Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi / Media / Totalitarizëm

SHQIPJA E TOTALITARËVE

Dje dhe sot, “Shekulli” botoi një intervistë të Elsa Demos me mua, për librin “Shqipja totalitare”. Intervistën, të plotë, mund ta lexoni edhe këtu.

Më bëri përshtypje numri i madh i komenteve negative, jo vetëm ad hominem dhe ad personam, me të cilat tashmë jam mësuar; por edhe për vetë temën e intervistës dhe çështjet e trajtuara në libër.

Natyrisht, askush nga komentuesit negativë nuk e ka lexuar librin, as besoj se do ta lexojë ndonjëherë. Intervista, për këtë takëm lexuesish të Shekullit online, shërben si pretekst për t’u rreshtuar dhe për të përsëritur avaze dhe litani të vjetra.

Megjithatë, çështja nuk është kaq e thjeshtë. Rëndësi të veçantë ka, për mua si autor dhe si vëzhgues i mediave të Tiranës, se shumë prej komenteve vareshin, fund e krye, jo aq nga tema e librit as nga ç’kisha thënë unë në intervistë, por nga çka, në kulturën anglo-saksone, e quajnë framing të problemit, e që po guxoj ta shqipëroj si kornizim (kuadrim do të ishte një tjetër version i pranueshëm). Me kornizim, këtu e më poshtë, do të kem parasysh një skemë stereotipike për interpretimin e ngjarjeve.

Po e ilustroj këtë me një shembull. Në një episod të serialit televiziv “Seinfeld”, një i sëmurë psikik vret veten duke u hedhur nga një kat i lartë i spitalit dhe duke përfunduar, rastësisht, mbi veturën e njërit prej personazheve të serialit, George Costanza-s. Vetura, natyrisht, shkatërrohet krejt. Tani, shumica e njerëzve këtë ngjarje do ta interpretonin si vetëvrasje të një të sëmuri mendor; me përjashtim të George-it, i cili e interpretoi si dëmtim fatkeq të veturës së tij. Ngjarja ishte e njëjtë, por kornizimi i ndryshëm.

Për t’u kthyer tek intervista ime, komentet e lexuesve më përforcuan bindjen se, për shkaqe të ndryshme por të mirënjohura, problemet e shqipes së sotme janë kornizuar tashmë, në mediat dhe për publikun, kryesisht sipas hullive të një diskutimi për marrëdhëniet e standardit me variantet letrare të mëparshme dhe pikërisht gegërishten, si variant letrar dhe si dialekt.

Ky kornizim bën që, çdo lloj debati ose diskutimi rreth çështjeve të gjuhës të reduktohet forcërisht e ndonjëherë krejt pa të drejtë në debatin nëse marrëdhëniet e standardit me gegërishten duhen rishikuar apo jo.

Edhe pse unë në intervistë e kisha parandier këtë keqlexim dhe isha munduar ta parandaloj, duke theksuar se çështjet e standardit dhe të standardizimit përbënin vetëm një nga aspektet e ndërhyrjes së pushtetit totalitar në ligjërimin publik, përsëri shumë lexues e panë të arsyeshme ta shpërfillnin këtë vërejtje timen, meqë për këta lexues nuk ka mënyrë tjetër si mund të diskutohet për shqipen në një kontekst jo-specialistik, si faqet e kulturës të “Shekullit”.

Në fakt, standardizimi i gjuhës është çështje e politikave gjuhësore dhe ka të bëjë me totalitarizmin vetëm kur vjen në vështrim mënyra si iu imponua shqipes; por kush e ka lexuar librin, intervistën, ose fragmentet e librit që kam nxjerrë në blog, do ta ketë vënë re – shpresoj – se kur flas për shqipe totalitare, unë kam zakonisht parasysh një nivel gjuhësor më të lartë (pragmatik, retorik, semantik) sesa niveli ku vepron standardizimi dhe norma.

Shqipja standard dhe marrëdhëniet e saj me gegërishten, si dhe mënyra si mund të zgjidhen disa kontradikta të trashëguara nga e kaluara e afërt, janë çështje legjitime dhe të denja për vëmendje maksimale. Pikëpamjet e mia për këto çështje specifike i kam shprehur hollësisht në vëllimin “Fraktalet e shqipes” dhe përmbledhur në një intervistë dhënë studiuesit Shkëlzen Gashi, të cilën mund ta lexoni këtu.

Megjithatë, kornizimi i çdo debati publik për shqipen si debat për standardin nuk i shërben as politikës gjuhësore, as standardit vetë, as gjuhës shqipe. Është kryesisht mistifikim, i cili ndoshta i shërben vetëm politikës.

Meqë ra fjala për politikën, një tjetër kornizim që vura re në komentet kishte të bënte me marrëdhëniet midis temës së trajtuar në libër dhe problemeve të sotme të politikës shqiptare; ose, për ta metonimizuar çështjen deri në skaj, Sali Berishës. Një numër komentuesish ishin shqetësuar se si dikush kishte shkruar një libër për të djeshmen komuniste, në një kohë që shqiptarët sot kanë halle e shqetësime të tjera. Argumenti është i tipit “mua më digjet mjekra, ti kërkon të ndezësh cigaren”; dhe ka një farë vlere, në kontekstin e mediave të Tiranës, të cilat tashmë janë groposur në llogoret e luftës politike. Nga kjo pikëpamje, disa nga komentuesit janë mësuar, pas gjase, që “Shekulli” t’u ofrojë materiale të tilla që ta përforcojnë kornizimin politik; dhe përballë një interviste që, sipas tyre, përligj deri diku anti-komunizmin e së djathtës sa kohë që i kundërvihet totalitarizmit, i kërkojnë gazetës llogari pse i ka botuar.

Më në fund, një kategori e tretë komentuesish të intervistës nuk pajtoheshin me një studim i cili merr në analizë shqipen e djeshme, në një kohë që shqipja e sotme, sipas tyre, është duke u shkatërruar “nga fjalët e huaja”. Ky kornizim i debateve për gjuhën si debate për mbrojtjen e leksikut nga fjalët e huaja lidhet me një stereotip ideologjik të vjetër, të trashëguar nga Rilindja, sipas të cilit gjuha duhet të mbahet “e pastër” dhe roli i gjuhëtarit është i krahasueshëm me atë të kopshtarit, që kujdeset për t’i shkulur barërat e këqia nga lehet e luleve.

Mirëpo politikat totalitare ndaj fjalëve të huaja nuk kanë qenë të njëjta; dihet se nazizmi në Gjermani dhe fashizmi në Itali u kujdesën shumë për ta pastruar gjuhën, madje edhe duke sugjeruar zëvendësime që sot veç shkaktojnë hilaritet; përkundrazi, totalitarizmi në Shqipëri, veçanërisht deri në fund të viteve 1970, nuk e pengoi aspak depërtimin e një numri të madh fjalësh të huaja, që erdhën kryesisht si barbarizma dhe teknicizma, për të shoqëruar revolucionin teknologjik të industrializimit të vendit.

Prandaj, edhe në këtë rast, problemi i marrëdhënieve të shqipes së sotme me fjalët e huaja është legjitim dhe meriton vëmendje; por nuk ka lidhje me temën e librit. Që komentues të ndryshëm iu kthyen, për ta shtruar si kritikë ndaj librit, tregon sërish që shumë lexues, të “Shekullit” dhe të gazetave të tjera, i janë dorëzuar tashmë këtij kornizimi, i cili në thelb i pengon për të arsyetuar drejt.

Është shumë lehtë të bësh me faj lexuesin për padijen, politizimin e theksuar, vrazhdësinë, etj.; por unë gjithsesi besoj se përgjegjësinë kryesore për këtë dominim të debatit publik nga një numër i vogël kornizimesh kryesisht të nyjëtuara sipas vijave ideologjike e kanë vetë mediat; dhe vetë kornizimet janë efekte anësore të politizimit të debateve.

Mund të objektohet, në këtë rast, se vetë tema e librit është e tillë që të lypë kornizim nga publiku i papërgatitur; veçanërisht në kontekstin e debateve për gjuhën shqipe, i cili ka mbetur rob i dy-tre stereotipeve të ideologjizuara; çka don të thotë se një libër që nuk i drejtohet publikut të gjerë, nuk mund të analizohet në një faqe e cila i drejtohet këtij publiku.

Ky objeksion është edhe ftesë për elitizëm; edhe pse maskohet pas një dhembshurie ose mirëkuptimi ndaj të gjithë atyre që thonë, në thelb, budallallëqe në komentet. Pse elitizëm? Sepse kërkon që debati publik rreth çështjeve si ato që trajton “Shqipja totalitare” të shtjellohet gjetiu, në revista të specializuara, larg syve të masës politike dhe viktimë të kornizimeve dhe stereotipeve. Me fjalë të tjera, objeksioni kërkon që libri im, edhe pse libër joakademik, të mos ishte botuar as diskutuar jashtë kontekstit akademik.

Në të vërtetë, unë kam bindjen se publiku duhet të jetë pjesë e këtyre debateve; edhe pse jo doemos pjesë aktive. E keqja kryesore e zallamahisë së komenteve të “Shekullit” nuk ka të bëjë me faktin që lexuesit të asaj gazete online i jepen materiale të papërshtatshme; por me një iluzion të çuditshëm, edhe pse të kultivuar gjallërisht nga mediat dhe ndoshta paritë politike, se çdo lexues paska diçka për të thënë për gjithçka që i ofrohet.

Më në fund, nuk lë dot pa vërejtur se pjesa më e madhe e komenteve m’u lexuan, në thelb, si produkte seriale të pak temave të trajtuara për vdekje në diskursin publik të mediave, duke përfshirë edhe forumet online: standardi i shqipes, pastërtia e gjuhës, Sala. Trajtimi i temave të tilla tashmë nuk mund të konsiderohet më debat, por vetëm një “luftë pozicioni” ose drôle de guerre, ku palët qesin pushkë kundër njëra-tjetrës, meqë vetëm ashtu u konfirmohet ekzistenca. Janë tema që mishërojnë, në mënyrë mistifikuese, disa kontradikta themelore të shoqërisë shqiptare: midis Veriut dhe Jugut, midis komunizmit dhe anti-komunizmit, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës; por që me librin tim nuk kanë ndonjë lidhje kushedi çfarë. Por kjo ndoshta ishte një nga shkaqet kryesore të moskuptimit.

Pa Komente

  1. Librin akoma nuk e kam lexuar, edhe pse ai qëndron në bibliotekën time. Koha për të lexuar mendime të tilla, duhet të jetë e qetë, e plotë dhe pa ndjenja armiqsore. Këto ndjenja gjenden shpesh në komentet e gazetës që ju botoni artikullin. Do të shtoja, gjë që ju nuk e thoni, se këta komentues virtualë, aktorët e skenarit virtual që po përmbyt globin në këtë mijëvjeçar të tretë, arrijnë të akuzojnë edhe ED, gazetaren që ju dha mundësi të përhapni mendimin tuaj edhe për ata që nuk e kanë lexuar librin; por që mund ta bëjnë pasi të kenë lexuar atë.

    Kam kohë që nuk i kushtoj më vemendje komentuesve. Shpesh mbetesh i shpërqendruar nga frazat absurde dhe ofenduese. Lexuesit që kthehen në komentues, në shkrimet e tyre që janë të gjata, të shkruara keq, dhe që sulmojnë këdo, nuk janë të moderuara, të korrigjuara, pra shpesh lihen ashtu bruto, në një gazetë të rëndësishme si Shekulli. Këto shkrime mund të jenë edhe një liri nga totalitarizmi që u ndodhen këta individë, por që sot e keqpërdorin atë (lirinë) dhe kthehen në nostalgjikë të këqinj të asaj politike totalitariste.

  2. Une e kam lexuar librin. Dhe keto dite do e rilexoj, sepse eshte nje gje e nevojshme. (per mua). Ajo qe nuk jam ne gjendje te mirepres, por edhe ta kuptoj, eshte nje qendrim teper i serte qe mbahet ketu ndaj medias; a thua ata qe komentojne aty perfaqesojne lexuesin me aktiv. Ka edhe shume lexues te tjere qe i marrin leximit kenaqesi pa u shprehur dhe brrockollitur.

    “Është shumë lehtë të bësh me faj lexuesin për padijen, politizimin e theksuar, vrazhdësinë, etj.; por unë gjithsesi besoj se përgjegjësinë kryesore për këtë dominim të debatit publik nga një numër i vogël kornizimesh kryesisht të nyjëtuara sipas vijave ideologjike e kanë vetë mediat; dhe vetë kornizimet janë efekte anësore të politizimit të debateve”

    Ketu mendoj se duhet sqaruar dicka qe ka te beje me proceduren e krijimit te debatit publik, per te perdorur nje term arbitrar. Media thjesht Ndermjeteson te publiku nje debat apo problem qe deri ne aksh moment i perket ambineteve te tjera qe ne kete rast mund te jene politike dhe akademike.

    P.sh flitet per standardin e shqipes dhe problemet e tij. Media merr shkas nga shkrimet e Kadarese, qendrimet e A. Klosit, apo dikujt tjeter dhe i publikon ato. Cenohet nje tabu dhe si praktike duhet te thirret ne skene edhe pala tjeter – c’ka eshte realizuar ne media dhe nga media. Prandaj kornizimi apo veshtrimi i dukurive me syte e nje militanti eshte krijim me i thelle sesa mediatik, pse keshtu teksa akuzojme kete te fundit per sharlatanizem i veshim atribute qenesore te cilat pikerisht per shkak te sharlatanizmit dhe vetedijes per rreshtim ne llogore nuk mund t’i kete.

    Nje shembull ku kam qene vete deshmitar; Gazetarja e Kultures raporton ne mbledhjen e redaksise. Shprehet se mendon qe te beje nje faqe lidhur me librin “Folklori i Elitave”, nje kopje te te cilit e mban ne dore. Kryeredaktori e pyet : “Kush eshte autor”. Pergjigjet gazetarja dhe i thote se promovimi eshte bere dy dite me pare dhe perben sipas saj ngjarje, apo me sakte “Eshte interesant”. “Shume mire – thote Kr- mbaje nje faqe me kete. Mundesisht te marrim ndonje prononcim nga njerez te fushes qe mund te kene dijeni”.

    Pas mbledhjes, dikush aty, qe thuhej se ishte Redaktor Letrar ne gazete, por qe profesionin e pare e kishte Pedagog ne Fakultetin e Gjuhe – Letersise, nje njeri qe shkruan per semantiken ne revista te njohura ne Tirane, me fytyre te skuqur dhe duke gulcuar, i hidhet ne surrat gazetares (nje vajze e re dhe e ndrojtur), dhe i deklaron duke shtrenguar nofullat; Nuk ke per ta bere ti kete. Nuk do shkruhet per ate qe e mban veten per autor dhe shkrimtar asnje germe ketu. Une personalisht rastisa ne ate zyre dhe thjesht nenqesha me shume nga pamja fizike e atij njeriu qe i iknin sperkalat e peshtymes se mbushur me urrejtje tiranike nga goja.

