Një artikull dje në The New York Times të bën të mendosh sa e ka ndyrë paraja private botën e shkencës së aplikuar dhe të teknologjisë – që përndryshe pretendon se sundohet nga disiplina e pakorruptueshme e arsyes dhe e metodës rigoroze.
Wyeth është një korporatë e madhe farmaceutike, prodhon ndër të tjera barnat Premarin dhe Prempro, që përdoren në terapinë hormonale të simptomave të menopauzës, p.sh. frakturat e ijes, ose afshet (hot flashes).
Këto barna i sigurojnë Wyeth-it të ardhura të mëdha – me shitje të përbotshme që, në 2001, arritën shifrën prej 2 miliard dollarësh.
Si e kapi Wyeth këtë llokmë të madhe të tregut të barnave?
Me mënyra të njohura e të panjohura.
The New York Times shkruan tani se, sipas disa dokumenteve gjyqësore të bëra publike tani vonë, Wyeth paska paguar kompani komunikimi mjekësore që këto të hartojnë anonimisht artikuj që nxjerrin në pah të mirat e terapisë hormonale në fjalë; për t’u kërkuar pastaj mjekëve më të njohur të fushës që t’i nënshkruajnë këta artikuj sikur t’i kishin shkruar vetë dhe t’i botojnë në revista mjekësore prestigjioze.
Në një rast, Wyeth i ka paguar 25.000 dollarë kompanisë së komunikimit mjekësor DesignWrite për një artikull për trajtimin e afsheve (hot flashes) dhe djersitjeve natën, në gratë menopauzale, me barnat e prodhuara nga Wyeth.
Pas kësaj, Wyeth është lidhur me një Dr. Gloria Bachmann, profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në një fakultet mjekësie në NJ.
Profesoresha Bachmann, pasi e ka lexuar artikullin, e ka miratuar plotësisht, me një korrigjim të vetëm.
Pas kësaj, ky artikull është botuar, në 2005, në revistën Journal of Reproductive Medicine, me Dr. Bachmann të renditur si autorja kryesore.
Artikulli në fjalë barnat hormonale i cilësonte si “standard të artë” për trajtimin e afsheve (hot flashes), në krahasim me terapi të tjera, të pompuara nga konkurrentët e Wyeth.
E gjithë kjo vjen e rëndohet edhe më, po të kihet parasysh se një studim i gjerë federal në SHBA, në vitin 2002, tregoi se gratë menopauzale që merrnin terapi hormonale kishin rrezik të shtuar për kancer invaziv të gjirit, sëmundje të zemrës dhe iskemi cerebrale.
Me fjalë të tjera, Wyeth pagoi për krijimin e një artikulli shkencor në thelb të pasaktë nëmos të gënjeshtërt, nga autorë anonimë çfarëdo, dhe pastaj i kërkoi një specialisti të shquar të fushës (ndoshta përkundrejt një pagese të majme) që ta nënshkruante artikullin, i cili më pas u botua në një revistë mjekësore madhore.
A nuk mund të supozohet se Wyeth u orvat, në thelb, të amortizonte sado pak pasojat, në llogarinë e vet bankare, të studimit federal amerikan për efektet anësore të papranueshme të terapive hormonale të simptomave të menopauzës?
Po të kihet parasysh edhe se kompanitë e komunikimit si DesignWrite nuk janë veçse forma të sofistikuara të agjencive të reklamës, të cilat prodhojnë mesazhe publicitare sipas kërkesës së klientit, atëherë mund të rroket, në tërësinë e vet, edhe dëmi i shkaktuar nga praktika të tilla korruptive – në shëndetin e pacientëve para së gjithash, por tash e tutje edhe në reputacionin e mjekëve, në prestigjin e revistave mjekësore dhe në informacionin ekzistues për efektshmërinë sidomos të barnave të reja.
Unë vetë mjek nuk jam, por vij nga një familje mjekësh, dhe e kam shumë të qartë se çfarë instrumenti të pazëvendësueshëm reference dhe autoriteti përfaqësojnë, për mjekun praktikant, revistat shkencore të specialitetit, sidomos ato amerikane, gjermane, frënge dhe angleze. Nga një revistë madhore si Journal of Reproductive Medicine informacioni për barnat e terapisë hormonale është çuar e shpërndarë në çdo katedër të obstetrikës, të gjinekologjisë e të endokrinologjisë anembanë botës; mjekët e kanë përfshirë në praktikat e tyre; doktorandët në disertacionet e tyre; autoritetet farmaceutike e kanë listuar në formularët; ministritë e shëndetësisë e kanë rekomanduar si standardin për t’u ndjekur; studentët e kanë mbajtur shënim në orë të leksionit.
Prandaj mjekëve që i lexojnë këto radhë nuk kam ç’t’u them tjetër, përveçse të kenë parasysh se nuk ka mbetur asnjë tempull i integritetit shkencor pa u molepsur, lerosur e përdhosur nga grykësia e korporatave; prandaj ndoshta ka ardhur përsëri koha, të paktën për ata mjekë që duan ta flenë gjumin të qetë natën, që t’i besojnë para së gjithash intuitës së tyre profesionale, eksperiencës së tyre dhe të kolegëve dhe pacientit që kanë përballë.
Industria farmaceutike ne SHBA eshte prej kohesh Mafia moderne. Kane nje lob te fuqishem qe paguan miliarda dollare per te mbrojtur interesat e tyre.
Më shumë se t’i shpallim luftë formës mashtruese të kapitalizmit (do të dilnim të humbur gjithsesi) e më shumë se t’i ngelemi besnikë intuitës sonë profesionale, ne duhet që të verifikojmë ç’ka dëgjojmë me ato që ne dimë… ose të paktën të marrim mundimin të kontrollojmë në debate të ndryshme (mes njerëzish që argumentin në fjalë e njohin) çka është pro dhe kundër teorisë së re.
Historia ështëe mbushur plot me shembuj ku është shfrytëzuar naiviteti apo injoranca e turmës, por që të ndërkëmben dhe të bëhen objek talljeje edhe ambjentet shkencore, kjo është kulmi.
Para disa ditësh lexoja dhe rrëfimin e një doktori anglez, i cili, tashmë në fund të aktivitetit të tij, tregonte se si, bashkë me të shoqen, kishin 20 vjet që kishin krijuar një sëmundje inegzistente dhe terapinë përkatëse.
Një e vërtetë tjetër e dhimbëshme, mund të përmblidhet në frasën “L’unica innovazione degli ultimi anni nel settore farmaceutico è il marketing” (I vetmi zbulim i viteve të fundit në sektorin farmaceuetik është marketingu).
Industria farmaceuetike, nën presionin e kuotimit në bursë, nuk mund t’ja lejojë vehtes që të ngelet pa shitur… dhe tashmë, më shumë se investime në kërkime, bëhen investime në marketing. Nuk bëhet fjalë vetëm për marketingun e mirfilltë, në të cilin i bëhet reklamë ilaçeve apo terapive të fundit, por për një marketing akoma më të shpifur: rritjen e frikës nga pleqëria e menopauza si dhe vënien e gishtit në plagën e adoleshentëve (puçrrat dhe celuliti)etj. etj. për të shitur barnat me ngjyra si pasqyrat indjanëve… pa llogaritur këtu edhe efektet anësore/dytësore që këto barna mund të shkaktojnë në organizmin e njeriut… sepse do të ishte vetëm gjysma e së keqes nëse bëhej fjalë vetëm për plaçebo.
Farmaceutika/mjekesia nuk jane shkenca ekzakte dhe mundesite per manipulim nga korporatat jane jo te pakta. Me duket edhe se farmaceutika ne pergjithesi eshte dhe nje shembull per tu pare me vemendje se si zhvillohet nje lloj korporatizmi destruktiv dhe jotransparent. Me ben pershtypje psh. dhe roli i korporatave farmaceutike e mediave ne diskutimin aktual qe po behet ne Amerike per reformen shendetesore.
Mendoj se revistat shkencore po humbin gjithashtu gradualisht autoritetin e tyre shkencor pervec disa rasteve te rralla pasi menyra e shperndarjes dhe seleksionimit te prurjeve shkencore po ndryshon dhe rrjedhimisht revistave shkencore i duhet kohe derisa ti pershaten formave te reja te komunikimit. Une lexoj shpesh se si punime shkencore te krijuar nga robote dhe pa ndonje kuptim pranohen ne konferenca te ndryshme.
Pas kesaj historie e ndjen veten me fat qe leviz ne nje fushe ku eshte shume me e lehte te ndash shapin nga sheqeri.
Shkrim i shkelqyer, analize kompetente (edhe pse thoni qe nuk jeni mjek). Ndoshta, nje mjek, nuk do kishte kurajon per ta bere, pikerisht, sepse do ta gjente veten te
“mberthyer” ne fushen elektromagnetike te kompanive te medha farmaceutike. Pa dashur te mohoj rezultatet dhe arritjet e shkences ne fushen e mjeksise dhe
farmaceutikes, por a mos ka ardhur koha, qe te futet ne loje, me kapacitet te plote, mjeksia alternative, si ajo qe aplikon nje mjek i famshem ne Shqiperi, Dr. Boti? 🙂 Ilacet qe rekomandon ai, te pakten nuk kane efekte anesore, te cilat, mund te kercenojne jeten…
Gjyshi im, ndjesë pastë, në vitet ’70 thoshte: mjeku është katil i ndershëm (kupto: i nderuar)!
Për fat shumë të keq, mjekësia është sot shkenca më e molepsur nga biznesi e jo së fundi edhe nga deficenca profesionale. Unë personalisht kam humbur plotësisht besimin tek mjeku dhe shpresoj se zoti do te jetë aq i mëshirshëm sa të mos përfundoj në kthetrat e tij. Fusha e mjekësisë është ajo që disponon historinë më të pasur të skandaleve, por sic thoshte gjyshi: gjynahet e mjekut i mbulon dheu.
Sidoqoftë ka edhe…. përjashtime!
flakërimat (hot flashes)
————–
saktësim: në terminologjinë mjekësore, hot flashes përkthehen “afshet”.
Falemnderit, Karmapolitick; mbrëmë natën nuk gjeja dot një përkthim të saktë, prandaj m’u desh të improvizoj. Me lejen tënde, po e bëj korrigjimin më lart në shkrim.
krahas intuites profesionale, eksperiences dhe kolegeve do te ishte e mira ti besonin edhe ndopak Zotit. Problemi eshte Moral dhe jo Referencial.
Në fakt, Bim-Bash, një mjek e ka gjithnjë të vështirë t’i besojë Zotit; përfytyro, për shembull, një onkolog që kujdeset për fëmijë të sëmurë me kancer. Ky, edhe sikur të ishte besimtar i devotshëm, a nuk do të arrinte vallë në përfundimin se Zoti i tij ishte i pafuqishëm ndaj së keqes?
Megjithatë, mjekët, madje edhe më ateistët mes tyre, priren t’i besojnë me përkushtim autoritetit; në rastin tonë, botimeve mjekësore dhe veçanërisht revistave të specialitetit. Në një mjedis të mbytur nga kulti i batakçinjve dhe reshperëve, mjekut i duhet gjithsesi një far orientues, që ta sigurojë se, së paku, do të ketë bashkëfajtorë në gabimet e veta.
Përfytyro një bar të ri të një kompanie të madhe farmaceutike: reklamat për këtë bar i gjen në çdo revistë mjekësore, të përgjithshme e të specialitetit; përfaqësuesit e korporatës që e prodhon barin janë gati të të mbulojnë me dhurata, dreka dhe darka, ftesa për udhëtime në gjithfarë simpoziumesh e kongresesh; kutia postare, në zyrë e në shtëpi, të shembet e të shqyhet nga materialet promocionale për këtë bar shpëtimtar; pacientët që kanë parë reklamat për këtë bar në TV të kërkojnë me këmbëngulje që t’ua parashkruash; por ti barin nuk ke pasur kohë ta provosh në praktikë, as të eksperimentosh me të.
Atëherë të mbetet t’i drejtohesh Zotit – por jo atij tradicional, që të vjen nëpërmjet zemrës dhe fjalës; sepse i vetmi Zot që mund të të ndihmojë të orientohesh në labirintin e progresit shkencor dhe teknologjik të pandalshëm është Autoriteti i shkencës mjekësore, i cili të manifestohet nëpërmjet shkrimeve të shenjta të revistave dhe të literaturës mjekësore. Si besimtar i mirë, ti nuk mund t’ia lejosh vetes ta vësh në dyshim vërtetësinë e këtyre shkrimeve; sepse besimi në vërtetësinë është premisa ose themeli i krejt veprimtarisë sate.
Ke të drejtë, Bim-Bash, kur e quan këtë çështje etike; por kjo ka të bëjë me etikën e botës ku jetojmë, jo të këtij ose atij mjeku në veçanti – meqë i sëmuri shpesh nuk shërohet dot vetëm me ndershmëri, tha.
Xhaxha, nuk jam aspak dakord me ju kur thoni se nje mjek (onkolog) e ka te veshtire te besoje ne Zot. Besimin ne Zot, po nuk e pate, e ke te pamundur ta kuptosh. Ju kerkuat ndjese per faktin qe nuk jeni mjek, dhe kete e bete nga frika e gabimit, por nuk kerkoni ndjese kur flisni per besimin ne pozitat e ateistit.
Nje besimtar, qofte mjek apo cfaredo tjeter, e di qe ajo qe ne konceptojme si e mire, mund te mos jete fare e mire dhe anasjelltas. Urtia e Zotit e tejkalon cdo intelekt njerezor. Nje femije qe vdes nga kanceri, sado pikelluese dhe e pakuptimte qe te duket, per besimtarin nuk perben aspak padrejtesi e aq me pak “paaftesi” te Zotit, per ta parandaluar nje gje te tille. “Ekonomia” e Zotit eshte pertej intelektit te atij qe nuk beson. Ai qe beson se ka te qarte gjithcka.
Une jam mjeke dhe kam pare shume fatkeqesi ne praktiken time, por mendoj se tragjedite e verteta nuk qendrojne ne vendimet e Zotit, por ne vendimet e njerezve. Kam pare kolege te bien pre e tundimit me lehtesine me te madhe, vetem per nje lek me shume, me pasoja qe ju i ceket me lart ne kete artikull te shkelqyer.
Tragjedine e vertete une e shoh ne dilemen morale te mjekut qe, per mungese te besimit ne Zot, anon shume kollaj drejt perfitimit, duke harruar krejtesisht anen humane. Ne nje kohe kur Zoti harrohet, vendin e tij e ze paraja.
Rastësisht mbrëmë ndesha në një citat të Stendhal-it: “I vetmi shfajësim për kaq shumë vuajtje që sheh rreth e rrotull, është që Zoti nuk ekziston.”
Është për të ardhur keq, kur, në emër të atij Zoti, ka njerëz që i mohojnë një transfuzion gjaku fëmijëve të sëmurë.
Kam përshtypjen se e gjithë çështja është një monedhë me dy faqe. Nga njëra anë gracka është e ngritur nga njerëz manipulues në krye të korporatës nëpërmjet revistash prestigjioze mjeksore (për turpin e tyre), dhe në krahun tjetër vjen dhe të sjell në vete (po) shtypi ivestigativ. Megjithë respektin e nevojshëm për përpjekjet e njerëze të shkencës mjeksore dhe farmaceutike, unë do t’i mëshoja më tepër artikujve që zbardhin të vërtetën. Kjo edhe njëherë dëshmon se rruga për tek e vërteta i ka llambat e thyera dhe masa populiste ecën pa e pas pamjen të qartë. Manipulimi për qellime fitimi, (për hir të Zotit) a nuk është një arsye më tepër për kontroll dhe ndëshkim nga ana e shtetit? Nuk e kam shumë të qartë se në ç’proces kalon kontrolli i një bari përpara se të hidhet në treg dhe të injektohet në jetën tjetrit/ës, por që shteti duhet të luaj rolin kyç në mbarëvajtjen e jetës së qytetarëve të tij taksapagues, kjo s’ka diskutim. Atëherë: cili është roli i shtetit në këtë fushë?
Prej këtu mund të hapet një temë e gjerë diskutimi mbi sistemin farmaceutik shqiptar. Ka kaq shumë për tu diskutuar. Unë mund t’ja nis nga vetja. Nëna ime merrte në Tiranë një bar për sytë i cili i enjtte këmbët dhe i sillte komplikacione. U interesova jashtë vendit dhe më informuan se qysh nga – konferenca filan – e vitit filan – ky bar ka dalë jashtë qarkullimi nga Shoqata Botërore e Farmacistëve, ndërsa për ironi të fatit në Tiranë vazhdonte tu shitej pacientëve me çmim të majm madje! A ka gisht në fitim roli i pushtetarit? Në të kundërt, kush e kryen kontrollin mbi barnat farmaceutike? A ka një konsensus të përbashkët miratues mbarëbotëror përpara se bari t’ja mbërrijë tek tregu?
Në shkencat bio-mjekësore rëndësia e revistave “matet” me atë që quhet “impact factor” (IF), një llogaritje tejet e ndërlikuar koeficientësh të numrit të institucioneve që konsultojnë revistën në fjalë, të numrit të artikujve të revistës që citohet nga revista të tjera të sektorit etj. E pra, IF aktual i Journal of Reproductive Medicine (vajta ta kontrolloj) ishte vetëm 0.745, që është mjaft i vogël. Kjo revistë, pra, nuk ka këllqe të ndikojë orientimin e mjekëve. Ta kishte nxjerrë artikullin New England Journal of Medicine (me IF mbi 30) atëhere do shqetësohesha. Megjithë infiltracionet e paevitueshme të lagështirës shtyllat që sigurojnë qarkullimin e lirë, të drejtë dhe të pavarur të informacionit shkencor të specializuar them se…mbajnë.
Së fundi desha të sjell një shembull, një sheqerkë (“una chicca”) (që duket si pa lidhje me argumentin) të rezistencës së mjekut ndaj pushtetit, ndaj çdo lloj pushteti, në rastin e Shqipërisë së 50 vjetëve më parë, ky ishte pushteti politik. E ka bërë Dr. Petro Cani, kur e morën të vizitonte të shoqen e Mehmet Shehut, së cilës i kishte mbledhur gjiri. “U more bir, – i thotë në fund të vizitës e ëma e Mehmetit, – sa delikate këto të rejat e sotme. Ne në kohën tonë nuk ishim kështu. Mbaj mend, kur kisha Mehmetin të vogël, edhe mua më mblodhi gjiri, po ku kishim mjek ne atëhere në fshat… Dhe atëhere u, që thua ti, mora një kone që thithte gjirin bashkë me Mehmetin e vogël, dhe më ndihmonte ta zbrazja”. Dhe Petrua: “Prandaj leh si qen gjithë ditën nëpër mitingje ky yt bir…”
Individi mund të ngjajë i vogël para murit që ka përpara, por nganjëherë ngrihet më lart se ky mur…
Edhe pse Xhaxhai nuk eshte mjek shkrimi i tij ngre’ me pergjegjesi nje shqetesim shume te madh qe sa vjen e keqesohet.
Nuk pritet ndonje permeresim per sa kohe gjigandet farmaceutike dhe teknologjia mjeksore do te kuotohen neper tregjet valutore anembane botes dhe marketingu i tyre behet pastaj nga gjithe mediat. Pra nga ky moment gjithshka eshte mall dhe dihet qe malli do te shitet me cdo kusht. Te gjitheve pa perjashtim: atyre qe besojne te Zoti dhe atyre qe nuk besojne. Per ata, eshte mire qe te gjithe te besojne te Zoti.
Ketu po sjell nje thenie per te cilen do ti lutesha moderatorit qe ta linte ne anglisht pasi eshte shume kuptimplote per ceshtjen qe po trajtohet. Personalisht e mbaj ne mendje qe te me mbaje shendetin.
“In the fight which we have to wage incessantly against ignorance and quackery among the masses and follies of all sorts among the classes, diagnosis, not drugging, is our chief weapon of offence”.
Sir William Osler
Nuk me kujtohet mire se ku e kam lexu apo degjuar qe “Vaji” dietik,i cili vjen si pasoje e largimit me ane te hidrogjenit te pjeseve te tija qe te bejne te shendoshesh,eshte me i demshem se vaji natyror i ullirit p.sh qe i ka elementet e kolesterolit.
Duke dashur qe te sherojne njerez nga nje semundjet,ne pamje te pareditur qellimi propagandistik mjekesore,farmaceutika ka shkuar ne te kunderten duke i bere ata me te semure.
Thelle sot nuk dihet ne eshte i demshem vertet kolesteroli dhe sa i demshem eshte.
Dikur,diku kam lexuar nje intervisten e nje mjeku qe kishte bere studime mbi goditjet ne zemer.Duke dale anash teorive dhe praktikave te mjekesise se sotme moderne ai kishte bere studime te tija personale.ishte marre me studimin e ketij fenonemi tek kafshet,te cilat per habi te tij nuk vuajne nga goditja ne zemer.Sipas tij,shkaku i goditjes ne zemer eshte fakti qe trupi i njeriut nuk prodhon vitaminen C,te cilen organizmi i kafsheve e prodhon normalisht.
Keshtu,ne fund si konkluzion i tij ishte qe shkenca e mjekesise ishte kthyer ne nje mashtruese te madhe sepse e dinte kete fakt por per te prodhuar ato ilace qe asaj i interesojne per asye fitimi,ajo pengonte perhapjen e se vertetes shkencore.Kjo e vertete,sipas tij, ishte qe njerezit nuk kane nevoje per te marre ilace te kushtueshme,mjaf qe te perdorin nje diete te pasur me elemente natyrore qe permbajne vitanimen C.
Stendali harroi qe njeriu eshte nje qenie me vullnet dhe epsh te lire dhe per mendimin tim te gjitha te keqiat mbi kete siperfaqe dheu jane pasoj e dores njerezore . Nje miku im i mire thote shpesh: ” Ruajeni tjetrin prej vetes se veten prej te tjereve e ruan edhe qeni”.
Për mendimin tim, edhe në qoftë besimtar i përkushtuar, në marrëdhënie me të sëmurin mjeku bën mirë të sillet sikur Zoti të mos ekzistonte.
Dhe prape, nga pozita e nje mjeku qe beson ne Zot, po ju them qe nuk mund te flisni nga keto pozita pa qene i tille. Ashtu sic nuk mund te flisni per asnje fushe te cilen nuk e njihni mire.
Nje shembull i kesaj qe po them, eshte “teoria e konspiracionit” e dikujt me siper qe thoshte se ataku ne zemer mund te parandalohet me vitamine C. Sipas tij, “Thelle sot nuk dihet ne eshte i demshem vertet kolesteroli dhe sa i demshem eshte”. Po te them qe kolesteroli eshte elementi kryesor i membranes se cdo qelize qe kemi ne trup dhe se pa te nuk kemi jete, besoj se del sadopak ne pah qe thelbi i urtise nuk eshte te dish shume, por te heshtesh para se te flasesh per dicka qe nuk e njeh mire.
Veriu, megjithëse unë i moderoj komentet, përpiqem të mos i paragjykoj – ashtu kalojnë ndonjëherë edhe gjithfarë zhurmash, gjepurash, teorish dhe legjendash urbane.
Por më vjen keq që ti bie në kurthin më banal që mund të ekzistojë për teknokratët – dhe pikërisht në joshjen për t’u mbyllur gojën të tjerëve duke u thënë: “nuk mund të flisni për asnjë fushë të cilën nuk e njihni mirë.”
Një thënie e tillë është dyfish e gabuar – në vetvete, për çka do ta shpjegoj menjëherë më poshtë, por edhe ngaqë vjen zakonisht nga dikush që duhet të jetë aq i mençur sa ta kuptojë se po thotë një profkë.
Pse e gabuar? Sepse ka shumë mënyra për të folur për një fushë. Për sëmundjen mund të flasë mjeku, por edhe pacienti; mund të flasë ministri i Shëndetësisë, por edhe të afërmit e pacientit. Secili i qaset në mënyrën e vet, krejtësisht legjitime.
Gabimi fillon në momentin kur pacienti nis të flasë si mjek, ose mjeku si pacient. Pra nuk ka lidhje gabimi me temën e zgjedhur, por me rolin; dhe ky dallim mua më duket themelor.
Tani, të kthehem edhe te mjeku që beson në Zot, dhe vërejtja ime se mjeku bën mirë të sillet sikur të mos ekzistonte Zoti; kishte pak humor në fjalët e mia, por edhe kërkoja të përcillja idenë se mjeku duhet të përballet me sëmundjen sikur të mos e kishte ndihmën e Zotit me vete; madje edhe sikur të jetë besimtar. Përndryshe, mund ta bënim mjekun me faj, sikur të vendoste vetëm të lutej për fatin e pacientit të vet?
Detyra e mjekut, si mjek, është të përpiqet të ndihmojë të sëmurin, t’ia lehtësojë vuajtjen, mundësisht ta shërojë ose t’ia zgjatë jetën, e kështu me radhë. Nuk është detyrë e mjekut të mbajë Biblën ose Kuranin në xhep. Nëse mjeku beson apo nuk beson në Zot, kjo është çështje private që nuk duhet t’i interesojë kujt.
Unë besoj se besimi individual në Zot, në vetvete, nuk garanton kurrfarë profili etik te mjeku, as te ndonjë profesion tjetër, duke përfshirë edhe priftin e hoxhën.
Premisat nga te cilat niseni, jane te gabuara. Une nuk e di nga e keni marre idene se nje mjek besimtar zgjedh lutjen ne vend te mjekimit. Le te mos i ngaterrojme mjeket me praktikat misionare te sherimit me lutje.
Mjeku besimtar, si parim te jetes se tij ka qe te beje (veproje, kryeje) me te miren e mundshme ne shenje devotshmerie dhe respekti ndaj Krijuesit.
Per t’iu rikthyer artikullit te mesiperm, une do doja te di se sa e lehte do ishte dilema juaj po te gjendeshit ne pozitat e dr.Bachmann, para nje oferte te majme qe do t’ju zgjidhte shume probleme personale. Cila do ishte pika juaj e referimit ne ato momente? A do mjaftonte: “Why believe in God? Just be good for goodness’ sake?” per t’jua zgjidhur dilemen?
Etika eshte diç mbiracionale dhe divergjente me logjiken e interesit dhe rrjedhimisht eshte thellesisht religjioz si koncept kete fakt eshte perpjekur ta argumentoje dhe Alia Izet Begovic ne librin e tij ” Islami mes Lindjes dhe Perendimit” ne kapitullin mbi Moralin f.95-118 versioni online http://www.dielli.net/pdf/tradita/IslamiLindjePerendimit.pdf
Morali por kerkohet rendom ne shoqerine moderne pasi nje shoqeri teresisht e pamoralshme ka premisa tragjike vetedestruktive .Neohegelianet me ne krye Habermasin po kerkojne qe shoqerive moderne ti injektohet religjion me doza te kontrolluara pasi vetem ne kete menyre mund te sigurohet mbarevajtja dhe rendi perndryshe relativizmi konseguent do ti udheheqe patjeter ne anarki. Komenti im eshte teper reduktiv dhe me qarte mund ta gjeni te shtjeluar ne librin e Begovicit.
Kafshet prodhojne vitaminen C ne melci ne porcion me peshen e tyre trupore.
Ajo qe na intereson me shume,Veriu,eshte fakti shkencor qe KAFSHET nuk kane infarkt,ose goditje ne zemer,ndersa NJEREZIT dhe MAJMUNET po.
Ai doktori eshte shume i njohur,nuk ka rendesi per me i permend emrin.Rendesi ka,duke cituar gjithmone ate dhe jo mua,qe keto konstatime te tij jane shume te rendesishme per shendetin e qenies njerezore,por nga ana tjeter godasin shume prodhime farmaceutike qe perdorin per te ndaluar dhe mbajtur zemren nen nje presion me ilace te tilla qe nuk u dihet vertetesia e efekteve anesore.
Keto ilace,ulin nivelin e kolesterolit te keq(sepse ne ne trupin tone kemi kolesterol te keq,tipi LDL ne anglisht) dhe rrisin nivelin e atij te mire(nga ana tjeter kemi dhe kolesterol te mire).LDL,sipas mjekesise farmaceutike,eshte lipoproteina qe transporton kolesterolin ne gjak.Kur kemi shume kolesterol ne gjak,ky ngjitete ne muret e eneve te gjakut,duke zvogeluar keshtu diametrin e tyre.Ato formojne nje veshje qe cuditerisht ne terminologjine mjekesore quhet “plaka”.Kur kemi kete ndodhi ne enet e zemres quhet goditje ne zmeer,ndersa ne arterit e trurit kemi Iktus(prap e habitshme kjo ik-tus).Une kam bere pak shkolle per hidraulik,dhe kaq gje e kuptoj.Kjo sjell rritjen e presionit te gjakut ne sistem(eshte formule e thjesht).
Lipoproteina me dendesi te larte,HDL ne anglisht,sipas besimit dhe jo vertetimit te disa mjekeve te specializuar ne kete drejtim,heq tepricen e kolesterolit prej “plaka”-ve dhe keshtu sipas besimit te Mjekeve SP,na shpeton ne nga goditja ne zmer.Dhe mjekesia moderne ka gjetur kura qe ulin te keqin dhe rrisin te mirin.Keto ilace,siaps mjekesise farmaceutike, kontrollojne nivelin e kolesterolit dhe thuhet qe ulin rezikun e semundjeve te zemres.
Siaps ketij doktorit,e gjitha eshte nje bllof.Kafshet kane te dyja llojet e kolesterolit,njesoj si ne,por nuk kane asnjehere dhe ne asnje rast as goditje ne zemer dhe as IKTUS.
Ndersa per Vitamin C qe ndalon goditjen ne zemer,ky tashme eshte nje teze e njohur ne lemin perkates.
Disa mjeke te njohur mendojne qe mungesa e Vitamines C,mund te jete shkaku i infarktit dhe iktusit.
Gjithashtu eshte e shumenjohur dhe tjetra,qe vitamine C perdoret per rikuperimin e pacienteve pas infarktit.
LDL nuk eshte kolesterol i “keq”, eshte thjesht nje forme kolesteroli, qe po e kaloi nje fare niveli ne organizem shkakton deme, nder te cilat edhe pllakat (jo plakat!) aterosklerotike qe veshin arteriet dhe cojne ne atak ne zemer.
Meqe “Disa mjeke te njohur mendojne qe mungesa e Vitamines C,mund te jete shkaku i infarktit dhe iktusit”, a nuk mendon se ne semundjen e skorbutit (mungese e vit C), ataku duhet te jete simptoma kryesore? Ne fakt nuk eshte. Si e shpjegon ti kete?
Pse kafshet nuk kane kolesterol te larte e per pasoje as atak ne zemer? Kolesteroli i larte ne gjak eshte pasoje e teprimit ne ngrenie te disa ushqimeve qe rrisin nivelin e tij. Hapi i pare ne trajtimin e nje pacienti me nivel te larte kolesteroli ne gjak eshte ndryshimi i dietes dhe pastaj ilacet. Meqe njeriu eshte e vetmja krijese qe ha per qejf dhe pertej nevojes se trupit dhe meqe nuk eshte pare e degjuar ndonjehere qe kafshet te hane per neps, besoj se edhe ti vete, pa nevojen e studimeve shkencore, do jesh ne gjendje t’i japesh nje pergjigje kesaj pyetjeje.
Pse kush nenkuptoi “plaka”,une pikerisht nenkuptoja pllaka.
..Sepse drejtimit e veprimit te vitanimes C jane te shumta.Nje nga ato eshte qe parandalon atakun,nje tjeter qe parandalon kanceret,nje tjeter eshte qe ndalon skorbutin,nje tjeter eshte qe mbron antitrupat e lufton in feksionet….etj.
Mos u’ngaterro nje efekt te saj ne nje drejtim me nje efekt tjeter ne nje drejtim tjeter ta palidhur me te parin,sepse mendoj qe jemi duke arsyetuar normalisht dhe jokokakalepsur konceptet fillistare te llogjikes duke cuar diskutimin ne nje drejtim allogjik e anormal.
LDl eshe ne gjuhen popullore “i keq” ndersa ne gjuhen shkencor eshte transportuesja e kolesterolit dhe ngjitesja ne muret e eneve te gjakut.
E para e llogjikes,ne drejtimin e analizes eshte qe kafshet prodhojne vete vitaminen C,e dyta eshte qe kane kolesterol te dy llojeve dhe kane dhe rastin kur e kane mbi norme dhe treta eshte qe kafsheve nuk u ndodh ataku ne zemer.
Sa per ate te dietes e dime te gjithe dhe ketu sulmoje dhe une.ne vend qe njerezeve tu behet e ditur prej mjekeve te tyre personale e familjare qe perpara se te shkruhet receta te beje;
1.Fiskulturen dhe ushtrimet perkatese.
2.Ushqime biologjike te pasura me perime dhe me frutat qe kane gamen e vitminave sipas drejtimit t’prandalimit te semundjeve ardhshme te mundshme.
Ketu jemi diskutuar ne radhe te pare n’kete drejtim;mjekesia perendiomore qe kenaqet kur ndodh semundja,sepse mbush xhepat dhe mjekesia me parim Etik ne radhe te pare qe sugjeron zgjidhje qe te parandaloje semundje,mosndodhjen e saj,dhe ketu futet mjekesia aziatikee shkolles tradicionale.Kete mjekesia Kinezet,p.sh e kane psur nga domosdoshmeria e e adminisrimit shendetesor te nje popullsie te jashtezakonshme ne numer dhe derejtimi me i mire do te ishete ai jo fitmiprures por parandalues duke gjetur mjete,format dhe metodat qe sjellin prandalimin e ndodhjes.
trupi thone ata eshte peshore shume e kulibruar,ku vecse ne njerin pike te ndodhi nje problem,sjell gradualisht prishjen e kulibrit dhe lindjen e pikave te bllokimit qe sjellin probleme te tjera,ne drejtime te tjera.Nje pike bllokimi muskulor p.sh,i cili vjen nga pocioni i njejte i punes se personit per ore te tera,dite te tera sjell piken e bllokimit,ku nje pjese e muskujve zgjaten ndrsa nje pjese tjer mblidhet.Pra prisht harmonia simetrike e krijimit tone trupor qe sjell nder pasojat e tjera deri ne infarkte.Po keshtu dhe mungesa e vitamines C,dihet se cfare u shkton muskujve te trupi.Doktore e kesaj shkolle sigjeroj ushtrimet fizike ne kete drejtim ku synohet levizje e perseritshme ne menyre simetrike e gjithe pjeseve te levizshme te trupi.
Per kete gjimnastike nuk duhet te paguash,por duhet te edukohesh qe ta ushtrohesh ne menyre rigoroze dhe sistematike.E te tjera…