Partitë politike në Shqipëri dhe, në përgjithësi, të gjitha palët në spektrin politik, e konsiderojnë dialogun si mjetin kryesor të komunikimit me Tjetrin; qoftë ky aleat, partner ose kundërshtar.
Po çfarë është pikërisht dialogu? Zakonisht, e përkufizojnë si formë komunikimi (negociatë) e cila ka për qëllim t’i ndihmojë palët të arrijnë marrëveshje. Disa bëjnë dallim midis dialogut, dhe formave më konfrontative të komunikimit, si diskutimi ose debati (polemika), meqë këto të fundit nuk synojnë doemos marrëveshjen.
Nga pikëpamja komunikative, dialogu midis dy palëve themelohet mbi një kod të përbashkët, që duhet të jetë gjuhësor (pragmatik), sikurse mund dhe duhet të jetë kulturor (simbologjik) dhe logjik (racional).
Megjithatë, premisa kryesore e dialogut është gatishmëria e palëve për t’i ndryshuar pozicionet, zakonisht nëpërmjet njohjes me informacion të ri ose arsyetimit ose kompromisit.
Dialog ideal do të ishte ai ku të dy palët do të niseshin nga pozicionet e tyre fillestare për t’iu afruar një pozicioni të tretë që nuk koincidon me asnjë prej pozicioneve të pikënisjes.
Për shembull, kur njëra palë kërkon kriminalizimin e përdorimit të marijuanës, ndërsa tjetra liberalizimin e përdorimit të saj, dialogu mund të shpjerë në një kompromis të tillë, që të pranojë ndëshkimin me ligj të vetëm kujt kapet me sasi të mëdha droge. E rëndësishme këtu, megjithatë, nuk është gatishmëria për kompromis, por gatishmëria për të arsyetuar së bashku me tjetrin.
Për fat të keq, kultura tradicionale e shqiptarit nuk e pranon lehtë këtë formë komunikimi. Kjo do të thotë që instinktivisht, do t’i shmangemi dialogut ose do t’i referohemi vetëm si mjet ose manovër taktike, për të arritur qëllimet tona fillestare.
Për këtë arsye, shumë negociata politike dhe ekonomike në Shqipëri dështojnë, meqë palët në thelb nuk lëvizin dot prej pozicioneve të tyre të fillimit; ose edhe kur kanë sukses, kjo ndodh për shkak të faktorëve që nuk kanë të bëjnë fare me dialogun (shantazhi, korrupsioni, kërcënimi, imponimi nga një autoritet i jashtëm etj.); ndërsa të tjera negociata përfundojnë me sukses kur palët arrijnë në kompromis, por vetëm meqë binden se kompromisi u vlen më shumë sesa vazhdimi i konfrontimit; jo sepse binden që kompromisi është më i arsyeshëm sesa pozicionet e tyre në pikënisje.
Po të vëresh mënyrën si shtjellohet lufta politike në parlament, në tribunat e tjera publike dhe në mediat në Shqipëri, nuk mund të mos vësh re se një nga teknikat argumentative që përdoren më shpesh ka të bëjë drejtpërdrejt me gjetjen dhe publikimin e kontradiktave në qëndrimet e kundërshtarit në kohë të ndryshme.
Kjo teknikë themelohet mbi një gabim logjik elementar; ose mbi supozimin se ndryshimi në qëndrime dhe në pikëpamje është tregues i dobësisë, hipokrizisë ose gënjeshtrës; dhe se politikani i vërtetë ose “burrnor” është ai që nuk ndryshon kurrë mendim. Muri lu, burri s’lu, thotë fjala e urtë. Burimi i këtij keqkonceptimi duhet kërkuar në mendësinë autoritare tradicionale të shqiptarit, e cila gjithnjë gërshetohet me patriarkalizmin.
Një etikë e tillë që ia heq të drejtën morale ndryshimit, nuk mund të bashkëjetojë me nevojën për dialog të mirëfilltë; meqë dialogu në vetvete është i pamundur pa ndryshimin në mendime dhe pikëpamje të palëve të përfshira, si pasojë e vetë pjesëmarrjes në të.
Kjo kontradiktë është kaq e fortë, sa praktikisht e bllokon komunikimin normal midis palëve, në një shoqëri që kërkon të jetë pluraliste; meqë dëshira e sinqertë për dialog gjithnjë ndëshkohet nga ajo normë morale, që e lexon ndryshimin si simptomë ose provë dobësie ose tradhtie; dhe palët kanë frikë të ndërrojnë mendim, sepse kjo do t’ju merret automatikisht si dobësi.
Natyrisht, nevoja më e ngutshme për dialogun si formë komunikimi publik ndihet pikërisht në ato fusha midis sferës së rregulluar me ligj (ose në mënyrë formale) dhe sferës ku individi mund të veprojë krejtësisht i lirë; pse pikërisht në këtë hapësirë të ndërmjetme lindin konflikte të cilat s’mund të zgjidhen duke dërguar policinë, ose me rrugë gjyqësore.
Ideja se kjo nevojë mund të mënjanohet, së bashku me ambiguitetin përkatës, duke i shtuar dhe detajuar ligjet, normat dhe rregullat e ndryshme është e parealizueshme; meqë gjithnjë do të vijë një moment kur rregullime të tilla formale do të bien ndesh me lirinë e veprimit të individit, të grupit, ose të institucionit.
Pa folur pastaj për faktin që, historikisht, çdo ligj nuk është veçse produkt i një dialogu mes ligjvënësve, ose i një dialogu tjetër, më të tërthortë, midis praktikave që e kanë kristalizuar, në rrjedhë të kohës; madje edhe në ato raste kur na duket sikur ligji nuk është veçse një arbitraritet me të cilin tashmë jemi mësuar, siç mësohet birra me formën e shishes.
Megjithatë, e për t’u kthyer në realitet, në leksikun e sotëm të shqipes publike, fjala dialog shpesh nuk është veçse një etiketë e ngjitur mbi një flluskë; meqë koncepti i referohet jo aq gatishmërisë për t’iu qasur një zgjidhjeje ose marrëveshjeje në bashkëpunim me kundërshtarin, sesa dëshirës dinake për të vonuar lojën, ose për të fituar kohë derisa raportet e forcave të ndryshojnë në favorin tonë në mënyrë të tillë, që të mund t’u imponohemi kundërshtarit me forcën e votës, ose të autoritetit, ose të kobures.
Shkaku kryesor i kësaj ngecjeje është se, megjithëse tani mund të flitet për barazi të palëve në konflitet publike, ne ende nuk e pranojmë dot pluralizmin ose mundësinë që njerëzit e ndryshëm ta lexojnë realitetin në mënyra të ndryshme; prandaj bisedat dhe negociatat me Tjetrin gjithnjë i përfytyrojmë si përplasje midis së vërtetës sonë dhe gabimit të palës tjetër, të mirës sonë dhe të keqes së palës tjetër, të së drejtës sonë dhe kriminales së palës tjetër.
Kjo do të thotë edhe që, po t’i modifikonim dot rrethanat sipas dëshirës ose vullnetit tonë individual, ne mosmarrëveshjet politike gjithnjë do t’i zgjidhnim nëpërmjet imponimit, me hir a me pahir; dhe se dialogut i drejtohemi vetëm kur nuk kemi alternativë tjetër komunikimi me kundërshtarin ose partnerin. Shpesh është pikërisht kjo hipokrizi që e komprometon dialogun që në pikënisje.
“Megjithatë, e për t’u kthyer në realitet, në leksikun e sotëm të shqipes publike, fjala dialog shpesh nuk është veçse një etiketë e ngjitur mbi një flluskë; meqë koncepti i referohet jo aq gatishmërisë për t’iu qasur një zgjidhjeje ose marrëveshjeje në bashkëpunim me kundërshtarin, sesa dëshirës dinake për të vonuar lojën, ose për të fituar kohë derisa raportet e forcave të ndryshojnë në favorin tonë në mënyrë të tillë, që të mund t’u imponohemi kundërshtarit me forcën e votës, ose të autoritetit, ose të kobures.”
E referuar ekskluzivisht per politiken, sa me siper, per te folur drejt ndersa qendrojme drejt, eshte mekat ti mvishet “qe te gjitheve” atyre qe gjallojne ne ate mjedis. Te paret thonin dikur se “uji buron i kulluar, por turbullohet rruges”; duket se ne ditet tona ai buron i turbullt dhe ndyn gjithe ci del perpara…
Edhe dicka tjeter: Xhaxha, a nuk te duket interesant dhe me mjaft domethenie fakti qe kultura jone e manget e dialogut shpaloset ne nje tjeter dimension – ekstrem – kur berballe vendimmarresit shqiptar nuk eshte nje tjeter shqiptar, por nje i huaj?! Aty ne cedojme plotesisht…
Para ca ditesh degjova per disa momente nje bisede te Edi Rames me disa gazetare dhe analiste (Bushati, Cili e nje tjeter).
Edi sic u shpreh edhe H. Cili ishte transformuar (kisha gati 7 vjete qe nuk e kisha degjuar). Ishte bere nje ventrilok i vertete, dukej sikur i fliste Obama nga barku, ne gjuhen shqipe. Gazetaret u perpoqen ta ngucin per ta nxjerre nga roli, sikurse nje mace nga thesi, porse nuk ja dolen dot. Per te keqen dhe mbase edhe per te miren e Edit.
Problemi i futjes ne rol, i “ruajtes se istikamit” eshte se istikami te behet var, dhe vdekja behet e pashmangashme, dhe paksa jo-e-rehatshme.
Dikur kur zhytesit perdornin helmetat hermetike dhe te hekurta te zhytjes psh: figura ndiheshin te sigurte nga presioni i ujit etj. probleme, porse ne avari te ndryshme ato u beheshin edhe qivur. Keshtu eshte edhe kur dikush si psh. Edi e vesh kete rol si nje rob qe mund t’i behet edhe qefin, shpresojme me sukses.
Por dua te them se aty nuk degjova kurrfare dialogu (shkembim fjalesh – logos- midis te pakten dy personave). Ne nje ane ishin gazetaret, si ne nje llogore, duke hedhur balte mbi figuren e Edit, edhe duke spekuluar mbi jeten e tij personale. Dhe ne tjetren llogore Edi jo duke u mbrojtur, por sic ishte i futur ne ate kostumin e zhytesit perseriste veten e tij dhe cfare kishte mesuar permendesh ne “crash rhetoric course”.
Dmth. ishin dy drejteza paralele qe nuk u takuan ne asnje pike. Kjo ishte merita edhe moderatorit, qe duhet te funksiononte si pike takimi, porse kreu me shume rolin e zhurmuesit dhe gjurdulluesit.
Sa per ilustrim. Nje pyetje deri diku konkrete te Bushatit mbi Konfliktin e interesave te disa anetareve te Keshillit qe jep te drejtat per ndertim, (sipas Bushatit keta kishin zyra konsulence dhe projektuese) Rama iu shmang me ngurtesine qe i kushtezonte roli. Por duhet thene se edhe Bushati nuk tha asnje emer. Nuk permendi askend. Dikush mund ti di keta persona, por une, nje degjues, nuk i dija se kush ishin. Detyrimisht qe kjo i jipte Rames rruge shpetimi nga pyetja, persa kohe pyetja u hodh si nje veze, por qe ra ne mur, dhe jo ne tigan.
Dmth. nuk mund te behet dialog ose debat persa kohe dy bashkebisedues edhe pse ndodhen ne te njejtin vend, flasin per gjera krejt te ndryshme, me perkufizime krejt te ndryshme per konceptet qe perdorin, dhe mbi te gjitha kur duan te luajne teater me 4-6 personazhe.
Nuk kam cfare tjeter t’shkruaj edhe ketu. Shkelqyer.
Harrova!
Po u ndertua tema kaq perfekte, pa njeanshmeri, drejt dhe idealisht sakte nuk te le mundesine me te vogel te debatosh. Eshte ajo qe une kam frike, po arrite ne perfeksion(teme,parashikim te ardhme…) humbet kenaqesia e jetes, temes….Humbet “lezeti” i gabimit.
Kapedan, kur lexova komentin tënd, më shkoi mendja edhe në atë që, për të pasur një dialog normal mes palëve, duhet që këto t’i besojnë njëra-tjetrës (trust).
Tani, po ta shohim shpërndarjen e besimit në shoqërinë shqiptare, do të vëmë re se ky është shumë i lartë, madje tepër i lartë brenda familjeve të zgjeruara dhe farefisnive (familizmi amoral, i Banfield), por mungon në nivelin e komunikimit publik.
Njëfarësoj mund të thuhet se tek ne besimi ka mbetur privat, ndërsa mosbesimi sundon arenën publike.
Dialogu politik është gjithnjë edhe dialog midis besimit dhe mosbesimit, por kur mbizotëron ky i fundit, çdo strategji zëvendësohet nga taktika, dhe përmbajtja e vetë dialogut humbet.
Edi Rama i fillimeve të veta politike kishte besim tek njerëzit, duke përfshirë edhe gazetarët; por tetë vjet zbor politik në Tiranë mjaftojnë për t’ia induktuar paranojën kujtdo, madje edhe njeriut më mirëbesues e më të hapur ndaj të tjerëve.
Sulmet e pamëshirshme dhe imorale ndaj jetës së tij private, që i kanë ardhur nga tabloidet, por edhe nga personalitetet më të larta të PD-së, kanë lënë gjurmë tek Rama, siç do të linin te të gjithë ne, sikur të ndodheshim në vendin e tij.
Megjithatë, nuk duket ta kenë hedhur përdhe; prandaj me Nietzsche-n do të them se, ndoshta, ato sulme do ta bëjnë më të fortë se më parë dhe më cinik ndaj të gjithë atyre kundërshtarëve politikë që mundohen ta diskreditojnë, duke ia bërë publike fakte private të së kaluarës.
PNH, e kuptoj që e kam ekzagjeruar me pohimin tim; duhej të kisha qenë më specifik 🙂
Orakull, falemnderit.
Xhaxha, dhe Kapedan, duke lexuar komentet e juaja (te cilat e zbriten temen me kembe ne toke) une do ia kisha pak friken cinizmit Nietzchean si shkrydhes te atrofise politike te Rames, njesoj si edhe katarsi i Berishes nuk beri gje tjeter pervecse e vulosi teatrin e kukullave made in NATO te se djathtes shqiptare keto kater vjet pozite. Aq me teper qe nga pershkrimi juaj, Rama me ngjau me nje gamilje te ngarkuar rende, e kush rri e duron luanin deri sa Rama te behet femije serish.
Une nuk e di se kush ishte Edi Rama perpara se te ishte Edi Rama, ajo qe di sidoqofte, eshte se erdhi vetem me nje vizion teresisht simbolik ne pushtetin vendor, dhe ishte vetem me kete vizion simbolik qe rimori termat.
E kam shume te qarte rendesine e kapitalit social si term ideal dialogu per nje qender kulturore si Tirana, prandaj dua te them se ne Tirane, me gjithe vizionin qe vlera simbolike te sillte kapitalin social, kapitali nuk e kaloi masen e vleres simbolike, per te mos thene qe eshte inekzistent pervecse kur nuk mbeti i perqendruar ne nje grup te vogel njerezish; nderkohe qe aspekti social mund te deshmohet ne kalldremin e sheshit Skenderbej – mu ne dere te bashkise – ku nuk ka mbetur amortizator Benzi pa u thyer, ne sheshet e brendshme te pallatave ku simboli i pastertise se fasadave te lyera nuk u materializua ne pastrim plehrash, etj. Dhe ndoshta kjo eshte edhe vete faji i kapitalit social si term ideal, pasi nuk di te jete perqendruar tjeterkund pervec ne duar te pasanikeve te rinj sa here qe barrikadat jane ulur.
E prej nga ku na zbritet me kembe ne toke, qe t’a zhvillojme dialogun duhet te hyjme ne plehra fare per t’i pastruar, keshtu qe kur flasim per terma ideale dialogu ndoshta duhet te kemi parasysh nje opozite konstante ndaj “shfaqjes te pushtetit” (jemi ende shume Hobbesian) gje qe kerkon jo vetem barrikada e mure per t’u mbrojtur, por edhe ndeshkueshmeri fizike dhe ekzil te perhershem nga politika per papergjegjesite, apo ekzil te perhershem moral nga politika per deshtimet. Nga ku cinizmi dhe katarsi nuk do mund te lejonin rikthim ne Edenin publik. E nese mendoni se kjo tabllo e detyrueshme do ishte e zymte, mund te lexonim nje liber, te shkonim ne kinema, apo pse jo, ne teater apo stand-up comedy, packa se keto do ishin sigurisht kitsch i gjalle para artit te vertete qe do te ishte politika.
The horror. The horror. Deri tani, ky ka qene i vetmi term i perbashket dialogu. Mund te jete krejt pa vlere t’i shmangemi.
Dialogu kushtezohet edhe nga nje aftesi tjeter shume me e rendesishme, aftesia per te folur. Une hedh tezen se shume nga shqiptaret nuk e zoterojne kete aftesi, pra aftesine per te shprehur sa me thjeshte dhe me sakte mendimin, ne menyre qe edhe te percohet sic edhe mendohet por edhe te pranohet se argumenti ne parim eshte logjik, packa se mund te bjere poshte sipas kritereve te tjera.
Dua te them se Edi Rama, qe e mora si shembull me pare, duhet pergezuar per shembullin qe po jep, edhe pse eshte nje klon i keq (per mendimin tim). Sidoqofte dua ta zhvilloj kete teze me tej, dhe mendoj nese Xhaxhai nuk e ka permendur me pare, te bej nje studim me thelbesor per kete. Por shembulli qe sjell tani eshte me shume rregulli sesa perjashtimi.
Dje isha i pranishem ne nje Konference mbi Arsimin dhe Formimin Profesional ne Tirane. Aty degjova gjithefare rekomandimesh per perfshirjen e aktoreve te trete (firmat private) ne arsimin profesional, cfare do te ishte edhe afromendsh. Ajo cfare me ra ne sy ishte se prezentacionet ne Power Point ishin aq te dobeta, sa edhe nje student i vitit te pare mund t’i realizonte me mire. Faqe te mbushura me nga 12-20 pike dhe mbi 100 rrjeshta secila, nje rremuje totale. Por problemi kryesor ishte aftesia e folesve per te shprehur sugjerimet e tyre ne menyre logjike – premisa baze, argumenti, rezultati, pasojat e ndryshme etj. Mungesen e aftesise per tu shprehur e shoh gjithashtu tek vetja, dhe ca me shume tek politikanet tane. (Pervec kesaj konferenca vete kishte probleme me qellimin e saj, sugjerimet hidheshin ne menyre shume te pergjithshme. Askush nuk solli nje model konkret mbi perfitimet (incentives) qe ka nje tregtar (Bukepjekesi) nese bashkepunon me nje shkolle te caktuar (Teknologjike). Dmth. ne jemi mesuar te flasim per gjera te pergjithshme edhe kur kerkohet specifika, konkretja e praktika. Dhe mbi te gjitha edhe pse flisnin per decentralizim e liberalizim, syte i kishin nga shteti dhe nga kuadri ligjor.)
Nuk dua t’ju flas shume mbi rendesine qe ka te shprehurit, aftesia per te mbajtur nje fjalim, per te formuluar nje argument dhe se fundi edhe per ta shkruajtur ate nese duhet. Por une mendoj (edhe sipas studimit te PISA, ku 2003 Shqiperia zinte vendin e parafundit ne aftesime e Leximit) qe aftesia gjuhesore (Sprachkompetenz) ka lidhje me aftesine per te nxene, shkurt fare, po nuk kuptuam dhe nuk ishim ne gjendje te riprodhojme se cfare mesojme, nuk dime gje (mendimi kushtezohet nga gjuha). (Nga PISA, aftesia per te lexuar – Lesekompetenz: Mesatarja e OECD 500, Vendi 1: Finlanda 546 Pike; 22. Gjermania 484; 33. Bullgaria 430; 40. Maqedonia 373; 40. Shqiperia 349; 41. Peru 327. — Mungesa e aftesise ne gjuhe eshte edhe faktori kryesor pse ne Gjermani femijet e emigranteve kane rezultate shume te dobeta ne Lexim, Matematik dhe Shkencat Natyrore. Madje jane hedhur teza qe te perkrahet gjuha meme – Suedi, Gjermani – per arsye se eshte pare se kush zoteron gjuhen meme e ka me te lehte te kuptoje shkencat natyrore te pakten.) Mungesen e kesaj aftesie (Sprachkompetenz), pra jo e vetem e te nxenit te gjuhes por edhe te perdorimit te saj (performances) e shoh tek shume student cfare reflektohet tek niveli shume i ulet cilesor i arsimit sot per sot. Kjo vlen edhe per shkruesin.
Ndersa nje tjeter fushe ku ndikon gjuha eshte sipas mendimit tim kultura. Zhvillimi gjuhes reflekton edhe nivelin e evolucionit te kultures dhe civilizimit (nese dikush do te besonte ne evolucion kulturor!). Dmth. nese sot ne degjojme se nje shqiptar perdor rreth 1200 fjale ne perdorimin e perditshem, ka mungesa te mire-kuptohet me bashkebiseduesit etj. Atehere kjo flet per shkallen e kultures. Jo me kot ne nje sherr kalohet direkt ne te bertitura dhe ne dhune, sepse njerzit nuk kuptohen, nuk mund te percojne mendimin e tyre, nuk mund te zgjidhin konflikte nepermjet dialogut, kalojne ne barbari.
Eshte e kote te flitet per kulture dialogu, kur njerzit pra nuk plotesojne kushtin minimal, zoterimin e gjuhes. Edhe pse kjo kompetence tek Njeriu eshte i lindur (sic edhe eshte vertetuar nga Chomsky, Gramatika Universale), nese kjo kompetence, pra aftesia per te folur, nuk praktikohet atehere ne kalojme perseri ne barbari (edhe kjo eshte vertetuar, se eshte rreth moshes 10 vjecare, pra 2-11 vjec femija eshte ne gjendje te akumuloj dhe te mesoj shume shpejte fjalet).