    Jam shume i sinqerte kur e tregoj kete ndodhi, sepse me ka bere shume pershtypje. Prandaj, Z. Autor, jo kaq kategorik me gazetaret se ndoshta lepuri fle edhe diku tjeter. Urime per librin tuaj, i cili ka mbjelle meri shume. Por ja qe inati, njerezor eshte; pse ti nuk ke inat apo meri me dicka apo me dike valle ?

    1. Një saktësim, nëse është e nevojshme: unë nuk ankohem aspak për trajtimin që më kanë bërë mua si autor mediat, gazetarët dhe redaktorët; përkundrazi, gjithnjë më kanë trajtuar profesionalisht dhe me shumë simpati, ndoshta edhe duke rrezikuar.

      Kur flas për përgjegjësinë e mediave, kam parasysh ndikimin e tyre në kornizim, ose në edukimin e publikut si t’i shtrojë dhe t’i interpretojë problemet. Solla si shembull temën e gjuhës, meqë më intereson drejtpërdrejt. Nuk ka asnjë arsye që tema e gjuhës të reduktohet në diskutimin e raporteve të standardit me gegërishten.

      Do të më thonë: po ti vetë ke shkruar një libër për këtë punë, i cili përmban një numër të madh artikujsh të botuar në shtyp; ti vetë ke kontribuar në kornizimin. Çka është e vërtetë. Unë kam shkruar vërtet – sepse kam pasur diçka për të thënë; sepse jam ndier i detyruar, madje moralisht, për të folur; sepse më është dashur të ndërhyj në debate për t’i sjellë në vete; sepse ma kanë kërkuar gazetarë dhe miq që të shkruaj.

      I vetmi shfajësim që mund të sjell, në këtë rast, është se unë kam shkruar edhe për çështje të tjera, që gjithnjë kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe ligjërimin publik, dje dhe sot; sikurse kam tërhequr vëmendjen që jo çdo diskutim publik për gjuhën duhet reduktuar në diskutim për kulturën e gjuhës.

      E kuptoj edhe se, për një gazetë që del përditë në treg, është më e lehtë të flasësh për raportet e standardit me gegërishten, sesa për raportet midis shqipes totalitare dhe mendimit – sa për të sjellë një shembull. Megjithë përpjekjet e mia për ta mbajtur argumentimin në nivele jo shumë teknike, disa gjëra nuk ke si t’i thuash, përkëtej një niveli abstraksioni të caktuar.

      Prandaj, duhet pasur parasysh edhe roli i medias në kultivimin e një lexuesi dembel; i cili nuk ka interes të mësojë, as të lexojë diçka që ia sfidon pritjet ose opinionet e formuara; por e përdor gazetën vetëm për të konfirmuar dijet dhe bindjet e veta, zakonisht gjysmake. Gazetarët, redaktorët dhe botuesit, që janë zakonisht njerëz të mençëm dhe të kulturuar, e dinë mirë këtë, por më shumë e shfrytëzojnë për qëllimet e tyre (të mira dhe të pamira, të larta dhe të ulëta, etike dhe meskine), sesa e luftojnë.

      Shto këtu edhe ndërhyrjen brutale të politikës në mediat, ose rreshtimin e këtyre në llogore të luftës politike, dhe fati i ideve në kulturën shqiptare vihet vërtet në pikëpyetje; sepse gjithnjë këto rrezikohen të mbeten të panjohura, ose të burgosura në raftet e bibliotekave akademike; kur nuk rrezikohen të shpërfytyrohen dhe të përdoren si municion në betejat politike.

      Kështu, për Shqipen Totalitare, gjithnjë ekziston rreziku që dikush të ngrihet nesër dhe të thotë se këto analiza tregojnë që standardi i vitit 1972 duhet shfuqizuar si standard i gjuhës komuniste; ose të përdorej argumenti im për një aksion radikal të politikës gjuhësore. Natyrisht, libri i përket lexuesit tani dhe lexuesi mund ta përdorë si t’i dojë qejfi; nuk më takon as mua, as autoriteteve të ndryshme akademike ose morale, që t’i udhëzojnë lexuesit ç’të bëjnë me librin. Prandaj unë preokupohem për mediat dhe kornizimin; sepse fati i librave si ky imi është në duart e tyre.

      1. Nuk e di ne fakt se per cilet gazetare e keni kete vleresimin per kulture dhe mencuri. Sinqerisht po ua them. (Ah me falni, po e them per saktesim nese eshte e nevojshme). Une nuk njoh te tille. Nese keto vleresime jane nje parabole ironie, atehere une mjaftohem duke i pranuar, sepse fundja jane te shendetshme per te gjithe, aq me shume qe vijne me objektivitetin e nje Te Jashtmi.

        Ajo qe deshiroja te nenvizoja eshte fakti se te vendosesh gishtin e “akuzes” te mediat, kur brenda vete mjediseve akademike gjallon nje armiqesi personale dhe urrejtje patologjike, me duket nje prishje e hierarkise se pergjegjesive. Rasti konkret i gjuhes. A ka nje debat per gjuhen ne Shqiperi ? Une them se JO, nuk ka. Ka vetem shkrime, artikuj kritike dhe gjoja rishikues, te cilet pse jane te tille nuk gezojne seriozitetin e vete ceshtjes te ciles i adresohen. Per te mos thene qe ato vuajne zbrazetine qe krijon reduktimi i problemit ne ceshtjen e Standardit.
        Debati per ceshtje te tilla kerkon publikun Aktiv ne kuptim te pjesemarrjes si degjues dhe incizues prezent te atyre qe diskutohen, sesa si pjese thelbesore e parashtrimit te argumenteve konkrete. Perndryshe cdo shqiptar ka gjuhen e vet. Prandaj kur themi se media kultivon nje lexues dembel me duket se kerkojme pak si shume, pasi ne fund te fundit, si “Shqipja Totalitare”, apo edhe “Fonetika Historike e Gjuhes Shqipe” e Topallit, nuk mund te jene pjese e bibliotekes se te gjitheve. Ky eshte mekati i kohes sone, ku teknologjia permes iluzionit te racionalizimit te kohes, vendos Diktatin e Interesave personale si ne profesion, ashtu edhe ne jeten private.

        Autori ankohet per “komentet e bera ne nje interviste” te tijen dhe mandej nuk e di c’e shtyn te mendoje se “për Shqipen Totalitare, gjithnjë ekziston rreziku që dikush të ngrihet nesër dhe të thotë se këto analiza tregojnë që standardi i vitit 1972 duhet shfuqizuar si standard i gjuhës komuniste; ose të përdorej argumenti im për një aksion radikal të politikës gjuhësore”. Pra nepermjet parandjenjes bashkohet shqetesimi per qendrimet e “lexuesve dembele” qe komentojne intervista (nenkupto Personin qe flet dhe jo dhe aq ate se cfare ai thote) me idete qe mund te lindin nga leximi i nje libri qe eshte nje pune qe e perjashton dembelizmin, por natyrisht jo malinjitetin.

        Kjo eshte nje hallaktje e kote. Nese ndodh keshtu, atehere une them se lindi nje mundesi e vertete debatimi dhe Z. Autor do i pervishet punes per te cilen ka bere nje alamet shkolle. Aq me shume qe lenda e trajtuar ne liber shenon nje risi ne Shqiperi dhe cdo fillim eshte pak i veshtire. Por njehere do te duhet qe libri te Diskutohet, pra te merret ne vemendje nga ata qe jane te barabarte me Autorin ne fushen perkatese dhe te mos lihet ne jetimoren e harreses. Edhe pse cdo gje e shkruar mbetet.

        1. Theollogos:

          Nuk e di ne fakt se per cilet gazetare e keni kete vleresimin per kulture dhe mencuri.

          Njoh shumë gazetarë dhe editorë në mediat, po përmend vetëm pak emra të atyre që vlerësoj për kulturë dhe mençuri, meqë kam pasur fat të punoj me ta: Elsa Demo (sidomos), Brikena Krasta, Roland Sejko, Mustafa Nano, Remzi Lani, Adrian Thano, Fatos Baxhaku.

        2. Theollogos:

          Autori ankohet per “komentet e bera ne nje interviste” te tijen dhe mandej nuk e di c’e shtyn te mendoje se “për Shqipen Totalitare, gjithnjë ekziston rreziku që dikush të ngrihet nesër dhe të thotë se këto analiza tregojnë që standardi i vitit 1972 duhet shfuqizuar si standard i gjuhës komuniste; ose të përdorej argumenti im për një aksion radikal të politikës gjuhësore”.

          Po si nuk e ditke, o z. Komentues? Në shkrimin kryesor, e sqarova se leximi i intervistës sime si sulm ndaj standardit (dhe mbrojtja partizane e standardit nga ky sulm imagjinar) ishte një nga leitmotivet në komentet te “Shekulli”. Atëherë, sa kohë që komentet e shumta provojnë se një lexim i tillë ekziston madje është mjaft i përhapur, si të mos mendosh se nesër dikush do ta shfrytëzojë këtë lexim në thelb politik për një aksion në thelb politik? Ti mund të të duket kjo e ekzagjeruar ose e mbi-interpretuar, por jo aq sa të thuash për mua se ‘nuk e di ç’e shtyn të mendojë,’ meqë unë e kam sqaruar këtë gjerë e gjatë.

  3. Leximi i nje interviste para nje kompjuteri i vleresuar nga cilesia e komentimit e ben te qarte ndryshimin me nje lexues qe merr librin dhe ulet dhe e lexon. Sepse ne fund te fundit ai qe lexon librin nxit te vetja dy reagime; kritiken ose Pyetjet. Te dyja keto ndertojne nje debat te shendoshe. Ja une kam pyetje per te bere, por nuk e mbylla librin me ndonje skene histerie apo me ndonje sekuence imagjinate qe e lidh fytyren tende ne kopertine me cfaredo lloj skenari ogurzi. Aq me teper qe ai qe lexon librin ne fjale vetem po te jete idiot ose legen e con punen te standardi. Ne te dyja rastet asnje prej ketyre kategorive nuk mund te provokoje aksione ne thelb politike.
    Them c”e shtyn te mendoje pasi debat nuk ka. Nje veper me shume sesa sulmi verbal politik e asgjeson me shume Heshtja z. Autor.

  4. Parimi thelbesor i kornizimit mund te formulohet keshtu: menyra sesi ndertohet (is framed) problemi/ pyetja dikton rrugezgjidhjet dhe pergjigjet e mundshme. Duke patur kete parasysh iu riktheva intervistes, por kesaj here lexova vetem pyetjet e bera nga gazetarja ED e me pas komentet e lexuesve duke anashkaluar pergjigjet e AV. Bukuria e kornizimit qendron ne menyren sesi vepron duke ofruar pergjigje te natyrshme per pyetje e probleme artificiale. Po te ndiqni hapat e mi do ta kuptoni qe komentet e lexuesve jane pergjigje te sugjeruara automatikisht (por pa vetdije) nga pyetjet e ED. Biles duke i lexuar keshtu arrita ti kuptoj edhe me mire komentet, sepse e pash qe nuk kishin aspak te bejne me materialin e librit e intervistes por po reagonin ne baze te pyetjeve qe jane te ngarkuara me bagazh ideologjik per faj te kornizimit qe i eshte bere gjuhes ne pergjithesi. Fatkeqsisht ky liber eshte denuar te interpretohet ne baze te ketyre kornizave qe me artikullin e botueses Ledi Shamku Shkreli tek Shekulli qe sot shoqeron librin si parathenie, pa folur pastaj qe kjo autore dhe linguiste ka qene shume aktive ne mediat per ceshtjen e rishikimit te standardit dhe lexuesi mund ta lidh automatikisht librin e promovuar prej saj me temat e saj te preferuara.

    1. Jam dakord me juve, edhe pse leximi ne teresi i librit te largon nga interpretimet e Shamku Shkrelit qe me shume ka huazuar ne parathenien e saj nga teksti per te qendisur ca fjale. Madje esenca e vete parathenies eshte shkeputur nga kapitulli i fundit, qe pikerisht perben si te thuash identifikimin e dritares se vetme per ate burg te mendimit te lire qe ishte Shqipja Totalitare. E kam fjalen per heshtjen, e cila kur prezantohet si strehe e fundme e nje njeriu qe kerkon liri, percjell nje te dhene shume pikante qe lidhet me komunikimin. Ti nuk flet, per te konservuar pak Liri – ti flet dhe ke hyre ne burg. Ku mund te keqkuptohet ketu dikush per standardin xhanem ? A nuk ndodh edhe sot keshtu valle sadopak ?
      Ti jep interviste se kerkon publicitetin dhe ke hyre ne karantinen e paragjykimit – ti boton librin dhe dembelizmi i lexuesve e denon ate me harrese. Kur nje ekspert i komunikimit has probleme te Komunikimit, a nuk mund te themi ne valle se ai eshte me fat ? Sepse sapo ka gjetur te gatshme nje lende per punime te reja qe medoemos, e perseris medoemos do te merren ne konsiderate nese jane realisht nje kontribut. Dhe ketu une mendoj se nuk ka nevoje per bagazh mencurie dhe kulture – dy terma kaq te liberalizuar, por per Ndjeshmerine e nevojshme. Ndaj mund t’i besohet sinqeritetit te z. Autor ne kete veper, e cila edhe pse nuk arrin dot vleren stilistike te Kulles se Sahatit (ndryshojne edhe ne tematike) serish ofron njeherazi nje veper profesionisti dhe nje deshmi autentike te sintetizuar te kohes. Eshte tjeter pune kur pagezimin e nje vepre te nje lloji te ri per shkencen shqiptarem, synon ta prezantosh me kanale komunikimi qe dihet se jane protagoniste te Klisheve te dites.

