Dija kërkon që të ruhet drejtpeshimi midis vëllimit të të dhënave të përdorshme dhe efektshmërisë së metodave të interpretimit, por në realitet kjo zakonisht nuk arrihet dot, sidomos sa herë që mbledhja dhe përpunimi i të dhënave bëhen sipas një pikësynimi të përcaktuar në bazë të një teorie ose hipoteze paraprake.
Mbingarkesën e sistemeve të përpunimit dhe sidomos të interpretimit të informacionit e ilustrojnë mirë disa probleme serioze të mjekësisë moderne, të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejt me shndërrimin e tanishëm të mjekësisë nga një formë komunikimi midis mjekut dhe pacientit në një sistem industrial-teknologjik ku shëndeti trajtohet dhe shkëmbehet si të ishte mall.
Dihet se mjekët sot përdorin, për të diagnostikuar sëmundjet ose për t’i trajtuar, një numër të madh teknologjish ndonjëherë tepër të sofistikuara, të cilat lejojnë të përftohet një sasi jashtëzakonisht e madhe të dhënash: pamje të trupit të njeriut në brendësi në shkallë të ndryshme, të dhëna për përbërjen kimike të indeve, analiza gjenetike, etj. Ndryshe nga mjeku i dikurshëm, që detyrohej të nxirrte një përfundim çfarëdo nga të dhëna të ekzaminimit fizik si temperatura, ritmi dhe forca e pulsit, zhurmat e mushkërive, ngjyra e lëkurës, shija e urinës, koordinimi i lëvizjeve e të tjera shenja si këto, mjekësia moderne e shndërron pacientin në një bashkësi të dhënash sasiore, të rregullueshme dhe të numërueshme, të cilat krahasohen pastaj me modelin “normal”, dhe diagnoza shpesh mbështetet mbi devijimin e të dhënave individuale nga standardet.
Ta zëmë se ti shkon te mjeku për një dhimbje koke, mjeku të bën një analizë gjaku rutinë, dhe analiza të nxjerr me kolesterol “të lartë”. A ka lidhje midis kolesterolit “të lartë” dhe dhimbjes së kokës? Mund të ketë por mund edhe të mos ketë. Megjithatë, ti shkove te mjeku për t’u ankuar për një dhimbje koke, por tani përveç dhimbjes së kokës, vuan edhe nga kolesteroli “i lartë”. Mjeku mund të kërkojë që të bësh analiza të tjera – p.sh. një E.E.G. ose një radiografi të qafës, ose një CAT scan; secila nga këto analiza do të nxjerrë në pah zona të errëta, të hapura për interpretime – p.sh. kalcifikim të kartilazheve të vertebrave të qafës, i cili gjithashtu mund të japë dhimbje koke.
Në një artikull të kohëve të fundit, me titull “The pain may be real but the scan is deceiving” në NYT, Gina Kolata analizon kontradiktën midis të dhënave që sigurohen nga teknologjitë diagnostikuese dhe ankimeve të pacientëve. Një person që ka dhimbje në gju, i nënshtrohet një MRI, e cila zbulon një anomali çfarëdo; jo rrallë, të sëmurët i kërkojnë mjekut ose binden nga mjeku që ta korrigjojnë anomalinë me rrugë kirurgjikale. Po a kishte vërtet lidhje shkakësore midis anomalisë së zbuluar dhe dhimbjes?
Shkruan Kolata:
nëpërmjet një feedback loop (rrethi vicioz) shpesh të pandalshëm, pacientët që kanë dhimbje kërkojnë skanime me shpresë se ashtu do të gjendet se çfarë nuk shkon, mjekët tundohen që t’i ofrojnë këto skanime dhe pastaj, pasi skanimi është kryer, edhe mjekët edhe pacientët rëndom supozojnë se anomalitë e gjetura janë edhe shkaktare të dhimbjes. Mirëpo shumë herë nuk përcaktohet dot nëse çfarë shihet nga skanimi është edhe shkak i dhimbjes. Çështja është se, shpesh, askush nuk e di çfarë është normale.
