Ngjarjet e fundit në Tiranë, që kulmuan me protestën e opozitës para Kryeministrisë, sikur po duan të konfirmojnë se, të paktën për një takëm shqiptarësh, politika nuk është veçse vazhdim i luftës civile me mjete të tjera.
Meqë temës i jemi kthyer shpesh në blog – unë dhe shumë kolegë komentues – po mjaftohem të përsërit, fare shkurt, se demokracia vërtet mbështetet në statistikat, por një demokraci që mjaftohet në statistikat nuk është veçse karikaturë, ose tallje.
Numërimi i votave nuk vlen shumë, po të mos plotësohet nga legjitimiteti, pavarësia e pushteteve, respekti ndaj institucioneve, pluralizmi i konsideruar si vlerë, lulëzimi i shoqërisë civile dhe, çka spikat veçanërisht në kontekstin e tanishëm, ruajtja e një drejtpeshimi midis konfrontimit dhe kompromisit, në komunikimin politik.
Që të shpjegohem, edhe thyerja e një xhami institucional është formë komunikimi; sikurse shkopi i policit në kokë të anarkistit dhe bluza me portretin e Che Guevara-s veshur nga provokatori i shërbimit sekret; por unë këtu e kam fjalën më tepër për dinamikën e shkëmbimeve pak a shumë të ligjshme, në një skenë konstitucionale teatri.
Mendja ma thotë se një pjesë e mirë e njerëzve që kishte nxjerrë në rrugë PS-ja nuk e dinë për çfarë po protestohet; ose e shumta, besojnë se janë atje për të “rrëzuar” Berishën. Konflikti në bazë të konfrontimit të tanishëm, ose arra gungë e “hapjes së kutive” nuk kuptohet lehtë; m’u desh sot të lexoja një numër artikujsh, veçanërisht atë të Preç Zogajt në “Shekulli”, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur pikërisht dhe si mund të shmangeshin përplasja në rrugë, kërcënimet e ndërsjellta dhe ultimatumet.
Përndryshe, shumë nga edicionet online të gazetave, të cilat i ndjek, po veprojnë si armë në duart e palëve në konflikt; dhe nuk mund të marrësh vesh nga tyta e pushkës për çfarë po luftohet pikërisht, aq më pak kur kjo vijon të nxjerrë tym.
A e kanë luajtur rolin që u takon mediat në këtë mes? Nuk flas dot në përgjithësi; shumëkush në Shqipëri informohet nëpërmjet televizionit dhe gazetat vetë i referohen përsëri televizionit, kur nuk botojnë komunikata të ndryshme nga fronti ose letra të “bazës”; por gazetat që kanë faqet e tyre online, për mendimin tim, u kanë shërbyer padronëve të tyre, jo lexuesit, as publikut.
Nga leximi i tyre, mund të marrësh vesh se çfarë po thonë, ditë e natë, Rama dhe Berisha; sikurse mund të deduktosh, pa pikë mundimi, se në cilën barrikadë është rreshtuar gazeta vetë e kundër kujt po i zhpraz bateritë; por se çfarë ka ndodhur, këtë mund vetëm ta lexosh midis radhëve, me shumë mundim dhe gjithnjë duke rrezikuar ta zëvendësosh perceptimin me përfytyrim.
Mungon edhe – këtë do ta quaja mungesë serioze – këshilla që analistët politikë, të cilët ende ekzistojnë, do t’u jepnin palëve në konflikt për mënyrat e zgjidhjes; çka duket se provon, për fat të keq, se shumë këta analistë politikë u binden urdhrave që u vijnë nga zyrat e shtypit të partive përkatëse; dhe për momentin, në kryesitë e partive të mëdha, mungon vullneti për ta kundërpeshuar konfrontimin me kompromis, ose intransingjencën me gatishmëri për lëshime në publik.
Duket sikur PD-ja dhe PS-ja në Shqipëri po konfrontohen mes tyre jo për zgjidhjet që duan t’i japin problemit të “kutive”, po për t’i imponuar publikut versionin e tyre të realitetit.
Gjithsesi, e pavarësisht nga rrethanat e këtij konflikti, publikut po i shërbehet, nga të dy palët, një melodramë që duket sikur rrokulliset pashmangshëm drejt klimaksit; palët jo vetëm që nuk po i qasen, publikisht, ndonjë zgjidhjeje të pranueshme nga të dy anët, por edhe nuk po bien dakord as se për çfarë po luftojnë pikërisht.
Për momentin, drejtpeshimi mes konfrontimit dhe kompromisit duket se ka humbur krejt, madje këtë ta konfirmon edhe përçmimi me të cilin trupat bashibozuke të komentuesve në gazetat trajtuan, sot, një artikull të Afrim Krasniqit që përpiqej ta analizonte konfliktin, në vend që të futej edhe ai në llogore me të tjerët.
Kultura politike shqiptare, e farkëtuar në format e edukimit komunist dhe nga filmat me armiq të klasës, është kushtëzuar ta shohë kompromisin si më të rrezikshëm edhe se vetë aktin e hapur armiqësor; meqë gramatika e politikishtes në Tiranë hiqet sikur nuk i ka mjetet për ta negociuar kompromisin në struktura të pranueshme dhe koherente.
Në të vërtetë, historia e 20 vjetëve të fundit është e krimbur në kompromise – por kompromise të bëra për të ndarë paratë, për të vjedhur, për të mbuluar krime, për të standardizuar gënjeshtrën. Përkundrazi, kompromisi politik i hapur dhe publik, ku palët zotohen të bashkëpunojnë duke i ruajtur divergjencat që kanë mes tyre, ende konsiderohet si shenjë dobësie, si shkarje këmbe ose si gjunjëzim ndaj Tjetrit. Unë vetë prirem të besoj se krejt dinamika e pushtetit politik dhe ekonomik në Tiranë, në vetvete por edhe në lidhje me urdhrat që vijnë nga ambasadat e ndryshme dhe luogotenenza-t, mbështetet mbi këtë raport pervers midis kompromisit total nën rrogoz, dhe denoncimit publik të kompromisit për hir të interesave të shoqërisë dhe të publikut vetë.
Simptomatik duket, në këtë mes, izolimi i tanishëm i Presidentit të Republikës Bamir Topi, të cilit Kushtetuta i jep pikërisht atributet e një katalizatori të kompromisit institucional dhe politik, në kushtet kur konfrontimi nuk munë të zgjidhet më me protokolle rutinë.
Jam pothuajse i sigurt se, teksa piazza buçet nga thirrjet për luftë, largime dhe rrëzime, palët e kanë mbajtur të hapur një kanal kontakti, ose kompromisi – por gjithnjë në fshehtësi të madhe, larg vëmendjes publike dhe mediave; meqë këtyre të fundit u duhet treguar, sipas kanunit monist, vetëm vendosmëria, pathyeshmëria dhe gatishmëria për të ngrënë deri edhe bar, para alternativës së lëshimit, hapit prapa, rikonsiderimit, ndërrimit të mendjes, marrëveshjes qoftë edhe vetëm taktike. Lufta civile konsumohet kështu e tëra në ekranet, ndërsa kutitë e realitetit politik mbahen rigorozisht të mbyllura.
“kutitë e realitetit politik mbahen rigorozisht të mbyllura”
Me sa di e shoh (me sa kuptoj, ndjej…) une, kutite e realitet politik mbahen te mbyllura edhe “ketej” (ketej nga Oksidenti); ndryshimi i vetem eshte se atje, dmth ne Shqiperi, mbahen te mbyllura RIGOROZISHT ! Dhe pastaj, kur “i del era muhabetit”, spaktakli politik shqiptar eshte gjithe ngjyra, ndersa “ketej”, eshte i zbehte…
Pune temperamenti- tha.
Ja me çfarë merren mediat e Tiranës, kur nuk qesin pushkë:
Publicisti Fahri Balliu pret dy anëtarë të rëndësishëm të bordit të organizatës prestigjioze “People to People Internacional”
Inflacion bajraktarësh, tha.
Histori e vjeter osmane. Rama ka ‘rajate’. Berisha ka ‘derbend’-et. Rajaja eshte mish per top, derbendi eshte ‘blackmailer’ i pushtetit qendror.
Tani eshte koha e internetit, kur facebook ka barazuar te gjitha qeniet inteligjente dhe civile ne statusin e komunikuesit online. Nga gazetat, qe po e mbajne ende frymen me mesazhe te veshtira mes rreshtave, ne nje kohe qe akuzohen per ekspozim bajat ndaj politikes se direktivave partiake, apo per kopjuese te lajmit televiziv, duket se shumekush nuk merr me vesh gje. Ndoshta eshte refuzim estetik ndaj perlyerjes se tyre me politiken, nje pozicion intelektual i admirueshem ky pavaresisht se ne praktike askush nuk di te jape nje zgjidhje per te siguruar mbijetesen e fletushkave te Tiranes. Rreshtimi eshte fataliteti, por edhe nervi jetik i Shqiperise dhe qenieve gazetareske, qe po shurdhojne opinionin e kulturuar. Megjithate, kur vjen puna per te kuptuar politiken shqiptare, sidomos ate qe ka zene fill nga viti 2005 e mbrapa, une mendoj se nuk mund te kete paqartesi. Loja eshte zbuluar shume sa dikush te hiqet sikur nuk po arrin dot te kuptoje se cfare po ndodh; balle per balle jane dy politikane me ngarkesa te shumta biografike, njolla te erreta dhe suksese aq ylberike, sa shumekush e merr me mend se vertet ky eshte vetem nje Teater.
Keto jane syzet e objektivitetit, kritikes, nje qoke qe Arsyeja i ben te “Paanshmit”. Them keshtu sepse i etur per te kuptuar edhe me shume nga situata emocionale e kampit opozitar, pasi logjike aty nuk duket se ka me, hapa para pak ditesh nje faqe facebook dhe iu drejtova profileve te disa prej organizatoreve te protestes se fundit, dieta e se ciles ishte 5000 leke ne dite (te reja, hiq udhetimin). Aty kuptova se ndoshta Teatri po luhet pa dijenine e protagonisteve, si te thuash aktoret nuk e dine qe jane te tille; pamflete revolucionare, thirrje per nje Kohe te Re, permbysje dhe ultimatume qe E Reja i vendos se Vjetres. Ka mes ketyre pamfletisteve virtuale, Gjuhetare, intelektuale, bukuroshe laptopiste te “edukuara” ne Perendim, cuna te shkathet dhe goca nga Wall Street. etj, etj. Dikush nga keta beri edhe nje shaka me samarin e Altoporlantit ne goje para selise se qeverise; “ti e njeh forcen tone, mos na provoko”. I referohej 1997, kur ky Dikush ishte vetem Askush, nje kalama ndoshta qe e kalonte mbasditen duke mallkuar Realin apo Barcelonen dhe duke grisur mandej skedinen.
E c’mund te thone gazetaret kur Intelektualet tane, elita, ata te cilet sa i degjojme dhe i shohim ngrijme si Meduza, flasin me gjuhen e dikujt qe sapo ka lexuar broshuren “Ç’te Bejme?”. (Shenime nuk e di a kane mbajtur). Sot perballe se keqes qe ngrihet lart vetem permes Diskretitimit, pra Saliut te patundur, qendron aleanca me dielektrike ne kuptim te moralit dhe te ardhmes. Ne krah te dores se forte dhe zerit te trashe, revolucionarit te dale me furi nga guerrilja anarkike e 1997, qendron Hrawardi dhe djaloshi i ‘masterizuar’ me tekniken e Nobelit te Paqes. Duhet te jemi dashamires, ata ndoshta i lidh meraku per Vatanin; prandaj edhe therrasin “Te ike qelbesira”. Vetem se se bashku me Presidentin e veteizoluar po ngjajne si fanatike te Budallallekut, deshtake te ricikluar vetem ne llumin e cdo kompromisi moral. Kjo mendoj se na e ben Tiranen kaq te dashur – me gjithe ata pocaqite, gazetaret brenda – kaq te dashur pra, meqe di te percjelle me kohe te mire dhe te te beje te duartrokasesh Teatrin e Konfrontimit.
”””Aleanca puniste-mafioze, të cilës i gënjen mendja se do të mund të dhunojë rendin demokratik, legjitimitetin e institucioneve kushtetuese të vendit, le të merret me mbledhje dhe ultimatume sa të dojë. Atë çka unë i garantoj aleancës punisto-mafioze është se me darët e ligjit një nga një do t’u shkulim dhëmbët dhe pastaj dhëmballët””’
Me erdhi per te qeshur me kete kercenim, po me duhet te pranoj se eshte i bukur, ‘trima’ me dentistin s’kam pare…
Kjo gjuha e ultimatumeve nga njera pale dhe shkulja e dhembeve nga ana tjeter, eshte teper e nxituar.
Po ashtu perballja verbale me force eshte mjeti i fundit, Rama eshte me shpatullat pas muri, cdo beje tani qe luajti gurin e fundit dhe mori si pergjigje, rri urte se ti shkula dhembet nje nga nje ?
Nuk e di kush e keshillon Ramen, qe e coi kaq shpejt ne kete pike, por gabimi me i madh qe mund te behet ne keto caste eshte kalimi tek ‘duart’.
Nga ana tjeter druaj se Rama, ngaqe ska c’humbet do kaloje ne dhune. Berisha ka shume per te humbur por eshte ligjerisht kryeministri i vendit dhe meqe e njohim dihet qe s’ben prapa pa u djegur vendi.
Pyetja qe me mundon eshte kjo:
A mundin parregullsite (hipotetike apo reale) ne zgjedhjet me te mira te ketyre 20 vjeteve te legjitimojne djegjen e vendit ?
Ndiq lajmet sot – nuk ka nevoje per gazetat – se mbase e kupton se per cfare e ka fjalen Dentisti. Mbase kuptohet edhe me mire se ku qendron dhe bazohet mekanizmi i forces qe vene ne veprim dy partite kryesore.
Sa per ate qe Rama do kaloje ne dhune… ehhhhhh ketu te gjithe ne Shqiperi jo flene te qete, por edhe gerrhasin me dere hapur.
Mbase theollogos, po Rames e vetmja gje qe i ka ngelur eshte figura e ‘te fortit’, qe ja del kunder ‘te fortit’ Berishe.
Kjo karte nese del bllof, atehere per cfare duhet Rama ?
Prandaj kam frike se ultimatumi i dhene buronte jo nga nje linje qendrimi e paracaktuar, por nga ngazellimi per ‘forcen’ e shprehur nga numri e zelli.
Me shume sesa si fle dynjaja, me shqeteson si fle Rama, se dhuna te perfshin edhe pa e dashur.
Cili Ultimatum ? Cili ? Kush ben ultimatume mo ?
Z. Dies Irae, po do hyjne o do hyjne me vrap ne Parlament ata. Me vrap. Ja se edhe nje muaj ka mbetur, hiq ca dite festa, pak dite te ftohti, po ndonje ngjarje tjeter edhe do ndodhi rruges, sa per pak diversion mediatik dhe ne emer te Integrimit veshevarur brenda. Ne 8 dhjetor Kryeministri me i suksesshem ne Rrugen e Qumshtit ka paralajmeruar miting; mijera ne shesh. “Rrezuam Murin e Berlinit, punistet vazhdojne te na pengojne”.
Po edhe ndonje gje do levize andej nga Prokuroria se helbete ca zullume jane bere. Kushton politika aq me shume PS – gjithe kjo hipoteke 50 vjecare.
Por edhe sikur narkotiku politik te rrembeje zemra dhe mendje, dhuna serish do konvertohet ne sukses politik per Berishen. Dhe kjo do ishte fatale. Se jo per gje po ky kafsha – Berisha as po nxehet, as po ben gabime, po si ore nuk rrahu nje njeri te vetem Policia ? Ja te shohim nga data 5.
Dies Irae , te njejtat pikpyetje jane sjelle verdalle ne koken time.
Fjalori i Barishes eshte fjalori i nje “Tortionnaire” dhe te gjithe e dime aq teper mire se ai eshte nga ata qe kalon ne akte e ne vepra…Komenti im eshte se u shokova vecanerisht kur e lexova kete punen e shkuljes se dhembeve nga Berisha, duket se edhe mes mundimeve per tu sjelle mire gjate kesaj periudhe , vetvetja i rikthehet vetetimthi dhe del mbi perpjekjet e tij.
Mendoj se pavarsisht se c’ndodhi e po ndodh, Rama ne nje moment do terhiqet…me idene se “populli” dhe “Levizja popullore” “po vendosin bashke me te” se s’kane rruge tjeter vec : hapi rruge tha……
Rama, me tej do vazhdoje te rezistoje per vitet ne vazhdim me bojkote, sulme, apo menyra te tjera.
Teatri i konfrontimeve do jete pambarimisht i eger.
Te kishim qene valle kaq “te veshtire ” e te “cuditshem” per te mos pasur ndonje shprese te afert per te dale nga kjo rrumpalle 20-vjacare??
Pershendetje te gjitheve,
Sido qe te shkoje puna ketu tek NE, cilido leader qe e ul bythen ne karrigen e pushtetit sillet njelloj duke e proklamuar veten serish a priori perandor-perendi, ndersa cdo kryeopozitar sillet njelloj si paraardhesi, ku ne kohen e vuajtjeve te popullit, brohoritet vetem nje fjalekalim qe e con popullsine ne nje status hipnotik: “vota”. Eshte e vertete ajo qe thote Xha xhai! Diten e diel ne mengjes, po te dilje para kryeministrise, shihje nje turme e cila nuk e kishte haberin fare se per cfare kishte 72 ore pa pushim qe dilte ne “proteste”, por ne momentin qe nga artikulimi i i te gjithe komponenteve anatomike te te folurit dilte fjala “vote”, sjellja e tyre ndryshonte. Nuk kishte rendesi se per cfare ishte vota, se kujt i perkiste. Ajo qe me vjen keq eshte se kisha shprese qe kryeopozitari i gjate te ishte me te vertete nje ndryshim per klasen politike te vjeteruar, rrjedhimisht edhe per popullin e gjore, por me sjelljen qe po ben, me ngulmin me te cilen po kerkon voten duke bojkotuar parlamentin – dhe me kjo per mendimin tim eshte nje forme tradhetie ndaj elektoratit – nuk ka asnje ndryshim nga sjellja e kryeministrit te katit te dyte, i cili ben me dy gishta kur populli proteston, kur ishte ne opozite. Pastaj (duke u rikthyer te zgjedhjet) nuk shkohet ne “lufte” duke mohuar cdo aleat, sepse aleatet e mohuar shkojne drejt frontit kundershtar dhe me inatin e trefishuar qe kane, behen trefish me te rrezikshem dhe qellimin e tyre e arrijne: pushtetin…