Në komentet për shkrimin e mëparshëm, ku analizoja disa aspekte të incidentit që çoi në shkarkimin nga detyra të ministrit të Kulturës Ylli Pango dhe linçimin e tij moral në publik, më bëri përshtypje qëndrimi i disa kolegëve diskutues në lidhje me të drejtën e ish-ministrit për privatësi.
Lulian Kodra:
ne Res Publica te Shqiperise, politikanet nuk jane persona private por publike. Keshtu qe qenia e Ylli Pangos Minister Kulture ne Shqiperi, nuk eshte fakt banal, por fakt qe mohon paprekshmerine e hapesires private te Ministrit.
Tifozi gjerman:
nje minister perben figure publike ne kuptimin qe ai perfaqeson voten e publikut qe e ka zgjedhur (pa hyre ne hollesira per kete). Si i tille veprimi i tij lidhur me aktivitetin si minister nuk mund te perbeje aktivitetet privat apo personal kundrejt publikut, per me teper ai vete veprimtarine publike te tij (si punedhenes potencial) e ka kryer ne ambjent privat, duke e bere te ligjshem veprimin e gazetares brenda mureve te viles apo apartamentit te tij.
Gery:
Persa i perket jetes private te Ministrit per mua nje person publik e ka te ngushtuar shume “oborrin” e privacise.
Më duket se tema meriton të trajtohet veçan.
Para së gjithash, argumenti se për privatësinë e personave publikë duhet zbatuar një standard i posaçëm më duket paradoksal – meqë çështja e nevojës për respekt të privatësisë lind kryesisht me personat publikë.
Në përgjithësi, askujt nuk do t’i shkonte në mendje të cenonte jetën private të një të panjohuri perfekt, p.sh. të dikujt që të lan makinën, ose të zhbllokon lavamanin.
Dua të them që tundimi për të parë përtej perdes, ose për të hedhur sytë nga trotuari brenda në shtëpinë tënde, përmes dritares, varet drejtpërdrejt nga qenia jote person publik; sepse vetëm ashtu unë kam marrë vesh për ty dhe bëmat e tua, madje edhe jam prekur drejtpërdrejt prej tyre.
Këtu e kam fjalën për të mirënjohurin voyeurizëm të mass mediave, i cili shpesh ecën krah për krah me ekzibicionizmin e të përgjuarve. Dukuria prek para së gjithash të ashtuquajturat celebrities, të cilat e kalojnë jetën në hapësirën dypërmasore të kontaktit midis këtyre dy impulseve: voyeurist dhe ekzibicionist.
Megjithatë, unë mbetem i bindur se edhe figurat publike kanë nevojë për privatësi; madje pikërisht figurat publike kanë nevojë për privatësi – për të drejtpeshuar stresin që u sjell veprimtaria publike, ose për të mos u ndier krejt të jetërsuar nga kjo veprimtari.
Mass mediat, veçanërisht tabloidet dhe revistat fotografike, shpenzojnë shuma të mëdha për të depërtuar barrierat mbrojtëse të privatësisë të figurave të njohura për publikun. Nëse në Perëndim kjo ndodh rëndom me artistët dhe sportistët, ose me dëfryesit profesionistë, në Shqipëri politikanët kanë edhe në këtë lloj informacioni pjesën e luanit – teksa fotografohen duke pirë kafe ose duke ngrënë makarona ose duke marrë e dhënë urdhra në telefon celular.
Për kategorinë e dëfryesve të turmës kjo lloj vëmendjeje pranohet deri diku e madje edhe nxitet në rrugë të tërthorta, të paktën në atë masë që këta ushqehen me vëmendjen e të tjerëve, madje pasurohen me të; për klasën politike, përkundrazi, duhen zbatuar disa standarde të tjera.
Nuk duhet të harrojmë se për mass mediat, veçanërisht televizionin komercial, edhe klasa politike me bëmat e saj të përditshme i shërben dëfrimit të publikut; prandaj brenda hapësirës televizive dallimi midis Ylli Pangos dhe, të themi, Saimirit dhe Doktorit, është më pak domethënës se të përbashkëtat mes tyre.
Kur i lejojmë këto mass media, si në rastin e tanishëm të Pangos, të veprojnë si të ishin institucione gjyqësore, duke shpërndarë dhe zbatuar drejtësi në emër të publikut, ne jo vetëm sanksionojmë padobinë e institucioneve dhe të parimeve kushtetuese, por edhe bëjmë tonin një vizion të mediave për hapësirën publike dhe private, i cili shumë shpejt do të kthehet edhe kundër nesh.
Nuk është roli i mediave as të vendosin drejtësi, as të vendosin se kur dhe si do të invadojnë hapësirën private të figurave publike, as të përkufizojnë se ku mbaron privatja dhe ku fillon publikja, për ato figura të cilat i kanë vendosur në shënjestër. Këtë mund ta bëjnë vetëm institucionet gjyqësore. Argumenti që mediat futen në lojë sepse institucionet gjyqësore janë të korruptuara ose të pafuqishme nuk më duket i vlefshëm; sepse nuk mund të ndreqësh një gabim nëpërmjet një gabimi tjetër.
Pse është e rrezikshme çfarë ndodhi me Pangon për shtetin ligjor në Shqipëri?
Është e rrezikshme, sepse Pango në thelb e meritonte të diskreditohej ashtu dhe ndoshta prandaj edhe u përzgjodh nga moria e kandidatëve për t’u demaskuar në Fiks Fare; dhe nëse Pango e meritonte dhe ishte kthyer prej kohësh në figurë antipatike në mos të urryer për publikun, atëherë metoda e përdorur me të do të miratohej nga publiku gjithashtu, siç edhe ndodhi.
Pra e keqja në këtë rast nuk iu bë vetëm Pangos, por para së gjithash vetë hapësirës dhe jetës publike në Shqipëri; duke licensuar një rol dhe funksion të televizionit komercial i cili është i papajtueshëm me vizionin kushtetues të institucioneve republikane.
Ceshtja, me aq sa e kem ndjekur, nuk me duket se shtrohet nese kane te drejte per hapsire private personat publike. Ligji nuk parashikon dy tipe hapsirash private. Ata gezojne te gjitha te drejtat qe gezojne qytetaret e tjere te Republikes.
Megjithate nuk eshte ky problemi qe ngrihet ne rastin e Pangos. Ai nuk joshi komshijen e tij, e cila kishte humbur çelesin dhe i kerkoi te kalonte nje nate te ai. Dhe shtypi, pastaj shkoi te fuse hundet pa te drejte ne nje çeshtje te tijen, ne nje maredhenie qe mbulon sferen e njohjeve personale.
Gjithcka tregon se nje vajze u josh me qellim te paramenduar ne mjediset e tij private ne nje menyre a vjege qe lidhej me funksionin e tij publik. Kjo nuk ndryshon asgje edhe neqoftese ai fare instituti i Psikoligjise eshte prone private e Pangos, mjafton qe te figuroje i regjistruar ne analet shteterore. Detyrimet morale jane te njejta me ligj.
Ky akt quhet abuzim me funksionin qe mbulon. Eshte gati ne kufijte e krimit dhe as per se largu nuk lidhet me te drejten e privacise se personit publik.
Te pakten keshtu me duket mua, tha.
Per te tjerat xha xhai paralajmeron me te drejte. Ngritja e histerive te namuzit kombetar dhe kodeve morale te pashkeleshme te PD, siç kercenonte zonja Topalli, mund te coje ne linçime publike qe nuk ndryshojne shume nga ato te Injacit te Lojoles. Dhe qe per me teper jane hipokrite!
Te tre te siperpermendurit qe japin ide me agresivitet te larte ndaj hapesires private te nje njeriu publik, potencialisht mund te jene njerez shume publike. Por nuk hezitojne qe te perdorin Pseudonim per t’u ruajtur nga…cfare ? Apo po zbatojne te drejten zakonore te forumit ?
Nese me lejohet dicka per konstatimin e Lyss.
Ai thote ” Gjithcka tregon se nje vajze u josh me qellim te paramenduar ne mjediset e tij private ne nje menyre a vjege qe lidhej me funksionin e tij publik”. Me poshte “Ky akt quhet abuzim me funksionin qe mbulon. Eshte gati ne kufijte e krimit dhe as per se largu nuk lidhet me te drejten e privacise se personit publik”.
Mendimi im: NJe vazje u josh me qellim te paramenduar????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Nuk mundem ta besoj qofte edhe nga videoja e transmetuar. Edhe sikur te ishte thjesht dhe vetem keshtu, pra Ministri ia luan rishtares se Ministrise kjo nuk do te thote se konkluzioni eshte vetem…joshja. E ku eshte pastaj morali vetiak i kesaj vajze por edhe i çdo vajze qe do te vedosej ne kushte te ngjashme ngacmimi nga nje person me pushtet. Per te mos folur pastaj per lojen e neveritshme qe u luajt dhe qe e zhvlereson ndjeshm peshen e fajit te ministrit kodosh.
