Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori / Kulturë

APOLOGJIA E BEJTEVE (II)

 

 

Gjatë viteve 1987-1988 jam marrë, mes punëve të tjera, edhe me studimin e një vepre të letërsisë shqipe me alfabet arab – poemës “Erveheja” të Muhamet Kyçykut-Çamit, të tejshkruar në alfabetin latin nga Osman Myderrizi. Këtë poemë lexuesi shqiptar e njeh kryesisht sipas versionit të Jani Vretos, i cili e përpunoi tekstin e Kyçykut-Çamit, duke e pastruar nga orientalizmat dhe duke ia dhënë trajtat gjuhësore të shqipes së Rilindjes Kombëtare.

Studimi im kishte për synim të testonte nëse fjalët orientale në ligjërimin poetik të Kyçykut-Çamit silleshin ndryshe nga fjalët shqipe, dhe nëse kjo mund të shpjegohej me funksionin e tyre të ndryshëm stilistik.

Ideja ime ishte që këtë hipotezë ta testoja me anë të metodës statistikore, për të arritur një shkallë saktësie që nuk arrihet dot me metodat tradicionale të analizës stilistike. Metoda statistikore do të më lejonte të krahasoja shpërndarjen e fjalëve orientale me atë të fjalëve shqipe në tekst të poemës, për të parë nëse dallimet në shpërndarje ishin apo jo statistikisht domethënëse.

Si mund të studiohet shpërndarja e një kategorie fjalësh në tekst? Kjo varet para së gjithash nga organizimi i tekstit. Poema e Kyçykut-Çamit është e organizuar në strofa katërshe, me vargje të rimuara. Meqenëse në tekstet poetike të rimuara fjala e vënë në fund të vargut ka gjithnjë peshë të veçantë në strukturimin e tekstit, vendosa të krahasoja shpërndarjen e orientalizmave në tekst të poemës me shpërndarjen e orientalizmave në nënbashkësinë e fjalëve fundore të vargjeve. Një koleg matematikan më ndihmoi për të ndërtuar modelet statistikore përkatëse dhe për krahasimin e probabiliteteve; analiza tregoi se jo vetëm që fjalët orientale në poemë prireshin të vendoseshin në fund të vargjeve, por edhe që kjo prirje ishte statistikisht domethënëse. Po e ilustroj këtë me një shembull çfarëdo: ta zëmë se teksti i poemës konsiston në 10 000 fjalë, nga të cilat 2 000 janë orientalizma (një denduri prej 20%); në një kohë që poema përmban 1 000 vargje, çka do të thotë që bashkësia e fjalëve fundore të vargjeve ka 1 000 njësi, prej të cilave normalisht 200 duhej të ishin orientalizma, por në të vërtetë orientalizmat në fund të vargjeve janë 270. Tani kjo diferencë prej 70 njësish mund të jetë edhe diçka rastësore; që këtej edhe nevoja për një analizë statistikore më profesionale; e cila në rastin tonë tregoi se diferenca ishte domethënëse.

Duke e çuar më tej analizën, testuam edhe nëse orientalizmat e poemës prireshin të rimonin mes tyre, dhe fjalët shqipe të rimonin njëlloj mes tyre. Krahasimi statistikor edhe në këtë rast tregoi se rimat në poemën e Kyçykut-Çamit prireshin të përftoheshin duke çiftuar fjalë shqipe me fjalë shqipe, dhe fjalë orientale me fjalë orientale, dhe se diferencat ishin përsëri domethënëse.

Si mund të interpretohen këto rezultate? Ç’do të thotë, pikërisht, që orientalizmat në tekstin e poemës jo vetëm priren të zhvendosen drejt fundit të vargut, por edhe të rimojnë mes tyre? Për mendimin tim, këto të dhëna mund të interpretoheshin vetëm duke supozuar se vepra e një poeti bejtexhi si Kyçyku-Çami ishte, në të vërtetë, produkt i mbivendosjes (superpozimit) të një sistemi stilistik-poetik oriental mbi një bazë bruto të ofruar nga gjuha shqipe; ose që orientalizmat në atë vepër kryenin funksion poetik, duke e shartuar poemën, intertekstualisht, në trungun e artit poetik oriental.

Natyrisht unë analizova një poemë të vetme; por përshtypja ime është se rezultate të ngjashme do të arriheshin edhe nga analiza statistikore veprash të tjera. Në përgjithësi, ligjërimi poetik i bejtexhinjve mund të përfytyrohet si rrethprerje e ligjërimit popullor shqip dhe e sistemit poetik oriental – një shartim, amalgam ose përngjitje artificiale, nga autorë për të cilët leksiku poetik oriental ishte i një natyre të tillë transhendente, që mund të funksiononte në mënyrë të pavarur nga lënda gjuhësore e tekstit.

Siç kam cekur në një shkrim të mëparshëm këtu në blog, përdorimi i orientalizmave nga bejtexhinjtë është strukturalisht i përafërt me përdorimin e terminologjisë anglisht të kompjuterit në shqipen e sotme; shartimi gjuhësor është rezultat i rrethprerjes së dy sistemeve të pavarura, që nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për të komunikuar normalisht mes tyre.

o          o          o

Shkruan Kapedani në një koment të fundit:

Bejtet e shqiptareve per mendimin tim e kane fillesen ne mevludet qe organizoheshin (akoma) neper shtepite e besimtareve muslimane. Mevludi, kendimi i vjershave dhe adhurimit te Pejgamberit islam, Muhamedit, eshte ne vetvete nje organizim qe luan rrolin e transmetuesit te tradites fetare dhe te indoktrinimit, por edhe te dialogut te fese (kultures se larte) me ate popullore, vendase. Pra Mevludi, ose kendimi i bejteve, ishte fillimisht me natyre fetare, sepse ky eshte edhe qellimi i tyre esencial: adhurimi i All’llahut dhe lavderimi i profetit, nderkohe eshte edhe ajo ura komunikuese midis dy kulturave, asaj popullore muslimane (qe tashme eshte shkeputur nga kristianizmi) me ate islame te shkruar dhe institucionalizuar. […]

Nga ato odat, ne te cilat realizohet ky komunikim midis dy kulturave, del nje produkt krejt tjeter, nje ritual krejt i ndryshem nga ai fetar islam, sic edhe shihet ne bejtet e Zy[k]o Kamberit. Ne kete moment kemi te bejme me nje progresion, dhe me nje ritualizim te ketij dialogu midis dy kulturave. Kjo periudhe vertet vulos perfundimisht gjurmen qe tradita islame do te linte ne traditen kulturore shqiptare, por gjithsesi eshte nje produkt i trupezuar ne kete kulture, nje element organik, dhe jo artificial. Te kerkosh te distancohesh nga ky element organik, eshte njesoj sikur te kerkosh ti distancohesh historise tende, trupit, pasi ky tashme eshte rritur bashke historine.

Kjo është shumë e drejtë, dhe ka rëndësi të theksohet, sepse disa e kanë të vështirë të kuptojnë që komunikimi letrar ose poetik nuk kryhet gjithnjë nëpërmjet faqes së librit. Në të vërtetë, mjediset gjysmë-publike ku mblidheshin besimtarët myslimanë për të dëgjuar bejtet e recituara njihen dhe janë përshkruar nga historianë, kronikanë dhe udhëtarë të kohës, p.sh. për Beratin. Bejtet në atë kohë nuk ekzistonin të shtypura në libra, sepse nuk ishin të destinuara për t’u lexuar, por për t’u recituar. Dorëshkrimet që kanë mbijetuar janë gjithnjë dorëshkrime që përdoreshin si mjete ndihmëse ose mnemonike; aq më tepër që shumica e publikut në një recitim të bërë, bie fjala, në një çajhane, nuk do të ishin në gjendje të lexonin një dorëshkrim ose faqe të shtypur.

o          o          o

Që prej Rilindjes e këtej, historia e kulturës shqiptare ka mbetur peng e një miti tinëzar, sipas të cilit kultura e mirëfilltë shqiptare ka qenë gjithnjë produkt i klasave të shtypura e të nënshtruara. Rilindja e ushqeu këtë mit, sepse synonte të distancohej me çdo kusht e me çdo mjet nga realiteti osman, çka nënkuptonte edhe paraqitjen e sundimit osman mbi shqiptarët si burim universal të së keqes. Megjithatë, në këtë kundërvënie ndaj shqiptarëisë osmane, nëse mund të shprehem kështu, përfshihej edhe një dozë e fortë anti-islamizmi nga ana e komponentit të krishterë të Rilindjes, çka shpjegon edhe pse në mitologjinë e Rilindjes imazhi i shqiptarit të shtypur prej turkut dhe imazhi i të krishterit të persekutuar prej myslimanit shpesh janë dy anë të së njëjtës medalje.

Kjo bëri që kultura e Rilindjes, në kontekste të caktuara, të përftohej si kulturë e rajasë; meqë edhe metafora e krishterë e Davidit që triumfonte ndaj Goliathit e shprehte për mrekulli kundërvënien midis shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane. Pavarësia e Shqipërisë në 1912 ishte edhe pikënisja e një lëvizjeje në thelb të majtë dhe demokratike, e cila do të kërkonte, hap pas hapi, të rishikonte krejt strukturën klasore të shoqërisë shqiptare, duke çuar ndër të tjera edhe në marrjen e pushtetit nga komunistët, në fund të vitit 1944. Komunizmi shqiptar është, nga kjo pikëpamje, vazhdim logjik i ideve të Rilindjes; i ndihmuar edhe nga pikat e shumta të përbashkëta që ka marksizmi me krishtërimin, dhe që janë vënë në dukje prej kohësh.

Natyrisht, hipoteza që komunizmi ishte vazhdim i ideve të Rilindjes nuk i diskrediton idetë e Rilindjes vetvetiu; sepse në rrethana të tjera nga ato që u krijuan gjatë Luftës II Botërore, rezultatet do të kishin qenë të tjera, edhe për Shqipërinë. Megjithatë, ka rëndësi të kuptohet që koncepti komunist për historinë e kulturës shqiptare si kulturë e rajasë, e të shtypurve dhe të shfrytëzuarve, i ka rrënjët të thella. Ky koncept e shpërfill krejt faktin që kultura në përgjithësi, dhe kultura kombëtare në veçanti, nuk mund të lëvrohen e të përsosen, përveçse nga një shtresë e cila nuk është e detyruar të luftojë natë e ditë për të mbijetuar ekonomikisht.

Letërsia e bejtexhinjve është pikërisht një orvatje, nga ana e kësaj shtrese të pasur ndër shqiptarët myslimanë, për të përpunuar një kulturë tek e cila të gjenin vetveten; së bashku me arkitekturën dhe jetën urbane në qytete si Berati, Vlora, Korça, Prizreni, Gjirokastra e ndonjë tjetër. Në po atë kohë, të krishterët ortodoksë të Jugut përpunonin forma të tjera kulturore, si ikonat dhe afresket në kishat e po këtyre zonave, ose Akademia e Voskopojës, që shprehte konsolidimin e një shtrese tregtarësh të pasur të fesë ortodokse, shqiptarë dhe vllehë. As Nezimi, as Onufri, nuk mund të krijonin pa një jetë qytetare të lulëzuar, të tillë që të nxiste dhe të mbështeste krijimtarinë artistike.

Duhet vërejtur edhe se, pas vitit 1912, shoqëria shqiptare jo vetëm iu nënshtrua një procesi shekullarizimi dhe riorganizimi të hierarkive, por edhe u kthye me fytyrë nga Perëndimi, me një lëvizje kulturore masive të ngjashme me çka realizoi në Turqi Ataturku. Kultura shqiptare e sotme është edhe produkt i drejtpërdrejtë i këtij riorientimi; prandaj për lexuesin e sotëm vjershat e Pjetër Budit, bie fjala, tingëllojnë më të afërta dhe më familjare sesa vjershat e Hasan Zyko-Kamberit; edhe pse të parat kanë përmbajtje të fortë fetare dhe rituale, ndërsa të dytat kanë përmbajtje laike ndonjëherë volteriane, madje me pretendime për të themeluar me lexuesin një dialog poetik të pavarur nga ligjërimi fetar në përgjithësi.

