Një shaka e kanalit televiziv Imedi, në Gjeorgji, bëri që shumë qytetarë të atjeshëm të përfshihen prej panikut.
Në emisionin e lajmeve, kanali Imedi njoftoi se tanket ruse sapo kishin pushtuar kryeqytetin Tbilisi dhe presidenti Saakashvili kishte mbetur i vrarë.
Frika paranoide nga fqinji rus mbetet e gjallë në Gjeorgji, 18 muaj pasi trupat ruse pushtuan një pjesë të atij shteti, në kundërpërgjigje të disa provokimeve mendjelehta të qeverisë së Saakashvilit ndaj republikave autonome të Abkhazisë dhe të Osetisë së Jugut.
Për të shoqëruar lajmin fals (hoax), kanali Imedi përdori pamje filmike autentike nga pushtimi i atëhershëm, të cilat gënjyen shumë prej shikuesve, me gjithë njoftimin paraprak se më pas do të transmetohej një simulim.
Shumë gjeorgjianë nuk e kuptuan dot se çfarë po ndodhte; në një kohë që pronari i rrjetit Imedi, Giorgi Arveladze, shpjegimi se qëllimi i kësaj loje ishte t’i tregonte publikut se çfarë po përgatitej në Moskë.
Në një farë kuptimi, Imedi e paskësh transmetuar lajmin nga e ardhmja.
Çuditërisht, lajmi për këtë shaka televizive në Gjeorgji, i përcjellë nga të gjitha agjencitë e lajmeve, ngatërroi edhe publikun amerikan, meqë, po t’u hidhje një sy forumeve të diskutimeve në Yahoo, disa komentues atje kishin kujtuar se shakaja qenkësh bërë dhe konsumuar në shtetin amerikan të Georgia-s.
Keta te kishin pritur deri ne 1 Prill te pakten.
Pemet qe bejne makarona: http://www.youtube.com/watch?v=27ugSKW4-QQ
Nga Wikipedia:
Dridhen dynjaja nga Golia rus mor Xhaxha… dridhen kur bëhet shaka edhe tani.
P.s: A i ndihmon ky shembull , filozofët e historisë, të analizojnë më gjakftohtë rastet shqiptare të së kaluarës?
Kam frikë se lajmi i rremë, transmetur nga kanali televiziv Imedi, nuk ishte i rrangut të shakasë, por cinizmit.
Reuters, Al Jaseera, France 24, BBC përcollën se rrenga në fjalë është transmetuar në emisionin kryesor të lajmeve të kanalit Imedi, kanal aleat i presidentit Saakshvili.
Lajmi u raportua të jetë sajuar si kundërpërgjigje e vizitës së udhëheqësit të opozitës kundër Saakashvili-t me presidentin Putin vetëm disa ditë më parë.
Lajmi pra, u sajua nga presidenti Saakashvili dhe strategët e komunikimit të tij politik, për të tmerruar njerëzit nga perspektiva e alenacës opozitare në Gjeogji me Rusinë.
Dhe pikërisht si i tiilë u mbrojt me cinizëm të pashoq nga Saakashvili, i cili u shpreh se skenari i paraqitur në lajmet kryesore të ditës “është jashtëzakonisht afër asaj që mund të ndodhë”.
Nuk kemi të bëjmë pra, me një shaka politike pa zarar që tronditi për disa minuta gazmore publikun gjeorgjian dhe atë ndërkombëtar.
Por bash me nivelin e pashqoq të cinizmit dhe papërgjegjësisë së qeveritarëve gjeorgjianë, krejtësisht të paaftë për të qeverisur vendin me dinjitetin më minimal politik e njerëzor.
Të gatshëm për të prodhuar çdo skenar tragjik dhe katastrofë kombëtare për të mos lëvizur nga pushteti, fenomeni i politikës gjeorgjiane, edhe pse i skajshëm, reflekton denjësisht improvizimet cinike të klasave politike të vendeve me rëndësi periferike.
Papërgjegjësia politike dhe njerëzore e Saakashvili-t u provua me luftën absurde që i provokoi Gjeorgjisë me Rusinë vetëm 18 muaj më parë.
Nuk është pra fare pët t’u habitur që tregohet i gatshëm ta riluajë sërish këtë skenar makabër për sa kohë Saakashvili vazhdon ende të ruhet me çdo kusht si presidenti legjitim i vendit, i mbështetur paturpësisht edhe prej Perëndimit.
Sidoqoftë, kur këtyre fenomeneve të vendeve periferike, si Gjeorgjia, i shtohet edhe ai belg – kujtoj sajimin e ndarjes politike të vendit në emisionin kryesor të lajmeve – kthjellohet më mirë perpektiva e erës së re politike që i pret shoqëritë tona prapa derës.
Sajesat e skenarëve të tillë cinikë, në rastet konkrete, zëvendësojnë analizat e mirëfillta politike të specialistëve, duke i shndërruar ato në inskenime tele-realitetesh për të krijuar efektet dhe rezultatet e dëshiruara.
Rasti i Gjeorgjise ishte eksperimenti i fundit qe Perendimi (i nxitur kryesisht nga SHBA) beri me Rusine. Se sa efektiv rezultoj “largimi” nga Rusia e ish republikave te BRSS-se ne perendim te saj e tregoj edhe fjaskua Ukraine qe u brohorit me te madhe pas revolucionit portokalli. Rreshqitjen e popullaritetit te Viktor Yushchenko-s nuk mundi ta kthente as Yulia Timoshenko me gersheten topuz mbi koke.
