Një artikull i Rexhep Shahut, botuar sot në “Gazeta 55”, me titull “Kush paguhet për të sharë udhën e shqiptarëve”, më duket tipik për të ilustruar mendësinë e disa segmenteve të caktuara të së djathtës pseudo-kombëtariste, populiste shqiptare.
Udha e shqiptarëve, në titullin e artikullit, është rruga Durrës-Kukës-Morinë, një projekt me të cilin kanë të bëjnë akuzat për korrupsion ndaj një vargu zyrtarësh të lartë të ekzekutivit të tanishëm, mes të cilëve edhe ministrit të Jashtëm Basha.
Shkruan Shahu:
Dikush paguhet, sponsorizohet, dikush paguan, sponsorizon për të sharë e mallkuar udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës, rrugën e jetës time, rrugën e jetës tonë, urën që lidh kombin e ndarë, rrugën Durrës – Kukës – Morinë. Dikush paguan majmshëm, rëndshëm që ajo rrugë të mallkohet, të pengohet, të mos ndërtohet, të shëmtohet. Ose së paku, në fund të fundit fare ajo rrugë të mbulohet e baltohet me korrupsion shtetëror të qeverisë së djathtë. Kori i korbave është i ngritur dhe krrokrret ditë e natë kundër rrugës. Drejtues të së majtës, zëdhënësa të saj, media të zellshme që s’dallojnë dot kush është kryesore e kush jo, me zëra anonimë (për fat asnjë gazetar serioz shqiptar me emër nuk e ka sharë rrugën), krrokrrasin kobshëm kundër rrugës së shqiptarëve. Pa mundur të na bindin se dëmi është më i madh se dobia e kësaj rruge.
Me fjalë të tjera akuzat që i bën e majta “qeverisë së djathtë” për korrupsion dhe shpërdorime në ndërtimin e rrugës paguhen dhe sponsorizohen nga “dikush” që nuk ua do të mirën shqiptarëve.
Shpjegon më tej Shahu:
Dikush duhet ta pengojë, shajë e mallkojë ndërtimin e saj, autorin e saj, ndërtuesin e saj. Anise autori është Sali Berisha dhe ndërtuesi është Amerika. Përfituesi është Kombi shqiptar dhe Europa dhe janë në përputhje të plotë mes tyre dhe në kundërshti të plotë me kundërshtarët e armiqtë e ndërtimit të saj.
Përtej retorikës fëminore të këtij pasazhi (“autori është Sali Berisha dhe ndërtuesi është Amerika”), duket qartë se autori synon të përcjellë mendimin që akuzat për korrupsion të ekzekutivit janë njëkohësisht akuza kundër Amerikës që po e ndërton rrugën, sikurse kundër Kombit shqiptar.
Pyet Shahu:
Kush e la Shqipërinë pa rrugë? […] Kush i hëngri paratë që janë sponsorizuar lumë për vite e vite me radhë për mosndërtimin e rrugëve në Shqipëri, për mos ndërtimin e rrugës së Kosovës, kush? Pse nuk e duan udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës të majtët shqiptarë?
Sipas autorit, të ngrihesh kundër korrupsionit nuk është arsye e mjaftueshme; as ta përdorësh implikimin e anëtarëve të qeverisë së tanishme në skandale korruptive, qoftë edhe për qëllime taktike të kulluara. Të majtët shqiptarë “nuk e duan udhën e shqiptarëve, rrugën e Kosovës.”
Saktëson Shahu:
Po ta donin do ta përshëndesnin e do ta vizitonin njëherë atë rrugë. Nuk kanë hallin e vjedhjeve të supozuara në atë rrugë. Por kanë hallin që ajo rrugë të mos bëhet. Se mund të jenë paguar që të mos bëhet ajo rrugë. Opozita socialisto-komuniste e vendit është kundër ndërtimit të rrugës së bashkimit me Kosovën, kundër udhës së shqiptarëve, kundër rrugës së jetës tonë, kundër urës që lidh kombin.
E majta shqiptare “komuniste”, e paguar nga “dikush”, është kundër ndërtimit të rrugës së bashkimit me Kosovën, ose kundër bashkimit “kombëtar”; ergo, e majta shqiptare është antishqiptare.
Për ç’arsye?
Opozita është kundër sepse nuk e don Kosovën. Nuk e don dhe pikë. Nuk don që shqiptarët e Kosovës të jenë prezent në Shqipëri. Që uikendin ta bëjnë në Shqipëri. Që të vijnë qindra mijëra prej tyre çdo fund jave në Shqipëri. Pasi ato janë ende të sëmurë të vijnë në Shqipëri. Të harxhojnë euro në Shqipëri. Të vijnë në det edhe në dimër e jo veç në verë.
Pra opozita nuk është se kërkon të rrëzojë ekzekutivin e Berishës dhe t’ia marrë pushtetin PD-së; opozita nuk e dashka Kosovën. Gati-gati, të mbushet mendja se arsyeja kryesore e luftës politike në Shqipëri, sipas këndvështrimit të Shahut, është midis atyre që e duan Kosovën dhe atyre që nuk e duan Kosovën.
Po si bëhet kur lindin dyshime për abuzime, korrupsion dhe shpërdorime të fondeve publike?
Shpjegon Shahu:
Opozita shqiptare [duhej] të padiste qeverinë në organet e drejtësisië. Të artikulonte qartë se ne e duam rrugën, i duam amerikanët e turqit që po e ndërtojnë koridorin e shqiptarëve, por jemi kundër abuzimeve të mundëshme, abuzime të cilat duhet t’i çertifikojë vetëm drejtësia por jo në konferencat e shtypit të morrave e mjaullitësve të opozitës apo në foltoren e parlamentit shqiptar.
Po si i bëhet kur organet e drejtësisë nuk funksionojnë mirë, ose edhe kur funksionojnë, shpërfillen nga ekzekutivi? Autori i artikullit ka të drejtë që denoncimet, veçanërisht për shkelje të rënda si ato që aludohen, nuk duhen bërë në konferenca shtypi të partive; edhe pse ai vetë, nëpërmjet foltores që ia jep “Gazeta 55”, i lëshkon të majtës në Shqipëri akuza edhe më të rënda.
Rekomandon Shahu:
Të shkonin deputetët socialistë tek rruga, të mrekulloheshin, të njerzoheshin, të mos demonstronin urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, mosdashuri dhe përbuzje ndaj tyre, frikë pafund ndaj tyre, frikë prej antikomunizmit natyral të shqiptarëve të Kosovës, frikë ndaj mospranimit prej shqiptarëve të Kosovës të së majtës sllavo-ruse të Shqipërisë.
Mua ky artikull më pëlqen, sepse i thotë gjërat hapur; dhe gjërat që thotë hapur i ka të jashtëzakonshme. Shahu flet për “urrejtje” dhe “përbuzje”, madje edhe “frikë” të së majtës në Shqipëri ndaj shqiptarëve të Kosovës; sikurse flet për “antikomunizëm natyral” të shqiptarëve të Kosovës (ka qenë ndonjëherë në Ferizaj ky vallë?); e më në fund, qëllon në shenjë, duke e quajtur të majtën “sllavo-ruse”.
Natyrisht, kush mund të jetë kundër Kosovës, përveçse sllavët (dhe rusët, që janë gjithashtu sllavë)? Konfliktin politik në Shqipëri Shahu e lexon duke projektuar atje skemën e konfliktit etnik në Kosovë; thuase i vetmi konflikt nuk mund të jetë veçse etnik, sidomos kur vjen fjala për të përgojuar “udhën e kombit”.
Shahu vijon pastaj të zbërthejë profilin psikologjik të së majtës “sllavo-ruse” në Shqipëri:
Por ato nuk e duan koridorin që bashkon shqiptarët. Sepse tremben. Dridhen. I tmerron Kosova, patriotizmi real e historik i saj. […] Të majtët shqiptarë, të mësuar historikisht të qeverisin një vend të izoluar, që të mos ketë mundësi të jetë i hapur, të behet i dijshëm, të mos kenë mundësi njerzit të shohin e të shihen prej të tjerëve, i kapin dridhmat po të hapet vendi, po të bëhet i lirë vendi, po të qarkullohet vendi.
Dhe ja arsyeja pse ndodh kjo:
Të majtët kanë qenë historikisht kundër ndërtimit të rrugëve në vend. Sepse kështu kanë mundësuar mbajtjen e vendit si burg dhe mbajtjen e njerzve në burg të madh. Është e thjeshtë të vertetosh çfarë po them. Po të donte diktatori Enver Hoxha sot Shqipëria do të ishte si shumë vende të tjera të rajonit që kanë rrugë model, që nuk kanë lënë rajone të vendeve të tyre pa rrugë moderne. Edhe Titoja që nuk ishte shqiptar ia bëri rrugët Kosovës edhe pse ajo ishte shqiptare. Por diktatori Hoxha nuk donte të kishte rrugë Shqipëria sepse pastaj njerzit do të qarkullonin dhe do të ishin më të lirë.
Vërtet Enver Hoxha e mbajti të izoluar Shqipërinë – por më duket intelektualisht e guximshme ta përdorësh këtë të vërtetë historike për të shpjeguar pse opozita shqiptare sot kërkon që ministri Basha të përgjigjet për abuzimet, shpërdorimet dhe të tjera kundravajtje me fondet e rrugës Durrës-Kukës-Morinë.
Edhe për problemet që janë shkaktuar me koston e lartë të kësaj rruge, Shahu e ka përgjigjen gati:
Ajo rrugë për shqiptarët, për kombin, nuk ka çmim. Nuk ka çmim. Nuk kërkohet gjilpëra në kashtë kur bëhet fjalë për mrekullitë e njerzimit.
Po a nuk mund të ndodhë që, të mbrojtur pikërisht nga alibia kombëtariste, disa njerëz mund të kenë përfituar, për të grabitur fondet e ndërtimit të rrugës? Apo vallë qëllimi i bashkimit kombëtar është i tillë që ua vesh me flori profilin moral atyre që thonë se i përkushtohen?
Shahu është i bindur se edhe me fondet e akorduara nga armiku për të blerë të majtën shqiptare janë bërë abuzime:
Por një çmim i madh është sponsorizuar për ta sharë rrugën, për ta kundërshtuar rrugën, për të mos u bërë kjo rrugë. Problemi është se kush ka paguar më shumë për të sponsorizuar luftën politike e mediatike që i bëhet ndërtimit të rrugës së jetës së shqiptarëve, rrugës së Kosovës. Kush ka dhënë para më shumë si sponsor. Këtë nuk e di saktësisht por e ndjej, e prek përditë, e dëgjoj përditë.
Megjithatë, e djathta shqiptare ka dijeni për për këtë shitblerje të hatashme:
Ka 15 vjet që individë shpirtshitur në struktura të ndryshme të shtetit janë paguar nga antishqiptarë që të pengojnë ndërtimin e rrugeve të Shqipërisë. Sali Berisha duket se e di se kush ka marrë para për të penguar ndërtimin e gjithë rrugëve dhe sidomos ndërtimin e rrugës së Kosovës. Ai si duket e din se kush i ka dhënë ato para, nga kanë dalë ato para.
Pasi e ka vërtetuar se të majtët shqiptarë janë paguar shuma të majme për të penguar ndërtimin e rrugës dhe bashkimin e kombit, Shahu arsyeton:
Të majtët shqiptarë kanë zgjedhur më mirë të marrin një grumbull me para dhe të shajnë, mallkojnë e ndalojnë ndërtimin e rugës së sa të duan atdheun dhe të ardhmen e jashtëzakonshme që i jep këtij atdheu ndërtimi i asaj rruge, të ardhmen e jashtëzakonshme që do të kenë portet e ujrat shqiptare, gjithë teritori shqiptar. Ato si internacionalistë të pandreqshëm duan më shumë vendet e tjera që ua pakëson potencialet ndërtimi i kësaj rruge se sa duan Shqipërinë që i shtohen potencialet dhe mundësitë. Të duash Shqipërinë më shumë se këdo vend tjetër, nuk do të thotë se po urren vend tjetër, por të duash Shqipërinë tënde më pak se ndonjë vend tjetër, mendoj se kësaj i thonë të urresh vendin tënd.
Si “internacionalistë të pandreqshëm” që janë, të majtët shqiptarë rreken ta mbajnë atdheun e tyre të izoluar, si në kohë të Enverit.
Bukur. Kështu ndodh kur të paguan i huaji.
Vazhdon Shahu:
Por koha do të rrjedhë dhe rruga e shqiptarëve, rruga e jetës tonë duket se do të përfundojë nëse do të qeverisë Sali Berisha.
Tani vjen edhe momenti i shumëpritur për t’ia këputur njërin tel çiftelisë, e për ta kapërcyer pragun që ndan historinë nga legjenda:
Si do t’ia bëjnë kalorësit e së keqës, shpifësit dhe sharësit e rrugës, si do të shkojnë në Kosovë, nga do të shkojnë nga Kosovë. A do të munden të hyjnë nëpër atë rrugë të udhëtojnë. Sepse është mallkim i rëndë të shash rrugën. Mallkim i rëndë si mallkimi kur shan vijën e ujit. Mallkim i rëndë që i bëhet tokës shqiptare. Kam frikë se kur të udhëtojnë të pacipët nëpër atë rrugë, ka mundësi të hapet rruga, të hapet toka e ti përpijë brenda. Se kjo tokë nuk i duron gjatë.
Kjo profeci madje është vërtetuar tashmë:
Shkuan para ca ditësh në Kosovë drejtuesit socialistë. Dhe drejtuesit e Kosovës, në situatë paqartësie e të paqetë, i pritën drejtuesit socialistë shqiptarë. Nuk u thanë në Kosovë se pse shani rrugën tonë, rrugën e jetës tonë. Se nuk është më ai i madhi, i papërsëritshmi Ibrahim Rugova që tallej me socialistët shqiptarë – antishqiptarë dhe në vend që tu përgjigjej për pyetjet që i bënin ai u fliste për manin pranë selisë, për frutat e manit, për rakinë e manit dhe i poshtëronte deri në palcë për antishqiptarizmën që demonstronin ndaj Kosovës.
Dhe, dulcis in fundo, kalimi në retorikën e shumëpritur të flatulencës:
Por një gjë është tejet e sigurtë, për ata që e dinë se si funksionon shqiptari i Kosovës, si mendon dhe vepron ai. Edhe pse qeveritarët e ndryshëm të tyre, tejet të kompleksuar e të errur partiakisht, atje në sofrën e tyre mund të mos ia përplasnin në fytyrë urrejtjen drejtuesve socialistë të Shqipërisë, qytetari i Kosovës të saluton e respekton me një pordhë nëse del kundër rrugës së jetës së tyre, jetës së shqiptarëve, nëse del kundër të ardhmes së tij. Ata dinë të heshtin e të të përbuzin me heshtje sepse janë durimtarët më të mëdhenj të njerzimit, dinë të presin që zoti të hakmerret për ta, dinë të besatohen me kalorësit e mëdhenj të lirisë që natyrisht dhanë pëlqimin për ta bërë udhën e shqiptarëve dhe dërguan edhe Bektelin nga përtej oqeanit për ta bërë udhën e shqiptarëve.
Ka diçka epike në patosin e Rexhep Shahut, që nuk të lë të qeshësh me akuzat e tij për të majtën shqiptare ruso-sllave, të paguar për të penguar ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë dhe bashkimin e kombit shqiptar; madje edhe duke e ditur se këto akuza vijnë në përgjigje të akuzave të tjera, ngritur nga institucionet shtetërore në Shqipëri, për abuzime, shpërdorime dhe korrupsion me fondet e atij projekti. Autori përnjimend e lexon politikën shqiptare me syzet e Ciklit të Kreshnikëve e të “Lahutës së Malsisë”, duke e interpretuar çdo incident si shenjë ose manifestim të konfliktit arketipal ballkanik të përplasjes shqiptaro-sllave. Ka diçka epike edhe në guximin e këtij autori për t’i shqiptuar në publik këto enormitete, pa pasur as edhe provën më të vogël për t’i mbështetur; çka më bën të mendoj se Shahu vetëm sa nyjëton vetëbesimin dhe arrogancën e një grupi që e ka marrë peng kombëtarizmin shqiptar.
Nese ka nje rast ku te gjithe aktoret e nje debati e kane humbur racionalitetin, rasti i debatit per rrugen Durres Kukes eshte eshte me klasiku, megjithese nuk eshte as rasti i pare dhe as i fundit ne Shqiperi. Megjithate shpresoj qe njerzit te kene besim tek drejtesia dhe te presin, jo se e meriton por sepse ashtu duhet dhe sepse eshte e vetmja gje e llogjikshme te besh ne keto momente.
E tregojne si barcalete, por ka qe betohen se e kane degjuar nga goja e botuesit te saj….
E pyet dikush kete te fundit: “O F…ilan, po kete tenden e lexon kush mo?”
Ia kthen ky – “E lexojne, e lexojne. Se ja, shkojne aty tek gazetashitesi, i hedhin nje sy Shekullit, Panorames, Temes, dhe pastaj thone:) “Ore, po kjo qelbesira, cfare do kete thene sot?”
:):):)
Mund edhe ta pranoj, me dhimbje, por s’kam ç’bëj, që mund të egzistojnë të egzaltuar nga kushedi ç’frymë hyjnore mund t’i kenë lëshuar në kokë, por që artikuj të tillë edhe të publikohen në gazeta, është kulmi i idjotësisë dhe shenjë që vështirë të mund të arsyetosh me gjakftohtësi mes shqiptarësh.
Rendesia e ndertimit te nje rruge te madhe si ajo e aksit Durres-Kukes-Morine i reziston kohes dhe vogelsirave qe ajo sjell me vete.
Korrupsion? Kombetarizem rrugor? Perdorimi i historive dhe legjendave? Secila nga keto, e madje shume e shume te tjera do te ishin proporcionalisht infinitivisht te vogla, cikerrima ne krahasim me vlerat ne plane te ndryshme qe ka realizimi i nje sipermarrje te tille. Kombe te ndryshme kane shkuar ne lufte civile, me te vrare prej verteti, per te realizuar projekte te kesaj natyre.
Nje nga arsyet e ardhjes ne jete dhe mbi-ekzistences se Kanadase ishte linja hekurudhore transkontinentale qe lidhi oqeanin Atlantik me ate Paqesor. Gjate ndertimit te saj, shkalla e korrupsionit dhe e nderhyrjes apo patronizmit politik ishte e atille sa qeveri rane nga pushetit dhe parti humben zgjedhjet. Por kur as puritanizmi politik, as argumenti moral, as ai patriotik nuk ia mbushte dot mendjen me parlamentit kanadez per te harxhuar qofte edhe nje kacidhe me teper per ta cuar punen deri ne fund (shpenzimet po e rrenonin buxhetin e shtetit), mendohet se Sir A. Mackdonald (edhe sot mbahet nje nga kryeministrat me te afte te vendit) nxiti kryengritjen e metiseve te Manitobes, vetem e vetem qe parlamenti, perballe gjendjes se veshtire dhe kushteve te luftes/rebelimit te nje pjese te vendit, te mos vinte asnje kusht per aprovim dhe perdorim fondesh per vazhdimin dhe perfundimin e hekurudhes. Vec kesaj, edhe mbas kesaj sitaute, akoma u desh nje doze e “shendetshme” korrupsion per ta cuar Canadian Pacific Railway deri ne Port Moody, British Columbia. Te gjitha krizat e atehershme te cdo lloji, disa prej tyre te nje natyre tragjike (Loui Riel, eshte akoma i denuar si tradhetar ne librat e historise zyrtare kanadeze), jane nje hic, nje asgje, nje anektode, ose ne rastin me te mire, fakte historike me karakter kronologjik, te cilat askush s`do te guxonte ti vinte e ti perdorte si themele per e ne argumente te tipit “mire, mire, po sa gjak, sa para e sa poshtersi jane bere ne emer te asaj hekurdhe, vetem nata e zeze e varrit e di”, kur vihen perballe perfitimeve, jo vetem materiale, qe nje veper e tille i solli vendit ne 125 vjetet e ekzistences se saj.
Te kish qene Vlora plot me dyqane kosovaresh, jam i bindur qe 1997-a s`do e kish pllakosur Shqiperine. Po keshtu, te kish qene Prishtina plot me dyqane vlonjatesh, fierakesh, tiranasish, shkodranesh apo korcaresh, s`do kishim pasur 1999-en ne Kosove.
Per mendimin tim, rruga Durresi-Kukes-Morine duhet konsideruar jo si qellimi perfundimtar i nje plani, por vetem si pjesa apo faza e pare e tij. Menjehere mbas saj, e mira do ishte te fillohesh puna per aksin Tirane-Fier-Sarande, dhe Tirane -Elbasan-Korce. Me pare, borxh, me pare te vjedhura, me pare te pista, po te isha politikan s`do te kisha asnje lloj skrupulli. Vetem rruget te ndertoheshin.
Vetem atehere ne do te mund te thonim “adieu et bonne nuit Solomon”
Me te vertete nje perralle e treguar bukur . Perligj ata qe duan te gjejne edhe nje arsye tjeter per te mbuluar poshtersite, dhe ben te qeshin me trishtim ata qe e shohin te verteten ne sy dhe nuk thojne derrit “pasha”.
Ne Shqiperi kemi ca skema mendimi te ngjashme qe na bejne te kuptojme situata te tilla, te te berit kurban, te sakrifikimit. Ngelet vetem cmimi. Psh. Rozafa e pagoi me jeten e saj korrupsionin e familjes se burrit te vete. Dhe sot kemi kalane Rozafa. Pyetja me interesante eshte sesa jemi ne gjendje te paguajme, te sakrifikojme. Me kujtohet nje film italian me F. Nero ne Palermo qe i groposnin njerzit nen rrugen qe po ndertohej. Sa duam te murosim dhe te groposim e te behet rruga. Ka psh. rruge ne Sicili qe jane ndertuar dhe nuk perdoren, vetem per hir te rruges, per hir te ideologjise se lidhjes se Jugut me Veriun, dhe jo sipas nje llogari ekonomike.
Lexo,qesh e qaj i thone ketij muhabeti.
Ky eshte shkrim banal ku pergojohet e dhunohet kombetarizmi. Sali Berisha e sahanlepiresit e tij nuk kane pike lidhje me kombetarizmin e nuk jane aspak e djathte nacionaliste, jane thjesht nje grup matrapazesh qe kane si synim te bejne leke duke shkel mbi kedo e gjithcka.
Keta qe me ‘Shqiponjen’ i shiten Serbise nafte edhe pse ishte embargo nderkombetare, nuk kane fytyre te flasin.
Kjo rruge me deficit te llahtarshem(me vlere rreth 30% te humbjeve ne firmat piramidale) u sherbeu thjesht per te grabitur me tej leket e popullit.
Por, e majta nuk humbet rastin per te prodhuar kredite politike ne kesi rastesh, e ne menyra aspak te rafinuara apo moralizuara, po thjesht alla barbarce, cka ja heq krejtesisht te drejten e moralit politik.
Nuk eshte as e para e as e fundit here, qe e majta deshmon per sjellje te cilat duke synuar vetem kreditet politike ne njefare menyre perligjin grabitje te tilla.
Neser kur te vjedhin sa te shemben te majtet, do dale Sala alla barbarce te beje kredite politike, se sot per sot korrupsioni i njeres pale perkthehet ne fitoren e tjetres dhe si e vetmja menyre qe te dyja palet te bejne leke e te nderrohet pushteti, nje here ha njera pale e pastaj i takon tjetres.
Ne kete vale imoraliteti te llahtarshem politik del nje gjakprishur , gjysem palaço e gjysem hajdut dhe perdor kombetarizmin per te fshire menderen e vet dhe te Sales.
Ne Shqiperi vershojne te gjithe drejt partive te medha, jo sepse aty gjejne vlerat te cilat duan te mbrojne por sepse aty gjejne mundesi karriere e korrupsioni. Partite e vogla te se majtes kane ne krye ish-komuniste ashtu si PD e PS , nderkaq partite e vogla te se djathtes, nuk arrijne te shkeputen dot prej se shkuares e te pranojne gabimet e se kaluares, cka i ben pak terheqese. Nese republikania do hiqte dore prej idese se kthimit te pronave mijera hektareshe e Balli do kerkonte falje publike per periudhen dimer 1943- dimer 1944, atehere per PD do vinin dite shume te veshtira.
Keto 2 parti jane te vetmet qe mund te nderrojne realisht menyren e te berit politike ne Shqiperi, duke asgjesuar PD-ne dhe tipologjine e salistit, tipologjia e homo politicus me e perhapur jo vetem ne spektrin e djathte por edhe ne ate te majte.
Kjo tipologji salisti ben te mundur me pacavure si kjo Shahut, qe kombetarizmi te shihet me mosbesim, cka i jep dore internacionalisteve te majte, njekohesisht statolatriste, te perpiqen ti ngulin thiken deri ne kocke.
Pervec pikave te diskutuar nga te tjeret me te cilat jam absolutisht d’accord, dua qe te ve re se dikotomia e djathte/e majte ne Shqiperi nuk ka kuptim. Atje nuk ka majtas-djathtas por lart-poshte.
””Psh. Rozafa e pagoi me jeten e saj korrupsionin e familjes se burrit te vete. Dhe sot kemi kalane Rozafa.””’
Kapedan, ca eshte ky paralelizem absurd ne kufijte e halucinantes. Apo jemi qe jemi veteperdhunohemi deri ne fund. Pyes veten kur do marre fund ky mazokizem i cuditshem shqiptar.
Miti i Rozafatit, tregon, se per te ngritur te miren i duhet paguar nje cmim te keqes, se asgje nuk ngrihet pa sakrifice, ose ne ngrihet bie shpejt, nuk ka jete te gjate asgje qe nuk vjen nga mundi , djersa e gjaku.
Eshte konceptim pagan ku asgje ne kete bote nuk eshte e pasakrifikueshme per te miren e bashkesise, koncept qe sot vjen ne formen e luftes demokratike, ku masakrohen mijera ushtare e dhjetra mijera civile.
Ky koncept perfshin edhe hedhjen e atomike ne Hiroshima e Nagasaki, per te miren e bashkesise vrasim nja 500 mije civile japoneze.
Eshte e mira e bashkesise , pika kyce e atij miti, ska absolutisht asnje lidhje me korrupsion e gjera te ngjashme.
E mira atehere lidhej pervec me sakrificen edhe me besen, qe eshte edhe vlera tjeter qe percon ai mit.
Kombetarizem rrugor i nje lloji tjeter:
http://blogs.abcnews.com/worldview/2008/12/the-worlds-most.html
Hyllin duhet te kuptojme se kur dikush na drejtohet me nje menyre argumentimi si artikulli i atij te “55”-es, ai nuk po i therret arsyes sone porse simboleve dhe skemave te gatshme e te kushtezuara te mendimit, dmth. te pandergjegjes sone, asaj qe kemi mesuar nepermjet akulturacionit te se qenurit pjese e nje kolektivi shqiptar. Pra kur ne psh. degjojme sinjale te tilla si rruga “qe lidh kombin e ndare” (Autori), sakrifica, dhe shejtaner qe prishin naten cfare eshte ndertuar diten e Perendise me “diell” – “Dikush duhet ta pengojë, shajë e mallkojë ndërtimin e saj, autorin e saj, ndërtuesin e saj.” (Autori). Atehere ne automatikisht bejme lidhje me mitologjine dhe skemat (Schemata) e mendimit dhe te vendimmarrjes te gatshme, cfare ne gjuhen e kompjuterit quhen “loop” ose makro, ose struktura te gatshme e te importuara mendimi dhe veprimi.
Ne momentin qe autori ne fjale shkruan dicka te tille, perdor simbole te tilla, ne menyre te pandergjegjshme ne therresim ne trurin keto “skemat e gatshme” qe kemi mesuar, dhe vleresojme rastin ne fjale. Ne kete rast ne therrasim skemen mitologjike “Rozafa”, ndersa une po ju sugjeroj nje skeme tjeter, po ju infektoj me ate te “Il pentito” me duket se ka qene te Franco Neros.
Shumë bukur e ke ironizuar xhaxha. Nuk di a të qeshësh apo të vjellësh me këtë “shkrim”.
`Ikja nga kompleksi i Rozafës` bën një analizë të shkrimeve (dhe disa paçavureve) politike të botuara në shtypin shqiptar në vitet ’90. “Ikja” tregon metodikën që mund të përdoret për të analizuar situatën e momentit nga shkrime të këtij lloji. Që të krijonim ndonjë ide do të ishte mirë që të shihej ç’po vjell ana tjetër, “e majta”, sepse e djathta kuptohet që është zënë ngushtë prej akuzave ndaj ministrit, dhe prej vlerës së deklaruar të rrugës që duket qartë që nuk përputhet me vlerën reale të saj. “E djathta” kërkon të shfajësohet me ç’do kusht, dhe nuk kursen as përdorimin e kartave të tilla, si ajo që shpreh ky shkrim, ose si akuzat që Prokuroria e Përgjithshme i merr urdhërat drejtpërdrejt nga zyra e Edi Ramës.
Citim : E mira atehere lidhej pervec me sakrificen edhe me besen, qe eshte edhe vlera tjeter qe percon ai mit.
Pra Rozafa na tregon se ne tre shqiptar dy jane te pabese…!
Sa shpejt e nxjerr konkluzionin o ton.Po,ashtu eshte.me nje ndryshim te vogel,jane kater te pabese.Nga po na del i katerti?I katerti esht kali i trojes,prandaj nuk futet ne numerim njerezor.Ai eshte ‘kal’ druri jo njeri.C’fare mban ai ne bark eshte ceshtje per nje diskutim te dyte.
Ndersa artikullin une do ta mbeshtillja ne nje proverb pak vulgar,sic eshte edhe niveli i tij;”Shan i dhj…i te permjerin”.Permenda kete seps vetem ky eshte qellimi i shkruesit,kur po e modifikoj pak popullin,’sharje te dhj…sh”,per arsye sepse kane te njeten nivel ndotje nga ky element pislliqesie.Ai lloj shkruesi(paska akoma te tille) nuk ka qellim rrugen dhe as shkaterruesin e madh korrupsion.
Si dikur qe veprat na i bente udheheqesi,tash na i ben baca Sale.Dhe baces Sale ashtu si ne rastin e amiqive kapitaliste-revizioniste te cilet kerkonin te sabotonin ndertimin e veprave madhore te Soc,nje armik i llojit tjeter “te padukshem” kerkon me ja prishe.
Qe ka shtete ose grup shtetesh me interesa te kunderta me kete rruge,kjo dite.Ashtu sic ka dhe pro.
Mire do te ishte nje artikull ne kete drejtim,pa politike brenda.Ku demokracia te lejon te shprehesh hapur se cilet jane (ah reklamat) si dhe ti shpjegosh popullit tend leverdine ekonomike e kesaj rruge,ke rruge ne ballkan konkurrron,cfare transporti siguron,cilat vende ulin shpenzimet e transportit per mallrat e tyre e tj.
Sigurisht keto lloj artikujsh nuk mund te behen nga keta lloj shkruesish,qe dikush me te drejte i cileson ‘te bejne te vomitesh’ sic te ben gjithe spektri i politikes shqiptare,ku papergjegjshmeria eshte regulli.
Kulmi eshte kur permend Ameriken si ortake.
Këto shkrime nuk i lexon kush në Shqipëri.
Atyre më shumë u bëhet jehonë e diskutohen në internet duke ua rritur kot vlerën.
Nuk besoj se shkrimi paraqet ndonjë prirje shqetësuese kombëtariste që mund të mbështetet prej më shumë se nja njëmijë vetave në Tiranë e Tropojë.
Miletit nuk i del llogaria për të blerë gjelin e detit të Vitit të Ri. S’ka nge’ njeri të merret me Xhep Shahun, etj.
Vlora shkruan:
Vlora, mjaft që botohen, mjaft që ka njerëz të cilët jo vetëm mendojnë kështu (çka s’është për t’u habitur), por edhe ndihen kaq të sigurt në mendimet e tyre, sa duan t’i bëjnë publike. Prandaj unë shkrimin e analizoj jo sepse ka pasur sukses, por si simptomë të një sëmundjeje, e cila shprehet aty më mirë sesa, bie fjala, në një fjalim të një ministri.
Po ku e mbështet ti këtë? Ku e di ti që këto shkrime nuk i lexon njeri në Shqipëri, por u bëhet jehonë kot në Internet? Unë për vete di vetëm që shkrimin e ka botuar një gazetë e cila shitet në treg.
Ndërsa unë besoj se e ke gabim. Njëmijë vetë në Tiranë dhe në Tropojë nuk janë pak. Aq më tepër, kombinimi i miletit që s’i del llogaria të blejë mish me profkat kombëtariste të shkrimit nuk është aq i padëmshëm sa ç’të duket ty.
Përsëri Gazeta 55:
Komisioni Nismtar i Shoqatës “Korridori i Shqiptarëve”, me drejtim të veprimtarisë së saj, Rrugën Durrës-Prishtinë, njofton se më 26 janar 2009 do të mbajnë Kuvendin e saj të parë në Tiranë me pjesmarrës inxhinerë, juristë, politikanë, gazetarë, historianë, etj. nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe nga Diaspora Shqiptare në botë. Në këtë kuvend do të ketë kumtime, përshendetje, diskutime, do të ndahen mirënjohje dhe do të dilet me një Prememorie për Rrugën Durrës-Prishtinë. Shoqata, në muajin janar, do të botojë me tematikë për Rrugën Durrës-Prishtinë, librin e Rexhep Shahut “Rruga e jetës sime” dhe të Ramiz Lushajt “Kryqëzata mbi Rrugën Durrës-Prishtinë” si dhe do të fillojnë botimin e gazetës së përmuajshme “Korridori i Shqiptarëve”. Shoqata po i ngre degët e saj në të gjitha rrethet ku shtrihet autostrada Durrës-Prishtinë dhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë dhe mbetet e hapur për të gjithë projektuesit, ndërtuesit, kontribuesit e miqtë e kësaj rruge-kryevepër e shekullit shqiptar, një nga mrekullitë e tokës, historisë e jetës shqiptare në breza.
Vlora Vlora thotë: “Këto shkrime nuk i lexon kush në Shqipëri.”
Edhe sikur të mos i lexojë _askush_ këto shkrime, ato kanë vlerë në kohë si përgjigje/kundërpërgjigje e “të djathtës” shqiptare. Nëse socialistët mund të pretendojnë që vlera [e deklaruar] e rrugës është 300% e vlerës së saj reale (megjithëse ata e shprehin këtë si “Ministri po vjedh”), ky shkrim “provon” që këto pretendime janë vetëm fjalë të paguara prej serbëve. Edhe pse gazeta “55” nuk është organ zyrtar i të djathtës, duket qartë që është gazetë e djathtë, dhe ky ose ndonjë shkrim tjetër në këtë gazetë, shpreh pikpamjen e të djathtës në Shqipërinë e viteve ’00. Vërtet që shkrimi shkon si tepër në ekstrem me këto spekulime të servirura si të vërteta absolute, por në një të ardhme jo edhe aq të largët, gjëra të tilla do të jenë referencat e historisë së kësaj epoke. Prandaj ja vlen të bëhet zhurmë që gjëra të tilla të mos e shohin më dritën e shtypit përvec se në rubrikën “Zbavitje”. Kur lexoj shkrime të tilla më kujtohen vitet e bukura të ’94-’96, kur kjo mënyrë të shprehuri ishte rend dite.
Paska edhe “shekull shqiptar”?? Qenka futur ne listen e mrekullive te tokes edhe “korridori i shqiptareve”…?? Sa “injorante” mbeten ca si une? E, pse? Ja, sepse nuk desherojne te shfletojne gazeten 55. Rrofsh Xha! Po nxitoj me ate rast, te nenshkruhem ne listen e pjesemarresve ne kuvend. Me siguri qe, do ndodhe ndonje tjeter mrekulli atje…Oh, nene, me zuri koka!!! Kur do marrin fund marrezite shqiptare ??
Korrupsioni,vjedhja, makuteria dhe pasioni i pa shterrshem ishqiptareve ne pergjithesi ,per tu pasuruar ne kurriz te te tjereve duke abuzuar hapur e duke injoruar cdo norme ,moral apo ceshtje kombetare eshte nje “rit” i preferuar sidomos i atyre qe qeverisin aktualisht shqipirine.Ai qe vjedh di dhe te mbesheje. ate bene edhe ai zoteria qe dergon be e rrufe kunder “te majteve”.me duket sa qesharak aq edhe fatkeq qe eshte kthyer ne vegel e tellallte pjeses me te korruptuar te shoqerise shqiptare qe nuk nguron te vjedhe ,te shperdoroje e te mashtreje paturpsisht kedo e kudo…E keqja eshte se vjedhja, korrupsionidhe mashtrimi jane kthyer ne “moral” te pjeses dermuese te shqiptareve gje qe automatikisht percakton edhe pozicionin e tyre shoqeror d. m. th.je i pasur ose ivarfer ,nuk te pyet njeri je apo s’je hajdut sepse ai tashme eshte kthyer ne “vyrtyt” si “art e zotesi” per tu bere i pasur…problemi eshte shume alarmant po te kemi parasysh ne shqiperi pervetesohen ne menyre te paligjeshme pjse te rendesishme nga fonde te ndryshme te akorduara per ndertimin e veprave te medha me rendesi jetike per zhvillimin e vendit ,kjo per mungese te transparences dhe menaxhimit te drejte…Kjo dhe shume faktore te tjere e kane lene shqiperine ne erresere te vazhdueshme dhene etje te pashuar….Per sa kohe qe shqiptaret dote zgjedhin per ti qeverisur njerez qe synim kryesor kane pasurimin personal, shqiperia dote mbetet “peng”e allishverishit dhe merifetcinjve qe nuk ngurojne te shahen midis tyre nga nenat dhe nga motrat akoma dhe ne kuvandin e popullit perpara vete zgjedhesve te tyre dhe perpara mbare botes qe qesh e tallet me karagjozet e politikes shqiptare dhe asnjehere nuk i merr per seriozisht…
rruga e ka rendesine historike te kesoj kohe sa me pare qe te realizohet eshte ne dobi te shqiptareve ne pergjithsi vjedhjet ,fjalet edhe pollavrat nuk ndalen por rruga nuk guxon te ndalet ajo duhet te vazhdoje me respekt kryeministrit qe me komngulsi e ka mbrojt qendrimin e tij qe rruga nuk guxon te ndalet se esht investim kapital per te gjithe rrnof shqiptaria
Faleminderit te gjithe diskutanteve te mesiperm. Jeni larg thelbit. Nuk me intereson asnje individ te mbroj e aq me pak te mbroj ato qe marrin qofte edhe nje kacidhe nga fondet e asaj udhe apo te kujtdo fondi publik. Por duket nuk e dini se si mund te jete nje shtepi pa udhe. Nuk e dini se sa fonde jane dhene per te bere rruget ne kete vend dhe ato nuk jane bere. Nuk e dini se ka patur kompani ne kete vend qe kane fituar tendera rrugesh dhe nuk i kane bere rruget sepse kane marre para te shumta per te mos i bere rruget dhe per te mos i zbatuar tenderat.
Une vertete shkruaj me pasion dhe emocion, por hiqjani emocionin tekstit dhe gjykoni thelbin.
Pastaj eshte shume e thjeshte, qe te mos keni kokecarje nga shkrimi im, mundeni qe te mos e lexoni, mundeni qe te mos i shkoni ne fund. Por une nuk perfaqesoj 1000 njerez, por se paku per ate rruge perfaqesoj mbi 50 milione njerez. Ajo rruge nuk i hyn ne pune Kukesit apo Tropojes apo Mirdites aq sa i hyn ne pune Ballkanit e me gjere. Me vjen keq se do t’i bjere puna portit te Selanikut, por ky eshte fati.
“Ajo rruge eshte veper faraonike, ate rruge mundej ta bente vetem nje guximtar i “cmendur” si Sali Berisha, ajo rruge kerkon mbase edhe kurban te madh. Por cdo individ qe ecen me kembe ne toke eshte i vogel per kurban per ate rruge”.
Duhet ta shohesh ne vend se cfare po behet qe te mundesh te llafosesh per ate rruge.
Une kam nje gabim qe e pranoj. Kqam futur ne nje thes, pa bere diferencimin gjithe opoziten. Po e sqaroj ketu dhe do ta sqaroj me gjere ne nje shkrim. Nuk bej fjale per opoziten dhe opozitaret e vendit. Jo. Sepse se paku gjysma e njerzve qe punojne ne ate rruge jane te opozites. Shumica e njerzve qe e duan ate rruge jane te opozites, shumica e vendeve qe ju sherben ajo rruge kane me shumice opozitare. Une thjeshte e kam fjalen per nje tufe cakenjsh qe shajne dhe qe nuk e duan ate rruge se ajo ju prish ekuilibrat e endrrave te tyre pushtetore. Une e kam fjalen per pengmarresit e opozites, per ato qe nuk kane dhe nuk dine te kene familje. E kam fjalen edhe per ata nepunes te vegjel te cilet shajne e mallkojne se nuk paten shans te marrin ndonje kacidhe nga tenderat. Une e di se askush nuk mundet te marre merita per ate udhe individualisht pervec Sali Berishes sepse askush nuk ka punuar, vepruar, nenshkruar pa vendim te Keshillit te Ministrave.
Une jam i djathte dhe mendoj se shteti yne dhe kombi yne nuk mundet te funksionoje pa u bere ajo rruge dhe pa u bere tregu i madh. Ajo rruge eshte clirimi real dhe pavaresimi real i Kosoves. Eshte sherbim i madh, apo jo.
Mbeteni te falenderuar e te mirekuptuar sepse jeni marre me mua, sepse edhe ju mendoni per ate rruge dhe e doni ate rruge. Vec ndahmi ketu. Une dua qe ajo rruge te behet me cdo cmim, edhe duke vjedhe ne te se vjedhesit nje dite do ta paguajne me vite burg ose me keq, dhe ju jeni qe rruga te mos vazhdoje te behet sepse po vidhet ne te dhe te lihet puna, te lihet si varr i hapur.
Ne Xare te sarandes me 27 janar me thane se ajo rruge me shume na sherben ne se sa i sherben ndokujt tjeter. Dhe ato qe me thane ishin prodhuesit e shalqinit dhe te agrumeve, te cilet kane eksportuar vitin qe shkoi 16 mije ton shalqin dhe 24 mije ton agrume per ne Kosove e ne Serbi.
Mbeci me shendet te mire dhe ju falenderoj qe me keni konsideruar mua ngaqe konsideroni temen qe trajtoj.
Autori i shkrimit Rexhep Shahu
Une pajtohem me zotin Shahu qe ruga Durrës-Kukës-Morinë duhej te ndërtohej me çdo kusht dhe çdo çmim.Pjojekti është ndër projektet dhe investimet me të mëdha i viteve te fundit në Shqipëri (ndoshta edhe i shekullit) dhe me rentabel.Per ata qe mblodhen miliona nga gjepat e shqiptareve me te ashtequajturen ” Taksa Majko ” dhe nuk bene as projektin dhe llomotitin sot e gjithe diten dua tu them se projekti i shekullit perfundon ne qershor.E.Rata
Ajo qe verej ne te gjithe komentet e bera per kete shkrim ka te beje me shume me patetizmin e treguar nga te gjithe komentberesit. Ka nje pale qe flet per te mirat e rruges dhe e gjithe kjo eshte aq patetike sa te ben te qeshesh. Si qenka e veshtire te kuptosh avantazhet e kesaj rruge. Dhe a nuk eshte turp per te gjithe ne shqiptaret (jo per politiken) qe tw ndahen ne kampe te ndryshme per t’i atribuar kete rruge politikes, per te shennjeteruar disa paçavure te politikes, e cila ne 17 vjet, mes shume perpjekjesh te deshperuara, po ndertojne se fundmi nje rruge teresisht elektorale. Asgje qe eshte bere deri me tani nuk eshte patriotoke. Nese Berisha apo edhe kampi socialist flasin per “Patriotizem” te bejne njehere nje xhiro neper malet e greqise dhe te zbulojne mijera shqiptare te vrare nga greket. Te shkojne neper burgje dhe komisariate greke dhe te tromaksen, e pastaj te kene surrat te flasin per patriotizem. E nese e bejne kete, atehere edhe ne do te flasim mire per politiken tone mjerane, e cila kerkon ti shese shqiptareve nje rruge (jashtezakonisht te vlefshme dhe nje nga ndertimet me te medha me kohe) me nje çmim miliona here me te vogel se beneficet qe do te perfitojne per kater vite te ardhshme. E pate dhe e degjuat kryeministrin Turk se cfare tha ne mes te Zvicres. “Nuk jam drejtues tribuje, jam kryeminister i Turqise”. Ky eshte patriotizem, ai qe u mungon shqiptareve, kjo eshte krenaria e humbur e shqiptareve, kjo eshte “rruga” per te cilen kane nevoje. Ndersa kryeministri yne dhe te gjithe kryeministrat e 17 viteve te fundit, kane qene kryetare fisesh, tribush, krahinash e grupeve te ndara, sepse ne jemi populli qe meritojme keta politikane. Jemi populli qe fleme ferrave, bodrumeve, zaptojme te gjithe boten, dhe nuk kemi pak guxim te ngrihemi te bashkuar per ti kerkuar politikes me shume se nje rruge te ashtuquajtur “patriotike” e qe ne thelb eshte thjesht eshte nje ambicje e shtruar me beton per nje rrugetim me te lehte drejt te vetmit qellim pragmatist: fitimin e zgjedhjeve. Une e dua rrugen me shume se veten, sepse 200 km rruge qe bej nuk jam vetvetja, jam peng i rrepirave 1000 meter, rob i vdekjes, duke lutur zotin qe te mos vdes edhe tek kjo kthesa. Por kam edhe shume nevoja te tjera. une dhe te gjithe ju. kemi nevoje per patriotizem dhe patrio(pol)itizem
Ka te drejte miku im Rexhep Shahu. Kjo rruge eshte vete jeta, egzistenca e shqiptareve. Te kundershtosh kete rruge do te thote te kundershtosh te ardhmen e vendit, te ardhmen e femijeve tane. Sali Berisha ka treguar vizion se si te punohet ne te mire te kombit dhe, pse jo, ne te mire edhe te rajonit. Ndertimi i kesaj rruge mundeson qarkullimin e lire te shqiptareve aq shume te nevojshem. Ndertimi i hekurudhes qe planifikon te ndertoje qeveria e Sali Berishes do te mundesoje qarkullimin e mallrave ne drejtim te tregut te Kosoves dhe rajonit. Kjo eshte shume e leverdishme edhe per Kosoven edhe per Shqiperine. Korrupcioni, vjedhjet ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara. Me ta le te merret gjyqesori, por rruga dhe hekurudha duhet te jetesohen. Ndryshe nuk ben. Nuk ka cmim qe sia vlene ndertimit te ketyre dy projekteve shume te medha dhe shume domethenese per kombin tone. Uroj qe keto te behen. Besoj qe Sali Berisha e mbane fjalen e dhene dhe se shpejti do filloje ndertimin e hekurudhes ne drejtim te Kosoves.