E dyta. Jam dakord plotesisht qe este abuzim me detyren per sa kohe kerkon dicka ne emer te asaj cfare mund te ofrosh. Por me falni nje vizite ne shtepi e cupes se turpshme eshte suksesi i teknologjise ngacmuese te ministrit qe na e ben per vete apo e vullnetit te saj per te hulumtuar pra se cfare behet pas perdes? Nuk e di dhe jam i bindur se diskutimi nuk mund te mbyllet as ketu. Thjesht jam i bindur per nje gje; morali ne kete situate nuk qendron me asnje pale, as me ate qe ngrejne gjykime penalizuese.
Problemi nuk eshte privatja edhe puplikja. Por, kur publikja perdoret nen koncept privatisht, si ish ministri, apo fiks, abuzohet privatja dhe publikja. Privatja detyrohet perball publikes, dhe publikja ka privatcin e saj per aq sa dhe privatja nuk eshte publike.
p.s. Politika eshte kthyer ne nji burdello nga aktoret/protagonist te pushtetit. Nuk merret vesh kush ben rrolin e vajzes ne skene publiku apo politikani. Shume serioze pergjumja/marramendja me vajz-fiks-minister per publikun.
Ligji krijon kushte, kur privatja dhe publikja njihen, jo vetem me njera-tjetren por edhe me ligjin. Ligji per sa kohe eshte ne doren e abuzuesit nuk njeh tjeter vec kushtie abuzuese.
Dakort Xha xha që është e rrezikshme për shtetin ligjor kjo që po ndodh me Pangon. Pyetja që dua të ngre unë është se ç’po ndodh realisht. Është politika që i ka shtrirë duart në media dhe po i përdor ato, apo media dhe sipërmarrësit që qëndrojnë prapa tyre duan ti bëjnë karshillëk shtetit ligjor për të fituar sa më shumë kredite në publik. Pa pretenduar të jap përgjigjen, fakt është se media këtu shpesh i prish rregullat e lojës dhe del nga rrobat e pushtetit të katërt që i takojnë, për të veshur rrobat e pushtetit ta parë, bile nganjëherë edhe më keq; merr gjithë pushtetet duke bërë vetgjyqësi. Në mungesë të funksionimit normal të institucioneve shtetërore duket se pushteti madiatik ka gjetur terren për ekspansion, aq sa të krijohet ideja se gjithë shteti është më shumë mediatik se sa demokratik, ose për qytetarët. Rasti Pango është më klamorozi por lincimet mediatike të qytetarëve këtu janë të përditshme. Fytyra dhe emra “kriminelësh” që mediave ja servir shteti, diskretitohen çdo ditë në publik duke anashkaluar një princip të rëndësishëm të demokarcisë; prezumimin e pafajsisë deri sa gjykata të vërtetojë të kundërtën. Kjo dhe plot të tjera tregojnë se shteti i brishtë, në pamundësi për ti zgjidhur vetë problemet, në një farë mënyre ka shitur b…. tek mediat, aq sa këto të fundit ja kanë pirë lëngun dhe po lozin me të si macja me miun. Nëse macja arrin të kapë miun atëhere futen në mes ndërkombëtarët të cilët i kujtojnë maces shenjtërinë e fjalës së lirë. …Dhe miu, që sapo ka dalë nga qypi me raki, vazhdon të bërtasë; “ku është macja se do ta shqyej”….
Më e tmerrshme se figura e qelbur që bëri Pango, në këtë histori, përtej llogjeve që mund të bëjmë përsa i përket kufijve të jetës private/publike, mua më duket roli i medias.
Edhe po të jem aq optimist sa ta besoj 100% të vërtetë që Shqipëria është një vënd i lirë dhe demokratik, askush nuk më garanton që synimet e medias kanë qënë aq të pastra dhe të nisura nga buonsensi civil për të mbajtur të pastërt figurën morale të qeveritarëve tanë.
Askush nuk mund të më sigurojë që në syrtarët e tyre nuk kanë kaseta të tjera… për personazhe të tjerë, të cilat nuk publikohen vetëm për të patur përfitime shumë më të mëdha duke i përdorur si mjet shantazhi.
Nëse “Fiksi” ishte aq i merakosur që të vinte të drejtën në vënd, atëhere gjëja e parë që duhet të bënte, do të ishte dërgimi i materialit të xhiruar në Polici/Prokurori … fundja nëse i brente dyshimi se “ligji” është i Maliqit, mund edhe të mbanin kopjet, për t’i bërë publike nëse prokura nuk do të reagonte.
Xha xhai thote:
-Pra e keqja në këtë rast nuk iu bë vetëm Pangos, por para së gjithash vetë hapësirës dhe jetës publike në Shqipëri; duke licensuar një rol dhe funksion të televizionit komercial i cili është i papajtueshëm me vizionin kushtetues të institucioneve republikane.
Ne fakt televizioni eshte i detyruar te luaje sot rolin qe ne shoqerine e vogel e luanin fqinjet, dmth te ruajtjes se shoqerise prej devijimeve. Fiksi per kete arsye ka dale si emision.
Krimet jane te gjitha devijime, por edhe disa sjellje qe nuk ndeshkohen ligjerisht jane serisht devijime vecse jo te atilla sa shoqeria te mos jete ne gjendje ti ndeshkoje pa mjetin ligj.
Pangoja, ra pre e ketij rastit te dyte, dmth shoqeria e ndeshkoi per devijimin pa perdorur mjetin ligj.
Po te kaloi njehere miu nen mustaqe e ben rruge, thuhet.
‘Miu’ Pango e kish bere jo rruge por autostrade mesa thuhet. Mund ta beje robi 1 here, 2 here a 3 here, se helbete njerez jemi, nevoja kemi dhe gabime bejme, por ministri si figure publike, nuk mund te mbushe administraten publike me minifundiste, se pastaj cu pa qe kemi administrate?
Kesaj nuk i thone administrate publike por harem i Pangos e Pango nuk me duket se eshte Pasha apo Sulltan e as ne rajaja apo bujkroberit e Pangos.
Mire ai drejtori i bankes qe kishte per secilin nga 10 filialet e Tiranes nga nje dashnore, por ajo ishte private dhe i demtuari eshte pronari, por ne nje banke shteterore eshte shteti dmth te gjithe ne nga pak.
Per keto raste e per korrupsionin populli thote:
Te pakten ha si mi, mos ha si ari.
Pangoja ka namin e ariut para gjumit dimeror.
Persa i perket parimisht publikes apo privates, mendoj se ata qe kane mandatin te udheheqin publiken nuk mund te pretendojne privilegjin e anonimit, por perhere e detyrimisht duhet te mbajne pergjegjesi per cdo veprim publikisht te papranueshem qe ndermarrin.
Per te mberritur tek zbulimi i ketyre veprimeve, cdo mjet eshte i pranueshem, pasi keto veprime mund te demtojne perdrejt apo terthorazi pjesetaret e bashkesise dhe demi eshte i papranueshem ndersa ilegaliteti i mjetit mese i pranueshem, sepse nese demi parandalohet me mjete jolegale, atehere eshte vete ligji qe ka mangesi pasi nuk eshte ne gjendje te parandaloje demin, keshtu qe eshte vete ligji per tu plotesuar.
Ndjesia e lirise e legalitetit nuk mund te miratoje irracionalitetin e mosdenimit te nje keqberesi a dempruresi. Nese e ben kete ( si ndodh faktikisht ne jo pak raste ) atehere ndjesia e lirise dhe e legalitetit ka arritur ne nje pike te demshme per shoqerine dhe pikerisht pse e demshme duhet ndrydhur .
Kenveshtrimi ne kete diskutim,xha xhai,duhet te jete me i gjere.Dihet qe ligjerisht personi publik ka te drejtat e tij te parashikuara per mbrojtje ne ligj; “mbi respektimin e jetes private dhe familjare”, si dhe “te drejten e personalitetit”,sikurse mediat kane te drejtat e tyre ne lidhje me lirine e te shprehurit,po te mbrojtura me ligj.
Dihet qe ekziston gjithmone nji gjykate e pamvarur, ku te dy palet mud te padisin cilindo qe u ka shkelur keto te drejta.
Y.P eshte nje “Publikishk” njohur,gje qe rjedh nga funksioni I tij politik.Pikerisht “Fama” e tij publike nuk i jep te drejten e mbrojtjes nga liria e shtypit ne jeten e tij private,perkundrazi edhe pse jo shume binese,mendoj se eshte ky famitet qe sjell kufizimin e te drejtes se mbrojtjes se jetes se tij private dhe te personalitetit.
Por,Ylli Pango nese ka arsye te besoje qe me kete rast i jane shkelur keto te drejta te jetes private,mund te marri rrugen,me nji avokat te mire ja sugjeroj, drejt gjykates se Tiranes.
Meqenese argumenti i pare nuk po e pelqen as vete,po vazhdoj pak me thelle;
Cila eshte formula juridike qe i bashkon keto te drejta ligjore te dy paleve?
Formula qe i bashkon eshte;lajmi nuk dhunon jeten private nese lajmi ndihmon ne hapjen e debati publik me teme “mbrojtjen e interesit te pergjithshem te shoqerise”.Pra kemi nje mbret interesi,interesi pergjithshem i shumices.“Interesi i pergjithshem i shoqerise”,kesaj here jo fallco si ai i komunizmit por i mbrojtur me ligje e nene te Kodeve ligjore.Argumenti i dyte,me lart, besoj se eshte me bindes se argumenti i “famitetit”
Ky argument sjell,qe liria e shtypit mbizoteron lirite e tjera kur kemi te bejme me “interesat e pergjithshme te shoqerise,interesat e publikut”.Liria e shtypit ne publikimin e ketij rasti te jetes private te nje personi publik,peshon me shume.Liria e shtypit,e drejta e informimit te publikut dhe interesit i pergjithshem i tij jane me te rendesishme se te drejtat e jetes private te nje “personi publik”.Por,po e perseris nese dikush e tejkalon te drejten e tij ligjore eshte perseri gjykata qe rivendos balancen me ane te nje vendimi.Nese ky vendim i supozuar prej meje,nuk do te pelqehej nga palet ne Shtetin Shqiptar,ato mund te drejtohen ne Gjykaten Europiane t’t’ Drejtave te Njeriut ne Strasburg.
Theollogos, te siguroj qe qenia ime publike nuk eshte ne funksion te nje zyre te mirembajtur nga buxheti i shtetit dhe taksat e popullit. Sidoqofte, je mese i mirepritur t’i vazhdosh hamendjet mbi nje te vertete potenciale.
Xhaxha, pjesa me interesante e ketij debati, faktikisht, eshte rishikimi i nje ligji gjithperfshires per dosjet. Ketu nuk kam parasysh vetem dosjet e komunizmit, per te cilat behet rremuje e nuk cahet kurre, por per nje transparence mbi dosjet aktuale te Fiksit, apo te mediave te tjera. Fakti qe Fiksi e kishte kete video qe prej fillimit te shkurtit, por qe vendosi t’a nxjerre ne mars, tregon per nje arbitraritet te vendosur nga Fiksi. Jam me se dakord me ty qe duhet te kete nje institucion te pavarur, apo te varur nga gjykata, qe te mund te beje transparente hierarkine e informimit te dosjeve te tilla, te kete fuqi konfiskuese ne lidhje me keto dosje, dhe sigurisht nje akses te padiskutueshem ne keto arkiva.
E gjithe kjo, sidoqofte, nuk e ndryshon faktin qe figurat politike nuk mund te jene part-time minister, e part-time privat. Ky ambigiuitet eshte krejt i panevojshem, dhe eshte pikerisht ky ambiguitet qe gjendet ne thelb te mungeses se transparences te klases politike. Ne te njejtin diskurs ligjor te privates dhe publikes, duhet te hyjne natyrisht edhe mediat e fuqishme, ashtu si hyjne edhe politikanet. Miti i kapitalit privat si dicka e paprekshme, e pakontrollueshme, duhet zberthyer mire, se bashku mitin e privatesise se zyrtareve. Ne fund te fundit, edhe ne nje restorant privat, mund te hyje kontrolli i shtetit per shkaqe te higjenes. Nuk ka asnje ndryshim mes nje restoranti privat dhe nje media private, duke qene se sherbimi qe ofrohet eshte publik ne te dyja rastet. Nderkohe qe me duket krejt e kote te diskutojme per privatesine e klases politike, kur keta jane te vendosur nga publiku.
…Xhaxha, pjesa me interesante e ketij debati, faktikisht, eshte rishikimi i nje ligji gjithperfshires per dosjet. Ketu nuk kam parasysh vetem dosjet e komunizmit, per te cilat behet rremuje e nuk cahet kurre, por per nje transparence mbi dosjet aktuale te Fiksit, apo te mediave te tjera. Fakti qe Fiksi e kishte kete video qe prej fillimit te shkurtit, por qe vendosi t’a nxjerre ne mars, tregon per nje arbitraritet te vendosur nga Fiksi. Jam me se dakord me ty qe duhet te kete nje institucion te pavarur, apo te varur nga gjykata, qe te mund te beje transparente hierarkine e informimit te dosjeve te tilla, te kete fuqi konfiskuese ne lidhje me keto dosje, dhe sigurisht nje akses te padiskutueshem ne keto arkiva….
Lulian,me duket se e kena pas dikur nji sistem qe te kallte daten me veprim ne kete drejtim,jo me gjykim.Quhej Komititeti Qendror.
luliani : …… rishikimi i nje ligji gjithperfshires per dosjet. Ketu nuk kam parasysh vetem dosjet e komunizmit, per te cilat behet rremuje e nuk cahet kurre, por per nje transparence mbi dosjet aktuale te Fiksit, apo te mediave te tjera.
E c’eshte ky ligj i cuditshem mbi dosjet e televizioneve ?
Komunistet ketu kane nje sllogan me vlere ( te vetmin me vlere):
Nuk eshte ashpersimi i denimeve ligjore rruga me e mire per te zgjidhur konfliktet sociale.
Televizionet vertet kane fituar fuqine te bejne shantazh politik, por kete ja ka dhene vete sistemi i shpifur qe eshte ndertuar keto 17 vjet ne Shqiperi, keshtu qe ky sistem i shpifur i bazuar ne shantazhe (deri edhe femija po i ben sot shantazh prindit) per perfitime kryesisht ekonomike, normal qe ate televizion do kete.
Ai fshat ate bulmet ka, te pelqen apo ste pelqen. Do bulmet me te mire , jepu mundesine te blejne lope me te mira, perndryshe ha cte japin e rri urte, thuaj edhe falemnderit.
Kjo per ata qe jane jashte (te jashtem apo te huaj), ndersa per ata qe jane brenda, nuk eshte duke u ankuar per bulmetin qe zgjidh gje, por duke punuar per te blere lope me te mira.
Te gjithe bejne shantazhe, biles kemi politiken e shantazheve, keshtu qe televizioni ska faj, biles emisione si fiksi po na bejne nder.
Vetem persona qe duan te ruajne te palarat mund te kene frike nga fiksi. Nese je korrekt fiksi te rruan bishtin.
Si e thashe nje postim me pare, gjeja me e rendesishme eshte qe te mos kemi teprim te lirise dhe legatitetit, te cilet bien ndesh me sigurine e vete drejtesine.
Fiksi ne emer te lirise(konceptimi mediatik i lirise), kreu nje veprim ne kufijte e legatitetit, veprim qe solli ndeshkimin e nje dempruresi (apo per ti bere qejfin dikujt por qe gjithsesi ndeshkoi nje demprures,fakti ngelet).
Une ketu shoh perfundim pozitiv, keshtu qe, e shoh te paarsyeshme qe ne mes asaj bordelloje te nxirret nje ligj qe te bllokoje perfundimin pozitiv, sepse ti kete po kerkon, po ashtu edhe xha xhai.
Xha xhai permendi diku Ameriken si shembull legaliteti, por te dhenat statistikore te Amerikes jane jo dhe aq larg me te Italise dmth rreth 30% e totalit te dempruresve(hajdute, vrases, te korruptuar etj) kapen e vetem 10% denohet.
Tani, po te gjykojme se 90% e krimeve nuk ndeshkohen, atehere lind pyetja retorike qe per te dhene me sakte thelbin ka nevoje per kapercimin e etikes :
Cfare lesh drejtesie ka nje shoqeri ku 90% e krimineleve ja hedhin bythes ?
Po kjo pyetje sjell nje tjeter pyetje, qe sherben si pergjigje per propozimin tend:
Per cfare duhet te mbroj nje konceptim te lirise qe futur ne sistemin shqiptar, nuk sjell asnje te mire ?
Rasti Pango – Refleksione mbi jurisprudencen….
Ceshtja Von Hannover v.Gjermanise (Strasburg, 24.06.2004)
Kerkuesja, Carolina e Monakos, kishte nisur nje fushate ne rruge ligjore me qellim ndalimin e botimit te fotove te saj nga jeta private ne shtypin e perditshem.
Gjykata Kushtetuese gjermane i dha te drejte kerkueses persa i perket fotove ku ajo shfaqej e shoqeruar me femijet me argumentin se “nevoja e femijeve per mbrojtje te jetes private eshte me e gjere se ajo e te rriturve”. nga ana tjeter, Gjykata cmoi se kerkuesja “si figure par ecellence e epokes sone duhet te toleroje botimin e fotografive ku ajo shfaqet ne nje vend publik, edhe pse behej fjale per fotografi te skenave te jetes se saj te perditshme dhe jo per fotografi qe tregojne ushtrimin e funksioneve te saj zyrtare”.
Gjykata iu referua me kete rast lirise se shtypit dhe interesit legjitim te publikut per te ditur sesi nje person i tille sillej pergjithesisht ne publik.
Pasi kerkuesja iu drejtua GjEDNJ ne Strasburg, kjo e fundit u shpreh:
“Botimi i fotografive te kerkueses ne jeten e saj te perditshme, qofte vetem, qofte me persona te tjere, bente qe neni 8 te gjente zbatim. Megjithese ky nen ka te beje ne radhe te pare me mbrojtjen e individeve nga nderhyrjet arbitrare te shtetit, ai krijon gjithashtu detyrime pozitive per shtetet me qellim qe keto te marrin masa qe synojne respektimin e jetes private edhe ne sferen e marredhenieve te individeve me nj-tj.
Ne kete rast, mbrojtja e jetes private duhet vene ne balance me lirin e e shprehjes te garantuar nga neni 10 (i Konventes).
Proporcionaliteti:
Fotografite e botuara neper revista e gazeta mund te permbajne te dhena teper personale dhe madje edhe intime ne lidhje me nje person.
Per me teper, ato shpesh merren ne nje klime ngacmimesh te vazhdueshme e cila e shtynte personin e interesuar drejt nje gjendje ku ndien nderhyrje ndaj jetes se vet private e madje deri ne nje gjendje persekutimi.
Faktori vendimtar ne baraspeshimin e mbrojtjes se jetes private me lirine e shprehjes qendron ne kontributin qe ofrojne fotografite dhe artikujt e botuar ne lidhje me nje debat me interes te pergjithshem.
Ne ceshtjen ne fjale ato nuk dukej se ofronin nje kontribut te tille perderisa kerkuesja nuk ushtronte ndonje funksion zyrtar dhe fotografite e artikujt kishin te benin ekskluzivisht me detaje te jetes se saj private.
Publiku nuk kishte ndonje interes legjitim per te ditur se ku gjendej zakonisht kerkuesja dhe se si sillej ajo normalisht ne jeten private. Kjo pavaresisht se kerkuesja shfaqej edhe ne vende qe nuk mund te konsideroheshin gjithmone si te izoluara dhe se ajo njohej fare mire nga publiku. Edhe sikur te kishte ndonje interes te tille ne rastin ne fjale ai duhej ta gjente cakun e vet ne mbrojtjen efektive te jetes se saj private.
******************************
Ne lidhje me rastin Pango, mendoj se gjendemi ne nje situate te ngjashme me sa me siper. Ne krye te heres sqaroj se asnje nen i Kushtetutes (35, 36, 37) nuk rregullojne ne menyre eksplicite te drejten e paprekshmerise se jetes private, ndaj gjej me me vend te referohem tek neni 8 i Konventes (KEDNj) i cili stipulon se: “Cdo person ka te drejte qe ti respektohet jeta e tij private dhe familjare, vendbanimi dhe leterkembimi”.
Pika 2 e nenit 8 parashikon rastet e nderhyrjes (cenimit) te jetes private nga autoritetet shteterore, por jo nga te tjere. Natyrisht qe kjo eshte nje mangesi qe justifikohet me kohen (1950) kur Konventa u hartua. Sot, jurisprudenca e vete Gjykates se Strasburgut i ka pare shkekljet e te drejtave te njeriut jo vetem ne linje vertikale (shtet-individ) por edhe horizontale (individ-individ), duke vendosur mbi shtetet detyrime pozitive.
Si fotot (ndaj Karolines), ashtu edhe filmimet apo regjistrimet audio (ne rastin e Pangos – ndryshon teknika por ne thelb nuk ka asnje dallim) ngrene probleme qe i interesojne nenit 8, pra mund te konkludohet se z.Pango i eshte cenuar e drejta per nje jete private.
Ketu hyn ne loje neni 10 i KEDNJ dhe neni 23 i Kushtetutes sone, te cilet parashikojne ne lidhje me te drejten e publikut per te ditur se si funksionaret e mandatuar prej tij per te ushtruar detyra me karakter publik realizojne keto detyra (“the right to know”).
Sic thote edhe Gjykata Kushtetuese gjermane (e cila ka lejuar kufij teper te gjere ne lidhje me perballjen mes dy te drejtave), liria e shtypit dhe e informacionit prevalon ndaj te drejtes per nje jete private edhe ne ato raste kur personi publik nuk ndodhet ne ushtrim te funksioneve te tij, pasi qytetaret kane nje interes legjitim per te ditur se si sillet ai pergjithesisht ne publik.
Dhoma e Lordeve, ne ceshtjen Naomi Campbell v.MGM Limited (6.5.2004) shprehu pikpamjen se “neni 8 mund te gjeje zbatim vetem nese personi i interesuar ka nje pritshmeri legjitime per respektimin e jetes se tij private”. Ne kete kontekst, pritshmerite legjitime behen gjithmone e me pak te tilla (pra, sa te pritshme, aq edhe legjitime) sa me publik te jete personi ne fjale.
Gjykata e Strasburgut eshte disi me minimaliste ne lidhje me kriteret per cenimin e nenit 8. Sipas saj, “duhet qe personi perkates te permbushe funksione publike me qellim qe interesi publik rreth tij te mund te vleresohet me shume se sa e drejta e tij per nje jete private. Megjithate ky raport duhet vleresuar me kujdes rast pas rasti, ne perputhje me poziten specifike te personit te interesuar.”
Jurisprudenca e sipercituar, e aplikuar ne rastin Pango, con ne perfundimin se, ndonese regjistrimi audio-video i z.Pango mund te klasifikohet si cenim i jetes se tij private, duke pasur parasysh pozicionin e tij publik dhe natyren e problematikes qe shpalosi regjistrimi, e drejta e publikut per informim prevalon, ndaj edhe cenimi konsiderohet i justifikuar.
*****************
Theollogos, ne komentin tim ne shkrimin e meparshem te xha xha-it ideja ka qene per tjeter gje (mund ta lexosh ne komentet e shkrimit) dhe une kam shkrojtur qe privacia per nje person publik eshte e limituar. Mendim te cilit i qendroj edhe tani dhe nuk e kuptoj ku eshte agresiviteti. Sa per reputacionin tim publik nuk ka asnje te vertete fare. Kjo edhe per nje arsye tjeter: ketu lexoj dhe komentoj kur e ndjej te nevojshme dhe te arritshme si person dhe jo se jam njeri publik. Per mua ky forum eshte mjaft elitar dhe nuk ka te beje me qenien publik apo jo.
Persa i perket i perket rastit te Pangos per mua eshte e frikshme kjo menyre megjithese theksoj se rasti i Pangos eshte i shemtuar. Nuk me garanton dot njeri qe neser nje situate e tille nuk mund ti behet nje personi tjeter te ndershem, me vlera dhe moral per nje interes te dikujt tjeter.
Meqenese FF ka edhe gurin edhe arren ne dore (ka mundesi teknike qe ta realizoje dhe mundesi publikimi) mund te shkaterroje shume jete njerezish per interesa nga me te ndryshmet. Nje fryme ngadhenjimi duket qarte ne syte, fjalet dhe veprimet e tyre.
gery!
I shkaterron vetem me nje kusht;nese ata shkelin nje ligj te caktuar.Nese ata mbajne nje qendrim korrekt kjo nuk eshte e mundeshme te ndodhi.Nese tenton te ndodhi shkaterrimi me nje lajm tendecioz e te manipuluar,ka perseri nje arbiter te jashtem nga palet si gjykata,qe merr ose te jep te drejten e se drejtes rast ne baze te drejtes se shkruar ne ligj.
Prandaj gjykata ka simbol nje peshore,ku njera ane eshte e drejta e shkruar ne ligj,ndersa ne anen tjeter,qe do te peshohet,eshte e drejta konkrete e ndodhur dhe e menduar nga njera pale si e shkelur prej cilado pale tjeter.
Nese ne arsyetojme ne pozicionin “gjykate”,por duke mos kuptuar kete pozicion,njekohesisht nuk njohim lidhjen ligjore arsyetuese te problemit si dhe nuk kuptojme se cila hallke ne te vertete mban kete pergjegjesi kushtetuese mbrojtje te drejtash ne nji shoqeri demokratike,