Me Gjeorgjine ishte shfaqja hashiqare e naivitetit te administrates se Bush-it, qe nepermjet instalimit te qeverise por Amerikane te djaloshit te pa pjekur Shaakashvili do te bente te mundur nje “short cut” te tubacioneve te naftes nga deti Kaspik per ne Detin e Zi.
…… dhe Condoleezza Rice e kishte “paralajmeruar” Shaakashvilin qe te mos e provokonte Rusine. Po ai sidoqofte e provokoj ate. Mesimi u dha i pa krahasueshem dhe shembullor.
Ajo qe duhet te na shqetesoje eshte lehtesia me te cilen nje media vizuale mund te krijoje nje lajm te tille duke mashtruar nje publik i cili eshte i varur ne menyre absolute nga media elektronike per informimin e tij.
Kujtoni njecik ate filmin amerikan qe shkakton nje film “mediatik” me… Shqiperine!
Me duket xha xhai do bente mire te kishte me shume tema humori, se dhe kete shume seriozisht e keni marre. 🙂
Po pse duhet te na shqetesoje NE lajmi i mediave gjerogjiane? Nese flasem per shqetesime, ne kemi mediat tona te cilat me te njejten lehtesi, dhe pa qene nevoje te bejne lajme hoax, manipulojne trute e njerzve me lajme gjysem-te-verteta dhe me programe bajate si Big Brother.
Duket se mediat e paskan nje pike referimi, kur vjen puna per lajme hoax. Vete burimi i tyre i pashtershem i lajmeve e scoop-eve, politika dhe politikanet, e perbejne kete pike referimi, e kjo do te thote se nuk iu dashka rene shume ne qafe per kete fenomen. Jo me larg se dje, Ministria e Brendshme e ka paditur PS (ndoshta edhe vete G.Rucin) per nje te tille “lajm”,sipas te cilit jo vetem jane fallsifikuar dokumente, por mbi te gjitha qe “perhapin panik ne shoqeri….” 😉
Improvizimi ne fjale percaktoi nje reagim instinktiv, prej nga ku gjithesesi mund te shihet ne nje drite tjeter paqja gjeorgjiane. Se sa mund te jete kjo shprehi e papergjegjshmerise se Sakashvilit kjo mbetet per t’u pare, edhe pse me duhet te pranoj se deri me sot per budallallek jane akuzuar vetem dy politikane; Sakashvili dhe nje i ngjashem i tij ne Shqiperi. Kryesisht politikanet akuzohen per te kunderten e budallallekut.
Ne rastin konkret perdorimi i medias per te testuar opinionin permes stimulimit te Alarmit te dikurshem qe na kujtohet te gjitheve eshte ndoshta nje pasoje gjeorgjiane me shkak edhe ukrainas do te thoja une. Qe Sakashvili e provokoi Rusine, ky eshte nje pohim qe deshmon dobesine e tij taktike, por nuk i zbeh qellimet finale, qe per nje djalosh te sponsorizuar si ai jane te qarta. Por per paradoks ai zbuloi edhe synimet ruse dhe gatishmerine e Kremlinit per te perdorur rrugen ushtarake ne mbrojtje te atyre qe i quan interesa te veta. (Ketu ka nje fare kuptimi te kujtohet mire parashutimi i forcave ruse ne aeroportin e Prishtines, perpara se te hynin trupat e KFOR-it, edhe pse nje nga negociatoret per pushimin e konfliktit ishte Cernomerdin. E papritura e ka emrin Rusi)
Arsyet ukrahinase, qe deri diku per ironi i japin legjitimitet eksperimentit te medias gjeorgjiane, jane ato qe lidhen me kapitullimin e ekipit filoperendimor ne Kiev dhe rikthimin e epersise se krahut rusofil; c’ka me doemos flet per deshtimin e nje praktike politike e tipit Revolucion Portokalli. Nje deshtim qe kesaj radhe erdhi permes rotacionit elektoral, pra me nje menyre atipike per Rusine. Ne nje vend me 52 milione banore, nga ku 10 milione jane ruse, nje mbyllje e problemeve ne favor te Kremlinit, me legjitimitet te plote, normalisht qe alarmon Perendimin dhe grepin e tij ne Kaukaz, Miken shtatlarte. Ne kete kuptim dua te them se transmetimi i lajmit perpunon te ardhmen, duke u nisur nga e shkuara.
Si te thuash rikthimi i Rusise ne zonat e dikurshme te influences eshte bere emergjence politike per shume faktore qe shohin me shqetesim se ashtu si objektivat e tyre afatgjate nuk ndryshojne ashtu edhe ato te Rusise nuk levizin nga vendi.
Me me interes eshte te vleresohet sesa eventuale eshte nje riperseritje e konfliktit qe vetem sa mbahet pezull. Pra mendoj une me vend do ishte qe te behet ajo qe nuk bene strateget e komunikimit politik, qe te pakten kesaj radhe kane kuptuar se nje konflikt i ri me Kremlinin e tmerron popullsine gjeorgjiane.
Po me interes do te ishte qe te ndiqej edhe interpretimi i mediave serioze ruse, te cilat jane zedhenese te drejtperdrejta ne mos te Kremlinit, te optikes ruse per te pare boten qe e qarkon Rusine.