Tashmë duket qartë, të paktën për mua, se diskutimi për fjalët e huaja në shqipen publike po sabotohet nga kutërbimi i kufomës së miteve kombëtariste për gjuhën, të vdekura e të pakallura në tru të kulturës sonë. Jo vetëm problemet me shqipen e sotme lypin qasje më dinamike, por edhe vetë diskursi publik për shqipen duhet rithemeluar, për t’i kapërcyer shabllonet e trashëguara nga periudha dhe mendësia romantike.
1. Investimi në valutë
Çfarë është fjala e huaj? Funksionalisht, do të ishte e tillë çdo fjalë që nuk kuptohet nga bashkëbiseduesi(t); por ekziston edhe një përkufizim i dytë, diakronik ose filologjik, sipas të cilit fjalë e huaj është ajo fjalë e huazuar nga një gjuhë tjetër.
Këto dy përkufizime ndonjëherë mbivendosen (overlap); por kjo mbivendosje nuk ka pse të na ngatërrojë e të na bëjë të mendojmë se problemin e heterogjenitetit leksikor të shqipes publike mund ta zgjidhim nëpërmjet higjienizimit, ose duke dëbuar prej leksikut të saj elementet e padëshiruara.
Vetë pastrimi ose dezinfektimi, si operacione ideologjike, mund të ndërmerren ndaj gjuhës ose ligjërimit; sikurse mund të pastrohet nga fjalët e huaja fjalori, por edhe drejtpërdrejt tekstet ekzistuese ose tashmë të përftuara prej autorëve.
Publiku gjithnjë tregon ndjeshmëri të madhe për fjalët e huaja në tekstet, ndonëse pastrimi i teksteve nuk arrin dot as edhe t’i qaset problemit kryesor, që ka të bëjë me arsyet e përdorimit të një fjale të huaj “të panevojshme”.
Të mendojmë për një çast se çfarë ndodh, në mendjen e ligjëruesit, gjatë procesit të thëniezimit, ose të përftimit të thënies. Për shembull, jemi në dritare dhe duam t’i themi tjetrit, në dhomë, se ka filluar të bjerë borë; për këtë, na duhet të përdorim fjalën borë, të cilën e zgjedhim nga një bashkësi fjalësh semantikisht të afërta, të tilla si shi, llohë, breshër etj. Kështu, nisemi nga një strukturë abstrakte e tipit po bie [X], dhe pastaj vendin e zbrazët në fund të fjalisë e plotësojmë me emrin përkatës.
Natyrisht, për ta përdorur një fjalë të dhënë, duhet ta kemi në kujtesë; dhe fjalët në kujtesë regjistrohen jo të izoluara, por në grupe; dhe një nga këto grupe, ka të bëjë me kuptimin, ose semantikën.
Tani, përfytyroni një folës të tillë, që të thotë: po bie neve. Kjo nuk është thënie normale në shqipe, dhe nuk është normale jo sepse aty nxjerr kryet një fjalë nga italishtja, neve; por sepse nuk ka asnjë arsye që një shqipfolës ta quajë borën neve.
Prandaj fjala e huaj aty na e vret veshin jo sepse është e huaj për nga origjina, por sepse nuk i përket sistemit leksiko-semantik të shqipes; me fjalë të tjera, prej bashkëbiseduesit presim që ta dijë fjalën shqipe borë dhe ta përdorë në mënyrë të përshtatshme (si emër, jo si folje; si emër njëjës të gjinisë femërore etj.).
Këtë kisha parasysh kur thashë, në shkrimin e mëparshëm, se problemi i fjalëve të huaja duhet ta gjejë zgjidhjen në gjuhë, jo në ligjërim; dhe pikërisht duke gjetur mënyra dhe teknika për t’i ekspozuar shqipfolësit ndaj leksikut të pasur të shqipes.
Vetë kriteri i përzgjedhjes së fjalëve shqipe, në gjuhë dhe në ligjërim, për nga prejardhja e tyre historike është për t’u flakur tej një orë e më parë.
Asnjë folës, me përjashtim të dy-tre etimologëve, nuk është në gjendje të përcaktojë prejardhjen e të gjitha fjalëve që përdor; dhe nuk është në gjendje sepse kjo prejardhje nuk i hyn në punë.
Asnjë dobi nuk i vjen kujt nga dija se kolltuk është fjalë turke, poltronë fjalë italiane, ndërsa ndenjëse fjalë e formuar brenda shqipes.
Më thoni një shqiptar jo linguist që e ka vrarë mendjen ndonjëherë për dallimet gjenetike midis fjalës nergut (sipas Joklit, me prejardhje indo-europiane të kulluar), fjalës kastile (nga turqishtja), fjalës apostafat (nga italishtja), fjalës enkas (nuk ia di etimologjinë), dhe fjalës qëllimisht (neologjizëm libror i shekullit XX).
Më thoni edhe pse Ismail Kadareja ka shkuar dhe ka zëvendësuar, me furi të papërmbajtshme, fjalët i çalë (çalaman) dhe çaloj, me fjalët i shqepët dhe shqepoj.
Kjo e fundit mbetet vërtet enigmë për mua; meqë i çalë është nga fjalët më indo-europiane të shqipes, ndërsa këtë i shqepët (së bashku me derivatin shqepoj) e kanë afruar me rumanishten schiop dhe frëngjishten e vjetër clop (me të njëjtin kuptim), pas gjase nga një bazë latine sclopus.
2. Përdorimi i thesarit
Natyrisht, ndryshe qëndron puna në letërsi, sepse letërsia e përdor gjuhën si materie, për të krijuar me të një vepër arti.
Letërsia shqipe e traditës është përgjithësisht e varfër dhe didaktike; me pak përjashtime, veprat letrare të Rilindjes u shkruajtën për qëllime utilitare, ose për t’u mësuar shqipen shqiptarëve.
Një nga synimet e autorëve rilindës ishte ta pastronin shqipen e shkruar prej fjalëve të cilat i referoheshin kulturës dhe qytetërimit osman; duke e bartur në ligjërim përpjekjen për mëvetësim dhe çlirim të kombit shqiptar nga perandoria osmane.
Ky operacion spastrues pati disa pasoja – nga një anë e varfëroi gjuhën, sepse orientalizmat kryenin aty disa funksione shpesh të rëndësishme, sidomos në lëmin e leksikut abstrakt; nga ana tjetër, e largoi shqipen e shkruar nga ligjërimi i folur, duke e bërë të tingëllonte artificiale.
Për ta kuptuar se çfarë ndodhi pikërisht me shqipen në vitet 1870-1939, mjaft të krahasojmë veprën letrare të dy poetëve të njohur të kohës – Nolit dhe Asdrenit, të cilët shkruanin të dy në toskërishte.
Noli, po të gjykojmë nga vargjet e Albumit, i përdori gjerësisht orientalizmat, duke u besuar role dhe funksione të ndryshme në ligjërim – herë për të shenjuar e stigmatizuar mendësinë anadollake të armiqve të tij politikë, si në satirat e shumta kundër Zogut; herë si elemente lajmëruese të stilit të lartë ose solemn, si në poezitë me temë biblike, elegjitë për miqtë e kolegët e tij të vrarë, etj.
Asdreni, përkundrazi, u kujdes t’i mbante larg orientalizmat nga poezia e vet, të cilën erdhi duke e mbushur me neologjizma, ose fjalë që i kishte krijuar ai vetë (kjo bie sidomos në sy te Psallme murgu).
Edhe orientalizmat e Nolit, edhe neologjizmat e Asdrenit nuk mund të kuptohen jashtë teksteve ku janë përdorur; meqë funksionojnë brenda ligjërimit poetik, jo si sugjerime didaktike për lexuesit. Megjithatë, vështirë të mos dyshosh se, nëse Asdrenin sot nuk e lexon kush, ndërsa Nolin e lexojnë dhe e duan, është pikërisht ky trajtim kaq i ndryshëm që i kanë bërë ata leksikut të shqipes – përjashtues i pari, përfshirës i dyti.
Në të vërtetë, shqipja letrare nuk mund t’ia lejojë vetes luksin e përjashtimit të një klase të tërë fjalësh, dhe aq më pak ta bëjë këtë me kritere ideologjike të mykura, të cilat luhaten midis racizmit të shekullit XIX dhe fashizmit të shekullit XX.
Çfarë ka ndodhur me letërsinë mund të ekstrapolohet edhe për ligjërimin publik në përgjithësi – orientalizmat e shqipes, të cilat kanë mbijetuar në ligjërimin bisedor, duan konsideruar si pasuri kulturore dhe mbarështuar nëpërmjet përdorimit të tyre, bie fjala, në letërsi.
3. Ruajtja e thesarit
Diskutimi për fjalën e huaj ka edhe një përmasë historike që nuk ka të bëjë me origjinën e fjalës në vetvete, por me historinë e dukurisë ose të objektit të cilit i referohet fjala. Kjo përmasë ndihet veçanërisht në bashkësinë e orientalizmave të shqipes, të cilat të gjitha së bashku, por edhe secila veç e veç, i referohen një bote tashmë historikisht të perënduar.
Një shprehje si kuti duhani, në vetvete, jo vetëm përmban fjalën jashtëzakonisht të rëndomtë, edhe pse me prejardhje nga turqishtja, kuti; por edhe shenjon një objekt i cili, në vetvete, ka të bëjë me një mënyrë të vjetëruar të të pirit duhan.
Përkundrazi, alternativa arkëz duhani ka lindur e vdekur (still born); sepse nuk ka ku të përdoret më.
Te romani Kronikë në gur, autori përpiqet të zëvendësojë edhe fjalën kasaphanë, orientalizëm, me thertore, që është neologjizëm relativisht i rrënjosur në shqipe.
Ky zëvendësim, që mund të pranohet në një tekst joletrar, p.sh. në një studim për ekonominë blegtorale të Labërisë gjatë shekullit XIX, bëhet papritur problematik, kur ndodh në një tekst letrar.
Dhe ja pse. Fjala thertore detyrimisht i përket ligjërimit të kallëzimtarit të romanit; ndërsa kasaphanë i përkiste njëkohësisht ligjërimit të kallëzimtarit (fëmijës së rritur) dhe ligjërimit të rrëfimtarit (fëmijës si fëmijë, në vetë të parë); sepse duke thënë kasaphanë, teksti njëkohësisht citon ligjërimin e periudhës historike kur ndodhin ngjarjet e romanit; duke e quajtur thertoren me një fjalë që përdorej atëherë.
Me fjalë të tjera, ta zëvendësosh fjalën kasaphanë me fjalën thertore, në tekstin e një romani historik, i cili i referohet një periudhe kur thertoren e quanin rëndom kasaphanë, do të thotë ta privosh tekstin nga një përmasë e tretë referimi të tërthortë, ose citimi; pra, ta varfërosh ligjërimin artificialisht.
Për fat të mirë, me gjithë zellin spastrues që e ka kapur, Kadareja nuk ka arritur, ose nuk ka dashur ta dëbojë krejt kasaphanën nga Kronika në gur; aq më tepër që fjala vetë, kasaphanë, përdoret edhe në kuptimin tjetër metaforik, “plojë”, “masakër”, “kërdi” (khs. italishten macello); kuptim që neologjizmi thertore nuk e ka.
Në versionin origjinal të romanit, kalimi metaforik nga kasaphana reale, ku thereshin bagëtitë, në kasaphanën e luftës II botërore mundësohej nga shenjuesi identik, ose vetë fjala kasaphanë; duke e zëvendësuar këtë me thertore, metafora vjen e zbehet vetvetiu.
4. Paraja kallpe
Po i kthehem edhe një herë mekanizmit (në thelb psikologjik), të përftimit të thënies – për të analizuar se çfarë ndodh, kur prodhojmë togfjalësha të tillë si fuqizimi i mëtejshëm, ose luftë e ashpër, ose sukses i shkëlqyer; dhe pikërisht me ç’kritere i përzgjedhim mbiemrat i mëtejshëm, e ashpër, i shkëlqyer, në bashkëvajtje me emrat përkatës.
Pa hyrë në hollësi teknike, po mjaftohem të vërej se në raste të tilla, përzgjedhja e fjalëve bëhet në rrugë jo vertikale (si në rastin e borë që ceka më lart), por horizontale. Folësi gati-gati shtyhet nga inercia ligjërimore, për ta shoqëruar fjalën fuqizim me mbiemrin i mëtejshëm, sepse ashtu e ka dëgjuar ose lexuar togfjalëshin të përdoret me qindra në mos mijëra herë.
Përdorimi që u bëjmë fjalëve të huaja, edhe kur i njohim fjalët e barazvlershme në shqipe, ka disa pika të përbashkëta me dukurinë e togfjalëshave klishe.
Kështu, kur një gazetar shkruan se “u dëgjua një eksplozion i fuqishëm”, duke e shpërfillur fjalën shpërthim, e cila ekziston në shqipe prej kohësh, ai nuk është se e ka përzgjedhur, fjalën eksplozion, nga një paradigmë ose bashkësi fjalësh semantikisht të ngjashme, të tilla si eksplozion, shpërthim, plasje, etj.; por thjesht e ka vendosur atje, duke iu referuar një ligjërimi të caktuar gazetaresk, ku një fjalë e tillë si eksplozion përdoret, ose të paktën pritet të përdoret.
Kjo ndodh sepse, kur prodhojmë ligjërimin publik, njëkohësisht riprodhojmë edhe mjedisin, ose kontekstin jashtëgjuhësor ideal, për ligjërimin tonë.
Kështu, kur një shok të dërgon një mesazh, për të të ftuar për darkë, ti mund t’i përgjigjesh duke i thënë se “të them më vonë nëse vij dot për darkë apo jo”, por nuk mund t’i shkruash se “propozimin tuaj do ta marr në shqyrtim në një moment të përshtatshëm”. Marrëdhënia mes jush krijon kontekstin përcaktues për llojin e shqipes që do të përdorni në komunikim.
Ky model mund të ndihmojë për të kuptuar edhe mekanizmat që i bëjnë njerëzit të thonë eksplozion, në vend të shpërthim; progres në vend të përparim ose ecuri; koncesion në vend të lëshim etj., meqë shpesh fjalët e huaja na i sugjeron konteksti, njëlloj sikurse, për ta thënë me një metaforë të frikshme, shpesh gjuha na flet, në vend që ta flasim.
5. Tregjet e valutave
Më në fund, dy fjalë për marrëdhëniet midis origjinës së fjalës (etimologjisë) dhe përdorimit.
Që prejardhja e një fjale të ndikojë në përdorimin e saj, duhet që përdoruesit të jenë në gjendje ta dallojnë këtë prejardhje; ose që dikush t’ua ndriçojë mendjet.
Si rregull, fjalët “e huaja”, ose që vijnë nga gjuhë të tjera, dallohen nga mveshja e tyre fonetike, e cila i bën të tingëllojnë ndryshe nga fjalët vendëse.
Kështu, asnjë anglishtfolës nuk do të ngurronte për ta pikasur fjalën koyaasnisqatsi si element të huaj në stofin e anglishtes; për shkak të pamjes së pazakonshme të saj dhe shqiptimit përkatës.
Shumë shqiptarë janë në gjendje t’i dallojnë orientalizmat e shqipes në mënyrë intuitive – ose duke u mbështetur në njohjen e disa rregullsive fonetike që shfaqen në ato fjalë e që janë karakteristike për gjuhët e familjes turke (pattern recognition).
Në përgjithësi, orientalizmat nuk patën kohë të integrohen në indin e shqipes, duke mbetur disi të huaja edhe në fonetikë, edhe në gramatikë. Disa tipare fonetike, si harmonia vokalike (tepër teknike për t’u shpjeguar këtu), ndihen menjëherë si të huaja për shqipen – p.sh. përshtatja e prapashtesës së shumësit me natyrën fonetike të zanores temë: baba/baballarë; aga/agallarë; por bej/bejlerë, kadi/kadilerë; ose fakti që në gegërishte shumë nga këto fjalë theksohen ndryshe nga ç’i thekson toskërishtja (e cila e ruan pozicionin e theksit në gjuhën burimore): xhezvé/xhézve, pará/páre, kadifé/kadífe; dhe një varg tiparesh të tjera që nuk i përmend dot këtu.
Kështu, shqiptari pa vështirësi do t’i identifikojë si “turke” fjalë të tipit bakllava, kallaballëk, bereqet, budallallëk, kajmaklie, karabina, qylaxhi, qysqi, badjava, etj.; thjesht nga forma fonetike që kanë, ose mënyra si tingëllojnë.
Nga ana tjetër, kriteri fonetik intuitiv nuk na lejon të dallojmë prejardhjen njëlloj turke të fjalëve të tjera si rast, zyrë, zarf, top, xham, turmë, kajsi, kat, soj, kollaj, etj., meqë këto të fundit ia arrijnë të kamuflohen fonetikisht, duke i humbur gjurmët në kallaballëkun e fjalëve të tjera, të asimiluara prej kohësh.
Jo të gjitha orientalizmat “tingëllojnë” si orientalizma ose sillen gramatikisht ndryshe nga fjalët vendëse; dhe përtej këtyre dallimeve që nuk shkojnë më thellë se lëkura (skin deep), orientalizmat mund të identifikohen, edhe ato, vetëm nga specialisti i historisë së gjuhës.
Analogjitë me racizmin si dukuri shoqërore dhe ideologjike bëhen tashmë kaq të forta, sa vetë argumenti mund të përfundojë në parodi. Prandaj, le të mjaftohem të them se problemi me orientalizmat e shqipes nuk është prejardhja e tyre, por vështirësia e tyre për t’u përshtatur me sistemin gjuhësor (fonetik, gramatikor) të gjuhës pritëse.
Me të njëjtat vështirësi ndeshen sot anglicizmat, të cilat gjithashtu nuk i përshtaten dot lehtë sistemit të shqipes.
Prandaj argumenti i prejardhjes nuk është, për mendimin tim, veçse një mënyrë ideologjikisht e ngarkuar për t’u prezantuar masave argumentin thjesht funksional të mospërshtatjes.
Por nëse një fjalë ose një kategori fjalësh ose një mjet gramatikor çfarëdo nuk përshtaten dot, për arsye si të thuash strukturale, atëherë gjuha do të reagojë vetvetiu, duke i margjinalizuar; sepse gjuha funksionon në mënyrë të tillë, që të mos i tolerojë dot atentatet ndaj sistemit.
Shënim: Komentet për çështje etimologjike nuk mirëpriten.
Gjuha e shkruar (me sa di une) ne pergjithesi ka qene nje marreveshje elitare, religjioze, politike ose akademike, ne te gjitha koherat… dhe gjithnje ka qene sistem konservativ, qe here pas here revolucionarizohej. Keshtu muhabeti me latinishten (qe nuk dihet a eshte folur ndonjehere ne jeten e perditshme) dhe vulgaren, apo me ndryshimet mes demotikose dhe katharevousas, apo me muhabetin e sanskrites se vedave, prakrites se budes, dhe hindustanit te folur… Sot vendeve ku flitet shqipja i mungon nje marreveshje politike, intelektuale (se fetare eshte jashte konteksti) per gjuhen e shkruar, dhe debati bie ne dore te lloj lloj amatoreve apo profaneve…
Pastaj dhe linguistika si fushe kerkimore, studimore dhe propozuese per semantikat (qe po behen gjithnje e me te perthyeshme), nuk eshte kah levrohet hic, i ka humbur “nami e nishani” (name and insign – indofarsi)
Xhaxha,vij e lexoj me kënaqësi në këtë blog, ku, o për meritën tuaj o për meritën e komentuesve, shpesh kam se ç’të mësoj apo të filloj të vras mëndjen.
Nuk jam as i ekonomisë dhe as i gjuhës, por duke marrë shkas nga mënyra se si e shtjelloni argumentin, si dhe nga një shëmbull që kishit marrë gjatë tij, do të doja t’ju pyesja se ç’rol ka edhe ekonomizimi (nikoqirllëku?!) i “parasë”/fjalë në ligjëratë apo edhe në të shkruarën.
E kam fjalën për shembullin e sjellë prej jush: eksplozion i fuqishëm… mua si lexues, kur lexoj/dëgjoj këtë shprehje, nënkuptoj automatikisht që ka ndodhur një shpërthim, por vetë shpërthimi nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së presionit në një depozitë avulli, por se ky shpërthim ka ardhur si pasojë e reaksionit të një lënde shpërthyese (pikërisht eksplozivit).
Natyrisht që, në shëmbullin e marrë prej jush fraza fillon me “u dëgjua”, çka nuk mund t’ja japë të drejtën folësit që të supozojë se ishte shpërthim/eksplozion prej eksplozivit apo plasje e një gome makine …dhe me të drejtë mund të themi që, duke mos ditur se ç’ka plasur, duhet të kishte përdorur fjalën shpërthim.
Kuptohet që, ashtu si për rastin e marrjes në shqyrtim në një moment më të përshtatshëm të propozimit për një darkë edhe një fjali si: “U dëgjua një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar prej lëndëve shpërthyese” do të ishte po aq e kuptueshme prej lexuesit/dëgjuesit dhe ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet bashkëbiseduesve apo kontekstit…
Ops… po e humbas fillin, prandaj më mirë po i bije shkurt: Meqë jetojmë në një epokë ku komunikimi është i rëndësishëm po aq sa edhe shpejtësia me të cilën bëhet ai, atëhere ekonomizimi i ligjëratës (e rëna për shkurt, ndryshe nga shembujt e mësipërm) është diçka që i sjell varfëri gjuhës (apo e detyron që të huazojë fjalë të huaja që përmbledhin më mirë një fenomen të caktuar) apo ja rrit funksionalitetin asaj (marrja e drejtpërdrejtë dhe në kohë më të shkurtër të asaj që duhej të transmetohej)?
Personalisht nuk kam probleme… do t’ua lija shkrimtarëve/poetëve përdorimin e ligjëratës së artikulluar gjatë… ashtu si nuk do të duroja dikë që ta bënte strumbullar një urdhër të dhënë një zjarrfikësi kur ky duhet të hidhet në veprim sapo (mjafton) të ndizet drita e kuqe.
Perhere e me teper po bindem se ka bere mire Sala qe e zhduku Akademine, per tua lene studimet e ndryshme atyre qe i kane perzemer e jo nje shpure pozitivistesh ‘kolltukofage’ qe marrin rrogat duke mos bere asgje.
Asnje nga ceshtjet madhore te shqipes nuk eshte zgjidhur ne dhjetra vjet studime, as parimisht nuk u arrit te behet e pranueshme qe shqipja e shkruar duhet te jete nje.
E cfare, nashtit, na u dashka te njehsojme fjalen e huaj me ate shqip , pasi hyn ne pune,e kush…. ne qe nuk njehsojme dot shqipen e shkruar, ne qe spo njehsojme dot 2 variantet e brendshme ?!! Posi, shume pune na kane bere e na bejne internacionalizmi e internacionalistet gjuhesore, sidomos kur mbrojne tezat e tyre me ‘reductio ad Hitlerum’.
Une jam dakord me parashtrimin tuaj. Kam edhe nje shembull qe nuk mund te me zevendesohet sepse merr parasyh pikerisht kontesktin qe permendni ju.
Kur isha i vogel, gjyshja ne Permet me thoshte shpesh: “T’u befsha kurban”, ose “Te vafsha bedel”. Tani ajo, rahmet te kete, ka vdekur, por nuk mund ta imagjinoj sesi do te me shfaqej me nje shqipe te higjenizuar si edhe thoni ju.
Ajo qe dua une te pyes eshte fakti ne mos kjo rruge e nisur nga Kadare, synon qe te krijoje me shume nje ledh drejt huazimeve te reja qe jane shume te pavenda ne gjuhen tone dhe qe te gjithe i ndjejme.
Me nje fjale, a mund te jete kjo qasje, pra nje pastrim retrospektiv nje menyre, nje dritare per te ardhmen, duke e injektuar gjuhen e paster si nje detyrim moral, apo edhe nje mode konstante qe duhet ndjekur?
Personalisht mendoj se Kadare se fundmi ka nje angazhim te vetin per nje kapercim historik te shqiptareve drejt Evropes, duke u rrekur te minimizoje ndikimet orientale. Por ky ehste problem me vete dhe nuk ka te beje direkt me parashtrimin e mesiperm.
Sot fjalët e huaja hyjnë në shqipe kryesisht nëpërmjet terminologjisë. Për fat të keq, kombëtaristët nuk e zgjidhin dot problemin terminologjik duke iu drejtuar ritualisht burimit të tyre liturgjik – Rilindjes; sepse asokohe zhvillimi teknologjik nuk luante atë rol social që luan në ditët tona.
Në shkrimin më sipër, unë u përpoqa të sqaroj si funksionon fjala e huaj në ligjërim, edhe pse ndonjë komentues, me keqbesim flagrant, parapëlqeu të ma lexonte shkrimin nga një këndvështrim prej rapsodi. Gjithsesi, këto janë dy aspekte të ndryshme që duan trajtuar veçmas: mënyra si hyjnë fjalët e huaja dhe mënyra si funksionojnë pasi të kenë hyrë.
Këtu duhet pasur parasysh edhe që një fjalë e huaj mund të hyjë në ligjërimin individual të dikujt, ose edhe në zhargonin profesional ose social të një grupi të kufizuar në numër; por kjo nuk do të thotë se ka hyrë edhe në gjuhë. Kështu, fjala e tmerrshme vakancë, me gjithë indinjimin tonë, ende nuk është bërë pjesë e gjuhës shqipe, edhe pse është përdorur në një instancë ligjërimore konkrete (përdorimi nuk mjafton, duhet edhe nyjëtimi).
Fjalët e huaja nuk futen në gjuhë ngaqë një individ thjesht dëshiron t’i futë. Është njëlloj sikur ti të hash guralecë; sistemi tretës nuk do të t’i pranojë, dhe do të dalin të paprekur, nga porta e pasme. Prandaj nëse fjalët e huaja futen dhe qarkullojnë lirisht, për këtë nuk bëhet dot me faj vullneti individual i përdoruesve, ose dëshira e tyre për të “globalizuar” shqipen. Ka forca të tjera, më të mëdha, që e përcaktojnë këtë.
Sa për terminologjinë, kjo duhet përballuar siç e bëjnë shumë vende të tjera – në mënyrë akademike. Tani, megjithëse ndonjë si Fshikulluesi këtu e duartroket “mbylljen e Akademisë”, asnjë institucion tjetër, përveç akademisë, nuk mund të zëvendësojë punën e kësaj me termin.
Të gjithë jemi dëshmitarë të shpejtësisë marramendëse me të cilën futen në qarkullim teknologji të reja për konsum të gjerë, së bashku me termat përkatës. Shqipja, e lënë në mëshirë të fatit, nuk e përballon dot këtë trysni termash të reja – prandaj dashur pa dashur do t’i pranojë ashtu siç i vijnë, nga gjuhët e tjera (anglishtja).
Një institucion i përpunimit të terminologjisë mund të kujdesej për ta vënë nën kontroll këtë dukuri, duke propozuar alternativa për termat e rinj; gjithnjë në bashkëpunim me qeverinë, e cila do të duhej të impononte, në rrugë administrative, përdorimin e termave të sanksionuar.
Kjo do të kërkonte, bie fjala, që të gjithë kompjuterët në Shqipëri (së paku në institucionet publike) të përdornin versionin shqip të programeve operative; së bashku me tastierën përkatëse.
Thashë që terminologjia nuk duhet ngatërruar me shkëmbimin spontan të fjalëve midis shqipes dhe gjuhëve të tjera; edhe pse futja masive e termave, bie fjala nga anglishtja, e dëmton integritetin e shqipes – në rrafshin fonetik dhe gramatikor; sepse anglicizmat nuk përtypen dot kollaj nga sistemi, sidomos në krahasim, bie fjala, me italianizmat.
Nga ana tjetër, pasi termi është futur dhe qarkullon lirisht, vështirë të largohet nga qarkullimi me lista proskriptive, siç është vepruar deri më sot (duke dështuar). Këto lista shërbejnë vetëm për të kultivuar një bashkësi refleksesh zëvendësuese, në redaktorë të zellshëm të shqipes së shkruar.
Për ta përmbledhur: problemi terminologjik luftohet me rrugë institucionale; ndërsa problemi i anomisë leksikore, ose i përdorimit të pakriter të fjalëve të huaja, zgjidhet me rrugë kulturore, ose nëpërmjet ekspozimit të shtuar ndaj shqipes të nivelit të lartë.
Edrus, me fjalorin ushtarak, do thuhej se ke gjetur Schwerpunkt-in e tanishem te shqipes.
http://www.warfare.it/vocabolario/schwerpunkt.html
http://www.warfare.it/strategie/individuazione_schwerpunkt.html
Ne artin ushtarak, gjetja e kesaj pike kyce tek armiku eshte jetike per fitoren e betejes, po aq sa eshte gjetja e kesaj pike tek vetja e mbrojtja e saj edhe ne dem te pikave te tjera.
Pse sot per sot duhet ti rrime larg, shumices derrmuese te koncepteve te perqendruara ? Sepse vijne nga jashte dhe kane aq shume energji te mbledhur ne nje pike, saqe fillojne e sherbejne si ushqimore per fjalet e huaja.
Nderveprimi mes gjuheve ngjan me nderveprimin midis njerezve, ka perhere nje qe ndikon mbi tjetrin a te tjeret.
Mirepo e shkuara tregon se sa me shume fjale te huaja futen brenda nje gjuhe, aq me e madhe eshte mundesia qe keto fjale te huaja te zhdukin fjalet vendase, pasi fjalet e huaja energjike jane te parat qe hyjne dhe ngadale ushqejne edhe fjalet e huaja me pak energjike, ato qe gjuha e vogel apo e pazhvilluar perpiqet ti mbaje larg.
Me kalimin e kohes, fjalet e huaja nuk synojne me thjesht nje vend ku te rrine,ku te sherbejne, pra tek leksiku, por zgjerohen , nga emri formohet folja, ndajfolja, mbiemri e me radhe.
Duke zaptuar fjalet e huaja, konceptet kyc/energjike, nuk lejojne me krijimin e fjaleve vendase qe mund ti zevendesojne , keshtu qe kerkojne nenshtrim.
Ne fund dihet se vjen cngjasimi i plote, nuk ka me galishte po ka frengjishte, nuk ka me maqedonisht por ka greqisht, nuk ka me hebraisht por ka aramaisht etj.
Ky i famshmi strukturalizem parashikon qe gjuhet jane te destinuara te mos kene me gramatike, se fjala shkon drejt ekonomizimit e rendimentit.
Si shembull qe ve ne dukje se cfare teorie shkencore eshte kjo, eshte ndarja e lakimit te shqipes ne te shquar e te pashquar gjate mesjetes.
Anglishtja qe eshte gjuha me skandaloze nga pikepamja gramatikore, nuk e ka kete cen, si pasoje e ekonomizimit e rendimentit, por e lemshit te papare qe ka anglishtja ne zanafillen e saj, kur gjuha galo-latine e shek 5, u perzie nga nje ane me gjuhen e galeve te mbretit Artur, me gjuhen e saksoneve, pastaj pa u krijuar mire nje gjuhe e re, pati dy shekuj sulme e dyndje vikinge, e menjehere dyndja franceze e normaneve qe flisnin frengjisht.
Ndersa gjuhet e tjera gjermanike ruajten me te drejte nje pjese te mire te gramatikes anglishtja nuk kishte mundesi ta ruante, sepse anglishtja eshte kompromis midis gjuheve te ndryshme.
Kur behet kompromis, do gjendet emeruesi me i vogel i perbashket midis paleve e per anglishten heqja qafe e nje pjese te mire te gramatikes ishte emeruesi me i vogel i perbashket.
Nga ana tjeter me kalimin e kohes gjuhet e shkruara jane te prirura te mos perfaqesojne me gjuhen e folur, por te gdhendin gjuhen e folur sipas modelit te shkruar.
Keshtu eshte e papranueshme qe te lejohet nje shqipe e shkruar e ndyre me huazime pasi shqipja e folur neser do jete shembelltyra e asaj te shkruar.
Krijimi i nje gjuhe parafabrikat nga ekonomizimi i fjales, duhet hedhur poshte me britma, me mire te rikthehemi ne ndarjen gegerisht-toskerisht sesa te kemi nje gjuhe alla-inglezce.
”””Sa për terminologjinë, kjo duhet përballuar siç e bëjnë shumë vende të tjera – në mënyrë akademike. Tani, megjithëse ndonjë si Fshikulluesi këtu e duartroket “mbylljen e Akademisë”, asnjë institucion tjetër, përveç akademisë, nuk mund të zëvendësojë punën e kësaj me termin.”””
Nga pikepamja etike une jam kunder eutanazise te padiskriminuar, keshtu nese kalojne 20 vjet qe njeriu ndodhet ne gjendje bimore, atehere me mire coje tek Perendia, per te miren e tij dhe per te miren e te gjalleve.
Cdo institucion heret a vone krijon nje karakter te vetin, pertej te cilit nuk del dot, keshtu qe edhe akademia jone krijoi nje karakter te vetin, i cili bente te mundur kryesisht perkthimin e literatures se huaj dhe jo rralle pronesimin e saj per karriere.
Heqja e atij institucioni, do te thote se ky karakter pertej te cilit nuk del dot, nuk eshte me i pranueshem. Nga ana tjeter Cabejt nuk iu desh akademia per te qene ai qe eshte. Me shume sesa per nje perngjasim te kuvendit te ndrikullave qe quhet edhe kuvendi popullor, vendi ka nevoje per nje faltore te dijes.
Tani ska me kush perparesine e te shkruarit ne faqen e pare te librit ‘Akademia e Shkencave’, lexuesi do vleresoje mbi ate qe eshte, jo mbi ate qe duhet te jete.
Kot sa per ta ditur, a ka Shqiperia ndonje filozof te gjuhes, apo si zakonisht ka gjuhetare e shkrimtare qe merren edhe me filozofine e gjuhen?
Shkruan Fshikulluesi:
Akademia (më parë Instituti i Shkencave etj.) i dha Çabejt rrogën e profesorit për dekada me radhë, një zyrë për të punuar, një bibliotekë për të shfrytëzuar, një revistë për të botuar studimet e veta. Vërtet që Çabej ishte formuar si dijetar jashtë Shqipërisë, por së paku institucionet atje ia krijuan disa kushte, sado minimale, për të vazhduar studimet. Prandaj ndoshta duhet të pyesim për ata kolegë të Çabejt që, edhe pa u burgosur e pa u persekutuar egërsisht, nuk arritën dot të bëjnë shumë, pse iu desh të nxirrnin bukën me punë të rëndomta: si përkthyes ose mësues në shkolla të zakonshme të provincës (larg bibliotekave dhe kontakteve të nevojshme për ta çuar përpara dijen). Këtu nuk po flas për të tjerët, ata që u shurdhuan me dhunë nga regjimi për arsye politike, as për ngucjen e përhershme që ia kanë bërë Çabejt vetë; por vetëm për nevojën e dijes, albanologjike dhe joalbanologjike, për t’u financuar, në mënyrë që të shkojë përpara. Në rrethanat e shqiptarisë, ky lloj financimi sot për sot mund të jetë vetëm publik; përndryshe, do të kemi businessmen-ë patriotikë të diasporës, që do të financojnë “studiuesit” shqiptarë të pellazgëve e të pellazgjishtes, etruskëve, trojanëve, aztekëve, atlantëve… e që do ta provojnë, një herë e përgjithmonë, se majmuni u shndërrua në njeri në trojet shqiptare në Ballkan (edhe pse sot po vihen re shenja shqetësuese procesesh në kah të kundërt).
“Në shkrimin më sipër, unë u përpoqa të sqaroj si funksionon fjala e huaj në ligjërim, edhe pse ndonjë komentues, me keqbesim flagrant, parapëlqeu të ma lexonte shkrimin nga një këndvështrim prej rapsodi”
Ky jam une valle ? E di qe nuk duhet te pyes po nuk me le rehat.
Gjithesesi po iki me pushime dhe kam kohe 10 dite te kthjellohem nese nuk marr pergjigje dhe ku lind veshtrimi i rapsodit.
Shendet!
Theollogos, nuk e kisha me ty. I përgjigjesha tërthorazi një komenti i cili nuk u miratua. I kalofsh mirë pushimet!
“Mjaft me me emrat qe vuri Dushani!” Ne keto terma, para pak ditesh, kryeministri i talentuar i vendit hodhi idene se ka ardhur koha te ndryshohen emervendet e huaja ne Shqiperi. Ne blogosferen shqip, entuziazmi pershendetes per nismen e re kapi edhe sektore te njohur si agresive kunder kryeministrit. “Ta fillojme me Elbasanin”-thane disa. A nuk e vuri ate emer Dushmani, me i zi se Dushani?
Pasioni politik me gjuhen ka kapur keqas nje bashkesi e cila ne pamundesi per te ndyshuar gjerat, kerkon t’i yshte keto duke u ndryshuar emrat.
Ne fillim te viteve 2000, perfaqesuesi me simptomatik i terapise se shock-ut ne nacionalizmin shqiptar, Kastriot Myftaraj, botoi esene e gjate “Kalvari i gjysehanes”. Ne te autori, nje korcar me prejardhje familjare myslimane, nderton mes persiatjesh historiko-teologjike, nje kundershti ndaj permasave orientale dhe “jugore” ne identitetin e shqiptareve, prej ku edhe zgjedhja e tij per ta kompozuar tekstin ne nje gegerishte eklektike, te paprekur nga orientalizmat osmano-bizantine dhe “komunizmat” toske. Keshtu varianti utopik i gegerishtes ne tekst, shpjegon autori, do te zevendesoje dhe korrigjoje gjithe fjalet qe kane hyre permes burimesh te gjuheve te armikut, me fjale shqip apo nga burime te vendeve mike. Rrjedhimisht, sa here i lipset fjala qeveri (me c’duket greqisht), autori perdor “governe” apo ne vend te “perandori”, “imperi”, dhe sigurisht ne vend te fjales orientale “komb”(maxima culpa), perdor “nacion”. Gjate gjithe librit mos u perpiq te gjesh ndokund as fjalen “jo”, e cila autorit i duket turqisht: ne vend te saj ka kudo “no”, si ne fjala vjen: No, governa e Vlones s’pati mujt me ba pernjimend reform…” (shembullin po e sajoj se librin nuk e kam prane).
C’eshte me interesantja, radikaliteti i librit klith jo vetem ne strukturen ideolektike apo kodin automatik morfologjik, por edhe me kapilarisht kur zevendeson kudo nje bashketingellore ne dukje te pafajshme si k-ja, me nje “c” eurointegruese gjate gjithe tekstit- hiq kopertinen ku k-ja autorit i eshte dashur vetem per te mirembajtur emrin e vet.
Me kete abetare te pacelebruar te shqipes njekokeshe ne dore, e kemi me te thjeshte te kuptojme se c’ndodh gjetke neper ligjerimin e sotem. Pa kete abetare nuk kuptohen dot spastrimet e grupfjaleve armiqsore as tek “Kronika ne Gur”.
Kujtoja se veprimtaria restauratore e “Onufrit” kishte prekur tek Kadareja, me nje fare te drejte, vetem tekste eseistike si “Eskili ky humbes i madh” apo “Autobiografia e popullit ne vargje” , per t’i pastruar nga ndonje moment ideologjik anakronie. Kujtoja po ashtu se ripunimet e teksteve te fiksionit prej autorit, kufizoheshin ne vitalizime te tilla si ajo qe permend Lubonja ne rastin e romanit “Keshtjella”, ku autori, besoj se me te drejte, pas viteve ’90, e ka ridizenjuar kampin arber me elemente dekorative te krishterimit mesjetar, per ta bere me historik dhe per ta larguar keshtu disi nga imazheria e viteve ’60 e “keshtjelles” se pamposhtur buze Adriatikut.
Gjithashtu, rishkrimi si paralel dhe jo si pjese e dyte (sequel) i “Kronikes ne Gur”, me titullin “Ceshtje te marrezise”, besohej se kishte dhene nje kend tjeter veshtrimi plotesues mbi temen fillestare, ne perputhje me ndryshimet botekuptimore te autorit apo lirine e tij te rifituar pas diktatures. Ne kete paralel te “Kronikes…”, autori psh. nderfut, ne padijeni te plote te personazheve origjinale te variantit te pare, figuren e nje prifti katolik, vella i gjyshit mysliman te rrefimtarit, qe vjen nga Veriu i larget per te shqiptuar frazen “levdue kjoft Jezu Krishti” ne funeralin e te vellait. Autori nuk qenka mjaftuar thjesht me dublimin e vepres, por ka zgjedhur edhe ta update-oje ate gjuhesisht. Si per te paraprire e mirepritur kthimin simbolik te priftit katolik gjirokastrit ne familjen e vet myslimane gjate pjeses se dyte, autori flak me ngut mangallet e oxhaqet nga “kronika…” dhe shtron rrugen me “prushane” e “tymtare” festive turfanda duke mos vrare mendjen per harmonine atmosferike te nje vepre arti, e cila per me teper titullohet “kronike”, e nderhyrjet e vona i rrenojne kronikat…
Kriteri gjuhesor konvertues qe perdor Kadareja, del jashte kodit pellazgjik te nje pjese te shkolles se puristeve tane, per t’iu afruar me teper kriterit te Myftarajt: fjalet e huaja nga vendet armike, zevendesohen me fjale shqip OSE me te tjera prej vendeve mike. Edhe aty ku eshte e pamundur. Ja pse “kutia e duhanit” shperthen e del prej tekstit ne formen kaba “arkez duhani” kur, me “z” apo pa “z” , togu nuk arrin te tregoje ne shqip asgje pervecse nje objekti qe si minimum mund te strehoje perbrenda mbi njezet kile duhan. Ja pse “gjylja” turke e bodrumit (zevendesuar ky me “zgafellen” e minieres), perze gjithe peshen historike qe ka gjylja mbi perfytyrimet tona, dhe del rruar-qethur ne ripunim si “sfere” shkencore bosh: thua se rrefimtari nuk ka na zbritur ne bodrumin e shtepise se tij gjirokastrite, me pllaken e gurit gdhendur osmanisht tek muri, komentuar gjeresisht ne shtyp kohet e fundit, por ne laboratorin mistik te nje alkimisti ne Grenoble me “sfera” e “f(a)shikuj” e “vargore” te perkthyer si ne Google translator.
Autori eshte i lire t’i punoje qindin vepres se vet, te cilen fatmiresisht e ruajme ne variantin e pafajshem, por arroganca e trafikimit emblematik te duhanit nga “kutia” ne “arkez”, duket se meton te dale nga letersia dhe te destabilizoje ligjerimin duke imponuar nga pozita unikale e autorit ne hierarkine e shqiptarise, normativa te panevojshme ideologjike. Fjala “kuti” qe na sherben ne menyre krejt joproblematike qe prej kur s’mbahet mend, per te emertuar nje soj te tere objektesh te perdorimit te perditshem, befas inkriminohet dhe gelltitet ne matrioshken e nje fjale tjeter ideologjikisht korrekte, duke dhene keshtu ne menyren e vet nje mesazh per thellesite e reformave e transformimeve qe perfytyrojne vizionaret tane sot.
Gjithsesi, operacionet identitare te tipit “Michael Jackson” qe ka gati dy dekada qe aplikohen pa shije permbi territoret tona, qe nga lyerjet me bojera …ylberi te “nenpullazeve” te Tiranes e deri tek kthimi i klasikeve te leterise shqipe ne oficina fjalekryqesh, nuk kane potencialin transformues te eksperimenteve me te hershme revolucionare me shqiptaret, per faktin e thjeshte se shoqeria shqiptare sot nuk mund te kontrollohet e formatohet dot nga nje dore e vetme. Kumbullat identitare OMGJ ne nje treg te lire e te hapur, nuk i kaperdin kushdo, per sa kohe nuk ta ve njeri revolen prapa koke. Historikisht, kete e kane ditur mire te gjithe reformatoret revolucionare, dhe eshte kjo dije qe i ben te frikshem.
“Asnjë folës, me përjashtim të dy-tre etimologëve, nuk është në gjendje të përcaktojë prejardhjen e të gjitha fjalëve që përdor; dhe nuk është në gjendje sepse kjo prejardhje nuk i hyn në punë.
Asnjë dobi nuk i vjen kujt nga dija se kolltuk është fjalë turke, poltronë fjalë italiane, ndërsa ndenjëse fjalë e formuar brenda shqipes.”
SHKRIM TEJET I CEKET DHE TMERRESISHT I PADOBISHEM.
Qe te mos e zgjas me teper, artikullshkruesi ka nevoje URGJENTE, po, po ! URGJENTE te lexoje Martin Heideggerin. Ndoshta atehere do t’i hapen syte.
Eshte nje cektesi mendimi, nje cektesi logjike qe te besosh se rrenja e fjales nuk i hyn ne pune askujt. Mirepo, eshte vete rrenja e kesaj fjale qe ka tere kodin “gjenetik” (nese mund ta quaj keshtu) te nje gjuhe njerezish. Nuk jane njerezit qe flasin gjuhen (sic pretendon shkruesi) por eshte gjuha qe flet permes njeriut (Heidegger e te tjere).
Shkrim tmerresisht i dobet, dhe s’po hyj ne fantazi te tjera qe pse e ku e si, por ky shkrim deshmon per nje shterpesi te tejskajshme mendimi.
Qofshi mire.
Me ose pa Hajdeger, XhaXhai me siper ka thene:
“… shpesh gjuha na flet, në vend që ta flasim.”
Ilacet me pika per hapje sysh qe propozon me dashamiresi, po me aq dashamiresi te sugjeroj t’i perdoresh edhe vete, para se t’i propozosh mbi te tjeret.
Nganjehere s’merret vesh. Te duket sikur flet me nje hider me qindra koka. Flet me xhaxhain dhe te flet Kuticka. Dje hyri Pishtari. Pardje ishte nje tjeter.
OK, ja dhe une po paraqitem si Senduk. Ndoshta kemi fat me shume.
Te thuash qe aq na ben per etimologjite, sidomos kur kjo thuhet nga nje gjuhetar, kjo eshte… eshte c’na eshte.
ilaci e beri efektin, po ende jo plotesisht.
Une jam lexues e komentues prej disa vitesh ketu dhe vertet qe kemi te bejme me nje si lloj hidre, per sa kohe qe kurre nuk e perseris pseudonimin tim ne me shume se nje teme (hiq ketu vetem nje rast, kur s’pata nga t’ia mbaj). Ama hidra nuk ka lidhje me pishtaret qe permende.
Ti nuk iu drejtove XhaXhait, por shkrimit te tij, te cilin une e kam votuar se me pelqen, prandaj nderhyra, ama me fjalet e autorit, qe i vura karshi komentit tend per te treguar se e kishe pa vend.
Po te hedhesh edhe nje pike tjeter ne sy, nga ato qe i propozove autorit me delikatesen e Dr.Mengeles, e sheh se ky (XhaXhai) nuk po thote gjekund se etimologjia ne vetvete nuk ka vlere apo se nuk duhet. Thjesht po thote se
“Asnjë folës, me përjashtim të dy-tre etimologëve, nuk është në gjendje të përcaktojë prejardhjen e të gjitha fjalëve që përdor; dhe nuk është në gjendje sepse kjo prejardhje nuk i hyn në punë.”
Pra nje perdorues i zakonshem i shqipes, nuk ka pse instalon nen gjuhe ndonje detektor per te doganuar/cdoganuar fjalet per shkak te biografise, pasi ky proces do te paralizonte komunikimin.
Megjithate, ky skenar mbetet ende nje alternative per partizanet e paralizes.
ps: sa i perket hidres, qe te mos krijoj me tej ndonje pandehme neper moderatoret, njoftoj se do te vijoje me poshte nje koment nga nje personazh, me te cilin prej me se nje viti ndaj te njejten cati dhe wireless connection.
Kastriot Myftarit, per te qene gjuhesisht i sakte me variantin e tij te shqipes, i do nderruar emri ne Muraje Msusi.
Cfare virusi i ka zene njerezit ne Shqiperi qe kane nje fantazi kaq te shkeputur nga realiteti?
Me sa di une gjuha shkruhet ashtu sic flitet, dhe nuk flitet ashtu sic shkruhet.
Ne mbeshtetje te argumenteve te Xhaxhait, ne anglosfere ka shume universitete qe ofrojne kurse mbi fjaleformimin, ku studiohen fjalet me baze latine ose greke, prefikset dhe sufikset e tyre. Keto kurse merren me metoden e analizimit te fjaleve te anglishtes qe bien ne kete kategori, dhe perdoren qe prej studimit te fjalorit e deri tek pregaditja per SAT.
Me vjen shume keq,xha xhai,per heqjen e postit tim mbi origjine helenike te fjales “kuti”.”Kuti” nuk eshte turke xha xhai,dhe shume fjale te tjera qe permend.Ku vjen puna tek fjalet burimore te shqipes,ju i caktoni me etimologji te panjohur.Pse???
Burimi i informacionit tim ishte i gjetshem lehte ne Wikipedia,gjuhet ballkanike.Nuk ka lidhje me temen,do te thuash si gjithmone.Nuk ka lidhje me diene ku do te dalesh ti,e pranoj,por ka lidhje me dijet e tua te cunguara dhe teper te vjeteruara.Sepse nga niveli i dijeve vjen edhe cilesia e ideve.Hiq dore nga Meyer,xha xhai.Edhe Eqerem Cabej shkruajti qe “Meyer tashme eshte i vjeteruar”.Fjala “kuti” ka ekzistuar e shkruajtur para se te vinin turqit ne ballkan.Thejsht nuk do te desha te behesh qesharak ne menyre te pavullnetshme ne qarqet shkencore,ku nuk te falin presjen ne permbajtje.
Per hire te thenies se vertetes,cfaredolloj qe ajo te kete si pasoje mbi ne,lere te kaloje ky post.Parimet e arsyes jane me te forta se interesat,ose senimi i figures dijesore t’gjithesejcilit.E verteta eshte hyjnore,xha xhai.
Orakull, më vjen keq, por nuk është rasti për të zbuluar armikun tek unë, aq më tepër në blogun tim; por ndoshta është koha që ta marrësh pak më seriozisht paranojën tënde, e cila nuk të bën mirë për shëndetin e trupit dhe të shpirtit. Pata porositur, në fund të shkrimit, që të mos bëheshin komente me natyrë etimologjike, sepse nuk do të miratoheshin. Sinqerisht dhe miqësisht të lutem të mos shkruash më në këtë blog, në qoftë se e ke të pamundur të ndjekësh rekomandimet e të zotit. Edhe mua më vjen keq të t’i fshij komentet çarçaf që të marrin aq kohë kur i shkruan.
Ndërkaq që kamzhiqet fshikulluese dhe çizmet e zhurmshme ideologjike sikur po zbehen – thua vallë Xha xha-i vendosi më në fund t’i vërë sinor durimit të tij legjendar ? – po ndërhyj me një koment të vogël anekdotik.
Pas vitesh të gjata mungese në hapësirën gjeografike shqiptare, m’u desh, për arsye madhore, të bëj një lëvizje blic në atdhé. Vakia për të cilën m’u desh të lëvizja kish mbledhur, ndër të tjerë, edhe një dhëndër shtetas të vendit fqinj jugor. Në cilësinë e specialistit agronom e zooteknik, fqinji, nisi të më lëvdonte me superlativa nivelin e lartë cilësor të mishit vendas në krahasim me prodhimtarinë më të mirë të vendit të tij, vend i cili në këtë fushë zor se ka të sharë.
E njoh aq sinqeritetin e këtij njeriu, sikurse edhe cilësinë e mishit të dy vendeve, sa të mos kisha kurrëfarë arsye të dyshoja në natyrshmërinë e muhabetit që po më ngiste. Sakaq, dhëndri, nuk ngurroi fare të ndante me mua faktin se shqiptarët, sipas tij, fatkeqësisht nuk dinë ta presin mishin sipas adetit, por kënaqen me një copëtim të çfarëdoshëm dhe se ky fakt, sikurse vërente ai me keqardhje, e modifikon cilësinë e mishit.
U mundova t’i shpjegoj dhëndrit me greqishten time të çalë, mësimit të së cilës i rezistoja në vegjëli se, ndërprerja e dhunshme e traditës së esnafëve të kasapëve në vend, gjithë sikurse ndërprerja e traditës në përgjithësi, ka bërë dëme të pariparueshme në vendin tonë, ndryshe nga vendi i tij me të cilin ndanim, vetëm pak dekada më parë, të njejtën traditë. Me ndihmën e familiarëve që e ruajnë të folurën e gjuhës fqinje në familje, gjithë duke mos qenë të krishterë, dhe me artikullin e Xha xha-it për thertoret e Kadaresë ndër mend, u mundova t’i bëj të qartë dhëndrit se, kasapët zanatçinj i kemi qëruar në vakt si qeliza të kapitalizmit oriental, ndërkaq që grekët vazhdojnë paturpësisht ta njohin kasapin për kasapis, kafexhiun për kafexis, bakallin për bakalis e kështu me rradhë.
Meqë kasapët zanatçinj janë zhdukur pa nam e nishan, pse t’ia kurseje vetes Kadareja qejfin makabër për t’i punësuar ata mavrinj nëpër therëtore qoftë edhe retroaktive?
Kur Tirana si qytet nuk qe bërë ende për rahmet, qarkullonte një barceletë e cila mbante me gajret popullatën tiranase të tallonit: “dikur dyqoni shkrute kasap e mrena kishte mish, sot shkru mish e mbrena gje vetëm kasapin”. Me një përpjekje modeste për ta aktualizuar, gati pa frikë mund të shtojmë se sot nuk ka më as kasap, por therës, si ironia.
””’Akademia (më parë Instituti i Shkencave etj.) i dha Çabejt rrogën e profesorit për dekada me radhë, një zyrë për të punuar, një bibliotekë për të shfrytëzuar, një revistë për të botuar studimet e veta””’
Po qe nga 1972 kane qene te shumte ata qe i kane pasur keto kushte, vitet e fundit edhe revista shkencore e libra fale internetit.
Sidoqofte mbyllja e akademise sjell hapjen e Institutit te albanologjise, qe shpresoj te krijoje nje karakter tjeter, dhe me patjeter te ruaje e fuqizoje ndikimin gjerman ne dem te shkolles anglo-saksone, meqe shkolla gjermane eshte marre imtesisht me albanologjine.
Persa i perket terminologjise, zgjidhja me e lehte eshte ajo qe shohim perdite, del tjetri e ‘frustrohet’ apo ‘frustron’, mirepo a eshte njekohesisht zgjidhja me e lehte edhe me e mira?
Po te kishim te benim me matematiken as qe do e kishte vene kush ne dyshim, por jeta, kjo shprehje hyjnore e ndryshueshmerise, meson se jo perhere rruga e shkurter eshte edhe me e mira dhe cdo popull e ka ruajtur ne thesarin e vet kete mesim.
Kam verejtur se edhe vete perqasja e shqiptareve ndaj dijes eshte mosbesuese ndaj shqipes deri ne ate pike sa shqipja shpesh shikohet si gjuhe jo vetem e paafte por edhe e papershtatshme per te pahnxjerre aftesite vetjake.
E keqja nuk eshte edhe aq ndjesia e paaftesise se shqipes sesa ndjesia e papershtatshmerise se saj, pasi e para ndikon vetem ne debatet mbi gjuhen, kurse e dyta ne justifikimin e nderhyrjeve dhunuese mbi fjalet shqip.
Jo vetem kaq, por edhe vete dituria e dikujt ka shpesh si njesi matese nivelin e pakuptueshmerise e asaj cka eshte thene dhe jo thellesine e mendimit.
Keshtu fjalet e huaja gjate cfaredo fjalosjeje te cdo rrafshi, duke qene se i japin veshtiresine ne kuptim asaj qe thuhet, vetvetiu e bejne perdoruesin me te ditur, biles te shumte jane ata qe jane vetebindur se duke qene se flasin me fjale te medha ( te huaja) atehere detyrimisht jane te ditur, te nje niveli tjeter.
E thene me dy fjale, shqiptari sa me shume ste kupton aq me shume te vlereson e shqipja nuk eshte aq me vlere, sepse e kuptueshme.
Kjo ndjesi e papershtatshmerise se shqipes i ka rrenjet mjaft thelle ne kompleksin e inferioritetit kulturor ose me mire dituror, i cili fatkeqesisht ushqehet perdite. Sikur te lihet pangrene per ca kohe ky kompleks nuk do ishte aspak keq, pasi cdo kompleks ka cmim te larte, shume mund e djerse shkon dem e shqiptaret nuk jane aq te pasur sa ta perballojne pa marre hua, e kjo hua i ka edhe interesat te larta.
Do heqim gjate, brezave do u percillen te njejtat ceshtje madhore te lena ne rastin me te mire a me te keq me zgjidhje gjysmake, ashtu sikunder na i lane ata para do ua leme atyre prapa, derisa o do dale ndonje brez i jashtezakonshem o keto ceshtje te pazgjidhura do fitojne te drejten e te qenit qe te jep koha; keshtu ka qene gjithmone, pune e madhe se jane.
Fshikulluesi pyet:
Trepikëshi vëren:
Ja ku e ke dhe filozofin e gjuhës, Fshikullues; pak durim sa të mësojë të lexojë, dhe është gati për t’u përballur me sfidat metafizike të epokës.
xhaxhai,
Ne ceshtje studimesh, ka dy lloje studiuesish : te ndershem dhe te pandershem. Kjo duhet marre ne nivelin “intelektualisht”, dhe jo “ndershmeri morale” apo ku e di une tjeter. Nuk dua te keqkuptohem.
Keta dallohen ne nje gje : qendrimi qe ata mbajne perballe fakteve. Nese kokefortesia i kalon kufinjte e se lejueshmes (te logjikes normale), atehere jemi kryekeput ne pandershmeri intelektuale.
Kjo nuk ka te beje shume me shkallen e diturive. Ka shume te zote profesionalisht qe jane te pandershem intelektualisht (kujto disa profesore revizioniste te Holokaustit). Por ka dhe studiues jo shume te zote, qe jane te ndershem intelektualisht.
Kush na intereson neve si lexues ? Pa asnje medyshje, jo ky i pandershmi. Sepse diturite e tij, megjithese te shumta, japin kahe qe nuk sjellin asgje te mire. (kujto simboliken e Djallit – nuk ka gje me te zgjuar se ai, por per se mbrapshti).
Problemi yt, qe e kam vene re dhe here te tjera, eshte njefare prirje e vazhdueshme qe tashme eshte kthyer ne natyre te dyte tenden. Kjo prirje, me vjen shume keq por po ta them, ka sjelle dhe demtimin, ne mos shkaterrimin, e aftesive tuaja mbushamendese (apo bindese). Eshte e pamundur qe nje studiues te jete kaq i fiksuar mbi dicka te caktuar, aq sa te mos lere asnje hapesire (ne mendjen e tij) per argumente te kundert.
Megjithate, eshte puna jote. Nuk do te rri pa e permendur dhe njehere, lexo Martin Heidegger, “Himne te Holderlin”, “Ecje drejt fjales”, “Qasje te Holderlin”.
Dhe dicka te fundit : nje gjuhe e tregon forcen dhe gjallerine e vet vetem ne perballje me nje tjeter. Kur gjuha ime shqipe perplaset ne koken time me nje gjuhe tjeter qe zoteroj, atehere, lus gjithkend te me besoje, kam vene re se shqipja i ka te gjitha mundesite, te dukshme dhe te nendheshme, qe te na sjelle cfaredo lloj mendimi filozofik, qofte dhe te Heideggerit qe eshte teper i veshtire. Klecka e vetme e kesaj eshte :
ta duash gjuhen shqipe, ta shohesh si nje person te gjalle, te kapesh frymen e saj, dhe atehere do te shohim se shqipja dhe logjika jane thjesht dy motra qe s’bejne pa njera-tjetren.
Nese 50 vjet komunizem na kane hedhur qindra vjet pas mendimit europian, gjuha shqipe, me kusht qe ajo te dashurohet prej nesh, eshte perseri e afte te na marre per dore dhe te na coje tek ky mendim.
Kush deshiron, mundet.
Kush nuk deshiron, mundet tjeter gje (qe po e shohim shume mire me keto tema njera pas tjetres).
Qofshi mire, miq. Ju dua shume.
Trepiksh, the lady doth protest too much, do të shprehej Shekspiri.
Deri tani nuk ke lënë gjë pa thënë, duke filluar nga opinionet tua për shkrimet e deri te opinionet, përsëri të tuat, për autorin e tyre; ke përmendur disa emra të rëndë dijetarësh si ndonjë student qyrravec filozofie i vitit të dytë; ke bërë disa deklarata patriotike jashtëzakonisht banale… Çfarë nuk ke bërë, është pikërisht të marrësh pjesë në debat.
Meqenëse ti je, madje vetëpërkufizohesh si një zero ose non-entity, atëherë opinionet e tua, sado të fërgëlluara nga ana emocionale dhe të shoqëruara me psherëtima dhe elipse, kanë po aq peshë në diskutim sa edhe mbishkrimet në murin e një nevojtoreje stadiumi. Kjo peshë nuk do të ndryshonte madje edhe sikur ti të kishe lëpirë gishtin pasi t’i kishe përjetësuar aty.
Ti më akuzon se nuk lë hapësirë, në argumentimet e mia, për mendimin ndryshe. Po hapësira e komenteve ç’është atëherë? Skenë për të përdredhur vithet? Unë e marr këtë bisedë tonën shumë seriozisht, dhe ato që mendoj, drejt ose shtrembër, përpiqem t’i shtjelloj me shembuj dhe analiza të hollësishme, brenda caqeve të mediumit (blogut). Ty të duken të cekëta këto – e drejta jote të kesh opinione, madje edhe t’i shprehësh. Por kaq nuk mjafton.
Vazhdon të më rekomandosh Heidegger-in; po çfarë të pengon ta sjellësh këtu Heidegger-in si argument, jo si të kuq buzësh? Thua se kur lexon Heidegger-in bindesh për mundësitë, e dukshme dhe të nëndheshme, të shqipes; përsëri, kjo nuk i intereson askujt, sepse ti mund të jesh skizofren dhe të kesh bindje relativisht të çuditshme, sidomos nga pikëpamja e joskizofrenëve; pa përmendur pastaj që, duke qenë ti non-entity, bindjet e tua shumëzohen vetvetiu me zero.
Prandaj, pse nuk më bind edhe mua, me shembuj, për çfarë thua? Është shumë lehtë t’ia thyesh tjetrit xhamat me llastiqe, nga rruga; në një kohë që tjetri të ka ftuar në shtëpi. Bujrum, shpjegohu, mbroje tezën tënde, por jo me psherëtima. Vetëm maska nuk mjafton, duhet edhe fytyra e fshehur pas maskës. Më akuzon mua, sado tërthorazi, për pandershmëri intelektuale – kam dëgjuar edhe më keq, prandaj nuk më impresionon dot shumë. Po argumentet ku i keni, zojushë? Se nuk keni ardhur këtu për të kërkuar burrë, besoj…?
Si përfundim, trepiksh, unë pres prej teje që të thuash diçka, natyrisht pasi t’i kesh kryer ritualet e prezantimit. Deri tani me hapësirën e komenteve ke abuzuar, për të krijuar imazhin e një kokete pak histerike, që kanoset se do t’i vërë zjarrin vetes, që të dalë e vërteta. Vërja zjarrin vetes, po të jetë se me këtë do t’i ndihmohet çështjes, unë pres, të tjerët presin. Personazhin e ke krijuar, tani sille edhe dramën, por na e kurse striptease-in, së paku këtu.
Edrus shkruan:
Edrus, bëre mirë që e solle fjalën te nevoja për ekonomizim, që është një nga shtysat kryesore për ndryshimet që ndodhin në gjuhë. Po të përgjigjem pak me vonesë, por ma bëj kabull, se çështja që cek ti është e ndërlikuar.
Në fushën e leksikut, ose të fjalëve, mundësia për ta thënë diçka me një togfjalësh frazeologjik (p.sh. lëndë plasëse) përkundrejt sinonimit eksploziv, lejon të kursehet vend në kujtesën aktive – meqë njësitë lëndë dhe plas mund t’i përdorim edhe në kombinime të tjera, dhe njëkohësisht nuk ka nevojë të mbajmë mend një njësi të re, eksploziv; por togfjalëshi shpërdoron energji fizike, në krahasim me fjalën e vetme (ka katër ose pesë rrokje, ndërsa eksploziv vetëm tre; pa llogaritur hiatusin, ose distancën mes dy fjalëve që e përbëjnë).
Nga ana tjetër, një fjalë e krijuar rishtaz, me mjete të brendshme të gjuhës, por që ende nuk ka zënë vend mirë në leksik (ose nuk është leksikalizuar), shpërdoron energjinë mendore të palës pritëse, e cila automatikisht do të priret ta analizojë, ndonjëherë në mos shpesh pa nevojë. Kështu, nënpullaz na bën të mendojmë për pullazin dhe për çfarë mund të gjendet nën të; vetë fjala kthehet në një fjali në miniaturë, duke na sugjeruar përshoqërime idesh që na e heqin vëmendjen nga rrjedha e ligjëratës. Po ashtu, prushanë, për ata që sendin në fjalë e quajnë mangall, do të fillojë të sugjerojë diçka që ka lidhje me prushin, por vetëm kaq; në të vërtetë fjala mangall e realizon lidhjen me prushin vetëm në kuptim, ndërsa prushanë edhe në kuptim edhe në strukturën morfologjike. Këtë dukuri të fundit e kanë quajtur motivim të fjalës.
Një fjalë si mëngjesore është e motivuar (lidhet me emrin mëngjes, si vendi ku hahet mëngjes); një fjalë si hotel nuk është e motivuar, sepse nuk ka ndonjë lidhje mes fonemave h-o-t-e-l dhe kuptimit përkatës (por hotelxhi është e motivuar).
Në gjuhët flektive, si shqipja, motivimi në vetvete është po aq i dëshirueshëm ose i padëshirueshëm sa edhe rasa kallëzore ose zanorja u; por një gjuhë me shumë fjalë të motivuara është në vetvete e varfër dhe pështjelluese (i ngjet famëkeqes Newspeak, në romanin 1984 të Orwell-it). Nuk mund t’i themi thikës prerëse, buzëve puthëse, hundës nuhatëse, dhëmbëve kafshuese e kështu me radhë… Njëlloj, nuk mund të krijojmë fjalë të reja, sa herë që na duket sikur leksikut i mungon një fjalë e caktuar.
Në përgjithësi, krijimi i fjalëve të reja e dëmton gjuhën; sepse gjuha mbështetet mbi fjalën si element të qëndrueshëm, dhe proceset krijuese i përqendron në nivelin sintaksor, tekstual dhe retorik. Unë habitem kur shoh shumë dashamirës të letrave të përshëndetin fjalët e reja të krijuara nga ky apo nga ai shkrimtar (Kadareja entuziazmon veçanërisht); por në përgjithësi këto orvatje dështojnë, dhe dështojnë sepse i kushtojnë shumë komunikimit, nga pikëpamja e ekonomisë. Fjala e re kërkon po aq energji dekoduese sa edhe një fjali; një fjalë si ndërprerës (po improvizoj, duke supozuar se kjo fjalë nuk ekziston në shqipe) ka kuptimin “diçka që ndërpret”, por më tepër se kaq nuk mund të shkohet – ndërpret çfarë? Një kanal mund të ndërpresë (rrugën); një telefonatë mund të ndërpresë (muhabetin); një krizë apandesiti mund të ndërpresë (grevën e urisë).
Për fat të keq, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (1980) është i mbytur me njësi të tilla, të pagëzuara artificialisht si fjalë, por që fjalë as kanë qenë, as do të jenë ndonjëherë.
Meqë ra fjala, diku andej nga viti 1985 ose 1986, pat dalë në qarkullim Fjalori i Termave të Anatomisë, ku autorët i kishin dhënë vetes pak si shumë liri, në krijimin e fjalëve të reja. Për fat të mirë, Hosteni botoi asokohe një artikull fshikullues, ku përqesheshin, ndër të tjera, fjalë të tilla si kundërcjapi (për antitragus) gjithmishi (pankreas) dhe dymbëdhjetëgishtori (duodeni).
Mendoni studentin e anatomisë, ballëpërballë kundërcjapit… kush guxon të thotë se anatomia është e mërzitshme?
Për t’u kthyer tani te nevoja për ekonomizim; ndryshe nga neologjizmi i krijuar rishtas, fjala e huaj është vetvetiu e pamotivuar, por bash për këtë arsye nuk bën thirrje për ta marrë me mend nëpërmjet analizës morfologjike. Atë fjalë dëgjuesi ose e di, ose nuk e di; dhe në qoftë se nuk e di përpiqet t’ia nxjerrë kuptimin nga konteksti, ose me rrugë horizontale (sintagmatike). Prandaj, në rrethana të caktuara, fjala e huaj rezulton më ekonomike sesa fjala shqipe e motivuar; sepse fjala e motivuar fton për motivim, ndërsa fjala e huaj jo.
Fjalën kasap ose e di, ose nuk e di; fjalën mishtar, po të mos e dish, do të përpiqesh ta interpretosh si diçka që ka të bëjë me mishin; po çfarë pikërisht? Shitës mishi? Shofer i makinës së mishit? Përgatitës? Kontrollor? Mishngrënës? Mundësitë janë të shumta, dhe sa më të shumta që janë, aq më shumë energji shpenzohet.
Tek e fundit, vetë arbitrariteti i shenjës gjuhësore (si postulat i gjuhësisë saussure-iane) ekziston ngaqë është më ekonomik sesa motivimi i shenjës; arbitrariteti është absolut, motivimi relativ. Mishtarin mund ta lidhim kuptimisht me mishin, por mishin nuk e lidhim dot me miun… Për çdo beg, ka nga një hendek, tha.
Akademia e shkencave e Shqiperise
Instituti i Gjuhesise
Fjalor i gjuhes shqipe
Tirane, 2006
Ne hyrjen e fjalorit, autoret apo redaktori shkencor, shpjegojne metodologjine e procedimit te tyre, duke renditur nder te te tjera edhe kriteret per mosperfshirjen e disa fjaleve te fjalorit te vitit 2002 ne variantin e tyre te ri me “rreth 48 000″ hyrje. Sipas autoreve: “Korpusi i pergjithshem nuk perfshin variantet fonetike e gramatikore, krahinorizmat e ngushte, termat teper speciale, fjalet me strukture te lehte fjaleformuese (…), fjalet e vjeteruara e historizmat e rralle, huazimet tashme te menjanuara nga perdorimi e te rejat qe nuk jane ngulitur ende (…) ndonje variant fjaleformues a leksikor te panevojshem etj” (fq8- 9). Shembujt ilustrues te fjaleve qe kane plotesuar kriterin e mosperfshirjes, autoret i kane marre vetem nga shkronja A. Keshtu, shprehimisht te permendura po ne faqen 9 te hyrjes ne fjalor, gjejme te perjashtuara fjale si adaxhio, aferim, amerikanizohem, antiklerikal etj.
Pasi listohen kriteret perjashtues dhe shembujt ilustrues te tyre, neper fjalor gjejme me bollek fjale qe plotesojne plotesisht po keto kritere te vetevendosura te evitimit te “ fjaleve me strukture te lehte fjaleformuese” apo te “varianteve fjaleformuese a leksikore te panevojshme”. Keshtu, vetem prej fjales koke, kemi nje kokenaje te tere mitingu, si me poshte vijon: Kokebardhe, kokebosh, kokebuall, kokedele, kokederr, kokedru, kokedhene, kokeforte, kokefortesisht,kokegdhe,kokekungull, kokelarte, kokelesh, kokelope, kokemadh, kokemenjane, kokemish,kokemushke, kokengjeshur,kokengulthi, kokengjylmas,kokeperpjete,kokeposhte,kokeprere,kokeqethur,kokeshinik,kokeshkemb,kokeshkrete,kokeshtypur,koket-i,e (i mencur)koketatepjete,koketrashe,koketrung,koketul,kokethinjur,kokevarur,kokevic,kokevogel,kokezbrazet, kokezbuluar, (fq 472-473) (po pse jo edhe: kokehu, kokepalare, kokekikirik, kokekokme, kokeduce, kokebadole, kokek…, kokeb…, kokepresh, kokeverdhe, kokekuq, kokekake, kokelaker, kokeshkemb, kokeshkrete, kokeshtypur, kokevic,kokevogel,kokezbrazet (fq 473)… me kete ADAXHIO monotone gjithkush do ta kishte zgjatur hidren e kokeformimit edhe nja dy faqe te tjera si minimum, por AFERIM fjalorberesve qe jane mjaftuar vetem me kaq, gjithe duke hequr fjalet qe po shenjoj ketu me kapitale. Me vjen keq qe perfshihem edhe une krejt padashje ne korin ANTIKLERIKAL kunder baballareve te Akademise, dhe mbase ky guximi im demokratik e joprofesional per t’u vene ne dukje ato qe me ngjajne si teprime, eshte thjesht nje shembulli i rradhes i pasojave anesore te AMERIKANIZIMIT dhe plebeizimit te kultures se sotme.
Kjo puna e ekonomizimit te gjuhes, me duket si puna e atij pertacit qe i donte arrat te qeruara. Mire,tha, do me mbash me mjalte e me arra, po arrat a jane te qeruara ?
Nga njera ane i pershtatet mjaft mire edhe mendesise shqiptare ne krahasimin qe i behet Shqiperise me vendet perendimore, per pune, rruge, industri etj.
Po ata te tjeret kane shekuj qe investojne, (une tani psh po shkruaj nga nje ndertese e shek 17) , kane shekuj qe djersen e tyre dhe te atyre qe kane grabitur e kane kthyer ne ndertesa banimi, pune, argetimi etj.
Keshtu edhe tek gjuha, kane shekuj qe shkruajne, qe mendojne jo vetem per mbijetesen por edhe per lavdine, per argetimin, per fene, per shtetin, per te panjohurat e njeriut e te gjithesise etj, keshtu qe pervec togfjaleshit frazeologjik kane edhe mjaft fjale energjike.
Mirepo nuk besoj se nje italian do shqetesohej per ekonomine e fjales , pse Shen Merise, keta i thone vetem ‘Madre di Dio’ ndersa shqiptaret kane edhe Hyjlindesja.
Tani, te thuash se absolutizimi i fjales eshte mire, kjo per mua eshte nje menyre per te thene, se skemi ce duam zhvillimin e metejshem te gjuhes, pasi dicka absolute eshte e persosur dhe jo e persosur ne kuptimin shqiptar te perfekte, por ne kuptimin latin te perfekte, e perfunduar, (una cosa finita ) ne greqishten e lashte ‘teleion’, qe ne shqip i themi dicka ‘e kryer’, ‘e sosur’ pra e perkryer, e persosur.
Mirepo edhe sikur te pranojme alla saussuriance se psh italishtja a frengjishtja, anglishtja, gjermanishtja etj jane te persosura a eshte shqipja nje gjuhe e (per)kryer, e (per)sosur qe na duhet te bejme absolutizimin e fjales?
Nga njera ane ankohemi se shqipja nuk eshte e kryer, themi rendom se eshte e pazhvilluar, nga ana tjeter themi hajde bejme absolutizimin e fjales.
Kjo krahasohet fare mire me bujqesine shqiptare pas 1990,; mallrat e huaja bujqesore te mbeshtetura financiarisht deri ne 100% nga K. Europian, hyjne me dogane qesharake dhe e vene poshte katundarin shqiptar te lene ne meshire te fatit me token e vet, pa traktore, pa perkujdesje shteterore, pa rruge qe te shkoje ne qytet e te shese mallin etj.
Shqipja eshte si toka pjellore ne vetvete, por e lene djerre ose e punuar keq, eshte pjellore pasi nje nga faktoret e pjellorise eshte gramatika e jashtezakonshme, e cila te lejon psh ta formosh fjalesh si ne greqishten e lashte, here nga emerorja, here nga kallzorja, apo per foljet here nga deftorja here nga kushtorja, here nga deshirorja etj.
Cfare absolutizimi i fjales, te kesh toke pjellore e te rrosh duke importuar tregon qe sdi te punosh token, je i paafte te dalesh nga lekura e blegtorit apo bujkut qe punon angari e jo me te jesh kopshtar.
Detyra eshte perpunimi i shqipes, jo te jemi gjuhesisht ne jete te jeteve, emigrante e blegtore.
Pastaj thone pse nuk behet Shqiperia!
Fshikulluesi,
Me sa kuptoj unë ju e përdorni termin “absolutizim i fjalës”, për të përshkruar proçesin e ekonomizimit, ose më saktë favorizimit të fjalëvë të cilësuara nga Xha Xhai si të jomotivuara (duke bërë dallim nga termi të pamotivuara; do t’ lutesha Xha Xhait të më korigjonte nëse jam gabim).
Vini re se edhe ju vetë në diskutim i hytë një proçesi të dyfishtë të ekonomizimit të fjalëvë, duke zëvëndësuar së pari me termin “absolutizim” konceptin e përafërt “ekonomizim” i cili nga ana e vet i referohet proçesit të përzgjedhjes së fjalëvë të pamotivuara, dhe kjo brenda një diskutimi të drejtëpërdrejt në blog. Pra ka një kontradiktë ndërmjet asaj që thua dhe asaj që bën.
Megjithatë, duke lënë mënjëanë kontradiktën, problem me këtë lloj ekonomizimi mendoj unë nuk është ai vetë, por llogjika e diskutimit mbas tij. Sepse një ekonomizim i tillë i dyfishtë, sidomos në një komunikim të drejtëpërdrejt, në mungesë kohe për t’i përtypur termat dhe konceptet edhe ashtu të vështira, e shkëput lexuesin (dëgjuesin) nga llogjika e diskutimit për ta hedhur debatin në krahët e keqkuptimit.
Unë mendoj se është pikërisht kjo lloj konsistence llogjike në komunikim që i mungon shqipes, të cilën nëse do ta kishim (llogjikën) disa fjlëve të motivuara siç është edhe fjala “e jomotivuar” do t’i bënim po aq të nevojshme edhe të domosdoshme në përdorim sa ç’do fjalë tjetër të jomotivuar.
Rreth ekonomizimit ne gjuhe;
Ekziston nje “ligj” ne gjuhesi emri i te cilit fatkeqsisht nuk me kujtohet por qe thote pak a shume keshtu:
Fjalet qe thuhen me shpesh jane fjalet me te shkurtra.
Ky ligj mund te interpretohet ne shume menyra, sidoqofte konkluzioni qe nxjerrin shume persona eshte se fjalet me te perdorura ne komunikim tentojne te shkurtohen. Kjo kryesisht per efekt ekonomik.
Tani, kuptohet qe ky eshte nje rregull i cili mund te jete i debatueshem sidomos per gjuhet me morfologji te pasur ku hyn edhe shqipja. Duhet thene gjithashtu se ne shqip nuk ka akoma studime te ketij lloji pra te tipit cilat jane fjalet me te shpeshta ne komunikim, ndaj cilave fjale ose kategori fjalesh ekspozohen me shume femijet ne fillim te viteve te tyre etj. Prandaj mendimet tona jane me teper te bazuara ne pervojat personale, ne intuite apo ne strukturen gjuhesore te shqipes.
Sidoqofte le te supozojme se kategoria e fjaleve pershendetese dhe sociale jane fjale te shpeshta ne perdorim. Ne pergjithesi deri para dy dekadave le te themi pershendetjet shqip vazhduan te qendronin te gjata. Psh, Tungjatjeta, Mirupafshim, Faleminderit etj.
Edhe shkurtimet per hir te ekonimizimi kane qene perseri te gjata psh, Njatjeta, Pafshim, etj.
Nese supozojme se shkurtimet ne fjale vijne jo vetem si pasoje e ketij ligji por edhe si pasoje kulturore, pra nje kulture moderne e cila synon te shkurtren, te shpejten, kurimin, atehere mund te themi se ne gjithmone e me shume vihen re shkurtime ne shqip. Psh ne fund te 80-ave dhe fillim te 90-ave kishte nje perdorim te madh te fjales Shnet ne vend te fjales Mirupafshim. Apo ne vitet e sotme fjala Rrofsh qe zevendeson Faleminderit kryesisht ne ambiente joformale. Ose fjala Tung ne Kossove qe eshte shkurtimi i fjales Tungatjeta etj.
Por edhe nese ky “ligj” eshte i vertete nuk do te thote qe i gjithe zhvillimi gjuhesor vertitet reth tij. Nuk ma merr mendja se ky ligj aplikohet ne cdo sfere te gjuhes.
Ndaj nuk me duket e arsyeshme alarmi ndaj ekonomizimit. Si nuk shoh te arsyeshme edhe ndonje lloj dalldie rreth ekonomizimit te gjithckaje. Aktualisht ne kulturen shqiptare nuk verej nje dalldi te tille. Nese do te ekzistonte vend e pavend do te ishte vertet shqetesuese. Mirepo sipas mendimit tim ekonomizimi ne shqip po ndodh pikerisht me fjalet e gjata dhe qe perdoren shpesh. Kjo eshte nje rrjedhoje normale dhe ne dobi te gjuhes. Te pakten perderisa perdoren fjale shqipe ose shkurtimet e tyre ne vend te fjaleve pershendetese shume ekonomike por totalisht pa lidhje me kulturen shqiptare si fjala “Ciao” psh.
Ujku i zi, parimi themelor nga vjen ky i ekonomizimit eshte ai i absolutizimit te fjales.
Kur fjala, zhvishet nga permasa kohore, pra merret e mireqene, atehere kemi absolutizimin e saj qe e shpjegoi edhe xha xhai.
Fjala merret si njesi e persosur, si shenjuese e mireqene e dickaje, fjala eshte e sosur, e kryer, nuk ka me kuptim tek dicka e kryer, e perfunduar, e papermiresueshme, te futesh permasen kohore, sepse e persosura e ka mposhtur kohen, fjala nuk eshte e diskutueshme, biles fjala nuk ka me zanafille, ose ska kuptim qe te flasesh per zanafille.
Qe ta kuptosh, merr numrat e ne vecanti njeshin matematikor. 1 matematikor eshte i persosur, nuk ka nevoje per kohe , per rrethana, per kuptim, e marrim te mireqene qe 1=1, nuk rrijme te persiatim ne ka apo s’ka kuptim ne natyre ky barazim, e pranojme dhe kaq.
Fjala pra ka vleren e njeshit, njesia themelore, ky eshte absolutizimi i fjales.
Nderkaq ekonomizimi i fjales, qe buron nga ky absolutizim, thote qe ashtu si 2+2=4, pse te rrime tani e te shkruajme 2+1+1=4, nuk bejme gje tjeter vecse humbasim energji.
Nese une kam nje shprehje ‘s’e caj koken’ atehere sipas ketij parimi, eshte shume me mire te thuash, jam moskokecares. Deri ketu nuk eshte keq.
Aty ku behet keq, eshte se e njejta vlen edhe per fjalet e huaja, pasi e huaj per te eshte vetem kur fjala eshte e pakuptueshme per folesin, psh nese nje shqiptar nuk di cdomethene (gjuha s’njeh banalitete) ‘herdhe’ atehere kjo eshte fjale e huaj per shqiptarin, por nese i njejti shqiptar di c’domethene ‘coglione’ atehere kjo nuk eshte e huaj.
Herdhe qe eshte fjale shqip, quhet e huaj, ndersa coglione nuk eshte e huaj.
Keshtu ne ligjerim, sipas ekonomizimit te fjales, sa te thuash ‘Hodhi leket tek filan sipermarrje’ , me mire te thuash ‘Investoi tek ajo sipermarrje’, pavaresisht se investoj eshte fjale e huaj, ndersa hodhi leket pastertisht shqip. Rendesi ka qe fjala investoj te njihet, nuk ka pike rendesie se investoj ka si origjine in- vestire (veste-veshje,petka) , mbulohem me veshje te shtrenjta, me arturina.
Kjo menyre te arsyetuari, per mua ngjan me tregtine e lire qe pretendojne vendet e zhvilluara, aty ku kane interes(lexo mallra industriale te perfunduar) kane bere e bejne edhe luftera ne emer te tregtise se lire, kurse ku nuk kane interes, si psh mallrat bujqesore, te derrmojne me dogane e me subvencionime shteterore, qe te ruajne prodhimin vendas.
Pra kjo nese eshte shkence, per mua eshte shkenca e shpartallimit te gjuheve te pazhvilluara, kur them shpartallim nenkuptoj zhvillim nepermjet huazimit.
Ne terma politike do thoja se kjo eshte shkenca qe mbeshtet imperializmin gjuhesor.
Shpresoj ta kem sqaruar se nuk ka kundershti, nese xha xhai e sheh te arsyeshme mund te nderhyje te me sqaroje ne kam gabuar gjekundi.
Dakort Fishkulluesi. Pak a shumë u sqarova se në ç’kontekst e përdor termin “absolutizim”.
As ka dyshim se problemi në fjalë është problem i statusit kulturor të shqipes. Të mbrosh statusin kulturor të kësaj gjuhe, veç forcimit të atij ekonomik dhe politik, kërkohet edhe e anasjellta, pra që kultura të ndikoj në ekonomi dhe politikë. P.sh. në politikë një politikan do duhej të pyeste: si është më mirë, t’I mëshoj shqipes apo ta spërkas pak me italisht dhe pak me anglisht. Është e qartë që Zgjedhja midis këtyre të dyjave varet nga ajo se sa ka dëshirë ai/ajo të kuptohet ai nga publiku. Përvoja na thotë se politikanët nuk para kanë nevojë të kuptohen nga publiku. Po ashtu edhe në ekonomi, në stadin e tanishëm, preferohet dhe përfitohet më shumë nga mungesa e komunikimit sesa nga e kundërta. Në këtë kuptim gjuha shqipe në këto moment po noton kundër rrymës, dhe për këtë nuk është se e kanë shumë faj kombëtaristët, sepse ata janë thjesht shkuma që lëshojnë valet në trupin e notarit të lodhur. Më e rëndësishme është të dihet se ku po vemi.
Ç’ka më nxjerr në një pike tjetër: standartizimi i gjuhës.
Habitem se si nuk ka një propozim për nje standart të shqipes leksikore nga Xha Xhai, duke pasur parasysh mbështetjen pa rezerva të tij për standartin gramatikor. A nuk janë këto dy pjesë të së njëjtës medalje?
Në fakt, Ujk, dy fjalorët e shqipes të botuar në vitet 1980 ishin një orvatje për t’ia dhënë shqipes bashkëkohore normën leksikore.
Megjithatë, shqipja mbetet gjuhë e varfër, sidomos në krahasim me gjuhët me të cilat përballet përditë, në lëmin teknologjik dhe kulturor. Edhe pse hartuesit e Fjalorit të 1980s e mbushën atë me fjalë artificiale, duke leksikalizuar forma në thelb gramatikore si emrat prejfoljorë dhe mbiemrat prejpjesorë, ose duke përfshirë në normë gjithfarë kompozitash pronësore (të tipit buzëburbuqe) prapë mezi arritën të kenë 41.000 fjalë tituj.
Kritikët e Fjalorit, dje dhe sot, kanë vërejtur se autorët e tij lanë jashtë, qëllimisht, një numër të madh fjalësh popullore, sidomos nga gegërishtja.
Unë jam përpjekur ta gjurmoj nga afër këtë histori, por nuk më rezulton se fjalët e mbetura jashtë Fjalorit të 1980s do ta kishin shpëtuar shqipen.
Mund të sjell si provë Fjalorin e Mehmet Elezit, i cili i sjell përdoruesit një pasuri leksikore të rrallë e të shumëllojshme, por që mbetet e natyrës krahinore dhe etnografike, dhe që nuk mund t’ia zgjidhë dot leksikut të shqipes problemet që i shtron moderniteti.
Për fat të keq, deri 150 vjet më parë, shqipja ishte gjuhë blegtorësh dhe bujqish modestë, në zgrip të kontinentit europian; dhe ka mbetur e tillë, me gjithë orvatjet që janë bërë, nga Rilindja e këtej, për ta shndërruar në gjuhë të një kombi që kërkon t’u mbijetojë proceseve asimiluese dhe globalizuese.
Natyrisht, këtyre proceseve nuk mund t’u bëhet ballë me emra lulesh të egra, emra dhish ose lopësh për nga pullat që kanë në fytyrë ose në bark, ose sinonime krahinore për hirrën ose kulloshtrën – të cilat i kemi me shumicë, si provë të izolimit dhe të segmentimit nga i cili kanë vuajtur komunitetet shqiptare në shekuj.
Një mënyrë më e sigurt për t’ia matur vlerën leksikore shqipes bashkëkohore është hartimi i fjalorëve dygjuhësh me shqipen si gjuhë pritëse. Nga këta të kohëve të fundit, ai anglisht-shqip i Pavli Qeskut më duket jashtëzakonisht i mangët (por nuk e bëj dot shumë me faj autorin), ndërsa fjalori italisht-shqip i Ferdinand Lekës dhe Zef Simonit më duket i vetmi që ia ka arritur të integrojë në shqipen rezultatet e kërkimeve në fushë të leksikut gjatë 30-40 vjetëve të fundit (edhe pse e pranoj se nuk e kam parë fjalorin e fundit të gjermanishtes).
Në fjalorë të tillë, pasurisë leksikore të gjuhëve si anglishtja, italishtja e frëngjishtja nuk i përgjigjesh dot me emra bimësh mjekësore ose pjesësh të mullirit me ujë; as me pallavra bajate për lashtësinë ose pastërtinë. Duhen këllqe, njohje e mirë e traditës leksikografike dhe traditës letrare, ndjenjë gjuhësore e kultivuar dhe guxim.
Në të vërtetë, ende nuk është arritur, nga asnjë fjalor dygjuhësh, shfrytëzimi i plotë i pasurisë leksikore të shqipes së shkruar e të folur, duke përfshirë edhe frazeologjinë, në ballafaqim me gjuhët madhore.
Gjithsesi, meqë flasim për normën leksikore, duhet mbajtur parasysh se fjalët e krijuara rishtas, madje edhe nga korifej letrarë, mbeten jashtë normës, sa kohë që nuk janë integruar në gjuhë (langue).
Ujku i zi per plotesim po te sjell hyrjen time ne kete debat disa dite me pare:
Une jam katerciperisht i bindur, se shpartallimi i shqipes po ndodh per shkak te 2 perberesve kyc te ‘perparimit’ shqiptar:
1- filistejte e kulturuar ku futet edhe pedanti edhe shoku Zylo.
2- njohja nga ana e shqiptareve e me shume gjuheve te huaja sesa mund te pertype shqipja.
Fshikullues!
Dakort me piken e pare.
Per piken e dyte kam pershtypjen se gabohesh. E para se pavaresisht se njohja e gjuheve te huaja duket si rrezik potencial nuk me duket se ekziston ndonje lidhje mes tyre dhe venies ne rrezik te gjuhes nene. Problemi kryesor eshte se shqiptaret nuk zoterojne mire shqipen (flasim per ate te kultivuar) e jo se ata dine disa gjuhe te huaja. Shtoi kesaj varferine kulturore qe i ka kapluar, gje te cilen e ke cekur edhe ti disa here me pare.
Per me teper kam gjithashtu pershtypjen se ideja se shqiptaret flasin shume gjuhe te huaja eshte e gabuar.
Ka popullsi qe jane “natyrshem” shumegjuheshe si psh zvicerianet, indianet apo kinezet e Singaporit. Ne kete liste shqiptaret as qe futen.
Nese flasim per listen e popujve qe gjuhet e huaja i mesojne, ashtu si edhe shqiptaret, perseri nuk besoj se shqiptaret u afrohen suedezeve, hollandezeve apo finlandezeve psh te cilet te thajne masivisht ne anglisht.
Por mesa di une dhe ne keto shoqeri gjuha eshte larg te qenit e “shpartalluar”.
Mos harro se akoma edhe sot qe flasim ne Shqiperi shumica jane popullsi fshatare. Hiq minoritetet e pakta te tjeret fshatare shume pak dine ndonje gjuhe te huaj. Pastaj edhe pakica e popullates, pra ajo qytetare ne nje perqindje relativisht te vogel di gjuhe te huaja.
Ka nje prirje sidomos tek te rinjte per te mesuar gjuhe te huaja ne keto vitet e fundit. Por nuk ka shumice shqiptare qe di nje apo disa gjuhe te huaja.
””’As ka dyshim se problemi në fjalë është problem i statusit kulturor të shqipes. Të mbrosh statusin kulturor të kësaj gjuhe…. ””’
Te mbrosh nderin e shqipes si e thua ti me fjale te tjera, perfshin dy koncepte, ate te mbrojtjes e ate te nderit apo teresise se gjendjes qe quhet status.
Mbrojtja nenkupton sulmin nga nje pale tjeter. Cila eshte pala tjeter, pala sulmuese ?
Nga pikepamja gjuhesore pala tjeter eshte perhere nje gjuhe tjeter (ose edhe disa).
Meqe gjuha nuk eshte materie, atehere ka nevoje per materien qe te veproje, dmth per njerez.
Pra pala sulmuese jane njerez qe me ane te nje gjuhe tjeter po godasin shqipen.
Po te kalojme tek shquarja e tyre, do shohim se ne ndryshim nga kohet e shkuara kur psh kishte prifterinj greke qe sulmonin, apo hoxhallare turq a turkofile e ne pergjithesi administrata pushtuese, sot jemi ne nje faze ku vete shqiptaret po e godasin shqipen ose kane faj per moskokecarjen qe tregojne.
Kesaj radhe jemi vete ne shqiptaret telashi i shqipes, jemi ne qe po e sulmojme duke perdorur gjuhet e huaja ose gjuhet e huaja po sulmojne shqipen duke perdorur shqiptaret.
Jemi ne nje situate ku mund te flasim per perpjekje shkeputese te materies nga ideja e saj. Nuk kemi idene e dickaje qe kerkon te gdhende materien sipas perngjasimit te vet, por materien qe kerkon te gdhende idene sipas perngjasimit te vet.
Nuk dua te futem ne persiatje te lodhshme e te kota, mbi ceshtjen me te vjeter te botes, ideja apo materia, por dua ti qasem lidhjes midis shqiptarit si materie dhe gjuhes shqipe si ideja e shqiptarit, lidhje e mirenjohur meqe themi se eshte gjuha shqipe pa ka shqiptare.
Perderisa pranojme lidhjen se shqipja perfaqeson idene e shqiptarit, atehere mbrojtja e teresise se shqipes si Ideja duhet te vije perpara mbrojtjes se teresise se materies shqiptar. Keshtu arrijme ne perfundimin se materia shqiptare qe shkeputet nga Ideja e saj, duhet larguar.
Por ka nje problem, Ideja e shqiptarit (u quajt gjuha keshtu) nuk eshte Ide absolute, e pandryshueshme, e persosur, por e ndryshueshme sepse i nenshtrohet kohes dhe hapesires, pra shqipja si Ideja e shqiptarit nuk eshte gjuha e Zotit, keshtu kjo Ide ka patjeter lidhje jetike me materien . Vertet fatet e materies shqiptar kane ndikuar edhe ne fatet e Idese se shqiptarit (shqipes).
Ka lidhje te ndersjellte midis materies shqiptare dhe idese se saj, fatet e njeres ndikojne ne fatet e tjetres.
Pse atehere materia shqiptare po perpiqet te shkeputet nga Ideja e saj ?
Arsyeja kryesore do ishte zhvillimi i materies ne ate mase saqe ideja e saj nuk e permbledh dot me, pra qe shqipja nuk eshte ne gjendje te perballoje zhvillimet shqiptare, materia ka dale pertej idese.
Ne fakt edhe perkrahesit e shkeputjes e nxjerrin kete argument.
Por a eshte vertet keshtu, a eshte e vertete qe shqipja nuk eshte me ne gjendje te perballoje zhvillimet shqiptare ?
Kjo pyetje nuk mund te shqyrtohet ne teresine e saj tek kjo teme, por pjesa qe lidhet me zhvillimet shqiptare qe mendohet se kerkojne nderhyrje thelbesore ne Ide, eshte edhe detyra e tashme.
A ka pra zhvillim te atille materia shqiptare sa te nderhyhet ne piken kyce te Idese se saj, duke e shngjasuar ate, apo e ka te atille sa nevojitet vetem zhvillimi i Idese, qe te beje te mundur rendjen krahperkrah?
Ky eshte sulmi, ketu kerkohet mbrojtja, Schwerpunkt-i i tanishem i shqipes eshte pikerisht tek dobesia e ‘fjales’, qe vjen si nga arsye te qena ashtu edhe nga arsye te paqena.
Kur mbrohet Schwerpunkt-i jot, do pesojne deme sektore te tjere, nga largimi i njesive mbrojtese, por mbrojtja e sektoreve te tjere ne dem te Schwerpunkt-it eshte lajthitja me e madhe qe mund te behet prej Udheheqesit.
Kadare (nese do e quanim udheheqes) po perpiqet te mbroje Schwerpunktin e shqipes ne dem te sektoreve te tjere, apo ka gabuar ne shquarjen e Schwerpunkt-it dhe po sjell deme?
Mua me duket se ne jemi ndofta brezi i fundit i epokes ku fjala e shkruar ka akoma piedestalin e vet.
Ne jemi deshmitare te nje kohe ku po ndodh nje zhvendosje/ ndryshim me permasa gjigande(pardigme shift doja te thoja) per nga ana teknologjike, efektet e te ciles akoma nuk jane plotesisht te reflektuara ne shoqeri. Dhe shenjat jane se, si cdo element tjeter i jetes sociale, edhe fjala e shkruar do ti duhet te luftoje betejat e veta.
Koncepti i ekonomizimit, qe shtjellon Xhaxhai, si vektori kryesor levizes qe perdor fjala per te ardhur nga e folura ne te shkruar, i marre ne ekstremitetin e vet, mund te krijoje kushtet per lindjen e percudnirave (per syte tane, mendjen tone, dhe jo domosdoshmerishte per brezat qe vijne me pas) gjuhesore, qe te lena te lira nuk dihet se ku mund te perfundojne, te dalin , apo te na cojne.
P.sh anglishtja, megjithese eshte, si te thuash, nje vakum gjuhesor, ne gjendje te thith brenda saj cfaredo qe i del perpara, ne kushtet dhe specifikat e vet, ajo eshte po aq nen presion sa c`eshte edhe nje gjuhe me pak e levruar si puna e shqipes.
Cfare vihet re, eshte nje tendence, qe ashtu sic edhe teknologjia, e cila i pershpejton ritmet e ndryshimeve te veta (psh kalimi ne wireless platform), edhe gjuha perpiqet te mbaje hapin me te. Teknologjia eshte e shpejte, e lehte, e gjithkundshme, praktike, e cila funksionin nen principin sa me shume ne sa me pak, e cila arrin te shkurtoje kohen dhe hapesiren, duke i palosur anet e skajshme te tyre. Ky lloj dimensioni tjeter funksionimi nuk ka se si te mos influencoje edhe ne menyren se si do te mendojme dhe si do t`i shkruajme mendimet tona.
Tani per tani, kjo lloj influence, eshte rudimentale, ne mos gati vulgare. Por ajo ekziston dhe nese ne vendosim se kjo eshte dicka e keqe, atehere djalli ka dale nga shishja.
Me poshte po sjell disa shembuj te shprehjeve qe shkruhen ne forme te shkurtuar, kur komunikohet ne internet. I kam marre ne nje web site, por shume prej tyre i shoh te perdoren edhe ne shtepine time:
– UG2BK . . . . . . . You got to be kidding
– GBTW. . . . . . . . Get back to work
– NMP . . . . . . . . . Not my problem
– PIR . . . . . . . . . . Parent in room
– GFTD. . . . . . . . . Gone for the day
– FYEO. . . . . . . . . For your eyes only
– BI5 . . . . . . . . . . Back in five minutes
– DEGT . . . . . . . . Don’t even go there
– BIL . . . . . Boss is listening
– PAW. . . . Parents are watching
– 99 . . . . . . Parents are no longer watching
– PCM . . . . Please call me
– IMS. . . . . I am sorry
– TOY. . . . . Thinking of you
– KUTGW. . Keep up the good work
– CID . . . . . Consider it done
– FWIW. . . For what it’s worth
– HAND . . . Have a nice day
– IAT . . . . . I am tired
– NRN . . . . No response necessary
– 4COL. . . . For crying out loud
– WRUD. . . What are you doing
– LMIRL. . . Let’s meet in real life
– ^5 . . . . . . High five
Kush di te thote se nje proces i tille transformimi si me siper, nuk kapercen dot, si nje virus, dhe me kohen , te marre vulen e aprovimit e te zere vend si pjese integrale ne leksikun tone?
Kush eshte nena e vertet e dijes?
Nevoja?
Thjeshtesia?
Injorantet kerkojne te dine.
Shume interesante! 🙂
Nuk e di se cfare mund t’i ndodhte shqipes, ne rast se do fillonte te shkruhej (ne mos ka filluar), me te tilla forma te shkurtuara..??!!
Do te shkonte ne rikrijim.Nese shumica e njerzeve fillojne e zevendesojne kuptimet frazore me simbolet filluese,ose ne cfaredo menyre tjeter,kur ata,nje fjale e zevendesojne me minimunin e ideosimboleve ndodh kalimi dalngadale zevendesues.Kete proces shume “gjuhetare” nuk e pranojne.E quajne shkaterrim te gjuhes.Harrohet prej tyre si kush e krijoi gjuhen dhe sesi u rrit numri i njesive gjuhesore.Por kjo nuk perben thelb ne debatin tone.ka shume pyetje te tjera qe duhet diskutuar.Gjuha eshte vetem interes dhe e drejte e gjuhetareve,apo e shumices qe perdorin per interesin thelbesor njerezor komunikimin??.
Gjuha ka kuptim vetem ne rafshin e te shkruarit,apo vetem ne ate te te folurit ndermjet njerezeve,apo njekosisht se bashku.
Gjuha shqipe ne pergjithesi,gjate periudhes se socializmit u zhvillua vetem ne ato drejtime ideologjike qe i nevojitej sistemit.Asnjehere gjate asaj periudhe nuk u ndermoren kerkime te mirefillta shkencore .Nuk u be asnjehere ndonje studim per studimin e grup fjaleve qe perdornin me shume sipas grupa moshave.Nuk u be asnje studim se si perdornin njerezit gjuhen ne komunimkimin sipas dialekteve.Gjuha shqipe ka shume dialekte,ndoshta me shume nga cdo gjuhe.Per sa di une,gjuhetaret shqiptare,ideologjike te atij sistemi dhe pasardhesit e tyre sot, jane edhe sot kunder dialekteve,me te verteten e madhe te pathene qe asnjehere nuk i kane njohur ato.
Duket hapur,sipas meje, qe ata asnjehere nuk e kane pelqyer gjuhen e gjalle te popullit.Duket hapur gjithashtu qe ata jane shkeputur shume nga gjuha e perditshme e popullit te vet.Kuptohet lehte qe kur shkeputesh nga nji krah do te biesh ne krahun tjeter,ate te gjuhes jo praktike.Te gjuhes qe e perdorin vetem disa,dhe kryesisht kur e shkruajne dhe jo shumica shqipfolese.Te krijosh gjuha vetem per elitat pushtetare,sic ka dhe shembuj te shumte ne histori,eshte njesoj si te krijosh gjuhe te perkohshme.Pas renies se ketyre elitave,gjuha e tyre vdes.Sepse nuk eshte folur dhe atje posht njerezit flasin dicka tjeter,intuitive,krijuese dhe me zemer tjeter.
Ne syte e shume gjuhetareve, gjuha qe flitej fshatrave e zonave,ishte pa vlere.Mjafton te zgjedhim nji forme.
Koncepti i standartizmit ishte kryekeput ideologjike.Ne pergjithesi standartizimi eshte perdorur per te unfikuar popullin ne drejtim te berjes se shteteve-kombe,por asnjehere aspak vetem ne shkimin nga nje dritare te ngushte komuniste..Ata standartizuan ate qe u urdheruan dhe si pasoje 1972 persolli nje goditje pothuaj vdekje prurese per gjuhen.
Me te drejte,idea e mire e xha xhait,pamvaresisht se nuk jipet qarte dhe ndonjehere me pika vetekundershtuese,kerkon berjen e nji dickaje te re ne kete drejtim.
Ku synon ky ndryshim?Ne pranimin e atyre fjaleve te huaja te cilat kane hyre ne perdorim dhe jane bere te domosdoshme per procesin si te komunikimit ne gjuhen praktike,ashtu edhe ne gjuhen e shkruar.
Kjo,per mua,eshte drejte.Argumenti mbrojtes eshte i thjeshte.Ne na inereson ana praktike me shume,sesa zhurma pa vlere se kujt i perket origjina e asaj fjale.Pamvaresisht qe ideologjite e shteteve ne tre shekujt e fundit kane synuar te pronosojne njesite gjuhesore.Perfundimi i kesaj ideologjie s’eshte gje tjeter vecse nje pordhe pa vlere.Asnjerit,edh vete atyre nuk u sjell ndonje leverdi te caktuar.Pronesimi i fjaleve sjell vetem ndarje,racizem sepse mbi kete qellim eshte ndertuar vete propaganda.
Cfare u intereson njerezve dhe qe eshte me leverdi praktike eshte pikerisht rritja e aftesise komunikuese te gjuhes dhe aspak mburrja etimologjike.Eshte e thene thejsht rritja e fjaleve qe percaktojne sa me shume e me holle vecorite e sendeve dhe fenomeve reja te cdo lloji qe na shoqerojne ne zhvillimin tone njerezor.
Pikerisht ky proces i mungon si shqipes se folur,ashtu edhe pjeserisht asaj te shkruar.
Gjuha duhet shikuar ne syte tane si dicka qe duhet te jete me shume perfituese dhe dobisjellese.Dhe kjo arrihet vetem kur kuptohet subtanca e vete gjuhes shqipe.
I persosuri i papersosur, tek tema e meparshme e kam shpjeguar psene e pohimit te dyte; vec dicka, une perfshij tek shqiptaret edhe 1,2 milione emigrantet.
Idashur, nuk flitet vetem per gjuhen e shkuar e cila gjithsesi perhere e me teper nga geget po shihet si dicka qe u qendron jashte shpirtit; shihet vetem si dicka e domosdoshme, cka edhe ka shtuar akuzat se gjuha e shkruar po kthehet ne gjuhe parish, qe largohet perhere e me teper nga parimi i nje gjuhe per te gjithe shqiptaret.
Ky eshte vetem nje nga faktoret e dobesise se fjales.
Une e shikoj dobesine e fjales, si humbje e peshes qe fjala ka ne nderveprimin gjuhesor.
Krahaso rendesine qe i jep fjales thashethemexhiu i lagjes me ate qe i jep plaku i ‘fjale e grosh’.
Fjala nese merret thjesht si mjet per te komunikuar, per tu kuptuar, do kete kahmarrjen e thjeshtimit, tkurrjes deri ne lenien e te domosdoshmes.
Por kjo do te thote qe fjalen ta lesh ne stadin e mbijeteses, ti duken eshtrat qe nga larg.
Te gjithe jemi te bindur se mendimi krijohet ne mendje dhe del nga mendja ashtu si Athina nga kryet e Zeusit, pra teresore biles edhe me perkrenare e mburoje; ne fund te fundit themi ‘i pjell mendja’.
Por mendimi qe te jete dicka e qene, te jete i gjalle, ka nevoje per fjalen dhe fjala eshte mushkeria e mendimit, shpirti i mendimit. Mendimi lind i vdekur dhe fjala e ngjall.
Cfare mendimi do ishte ai qe do shprehej me duar, a nuk do ishte mendim i vdekur apo ne rastin me te mire mendim i varfer?
Sa mendime qe sja themi kujt apo nuk i shkruajme na vdesin ?
E pandergjegjshma jone eshte edhe nje varreze mendimesh qe presin te ngjallen.
Pra fjala eshte aq e rendesishme per mendimin sa edhe mushkeria per jeten.
Keshtu fjala e dobet eshte si mushkeria e dobet.
Fjala eshte e domosdoshme per te verteten; fjala e shendetshme percjell nje te vertete te shendetshme, fjala e dobet nje te vertete te dobet, te mekur qe ska epersi mbi mosbesimin qe shoqeron cdo gje te re e qe detyrimisht pret fjalen e shendetshme qe te ngjadhnjeje mbi mosbesimin ndaj te rese.
Popujt e tjere kane pasur breza te shumte dijetaresh qe e kane perkedhelur fjalen, jane perkujdesur per te, biles e kane soditur enkas, sepse asaj i pelqen dhe vetem atehere fjala ka qene bujare me ta, ishte aq e shendetshme, aq e pasur sa donte te jepte, u hapi dijetareve zemren.
Ja psh c’mund ti jape shqiptarit nje fjale e varfer si Ciao apo vete Tung?! Asgje, ligeshtine e tyre keto fjale do e percjellin edhe ne lidhjen mes njerezve qe do ‘komunikojne’ nepermjet tyre.
Kur ky tjetri perton te thote Tungjatjetja, vaj halli miqesise.
Urimet e pershendjet jane te gjata ne cdo gjuhe pikerisht per shkak te miresjelljes, miresise qe duhet te kene folesit.
Po ashtu edhe ngushellimet duhet te tregojne ndjenjen e hidherimit ne tere plotesine e saj.
Fjala shqip po dobesohet, po ligeshtohet sepse nuk ka dashuri,perkujdes,perkedhelje, nuk ka soditje me endje, ne nuk i japim me asgje asaj, nuk i japim asje vlere e ajo po mbyllet ne vetvete, po tkurret e hidheruar.
Keshtu ne nuk do nxjerrim me mendime ne shqip, c’eshte shqiptare tek ne do vdese.
Xhaxha, gjithe keto qe thua, kane kuptim e ndricojne proceset. Por une, si njeri qe deshiron te shohe zgjidhje, do te mireprisja mendimet e tua edhe mbi ate qe mund te behet per ta lene gjuhen te lire te veteseleksionoje, por pa shkaktuar nderkohe nderprerje ose veshtiresim te komunikimit per shkak te mbingarkeses me fjale te huaja.
Trëndelina, është e pamundshme që problemet e shqipes publike të gjejnë zgjidhje përtej problemeve institucionale dhe kulturore që po ua marrin frymën shqiptarëve të mësuar.
Mjaft të kujtoj këtu që, pa iu kthyer prestigji standardit, vështirë se mund të sigurohet bashkëpunimi aktiv i përdoruesve të gjuhës, në identifikimin dhe mënjanimin e problemeve, shëmtive dhe puçrrave të shqipes.
Por prestigji standardit nuk i kthehet dot veçse me rrugë politike dhe institucionale; dhe vetëm në atë masë që vetë institucionet publike (shkolla, gjyqet, administrata) ta rifitojnë edhe ato prestigjin e nevojshëm.
Edhe ekspozimi i përdoruesve ndaj shqipes së lëvruar mirë kërkon vullnet të mirë institucional; meqë ka të bëjë drejtpërdrejt me imponimin e klasikëve të shqipes në kurrikulumet shkollore – përtej studimit pseudo-ideologjik që u bëhet në orën e letërsisë.
Disa masa praktike, nga ana tjetër, mund të ndërmerren menjëherë. Për shembull, hartimi i një fjalori të madh anglisht-shqip nga një grup autorësh, nën drejtimin e leksikografëve profesionistë që i kanë mbetur albanologjisë. Tashmë është bërë e qartë se fjalorë të tillë kërkojnë përpjekje të bashkërenduara, dhe nuk mund t’u besohen më individëve, sado të talentuar e të përgatitur.
Idealisht, ky fjalor do të hartohej me investim publik nga shteti, dhe do të vendosej në Internet, i hapur për përdorim nga të gjithë. Ashtu, do të realizohej pa vështirësi edhe përditësimi periodik i terminologjisë (p.sh. çdo gjashtë muaj), duke zgjidhur njëkohësisht edhe problemin e standardizimit të termave – meqë përdoruesit do t’i referoheshin fjalorit për çdo term të ri që u dilte përpara.
Diçka të ngjashme kanë bërë frankofonët e Quebec-ut këtu.
Qendra e studimeve albanologjike, edhe pse e gjymtuar dhe e demotivuar, i ka kapacitetet dhe mjetet për ta përballuar këtë fjalor, në bashkëpunim me katedrat e anglishtes në universitetet publike dhe private.
Vendosja e fjalorit në Internet, e promovuar gjerësisht dhe e financuar bujarisht nga shteti dhe donatorë institucionalë të huaj, do të mundësonte edhe diskutimin e termave të reja, para se këto të miratoheshin.
Pas kësaj, do të ishte ndoshta i nevojshëm një ligj i cili të impononte përdorimin e terminologjisë nga Fjalori, në të gjitha tekstet publike – përkundrejt gjobave.
Fjalori i madh anglisht-shqip, i vendosur në Internet, do të shërbente edhe si pikë referimi për normën leksikore; por jo menjëherë. Për një periudhë 20-30-vjeçare, u duhej dhënë mundësia përdoruesve individualë të kontribuonin me prurjet dhe sugjerimet e tyre (ashtu do të krijohej edhe një databazë e fuqishme sinonimesh).
Nëse realizohej ky projekt, përdoruesve të shqipes do t’u jepej për herë të parë mundësia për të shfrytëzuar, në mënyrë praktike, pasurinë leksikore të shqipes; e cila përndryshe mbetet e mbyllur në vitrina muzeumesh të fjalorëve njëgjuhësh ose fjalorëve të fjalëve të rralla.
Xhaxha, ideja juaj e një fjalori të ri, të mirëstudiuar dhe, aq më tepër, falas në faqet zyrtare shqiptare, është vërtet një ide e mrekullueshme.
Përse të mos e bëni këtë propozim atje ku duhet?
Personalisht nuk e di se ku duhet bërë, por do të thoja, që ta formulonit më mirë propozimin tuaj dhe ta vendosnit në formë peticioni qoftë edhe këtu, ku gjithkush që dëshiron ta shikojë të realizuar këtë projekt të firmosë (virtualisht) me të dhënat e tija.
Edrus, falemnderit. Më bëre të mendoj për ta formuluar këtë propozim si artikull.
Ne nji vend dhe kohe tjeter,nje veshtrim kuptimlenes.
Kush di te shkruaj me mire?Ou ju!Cfare te shkruari;sa bukur;vetem qe,kur i kerkon:Ku ke dashur te dalesh me keto qe ke shkruajtur?Rri per disa caste si gur.Qendron i menduar dhe fillon te llomotosi perseri ato qe ka shkruar.
Ndonje nga ju eshte gati te kundershtoj;e di;por jane me mijera raste,miliona raste,te gjithe te ndryshem,eh..sa shume jane.Jane mendje njerezore;por ka edhe ne AKADEMI.DISA prej tyre DINE GJITHCKA PA KUPTUAR ASGJE.
Orakull…, bir…,
ç’të ka gjetur që e shkruan shqipen në këtë derexhe…
Me pelqen edhe mua ideja e fjalorit, por kam frike se perditesimi do nenkuptonte futjen e huazimeve. Me mire ti leme te palegjitimuara edhe ca kohe, derisa huazimi te arrije majen e te mos jete me rruga e shkurter per fjalet e reja.
Atehere do filloje te bjere nga fiku keshtu qe do humbasin shume nga huazimet qe perndryshe te ndodhura ne fjalor do sherbejne si pike referimi.
Si tha dikur nje zezak amerikan: Une kam nje enderr!
Keshtu edhe une kam nje enderr…
Te behet e kuptueshme per shumicen e shqiptareve qe s’e dine se ka dallim midis statusit dhe statutit, biles te kuptohet nga te gjithe qysh ne gjimnaz ky dallim.
Endrra ime vazhdon dhe me shfaqet shqipja si shpetuese e shqiptareve ne kete pike.
Keshtu meqe jane te dyja gjendje, njera te quhet ‘gjendjesi’ dhe tjetra ‘gjendjenor’; e para nenkupton gjendje te persosur,teresore, te pacenueshme ne nje cast te caktuar, qe i perket gjendjes, nga gjinorja e fjales gjendje, i gjendjes, te sjelle gjendjesi, ose thjesht si perngjasim i njerezia, teresia, graria etj, kurse e dyta nga kallzorja e gjendje, ‘gjendjen’, qe parashikon, parashtron e legjitimon gjendjen. -or si tek fjal-or, ….shkrim-or etj.
E para do te thote status e dyta statut, meqe statuti eshte dicka e shkruar qe ligjeron gjendjen,statusin.
Kjo endrra ime thote se asnje shqiptar nuk do ngaterrohej as ne kuptim e as ne te shkruar:gjendjesi – gjendjenor.
Ne fund te fundit ne realitet thuhet surprizoj, jam i surprizuar; kjo enderr eshte, sbesoj se jam semur’ aq keq.
Sikur te mos kish huazime, te ndodheshim ne gjendjen e grekeve te lashte cdo benim ne, perseri blegtore dhe mercenare-emigrante qe plotesojne ekonomine blegtoro-bujqesore do ishim ?
Mua me duket se nenshtrimi gjuhesor jo vetem shpreh gjendjen vetjake te lekundur por edhe pranon ‘gjendjesine’ barbarike dhe i var shpresat per perparim tek te tjeret, qe behen keshtu te paarritshem, hyjnite e sotme.
Njehere , ne lajmet e Top-it, degjova per ‘insuficence te rende respiratore’, i bera veshet pipez dhe syte kater qe te mos me shpetonte nese perseritej apo shkruhej dhe nuk me iku perqendrimi dem!
Pse ky nenshtrim gjuhesor, se ketu nuk behet fjale per varesi gjuhesore ( apo dipendence linguistike sic do thoshte nje racional qe nuk sheh endrra), pasi varesia gjuhesore nenkupton huazimin e nje fjale qe nuk gjendet ne fjalorin e nje gjuhe; ketu flitet per nenshtrim te plote, ketu nenshtrimi eshte strukturuar si menyre jetese dhe me e bukura eshte zgjedhur, askush nuk eshte i shtrenguar nga parimi i mbijeteses.
Apo mos valle nenshtrimi gjuhesor buron nga parimi i mbijeteses ? Te jete valle se gazetari do pushohej nga puna nese do thoshte, pamjaftueshmeri e rende ne frymemarrje apo ne rruget e frymemarrjes ?
Eshte ironike qe tani per te kuptuar dicka qe thote nje shqiptar, duhet ta perkthejme ne mendje, nga gjuha e huaj qe dime ne shqip. Nejse, kalitim mendjen do thoshte optimisti i radhes.
Pifto!
Posti im eshte i shkruar shume sakte.Mungojne vetem dy pikat siper e-ve.Vetem qe,kur futesh pak me thelle,edhe mund te arish te kuptosh ndelikimin ne perdorim te.”;” me. “,” dhe “!”.Ju,ndoshta i doni ato vetem me “!”.Nejse,njeriu pertyp aq sa kafshon.Ndoshta nuk te pelqeu “Dine gjithcka pa kuptuar asgje”.
Mos e perfshi veten ne ate fjali,pifto!!!!
“Për shembull, hartimi i një fjalori të madh anglisht-shqip nga një grup autorësh, nën drejtimin e leksikografëve profesionistë që i kanë mbetur albanologjis..”
Vertet,ata jane me gjithe men(d)t te mbetur.
Nuk behet kjo pune me mbetjet,xha xhai.
Mbetjet dihet se ku e kane vendin.
Njerez te rinj te miredukuar,me zemer dhe me mendje shqiptari dhe pa asnjilloj qelbezimi te AKADEMISE se vjeter do te sjellin ndryshimin.
Futesh ne google dhe gjen nga anglishtja ne shqip qe'”somehow” eshte “disi”.Ky eshte turp xha xhai.”Somehow” eshte “ne nji fare menyre”.Ka me dhjetra gabime dhe fshehje te fjaleve te shqipes ne ate fjalor.
Mundohu ta ndertosh ne anglisht me perkthim “disi” fjaline;
“Diku,ne nje fare menyre,dikush eshte duke bere para…”
Duhet ti shikoni faktet drejt e ne sy,xha xhai.
Shqipen,te mbeturit e kane keqperdorur.
Ne artikullin e MAPO-s: Mbi disa zhvillime të reja gjuhësore që dëmtojnë shqipen, qe fillon me keto tre fjali:
1. Në ç’kah po ndryshon shqipja?
Ne të gjithë pa dyshim flasim shqip. Por a shkruajmë shqip vallë?
autorja Eda Derhemi diskuton (ashtu eshte shprehur) vetem disa perdorime te gabuara te viteve te fundit, ne rrafshin leksikor (te fjaleve)…
Ka disa piketakime me sa eshte shkruar ketu, e ndaj hidhini (nje?) dy sy. Tangent, me bene pershtypje pak-o gjera:
– Lexova dhe une nje perralle (perkthim a pershtatje) me firmen e Virgjil Mucit – u zhgenjeva. Kishte mbase vetem nje fjale te manget, por libri ishte me 100 fjale gjithesej.
– Autores i vret veshin shprehja “me mungon” si tek “kur me mungon, e ku te te gjej s’di” dhe cuditet pse miqte e saj nuk perdorin “kam mall” si tek “ dhe une per ty sec ndjeva mall”. Besoj se une ketu kam munguar, apo ju kam munguar dhe jo se ndonje e ka marre malli per mua. Malli eshte goxha me i lartme (si tek i fisme) se mungesa. Kete shembull e solla se mu gudulis sedra, sidomos sikur arsyetimi i XH2 se (citoj): Folësi gati-gati shtyhet nga inercia ligjërimore, …sepse ashtu e ka dëgjuar ose lexuar togfjalëshin të përdoret me qindra në mos mijëra herë.” – te zbatohet.
– Nje konstatim tjeter, dhe i parafundit, eshte se shqiptaret e merguar (autorja psh) jane padashje mbartesit e thesarit leksikor te shiqpes, (arsyet dihen) dhe se investimi me i mire do te ishte ai ne tregun shqiptar; por, sipas legjislacionit vendas.
– Vjeshte. S’ka me lajthitje verore.
Po te mos jesh bir tundre te bien gjethet.
p.s. XH2, argumentin qe te kam cituar mund ta perdorin lehtesisht ata qe mendojne se banoret e veriut te Shqiperise nuk mund te flasin dot ndryshe.