Burim kryesor i këtij iluzioni është shndërrimi i gjuhës shqipe në shpatë të mprehtë të kombëtarizmit shqiptar të Rilindjes dhe transplantimi i suksesshëm i instinktit purist në vetëdijen gjuhësore të të gjithë përdoruesve të shqipes së shkruar. Ky shndërrim gjuhësor kërkoi jo vetëm mobilizimin total të energjive intelektuale të elitave kulturore shqiptare, por edhe sanksionimin përfundimtar të mitit tjetër Rilindës se kultura buron nga populli dhe i përket popullit. Megjithatë, krijimet letrare të bejtexhinjve, estetika e tyre dhe qarkullimi i veprës së tyre në shoqërinë shqiptare të periudhës osmane luajtën rol relativisht të rëndësishëm edhe për të përgatitur lëvizjen e Rilindjes – kryesisht nëpërmjet ndikimit që patën në artin, në misticizmin dhe në vizionin ekumenik të Naim Frashërit, poet i rafinuar dhe aristokrat, që sakrifikoi elegancën dhe poezinë e hollë, për t’u dhënë shqiptarëve fjalën. Edhe vetëm kaq do të mjaftonte për të mos i shpërfillur.

 

45 Komente

  1. “Në po atë kohë, të krishterët ortodoksë të Jugut përpunonin forma të tjera kulturore, si ikonat dhe afresket në kishat e po këtyre zonave, ose Akademia e Voskopojës, që shprehte konsolidimin e një shtrese tregtarësh të pasur të fesë ortodokse, shqiptarë dhe vllehë…”

    xha xha

    kjo praktike e te krijuarit te historise ne letra; e unifikimit , e interpretimit te saj me menyra amatoreske dhe te pabaza shkencerisht ; si edhe e kllounizimit te fakteve historike eshte padyshim teper e rrezikshme dhe mbi te gjitha aspak dritedhenese.

    gjurmet mesjetare te kultures bizantine ne teritorin e shtetit te sotem shqiptar, monumentet e kultit (te kesaj periudhe) te mbetura prej krimeve dhe genocidit komunist deshmojne me se miri per ekzistencen e mirefillte te qyteterimit, te kultures dhe te popullsise greke ne zonat e epirit te eperm. ekzistenca e universitetit , e shtypshkronjes te voskopojes, e materialeve te ndryshme te shkruara (te gjitha ne nje greqishte te kulluar), si edhe e dhjetra afreskeve dhe ikononave ne kishat dhe manastiret e jugut te shqiperise, ben teresisht te pabaze dhe rrezon zhurmshem argumentin dhe “versionin per femije” te cilin paraqite me lart.

    nuk ka asnje lidhje me bejtexhinjte dhe bejtet, te cilet ishin shqiptare te turqezuar, ose te shartuar. pasi greqishtja e monumenteve mesjetare te kultit, si edhe ajo e shkruar neper kodiket e ndryshem, varret, apo veprat e artit, ishte nje greqishte e paster, pa asnje interference shqipe. po ashtu arkitektura dhe perkatesite stilistike te veprave te artit te krijuara ne ate periudhe ne zonat e jugut, deshmojne per nje qyteterim te mirefillte dhe karakteristik mesjetar grek.

    fjalia jote e mesiperme shume bukur qendron ne sferen e fantastiko-shkencores, se sa te historikes. ndoshta tek kategorite perkatese mund te shtohej edhe ky element.

    te uroj suksese ne punen tende studimore mbi bejtet dhe bejtexhinjte!

  2. Stërkalth, unë flisja për shqiptarët që po përpiqeshin të krijonin një kulturë të tyren, jo për turq e për grekë. Që shqiptarët e arbërorët ortodoksë, anembanë Epirit deri poshtë në Athinë e në ishujt e Egjeut, nuk e shkruan dot mirë shqipen deri në mes të shekullit XIX, kjo ndoshta shpjegohet me atë që kisha greke ua kishte ndaluar kategorikisht; përndryshe, mjaft të kaptosh detin e të hidhesh në Itali të Jugut, për të ndeshur në arbëreshë të ritit ortodoks që e shkruanin shqipen për bukuri, krahas greqishtes që u duhej për ritet fetare dhe italishtes që u duhej për punë ekonomike e të tregtisë. Një pjesë e arbëreshëve të Italisë kishin mbërritur atje pas një faze të ndërmjetme në Greqi, ose në të famshmen More së cilës i këndojnë edhe sot e kësaj dite. Megjithatë, edhe ata sa kohë që ishin në Greqi nuk dihet të kenë shkruar gjëkafshë, por kur mbërritën në dheun përtej i nxorën edhe shkronjat dhe krijuan vepra të bukura, të cilat njërën këmbë e kanë në kulturën arbërore dhe tjetrën në kulturën bizantine.
    Unë habitem me miopinë tënde, ose etnocentrizmin e frikshëm që tregon – aq më tepër kur paraqitesh si kozmopolit, ose si armik i nacionalizmit të çfarëdo ngjyre. Natyrisht që shqiptarët ortodoksë do të zgjidhnin kulturën bizantine për model, sepse ajo ishte kultura e fesë së tyre dhe në ato kohë feja ishte burimi i kulturës; por mua nuk më intereson aq ky aspekt, sesa fakti që, kur këta shqiptarë u orvatën të krijonin diçka për të gjetur e për të shprehur vetveten, e bënë këtë duke shartuar elemente të të dy kulturave. Onufri njihet dhe admirohet për çka solli të veçantë, jo për çka e bashkon me piktorët e tjerë të kohës. Edhe Akademia e Voskopojës e pati një element shqiptar, së bashku me elementin vllah; natyrisht që këto dy elemente do të ushqeheshin nga baza e kulturës bizantine, por interes ka të shihet e veçanta, jo e përgjithshmja; sepse ndikimin e kulturës bizantine mbi ortodoksët kudo në Ballkan nuk e vë kush në dyshim.
    Për këtë arsye, unë gjej shumëçka të përbashkët midis Onufrit dhe Nezimit; dhe nuk më bën fare përshtypje paragjykimi yt pothuajse histerik për gjithçka turke ose orientale, i cili më tingëllon i komanduar nga besëtytnia, prandaj stonon kaq shumë në këtë kuvend. Si çdo kulturë tjetër kombëtare në Ballkan, edhe ajo shqiptare moderne është përftuar duke kombinuar elemente të ndryshme, disa vendëse e disa të ardhura nga jashtë; origjinaliteti qëndron tek mënyra e kombinimit, jo te ndonjë mistikë e prejardhjes hyjnore unike. Nga kjo pikëpamje, letërsia e bejtexhinjve përbën një pasuri të paçmuar për studiuesin; mua vetëm më vjen keq që nuk e studioj dot nga afër, sepse më mungon përgatitja në fushën e orientalistikës dhe njohja profesionale e kulturave arabe, perse dhe turke; përndryshe me shumë përulësi do t’i isha përkushtuar.

  3. Sterkalthi me duket se harron dhe “Shen” Kozma Etolianin qe s’la shqiptar te Epirit pa mallkuar ne emer te gjuhes greke. Nejse se kjo eshte ca histori e gjate, por po e permend ne lidhje me ate qe thote xhaxhai per moslejimin e gjuhes shqipe nga kisha greke e asaj kohe.
    Per temen, nuk e di, por kam rezerva persa i perket artit hibrid shqiptar te periudhes se bejtexhinjve. Do e vleresoja si nje periudhe trazincionale te tjetersimit te popullit shqiptar ne nje popull plotesisht me kulture dhe identitet turko-arab. Per fat te mire ky proces u ndalua dhe pergjithesisht u kthye mbrapsht fale Rilindesave tane. Mendoj se krijimtaria artistike e bejtexhinjve do kishte me teper vlera historike dhe gjuhesore, sesa thjesht artistiko-kulturore te mirefillta te kombit tone.

  4. Albi, po i risjell këtu fjalët e Shën Kozmait, të thëna në kohën e kolerës:

    “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t‘i porosit të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet.”

    (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit, cituar sipas këtij artikulli, ku gjendet edhe burimi fillestar i citatit, të cilin mund ta verifikojnë të ngeshmit.)

  5. Sikurse u vrane dhe u denuan shume lidere ortodokse shqiptare nga kisha greke gjate gjithe historise se mevonshme, emrat e disave po i vendos me poshte:

    1.Kristo Negovani[i vrare me urdher te Mitropolitit te Kastorias Karavangjelis sepse mbajti meshen ne gjuhen tone]

    2.Petro N. Luarasi[me motivacionin ‘per mesimin e nje gjuhe qe nuk ekziston’ dhene nga Metropolitani i Kastorias Filaretos]

    3.Koto Hoxhi i ckisherua nga Mitropoliti i Gjirokastres sepse jepte mesim ne Shqip ne kolegjin e financuar nga shteti Grek ne Qestorat

    Pak material reflektues per artistet e epokes se koleres.

  6. …”gjurmet mesjetare te kultures bizantine ne teritorin e shtetit te sotem shqiptar, monumentet e kultit (te kesaj periudhe) te mbetura prej krimeve dhe genocidit komunist deshmojne me se miri per ekzistencen e mirefillte te qyteterimit, te kultures dhe te popullsise greke ne zonat e epirit te eperm

    Pergjithesimet e mesiperme, tipike kur bie fjala per shqipot, i rrine ngusht se vertetes.

    Sathas VI, 244.24-26,245.27-24. Nicolo Justiniani, reporting August 1525 on 1522-1524: “ molti Greci non voleno star sotto Albanesi, et al simel molti Albanesi non se degna star sotto alter che quelli del suo parent…Le’ introdutta una pessima consuetudine, che alli bandi che se fa da Natal e da Pasqua e da San Marco, cussi rechiesti dal vichario del Vescovo, Prothopapa de Grechi dal Prothopapa de Albanesi, che cadauno rechiese il suo, vieneno absolti de li bandi, conta la forma de la leze… (behet fjale per Morene)

    Pra ne vitin 1522, e ndoshta shume edhe me perpara, ne More kishte “Prothopapa de Grechi ” dhe “Prothopapa de Albanesi”. Interesante do te ishte te dihesh se ne cfare gjuhe u predikonin protopapat e shqiptareve patrioteve te tyre, qe s`denjonin te ishin nen greket.

  7. Kultura eshte shtrati i ketij diskutimi dhe, per cudi ideologjia-politika s’i ndahet cdo subjekti. Kete Xha Xhai e konstaton ne kete fragment:
    “vjershat e Pjetër Budit, bie fjala, tingëllojnë më të afërta dhe më familjare sesa vjershat e Hasan Zyko-Kamberit; edhe pse të parat kanë përmbajtje të fortë fetare dhe rituale, ndërsa të dytat kanë përmbajtje laike ndonjëherë volteriane, madje me pretendime për të themeluar me lexuesin një dialog poetik të pavarur nga ligjërimi fetar në përgjithësi.”

    Mora relativisht pergjigje per skepticizmin qe me shoqeronte ne lidhje me vleren e bejteve ne tere skenen e shkrimit. Nuk eshte per tu nenvleftesuar ose vecuar ne menyre arbitrare cdo influenc mbi kulturen. Parasysh kam dhe, jam simpatizant me te persekutuaren pjes e popullesise/kultures jo otomane, ate te krishtere, qe Xha Xhai ben nji lidhje logjike te presionit te asaj katolike dhe orientale, njihere njera e njehere tjetra, per te dominuar qofte edhe ne dem te faktoreve kulturor.

    “Megjithatë, krijimet letrare të bejtexhinjve, estetika e tyre dhe qarkullimi i veprës së tyre në shoqërinë shqiptare të periudhës osmane luajtën rol relativisht të rëndësishëm edhe për të përgatitur lëvizjen e Rilindjes – kryesisht nëpërmjet ndikimit që patën në artin, në misticizmin dhe në vizionin ekumenik të Naim Frashërit, poet i rafinuar dhe aristokrat, që sakrifikoi elegancën dhe poezinë e hollë, për t’u dhënë shqiptarëve fjalën. Edhe vetëm kaq do të mjaftonte për të mos i shpërfillur.

    Flm Xha, per ndricim te subjektit te bejtes dhe vleres se saj, qe ndricon pamjen, ku bejtja ze vend qe se kish para kesaj teme ne shikimin tim.