Kolata mund të kishte shtuar, këtu, se kur vjen puna për nivelet e tensionit arterial, kolesterolit, sheqerit në gjak, triglicerideve dhe të antigenit specifik të prostatës (PSA), vlerat normale jo vetëm përcaktohen me rrugë statistikore, por edhe miratohen nga një autoritet i caktuar, i cili i jep vetes të drejtën t’i ndryshojë këto vlera sipas kontekstit dhe të dhënave të reja.
Kolata mund të kishte shtuar edhe se teste të tilla si MRI janë relativisht të kushtueshme, dhe i rritin artificialisht kostot e shërbimit shëndetësor – sikurse rritin fitimet e kompanive që i ofrojnë këto shërbime privatisht, ose të kompanive të tjera që prodhojnë makineritë, pajisjet shtesë, programet kompjuterike dhe ofrojnë mirëmbajtjen përkatëse.
Ti shkon te mjeku sepse të dhemb koka – por kthehesh që andej i diagnostikuar për gjithfarë çrregullimesh, sado të vogla, që kanë nxjerrë në pah testet; të cilat mund të kenë, por mund edhe të mos kenë lidhje me dhimbjen e kokës në vetvete. Teknologjia vë në shërbim të mjekut një sasi të madhe të dhënash dhe veglash diagnostikimi, së bashku me një mori modelesh, programesh kompjuterike dhe direktivash të ndryshme për interpretimin e tyre. Çfarë humbet në këtë mes është jo vetëm kontakti i drejtpërdrejtë i të sëmurit me mjekun, por edhe kontrolli i mjekut ndaj të sëmurit dhe sëmundjes. Nëse dje mjekësia konsiderohej si art i pareduktueshëm në interpretimin mekanik dhe statistik të simptomave dhe sëmundjeve, sot po mbizotëron një prirje për të kontrolluar jo dijen, por padijen – edhe pse rezultatet nuk janë ato që priteshin. Madje historianët e mjekësisë moderne e pranojnë se disa procedura relativisht të thjeshta si higjiena e mirë vetjake, përmirësimi i cilësisë së të ushqyerit, vaksinimi, preservativi, pastërtia e ujit të pishëm, sterilizimi, kushtet më të mira të të jetuarit, të marrët me sport dhe regjimi i rregullt i jetesës kanë ndihmuar shumë më tepër se sofistikimi teknologjik, për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të njerëzve.
Natyrisht, të dhënat e një MRI, ose të një kolonoskopie janë po aq precize sa edhe instrumentet e përdorura për t’i përftuar; ndërsa interpretimi i tyre nga mjeku mbështetet mbi hipoteza dhe supozime të cilat nuk kanë fare të bëjnë me saktësinë e procedurave diagnostike. Me fjalë të tjera, kontradikta nuk lind midis teknologjisë dhe realitetit, por midis modelimit që i bëjmë ne realitetit dhe të dhënave që sigurojmë nëpërmjet aparaturave dhe procedurave. Një analizë e thjeshtë gjaku mund ta përcaktojë nivelin e kolesterolit me saktësi të habitshme, por mjeku këtë rezultat nuk mund ta vlerësojë, veçse në bazë të mënyrës si e kupton sot mjekësia rolin e kolesterolit, bie fjala, në formimin e pllakës arteriale. Meqë edhe në biologji kufiri i dijes përcaktohet nga padija, merret vesh se mbingarkimi me të dhëna nuk e ndihmon të kuptuarit, por e pengon.
Mjekësia moderne duket se nuk po e ruan dot më drejtpeshimin midis të dhënave të përdorshme nga mjekët dhe metodave të interpretimit të këtyre të dhënave. Për fat të keq, interesat ekonomike, sidomos ato të korporatave të mëdha farmaceutike, e ndihmojnë këtë proces tjetërsimi të marrëdhënies themelore midis mjekut dhe të sëmurit; dhe nuk lejojnë që teprimi të korrigjohet, duke e rehabilituar përmasën holistike në diagnostikimin dhe trajtimin e të sëmurëve.
Xhaxha, nuk te kam kuptuar fare ne kete pjese. E lexova me shume se dy here, dhe e kuptoj shqetesimin ndaj interesit privat i cili per nga natyra private nuk mund te lejoje nje konceptim normativ te dijes. Por nuk e kuptoj kur thua se “mbingarkimi me te dhena nuk e ndihmon te kuptuarit, por e pengon.” Nje mbingarkese me te dhena na lejon te kuptojme minimumi se, ajo qe deri dje kishim menduar se e kishim kuptuar sakte, nuk qendron. Kjo me duket se eshte nje hap shume i madh drejt te kuptuarit, e ardhur pikerisht nga mbingarkesa e informacioneve ne pamje kontradiktore apo inkoherente, dhe jo pengese. Kontradikta ndaj modeleve optimale, eshte e domosdoshme deri sa te gjendet nje model i tille, optimal pra, i cili do te lejonte edhe konsensus mbi kete model. Nga ana tjeter, ki parasysh qe ne shume fusha te mjekesise modelet apo hartat normative as qe nuk ekzistojne ende, pikerisht per faktin se sic thua, te dhenat jane te tilla qe nuk mund te modelohen. Modelet behen gjithnje e me te veshtira per t’u ndertuar atehere kur shkaqe te ndryshme rezultojne ne simptoma ne dukje te njejta, dhimbja e kokes. Nuk do me vinte cudi ama, qe edhe dhimbja e kokes te ishte po aq e larmishme sa edhe faktoret qe e shkaktojne, larmishmeri sidoqofte, qe nuk mund te shprehet pervecse me emeruesin e perbashket, dhimbje. Kontradikta ketu pra eshte midis shkaqeve te ndryshme dhe simptomave ne dukje te njejta, kontradikte me te cilen epistemologjia e te gjitha fushave ndeshet pafundesisht. Nje harte, apo model shkaqesh nuk eshte e pamundur, packa se ky model mund te jete larg nga konsensusi shkencor.
Ne princip, e perseris, kontradikta ndaj modeleve te dhena, kur ato jane te ndertuara, ne qofte se vjen nga mbingarkesa e te dhenave, nuk eshte pengese ndaj te kuptuarit, por shtyse ne ate drejtim. Ajo qe duhet pasur parasysh, sic e veren edhe vete, eshte natyra sociale e dijes. Kjo kerkon edhe nderhyrjen e shtetit atehere kur “second opinion” -nje nga elementet themelore te natyres sociale te dijes qe mjekesia e ka te adoptuar prej kohesh- eshte teknologjikisht i kushtueshem.
Lul, unë kam frikë se mbingarkesa me të dhëna gjithnjë bëhet pengesë, sepse gjithnjë duhet të vendosim se çfarë të dhënash vlejnë dhe çfarë nuk vlejnë; dhe sa kohë që nuk vendosim dot, të dhënat shndërrohen në zhurmë.
Kjo kontradiktë shfaqet veçanërisht mprehtë kur duhet t’i interpretojmë të dhënat. Mjekësia, p.sh. nuk mund të quhet shkencë, edhe pse mbështetet pjesërisht në shkencë; por mjekësia nuk synon aq t’i qaset së vërtetës sesa të shërojë të sëmurin ose ta qetësojë ose t’ia lehtësojë vuajtjen fizike e ndonjëherë shpirtërore – dhe ky mision i dytë nuk varet gjithnjë nga i pari. Prandaj përmenda, në shkrim, se një analizë gjaku mund të përcaktojë me precizion të madh nivelin e kolesterolit në gjak, por relevanca e kësaj të dhëne mbetet e diskutueshme. Sa kohë që kërkojmë të përllogaritim, me anë të vrojtimit ose testit laboratorik ose edhe të një modeli kompjuterik, një parametër biologjik të caktuar, jemi duke bërë matje dhe duke iu qasur së vërtetës me metoda heuristike; por ky nuk është qëllimi i mjekësisë, por vetëm një prej mjeteve që kjo përdor.
Dilema të ngjashme kanë dalë edhe gjatë interpretimit të të ashtuquajturit kod biblik, ose të dorëshkrimit Voynich. Diskutimin më të mençur të këtij problemi e kam gjetur në romanin “His Master’s Voice” të Stanislaw Lem, ku përshkruhet pikërisht si arsyeja njerëzore i shndërron caqet e saj objektive në katalizatorë të spekulimit.
Më në fund, po të sjell një shembull të sajuar – ta zëmë se shkon të blesh një laps në dyqan. Një dyqan lapsash normal të ofron një dyzinë modelesh dhe markash, por gjithsesi të lejon që lapsin ta zgjedhësh në mënyrë racionale, duke i krahasuar të gjitha modelet mes tyre. P.sh., në qoftë se ofrohet një laps dy metra i gjatë, këtë do ta përjashtosh vetvetiu, sepse nuk të shërben; njëlloj do të veprosh edhe me një laps shumë të shkurtër, p.sh. 1 cm, ose me lapsa të tjerë (p.sh. të kuq, ose për të shkruar në qelq), që nuk të hyjnë në punë. Le të supozojmë tani sikur dyqani të ofronte një milion lloje të ndryshme lapsash – që dallojnë mes tyre nga gjatësia, fortësia e grafitit, forma (gjashtëkëndësh, i rrumbullakët, trekëndësh), trashësia etj. Është fizikisht e pamundur për blerësin që t’i vlerësojë objektivisht të gjitha lapsat që i ofrohen, për të marrë një vendim të arsyetuar; prandaj do të mjaftohet të zgjedhë një model që i afrohet idealit që ka në mendje, edhe pse gjithnjë i bindur se gjetiu, në dyqan, mund të ketë ndonjë model edhe më të përshtatshëm.
Xhaxha, te kuptova. Megjithate, kur flasim per modele te dijes, (ki parasysh dopjo heliksin e DNA-se) ajo cka modelohet eshte gjithmone vetem nje pjese e realitetit. Mund te kete bie fjala, elemente biologjike mbi te cilat ky dopjo heliks mbeshtetet realisht, elemente qe jane ne marredhenie te aferta me te, sic gjenden ne natyre, etj, por qe nuk jane pjese e modelit te DNA-se, pasi po te ishin koherenca estetike e ketij modeli do te rrezohej, duke e shnderruar krejt modelin ne zhurme. Po lexoja Helen Longino, e cila e shtyre nga kontradikta normative konsensus vs. disensus, ne fakt propozon ne vend te “propositional knowledge”, dije sipas modelesh te perkohshem dhe jo te perhershem. Nje nga pikat per te cilat Longino kembengul, eshte qe modelet nuk mund te jene gjitheperfshirese. (Po te ishin gjitheperfshirese do kishim dicka si ajo harta 1:1 e Borges). Te dhena qe nuk mund te marrin pjese ne nje strukture qe modelon nje strukture te caktuar te realitetit, mund fare mire te marrin pjese ne nje model tjeter, i cili mund te perpiqet te jete identike me nje strukture tjeter te realitetit, keshtu qe nuk ka nevoje te konsiderohen zhurme. Ne qofte se pengojne dicka te dhenat e teperta, nuk eshte te kuptuarit, por te kuptuarit te konceptuar sipas nje modeli gjithperfshires. Kjo pike sublime prej nga mund te perftohet nje koherence totale, dyshoj se ekziston. Ama nga ana tjeter, nese kihet parasysh se projekti i normalizmit eshte i kushtezuar nga koha, dhe se nje model normativ sot nuk mund te jete me i tille neser (aq me teper ne mjekesi ku mutacionet gjenetike jane gjithmone ne zhvillim e siper, ku shendeti i plote sot nuk eshte si dje e si do jete neser) atehere nuk ka te dhene e cila mund te konsiderohet e tepert dhe si e tille penguese per te kuptuarit.
Ne vend te shembullit te lapsave, qe te ma kapesh qarte ku e kam llafin, imagjino nje dyqan muzike i cili ofron, te themi, njemije kenge te ndryshme, nga te cilat duhet te zgjedhesh nje per t’a bere dhurate per krishtlindje. Ke dy metoda nga mund te zgjedhesh: E para, mund t’i vesh te njemije kenget te luajne ne te njejten kohe e keshtu te zgjedhesh ate qe te kapi veshi, ose e dyta, mund t’i degjosh kenget nje nga nje dhe te zgjedhesh ate qe te pelqen. Ne rastin e pare, dyshoj se mund te jesh ne gjendje te degjosh gje tjeter pervec zhurmes, keshtu qe veshtire te zgjedhesh, ndersa ne rastin e dyte dyshoj te degjosh ndonje kenge qe te mos te te pelqeje, keshtu qe serish veshtire te zgjedhesh. Sidoqofte, nuk ma merr mendja se si metode zgjedhjeje do zgjidhje metoden e pare.
Xha, referuar romanin “His Master’s Voice” të Stanislaw Lem
ne fjalet e tua:
“arsyeja njerëzore i shndërron caqet e saj objektive në katalizatorë të spekulimit.”
Eshte shprehje bombe, qe duhet te ruhesh se te shperthen si ne arsye, si ne objektive dhe spekulim.
E para, arsyeja, ne se ka caqe objektive, ku jane ato?
E dyta, natyrisht qe i shendrron caqet e saj (arsyeja) “objektive”, se ato nuk jane objektive dhe perfundojne ne katalizatore te spekulimit prej vet natyres se pa identifikuar saktesisht te arsyes.
P.S. Sa per mbytjen me informacin dhe , veshtiresin e te zgjedhurit ne koh; Ky nuk eshte fenomen i ri. Eshte po aq i vjeter sa deshira per te njohur. Njeriu dhe gjithe subjektet e “tij” kan qene, jan dhe do jen rreth tij dhe prap nuk i ka zbuluar gjithnji ne kohe. Pra eshte nje pazzle qe do te aktivizoj individin ne pafundesi, prandaj thjeshtimi pas njohjes eshte dije, por shprehur si mosdije (thjesht).
Tatjeta,
cdo informate e kane njifare randese, n’dash quaje peshe apo randsi, e cila gjithsesi duhet me u fute n’kto kalkulime, e vlera e randsise asht informate n’vetvete, e cila pastaj e vazhdon spiralen. Arti i caktimit t’randsise s’informates asht arti i t’jetuemunit.
Jam i interesuem me dite se cka kuptohet me metoda t’interpretimit dhe qysh matet efektshmenia e tyne.
Tana t’mirat,
Ardiani
Vëmendje, libri i Lem ia vlen të lexohet.
Sa për caqet objektive të arsyes, diskutimi i tyre do të na çonte tepër larg; por le të saktësoj vetëm që e kam fjalën për arsyen e njeriut dhe të simulakrave (inteligjencës artificiale).
Kjo e fundit i kapërcen caqet e përfytyrimit – siç ndodh me dimensionin e katërt; por kjo nuk ia mohon caqet të tjera. P.sh. disa caqe kanë të bëjnë me pamundësinë për të zgjedhur mes interpretimeve të ndryshme të një bashkësie të dhënash, ose një kodi çfarëdo – kush nuk e ka lexuar romanin e Lem-it, mund t’u hedhë një sy lidhjeve për dorëshkrimin Voynich dhe Kodin e Biblës.
Ardian, mund t’i përgjigjem pyetjes sate për metodat e interpretimit duke të sjellë shembuj nga fusha ime – gjuhësia; p.sh. interpretimi i mbishkrimeve në gjuhë të panjohura. Për mbishkrimet etruske, bie fjala, janë përdorur kryesisht dy metoda – metoda etimologjike, që kërkon t’i interpretojë mbishkrimet duke i krahasuar fjalët e atjeshme me fjalë gjuhësh të tjera të njohura; dhe metoda kombinatorike, që kërkon t’i interpretojë mbishkrimet duke i krahasuar mes tyre. Për shembull, në qoftë se në një gjuhë unë ndesh në togje të tilla si 1 xaxa/ 7 xaxam, 1 zaza/ 12 zazam, etj., atëherë mund të formuloj hipotezën se –m është prapashtesë e shumësit, edhe pa e ditur se çfarë janë xaxa dhe zaza. Efektshmëria e metodave të tilla konfirmohet në praktikë; në mënyrë të ngjashme me, të themi, mënyrën si u konfirmua metoda që përdori Mendelejevi për të klasifikuar elementet kimike, nga zbulimet e elementeve të reja kimike pasi ishte hartuar tabela.
Radiografite apo skanimet e ndryshme me shume se i sherbejne mjekut shpesh i sherbejne vete teknologjise e cila ka nevoje te jete fitimprurese ne menyre qe te zhvillohet. Ka nje lloj diskordance midis rolit tradicional te mjekut si ekzaminuesmjeshter i kures dhe mjekut qe ndjek nga mbrapa teknologjine dhe jep perfundime te vertetuara vetem nga ajo. Jam kurioz te di se si mund te veproje nje mjek i tille kur p.sh. edhe me ndihmen e gjithfare te dhenave dhe gjithfare teknologjish te perdorura nuk arrin te diagnostikoje semundjen? Ma do mendja qe do t’i kthehet rolit te mjekut tradicional, nese nuk e ka harruar tashme.
Gjithashtu, ngase nuk e njoh fushen e mjeksise jam kurioz te di ne kete kendveshtrim, c’mendojne ata qe e njohin fushen per mjeket popullore, ose empirik? (nuk e kam fjalen per ata me fuqi te mbinatyrshme, por per ata qe perdorin barna dhe metoda tradicionale qe mund te njihen ose te mos njihen nga metoda shkencore) Me duket se ka nje pranim ne heshtje te metodave te tyre kohet e fundit, te pakten ne Amerike, me gjithe problemet qe shkaktojne sigurimet. Apo jam gabim?
tani pa u futur tek mjekesia ne vecanti ka nje gje te rendesishme qe ne arsyetimin e xhaxhait nuk eshte marre parasysh. Ajo qe sot eshte “xhurme”, si dicka e pamodeluar akoma dhe e pakuptueshme nga mendja njerezore, neser, me krijimin e modeleve me te mira e me gjitheperfshirese, shnderrohet ne dije.
Dija njerezore eshte zgjeruar historikisht pikerisht ne kurriz e ne saje te zhurmes apo me sakte te dhenave te painterpretueshme apo kontradiktore. Kjo do te thote qe sa me shume zhurme te kete aq me shume mundesi ka qe dija njerezore te zgjerohet. Pra ka nje lidhje te drejtperdrejte midis dijes dhe “zhurmes”. Shembulli tipik do te ishte dhe zbulimi i zhurmes kozmike ne vitet 60 nga dy shkencetare amerikane qe me vone morren cmimin Nobel per marrjen seriozisht te kesaj zhurme dhe perfshirjen e saj ne modelin e big-bang-ut.
Ne pergjithesi ne kerkimin shkencor ka dy lloje zbulimesh. Zbulime te nisura nga modele teorike (nga lart poshte) dhe zbulime te bera duke u nisur nga te dhena eksperimentale te painterpretuara me pare (nga poshte lart). Te dyja keto lloje zbulimesh kane varesi nga njera tjetra dhe jane ne marredhenie te ndersjellte. Psh. nje shkencetar x zbulon nje fenomen te cuditshem per te cilin ai ngre me vone nje teori apo model qe i shpjegon te dhenat e fenomenit. Shkencetari y sheh modelin e ngritur nga shkencetari x dhe e perdor ate model per te shpjeguar nje fenomen tjeter (natyrisht duke e mbeshtetur kete proces me ane te ndonje eksperimenti).
Ne shkence “zhurma” shkaktohet nga zhvillimi me i shpejte i sensoreve/mateseve qe mbledhin te dhenat ne krahasim me zhvillimin e teorive per modelimin e realitetit. E verteta eshte qe te pakten per disa shkenca ku mendohej se do te kishte perparim te madh (psh gjenetika) po kuptohet dalengadale se modelet aktuale jane shume thjeshtezuese dhe realiteti eshte shume me kompleks.
Eni, jam dakord me ty – kërkimi shkencor përparon [edhe] duke e shndërruar zhurmën në informacion. Megjithatë, mua më duket e gabuar që modeli i ofruar nga shkenca, dhe veçanërisht nga shkencat e sakta, të përdoret edhe në fusha të dijes që nuk janë shkenca, ose në fusha të tjera të kulturës dhe të artit. Mjekësia nuk ka për qëllim të njohë trupin e njeriut, por t’i shërojë njerëzit nga sëmundjet, t’ua lehtësojë vuajtjet fizike [dhe tani gjithnjë e më shpesh edhe shpirtërore], t’i ndihmojë të mbeten të shëndetshëm, t’i përgatitë për vdekjen. Fizikani mund t’ia lejojë vetes t’i marrë dy elektrone si absolutisht të barabartë; por mjeku nuk mundet. Një gabim që bëhet shpesh nga teknokracitë e sotme është ideja se, meqë metoda shkencore ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkencë, atëherë duhet zbatuar edhe në fusha që nuk janë mirëfilli shkenca. Unë besoj se suksesi i metodës shkencore në shkencë provon që çdo fushë duhet të gjejë metodën që i përshtatet më mirë, jo ta huazojë nga një fushë tjetër.
Sot me dhemb shume kurrizi, lexoj ne internet me siguri nje semundje shume e tmerrshme, nervi shiatik?, ku ma ke! .. me siguri ndonje paralize. Semundje te keqija po me shpifen. Edhe koka me dhemb. Syte po e po. Dhemballa e majte ka filluar te rritet aq shume sa te me caje nofllen poshte … ndonje emer per kete semundje? … nuk e di. Lexoj ne internet, migrene, sinozit, e te tjera “qofshin large” o Zot! Te gjitha duket se me kane zene. “Three men in the boat”? Jo, e verteta.
Para ca ditesh me pulsonte syri i djathte, lexoj ne internet: tensioni i syrit (Augeninnendruck), semundja e mundshme: Glaukomi. Dy dite pa gjume. Stress. O Zot i madh qe je ne qiell me cliro nga kjo semundje e tmerrshme qe me ka kapluar.
Dje po me shqetesonte e majta. Lexoj ne internet… semundja x dhe y, e tmershme. Obobo do te ma krehin. Njeriu me nje… Shkoj tek mjeku.. “nuk ke asgje” . Lexoj ne internet. Ja fut kot. Nuk ka mundesi. Dicka duhet te kem. Obobo tani me filloi edhe mesi.
– “Me dhemb edhe koka!”
– “Pi ndonje aspirine, e ke me siguri nga stresi!”.
– “Cfare aspirine, kam lexuar se te bejne dem, te gjitha keto kimikate qe ka shpikur industria e farmacise, qe mos qofshin.”
– “Por cfare thua? Nga ato kimikate eshte e bere e mundur qe njerzit te jetojne nga 70 vjete e kusur. Mendo se kane vdekur njerzit nga tetanozi, nga morrat e kepushkat.”
– “Argument. Ke te drejte. Por cfare te bej me kete semundjen e tmerrshme qe me ka zene te majten.”
– “Nga stresi me siguri. Shko lirohu nga stresi!”