Si duhen shkruar, në shqipen standard, emrat e përveçëm me burim të huaj, të njerëzve dhe të vendeve?
Shumë faktorë janë për t’u marrë parasysh gjatë formulimin e përgjigjes dhe sidomos të rregullave përkatëse – p.sh. që shqipja përdor alfabetin latin, ose që përgjithësisht i shkruan fjalët ashtu siç shqiptohen (i ashtuquajturi parim fonetik); por edhe nevoja për t’iu përmbajtur standardeve të caktuara, që kanë të bëjnë me identitetin e emrit përkundrejt shqiptimeve të ndryshme; dhe më në fund, ekzistenca e një tradite brendagjuhësore për një kategori emrash, e cila shkon ndonjëherë deri në “përkthimin” e tyre (p.sh. Papa Gjon Pali).
Një zgjidhje sa logjike aq edhe praktike do të ishte që emrat e përveçëm me burim nga gjuhët e mëdha perëndimore të shkruhen ashtu siç shkruhen në ato gjuhë; ndërsa të tjerët, duke përfshirë këtu edhe emrat nga gjuhë që përdorin alfabete të tjera (rusishtja, greqishtja) dhe sisteme të tjera shkrimi (kinezçja, japonishtja) të transliterohen sipas rregullave tashmë ekzistuese për gjuhët perëndimore. Përjashtim do të bëhej, në këtë rast, vetëm për emra të përveçëm të traditës, p.sh. do të përdornim gjithnjë Selanik dhe Moskë, pavarësisht nga transliterimi i këtyre emrave në gjuhët përkatëse, etj.
Drejtshkrimi i emrave të përveçëm me prejardhje të huaj ka dy aspekte (1) aspektin teknik, që është i ndërlikuar dhe u duhet lënë në dorë specialistëve për zgjidhje; (2) aspektin kulturor, që ka të bëjë drejtpërdrejt me marrëdhëniet e kulturës pritëse me kulturat dhënëse. Ruajtja e trajtës së shkruar origjinale të një emri dëshmon edhe dëshirën për të njësuar njohuritë dhe qëndrimet kulturore me botën mbarë, ose për të privilegjiuar integrimin ndaj shkëputjes, prirjet centripete ndaj prirjeve centrifuge.
Për këtë arsye të fundit, ka shumë interes të ndiqet historia e shkrimit të emrave të përveçëm të huaj në shqipe, së paku gjatë dy shekujve të fundit dhe veçanërisht në vitet e konsolidimit të shqipes standard.
Një material që ka zbuluar në arkivat shqiptare historiani Elidor Mëhilli – të cilin e falënderoj që ma dërgoi për ta shqyrtuar, duke më lejuar edhe që të shkruaja për të në publik – hedh dritë mbi këtë çështje; dhe pikërisht mbi historinë e marrëdhënieve midis drejtshkrimit të emrave të huaj dhe depërtimit të mendësisë totalitare në shqipen publike.
Është fjala për një dokument të datës 24 gusht 1951, të nxjerrë nga Fondi i Komitetit Qendror të PPSh-së, Sekretariati, të përmendur në faqen përmbledhëse me titullin “Mbi shkruarjen e fjalëve të huaja ashtu siç fliten në gjuhën shqip”, dhe që konsiston në dy pjesë: një “Relacion për fjalët dhe emrat e huaja që të shkruhen ashtu siç lexohen”, të nënshkruar nga Drejtorja e Drejtorisë së Agit-Propit Nexhmije Hoxha dhe Sekretari i Komitetit Qendror të PPSh-së Bedri Spahiu; dhe një Vendim të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, që e miraton propozimin e bërë në relacion.
Në relacion thuhet pikërisht:
Në shtypin tonë fjalët dhe emrat e huaja nuk shkruhen siç është shqyptimi i tyre, por ashtu siç shkruhen në fjalët gjuhët e huaja. Kjo gjë sjell që nga shumica dërmonjëse e lexonjësve të mos bëhet një shqyptim i drejt dhe të mos marrin vesh kuptimin e tyre. Prandaj duke marrë parasysh këtë propozojmë që të gjitha fjalët dhe emrat e huaja të shkruhen ashtu siç lexohen. Shtojmë se edhe në B.S. emrat dhe fjalët e huaja i shkruajnë simbas shqyptimit dhe germave të gjuhës ruse.
Për këtë çështje kërkuam dhe mendimin e shokëve t’Institutit të Shkencave të cilët janë dakord me mendimin tonë.
Ia vlen të ndalemi në disa momente kyçe të këtij relacioni.
Së pari, autorët pranojnë se deri atëherë emrat me prejardhje të huaj, në shtyp, janë shkruar sipas grafisë që kanë në gjuhët burimore (p.sh. Schwarzwald, jo Shvarcvald); duke ndjekur kriterin e ruajtjes së njësisë së formës grafike, përkundrejt variacioneve të mundshme në shqiptim.
Së dyti, autorët besojnë se ruajtja e grafisë së origjinalit, e pazakonshme për shqipen, ka bërë që këta emra të mos shqiptohen mirë dhe për rrjedhojë “të mos merret vesh kuptimi i tyre” – edhe pse nuk është e qartë se çfarë lidhje mund të ketë kuptimi i këtyre emrave ose fjalëve me shqiptimin që u bëhet.
Së treti, autorët propozojnë që emrat e huaj dhe në përgjithësi fjalët e huaja të shkruhen, sa i përket shtypit, sipas parimit fonetik; ose “ashtu siç lexohen” (p.sh. Shvarcvald, jo Schwarzwald), edhe pse një propozim i tillë përmban një kontradiktë, sa kohë që, vetëm një rresht më lart, është thënë se emra të tillë lexohen në gjithfarë mënyrash dhe keq; ndoshta duhej thënë “ashtu siç shqiptohen në gjuhët e origjinës”.
Së katërti, autorët e mbështetin propozimin e tyre duke iu referuar autoritetit politik dhe ideologjik dhe duke vërejtur se kështu veprohet edhe në Bashkimin Sovjetik, ku emrat dhe fjalët e huaja “i shkruajnë sipas shqyptimit dhe germave në gjuhën ruse”.
Së pesti, autorët nuk e fshehin se këtë çështje e kanë shqyrtuar vetë, por duke kërkuar “dhe mendimin e shokëve të Institutit të Shkencave”; çka lë vend të supozohet se sekretariati i K.Q. çështjen e drejtshkrimit të emrave të huaj e konsideronte më parë si ideologjike, dhe vetëm më pas si gjuhësore-teknike.
Ndoshta kjo radhë përparësish shpjegon edhe pse vetë relacioni, nga pikëpamja e zgjidhjes gjuhësore që propozohet, lë shumë për të dëshiruar; meqë duket sikur autorët, N. Hoxha dhe B. Spahiu, nuk e rrokin dot problemin gjuhësisht, as pasojat praktike të menjëhershme dhe largvajtëse të zgjidhjes së improvizuar që sugjerojnë; por e rrokin për bukuri kontekstin ideologjik të kohës dhe e zotërojnë në majë të gishtave metodën e analizës të problemeve të tilla – shfrytëzimin ose në thelb kopjimin mekanik të eksperiencës sovjetike.
Mes të tjerash, tingëllon absurde këmbëngulja për ta mbështetur drejtshkrimin e këtyre emrave në ‘shqyptimin’, ose më keq akoma, në ‘leximin’ e tyre; sa kohë që vetë nevoja për ta ndryshuar këtë drejtshkrim ka lindur, gjithnjë sipas autorëve, nga rrëmuja e varianteve dhe e luhatjeve në shqiptim.
Për shembull, si do të shkruhet në shqipe një emër i përveçëm si Eugene (anglisht), Eugène (frëngjisht), Eugenio (italisht), Eugenius (latinisht), Евгений (rusisht), Ευγένιος (greqisht) e kështu me radhë? Me logjikë, të gjithë këta emra do të shkruheshin Eugjen, duke ndjekur pjesërisht traditën dhe pjesërisht kriterin transliterues. Përkundrazi, kriteri i propozuar nga N. Hoxha dhe B. Spahiu për shtypin, që më pas u adoptua nga standardi drejtshkrimor për të gjitha tekstet shqipe, ka çuar në forma të tilla si Juxhin (në përkthimin e romanit Gjeniu, të T. Dreiser); Ëzhen (emri i shkrimtarit Eugène Sue, autor i Mistereve të Parisit); Euxhenio, Euhenio, Jevgenij etj. Të krahasohet edhe kontrasti midis emrit zyrtar të frëngut Eugène Sue (Ëzhen Sy), i konfirmuar në përkthimin e një shkrimi të Marksit për veprën e atij shkrimtari; dhe mënyrës si është përkthyer titulli i romanit të njohur të Balzac-ut, Eugénie Grandet (Evgjeni Grande), duke ndjekur traditën e emrit në kulturën shqiptare ortodokse (çka nuk i ka penguar me mijëra lexues që mbiemrin e heroinës ta lexonin me theks paroksiton: Gránde).
Në të vërtetë, çdo gjuhëtar e di se forma e shkruar e ligjërimit është shumë më e qëndrueshme se forma e folur; duke siguruar identitetin dhe njësinë e fjalës edhe në ato raste kur shqiptimi varion sipas parametrave gjeografikë, socialë dhe individualë; dhe aq më tepër vlen kjo, në rrethanat kur kemi të bëjmë me emra të përveçëm, të cilët nuk kanë “kuptim” në vetvete, por vetëm shenjojnë arbitrarisht objekte individuale, të tilla si persona ose vende; rrethana që marrin rëndësi kritike në fusha të tilla si ligji, historia, e drejta ndërkombëtare, shkencat bibliografike dhe sistemet e referencës, standardet ndërkombëtare, etj. Edhe vetë parimi aq i përfolur i drejtshkrimit “fonetik” të shqipes është kthyer, me kohë, në të kundërtën e vet, meqë, në atë masë që ekziston dhe zbatohet standardi drejtshkrimor, shqipja e sotme publike nuk shkruhet ashtu si shqiptohet, por shqiptohet ashtu siç shkruhet.
Nga analiza e tekstit të relacionit, tërheq vëmendjen edhe indiferenca pothuajse arrogante e autorëve ndaj traditës së drejtshkrimit të këtyre emrave në shqipe, ose lehtësia me të cilën këta autorë propozojnë një vendim i cili, në thelb, lidhet me një aspekt tepër teknik të drejtshkrimit. Duke u lëkundur midis parimit të drejtshkrimit “ashtu siç lexohet” dhe drejtshkrimit “ashtu siç shqyptohet”, autorët njëkohësisht konfirmojnë gatishmërinë për të marrë vendime arbitrare në fusha delikate si kjo e standardizimit të shkrimit; të cilat vendime u mjafton që t’i mbështetin me një retorikë demokratike populiste banale, ose me përmendjen e “shumicës dërmonjëse të lexuesve”; si për të theksuar se vullneti për këtë ndryshim vjen nga poshtë ose nga populli, dhe këta vetëm sa bëhen interpretë të vijës së masave.
Megjithatë, jemi ende në fillim të viteve 1950, kur regjimi komunist në Shqipëri ende nuk i ka konsoliduar pozitat përfundimisht; madje kur ende ia ndien pasojat traumës që shoqëroi krizën në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të vitit 1948 dhe spastrimet e mëdha politike që e pasuan atë krizë. Për këtë arsye, sekretariati i KQ dhe vetë udhëheqja e PPSh ende nuk kanë aq siguri në vetvete, sa të dalin haptazi si burim i arbitraritetit në sistem; që këtej edhe referenca ndaj praktikës përkatëse, me rusishten, në Bashkimin Sovjetik, e cila i paraprin deri edhe njoftimit për konsultimin me “shokët” e Institutit të Shkencave.
Nga pikëpamja gjuhësore krahasimi me rusishten çalon; dhe çalon ngaqë, ndryshe nga shqipja e Kongresit të Manastirit, rusishtja shkruhet me alfabet cirilik, jo latin. Shkruesit e rusishtes, kësisoj, janë të detyruar nga alfabeti i gjuhës së tyre që t’i transkriptojnë emrat dhe fjalët e huaja, sipas një sistemi rregullash kaotik dhe kontradiktor, por gjithsesi të mbështetur në shqiptimin. Autorët e relacionit i referohen praktikës normative ruso-sovjetike për arsye vetëm ideologjike, ose si gozhdë për të varur përgjegjësinë e arbitraritetit; përndryshe drejtshkrimi i emrave të përveçëm në shqipe do të kërkonte, logjikisht, një qasje po aq teknike sa edhe qasja që i ka bërë rusishtja vetë (të dhëna të mëtejshme mund të gjenden në zërin e Wikipedia-s kushtuar cirilizimit; njohësit e rusishtes mund të zbaviten më tej, duke shëtitur në këtë pyll të dendur rregullash sa praktike, aq edhe arbitrare, për transkriptimin e emrave dhe të fjalëve anglishte në gjuhën ruse; ose duke u zhytur në thellësitë baroke të sistemeve të transkriptimit, gjithnjë në rusishte, të emrave nga gjuhë të ndryshme). Kompleksiteti i këtyre rregullave dhe tabelave për rusishten e bën edhe më absurd propozimin e autorëve të relacionit më sipër, për të ndjekur, në drejtshkrimin e emrave të huaj, praktikat e miratuara prej “shokëve sovjetikë”, të cilët përndryshe gjuhën e tyre, rusishten, e trajtonin me shumë më tepër dashuri e kujdes se tanët shqipen.
Për të njëjtat arsye të alfabeteve të ndryshme, gjuhët perëndimore ndjekin sisteme të ndryshme për transliterimin (romanizimin) e emrave rusë, shpesh me rezultate kontradiktore, të cilat u hapin punë bibliografëve dhe, tani vonë, motorëve të kërkimit në Internet. Mjaft të krahasohen variantet e emrit të shkrimtarit Dostoievsky, Dostoyevsky, Dostoyevski dhe Dostoievski në anglishte; ose emri i eksploratorit të njohur Przhevalsky, Prjevalsky, Prezhevalsky, Prejevalsky, Przhevalski etj., në po këtë gjuhë, për të kuptuar me ç’sfida duhet të përballen rregullatorët (një ide për standardet e romanizimit të rusishtes mund të krijohet në këtë faqe të Wikipedias).
Përndryshe, po të ndiqej seriozisht në shtypin shqiptar rekomandimi i ekspertëve shqiptarë të agit-propit, për t’i shkruar emrat e huaja ashtu siç “shqyptohen”, vetë emri i kryeqytetit sovjetik do të përfundonte i drejtshkruar, në shqipe, si Maskvá; me o-në e rrokjes së parë të hapur në a, dhe theksin oksiton (në rrokjen e fundit), sipas shqiptimit të rusishtes standard. Por edhe këtë herë, ideologët e totalitarizmit shqiptar tregojnë ndaj traditës ekzistuese në kulturën shqiptare të njëjtën indiferencë që tregojnë ndaj rregullave filologjike dhe tekstologjike të zbatuara në kultura të tjera anembanë botës, duke përfshirë edhe sovjetikët vetë; për ta zgjidhja e këtij problemi të mirëfilltë dhe praktik të shkrimit të shqipes publike nuk i shërben aq praktikës së ligjërimit shqip, sa i shërben afrimit me Moskën, nëpërmjet çka korporatishtja e sotme do ta quante sharing of best practices, ose transpozimit mekanik të praktikave komplekse, me shpresë se ashtu do të arrihet sinkronizimi i shumëpritur me qendrën (Moskën). Në një kontekst tjetër, këtë dëshirë arbitrare të elitave në Shqipëri, të cilën e kemi ndeshur edhe në çka ndodh sot në Tiranë dhe gjetiu në kuadrin e integrimit në Europë dhe të adoptimit të sistemit politik perëndimor, e kemi quajtur cargo cult; dhe nuk habitemi që shenja të një kulti të tillë i gjejmë edhe në dokumente zyrtare të këtu e gjysmë shekulli më parë. Edhe atëherë, sikurse tani, kulti i kargove manifestohej, para së gjithash, si sistem magjik për të riprodhuar pushtetin e parive ekzistuese, duke i vendosur këto në lidhje të privilegjiuar me autoritetet e përtejme, ose zemrën e Perandorisë.
Duke shkruar ashtu si jane ne gjuhen e huaj riten shanset qe kulturorisht te afrohemi me shume me ato te vendve me te zhvilluara; sidomos gjuhet perendimore.
La Rochefoucauld apo La Roshfuko? Nese do shkruhet ashtu si duhet, femijet e sotem kur te riten do ta kene me te lehte per te kuptuar se per cilin behet fjale sidomos kur te marin vesh se si funksion theksimi i disa bashkimeve germash fundore ne gjuhen frenge. Dhe keshtu me radhe; per anglishten, gjermanishten, italishten spanjishten dhe te tjera gjuhe.
Gjjithnje flasim ne kontekstin e rritjes se kultures dhe te njohjes te gjuheve te huaja. Rrjedhimisht, duke treguar kujdes per shkruarjen ne rregull te fjaleve dhe emrave te gjuheve te tjera do te tregojme me teper kujdes per gjuhen tone.
”””’Në të vërtetë, çdo gjuhëtar e di se forma e shkruar e ligjërimit është shumë më e qëndrueshme se forma e folur; duke siguruar identitetin dhe njësinë e fjalës edhe në ato raste kur shqiptimi varion sipas parametrave gjeografikë, socialë dhe individualë; dhe aq më tepër vlen kjo, në rrethanat kur kemi të bëjmë me emra të përveçëm, të cilët nuk kanë “kuptim” në vetvete, por vetëm shenjojnë arbitrarisht objekte individuale, të tilla si persona ose vende;”””’
Me lejo te them se jo vetem eshte shume me e qendrueshme, por eshte pothuaj absolute, kerkon te perjetesoje fale formes nje stad te gjuhes.
Hebrejte riflasin hebraisht fale shkrimeve te para 2500 vjeteve, greket futen ne perdorim fjale te panumerta nga greqishtja e vjeter, pas pavaresise.
Besoj se per kete arsye standarti nuk duhet kuptuar si dicka arbitrare, por si fuqi e madhe konservuese, prandaj duhet patjetersisht te jete shprehje besnike e identitetit te gjuhes. Nuk dua ta lidh per problemet e brendshme te lidhura me gegerishten apo humbjen e fjaleformimit tosk me veten e pare njejes ne mos gaboj (qe ka dhene punonjes), por me ceshtjen e emrave te huaj te pervecem.
A eshte vertet e domosdoshme qe te ruajme origjinalin e dickaje qe lidhet perkohesisht me ne ?
Mendoj se nuk eshte e domosdoshme per ne, pasi mund te mbijetojme fare mire edhe pa ditur origjinalin, por gjithsesi eshte e dobishme ne vetvete. Megjithate perseri eshte e dobishme ne vetvete por jo per vetvete.
Eshte e dobishme ne vetvete, sepse eshte njohuri dhe lihet nje rruge per tek identiteti i saj, cka mund te sherbeje nje dite (ka qene nje diskutim mbi si e shkruanin turqit Vjenen, ose si e shkruanin emrin e pervecem te banorit te zones ne defteret mbi Shqiperine e jugut).
Nderkaq nuk eshte e dobishme per vetvete, pasi nuk jemi ne gjendje ne vete te kuptojme neser se si shqiptohej ajo fjale nga ne, pra ne nivelin fonetik per ne ska ndonje dobi.
Por pervec gjykimit mbi dobine e neserme, cka me teper rendesi per ne eshte dobia e sotme.
Nese shkrimi eshte qellim ne vetvete atehere mund te kuptohemi fare mire me njeri tjetrin nese ta zeme Nice e shkruajme Nietzsche, sepse edhe kush nuk e ka hasur ne kete forme, perpiqet ta shqiptoje e do i dale dicka qe do e lidhe me emrin qe njeh, Nice, e qe ka lidhje me frazen, 2 edhe 2 bejne 4.
Por nese shkrimi eshte mjet dhe neser me duhet te flas me dike mbi nje ceshtje qe lidhet me ate fjale te huaj, atehere si do e them fjalen kur nuk i di asnje menyre shqiptimi, vendase apo qe i bindet fonetikes shqiptare (ka tinguj qe nuk dime ti shqiptojme) ?Do perpiqem ta shqiptoj germe per germe dhe do nxjerr ndonje gje te tmerrshme nga goja.
Pra problemi jo vetem qe nuk eshte i thjeshte, cka dihet, por na ve perballe nje pyetjeje, cfare duam te humbim ?
Sepse dicka do humbasim nese dicka eshte e dobishme ne vetvete por jo per vetvete.
Do e zgjedhim ta ruajme dicka se e shquajme si e dobishme ne vetvete por jo per vetvete apo jo ?
Zakonisht njeriu zgjedh ate qe eshte e mire per vetvete e jo ne vetvete, sepse per ne ka vlere reale jo cka ne jemi ne vetvete por cka jemi per vetvete dhe se arrijme te kapim shume me lehte ekzistencen e dickaje sesa qenien e saj, te cilen mund ta injorojme fare lehte.
Keshtu ne kete pike une per vete zgjedh mos ta ruaj origjinalin sepse nuk me del i dobishem (i domosdoshem jo se jo) edhe pse ne vetvete bej tifo per origjinalet e cdo lloji.
“Megjithatë, jemi ende në fillim të viteve 1950, kur regjimi komunist në Shqipëri ende nuk i ka konsoliduar pozitat përfundimisht; madje kur ende ia ndien pasojat traumës që shoqëroi krizën në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave të vitit 1948 dhe spastrimet e mëdha politike që e pasuan atë krizë. Për këtë arsye, sekretariati i KQ dhe vetë udhëheqja e PPSh ende nuk kanë aq siguri në vetvete, sa të dalin haptazi si burim i arbitraritetit në sistem; që këtej edhe referenca ndaj praktikës përkatëse, me rusishten, në Bashkimin Sovjetik, e cila i paraprin deri edhe njoftimit për konsultimin me “shokët” e Institutit të Shkencave.”
Une do shtoja se eshte pikerisht ndryshimi i praktikave ai qe legjitimon dhe konsolidon rendin e ri apo regjimin e ri. Pra se cdo regjim apo rend i ri ka nevoje per nje ndryshim praktikash, qofshin edhe praktikash gjuhesore, ashtu sic ka nevoje per nje ndryshim institucionesh, ne menyre qe te justifikohet. Ajo qe eshte aksiomatike eshte ndryshimi, nderkohe qe autoriteti mbi te cilin bazohet ky ndryshim, apo formulohet kerkesa per ndryshim, mund te jete ne dac nje qender e huaj, fantazmalogjike, ideologjike apo politike qofte, si ne rastin me larte, ne dac nje grup i margjinalizuar brenda per brenda rendit te vjeter apo ancien regime, ashtu si dhe ngrihet kerkesa per rishikimin e standardit sot, duke pasur parasysh edhe gegerishten, bie llafi. Ne fund te fundit cdo rend apo sistem synon te jete sa me total apo gjithperfshires qe te jete e mundur, synim qe mbart gjithmone rrezikun e rreshkitjes drejt nje arbitrariteti totalitaritar, por ky pergjithesim eshte jashte teme prej meje. Ajo qe dua te ve ne dukje a ndoshta te riperseris dicka qe eshte thene disa here ketu, eshte nje dallim midis konceptit te cargo cult dhe hegjemonise. Dallimi me duket se eshte ne faktin se nderkohe qe cargo cult eshte koncept i informuar nga nje krize ne pushtet, hegjemonia eshte njohje konsensuale e pushtetit prej te dominuarve. Keshtu psh, edhe kalimi i doganes prej gegerishtes per te hyre ne standard mund te konsiderohet cargo cult, nderkohe qe njehsimi i praktikave apo institucioneve dje me sovjetiket, e sot me perendimin, nuk mund te konsiderohet pervecse hegjemoni.
Nejse, sic thashe, kjo eshte jashte teme. Thjesht mu duk me vend te beja nje verejtje konceptuale.
Lulian, problemi që kam unë me ‘hegjemoninë’ është se, në rastin konkret të vendimit të Sekretariatit të KQ, nuk besoj se ka pasur ndonjë kërkesë ose presion nga sovjetikët, për t’iu konformuar zgjidhjeve të tyre në lëmë të transliterimit (ose cirilizimit). Adoptimi i praktikës sovjetike, si edhe në raste të tjera, bëhej me shpresë se ashtu jo vetëm do të mbylleshin diskutimet, por edhe se këto praktika do të sillnin me vete një esencë “sovjetike”, e cila do t’ua garantonte funksionimin në një mjedis komunikimi të sovjetizuar. Karakteristika e kultit të kargove shfaqet edhe në format rudimentare të adoptimit; njëlloj si avionët prej kashte që ngrinin vendasit në ishujt e Paqësorit, me shpresë se ashtu do t’u vinin kargot nga Perëndimi. Siç vërejta në shkrimin më lart, vetë institucionet e standardizimit të rusishtes e kishin kodifikuar cirilizimin (ose transliterimin e emrave të huaj) në rusishte me kujdes të madh, rigorozitet teknik dhe korrektesë prej ekspertësh; ndërsa tanët mjaftohen me një ‘të shkruhen ashtu siç lexohen’ – më aeroplan kashte se kaq, nuk e bën dot edhe po të duash. Prandaj unë hegjemoninë do ta gjeja në nivelin politik të marrëdhënieve me sovjetikët – ku konformimi jo vetëm kërkohej nga Moska, por edhe vihej re që andej; ndërsa kultin e kargove në nivele të tjera.
Xhaxha, eshte i njejti zell me te cilin ne sot pershtasim sistemet arsimore, politike e ekonomike. Interesante!
Ndoshta ndoqen vetem nje parim utilitarist.
Duke patur parasysh sa perqind e popullsise ishin analfabete, dhe e merrnin informacionin vetem me ane te te degjuarit. Duke pasur parasysh edhe projektin e alfabetizimit te popullsise. Po imagjinoj, bie fjala Nikotin Lukashin, 18 vjec burre ne 1951, qe nuk di te lexoje dhe ka 5 vjet qe degjon ligjerime ne radio e nga sekretaret e partise me fjalen Moska brenda. Nikotini ka filluar te mesoje te lexoje, sic mesojne te gjithe duke i lexuar ne fillim germat e fjales nje nga nje, pastaj duke i shqiptuar pak me shpejt derisa formohet fjala e shqiptuar. Fjalen “Moska” te shkruajtur sic e ka degjuar do e kuptoje menjehere, ndersa fjalen “Maskva” do i duhet t’ja shpjegojne.
Problemi tani eshte se ne mediat orale tiranase ka hyre nje semundje korrektese e skajshme ne shqiptime qe e ka mbush muhabetin me ngerce e coitus interruptus-e kaq te lodhshme. Pa e deklinu-ar fare emrin e pervetshem, spikerja ta shkarkon fjaline ne vesh me te tilla parfabrikate “Presidenti, gjate konferences se perbashket per shtyp me Uidhers, u shpreh se gjyqesori…” apo ” Gjate bisedes se saj me Klinton, Merkel theksoi…”. Gjithe keto Merkel e Bush qe rrijne varur ne muhabet, pa marre shquarjen e (r)rases (gjases) prodhojne nje lloj tensioni nervor, nje lloj arnimi dizahrmonik mbi ligjerim.
Hiperkorrektesa, sidomos ne drejt-anglishtim (versus drejtshqiptim) , ne vetvete duket te mbarte me shume se pozen savante e integruese te inferiorit, nje frike primare para tabeles “Stop” tek ambasada e blinduar e rruges se Elbasanit. Kjo hiperkorrektese ka nisur te korrodoje edhe mbaresat rras(c)ore te vete emrave shqip. Nuk habitesh me nese degjon te njejtin spiker te dorezuar para interruptus-it pavllovian, te nyjetoje gjymtime te tilla si: “Ne diten e trembedhjete te spektaklit , Artemis vendosi te dale nga shtepia e Big Brother per t’iu bashkuar festimit te…”
””nderkohe qe njehsimi i praktikave apo institucioneve dje me sovjetiket, e sot me perendimin, nuk mund te konsiderohet pervecse hegjemoni.””’
Dmth sipas teje c’ndodhi e c’ndodh eshte gjithcka brenda logjikes se ftohte e s’ka asgje emotive, dmth te dyja palet nuk besonin/besojne ne c’ka benin/bejne por kishin/kane vetem nje qellim racional te kulluar, pushteti me cdo kusht ?
Po nese kjo eshte e vertete, atehere nuk duhet besuar tek askush qe flet per ndryshim duke na ofruar nje model, sepse modeli nenkupton hegjemonine e modelthuresit dhe i pari qe nuk beson eshte vete propozuesi. Po te therrasim ne ndihme historine ajo e miraton.
Apo mos valle tjetri i radhes nuk ka te beje me infinitin e keq por me spiralen hegeliane ? Po edhe ne qofte spiralja, kush behet garant i sintezes ?
Po pyes se te shoh ne pozitat e Gazetes, internacionalizmi i se ciles kalon nga nacionalizmi shqiptar(kunder hegjemonise se te huajit) per te perfunduar sipas logjikes hegeliane ne internacionalizem te shqiptareve.
Ka vetem nje menyre per ti shpetuar infinitit te keq ne politiken shqiptare, te cosh afer zeros vertetimin per analogji; ky institucion eshte i mire se e ka filani, kjo praktike eshte e mire se e ben filani, dmth t’ja fillosh nga e para dhe ti japesh nje identitet te ri politikes duke gjykuar ashpersisht i nisur nga paragjykimi, cdo aspekt te identitetit te sotem politik (e te vete shtetit), cfare reziston ngelet e dobishme.
Gjithcka eshte keq, cfare reziston pa perdorur analogjine, fiton te drejten e mbijeteses.
Kjo do kellqe se perjashton cdo dukuri qe mbeshtetet tek retorika, se sjell deme te medha ne periudhen afatshkurter dhe se i ve gjithe politikanet ne banken e te akuzuarve me paragjykim.
Po te jete kult kargosh shpetojme edhe nga infiniti i keq, edhe nga spiralja hegeliane edhe nga halucinacioni im.
Atehere me mire te besojme se eshte kult kargosh.
As nuk e marr vesh fare se cfare ke thene. Thjesht kam vene ne dukje nje perkufizim te mirepranuar te cargo cult-it, praktike qe perdoret ne momentin qe pushteti apo autoriteti ka nje krize te thelle, atehere kur nxirren kostumet, parruket dhe dhembet magjike te eterve, gjysherve, apo autoriteteve te se shkuares nga dollapi per te normalizuar krizen e se sotshmes. Njesoj sic kam dhene dhe nje perkufizim te mirepranuar te hegjemonise, praktike qe ndiqet kur pushteti apo autoriteti eshte ne nje faze te stabilizuar konsensuale dhe te pakontestueshme. Dhe kam vene ne dukje qe sipas ketyre perkufizimeve, apo cikerrimave konceptuale, rasti qe sjell Xhaxhai do ishte me mire te konsiderohej hegjemoni se sa cargo cult. Nuk isha duke folur as per ndryshimin, as per dialektiken dhe as per te mirat apo te keqijat e hegjemonise apo cargo cult-it, as per shkaqet e c’ndodhi e c’ndodh dhe as nuk mbajta asnje qendrim, as kritik, as moral, thjesht nje cikerrime jashte teme. Sa per Gazeten, besoj se flet vete me mire se cdo mund te flisja une per te.
Nga ca dreq numerologjie mistike e ke nxjerr “infinitin e keq?” Po dhjete te mire e dhjete te keqe, a ka, perderisa ka infinit te mire e infinit te keq?
Më vjen mirë që, paçka se ngadalë e çrregullt, publikut po i zbardhen pak nga pak copëza praktikash qenësore të sistemit diktatorial.
Ajo që kam vënë re, çka në të vërtetë më tërhoqi vëmendjen menjëherë në artikullin e Xha Xhait, është fakti që edhe në këtë projekt gjuhësor, i një rëndësie në pamje të parë dytësore, evidentohet prezenca e përkudoshme e shoqes Nexhmije.
Vetëm brenda një muaji dhe vetëm në këtë blog emri i shoqes Nexhmije, si drejtuese e disa prej institucioneve më të rëndësishme të diktaturës, është shfaqur së paku në dy kontekste të tjera.
Fillimisht, si anëtare permanente e komisionit të lartë shtetëror dhe partiak të propagandës diktatoriale, prej ku personazhi i saj bënte dhe çbënte, përpos fateve të artit dhe artistëve të ekranit, edhe strategji të sofistikuara manipulimesh masive.
Në vazhdim, si drejtoreshë think tank-ut punist, Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, i cili sikurse u shfaq, kishte për qëllim përpunimin e gjithë politikave më të rëndësishme të shtetit diktatorial.
Nëse i shtojmë karrierës së këtij personazhi edhe postin e drejtoreshës së drejtorisë së Agjitacionit dhe Propagandës, atë të kryetares së Frontit Demokratik, pa harruar që për një kohë jo të shkurtër ky personazh ka drejtuar edhe Shkollën e Partisë, shtrohet natyrshëm pyetja:
Ekziston ndonjë post qenësor në strukturën e shtetit diktatorial, përpos atij të kryetarit të shtetit dhe partisë, që shoqja Nexhmije nuk e ka patur?
Jo pa qëllim u ndala për të mundësuar një përpjekje të ftohtë sinteze të rolit të lartë zyrtar që ka mbajtur ky personazh në institucionet më kyçe të strukturave të diktaturës.
Fakti që ky personazh vazhdon të jetojë qetësisht dhe krejt i pacënuar, ndërkaq që i ofrohet edhe luksi suprem i së drejtës për t’u shprehur për historinë, politikën, diplomacinë, shoqërinë apo ekonominë e shqiptarëve – gjest ky të cilin ajo e mirëpritet me zemërgjerësinë e përvuajtur të një murgeshë përherë në prag të vetëflijimit për interesin e atdheut, pavarësisht mosmirënjohjes që i është treguar – rrëfen gjatë për nivelin e ligësisë dhe perversitetit që ka kapluar shqiptarinë.
Nese emrat e huaj do te shkruheshin ne shqip ashtu sic shkruhen ne gjuhet nga vine te jeni te sigurte se nuk do te kishin veshtiresi per t’i lexuar vetem njerezit me nivel te ulet arsimor dhe kulturor. Aq me teper ne keto kohe kur shkembimi i informacionit dhe emrave eshte aq i madh saqe kemi prurje emrash nga shume me teper vende. Meqe vende te ndryshme kane sistem te ndryshem leximi te emrave, kjo ben qe konfuzioni ne rregull te shtohet.
Une nuk e kuptoj gjithashtu se pse lenia e emrave ashtu sic jane ne origjinal na ofron kulturalisht me ato vende.
Shkrimi i emrave ashtu sic jane ne origjinal nuk eshte aspak funksional ne cdo aspekt e per me teper nuk i rrin mire rrjedhshmerise se shqipes. Merrni, per shembull, fjalite e meposhtme;
“Sepse Bismarkut nuk i erdhi per shtat….”
“Sepse Bismarck-ut nuk i erdhi per shtat…”
Eshte e qarte se ne fjaline e dyte leximi i emrit peson nje ndalese, ai fragmentizohet dhe humb rrjedhshmerine. Per me teper ai lodh lexuesin si vizualisht ashtu edhe menderisht. Imagjinoni tani sikur emri i Bismarkut te perseritet vazhdimisht brenda nje paragrafi ne disa forma te mundshme.
Pavaresisht menyres amatoriale dhe te shemtuar qe ai ka hyre, rregulli i sotem ne gjuhen shqipe besoj se eshte rregulli me i mire.
Ndoshta nje menyre sesi mund te njihet publiku me formen origjinale te emrit ne gjuhen nga vjen eshte qe ne fillim te cdo shkrimi ku emri prezantohet per here te pare pervec variantit shqip te futet ne kllapa varianti origjinal. Me pas sa here ky emer permendet ne te njejtin seksion te vazhdohet me variantin shqip.
Kush pati durim dhe u hodhi një sy listave të transliterimit në Wikipedia do ta ketë parë sa i ndërlikuar është rregullimi i mënyrës si do të shkruhen emrat e huaj, në qoftë se vendosim që të shmangemi nga grafia e origjinalit dhe të ndjekim shqiptimin e gjuhës pritëse, ose ndonjë konvencion tjetër çfarëdo.
Rasti i Bismarkut i ngre shpresat artificialisht; jo vetëm sepse Bismarku është personazh historik dhe emri i tij ka pasur kohë të fermentohet në përdorim, por edhe sepse vetë fjala Bismark nuk përbën ndonjë sfidë për shqiptimin shqip. Por le të sjell një shembull tjetër nga gjermanishtja: Heidelberg (qyteti), si do të shkruhet, nëse vendosim që do ta shkruajmë si do ta shqiptojmë? Haidelberg, Hajdelberg, Hajdëlberg… ? Një komision ekspertësh duhet të ulet në tryezë dhe të vendosë si do të transliterohen diftongjet e gjermanishtes; pa përmendur me qindra yçkla të tjera që dalin për atë gjuhë. Pas kësaj, duhet të supozojmë se këto rregulla duhet t’i njohë kushdo që do ta përdorë emrin e qytetit me shkrim.
Rregulli i përgjithshëm që emrat të shkruhen ashtu si shqiptohen nuk është rregull, por shmangie e problemit. Provoni të shkruani emrin e kryeqytetit danez Kopenhagen ashtu siç shqiptohet (shqiptimin mund ta dëgjoni këtu). Ne, kur e shkruajmë Kopenhagen, e shkruajmë ashtu siç e shqiptojnë italianët ose anglezët; por jo danezët… Prandaj, edhe po të vendosim ta ndjekim këtë rregull, duhet megjithatë të cilësojmë, hap pas hapi, si do të shkruhen emrat; punë që është më e vështirë se ç’duket, madje edhe nga gjuhë me të cilat shqipja ka qenë gjithnjë në kontakt: Xhiovani apo Xhovani?
Me emrat e huaj gjithnjë krijohet konfuzion; çështja është se ku do ta tolerojmë më mirë konfuzionin, në shqipen e shkruar apo në shqipen e folur. Unë kam mendimin se konfuzioni në shqipen e shkruar e dëmton komunikimin më shumë sesa tjetri, meqë shqipja e folur është gjithnjë fluide; sikurse çdo gjuhë tjetër e folur. Shkrimi në këtë rast u ofron një model “ideal” formave të shqiptimit.
E gjithë kjo, pa e sjellë fare në muhabet Internetin. Sot qarkullimi i informacionit, online, mbështetet gjithnjë e më tepër në motorët e kërkimit. Kush i shkruan emrat e huaj ashtu siç ‘shqiptohen’ rrezikon të lërë jashtë gjithë informacionin relevant: një kërkim në Google për Niçe nuk do të japë të njëjtat rezultate si një kërkim në Google për Nietzsche. Përballë këtij handicap-i praktik, luhatjet në shqip më duken, të paktën mua, irrelevante.
Kjo nuk e zgjidh aspak çështjen e transliterimit nga gjuhë që përdorin alfabete të tjera. Sot e kësaj dite shqipja standard nuk ka rregulla, të paktën me sa di unë, për transliterimin e emrave nga gjuhët sllave që shkruajnë me cirilica, greqishtja, arabishtja, persishtja, hebraishtja, japonishtja, kinezçja, koreançja; edhe pse është detyrë minimale e institucioneve që kujdesen për standardin që t’i formulojnë këto rregulla dhe t’i kërkojnë Akademisë që t’i miratojë.
Natyrisht qe kjo nuk eshte ceshtje e lehte dhe cdo variant ka problemet e tij. E gjithe ceshtja eshte se cili variant funksionon me mire e i qendron gjuhes me kollaj. Sa per shembullin e Haidelbergut e te tille si ai, nese kerkohet nje komision le te ngrihet. Kushton me pak nje komision sesa nje konfuzion. Madje nje komision per toponimite me te rendesishme te huaja si dhe per emrat e pervecem nuk do te ishte ide e keqe. Me pas mund te dilte edhe nje botim voluminoz te cilit te tjeret do t’i referohen. E gjithe kjo gje e ka mundin vetem ne fillim. Sepse sapo vendoset rregulli ne te shkruar ai ngelet. Te tjereve nuk u ngelet vetem te zbatojne versionin e duhur ne shqip. Pra ne gjuhen e shkruar konfuzioni hiqet me kollaj se ne ate te folur, aq me teper qe ne kete te fundit ai mund te ngelet per breza te tere.
Une nuk besoj se rregulli i shkrimit sic shqiptohet ne gjuhen e atij vendi eshte kaq strikt. Sepse sic e permendet edhe ju ne artikull, ne loje futen disa faktore te tjere historike, kulturore etj. si ne rastin e Gjonit vs Xhonit. Une besoj se ky rregull gjithnje pershtatet me fonetiken e fonologjine shqipe. Pra ne nuk mund ta shqiptojme Kopenhagenin sic e bejne danezet psh. Por ashtu sic e shqiptojme ne ashtu do e shkruajme. Gjithashtu ketu duhet te respektohet edhe burimi prej nga hyn emri ne shqip; ne rastin konkret ai mund te kete hyre prej italishtes.
Sa per kerkimin e emrave ne internet une nuk besoj se ky eshte nje problem aq i madh sa te na shtyje te ndryshojme menyren e shkrimit te tyre ne shqip. Ne rastin me te keq kjo eshte nje bezdi e jo nje problem. Nje bezdi qe mund te zgjidhet fare thjeshte nese nxeneseve do t’ua paraqesim edhe variantin origjinal ne kllapa ne librat mesimor.
Medyshjet ne te shkruar jane me pak te tolerueshme se sa ne te folur. Me fjale te tjera; le ta shkruajme ashtu si e shkruajne gjuhet perkatese ( duke futur perjashtimet qe ti permend, pra ato qe jane pranuar prej kohesh ) deri te emrat e pervetshem kinez e korean si fj.vj. Mao Tse Tung ne vend te Mao Ce Dun, Pyongyang ne vend te Penian dhe Shanghai ne vend te Shangai.
Pse jo te mesohemi edhe ti shqiptojme ashtu si i shqipton gjithe bota sepse tani ata kane ardhur edhe ne mode jo per gje dhe jo si na i servirte Zeri i Popullit dhe Revista Televizive. Kam frike se me kohe do na duhet te mesojme shume me teper per ta se per gjuhet perendimore.
Pra thene ndryshe, duke mbeshtetur mendimin tend, le t’ja leme ambiguitetet te folurit sepse e kalojme edhe pa e korigjuar se nuk do ta degjojne me shume se dy-tre veta gabim nderkohe qe e shkruara drejt lexohet nga shume dhe mesohet ashtu si duhet. Pra fjalen e mer era ndersa “carta canta”.
Gjon apo Ivan?
Mos e ke fjalen per Gjon dhe Jovan sepse Ivan une personalisht kam njohur vetem nje person ne gjithe Tiranen.
Nese e ke per rastin qe te them une, le te ekzistojne te dy variantet; nje per veriun dhe tjetri per jugun e vendit. Problemi mi i vogel qe do na dilte per zgjidhje.
Një gjë është e qartë: rregullat e drejtshkrimit të emrave të përveçëm të huaj duhet të vendosen në tavolinë.
Për këtë, një grup ekspertësh duhet të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen që i përshtatet më mirë shqipes, kulturës shqiptare, bashkëkohësisë dhe traditës ekzistuese.
Po a bëjmë ne dot këtë pa (1) na e kërkuar një autoritet i jashtëm, p.sh. Europa ose NATO-ja ose Berlusconi dhe (2) pa e kopjuar arbitrarisht nga ndonjë sistem tjetër, siç bënte sekretariati i KQ me sovjetikët? Kjo është çështja e madhe, për të cilën ia vlen të diskutohet.
Si do të shkruhen emrat, ç’rregulla do të adoptohen etj., kjo nuk është punë për qytetarët, as mund të zgjidhet duke u kërkuar mendimin. Askush nuk ua kërkon mendimin qytetarëve sa duhet të jetë distanca midis vrimave të prizës së korrentit, ose frekuenca e transmetimit të sinjalit të telefonit celular. Këto gjëra vendosen arbitrarisht, nga ekspertët dhe pastaj shndërrohen në standarde.
Përmbajtja e standardit është më pak e rëndësishme sesa detyrimi për t’iu nënshtruar.
Ka disa standarde të cilat jemi të detyruar t’i marrim nga të tjerët; sepse vetëm ashtu mund të integrohemi – p.sh. në teknologji ose në ekonomi. Përkundrazi, në kulturë standardet duhet t’i përcaktojmë ne vetë, duke ngritur dhe mirëmbajtur institucionet përkatëse.
Por vini re sa të pazotët që jemi për ta bërë këtë; sa kohë që nuk na e kërkon kush nga lart, ose një palë e tretë, ose një autoritet të cilin nuk e kundërshtojmë dot edhe po të duam, sepse as që na e vë veshin. Në dokumentin e KQ të cituar më lart, e vetmja mënyrë për të zgjidhur një problem konkret të njëjtësimit drejtshkrimor në tekstet u zgjidh vetëm duke iu referuar modelit sovjetik.
Përkundrazi, sot modeli që na ofron Perëndimi (si autoritet perandorak) është që nuk ka model të imponueshëm. Këtu ne ngecim. Nuk kopjojmë dot as standardin amerikan, as standardin gjerman, as atë kinez e kështu me radhë; sepse shqipja kërkon standardet e veta të transliterimit.
Në këto rrethana, do të dalë gjithnjë ndonjë i mençur dhe do të propozojë: t’ia lëmë në dorë qytetarit, popullit; le ta vendosë vetë gjuha (le të lulëzojnë njëqind lulet etj.); duke e ofruar këtë si zgjidhje nga poshtë, demokratike, që i referohet urtësisë së turmës…
Por edhe zgjidhjet e qytetarit dhe të popullit dhe të diasporës duhet t’i vlerësojë e t’i analizojë dikush; dhe kjo nuk është as çështje albanologjike mirëfilli, por i përket ekzekutivit t’i japë dum, duke aktivizuar një institucion të standardizimit. Fatmirësisht, metrin, gramin dhe sekondën e kanë vendosur tjetërkund; dhe kalendarët nuk ka nevojë t’i ndërrojmë sa herë që ndërrohen qeveritë (me ndonjë përjashtim të korrigjueshëm me penë); por disa çështje të gjuhës lypin autoritet; dhe autoriteti vjen së bashku me përgjegjësi.
Apo duhet të thërresim ndërkombëtarët që të vendosim edhe si do t’ia shkruajmë emrin Tony Blair-it?
Po pra. Kthehemi ne origjinen e nje diskutimi te bere po ketu kohe me pare.
Keto probleme nuk i lihen ne dore qytetarit. Ai ka te drejte vetem ti pertyp ato. Gjithshka qe shkruhet e me pas shtypet, kalon ne doren e redaktorit i cili nuk mbetet mbrapa autorit persa i takon njohurive te gjera.
Me eruditin redaktori si rregull e diskuton ndersa me ate qe di me pak se ai, ja korigjon ne vend.
E keqja eshte se nuk e dime se kush di me shume dhe kush di me pak.
Po ne pergjithesi keto jane ceshtje marveshjesh ndoshta edhe te pa shkruara dhe me pas gjithshka ndjek rregullat e rena dakord.
Mua më duket se çështja e shkrimit të emrave të përveçëm të huaja në shqip kërkon një rregullim të ri, i cili për arsye praktike i do përshtatur detyrimisht nevojave të kohës. Sido që të kenë qenë rregullat drejtshkrimore të historisë së shqipes së shkruar, ato burojnë nga periudha në të cilat shqipja nuk ka komunikuar kaq intensivisht me realitete të huaja, siç është rasti sot.
Nevoja për shkrimin në një farë mënyrë të emrave të huaj shtrohej në ta kaluarën shumë rrallë dhe kryesisht për raste lehtësisht të evidentueshme, si për shembull emri i një shkrimtari, personazhi të një romani, princi të një monarkie fqinje apo anëtari akoma të papushkatuar të Byrosë Politike të Parisë Popullore Demosocialiste të Rindërtuar të Voltës së Sipërme në ilegalitet. Sot kemi një realitet tjetër, ku kjo nevojë nuk paraqitet në raste përjashtimore e romantike, por haset në një mënyrë gjithnjë e më intensive në marrëdhëniet juridike. Shqipja me rregullat e saj ekzistuese nuk i mbulon dot nevojat e komunikimit dhe shkakton pasiguri në komunikimin ndërmjet palëve të marrëdhënieve juridike, e cila në një të afërme të mesme do të shkaktojë mjaft kokëçarje për palët, të cilat mund të irritohen gjithnjë e më shumë duke mos pasur asnjëherë sigurinë e nevojshme dhe të mjaftueshme për identitetin e tyre reciprok. Një zgjidhje mund të ishte që për një periudhë ndoshta edhe dhjetë vjeçare të jepeshe një ndihmë për lexuesin duke përdorur njëkohësisht të dy rregullat paralelisht.
jam ca vone per kete diskutim kaq prodhimtar e terheqes…
Besoj nuk pritet dot shume me teper per te zgjidhur problemin e shkrimit te emrave apo fjaleve te huaja qe natyrshem hyjne me inetnsitet shume me te madh sot sesa dikur. Une vazhdimisht ndaloj e mendoj gjate sa here me duhet te shkruaj dicka te tille. Normalisht e zgjidh sa me shpejt qe mundem (edhe kur kjo eshte relativisht kohe e gjate) dhe sipas menyres sime problemin… kjo sepse ne shqiptaret jemi mesuar te shkruajme pa domosdoshmerine qe t’i bindemi nje kodi te paluajtshem ne te shkruar… madje edhe ne gazeta apo tekste shkollore. Te mos e zeme me goje Internetin, pastaj… Por eshte shume i demshem per gjendjen dhe komunikimin mes nesh sot, si dhe ate qe leme me pas, qe secili nga ne e shkruan gjuhen ndryshe nga tjetri, se paku pjeserisht ndryshe. Dhe, flas per rastin kur perdorim te gjithe letrarishten. Pra problemi eshte me i madh sesa thjesht emrat e pervecem. Por keta bien ne sy fort, e krijojne monstra lene te zgjidhen ne menyra individuale…dhe i kane krijuar tashme.
Jam dakord qe duhet nje zgjidhje e nje tufe ekspertesh, qe duan ta zgjidhin problemin dhe dine ta zgjidhin problemin, si dhe te cileve institucionet u japin legjitimitetin e grupit qe e zgjidh zyrtarisht e jo per sport problemin.
Persa i perket zgjidhjes vete, them se ajo nuk mund te jete as nje fjali e as nje paragraf ose nje faqe e mbushur me rregulla. Por nje pune shume me komplekse. Besoj se duhet te kete dhjetera grupime e nengrupime lidhur me menyren e shkrimit te fjaleve e emrave te huaj ne shqip. Psh une do t’i lija te qeta e ne formen qe kane te gjitha zgjidhjet tradicionale lidhur me emra qytetesh, lumenjsh etj, dhe ne kete rast duhet shpresuar qe kur keta te kerkohen ne Internet, kerkuesi te kete njohuri te mjaftueshme ose te dije edhe origjinalin, ose te dije te nuhase kerkimin e formes origjinale ne gjuhen me te cilen po punon ne Internet. Por edhe ketu, ka disa fjale hyre prej kohesh ne shqip me forma te vjetruara dhe qe kane ngelur te izoluara ne forme ne raport me menyren sesi perdoren sot ne gjuhet me dominante ne komunikim…edhe keto mendoj se duhen pare…Te gjitha transkriptimet nga gjuhe me alfabete te ndryshme, duhen pare me vete; madje edhe ato gjuhe qe kane tinguj te paartikulueshem nga shqipfolesit duhen pare sesi duhen shkruar, vecas. Pastaj duhet te vijne nje grup rregullash tipologjike per kategori te caktuara qe hyjne sot e gjithe diten; edhe keto duhen rigrupuar me tej. Pra nuk mund te jete nje zgjidhje e thjeshte, por edhe jo aq hollesisht preskriptive sa te jete e paasimilueshme nga perdoruesit e gjuhes. Gjeja tjeter qe duhet mbajtur ne mendje eshte se nje pune e tille per gjuhen, nuk behet nje here e pastaj mbaron. Si en te gjitha planet, edhe ne ate te emrave te pervecem me prejardhje te huaj, duhet ndjekur menyra sesi reagon gjuha, e se cfare situatash te reja krijohen…
Shkurt, koha ka ardhur, sic del edhe nga reagimi i eksituar i blogut, por une nuk shoh dot sesi do krijohet nje grup qe te punoje per te…institucionet shqiptare merren me probleme shume me te rendesishme keto dite. Ndoshta duhet bere sic thote xhaxhai “me pune vullnetare”, virtualisht ndoshta. Por zgjidhjeve thjesht “te vullnetshme”, nuk ua ve veshin kush. Ndaj thoja me lart qe atij grupi dhe zgjidhjes se propozuar i duhet dhene legjitimitet…