjesht kërkon famë,
    Të mbahet fort të rrëzojë tjetrin në tokë,
    Djaloshi pa pabesi me fytyrën blozë
    Qeshje të fshehta nën hundë hedh në rrëzë,
    Virgjeresha e ndruajtur sheh shkarazi me dashuri,
    Vejusha rrëshqanthi ti ketë shikimet si në rini.
    Këto ishin magjepsjet e tua, fshat i dashur! lodra si këto,
    Ëmbël me radhë, mësuar që dhe i dërmuari i do;
    Ndër rrathë hijet tënde ndikimin e tyre gëzimplotë përhapën;
    Këto ishin magjepsjet e tua – por të gjitha magjepsjet u zhdukën.
    I ëmbli fshat i qeshur, më i dashuri ndër lëndinat pa anë,
    Lodrat tënde u zhdukën, dhe gjithë magjepsjet t’u thanë;
    Në mes të hijeve tënde dora e tiranit është parë,
    Dhe shkretimi helmon gjithë gjelbërimin tënd:
    Vetëm një pronar rrok të gjithë zotërimin,
    Dhe një gjysëm lërim kufizon rafshinën tënde të qeshur.
    Jo më përroi yt i tejdukshëm pasqyron ditën,
    Por bllokuar prej barishteve hap gërdallshe rrugën;
    Përgjatë lëndianve të tua, një mik vetmon,
    Çafka zëzgavruar vezën e saj ngron;
    Mes ecjes tënde shkretane kralehti fluturon (lapwing – Vanellus),
    Dhe këput jehonat kur britmat ndryshon;
    Janë zhytur hijet tënde në rrënim të shformuar,
    Dhe bari i lartë ja kalon murrit të thërrmuar;
    Dhe, rrënqethur, tkurrur nga dora prishanike,
    Larg, shumë larg bijtë tënd lanë tokën në ikje.
    Keq ushqehet toka, dhe keq e nxit prenë,
    Ku pasuria grumbullohet dhe burrat janë shpërbërë;
    Princat dhe lordët mund të vringëllijnë, a perëndojnë-
    Një frymë i bën ata, si fryma është bërë vetë-
    Por një fshatarsi guximtare, krenarinë e vendit të vet,
    Veç njëherë shkatërruar, kurrë s’ka të zëvendësuar.
    Kohë tjetër atëhere, kur fatkeqsitë e Anglisë filluan,
    Kur prej çdo thurrje toke burrat e saj jetuan:
    Për të punë e lehtë ja mbushte zahire dhe bute,
    I jepte jeta ç’kërkonte, por më tepër nuk jepte;
    Shokët e tij më të mirë, çiltërsia dhe shëndeti,
    Pasuria e tij më e madhe, padija për begati.

    Por kohët janë ndryshuar; treni i tregut i pandjenja,
    Rrëmbeu tokën, dhe djaloshin la pa prona:
    Përgjatë lëndinave ku fshatthi ngrihej shpërndarë,
    Kaba të papërdorshme dhe lluksoze janë shtrirë,
    Dhe kushdo dëshiron ti bashkohet begatisë,
    Dhe çdo brerje me budallallëk i paguan krenarisë.
    Ato orë të këndshme që shumë ju ofruan lulëzim,
    Ato dëshira të fshehta që kërkojnë veç pak ajrim,
    Ato lodra të shëndetshme që hijeshuan skena paqtimi,
    Të gjalla në çdo pamje që shndritën atij gjelbërimi-
    Këto, larg mbaruar, kërkojnë një breg më për të qënë,
    Dhe gazi fshatarak dhe doket shkuan dhe vanë.
    I ëmbli Gështenjas! prind i orës gëzimplotë,
    Lirishtat e tua të braktisura fuqinë e tiranit provojnë.
    Këtu, teksa marr xhirot time vetmitare
    Mes rrugëve tënde mpleksur dhe truajve rrënë fare,
    Dhe, më shumë se një vit shkuar, kthyer në atë pamje
    Ku njëherë shtëpiza qëndronte, murrizi lartonte,
    Kujtimet zgjohen të gjithë karvan ngarkuar,
    Enjt gjoksin tim, dhe në dhimbje kthen kohën e shkuar.
    Në gjithë udhëtimet e mia rreth kësaj bote me shqetsime,
    Në gjithë fatkeqsitë e mia – ku Zoti pjesën më dha-
    Unë kisha shpresë, orët e fundit të kurorëzoja,
    Nën këto tenda të përkulura të prehem;
    Për kandilen e jetës në mbarim të kujdesem,
    Dhe të mbaj flakën prej shterrjes në pushim.
    Unë kisha shpresë, për krenarinë në shoqërim,
    Mes djaloshave të tregoj dijet time nga librat nxënë,
    Rreth zjarrit tim një mbrëmje grupin të tërheq,
    Dhe të tregoj gjithë si u ndjeva, dhe gjithë sa pashë;
    Dhe si një lepurushe që lukunia dhe boritë ndjekin
    I mbath tek vendi prej nga fillimit ajo fluturoi,
    Unë kisha shpresë, e shkuara ime e shqetsuar,
    Këtu të kthehem – dhe të vdes në shtëpi më në fund.
    O i bekuari lirim, mik i jetës në perëndim,
    Tërhequr prej kujdesit, që kurrë s’do jetë më imi!
    Sa i gëzuar ai që kurorëzon, në hije të tilla,
    Një rini me pune dhe një pleqëri të mbarë;

    p.s. perkthimi erdhi mbas leximit te reportazhit te nje anglezi tek Korrieri per nje fshat te juglindjes

  30. Shteti nuk eshte nje “Deus ex Machina”, qe ne momentin e duhur do (duhet) te jete aty, i pranishem, per te zgjidhur veshtiresite e pazgjidhshme. Nje strukture e “shndritshme” ligjore, pa dimensionin etik te vetin, e ben ate nje Potemkin village. Cfare vlere ka nje ligj i mire, qofte ai edhe i nje shkalle supreme si puna e kushtetutes, ne njerez te keqinj ( te pamesuar, te padegjuar, te pashikuar, te paedukuar)? Cfare vlere ka nje diamant ne mes baltes se perkembur te derrave?
    Dallimin midis Korese se Jugut dhe asaj te veriut e ben vetem ligja. Ne kushte te barabarta, keta te fundit do te ishin po aq te afte, te zote, inventive dhe te suskseshem si edhe vellezerit e tyre ne Jug.
    Por dallimin midis Bularatit dhe Qeles se Pukes, nuk e shpjegon dot me pranine apo mungesen e ligjes. Ose atij qe e sipermerr, do ti duhej te bente nje trajtese jo me natyre ligjore, po te argumentonte se bukuria e Korces eshte ne nje shkalle me ate te lugines se Valbones, dhe se e para, nga pikpamja civike, eshte me e vlefshme se sa e dyta.
    Mund te jem i gabuar, por kam pershtypjen se ne pikun e vet, shtetit komunist ishte me i kujdesshem se sa ky i sotmi ne trajtimin buxhetor te territorit.
    Kjo per sa i perket shtetit.

    Por nuk di ku t`ia fillosh kur vjen puna tek njeriu qe jeton nen kete shtet.
    Shume nga tmerret qe na zene syte kur diskutohet gjendja e shoqerise shqiptare dhe jetes shqiptare nuk mendoj se jane me origjine te jashtme, dmth qe vijne nga mungesa e kuadrit ligjor ne rregullimin dhe manaxhimin e tyre, por jane me natyre te brendeshme, me cilesine e njeriut shqiptar, me cilesine e familjes shqiptare, me cilesine e fshatit shqiptare, me cilesine e qytetit shqiptar, me cilesine e shoqerise shqiptare, me cilesine e klases politike te dale nga mjedise te tilla, te lindura, te ushqyera, te edukuara e te formuara ne to. Deri ne nje fare mase, mendoj se duhet pranuar ekzistenca e nje dimensioni historik ne problemet e shoqerise shqiptare ne raportet e saj me shtetin, ne ate qe shteti shqiptar ka ekzistuar by default, dhe jo nga shprehja dhe materializimi i nje vullneti te brendeshem. Dmth, shteti shqiptar ekziston sepse ashtu duhet, por jo sepse ka nevoje per te. Raportet shtet-shtetas kultivohen e nuk jipen dot ne bllok. Nese keto raporte jane te kodifikuara, ato vijne ne formen me te qarte logjike te mundeshme, sic eshte formulimi i nje ligji, vetem si pasoje e nje eksperimentimi shume te gjate midis paleve. Ligja, ne cdo nivel/fushe, mbulon rastet sa me te shumta te mundeshme te kontradiktave qe mund te krijohen. Por kur dikush, per te zgjidhur keto kontradikta, nuk eshte se ia ka shume nevojen ligjit, resultati eshte pastaj i ngjashem me Gerdecin, Bathoren apo Dunicen.

    Ne qofte se pranojme se ne baze te cdo ligji/shteti eshte njeriu qe pranon tu neshtrohet atyre, une jam i mendimit se edukimi i ketij njeriu, formimi i tij nuk mund t`i lihet ne dore apo t`i hidhet ne kurriz atyre. Nje zgjedhje e tille eshte si ti vesh shpresat tek ekzistenca dhe perpjekja e “ghost in the machine” per te zgjidhur hallin tone ( ne fund te fundit kush eshte shteti/ ligji etjetj… ?).

    Per mendimin tim, rruga me efikase per edukimin e pjesetareve te nje shoqerie eshte ajo e zhvillimi te maredhenieve ekonomike me njeri-tjetrin, dhe me ata jashte grupit te tyre. E shoh fushen ekonomike si fushen me te volitshme per edukim, sepse eshte e vetmja fushe ku interesat e personit do te ishin te zhveshura nga cdo influence tjeter qe mund te nderhyje me procesin e arsyetimit ne marrjen e vendimeve prej paleve.
    Para pak kohesh nje i aferm i imi, te cilit i duheshin dokumente plotesuse per te percaktuar statusin e vet ne Greqi/Athine, te gjitha ec e jaket per sigurimin e ketyre dokumenteve e bente me ane te nje taksisti qe bente rrugen Athine-Tirane disa here ne jave. Per 5 Euro, certifikatat dhe vertimet e nevojshme leviznin ne te dy drejtimet. Sherbimi ishte i shpejte, i sigurt dhe tejet efikas, me nje eficense qe ia kalon edhe postes greke dhe asaj shqiptare, pa llogaritur ketu cmimin shume te volitshem per sherbimin e ofruar. Nga c’mora vesh, po kjo menyre perdoresh per te cuar shume e shume gjera te tjera. Ne mendjen time une shihja shenjat e para te nje FEDEX-i apo UPS-i shqiptar. Por nese ky sherbim do te sofistikohesh sado pak, atehere me siguri qe do te lindete nevoja e kornizes legale, qe nga bill of lading, volumi, vlera, sistemi i cmimeve (volum apo vlere), siguria e vleres se trasportuar , doganat etj, etj.

    Po keshtu mund te sjell nje rast tjeter.
    Pavaresisht se jetoj ne fund te dynjase, dhe ne nje nga qytetet ku shume lehte mund te gjesh nga kuzhinat dhe prodhimet ushqimore me interesantet ne bote, prap se prap nuk i shpetoj dot influences se paheqeshme te ushqimeve nga Ballkani. Tek dyqani ku i blej keto ushqime gjen gjithshka. Gama e asortimenteve nga Ballkani eshte shume e gjere. Ka nja 15 lloje djathi te bardhe: grek/ bullgar/maqedonas/ thrakas/ turk/kanadez , me yndyre e pa yndyre, deleje, dhie, lope e me the e te thashe. Ka kafe greke, turke, bullager. etj etj. Ka caj grek ( caj mali), ka sherbele te thare, qe perdoret kudo neper marinimin e mishrave. Ka speca te kuq te mbushur me gjize ose turshi. Gjen gjithshka. Deri tek llokume dhe hallva. Lista eshte shume e gjate. Por ajo cfare nuk gjen, eshte qofte edhe nje prodhim i vetem shqiptar. Absolutisht asgje. E megjithate gjithsa me shohin syte ne ate dyqan, para se te ishin thrakas, apo hitit, apo Qipriot, grek e bullgar, per mua jane shqiptare. Jemi rritur me to.
    E pare ekonomikisht, nje voze djathi i prodhuar ne malin e Rodopit dhe e shitur ne Vancouver, nuk ka se si kushton me pak se sa nje voze djathi e prodhuar ne Valbone, ne Cike apo ne Diber. Po keshtu caji i malit te Thethit, nuk eshte me i keq se sa caji grek qe shitet mbi $50.00/kilja ketu. Por cfare e ben te veshtire ne pothuajse nivelet e pamundesise shitjen e djathit shqiptar apo cajit te malit, eshte mungesa e plote e nje strukture ku prodhime te kesaj natyre te kanalizohen dhe te behen te njohura e te marketohen si alternativa te tjera te te njejtave prodhime, ndofta me te lira,me natyrale, etj, etj. Ose pse fabrikat e cokollatave te mos perdorin miellin e geshtenjave shqiptare?
    Ne cdo moment ne pershkrimin e mesiperm, po t`i disectesh, do te shohesh se lind nevoja e njerezve qe duhet te pranojne te bejne “lojen” e tyre simbas ligjeve qe rregullojne ate pjese te ingranazhit qe “levizin” ata: prodhuesi te njohe ligjet qe rregullojne tregun e mallit te vet, tregtari te njohe si ate qe prodhon si ashtu edhe ate qe e blen, dhe te siguroje komunikimin e paleve me ane te nje “gjuhe legale” te pranuar nga te gjithe, transportuesi te levize ne kohe e ne menyre te duhur mallin qe tregtari ka blere, grossisti te dije ku te trokase qe ta shese me 10 ate qe bleu me 5 ose 7, freight forwarder-it qe ta levize mallin nga nje ane e botes ne tjetren sa me lire dhe sa me shpejt, kompanite e brokerimit te sigurojne plotesimin e letrave simbas ligjeve perkates , bankat te bejne levizjen dhe levrimin e fondeve etj, etj, . Pra ne cdo hap, po ta shohesh, duhet te njohesh dhe, me kryesorja, te pranosh qe rregullat e lojes te jene mundesisht sa me te barabarta per te gjithe pjesemarresit.
    Mua me duket se nje qytetari e mesuar ta ndertoje jeten e vet rreth koncepteve te tilla, shume shpejt do te kerkoje qe te nxjerre nga mjedisi i vet drejtues qe do tu ngjanin atyre.
    Ka ikur koha e fjales se dhene, bese, premtimit dhe dhenies se dores.
    Greket kete e zbuluan disa mijra vjet me perpara dhe ia mesuan edhe botes se “ligji eshte arsyeja e zhveshur nga pasioni”.
    Ka ardhur koha qe edhe ne ta bejme nje gje te tille.
    Me mire vone se sa kurre…. tha.

  31. ””’Veç shteti nuk është vetëm përkufizimi territorial i tij. Në rast se nuk ka të dhënat e tjera, atëherë i vihet në diskutim identiteti i tij si shtet.””’

    Ne 1997(disa muaj apo qofte edhe disa dite) shteti i Shqiperise ishte kufiri i shtetit te Shqiperise.
    Kufiri eshte dhe nuk mund te mos jete (perndryshe shteti nuk eshte). Kufiri edhe kur nuk eshte ligjor eshte faktik, sepse nuk mund te mos jete.

    Pastaj qe shteti ne vetvete ka edhe gjera te tjera nuk vihet ne dyshim (psh nje sasi njerezish ose ekzekutivi ), por ne trajtimin e kesaj teme del kufiri.

    Konteksti eshte i tille, qe duhet theksuar se kufiri nuk duhet pare si dicka qe tejkalohet me shuarjen e zellit patriotik, kufiri eshte ne thelbin e shtetit.

    ”’ligji eshte arsyeja e zhveshur nga pasioni”’

    Nuk e shoh lidhjen mes kesaj shprehjeje dhe grekeve te lashte qe ua mesuan te tjereve.
    Ne kontekstin tend greku i lashte i ka mesuar botes Kalin e Trojes, ndersa romaku contractus-in.

    Nga ana tjeter ‘ligjen’ e kemi ne gjak, kurse me ‘ligjin’ si kemi punet mire. Ligja e kishte dimensionin etik te vetin, kurse ligji duket se nuk e ka.

    1. Hyllini ipse dixit:

      …”’ligji eshte arsyeja e zhveshur nga pasioni”’

      Nuk e shoh lidhjen mes kesaj shprehjeje dhe grekeve te lashte qe ua mesuan te tjereve.
      Ne kontekstin tend greku i lashte i ka mesuar botes Kalin e Trojes, ndersa romaku contractus-in…”

      Deri ne nje fare mase pergjigja eshte brenda rrjeshtave te mesiper.
      Kali i Trojes i perket epokes heroike, mbas te ciles vjen epoka kalorsiake, dhe me pas ajo e ligjit.
      Contractus si forme obligimi ligjor midis privateve e gjen edhe ne shkrimet e summereve.
      Pervec emrit, ajo nuk eshte krijese romake.
      Cfare eshte krijese romake eshte referimi qe i behet pranimit te vleres se contractus si “subsignato duumvirum arbitraru”, dmth qe eshte njohja apo jo e contractus eshte prerogative e e 12 tabelave, dhe e asgjeje tjeter.

      Se nga erdhen 12 tabelat, dhe ideja e ligjit dhe jo ajo e mbretit, si autoriteti suprem i nje shoqeria, jam i bindur se e dini fare mire.

  32. Xha Xhai kërkesa jote që: ”… do të doja t’i shihja të debatuara në faqe të parë të gazetës,…” probleme të cilat lidhen me sa është shkruar edhe në:

    http://xhaxhai.wordpress.com/2010/03/29/kurthi-shengen/
    http://xhaxhai.wordpress.com/2010/03/25/ngrirja-e-detit/
    http://xhaxhai.wordpress.com/2010/03/08/liberalizimi-i-vizave/

    gjen njërën prej përgjigjeve cilësore (si respond jo answer) në artikullin e Shqip “Asimetria midis rritjes ekonomike dhe punësimit” të Kosta Barjabës, këtu:

    http://216.75.13.41/

    prej nga po sjell gjysmën e artikullit (nga frika se mos shkrimi nuk ruhet për gjatë):
    “Dhurata” demografike si “risk” demografik
    Tendenca e zhvillimeve demografike në Shqipëri ende nuk i është bashkuar tendencës globale të moshimit të popullsisë. Mosha mesatare e popullsisë në vitin 2005 ishte 28.3 vjeç, në krahasim me 39.0 që ishte mosha mesatare në Europë. Raporti i varësisë së popullsisë ka ardhur në rënie. Popullsia në moshë pune rritet mesatarisht rreth 5 për qind në vit dhe sipas studimeve të Bankës Botërore, (2006) në vitin 2015 pritet të përbëjë rreth dy të tretat e popullsisë së vendit. Aktualisht ritmet e uljes së popullsisë së grupmoshës 0-14 vjeç vijnë duke u zvogëluar, ritmet e rritjes së grupmoshës 15-64 vjeç janë konstante, ndërsa ritmet e rritjes së grupmoshës mbi 65 vjeç vijnë duke u zvogëluar. Nga studimi i treguesve të forcës së punës shihet qartë se ritmet e rritjes së pjesëmarrjes në punë janë prapa ritmeve të rritjes së popullsisë. Popullsia në moshë pune po rritet, dukuri që përbën një sfidë për tregun e punës. Po sipas studimeve të Bankës Botërore, midis viteve 2005-2015 do të kemi një rritje të forcës së punës me rreth 200 mijë persona. Rritja e popullsisë në moshë pune përbën, si rregull, një “dhuratë demografike” për zhvillimin e tregut të punës. Por përvoja e tranzicionit tregon se kjo “dhuratë potenciale demografike” është shndërruar në një “risk serioz demografik”, për shkak të moshapjes së vendeve të reja të punës. Rritja demografike ushtron presion ndaj tregut, i cili nuk ka mundur të thithë forcat e reja të punës. Rritja e popullsisë rinore pritet ta përkeqësojë edhe më shumë pjesëmarrjen, punësimit dhe papunësisë së rinisë, duke u nisur nga ritmet e larta të papunësisë rinore.
    Asimetria midis rritjes së popullsisë dhe zhvillimit të tregut të punës vepron si një barrierë serioze për realizmin e kohezionit social dhe territorial të shoqërisë shqiptare. Sepse kohezioni nuk mund të kuptohet pa kohezionin në tregun dhe botën e punës. Politikat e punësimit duhet të mbështeten në një vizion të ri: kalimin nga politikat pasive, asistencialiste, humanitare e filantropike në politikat rritëse e zhvillimore, të mbështetura në performancën dhe suksesin, duke synuar rritjen e produktivitetit të punës, pengimin e rritjes artificiale të kostos së punës, si edhe sinergjinë midis tregut të punës në sektorin bujqësor dhe jobujqësor. Nga të dhënat e studiuesve të tregut të punës, rezulton se vetëm rreth gjysma e popullsisë fshatare në moshë pune është e zënë me punë, madje edhe ajo punon vetëm me gjysmën e kapaciteteve të saj.
    ***
    Tani, këtej vazhdoj unë, Kosta Bajraba na ka sjellë shifrën e 200 mijë vetëve sipas studimeve të BB. Po ti thjeshtojmë gjërat, i bie një rritje me 20 mijë vetë në vit. Në skenarin më të keq kur asnjë prej tyre nuk thithet nga tregu i punës, secili prej tyre ka dy alternativa: e para, të pranojë papunësinë, e dyta, të emigrojë. Në komentin tek Kurthi Shengen të Pishakut, unë jam përpjekur të nxjerr përqindjen e shqiptarëve që mund të kërkojnë azil politik. Konsideroj azilin politik si trampolinë për emigrimin ekonomik, e marr 20 mijëshin të pandryshuar (vendet e punës që do hapen nga ata që-i-kanë-por-do-të-kërkojnë-azil do të zihen nga këta të 20 mijëshit).
    Atëhere, unë, them se emigrimit të jashtëm do ti drejtohen ditën tjetër të liberalizimit të vizave: 1) vetëm 7.4% e rritjes prej 20 mijë personave të aftë për punë në vit – ose 1,500 vetë; PLUS 2) po 7.4% e shumës së mbartur të kësaj rritjeje që është në papunësi – ose 14%*(100 mijë-20mijë)=11,000 vetë – ku 14% është shifra më e lartë zyrtare e papunësisë. Gjithësej 12,500 persona nëse shkojnë pa familjet, e kështu ka gjasë pasi ata janë të rinj; 12,500 persona nëse emigrimit i drejtohen barabar si femrat dhe meshkujt (siç i përgjigjen sondazheve apo siç konsiderohen të aftë për punë) gjë që nuk ka gjasë.
    Nuk kam të dhëna që të bëj diferencën, por në arbitraritet të plotë po heq 2,500 vajza që edhe pse në kushte të mjerueshme nuk do të emigrojnë. 10,000 personave që do të emigrojnë ditën tjetër të liberalizmit do më duhet tu shtoj me ndrimin e viteve, (data më e afërt e liberalizmit sipas thashethemeve) 7.4% të 20 mijëshit tjetër, duke e çuar numrin 11,500 persona.
    Sikur, sikur, gjithçka në shifrat dhe përqindjet si më sipër të jetë e gabuar, e pagabuar është tendenca që duket qartë: Shtyrja e liberalizmit të vizave për shqiptarët rrit ngarkesën e pritshme, apo fluksin e emigrantëve. Prej nga përfundimi se sa më shpejt që të bëhet liberalizmi aq më mirë -është llogjik.
    Pa lejuar anshmëri duhet parë dhe ana tjetër:
    -Ndikimi i menjëhershëm në ekonominë shqiptare i largimit të këtyre 10-15 mijë – jo më personave por konsumatorëve; dhe ndikimin e mëvonshëm kur këta të tërheqin familjet e tyre. Sa dhe si do të jetë ku ndikim, do të frenojë rritjen, do të kemi rënie? Si do të reagojë ekonomia? (Këtë të presim ta lexojmë – frenat në sektorin e ndërtimit sipas analistëve s’mjaftojnë, parashikimet e përgjithshme të Shkëlqim Canit janë të prekura nga lufta politike)
    -Faktin se gjendja shihet në kuadrin e përgjithshëm evropian. Kështu t’ja heqësh Shqipërisë 10-15 mijë të papunë e t’ja shtosh Evropës është si, (popullorçe) ta heqësh nga barra e ta vesh në samar. Predispozita e Evropës nuk mund të shihet e shkëputur nga mundësitë e ekonomive evropiane për të thithur këtë fuqi punëtore.
    -Kriza e rëndë e ekonomisë Greke, rrugëdaljet për të cilën, nuk pikëtakohen me importim të fuqisë puntore.
    Gjithsesi, peshorja ekonomike, për veten e saj është një gur në peshoren e madhe, me të cilën vendimarrësit do të veprojnë.

    Shënim i parëndësishëm 1: Jo nga harresa a gabimi por me dashje kam shmangur si kontigjent të mundshëm për emigrim numrin aktual të të papunëve ndaj të cilit të zbatoja 7.4% tim apo përqindje tjetër. Jam shprehur diku në temat e lidhjeve, e po shprehem sërish: një person që ka 20-15-10 vjet papunë, për mua ka humbur dëshirën për të punuar, ai s’do të punojë, ndaj paraqitja e tij si e papunë duhet marrë vetëm që nuk punon por jo që kërkon punë, – ky rasti i fundit është për çka flasim.
    Shenim i rëndësishëm 2: Nga 22.11% e 10704 pjesemarresve në anketën e Balkanweb-it qe konsiderojne si prioritet te 2010 heqjen e vizave per Shqiperine deri më 31 Mars 2010, sot më 26 Prill të 2010 janë 23.13% e 12104 pjesmarrësve. Ky 1% që përfaqson 400 vetë brenda 26 ditëve (2800- 2366), është shumë i madh, pasi për periudhën në fjalë kanë votuar vetëm 1400 persona. Tashmë ky 28.5% (400/1400) i atyre që duan të ikin bëhet më i rëndësishëm pasi është më i madh se 20.2% (283/1400) i atyre që kërkojnë zgjidhjet brenda shtetit, por jo në politika (qofshin kutish qofshin dëmshpërblimesh). Tashmë shifrat dhe përqindjet e sondazhit të prioriteteve të zhveshura deridiku nga ndikimet, mund ti krahasojmë kokë më kokë dhe për periudha. Prej këtu, deri më tani, përfundimi im se liberalizmi i vizave sa më shpejt të bëhet aq më mirë për të gjithë, përforcohet.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin