Thënia “Gratë ulen mbi fatin e tyre” ka bërë tashmë historinë e feminizmit në botë. Megjithë luhatjet e kuotave të saj gjatë historisë së lëvizjes feministe, duhet pranuar se kjo thënie e ka një farë elegance, edhe pse flet, tek e fundit, për diçka që moralisht mund të konsiderohet vulgare. Simpatia që kjo thënie ngjall zakonisht nuk varet vetëm nga nënkuptimet intriguese, as nga forma prej batute, por nga fakti se lidhet me tema të mëdha që i kanë rezistuar kohës, të paktën në praktikat sociale. Me fjalë të tjera, përmban një lloj të vërtete.
Të hapësh një debat për feminizmin ose për postfeminizmin nuk është e thjeshtë. Tema është sa e gjerë aq edhe aktuale; ndërsa rreziku i rrëshqitjes së debatit në kënetat e stereotipave ose në llogoret e gjinive është i gjithpranishëm. Në internet më shumë se kudo.
Nga ana tjetër, provokacionet e feministeve dhe e pseudofeministeve nuk mungojnë. Provokacionet lypin shpeshherë përgjigje. E kam fjalën për librin e fundit të Debora Ferretti, “Manual për kurvat e reja” (Manuale delle Giovani Mignotte), që po shkakton diskutime të pafund në internet e gjetiu. E kuptoj që në botën e librave nuk mungojnë as provokatorët e as tregtarët, por tetë principet e sjelljes si kurvë, që numërohen e mbështeten nga autorja, më duket se kanë të bëjnë me një kulturë të caktuar që është rrënjosur prej kohe në shoqëritë moderne. Ndaj jam i mendimit që kësaj radhe t’i diskutojmë përtej strategjisë komerciale të shtëpisë botuese të radhës. Në pritje që ndonjë tipograf në Shqipëri ta përkthejë e ta shtypë me mijëra kopje…
Le t’i shkojmë në zemër problemit. Autorja Ferretti në një intervistë thotë midis të tjerave (përmbledhja dhe përkthimi janë të miat): “Fakti është se indi moral në shoqëri është liruar shumë kohët e fundit. Libri lind nga vëzhgimi i dinamikave midis burrave e grave dhe midis grave e grave, nga leximi i gazetave dhe shikimi i mediave. Jetojmë në një epokë që e shndërron feminilitetin në mall dhe më pas e ngre në podiumin e protagonistes absolute. Qëllimi i manualit tim është që femrat ta ngrenë lart feminilitetin e tyre pa ngatërresa morale dhe pa etikë të rreme. E dimë mjaft mirë se, të hijshme ose jo, gratë e arrijnë diçka me një rrahje të qerpikëve, një mbivendosje të këmbëve, një shikim miklues. Bën pjesë në dinamikat sociale, të ligjeve të marketingut. Megjithatë vazhdojmë të habitemi. Të jesh kurvë nuk do të thotë të dukesh si e tillë. Femra e veshur mirë dhe e nxirë që në janar jo detyrimisht është më e disponueshme se zonjusha bon ton. Ne femrat e dimë fare mirë se kur të prishet makina, del gjithnjë një mekanik që ofrohet të na ndihmojë. Kur macja hip në çati komshiu është i gatshëm ta marrë. Në qoftë se e do racionin më të madh mjafton ta miklosh kamerierin. Është diçka gjenetike: burrat për të na tërhequr vëmendjen dhe për të pasur shërbimet tona, duhet në një farë mënyre, në kuptimin shumë figurativ, të paguajnë. Më jep, të jap. Gjenetikisht, nga ç’ka shoh përreth, femra është kurvë dhe burri është i predispozuar ta pësojë sharmin femëror. Përtej këmbëve, vitheve dhe lëkurës, kurvëria është inteligjencë”.
Ja cilat janë tetë parimet që komentohen e mbështeten nga autorja italiane.
1. Të sillesh si kurvë është e drejtë
2. Të sillesh si kurvë është e moralshme
3. Të sillesh si kurvë është çlirim
4. Të sillesh si kurvë është detyrim
5. Të sillesh si kurvë është inteligjencë
6. Të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve
7. Të sillesh si kurvë është argëtim
8. Të sillesh si kurvë është kënaqësi fizike
Parë në rresht duken të thata, por parimet mbështeten nga arsyetime të posaçme. Të sillesh si kurvë është e drejtë sepse ka të bëjë me lirinë; është e moralshme sepse respekton ligjet e natyrës; është çliruese sepse zbyth hipokritët; është e detyrueshme sepse feminiliteti duhet ushtruar deri në fund; është inteligjente sepse përfitimet janë materiale dhe morale njëkohësisht; të sillesh si kurvë është antidot i keqardhjeve sepse të heq çdo frustrim; është argëtuese sepse të zbavit e nuk të lodh; është kënaqësi sepse mund të zbulosh aspekte të ndryshme të seksit.
Nuk besoj se ky libër është gur kilometrik i feminizmit; them se duhet të ketë të tjerë nëpër botë që e trajtojnë temën në fjalë. Mirëpo, kam arsye të besoj se pavarësisht nga këshillat provokuese të autores, fotografia (diagnoza do të thoshte dikush tjetër) që i bën ajo shoqërisë së sotme është e saktë. Në kuptimin që kurvëria, ose në daçi sjellja si kurvë, është mjaft e përhapur në shoqëritë e sotme perëndimore. Më thonë se në Shqipëri, po të kishin gojë, motelet do të rrëfenin shumë të pathëna për lidhjet midis pushtetit dhe femrave të vetëdijshme për feminilitetin e tyre. Që pushteti ekonomiko-politik në Shqipëri e ka me qejf të shoqërohet nga vajza të bukura dihet nga të gjithë. Por nuk di sa në modë është nga ana tjetër; d.m.th. sa status symbol prodhon për femrat shoqëria me meshkujt pusht(etarë). Tani për tani, di vetëm që nuk mund të më shiten eskluzivisht si “viktima” të pushtetit mashkullor.