  5. Sa i perket komenteve te lexuesve tek “Shekulli”, fatkeqsisht ato lexohen nen te njejten tabele me gjithe shkrimet e lajmet e tjera te gazetes. Menyra sesi komunikojne komentet anonime me shkrimet e “licensuara” te gazetes, vjen nje moment dhe perftohet si komplementare. Kete mesa duket kane vendosur ta neglizhojne njerezit e “Shekullit”. Teorikisht, ka nje paralajmerim te gazetes kunder gjuhes se dhunshme, e megjithate, nuk dihet nese per shkelesit e rregullit vepron ndonje bllokim. Po ashtu njerezit e “Shekullit” duket se nuk i shqeteson fakti se toleranca apo indiferenca e tyre ndaj urrejtjes qe strehojne nen tabelen e “Shekullit”, mund te dyshohet si e qellimshme, per sa kohe kjo urrejtje eshte shpesh nje vazhdim me mjete te tjera i frymes editoriale te gazetes. Per sa kohe gazeta eshte krenarisht antiberishiane (duartrokitje per kete), njerezit e “Shekullit” duhet t’i shqetesonte dyfish urrejtja ndaj verioreve qe karakterizon nje pjese te madhe te komenteve nen shkrime. Ndryshe dikush mund te thoshte se ky tolerim nuk eshte rastesi. (E forta eshte se njeri nga komentuesit e intervistes se A.V. e akuzonte kete si agjent berishian, “qe kerkon te na imponoje gjuhen e Vicidolit” ose katundit te Berishes”.
    Per kuriozitet, mund te klikoni ne nje link qe me ka lene pa goje tek nje dite. Nje komentator kembengulte se verioret (a maloket) duhen shkrire e bere sapun. (ctrl F me “Apokalypsis” per te gjetur vendet origjinale te citimeve gjate linkut me poshte). Ky eshte vetem nje nga rastet me irrituese e kembengulese. Kush ka nge, por edhe stomak te forte, per te njohur mendjen qe fshehin anonimet shqipfoles, mund te klikoje kudo permbi komentaret e cdo artikulli politik (po jo vetem) tek “Shekulli”.

    http://www.shekulli.com.al/2009/12/12/dajti-kerkohet-videoja-e-masakres.html

    “Kjo ndodh dhe me turrmen shiftare veriore ne Shqiperi! Duke qene turrme pa identitet, e vodhen (duke e shperfytyruar) ate nga Shqiptaret e vertete, dhe tani vijne dhe na tudnin dhe flamurin si patriote te vertete,dhe e perdorin kete per te permbushur epshet e tyre gjakesore, epshe qe i trashegojne brez pas brezi, dhe vetem prodhimi i sapunit ne mase (prej tyre) na shpeton! Me kupton? :-)”

    “Pergjigja per ty eshte vetem nje: Ne Shqiperi duhet nje Hitler dhe te filloje tregetia e sapunit nje ore e me pare!!

    Te pakten per te lare derrat edhe mund te jeni te dobishem!”

    “Kjo eshte mireseardhja qe te ofron malokeria dhe lukunia qe ka pushtuar e molepsur vendin tend si ato qeniet e Lord Of The Rings, qe dalin nga dheu e cdo gje rreth tyre e ata vete kane vetem dy nuanca ngjyrash : gri-zi!!”

    1. Sado e thatë dhe e mykur të jetë kjo fraza mbi veriorët, fakti që ju i jepni aq rëndësi që të vini këtu dhe të na e vëndosni si problem, tregon se ju e pranoni në njëfare mënyre shprehjen ose shprehjet në lidhje me shqiptarët e veriut.
      Nuk ka problem veri/ jug. Ose më mirë duhet të themi se nuk dueht të ketë. Dhe libri në fjalë besoj se nuk prek apo nuk i shkel të tilla probleme. Siç dhe nuk ka problem kur dikush pëllet nëpër komente gazetash në lidhje me përkatësinë krahinore të shqiptarëve. Liria e fjalës është flamuri i demokracisë (Shekullit nuk do i mjaftonin as një batalion me moderatorë për t’ia ulur zilinë, inatin, cmirën, ashpërsinë, injorancë, fodullëkun, arrogancën disa komentuesve); ja pra shqiptarëve, që iu mohua e drejta e fjalës për disa dekada, biles edhe për të thënë që buka nuk i pëlqente (është e fortë, apo e vogël)… apo të tjera opinione, sot i jepet mundësisa të shajë, të cënojë, të kritikojë, t’ia uli vlerat dikujt; por e gjitha kjo s’ka vlerë. Ajo që ka vlerë është libri, njeriu që del e flet i përgjegjshëm për atë që thotë, njeriu që njeh ligjin dhe i tkurret (druhet) atij, njeriu që respekton dhe respektohet.
      Prandaj nuk është e dobishme, nuk ka asnjë lloj shpërblimi, të na sillni këtu (të më falin autorët e blogut se po flas si autor dhe unë, por është veçse një mendim i imi, -ju dhe mund ta fshini) citate nga Apokalypse që duan të shuajnë malokë e malsorë.

  6. Dy komente te shkurtra nga faqja e Shekullit […]

    [Lexues, falemnderit për shërbimin bibliografik, por është i tepërt, sepse unë i kam lexuar komentet atje, të shkurtrat dhe të gjatat. 2Xh]

  7. “koЯniza” ka kapur tamam problemin nga i cili rrjedh reagimi kaotik e pa sens ndaj intervistes. Duket sikur komentohet nje liber tjeter. Une vura re te njejten gje ne pyetjet bere autorit: te moskuptuarin e thelbit te librit. Por intervistuesja e kap qe ne pergjgjet e para te autorit gabimine vet ne parakornizimin e pasakte te thelbit te librit, dhe me pas i ndreq pyetjet “accordingly”. Ndersa lexuesi vazhdon vazhdimin. Besoj lexuesi yne kish nevoje per nje “shpjegim paraprak” dhe se keqkuptimet do vazhdojne. Libri duhet t’u sherbeje njerezve. Ata kane nevoje per te po aq (ose me shume se) sa edhe “elitat”. Megjithese kam dyshimet e mia persa i perket ndryshimeve ne te kuptuar mes “te thjeshteve” dhe “elitave”.

  8. Veçanërisht për theollogos,

    po sjell ketë fjali nga parathënia e Ledi Sh-Sh, “…
    kjo kohë po shtron para hartuesve të politikave gjuhësore nevojën e ndërhyrjeve delikate.”
    ajo vërtet shprehet se koha nuk mund të rikthehet, por të lutem ti hysh edhe “njëheri” kuptimit të “…shënon në fakt lindjen e Shqipes Totalitare.”

    Unë vë re se Ledi Sh-Sh, devijon paksa, por në thelb Xha Xhai-n, ashtu sikundër ky i ka devijuar asaj tjetërkund “shtegun” me “shtigjet”.

    Që nuk ka debat, edhe pse po të shtoj se Xha Xhai ka postuar kapituj këtu që prej 2008. Mbase ka diskutim. Ta përdorim mos e përdorim si argument. Mbase ka testim; prit ta devijojmë pak e shohim ç’ndodh. Ndërkohë, që më duhet tu kujtoj, të gjithëve kësaj here, se fitorja në debat është vetëm njëra nga rrugët, që nuk sjell me patjetër ndryshim. Janë totalitarët sot, që mund të kthehen në totalitariat nesër e të diktojnë.

  9. Tema eshte me spec per ate si une qe se ka lexuar librin por vetem prurjet e njepasnjeshme ne blog, megjithate dicka mund ta them mbi vendimin per denim me vdekje te shqipes se totalitarizmit. Po marr pohimin:

    -Ideologjia gërmon llogore dhe llogoret nuk i vlejnë as dijes, as dialogut.

    Nuk arrij te gjej dot ndonje cast historik, kur nuk ka qene nje ideologji e caktuar ajo qe ka vendosur rregullat e komunikimit dhe te dialogut. Shoqeria post-ideologjike eshte me teper nje shprehje qe perdor ideologjia kristiano-liberale me zanafille anglo-saksone, per te fshehur sundimin e vet ne perendim.

    Persa i perket dijes, Popper thote qe shkenca ne stadin zanafillor i detyrohet metafizikes.
    Ideologjite normalisht kane rrenje metafizike dhe germojne me ane te metafizikes, perfshire ideologjine komuniste.

    Keshtu qe te thuash qe ideologjite apriori nuk i vlejne dijes apo dialogut, do te thote te besh nje pohim shume te forte.

    Ne kete pike me lind nje pyetje:
    -A eshte gjithcka e zeze ne shqipen totalitare? Nese jo, cfare.

    p.s nuk eshte cudi qe pjese te librit te perdoren per te nxjerre toskerishten si dialekti i infektuar i shqipes.

    1. “nuk eshte cudi qe pjese te librit te perdoren per te nxjerre toskerishten si dialekti i infektuar i shqipes”

      Per kete mos u shqeteso se kredenciali filogeg i Shamkut ne kete parathenie panegjirike per librin jep nder te tjera edhe nje argument pozitiv edhe pse me nje procedom gati nihiliste apo negative. D.m.th dikush ngrihet dhe thote se “Shqipja Totalitare u ndertua mbi toskerishten”. Pergjigja mund te ishte : “Shihu edhe njehere ne pasyqre ore spurdhjak se po ja fut kot. Po Shamku Shkreli qe eshte per gegerishten pse e mbron librin?”.
      Pra ky eshte metri i debatit alla shekull online qe e ka nje pergjigje. Por kur vjen puna per ata qe me te vertete mund te Diskutojne per kete liber, atehere nuk ka sesi te flitet me kete gjuhe.
      Ajo qe doja te nenvizoja eshte fakti se parathenia jo vetem nuk ka sjell gje pervecse nje citati interesant nga Primo Shllaku, por po te shikosh edhe referencen e CD, ajo ka perdorur librin edhe si podium per ide qe jane ngjyrosur politikisht edhe pse mund te jene shume te drejta. Ose te pakten dikush mund ta nenkuptoje kete gje. Nga ana tjeter shiko me kujdes se cfare thote z. Autor ne nje nga komentet e veta :

      “Kështu, për Shqipen Totalitare, gjithnjë ekziston rreziku që dikush të ngrihet nesër dhe të thotë se këto analiza tregojnë që standardi i vitit 1972 duhet shfuqizuar si standard i gjuhës komuniste; ose të përdorej argumenti im për një aksion radikal të politikës gjuhësore”.

      Une kesaj i dhashe nje pergjigje sipas asaj qe mendova. Por shumekush ketu mund t’i drejtohet se: A ka fat me te madh sesa ky, pra qe nje punim i yti te vere ne levizje nje shoqeri te tere, apo me sakte sipas shprehjes qe preferojne te perdorin “blasfemuesit” e Tiranes “establishmentin” ? Ne fund te fundit kjo eshte gare dhe bujrum, ai qe shkruan te marre pergjegjesine dhe te flase per probleme ku eshte ekspert. Nga buron kjo frike njehere ? Aq me shume qe debati harliset mes profesionistesh, NESE…

      ED, pyetjet gazetarja i ka nisur me e-mail, sepse z. Autor nuk jeton ne Shqiperi, keshtu qe mund te ma shpjegosh sesi e di ti qe ajo “e kap qe ne pergjgjet e para te autorit gabimine vet ne parakornizimin e pasakte te thelbit te librit, dhe me pas i ndreq pyetjet “accordingly?”
      Sepse i sheh pyetjet paraprakisht, i kupton qe calon dicka dhe i korrigjon pa lene te shkoje ky zullum. Vetem nese pranojme se intervista eshte bere online me msn, atehere po, ndoshta e pranojme kete logjike qe thoni ju.

  10. nuk e di se si, Theollogos. Nuk e di se si ka ndodhur. Por brenda listes se pyetjeve, sipas meje, ka zhvillim. Nuk di nese intervista eshte e ndryshuar (ne reagimet gjuhesore te gazetares) pasi jane marre pergjigjet, apo intervista eshte bere ne telefon. Di te them vetem se ndiej qe pyetjet e para jane krejt jashte spektrit te te kuptuarit te thelbit te librit, ndersa ato me tej duket sikur reflektojne nje fare komunikimi te vertete.

  11. theollogos, kjo ceshtje do apo sdo , ishte a s’ishte qellim i xha xhait, ngrihet vetiu.
    Nese shumezohet me zero shqipja totalitare, toskerishtja si baza reale e saj, te pakten me c’thote xha xhai, kur e ve vete Enver Hoxhen si autor i saj, nuk ka si te mos shikohet me dyshim. Ajo rezulton mjaft e demtuar dhe per me teper tashme mbart potencial negativ per ‘dijen dhe dialogun’.

    Ne kete pike ceshtja e rishikimit te standartit , mund te ngrihet fuqishem, pasi ka argumente te forta fillestare, qe nuk lidhen me parapelqimin subjektiv apo ceshtje pushteti, por me nje shqetesim objektiv dhe racional per te ardhmen e vendit.

    Ka argument me te forte se demtimi qe mund ti vije shoqerise nga riprodhimi i nje gjuhe te bazuar mbi nje dialekt qe mbart potencial negativ per vete zhvillimin e vendit ?

    Xhai xhai ne kete pike kur thote:

    – … kur flas për shqipe totalitare, unë kam zakonisht parasysh një nivel gjuhësor më të lartë (pragmatik, retorik, semantik) sesa niveli ku vepron standardizimi dhe norma.

    me shume ve duart para, sesa kunderargumenton; kjo sepse standartizimi vepron ne te gjitha nivelet dhe vecanerisht ne nivelin gjuhesor me te larte, aty ku marredheniet mes gjuhes dhe mendimit jane me te rendesishme ne prodhimin e realitetit dhe sigurisht vendimtare ne te ardhmen e vendit.

    Biles, eshte per tu shtuar, se niveli me i larte gjuhesor perben njefare niveli ‘transhendetal’ (kantian) nese teresia, universi eshte gjuha shqipe.

    Kanti: Quaj transhendentale, cdo njohje qe merret jo me sendet, por me menyren tone te njohjes se sendeve, ku kjo duhet te jete paraprakisht e mundshme.

    Pra xha xhai na ve perballe nje sfide, sepse pikerisht tek niveli me i larte gjuhesor, ne gjejme menyren e njohjes se sendeve. Nese kjo eshte e shtremberuar , e dreqosur, totalitare, njohja e sendeve do jete rrjedhimisht e tille.

    Pra nese xha xhai ka te drejte na ve perballe dy mundesive:

    1- venia e menjehershme ne jete e nje procesi purifikues, ne nivelin intektual dhe politik.

    2- standarti te kete per baze dialektin aspak ose me pak te demtuar, dmth gegerishten.

    Nese xha xhai do ti shpetoje pergjegjesive qe burojne nga libri eshte e drejta e tij, por nuk besoj se xha xhai i trembet pergjegjesive, perkundrazi.
    Nese do ishim ne ndonje shtet tjeter, nje liber i tille do ishte burim i nje debati te ndezur e te gjate.

    1. Perpara se te merremi me shtjellime filozofike qe pavaresisht se deshmojne nje nivel te caktuar debatimi jo gjithnje jane te domosdoshme apo te nevojshme per te dialoguar, mendoj se duhet te mbajme ne vemendje temen qe ceket qe ne titull; Shqipja Totalitare – Tipare te Ligjerimit Publik ne …
      Pra lenda qe diskutohet ka te beje me Ligjerimin Publik dhe ketu eshte mire te kundrojme dhe vendosim tiparin dallues mes Publikes qe realizon riprodhimin apo synimet e Pushtetit me Privaten “ane tavolines se bukes” sa per te perdorur nje shprehje nga libri. Kjo do te thote se edhe Shqipja Totalitare ka kufizimin e vet ne hapesire dhe ne kohe, perndryshe do te ishim te gjithe te pashprese apo te konservuar perjetesisht. Ndikimi i saj permes klisheve dhe reflekseve qe ndertoi per nje kohe te gjate vijon ende sot te jete i pranishem permes menyres se te menduarit gjate komunikimit publik. Por ky nuk mund te thuhet se eshte ndikim mirefilli gjuhesor, sepse ne ndryshim nga Standardi qe eshte normim teknik i GJUHES, Shqipja Totalitare eshte nje Diktat politik ndaj Mendimit permes rregullave gjuhesore, te cilat shume mire realizohen edhe permes nje dialekti tjeter te shqipes. Prandaj na thuhet se Shqipja Totalitare eshte me shume Gjuhe e kontekstalizuar ne kohe sipas objektivit politik. Sot ne nje artikull ne Shekulli, autorja Eda Derhemi e ka shpjeguar me mire kete gje. Sa kuptim mund te kete ne komunikimin publik p.sh qe sot dikush te dale dhe te flase me nje menyre te tille:

      “Partia Demokratike nen udheheqjen e lavdishme te …. e ka drejtuar Shqiperine ne fitore historike”

      A ka bere dikush nje gabim gjuhesor ketu ? – Jo.
      A po flet shqip ky person ? – Po

      Pergjegjesi e Gjuhes eshte ne kete rast apo e atij qe organizon kete komunikim ne menyre te tille qe synon te disiplinoje edhe formalisht lirine e tjetrit ?

      “Revizionizmi jugosllav dhe socialimperializmi sovjetik…”

      Kufoma politike te historise, te cilat kur ne i degjojme na jepet mundesia te identifikojme folesin apo periudhen, por ndonjehere edhe qellimin e tij. Por ku gabon gjuha ketu ?
      Cfare pastrimi gjuhesor pra mund te kerkohet qe te realizohet ketu ? Sepse ai qe do te ngrihet neser, mund te ngreje tym, te beje spekullime, por ne fund do te duhet qe te propozoje dicka alternative. Pretendimi per ndryshimin e Standardit ne te vertete bazohet ne vete ekzistencen e Standardit dhe jo ne punime qe studiojne nderveprimin e pushtetit me individin dhe shoqerine permes komunikimit publik.
      Nga ana tjeter Shqipja Totalitare veproi edhe perpara 1972, viti i Standardit, prandaj te kerkosh pafajesine e gegerishtes apo fajin imagjinar te toskerishtes permes interpretimeve te librit ne fjale eshte diskutim ne ere.

      Dhe ne fund nje shembull pa bezdisur askend. E kam degjuar nga Maks Velo ne nje emision ku flitej per historine e piktures se Guri Madhit (?) : “Mbledhja e Moskes”. Retushuar disa here, biseda erdhi ne nje pike te tille ku gazetari pyeti :

      Z. Velo a kane vlere Pikturat e Realizmit Socialist ?

      Padyshim qe kane vlere, edhe historike, por edhe Artistike. Sepse duhet te pranojme se edhe realizimi i tyre kerkon mjeshterine e vet. Pra eshte nje pune e madhe per t’i reralizuar.

      A behen me si keto vepra ?

      Eshte e pamundur. Jo ne kuptimin teknik te fjales, sepse dikush mund te ulet dhe te pikturoje nje gje te ngjashme, por asnje veper nuk do te mund te quhej Veper e Realizmit Socialist. Ai art ka mbaruar me ate kohe.

      Konkluzioni cili do te ishte : Qe hajde tani dhe te ndryshojme pikturen ?

      Pa e banalizuar – duke respektuar percaktimin e Lyss se cdo krahasim calon – une serish ftoj qe te kundrohet dallimi qe ekziston, ashtu sikunder mendoj se debati do t’i sherbente vepres qe si testin me te veshtire nuk ka komentuesit e Shekullit ku une gjeta nje perle te tille : “Shekulli t’i kishit gjetur nje foto me serioze prof. se ketu ngjan si mekanik zemermire”, por Kohen.

  12. ””’ E theksoj – nuk duhet ngatërruar shqipja totalitare me shqipen standard; janë objekte të ndryshme në vetvete, të cilat afrohen mes tyre vetëm kur marrim në vështrim mënyrën si u standardizua shqipja pas vitit 1945””

    Toskerishtja = X

    Shqipja totalitare = toskerisht = X
    Shqipja standart ‘gati =’ toskerisht ‘gati=’ X

    Shqipja totalitare me shqipen standart lidhen nga ‘gati’ X.

    Ku vepron mundesia deshiruese e xha xhait?

    Dallimin midis ‘standartes’ ne vetvete dhe ‘totalitares’ ne vetvete e ben te detyrueshme edhe per subjektin gjuhe duke mohuar aprori natyren e varur te standartit nga totalitarja.

    Pra duket sikur kemi te bejme me dy zhvillime paralele qe perputhen vetem ne ‘ngutin’, ngut qe ne vetvete nuk e cenon natyren paralele te zhvillimit.

    Mirepo shqipja totalitare lindi 30 vjet para standartit.

    Lind natyrshem pyetja: a ishte kjo shqipe totalitare qe kerkonte standartin e pershtatshem per te mbijetuar e zhvilluar apo jo ?

    Per t’ju pergjigjur kesaj pyetje, duhet pare ne radhe te pare a kishte mundesi reale shqipja totalitare te kushtezonte standartin apo jo.
    Mundesite reale duhen pare ne 2 kendveshtrime.
    1- potenciali i brendshem i totalitares
    2- potenciali i jashtem i totalitares

    1- duke pasur 30 vjet qe totalitarja levrohej ne te gjitha nivelet, e nisur nga nje dialekt gjithashtu me i levruar per arsye historike, logjikisht kishte arritur potencialin e mjaftueshem per kushtezimin e standartes.

    2- duke qene se totalitarja flitej nga ata qe kishin pushtetin ( ne te gjitha hapesirat) atehere e zoteronte edhe potencialin e jashtem per te kushtezuar standarten.

    Ne radhe te dyte duhet pare nese kishte apo jo mundesi mbijetese totalitarja ne format e saj, nese standarti nuk i pershtatej me se miri asaj.
    Nese standarti nuk do i pershtatej me se miri asaj, do krijohej nje perplasje midis totalitares dhe standartit, dhe per shkak te forces se madhe qe mbart ne vetvete standarti, totalitarja heret a vone do detyrohej ti nenshtrohej.

    Pra per te menjanuar kete perplasje qe mund te kushtezonte prodhimin e totalitares ne format e saj, forma qe kishin krijuar nje status-quo, atehere totalitarja si ruajtese e status-quo, kishte per detyre te riprodhohej nepermjet nje standarti qe i ruante format e saj dhe status_quo-ne.

    Prandaj mund te thuhet qe zhvillimi paralel nuk ekzistonte, por kemi nje nevoje te totalitares per nje standart te varur te afte per te riprodhuar totalitaren.

    Ne kete pike, ashtu si cdo gje e varur apo e krijuar nga konceptimi totalitar-komunist i gjerave, logjikisht edhe standarti ka nevoje per rishikim.
    Nese nuk behet per arsye te ndryshme, do te thote qe ne do pranojme te vazhdojme te lidhim gjuhen me mendimin , me ane te nje forme te cenuar nga konceptimi totalitar-komunist i gjerave.

    Pra edhe ne kete blog nuk perjashtohet aspak mundesia qe pruresit e cfaredo mendimi te sjelle ne standart, te zoterojne cenin qe mbart standarti dhe sigurisht te jene percjelles te ketij ceni ne brezat e rinj.

    Ideja e mendimeve te infektuara me ben te dyshoj fuqimisht mbi nivelin e vertetesise qe mbart cdo hapesire, sidomos intelektuale dhe politike.

  13. Shqipja Totalitare eshte nje aspekt i ndervarur prej Standardit dhe jo e kunderta, sepse me 1972 dhe ligjerimi publik IU NENSHTRUA nderhyrjes akademike. Perndryshe sot nuk do mund te flisnim ndryshe nga dje. Kur flasim per Shqipen Totalitare nenkuptojme nje Parim Politik te funksionimit te Gjuhes, ne komunikimin publik. Te kerkosh sot ndryshimin e Standardit nisur nga premisa politike ben nje gabim fatal qe nuk ka lidhje me shkencen. Edhe akuzatoret e zellshem te Standardit jane ndalur me se shumti ne parapavijen e supozuar politike te perjashtimit te gegerishtes dhe jo duke kerkuar ne Shqipen e Bllokut nje aspekt kriminal te Toskerishtes. Une nuk dua te vijoj me tutje, sepse kjo do perligjte friken e shprehur per mundesite e keqperdorimit te librit ne funksion te politikave radikale gjuhesore. E rithem edhe njehere ne sot perdorim te njejtin fond, por nuk riprodhojme me Shqipen Totalitare. Nga ana tjeter ky procedim ne kritiken e tekstit ne fjale per mua i ngjan vetem nje sebepi qe nuk mund te jete i qendrueshem, pasi nuk ka te beje me permbajtjen e tij. Standardi ka nevoje per rishikim – thua ti ( une nuk e di kete gje, sepse nuk kam formim gjuhesor dhe as filozofik ne arsimimin tim) – por jo pse kete e krijuan Komunistet, as sepse kete ndjesi ta nxit libri, por sepse sikurse thote shumekush Shqipja perballet me sfida qe diktojne nje Reforme. Dhe ky nuk eshte nje problem vetem i yni. Per mua Standardi nuk barazohet me Shqipen Totalitare, pasi kjo e fundit cdo gje e Huazoi ne pikepamje gjuhesore nga Akademia. Ajo eshte vetem nje Dialekt politik dhe jo me shume se kaq.
    Ky eshte nje koment i fundit nga ana ime per kete teme, e cila e shtyre me tutje ne diskutimin teknik nuk tretet per arsyet qe thashe me lart. Aq me shume qe libri do te duhet qe te lexohet nga te gjithe qe pastaj te mund te flitet me me siguri dhe argument. Nga ana tjeter nuk mund te jemi aktive ne nje ceshtje ku ka te tjere ketu qe mund te flasin me mire dhe ku ne (une) te mesojme ndonje gje te re.

  14. Theollogos, e pranoj se eshte terheqes interpretimi yt i asaj qe ka shkruar xha xhai, por vete xha xhai, flet per nderhyrje te shqipes totalitare ne cdo qelize te jetes publike.
    Edhe standarti nderhyn ne cdo qelize te jetes publike.
    Se c’eshte standarti dihet, se c’eshte shqipja totalitare nuk dihet mire dhe xha xhai po e qarteson ne kete liber.

    Tani une bej silogjizmin:
    A-Shqipja totalitare ndikon ne cdo qelize te jetes publike.
    B-Cdo qelize e jetes publike varet nga standarti.
    C-Shqipja totalitare ndikon dhe varet (ndervepron) nga standarti .

    Per te hedhur poshte perfundimin C, duhet qe nje nga parashtrimoret te mos jete i vertete. Une s’hedh dot poshte asnje nga parashtrimoret.

    Tani ne mungese te ‘standartit’ dmth para 1972, cdo qelize e jetes publike varej pervec nga shqipja totalitare edhe nga nje standart ‘de facto’ qe mesohej ne shkolla, por jo ‘de jure’. Ne mungese te levrimit te gegerishtes, ky standart de facto ishte toskerishtja.

    Shqipja totalitare u arrit nepemjet standartit ‘de facto’, prandaj edhe eshte e gjendshme ne toskerisht, biles ne teresine e saj.

    Shqipja totalitare ne 27 vjet sherbeu edhe si ndermjetese aktive, midis standartit de facto dhe standartit de jure.
    Keshtu nese shqipja totalitare eshte ‘keq'(per tu shumezuar me zero), atehere pjesa aktive ne shnderrimin e standartit de facto ne de jure, eshte vetiu pjese ‘e keqe’.

    Verejtja ime fillestare ishte a eshte vertet e gjithe shqipja totalitare ‘e keqe’, meqe xha xhai me teper eshte nisur nga nje parim moral, ku cdo nderhyrje e ideologjise ne gjuhe eshte keq, dhe mbi kete parim moral ka goditur kendveshtrimin ideologjiko-etik.

    Xha xhai eshte nisur nga nje parim i ngjashem me l’art pour l’art.

    S’jam gjuhetar e as kam perqasje aktive ndaj shqipes totalitare, perndryshe nuk do shtroja ate pyetje, por do nxirrja ndonje pohim te mbeshtetur me prova.
    Dyshimi im lidhet me dicka te njohur, dmth shqipja publike eshte rezultat i ideologjive fetare, ideologjise nacionaliste dhe ideologjise komuniste, ku secila prej tyre ka ndikuar me ane te librave, meshave, fjalimeve, publicistikes etj.

  15. ””’Cfare pastrimi gjuhesor pra mund te kerkohet qe te realizohet ketu ? Sepse ai qe do te ngrihet neser, mund te ngreje tym, te beje spekullime, por ne fund do te duhet qe te propozoje dicka alternative.””’

    Po me fal, fakti qe ato forma nuk perdoren me, nuk te ben te dyshosh se procesi i purifikimit eshte ne veprim ne menyre te pandergjegjshme dhe kaotike?
    Mirepo ky proces rrezikon ta varferoje shqipen publike nga fjale e forma te cmuara apo shprehje popullore qe kane sherbyer ne shqipen totalitare si psh E. Hoxha me K.Hazbiun:
    Pse nuk e dime ne kush je ti? (nje mut muti je).

    Ky proces po njehson purifikimin me asgjesimin, por asgjesimi eshte forma ekstreme e purifikimit.

    Ndryshe nje proces purifikimi ne nivelin intelektual dhe politik, nenkupton nderhyrje posacerisht ne nivelin semantik dhe pragmatik, meqe problemi kryesor eshte lidhja e fjales me realitetin dh qellimi i perdoruesit.

    Kjo eshte pune e imet, lodhese, kerkon pergatitje,kembengulje dhe kohe te gjate.

    Une per vete jam shprehur disa here, se nuk pertoj te perdor fjale te djegura, nese ato me lidhin me realitetin dhe qellimi ska asnje lidhje me konceptimin totalitar.
    Imperializmi amerikan psh, nese perdoret duke arsyetuar mbi imperializmin dhe nuk je komunist, nuk ka perse te jete fraze e djegur.
    Po nese kete fraze e perdor ta zeme lulian kodra apo Parulla armiqesore, atehere ‘rehabilitimi’ ska per te ndodhur e as procesi purifikues.

    Ne kete pike fakti qe intelektualet shqiptare jane pergjithesisht te majte dhe politikanet ish-komuniste, ndoshta e ben te veshtire kete proces purifikimi.

    Biles do e veme re nga qendrimi qe do mbaje inteligjenca e politika shqiptare ndaj ketij libri.
    Status_quo-ja u shkon per bukuri dhe veshtire se kane per ta begenisur nje liber skomod.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin