Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antropologji / Sociologji

PATERICAT

I kam ndjekur me sa kam mundur protestat e shqiptarëve ndaj Enciklopedisë Maqedonase, madje edhe kam komentuar vetë për këtë çështje.

Më ka tërhequr vëmendjen, në këto protesta e polemika, përmendja e përsëritur e dy emrave të shquar dhe laureatëve të çmimit Nobel: Nënë Tereza dhe Ferid Murat(i).

Kush i përmend këta emra, e bën për t’u provuar, kundërshtarëve të vet imagjinarë, se shqiptarët e Maqedonisë jo vetëm nuk janë “pllaninci”, por përkundrazi, i kanë dhënë botës kontribute të kalibrit të Nobelit.

Argumentin e kam dëgjuar nga anonimë në forumet e hapura të Internetit, por edhe nga intelektualë dhe njerëz që kanë parë botë me sy, të cilët doemos janë të vetëdijshëm se çfarë po duan të argumentojnë.

Po si mund të vlejë ky argument, në kontekstin e debatit për enciklopedinë, por edhe në vetvete?

Nënë Tereza ka qenë më shumë murgeshë katolike e shquar, sesa shqiptare e shquar; puna e saj, virtyti dhe përkushtimi kanë qenë në shërbim të njerëzimit, jo të shqiptarëve. Përkatësia e saj etnike, për mendimin tim, nuk ka luajtur ndonjë rol në meritimin, prej saj, të Çmimit Nobel.

Ferid Murad (ose Murati), i lindur në Indiana të SHBA në një familje të përzier shqiptaro-amerikane, u shkollua po në SHBA dhe krejt punën e vet shkencore, për të cilën edhe u laureua me çmimin Nobel, e ka zhvilluar në institucione arsimore dhe kërkimore-shkencore amerikane.

Lidhjet e Muratit me shqiptarët e Ballkanit më rezultojnë, kështu, edhe më të largëta se ato të Gonxhe Bojaxhiut.

Në të vërtetë, shqiptarët e Maqedonisë “krenohen” me këta dy nobelistë jo ngaqë këta të dy janë produkte të kulturës së shqiptarëve të Maqedonisë ose të kulturës shqiptare në përgjithësi; as sepse ndonjë prej tyre ose të dy bashkë i janë përkushtuar çështjes dhe kulturës shqiptare; por vetëm ngaqë edhe Nënë Tereza, edhe Ferid Murati kanë prejardhje nga ato treva.

Ky është, me fjalë të tjera, një lloj argumenti që i jep përparësi gjakut ose gjeneve, ndaj kulturës ose memeve, meqë të dy nobelistët përmenden, nderohen dhe përdoren për shkak të gjeneve të tyre, jo për shkak të veprimtarisë që kanë pasur ose pasionit që i ka motivuar; ose, për ta thënë ndryshe, ky argument ka vlerë në atë masë që meritat ose arritjet e dikujt i atribuohen gjeneve ose gjyshërve të tij.

Çfarë më habit mua, në këtë mes, është se një argument i tillë, i cili i jep përparësi natyrës ndaj kulturës, sillet pikërisht për të provuar se shqiptarët në përgjithësi, dhe ata të Maqedonisë në veçanti, nuk e meritojnë të quhen njerëz “pa kulturë” ose “të pagdhendur”.

Këtu ka një kontradiktë e cila, për mendimin tim, e rrëzon krejt argumentin.

Në debat me kundërshtarët e tyre të Akademisë maqedonase, ose në përgjithësi me etnocentrizmin provincial maqedonas, shqiptarët mund të kishin sjellë fakte dhe shifra për ndihmesën e tyre ekonomike dhe kulturore në mirëqenien dhe ekonominë e shtetit maqedonas; numrin e studentëve, të gazetave dhe të revistave, të librave, të pjesëve teatrale, të koncerteve, të bamirësive, etj. që ia kontribuojnë jetës kulturore të atij shteti të cilit i përkasin; ose të tjera arritje të komunitetit të tyre, të cilat provojnë shëndetin e atij komuniteti dhe qytetërimin e anëtarëve të tij.

Që dy njerëz si Nënë Tereza dhe Ferid Murati, me prejardhje nga ato treva, kanë fituar çmime Nobel nuk thotë kurrgjë për kulturën, qytetërimin dhe vlerat e komunitetit të shqiptarëve të Maqedonisë; sepse edhe murgesha katolike, edhe shkencëtari biokimist, e fituan Nobelin me përpjekjet e tyre, pa kurrfarë kontakti me kontekstin social shqiptaro-maqedonas dhe të tjerë parametra provincialë të jetës shqiptare në Ballkan.

Njëlloj do të tingëllonte absurd pretendimi, sado implicit, që shqiptarët e Maqedonisë meritojnë respekt ose nderim ose mirënjohje, ngaqë ia kanë “dhënë” kulturës botërore këto dy personalitete; sepse shqiptarët e Maqedonisë meritojnë respekt ose nderim si njerëz dhe qytetarë, jo për çfarë gjenesh ia kanë dhuruar individëve Bojaxhiu ose Murati; dhe se arritjet e shkëlqyera të këtyre dy individëve u japin po aq lavdi komuniteteve nga ku ata i kanë trashëguar një pjesë të geneve, sa ç’i mbulojnë me turp këto komunitete ata dy-tre shqiptarë, përsëri nga Maqedonia, që u kapën dikur duke komplotuar për të sulmuar bazën amerikane të Fort Dix-it në New Jersey (duke i ofruar botës shembëlltyrën e një kombinimi fatal të mendjeshkurtësisë me gatishmërinë për shpëlarje fondamentaliste të trurit).

Shqiptarët e Maqedonisë nuk ka pse të rrëmojnë në bibliotekat e tyre gjenetike, për të zbuluar se çfarë i kanë dhënë njerëzimit; meqë nuk jetojnë aty ku jetojnë ngaqë i kanë teleportuar nga ndonjë galaktikë tjetër, por janë pjesë e komunitetit shqiptar në Ballkan. Ky i fundit, vërtet nuk është shquar ndonjëherë për kontributet që i ka dhënë botës; por megjithatë, i ofron disa pika referimi, për të gjithë ata që duan t’i jepen shpirtërisht fesë kombëtariste.

Nuk më duket, gjithsesi, se Nënë Tereza dhe Ferid Murati zënë dot vend si shenjtorë në kalendarin kombëtar të shqiptarëve, as më duket se kanë pretenduar ndonjëherë të zënë vend; sepse të dy e kanë formuar dhe përsosur identitetin e tyre brenda komuniteteve të tjera – fetare dhe shkencore – të cilat nuk kanë të bëjnë as me shqiptarët, as me çështjen shqiptare, as me shqiptarët e Maqedonisë në veçanti, intelektualët e asaj treve dhe konfliktet e tyre me akademikët etnocentrikë të Shkupit.

Kooptime të tilla jo vetëm janë humbje kohe dhe u shërbejnë fantazive provinciale joproduktive, por edhe bien ndesh me koniunkturën e favorshme që është krijuar sot në Ballkan për shqiptarët – të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga qytetet ose katundet ku u ka rënë në hise të lindin e të jetojnë. Të mburresh me personazhe si Nënë Tereza dhe Ferid Murati do të thotë të pranosh, në heshtje, se komuniteti yt nuk i ka dhënë asgjë vetvetes drejtpërdrejt; dhe rajonit, qytetërimit lokal dhe global tërthorazi; përkundrazi, kanë qenë të tjerët – Kisha Katolike ose shkenca amerikane, që kanë përfituar prej mundësive potenciale të bijve dhe bijave të atij komuniteti, duke u krijuar atyre mundësi që të jepnin çka, po të kishin qëndruar pranë gjyshërve të tyre, nuk do ta kishin dhënë dot.

Është, me fjalë të tjera, pranim i hapur i inferioritetit, ose deklarim i disfatës që pa filluar akoma beteja.

78 Komente

  1. Qe shqiptaret dhe cdo komb apo etni tjeter duhet respektuar maksimalisht, sipas gjithe parimeve humaniste apo frymes dhe ligjeve demokratike te pranuara gjeresisht sot, edhe te institucionalizuara ne organizma nderkombetare ku edhe maqedonasit duan te integrohen, besoj se eshte plotesisht nje kriter i mjaftueshem per te protestuar ndaj shkeljes flagrante dhe injorimit qe u ben ketyre parimeve (dhe jo shqiptareve) kjo enciklopedi e mjerueshme.
    E mjerueshme se tregon mosarritjen ne parametrat me minimale te emancipimit dhe demokratizimit ne nivelin bashkekohor, per aq sa vlejne keto cilesime, pa u ngaterruar ne qendrimet disa here me dy standarde te vete vendimmarresve te BE-se per vende e popuj te ndryshem. S’eshte per t’u çuditur dhe as ndonje mekat i madh te thuash se diferencimet per lirine e levizjes (te kontestuara edhe brenda parlamentit evropian) kane nje jehone (e di se do ta kundershtojne shume prej jush) te nje vleresimi historikisht negativ apo mosdeshire per vleresime pozitive te evropianeve ndaj shqiptareve apo edhe thjesht mosdeshire per t’i njohur realisht kontributet e tyre ndaj popujve te tjere (duhet te kujtoj Skenderbeun?).
    Nderkohe, maqedonasit perpiqen te nxjerrin me origjine maqedonase Nene Terezen, Skenderbeun etj. dhe per kete ka fakte, nuk po hamendesojme. Ashtu si kishat ortodokse te serbeve te ngritura mbi themelet e kishave shqiptare ne Kosove, qe sot nderkombetaret i kane shpallur zona te paprekshme te komunitetit fetar serb, pra, qe u mohon, me ligj dhe forca ushtarake nderkombetare, studiuesve jo vetem atyre shqiptare, te kerkojne ne themelet e tyre, per te provuar qofte edhe hipotezen e hershmerise se deshmive arkeologjike ne favor te perkatesise shqiptare. A dini te me thoni pse, te nderuar zoterinj?
    Nese cdo tentative nga ana e shqiptareve per te provuar autoktonine dhe te drejten e vetevendosjes mbi trojet e te pareve, ne do ta quanim te deshtuar pa nisur akoma, cfare sugjeroni te behet?
    Dhe kryesorja: synimi i debateve tona eshte deshira per argumente ne favor te shqiptareve apo heqja dore nga cdo lloj argumenti e cdo lloj perpjekjeje? Qe t’i japim pergjigje kesaj pyetjeje, duhet te sqarojme veten: a jemi ne vete te bindur ne ndonje kauze te drejte qe duhet mbrojtur, qofte edhe ne favor te maqedonasve, sllaveve apo jemi per pushimin e perpjekjeve, sepse te gjithe jemi brenda çorbes dhe asnjera nga palet nuk peshon mbi token qe ka nen kembe. Une them se ta “lehtesosh” kesisoj ceshtjen, ne emer te perspektives integruese evropiane apo te objektivitetit strikt te te dhenave, qe mund te gjenden me shumice nga te dyja anet, ne fakt i relativizon kaq shume problemet e Ballkanit, sa i ben gati te paqena tensionet qe jane realisht teper te nxehta.

    Ngjyrimi me relativitet i çeshtjes ne teresi, minimizon subjektet aspak relative ne ekzistencen dhe protagonizmin e tyre ne histori, perkundrazi. Por ka nje te mire: i shpeton nga domethenia minimale ne strategjite e pergjithshme ato etni, historikisht pa palcen e nevojshme vetafirmuese, ne cdo levizje kombetariste te kohes kur merrte forme harta e gadishullit. Kjo ka bere qe, gjer me sot, relativiteti i te qenit protagoniste, pra, qe duhen marre ne konsiderate, te behet identifikues i çeshtjes se tyre, askurre te artikuluara si te qenesishme ne Ballkan. Por, nese te gjitha levizjet apo palca e forces vetaformuese te etnive predominuese, vihen nen shenjen e relativitetit, bie me pak ne sy apo harrohet asgjeja e joprotagonizmit te tyre historik. Dhe, sapo kjo te ngjaje si e vertete (o Zot, te behen sivjet gjembat, tha veshgjati, sepse i une i ha shume!) veç kur ta shohesh sa agresive dhe kontrapedale do te shpallen boterisht, me guxim te papare!

    Besoj se ky eshte rasti i dy “intelektualeve” cudiberes, qe veteshpallen si heronj te dites ne nje tv. Por ne kete rast nuk ka asgje te cuditshme, madje, eshte e llogaritur mire, gati sikur ata dhe evropianet na njohin me mire se ç’njohim veten. Sepse shpesh ne, shqiptaret, kemi lene te na perfaqesojne si “opinion i elites” apo i “shtetit shqiptar” ca te tille. Rezultati jane keta kufij qe kemi sot ose nje “histori evropiane e Shqiperise” apo “harte e kufirit jugor” te hartuara e te financuara nga Greqia apo Jugosllavia e viteve ’20 (Manastiri), ku firmat ne emer te shqiptareve i vene ca si Lubonja apo te tjere si keta, qe duan te hyjne ne histori si “mbreti i pare”, “firmetari i pare”, “flamurtari i pare” i dreqit e te birit! Kur çeshtjes i kane vene gjoksin shqiptaret e vertete, me idene kombetariste si busull, gjerat jane bere ndryshe, natyrisht, jo gjithnje sa e si duhet. Pse?
    Kam pershtypjen se i kemi mbajtur ca si shume ngrohte brenda gjirit tone keta “te papalcet proverbiale”, i kemi bere, madje, “bir ne shpirt”, si gjarperin e perralles. Sepse ne nuk jemi nacionaliste te keqinj!! Pooo! Jemi humane ne!!!! Kurse ata neper shekuj kane fituar aftesine gjenetike te nderrimit te shtate lekurave.

    Dhe u ka dale me mire! Se, ndersa shqiptari i bie murit me koke, ngaqe vetedija e “rrenjes” nuk e le te sperdridhet as perpara diktatorit te vet, “shtatelekureshit” e kane natyre bindjen, nenshtrimin ndaj diktatures ideologjike apo politike e kane kenaqesi, devocionin e pakufishem ndaj te fuqishmit kane vlere, tolerancen nderetnike e shpallin emancipim dhe evropianizim, me te vlerte se kombetarizmi! Dhe kjo, kur te tjeret, themeluesit e Evropit te Ri, jane gati t’ia vene minat BE-se, per te mbrojtur sa me shume nga interesat e tyre kombetare!

    Dhe keshtu gjithnje kane qene kaluar, po ne maje se ne maje! Edhe tani, dalin ata si perfaqesues te shqiptareve “te eger” e “primitive” te pandreqshem, qe s’duan e s’duan te heqin dore nga te ndjeret zot ne shtepine e tyre! Joooo, eshte shtepia e te gjitheve, keshtu na meson Evropa e qyteteruar! Ne shtepine e te gjitheve, çelesat i mban… i biri i gruas se babait. Me te mund te shesesh e te blesh me me leverdi se sa me kokemushkat si guri i qoshit te vatres!

    1. Dopodihermes, i je përgjigjur me argumente shumë të përgjithshme (dhe ideologjike) një shkrimi i cili merret me diçka konkrete dhe pikërisht: a mund të përdoren si argumente, në debatet historike dhe kombëtariste, njerëz të shquar me prejardhje shqiptare, që u kanë shërbyer kulturave të tjera e ndonjëherë edhe janë përftuar krejtësisht brenda tyre?

      Ti shkruan [theksimet janë të miat, Xh2]:

      Nese cdo tentative nga ana e shqiptareve per te provuar autoktonine dhe te drejten e vetevendosjes mbi trojet e te pareve, ne do ta quanim te deshtuar pa nisur akoma, cfare sugjeroni te behet?

      Dhe kryesorja: synimi i debateve tona eshte deshira per argumente ne favor te shqiptareve apo heqja dore nga cdo lloj argumenti e cdo lloj perpjekjeje? Qe t’i japim pergjigje kesaj pyetjeje, duhet te sqarojme veten: a jemi ne vete te bindur ne ndonje kauze te drejte qe duhet mbrojtur, qofte edhe ne favor te maqedonasve, sllaveve apo jemi per pushimin e perpjekjeve, sepse te gjithe jemi brenda çorbes dhe asnjera nga palet nuk peshon mbi token qe ka nen kembe.

      Duke më detyruar të citoj shkrimin tim përsëri:

      Në debat me kundërshtarët e tyre të Akademisë maqedonase, ose në përgjithësi me etnocentrizmin provincial maqedonas, shqiptarët mund të kishin sjellë fakte dhe shifra për ndihmesën e tyre ekonomike dhe kulturore në mirëqenien dhe ekonominë e shtetit maqedonas; numrin e studentëve, të gazetave dhe të revistave, të librave, të pjesëve teatrale, të koncerteve, të bamirësive, etj. që ia kontribuojnë jetës kulturore të atij shteti të cilit i përkasin; ose të tjera arritje të komunitetit të tyre, të cilat provojnë shëndetin e atij komuniteti dhe qytetërimin e anëtarëve të tij.

      Po citoj, meqë ra fjala, edhe Ardian Ndrecën nga një artikull sot në Shekulli:

      [A]jo që duhet të shqetsonte politikanët e intelektualët e Maqedonisë dhe të Shqipnisë asht fakti se shqiptarët e Maqedonisë po bjerrin përditë e ma tepër gjuhën e tyne amtare, veshjet tradicionale, emnat, zakonet e lashta, vetë specifikën e islamit shqiptar e si rrjedhoj e këtyne humbjeve po zbehet gjithnji e ma tepër vetë ndërgjegja kombtare.

      Për ta përmbledhur: nga një anë i lëmë vlerat dhe atributet kombëtare të na bien si gjethet pemës në vjeshtë; më anë tjetër, e kompensojmë këtë zhveshje duke iu falur gjithfarë gjelbërimesh të imagjinuara.

  2. “Që dy njerëz si Nënë Tereza dhe Ferid Murati, me prejardhje nga ato treva, kanë fituar çmime Nobel nuk thotë kurrgjë për kulturën, qytetërimin dhe vlerat e komunitetit të shqiptarëve të Maqedonisë”.

    Kjo eshte e vertete z. Autor. Por kjo vlen shume per POLITIKEN. Dhe ne kete kontekst qe po zhvillohen edhe ngjarjet e Enciklopedise, kemi te bejme me shume me politike sesa me debat kulturor te mirefillte. Mos valle maqedonasit nuk e dine se lidhja e tyre me Aleksandrin e Madh eshte vetem fosilja e supozuar e bajges se Bucefalit se gjetur ndoshta ne ndonje shteg te braktisur ne aksin Bitola-Selanik? Mos valle keta “grindavece kronike” nuk e dine se flamuri i tyre thjesht provokon nje fqinj ne jug? Sepse ne fund te fundit, si ne, si ata, apo me sakte, te gjithe NE, jetojme ne nje vend te perbashket, prej shume kohesh dhe e njohim brengen e gjithesecilit, ashtu sikurse dellin e debilizmit historik qe na karakterizon te gjitheve.

    “Në debat me kundërshtarët e tyre të Akademisë maqedonase, ose në përgjithësi me etnocentrizmin provincial maqedonas, shqiptarët mund të kishin sjellë fakte dhe shifra për ndihmesën e tyre ekonomike dhe kulturore në mirëqenien dhe ekonominë e shtetit maqedonas; numrin e studentëve, të gazetave dhe të revistave, të librave, të pjesëve teatrale, të koncerteve, të bamirësive, etj. që ia kontribuojnë jetës kulturore të atij shteti të cilit i përkasin; ose të tjera arritje të komunitetit të tyre, të cilat provojnë shëndetin e atij komuniteti dhe qytetërimin e anëtarëve të tij”.

    Serish jam dakord, por mendoj se duhet te shihni kontekstin apo prapavijen e fenomenit. Cilin kontribut kulturor, apo ekonomik, kur vetem ne vitin 2001, shqiptaret moren teorikisht, perseris TEORIKISHT te drejten e gjuhes dhe njefare autonomie politike. Pse e theksoj kete ? Sepse kjo qe ju nenvizoni me shume te drejte eshte kryer prej kohesh nga shqiptaret dhe madje ne nje vije konstante politike. Shembuj: Qe prej embargos greke ndaj FYROM, me mbylljen e portit te Selanikut, Tirana zyrtare pa kerkuar publikisht koncesione reale per te drejtat LEGJITIME te shqiptareve dhe me nje veprim qe provokon interesat me Greqine i hapi Shkupit (viti 1995 mos gaboj) portin e Durresit. U desh konflikti i 2001 (me sponsorizim amerikan sipas maqedonasve) qe shqiptaret te legalizoheshin si te tille. Jemi ne shekullin e XXI dhe po flasim akoma per te drejten e gjuhes – (Gjuha shqipe ekziston sipas te gjitha burimeve te mundshme pavaresisht se ajo zbret nga mali dhe ngjitet prape lart). Dhe mandej qe prej ketij viti e deri me sot, te gjithe Presidentet maqedonas viziten e tyre te pare jashte shtetit e bejne ne Shqiperi, por jo ne Tirane – thjesht direkt e ne Durres. Ky pra mendoj se eshte nje kontribut madhor per ekzistencen e nje shteti, stabiliteti i te cilit cenohet pse etnia kryesore e tij kerkon te afirmohet si komb.

    Pa hequr asnje presje nga gabimet e komunitetit shqiptar, mendoj se debati ne fjale eshte nje sponsorizim i qellimshem politik, ku argumenti shkencor eshte i fundit ne liste – nje garniture per te lare duart. Perndryshe pse dje, qeveria e Shkupit ka urdheruar terheqjen e saj nga tregu dhe ka iniciuar madje rikompozim te Akademise? E ne kete sponsorizim nartyrisht eshte e perfshire edhe PDSH e Menduh Thacit, qe i intereson vetem asgjesimi i BDI se Ali Ahmetit dhe asgje tjeter.

    Sa i perket inferioritetit, mendoj se e kemi ndaj te gjitheve por jo ndaj fqinjit lindor.

    Ja nje fjale e urte nga Gjirokstra qe e lexova te Shekulli: “Me butesi mund te fitosh cdo gje, por vetem pasuri jo”.

    1. Thellogos shkruan:

      Mos valle maqedonasit nuk e dine se lidhja e tyre me Aleksandrin e Madh eshte vetem fosilja e supozuar e bajges se Bucefalit se gjetur ndoshta ne ndonje shteg te braktisur ne aksin Bitola-Selanik? Mos valle keta “grindavece kronike” nuk e dine se flamuri i tyre thjesht provokon nje fqinj ne jug?

      Nuk jam i sigurt sa vlen kjo për POLITIKEN, por jam i sigurt, përkundrazi, se nuk duhet lejuar që termat e debatit, në histori dhe kudo gjetiu, duke përfshirë këtu edhe politikën, t’i përcaktojë pala më kokëtrashë.

      1. Nuk e di sa ka te beje kjo verejtje me fjalorin e perdorur ne pasazhin tim.

        Nese Ballkani dhe faktori nderkombetar sot ka pranuar te drejten e maqedonasve per nje entitet politik, vetiu eshte pranuar edhe njohja e vendimmarrjes maqedonase ne leme te Politikes. Kuptohet per aq sa lejon proporcioni i fuqise se shtetit. Une mendoj se ketu nuk kemi te bejme me koketrashe, por me perllogaritje, sikurse ne rastin e debatit per emrin (shpresoj qe adresa e koketrashit te jete ajo qe jepni ju). Gjithashtu nje kqyrje e pergjithshme, ne retrospektive flet per faktin se emancipimi politik i Ballkanit keto 10 vitet e fundit i njeh kontributit shqiptar nje vend te merituar. E keshtu edhe me shtetin maqedon, qe nuk jeton dot po nuk shpiku krize. Eshte shume e dukshme se frymezimi nacionalist i intereson vetem nje njeriu – Nikolla Gruyevskit te VMRO-DPMNE dhe format per ta bere kete jane natyrisht klasiket – shaj fqinjin, beje per budalla, percmoje, peshtyje, injoroje duke u mbushur mendjen te Tuve se “ashtu e meritojne ata”. E theksoj se debati i tanishem thjesht taton pulsin e shqiptareve, sikurse ai per emrin ate te grekeve. Thjesht maqedonasit jane aq te pafuqishem sa jo vetem shtetin nuk e mbajne dot normal, por as e ndajne dot. Dhe sa per ate qe thoni ju se “Nuk jam i sigurt sa vlen kjo për POLITIKEN”, korrigjoj fjalen POLITIKE me PUSHTET. Cilido qofte shprehia e ketij te fundit.

  3. Xha xhai:
    … „Nënë Tereza ka qenë më shumë murgeshë katolike e shquar, sesa shqiptare e shquar“….

    Ne fakt ajo ka qene murgeshe katolike e shquar shqiptare.

    Xha xhai:
    …“; puna e saj, virtyti dhe përkushtimi kanë qenë në shërbim të njerëzimit, jo të shqiptarëve.“

    Ky nuk eshte argument qe e mohon te drejten per tu mburrur me ta, bile aq me teper e forcon ate te drejte, se kur keta shqiptare jane vene ne sherbim te njerzimit, dmth ne sherbim te idealeve me progresive te kohes, tregon se shqiptaret jane te afte te civilizohen ne shkallen me te larte qe ofron koha jone……

    Xha xhai:
    …“ Përkatësia e saj etnike, për mendimin tim, nuk ka luajtur ndonjë rol në meritimin, prej saj, të Çmimit Nobel.“

    Por ky nuk eshte kusht per te lindur te drejten e krenimit me ta…. Shqiptaret krenohen me ta thjeshte per faktin se ata jane shqiptare qe kane arritur te vlersohen e rrespektohen, nga njerzimi i civilizuar, per kontributin e vecante qe kane dhene ne kete bote.

    Xha xhai:
    ….“shqiptarët e Maqedonisë “krenohen” me këta dy nobelistë …… vetëm ngaqë edhe Nënë Tereza, edhe Ferid Murati kanë prejardhje nga ato treva.“…

    Sigurisht… pse jo….

    Xha xhai:
    „Çfarë më habit mua, në këtë mes, është se një argument i tillë, i cili i jep përparësi natyrës ndaj kulturës, sillet pikërisht për të provuar se shqiptarët në përgjithësi, dhe ata të Maqedonisë në veçanti, nuk e meritojnë të quhen njerëz “pa kulturë” ose “të pagdhendur”.”

    Do te shtoja: Te mare si popull ne pergjithesi— sigurisht… dhe me te drejte.

    Xha xhai:
    Këtu ka një kontradiktë……. „shqiptarët mund të kishin sjellë fakte dhe shifra…….. ( per ) …numrin e studentëve, të gazetave dhe të revistave …. etj. që ia kontribuojnë jetës kulturore të atij shteti të cilit i përkasin….“

    Sigurisht….. bile edhe si plotesim te atyre te mesiperme pse jo!!!!

    Xha xhai:
    …….arritjet e shkëlqyera të këtyre dy individëve u japin po aq lavdi komuniteteve nga ku ata i kanë trashëguar një pjesë të geneve, sa ç’i mbulojnë me turp këto komunitete ata dy-tre shqiptarë, përsëri nga Maqedonia, që u kapën dikur duke komplotuar për të sulmuar bazën amerikane të Fort Dix-it në New Jersey …..

    Ne qofte se do te ishte keshtu, atehere edhe ne rastin kur shqiptaret do te kishin sjelle….. fakte dhe shifra…….. ( per ) …numrin e studentëve etj… qe i kontribuojnë jetës kulturore te shtetit maqedon, nuk do kishte patur asnje vlere, se edhe ne ate rast do ishin gjetur disa shqiptare ne maqedoni qe vjedhin ose vrasin dhe keshtu shqiptaret, edhe me argumentin tuaj te mesiperm, nuk do te mund te vertetonin asgje.

    Xha xhai:
    „sepse shqiptarët e Maqedonisë meritojnë respekt ose nderim si njerëz dhe qytetarë,“

    Sigurisht, me sakte akoma, thjeshte vetem si qenie njerzore.

    ……. mendoj qe gjerat duhet te shihen gjithnje ne konteksin e tyre.

    Kjo tema e krenarise kombetare u prek njehere para nje ose dy vjetesh edhe ne Gjermani ne lidhej me faktin se a mund te jete nje gjerman krenar per popullin e tij. Edhe atje pati nje spekter te gjere mendimesh, qe nga ata qe u mohonin gjermaneve te drejten per te krenari kombetare (per shkak te luftes se dyte boterore), deri te ata qe krenoheshin per kombin e tyre se historia e tij ishte shume me e gjate se vetem ato pak vite te luftes se dyte boterore. Kishte bile te tjere qe nuk pranonin si te arsyeshme edhe krenarine per arritje personale, pra krenarine ne pergjithesi. Kjo sepse krenaria ne vetvete shpreh qe dikush eshte i ndergjegjshem qe ka arritur ose ndikuar per arritjen e dickaje te jashtzakonshme, me vlere te vecante etj… pra kjo ne rraport me arritjet e te tjereve dhe sigurish per kete e ndien veten si te thuash me te „mire“ se te tjeret. Pra me fjale te tjera ai qe krenohet e ve veten ne nje pozite me te larte se te tjeret. Por meqe ne jemi te gjithe njerz dhe duhet te rrespektohemi si te tille, qendrimi i mesiperm nuk eshte i arsyeshem.

    Teorikisht dhe nga ana intelektuale, te kuptoj shume mire Xha xha.
    . Ne qofte se deshiron une do shkoja edhe me tej. Une mbase nuk do ish dakort as me faktin e krenimit per arritje personale e jo me pastaj per arritjet e nje tjetri qofte ky I te njejtes raco ose familje.
    Ne qofte se do rrespektonim njeri.tjetrin si njerez, atehere do e kuptonim qe nga ana anatomike, cdo njeri eshte nje mrekulli e natyres dhe se cdo njeri eshte nga ana potenciale nje gjeni se disponon nga ana fizike te gjitha elementet per te qene nje gjeni.
    Por gjerat duhet te shihen ne konteksin konkret
    Ti nuk mund te ecesh me avion ne nje rruge automobilistike. Sot, edhe vendet me te civilizuara, krenohen me figurat e vecanta te dala nga populli e tyre, psh Austria krenohet me Schwarzeneger-in megjithse ai nuk jeton ne atje dhe nuk ka bere ndonje gje personalisht per Austrine… por edhe vende te tjera….. prandaj ne nuk duhet te behemi „me katolik se Papa“ kur gjykojme per popullin tone.

    Ne rastin konkret behet fjale per perpjekje te shqiptareve per te hedhur poshte mendimin qe perpiqen te mbjellin te tjere per inferioritet te shqiptareve ndaj tyre.
    Qellimi i serbeve (ne lidhje me Kosoven) dhe maqedonasve ishte/eshte te „argumentojne“ se shqiptaret nuk jane te afte TE CIVILIZOHEN si njerez, pra as te krijojne nje shtet te civilizuar. Si pasoje (sipas llogjikes se tyre) ata duhet te administrohen nga te tjere pra serbe ose maqedone…
    Kjo eshte arsyeja pse shqiptaret argumentojne se jane te afte te civilizohen si njerez dhe marrin si shembull Nënë Tereza, edhe Ferid Murati qe jane pra me prejardhje shqiptare.
    Fakti qe shqiptaret mund dhe duhet te krenohen edhe me akademiket e shqiptaret qe japin kontributin e tyre per zhvillimin progresiv te Maqedonise, nuk perjashton ose i kundervihet se drejtes per krenim edhe per Nënë Tereza, edhe Ferid Murati.

    Ne Ballkan ekziston akoma kjo lloj menyre e komunikimit qe nuk eshte faji jone (pra kjo lloj rruge kembesoresh dhe do apo sdo, duhet te ecesh sipas mundesive qe te ofron ajo).

    1. Shakaxhiu shkruan:

      Sot, edhe vendet me te civilizuara, krenohen me figurat e vecanta te dala nga populli e tyre, psh Austria krenohet me Schwarzeneger-in megjithse ai nuk jeton ne atje dhe nuk ka bere ndonje gje personalisht per Austrine… por edhe vende te tjera.

      Shakaxhi, më sjell dot ndonjë hollësi për këtë? Siç e thua edhe ti, Austria dhe veçanërisht Viena i kanë dhënë kaq shumë kulturës europiane dhe botërore, po kaq shumë, sa po më duket e pabesueshme që këta të krenohen me Schwarzenegger-in… Jo se vë në dyshim fjalën tënde, po vërtet dua të mësoj diçka më tepër për mënyrën si adhurohet ky aktor dhe politikan amerikan në atdheun e Mozart-it, Schubert-it, Klimt-it, Wittgenstein-it dhe të Freud-it…

        1. Po, hebrenjtë krenohen me Freud-in, dhe me të drejtë.

          Në kohën kur jetoi Freud-i, hebrenjtë nuk kishin shtet të tyrin, as kulturë të tyren; madje i përshtateshin për bukuri përkufizimit të Borges-it, si “i vetmi popull që e ka atdheun në një libër – Biblën”. Freud-i ishte produkt tipik i mjediseve hebraike të Vjenës, dhe ashtu mbeti deri në vdekje; hebre i rrethuar nga hebrenj, në familje, në shoqëri dhe në karrierën e vet si mjek, filozof dhe shkrimtar. Vetë psikanaliza si teori dhe praktikë nuk mund të kuptohet deri në fund, jashtë marrëdhënieve të saj me hebraizmin si kulturë të jetuari – pa përmendur pastaj faktin që hebrenjtë përfaqësonin një shumicë dërrmuese mes pionierëve të psikanalizës (me përjashtim të Jung-ut, i cili më pas u nda prej tyre, për të ndjekur një rrugë të vetën). Edhe pse Freud-i vetë ishte ateist, racionalist dhe iluminist i deklaruar, teoritë e tij janë pjesë e rëndësishme, në mos themelore, e mënyrës si kultura hebraike, shekullare dhe judaike, komunikoi me kulturën perëndimore, shekullare dhe të krishterë, gjatë shekullit XX; çka lidhet edhe me marrëdhëniet midis aktivizimit të intelektualëve me prejardhje hebraike në kulturën europiane dhe modernizmit në kulturë, art dhe shkencë. Prandaj hebrenjtë e sotëm janë krenarë me Freud-in, sepse jo vetëm e kanë përftuar me traditën e tyre, por edhe vetë Freud-i, me veprën e vet të jashtëzakonshme, ua ka përftuar vetëdijen e tyre moderne, së paku sa i takon rrafshit laik (shekullar).

          1. Bukuri. Atehere Atdheu i Freud ishte Bibla apo Austria?

            Sofizem do thuash ti dhe nje shaka pa objektiv. Dakord. Te gjitha keto qe thua ti lidhur me Freud jane te gjithepranuara edhe pse simptoma maqedonase ne nje fare menyre u shfaq edhe ne kombin me eliten me te kulturuar te kohes – gjermanet. Fshirje origjinash, retushime historike, kthime permbys te fakteve, mohime denigruese, antisemitizem prej injorantesh. Per ta thene me fjalet tuaj z. Autor ja qe argumenti dhe “termat e debatit, në histori dhe kudo gjetiu, duke përfshirë këtu edhe politikën”, rastis ne menyre te kobshme qe shpesh ti percaktoje pala me koketrashe. A nuk e dinin valle gjermanet se cili ishte kontributi i hebrejve? Po antisemitizmi i tyre a nuk mbolli faren e shtetit izraelit – nje krijese edhe sot e kesaj dite me legjitimitet te cunguar?

            Ne kete kuader, me thoni z. Autor – Nene Tereza si “murgeshe e shquar katolike” kishte atdhe Biblen apo Indine?

            Kontributi i njerezve rendom lidhet si me punen e tyre, si me vendin ku punojne, si me origjinen. Kjo nuk eshte nje sjellje vetem e jona. Mjafton qe permendja e tyre te mos jete vulgare apo e pavend. Perballe maqedonasve qe vendosin etiketen e Malokut, nuk eshte dhe aq e pagdhenudr te kujtosh se edhe pas ketyre Malokeve te Zbritur nga Mali qendron premisa per t’u integruar ne nje bote edhe me te madhe.

            1. Thellogos, nuk mund të futem në hollësitë e mënyrës si e trajtuan nazistët të ashtuquajturin “problem hebraik”; por të siguroj se ajo çështje nuk ka asnjë lidhje domethënëse me debatin tonë; pavarësisht nga pesha emocionale që sjell me vete.
              Thirrja e nazistëve në debat është thirrje për ta vrarë debatin.
              Sa për Nënë Terezën, atdheu i saj ishte Kisha Katolike, ndërsa India vetëm territori ku ajo realizoi misionin e vet të përshpirtshëm.

            2. Mire dakord. Por une nuk po tentoj fare ta vras debatin.

              Kerkova ne internet me fjalet “Famous Albanians” dhe me doli e para kjo adrese http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Albanians.

              Lexoj aty emrat e permendur nga ju, por edhe shume te tjere qe jetojne jashte apo qe kane lindur jashte Shqiperise.

              Kerkoj me fjalet “Famous Italians” nje liste e stergjate.

              Te dyja listat takohen ne disa emra. Une zgjedh te preferuarin tim, Antonio Gramshin. Si te mendojme, kush ka te drejte ?

            3. E hapa edhe unë listën e shqiptarëve të Wiki-t. Më tërhoqi vëmendjen që numri dy në listë jo vetëm ishte shqiptar nga Maqedonia (gjë e mirë në vetvete), por edhe përkufizohej kështu:

              Ali Ahmeti: blacklisted terrorist and supreme commander and representative of the National Liberation Arms.

              [Gjithashtu, më bëri përshtypje lista e mjekëve të shquar shqiptarë: Sali Berisha, Petrika Troja, Ferid Muradi (doemos) dhe Albi Qeli, meqë më erdhi keq kur nuk pashë aty dr. Sojak Hanxharin, ndjesë pastë, i cili më ka hequr bajamet vite të shkuara. Përndryshe lista ishte e saktë. Ju lutem mos komentoni për këtë çështje këtu.]

            4. Nderhyrje krejt jashte temes, por ne kontekstin e koenteve:
              Mjeku “i shquar” Petrika Troja??! Ju lutm, mos beni shaka…!! (ne fakt, duhet te jete LUTJE per hartuesit e Wiki-t!)!! Kjo qe lexova, mund te quhet vetem nje tallje, shume e madhe! me falni Xha2, por nuk u permbajta dot; mbeta vertet pa fjale!

            5. Problemi yt z. Autor – ne shprese te miratimit te komentit – eshte fakti se ju nuk arrini te kuptoni me duket se menyra juaj e vleresimit te dukurive ndershqiptare, ka kuptim vetem nese te gjithe individet kane te njejtin nivel kulturor dhe jane po kaq mendje hapur. E them kete pse jam dakord me idene tuaj ne kete rast. Ajo qe dua te nenvizoj eshte fakti se interpretimi ne kete menyre eshte problematik sepse kalon ne shina politike. Ju dini si te mbroheni, sepse ju mbron Dija, ju dini si te argumentoni sepse jeni i Lecitur, ju jeni mendje hapur sepse ky eshte formimi juaj. Por kujt i flisni a mund te ma shpjegosh? Sa kuptim ka kjo perpjekje kur gjithkush te keqkupton. Eshte detyra e elites qe te kuptoje popullin e vet, perndryshe artikuj si ky i juaji jane pozitive vetem ne rrafshin akademik dhe stilistik. Te jesh kritik ndaj sjelljes shqiptare eshte nje gje, por te mos japesh asnje alternative te mirefillte eshte tjeter. Alternativa ka peshe kur ajo KOMUNIKOHET si duhet ndaj auditorit.
              Mendoj une te pakten.

            6. Theollogos, nevoja për të komunikuar me “popullin”, siç shprehesh ti, nuk e përjashton nevojën për të komunikuar brenda elitës. Blogun nuk do ta konsideroja si mjet të komunikimit “publik”, të barasvlershëm, bie fjala, me televizionin.

              Sa për atë që unë nuk jap “asnjë alternativë të mirëfilltë”, nuk jam dakord; çfarë unë nuk bëj, është të duartrokas turmën; ose ta nxit e t’ia mbështet e t’ia kultivoj instinktet, duke i kërkuar si shpërblim çfarë i kërkohet turmës zakonisht (adhurim).

              Më pyet se kujt i flas. Të përgjigjem menjëherë: TY. Njerëzve si ty dhe si mua. Jo çdo lloj ligjërimi është manifest për “popullin”.

              Më në fund, dy mesazhet e tua të fundit kishin përfunduar në SPAM – nuk di pse. Kjo ua ka vonuar miratimin. Por nuk kuptoj pse thua “në shpresë të miratimit të komentit”, çka lë të kuptohet sikur komentet të janë refuzuar ndonjëherë; sepse nuk më rezulton të ketë ndodhur kjo.

      1. i dashur xhaxha, shume tendecioze ato qe shkruan. Nese e ben qellimisht avokatin e djallit per te nxitur maksimalisht reaksione , e pakta dhe e shumta qe mund them eshte se kur te lexoj ne keto orvatje e persiatje you are like a real pain in the neck.

        Nese thellesisht i beson ato qe servir atehere me ben te mendoj se per arsye nga me te ndryshmet ke probleme me identitetin tend, sepse eshte e pamundur qe me aq kokfortesi te sjellesh argumente aq shume kontradiktore dhe siperfaqsore dhe e gjita kjo per te degraduar dhe reject nje pjese te natyrshme te vetvetes.
        Do te me falesh per gjykimin qe po bej po bej ashtu sic ben edhe ti.

        1. Ena, po ku janë këto kontradikta? Pse nuk ulesh t’i analizosh, por mjaftohesh me reaksionet e tua emocionale, të cilave tani u ke shtuar edhe një orvatje patetike për ta zhvendosur debatin drejt psikologjisë së aplikuar?

          Sa për atë “pain in the neck”, të siguroj se është një nga qëllimet e mia – t’u shkaktoj “pain in the neck” skllevërve dhe viktimave të ideologjive.

          1. “Sa për atë “pain in the neck”, të siguroj se është një nga qëllimet e mia – t’u shkaktoj “pain in the neck” skllevërve dhe viktimave të ideologjive”.

            Per kete do te mjaftonte vetem te na tregoje sesi JU e shmanget kete fatkeqesi tonen, apo sesi dolet prej saj kur kuptuat batakun qe ajo ka krijuar. Sa keq sikur kjo te ishte vetem vokacion i individeve te caktuar, se pastaj edhe kjo perpjekje juaj nuk do te ishte shume efektive, e shumta ajo do te ishte nje proces seleksionimi i qyetatareve te zgjedhur.

            1. Unë nuk e di nëse e kam shmangur apo jo; ndoshta edhe unë jam skllav ideologjish – por u takon të tjerëve të ma vënë në dukje, me argumente, jo me ofshama.

        2. Ena,

          është gabim i rëndë të gjykosh motivet e autorit dhe në një farë mënyre të diskualifikon si palë në dialog. Kjo të bën të dukesh e mangët në komunikim, gjë që ta përforcon edhe shqipja e dobët dhe për më tepër iluzioni që ushqeke, se po gjykon si autori i shkrimit; ndërkohë që nuk ke bërë asnjë gjykim sado pak analitik por ke dhëne një vlerësim kryesisht emocional. Kur nuk ke gjë për të thënë, atëherë lëre më mirë dhe mos u ndje gjë fare.

  4. Se pari po te pyesesh ndonje austriak do te te thote menjehere se Arni eshte i yni pra austriak (nje gje te tille perpiqen ta shmangin austriaket per Hitlerin psh.).
    Austria e beri njehere Schwarzenegierin Qytetar Nderi te qytetit Graz
    Gjermanisht e gjen te faqja:
    http://www.politik-forum.at/schwarzenegger-ein-echter-amerikaner-t13444.html
    Österreich ist immer wieder stolz auf die in Österreich geborenen, “erfolgreichen Auslandsösterreicher”. Auch Schwarzenegger ist so ein Leitfigur, die man in der Benennung eines Fußballstadions auch noch auszeichnen wollte.

    Me duket se pyetja ishte e tepert. Ne shume emisione ne gjermanisht permenden ne te shumten e rasteve figurat e shquara ne fusha te ndryshme qe jetojne ose kan jetuar jasht shtetit si gjermane e jo psh. Si amerikane me origjine gjermane. Edhe regjizore ose producente gjermane ne hollywood permenden si „tanet“ pra gjermane qe jetojne atje, dhe kjo eshte e vetkuptueshme. Une nuk e di pse ti deshiron qe shqiptaret te jene me te „perparuar“ se vendet e tjera te perparuara nderkohe qe shqiptare te tille, me te perparuar nuk do ti quash si te tute pra shqiptare me te cilet mund te nderohesh!!!

    1. Shakaxhiu shkruan:

      Une nuk e di pse ti deshiron qe shqiptaret te jene me te „perparuar“ se vendet e tjera te perparuara nderkohe qe shqiptare te tille, me te perparuar nuk do ti quash si te tute pra shqiptare me te cilet mund te nderohesh!!!

      Ta sqaroj unë menjëherë, mjafton të pyesësh.

      Unë dua që shqiptarët të krenohen me veprat e tyre, me kulturën e tyre, me artin e tyre, me frytet e punës së tyre; jo me vepra dhe kontribute që kanë dhënë individë me gjene shqiptare për kultura të tjera. (Për mua, fakti që Ferid Murati e ka pasur babanë shqiptar është po aq relevant sa edhe fakti që super-intendenti i pallatit ku banoj nuk paska qenë nga Kolombia, si e kujtoja unë, por nga Venezuela.)

      P.S. E hapa lidhjen që më kishe dërguar, por lexova sa më poshtë vijon:

      Schwarzenegger ist ein nazihafter Drecksack mit einem Vater, der SS-Angehöriger war, wenn ich richtig informiert bin. Ein narzistischer Lump, der sich für die Todesstrafe ausgesprochen hat.

      [Schwarzenegger është një qelbësirë filo-naziste, bir i një babai që ishte pjesëtar i SS-ve… etj.]

      Nuk më duket se fjalë të tilla shprehin ndonjë farë krenarie, përkundrazi.

  5. xha xhai : në atdheun e Mozart-it, Schubert-it, Klimt-it, Wittgenstein-it dhe të Freud-it…

    ne qofte se atdheu i Freud-it eshte Austria, pra kane te drejte te krenohen austriaket per te megjithe se eshte cifut. Nga ana tjeter edhe cifutet se eshte cifut. A eshte kjo llogjike? A nuk eshte kjo shume me teper se ajo qe bejne shqiptaret me Nënë Tereza, edhe Ferid Murati!!!

    1. Është krejtësisht logjike, për të gjithë ata që e dinë si ka funksionuar kultura hebraike në shekuj – në simbiozë me kulturat e vendeve pritëse. Më duket punë e kotë të vazhdojmë me krahasime me hebrenjtë; së pari, sepse këta kanë shkëlqyer kaq shumë në kaq shumë fusha, sa nuk mund të fillojmë të matemi me ta menjëherë; së dyti, sepse hebrenjtë nuk kishin atdhe të tyrin deri pas Luftës II, por riprodhoheshin nëpërmjet fesë, traditave, kulturës dhe kujtesës (përsëri, i referohem Borges-it, për Biblën si atdhé të hebrenjve); prandaj vepra e Freud-it është njëkohësisht pjesë e kulturës gjermane dhe e kulturës hebraike; sepse kjo e fundit, në përmasën e vet jofetare (jorabinike), nuk mund të shprehej veçse nëpërmjet kulturave kombëtare përkatëse.

  6. Xha xhai: Unë dua që shqiptarët të krenohen me veprat e tyre, me kulturën e tyre, me artin e tyre, me frytet e punës së tyre; jo me vepra dhe kontribute që kanë dhënë individë me gjene shqiptare për kultura të tjera.

    Pse jo!!! Ne fakt shqiptaret si dhe te tjeret krenohen jo se arrijne dicka pra jo per rrezultatin por per faktin se jane ne gjendje te arrijne dicka, pra se jane me te shpejte se te tjeret, si atlete, pse me te forte se te tjeret si boksiere. Rezultati eshte vetem nje fakt qe verteton pse nje njeri ka te drejte te krenohet me CILESITE E TIJ. Pra ata krenohen se jane te afte si njerez me kombesi shqiptare te perqafojne dhe te pasqyrojne tendencat me progresive te kohes. Se ku e bejne kete, brenda apo jasht vendit eshte e parendesishme.

    Sa per dijeni edhe brenda vendit dhe brenda Ballkanit shqiptaret te pakten qe pas luftes se dyte botrore kane treguar se jane demokrate se kane preferuar gjithnje bisedimet, dialogun ne vend te dhunes.

    Sa per ate linkun-g
    http://www.politik-forum.at/schwarzenegger-ein-echter-amerikaner-t13444.html ku shkruhet se:
    Österreich ist immer wieder stolz auf die in Österreich geborenen, “erfolgreichen Auslandsösterreicher”. (Do te thote: austria eshte gjthnje krenare per te lindurin ne austri te suksesshmin austriakun jashtshtetor)
    Qe ka edhe mendime te tjera te ndryshme apo te kunderta kjo eshte e kuptueshme. Ato ofendimet personale ne drejtim te atij sepse ai nuk eshte kunder denimit me vdekje ne USA jane tjeter gje…. Nuk do i ngaterrojme gjerat vetem per te patur te drejte….

  7. Po sjell, në vijim, një pasazh të gjatë nga një artikull-reportazh i Agron Tufës, për Institutin e Trashëgimisë Kulturore shqiptare në Shkup.

    Kishim shëtitur Shkupin në të dy anët e Vardarit. Kishim vënë re diskriminimin midis pjesës shqiptare dhe asaj maqedone. Një diskriminim që kapej vizualisht, pa e maskuar aspak tendencën shtetërore për ta lënë pjesën shqiptare një geto zezakësh, lagje rrangallë mbeturinash, zallamahie e pluhurnaje ku ndodhin vrasjet, krimet dhe kontrabanda.

    Pra, pasi qemë njohur me “Harlemin” shqiptar, në të përkundërt me investimin e madh të ndërtesave, shesheve dhe parqeve të pjesës matanë Vardarit, nuk e di e kujt qe ideja për të vizituar Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe një shtëpi-muze që quhej “Shtëpia e Lirisë”.

    Ndërtesa e Institutit ishte një mini-Kolose’, në mund të themi. Në formë të mbyllur katrore, dykatëshe, me mure të vjetra e të shumë të gjera, ngrehina kishte një pamje madhështore, arkitekturë tipike e shekullit XVI. Siç na thanë, kishte shërbyer në fillim, që nga koha e Pjetër Bogdanit, si han i rëndësishëm, ndërsa më vonë, si burg, etj. Premisa për një muze të famshëm trashëgimie dhe identiteti. Në katet e sipërme, ku ishin improvizuar disa dhjetëra zyra, kishin instaluar vetëm kompjuterat dhe thuajse asnjë letër, asnjë dokument, asnjë material, provë, gjetje apo objekt.

    Instituti, thanë, ka 15 punonjës, shumica me gradën doktor e specialistë të lartë. Por, mjerisht, asnjë gjëzë që të dëshmojë se këtu kihet ndërmend të bëhet ndonjëherë muzeum. E pasi i pamë muret, drejtuesit e muzeut me çanta të bukura dhe mendimet e tyre optimiste, të nisura ç’prej tre vjetësh, u nisëm për tek muzeu tjetër.

    Ndërtesa kishte qenë e një atdhetari, pjesëmarrës në shumë ngjarje atdhetare, kyçe për fillimshekullin XX. Në dhomë na priti një alamet burri shtatlartë me një deng mustaqe, sikur ta kishin zgjedhur me pincetë nga rekuizita e folklorit tonë patriotik. Dhoma-zyrë ku na priti ishte e thjeshtë, me një tavolinë punë dhe njëra, si duket, për pritje. Drejtori buzëqeshi i hutuar kur hymë brenda, megjithëse na priste. Por hutimi i tij kishte të bënte me diçka tjetër: ai s’po mundej të ndalonte një këngë patriotike shqiptare me zë tepër të lartë, të cilën e kishte vënë në kompjuter. Dikush iu gjet ndihmë dhe e fiku me një komandë. Pas prezantimit me mysafirët, ai prezantoi veten, kur e kishte marrë “postin”, çfarë kishte bërë dhe se çfarë kishte ndërmend të bënte.

    Deri tani, tha, kemi përgatitur vetëm një dhomë muzeu të vizitueshme, të cilën na ftoi ta vizitonim. Ishte dhe ajo një dhomë e bollshme, e zakonshme. Koncepti i drejtorit për atë dhomë-muze, reduktohej në paraqitjen e një serie të bollshme fotografish të heronjve tanë kombëtarë nga Skënderbeu e këtej, të marra e të riprodhuara nga librat, revistat, tekstet mësimore, etj. Ndërsa në një tavolinë të posaçme, përveç disa frangave shqiptare të kohës së mbretit Zog I, ishin dhe dy libra të trashë të Sami Frashërit… në turqisht. Në cep të dhomës kishte edhe një uniformë të UÇK-së. Ky pra ishte muzeu, pa asnjë gjë… të tepërt.

    Nuk ia kam idenë në qenë të zotë, apo krejt jashtë loje këta drejtues muzesh. Nuk e di se si do t’i mbushin me përmbajtje partitë politike shqiptare të Maqedonisë këto simbole të etnisë, por trishtimi për këtë formalizëm dhe mungesë vullneti shndërrohet pak nga pak, sa më shumë thellohesh, në indinjatë. Indinjatë e cila bëhet më e mprehtë në kulmin e reagimeve dhe retorikës kundër Enciklopedisë Maqedone. Indinjatë për dy shtetet shqiptare me politikat e tyre të jashtme, të ngathëta e vanitoze. Nuk e di pse nuk më shqitej as atëherë, as tani, një poezi e Xhevahir Spahiut:

    Tehut të shpatës kemi ecur rrufe.
    Pastaj shpata ka ecur mbi ne.

    Nuk kam ç’të komentoj.

  8. Kam klikuar disa here tek ky shkrim. E bej te shkruaj e s’shkruaj dot. Rri e shoh ate foton qe i eshte ngjitur shkrimit e them me vete: Po ky xha xhai si nuk e shquan dot? Mbas them me vete foton e kane gjetur Pishaku a Parrulla, a mbase xha xhai ka shkuar sipas radhes: titull paragjykues, lende per tu gjykuar e foto akuzuese.

    1. CD, imazhi qe percjell Tufa duhet te te shqetesoje ku e ku me shume se nje foto stock e Nene Terezes. Kur e lexova pershkrimin qe ia bente Institutit te Trashegimise Kulturore, m’u kujtua kjo fotoja tjeter, si metafore e impotences kombetariste qe as shpikja e Muradit nuk i ben dot fajde.

      Heidi Schwegler

      1. Të ma kishe kursyer si Xha Xhai, PA, shkrimin kakofonik të Fugës; shqetësohem si për sa shkruan dhe për si shkruan.
        Të falenderoj qe ke sjellë foton me patericë. Për mua ajo ilustron më së miri edhe arsyetimin e Xha Xhait këtu.
        Flitet për shqiptarët e Maqedonisë në veçanti. Zhvillimin e tyre (si shoqëri, jo si indidvidë) në të gjitha aspektet e shoh në stadin foshnjor, si atëhere kur fëmijës i kërkohet të ngrihet në këmbët e veta duke i zgjatur duart e jo duke shkuar e porositur paterica.

    1. Pse s’thua, o Qafir, që paska gisht edhe nobelisti në fiaskon e Enciklopedisë. Si nuk paska dalë ndonjë patriot, ta vërë edhe këtë me shpatulla për muri.

      1. Desha te them qe teknikisht lidhjet e Ferid Murad me Shqiptaret e Ballkanit me rezultojne me te aferta se ato te Gonxhe Bojaxhiut.

        1. Ndërsa mua më duket sikur të dy këta janë më afër njëri-tjetrit, sesa shqiptarëve në Ballkan.

  9. Shumë interesante tema. Them se është akoma shumë larg dita. Dita që ne shqipot të mos të ndjejmë nevojën për të justifikuar në një farë mënyre të gjendurit tonë mbi dhe. Them gjithashtu që ky hall e ka një arsye. Nisemi nga ideja që po nuk nxorëm në shesh të luftës baterinë e rëndë të përbërë nga Gjergji dhe Gonxhja (pa shiko pa shiko, paskemi pasë edhe Feridin?!) e kemi të humbur davanë.

    Tani, nuk kam zgjidhje për të dhënë. Nuk më vjen as ndonjë ide a propozim konstruktiv për të qenë, kaq keq më duket situata.

    Sa herë jam ndodhur në situata të vështira kam kthyer kokën pas me shpresën se po rendnin drejt meje Gjergji dhe Gonxhja. Hiç, nuk u dukën as njëri as tjetra. I kam thirrur shpesh në fillim, pastaj e kuptova që ishte e kotë. Ndoshta s’më ndjenin si të tyren megjithëse unë u përsëritja se vështirë te gjenin një shqiptar më shqiptar se mua.

    Si përfundim, shyqyr që nuk ma varën kur i doja prane. Desha s’desha, u mësova të qëndroj drejt, në këmbë deri në fund dhe vetëm.

  10. Do vije edhe ora e sllavo-maqedonasve; mire do ishte nga Shqiperia po ska gje se edhe Demografia quhet…. Ne shkollat fillore ka me shume femije shqiptare sesa sllave, sidoqofte koha punon per shqiptaret.

    Persa i perket shen Terezes se Shkupit dhe Muratit, argumenti kombetarist eshte fare i thjeshte dhe nuk e kuptoj pse ketu kacavjerrja eshte kthyer ne sportin e parapelqyer.

    Maqedonasit ashtu si cdo fqi’ por edhe me tej, perdorin ndaj shqiptareve argumentin biologjik, se shqiptaret jane gjenetikisht te paafte per kete apo ate, duke filluar nga teoria e famshme e paaftesise shtetformuese e deri tek paaftesia kulturore, njerez me bisht, njerez qe skane shpirt, skane inteligjence etj.

    Keshtu Nene Tereza e Ferid Murali perbejne thjesht kunderargumentin biologjik i cili kthehet ne krenari kombetare, per te thene qe ne vetem pse na ka pushtuar turku apo serbi e s’na ka lene shkollat tona, universitetet tona, bashkimin tone etj, pa jemi ne kete pike.

    Tani sa i vertete eshte ky e tregon vete diferenca humnerore midis nivelit kulturor te shqiptareve ne shtetin shqiptar ndaj atyre ne shtetin maqedonas. Megjithate keta te fundit jane me te pasur dhe e mbajne bishtin lart…..

    Pra te pasurit e nje shteti e ndryshon nje popull si nata me diten nga pikepamja kulturore.

    Persa i perket hebrejve te medhenj, ata dolen nga gjiri i Europes, hebrejte ne Perandorine Osmane kush i njeh?

    Thjesht hebrejte perfituan nga pasuria e papare qe kishin e nga universitetet gjermanike qe ishin ajka e universiteteve ne mbare boten e jo me kot shumica kane qene hebrej gjermane….

    Ne nje peiudhe. kur shkencetaret e medhenj kishin para Lord e Von, kuptohet pse vetem hebrejte mund te rivalizonin me ta….

    1. Vajtues, argumentet e tipit “shqiptarët janë të pagdhendur”, “shqiptarët nuk janë inteligjentë”, nuk mund t’i kundërshtosh duke përmendur disa emra pak shqiptarësh gjenetikë që i kemi eksportuar drejt kulturave prestigjioze.

      Nuk mund t’i kundërshtosh, sepse këto etiketa i ngjiten shoqërisë shqiptare, ose komuniteteve shqiptare; jo këtij apo atij individi. Teorikisht, një komunitet mund të jetë i pagdhendur ose indiferent ndaj dijes ose edhe me IQ të ulët, por megjithatë të nxjerrë nga gjiri i vet individë që shkëlqejnë në çdo drejtim.

      Akuza që u bëjnë maqedonasit shqiptarëve, edhe pse pa baza, absurde, raciste dhe e padenjë për vëmendje, është akuzë e llojit statistikor; sipas logjikës së asaj akuze, individët e shquar që nxjerrin shqiptarët nga gjiri i tyre janë një përjashtim që vërteton rregullin, aq më tepër kur është fjala për njerëz si Nënë Tereza ose Ferid Murati, të cilët janë shquar në kultura të tjera, që s’kanë të bëjnë shumë me tonën.

      E kam fjalën që suksesi i shqiptarëve etnikë jashtë arealit shqiptar në Ballkan mund të përdoret shumë lehtë si provë se fajet për prapambetjen tonë e ka shoqëria shqiptare, traditat që na mbajnë peng, papjekuria jonë, paaftësia për të ngritur dhe mirëmbajtur institucione etj.; në një kohë që fakti që dy-tre individë arrijnë të shquhen gjetiu nuk vërteton asgjë për potencialin gjenetik që i ka përftuar.

      1. “E kam fjalën që suksesi i shqiptarëve etnikë jashtë arealit shqiptar në Ballkan mund të përdoret shumë lehtë si provë se fajet për prapambetjen tonë e ka shoqëria shqiptare, traditat që na mbajnë peng, papjekuria jonë, paaftësia për të ngritur dhe mirëmbajtur institucione etj”.

        Gjermanet kane Republiken Federale ku pajtojne brenda saj – si shteti me i fuqishem madje – nje tradite mijeravjecare kantonizimi dhe ndasish. Belgjika ka nje strukture te ngjashme, po keshtu Britania. Por edhe Franca, qe eshte ndergjegja politike e kontinentit, njeh brenda vetes shumellojshmerine e ndryshimeve qe karakterizojne nje histori qe vjen qe nga Karli i Madh.

        Problemi federativ apo konfederativ si menyra organizimi prezumojne domosdoshmerine e bashkejeteses mes grupeve te ndryshme jo vetem etnike, por edhe kulturore dhe fetare. Te gjitha keto nisin prej dhunes se grupit me te forte, por e rregullojne mbijetesen permes menaxhimit te mencur dhe tolerimit reciprok. Shembujt e mesiperm – nuk te vlen ketu rasti i Bismarkut – flasin te gjithe per kete.
        I vetmi rast historik kur supremacia e federates, apo ekzistenca e saj eshte zgjidhur vetem permes dhunes eshte rasti i sllaveve. Jo vetem Rusia feudale apo bolshevike, por edhe ceket me sllovaket – dy grupe sllavesh katolike tejet te perparuar nuk arrijne qe te bashkejtojne. E njejta me ukrainasit dhe ruset apo bjelloruset. Me keq serbet me kroatet dhe sllovenet.
        NUK KA NE HISTORI NJE SHEMBULL KU SLLAVET TE NJOHIN SUKSESIN SHTETEROR PERTEJ NOCIONIT TE DHUNES PERMANENTE. Nuk eshte rastesi qe strukturat me te afta te sherbimet te intelgjiences, format me te persosura te aparatit represiv zene fill mes tyre.
        E ne kete oqean sllavesh ku ne jetojme si mund te absolutizosh pergjegjesite e shqiptareve perkundrejt nje areali ballkanik te infektuar nga dhuna dhe paragjykimi. E nenvizoj kete se konflikti shqiptaro – maqedon – qe do te mbyllet me nje terheqje zvarre te Maqedonise brenda ne NATO – nuk eshte ferkim kulturor dhe aq, por ETNIK. Dhe ai nuk ndryshon fare ne permbajtje nga dokrrat e pararendesve serbe. Dhe per ironine e tyre si deshtake organike – nga 1912 e deri me sot me projektimin e gjymtimit ata prodhuan te pakten dy shtete shqiptare ne Ballkan. Une shtroj pyetjen ketu : A ka mundesi qe te vendosen ura komunikimi mes shqiptareve dhe sllaveve?

        Personalisht kuptoj shume mire naivitetin qe karakterizon katundarizmin politik tonin. Por nuk eshte e vertete qe vetem shqiptaret jashte kane krijuar faren e suksesit. Nje politikan te kalibrit te Ibrahim Rugoves askush ne Ballkan nuk e pretendon dot edhe pse koha e vleresimit te tij real ende nuk ka mberritur. Askush nuk shtron ne Ballkan problemin e KONKURENCES, madje bejne cmos ta shmangin ate. Dhe per sa kohe operohet me metoda represive dhe nuk lejohet ky kompeticion atehere askush nuk mund te akuzojhe askend per mangesi genetike, per prapambetje etj.

        PS: E kam shkruajtur ate “me shprese…” sepse pas nisjes se komenteve nuk me dilte fjalia “your coment is awaiting moderation”.