Ajo që e shndërron librin e lartpërmendur nga një provokacion në një veprim kulturor është pikërisht shitja e mesazhit të tij me petkat e një feminizmi modern të vetëdijshëm, që i kundërvihet edhe vetë femrave që nuk e mendojnë në të njëjtën mënyrë. Në qoftë se duhet t’i vija një emër, do ta quaja “feminizëm maskilist”, pasi një feminizëm i tillë veçse shpie ujë tek mulliri i atyre që femrën e shohin vetëm si objekt seksual për të kënaqur epshet seksuale ose thjesht ekzibicioniste. E këtu jemi në një fushë që shkon përtej moralit dhe moralizmit. Përdorimi i sharmit femëror është thikë me dy presa. Aty për aty mund të çojë në rezultate të shpejta, por në periudha afatgjata, gjatë të cilave piqen stereotipat e rastit, vështirë se mund të sjellin diçka të mirë. Tek e fundit, edhe burrat mund të ndërgjegjësohen për armët femërore të kurvërisë dhe t’i përdorin ato kundër vetë grave. Në këtë rast, them se do të ishte vetëvrasje për gjininë femërore. Për fat të mirë ekzistojnë homoseksualët: gozhdët ku has sharra e femrave të lartpërshkruara.
Manuali i ri duket “modern” vetëm se thyen ndonjë tabu leksikore. Ndofta edhe për faktin se rreket të interpretojë aspekte të shoqërisë së sotme, ku femrat që i respektojnë fetarisht parimet e mësipërme duket se po shtohen pak si shumë. Përndryshe këshillat e tij, edhe pse kinse antikonformiste, mbajnë erë myk së largu. Fakti që është shkruar nga një femër nuk do të thotë asgjë. Arsyeja kryesore? I sheh gjinitë njerëzore të ndara në thelb. I shikon burrat e femrat si kundërshtarë në një lojë pa ndjenja, plot hile e rrena. Por jeta nuk është lojë dhe as mund të jetohet me gënjeshtra.
Jo cdo individ arrin te zhvilloj talentin e tij, nga ana tjeter jo cdo talent eshte mundesi e nje apo cdo individi: Nga ky konstatim, fare mire vezhgimi krijon pershtypje se disa zhvillojne talentin, dhe te rralle ose as nji, te gjitha talentet.
Po keshtu shoh edhe femren e kurvezuar, si jo absolutisht e tille, por jo edhe e pamundur per ndonji aspekt per te qene e afte si (per) kurve.
Ben shume senc titulli “Feminizem maskilist”, pasi njohim kurverimin mashkullor nder shekuj si eshte spjeguar ne muskuj, dhe interesant eshte fakti i muskulit te te menduarit kurverisht; nuk i ve dot gjini, por e sigurt qe njera pale mbeshtet apo sulmon tjetren pale si vetja. Me fjane te tjera: Kurva/kurvari sheh kurve/kurvar, po aq sa eshte ne gjendje te shoh, por eshte nje gje te shohesh, dhe tjeter gje te “hash” kurverim.
“Por jeta nuk është lojë dhe as mund të jetohet me gënjeshtra.”
Une do zgjidhja te luaja me kete citim siper, si me poshte:
Por jeta është lojë dhe s’mund të jetohet me gënjeshtra.
Tema eshte ekzaltuese. Urime per kurajen.
Pergezime te sinqerta edhe per kete grua qe i thyen me guxim tabute leksikore, gjithe duke ofruar per fenomenin emertimin e sakte, por edhe buke te bekuar per kampin e lebetitur perkarshi.
Nderkaq, na vjen mire apo keq, debati ka nje territor breda te cilit duhet te zhvillohet, ndryshe jo vetem mbetet shterp, por rrezikon te reduktohet ne hipokrizi.
””’Të sillesh si kurvë është e drejtë sepse ka të bëjë me lirinë; është e moralshme sepse respekton ligjet e natyrës””’
Ketu ka te drejte. Martesat e hershme me femren 14 vjec, perpiqeshin pervec te tjerave edhe ne njefare menyre te perputhnin ligjin e natyres me ligjin e njerezillekut ku bazohej institucioni i familjes. Po njesoj edhe per meshkujt.
Sidoqofte eshte shume banal fakti qe nje femer sot, thote ne nje liber ate qe e kane thene prej mijra vjetesh patriarkalistet, me nje fjalor po aq banal, fjalor qe perdoret per qente; po e lirove femren nga zinxhiri, do te kthehet buçe.
Problemi me shume sesa aspektit moral (ku morali natyror perben pengese per moralet fetare apo civile) i perket ndikimit real te kurverise ne institucionin e familjes.
Pavaresisht se perendimi e ka zgjidhur deri diku kete ceshtje me lejimin e tradhtise bashkeshortore, duhet pranuar qe eshte vetem nje zgjidhje e perkohshme per te lejuar bashkegzistencen e lirise individuale me detyren e rritjes se femijeve.
Nje rruge e ndermjetme deri me sot nuk ekziston, pasi asnje vend perendimor nuk ka arritur ti jape zgjidhje te kenaqshme konfliktit individ-familje, megjithate martesa ne moshe te re brenda nje sistemi patrilinear ( dominance e lehte ) te ngjashem me ate parakristian, mund te arrije njefare ekuilibri midis moralit natyror e ‘moralit’ familjar.
Perndryshe, liria e individit, aq e nevojshme ne moshe te re, perkthehet ne katastrofe demografike e zezakerim te shoqerive perendimore .
””””Për fat të mirë ekzistojnë homoseksualët: gozhdët ku has sharra e femrave të lartpërshkruara.”””
Egzistenca e pederasteve eshte fatkeqesi per specien njerezore; nese kurveria vertet mund te mbrohet me moralin natyror, keta nuk kane asnje lloj mbrojtje, degjenerimit natyror i shtohet edhe degjenerimi kulturor.
”””’Arsyeja kryesore? I sheh gjinitë njerëzore të ndara në thelb.”””
Qekur njeriu filloi te mendoje e kuptoi qe natyra i kish bere te ndryshem ne thelb.
Pavaresisht deshires se mire te perendimit qe shpreh edhe ti, natyra po ben te veten, realiteti perendimor i jep te drejte deduksioneve te autores, statistiskat po ashtu i ka me vete.
Cili eshte morali natyror Hyllin?
Nga cila natyre buron dhe tek cila natyre tenton te kthehet?
Cfare eshte natyra Hyllin?
Ndoshta bibla ndonjehere ka te drejte.
Niente di nuovo sotto il sole.
Kurva krihet, …… do te digjet, tha.
Cfare pershkruhet ne linkun e meposhtem eshte tamam feminizem maskilist, thom u.
Keshtuqe italianka jone ka akoma rruge e pune per te bere. Por duhet te lexoje klasiket e te mos harxhoje kohe me soap-culturen.
http://penelope.uchicago.edu/Thayer/E/Roman/Texts/Cassius_Dio/80*.html
[…]
[idashur, lutem përkthejini citatet që sillni, në pajtim me rregullat e blogut. Xh2]
Keni te drejte Xhaxha.
Pasazhet e perkthyera jane sa me poshte:
….”Ai e perdori trupin e tij per te bere e per te pranuar gjerat nga me te cuditshmet, te cilat asnje nuk do te kishte guxim as ti tregoje e as ti degjoje; por veprimet e tij me te dukshme, te cilat do te ishte e pamundur ti fshihje, jane sa vijon: ai shkonte ne taverna naten, me nje paruke ne koke, dhe luante me zell rolin e nje gruaje qe tregtonte cikerrima. Ai frekuentonte bordellot me te famshme, perzinte prostitutat dhe luante rolin e kurves vete. Se fundi, ai pershtati nje dhome ne pallat dhe aty beri paturpesite e tij, gjithnje duke qendurar lakuriq ne deren e dhomes, sic bejne kurvat, dhe duke tundur perden e varur ne unaza te florinjta, me nje ze te bute e te shkrire ndillte kalimtaret qe kaloni aty pari. Keta ishin, sigurisht, njerez te cilet ishin instruktuar te luanin rolin e tyre. Sepse, si ne punet e tjera, gjithashtu edhe ne kete biznes, ai kishte nje numer agjentesh te cilen shihnin per ata te cilet do te mund ta kenaqnin sa me mire me ndyresine e tyre. Ai grumbullonte parate nga klientet e tij dhe merrte nje pamjen krenare tek llogariste fitimet e veta; ai gjithashtu do te diskutonte me partneret e tij ne kete zanat te turpshem, duke deklaruar se ai kish me shume dashnore se ata dhe se fitonte me shume para. Kjo ishte tashme menyra se si ai sillesh me me gjithe ata te cilit kishin keto lloj marredheniesh me te; por krahas kesaj, ai kish nje “burre” favorit, te cilin ai deshironte ta zgjidhte Cesar pikerisht per kete arsye…”
( Id: perandorit te Romes i kishin thene se nje nga subjektet e tij i kishte atributet/organet seksuale me permasa tejet te medha)
…”Sardanapalus, tek e pa, u cua menjehere duke levizur me levizje rithmike, dhe atehere, kur Aurelius iu drejtua me pershendetjen e zakonshme ” pershendjetje zoti im, Perandor!”, ai menjanoi qafen si per te marre keshtu nje poze shume te bukur femerore dhe duke hedhur syte mbi te, me nje shikim te gjate e te embel, u pergjigj pa asnje hezitim: “Mua Zot mos me thirr, sepse une jam nje Zonje”…
…” Ai e coi paturpesine e tij deri ne ate pike sa ai u kerkoi mjekeve qe me ane te nje operacioni, te krijonin vaginen e nje gruaje ne trupin e tij, duke u premtuar per kete shuma te medha…”
Të paktën dy nga komentet e shkrimit tim nuk ia kanë kuptuar thelbin.
Me komentin e shkurtër që i bëra librit të lartpërmendur, desha të vendosja në qendër të diskutimeve tona marrëdhëniet femër/mashkull, pa kaluar në trajtimin e institucioneve sociale siç është p.sh. “familja”. Kjo është aq e vërtetë sa termi “familje” nuk është përdorur në shkrim nga ana ime. Jo sepse nuk ka të bëjë me marrëdhëniet femër/mashkull, por sepse këto marrëdhënie janë të një nënkategorie tjetër, që rregullohen nga norma shoqërore e ligjore. Si të thuash, kanë të drejtë të trajtohen gjetiu e me trajta të ndryshme nga të këtushmet.
Qëllimi tjetër i shkrimit lidhej me maskilizmin, i cili jo rrallë fshihet edhe nën petkat e feminizmit ultramodern, si i kësaj autores italiane, e cila vë në piedestal një lloj sjelljeje që i bën dëm marrëdhënieve midis gjinive. Mirëpo, zbuloj me keqardhje që dikush qenka bartës i një maskilizmi “puro”, nga ai që edhe në traditën e vjetër gjendet me vështirësi. E kam vështirë ta besoj, por realitetit me kokë nuk i bie dot… Sepse u nisa me idenë që të luftoja maskilizmin e përbrendësuar nga vetë femrat, pra një lloj maskilizmi “dinak“, i gjeneratës së re, që paraqitet me modernizëm për t’u shitur më kollaj në shoqëri, por me të njëjtat efekte negative, në mos më të mëdha. Mendoja se maskilizmi tradicional tashmë ishte i paprezantueshëm, ndërkohë që nuk i kuptoj shprehje si “Perndryshe, liria e individit, aq e nevojshme ne moshe te re, perkthehet ne katastrofe demografike e zezakerim te shoqerive perendimore“ (Hyllin), ku pjesa e fundit tingëllon shumë keq, do të thosha në kufijtë e ligjit e të moralit, sikur të mos kisha ndonjë dyshim që lidhet me konfuzionin e përdorimit leksikor.
Batuta ime “Për fat të mirë ekzistojnë homoseksualët: gozhdët ku has sharra e femrave të lartpërshkruara”, donte të thoshte se logjika e postfeminizmit maskilist të autores italiane, sipas së cilës marrëdhëniet burra/gra rregullohen vetëm nga ligji “më jep-të jap“, mund të ngecte fare mirë në praktikë. Si p.sh. në rastin e homoseksualëve. Një drejtor homoseksual nuk do t’ia japë postin e ri një femre vetëm në sajë të mini-minifundit të saj. Sepse në këtë univers marrëdhëniesh ligji “më jep-të jap“ nuk ekziston. Për fat të mirë. Megjithatë, nuk më rrihet pa thënë, për hir të vlerave në të cilat besoj, se fatkeqësi NUK është ekzistenca e homoseksualëve, por fatkeqësi është ekzistenca e atyre që e mendojnë një gjë të tillë. Që të mos keqkuptohem, e kisha fjalët për fjalinë e Hyllin: “Egzistenca e pederasteve eshte fatkeqesi per specien njerezore“.
Për t’iu kthyer thelbit të shkrimit: Pavarësisht nga aventurat që na rezervon jeta, gjithnjë kam besuar se femrat e meshkujt duhet t’i ndërtojnë marrëdhëniet e tyre si ALEATË, jo si kundërshtarë dhe as si armiq. Aleanca e tyre duhet fortifikuar me idenë e barazisë dhe të plotësisë së ndërsjellë; çka nuk do të thotë mosnjohje të ndryshmërisë gjinore. Përkundrazi. Jemi të barabartë në ndryshmërinë tonë, plotësojmë njëri tjetrin. Kurse sinqeriteti në marrëdhëniet gjinore, sidomos në prani të ndjenjave, do të ishte premisa e një shoqërie pa maskilizëm e pa feminizëm, dy fenomene që tërheqin e rigjenerojnë njëri tjetrin pafundësisht.
Pishak, une per vete nuk e pranoj mantelin e ndergjinoresise qofte edhe identik me ‘porpora imperiale’.
Per nevojat e mia, sigurisht qe e vesh, por sapo e ndjej se nuk kam nevoje per hipokrizine , atehere them ate qe mendoj me te vertete.
Ka 2 lloj hipokrizish, njera qe eshte strukturuar ne karakter, keshtu qe njeriu as qe e kupton kur behet hipokrit dhe tjetra, hipokrizia e klasit, e cila shfrytezohet per interesa te caktuara.
E kam te veshtire te pranoj hipokrizine tende si hipokrizi e klasit.
Nderkaq autorja , po godet pikerisht hipokrizine e strukturuar ne karakter.
Sa per pjesen e fundit, femrat e bardha ka nja 40 vjet qe bejne 1,3-1,4 femije e meqe per zevendesimin e brezit duhen 2 femije per femer, atehere jemi perballe katastrofes demografike, te cilen ne Ballkan po e peson Bullgaria , nga 9 milione te 1990 ne 7,2 milione te 2009.
Franca eshte duke u zezakeruar, ky eshte fakt, qekur faktet qenkan ne kufijte e ligjit dhe moralit ?
E kam pare edhe me syte e mi, te pakten ne Nice e Marseje.
Katastrofa demografike dhe zezakerimi i shoqerive, jane pasoje e mendimit ndergjinor te perendimit.
””’Një drejtor homoseksual nuk do t’ia japë postin e ri një femre vetëm në sajë të mini-minifundit të saj.””’
Po do ja jape nje pederasti tjeter, se meqe ti nuk e dike, pederastet gjate jetes se tyre arrijne ne 100-200 partnere.
Pederastet jane kurva si nga natyra ashtu edhe nga kultura.
Institucionalizimi i raportit eshte e vetmja arme nese do flasim per ndalim te procesit te kurveririmit.
Institucionalizimi ushtron force te madhe psikike mbi ata qe e pranojne ate, kjo si per institucionet sociale ashtu edhe per institucionet shteterore.
Ti thua, qe institucionalizimi eshte muhabet tjeter dhe te pelqen te flasesh per respekt, kompromis, tolerance etj.
Per mua keto kane vlere reale dhe jane afatgjata vetem brenda nje raporti te institucionalizuar, qofte institucioni social e qofte shteteror.
”””’Megjithatë, nuk më rrihet pa thënë, për hir të vlerave në të cilat besoj, se fatkeqësi NUK është ekzistenca e homoseksualëve, por fatkeqësi është ekzistenca e atyre që e mendojnë një gjë të tillë.”””’
Ne ceshtjen e ‘egzistences’ ti zgjodhe te rrish ne krahun e pederasteve, tipike per ndergjinoret qe hyjnirojne antivlerat e tyre.
Kultura shqiptare nuk ka per ti pranuar kurre, ne 20 vjetet e fundit nuk eshte bere asnje hap real perpara e ska gjasa te beje ndonje hap ne 20 vjetet e tjera.
Do ngelet gjithmone ceshtje interneti, ku cave si puna jote do i vije plasja qe antivlera te tilla nuk cajne dot ne pelhuren e vlerave te kultures shqiptare.
p.s egersia jote ndaj meje ishte e pajustifikuar, ndersa une fola per egzistencen ‘e tyre’ e jo te atyre si ti, ti fole per egzistencen e atyre si une.
Kjo per te thene se replika ime eshte e kushtezuar nga sulmi yt. Doja ta sqaroja kete pike se pastaj jeni aq te afte sa ti vini gishtin kundershtarit per ngritjen e toneve.
””’Cili eshte morali natyror Hyllin?
Nga cila natyre buron dhe tek cila natyre tenton te kthehet?””’
Cfare eshte mire a keq sipas ligjeve te natyres, ky eshte morali natyror. Ne rastin tone behet fjale per instiktin seksual.
E kemi folur edhe ne tema te tjera e une vazhdoj te mendoj, qe procesi i ndergjinoresise qe gelon sot, eshte proteste ndaj ndrydhjes patriarkaliste 2 000 vjecare kristiane, nderkaq ne paganizem (pervec Greqise) ka pasur thjesht patrilineritet e ky proces i sotem as qe ka kaluar neper mend.
Ka pasur vertet respekt te ndersjelle pa asnje lloj hipokrizie, femrat gezonin liri te madhe, aq sa shume prej autoreve greke skandalizoheshin nga kjo gje, te pakten nga ckam lexuar behet fjale per ne Egjipt, Iliri, Traki dhe Etruri.
Do thoja qe ne 2 mije vjetet e fundit ka ndodhur nje proces i tille edhe ne trojet tona:
patrilineritet – patriarkalizem – ndergjinoresi.
Nga keto 3 sisteme per mua, patriarkalizmi dhe ndergjinoresia perbejne 2 ekstreme, ndersa patrilineriteti eshte pika e ekuilibrit.
Tani per shkak se lufta ndaj nje ekstremi pothuaj perhere sjell ne fuqi nje ekstrem tjeter, perendimi ne luften ndaj ekstremit patriarkalizem , zbatoi te njejtin ligj dhe efektet u ndjene jashte mase nga te gjitha institucionet e vjetra .
Psh familja ne kuptimin e mirefillte eshte institucion i ngritur ne epoken patrilineare (ne Europe ska me shume se 4500 vjet) atehere kur edhe hyjnite ishin 50% femra e 50% meshkuj, mirepo ne epoken kristiane u zhduk plotesisht elasticiteti i ketij institucioni, pra u suprimua cdo lloj lirie e individit.
Ne shek 20 duke qene njerezit ne kerkim te lirise se individit, u kalua ne ekstremin tjeter, ndergjinoresine e cila po e kthen ngadale kete institucion ne nje shtojce te kote e po flitet edhe per suprimimin e ketij institucioni, po mendoj se kjo nuk eshte e mundur .
Mendoj se ndergjinoret shqiptare, i takojne asaj kategorie ku civilizimi vepron pa u lene kohe te mendojne e ta pleqerojne, pra qe nuk e perthithin civilizimin por vetem e kopjojne, prandaj rendom jane te paafte te debatojne me argumente.
Edhe diçka tjetër: të çarmatos vërtet gatishmëria e disa femrave për t’u futur në llogore e për të karikuar kallashët, porsa hapet diskutimi për marrëdhëniet femër/mashkull.
Personalisht, e them vërtet me sinqeritet, mendoj se jam kundër të gjitha formave të maskilizmit. Pikërisht për këtë mora guximin ta kundërshtoj atë lloj mendësie që e ndihmon maskilizmin të mbijetojë edhe sot e kësaj dite. Sepse sot, në botën perëndimore, është e vështirë të gjesh një femër që të thotë e bindur: “Mashkulli duhet të komandojë, sepse kështu ka qenë gjithnjë e kështu duhet të jetë”, duke nënkuptuar epërsinë e tij gjinore. Maskilizmi mund edhe të induktohet tërthorazi, duke e konceptuar mashkullin thjesht si ARMIK, si një kështjellë që duhet marrë nga brenda me çdo kurth që të jetë e mundur.
Mirëpo, ndërtimi i marrëdhënieve gjinore duke vënë në themel dinakërinë dhe hipokrizinë nuk e ndihmon bashkëjetesën midis burrit e gruas. Është e vështirë të jetosh gjithë kohës me frikën se mos tjetri ta hedh dhe se mos ta ka me hile. Mendësia utilitariste (përdoruese) e promovuar nga Manuali i lartcituar, gjendet prej kohësh në shoqëri (Çirçja e Uliksit docet?). Ka plot femra që i “përdorin” meshkujt për karrierë ose për të tjera gjëra. Manuali më mbron nga ata që mund të më thonë se nuk ka “femra që duan ta përdorin mashkullin”, se “e bëjnë vetëm për t’u mbrojtur nga maskilizmi”, etj.; nga ana tjetër, përderisa puna ka shkuar tek manualet, atëherë do të thotë se praktikat shoqërore në fjalë janë tashmë të konsoliduara.
E trajtova çështjen vetëm nga pikëpamja e femrës. Rastin ma dha sërish Manuali i mësipërm, i cili synon ta përligjë, madje ta idealizojë, sjelljen e femrës si kurvë, duke na e shitur kulturorisht çështjen si diçka pozitive. Natyrisht, mund ta shikoja problemin edhe nga pikëpamja mashkullore, ose duke venë në qendër ata meshkuj që prostituohen për karrierë ose para. Në rastin më të parë do ta bëj, ndonëse nuk arrij as t’i konceptoj; por e kam paksa të vështirë, se nuk kam lexuar në asnjë vend që nga ana e mashkullit mjafton një shikim dykuptimësh ose një palë pantallona të shkurtra që t’ia prishin mendjen femrës.
Nga pikëpamja ime, radhët që shkrova, frymëzoheshin si të thuash nga një “feminizëm autentik”, në rast se feminizmin e zhveshim nga mllefet dhe komplekset gjinore, duke e fisnikëruar njëkohësisht me idenë e barazisë thelbësore midis femrës dhe mashkullit, pa ua hequr ndryshmërinë pasuruese që i plotëson ndërsjelltazi. Tek e fundit, poezia që krijohet shpesh nga dinamikat mashkull/femër, që përmblidhen e përkthehen në fjalët dashuri e respekt, i meriton të gjitha përpjekjet, edhe kur ato duken utopike.
Hyllin shkruan:
Hyllin, me ç’shkruan zakonisht në blog, më ke mësuar të pres prej teje nivel më të ngritur se pohimi që kam cituar.
Është gabim mendoj unë, ose gjithsesi e papërshtatshme, që t’i quash homoseksualët ‘pederastë’; meqë pederasti është, me përkufizim, burrë që kryen marrëdhënie seksuale me një djalë të ri, zakonisht të mitur.
Në këtë rast, vetë emri që ti përdor për një pakicë seksuale e sjell gjykimin ndëshkues me vete; meqë pederastinë shumë pak e ndan nga pedofilia, dhe pedofilia dënohet me ligj.
Unë vërtet shpresoj që ti, në këtë diskutim, të sjellësh një frymë pak më të ngritur nga ajo e një klubi zetoristësh; dhe të mos e maskosh irritimin tënd me homoseksualët pas një nofke të pasaktë dhe përçmuese.
Veç kësaj, ka edhe një pasaktësi tjetër në gjykimin tënd: përdorimi i një termi ‘ombrellë’ për ato gra që i shesin hiret e tyre seksuale përkundrejt favoresh të ndryshme (para, ngritje në detyrë, dhurata në natyrë, nota kaluese për fëmijët ose bashkëshortët) dhe ato gra të tjera, të cilat kanë qejf të kenë shumë partnerë seksualë.
Folklori të dy këto kategori i quan me të njëjtin term, kurva; por këtu diskutimin po e shtjellojmë në një nivel tjetër, më të sofistikuar, i cili kërkon, të paktën, respekt për pjesëmarrësit. Besoj se je dakord me mua që femrat e përdala, ose që nuk përmbahen seksualisht, kanë motive të ndryshme nga femrat prostituta, të cilat shfrytëzojnë epshin mashkullor për të siguruar favore, në një botë ku favoret i krijojnë dhe i shpërndajnë zakonisht meshkujt.
Ti me sa shoh unë e ke fjalën për promiskuitetin – e homoseksualëve dhe të ‘kurvave’, siç i quan ti; por je duke ngatërruar mollë dhe portokalle; ose, për ta thënë më shqip, je duke i hedhur kafesë edhe shap edhe sheqer.
Promiskuiteti i homoseksualëve meshkuj, nëse është i vërtetuar (gjë që nuk më intereson shumë), nuk lidhet doemos me dëshirën e tyre për të fituar ose për të dhënë favore; as mund të përdoret si provë e perversitetit të tyre, veçanërisht jashtë kontekstit të detyrimeve etike që vijnë me martesën.
Në fakt, unë nuk shoh asgjë joetike që një vajzë të eksplorojë seksualisht botën përreth, sa kohë që nuk është e përfshirë në një marrëdhënie të rregullt (ose nuk ka një partner të rregullt); njëlloj do të gjykoja edhe për një homoseksual, po të më lindte nevoja. Madje kam mendimin që një nga faktorët e promiskuitetit, të paktën në femrat, ka të bëjë pikërisht me autoritarizmin patriarkal në familje dhe trysninë që u bëhet vajzave, prej prindve, për abstinencë seksuale.
Nuk pres që edhe ti të biesh doemos dakord me mua sepse e di që këto janë çështje delikate, por pres që ti të heqësh dorë, në kontekstin e këtij diskutimi, nga përdorimi i indinjatës sate ose i revoltimit tënd moral, si argument në favor të tezave që kërkon të mbrosh.
Pishakun e shoh te jete i qytetruar, kete e shoh ne perpjekjen permes trajtimit te temes, por vetem deri ne nje fare mase, pasi me krijon pershtypjen se kthehet ne versionin me pozitiv qe mund te perftyroj dikush (por vetem ne enderr) Hyllin.
Thjesht, prostituim eshte te menduarit ne radhe te pare si i tille, ai mund te ndodh edhe ne marrdhenje brenda nje cifti, ashtu si me shume efikasitet theksohet ne shkrim demi i shkaktuar nga interesa abuzive ne marrdhenje, por pyt kurven, si thote-thote se jap dhe marre kenaqsi, pra duhet te kete dike si vetja te funksionoj si e/i tille.
Hyllin ndihmon prostitutcionin, dhe si rrjedhoj mund edhe te jete i till, POR, jo si e kupton ai prostituimin; qe tja bej MUuuu! Joprostituta thot jo te urte, jo me ulerime, po ashtu edhe joprostituti thote jo, qe nuk ndjen se po e privon nga dicka qe i jepet, ka mundesi, por e ndalon ne emer te nivelit te kompletuar fiziologjik dhe mendor. Prostituta nuk ben gje me tjeter, krahasuar me rracizmin p*dh apo b*th jasht, kudo qe gjen e vete, te Hyllin. Qe te jem me i qarte: Hyllin i ka breket prej hekuri, por kjo nuk arrin te kompesoj deshiren e tij, prandaj ndeshkon rracat e tjera ne shkembim te kenaqesise rracore, aq aktive, sa organi seksual i kurvimit-mendje.
Kam pershtypjen se nevojat e anetareve te nje shoqerie nuk perputhen gjithnje me nevojat e nje shoqerie, dhe se rregullat e kesaj te fundit i mbikalojne dhe i mbisundojne nevojat e individit.
Nese marrim aspektin e jetes seksuale te anetareve te nje shoqerie, mundet lehtesisht te arrihet ne perfundimin se imagjinata apo deshira e tyre eshte tejet me e madhe se sa kufijte e vendosur apo te pranuar nga kjo shoqeri.
Instinkti i vetekontrollit te nje shoqeri ( vetekotroll ketu jane kufizimet qe ajo i ve vehtes ne shume fusha te jetes se vet) kane te bejne me mbijetesen e saj, dhe per ta arritur kete, asaj i duhet te jete e shendetshme fizikisht, materialisht, moralisht.
Seksualizimi i jetes, ku simbas autores, eshte natyrale qe “mjetet” e trupit te perdoren per te plotesuar nevoja te tjera (kryesisht materiale) nuk eshte shpikje e koheve moderne. Historia eshte e mbushur plot me shembuj. Gjithashtu edhe tendenca apo reagimi i individeve, duke gjetur menyra nga me te ndryshmet per ta bere sa me te larmishme ekzistencen e tyre nen ombrellen e nje shoqerie, qe shpesh i shtyp me peshen e rregullave te saj, as kjo nuk eshte shpikje e koheve moderne.
Per te mos shkuar shume larg ne kohe e ne vende ( qe nga sumeret, per nje mbret te tyre, i cili per hir te fese se vet, i duhej te bente mardhenje seksuale me kryepriftereshen ne mes te publikut, e i duhej te arrinte orgazem 50 here [si e arrinte dot, nje zot e di], duke kaluar tek etrusket, ku femijet njiheshin vetem nga nena, dhe zakonet seksuale ishin nga me te lirat qe mund te kete pasur nje shoqeri e sofistikuar, nga Roma, Islami (lexoni “Netet arabe to R. Burton) e dire tek enderrat e markezit De Sade neper librat e tij), edhe Shqiperia jone, me konservatorizmin e saj mitik, ka pasur elemente te kesaj natyre. Ne vitet ’60 im ate ka qene prokuror ne nje rreth te veriut, ku njerezit vriteshin per nje te pare me sy te shtrembert, e ku kanuni zoteronte dhe akoma mbizoteron i gjithefuqishem nga maja e Olimpit. Nga mesi i atyre viteve, ne nje fshat te thelle doli ne shesh nje skandal tejet i madh, krejt ndryshe nga cka mund te pritesh ne ate vend: ne net te caktuara (detajet nuk i di) burra dhe gra te nje moshe aktive nga ana seksuale, mblidheshin ne nje vend, dilnin lakuriq dhe kryenin mardhenie seksuale te cdo lloj natyre e me secilin qe kishin deshire. Se cfare donte te thoshte kjo askush s`di ta spjegoje. A ishte rit pagan? A ishte dicka e trasheguar nga Bacchanalet e epokes romake? Asnje s`di te thote. Po ne Shqiperi, ne zona te Miredites, grate e kishin/kane zakon te shkonin per dru ne mal, te gjitha se bashku. Zakonisht njera prej tyre i organizonte dhe i printe drejt vendit ku kishte dru. Simbas deshmive, shume prej grave te martuara kishin vecse burrit, edhe te dashur, dhe ne pika te caktuara, aty tek kalonte vargu i grave, hidheshin guralece. Prijsja e grave ndalonte rrjeshtin dhe u thoshte grave se “ajo per ke asht hedh ky gur te dale menjane e te shkoje aty ku ka me shkue. Asnji mos te celi za per cka ka pa e ka degjue”. Pra gjera te tilla ekzistojne, por kjo nuk mjafton per tu dhene atyre vulen e pranueshmerise civike. Diku ne “trurin” e nje shoqerie ku eshte e depozituar “subkoshienca” e saj, duhet te ekzistojne disa reflekse, funkisoni primar i te cilave eshte vetembrojtja e llojit. Nese per cfarerdo lloj arsye ky rol nuk plotesohet dot, demet e trupit mund te jene te medha dhe mund te cojne deri ne vdekje.
Kanti arriti ne perfundimin se arsyeja ka nje vlere negative mbijetese. Edhe A. Oktaviani po ashtu, ishte i bindur se shkaqet e shkaterrimit dhe degradimit te Romes qe ai trashegoi ishin sepse ajo kish degjeneruar moralisht.
Une nuk do ngutesha te beja pergjithesime as sociale as morale. Me thene te verteten, me acaron termi “kurve” i perdorur lirisht si te ishte ekuivalent i termit “femer.” Besoj se diskutimi nuk ka lidhje as me promiskuitetin as me prostitucionin, sepse keto jane fenomeve te te dyja gjinive, ne nje forme ose tjeter.
Edhe per fenomenin qe po diskutojme, nuk do ta quaja tipik femeror. Shume meshkuj perpiqen te sillen ngrohte e te afert, bejne komplimente e komente, sillen si te interesuar, madje edhe genjejne, qe te marrin nje favor material. Po te zbresim nga numri i pergjithshem i femrave gjithe femrat mbi moshen kur pi uje shit-blerja, femrat qe s’kane pamjen minimale per ti hyre atij pazari, femrat qe s’kane asnje prirje (maskiliste, feministe, homoseksuale etj.) nuk eshte dhe aq i madh numri i shit-blerseve.
Ka disa rrethana kur as femrat s’mund ti akuzosh se po shiten, as meshkujt se po blejne. Nese mua me bie goma rruges per ne plazh dhe nje mashkull ndalon te ma nderroje, as une s’jam veshur me pantallona te shkurtra e me kanatiere per t’u shitur, as ai s’po me ndihmon se po blen. Njerezit bejne vepra te mira edhe pa interes fare, apo jo?
Ndryshon rasti nese kam shkuar te kerkoj pune apo te lidh nje kontrate, dhe vishem me dekolte e minifund. Por, sic thote Pishaku, jo vetem mund te kesh perballe nje homoseksual, por mund te te qelloje edhe nje femer tjeter, dhe pastaj te rrofte minifundi.
Njoh femra qe e pranojne hapur se vishen ne menyre provokative sepse meshkujt jane me te prirur te ofrojne perfitime te cdo lloji. Ose thjesht tregojne me shume vemendje. Por njoh edhe shume femra qe ne asnje rast nuk do ta bazonin suksesin ne perdorimin e feminilitetit ne marredhenie me te panjohurit.
Ne rastin e marredhenieve ekzistuese midis nje mashkulli e femre, keto insinuata as nuk duhet te hyjne fare. Sjellja e bute, e embel e femrave ndaj partnereve ka me shume lidhje me bindjen se arrihet me shpejt mirekuptimi se sa me agresivitet e ultimatume. Aplikohen te njejtat parime si ne marredhenie te tjera, me femijet, prinderit, miqte. Ndersa paraqitja e kendshme e femrave qofte edhe ne shtepi nuk behet per perfitim e pazar, behet per te treguar respekt e vemendje ndaj partnerit.
Tani, u ngrit ajo italiania dhe shkroi nje liber, dhe na shpjegon me pika pse duhet jo vetem pranuar por edhe mbeshtetur shit-blerja midis gjinive. U ngrit edhe nje amerikane dhe shkroi se si nuk i donte femijet dhe si e pengonin te arrinte lumturine personale. Kesisoj librash do kete gjithmone ma merr mendja. Dikush percjell pervojen dhe bindjet personale, dikush kerkon kontroversitet qe te shesi librin. Nuk duhen marre fort seriozisht vetem se botohen e diskutohen. Njerezit, si femrat dhe meshkujt, jane individe mbi te gjitha, dhe eshte ca e veshtire ti kategorizosh kaq prere.
Mbase une nuk e kuptova ,por per te kuptuar me mire do te doja te percaktonim se çdo me thene te jesh kurve per Ferretin…çfare eshte kurva,pse nje eshte e nje tjeter jo..Keshtu me duket shume e siperfaqshme e le shume shteg per spekullime.
– I – Se pari po pozicionohem absilutisht kunder kesaj Ferretit, qe na paska dale me teorine e kurverise, dhe qe kaq banalisht ka vene shenjen e barazimit midis femres dhe kurves.
– II – Se dyti si gjithmone Hyllin do te me leje te shokuar, me cdo gje qe shkruan. Edhe pse te shtruar me nje gjuhe “shkencore” me vjen keq t’i them qe ne pothuajse cdo aspekt qe e kam lexuar, shfaq nje botekuptim shume shume meskin, te prapambetur, te ceket, ose ultra nacionalist apo racist etj.etj. te gjitha keto sipas llojit te temes per te cilen “diskuton”
Shprehje shokuese te tilla te shkruara nga Hyullin si:
” …martesat e hershme me femren 14 vjec, perpiqeshin pervec te tjerave edhe ne njefare menyre te perputhnin ligjin e natyres me ligjin e njerezillekut ku bazohej institucioni i familjes..
…Perndryshe, liria e individit, aq e nevojshme ne moshe te re, perkthehet ne katastrofe demografike e zezakerim te shoqerive perendimore …”
cuditerisht nuk me bejne me pershtypje.
– III – Se treti pergezoj komentuesin/en me pseudonimin LG, jo vetem se me duket sikur ka “read my mind” por sepse personalisht me duket opinioni dhe qendrimi me i skate i shprehur ketu.
Ju faleminderit.