  8. xha xha

    paksa i ngaterruar me dukesh. une nuk paraqitem; une jam kozmopolit. thjesht urrej manipulimin, si edhe keqtrajtimin e historise dhe te elementeve te saj pjeseperberese per interesa te vogla nacionale, fetare, kolektive apo personale. gje qe ndodh here -here edhe ne shkrimet e tua.

    elementi shqiptar i cili u vendos ne greqi ne kohen e sundimit otoman, nuk kishte grekun mbi koke, kishte turkun (nen zgjedhen e te cilit ndodhej greqia). ishte nje element shume here i turqezuar, apo ne me te miren e rasteve jo armik ndaj portes se larte dhe i cili nen perkrahjen e saj u rrit dhe u zhvillua ne trojet greke.

    ky element shqiptar po ashtu, nuk vinte (per nje sere faktoresh qe nuk jane te rastit t’i permendim tani) nga nje qyteterim i cili kish per kahje filozofine , artet, shkencat,e kulturen ne teresi, por kryesisht ishte nje popullate bujqish e blektoresh dhe pa nevoja te thella dhe ekzistenciale artistiko-filozofiko-kulturore.

    si perkrahes dhe percues te mire te dhunes se hekurt te portes se larte, u shperblyen edhe me ofiqet qe vinin nga ky akt; me tokat ne zemer te greqise. ne kundershti me elementin shqiptar qe u ndodh ne token italiane dhe qe dashje pa dashje u be pjesmarres dhe deshmitar i rilindjes italiane, i shoqerise se atehershme italiane, i frymes dhe ideve humane (te cilat rrenjet i kishin ne greqine antike). pra krahasimi yt nuk qendron. nuk vihen ne ballance shoqeria italiane dhe ajo greke; por rilindja italiane ne nje krah dhe erresira e perandorise otomane ne krahun tjeter.

    sa per onufrin, eshte me mire te pyesesh ata qe jane te fushes, se sa te japesh ultimatumet e tua vizuale (qe ne 99 % te rasteve jane edhe te gabuara). onufri ishte me te vertete nje artist brilant, me element teper personal ne punen e tij. por kjo pune eshte ne vazhden dhe ndikimin e padiskutueshem “te shkolles se kretes”, e cila eshte nje nga rrymat kryesore ne ikonografike greko-ortodokse bizantine. eshte nje artist perfaqesues i kesaj filozofie dhe cdo perqasje apo kategorizim qe i behet me titull: “art shqiptar” eshte sharlatanizem artistik dhe shkencor. eshte nje orvatje e mjere njerezish qe nuk kane idene per cfare flasim dhe qe per me teper i ekspozon ata. dhe aq me teper qe ikonat e tij nuk kane asnje reference shqipe.

    dhe qe te kthehemi tek bejtet, lind pyetja: – kur shqiptaret munden t’i shpetonin obskurantizmit turk dhe munden te krijojne ato orvajte te shprehjes shqipe (qofte edhe ne forme te cunguar , apo te shartuar) sic jane bejtet, si nuk munden te bejne dicka te tille edhe ne ikonat, varret, kishat, librat dhe referencat e shkruara?! dhe mos me thuaj se ishte frika e kishes, pasi besimi fetar per ata njerez nuk ishte frike, por nevoje. dhe nga ana tjeter dihet qe pushteti nuk ishte kisha greke , por bejleret dhe pashallaret turq.

    pra eshte e qarte se ata popullsi qe shprehen greqisht, qe shkruajne greqisht , qe mbajne emra grek, qe ndertojne objektet e tyre te kultit nen filozofine dhe parimet e arkitektures greko-bizantine , qe kendojne dhe qe qajne ne greqisht, jane padyshim greke i dashur xha xha!

  9. Arti ne kohen e koleres- thote:
    …”elementi shqiptar i cili u vendos ne greqi ne kohen e sundimit otoman, nuk kishte grekun mbi koke, kishte turkun (nen zgjedhen e te cilit ndodhej greqia). ishte nje element shume here i turqezuar, apo ne me te miren e rasteve jo armik ndaj portes se larte dhe i cili nen perkrahjen e saj u rrit dhe u zhvillua ne trojet greke…”

    Sa me siper eshte a total nonsens and a total lie.

    Kryengritjet e para ne tokat greke ishin shqiptare
    Kryengritjet e fundit ne tokat greke ishin shqiptare

    http://www2.let.uu.nl/Solis/anpt/ejos/pdf2/W06.PDF

  10. ”’po ashtu arkitektura dhe perkatesite stilistike te veprave te artit te krijuara ne ate periudhe ne zonat e jugut, deshmojne per nje qyteterim te mirefillte dhe karakteristik mesjetar grek.””

    E njejta semundje qe kane minoritaret dhe greket ne pergjithesi. Cfare eshte bizantine eshte greke.
    Keshtu edhe kodi i Justinianit meqe ky ishte bizantin i bie te jete grek. Halucinacione te shkalles me te larte nga buron edhe psikopatia si semundje.

    Justiniani ilir dhe e drejta e kodifikuar quhet romake, por kjo nuk i pengon greket ti quajne greke pse bizantine.

    Te ishe bizantin nenkuptonte te ishe shtetas i bizantit, nuk ka ndonjefare perqasje kombetare qenia bizantin,pasi ishte percaktim shteteror. Bizantine ishin greket,armenet,shqiptaret,frigjet derisa mbijetuan,traket e deri egjiptianet.

    Pastaj me tkurrjen e Bizantit ‘bizantin’ perfshinte me pak popuj.
    Shqiptaret kane qene bizantine per gati 1 mije vjet derisa bizanti i debua nga serbi.

    Kulture bizantine nuk do te thote kulture greke,pavaresisht ndikimit te forte te gjuhes mesjetare greke.

    Grek ne mesjete deri ne fund te shek 19 nuk ka qene percaktim kombetar e kete e di i madh edhe i vogel, prandaj cdolloj afersie midis kultures bizantine dhe kombesise greke eshte halucinacion i paster.

    Bizanti biles pas perandoreve ilire pati me origjine trako-sllave e nje linje armenesh. Vetem pas mijevjecarit te pare ka dinasti greke.

    Kultura bizantine eshte shprehje e gjithe ketyre popujve qe dhane ndihmesen e tyre perfshire ndihmesen e padiskutueshme te ortodoksise .

    Ndersa percartjet e tjera te ketij tipit ‘kosmopolit por minoritar ‘ nuk ja vlejne fare,sidomos qyfyret mbi shqiptaret qe coi turku ne greqi, kur dihet boterisht se shqiptaret ne greqi kane luftuar ashpersisht turkun gjate invazionit turk te greqise ne mesin e shek 15.

  11. Kundërvënia e djeshme e Rilindjes ndaj bejtexhinjve, më duket e kuptueshme nëse llogarisim klasën përfaqësuese të këtyre të fundit, bashkë me idetë dhe vlerat riprodhuese të saj.
    Edhe kundërvënia e sotme ndaj tyre bëhet e kuptueshme nëse marrim parasysh (një aksiomë do thosha unë) se identiteti shqiptar nuk është përmbushur akoma në formën e tij të plotë.
    “Shkarjet” nga boshti bazë, normalisht që do të trajtohen me skepticizëm.
    Reagimet më tej e përforcojnë këtë pohim sepse bejtexhinjtë nuk po shikohen si kuriozitet letrar por me ngarkesa të forta ideologjike. Kush është burrë tani t’i ndajë këto të dyja?

    Gjithsesi xha xha, shumë hapësirë po lihet për nipçet fqinjë me postime jashtë teme dhe të stërtrajtuara në këtë blog.

  12. Hyllin shkruan:

    Te quash kultivim te kultures shqiptare periudhen e bejtexhijve do te thote te mos kuptosh negativitetin thelbesor te bejteve, qe eshte periudha e transformimit te shqiptarit myslyman ne turk. Nga shqiptar kristian (pergjithesisht me thelb pagan) ne shqiptar myslyman e prej ketij ne turk.

    Hyllin, nuk ka asgjë “negative” tek bejtet, pavarësisht se ne të sotmit nuk i ndjekim dot as i kuptojmë.
    Dhe çka është edhe më e rëndësishme, nuk më duket se kishte ndonjë rrezik që praktika letrare e bejtes të shndërronte shqiptarin mysliman në turk. Kjo sepse nuk ka asgjë turke në bejtet – modelet poetike janë arabe dhe persiane, njëlloj si fjalët e huazuara dhe teknikat e rimës. Shumë fjalë të bejteve mezi do të ishin kuptuar edhe nga turqit vetë, prandaj unë ngul këmbë për t’i quajtur ato huazime orientalizma, jo “turqizma” siç bëjnë shumë të tjerë.
    Perandoria osmane nuk kishte ndonjë program turqizimi, madje nuk kishte as ndonjë program islamizimi. Stambollit i interesonte të kishte sa më shumë të krishterë në Ballkan, sepse ashtu kishte edhe më shumë të ardhura me taksat. Përndryshe, si ta shpjegosh që deri edhe një apostull i helenizimit, si Shën Kozmai, shëtiste poshtë e lart i pajisur me ferman të Sulltan Hamidit I?

  13. J., ke shumë të drejtë, disa tema janë duke u përsëritur pa arsye.
    U lutem kolegëve që komentet për Epirin dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke t’ia shtojnë temës përkatëse (Shqiptarë dhe grekë në Epir), ndërsa këtu t’i përmbahen diskutimit për letërsinë dhe kulturën e bejtexhinjve.

  14. ” Gjithsesi xha xha, shumë hapësirë po lihet për nipçet fqinjë me postime jashtë teme dhe të stërtrajtuara në këtë blog…”

    jo me teper hapesire se sa i lihet “nipceve po fqinje” te llomotisin nga mengjesi deri ne darke ne internet kunder shoqerise dhe vendit ne te cilin hyne pa i ftuar kush, gjallojne dhe marrin fryme…

    j. duhet te jete e tmerrshme te rrosh ne nje vend qe urren kaq shume…

    verejtja ime e ketushme eshte teresisht mbi temen ne fjale, pasi fraza e shkeputur ishte po nga kjo teme (nga ky shkrim) dhe per mendimin tim teresisht e gabuar. nese nuk do te ekzistonte ajo fraze nuk do te ekzistonte as reagimi im.

  15. Pa dashur të bëhem pjesë e diskutimit të mësipërm, dua vetëm të citoj nja dy vargje që i mbaj ende përmendësh nga Nezimi:

    “Ve lehu der hakân-i mulhid 1”
    Vallë një qen pëse s’e mendoj
    Bythën e ti vate zbuloj
    Në gojë i dhjeftë Shollomoj
    Një çifud bythë palarë.

    “Ve lehu der hakân-i mulhid 1”
    U bë pejda një imansëz,
    Një gjidi qafir izansëz
    Një domuz e një xhansëz
    I daltë shpirti në halet (litar)

    Në atë kohë, polemikat letrare kanë qenë goxha të acaruara, kur një njeri me shkollë ulet e përdor të tillë fjalor ndaj njerëzve që mund t’i ketë armiq apo rivalë letrarë.
    Unë po ndërtoj një ‘site’ dedikuar krijimtarisë së autorëve aljamiado dhe do t’u-kërkoja ta evitoni termin “bejtexhi” që në ditët e sotme ka marrë një ngjyrim disi negativ dhe të përdorni fjalën aljamiado – lexo ‘alhamiádo’. Pse? Se po i vure diçkaje një emër të lig, ajo gjë bëhet e ligë vetvetiu.
    Mund të futeni në http://babaj.wordpress.com/ dhe u-lutem të hiqni këpucët para se të hyni. Gjithë të mirat.

    Ba Bai

  16. P.S. Plako, sajti eshte joti, por nuk do ishte me mire sikur ta beje:
    Peizazhe të fjalës – ose natyra jo edhe aq të qeta

  17. Edhe une them se jam kozmopolitan, por jo vetem ne kuptimin e dimensionit te hapesires, si qytetar i botes, porse ne kuptimin e “Njerzores”. Cfare do te thote se cdo praktike njerzore, si psh. ushtrimi i tradites, duhet respektuar per hir te “njerzishmes” (Humanes) qe kjo praktike mbart ne vetvete, edhe duhet respektuar si e tille njekohesisht. Kjo do te thote ti largohemi lufterave ideologjike, te cilat vene idene ose dogmen perpara, dhe ti qasemi njerzores, te kerkojme njerzoren ne keto praktika. Kjo do te thote se edhe shume praktika njerzore, si psh. kultivimi i nje tradite te caktuar, nuk mund te gjykohet ne menyre te arsyeshme/analitike, as edhe nen tutelen e nje ideologjie ose politike te caktuar, porse te pranohen si njerzore, si e njerzve. Kjo sepse jane ca gjera ne jeten e njeriut te cilat nuk mund dhe nuk duhet te rationalizohen ose te sqarohen nepermjet ideologjive te perkohshme. Psh. koncepte si vullneti i lire ose si tradita kulturore. Vullneti i lire merr kuptim vetem ne praktike, le te arsyetojme dhe analizojme pa fund, asgjekundi nuk do dalim, se njeriu o mund ose nuk mund te realizoj nje veprim, o pengohet ose nuk pengohet (liria negative0, o mundesohet ose jo (liria pozitive). E njejta gje edhe me praktiken, ketu po kundershtoj veten time ne nje mesazh ketu mbi traditen (meqe askush nuk e beri).

    Une solla ketu gjykimin negativ teologjik islam mbi poezine per t’ju bere te ditur se praktika e bejteve ka qene kryesisht shqiptare dhe aspak nje nisme dogmatike, pak rendesi ka se nga eshte influencuar artistikisht. Pra ka qene nje praktike njerzore, ashtu sic eshte cdo praktike fetare, kaq duhet te respektojme: praktiken fetare si nje praktike njerzore. Por mesa duket disa njerez mbas kendveshtrimit pozitiv te nje tradite, i frigohen ringjalljes se saj. Fakt ama eshte qe kjo praktike i priu praktikave te tjera mbi te cilen te tjera u ndertuan (akumulimi i dijes dhe praktikes njerzore). Edhe leximi i gazetes cdo dite ne kohen e Socializmit eshte ndertuar mbi praktiken e mevludit. Shume praktika qe duken sikur bien nga qielli jane ne fakt te ndertuar gradualisht nga te tjera qe i kane paraprire ketyre. Kaq!

  18. Xha xha, bejtja vetë mbase nuk kishte ndonjë “negativitet” mirëpo ata që e praktikonin si njerëz dhe si klasë përfaqësuese identifikoheshin me diçka negative apo kundërshtuese me idetë e Rilindjes, shtyllës ku u mbështet më pas letërsia dhe ideologjia shqiptariste.

    Unë marr parasysh vetëm këtë:

    “””Çka është me rëndësi, pikërisht gjatë asaj periudhe erdhi e u përftua një shtresë shqiptarësh të pasur e të ngeshëm, të cilët kishin kohë dhe mjete në dispozicion për t’iu përkushtuar kohës së lirë, dëfrimit, filozofisë, kultivimit të shijes dhe të arteve, udhëtimeve anembanë Perandorisë dhe formave të tjera të rafinuara të eksperiencës.”””

    Pra bejtexhinjtë nga sa del këtu nëpërmjet pohimit tuaj te tema e parë për ta, përbënin klasën e pasur të shqiptarëve që kishin përfituar prej perandorisë osmane.
    Llogjikisht kjo klasë do të ishte kundër pavarësisë sepse do humbnin privilegjet e përftuara. Vetëm nisur prej statusit flas unë, pa i paragjykuar aspak se nuk kam shumë njohuri mbi ta.

    Politikat e sistemit të miletit më pas kanë qënë të komplikuara. Po përgjithësisht sipas historianëve Godo dhe Xhufi kur ndoqa debatin televiziv në lidhje me librin e Blushit, del se islamizimin kryesisht e përdornin bejlerët vendas për qëllime politike. Nëse Stambolli donte sa më shumë të krishterë, bejlerët kërkonin ushtarë për të mbrojtur pronat e tyre.
    Gjithashtu nuk i shpëtoi vëmendjes time në atë debat pohimi se hoxhë e prift shkonin te kadiu të padisnin këdo që hapte shkolla apo përdorte libra shqip.
    Shënimi prej Kozmait e vërteton më tej këtë gjë. Në ato kohë kishë e kadi ishin kundër shfaqjes së identetit shqiptar.
    Këtu ngatërrohet edhe Arti duke na i kthyer të gjithë të krishterët në grekë.

    Art, mos i bëj i thartë. Hape një temë krejt tjetër me atë postim dhe normal që shumë komentues do të të citonin më pas duke marrë shkas. Çoje aty te tema përkatëse dhe me gjithë qejf t’i shpjegon lali jot dy tre gjëra rreth saj.
    Si duket bojrat dhe ngjyrat i përdorke vetëm mbi mushama se gjykimin e paske krejt bardh e zi.

  19. Ne krijimtarine e Naimit, neperduken konkordancat me letersine orientale, sidomos ate persiane. Xhelaludin Rumi, nje poet i shkelqyer persian, nuk eshte i huaj per Naimin tone. Nuk mund te reduktohet profili krijues i Naim Frasherit, me ca ndikime te vogla qe vijne tek ai nga letersia e bejtexhinjve dhe vetem per kete te quhet si nje pasardhes i tyre. Sigurisht qe Naimi ka njohur letersine e bejtexhinjve, por njohja e tij mbi partiturat orientale nuk kufizohet me keta autore. Potenca e tij botekrijuese nuk i dedikohet ketij ndikimi, ngase vizioni i tij poetik ngritet mbi poetiken e romantizmit, tipike per vendet e Ballkanit, qe “devijohet” ne mision emancipues kombetar, ne dem te krijimtarise se “paster” letrare.

    Mendoj se kjo teme duhet te zhvishet nga politizimi dhe te shihet vetem si shfaqje letrare. Vetem ne kete menyre mund te kuptojme nese vertet jane demtuar bejtexhinjte, apo historia e letersise shqipe u ka dhene vendin e merituar. Persnalisht nuk shoh asnje element ne paradigmen e Rilindjes Kombetare, qe t’i kete paraprire idese koministe ne Shqiperi. Mbase mund te kete alternime te mevonshme, te cilat mund te vendosen ne matricen e kesaj “parapergatitje”.

    Mendoj se trajtimi i letersise se bejtexhinjve duhet te clirohet nga dy gjera. Nga satanizimi i kesaj rryme qe vjen nga konceptimi soc-realist i historise dhe letersisise dhe nga glorifikimi i padrejtesise ndaj kesaj rryme. Fatkeqesisht duhet te eksplorohet dhe procedohet me nje rruge te ndermjetme qe mbetet ekskluzivisht letrare, qe nenkupton vlerat letrare qe sjell kjo letersi, nese vertet i posedon ato.

  20. J. shkruan:

    bejtja vetë mbase nuk kishte ndonjë “negativitet” mirëpo ata që e praktikonin si njerëz dhe si klasë përfaqësuese identifikoheshin me diçka negative apo kundërshtuese me idetë e Rilindjes, shtyllës ku u mbështet më pas letërsia dhe ideologjia shqiptariste. […]

    Pra bejtexhinjtë nga sa del këtu nëpërmjet pohimit tuaj te tema e parë për ta, përbënin klasën e pasur të shqiptarëve që kishin përfituar prej perandorisë osmane.

    Llogjikisht kjo klasë do të ishte kundër pavarësisë sepse do humbnin privilegjet e përftuara. Vetëm nisur prej statusit flas unë, pa i paragjykuar aspak se nuk kam shumë njohuri mbi ta.

    J., në periudhën kur lulëzuan bejtexhinjtë (shek. XVIII dhe gjysma e parë e shek. XIX), nuk shtrohej fare çështja e pavarësisë së shqiptarëve; më pas, shumë qarqe bektashinjsh të cilët e mbështetën pa kushte lëvizjen e Rilindjes e lëvronin edhe bejten dhe sidomos praktikën e deklamimit të bejteve në publik, të cilën praktikë e vazhduan edhe me veprën e Naimit.

    Gjithsesi, nuk duhen ngatërruar orientalizmat që ishin futur në shqipe, me orientalizmat në vargjet e bejtexhinjve; meqë një pjesë e mirë e të dytave nuk u futën kurrë në shqipe, por mbetën të kufizuara në sistemin e leksikut poetik përkatës. Përndryshe, shqipja e shkruar para Rilindjes përdorte shumë orientalizma; disa poetë katolikë shkodranë, si Zarishi dhe De Martino të fillimit të shek. XIX, i kishin vargjet të rënduara me fjalë të tilla, edhe pse stilistika e tyre nuk kishte kurrfarë lidhjeje me traditën orientale; në kuptimin që orientalizmat shfaqeshin në gjuhën e këtyre poetëve katolikë sepse kishin zënë vend tashmë në dialektin përkatës.

    Ja një strofë nga poeti Pjetër Zarishi (e përshtatur nga studiuesi Tonin Cobani, i cili kam frikë se ka vënë pak si shumë dorë në tekst):

    Ndrroi dynjaja, krejt dynjaja shastisi;
    Mbas vdekjes së të parëve, mbisundoi mëkati.
    Harroi Zot’n, edhe hasmit nderime i nisi;
    Udhës e ligjës, sa mundi shqelma i vikati.
    Me hata t’pamasë t’Lumin e bezdisi;
    Kaq, sa shtrini thuprën e i hallakati,
    Me lëngatë, ujë, zjarr, zi, luftë e kërdisi;
    Ferrat, që mbollën, me i kurrë u erdh sahati.

    Rilindja ndërmori një fushatë për pastrimin e shqipes së shkruar nga huazime orientale si ato të mësipërmet, të cilat kishin hyrë e mund të vazhdonin të depërtonin në shqipen e shkruar nëpërmjet shqipes së folur; e duke sjellë në kulturën shqiptare, për herë të parë, praktikën e pastrimit gjuhësor. Ligjërimi poetik i Naimit sot mund të na duket i sheshtë dhe monoton, dhe leksiku i tij poetik relativisht i varfër; por në kohën kur shkruante Naimi, ai lloj ligjërimi tingëllonte shumë i veçantë, madje artificial, sepse publiku sidomos në qytetet nuk ishte mësuar me shqipen të zhveshur nga orientalizmat (dhe helenizmat, në zonat e Jugut). Por unë nuk kam parë kund që Rilindja t’i kundërvihej estetikisht ose ideologjikisht rrymës letrare të bejtexhinjve, ndoshta edhe ngaqë nuk e shihte si kërcënim ndaj kulturës së re kombëtare.

    Orges shkruan:

    Ne krijimtarine e Naimit, neperduken konkordancat me letersine orientale, sidomos ate persiane. Xhelaludin Rumi, nje poet i shkelqyer persian, nuk eshte i huaj per Naimin tone. Nuk mund te reduktohet profili krijues i Naim Frasherit, me ca ndikime te vogla qe vijne tek ai nga letersia e bejtexhinjve dhe vetem per kete te quhet si nje pasardhes i tyre. Sigurisht qe Naimi ka njohur letersine e bejtexhinjve, por njohja e tij mbi partiturat orientale nuk kufizohet me keta autore. Potenca e tij botekrijuese nuk i dedikohet ketij ndikimi, ngase vizioni i tij poetik ngritet mbi poetiken e romantizmit, tipike per vendet e Ballkanit, qe “devijohet” ne mision emancipues kombetar, ne dem te krijimtarise se “paster” letrare.

    Orges, ka disa gjëra që duhen mbajtur parasysh: (1) që Naimi u rrit dhe ndoshta u shkollua si fëmijë në kontakt të ngushtë me krijimtarinë e Dalip dhe Shahin Frashërit, të cilët ishin autorë bejtexhinj të njohur të kohës, veçanërisht për zonën e Frashërit; (2) që Naimi, në mos gabohem, e quante Hasan Zyko Kamberin “vjershëtorin më të madh të Shqipërisë”, çka tregon admirimin e tij të paktën për atë poet, të cilin me siguri do ta ketë njohur nëpërmjet teqesë së Frashërit dhe traditës letrare që ishte krijuar atje; (3) që Naimi vërtet e ka njohur mirë letërsinë persiane, madje edhe ka shkruar një tufë poezish në persisht, të cilat mua në përkthimin e Vexhi Buharasë më janë dukur gjithnjë më të bukura sesa poezitë e Naimit në shqipe; (4) që poezia e lëvruar nga Naimi në persisht nuk ka ndonjë lidhje as tematike as stilistike me veprën e bejtexhinjve shqiptarë; (5) që Naimi vërtet i përket romantizmit për nga etosi dhe ndoshta për nga temat që prek, por është edhe njëkohësisht i ndikuar nga poezia dhe mendësia orientale, p.sh. në toposin e qiririt, ose në panteizmin dhe në aspektë të tjera; (6) që kur unë flas për ndikimin e bejtexhinjve tek Naimi nuk e kam fjalën për tematikën ose etosin, por për formën, aq më tepër që ndonjëherë Naimin e kanë quajtur “bejtexhinj pa bejte”, meqë ritmi dhe muzikaliteti i vargut të tij, veçanërisht tetë-rrokëshit, nuk kanë aq lidhje me tetë-rrokëshin popullor, ashtu siç shfaqet ky i fundit, p.sh. te Çajupi; edhe pse Naimi i vazhdon bejtexhinjtë duke i mohuar – në përmbajtje, në etos, në ideologji dhe në leksikun poetik; por edhe mohimi është njëlloj marrëdhënie me traditën.

  21. “…Këtu ngatërrohet edhe Arti duke na i kthyer të gjithë të krishterët në grekë…”

    nuk e di nese keto fjale jane brenda temes. nuk fola per te krishtere. elementi kryesor dallues dhe themeltar i perkatesise etnike te popujve eshte gjuha, miku im i paditur. thashe dhe po e riperseris se njerezit qe shprehen greqisht, qe shkruajne greqisht , qe mbajne emra grek, qe ndertojne objektet e tyre te kultit nen filozofine dhe parimet e arkitektures greko-bizantine , qe kendojne dhe qe qajne ne greqisht, jane padyshim greke .

    dhe dicka te fundit; thua:

    “…me gjithë qejf t’i shpjegon lali jot dy tre gjëra rreth saj…”

    veshtire te mesoj dikush nga njerez teresisht siperfaqesor dhe pa asnje ngritje intelektuale . je teper i vogel dhe mbi te gjitha me nje kendveshtim gjysmak, te me mesosh mua, djalosh!

  22. Xha xha e pranoj se pershtypjet e mia mbi bejtet jane krijuar fale nje edukimi kritik ndaj tyre, por gjithsesi mua me pelqen te gjykoj me koken time.

    Nese Kadare kritikon bejtet ku plaku perqafon e qan zemra per dylberin , nuk besoj se flet ne ere,po ka bejte te tilla besoj me shume i perkasin zones se Elbasanit,duke qene se dylberet e Elbasanit kane qene me nam ne shek 18.

    Nga ana tjeter ka edhe bejte si ato qe citove ti, te cilat futen brenda kultivimit te mendimit e ndjesive shqiptare,pra qe meritojne te futen ne kulturen shqiptare.

    Tani mua me intereson se nga lindi, pse lindi e cfare perfaqesonte .

    Lindi pas islamizimit te nje pjese te arberve, nga persona te lidhur ngushte jo thjesht me islamin por me pushtetin turk.
    Te lidhur ngushte gjejme edhe me vone figura mjaft te shquara, Samiun, Naimin, Ismail Qemalin, Iljaz pashe Dibren, Pashko Vasen(guvernator i Libanit katolik) etj.

    Pra lindi nga myslymanet per myslymanet. Tek kjo shprehje gjejme edhe pergjigjen e pyetjes ‘pse lindi’; lindi per myslymanet.
    Pra per nevojat e myslymaneve. Ketu nuk kemi asgje specifike shqiptare, pervecse e shkruara ne shqip. Tek tuk kemi ndonje bejte qe mund te lidhet me bashkesine shqiptare e jo pjesen islamike,si ajo e gjuhes qe ke sjelle, por pergjithesisht kemi dicka qe lidhet me pjesen islamike ,per islamiket. Bektashizmi i lidhur me natyren , eshte rryme e perzier lindoro-shqiptaropagane(baba tomorrin) e krijoi nje rryme bejtesh ku u perzie elementi pagan i lindjes (sunitet i akuzojne bektashinjte per paganizem) dhe elementin pagan shqiptar(baba tomorrin).

    Kjo rryme bejtesh eshte pozitive vetem per faktin e thjeshte se pergatiti Naimin tu fliste gjithe shqiptareve e jo vetem myslymaneve.
    Naimi u shkeput ideologjikisht prej bejteve,pasi u be Kombetar e jo thjesht islamik.

    Keshtu bejtet jane perfaqesuese te nje subkulture islamike brenda kultures se madhe islamike me baze fene islame.

    Por kjo nuk eshte ndonje gje pozitive, asgjekundi nuk eshte pozitive, pasi bejtet te shoqeruara me motivet lindore ne muzike, me shallvaret ne veshje, me emrat islamike, me percet per grate, me te drejten per shume gra, urrejtjen ndaj kaureve qafira, adhurimin e Baba sulltanit si kalif, etj formojne nje subkulture te qarte islamike, te varfer, shume te varfer ne krahasim me subkulturen islamike persiane por c’rendesi ka, prape kemi elemente te qarte per nje subkulture islamike.

    Kjo subkulture islamike shkeputet nga kultura shqiptare, e keshtu percahet shqiptari nga shqiptari , keshtu shqiptari behet vella me turkun qe ne fakt eshte pushtues e armik me shqiptarin kaur.

    Bejtet nuk mund te shkeputen nga kjo subkulture islamike por jane shembull i qarte i kesaj subkulture.

    Prandaj fenomenin ‘bejte’ une e shoh si thelbesisht negativ.

    Rilindja eshte gje tjeter. Aty kemi kristiane e bektashij te flasin per shqiperine e shqiptaret , pra kemi kultivim te kultures shqiptare ndryshe nga letersia e bejteve, shume ndryshe.

    Me rilindjen mund te themi filloi epoka e c’islamizimit te shqiptareve,epoke qe nuk ka mbaruar duke qene se percet, motivet lindore e shume gjera te tjera qe permend Qose kane ngelur ende.
    Perpjekjet per ruajtjen e kultivimin e kultures shqiptare kalon edhe permes luftes ndaj subkultures islamike ,perfaqesues te se ciles bejtexhinjte kane qene.

    Njesoj sot, perpjekjet per ruajten e kultivimin e kultures shqiptare kalon permes luftes ndaj elementeve te ndryshem te kultures perendimore, perndryshe do kthehemi ne subkulture perendimore, cka faktikisht duan te gjithe perfshi ata qe thone se duhet te ruajme kulturen shqiptare.

  23. Si kur një bejtexhi plak i këndon një mustaqe padirsuri apo kur një poet mustaqe padirsur i këndon një “babai”, kjo nuk mjafton për ti flakur nga letërsia këta të dy. Për të qënë në rregull me moralin e ideologjinë mund ti lemë mënjanë bejten dhe poezinë, por nga ana tjetër nuk duhet harruar se si i pari si i dyti na kanë dhënë besnikërisht realitetin në të cilin jetuan. Nuk janë bejtja dhe poezia fara e keqe, por është plehu mbi të cilën ato hodhën rrënjë ai që kutërbon. Sikur perëndimi të flakte Ulikse e Lolita nga libraritë, shkrimtaria do të ishte një zeje e harruar.
    Bejtet e bejtexhinjtë janë pak të studiuar, ndaj nuk duhet të jemi të prerë e të themi fjalën e fundit për ta; ata kanë këtë vend që kanë nga … RILINDASIT! Ishte rilindasi purist Jani Vreto që botonte bejtexhiun. Ishte Naim Frashëri që …

    Nga “Porosia e Madhe” e Rexhep Qosjas:

    Në Parathënjen e këngës së pare të Iliadës së Homerit, Naim Frashëri do të përmendë bejtexhinjtë e njohur: Hasanin e, si e quan Zyk-Kamberit, Nezim Frakullën dhe Hixhretiun, – si e kishte pseudonimin Dalip Frashëri,…

    Prej të gjithë bejtexhinjve, Naim Frashëri do dhe çmon posaçërisht shumë Hasanin e Zyk-Kamberit, për të cilin thotë se “në mest vjershëtorëvet të Shqipërisë ka zënë kryenë”.
    N.H. F. Iliadhë e Omirit, Shtypurë prej shoqërisë Dituri, Bukuresht 1896, f.13.

    … në krijimtarinë e tij janë depërtuar prej vjershave të bejtexhinjve shqiptarë. Kështu, fjala vjen, mund të vërehet se Naim Frashëri e këndon dashurinë prej një largese përsiatëse prej së cilës këndohet edhe në poezinë e bejtexhinjve; se pamjen e gruas së kënduar nuk e përcakton, nuk e gjallëron sikundër ngjet në poezinë evropiane të romatizmit; se bukurinë e këndon si një ide siç këndohet edhe në vjershat e bejtexhinjve; se bën krahasimin e njeriut të dashuruar, në këtë mes vjerështarit, me bilbilin ashtu siç bëhet edhe në poezinë e bejtexhinjve, se, kur e kur, fut nga disa tema në të njëjtën vjershë dhe zbaton, ashtu, procedimin krijues të bejtexhinjve, etj.

    Qosja mandej thotë se ndikimi i paraardhësve bejtexhinj tek Naim Frashëri është i kufizuar, e për këtë ka të drejtë, por kur jep përsetë gabon teksa rendit se:
    “botëkuptimi dhe botëpërjetimi që shprehen në vjershat e bejtexhinjve paraqiten të njanshëm, të ngushtë, të thjeshtë, të vjetëruar dhe të tejkaluar në zhvillimin shpirtëror të popollit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XIX.”
    apo më tutje: ndryshe prej parafytyrimeve të bejtexhinjve që janë, ashtu, krahinore, parafytyrimet e Naim Frashërit janë botërore.

  24. Cyprinon nga pikepamja letrare bejten nuk e kam trajtuar pasi sic e kam thene me pare per mua , me shume sesa letersise ,bejtja i perket shfaqjes se nje subkulture, pra kemi te bejme me identitetin.

    Nuk jane elementet letrare ato qe kane rendesi ne shquarjen si kombetare apo jo te nje poezie apo proze, por me teper tematika e gjitheperfshirja.

    Vertet ishte realiteti ku plakut i qan zemra per ‘djalin’, por ketu kemi perdorimin e bejtes per te shprehur nje element te huaj kulturor e po ashtu ne bejte te tjera qe kane motive islamike.

    Nuk mund te ndaj bejten si model vargjesh nga kuptimi e percimi i mendimit e keshtu bejtja te dale si nje forme e arritur artistike. Gjithsesi forme qe varet nga orientalizmat,se bejte pa orientalizma te sjella nga turqit ska.

    Pyetja qe ngrihet natyrshem eshte: A do fusim si pjese te pandashme te kultures shqiptare elementet islamike apo do i refuzojme ?
    Kesaj pyetje rilindasit i dhane pergjigjen qe dime… Jo!
    Ata i jetonin ato kohera dhe e dinin me mire se ne se perse kultura kombetare kalonte permes luftes ndaj subkultures islame qe kishte hedhur rrenje natyrshem ne shqiperine islamike.

    Qe elemente islamike do ngelin kjo nuk diskutohet, por thjesht sepse ka qene e pamundur te shkuleshin e jo sepse jane zgjedhur te bejne pjese.
    Bejtet bejne pjese ne kategorine e elementeve islamike qe u shkulen. Sikur te shkuleshin edhe elemente te tjere nuk do ishte keq, keshtu energjite do drejtoheshin ne vendin e duhur.

    Tani te propozosh rifutjen e elementeve islamike ,mua me duket e tepert. Vete ruajtja tregon dobesi pastrimi,pra se nuk ke kapacitet te identifikohesh pa keto elemente, por rifutja e elementeve te asgjesuar ne keto 150 vjet thjesht do rizgjoje subkulturen islamike ne dem te nje kulture kombetare qe ne keto caste vuan tmerresisht nga sulmet e gjithanshme.

    Por kjo nuk duhet pare si sulm ndaj islamit per te mbrojtur elementet kristiane, pasi vete elementet kristiane jane asgjesuar ku ka qene e mundur po gjate ketyre 150 vjeteve, por si perpjekje per te mbrojtur cfare eshte e jona, ne ADN tone.

    Jemi 8 milione shqiptare e zoterojme elemente kulturore qe na dallojne qarte nga nje maxi kulture euro-kristiane ashtu si nga maxikultura islame.

    Nese ne keto elemente nuk i ruajme e zhvillojme por i zevendesojme me perendimore e lindore atehere cfare i ngel origjinalitetit shqiptar ?

    Ne jemi pak , nuk jemi si kinezet, prandaj jo vetem kulturalisht nuk bejme dot ekspansion, por e kemi te veshtire edhe mbrojtjen e nese nuk mbrohemi do asimilohemi kulturalisht.
    Nuk kemi as nje Zot si hebrejte , te cilit ti mberthehemi e lutemi per shpetim.

    Nese ne i futemi rruges se rehabilitim te cka qene islamike per njefare kohe gjate historise, cka qene ortodokse e cka qene katolike, futi brenda edhe elementet tipike perendimore atehere cngeli per ato qe jane apo kane qene shqiptare ?

    Une e perseris qendrimin tim, se ne rastin e bejteve ashtu si ne cdo element te subkultures islamike qe u zhvillua ne Shqiperi gjate pushtimit turk , nuk duhet te kemi kurrfare rehabilitimi, kjo apriori e lere me nese shikojme ne plazhet e kavajes grupe burrash e grash qe futen ne det me shallvare.

    Ne fund nje ndodhi te sjelle nga nje shqiptar kosove.
    Behet fjale per censin e popullsise ne mbreterine jugosllave.

    Dialogu midis mesoburrit shqiptar dhe censorit i sjelle jo ne gegerisht:
    – Cfare je ?
    – Jam shqiptar turk…
    – Nuk kam une ketu shqiptar turk, po kam shqiptar dhe turk, ti je shqiptar apo turk ?
    -Jam shqiptar turk – kembengul shqiptari
    – Degjo mos me humb kohe , po te shenoj si turk – thote censori per te shtuar numrin e turqve ne jugosllavi.

    Pasi mendohet pak, flet shqiptari me nxitim:
    -Dale, dale pak se nuk jam turk, jam shqiptar… Ne shqiptaret kemi luftuar 500 vjet me turkun, ti me ve turk…

    Ne maqedoni tipa te tille i gjen ende sot.

  25. Pyetja jote e natyrshme Hyllin, për kohën e sotme merr përgjigjen e sotme, ashtu si për të djeshmen ka marrë përgjigjen e djeshme.
    Por është po aq e natyrshme të pranohet se (po të perifrazoj) elementët (e kulturës) islame kanë qënë pjesë e pandashme e kulturës shqiptare.
    Nuk është turp të pranosh ç’ke qënë, anglezët pranojnë turpet e veta kësilloji tek Masakra e Inocentëve, amerikanët në një novelë historike, titullin e të cilës s’mund ta nxjerr nga rafti, pranojnë dhe më keq se kaq, në Nju Jorkun e milionerëve dylberët therren nga një serial killer.
    Pastaj, mos kujtoni se kjo rrymë trajtohet sikur ka zënë mesin apo anët e letërsisë shqiptare, thjesht është një përrua në të, mbase uji i të cilit vjen herë i turbullt por është ujë. Bejtexhinjtë prej atëhere deri më sot nuk janë hequr ndonjëherë dhe as janë shmangur nga letërsia shqipe. Nëse do të hiqen kjo do të jetë hera e parë, diga do të jetë artificiale, e të çarat do t’ja japë koha.
    Teoria e përjashtimeve të çon në fallsifikime.
    Për elementët e padëshiruara që futen në kulturën shqiptare prej të gjitha vrimave, do të duhej temë tjetër, por përsëris mendimin se çensura nuk është zgjidhje.

  26. Hyllin. Boshi, eshte plot dhe jo bosh, me bosh. Kultura eshte graviteti i cdo elementi kulturor, ardhur nga shume drejtime. Ne qofte se ajo (kultura) eshte dhe flet shqip, ajo eshte plot me kulture, mes kulturave, ne kulturen e saj shqipetare. Po i hoqe kulturen e ardhur para pagane, pagane, helene, romake, katolike-krishtere, bizantine-orthodokse e otomane-myslymane, kultures shqipetare, ajo ndalon ne fantazin e kuptimit te nje fjale, fjales vet, kulture.

    Dalloj tendenc puritanizmi ne argumentin e Hyllin, ne se mund ta quaj te tille. Ne te njejten kohe shoh integritet ne perspektiven e vendosur nga vezhgimi i Xha Xhai-t.

    Kultura eshte si nji individ, me origjin qe s’fillon me prindrit, por as me gjyshrit apo stergjyshrit, por edhe katragjysherit. Argumenti po flet per jeten kulturore te gjysherve, mendo, sa trashegimni kulturore ke ti Hyllin nga gjyshi yt fisnor i shekullit 18-te-19-te. Ajo trashegimni vjen direkt ne doza te medha me prindrit (ne kete rast ne shekullin qe kaloj) Prindrit trasheguan komplikim-rremuj ne brezin ton, por edhe kultura eshte plot me komplikim, ne na takon ti reduktokme rremujen.

  27. Hyllin e shoh qe nuk jam shprehur qarte as me siper, as edhe me mesazhi paraprijes. Po filloj me pika se eshte me e thjeshte.

    1. Premisa jote persa i perket identitetit shqiptar eshte ajo “exlusive”, pra perjashtuese. Ti kerkon te perjashtosh (prasisesh) nga “trungu” ato dege qe ti nuk te pelqejne. Problemi eshte se ty te mungon nje definicion (perkufizim) i identiteti shqiptar. Ti vazhdon akoma te permendesh terma te vagellta si ADN, kodi gjenetik shqiptar (?). a.) Kjo premisa jote e perjashtimit nuk qendron perderisa nuk kemi nje version zyrtar te ketij identiteti. b.) Edhe metoda e perjashtimi duhet te bazohet ne disa kritere. Te damkosesh si islame (marrim psh. islamin si kriter perjashtues) nje tradite, se te pelqen ty, eshte komplet nje proces sporadik. Dikujt tjetri nuk i pelqen psh. qe dikush te kete pantallona te grisura tek gjunjte (si te miat). Edhe perjashtimi i disa epokave historike, se i pelqen dikujt, eshte komplet pabaze (pse mos perjashtojme periudhen e Zogut, porse perjashtojme ate Socialiste?.) Shkurt, eshte e veshtire te arrihet nje konsensus persa i perket kritereve te perjashtimit, sidomos ne nje sistem demokratik (edhe kriteriet sociale te perjashtimit jane te pabaza, psh. cfare mund tu thuash ciganeve, vllehve, homoseksualeve etj? Ti mund ti perjashtosh, porse kushtetuta, qe eshte zemra i cdo shteti, i pranon ato?!) Pra nga ato kriteret qe permenda une (fetare/sekulare, historike dhe sociale) asnjera nuk duket te kete baze ne shoqeri (konsensus).

    2. Premisa jote e dyte, edhe e disa te tjereve, eshte ajo modernizimit. Dmth. qe narracionit (tregimin e madh) te themelimit te kombit shqiptar (pra tregimi nacionalist), sot i eshte vene edhe ai europian modern (tregimi i iluminizmit dhe progresionit). Une prandaj ta bera ate hyrjen tek tema e pare persa i perket disa teorive mbi modernizimin. Problemi eshte se sot Postmodernistet e kane hedhur poshte kete Narracion, kete mit te iluminizmit europian (ne fakt eshte hedhur poshte qe me Shoan, vrasjen masive te hebrejve ne LDB). Ne fakt edhe ne Shqiperi nuk ekziston nje diskurs me pozicione te qarta persa i perket ketij Narracioni. Te gjithe duket se e perkrahin, porse njeri mallkon periudhen e Bejtexhinjve, tjetri te Skenderbeut, nje tjeter ate Socialiste (packa se edhe kjo ideologji ka qene moderniste). Pra nuk ka njesim as per perspektiven me te cilen ne e shohim historine. Disa nuk shohin nje progres ne qeverine e Sales, nje tjeter sheh tradheti ne ate te Nanos ose te E. Hoxhes. Kaq per narracionin tone kombetar.

    3. Une te tregova mbi dogmen fetare islame. Por qellimi nuk ishte vetem per te treguar diskrepancen midis dogmes dhe praktikes njerzore (bejtes), porse une ta tregova ne nje menyre, qe te kuptoje se me zhvillimin e praktikes se bejtes kishim te benim me nje progres. Pra une i ngjita kesaj epoke te bejtexhinjve nje vleresim normativ, ate te progresionit. Pse? Sepse, sic edhe ta sqarova, kemi te bejme me nje zhvillim, nga DOGMA/Absolutizmi (islami, me strukturen e Namazit, faljen e rregullt, normat islame te ngurta) ne ART/Liri, pra ne poezi. Cfare nenkupton se kemi te bejme me nje praktike njerzore qe del jashte NORMES, jashte RREGULLIT, pra me LIRI dhe ART. Tani cfare eshte ky emancipim pervetem se fillesat e Iluminizmit ne shoqerine Shqiptare? A kemi te bejme me nje progresion? Kur njerzit duan ti kendojne besimit te tyre jo nepermjet strukturave fetare, porse jashte ketyre strukturave, nga zemra e tyre, thurrin vargje etj. Nga keto vargje, pra nga forma, njerzit fillojne ti japin rendesi fillimisht (a.) permbatjes dhe (b.) formes, tingullit, … pastaj deshirojne ti japin rendesi (b.) audiences, pra te behen te kuptueshem, dhe ketu hyn gjuha shqipe, … pastaj i japin rendesi (c.) kontextit/ambientit, odes, oxhakut, pyllit, pra ambientit ku jeton kjo audience, pershkrime te ndryshme hyjne ne varg, … me kohe i japin rendesi (d.) emocioneve, pra kthehen perseri tek vetja e tyre, dhe ketu hyjne vargjet erotike, ato per dashurine e humbur, mallengjimet e keshtu me rradhe. Por nga ARTI fillon pastaj emancipimi i gjithe shoqerise, zhvillimi i tradites se vecante, dhe e gjitha e ka fillesen tek nje individ qe deshiron te beje nje poezi per ti treguar Zotit dashurine e tij, ne nje moment mbase te veshtire ne jeten e tij, ose te lumtur, ose te trishtuar etj. Pra kemi te bejme me nje proces njerzor. Kaq sa per metoden “arkeologjike” te se studiuarit te gjerave.

    Nese dikush deshiron ti hedhe poshte keto qe thashe, ta beje me keto pika, qe edhe une ta kuptoj me mire.

  28. O Hyll-o, po mire, meqe Kadareja na qenka dylberofob, na dilka qe te kete automatikisht te drejte ??? Te keqen e llogjikes…

  29. Stalker dylberofobe eshte kultura shqiptare qe bazohet gjeresisht mbi modelin burreror te mashkullit. Ne castin qe ti e shkaterron kete model atehere normal qe do i pranosh e me keq akoma do u kendosh dylberave.

    Cyprinon elementet islame kane qene pjese e pandashme e kultures se shqiptareve myslymane .
    Kjo nuk i jep te drejte askujt t’ua imponoje keto elemente si te kultures shqiptare shqiptareve kristiane.

    Nje shqiptar kristian as qe do t’ja dije per shumicen e elementeve islamike e do rebelohet menjehere sapo te kerkohet imponimi i ketyre elementeve si elemente te kultures shqiptare.

    Shqiperia nuk eshte e krahasueshme me asnje vend tjeter europian.
    U hap nje teme njehere tek Fsh.com. A e tradhetuan shqiptaret besimin e krishtere ?
    Menjehere Albo me te drejte(nje nga te paktat here) e korrigjoi ne : A e tradhetuan shqiptaret myslymane besimin e krishtere?

    Kjo per te thene se nuk eshte e thjeshte qe ti te thuash tashme ne kemi elementet islamike ne ADN, keshtu qe eshte kulture shqiptare. Kristiani do refuzoje menjehere.

    Atehere mund te vazhdohet me kokefortesi nga ana e shumices me prejardhje islame te propogandohet si kulture shqiptare, por kjo do sjelle perhere debate nga ana kristiane e si perfundim keto elemente do ngelen pezull ne ajer .

    Ne kuptimin ekstrem qe ti nuk mund te me sjellesh ne librin e letersise nje bejte per dylberat e te me detyrosh ta mesoj permendesh. Une pranoj noten 4 pa mu dridhur qerpiku.

    Nga ana tjeter ke te drejte kur thua se bejtet nuk jane perjashtuar ndonjehere nga letersia. Por ato bejte qe jane vleresuar te denja. Ketu kerkohet rehabilitimi i pjeses se censuruar e per kete po debatojme, megjithese mua si fenomen me pelqen ta trajtoj nga pikepamja identitare.

    Vemendje nuk po kerkoj rikthimin ne kulturen e kohes se qepes, por heqjen e elementeve te heqshem. Islami ka fatin e keq te kete hyre masivisht ne shek 17-18 e ne shek 19 filloi puritanizmi rilindas, pra eshte normale qe elementet islamike te jene me te dobet e me ne qender te vemendjes.

    Nese do kishte hyre kristianizmi ne ate periudhe do kishte te njejtin fat.
    Eshte me e lehte te heqesh ate qe nuk eshte konsoliduar ende sesa ate qe ka hedhur rrenje prej mbi 10 shekujsh.

    Kete e tregon gjuha. Turqizmat u hoqen masivisht, por eshte gati e pamundur qe te heqesh latinizmat, sepse ato kane 1600-2000 vjet e jane strukturuar ne menyre te atille qe ti nuk e kupton fare qe eshte latinizem.

    Nese ne vitin 500 do kishte nisur nje proces pastrimi ,si gjate e pas rilindjes, me siguri do kishim shume pak latinizma ne gjuhen shqipe.

    Problematika gjithsesi eshte e gjere per shkak te ekzistences se minorances kristiane te ciles nuk mund ti ushtrosh presion per te thithur elemente islamike, presion qe behet i mundur fale integrimit te elementeve islamike ne kulturen mbareshqiptare nepermjet struktures edukative.

    Kapedan e vertete une e shoh si krasitjen e hardhise kete proces.
    Nese ti krasit deget e teperta energjia e hardhise do drejtohet drejt degeve produktive,
    Nese ti shquan si dege te tepert ta zeme percen, normal qe do e krasitesh, pavaresisht faktit qe per disa shekuj ka qene e pranishme ne shqiperi.

    Pastaj nese ti me ben krahasimin me pantallonat e grisura ne gjunje do te thote qe nuk ke kuptuar diferencen midis nje elementi te rendesishem te kultures materiale islamike si percja dhe nje mode te perkohshme rinore si grisja e xhinseve.
    Percja eshte element me kuptim te gjere socio-psikologjik qe jep pasoja te renda ne raportin themelor te shoqerise njerezore, ate mashkull- femer, ndersa grisja e xhinseve eshte thjesht hormon rinor ne shperthim.

    Po ashtu perjashtimi (apo zbehja) i nje epoke historike nuk varet nga pelqimi apo mospelqimi por nga rendesia qe ka kjo epoke ne identitetin e shoqerise. Komunizmi i jepte jehone periudhes komuniste sepse ne identitetin e shoqerise ishte me rendesi.

    Epoka ilire tek ne ska rendesi sepse eshte vleresuar se nuk ka shume ndikim ne identitetin e shqiptareve, perkundrazi epoka e Skenderbeut ka marre gjithmone thelen e madhe, sepse ka rendesi te jashtezakonshme.

    Keshtu behet edhe vleresimi i periudhes turke. Ajo ka demtuar identitetin arberor rende, pra ate te skenderbeut, atehere mos ti japim jehone sepse identiteti i sotem shqiptar varet drjetpersedrejti nga ai arberor.
    Normal qe islamiket do shajne Skenderbeut e do mburrin Sulltan Mahmutin e Hamutin apo Hamitin, por per kete ne shqiptareve sna plas fare e nuk do jene keto zera qe do bejne te mundur revizionizmin e historise shqiptare per ti dhene rendesi nje epoke te turpshme ne dem te epokes se lavdishme.

    Eshte parim socio-psikologjik primitiv, qe njeriu ka nevoje per epoken e lavdishme te historise . Ne kete do zbatojme si na meson praktika dhe psiokologjia.

    Modernizmi mua me sjell dhimbje koke me thene te drejten e nuk e kam permendur ndonjehere nje gje te tille. Kur flas per zhvillim, nenkuptoj zhvillim jo progres modern.
    Mund te jete i shpejte i ngadalte por jo ne kuptimin e progresit modern. Une jam i hapave te vegjel sidomos ne kulturen shpirterore pasi vetem ne ate menyre shtresezohet e reja. Kur ti nuk shtresezon ke cuar dem krejt epoken dhe epoka qe do vije do jete me e varfer se e vjetra. Pak a shume si ka ndodhur ne perendim. Brezi i ri do jete me i varfer kulturalisht se i vjetri. Brezi i fundit i pasur kulturalisht ishte i viteve 60-70 e disi 80. Pastaj kemi hapesire boshe perfshire epoken ku jetojme.

    ”””’porse une ta tregova ne nje menyre, qe te kuptoje se me zhvillimin e praktikes se bejtes kishim te benim me nje progres.””’

    Me duket e kam bere te qarte qe progresi i subkultures islamike ne gjirin e kultures shqiptare eshte si historia e ferres dhe trendafilit.
    Me jep cik vend o trendafil se ke shume – e perfundon me – Ndac rri ndac ik o trendafil se me cave menderen.

  30. Hyllin!
    Tema nisëse ishte “Në mbrojtje të bejtexhinjve” e pastaj erdhën “Apologjia e bejteve” dhe “… II”, të cilat mbrojnë apo shfajsojnë bejtet dhe nuk kërkojnë rehabilitim. Unë kam shkruar dhe po e rishkruaj se mbrojtja më e mirë është botimi i bejteve që kanë mbijetuar. S’ka si të ketë rehabilitim të pjesës së censuruar kur ato nuk janë botuar kurrë, dhe s’ka si të ketë gjykim të drejtë e të saktë as prej teje e as prej meje për diçka që nuk e kemi lexuar. Ajo që kërkohet është transkriptimi dhe kalimi i tyre nga dorëshkrime në arkivat e shtetit në libër në bibliotekën kombëtare. Por edhe kur të vijë ky botim, paragjykon më kot, e mbi paragjykime i vë vetes 10 në rebelizëm (tipar i bejtexhinjve) e 4 në letërsi, për bejte të cilat nuk kanë për të hyrë kurrë në tekstet shkollore.
    Ajo që ne nisëm të debatonim, e që ju shmangëm, ishte lehtësia me të cilën Kalorësi i të Mirës, ndan kush është i mirë dhe kush është i keq (dhe kush dreq – me patjetër), të keqin e quan armik dhe i bie papritur në një dylyftim prej të cilit ndodh, siç i ndodhi Hyllusit, të bjerë i vdekur. Vlerësoj altruizmin (e për këtë mund të shkruaj gjëra interesante) e Hyllusit që nuk la njerzit të vriteshin më kot, por nuk vlerësoj veprimin e kalorësit tonë, që pret me shpatë që në ajër gjëra që mund të diskutohen e të ndahen në tryezë, e ku përveç përfitimit, edhe kombëtar, nuk ka të lënduar veçse në sedër.
    Kur Hasan Zyko Kamberi kish mospajtim me shoqërinë se “Çupatë…” i martojnë me të pahir,/ se ymër në dorë s’kanë.” cili është qëndrimi i tij për dylberët? Unë nuk e di pa e lexuar dhe nuk udhëhiqem prej intuitës, por deri sa ta lexoj do ti besoj Naimit, e Konicës.
    Libri i letërsisë së vjetër raportin fetar të shkrimtarëve e ka 8 me 3 në favor të katolikëve, bile, ndonjë dorë e stërvitur e ka hequr Zyk-Kamberin nga PËRMBAJTJA, duke e bërë, na: 8 me 2! Po të hiqen bejtet laike, ora e letërisë duhet ndarë më dysh, gjysma ti kalojë orës së historisë (se flitet mbi Skënderbeun) dhe gjysma orës fetare (se flitet mbi Shën Mërinë e Virgjër). Dhe kështu siç është ai tekst, më shumë se tekst i një shkolle laike ai duket si tekst i një shkolle katolike (bile i përkryer: me psalme e litani dhe ku bejtexhiu ka poemë biblike). Sipas të njëjtës logjike të imponimit myslimanët mund ta quajnë këtë kusht për ta rishkruar letërsinë e vjetër. Edhe për ta, ashtu si për kalorësin dhe për ty që je jo më pak kalorës, përgjigjia është jo. Nuk rishkruhet letërsia ashtu siç rishkruhet historia, edhe kur e quajmë historia e letërsisë. Për letrarin çdo libër është një dashuri më vete, për historianin, kur ky rëndom qëllon dhe kombëtarist, ka edhe libra të urrejtshëm; letrarit i dridhet dora kur bën puristin, historianit kombëtarist nuk i dridhet dora të bëjë pyre-istin.
    As kam marrë pjesë, as kam lexuar, as kam ndërmend të marr pjesë në debate identiteti, as në FSH e as gjetiu, (për mua njeriu është çfarë ndjehet se është) por po të sjell ç’kam shkruar atje plot dy vjet më parë:
    91.
    Gëzoju për çdo këmbanare,
    Mendoje minare.

    p.s. Libri mbi prostituimin e të miturve në Nju Jork titullohet Alienisti nga Kaleb Kërr, – (ky nuk është një rekomandim leximi)

  31. Kadareja dylberofob?
    Po të kishin ndjekë bejtexhinjtë modelin Kadare të marrëdhënieve me autoritetin… do t’i kishin mbushë mevludet me vjersha për Portën e Lartë dhe Dovletin.

  32. Mire o Cyprinodon lexo e kenaqu me bejten qe mora nga blogu i Ba ba-it…

    Po me pare lexo kete strofen:

    Ej rahman-i bila zeval
    ej halik-i lem jezel
    ti je alim-i myshqil-i hal
    ti je zat-i bila halel.

    E jo traskriptoje e botoje po mbaje edhe poshte jastekut si Aleksandri i Madh Iliaden.

    Nga pikepamja artistike nuk kam ndermend ti futem dickaje qe nuk e kuptoj se cthote se eshte ne gjuhe te huaj, nga pikepamja identitare po e diskutoj.

    Traskriptimi e botimi eshte baraz me kerkesen per rehabilitim . Nje strofe ku une lexoj vetem 2 fjale shqip ‘ti je’ per mua mund te perfundoje fare mire ne letersine turke apo arabe e ne historikun e tyre.

    :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

    Nga «Hadikaja»

    Bismil-lah ej Rabbi rahman
    qeremi yt pa nihajet
    ti u bën dertlivet derman
    ti u bën gjuhën që flet.

    vazhdimi ketu

  33. E kuptoj dertin tend dhe te dertlinjve te tjere Hyllin por heqja e bejteve nga qarkullimi nuk i ben derman identitetit.
    Dert dhe derman gjenden mes shoqeve te tjera ne “Fjalorin e Gjuhes se sotme shqipe”.

  34. I ben edhe qe cke me te,ashtu sikunder e kane demostruar keto 150 vjet, ku letersine e rilindasve katolike e ortodokse me 4-5 myslymane sa per syrin e keq (hiq Naimin nga keta) e vazhduan gjithe te tjeret kesaj radhe shumica myslymane e tashme rezultatet jane te qarta.

    Katoliket shkruan shkrimet e para shqipe deri ne fillim te 1700-es. Rilindjen e filluan ortodokset, Naum Veqilarxhi, De Rada, Kristoforidhi e ne mes te ketyre dy rrymave te denja kemi rrymen letrare te bejteve gjysem shqip-gjysem turqisht .

    Kjo demostron qarte krizen e thelle jo vetem identitare por edhe te letersise shqip , krize qe perfaqesohet nga bejtet si ajo me siper.

    Keto perpjekjet islamofile qe solle edhe me lart me kunjen ndaj katolikeve, jane te destinuara te falimetojne persa kohe qe shqiptari do i thote vetes shqiptar e jo shqiptar turk apo myslyman shqiptar ( si kundervenie ndaj shqiptar myslyman qe nxjerr ne pah kombesine para fese).

    Dert e derman i perdorte gjyshja ime ndjese paste.

  35. “E vetmja liri qe meriton emrin, eshte ajo qe arrijme te miren tone ne rrugen tone, per aq sa nuk perpiqemi te privojme te tjeret nga e tyrja, apo pengojme perpjekjet e tyre per ta arritur ate. Secili eshte roja i duhur i shendetit te tij, qofte mendor, trupor apo shpirteror. Njerezimi eshte perfitues me i madh kur duron njeri tjetrin te jetoje si i duket e mire atij vete, se sa duke detyruar secilin te jetoje si i duket mire pjeses tjeter.”
    Keto fjale te Xhon Stjuart Millit qe i gjen ne pllakata brenda trenave te Nju Jorkut paguar nga libraria Barnes&Noble, si pjese e serise se “Trenit te mendimit”, do benin mire te qarkullonin edhe ne Shqiperi, kuptohet deri ku ka trase dhe shina.
    Per sa ke shkruar, Hyllin:
    Te them se myslymanet e perqafuan Rilindjen eshte pak por mjafton per te thene se nuk i morri njeri me zor, sic bene komunistet me pas me njeriun e ri apo te tjere duan te bejne tani me shqiptarin evropian.
    Rryma e bejtexhinjve eshte po aq e denje; bejtet sipas studimit te Xha Xhait kane 20-30% orientalizma (jo turqizma).
    A mund te jete islamofil nje jomyslyman qe e ka lexuar Kuranin aq here sa cilindo liber tjeter – nje here?
    Eshte fakt dhe jo kunje gjendja tek ai tekst skeletor i thate shkollor.

    Gjyshja me mallkonte me “derman mos pac!”

  36. Nese nuk je islamofil, me vjen keq por shfaq probleme te renda identiteti ose ke ende gjera me rendesi per te thene.

    Bejtet mund te kene 20-30% turqizma-arabizma-persizma vecse problemi eshte se kane mjaftueshem per te qene te pakuptueshme per cilindo shqiptar qe nuk di turqisht.

    Jsne qartesisht produkt shqiptaro-turk te krijuara per ata qe si Samiu ndiheshin me shume turq se shqiptare.

    Pse ndikuan ne formimin e Naimit nuk eshte argument i mjaftueshem ,pasi Rilindja (letersia ) ka kuptim edhe pa Naimin, nuk eshte e varur nga ekzistenca e Naimit .

    Katolikeve tu puthim duart, sepse shkruan gjuhen shqipe te paret dhe krijuan nje tradite shkrimi ne alfabetin latin, tradite qe me vone ishte jetike per Rilindasit Katolike e jo vetem per ta por per krejt levrimin e shqipes, duke qene se alfabeti latin i ka mjetet e duhura per tingujt e shqipes si dhe largon psikologjikisht shqiptaret nga greket e arabet pa harruan lehtesine qe ofron ne mesimin e gjuheve te huaja me rendesi .

    Ajo shprehja e Millit eshte retorike utopike qe i ka dale boja.

    Njeriu nuk di cila eshte rruga e tij e aq me pak nuk di cila eshte e mira e tij e pikerisht keto 2 gjera i japin jete civilizimit, nepermjet krijimit te nje elite qe i tregon rrugen popullit dhe cila eshte e mira e tij e kete populli e paguan me nje pjese te mire te lirise se tij.

    Nje anarki sociale qe buron nga heterogjeniteti i sjelljeve e kulturave , nuk eshte gjeja me e keshillueshme per Shqiperine, pasi kjo anarki ekziston tashme e biles ne nivel shume shqetesues.

  37. Hyllin shkruan:

    Katolikeve tu puthim duart, sepse shkruan gjuhen shqipe te paret dhe krijuan nje tradite shkrimi ne alfabetin latin, tradite qe me vone ishte jetike per Rilindasit Katolike e jo vetem per ta por per krejt levrimin e shqipes, duke qene se alfabeti latin i ka mjetet e duhura per tingujt e shqipes si dhe largon psikologjikisht shqiptaret nga greket e arabet pa harruan lehtesine qe ofron ne mesimin e gjuheve te huaja me rendesi .

    Hyllin, më dëfren me naivitetin tënd. Vërtet pandeh se është ndonjë privilegj i madh të jesh shqiptar dhe të flasësh ose të shkruash shqipen? Ne kur lindëm s’na pyeti njeri në donim të ishim shqiptarë apo ujgurë, prandaj, edhe pse na u hap parashuta në hapësirën ajrore shqiptare, s’kemi pse t’i puthim duart njeriu për Gjon Buzukun, qi kjoftë livdue.

  38. Une nuk pandeh, por jam i sigurte.

    Nuk ka asnje lloj kuptimi te thuash se kur lindem , sna pyeti kush cdo donim te ishim.

    Lindja eshte proces qe varet nga nje vullnet superior ndaj nesh keshtu qe deshirat tona nuk kane asnje rendesi,pikerisht pse inferiore.
    Vullneti superior, perbehet nga vullneti i shoqerise ku u rriten, edukuan, njohen e u martuan, prinderit tane.
    Pa kete vullnet nuk do ekzistonte asnje nga anetaret e blogut, hiq minoritaret,prandaj detyrimisht meqe i detyrojme ekzistencen ketij vullneti superior, jemi te detyruar ta levdojme e adhurojme.

    Nga se perbehet ky vullnet superior?
    Perbehet nga vullnetet e njerezve te medhenj si Gjon Buzuku e Pjeter Bogdani, vullnetet e te cileve ushqejne kete vullnet superior, te cilit i detyrojme ekzistencen.

    Pa keta njerez(njerezit e medhenj qe kane zhvilluar kulturen e identitetin tone) ky vullnet superior ndaj deshirave e vullneteve tona, do ishte aq i dobet e i zbehte saqe do shkrihej brenda ndonje vullneti tjeter superior e ne nuk do ekzistonim.

    Atehere logjikisht, meqe midis njerezve te arsyeshem e atyre qe u binden ligjeve te mbijeteses, askush nuk do donte qe te mos kish lindur kurre, i bie qe ne shenje nderimi e mirenjohje tu puthim duart e jo vetem metaforikisht, ushqyesve te vullnetit superior.

    Ata qe nuk e njohin kete vullnet superior, por me mendjemadhesi qorre njohin si superior vetem vullnetin e tyre, bejne pjese tek kategoria lehtesisht e asimilueshme e nje bashkesie keshtu qe opinioni i tyre, ngre peshe po aq sa ai i nje mize qe zukat perret topit me mjalt.

  39. Hyllin, vras mendjen të kuptoj problemin tënd.
    Ti je nacionalist, e drejta jote. Por mos e merr nacionalizmin pa vërtetim. Ka mes nesh që nuk janë ashtu.
    Ti dhe unë jemi shqiptarë dhe bëhemi merak për Shqipërinë, por kjo është aksidentale.
    Ti flet për asimilimin sikur me qenë ky ndonjë hata – por nuk është. Asimilimi belqim është hata për grupin etnik, por jo për ata që asimilohen.
    E vetmja e mirë për shqiptarin sot është që kultura shqiptare e ka të mirën përpara, se deri tash është marrë vetëm me artin e lashtë të mbijetesës.
    Nuk kemi arsye me qenë krenarë për veten. Më produktive kishte me qenë ta imagjinonim veten sikur sapo na kanë liruar prej burgut.

  40. Lexova shumicen e komenteve ketu, dhe nuk hasa idene e nje shtrirje me te gjere gjeografike te “bejteve.”
    Para se t’u kthehem atyre ne Shqiperi, po shtoj dicka ne lidhje me kete aspekt:
    Letersia “troubadour”, nje forme mjaft e njohur e letersise franceze ne mesjete. E perhapur fillimisht ne jug te Frances, e importuar nder te tjerash nga Spanja. Nder “troubadouret” me te njohur “spanjolle” Ibn al Arabi, Ibn Guzman etj.
    Me pak fjale, poezia trubadure, apo pershtatja me vone ne shqip e bejteve, eshte nje rryme poezie e njohur per muzikalitetin e saj dhe ne thelb poezi me tematike dashurine. Eshte krejtesisht arabe, e perhapur gjate kalifatit ne Spanje, paraqitja e saj si turke ne debatin ketu eshte e te njejtit gabim si puna e “kafese turke” qe ne fakt te vetmen gje qe ka turke eshte menyra e ardhjes ne Shqiperi. Nejse, qe t’i kthehem trubadureve, ajo me rrenje arabe/spanjolle karakterizohej nga paraqitja inferiore e femres, ne krahasim me trubaduret franceze ku figura e femres mori forme me superiore. Nje tjeter aspekt i saj eshte dhe homoseksualiteti, komplet platonik sepse teologjikisht i ndaluar. Trubaduret francez kopjuan muzikalitetin e saj, tematiken e dashurise, por i pershtaten figurat kryesore sipas vendit.
    Dhe dicka tjeter, kjo lloj literature ishte sufiste ne Spanje, dhe me vone ne Shqiperi bektashe. Sunitet e denonin poezine.
    Qe t’i kthehem bejteve ne Shqiperi, vertete u perhapen me ardhjen e perandorise otomane ne Shqiperi. Problemi qe Hyllin etj kane me te eshte sepse perfaqeson apo ishte pjese e nje pushtimi te dhunshem 500 vjecar, ndaj dhe nuk studiohet apo hidhet poshte si e huaj (pavaresisht pershtatjes me element shqiptar qe u be.) Ne krahasim psh me Francen, ku kjo letersi studiohet ne universitete.

  41. Ago nuk ka nacionalizem pa vertetim, e kunderta eshte e vertete.
    Nuk eshte ky vendi i duhur per ta vertetuar por gjithsesi njefare lidhje e ka.

    Kombi nuk eshte shpikje mendimtaresh romantike, por rezultat i nje procesi te gjate socio-kulturor.
    Kombi eshte ajka e organizimit social qe ka arritur njeriu.
    Kur njeriu grumbullohet ne bashkesi e ben per te falur nje pjese te lirise se tij natyrore ne kembim te sigurise , ndjenjes se sigurise ne radhe te pare. Me kalimin e kohes keto bashkesi fitojne karakteristika , si gjuhe e njejte, zakone te njejta, fe e njejte, vizion te njejte per te ardhmen, mentalitet te njejte mbi boten e mbi veten gjenden perafrueshmerite e mundshme ne tiparet fizike (nga lind racizmi,une i bardhe ti i zi, pra i ndryshem nga une).

    Pra ne kete cast ky grup social eshte i pjekur per te arritur stadin me te larte te organizmit social mbi toke, dmth Kombin.
    Per kete ndikojne me tej, historia e perbashket e vuajtjeve apo fitoreve, ndjesia e te qenit te bashkevuajtur ne vecanti, ndjesia e te qenit njesoj dhe te afert, kultura qe nderkaq mund te quhet e perbashket dhe e ndryshme nga tjetri.
    Arrihet momenti kur fale nje lufte pergjithesisht, gjithe ky organizim protonacional eshte gati per tu kthyer ne Komb fale ndergjegjes kombetare qe fitohet gjate luftes.

    Pra arrihet casti kur ky organizim arrin stadin e larte socio-kulturor te kombit.

    Asnje grupim tjeter nuk eshte me i forte se ky e me i pergatitur per ti mbijetuar rrebesheve te historise.
    Sa me shume elemente nga ato qe permenda nje komb mbart aq me i specializuar ne mbijetese eshte ai komb, pra nga pikepamja socio-natyrore ky grup quhet i persosur, eshte gati diamant.

    Kombi diamant, zoteron nje gjuhe pa dialekte, nje race, zakone te njejta,fe te njejte,si atdhe nje toke te pasur.
    Gjuha sa me e paster, raca sa me e paster, feja e zakonet kombetare, atdheu ne zone te pershtatshme klimatike per racen( ne kuptimin nje nordik ne sahara eshte ne vendin e gabuar ).

    Sa me afer ketij modeli aq te persosur social saqe i pamundur meqe persosmeria eshte e ndaluar me ligj te natyres, perndryshe ndalohet evolucioni, aq me i larte e i denje quhet kombi.

    Shqiptaret zoterojne, nje gjuhe me vec 2 dialekte,pra me pak se cdo gjuhe tjeter europiane, shumica derrmuese te races shqiptare, zakonet shqiptare zene pjesen e luanit, klime te pershtatshme per racen e toke relativisht te pasur ne burime natyrore , ka 2 (tre ose kater sipas kendveshtrimeve) fe, por qe po asgjesohen, keshtu qe mund te themi se kombi yne eshte i specializuar ne mbijetese e perben nje organizem social te denje per tu marre shembull, pavaresisht luhatjeve historine ne ndergjegjen kombetare, humbja e saj nuk ka sjelle kurre shperberjen e bashkesise, ndryshe nga popujt e tjere, qe humben edhe identitetin bashke me ndergjegjen e grupit apo protokombit dhe u asimiluan.

    Asimilimi eshte fatkeqesia me e madhe per njerezimin, pasi e ben njeriun te humbase nenshtresen antike , pra subkoshenca e njeriut varferohet, keshtu qe njeriu ne vend te behet me i thelle si pasoje e eksperiences qe kane mbledhur qindra breza para tij , behet me siperfaqesor.
    Aq me teper nje komb qe asimilohet eshte komb i deshtuar, dmth organizem social i paafte per ti bere balle historise se njerezimit.

    Ne kete kendveshtrim, bejtet cfaredo qofshin si thote Aulona (pergezime per nick-un apo emrin ) arabe apo qofshin persiane na vijne prej turkut e perfaqesojne nje krize qe kaloi kombi yne, grupi etnik arberor e sa me larg bejteve aq me afer shqiptarise ndodhemi.

  42. Kushdo që është i interesuar për krijimtarinë e poetëve aljamiado, fare mirë mund të lexojë këtu librin «Nezim Frakulla dhe Divani i tij shqip» nga Abdullah Hamiti. Hamiti ka botuar – për fat të keq, më duhet të them, tek-tuk me ndonjë gabim – dy divanet e Nezim Frakullës, kopjen e Beratit dhe atë të Dervish Salihut (kjo e fundit është shkruar me një kaligrafi të hijshme mbi kartë shumë të mirë, kryevepër e vërtetë për bibliofilët, e vitit 1847) duke përdorur transkriptimet e gatshme të Abdullah Ferhatit, që për fat ndodhen në të njëjtën dosje të Arkivit të Shtetit me divanet. Këtë e them me siguri, pasi i kam parë vetë. Megjithatë këtij libri i duhet bërë njëlloj kritike, pasi për fat… të keq, Hamiti është me origjinë nga Kosova (apo Maqedonia???) dhe ndonjëherë nuk e kupton mirë dialektin në të cilin është shkruar vepra (të Beratit). Përveç kësaj përdor në tekst një metodë që anashkalon përcaktimin e saktë të shqiptimit të gërmës q. p.sh. shikajet kur në të vërtetë duhet shkruar shiqajet (ankim). Ç’është e vërteta, osmanët e ngatërronin disi vetë punën, pasi përdornin të njëjtën gërmë (ك ڬ ڭ) me shenja diakritike, për të dhënë tingujt -q-, -gj- dhe -nj- … dhe ndonjëherë harronin t’i vinin, ashtu siç bëjmë ne me kaçurrelat mbi ë (p.sh. كه كه بِن = një që bën)
    Megjithatë, nuk besoj se keni për të kuptuar gjë, pa kaluar njëherë fjalorthin në fund të librit…
    Se harrova, ndonjëherë tekstin Hamiti e trajton në mënyrë fluide… p.sh. fundin e poemës mbi vdekjen e Mehmet Mekatit ia bën bisht një poeme tjetër, në dukje pa lidhje me ‘të.

  43. Xhaxha, hasa në një botim të hershëm të tipit: Orientalizmat në poemën «Erveheja» të M. Kyçykut (Çamit), në: Studime filologjike, Tiranë, 3, 1989, ff. 101 – 112. Nuk e di, e ke ende nëpër duar? Dhe nëse po, përse nuk e boton!

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin