Një pyetje që ia bëra vetes, kur po ndiqja konferencën tashmë famëkeqe për shtyp të krerëve Berisha & Berlusconi, nuk kishte të bënte me vajzat e bukura shqiptare, por me gjuhën e bukur shqipe.
Dhe pikërisht: a është e udhës, madje a është e hijshme, që kryeministri vizitor të flasë, në kontekst publik, gjuhën e vendit mikpritës?
Kryeministri ynë zgjodhi të flasë italisht; një italishte ndoshta të mirë e të pranueshme në nivel sekserësh ose doganierësh, por jo në nivelin e një summit-i; sepse italishtja e Berishës ka theks të rëndë, ruan sintaksën dhe muzikën e shqipes veriore, përmban gabime gramatikore dhe theksi gjithfarësh, është leksikisht e varfër dhe tingëllon shumë keq në veshët e italianëve.
[Këtë e them me cilësinë e dikujt që ka studiuar në Itali dhe ka jetuar gjatë atje; por mund të ma konfirmojnë ose kundërshtojnë edhe kolegë të tjerë këtu në blog.]
Pse e bën kryeministri shqiptar Berisha këtë? Pse vendos të heqë dorë nga shqipja gjuhë zyrtare e Republikës Shqiptare, për të folur gjuhën e mikpritësit (sot italisht, dje e kam parë ta bëjë me anglishten, me të njëjtat rezultate rrëqethëse)? Vallë ka bindjen se kultura shqiptare nuk është në gjendje të nxjerrë një përkthyes të zotin, ose të tillë që t’ia kuptojë dhe t’ia përcjellë mendimin si duhet?
Nuk besoj. Këtu e më se njëzet vjet më parë, presidenti shqiptar Ramiz Alia, që italishten e flet shumë më mirë se Berisha ynë sot, gjithnjë kujdesej që të thërriste një përkthyes kompetent në takimet e veta; të cilin e përdorte të paktën në momente takimesh me shtypin ose në publik.
Këtë Alia e bënte, pas gjase, meqë respektonte jo vetëm protokollin, por edhe gjuhën e vendit të vet.
Po Berisha atëherë?
Dashamirët e kryeministrit do të thonë se ky flet italisht me Berlusconin për t’ia nderuar kuvendin; dashakeqët se e bën për t’u dukur ose i shtyrë nga kompleksi i pashmangshëm i inferioritetit që karakterizon, madje përkufizon provincialët.
Motivet e Berishës nuk do t’i gjejmë dot kurrë; por efektet i kemi përpara syve; dhe nuk janë aspak të këndshme.
Kur një kryeministër i Shqipërisë i shkon vizitë kolegut të tij në dhé të huaj, gjuha shqipe duhet të dëgjohet në sallat protokollare, sepse është pjesë e detyrës zyrtare dhe e profilit të kryeministrit si burrë shteti.
Berisha mund të zgjedhë të flasë italisht në takimet me dyer të mbyllura; ose në kontekste informale, ku prania e përkthyesve do të vononte komunikimin ose do ta bënte artificial.
Por ngërçi i italishtes së tij të çalë në publik përvijon, dashur pa dashur, portretin e një funksionari kolonial të lyer me vanilje; të një çiraku të zellshëm por mendërisht të kufizuar; të një parvenu-je me boshllëqe të mëdha në formimin intelektual dhe qytetar; të një mysafiri të drojtur, që është ngutur të heqë këpucët kur e kanë qasur në odë, pa e vënë re se ashtu po çliron aksidentalisht në atmosferë erën e këmbëve të djersitura.
Meqë ne të tjerët e dimë se efekte të tilla janë, në masë të madhe, të gënjeshtërta, dhe se Berisha vetë është shumë më kompetent nga ç’e tregon italishtja që flet, atëherë nuk mund të mos ia atribuojmë vendimit, fatkeq në vetvete, të kryeministrit shqiptar për të mos përdorur gjuhën e vet.
Nga një burrë shteti kërkohen virtyte dhe kualifikime gjithfarësh; por njohja e mirë e një gjuhe të huaj, në nivel të mjaftueshëm për t’u paraqitur me dinjitet para publikut të asaj gjuhe, nuk figuron mes tyre.
Sikur nesër të kishim një kryeministër që ta ketë nisur karrierën duke punuar, bie fjala, si kryekamerier në një hotel plazhi, nuk do të prisnim që ky ta dërgonte personelin e shërbimit në shtëpi për t’ia nxjerrë Berlusconi-t kafenë me dorën e vet para kamerave, kur ky i fundit t’i vinte për vizitë zyrtare.
Sikur të kishim, gjithnjë nesër, një kryeministër pilot të kualifikuar, nuk do të prisnim që ky ta ngiste vetë avionin qeveritar, në vizitat poshtë e lartë Europës dhe gjetiu.
Prandaj gjuha e një kryeministri në takime formale dhe konferenca publike duhet të jetë e atij niveli, që t’i përshtatet protokollit përkatës; nivel që vetëm një përkthyes profesionist mund ta sigurojë, teksa i jep kohë e mundësi, shefit të vet, të nxjerrë nga goja fjalë të menduara me ngé dhe urtësi, në gjuhën amtare.
Nje gje qe nuk e kuptova ishte momenti kur Berisha dhe Berlusconi u ulen per konferencen e shtypit dhe nje person ne krahun e djathte te Berishes zgjat se pari nje pusulle te cilen ai ja pason Berlusconit dhe me pas nje tjeter te cilen e mbajti per vete. Nje gje te tille une nuk e kam hasur me pare ne nivele te tilla palesh. Dhe Berisha ate e pasoj jo vetem pa e lexuar por edhe pa e pare personin qe ja dha ate. Si rregull secili duhet te kishte nxjere nga xhepi te tijen. Pra dyshoj per protkollin e takimit. Ky ishte takimi “show” i radhes i Berishes ne nje moment kohe bosh i Berlusconit.
Nuk dyshoj aspak qe Berlusconi tall allatet me Berishen me shume se Berisha i tall me shqiptaret. ( te me falni per gjuhen por nuk e mbajta dot)
E dyta. Berisha flet italisht jo per ata qe e dine gjuhen po per ata qe nuk e dine ose ne rastin me te mire e dine aq sa e di ai. Dhe sovrani qe i jep voten Berishes me kembet akoma ne uje nga permbytja e radhes eshte ne masen 95% i dashur Xha Xha.
Po ti nuk ben mire qe na i ngre xixat me keq.
Kur u hap qeska… mua mu kujtua një episod i ngjashëm që kishte ndodhur në Bukuresht, gjatë samitit të NATO-s, te momenti i daljes në fotografi. Ishte pikërisht ky, Berisha dora vetë, që u fut si pilaf afër presidenttit Bush, dhe ai që normalisht kishte vendin aty e tërhoqi pas.
Të jem fare i sinqertë, mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë ndonjë dalje publike e Berishës, sidomos përkrah të huajve. Nuk është vetëm problemi i gjuhës, janë gjestet që bën, ngërdheshet jashtë mase, skuqet si panxhar në fytyrë dhe kjo i vishet me një buzëqeshje të stisur e të shpeshtë.
E keqja është se kjo është fytyra zyrtare e prezantimit të shtetit shqiptar nëpër botë. Të them thjesht se më vjen turp, është gjëja më e vogël. E ndjej jashtë mase të vështirë të identifikohem me këtë gjë. Dhe duke qënë përkrah të huajve ndonjëherë kur ndodh, dëshira instiktive është ta hedh poshtë e ta mohoj.
Berluskoni nuk do ofendohej, bile do ndihej më në formë për të lëshuar batutat e tija nës Berisha ishkamerier do t’i shërbente kafenë, por… si ishkirurg që është Berisha, a do ta pranonte Berluskoni si mjek të tijin? 😛
Edrus mirembrema.Me behet qejfi qe te “takoj”diku.Ka kohe qe nuk te kam pare.Si ke qene i dashur?
Nejse na e bej hallall xha xh.Berlusconi per t’u opruar ne zemer para nja tre vjetesh shkoi ne Ohio sepse nuk iu besonte atyre te San Raffaeles..Vari turinjt don Verze,fondatori se jane edhe shume miq,madje Berlusconi eshte nje nder dhuruesit me te rendeishem ne kete Spital.
Per sqarim: KM yne, dje ka qene vetem nje mjek kardiolog; ndoshta, ne ato vite, mund te kete pasur ndonje deshire te fshehte per tu specializuar edhe si kirurg ne ate fushe, por sot verej se, ai i ka kapercyer “deshirat e fshehta”. Fati i keq e deshi qe, qe prej njezet vitesh te specializohej si “kirurg” shume me i keq ne te gjitha fushat….. rezultatet, jane lehtesisht te dukshme!!! :-(((
Mu kujtua nga kjo ngjarje rasti i mbretit Zog i cili thuhet se ne vitet e Anglise edhe pse e dinte ne menyre te persosur anglishten, nuk pranoi te fliste as nje fjale ne ate gjuhe.
””Por ngërçi i italishtes së tij të çalë në publik përvijon, dashur pa dashur, portretin e një funksionari kolonial të lyer me vanilje””
Edhe shkelqyeshem ta fliste, po njesoj si funksionar kolonial do dilte.
Gjuha zyrtare e shtetit qe perfaqeson eshte shenje e sovranitetit te plote, dukuri e kerkuar me ngulm dhe qe ruhet me xhelozi te madhe.
Frengu, sidomos vazhdon ta pretendoje edhe si individ, si shenje superioriteti, je ti qe flet gjuhen time, dmth je ti qe ke nevoje per mua (edhe kur eshte ai vete qe ka nevoje). Mbeturinat e prestigjit te dikurshem te frengjishtes si gjuha e diplomacise (dhe kultures).
Sala nuk e sheh veten si perfaqesues i nje shteti sovran, perndryshe do kish folur patjeter shqip, sikunder foli kroatisht pak kohe me pare, kryeministrja kroate, por si perfaqesues i nje organizmi politik ku faktori nderkombetar ka me shume vlere se ai vendas. Shpreh gatishmerine dhe devotshmerine ndaj atij faktori, si dhe simpatine ndaj gjuhes (e kultures).
Dihet qe jetesa ne nje vend te huaj, njohja e gjuhes e kultures e ben nje individ me simpatik, i jep njefare perparesie paraprake ndaj rivaleve qe nuk i kane keto kritere. Duke folur gjuhen kerkon te perfitosh dicka nga kjo perparesi paraprake (qe mendoj se ka te beje me afersine identitare vetjake, qe arrihet ne kesi rastesh me intuite).
Megjithate Berisha nuk mu duk i kenaqur si here te tjera, ndoshta kishte pritshmeri te tjera a ndoshta ishte i lodhur, po fytyra dukej mjaft pasive.
Personalisht jam mëse dakort me tezën e xha xha-it përsa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në konferenca shtypi dhe evenimente publike ndërkombëtare. Para se të shkonte në Romë, kryeministri ynë ishte në Verona, në një forum ekonomik të rëndësishëm (merrnin pjesë ministrat e gjithë Evropës juglindore, ministri italian Scajola dhe më shumë se 400 sipërmarës italinë). Për arsye pune më qëlloi të isha i pranishëm në këtë forum dhe ngela tejet i skandalizuar nga mënyrat se si u përfaqësua Shqipëria aty. Në radhë të parë fjalën e mori Dritan Prifti i cili bëri referatën e tij anglisht (anglishte goxha e mirë nëse si nivel marim njohjen e anglishtes ne Itali). Parafolësit e tij (ministri i ekonomisë rumun, moldav, dhe të tjerët që folën pas tij) u shprehën të gjithë në gjuhën e tyre. Nëse kjo do të ishte bërë dhe për shqipen, jam i bindur se në Itali ka me dhjetëra përkthyes shumë të aftë.
Fjalën ë nderit e mbajti Berisha dhe përdorimi i italishtes nga ana e tij u shndërua në një motiv humori për pjesëmarësit, e shoqëruar nga batuta ironike e ministrit italian Scajola : “ e ka mësuar nga televisioni italian gjuhën, por komplimente sepse e flet shumë mirë”. Berisha nuk e zotëron italishten dhe duke e keqpërdorur atë nuk arrin të kaloj asnjë mesazh që mund të kishte pasur si qëllim. Të thuash “imprenditori mezzi” për të thënë “imprenditori medi” nuk është e njëjta gjë. Përveç formës gjuhësore që u kthye në qesharake, mungonte respekti për gjuhën shqipe. Pjesa më interesante ishte se disa sipërmarës të rëndësishëm, duke dashur të kuptonin gjithshka, kishin marë me vete përkthyes shqipeje, të cilët në këtë rast thjesht ishin të panevojshëm.
Kohë përpara kam dëgjuar Fatos Nanon (më duket fill pasi e nxorën nga burgu në 1997) të flasë italisht përballë gazetarëve ndërkombëtarë që po ndiqnin ngjarjet apokaliptike të përleshjeve në 97-n. Iu përgjigj me një italishte të përkryer, me theks, me intonacionin e duhur dhe me pak “humor” gjithashtu. Përgjigjet në anglisht ishin të të njëjtit nivel mendoj.
Pa në këtë linjë, Natasho Lako, vite më përpara i përgjigjej një gazetareje italiane me një italishte pa asnjë theks të çfarëdollojshëm. Një italishte të pastër, që as italianët me shkollë të mesme nuk besoj se e flasin.
Përsa i përket Berishës, italishtja (por edhe frëngjishtja që e flet shkel e shko: në një takim me Sarkozy) e tij siç e tha Xha xhai, është me të vërtetë për të vënë duart në kokë. Edhe një shitës perimesh në tregun e Bolonjës (që punonte me dy bashkatdhetarë), i ardhur nga Kopliku si emigrant ekonomik, e fliste më qartë dhe rrjeshshëm gjuhën e Dantes, apo gjuhën e bukur të Alessandro Manzoni-t (I promessi sposi).
Berlusconi tallet me Berishën sepse ai nuk ka përdorur gjininë femërore për la moratoria (moratoriumin-gjinia mashkullore në shqip), por më shumë se tallje, Berlusconi “vdes” që t’i përmendet emri nëpër agjensi lajmesh e që të tjerët të flasin për të. Edhe pse faji është i Kryeministrit shqiptar që edhe shqipen mendoj nuk e përdor mirë, Berlusconi mbetet një “plehrë” mediatike që injoron këdo. E vetmja mënyrë është të injorohet à son tour. Por politika shqiptare, e majtë dhe e djathtë, më duket se është borxhlije e asaj së djathte që lëshon vrer kundër emigrantëve duke i diabolizuar si kafshë, apo racë inferiore.
Respekti per gjuhen shqipe behet pikerisht kur del ne konference shtypi politikani, diplomati etj. Vete personalisht nuk e kuptoj cfare e shtyn Berishen te sfidoje veten ne fushen e gjuheve te huaja, ndoshta duhet gazetaret tia bejne pyetjen per aresyen. Sidoqofte diplomatet shqiptare (si psh min. Basha kur ishte i jashtem) ne konference per shtypin ka folur shqip me perkthyes. Por ajo qe nuk kuptoj eshte se punonjesit e protokollit mund tja terheqin pakez vemendjen shefit te tyre qe ti permbahet shqipes.
Meqenese disa here kam marre pjese si perkthyes i rastit me delegacion zyrtar, desha tju sjell ketu faktin se ne bisedat pala shqiptare gjithmone ka shfaqur manine per te kontaktuar direkt me anglisht apo gjuhe tjeter, duke shkuar deri ne ate mase sa pala e shtetit tjeter, me politese kerkoi te vazhdohen bisedimet me gjuhen ametare te seciles pale.
Shpesh palet bien dakord te zhvillojne bisedimet ne nje gjuhe nderkombetare, por ne konferencen e shtypit gjithmone kane respektuar gjuhen ametare.
Berisha me sa duket nuk çlirohet dot nga kjo semundje.
Po e mbyll me ate qe une argetohem kur degjoj tullumbacet qe leshon, e kjo eshte si te thuash e keqja me e vogel e Saliut….