(pushim për nje kafe)
Jam i sigurt që takimi ynë i parë me shkrimtarin Edgar Allan Poe, të paktën i brezit tim, është bërë me ndërmjetësinë e Nolit. Besoj e kuptuat se bëhet fjalë për përkthimin e Korbit, me aliteracionet e tij magjike, që gjendet në faqet e të famshmit Album. Një libër ky që së bashku me Fije bari të Uitmanit dhe Poezi të zgjedhura të Pushkinit (përkthyer nga pesë a gjashtë poetë e përkthyes të talentuar) përbën atë numër të veçantë librash, të cilët shoqërojnë gjithnjë kujtimet e adoleshencës sime.
Në fakt librat nuk ishin të mitë, por të tim vëllai të madh. Natyrisht ishin pothuaj në përdorim të lirë, por jo aq të lirë, unë nuk kisha të drejtë t’i nxirrja nga shtëpia apo t’ia huazoja ndokujt, por kjo nuk më pengonte që jo rrallë të kopjoja ndonjë poezi (të Pushkinit p.sh) dhe t’ia lija në dorë ndonjë shoqeje të klasës (gjithë indiferencë), natyrisht duke e paraqitur si krijimin tim të fundit:-).
Më tutje, diku nga fillimi i viteve shtatëdhjetë, pak para se revolucioni kulturor kinez të hidhte jargët e tij edhe mbi Bibliotekën Kombëtare, te aneksi i rrugës së Elbasanit, gjeta një botim të plotë të novelave të Poe-s. Ishin në italisht dhe mbaj mend se edhe botuesi italian i kishte paraqitur nën titullin Histori të jashtëzakonshme, duket i ndikuar nga titulli që atyre u kishte vënë Sharl Bodleri, i cili ishte i pari evropian, që kishte zbuluar madhështinë e Poe-s dhe një numër novelash të tij i kishte përkthyer vetë dhe i kishte botuar në Paris, nën titullin Histori të jashtëzakonshme.
E vërteta është, zoti më ndjeftë, se ato jo të gjitha m’u dukën të jashtëzakonshme, ndonjëra më ngjante si e tejzgjatur, e mërzitshme, me jepte siklet por shkakun e kesaj te fundit e kuptova më pas kur lexova analizat e psikoanalisteve mbi Poe-n .
Natyrisht, kur them se kishte edhe te tilla qe me merzisnin, nuk e kam fjalën për Buburrecin e artë, Letra e vjedhur, Vrasje e dyfishte në rrugën Morgue etj, etj (ai ka shkruar nja jashtëdhjetë novela). Dihet se sikundër Dostojevski apo Strindbergu, Poe ka qenë disi i dhënë pak si shumë pas parasë, gjë që e shtynte të shkruante pareshtur për gazetat e kohës, por shihet te ai edhe një lloj eklektizmi e mistike (i ndikuar nga mendimi i suedezit Svedenborg, thonë).
Ne krijimtarinë e tij thuhet, po ashtu, se rol ka luajtur edhe alkooli dhe me kohe te ai u shfaqën edhe simptomat e skizofrenisë. Kjo e fudit eshte e sigurte. Bodleri nga ana e tij u përpoq që alkoolizmin e Poe-s ta shohë si një “mënyrë pune”, por edhe më tej studimet mbi të janë përpjekur ta shohin veprën e tij si pjellë e raportit gjeni-çmënduri. Vetëm më 1933 Marie Bonaparti (ajo që ndihmoi Frojdin të kalojë në Angli) në një analizë të mrekullueshme pati meritën t’i ndajë problemet nevrotike të Poes nga arti i tij. Te tjere flasin per “pushtetin e se zezës” qe sundon ne tekstet e tij etj.
Në fushën e poezisë Poe shkroi rreth pesëdhjetë poema të cilat Mallarme dhe Valery i cilësuan si modele të formës.
Ja pra ku dola atje ku desha. Keto dite kisha ne duar nje liber me poezi te tij.
Edhe pse ka shume e shume vite qe nuk jam ulur te përkthej gjesendi, vargjet e mëposhtëm më mahnisin gjithnjë dhe po jua sjell këtu në një përkthim pothuaj të lirë. Ju nuk jeni te detyruar te mahniteni:-))
Ëndërrim në ëndërr
Merre këtë puthje në ballë
E prej teje duke ikur
Lermë të pohoj
Nuk gabohesh aspak kur thua:
Jeta ime ishte një ëndërr
Dhe nëse shpresa tutje iku
Në një natë a në një ditë
Në një fanepsje a hiçgjë
Mbase ajo iku më pak?
Gjithçka shohim a na duket
Eshtë një ëndërrim në ëndërr.
Ndodhem mes ulërimës
Së një bregu sfilitur dallgësh
Dhe në duar mbaj
Grimca të rërës së artë.
Sa pak që janë
Dhe sa shpejt gishtash shkasin!
Ndërsa vajtoj ! – Ndërsa vajtoj !
Zoti im, si mundem
Më fort t’i shtrëngoj ?
Zoti im, nuk mundem njërën syresh
Nga valë e pa mëshirshme të shpëtoj?
Gjth’ çka shohim a na duket
A s’është një ëndërrim në ëndërr?
————————-
A dream within a dream
Take this kiss upon the brow !
And, in parting from you now,
Thus much let me avow —
You are not wrong, who deem
……………………
L, u desh te kalojne kaq vite qe te mesoj te verteten e poezive te Pushkinit. Nuk mund te prisje qe te ikja nga kjo bote me iluzionin se ndonje varg eshte shkruar per mua?
A, a mos eshte e nevojeshme te perseris qe jeta eshte e ashper? Ne te vertete kete une e kam mesuar pak si vone, me sakte ate dite kur edhe une zbulova se ato vargjet qe i ruaja aq thelle ne kujtese e me aq xhelozi, ne fakt i perkisnin penes se … Anna Akhmatoves:-))
Si falenderim per temen Lyss,
ja dhe perkthimi im:
Ëndërr brenda një ëndrre
Merre këtë puthje përmbi ballë!
Dhe, në ndarjen tonë që u kall,
Më në fund unë të shpall-
Ti nuk je gabim, me atë gjykim
Se ditët time kanë qënë ëndërrim;
Në se shpresa tutje u tret
Në një natë a në një ditë,
Në një vision a në asgjë,
A është më pak e shkuar, ë?
Gjithë ç’ka shohim a na ngjet
Është ëndërr brenda ëndrrës vet.
Mes oshëtimës kam qëndruar
Të një bregu dallgë torturuar,
Dhe mbaj brenda në pëllëmbë
Grimca të rërës së artë-
Sa pak! Por si zvarriten si
Mes gishtave të mi në thellësi
Ndërsa unë lotoj – ndërsa unë lotoj!
O Zot! a s’mundem për t’i rrokur
Ato me një shtrëngim më puthitur?
O Zot! a s’mundem unë të ruaj
Njërën nga vala e pamëshiruar?
Është gjithë ç’ka shohim a na ngjet
Një ëndërr brenda ëndrrës vet?
Me pelqejne te dyja versionet e sjella… ne dukje shume te ndryshme… disi si prove e “fundit te autorit”. Por ndihem shume njelloj ne raport me permbajtjen pas te dyjave. Ndaj “fundi i autorit” nuk perligjet fort, kur ndertohet nje lexues qe ndihet si nje tekst i trete i ngjashem me dy te paret + origjinalin.
Une shoh dy subjekte pak te ndryshem per nga menyrat e perqasjes dhe formesimet e ndjeshmerive, qe i nenshtrohen te njejtit perjetim me te njejten analize logjike. Pra, jane keto, dy subjektet e poezive, shto edhe dy autoret e perkthimeve, shto edhe Poen, me shto edhe mua, dhe shto edhe veten tende. Nje galeri e pafund tekstuale qe mrekullisht komunikojme duke qene te gjithe pak te ndryshem.
Xhaxha: “njeren syresh nga vale e pameshirshme TE apo TA shpetoj”?
Cyprinodon Diabolis: “Vala e pameshiruar” rimon, por kjo pjesore e mbiemerzuar ka kuptimin qe ti nuk do per poezine. I bie qe vala nuk meshirohet nga te tjeret, dhe ne fakt te duhet qe “vala nuk ka meshire”
Megjithse Poe eshte kaq i ndryshem nga Salinger se c’ka dicka qe m’i bashkon te dy. Ajo qe admiroj aq shume nga Salinger eshte insistimi i tij te jete i panjohur, dhe ajo qe qe admiroj aq shume nga Poe eshte sesa shume ndjenje ka ne cdo fjale te tij.
Duket sikur vuajtja e tij feminore eshte koncetruar ne mentalitetin e tij per femren dhe dashurine si shprese ndaj cdo mengjesi. Kur gdhin per Poe- eshte fat, Poe jeton e shkruan per t’u dashur fort, nuk eshte materialist, por kerkon te perdore lavdine si ankor qe te duhet akoma me shume.
Gjithcka qe i mungoi ne vogeli mundohet ta plotesoje me te gjitha kushtet ne shkrimet e tij, ku pershkrohet kaq shume vuajtje, revolte, padrejtesi ndaj fatit qe mbyt cdo mendim. Poe e ka te veshtire te beje kompromis me fatin dhe prandaj vuan deri ne fund. Por Poe ka dobesite e veta si te gjithe, dhe i mbyt vuajtjet ne konjak. A e gjykoj dot? Kurre! Si do mundesha!
Une e dua Poe-n, por ai me lodh, perndryshe nese ai do te ish i thjeshte per t’u lexuar nuk do kisha me asnje interes per shkrimet e tij. Poe eshte kaq pesimist deri ne dhimbje, eshte kaq i erret deri ne lodhje, eshte kaq terheqes deri ne pagjumsi, eshte kaq i paharrueshem deri ne rilexim.
Eshte si nje muzike qe e degjon dhe te duhet shume, shume kohe per ta kuptuar. E kam njohur relativisht vone Poe-n, por jam mahnitur njesoj prej tij, sikur te isha adoleshent.
“Grimca të rërës së artë.
Sa pak që janë
Dhe sa shpejt gishtash shkasin!”
Ky perkthim me le te njejten shije si dhe originali. Ose si me poshte:
“Zoti im, nuk mundem njërën syresh
Nga valë e pa mëshirshme të shpëtoj?
Gjth’ çka shohim a na duket
A s’është një ëndërrim në ëndërr”
Sa perkthim i bukur! Te marresh kurajon te perkthesh Poe- n eshte per t’u admiruar, te pakten per nje gje je i bindur qe ke kontribuar “nje grimce te reres se arte” ne shpirtin njerzor.
“E vërteta është, zoti më ndjeftë, se ato jo të gjitha m’u dukën të jashtëzakonshme, ndonjëra më ngjante si e tejzgjatur, e mërzitshme, me jepte siklet por shkakun e kesaj te fundit e kuptova më pas kur lexova analizat e psikoanalisteve mbi Poe-n”
Une mendoj qe Poe duhet te lexohet kur jemi ne periudhe te gjate pushimi ose teper te dashuruar per ta kuptuar me mire sepse vetem ashtu mund ti japim kohen e duhur per ta kuptuar. Por sidoqofte a nuk jemi me fat qe e kemi Poe-n?
korrigjim:
kerkoj ndjese qe pyes Xhaxhain per Te apo Ta. Ne fakt duhet te pyesja Lyss-in. Nuk e pashe autorin e perkthimit.
Meqë po kujtojmë Poe-n në shqip… ky më ka rënë në dorë për herë të parë, kur kam qenë ende në gjimnaz, në një botim ndoshta të vitit 1944 (para Çlirimit), me titull Kallzime të çuditshme – dhe në krahasim me letërsinë që na ushqehej prej zyrave të censurës, këto të Poe-s ishin vërtet të çuditshme, madje të tilla që të mbeteshin në mendje për një kohë të gjatë, thuase kishin zgjuar aty djaj që kishin qenë në gjumë deri atëherë.
Një tjetër çudi e paparë: librin e kishte përkthyer, nëse nuk më ka lënë kujtesa krejt, Haxhi Kroi – pikërisht ai Haxhi Kroi, që më pas do të shërbente, për dekada të tëra, si sekretar privat i Enver Hoxhës! Me sa duket, që para se t’i futej politikës totalitare, do ta ketë pasur të zhvilluar shijen e makabres, në realitet dhe në art…
Po sjell edhe kete:
Edgar Allen Poe
Vetmuar
Prej miturisë s’kam qënë
Si të tjerë qenë; s’jam ndjerë
Porsi sherret; s’thashë buzburo
Zjarrmit prej kroi çfarëdo.
Atij burimi s’kam gjerbur
Trishtimin; s’mundja për të zgjuar
zemrën njëlloj të gëzuar;
Ç’doja, e doja vetmuar.
Atëhere në mituri, në agim
Të jetës stuhi – një vizatim
Mbushur dëng me mirë e keq
Fshehtësi që pas m’u qep:
Prej rrëkesë, a shatrivanit,
Prej gurit të kuq të malit,
Prej diellit meje rrethuar
Në ngjyrë vjeshte praruar,
Prej të qiellit vetëtimë
Që sa s’më fshiku në fluturim,
Prej gjëmimit në shtrëngatën,
Ajo re që mori trajtën
(Kur ç’mbet Qiellit vrenjësi)
E djallit në sytë e mij.
Alone
From childhood’s hour I have not been
As others were; I have not seen
As others saw; I could not bring
My passions from a common spring.
From the same source I have not taken
My sorrow; I could not awaken
My heart to joy at the same tone;
And all I loved, I loved alone.
Then–in my childhood, in the dawn
Of a most stormy life–was drawn
From every depth of good and ill
The mystery which binds me still:
From the torrent, or the fountain,
From the red cliff of the mountain,
From the sun that round me rolled
In its autumn tint of gold,
From the lightning in the sky
As it passed me flying by,
From the thunder and the storm,
And the cloud that took the form
(When the rest of Heaven was blue)
Of a demon in my view.