Pakkush e ka ditur se Kryetari i Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, ambasadori Helmut Lohan, paskësh qenë edhe etimolog filolog amator; ndonëse inkursioni i tij i fundit në lëmin e historisë së fjalëve provon, mes të tjerash, se diplomacia dhe diskursi politik bëjnë mirë të mos i kërkojnë argumentet në filologji.
I pyetur gjatë një interviste televizive, nëse nënmbretërit e shumtë ndërkombëtarë në Tiranë kanë ndërmend të arbitrojnë krizën e fundit politike që ka çuar, ndër të tjera, në bojkotimin e parlamentit nga opozita e majtë, ambasadori Lohan u përgjigj [theksimi im, 2Xh]:
Ne kemi bërë thirrje për dialog politik. Fjala dialog do të thotë që ka dy pjesëmarrës në të, pra ne nuk kemi bërë thirrje për trialog të themi, duke përfshirë këtu Bashkimin Europian apo ndërkombëtarë të tjerë. Çështja ka të bëjë me dialogun politik i cili duhet të rikthehet në arenën e politikës dhe siç thuhet duhen dy persona të vallëzojnë tango.
Në të vërtetë, fjala dialog (dialogue, dialogo, dialogos) është një fjalë tashmë ndërkombëtare, por që e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetër dialogos, e cila lidhet me dialogesthai “bisedoj”; dhe parashtesa dia- këtu ka kuptimin “përmes, nëpërmjet” (njëlloj si në fjalë të tjera si diagnozë, diagonale, diametër, diagram, dializë, diafragmë, diarre, diaspora, etj.), pa ndonjë lidhje shkakësore me konceptin e dysisë ose të numrit dy.
Fjalori etimologjik online i anglishtes e quan të gabuar shpjegimin se dialogu është “bisedë mes dy vetëve”; edhe të mirënjohurat dialogje sokratike të Platonit shtjellohen zakonisht mes më shumë se dy personave; sidoqë shkëmbimi ligjërimor zakonisht modelohet si midis dy poleve që alternohen në rolet e marrësit dhe të dhënësit.
Në praktikë, kjo do të thotë se, ndryshe nga shpjegimi padronizues i Lohan-it, fjala dialog nuk do të thotë doemos “bisedë mes dy palëve”; dhe se Lohani gabon, kur pretendon se thirrja e nënmbretërve për dialog politik nënkuptoka vetvetiu rifillimin e një shkëmbimi doemos dypalësh, njëlloj sikurse kërkoka tangoja dy valltarë për t’u kërcyer [edhe ky krahasim me tangon çalon pak si shumë; tangoja kërkon, normalisht, një numër çift valltarësh; por nëse në një pistë vallëzimi gjenden 32 çifte, kjo nuk do të thotë se po kërcehen 32 tango; thënia “duhen dy persona që të vallëzojnë tangon” (anglisht: it takes two to tango) përdoret me kuptimin që një njeri i vetëm nuk e vallëzon dot; jo se tangoja është strukturalisht izomorfe me, bie fjala, duelin ose duetin].
Po trialogu ç’hyn këtu? Fjala duhet të jetë e rrallë në gjermanishte, edhe pse Wikipedia e përkufizon trialogun si “einen Dialog zwischen den drei monotheistischen Weltreligionen” (“dialog mes tri feve botërore monoteiste”), të quajtur ndryshe edhe ekumenizëm abrahamik; ose pikërisht atë çka i duhet politikës shqiptare sot, për të zgjidhur njëkohësisht mosmarrëveshjet falike, seksuale dhe psikiatrike midis palëve.
Ndërkohë, ndonjë autoritet institucional shqiptar, bie fjala Presidenti i Republikës, do të bënte mirë t’ia dhuronte ambasadorit Lohan një kopje të dialogjeve të Platonit të shqipëruara.
Nese ndjekim shpjegimin e etimologut Lohan qe dialogu ka dy pjesemarres ne te, atehere si duhet ta kuptojme, kur thote se: Ne kemi bërë thirrje për dialog politik.
Me duket ironike qe nje pale e trete (z. Lohan dhe nderkombetaret qe ai perfaqeson) nderhyn e kerkon qe te kete nje marreveshje, dialog, dypaleshe dhe ne te njejten kohe refuzon qe nderkombetaret te luajne rolin e moderatorit. Dua te di, nese kjo nuk eshte nderhyrje, si e perfytyron Lohan ate te verteten? Kapje per veshi?
“edhe ky krahasim me tangon çalon pak si shumë; tangoja kërkon, normalisht, një numër çift valltarësh; por nëse në një pistë vallëzimi gjenden 32 çifte, kjo nuk do të thotë se po kërcehen 32 tango; thënia “duhen dy persona që të vallëzojnë tangon” (anglisht: it takes two to tango) përdoret me kuptimin që një njeri i vetëm nuk e vallëzon dot”
Po ndoshta Lohani ketu e ka pasur, te terheqe vemendjen qe palet ne konflikt te behen cift per te dialoguar apo kercyer tangon dhe te mos rrine menjane sepse per te dialoguar duhen te pakten me shume se nje dmth dy apo tre e ne kontekstin aktual te vendit duke qene se palet s’po i qasen njera-tjetres i bie qe edhe dialogu te jete duke pritur pas deres. Lohani i fton te “dialogojne” ndermjet vetit dmth palet te fillojne te pakten te konsiderojne njera tjetern dhe jo ta injorojne kategorikisht sic po ndodh ..
E githa kjo per te thene se nderkombetarve nuk u interesojme dhe ata thjesht thone “help yourself with your mess”
Alternativa tjeter per qendrimin pasiv dhe te terhequr te nderkombetarve ndoshta eshte e lidhur me faktin se sipas tyre vete konflikti politik i vendit ne substance dhe ne forme ia vlen te lihet e te zhvillohet natyrshem d.m.th ndoshta vertet sipas tyre eshte me mire qe ky vend i vogel, pakuptueshmerisht i mbetur ne bisht jo te Europes po ne bisht te Ballkanit “to burst the abscess” / crever l’abcès, kjo pavarsisht nga kostot… Kjo alternative me duket me e bukur se e para per rrjedhim me pak e besueshme..
Une mendoj se kur midis dy paleve qe duhet te dialogojne mungon mirkuptimi dhe eshte hapur rruga e konfliktit mes tyre, sigurisht qe duhet pare edhe “ndermjetesimi” si nje menyre per zgjidhjen e mosmarveshjeve mes dy paleve.
Problemi nuk qendron tek prefshirja e nje dore te trete, pra e nje “ndermjetesi” , por tek aftesia dhe roli qe luan kjo dore e trete, sa efikas eshte , qendrimi dhe roli qe mban, sa asnjanes dhe diplomat i mire eshte, sa mire di ta beje ate per te cilen eshte vendosur, ne te kundert kjo dore e trete behet nje element me shume tek kjo mosmareveshje e cila ng a3 palesh behet 3 palesh.
Verejtja jote xha xha eshte e gjetur dhe me beri te ve buzen ne gaz 🙂
Edhe une te them te drejten, sikurse shume te tjere mendoj, e lidhja dialogun me kuptimin e dyjesise ( mirepo ndryshe nga Lohani nuk jam ndonje etimolog filolog amator ) .
Pastaj puna e trialogut kam pershtypjen eshte rrjedhoje e ketij keqkuptimi. Ndoshta ndaj edhe Lohani shton ate “le te themi”, si per ti dhene nje natyre batutore fjales se perdorur.
Fjalën trialog e kisha ndëgjuar edhe më herët, por këtë fjalë ma kapi syri edhe në Paris, më 28 tetorë të këtij viti; ishte si mbishkrim i një lokali. E vërejta nga autobusi dhe nuk arrita të mësoj diçka më shumë.
Më kujtohet koha kur isha student dhe me shokët bënim dialog për zgjidhjen e trilemës: të shkojmë në kino, në teatër, apo të mësojmë. U morrëm vesh që ta zgjidhim këtë trilemë me hudhjen e monedhës lartë dhe: nëse bie ‘turrë’ shkojmë në kino, nëse bie ‘jazë’ shkojmë në teatër, e nëse mbetet në hava, mësojmë.