Të gjithë shqiptarët që emigrojnë në Itali, me përjashtim të atyre që kanë origjinë italiane, kanë pasaportë shqiptare. Edhe pse legjislacioni italian e lëshon shtetësinë me pikatore, shqiptarët që po marrin pasaportë italiane po rriten dita ditës. Por ç’tregojnë shifrat përtej statistikave të thata? Varet si i lexojmë…
Është fakt se me kalimin e viteve është shtuar numri i atyre që marrin shtetësinë italiane. Kjo është e logjikshme përderisa emigracioni shqiptar po mbush të njëzetat. Për ata që nuk e dinë, saktësoj i detyruar sa më poshtë: sipas ligjit për shtetësinë italiane, ka dy mënyra kryesore për marrjen e saj: nëpërmjet martesës me një qytetar/e italian/e, ose nëpërmjet natyralizimit, d.m.th. qëndrimit për një kohë të caktuar (10 vjet) si rezident.
Historikisht, kategoria e dytë (natyralizimi) ka qenë e diskriminuar në krahasim me kategorinë e qytetarëve që binin në dashuri me italianë/e. Atyre u kërkohej më shumë kohë pritjeje (14 vjet po të shtojmë lëvrimin e praktikës), më shumë dokumente, më shumë verifikime. Anipse ligjet e fundit në lëmin e shtetësisë e kanë vështirësuar edhe kategorinë e parë (për efekt martese), kjo mbetet e privilegjuar, kryesisht falë parimit të jus sanguinis që mbizotëron jurisprudencën italiane.
Në vlera absolute shtetësitë e dhëna mund të konsiderohen të larta, por nuk janë të tilla po të krahasohen me numrin e përgjithshëm të shqiptarëve që jetojnë rregullisht në Itali. Le të japim disa shifra. Në vitin 2003 morën shtetësi italiane gjithsej 752 shqiptarë (590 femra e 162 meshkuj); një vit më pas numri i shtetësive ra në shifrën 673 (537 femra e 136 meshkuj); në vitin 2005 numri i shtetësive pati një rritje të lehtë në kuotën 697 (553 femra e 144 meshkuj). Për t’u shënuar fakti se në 2005-n, shqiptarët kaluan në vendin e katërt (nga i dyti i viteve të mëparshme) në listën e qytetarëve të huaj që merrnin shtetësi italiane. Siç shihet, numri i shtetësive të dhëna nga autoritetet italiane është tejet modest.
Dy vjet më vonë, pra në 2007-n, numri i shqiptarëve me pasaportë italiane shkoi 2.605 (1.736 femra e 870 meshkuj). Pjesa më e madhe e tyre përfitoi nga martesa me qytetarë italianë (1.870 gjithsej, pothuajse 80% femra), pjesa tjetër për efekt rezidence (736 gjithsej, 67% meshkuj). Si ta kuptojmë këtë?
Le të ndalemi në interpretimin më të saktë të të dhënave të mësipërme. Në pamje të parë duket sikur femrat shqiptare janë “më të afta” se meshkujt në marrjen e shtetësisë italiane, ose autoritetet e vendit fqinj e nuk janë kaq dorështrënguara me gjininë rozë. Në fakt, në 2003-n femrat ishin 78%, në 2005-n ishin 79%, në 2007-n ranë pak në rreth 67%. Përqindjet janë shumë të larta, po të kihet parasysh prania e femrës në emigracionin italian. Ç’do të thotë kjo?
Ndonjë përgjigje mund të na vijë nga analiza e hollësishme e statistikave të vitit 2007. Gjatë këtij viti u konfirmua sërish fakti i “diskriminimit” të atyre që nuk janë martuar me qytetarë BE. (Por këtu faji nuk është i yni). Nga 2.605 qytetarë shqiptarë që morën në dorë pasaportën Repubblica Italiana, 1.870 e morën sepse rezultonin të martuar me qytetarë/e italianë/e. Nga këta të fundit, pjesa dërmuese ishin femra. Vetëm 377 trima kanë guxuar të martohen me vajza e gra italiane. Si ta interpretojmë këtë dukuri?
Hakmarrja statistikore e meshkujve shqiptarë vihet re në tabelën e shtetësive të dhëna për efekt rezidence. Në gjithsej 736 shtetësi, 493 u janë dhënë meshkujve. Pjesa tjetër femrave. Pra vetëm 243 femra kanë duruar pritjen shumëvjeçare në dhomën e pritjes së shtetësisë italiane. Po kjo ç’do të thotë?
Për ata që i adhurojnë statistikat, mund të shtoj se në listën e kombësive që kanë përfituar shtetësi italiane për efekt martese, shqiptarët zënë vendin e pestë pas rumunëve, argjentinasve, brazilianëve, marokenëve. Por femrat tona, duhet thënë, lihen pas vetëm nga rumunet dhe brazilianet. Çuditërisht, por jo edhe aq, në renditjen e kombësive që e kanë marrë shtetësinë për efekt rezidence, shqiptarët zënë vendin e dytë, mjaft të nderuar po të kihet parasysh se përpara kanë marokenët me emigracion tradicional drejt Italisë. Por edhe këta mposhten lehtë po të ballafaqohet përqindjet femërore përkatëse. Po kjo ka ndonjë domethënie?
Normat e reja ligjore (paketa e sigurisë), të miratuara së fundi nga Parlamenti italian, e kanë vështirësuar marrjen e shtetësisë nga qytetarët e huaj nëpërmjet martesës. Periudha e rezidencës së kërkuar nga 6 muajt e mëparshëm është bërë 2 vjet, kurse fillimi i saj, më parë disi i interpretueshëm, tani duhet përllogaritur vetëm pas datës së martesës. Po të lexosh nëntekstin e risive ligjore në fushën e shtetësisë italiane për efekt martese, del se shumë vajza e djem të huaj martoheshin vetëm për të marrë shtetësinë. Por ndoshta ligjvënësit besojnë verbërisht tek dashuria e pastër, ndaj e kanë fjalën për të ardhmen, jo për të kaluarën.
Arsyet në nivel mikro, që shpjegojnë shifrat e mësipërme – duke filluar nga paragjykimet deri tek parapëlqimet personale – nuk po i hulumtoj. Në nivel makro, mendoj se tashmë emigracioni shqiptar ka hyrë në fazën e pjekurisë, çka do të thotë se numri i shtetësive për efekt rezidence do të rritet edhe më. Kjo varet, natyrisht, edhe nga koha e qëndrimit: sa më shumë vite emigrimi kalojnë, aq më shumë shqiptarë kanë të drejtë ta kërkojnë shtetësinë italiane. Në fakt, të dhënat e fundit dëshmojnë se tendenca e kërkesave po ndryshon. Kanë filluar të shtohen shumë praktikat për arsye rezidence. Gjithsesi, ka mundësi që me rritjen e lëvizjeve dhe kontakteve midis dy vendeve, të rriten edhe martesat e përziera, e si rrjedhojë shtetësitë e akorduara.
Por sa për qind e shqiptarëve e marrin shtetësinë italiane për efekt dokumenti, d.m.th. thjesht për lehtësirat burokratike dhe administrative, dhe sa për qind e tyre e marrin se tashmë ndjehen italianë? Kjo është çështje tjetër, madje shumë delikate, sepse prek një nga temat më komplekse të emigracionit: identitetin.
Kete pyetjen e fundit e ke shume akademike, per nga leximi i pasojave flas. Sepse duke qene se edhe ne Shqiperi, ne nje pjese te madhe jetojme ne fazen e perpjekjes titanike edhe pse katundareske, te natyralizmit me zakonet e BE, atehere kjo pyetje eshte tautologji ne thelb. Pse ? Sepse identiteti yne, ai i elitave, por edhe ai qe projektohet nga mediet apo nga raporti me te perditshmen, kryesisht eshte nje thyese ku identiteti yne i trasheguar eshte vetem numerues. Si te thuash mirekuptohet kur dikush qe vjen ketu thote “çelularin” sepse eshte ne Itali, sesa dikush tjeter qe importon(eksporton) me vete nje theks helen. D.m.th meqe politikisht elita jone ka zgjedhur te qenit majmunoide, italianizmi ne kete kontekst eshte jo nje Humbje, por nje zgjedhje. Pastaj do duhet te biem dakord se c’do te thote te Ndjehesh Shqiptar, qe te mund te shpjegojme kete braktisje kaq te lehte.
“Vetëm 377 trima kanë guxuar të martohen me vajza e gra italiane. Si ta interpretojmë këtë dukuri?”
Ne fakt pyetja eshte pak e gabuar. Duhet bere “Vetem 377 vajza e gra italiane kane guxuar te martohen me trimat?”
Që kur kanë filluar të aplikohen ligjet e reja për martesat? Se zakonisht që të llogaritet efekti në rënie i tyre, do duhet të kalojë një farë kohe e caktuar.
Për pyetjen e fundit… besoj se shumica e nënshtetësive për efekt rezidence, kanë përftuar tashmë një identitet të ri. Në mos krejtësisht italian, jo tamam shqiptar. Nuk mund të jetosh 10 vjet diku, pa ndryshuar identiteti.
Më tej pastaj, pa e argumentuar shkencërisht, besoj se femrat mund t’i përshtaten më lehtë dhe më shumë identitetit të bashkëshortit të tyre. Kjo për disa arsye. Për vetë pozitën e femrës në shoqëri, por edhe për shkak të identitetit italian që është më “i fortë” sesa ai shqiptar.
Ok pra, duke të njohur nga postimet, po të bëj një pyetje: Në rast se nuk do ishe në kontinentin amerikan, a do mbaje qëndrim të njëjtë kritikues ndaj realitetit shqiptar, ashtu si mban?
Relative kjo qe thua ti J., sepse si do ma komentosh pastaj ate proverbin se “Ne Itali komandojne grate”, i cili ne versionin shqip vjen me formulimin “ja ka mbledhur gruaja, ja ka bere zap”.
Une jam dakord me ate qe nenvizon, se pas nje qendrimi 10 vjecar, njeriu influencohet dhe mund te nidkohet ne identitetin e vet. Por jo ta mohoje ate, sepse kete gje nuk e mirekuptoj vecse ne kontekstin e sjelljes se majmunit qe imiton cdo gje.
Por a eshte ky identitet i ri, nje identitet Italian? Shume e dyshimte. A ndjehet me te vertete dikush italian? Mund t’ia pohosh vetes cdo dite kete gje, por sa italiane eshte te mohosh kategorikisht veten ? Fluksi komunikativ italo-shqiptar ne versionin me te fundit historik, ate monumental, prodhon nje pasuri unike te kaosit dhe dis-harmonise, qe e ka emrin Tirane. Prandaj te deklarosh nje identitet nisur nga interesa pragmatiste, apo nga kenaqesia e shijeve intelektuale, minimalisht kryen nje akt te mirefillte antiintelektual, per te mos thene qe apelimi publik i identitetit te ri, kthehet ne nje akuze per kete identitet e pse jo nje ofeze e pamerituar.
Mirë, po duhet të marrim parasysh disa gjëra… Së pari, statusi i femrave aty, ka qënë ai i emigrantes. Ndryshe është kur merr nuse nga oxhak që bën ligjin e ndryshe emigrantja. Që në fund të fundit, edhe nëse komandon luan në fushë kundërshtare. Madje ato që kanë arritur të komandojnë, janë asimiluar më shumë se të tjerat. Dhe tjetra, që e përmenda më lart, identiteti italian është më i fortë se ai shqiptar. Me këtë, dua të them se kultura, civilizimi, arti, muzika, të gjitha këto të dhëna që përftojnë identitetin, janë më të larta cilësisht se shqiptaria.
Emigrantët janë të “dënuar” të kenë identitet të dyzuar, këtë e pranoj. Por kjo nuk i bën të jenë në mënyrë të pandërgjegjshme shpërfillës ndaj një pjese të identitetit të tyre. Kështu psh në Greqi kam vënë re se emigrantët e zonave rurale, e kanë më “të lehtë” të harrojnë se janë shqiptarë, apo ta shpërfillin këtë gjë, sepse statusi social i tyre nuk ua ka lejuar ta ndjejnë identitetin, të formojnë ndërgjegjie kombëtare.
Vërtet flasim për identitet përgjithësisht, por duhet theksuar cilësia e identitetit dhe çfarë vlere ka ky.
Nga të gjitha grupet e emigrantëve në diasporë, unë parapëlqej modelin hebre. Këta ishin shumë të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre dhe kudo e kanë ruajtur atë, ama asnjëherë skanë patur frikë të përfshihen në mënyrë aktive në jetën sociale të vendeve ku qëndronin. Madje besoj se kjo mënyrë jetese i ka bërë hebrenjtë kaq të zhvilluar dhe në ballë të gjithë evenimenteve të rëndësishme historike e sociale të shek. të kaluar. Diaspora shqiptare veç, më duket larg këtij shembulli.
Duhet të shtoj së fundi, se siç e përmend Profani me shaka mbase, se emigrantët shqiptarë, përballë shoqërisë italiane, kanë më tepër rol pasiv, sesa aktiv. Dmth të dhënat e mësipërme tregojnë më shumë sesi jo vetëm shteti por edhe italianët si sillen përballë emigrantëve shqiptarë, dhe jo emigrantët ndaj italianëve.
Edhe muzika, arti, kultura greke, apo turke jane me te larta se ato shqiptare, por nuk mund te themi se kercenojne identitetin tone. Nese kete formulim e marrim si aksiomatik, atehere do te pengoheshim ne rastet e popujve primitive qe edhe sot ruajne me nje fanatizem te rralle menyrat e tyre te jeteses. Dikush mund te thote se ne jemi evropiane dhe si te tille ngjizja me nje identitet te fqinjit eshte nje proces natyral. Ketu nuk jam dakord; se pari rasti i emigracionit shqiptar ne Itali dhe Greqi e hedh poshte kete fakt. (flas ai historik). Se dyti, nese ne do te ishim evropiane do te kembengulnim qe te ruanim identitetin tone, qofte edhe si nje pjese e vecante e identitetit kontinental. Se treti, dua te theksoj se ky proces alienimi apo me mire kjo gjendje transi identitar e cila vecon italianen ne lustren e dukjes dhe percjell shqiptaren ne thelbin e vet imitativ dhe servil vihet re edhe ne Shqiperi. Pse nuk me tingellon fare e re mua kjo ? Ne librin e tij “Dilemat e Arbrit”, Xhufi sjell nje pasazh nga raportet e Senatit venecian ku raportohet se “se te paret e Durresit pretendojne origjine veneciane”. Pra ky mohim kategorik, qe me shume se fsheh identitetin shqiptar per interes politik, e rikonfirmon cilesine e tij kontarverse ne te gjithe fuqine e shprehjes. Sidomos sot kur dokumentimi i ketij procesi eshte me i prekshem, pse ai komunikohet te te gjithe ne. Ndjekja e modelit hebre gjen shprehine e vet ne rastin e arvanitasve apo te arbereshve, mbijetesa e te cileve per nje kohe aq te gjate lidhet me nje raport te brendshem me identitetin e vet origjinal i cili kalon nga feja, memoria e lavdishme, por edhe refuzimi i pritesve. Nese sot nuk ndodh me keshtu atehere kjo do te thote se identiteti i ndertuar per keto 100 vjet, eshte ne krize -ne kuptim te platformes se shpallur nga Rilindja.
Prandaj une dua ta nenvizoj se shpallja e nje identiteti te ri nuk provon vertet ekzistencen e tij, por perkundrazi ne qenesoren e vet; deklaron cilesine baze te shume shqiptareve. Dikush mund t’i shpalle ata skorje te shqiptarizmes. Ne fakt shqiptaria deshmon probleme te medha ketu perderisa nuk arrin te perballoje edhe kaq influenca minimale, te cilat marrin peshe vetem nga pacipesia e majmunit. Dhe te mendosh se sipas Balzakut “fshatari eshte historiani i fundit”.
Ti pyet se cfare vlere ka identiteti apo cfare cilesie ?
Konvencionalisht ai lidhet me origjinen, gjuhen dhe fene dhe ne kete kuader mua nuk me komplekson askush. Pavaresisht se perpiqem sa me shume te perzgjedh nga importi intelektual qe deri diku na orienton te gjitheve.
Nga ana tjeter nuk e di nese ky proces reflekton nder te tjera edhe nje sens intelektualizmi te tepruar (edhe snob), sipas te cilit qemtimi i shqiptarise ne zonat rurale ku ajo antropomorfizohet posacerisht ne perfytyrimin e pergjithshem, e ben adaptimin e saj ne teresi nje sakrifice intelektuale. Por nuk e besoj.
Më duket se në postimin tënd, te pjesa e parë, ngatërron identitetin e emigrantit, me identitetin e autoktonit.
Unë kam dëshirë të përqëndrohem te lloji i parë i identitetit. Gjithashtu, të lëmë mënjanë shpalljen apo heshtjen, pa e përzjerë me pjesën reale të identitetit, që për mua ka të bëjë së pari me jetesën. Shpallja ose jo, nuk është identitet real. Dikush mund të shpallë gjithë ditën se është shqiptar, edhe të jetojë si italian e zëmë. I rroftë shpallja.
Një element interesant i identitetit, që ka të bëjë edhe me temat e fundit këtu në blog, është lidhja e këtij me sportin. Një emigrant në Greqi apo Itali, tifoz i ndonjë skuadre vendase sipas rezidencës, është më pak shqiptar në identitet se dikush që jeton në Shqipëri dhe është tifoz me Tiranën. Le të shpallë sa të dojë i pari se është shqiptar.
Humbja e një pjese të identitetit, për mua, vjen nëpërmjet integrimit në vendin bujtës. Kush qëndron shumë vjet diku, integrohet automatikisht, pa e ditur as vetë.
Kurse une mendoj se pikerisht shpallja publike po perceptohet si identitet paresor, perkundrejt menyres se jeteses. Kjo nenvizova mund te jete me e kuptueshme tek emigranti, por them se po vihet re edhe ketu ne Shqiperi.
Nga ana tjeter eshte nje gje Integrimi dhe nje tjeter Mohimi. Sepse ti mund te me thuash qe dikush qe eshte shqiptar shpall publikisht se eshte grek ose italian dhe pse jeton teresisht me kulinari hudhre apo brumi; prape atij i rrofte shpallja, ai eshte shqiptar. Pse e pranon kete logjike ne kete sens dhe nuk e pranon ne sensin tjeter qe edhe ai qe shpallet shqiptar dhe jeton si italian ne fund do pare si italian? U rrofte shpallja qe te dyve.
Nuk mendoj se eshte kaq e thjeshte. Qofte edhe ne kuptimin formal ku sipas normave Evropiane identiteti Deklarohet Lirisht. Ky moment sjell implikime te medha – te kuptohemi meqe jetojme ne Ballkan, shume shume kjo hedh faren e nje mistrecerie te re.
Ne Shqipni – Shqiperi do behet regjistrimi i popullsise. Dhe kete me kembengulje e kerkojne perfaqesuesit e minoriteteve. Shume mire; do shkohet shtepi me shtepi, do pyetet mileti per etnine, fene etj.
Tani me dokumentacionin zyrtar te Republikes se Albananias rezultojne me shume 300 000 shtetas pervec minoritareve te vertete qe kane ndryshuar KOMBESINE, shoqeruar me emrat perkates. Shteti grek po liberalizon tani edhe nenshtetesine. Eshte jashte cdo dyshimi qe kjo pakete dokumentare do te sjelle ne Atdheun tone te dashur nje permbysje shifrash qe padiskutim do hape probleme politike. Dhe kjo e gjitha merr shkas nga SHPALLJA. Prandaj tek Identiteti duhet marre seriozisht edhe aspekti formal. Por per mendimin tim ky nuk eshte problem; nese dikush preferon te beje keshtu pse duhet une te shqetesohem. A nuk e deklaroj edhe une lirisht veten time ? Aq me shume qe ky kontigjent ekonomikisht ka qene me i harruari. Problemin e vertete une e shoh te ai identitet i tjetersuar qe po vjen kesaj radhe nga Helita shqiptare, e cila ne procesin e tjetersimit te plote, pavaresisht mencurise dhe kultures, po i ofron gjindjes edhe dialekte te reja gjuhesore. (kujto p.sh dialektin gjebrean). Kete identitet ku ta fusesh, ku ta klasifikosh? Kjo eshte nje shkeputje artificiale e cila i flet nje publiku qe sa vjen dhe tehuajezohet me te. Nuk eshte precedenti i pare ky ne Shqiperi, prandaj ka rendesi shume te theksohet. Ketu hipokrizia arrin maja olimpike; nga njera ane shqetesohemi pse 300 000 shqiptare lane targen dhe u bene greke, duke qene brenda nesh, nga ana tjeter pretendojme shqiptari duke u rrudhur pafundesisht ne nje kopsht zoologjik ku secili kerkon te fitoje garen e imitimit.
Nuk e kuptoj ku e kam ngaterruar identitetin e vendasit me ate te emigrantit. Mgjth. se pranohet edhe emigranti ndikon mbi vendasin kjo sigurisht nuk ka te beje me rastin shqiptar.
Që të mos ngatërrohemi po të them përsëri fillin e argumentit nga nisi… Pikërisht nga pyetja e Pishakut kur thotë se a ndjehen italianë përfituesit e nënshtetësisë. Për të dy rastet, unë pohoj se ndjehen, sado ta mohojnë.
Parimet mbi të cilat ngrihet gjykimi im, janë këto tani: Identiteti italian është më i fortë. Integrimi i dikujt që qëndron 10 vjet diku, është i nënkuptuar. Dhe duhet heq mënjanë shpallja.
Këto të dhëna janë superiore ndaj dikujt që shpall të kundërtën. Unë e quaj shoqërinë në të cilën funksionon individi, si superiore ndaj vetë individit. Nëse dikush psh jeton në Shqipëri, ashtu si the, ka vajt dy tre herë në Greqi për të bërë dokumentat dhe nuk di ta flasë mirë gjuhën greke, ky ska si të jetë grek. Disa vende, jo më kot i marrin në provim për kushtetutën dhe historinë e tyre të gjithë aplikuesit e nënshtetësisë.
“””Pse e pranon kete logjike ne kete sens dhe nuk e pranon ne sensin tjeter qe edhe ai qe shpallet shqiptar dhe jeton si italian ne fund do pare si italian?””””
Pikërisht këtë thashë lart. Do parë si “pak” (apo shumë) italian. Varet sa është integruar.
Problemi tjetër që prek, është me të vërtetë real. Shtirja e formimit të një identiteti fallco në një shoqëri që nuk i përket ky identitet, as i përshtatet. Kjo lidhet së pari me problemet ekonomike dhe kulturore që ka sot Shqipëria, dhe identiteti, është pjesë e problemit.
Dua të them, pra, se përderisa nuk funksionon shteti ynë, diçka duhet të kemi/jemi për këtë. Unë kam shkruar për këtë problem nga blogu im për përqasjen e gabuar ndaj miteve të kaluara që bën sot elita. Por edhe kjo që përmend ti, është diçka që duhet marrë në konsideratë. Madje mua më vjen ndër mend një tregim i Konicës ku thoshte se Shqipëria e atëhershme ndahej në levantinë dhe indigjenë. Ai e shikonte me ironi identitetin fallco të grupit të parë.
“””Nuk e kuptoj ku e kam ngaterruar identitetin e vendasit me ate te emigrantit. Mgjth. se pranohet edhe emigranti ndikon mbi vendasin kjo sigurisht nuk ka te beje me rastin shqiptar.”””””
Thashë më duket se, sepse ke përmendur fjalën “popull”
Ja këtu:
“””Nese kete formulim e marrim si aksiomatik, atehere do te pengoheshim ne rastet e popujve primitive qe edhe sot ruajne me nje fanatizem te rralle menyrat e tyre te jeteses.”””
Pasi e lexova dhe njëherë atë paragraf më lart të gjithin, ku thua se nuk cënohet identiteti nga fqinjët, unë sdo e thosha njësoj dmth “cënohet”, po pa dyshim NDIKOHET nga fqinjët. Madje është një rast i mirë ky, dhe moment reflektimi i elitave që të ZGJEDHIN nga duan të ndikohen. Cilës bote do i përkasin?
Unë kam shumë vjet që jetoj në Greqi dhe padyshim që nëpërmjet integrimit në këtë vend jam ndikuar. Nuk e gjej veten tek politika mainstream që ndjek ky shtet, as në mënyrën si e sheh botën apo fqinjët rreth vetes. Dhe për sa më takon të them, mbi të gjitha, nuk do doja që Shqipëria të ndikohej shumë prej Greqisë. Ka modele më të mira për tu ndjekur.
Per ta nisur nga fundi. Une admiroj shume gjera nga Greqia, pa idilizuar, por nuk do i mbushja mendjen vetes dikur se jam grek. Rastin e Konices e sjell ne kohen e duhur, pasi une mendoj se kjo dukuri perseritet pafund ketu. Derisa zhvillimet radikale e peshtyjne jashte kete elite qe eshte e tille se “ashtu ishte nje muhabet ne vitin “90”, sa per te huazuar nje shprehje nga nje gazetar i njohur ne Tirane.
Kete qe thua se elitat duhet te zgjedhin kujt bote do i perkasin une e kam shtruar qe ne komentin e pare. Ajo qe une nuk e besoj eshte fakti se kjo zgjedhje qe behet nuk niset nga nje vokacion perendimor te themi i ketij grupi, por thjesht nga nje ndikim qe me shume vjen nga rrethanat historike. Do e kuptoja shume me mire p.sh nje nostalgjik te Bashkimit Sovjetik, sesa nje automat te shpelare qe vishet dhe flet si italian, imiton ta zeme Bruno Vespen, pavaresisht se edhe forma e kokes se tij sipas metrit te paragjykimit uleret per anatomi te triskezuar.
Nga ana tjeter per te respektuar ndarjen fenomenologjike emigrant – vendas serish thashe e kuptoj me mire emigrantin. Edhe teorikisht ai kuptohet me mire. Por kur gjykimin ndaj ketij Ndryshimi identitar te emigrantit e ben dikush qe pa qene nevoja falsifikon veten atehere ketu nuk e di me kush eshte problemi.
Shembulli im i radhes:
Ne Tirane jepet premiera e nje filmi te regjizorit grek, Angelopulos. Skenari zhvillohet ne nje barb ne Greqi ku pronari me tre shoke kalojne diten aty ne shoqerine e qenit. Qeni sa here kalon nje shqiptar (keta e njohin si te tille) leh. Per kete arsye qenit i vihet emri Patriot. Kalon nje shqiptar hallexhi – leh qeni. Ironia pra eshte e qarte. Dikur nena e pronarit ne gjaknxehtesi e siper i bertet te birit shqip. Zbulohet ketu Klecka e Kombesise. Na dalka qe vete ky tallesi qenka shqiptar me origjine. Ne fund protagonisti e perjeton kete Zbulim Identiteti si nje Drame personale shume te forte.
Pyetja qe i ben moderatori bilbil regjizorit ne nje emision shume te ndjekur pasi eshte dhene filmi: “C’do te thote te jesh grek?”. (Nenkupto ketu nje qeshje qe thote ; e kapa)
Pergjigja : Te jesh grek do te thote te jesh nje njeri.
Filmi na thote se keto teorizimet taktike te identitetit nuk mund te kalohejn kaq lehte. Askush nuk e mohon influencen dhe shume mire qe ajo eshte. Problemi eshte se me kete sjellje po vihet ne pikepyetje qenia jone ashtu si e njohim sot.
E kam thene edhe njehere mendimin tim se ky shtet u planifikua ne principin identitar edhe nga Diaspora. Prandaj emigrantin e kuptoj, ndersa eliten kuterbuese po pres qe ta peshtyjne edhe njehere jashte, sepse kjo eshte zgjedhja e saj me e vetedijshme.
Nënshtetësia e një vendi BE ose një vendi të zhvilluar në përgjithësi (SHBA, Kanada, Australi etj) padyshim i jep emigrantit një status krejt tjetër. Në Itali, siç e dinë mirë ata që jetojnë në këtë shtet, mekanizmi i nënshtetësisë është nga më të prapambeturit e Europës. Këtu citohen statistikat që kanë të bëjnë me martesat, duke nënvizuar pjesën rozë të këtyre numrave.
Do ishte interesante që në këto statistika të mund të kishim dhe ndonjë element tjetër. Në disa raste për shembull kam vënë re se femrat shqiptare që martohen me meshkuj italianë mund të klasifikohen në 2 kategori:
1- Femra që vijnë nga një divorc ose ndarje me bashkëshortin e mëparshëm.
2- Femra që janë rritur dhe formuar në Itali, në disa raste edhe kanë lindur këtu.
Për të folur më qartë natyrisht do të duheshin më shumë informacione mbi statusin e mëparshëm të atyre që martohen dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në Italia. Padyshim ama, mund të shpreh një mendim mbi disa implikime që këto dy situata pasqyrojnë.
Në rastin e parë, femra të ndara nga lidhja e mëparshme, shpesh herë femra shqiptare shikon në figurën e mashkullit italian, një tolerancë më të madhe se sa mund të gjejë në një bashkëkombas. Akoma sot në Shqipëri, në shumë zona periferie, rurale, por edhe në një pjesë të emigrantëve, bëhet shumë rezistencë në pranimin e një femre që vjen nga një martesë e mëparshme. Shoqëria italian, e mësuar prej vitesh tashmë me fenomenin, e toleron shumë më tepër këtë situatë.
Në rastin e dytë, femra që janë rritur në Itali, proçesi i integrimit në kontekstin social italian është i avancuar dhe familjet shqiptare e kanë gjithnjë e më të vështirë të bindin vajzën se një martesë monoetnike do ishte më e mirë.Në shumicën e rasteve detyrohen që ti përshtaten zgjedhjes që vajza bën.
Fenomeni i martesave të përziera ëshë shumë i komplikuar megjithatë dhe nuk mund të bëhet një arsyetim gjithëpërfshirës. Ka aq shumë raste në brendësi, saqë nuk besoj se mund të flitet për një kategori në vetvete.
Pishak, përtej arsyeve të një identiteti të paformuar apo të dyzuar të atyre që marrin nënshtetësinë e një shteti tjetër, do të doja të shtoja dhe një arsye tjetër, po aq të rëndësishme në vendimarrje nga ana jonë sa edhe të tjerat që ju përmëndnit: Pas 18 vjetësh në Itali, jo vetëm i lodhur por edhe i bezdisur për proçedurat absurde (dhe humbjen e kohës) për rinovimin e dokumentave të qëndrimit, me dy llogari të bëra, HARXHOHET më pak kohë për të bërë dokumentacionin e nevojshëm për të kërkuar nënshtetësinë italiane… që e përkthyer në shqip, do të thotë që: marr nënshtetësinë italiane VETËM për të mos shurdhuar veshët çdo dy vjet me funksionarin idiot të rradhës nëpër kuestura.
J. mos u ngut te barazosh identitetin me pershtatjen dhe as perfshirjen me shkrirjen.
Identiteti si koncept lidhet me identiken, por qe te mos biem ne logjiken e madhesive sasiore (ku ka vlere reale identikja), duhet ta lidhim konceptin e identitetit me ate te ngjashmerise, sepse identiteti eshte madhesi cilesore.
Tani, ngjashmeria na cyt drejt analogjise, apo vertetimit per analogji, i cili vertet ka vlere shkencore ( psh gjuhesia e krahasuar) por analogjia nuk shkeputet dot plotesisht prej spekullimit, dmth subjektivitetit.
Prandaj edhe shqyrtimi i identitetit mundeson trajtimet e prirura kah subjektives.
Tani qe te shmangen sa te jete e mundur prirjet spekuluese, duhet qe ne radhe te pare te njehsohet domethenia e identitetit. Kjo eshte e domosdoshme perderisa ne 100 shqiptare gjen 100 domethenie te identitetit, gje qe se gjen kur bie fjala per konceptin ‘ndal’; te 100 shqiptaret e lidhin konceptin ndal me domethenie te njehsuar.
Kriza e konceptit te identitetit eshte pasoje e prirjes spekuluese, pra subjektive, qe do te thote se njerez te ndryshem kane nevoje per nje domethenie vetjake te identitetit, qe kenaq nevojat e tyre.
Prandaj per te menjanuar subjektivitetin duhet te nisemi edhe njehere nga lidhja e identitetit me ngjashmerine.
Per te shquar nje perberes identiteti duhet qe te kem njerez te tjere te ngjashem dhe te tjere te ndryshem e per analogji/krahasim ky perberes me ben pjesetar te grupit te te ngjashmeve rrjedhimisht me mohon lidhjen me te ndryshmit.
Kete e praktikojme per cdo perberes vetjak dhe arrijme ne kete proces ngjashmerish dhe ndryshimesh, te dallojme ‘tanet’ nga ‘te tjeret’.
Duke qene se vete njeriu si vecanshmeri eshte madhesi cilesore, atehere perberesit i dallojme nga cilesia keshtu disave u japim me shume rendesi dhe te tjereve me pak.
Tani ne lidhjen e njeriut me bashkesine (vecanshmeria me te gjithesishmen), rendesia me e madhe u jepet atyre perberesve qe u gjejme ngjashmerine tek njerezit me te afert, dmth ne radhe te pare familjare (babai, nena, motra, vllai, gruaja, burri, djali, vajza), sepse keto perberes na mundesojne fillimisht mbijetesen e pastaj jetesen me sa me pak perplasje.
Keshtu perberesit cilesore te identitetit, qe lidhin njeriun me bashkesine, jane ngjashmerite qe lidhin njeriun me njerezit dhe mjedisin e menjehershem ku rritet.
Prandaj perberesit cilesore te identitetit, jane pothuaj te paprekshem tek individi i pjekur ( rreth 20 vjec) qe ndryshon njerez e mjedis pas pjekurise.
Nderkaq pershtatshmeria, ku njerezit dhe mjedisi ndryshojne rrenjesisht, pra ku nuk gjenden ngjashmerite qe kane ndikur ne formimin e identitetit, e vendos njeriun ne nje perplasje te perhershme, sepse njerezit dhe mjedisi i ri, duan te vendosin nje sistem jo vetem te ri e te ndryshem por ndodh edhe te kundert, me sistemin e ngjashmerive qe kane percaktuar identitetin e njeriut.
Keshtu njeriu ndersa ne kete perlasje sakrifikon relativisht lehte perberesit jo aq cilesore te identitetit, nuk e ka aspak te lehte te sakrifikoje perberesit cilesore.
Kur njeriu sakrifikon perberesit dytesore atehere ai quhet i perfshire ne bashkesine e re.
Nderkaq nese arrin te sakrifikoje perberesit cilesore atehere ai quhet i shkrire ne bashkesine e re.
Sporti eshte perberes identitar me shkalle te ulet cilesie, prandaj njeriu e sakrifikon relativisht lehte, pikerisht sepse i duhet te perfshihet ne mjedisin e ri, pra te gjeje caste ngjashmerie ne hapesiren e re.
Kuptohet qe shkrirja e individit ne hapesiren e re, nenthote qe njeriu perthith si te verteta ngjashmerite e reja dhe si te genjeshterta ngjashmerite e vjetra, prej nga edhe mund te kuptohet lehte pse individet e shkrire ne bashkesite e reja, godasin lehte sistemin e ngjashmerive qe kane pasur me pare dhe bashkesine e prejardhjes.
Ne kete pike, te pyesesh ne shqiptari ndjehet italian apo freng apo grek, eshte krejtesisht spekulative dhe ti pergjigjesh do te thote te aventurohesh ne hapesiren e spekullimeve pa nxjerre ne drite ndonje gje me vlere.
Ky problemi i nënshtetësisë po bëhet gangrenë e pus nafte për disa. Se kush janë ato që heqin keq dhe ato që e ngjyejnë biskotën me mjaltë, kjo është shumë e vështirë ta dish.
Dikur s’ishte kështu. Ndërsa sot, të jesh me pasaportë nga një shtet i fortë (edhe pse ka 10 % të popullsisë pa punë) është një ëndërr për shumë persona. Disa e kanë mirë sepse pas shumë vitesh në mërgim, nuk janë më të lidhur me vendin e origjinës i cili ka ndryshuar dhe nuk i tërheq më.
Në këtë blog ka shumë (mendoj) që kanë dy shtetësinë, por ama të gjithë shtypin xhaxhai.wordpress… dhe lexojnë shkrimet të shkruajtura nga shqiptarë për shqiptarët. Pra identiteti i tyre është pak i vështirë të ndahet. A janë shqipëtarë? Apo amerikanë, francezë, anglezë etj? Unë mendoj se ky brez (i pari që po merr nënshtetësinë falë martesave, qëndrimit) mbetet më i lidhur me vendin e origjinës. Kurse brezi i dytë, ai që do lindi në vendet ku prindërit zgjodhën për të jetuar, mund (sepse anjëherë s’është e sigurtë) të jenë më shpërfillës ndaj origjinës së prindërve, sidomos kur çiftet janë të kompozuara nga një e huaj apo një i huaj.
””Në Itali, siç e dinë mirë ata që jetojnë në këtë shtet, mekanizmi i nënshtetësisë është nga më të prapambeturit e Europës.””
Z. Ademi, doja te vija nen vemendjen tende, dallimin midis prapambetjes dhe konservatives, meqe prapambetja rrjedheson nje qendrim ‘a posteriori’ joracional, ndersa konservativja mbeshtetet perhere ne argumentin se e reja nuk eshte domosdoshmerisht e dobishme, pra e mire.
Nenshtetesia ne kohet e sotme, po nenshtron ngadale por vazhdimisht, cdo lloj perkatesie (etnike, kulturore, fetare, racore apo gjuhesore) dhe ne kete menyre, perkatesia shteterore pretendon te asgjesoje cdo vecori evolutive te shoqerise njerezore; pretendon te beje ‘tabula rasa’ te pervojes njerezore, per t’ja filluar edhe njehere nga e para, por pa na percaktuar a priori ligjesine ‘e re’, te cilen duhet ta zbulojme serisht me ane te pervojes dhe frika se mos njeriu gjate pervojes zbaton ligjesine e vjeter ka po aq te drejta ekzistence sa optimizmi se njeriu ka gjetur me ne fund ‘shtegun e drites’.
Njeriu eshte qenie kontradiktore, sepse nga njera ane ka kureshtjen qe e shtyn instiktivisht tek e reja, nga ana tjeter ka ruajtjen e asaj qe zoteron me cdo kusht. Kjo kontradikte shprehet politikisht ne liberale e konservatore, ne besimin e njeres pale dhe mosbesimit te pales tjeter ndaj progresit ne infinit.
Ne kete pike te dyja pozicionet qe kane te drejten e ekzistences brenda njeriut, duhet ta kene edhe brenda bashkesise.
Prandaj kur flitet per gjera ‘te reja’, nuk duhet te perballen retorikat por argumentet perkatese dhe per tu mundesuar dicka e tille duhet te jemi te kujdesshem ne perdorimin e koncepteve ofensive.
Une e kuptoj qe per shkak te zanafilles instiktive apo nuhatese mbeshtetesit e te rese ndodhen ne pozita te dobeta argumentuese, por ne kushtet e sotme ku shtete te ndryshme kane pervoja dhjetravjecare dhe e reja nuk eshte aq e re, por ka sherbyer si shkak per pasoja te ndryshme, mendoj qe te flasesh fetarisht; se duhet ndjekur shtegu i drites, nuk perben perqasjen e duhur ndaj ceshtjes.
Per ta mbyllur, po i them Edrusit se nuk jane idiote por qellimisht pengues’ nepermjet zvarritjes.
””Pergjigja : Te jesh grek do te thote te jesh nje njeri.””
Ky eshte nje pohim klasik per kalamajte e kopshtit. Ai nuk e di cdo te thote te jesh ‘grek’ sepse po meson fjalet e konceptet dhe qe ‘grek’ mos ta marre si nje mace, qen, loder apo mal, i thuhet se eshte nje njeri.
Te rriturit e perdorin vetem per qellime retorike, ne rastin tone per te mos thene asgje mbi cdo te thote te jesh grek, pra behet tabula rasa mbi te qenit grek, per te asgjesuar cdo lloj percaktimi vertetesie mbi subjektin ‘grek’.
E thene ndryshe te jesh grek del nje nonsens, dhe ky pohim per te rriturit nuk mund te jete as tautologji, pasi tautologjia gezon vetine e nderrimit dmth ndersa tautologjia mundeson:
1-shqiptari(1) eshte shqiptar(2)
2-shqiptari(2) eshte shqiptar (1)
pohimi ne fjale nuk e mundeson pasi nderrimi del:
Te jesh nje njeri do te thote te jesh grek.
Prandaj qe ai pohim te jete i vlefshem per te rriturit duhet te jete te pakten ne formen:
Te jesh grek do te thote ne radhe te pare te jesh nje njeri.
Kuptohet qe ne kete rast po informohemi mbi c’eshte greku duke filluar qe nga gjeja me banale, por gjithsesi fjalia eshte logjike.
Por ka kuptim si humor, per te ironizuar qendrimin globalist.
Pergjigja iu dha dikujt qe aderon fuqishem ne kete fenomenin e ri te lustrimit nga jashte, por edhe lustracionit te brendshem, duke menduar se tani me keto pastrime del shqiptari i vertet. Nuk me the, meqe ben keto kalimet e logjikes algjebrike po pyetja e bere per ke eshte valle ? Kuptohet pergjigju po pate nge, vetem ndonjehere kujdesu pakez fare per kontekstin.
Ky argumenti i z. Ademi nuk e di ku qendron. Gra shqiptare te divorcuara qe martohen me italiane se ne zonat rurale te Shqiperise nuk i pranon kush. Po mire, ato qe jetojne ne Itali prej kaq vitesh dhe ndahen nga burri, cdo t’i shtynte valle te kerkonin burra ne fshatrat e Shqiperise, kur shume mire mund te kerkonin fatin e tyre diku tjeter. Apo edhe emigrantet shqiptare aty jane katundare te pagdhendur qe e ruajne me xhelozi kete mentalitet. Si ka mundesi pastaj t’i besh italiane apo me identitet te ndryshuar ?
E ndoqa debatin, po me beri pershtypje pohimi se gjendet ca si rendom kohet e fundit. Nje pohim i ngjashem eshte ky i B-se:
A: C eshte zezak.
B: Jo, C eshte njeri.
B flet sikur A-ja kur thote per C-ne zezak nuk ka ndermend njeriun, por vete fjala zezak, do te thote njeri me lekure te zeze, pra e permban konceptin e njeriut dhe mbi te bazohet.
Keshtu B-ja e nderton pohimin jashte kontekstit logjik dhe duket sikur do te beje moralisht me faj A-ne.
Mirepo edhe sikur A-ja te kete pasur ndermend te beje diskriminim apo qofte edhe pohimi i tij ti perkase nje konteksti diskriminues, perseri diskriminimi nuk e mohon qe C eshte njeri, perkundrazi ben diskriminim mbi bazen e kategorise ‘njeri’.
Kjo lloj kritike morale (ashtu si dhe kategoria e grekut te mesiperm) asgjeson cdo lloj mundesie njohjeje te gjerave nepermjet dialogut.
Pak me vonese, por sot doli ky artikull ne Repubblica.it per nje sondazh mbi raportin e te rinjve italiane me te huajt:
http://www.repubblica.it/cronaca/2010/02/18/news/razzismo_giovani-2343077/
Nuk eshte edhe krejt ashtu.Nuk mjaftojne vetem 10 vjet rezidence.Kerkohen te ardhurat etre viteve te fundit,fedina penale e panjolle.Koha e pritjes744 dite.Mund te te vije edhe no pa te dhene spjegim se perse apo qe te kesh mundesi te riaplikosh.Le te mos flasim per femijet e lindur ketu qe ende nuk po behet asgje,ndonese me sa di ka nje projektligj interesant.Nga shqiptaret qe njeh ketu rruga e shtetesise italiane per rezidence konsiderohet shume e veshtire e as qe kane ndermend ta ndjekin derisa te ndryshoje ligji
Në fakt shkrimi nuk merret me shqyrtimin e vështirësive burokratike që has marrja e shtetësisë në Itali.