  11. A duhet që popujt e kombet, vëndet e krahinat të krenohen me personalitetet që kanë dalë prej tyre apo kanë lidhje gjaku?
    Duke e cilësuar krenarinë, përmendjen pozitive, mosmarrjen e meritave të tjetërkujt për t’ja veshur vetes, lagjes, krahinës a kombit, si të ndryshme nga mburrja ku përmendja bëhet vetëm dhe për qëllim që meritat e tjetërkujt ti gëzojë automatikisht vetja, lagjja, krahina a kombi – pyetja e mësipërme mund të marrë përgjigje, të cilat mund ti grumbullojmë në dy grupe: njërin rreth po-së, tjetrin rreth jo-së.
    Po huazoj fjalët e Riçard Fordit në librin DITA E PAVARSISË, për të shprehur pse po:
    Sepse një krenari e tillë është në fakt kremtim i mundësive njerëzore, që i jep secilit prej nesh nxitje me kujdes për të menduar nga se varemi, e mbas kësaj për të konsideruar në ç’rrugë ne jemi të pavarur apo mund të jemi.
    Dhe po përkthej një fjali po të tijën po aty për pse jo:
    Megjithatë, nuk shoh shënja për Derslajër (Drevrasësin) a Sallën e të Famshmëve, që thjesht më thotë se Kuperstouni nuk bën be në bëmëtarë apo magjepsje por parapëlqen të qëndrojë në këmbët e qytetërimit të vet.
    Autori i këtyre mesazheve kaq të kundërta një faqe larg njëri tjetrit, e lë sërish të hapur pyetjen e besoj se edhe kjo ka kontribuar në akordimin e çmimit Pulitzer për të.
    Në mund ti japim pyetjes përgjigje shteruese a pretendojmë se po, bukur fort, por mbasandaj le ta mendojmë në mund t’u themi shqiptarëve të protestave, kombëtaristëve apo shqiptarëve të Maqedonisë të krenohen dhe me kë apo të mos krenohen dhe sepse. Psh. të krenohen me këngëtaren e “…do të behemi milioner…” apo me nënën e më të varfërve të të varfërve, e kjo jo në ndonjë klub ekskluziv pasunarësh por në botën gjërë.
    Të mos krenohesh me Nënë Terezën e Kalkutës sepse përkushtimi i saj ka qënë për njerëzimin e jo për shqiptarët ke thënë falsitet; shqiptarët janë njerëz e pjesë e po atij njerëzimi.
    Të mos krenohesh me Nënë Terezën e Kalkutës, sepse arritja e saj pretendohet të jetë bërë pa kurrfarë takimi me kontekstin e shqiptarëve të Maqedonisë është të pretendosh se udhëtari nuk është çfarë ishte kur u nis por çfarë është në mbritje. Kështu korsikani bëhet parisien e tropojani tirans. Në termat e jetë-vdekjes personalitetet janë të vdekur, sepse janë më shumë të vdekur (murgeshë katolike) se sa të gjallë (shqiptare). Nuk hiqen me dy të trokitura të tastjerës 18 vjetët e rinisë së saj dhe as rruga e saj prej Shkupit, Kroacisë, Skocisë, Indisë e rikthimit, aq më tepër që Nënë Tereza e Kalkutës ishte njeri që besonte e rrjedhimisht me lidhje shpirtërore superiore; por nëse këto edhe s’shihen e jo të gjitha dihen, toleranca fetare e etnisë që ajo e tregoi kur varrosi muslimanin si musliman, indunë si indu e katolikun si katolik, është lopa e shenjtë në rrugë. Sigurish, nuk ju kërkohet ti faleni, por nuk ju lejohet ta shtypni.

    1. Meqë e hape vetë këtë shteg të muhabetit, CD, do të të lutesha të më thoje se çfarë trashëgimie nga Nënë Tereza gjen ti sot në shqiptarët e Maqedonisë, komunitetet e tyre dhe jetën e tyre kulturore; përtej mburrjeve me emrin e saj, natyrisht, dhe statujave dhe portreteve të varura në zyra dhe pagëzimet e shkollave ose të shoqatave. Kur flas për trashëgimi, kam parasysh jo vetëm çfarë është bërë, por edhe çfarë shpresohet të bëhet. Unë realitetin e shqiptarëve të atjeshëm e njoh në mënyrë të sipërfaqshme dhe nëpërmjet syve dhe mendjes të së tjerëve; prandaj dua që dikush, jo doemos ti, të më shpjegojë se fenomeni Nënë Tereza nuk është një përjashtim, por shprehje e një kulture e cila ndeshet edhe sot e kësaj dite, dhe jo në nivel individësh (të cilët mund të jenë gjithçka dhe të aspirojnë gjithçka), por komunitetesh. Nuk e kam fjalën për katolicizmin atje, as për përvuejtninë ose përkushtimin monastik, as për kultin e shtesës demografike; por më tepër për ndjenjën e solidaritetit, angazhimit social, kontributit qytetar. Më thonë që shqiptarët e atjeshëm janë mirë nga gjendja ekonomike, e gjithsesi më mirë sesa bashkëqytetarët e tyre sllavë; më thonë edhe që shumë të tillë, që kanë mërguar në SHBA, janë pasuruar shpejt dhe fort. Nuk shoh që këta të ndihmojnë, me pará (jo me peticione dhe fjalë të mëdha), kulturën kombëtare të komunitetit të tyre; përndryshe muzeu (dhe Instituti përkatës) nuk do të ishte ai tmerri që përshkruan Agron Tufa, por një institucion për të cilin do të ndihej krenar çdo shqiptar, brenda dhe jashtë shtetit të Maqedonisë.

      1. Meqe vete nuk i ndaj shqiptaret e andejshem e te ketejshem ngado qe keto andej e ketej te bien, po sjell me poshte nje shembull shume domethenes per ndihmen me para. E para se t’a bashkangjit me postimin, mendimi im i heperheshem eshte se “…hithni, hithni, tok dollare/se do mbetemi te share…” ne formen klasike eshte i tejkaluar per kohen ku jetojme.

        Elsa Demo, shkruante tek Shekulli i dates 03/09/2009:

        Lume Juka, murgeshë e urdhrit të Nënë Terezës, i shkruan më 19 qershor 2009 nga Nju Jorku, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare:

        “I ndershmi Dr. Plasari… Prof. Dr. Safete Sofia Juka – motër e jemja e dashtun e njeri me vlerë – ka depozitue në nji Bankë të New York-ut nji shumë prej $ 40.000 (dyzet mij dollarë) që t’i kalojnë Bibliotekës Kombëtare Shqiptare.”
        Dje, drejtori Plasari tha se kjo shumë është tashmë dhurata më e madhe dhe më e pazakontë që i është bërë ndonjëherë nga ndonjë individ, madje edhe nga ndonjë subjekt tjetër, Bibliotekës Kombëtare. Ai sqaroi se këshilli shkencor i këtij institucioni që e drejton prej më shumë se një dekade, ka marrë tashmë një vendim për administrimin e kësaj shume.


        Nje interviste e kesaj zonje dhene K. Zylos gjendet tek TemA e sotme.

        1. Lajm shumë i mirë.

          Po të isha unë në vend të Plasarit, me ato fonde do të kisha ngritur një sallë leximi të vogël e të dedikuar, bashkëlidhur me emrin e dhurueses – p.sh. Dhoma Safete Juka, ose diçka në këto vija. Mund të ishte një sallë për Bizantin, ose hidraulikën, ose Enciklopeditë Ballkanike… përmbajtjen le ta caktonte nevoja.

          Ashtu edhe njerëz të tjerë do të mësonin për gjestin fisnik të zonjës, dhe ndoshta do të frymëzoheshin për të vepruar ashtu; ndonjëherë edhe e mira është ngjitëse.

          1. Pikerisht c’ka Plasari ka thene se do beje;por po te isha une ne vend te Plasarit, do kisha bere:
            – nje liste me tituj si ajo qe cdo njeri i vecante ben tek Amazon.com, me ose pa kontrate me Amazonin (apo librarite online te shqipeve) qe me ato para te paguhej vetem transporti ndersa librat nga dhurues te tjere;
            – ose po nje liste me tituj qe me tu plotesuar me dhurimet e zoteruesve nje shoqeri spedicioni (dikush i ketyre puneve ka shkruar ketu) i nis per ne Tirane.
            Nje projekt i tille eshte bere dhe mirembahet ne biblioteken e Korces, me defektin se jo te gjithe titujt jane ata qe i duhen lexuesit te atjeshem.

            1. Kurse unë do sygjeroja dy gjëra në vend të një gjëje.

              Së pari atë që po thonë të gjithë: dedikimit të një salle leximi emrit të bamirëses Lume Juka.

              Dhe së dyti nga pikëpamja ekonomike nuk ka kuptim që paratë të shpenzohen, sepse çdo investim do presupozonte një rritje të shpenzimeve në mirëmbajtje në të ardhmen për Bibliotekën Kombëtare. Përkundrazi ato duhet të përdoren për të krijuar një endowment (nuk e di se si mund të përkthehet në shqip kjo fjalë) ku vetëm paratë që vijnë nga përqindjet të përdoren për investime (p.sh. paratë mund ti jepen shtetit me përqidjen me të cilën po ky shtet paguan kreditë p.sh. atë të rrugës Durrës – Kukës).

              Në këtë mënyrë çdo dhurim që i bëhët Bibliotekës Kombëtare shërben jo për të tashmen por për të forcuar themelet e të ardhmes së saj duke rritur sasinë e parave rezervë si dhe përqindjet që vijnë nga to.

  12. Epo ja qe popujt o xha xha, keshtu jane gatuar, mburret edhe hebreu i pagdhendur ne ndonje cep te shkretetires se Negevit me hebreun gjerman te shek 19 e gjysmen e pare te shek 20 ( se kur Amerika e Rusia merdhifen universitetet gjermane, merdhifen edhe kokat cifute).

    Niveli i pergjithshem kulturor varet kryekeput nga shteti. Po te lejoi e te financoi shteti te besh shkollen ja ku eshte niveli kulturor po ste lejoi hidhu perpjete sa te duash.

    Ska lidhje fare puna e traditave, ai hebreu merrte nobel dhe ne shtepine e vet fare mire mund te ishte patriarkalist i thekur qe s’linte gocen te shkonte ne shkolle.

    Persa i perket potencialit gjenetik shqiptaret e kane vertetuar historikisht qe jane me te pershtatshem per vezire, perandore e gjenerale sesa per shkencetare e shenjtore.

    Sidoqofte argumenti biologjik mund te kete vetem kunderargument biologjik dhe ky i joni eshte i afte ta mposhte kundershtarin e vet.

    Me ben pershtypje qe ti vete do te hedhesh poshte kunderargumentin biologjik per te lene ne shesh argumentin biologjik te fqinjve.
    Sikur qofte ‘Per l’amor proprio’ meqe si shqiptar je edhe ti brenda ne kazan duhet te mbaje qendrim kritik ne radhe te pare ndaj argumentit biologjik, jo ta hidhje paraprakisht poshte me dy fjale e pastaj te sulmoje ashper kunderargumentin, duke lene ne sheh fitimtar pikerisht argumentin.
    Nejse….

  13. Nuk eshte kunderargument drita e aureoles se te ardhmes Shenjtore Nene Tereza, drite te cilen ne perpiqemi ta shtrijme edhe mbi kokat tona, edhe mbi kokat e shume shqiptareve te tjere te cilet, si une per shembull, nuk jane aq mendjehapur dhe humaniste sa ishte humanistja e madhe. Une nuk them dot, per shembull, qe i dua te vobektet indiane me shume seç dua te vobektet e vendit tim. Une zor se do i hiqja etjen nje lebrozi. Une zor se do kisha aq kureshtje dhe respekt per kultura dhe vende te tjera. Pra me do me vriste pak ndergjegja sikur te rrekesha te pervetesoja dimensionin fetar dhe humanist te Nenes. Besoj ne ate shkalle sa te imagjinoj Nene Terezen duke me shikuar me dhembshuri dhe perdellim. Do i kerkoja falje shume shpejt.

    Cili mund te jete nje argument? Ka shume argumente, une po rreshtoj vetem disa :
    1. jam shqiptare dhe nuk kam nevoje te jap llogari si, pse, qe kur jam ne keto troje- aty kam lindur une dhe prinderit e mi
    2. respektoj ligjet e vendit tim apo te vendit tjeter ku jetoj – refuzoj te eci ne vazhden e krijuar nga shqiptare te tjere, ne vazhden e allishverisheve dhe marifeteve te vogla, ne vazhden e shitblerjes se çdo vlere
    3. çdo dite jetoj duke mos harruar kurre se nuk perfaqesoj vetem veten pra mundohem te them sa me pak budallalleqe per kombin te cilit i perkas
    4. jam e bindur qe ka shume bashkekombas te tjere qe jetojne aktualisht, shume me te denje se une dhe krenohem me ta
    5. midis ketyre do te kujtoja ata djemte jo te pasur te lagjes sime ne kryeqytetin tim shqiptar, qe çdo mengjes i shikoja te shkonin ne shkolle me çantat e vjetra mbi supe- djem te thjeshte e fjalepak qe benin çdo dite detyren para vetes, prinderve dhe atdheut, ne heshtje, pa u mburrur dhe pa u kushtuar rendesi britmave fallco te pseudopatrioteve te shumte.

  14. Vë re me keqardhje se një diskutim i tillë degjeneron në momentin që arsyeja i lë vend pasionit dhe në këtu të gjitha palët janë të humbura. Të paktën në raport me njëra tjetrën ngaqë as autori me vërejtjet e tij objektive nuk e arrin dot më arsyen e kombëtaristëve, e as këta më zellin e tyre patriotik nuk lënë dot as edhe një hapësirë sado të vogël për t’u thelluar në argumentet.

    Pyetja e fundit e autorit lidhur me rolin faktik të veprës së Nënë Terezës në etikën, kulturën dhe vetëdijen kombëtare meriton detyrimisht një përgjigje e cila të jetë përtej propagandës së zakonshme kombëtariste, në qoftë se këta do të duan të ruajnë dot një farë autoriteti në diskutim. Nëse po këta nuk janë në gjendje ta vërtetojnë këtë lidhje midis atij personi dhe realiteteve shqiptare ne Maqedoni apo gjetkë, atëherë le të vazhdojnë t’ja mbajnë asaj portretin lart edhe më lart, por le të mos lajthitin e të besojnë se mund të bëhen dot ndonjëherë palë një një diskutim serioz.

    Një pyetje tjetër për kombëtaristët. Si ka mundësi, që të gjithë shqiptarët aktualë të mëdhenj bëhen dot të tillë vetëm kur ata zbulohen ne realitetet jashtë-shqiptare. A parashikojnë kombëtaristët – qoftë edhe vetëm teorikisht – mundësinë e një shqiptari po aq të madh, i cili të rezultojë si i tillë vetëm në raport me rrethana që janë kryesisht shqiptare. Pra një shqiptar i madh, i cili nga një realitet social shqiptar i jep një shtytje të konsiderueshme ideve humanitare; dhe si i tillë zbulohet prej tyre, si dhe vlerësohet e respektohet prej tyre; pra pa qenë nevoja që të marrë një çmim diku nëpër botë, për t’u bërë vetëm pastaj dot i rëndësishëm për shqiptarët.

    Edhe një gjë më vrau sytë; ose më mirë dy. U përmend Gjermania e viti 2006 disa herë për sa i përket ringjalljes së ndërgjegjes kombëtare gjermane. I dashur mik, mos i ngatërro gjërat. 2006 ishte një kampionat futbolli dhe nuk besoj se ke gjë vërtetë ndër mënd të konkretizosh një gjykim tëndin lidhur me ndërgjegjen kombëtare duke u referuar në fenomene sportive. Të lutem mos ja bëj këtij bllogu këtë gjë, sepse kjo është turp.

    E dyta që më vrau sytë ishte shembulli i Guvernatorit aktual të Kalifornisë, si dhe faktit që austriakët qenkan krenarë për këtë gjë. Këtu ngatërrohen njëkohësisht disa gjëra. Historia e atij njeriu ishte thjeshtë një sensacion dhe në rastin më të mirë një shembull i shoqërisë liberale amerikane. Ai njeri në atdheun e tij nuk do të ishte bërë dot as polic, por ja që shkoi diku tjetër ku vlejnë kritere të tjera për vlerësimin e aftësive personale. Austria e flaku atë praktikisht jashtë, pasi nuk i ofroi dot mundësitë, që ai të bëhej ai që donte, kështu që është e imagjinueshme ta duash e vlerësosh atë njeri për muskujt e tij, por që ta përgjithësosh këtë zhvillim si shembull të krenarisë austriake për bijtë e saj diku tjetër në botë më duket një keqkuptim tepër fatal (sepse nuk dua ta cilësoj si një broçkull të lebetitur fare).

    Edhe një e tretë gjë akoma. U përmend Frojdi (pse xhanëm?). Sigurisht që jeta dhe vepra shkencore e tij ishte një produkt i kulturës austriake, pasi edhe sikur ajo të kishte lulëzuar dot në atë forme në një ambient të menjëhershëm çifut, psikanaliza ishte një shkencë e cila mund të lindte dot vetëm një një shoqëri aq analitike si ajo austriake. Mendimi intelektual i hebrenjve në Gjermaninë dhe Austrinë e asaj kohe ishte as më shumë e as më pak se një pjesë e kulturës kombëtare të atyre shoqërive. E them këtë jo për të dashur të jem politikisht korrekt, por elitat e hebrenjve vendas ishin pjesë e integruar e elitave kombëtare të atyre vendeve dhe kush nuk e ka kuptuar dot akoma këtë, gjendet në një mendësi të kapërcyer prej kohësh pikërisht për pasaktësinë objektive të saj aq flagrante.

    Xha Xha, urime dhe faleminderit për shkrimin e shkëlqyer dhe ndoshta duhet që disa gjëra t’i bësh kabull, se nuk të ngelet gjë tjetër.

    1. Nuk besoj se bej pjese te kombetaristet edhe pse disa argumente te miat jam i sigurte se interpretohen si te tilla. Por edhe po te beja nuk do me vinte turp per kete… te pakten tani, sepse sikurse thote shpesh administratori kryesor i ketij blogu “te nderrosh mendim nuk ka asgje te keqe”.

      “Si ka mundësi, që të gjithë shqiptarët aktualë të mëdhenj bëhen dot të tillë vetëm kur ata zbulohen ne realitetet jashtë-shqiptare. A parashikojnë kombëtaristët – qoftë edhe vetëm teorikisht – mundësinë e një shqiptari po aq të madh, i cili të rezultojë si i tillë vetëm në raport me rrethana që janë kryesisht shqiptare.

      Une nuk mendoj keshtu. Por neve na pelqen qe te permendim vetem figura, madheshtia e te cileve eshte certifikuar nga BOTA. Sepse edhe sot e kesaj dite jemi ne perpjekje per t’u legalizuar ne nje realitet qe i shet vlerat demokratike dhe njerezore si te qenesishme edhe pse per hir te stabilitetit mund t’u jape ketyre te fundit nje standard te dyfishte.

      Per mua edhe Noli, Cabej, Xhuvani, Poradeci, Besnik Sykja, por edhe shume figura te tjera te mjekesise shqiptare jane madheshtore. Mitrush Kuteli, Imzot Prendushi, Bernardin Palaj po ashtu. Pse? Sepse zgjodhen nje detyre shume te veshtire ne raport me kohen dhe rrethanat. Per mua nje ngjarje si Kongresi i Manastirit i jep nder shqiptareve, jo perpara spurdhjakeve qaramane qe i kemi fqinj, por perpara zgjidhjes me dinjitet te sfidave madhore te nje vendi. Pseja e dyte ? Sepse perkundrejt dijes per ata qe na rrethojne nuk zgjodhen te kultivonin nder ne ate qe bente p.sh nje nobelist meskin si Andric apo ndonje poet sharlatan qe bertet nga tribunat e Beogradit sot, por referuan per nje mbrojtje reale per t’i dhene shqiptarit Dinjitetin qe i takon. Si shqiptar, sepse ne per kete urrehemi sot dhe dje, por edhe si qytetar aspak inferior ne nje Histori qe nuk na faturon ndonje faj.

      “Pyetja e fundit e autorit lidhur me rolin faktik të veprës së Nënë Terezës në etikën, kulturën dhe vetëdijen kombëtare meriton detyrimisht një përgjigje e cila të jetë përtej propagandës së zakonshme kombëtariste, në qoftë se këta do të duan të ruajnë dot një farë autoriteti në diskutim”.

      Perballe kujt do te duhet te ruhet ky autoritet? Adoptimi i miteve nuk merr ne konsiderate rregullat matematikore te Arsyes se nje individi te civilizuar, ajo thjesht krijon qasje permes pasionit dhe nevojes per identitet. Si e ketille edhe sikur te gjithe t’u duartrokisnin JUVE kjo nuk do te kishte ndonje vlere REALE.

      Por edhe kjo pyetje e ka nje pergjigje. Heronjte shqiptare, apo preferenca shqiptare per figura udhehiqet kryesisht, ne mos detyrimisht, nga nevoja per integritet heroik te atij qe shkeputet nga trualli i realitetit historik dhe ngrihet lart si instrument i mitologjise dhe krenarise. Te Tereza asgje te ketille nuk ka. Ajo perqafohet me naivitet per origjinen e saj – te cilen e ka cilesuar edhe vete – por edhe per vepren qe dha. Ajo adhurohet per ironine e kesaj BOTE dhe per nje leksion madheshtor nga Kisha Katolike, nga indianet e cdo feje dhe nga nje popull me perberje 75 % muslimane, pra shqiptaret. Vete ky element i fundit ne mos deshmon emancipim, e nxit ate dhe i ben jehone tolerances ne nje rajon, ku kultura e shurdhjesave fqinjerore identifikohet kryesisht me fene.

      1. theollogos,

        unë me shumë gjëra të tuat nuk jam dakord, ngaqë më duken pa substancë, më shfaqen me një natyre propagandistike e demagogjike, më duken jofunksionale dhe në fund të fundit të shtirura.

        Miti i katolikes Tereza është një i shtirur dhe i manipuluar. Instrumentalizimi i tij filloi që në kohën e Ramiz Alisë dhe vazhdoi me po aq pasion në periudhën e dështakëve të tjerë politikë, të cilët me po aq zell e shtynë Shqipërinë dhe shoqërinë e saj në një humnerë intelektuale dhe civile (po ashtu edhe ne Kosovë dhe gjetkë) dhe e përdorën atë shenjtore të kishës katolike si një lloj hajmalie.

        Që nuk dua të hyj fare këtu në diskutimin diçka si më substancial, që për mua për shembull Nënë Tereza është një simbol regresiv i disfatizmit dhe nënshtrimit ndaj të keqes, durimit dhe tolerimit të saj, që substanca e veprës së saj ishte thjeshtë ajo e lëpirjes se plagëve pa bërë zë, ajo e lëmoshës kokulur, ajo e mëshirës për mizerjen e njerëzimit dhe se Nënë Tereza apo kushdo qoftë i formatit të saj nuk mund të pretendojnë dot figurën e një miti në një shoqëri të emancipuar, e cila si e tillë vlen dot vetëm kur i funksionojnë gjërat e saj vetvetiu, pra institucionet, kur shoqëria ka një etikë dhe moral të tillë, që çdo qytetar dhe qytetare të ketë të garantuar fillimisht dinjitetin e vet personal në publik.

        Unë nuk jam për atë zgjidhje, që çdo qytetar i shoqërive shqiptare mund të nëpërkëmbet nga çdo shqiptar i veshur me pushtet në diktaturë dhe demokraci dhe pastaj për ta narkotizuar në këtë mizerje civile në të cilën ai gjendet i ulurijmë në surrat që Nënë Tereza është shenjtore e Kishës Katolike apo që Ymer Pampuri ngriti kaq apo aq qindra kilogram dikur. Come on! Në këtë lloj errësire mesjetare dashkemi ta futim shoqërinë shqiptare, që të rijmë e durojmë në heshtje, se si shqiptarët pa brejtjen më të vogël të ndërgjegjes ç’kish shalë e cica të tyren e shitën për sa mundën në trotuarin e parë ku zbritën në Itali dhe ç’kishte rrudha e ish mbështjellë me çarçafë ja e bënë shenjtore, vetë se dikush tjetër i vari një çmim, i cili kur nuk jepet në shkencat e sakta është politikisht gjithnjë e më konjuktural.

        Diskutimi për Nënë Terezën shqiptare është i turpshëm ngaqë tregon një mizerje intelektuale të dhimbshme, një kompleks inferioriteti gjigant, një injorancë të pashembullt dhe në fund është thjeshtë manipulativ, pasi të paktën në rastin e asaj katolikeje ajo gjithçka e bëri për dashurinë për Zotin e saj, ne formën që ajo e përfytyronte atë Zot, që në vetvete nuk ka ndonjë gjë shqiptare. Sa për Shqiptarët dhe Zotin, këta janë një gjë tjetër nga kjo e para, se kur ju dhanë një kazmë në dorë për t’ua vënë kishave, nuk bëri gjë njeri as “gëk” e as “mëk” por ua vunë atyre që në themel.

        Me vjen edhe turp ndonjëherë që diskutimin “shqiptarë – botë” ta kufizoj duke u kapur tek individë globalë të cilët rastësisht kanë qenë biologjikisht me prejardhje nga familje shqiptare. Sigurisht që shqiptarët janë një popull madhështor por për mua mbetet një fyerje publike intelektuale karshi gjithë shqiptarëve që atyre t’ju imponohet një figurë publike e huaj si idhull, vetëm për shkak të një rastësie biologjike pasi kjo tregon një varfëri shpirtërore të llahtarisur dhe vetëm kjo që nuk u honepskërka dot. Dhe kur flas për shqiptarët si një popull madhështor nuk e them dhe e besoj më shumë ëndje këtë, kur shoh se sa shumë substancë paskan pasur për të mbijetuar etnikisht apo edhe nga pikëpamja sociale, megjithëse sistematikisht atyre ju shkatërrohet çdo dite e më tepër substance nga kodeve e tyre morale për shkak të keqpërdorimit të pushtetit publik nga ana e elitave politike në pushtet.

        E thënë shkurt, Nënën Tereza ne veprën e saj nuk ka asnjë impuls progresiv, i cili të shërbejë dot si emërues i përbashkët kulturor i shqiptarëve, pasi ajo në cilësitë e saj te evidentuara dhe të vlerësuara ka ekzistuar si e tillë vetëm në një realitet krejtësisht jashtëshqiptar dhe se e dyta vepra e saj nga pikëpamja substanciale jo detyrimisht është progresive. Nënë Tereza hyn në kategorinë e narkotikëve te lejuar dhe më bëni një ndër e mos më kujtoni gjë Marksin këtu, se nuk e kam pasur gjë fare në mëndje.

        Ajo puna e autoriteti në diskutim ka të bëjë me faktin që njëra palë nuk mund të përvetësojë një nobeliste si argument që ka të drejtë. Kurse ajo puna e Ivo Andric ishte vërtetë e dhimbshme. Sinqerisht që ke gjë në plan të vijosh me një diskutim të formatit “nobelistë sllave = të këqij; nobelistë shqiptarë = të mirë”? Sinqerisht që edhe këtë ke në plan ta bësh dhe nuk të vjen gjë fare turp apo keq për mua që duhet të ta lexoj???

        Se andej nga fundi sikur i rashë pak si diagonal, por sinqerisht që ja dole dot që në një fjali të lidhësh dot në një relacion koncepte si Nënë teraza, “ironi” dhe “emancipim”? Kemi përfunduar gjë pa e kuptuar në hapësirën e narkotikëve jozyrtarisht të toleruar?

        1. Pifto,

          Nuk me duket as i shtire, as shume larg mendsh, as ftues per retorike sarkastike argumenti i fundit i Theollogos per vleresimin e Nene Terezes mes shqiptaresh si produkt dhe ushqyes i tolerances fetare. Madje me c’po kuptoj, kjo eshte pikerisht edhe kerkesa e Xhaxhait, vleresimi i ketyre figurave jo per nga trashegimia e tyre gjenetike, por per nga trashegimia e tyre kulturore, ku dhe toleranca fetare mund te konsiderohet si trashegimi kulturore.

          E kam parasysh objeksionin se toleranca fetare nuk eshte virtyt esencial vetem i shqiptareve, dhe se Nene Tereza shpreh nje lloj tolerance fetare tipike te kristiane me shume se sa te Shqiperise. Nuk di Bojaxhinjte jane kristiane apo eshte Gonxhja kristiania e pare mes tyre, pasi po qe se eshte ky rasti i dyte e verteta, kufiri Kristianizem-Shqiptari tek Nene Tereza eshte aq i turbullt sa dhe kufiri Austri-Judaizem tek Frojdi, ku misionarizmi i Nene Terezes ne emer te Krishtit do mund te konsiderohej po aq shqiptar sa dhe mercenarizmi i malesoreve shqiptare ne emer te fuqive te kohes. Dhe ky eshte objeksion i drejte po qe se rasti i pare eshte e verteta, pra po qe se Gonxhja lindi ne nje familje te krishtere, por qe ne lidhje me pergjegjesine si standard i autoritetit qe vure ne dukje, nuk meritonte te zevendesohej aq ad hominem sa dhe u lejua nga influenca e “narkotikeve jo zyrtarisht te toleruar.”

          1. Lulian,

            unë jam në rregull me çdo gjë me ty. Me bren vetëm një pytje. Mos vallë toleranca fetare e shqiptareve buron gjë nga injoranca fetare e tyre? Nga indiferentizmi i tyre për “punët e Zotit”? Nga paudhësia historike fetare e shqiptarëve? Sepse vërtet që më çudit, që pikërisht këta njerëz që qënkan kaq tolerantë në punët e feve i nxjerrin sytë njëri – tjetrit pa problemin më të vogël për çështje banale të një karakteri konvencional si ” e lagu apo nuk e lagu”; apo “Sala” apo “Edi”. Është gjë vetëmashtrim që injorancën fetare të konvertuar në indiferentizëm ta shesim për tolerancë fetare? Kemi mashtruar gjë veten me këtë?

            Mua më duket sikur tolerancën (injorancën) fetare shqiptarët e kishin në mes tyre dhe nuk ua pruri gjë “Nënë Tereza”, e cila – sigurisht pa dashjen e saj – solli dhe instaloi dot vetëm një perëndi tek shqiptarët; atë të ndihmave dhe të kujdesit filantropik për të varfrit, mentalitet prej të cilit shqiptarët nuk do ta kenë të lehtë të shkëputen dot, për t’i hapur dikur rrugë zhvillimit të tyre ekonomik.

            1. Është gjë vetëmashtrim që injorancën fetare të konvertuar në indiferentizëm ta shesim për tolerancë fetare? Kemi mashtruar gjë veten me këtë?

              Kam pershtypjen se ngaterrohesh pak kur flet per ‘injorance’ fetare, sepse edhe sot teologjia nuk eshte sport masash, ergo 95% e planetit jane ‘injorante’ dhe ne te njejten kohe ‘intolerante’.

            2. Hej Pifto, meqe je ngacmimi (nxitja) e fundit qe kam lexuar ne kete teme dhe nese me lejohet, po te shkruaj mendimin tim mbi “injorancen fetare”.

              Si fillim, nuk besoj se ka popuj fetarisht te lecitur. Vete termi “injorance fetare”, eshte shume i gjere. Nese marrim me mirekuptim se e kunderta e injorances eshte dija per punet e fese, populli i thjeshte, asnjehere nuk ka qene “i ditur fetarisht”. Popujve u eshte indoktrinuar nje bindje fetare me gjithe te mirat dhe te keqiat e vete doktrines. Popullit shqiptar, per arsye te ndryshme nuk i eshte arritur ky indoktrinim masiv.

              Shoh se padrejtesisht per mendimin tim, kerkon te futesh brenda mos-interesimit fetar te shqiptareve, terma negative. Kur ne fakt, nuk eshte gje tjeter, sesa mosinteresim per punet e fese. Ne te njejtin kontekst, nuk ka “paudhesi fetare” te shqiptareve. Kam pershtypjen se i referohesh nderrimit te fese me kete term, kjo sot eshte nje e drejte legjitime e individit dhe shikohet si e tille. Paudhesia fetare, u shkon per shtat me shume fanatikeve fetare sesa europianit te sotem le te themi.

              Per karakteristikat e tjera, nuk besoj se kane shume lidhje me fene. Shkaqet e konflikteve tentojne te jene banale, por, jane te lidhura ngushte me interesin personal te te perfshireve dhe vete jeta e shqiptareve (pergjithesisht) eshte banale ne kete kohe qe po flasim.

            3. Mua shumë shqiptarë, ose shumica e shqiptarëve të sotëm (në Shqipëri) më duken më tepër produkt i një procesi shfetarizimi, ose çevangjelizimi – nuk po di si ta quaj tamam. Brenda këtij procesi, çfarë ndodhi me institucionet fetare pas vitit 1945 dhe veçanërisht pas vitit 1967 duhet parë, besoj unë, vetëm si një hallkë ose stad, i një shtyse të nisur që në kohën e fërkimeve midis Lindjes dhe Perëndimit, brenda Krishtërimit.

              Natyrisht, feja e dikurshme ka mbijetuar ndër ne në trajta të etikës, qoftë edhe nëpërmjet porosive elementare të tipit mos vraj, mos vidh, mos kurvno, të cilat i bëri të vetat edhe Islami; por shfetarizimi ka lidhje me humbjen e motivimit etik, ose me faktin që ky motivim shpesh vjen e zëvendësohet nga frika prej institucioneve (ligjit, ruajtjes së rendit). Një amerikan do të thoshte që shqiptarët nuk janë God-fearing.

              Të jesh God-fearing, për mendimin tim, shkon pak më tej se supersticioni, edhe pse nuk e kap nivelin e etikës së përvetësuar, ose sjelljes sociale si shprehje [edhe] e marrëdhënieve të tua me Perëndinë; por në shumë situata vetia God-fearing mjafton, sepse raportin e vartësisë (skllavërisë) e zhvendos nga modeli njeri-njeri, në modelin njeri-Perëndi – dhe këtu nuk po e marr fare parasysh efektin ngushëllues.

              Një psikanalist do të thoshte, në këtë rast, se shumë shqiptarë ia kanë deleguar super-egon e vet të fortëve kontekstualë; duke i dhënë trajta materiale edhe asaj force që duhej të ishte dyfish sublime (si agjenci etike dhe si agjenci e mbinatyrshme). Përkundrazi, një gjeo-politolog do të shihte ndër ne karakteristikat një populli të gjendur në kufij pllakash tektonike; ku virtytet më të çmuara, e të seleksionuara historikisht, kanë të bëjnë me mbijetesën vetëm.

            4. Kuptoj Xha xha dhe bie dakort se eshte proces i nisur shume me pare sesa periudha komuniste. Megjithate mendoj se besimi ne zot, apo frika ndaj zotit, nuk eshte e pazevendesueshme. Madje te shqiptaret eshte i zhvendosur rendi “hyjnor” ne karakteristika abstrakte te nje forme tjeter, sic eshte besa dhe nderi. Une me shume tentoj ta shikoj ne prizmin social dukurine ne fjale. Nese do te ishte ndryshe, atehere do te verenim nje ndryshim ne etike mes popujve “fetare” dhe atyre jofetare ne rajon. Nuk po them per kohen e sotme, por ne kuadrin e perandorise osmane psh.

              Karakteristikat e psikanalistit, vlejne per cdo popull te vogel, me histori konfliktuale ne lidhje me fqinjet e vet. Ndryshimi ne etike, eshte perseri ceshtje ekonomiko-sociale. Mbase ndryshimi me te tjere popuj te vegjel, eshte se shqiptaret nuk e kane problem te rreshtohen me te fortin e rradhes, sesa me te fortin, aleatin tradicional.

              Perpos shpjegimit, afetarizmit i duhet dhene nje modul perfundimisht. A eshte dukuri “e mire” apo “e keqe”? Per mendimin tim, eshte dukuri potencialisht e mire, sepse si mungese doktrine, nuk pengon as kufizon zhvillimin potencial ekonomiko-social.

            5. Një amerikan do të thoshte që shqiptarët nuk janë God-fearing.

              Shprehje interesante kjo. Para 2000 vjetesh ky etiketim i jepej prej cifuteve atyre “Grekeve”/”Romakeve” (goyim) qe merrinin pjese ne sherbesa fetare neper sinagoga ne shek I e.s. Ky kontigjent ishte substrati prej te cilit mori ate hov masiv krishterimi i mevonshem

        2. Ti as me shqeteson dhe as me ben te mendoj. Shendeti mbi te gjitha!

          E kam per Pifton.

  15. I dashur Pift, ty te shkon pershtat ajo shprehja : beni si them une e mos beni si bej une“. Vete akuzon te tjeret se diskutojne me Pasion e me zell patriotik etj…. Ndersa per vete mire qe nuk fillove ti shashe nga familja e ku di une, ata qe mendojne ndryshe, ha ha ha …. Sa per te te qetesuar po te jap disa sqarime te vogla:

    Pifto shkruan:
    Pyetja e fundit e autorit lidhur me rolin faktik të veprës së Nënë Terezës në etikën…meriton detyrimisht një përgjigje…

    -Eshte interesante qe Nene Tereza lindi dhe u rrit ne gjirin e nje populli qe ne historine e tij deri me sot njihet si nder me tolerantit persa i perket perkatesise fatare te njerzve…. Nga ana tjeter, meqe ajo u vleresua nga institucione te karakterit nderkombetar, per kontributin e saj, per humanizimin e njerzimit ne mbare boten, te tolerances dhe dashurise njerzore dhe nuk u tha atje psh. „qe ndikoi kudo vetem te shqiptaret jo“, po e mar si te qene qe ndikoi edhe te ne si ne gjithe boten. Te takon ty ta hedhesh poshte kete mendim, po te duash….

    Pifto shkruan:
    Një pyetje tjetër për kombëtaristët. Si ka mundësi, që të gjithë shqiptarët aktualë të mëdhenj bëhen dot të tillë vetëm kur ata zbulohen ne realitetet jashtë-shqiptare.

    -Se pari, nuk e di se cfar nenkupton ti me kombtariste. Te respektosh ose te kontribosh qe te rrespektohen te drejtat e popullit nga rrjedh me duket mese e natyrshme, aq me teper qe une do beja te njejten gje edhe per popuj me te cilet nuk me lidh ndonje gje direkt.
    Se dyti, si te behen shqiptaret e medhenj ne shqiperi. Ata nuk behen per ne te medhenj edhe kur ata jane bere te medhenj ne bote, se shqiptare si ti si lene rehat, pa i „kritikuar“ etj. Si ne rastin e kadarese psh. ……..

    Pifto shkruan:
    A parashikojnë kombëtaristët … mundësinë e një shqiptari po aq të madh, i cili të rezultojë si i tillë ….. pra pa qenë nevoja që të marrë një çmim diku nëpër botë, për t’u bërë vetëm pastaj dot i rëndësishëm për shqiptarët.

    -Sic te shkruajta me siper … kjo me duket mua personalisht e pamundur…..

    Pifto shkruan:
    U përmend Gjermania e viti 2006 disa herë për sa i përket ringjalljes së ndërgjegjes kombëtare gjermane.

    -Me fal, nuk e di se kush ti tha kete thashethem, por Gjermanine e permenda dhe te them te drejten, jam i bindur qe nuk kam permendur ate te vitit 2006 e as ceshtjen e ringjalljes se ndergjegjes kombetare atje… une mora si shembull vetem qe rreth ceshtjes se krenarise kombetare ka mendime dhe argumentime nga me te ndryshme……. pra jo vetem nga ne …

    Pifto shkruan:
    ……shembulli i Guvernatorit aktual të Kalifornisë, si dhe faktit që austriakët qenkan krenarë për këtë gjë. …… Austria e flaku atë praktikisht jashtë…. dua ta cilësoj si një broçkull të lebetitur fare….

    -Kete shembullin e solla une, thjesht sa per ta ditur… dhe nuk eshte “brockell e lebetitur fare” megjithse ky formulim me argetoi disi…. Por do te te keshilloja qe per hir te nivelit kulturor qe kemi te gjithe ne kete Blog, ti pershtatesh edhe ti atij…..

    Ashtu sic nuk fola per gjermanine e vitit 2006, nuk fola as se si e qysh iku Schwarzenegeri, apo e perzune ate. E permenda thjesht qe me te si figure te njohur boterore, te pakten ne fushen e kinematografise, austriaket krenohen dhe e nderojne ate. Kjo nuk duhet mare ne menyre moniste me 99,99 perqind te popullsise etj.. po thjesht qe nje austriak qe jeton dhe krijon ne nje vend tjeter quhet nga austriaket si i tyre, e beri njehere Schwarzenegierin Qytetar Nderi te qytetit Graz, …etj psh. (Auch Schwarzenegger ist so ein Leitfigur, die man in der Benennung eines Fußballstadions auch noch auszeichnen wollte.) linkun e ke siper…
    Fjala ishte qe edhe popuj te tjere i vlersojne njerzit e kombit te tyre kudo qe kane jetura e kontribuar.

    Dhe se fundi, ne qofte se e ke kuptuar diskutimin, xha xhai me tezen e tij qe shqiptarët të krenohen me veprat e tyre, me kulturën e tyre, me artin e tyre, me frytet e punës së tyre (brenda vendit, brenda kolektivit shqiptar) -teze qe e mare vetem kjo pjese me vete, e mbeshtes ploteshisht edhe une – eshte me kombetarist se une e se ti se bashku (ne kuptimin e mire te fjales), dhe se ajo pjese e mare me vete, ka nje kuptim me te thelle e te fuqishem se ajo qe thuhet.
    Polarizimi qe ben ai per ti dhene idese se tij nje kunderpeshim dhe nje nuance emocionale te caktuar, eshte per mendimin tim modest, i gabuar dhe con ne keqkuptime dhe demton ate qe ai (mendoj une) do ta ndertoje.
    Ne qofte se ti ke ndonje mendim me te mencur ne lidhje me kete teme, pra me shkrimin e xha xhait, do te ta di per faleminderit te mesoj dicka mbase me te emancipuar e inteligjente nga ty.

    1. Shakaxhi,

      unë për arsye që vetëkuptohen jo vetëm nga pseudonimi që i jep vetes nuk mund të të marr dot sinqerisht pasi ç’shkruan është relativisht e vështirë t’u honepsur. Ka dhe një problem jo të vogël që ti bie në diskutim disa argumente bulevardeskë dhe më këto instrumente nuk mund të vijohet dot asnjë shkëmbim mendimi.

      Rasti i Schwarzenegger-it ishte një i tillë flagrant ngaqë austriakët si komb sigurisht që nuk bënë edhe më të rëndësishëm për njerëzimin vetëm se një artist dhe muskulbërës i tyre u bë diku tjetër guvernator. Një logjikë e tillë vlen për tituj gazetash idiotësh (sinqerisht) (të formatit: “wir sind Papst!” por jo për këtë forum.

      Unë e kam ndjekur vetëm pak si tangjet atë diskutim sepse nuk më ka interesuar shume në të me përjashtim të pikërisht të kundërtës së tij, pra se ç’do të kishin austriakët për të thënë, që një i huaj (austriak diku tjetër) u bëka dot edhe guvernator ndërkohë që tjetër i tillë në Austri nuk i japin sot as edhe një shtupë për të larë nevojtoret e një stacioni treni pa i nxjerrë një herë shpirtin më parë nëpër kampe refugjatësh, pa i vjedhur dinjitetin e fundit tek e shtyjnë e pështyjnë nëpër korridore kafkeskë tepër burokratikë apo edhe pa e futur një herë në burg (është nder ky) që më pas ta meritojë larjen e haleve. Në këtë kuptim e ndoqa diskutimin e Schwarzenegger-it dhe ideja e përgjithshme ndër njerëzit normal (ku dua të të fus detyrimisht edhe ty) ishte se vetëm një i mangët nga trutë mund të gjejë dot diçka pozitive për Austrinë në historinë e atij austriaku në Kaliforni.

      Kaq për ketë gjë, nëse do t’i bësh ndonjë të mirë vetes. Dhe nëse nuk të rrihet dot pa folur, mbase të bie ndonjë gjë tjetër ndër mend për atë austriakun tjetër, që qeverisi Gjermaninë në dreq nga 33 – 45. Po këtë të fundit mbase më mirë si detyrë shtëpie, se sinqerisht nuk dua që të bëhesh qesharak.

      Hajt shnet!

  16. Krenaria eshte si puna e ujit.
    Kur ke etje, do pish ku te mundesh, pa menduar shume per burimin se nga vjen e se si vjen. Nu ka aty vend as per skrupuj as per dilema te natyres etike.

    Psh, gjermanet, me qe keta u permenden me shume ne kete teme, po festojne pervjetorin e 2000 te betejes ne pyejt e Teutoburger-it, ku tre legjione romake ( 30 mije ushtare) u cfarosen deri ne njeriun e fundit. Vete “mutti” Merkel me sa duket ka marre pjese dhe inaguruar tre ekspozitat e organizuara me te kete rast.
    Njeriut “modern” i duhet shume imagjinate, ca dhe me shume njohje e historise, dhe nje doze jo e vogel e realitetit qe te filloje e te kuptoje se cfare nevoje ka nje kulture tejet e zhvilluar, e cila po te doje mund te mbeshtetet mbi shume e shume kembe, te festoje nje ngjarje te ndodhur dy mije vjet me pare, ku nje patriot, ne emer te dashurise se tij per zakonet e “egra” te races se vet te “pa gdhendur”, te “pa edukuar”dhe “barbare”, tradhetoi ata qe e kishin bere njeri te civilizuar dhe i shtiu ne gracke vdekjeprurese ushtaret e romes perandorale.

    Pra kur e ben pashai, pse mos ta beje dhe fukarai? Apo s`duhet te jene njesoj?

    1. Se njeriu nuk ka edhe shumë kohë për çdo gjë, por ndërhyrja yte më duket e ekzagjeruar. Gjermanët mund të jenë duke bërë shumë gjëra punë lidhje me këtë histori por të flasësh që “gjermanët po festojnë” është një manipulim i fakteve pasi behët fjalë për gjëra të vogla fare, për grimca kulturore të përditshmërisë se këtij vendi ndërkohë që ta shesësh këtë fakt si “festim të gjermanëve” më duket manipulativ dhe jo i ndershëm. Nëse do ta shtish detyrimisht këtë gjë në diskutim, atëherë ndoshta duhet të paketosh në këtë formë, që gjermanet ndër ato 30.000 aktivitete kulturore këtë vit, po festojnë edhe këtë beteje dhe se vetëm një gjerman ndër 37.000 e di se për çfarë është fjala.

      Sa për Merkelin, ajo nuk është parë asnjëherë si “nënë” në Gjermani, për 12 arsye të ndryshme. e para është se ajo vetë nuk ka fëmije dhe kështu pato të tjerat po t’i kursej. Ti je i pari që po e bën këtë, pra që e bie protestanten pa fëmijë, ish zyshën e fizikës Merkel të cilës nuk i qesh buza një herë në një fare relacioni me konceptin “nënë”. Vërtetë qe ka një figurë “nëne” në qeverinë Merkel, por ajo është Ministra e Familjes, te Moshuarve, Grave dhe te Rinjve Ursula von der Leyen, vetë nënë e shtatë fëmijëve. Në këtë kuptim nuk më duket gjë si shumë konstruktive t’ja futësh kaq kot kaq ashiqare të paktën në ca gjëra ku nuk ja ke idenë.

      E fundit. “mutti” shkruhet gjithnjë me “m” të madhe pra “Mutti”.

      Hajt shnet edhe ty!

      1. Manipulative? Si ne rastin kur dikush perpiqet te kontrolloje dhe te influencoje te tjeret per interes vetjak?
        Apo ka ndonje mbas-ide ketu qe vetem duhet pare nen tym qe te merret vesh kuptimi i sakte?

        …”Në këtë kuptim nuk më duket gjë si shumë konstruktive t’ja futësh kaq kot kaq ashiqare të paktën në ca gjëra ku nuk ja ke idenë…”

        Here tjere e mira eshte te mos nxitoni, cilado qofshin rrethanat qe mund t`ju justifikojne, qe nga pagjumesia e deri tek hangover.

        http://news.bbc.co.uk/2/hi/8236016.stm

        http://news.bbc.co.uk/2/hi/programmes/from_our_own_correspondent/8278352.stm

        1. Natyrisht që ndërhyrja jote është manipulative. Ti shkruan që “gjermanët po festojnë”, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Në Gjermani po kujtohet vetëm si ngjarje në disa rrethe historike, por kurrë në atë përmasë që të përgjithësohet në formën “gjermanët po festojnë”, ngaqë ky përkufizim presupozon festimin publik, me konferenca, simpoziume, festa popullore, në të cilat të jetë integruar në mënyrë masive populli gjerman. Kjo nuk është e vërtetë dhe ne fakt në këtë kontekst mund të thuhet dot, që “Gjermania po feston Vitin e Ri” apo që “Gjermania po feston Krishtlindjet” apo që “Gjermania po feston rënien e Murit te Berlinit”, por jo ajo që tha ti.

          Për t’i dhënë më tepër besueshmëri pohimit tënd ti e shoqëron atë edhe më detaje prej “insider”, duke e cilësuar Kancelaren gjermane në një mënyrë që vetëm njohës të mirë të fenomeneve gjermane i dine, ndërsa i vë asaj epitetin “mutti” (mami), duke i bllokuar lexuesit të këtij bllogu, që pohimin tënd ta shikojë më tej në mënyrë analitike kritike. Unë edhe këtu shikoj një manipulim, pasi siç të shkrova edhe më herët, Merkeli ne vijim të gjithë karrierës së saj politike nuk është asociuar asnjëherë më figurën e “nënës” për gjermanët. Është pak a shumë ajo gjëndje, që dikush të vijë dhe të na thotë ne të dyve, se Edi Rama është babai i tiransve. Ok, Edi Rama mund të jetë çdo gjë dhe ne mund të jemi të mendimeve nga më të ndryshme se çfarë do të duhej të ishte ai, por në pohimin e mësipërm ka një të pavërtetë të jashtëzakonshme, që dikush e bën o nga padija, o ngaqë është përsëri duke manipuluar një mendim tjetër të tijin.

          I dashur I dashur, mos më kupto gabim, unë nuk dua të të fyej e as të të ofendoj dhe nëse kjo ka ndodhur sigurisht që të kërkoj të falur dhe sinqerisht me vjen keq për këtë. Nga ana tjetër unë realitetin gjerman e kam aq intensivisht direkt përpara hundës dhe nuk mund të rija pa ndërhyrë. Ajo që do të doja më tepër të hidhja poshtë është pikërisht mënyra e kryerjes së përgjithësimeve duke u referuar shumë sipërfaqësisht në fakte të dorës së tretë apo katërt dhe më një shtrirje tepër të kufizuar lokale e peshë minimale për zhvillimet në një vend.

  17. Kërkesë autorizimi për përdorimin e aureolës vend e pa vend

    Nje atdhetar- Nënë, ku je?
    Nëna – Këtu në kaltërsitë e qiejve.
    Nje atdhetar – Proçesi i shenjtërimit po ecën shumë shpejt, thonë që së shpejti do t’ju bëjnë shenjtore.
    Nëna – Nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe për mua, ndoshta për ju. Pse më thërrite?
    Nje atdhetar – Doja t’ju kërkoja leje. A mund ta përdorim emrin tuaj sa herë që na shajnë nëpër botë? Ju ishit shqiptare apo jo ? Nuk mund të mohohet fakti që ju mishëronit vetitë më të mira të popullit tonë. Por këta të paudhët, sllavët e zakonshëm moj nënë, ata që gjithë bota i njeh si kriminelë të lindur, ata që na vranë e na prenë moj nënë, shkojnë e shkruajnë se kemi zbritur nga malet dhe jemi medemek si gjysmë egërsira. Sikur të mos mjaftonte, kanë dalë këto kohët e fundit ca shqiptarë gjakprishur që nuk e prishin fare terezinë dhe nuk duan të marrin pushkët.
    Nëna- Pushkët edhe unë them të mos i merrni për momentin. Se herën e fundit që i moret, sllavët ju vunë përpara dhe ju detyruan t’i lini trojet tona. Pastaj, siç e di dhe ti, unë të them ktheji faqen tjetër atij që të gjuan…
    Nje atdhetar – Dakort, në fund të fundit prandaj ju do dhe bota, për mirësinë tuaj të pafund. A ndjeheni shqiptare ju o Nënë?
    Nëna – Jam pothuajse shenjtore, ndjehem kozmopolite, kam jetuar në shumë vende të botës dhe i dua njësoj të gjithë banorët e saj.
    Nje atdhetar – Mirë mirë, po nga kush e morët gjithë këtë tolerancë njerëzore dhe fetare se ? Ishit shqiptare pa ishit tolerante!
    Nëna – E mora nga nëna dhe babai, pastaj u thellova në krishterim. Aty i gjen të gjitha.
    Nje atdhetar – Shkurt po na mohoni Nënë?
    Nëna – Jooo, mos e dhëntë perëndia që unë të mohoj shqiptarët. Nëse nuk keni ndonjë gjë tjetër për t’u mburrur, sa herë bota t’ju berë në qafë pa të drejtë, megjithëse bota është pëllëmbë e shenjtorë, vazhdoni t’u thoni emrin tim. Do të sprapsen në gjunjë…ju keni Nënën….unë lutem për ju….
    Nje atdhetar -Faleminderit Nënë dhe më fal që të shqetësova.
    Nëna – Zoti të faltë o Bir.

  18. pifto, ti nuk je serioz e as i arsyeshem dhe interesant qe edhe pseudonimin yt sinonimizon me pifte, nuk di sec flet dhe ketu nuk ke argumentuar asgje deri tashti. Vetem je ngritur me shpate ne dore si “Muji” i droguar dhe perpiqesh me rromantizmin e Don Kishotit ti imponosh te tjereve mendimin tend duke ofenduar e percmuar e bere qesharake mendimet e te tjereve. Nuk e di se nga e ke mare kete edukate demokratike te diskutimit por nga europa e civilizuar me siguri jo. Them se ketu do ishte mire te ishe me i arsyeshem e jo te flasesh si nje njeri qe i di gjerat me mire se gjithe te tjeret dhe i shpreh keto me nje arrogance te neveritshme. Ku e ke hallin? Ky diskutim ketu ka te pakten si qellim shkembim mendimesh qe sejcili te diskutoje me njeri-tjetrin ne menyre te kultivuar e jo ta perdori si terapi per veten e tij per te vjelle agresione e probleme te brendshme te vetat. Po te japesh nje mendim konstruktiv, te arsyeshem dhe me modestine qe e kerkon ky blog, panvarsisht nga cilesia e tij, do jesh i respektuar. Pershendetje

    1. Shakaxhi,

      më thuaj të lutem kur së fundi është diskutuar në mënyrë masive në Gjermani çështja e rehabilitimit të së drejtës së shprehjes së krenarisë kombëtare publikisht përveç se me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit në 2006, që në fund të fundit nuk ishte ndonjë diskutim edhe aq substancial; por gjithsesi masiv. Shkurt fare, që të mos e stërmundojmë durimin e moderatorit.

      Pifto “sinonimizon” me pifte?! Ç’është kjo? Gjë gjuhësi personale?

  19. Pifto: Pifto “sinonimizon” me pifte?

    …se eshte gje pa kuptim pra sic e kuptove edhe ti….. pra sipas llogjikes tende po te niseshim nga pseudonimi rrjedh i njejti konkluzion edhe per ty … ne mos me keq….

    sa per punen e 2006-tes, ti ne qofte se nuk e kupton pse e them une dicka, pyet se nuk te kushton gje.
    Ne qofte se intelektuale gjermane diskutojne ne mediet e tyre rreth krenarise kombetare te lidhur me historine ose figurat e tyre dhe e trajtojne kete problem TEORIKISHT dhe une e sjell si pasazh, pra si shikohet kjo teme teorikisht nga te tjeret, nuk ka as lidhje e as rendesi se kur e qysh e pse u tratua kjo teme. Nga ana tjeter ne emisionin qe pashe une as nuk u permend ndonjehere kampionati boteror apo ndonje gje e tille. Kjo lidhja me kampionatin apo ku di une eshte si te gjykosh nje thenie te caktuar te dikujt, dhe te argumentosh se ajo nuk ja vlen se autori e ka qene partizan ose ballist dhe nuk analizohet permbajtja, kuptimi i thenies.
    Edhe nje gje pifto, qe po ta them vertete miqesisht. Ne nuk diskutojme ketu per te te prishur gjakun ty, por per te shkembyer mendime se e respektojme njeri-tjetrin. Prandaj mos u nxeh e mos e mer personalisht po nuk qeme te nje mendimi me ty. Mbase ne te tjeret nuk jemi aq te zhvilluar sa ty, mundet. Atehere ke rast te tregosh cilesite e tua intelektuale POR kete e arrin vetem po e shprehe mendimin tend duke i respektuar te tjeret. Asnjeri nuk te degjon po nuk e respektove. Ta them kete se ke shkruar njehere ketu rreth temes per te drejten e ripunimit, trajtimin e te ciles une e vlersoj pozitivisht.

  20. Gonxhja përmendet në debatet e hapura, mendoj unë, më shumë për t’ua rikujutuar sllavo-maqedonasve se ajo nuk ka asnjë lidhje me sllavët, si që pretendojnë vetë ata. Por, nuk mendoj se ka ndonjë ndikim kjo përfshierje e Nënë Terezës në debatet e enciklopedisë. Megjithatë, duhet bërë ç’mos që kjo përpjekje e tyre, për t’a sllavizuar Gonxhen, të marrë shuplakën një herrë e mirë. Gjithsesi, në kohë tjera dhe me mënyra tjera.

  21. Xh2, besoj se me emertimin “ideologji” per argumentet e mia, do te thuash “ideologji kombetare”, apo jo? Nuk ta marr per keq, por, sipas meje, rrenimi i krenarise kombetare se bashku me sistemin e ideologjizuar qe duhej shembur, eshte sherbimi me i keq qe shqiptaret i kane bere vetes. Te pakten, deri sa nuk kane ndertuar nje imazh tjeter TE TYRE me te cilin ta zevendesojne, qe ta kene si pasaporte per ne boten e globalizuar. Siç duket, BE-ja qenka si nje ballo “bamiresie”, por ku nuk te pranojne pa frak me bisht dhe pa maske…

    Beni, mos u lodh te gjesh “mbrojtes” e “ndjekes” te Nene Terezes me te devotshem ne “pervujtesi”, te kuptuar si “veteposhterim” (kinse ky ishte thelbi i i besimit te saj), se sa ne kete blog.
    Ja ku e ke nje ketu me lart, eVonuara, qe nje here te mallengjen me biografine e shkruar ne stilin e zyres se kuadrit te socializmit dhe nje here kur ben hartime me qiell te kalter e me imazhe aureolash si ne banderolat e 1 Majit mbi kryet e Xhaxhit! Kurse kombetaristet i ngjajne atij beduinit qe i falet figurines me balte te pjekur nen diellin e Saharase (siç).
    Duhet t’i kene lene mbresa te pashlyeshme kohet kur mbante si gje te shenjte shallin e fatosit te Enverit dhe bente ne heshtje detyren ndaj prinderve dhe atdheut te zgjedhur. Ndoshta per here te pare ndiente qe ishte pjese e diçkaje me te madhe se vetem nena e babai… Sepse vetem ne nje gje thote te verteten: rrenjet nuk i shkojne me shume se dy hallka adn-je nen reren e vetmise.

    1. Lutem mos diskutoni për blogun dhe për komentuesit e tjerë. Kjo hapësirë ofrohet për të diskutuar rreth temave të prekura në shkrimet kryesore. Diskutimet për blogun lutem zhvendosini në blogje të tjera, qoftë edhe të dedikuara.

  22. Dopodihermes, po ta shpjegoj une se çfare doja te thosha me hartimin mbi kaltersine. Me aq pak sa kam kuptuar une nga jeta e shenjtoreve, keta ne pergjithesi kane qene moraliste te medhenj. Perveç kesaj, te ftonin te gjithe qe t’i ndiqje. Jo qe te jepje jeten per Kryqin por qe pak a shume te beje diçka ne gjurmet e tyre. SI ajo pika e ujit ne oqeanin e madh, pike per te cilen shkruante hartimet e veta Nena.

    Tani, une po doja te thosha qe ne pergjithesi nuk mjafton te thuash – Rrofte Nene Tereza, rrofte shenjtorja e madhe shqiptare – dhe pastaj te rrish si buf ne mes te pulave te mehalles. Nene Tereza ishte person serioz, nuk mund t’i admirojme vetem veshtrimin e thelle por te bejme sikur nuk i kemi degjuar dhe nuk i dime fjalet e saj. Nuk na ftuar qe te leme vatanin e te thyejme qafen deri ne Afrike apo me gjetke. Por sigurisht na ka ftuar qe ja, çeku te merremi me pune vullnetare ne sherbim te me te vobekteve, te pastrojme gratis sheshin para pallatit, t’i leme vendin me te moshuarit ne auotbus, te dhurojme atehere kur kemi, te kontribuojme finanaciarisht ne ngritjen e jetimoreve dinjitoze, gjithmone atehere kur kemi, pra ta veme veten ne sherbim te te tjereve brenda mundesive tona.

    Une personalisht nuk mundem ta ndjek per momentin ftesen e Nenes. Prandaj rri urte dhe nuk kelthas Rrofte Nene Tereza, me kane ngelur ende dy fije ndergjegje. Mbi te gjitha kam kuptuar qe Nena edhe kur shkruante hartime, kishte gjetur menyren si t’i shndrronte fjalet ne vepra. Nenen e admiroj vertet, nuk me intereson me beson ti apo jo.

    Por mbi te gjitha them se me kane ngelur ende dy fije mend. Ti i njeh keta dallkauket tane jashte kufijve qe therrasin Nene Terezen apo jo ? Une i njoh shume pak por te siguroj qe e vetmja gje ne te cilen kane ndrritur eshte se shperthejne demografikisht. Jetojne 40 vete nen nje çati, se helbete bashkimi ben fuqine, mbulojne sa munden grate dhe motrat e veta dhe pastaj jetojne neper bote pak a shume ne kushte poligamie. Jane njerezit me individualiste qe kam njohur, shtepite e tyre i mbajne si ekspozite per miqte por nuk heqin as lekuren e bananes po te kete rene ne nje hapesire qe nuk e ndjejne te tyren. Bej gabim qe pergjithesoj, e di, ndjese njerezve qe ndodhen edhe midis tyre, sigurisht do kete dhe te ketille.

    Qe thua ti, une jam kunder hyrjes ne BE, prandaj nuk me prekin fare hamendjet e tua se medemek po bej si perendimore.

    Qe thua ti, qe nuk the gje hiç, une nuk mund te flas me stil shefe kuadri pasi 1) isha ende e vockel kur u hap kjo mode 1) m’i kishte shpjeguar gjerat mire im ate dhe nuk me la te behesha budallaqe 3) sapo u rrita pak, rezultati i bisedimeve me babain dhe brezin tim shoqeror, ishte qe me punonte mendja si e si te arratisesha. Megjithate, respekt per shefet.

    Edhe ti ne nje gje ke te drejte, kam akoma ca veshtiresi me shqipen e perpunuar, pastaj me kujtohen shprehje popullore dhe ndoshta ky miks le per te deshiruar. Une u qasa te ky blog edhe per kete arsye, çeku ndjeva qe ishte nje rast ku te me stervitej veshi dhe mendja SHQIP.

    Besoj se qasja ime karakterizohej nga modestia (kur flas me terma socializmi real kete e bej me ironi, stili i demonizimit te komunizmit pak a shume). Por ama une shkova dhe u vetequajta “e vonuar” por jo “idjotja perfekte”.

  23. Me sa me kujtohet, Bill Clinton, ne fjalimin e tij ne TV drejtuar kombit amerikan, ku arsyetonte vendimin e tij per ta bombarduar Serbine ne mbrojtje te shqiptareve te Kosoves, perveç shpjegimeve tjera, si p.sh. ku gjindet Kosova, dha edhe disa informata per shqiptaret duke permendur Nene Terezen dhe Ferid Muratin, si reference.

  24. ”Mbas popullit tim polak, populli që e dua më shumë janë shqiptarët, për shkak se ky popull e dha Nënë Terezën.”
    Këto fjalë të Papa Gjon Palit II më së miri dëshmojnë për rolin që luan origjina shqiptare e Nënë Terezës në krijimin e imazhit për ne si popull.Tjarat janë teori.

  25. Zgjim, a mund të sjellësh ndonjë referencë se ku dhe kur e ka thënë Papa Gjon Pali II këtë?

  26. Unë e kam ndëgjuar në TV nga Dom Lush Gjergji, prift katolik shqiptar nga Kosova, i cili është biograf i Nënë Terezës. Ai ka qenë i pranishëm edhe në dorëzimin e Çmimit Nobel, më 10 dhjetorë 1979 në Oslo. Ai është takuar disa herë me Nënë Terezën dhe Papa Gjon Palin II, më shpesh me të dy bashkë.Papa ka thënë kështu publikisht dhe jo privatisht.

  27. Daton shtator 2006, çka duhet të jetë ndërmarrja ime e fundit dhe e pafat në publicistikë; mbase ngaqë ishte e rëndë dhe e mirëngarkuar që në titullin “Shtatore … shtatore”.
    Sot mu kujtua, (sinqerisht – mbasi lexova se një pjesë të eshtrave të Nënë Terëzës i duan në Kosovë) e po sjell prej shkrimit tim sa mund ti vlejë temës, konkluzionit por dhe pyetjes suaj në koment.

    Shkruaj aty:
    “Përse të mos kompensohet komuniteti katolik, më i përndjekuri, me “piramidën” e të ngrejë Katedralen Shën Tereza e Tiranës, selia e një kardinali shqiptar, në të cilën njerzit të hedhin qindarka nga kursimet e tyre për të vazhduar misionin e nisur prej Nënë Terezës.”
    dhe:
    “Çdo të bënin heronjtë tanë me shtatoret?
    Nënë Tereza e Kalkutës do kishte ngritur vëlla Lazarin nga varri, do të ngarkonte shtatoren dhe patjetër do të bënte atë që bëri me limuzinën e bardhë të Papës kur ky ja dhuroi, do ta shiste për të mbajtur hapur Shishu Bhavanin a Shanti Nagarin.”

    Për diskutim: Kooptim versus Implantim
    Mua më është dukur i dobishëm implantimi (jo i dhëmbit të vjetër), e ende më duket si një rrugë e mesme dhe e mirë.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin