Dëshira për t’u gjetur etimologjinë fjalëve është po aq e vjetër sa edhe kultura; madje teknikat e përdorura për etimologjizim dhe presupozimet teorike të përpjekjeve etimologjike e shprehin më së miri frymën filozofike ose ideologjike të epokës përkatëse.
Megjithatë, etimologjia si degë e dijes e bëri kapërcimin nga spekulimi në shkencë nëpërmjet metodës historike-krahasuese, e cila për herë të parë bëri të mundur përshkrimin jo vetëm të historisë së fjalëve të veçanta, por edhe të prirjeve të përgjithshme, ose rregullsive historike të ndryshimit të gjuhëve në kohë.
Gjuhësia e mbështetur në metodën historike-krahasuese bëri të mundur klasifikimin e shumë gjuhëve të Europës dhe të Azisë në një familje të vetme, indoeuropiane, duke provuar se këto gjuhë rridhnin nga një e kaluar e përbashkët. Pasi u formula në hollësi kjo hipotezë, nuk munguan as përpjekjet për ta rindërtuar këtë gjuhë “mëmë”, ose indo-europianishten, nëpërmjet krahasimit të “bijave” të saj.
Rindërtimi gjuhësor ka rëndësi të veçantë në rastin e gjuhëve që janë dokumentuar vonë me shkrim, si shqipja; sepse ndihmon për të kuptuar faza më të moçme të kësaj gjuhe, që nuk janë dokumentuar ndonjëherë me shkrim.
Zakonisht rindërtimi ndjek fazat e mëposhtme: përzgjidhen, të themi, dy fjalë që i përkasin secila një gjuhe të ndryshme, të cilat janë aq të afërta mes tyre, sa mund të supozohet se kanë një lidhje gjenetike, në kuptimin që njëra gjuhë e ka marrë fjalën nga tjetra: p.sh. latinishtja coxa “ije” dhe shqipja kofshë; formulohet hipoteza se shqipja e ka marrë fjalën nga latinishtja; mbi këtë hipotezë formulohen pastaj disa rregullsi tingujsh, p.sh. k-ja latine ka dhënë në shqipen e sotme k, o-ja latine ka dhënë o, x-ja latine (e shqiptuar ks) ka dhënë fsh. Që këtej, gjenden fjalë të tjera me fsh në shqipe, dhe kontrollohen në bazë të kësaj rregullsie; p.sh. a mund të ndërtohet për lafshë një fazë më e vjetër, diçka si laxa? Në fakt kjo është e mundshme, dhe lafshë vërtet është huazuar nga latinishtja laxa. Më në fund, formulohet një rregullsi, sipas së cilës një ks e shqipes së lashtësisë ka përfunduar në shqipen e sotme si fsh (e cila rregullsi vlen pastaj për të mbështetur etimologjinë e mëndafsh nga latinishtja metaxa, khs. edhe rumanishten mătase), edhe pse jo çdo –fsh– e në fjalët shqipe të huazuara nga latinishtja mund të bashkëlidhet me një x të latinishtes (p.sh. kafshë vjen nga lat. causa.)
Ka një dukuri në fonetikën e shqipes që quhet metafoni, dhe që shprehet atëherë kur një zanore ngrihet një shkallë, p.sh. a-ja bëhet e, ose e-ja bëhet i, për të shprehur kuptime të caktuara gramatikore. Kemi fjalën plak që në shumës bën pleq, kemi dash që në shumës bën desh, kemi foljen marr që në vetën e dytë bën rreh, e kështu me radhë. Pse ndodh kjo? Disa gjuhëtarë kanë formuluar hipotezën se kjo gjë i detyrohet një i-je në rrokjen pasuese, e cila në rastin e emrave si plak, dash etj., mund të ketë qenë mbaresa e emërores shumës. Kjo hipotezë është pranuar për shumë arsye; një nga të cilat është se, e njëjta –i, ka shkaktuar edhe zbutjen (ose palatalizimin) e k-së në q, te fjala plak. Që prania e një –i-je në afërsi shkakton shndërrime të tilla si a → e, ose zbutje të bashkëtingëlloreve, kjo njihet mirë edhe nga gjuhë të tjera (p.sh. gjermanishtja). Prandaj për shqipen është pranuar se, në një fazë të hershme, ka ekzistuar një shumës me –i, i cili tashmë është zhdukur, por ka lënë gjurmë në zanoret tematike të emrave përkatës.
Tani me të drejtë mund të pyetet nëse kjo është apo jo shkencë. Natyrisht është shkencë, edhe pse nga rregullsitë fonetike nuk mund të pritet po ajo rreptësi si në rastin e ligjeve të fizikës – meqë ndryshimin gjuhësor e ndikojnë shumë faktorë, mes të cilave edhe faktori analogjik, ose prirja njerëzore për të vënë rregull në gjërat e për t’i rrafshuar dallimet jofunksionale. Për shembull, nëse zbutja e bashkëtingëlloreve në shumësa të tillë si pleq, fiq, të ligj, shekuj, miq, armiq etj. shpjegohet me mbaresën e lashtë të shumësit, zbutja e ngjashme në fjalë të reja si mitingje, blogje etj., i detyrohet analogjisë.
Edhe fjala at, në kuptimin “baba” bën në shumës etën/etër (ndryshe nga huazimi turk at, për llojin e kuajve, që bën në shumës atllarë). Logjika ta do që prapashtesa -ën/-ër si prapashtesë shumësi është shtuar më vonë, dhe që shumësi i këtij emri bëhej, fillimisht, me -i, çka do të shpjegonte edhe shndërrimin a → e (në mënyrë të ngjashme, edhe -e-ja fundore e shumësave të tillë si pirgje, shtigje, brigje, pragje, burgje, vargje, shtërgje është ngjitur pasi mbaresa fillestare -i i ka zbutur bashkëtingëlloret me të cilat ka qenë në kontakt).
Kështu mund të ndërtohet tabela e mëposhtme:
Emërore njëjës | Emërore shumës | |
Faza më e vjetër: | at | ati* |
Faza e ndërmjetme: | at | et(i)* |
Faza e dokumentuar: | at | etën/etër |
Asterisku pranë disa formave tregon se këto janë forma të rindërtuara, nuk dokumentohen gjëkundi. Përkundrazi, format etën, etën, etna etj. janë të dokumentuara. Disa etimologë amatorë, të cilët nuk e përfillin kronologjinë e këtyre formave të ndryshme të shumësit, janë përpjekur që formën etën/etna ta përdorin për të shpjeguar fjalë të tilla si ethnos, të greqishtes së vjetër. Problemi me këtë shpjegim është që e-ja e fjalës shqipe etën është produkt i një procesi fonetik të brendshëm të shqipes, relativisht të vonë ose të periudhës së kontakteve me latinishten; prandaj fjala greke e vjetër ethnos nuk mund të vijë prej një forme të një fjale shqipe që s’mund të ketë qenë aq e hershme sa vetë fjala greke.
Argumenti që sjellin këta amatorë, kur ua vë në dukje kontradiktën, është se rregullsitë e shndërrimeve fonetike nuk janë aq të rrepta sa ç’duan t’i bëjnë etimologët e shkollës gjermane (historike-krahasuese). Një argument të tillë e ka sjellë tani së voni edhe një autor i kalibrit të Martin Bernal në veprën e vet shumëvëllimëshe “Black Athena”, i cili ka shkuar e ka gjetur një mori fjalësh semitike (egjiptiane, fenikase, hebraike) në shtresën jo-indoeuropiane të greqishtes së vjetër – pikërisht atë shtresë që deri dje ia atribuonin çuditërisht pellazgjishtes.
Ironikisht, përpjekjet e Martin Bernal për ta rietimologjizuar greqishten e vjetër, duke gjetur atje qindra në mos mijëra rrënjë semitike, u ngjan përpjekjeve të ngjashme të filologëve biblikë në Europën e shekujve XV-XVIII, të cilët kërkonin t’i etimologjizonin të gjitha fjalët e gjuhëve të tyre nëpërmjet hebraishtes biblike.
Megjithatë, Bernal e pranon haptazi se, që etimologjitë e tij të qëndrojnë, duhet hequr dorë nga metoda historike-krahasuese, së paku ashtu siç është formuluar ajo nga shkolla e gramatikanëve të rinj, ose nga kërkesa për t’i trajtuar rregullsitë e shndërrimeve fonetike si gjithëpërfshirëse.
Për këtë arsye, indo-europianistët i kanë pritur kontributet e Bernal-it me këmbët e para.
Për të bërë një krahasim jashtëgjuhësor, teoritë e këtij dijetari përndryshe të madh e me erudicion të gjerë, janë të ngjashme me ato të disa fizikanëve të cilët nuk e pranojnë modelin ekzistues të universit dhe teorinë e Big Bang-ut, por propozojnë një teori paralele, atë të universit “elektrik”, duke i shpjeguar dukuritë astrofizike dhe planetare si dukuri që u detyrohen forcave elektro-magnetike.
Mirëpo gjuhësia historike-krahasuese ka arritur suksese të mëdha në analizën e gjuhëve të ndryshme, dhe jo vetëm indo-europiane; dhe këto suksese i ka arritur pikërisht nëpërmjet zbatimit të metodës historike-krahasuese si metodë shkencore, e cila lejon, ndër të tjera, të bëhen parashikime të cilat ndonjëherë edhe mund të verifikohen.
Për analogji, një nga sukseset më të mëdha të kimisë moderne konsiderohet konceptimi i tabelës së elementeve, prej kimistit rus Mendelejev. Kur e hartoi tabelën, Mendelejevi vërejti se disa kutiza mbeteshin bosh; çka e shtyu të parashikonte ekzistencën e disa elementeve të cilat në atë kohë nuk ishin zbuluar akoma në laboratoret; madje edhe të përshkruante cilësitë fizike dhe kimike të këtyre elementeve. Shumë nga këto parashikime më pas rezultuan të sakta.
Diçka e ngjashme ndodhi në gjuhësinë historike-krahasuese, kur Ferdinand de Saussure, përndryshe i njohur si themeluesi i strukturalizmit, pasi u ndesh me disa anomali fonetike në strukturat e rrënjëve indo-europiane, propozoi ekzistencën, në gjuhën “mëmë” të një klase bashkëtingëlloresh përndryshe të panjohur, të cilat i quajti “laringale“. E vetmja provë e laringaleve, në kohën e Saussure-it, ishin disa ndryshime zanoresh indo-europiane që përndryshe nuk mund të shpjegoheshin dot. Më pas, kur u zbuluan dhe u deshifruan mbishkrimet shumë të hershme të hetitishtes, në Azinë e Vogël, u vërtetua se ajo gjuhë, e dokumentuar më përpara se gjuhët e tjera indo-europiane, i kishte ruajtur laringalet pikërisht atje ku i kishte parashikuar De Saussure.
Përndryshe, arritjet kryesore të gjuhësisë historike-krahasuese vështirë se mund të vihen në dyshim. I vetmi problem me metodën, dhe sidomos me rindërtimet gjuhësore, është se këto, për nga natyra e tyre, gjithnjë krijojnë iluzionin se fazat e hershme të një gjuhe janë më të rregullta sesa fazat e mëvonshme; ose iluzionin se gjuhët janë të kulluara në burimet, por korruptohen me kalimin e kohës. Ka diçka tepër mitike, madje mistike në këtë konceptim, edhe pse ai rrjedh vetvetiu nga natyra e metodës – meqë po ta mbështetësh rindërtimin në rregullsitë, atëherë nuk mund të rindërtosh veçse forma që janë, ipso facto, të rregullta.
Ky iluzion ushqehet nga fakti që, për gjuhët e padokumentuara, mund të njohim vetëm format e lashta të rregullta, por jo ato të parregulltat, të cilat kanë humbur përgjithnjë, në qoftë se nuk janë ruajtur vërtet në gjuhë; me fjalë të tjera, që nuk mund të rindërtosh parregullsitë, por vetëm rregullsitë.
Se sa e ushqen përfytyrimin mitologjik të historisë së gjuhës ky iluzion, kjo duket edhe nga përfundimet e dialektologjisë historike të shqipes – sipas së cilës dialektet e sotme të shqipes kanë qenë më të afërta, në një fazë më të hershme, madje edhe në shekujt XV-XVI, kur shqipja nis të dokumentohet. Sipas këtij përfytyrimi, protoshqipja, ose ajo formë e shqipes që flitej para shekujve V-VIII (kur ndodhi, ndër të tjera, rotacizmi), nuk kishte ndarje dialektore. Mirëpo të thuash se protoshqipja nuk kishte ndarje dialektore, është njëlloj si të thuash se shqipja e sotme është rezultat i zhvillimit historik të të folmes së një grupi të kufizuar njerëzish, të themi të një krahine të vogël ose edhe të një fisi të vetëm të mbijetuar (fundja edhe një Adami dhe Eve ur-shqiptare, që mund t’i quajmë simbolikisht Agroni dhe Teuta).
Më e arsyeshme është të pranosh se ndarja e sotme dialektore e shqipes është rezultat i proceseve të nisura në Mesjetën e Hershme, të cilat i kanë rrafshuar dallime dialektore më të vjetra, që mund të ketë pasur shqipja e atyre kohëve. Për shembull, trajtimi i ndryshëm i grupit -ct të latinishtes në huazimet nga ajo gjuhë (më një anë si –jt në fjalë të tilla si shenjt, drejt, gjymtyrë, shujtë, kujtoj, pajtoj etj.; më anë tjetër si –ft në fjalë të tilla si luftë, troftë, etj.), mund të lejojë të formulohet hipoteza e një ndarjeje dialektore më të hershme të shqipes sipas drejtimit lindje-perëndim, me format –ft– të dialektit lindor më të afërta me format me -pt të rumanishtes (p.sh. lupta, e krahasueshme me shqipen luftë, të dyja nga latinishtja lucta).
Me fal qe po fus hundet, me etimologjine popullore, po kam nje dyshim te forte tek Lafsh nga Laxa e po ashtu per kafshe nga causa.
Kafshe me shume ngjan me kafas ( kafaz fjale arabe e sjelle nga turqit) .
Pafsh e deshirores duhet te jete forme qe vjen nga pavesh ku v eshte kthyer ne f.
u pava – u pafsh(a)
u duk- u duk(e)sh (me shpesh nga keto ane), zhduk- u zhduk(e)sh (nga faqja e dheus/t )
u mbyll- u mbyll(e)sh
Deshirorja e foljeve qe mbarojne me -va ne kohen e shkuar ben me -fsh,pafsh, shikofsh dmth v kthehet ne f.
Ato qe mbarojne me -a ne kohen e shkuar, e bejne deshiroren me -(e)sh
Kjo tregon per kthimin e v-f si te natyrshem ne shqip. Edhe huazime si Victoria ne Fitore e tregon. Victoria tregon se -ct
nuk ka vetem format -jt e ft por edhe -t , kurse huazime te tjera sjellin ct-kt.
Nese v kthehet ne f atehere kafsh mund te vije nga kavas e kjo do lidhej me lat.cavea-cavus. Shtrengimi i kafash, kafesh ne kafshe, (e tipit, mbushme e jo mbushem, hiqme e jo hiqem) i perket ndoshta shtrengimit geg ku ata harrojne -a-ne e tyre e detyrojne ndonjehere heqjen e -e-se. Alban-arban-arbn(ne shqiptim) arber ne toskerisht.
Cavea-cavus ne lat. i thone guv-es . Ne shqip kemi edhe Zgaver ne italisht skavare nga ex-cavare, por e cuditshme si perkon s-kav-are me shume me z-gav-er sesa eks-cavare .
Ne shqip kemi edhe gov-at, kov-e, kup-e qyp , anglisht gap.
Pra forma kavas me duket me e aferta e me kuptim. E cuditshme forma kafaz e arabishtes apo kava-nos e turqishtes. Keto jane me rrenje indoeuropiane….
Kavas-kafas(h)-kafsha do te thote nje qenie e mbyllur e biles thuhet kafshe e eger per egersirat sepse jane ne natyre dmth kafshe i referohet dickaje te bute, te kapur.
Ne kete kendveshtrim kav- mund te kete origjine nga kap(e mbyll) e kapa nenkuptohet zoterova, mbylla, burgosa,i hodha litare/pranga.
Ja tek si etimolog shembullor popullor e nxorra kafshe jo vetem shqip por kaluar shqipes. kap folja, kapas emri qe behet kavas(i futur brenda,i zaptuar,burgosur i kapur) e ketu huazohet ne lat. cavus e pastaj kavas-kafash.
Lafsh , ka qene lafas e keshtu sic shkuam me siper nga kafsh tek kapas ketu nga lafsh tek lapas e nje forme tjeter e prejardhur eshte llap-e. kemi lips -buze ne anglisht. Sa e ke llapen themi. kemi edhe fjalen llaf nga llap.
Llap nje forme e zhurmardhur e ngjashme me bla-bla , spanjisht habla- flas,
nderkaq fla-s dhe (l)laf jane mese te ngjashme, si bla me habla-s.
Jam i hatashem eeee…. hahahaha…. Ama duhet pranuar se nje fije logjike te gjuhesise se krahasuar e kam perdorur.
Hyllin, meqenëse qenke i fortë edhe në latinishte, po të përshëndes me këngën: ne sutor ultra crepidam.
A jo, nuk jam hic i forte ne latinisht, maksimumi njoh dicka latinishten juridike,pjesa tjeter;rrofte google books e pasioni.
Me njohjen e italishtes teorikisht duhet ta kuptoja cfare dmth , ashtu sikunder di te kuptoj ne spanjisht. Paradoksale qe nje romak a lacial kupton shume po shume me mire nje kastiljan se gjuhen e te pareve.
Ah po di edhe se Julia (gens julia nga eshte edhe kajo Hyll kajzeri) eshte huazim i latinishtes nga shqipja Hyll,qe eshte percjelle si hulio, zhyl, giulio ne gjuhet latine e pikerisht nga kjo gje e varfer nisem per te vene ne dyshim logjiken sunduese se vetem ne kemi huazuar nga latinet.
Postimi me lart faktikisht donte te tregonte se etimologjia popullore( afrodite nga afros-shkume eshte me e sukseshmja etimologji popullore ne bote) niset nga parimi i kundert, dmth ne fillim ve ne dyshim se kush ka huazuar ke .
Tani te jem me serioz e argumentues.
Pike se pari te pranosh format latine si te vjetra nga 1600 – 2000 vjet e njekohesisht te thuash se shqipja ka ndryshuar strukturen para 1200 vjetesh perben paradoks nese nuk pranon njekohesisht te gjitha fjalet 1 e 2 rrokeshe te shqipes si te pandryshueshme gjate ketyre 2 000 vjeteve dmth ti perjashtosh nga efektet ne fjale te ndryshimeve te thella strukturore te supozuara.
Mirepo ti, nuk e pranon pandryshueshmerine e fjaleve te shqipes (keto 2 mije vjet) me 1 e 2 rrokje sepse thua se ka ndryshuar struktura , pra bie ne paradoks sepse vetem fjalet e huazuara prej latinishtes sipas teje i bie te jene te pandryshueshme dmth coxa jep kofsha e mbaroi kjo pune,fjala kofsha eshte gati 2 mije vjecare dhe e pandryshuar.
Si mundem une te te besoj kur ti bie ne paradoks ?
Pra une dicka jam i detyruar te mos pranoj o nuk do pranoj huazimin o nuk do pranoj ndryshimin e plote te struktures se shqipes ne shekujt 5-8 e cila i ndryshoi fjalet e shqipes e vete gjuhen, biles une cuditem sesi ecen kjo akademi perpara me paradokse te tille.
Paradoksi i dyte eshte se ndersa ti pranon huazimin ne shqip nga latinishtja (ndersa rumanishtja ka huazime te ndryshme nga shqipja ) ve ne dyshim prejardhjen e shqipes nga ilirishtja. Mirepo coxa ka dhene kofsha ne ilirisht po ashtu huazimet e tjera i ka bere ilirishtja, keshtu qe logjike e supozuar huazimore i perket ilirishtes , pra shqipja eshte padyshim vijuese e ilirishtes ne huazime e ka logjike te njejte huazimi, ose me sakte fjala ilirisht kafshe ka dhene shqipen kafshe pa asnje lloj ndryshimi.
Pra xha xha jane 2 paradokse qe vene ne dyshim shume gjera. Qe te behet mundesi ka nevoje per nje teori pa paradokse, imagjino sa e veshtire eshte ne prezence te paradokseve te pranohet si reale,pra kur as mundesi nuk eshte.
Nga postimi me lart arrihet ne perfundimin se tema ka nevoje per ndryshim titulli, ne : Nga ‘shkenca’ ne ‘mitet’.
Shkenca e pranuar nuk arrin te clirohet nga paradokset keshtu qe njeriu , i cili ka nevoje perhere te dije te verteten, detyrohet
tu drejtohet kanaleve jozyrtare.
Po kthehem edhe njehere tek huazimet e permendura ne postimin e pare.
Ligji gjuhesor supozon se ks e latinishtes kthehet ne shqip ne fsh. Sigurisht qe jo gjithmone ( duhet shpjeguar perse) e gjithsesi vetem kur fsh perben rrokjen e dyte apo kur nuk hap fjalen; la-fsha , ko-fsha, sepse fsheh ku fsh hap fjalen eshte e rreme, pasi fsheh vjen nga mohimi i sheh, pra f ka funksion mohues te sheh. Fshij duhet te kete lidhje me shij (grurin) pra f duket si perforcues ose duhet te pranojme qe fshij vjen nga fsheh, dmth procesi i fshirjes eshte krahasuar me ate te fshehjes (ky eshte mentalitet feminor e mashkullor) .
Po ashtu fsh ne shqip ekziston tek deshirorja e foljeve qe ne kohen e shkuar mbarojne me -va.
Si e tregova ne postimin e pare, ketu kemi kalimin e v-f, shikovsh behet shikofsh, piva behet pivash- pivsha-pifsha e keshtu me radhe.
Zanorja a e -va nderron vendin e krijohen premisat qe vash te kthehet ne -fsha nepermjet formes -vsha.
Si duket shqipja -vsh nuk e pranon e ka nevoje ta ndryshoje ne fsh. E vertete, ne shqip -vsh nuk ekziston.
Pra kur -fsh mbyll fjalen ka mundesi shume te mira qe te jete e prejardhur nga -vsh.
Cka duket teper e dyshimte ne kalimin nga lat. -ks ne shqipen -fsh eshte se ndersa -sh mund te vije fare mire nga -s kalimi i k ne f eshte shume i veshtire. E vetmja mundesi eshte K- kh- h- f, pra si magelani e duke perdorur ndarjen kentum-satem(kjo pranohet si proces teper antik ) e vetem ne raste shume te rralla . Psh nje rast hipotetik nga k-f. Krye-khrye-hrye-frye apo lek-lekh-leh-lef apo koka-khokha-hoha-fofa.
Nderkaq dial. toskan ka arritur qe k ta beje h ose me sakte me nje k te fshehur/jo plotesisht te zhdukur (k)h, si kaza-haza—-shtepi
Por gjithsesi jemi brenda kentumit, kentum-kint-hundred, pra k kthehet ne h por brenda zhvillimeve te brendshme te indoeuropianishtes.
Gjithsesi keto jane ndryshime qe do vertetonin nje antikitet te atille qe teoria qe mbeshtet xha xha do ishte plotesisht jashte loje.
Nderkaq f eshte lehtesisht e ndryshueshme dhe kembyeshme/ardhur me p nepermjet ph, apo me b(h) apo me v sigurisht ka ligje te caktuara. Kavalo – kabalo(spanjisht)
Po ashtu kemi ne kete kembyeshmeri, la-b-ra (buze italisht)- lla-p ne shqip apo li-p-s ne anglisht, V-ictoria lat. ne F-itore ne shqip.
Nderkaq -fsh duhet ndare per arsyet e mesiperme por edhe sepse -sh ne fund te fjales eshte pa asnje lloj dyshimi nje prapashtese e duhet trajtuar si e tille gati ne gjithe rastet. -sh ashtu si -s eshte prapashtese e zakonisht shoqerohet me zanore(te cilat mund te bien) a,e,o,u,i, , tiran-as, mbart-es, mender-os, rast-is, tmerr-u(e)s apo qurr-ash burr-ash, bar-esh(ketu femeron) etj.
Pra eshte mese e arsyeshme qe – sh tek fjala kaf-sh(a) te jete prapashtese e forma e pare, kaf-ash ku kaf del si rrenje.
Nderkaq pame qe fsh ekziston ne fund si i prejardhur nga -vsh, pra forma kafsha ka ardhur nga kalimtarja kavsha e cila ka ardhur si pasoje e shtrengimit te kavash e kalimi i theksit nga zanorja e fundit tek e vetmja zanore, pra kavash me theks tek a-ja e -vash shtrengohet ne Kavsh e keshtu theksi bie tek a-ja e pare dhe e vetme (a-ja apo e-ja e kafshe/a eshte shume e bute per te marre theksin e ndodhet ne fund dmth ska bashketingellore prapa qe ti jape te drejten e zanores theksore- deshir(e)- theksi tek i-ja, pra behet e pazeshme, nderkaq kur i veme bashketingellore fiton force, krahaso- deshire me deshiren, ku deshir rron ne te folur ndersa deshirn eshte e cunguar)
Pra, kavash kthehet ne kavsh e menjehere ne kafse.
Nderkaq kav-ash = kav-as e forma kav eshte rrenja qe ka kuptimin ne gjuhet indoeuropiane i mbyllur, grope, humnere,zgaver, i futur. Kjo forme per shkak te ndryshimit te k-g apo ansjelltas apo v-p-b-f e zanoreve ka dhene nje mori fjalesh.
ne shqip z-gav-er,kov, gov-at, gop,grop,gyp, kup,qyp, guv ,e fjale te ngjashme ne gjuhet gjermane e latine.
Tani si etimolog shembull popullor nuk mund te rri ketu tek varianti indoeuropian pasi edhe qe kafshe te nenkuptoje nje qenie jonjerezore te mbyllur nuk me ngop edhe pse ky do ishte kuptimi me i mundshem.
Pervec qe kemi kafshe te mundshme si kaph-sh ngaqe ph kthehet ne f. Psh nje fjale hipotetike, gyphyres (po evitoj gophyres qe eshte me e kuptimte) mund te jape gofyres, por nese shqiptoni disa here fjalen guvhyres kuptohet menjehere qe vh kthehet me lehte ne f , pra gufyres, kurse tek gyphyres bie h e p ngelet e paprekshme ose gati e tille.
Pra nje forme kavh eshte e mundshme te zevendesoje/het me kaf, kemi kafe qe ne popull degjohet si: ma bej ‘kahven nuse’ ose kavhen.
Tani nga mund te buroje kav. Nje forme eshte Kabh, kalimi i bh ne f eshte supozuar si i mundshem ne ilirisht e maqedonisht, ndersa ne greqishten e vjeter ph ne f eshte e vertetuar.
Tani sic duket nga arsyetimi im, nje kalim nga bh-f e ilirishtes eshte e mundshme por duhet te kaloje me pare nga kalimi bh-v e pastaj nepermjet v ne vh=f.
Pra nuk jemi larg formes Kab si forme para kav e cila pastaj dha kaf(sh po sh eshte pa interes ne kete pike)
Pra kabh eshte para kav. nderkaq kabalum dha kavalo pra edhe nga latinishtja ne italisht kemi kalimin e bh-v.
Po kab a eshte e kembyeshme me kaph apo kap ? Po sepse lab mund te shqiptohet laph pa i humbur kuptimi, sepse bab dhe pap thone te njejten gje, At e ka raste te tille plot.
Pra une mendoj se origjina e vertete e fjales kafshe dmth kuptimi nuk i vjen nga forma kav-i mbyllur, por nga forma antike kap e kjo nenkupton qenien qe gjuan, pra kuptimi i fjales eshte e antikiteti te jazhtezakonshem.
Biles mund te kemi kaluar shpejt nga kap tek kab tek kav e pastaj kaf.
Hipotetikisht fjala ab(h)-uj dmth abhuj mund te jape avuj e ja tek mund te dalim tek forma e vjeter e avuj .
Nderka ul eshte njejesi i vjeter e uj shumesi, avull- avuj,si tek yll- yje
Keshtu me kete metode, mund te gjejme fjale te vjetra, psh
abur i thone avullit ne rumanisht ku ka ndodhur kalimi i l-r nga ndikimi latin… ne shqip kemi a-l-ban —- a-r-ban–arber
ne dialketin roman kemi gati gjithmone humbjen e L per R-ne. Vado ‘ar’ supermercato ne vend te Vado ‘al’ supermercato.
Ne shqip fale zotit ky nuk ndodhi keshtu qe ne ruajme kete fjale nga ndikimi latin, ndryshe nga fjala dake abur.
Nderkaq abhull na ndihmon te gjejme kuptimin. ab-ul ku ul eshte uje ndersa ab eshte uje sipas gjuhes indoeuropiane.
Ketu pastaj mua me lindin dyshime mbi kuptimin e vertete te ab/ap=uje sipas indoeuropianishtes , pasi uje e kemi njehere ne fjale e mbase apa/ab/av ka kuptimin e vap-es apo
av=afa(italisht vapes) po kjo i perket etimologeve popullore
qe e kane gjuhesine motivin e jetes .
Shpresoj te mos kem qene i lodhshem e i pavlere,pasi mendoj se kam respektuar nje per nje ligjet e kalimit.
Edhe 2 fjale per av-ab-ap = uje sipas indoeuropianishtes
Av duhet te jete pararendese e vap pasi kemi edhe nje fjale afsh- ngrohtesi ku sipas modelit qe permenda me siper afsh vjen nga shtrengimi i avesh pra avsh behet afsh per te njejtin motiv qe kavsh behet kafsh e av eshte rrenja si kav eshte rrenja e fjales.
Kjo fjale tregon qe afsh – ngrohtesi eshte shqip puro e do shpjegonte ne menyre fantastike se avull do te thote uje i ngrohte e se av eshte ngrohtesi e jo uje, av eshte vap av eshte afsh. Kete e verteton fondi dak si i afert me fondin ilir (shqip).
Shqipja eshte si ta kapesh, o nje gjuhe vl o nje gjuhe kryeveper.
Tani eshte e thjeshte te shperbehet ne 700 copa teoria e kalimit nga latinishtja ct ne fsh e fjalet perkatese kofsha e lafsha e ti japim derrmen paradoksit.
Meqe -fsh ka pararendese vsh atehere per kofsha kemi kovsha dhe per lafsha kemi lavsha e rrenjet jane kov e lav.
Cdmth coxa -kofsha e latinishtes ,dmth nga vjen? Kjo ka dhene coscia ne italisht.
Shpjegimi etimologjik e lidh me indoeuropianishten ku format e peraferta ne gjuhet e tjera jane
sanskritishtja k’akshas- gropa e sqetulles, kukshi- bark
gjermanisht e vjeter – hahsha (verejme sesi k kthehet ne h e hahsha del baraz me kaksha) qe eshte pjese e kofshes (garetto italisht nga frengjishtja e nga vjen ne shqip zharretjer )
sllavishtja kuku – i perkulur, i kthyer
greqishtja kockone – kupa e gjurit
Pra kjo fjale do te thote dicka e perkulur e futur apo bark( i perkulur, hark) e ka te beje me trupin pergjithesisht.
Tani, kemi kupa (e gjurit) bark(nga hark ,i perkulur) kemi legen qe do te thote i perkulur i harkuar, grope sepse ashtu eshte legeni .
Pra dalim normalisht se rrenja kov e kovsha ka te njejtin kuptim si te koves,gypit,kupes, legenit.
Pra kofshe o i thuhej legenit me pare ose prapashtesa -as, kovas donte te thoshte ,mbajtes i koves(legenit) e faktikisht kovshet mbajne legenin e trupit. ash tek qurrash do te jape fjalen me kuptimin ai qe ka,varen, qe mban qurre dmth
kovfshe ka me shume mundesi te jete mbajtes i koves(legenit – edhe pse eshte per te qeshur kete logjike e kemi,tek ‘kupa’ e gjurit e legeni-)
Cdmth laxa ne latinisht? dmth dicka e leshuar e dale,pra si lafsha.
Mirepo lafsha nga lavsha jep rrenjen lav e cila per paralelizem logjik me kafsha do shkoje tek lap-llap-gjuhe
nderkaq per tu ripermendur it. lab-ra , angl. lip-s qe do te thote gjuhe.
Nga llap vjen llaf e pastaj per shkak te kalimit te f nga fundi ne fillim kemi laf-fla-s e fol e me radhe ashtu si bla jep habla(flas)
apo it. bla-tterare (derderllit).
Pra lavsha ka kuptimin i dale si llap, si gjuhe,i nxjerre pra lafshe.
Shqipja eshte si femra delikate, kur i afrohesh me arrogance e nenvleresim ajo largohet,kurse kur i afrohesh me embelsi e afsh te shkrihet neper duar.
Ne gjithe kete sqarim, interesant dhe terheqes duhet thene, nje pyetje me mbetet e pasqaruar mua, Hyllin. C’hyn Ilirishtja ketu, dhe ku evidentohet gjurma e pakontestueshme e saj? Je duke folur per indoevropianishten, dhe je duke e quajtur Ilirishte. Ne qofte keshtu, perse mos t’a quajme Greqishte, Latinishte, apo Lituanishte? Apo do te thuash se gjasa me e madhe eshte qe nje perandori, apo kolonizues, te huazoje nga provincat, dhe jo e anasjellta? Procese te tilla vazhdojne edhe sot e kesaj dite, ku jane indianet qe flasin anglisht, dhe nje pjese te madhe te kesaj gjuhe e kane te futur ne te veten, dhe jo e anasjellta. Qe te vertetosh te anasjellten, te duhen gjurme arkeologjike te pakundershtushme, qe te evidentojne fuqine administrative te asaj perandorie qe do ishte Iliria. Ne qofte se ka qene aq e fuqishme sa te gjitha gjuhet kane huazuar nga kjo, nuk mendon se do te kishte gjurme? Ndoshta ka. Nderkohe shkenca, ka nevoje per keto evidenca dytesore qe te quhet shkence. Germo Tare, germo, se yllin e humbur do gjesh.
Hyllin, kam disa probleme me shtjellimet e tua.
Në qoftë se e lexove shkrimin tim deri në fund, do ta kesh vënë re që unë nuk kisha për qëllim të bëja etimologji latine të fjalëve shqipe, por të sqaroja, duke sjellë shembuj etimologjish latine, se si procedohet për të sqaruar rregullsitë në ndryshimet gjuhësore.
Çelësi këtu është te fjala “shembull”.
Në komentet e tua ti u more gjërë e gjatë me diskutimin e shembujve, çka në vetvete nuk ka shumë lidhje me temën, pa përmendur pastaj që është pak ofensive t’ia vësh tjetrit shembujt në diskutim.
Pse? Sepse ato etimologji latine nuk janë të miat. Unë nuk jam i marrë të sjell si shembuj etimologjish të sigurta spekulime të miat; sepse kur flitet për shembuj, aq më tepër me natyrë didaktike, këta zgjidhen të tillë që të jenë të sigurt.
Duke diskutuar shembujt që solla unë, ti po diskuton jo vetëm disa të vërteta elementare të historisë së shqipes, por edhe integritetin tim.
Etimologjitë që solla, dhe diskutimet në lidhje me trajtimin e disa zanoreve dhe bashkëtingëllore në historinë e shqipes, janë pranuar pa ndonjë diskutim që nga Gustav Meyer-i e Çabej, deri te Kolec Topalli, që ka shkruar një traktat të fonetikës historike të shqipes tani së fundi.
Nuk them dot që reflekset e grupit ct të latinishtes në shqipe i di edhe bufi, por megjithatë të them se kujtdo që merret me reflekset e grupit ct të latinishtes në shqipe nuk i lejohet të mos dijë se ç’është shkruar më parë për këtë grup.
Natyrisht ti mund t’i kesh lexuar këto gjëra, por ke vendosur t’i shpërfillësh, për arsye të tuat.
Të shpërfillësh etimologjitë latine të fjalëve shqipe kaq sensuale si kofshë, kafshë dhe lafshë, do të thotë t’i shpallësh luftë bazave të historisë së shqipes, sepse këto etimologji janë të sigurta; nuk i diskuton më njeri.
Prandaj të shpërfillësh gjëra të tilla është njëlloj sikur të vijë një fizikant e të thotë se unë dua të flas për fizikën këtu, por refuzoj të mbaj parasysh as Newton-in, as Maxwell-in, as Einstein-in, se këta janë të establishment-it.
Gjithsesi, unë prandaj e theksova që gjuhësia historike-krahasuese është shkencë; meqë shkenca ka vijueshmëri, dhe dija e re mbështetet mbi të vjetrën; e përmirëson dhe ndoshta e kapërcen krejt, por kurrë nuk e shpërfill. Kush merret, bie fjala, me historinë e shqipes, duhet të njohë se ç’është thënë deri tani për huazimet latine të shqipes; dhe në qoftë se beson se ç’është thënë deri tani nuk i qëndron kritikës, atëherë duhet të fillojë me kritikën, para se të propozojë etimologjitë e veta, ose hipotezat e veta për fonetikën, morfologjinë ose leksikun.
Xha xha sic e kam shkruar tek postimi i dyte, ka paradokse shpjegimi, prandaj behet i pavlefshem.
A je ne gjendje qe ato cka quaj une paradokse ti demostrosh qe nuk jane te tilla ?
Pastaj shembujt e di shume mire qe nuk jane perfundimi yt e di edhe shume mire qe jane ‘punta di diamante’ ,perndryshe nuk do i kishe sjelle ketu, por une nuk mund te rri indiferent ndaj nje ceshtje e cila eshte shume delikate per te qendruar brenda nje teorie qe mua me del paradoksale.
Pastaj une nuk i shperfilla, thjesht vura ne pah se jane mese te diskutueshme po brenda gjuhesise se krahasuar.
Pastaj bazat e historise gjuhesore te shqipes nuk jane hedhur ende e me siguri nuk eshte nje kofshe, kafshe,lafsh e afsh qe do i rrenoje ato pak gure qe jane vene drejte a shtrember.
Jam mese i hapur per nxjerrjen ne pah te paqendrueshmerise ne kalimin -vsh -fsh.
Grupi -ct eshte ceshtje tjeter, jam perqendruar gjeresisht tek -ks.
Lulian nese ke ndonje gje nga pikepamja gjuhesore je i mirepritur, e persa i perket indoeuropianishtes une nuk e kam quajtur asnjehere ilirisht, perkundrazi kam trajtuar ilirishten si inferiore ndaj indoeuropianishtes .
Ceshtja qe ti nuk kupton eshte se gjurmet ilirike ne rajonin e tirrenit jane te pranuara, Livorno lidhet nga vete historiografia italiane me Liburnet ndersa Palestrina (30 km nga Roma) quhet si vendbanim ilirik, pa harruar se iliret kishin gjithe adriatikun italik qe perpara vitit 1 000 p.l.k.
A e di ti si eshte emri me i vjeter i Teveres(tiberit) ?
Ta thote Virgjili ‘albula’ dhe e lidh me ngjyren e lumit.
Cuditerisht ujebardha apo albule-na eshte toponim ku Skenderbeu ka bere betejen e famshme e po kaq cuditerisht alb + ula po ne shqipen e vjeter ka ula=uje dhe alb , forma indoeuropiane per i bardhe.
Shpjegimi etimologjik i Albula (tevere) gjuhetareve u ngec tek alb, po kjo eshte e thjeshte, forma e mirenjohur indoeuropiane qe gjendet kudo. Tek ula kane ngelur dhe normalisht e kane injoruar por kjo sdo te thote qe edhe nje shqiptar duhet ti kaloje persiper se eshte turp.
Besoj se keto nuk jane fara kungulli per ty,por disa fakte te nje kontakti shume me antik se periudha e kolonizimit romak te Ilirise,qe legjitimojne fare mire huazimin e Hyll e formimin e Julia , nje prej fiseve me te vjetra latine per te mos shkuar me tej ne origjinen e ketij fisi se mungojne provat.
Hyllin shkruan:
“…bazat e historise gjuhesore te shqipes nuk jane hedhur ende”.
Duke filluar nga ky pohim, eshte e kote te lexosh me tutje postimet e tua.
Hyllin, unë nuk shoh ndonjë paradoks në shembujt që kam sjellë, as në shpjegimet që ka dhënë gjuhësia historike për latinizmat e shqipes.
Natyrisht, marrëdhëniet e parashqipes me latinishten nuk janë sqaruar përfundimisht, kanë shumë të panjohura, sikurse shumë pika tashmë janë shpjeguar mirë.
Nuk duhet harruar se latinizmat e shqipes janë i vetmi burim që kemi, për të kuptuar si është evoluar shqipja në kohë, duke filluar nga lashtësia klasike.
Kur them që latinishtja coxa ka dhënë në shqipe kofshë, vetëm sa konstatoj një përkim midis dy gjuhëve. Ky përkim ekziston pavarësisht nëse është shpjeguar si ka ndodhur pikërisht kalimi nga ks në fsh, i cili kalim doemos nuk ka ndodhur brenda natës.
Arsyet e shndërrimeve fonetike jo gjithnjë kuptohen mirë, as kanë të bëjnë gjithnjë me gjuhësinë historike.
Megjithatë, kur gjuhëtari sheh se coxa ka dhënë kofshë, dhe lucta ka dhënë luftë, nuk mund të mos vëjë re se një k– latine, e ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër, është prirur të shndërrohet në f, si në shqipe (në disa raste) ashtu edhe në rumanishte.
Ku është paradoksi këtu?
Po ashtu, ti shkruan:
Problemi me këto arsyetime të tuat është se mbështeten në premisa të gabuara.
Së pari: ku e ke gjetur këtë që “rumanishtja ka huazime të ndryshme nga shqipja”? Ky është pohim që nuk qëndron, sepse ndryshe nga shqipja, që ka huazuar prej latinishtes, rumanishtja është vazhdim i latinishtes; prandaj nuk ka kuptim të flasësh për huazime latine të rumanishtes. Rumanishtja është latinishte ballkanike.
Së dyti, midis latinizmave të shqipes dhe fjalëve latine në rumanishte ka dallime, ka edhe ngjashmëri. Njerëzit që i kanë studiuar këto punë, kanë vënë re se latinizmat e shqipes ndonjëherë kanë një trajtë më të vjetër sesa fjalët përgjegjëse në rumanishte.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, elementi latin i shqipes është shumë i ngjashëm me bazën latine të rumanishtes. Këtë nuk kam dëgjuar ta vërë kush në dyshim.
Së treti, ti vazhdon t’i referohesh ilirishtes, kur flet për fazën e hershme të shqipes. Ky është gabim metodologjik, thjesht ngaqë ilirishtja është madhësi e panjohur. Ato që njohim për parashqipen, i njohim duke rindërtuar forma të shqipes e me mënyra të tjera të tërthorta; ilirishtja këtu vetëm sa ngatërron punë.
Kjo nuk do të thotë që ilirishtja nuk ka ekzistuar, as që nuk duhet përshkruar nga ilirologët; por vetëm që studimi i ilirishtes nuk është pjesë e albanologjisë, as e historisë së gjuhës shqipe. Ndoshta pjesë e indo-europianistikës, por edhe indo-europianistët nuk kanë ç’të bëjnë shumë, sa kohë që nuk kanë dokumente të shkruara të asaj gjuhe, por vetëm një sasi emrash të përveçëm, të cilët nuk dihet as edhe nëse janë ilirë tamam apo jo (sa shqiptarë janë emrat e përveçëm të shqiptarëve sot?).
Prandaj boll me këto fjalë kot për ilirishten, të cilat vetëm sa lëshojnë tym. Ato që thua ti, Hyllin, më bëjnë të dyshoj edhe mua si Lulianin, se ti ngatërron ilirishten me indo-europianishten, njëlloj si Hans Krahe, që një periudhë i gjente ilirët kudo në Europë; derisa e kuptoi gabimin që lidhej me tezën e vet fillestare. E keqja këtu ka të bëjë me premisën – kur ilirishtja nuk njihet, atëherë çdo gjë mund të jetë ilirishte. Kështu gjen pastaj, nga njëri krah, ata që venë dhe i gjejnë ilirët deri në Livorno të Tirrenit, nga ana tjetër ata që të shpjegojnë se liburnët afrohen më shumë me venetët, dhe s’kanë ndonjë lidhje të veçantë me ilirët e Jugut.
Ndoshta ky është vërtet paradoks, madje edhe një sugjerim që ilirët (dhe trakët, dhe dorët, dhe të tjera X-e dhe Y-e të lashtësisë) duhen lënë rehat, sepse vetëm ngatërrojnë punë.
Stalker, nese eshte e kote , injoroi, por nuk perben argument nje fjali e cila ne vetvete eshte mese e qarte.
Te flasesh per bazat historike te nje gjuhe do te thote te kesh ne radhe te pare nje pikenisje. Pikenisja persa i perket shqipes mungon,pasi nuk ka nje teori te argumentuar perfundimisht , por ka disa, si teoria ilire, teoria pellazge, teoria iliro-trake, teoria dake apo teorite greko-serbe qe flasin per popuj barbare te ardhur nga kaukazi.
Pra kur ti nuk kupton eshte me mire te vesh ne dyshim.
Xha xhai kur flet per baza historike, mbeshtet nje teori qe nuk eshte e privuar nga dyshimet; nje protoshqipe ku ilirishtja apo gjuhet e tjera ballkanike duhen lene menjane e nuk duhet te jene pjese e albanologjise. Kjo protoshqipe duket qe eshte nje
substrat gjuhesor anonim e hipotetik,pasi shkeputet nga ekzistenca e nje populli te njohur historik.
Pra stalker mbase xha xhai gaboi deri diku qe me pershendeti me :ne sutor ultra crepidam, por po e bej rikoshete drejt teje.
Nje gje eshte e sigurte une kujdesem ne vecanti qe te mos jem pre e kesaj shprehjes tjeter : ignotum per ignotius
Xha xha kur thuhet se coxa jep kofsha ketu nuk kemi te bejme me nje perkim,pasi ‘coxa jep kofsha’ e ben vetiu coxa>kofsha.
Perkim do ishte nese do thuhej se kofsha e shqipes perkon me coxa te latinishtes, me kaksha te sanskritishtes, kochon te greqishtes e hahsha te gjermanishtes se vjeter.
Perfundimi do ishte i thjeshte, kofsha eshte pjese e fondit indoeuropian.
Tani nuk mund te quhet ligj se x=ks jep fsh e ct jep ft tek lufte e te arrihet ne perfundimin se c kthehet ne f kur ka bashketingellore pas.
x eshte huazim nga greqishtja(nepermjet etruskishtes) e kjo germe biles nuk dihet ende ne eshte shpikje greke apo huazim semitik, pra tingulli ‘ks’ eshte i paqarte, mbi te gjitha sepse ne latinisht hyri nga etruskishtja, nderkaq transformimi i x-ks-cs ne italisht si sc cka
mund te shtyje fare mire te mendohet se tek x-ks , k eshte e bute dhe s e forte.
Nderkaq tek ceshtja e ct, kjo ka dhene ne italisht tt ose zz(c e forte), pra ka humbur ose me sakte nuk eshte ndjekur as vete filozofia latine e cila shkruante me t e shqiptonte me c, si tek florentia- florencia, inteligentia.
Pra ketu gjerat jane teper te koklavitura qe te formohet nje ligj i huazimit prej shqipes sidomos ne prani
te kalimit gati te pamundur (ne fakt ky as perfillet fare si kalim i mundshem ne gjuhesi ) nga k-f.
Nderkaq ky ligj abuziv i kalimit te ks ne fsh nuk kenaq tek afsh e as tek kafshe e po ashtu paralelizmi i ct ne ft si prove
qe c kthehet ne f nuk eshte gjeresisht i mbeshtetur pasi vete ke dhene se shqipja ndjek edhe ct-jt apo ct-t ( fitore) per arsye gjuhesore.
Pra ne nuk kemi per arsye gjuhesore as nje rregull fiks qe shpjegon x-fsh pasi ngelen jashte kafsh e afsh e as nje fiks mbi ct- ft, ama nuk hezitojme te bejme nje rregull per 3 fjale, kofsh, mendafsh e lafsh.
Nderkaq kalimi nga vsh ne fsh i kenaq te gjitha rastet e ekzistences se fsh si mbyllese te fjales e eshte me i logjikshem ne kalimin e v – f pasi gjendet brenda shqipes.
Paradoksi i pare eshte pikerisht lufta me shpatezhveshur se shqipja ka huazuar nga latinishtja si pasoje e pushtimit romak te popullit protoshqiptar e nderkaq perjashtohet cdo barazim i ketij populli protoshqiptar me nje nga popujt ballkanike. Po si i ka huazuar atehere me shpirtin e shenjte ????? eshte logjike qe ky popull protoshqiptar i ka huazuar fale pushtimit romak e me se s’ben eshte o ilir o trak o dak(ne fund te fundit keta jane popuj te nje familjeje te ngushte).
Rumanishtja nuk eshte vazhdim i latinishtes sepse populli dak nuk u zevendesua nga ai italik, por pergjate nje procesi relativisht te shpejte huazimesh nga latinishtja gjuha u ndryshua aq shume sa u be e ngjashme me latinishten qe flitej ne Itali.
Pra daket huazuan aq shume fjale sa humben gjuhen e pare dmth u asimiluan gjuhesisht e krijuan nje dialekt te latinishtes.
Ngjashmerite me fjalet e huazuara nga shqipja, deshmojne se banori dak qe nderronte fjalen e tij per te marre nje latine e ndryshonte ate fjale latine duke ja pershtatur ligjeve gjuhesore te dakishtes, ishte i ngjashem me banorin protoshqiptar e se dakishtja e protoshqipja jote(ilirishtja ime) kishin ngjashmeri te atilla gjuhesore sa pershtasnin ne menyre te ngjashme fjalet latine qe futeshin ne fjalor.
Logjikisht ndryshimet deshmojne per diferencat gjuhesore midis dakishtes dhe protoshqipes tende (ilirishtes time).
Ilirishtja eshte gjetur ngado ne europe sepse realisht ka toponimi tipike ilirike dmth gjate ndarjes se gjuheve secila krijoi nje tipicitet te veten e ilirishtja e kishte nje te tille e pikerisht nga keto jane nxjerre perfundimet jo vetem te Krahe, por edhe te nja 50 autoreve te tjere, gjermane , italiane e austriake(perjashtojme shqiptaret).
Une kur fus gjuhen indoeuropiane e bej per te perjashtuar pikerisht ate qe behet rendom nga te huajt e thithet nga tanet, dmth qe fjale me rrenje indoeuropiane te quhet e huazuar sepse ka rrenje te ngjashme me latinishten apo greqishten, si psh folja kryej, krijoj qe eshte e njejte ne gjuhet indoeuropiane por qe kam lexuar se i madhi Cabej thote se vjen nga latinishtja . Kjo eshte papergjegjesi e plote pasi shqipja, ka fjale si krah, krye e kar qe mund te merren per baze ne formimin e fjales krijoj duke qene se jane organet krijuese te njeriut.
Liburnet lidhen me venete sigurisht e venetet sipas herodotit kane qene ilire e jo vetem sipas tij por sipas edhe arkeologjise. Pastaj se gjate dyndjeve keltike pati ndryshime kjo eshte ceshtje tjeter,pasi keltet keltizuan plotesisht noriket e nje pjese te panoneve.
Nderkaq straboni u jep nje grusht tjeter, pasi sipas tij breunet qe banojne ne kalimin e breneros (passo del Brennero) qe ndan tirolin e jugut nga tiroli austriak ishin ilire ende ne kohen e tij,pra i kishin rezistuar keltizimit e retizimit.
Me siguri nuk eshte nje Wilkes dosido qe do hedhe poshte autoret antike si idiote a genjeshtare.
Anglo-saksonet qe merren me ilirine e trakine jane thjesht heleniste te deshtuar.
Ndryshe eshte me gjermanet, ata kishin nje vizion te gjere ne histori e kane ofruar bazat per shume popuj, ilire, trake, skite, frigje , hitite etj.
Ta zgjerojme ende me tej ceshtjen e x-ks ne shqip pasi per mua nuk eshte kaq e thjeshte te nxirret nje ligj i bazuar tek nje argumentim i cunguar.
Kemi fjalen lex qe eshte huazuar si ligj, por ketu me shume kemi legis, pra vete x ne latinisht ka dhene -gis ne lakimet e saj apo legem.
Tani sic shihet ketu, leks o eshte shperbere ne rrenjen lek-leg dhe s prapashtese qe ndryshohet ne ne is apo em gjate lakimit ose kemi kalimin brenda latinishtes te ks-g.
Mirepo gjetja e etimologjise e ben te qarte qe rrenja eshte Lek-Leg pasi ne 2 mundesite qe ofrohen rrenja eshte leg, si nga ligare-lidh(ketu do vershojne huazuesit ta nxjerrin lidh nga ligare si zakonisht ) , ose me ane te gjuhesise se krahasuar nga indoeuropianishtja, ku fusin log te gjermanishtes antike qe ben lagu angl.sakson. nga vjen Law, apo keltishten leg, legue qe ka domethenie te njejte, ligj .
Tani nese pranojme huazimin e lex futemi serisht ne debate pafund mbi legjitimitetin e -x=ks ne latinishte, pra nese eshte sforcim akademik apo natyralitet i gjuhes se folur e perseri kalimi i leks ne leg-em apo leg-is ben te dyshimte ne tek x, k eshte e bute apo e forte.
Fjale tjeter eshte Rex te cilin ne nuk e kemi huazuar si REFSH, por nga teoricenet e huazimeve (qe per mua jane ndonjehere te llahtarshem po aq sa etimologet popullore ) kemi se Rex-reks ka dhene mb-ret pra kemi rex-ret kthimin e x-ks ne t. Nderkaq kemi reg-is, reg-ale etj,pra rrenja reg.
Fjale tjeter eshte max po kjo ka dhene maksimum e eshte e vonshme , gjithsesi eshte per tu permendur besnikeria ndaj latinishtes ks ashtu si ne shume.
Kete fjale e solla pasi eshte e fondit grek te latinishtes e se pikerisht per format e latinishtes, mag-is (krahaso lex- leg-is) mag-nus, mag-timus. Kjo forme mag-timus shpjegon eshte ks e maksimus.
Pra ne latinisht x-ks eshte aspak origjinale dhe nuk mund te merret si tingull me vete por si bashkim i g me nje bashketingellore qe i perket prapashteses.
Nderkaq kjo x ka dhene ne shqip, lex-li-gj , rex-mb-ret e maximum-ma-ks-imum.
Ka plot e plot shembuj qe vene fuqimisht ne dyshim tezen se x e latinishtes ne huazimet e shqipes jep fsh.
Jo vetem kaq por vete tingulli x-ks eshte i formuar nga k e rrenjes se fjales dhe s e prapashteses qe i eshte vene rrenjes.
Kjo sic vihet re forcon mendimin se edhe te fsh ne fakt sh eshte prapashtese e f i perket rrenjes e nese kjo pranohet eshte e thjeshte te arrijme tek vsh e tek rrenja e fjaleve.
p.s Pyetje:
Nese protoshqiptaret kane qene brenda perandorise romake pasi huazuan nga latinishtja , atehere ku banonin keta protoshqiptare,apo fqinj te kujt populli a popujve ishin ?
1 mije euro atij qe gjen pergjigjen pa i lidhur keta protoshqiptare me nje popull te njohur historikisht .
Xhaxha, nje sqarim, qe ta kuptoj me mire kete medoten historike-krahasuese dhe rezultatet e saj, dmth: Kemi te bejme me nje model hypotetik (ose konstruksion hypotetik) gjuhesor (M1), qe quhet protoshqipe (Mshqip). Dhe pasi ndertohet nje model i tille (M1, i cili kuptohet qe ka validitet te brendshem bazuar ne teorite gjuhesore te strukturalisteve), ky perballet me realitetin (R). Nese shihet se ky model perfshin zhvillime te hershme (M1 ben pjese ne bashkesine Tx; M1 Є {Tx}), dhe arrin gjithashtu te beje edhe parashikime per variabla te panjohura (xЄ{M-shqip}) ose per zhvillime ne te ardhmen (xЄ{Tt1+x}) atehere quhet “model i vlefshem” (external validity). Qellimi i ketij modeli, dmth. Protoshqipes” (M-Shqip) eshte qe te mund te krahasohet me nje model tjeter, psh. ate “latin” (M-latin) ose ca me te hershem “indo-gjerman” (M-Indogjerman), dhe ca me mire nese do te mund ta krahasonim psh. me nje model tjeter hypotetik “Ilir” (M-ilir). Dhe keshtu mund ti afroheshim te vertetes (psh. M-shqip Є M-indogjerman, M-shqip ≠ M-latin, ose M-shqip=M-ilir.) Tani me sa kuptoj une nje model i tille “M-Ilir” nuk ekziston qe te mund te arrinim ne konkluzionin se i ngjan Modelit M-shqip, cfare do te na bente ne te pretendonim se gjuha shqipe ka rrjedhur nga ilirishtja, pra M-shqip=?
A e kam kuptuar drejte, apo duhet ta lexoj edhe njeher?
Kapedan, është pikërisht ashtu, e thjeshtuar sa s’ka (po thjeshtimin e bëra unë në parashtrim, jo ti).
Hyllin, kot je munduar me ato shembujt e tipit lex dhe rex. Kush merret me latinizmat e shqipes, e ka të qartë se këto kanë hyrë në parashqipe përgjithësisht me formën e kallëzores njëjës, p.sh. legem, regem (dhe gjithsesi jo të emërores); prandaj legem ka dhënë ligj dhe regem regj.
Gjithashtu, askush, po të të përjashtoj ty, nuk ka thënë ndonjëherë që mbret vjen nga latinishtja regem, sepse njerëzit zakonisht maten mirë para se të flasin.
Po i bie murit me kokë. Të ndërrojmë muhabet më mirë, se edhe unë nuk kam nge të jap leksione të fonetikës historike të shqipes.
Faktikisht une i solla rex ,lex e max me shume per te diskutuar mbi x=ks pra a i perket latinishtes ne rrenjen e fjales apo vjen nga k/g e rrenjes + s e prapashteses.
Eshte e thjeshte, xhaxha jo kaq e komplikuar, x=ks eshte e vonet ne latinisht e futur nga etrusket dhe fjalet me x dalin detyrimisht te reja ne latinisht.
coxa ka rrenjen kok/g+sa (kjo do lidhej me kak-shas te sanskritishtes)
laxa ka rrenjen lak/g+sa
rex ———— reg+is e me radhe.
Sa per mbret nga rex e kam hasur se nuk flas kot.
Gjithsesi normale qe do perfundonte keshtu, kunderargumenti me i mire eshte gjithmone demostrimi i forces.
Fonetiken historike te shqipes nuk mund ta pranoj ,falemderit, parapelqej nje fonetike historike qe nuk bazohet ne nje popull hipotetik jashte hapesires e kohes.
Parapelqej (ata qe thone ) qe delme te jete rrenja e delm-at e jo qe delme e gegerishtes eshte fjale e re e krijuar pas ndryshimeve hipotetike te periudhes 500-800, hipoteze qe bazohet vetem ne deshiren e mire.
Nuk mund te shperbehet gjithe iliristika per te cilen eshte derdhur aq boje sepse nje hipoteze kerkon ti zgjidhe problemet duke i kapur nga bishti e qe mohon se bardhyl shpjegohet me yll i bardh.
Hyllin, të lutem mos më keqkupto. Nuk dua të hiqem sikur kam ndonjë autoritet në këto gjëra, as këtu në blog as gjetiu; kur them që nuk kam nge të jap leksione të fonetikës historike të shqipes e kam me tërë mend; nuk mundem, nuk ia dal dot. Gjej shumë gabime në ato që thua ti, por natyrisht edhe unë mund t’i them shumë gjëra gabim. Shkurt, dua vetëm të them se kur hesht për disa gjëra, nuk do të thotë se i pranoj, as se nuk i kundërshtoj dot; por vetëm se nuk kam kohë t’i kundërshtoj.
Mua me interesonte te dija vetem mbi metodiken dhe nese ekzistonte nje model i tille ilir, dhe nese po, ne cfare faze ose kategorie mund te futej. Se une nuk marre vesh nga gjuhesia te shpik modele ose metoda vete.
Tani pyetja ime tjeter eshte e natyres politike. A ka ekzistuar ne qarqet e akademikeve nje tjeter histori e gjuhesise nga ajo qe mesohej neper shkolla? Dhe nese po, cfare studjuesish ishin ata qe shperhapnin teorira te paqena, dhe si i shihnit Ju qe i njihnit?
Ndersa Hyllinit i them se shkenca konvecionale nga ajo jo-konvecionale dallon mbase jo nga metoda, porse ne sa e kuptueshme eshte ajo metode per te tjeret profesioniste qe merren me kete pune (pra procesi duhet te jete transparent). Imagjinata jote mund te jete shume e forte, por perderisa per te tjere profesioniste ajo metode qe ndjek ti eshte e pakuptueshme dhe hermetike, atehere nuk mund te perdoret si menyre argumentimi. Se eshte njesoj sikur dy vete flasin dy gjuhe te ndryshme. Standartet krijojne gjuhe te perbashket, ne metode krijojne logjiken konsistente.
Kapedan ( vjen nga kapitaneus qe vjen nga kaput , ‘Roma kaput mundi’) nuk e mora vesh se per cfare e ke fjalen me saktesi. Gjuhesia e krahasuar nuk eshte fizike berthamore por nje perpunim i verejtjeve me origjine amatoreske.
Psh une kam ne shqip burr
shoh pash qe edhe ne trakisht kam bur- buris
atehere me lind nje dyshim e vazhdoj te kerkoj ne trakisht dhe gjej
mezenai -kalores e shoh qe rrenja mund te jete Mez qe ne shqip i thone Mezit.
pastaj gjej fjalen Drenis ne shqip kam dreni, e keshtu me radhe
A nuk eshte e ligjshme sipas gjuhesise se krahasuar qe une te thelloj studimin mbi nje lidhje te mundshme shqip-trakisht ?
Sigurisht sepse edhe nese supozojme se protoshqipja ska lidhje me asnje gjuhe ballkanike, kur perdorim gjuhesine e krahasuar per shqipen nuk mund te themi qe latinishtja apo greqishtja jane gjuhe me te cilat mund te behet krahasimi kurse te tjerat jo, psh trakishtja jo.
Kupton qe metoda qe supozon xhaxhai i likujdon keto ngjashmeri te mesiperme si te paverteta pasi gjuha ka ndryshuar diku rreth shek 8 , nderkaq fjalet nga latinishtja kane kaluar periudhen e ndryshimeve 500 – 800 te paprekura.
Kjo nuk eshte metode, kjo eshte kot sa per te bere zhurme sepse nuk ka asnje mundesi logjike qe ndersa fjalet burr apo dreni te jene modikuar, fjalet kofsha ,lafsha, drejt gjymtyre etj te kene ngelur te paprekura, nuk ka asnje pike logjike.
Hyllin shkruan:
Hyllin, nuk thotë njeri që nuk duhet krahasuar shqipja me trakishten. Përkundrazi. Problemi me trakishten është që nuk njihet. Sa herë duhet ta them këtë, që ta marrësh parasysh? Askush nuk ia njeh fonologjinë, gramatikën, leksikun; askush nuk ia ka përshkruar vendin mes gjuhëve indoeuropiane.
Tani, si ta krahasojmë shqipen me një madhësi të panjohur? Si e mendon ti këtë punë xhanëm?
Kapedan, në mjediset akademike shqiptare përgjithësisht pranohej teoria e prejardhjes ilire të shqipes, por askush nuk merrej seriozisht me ilirishten, sepse në Shqipëri nuk ka pasur ndonjëherë ilirologë. Tek-tuk shkruante ndonjë pezzo grosso ndonjë artikull për shtypin masiv, sa për t’iu bërë qejfin fanatikëve dhe fantastikëve. Ndryshe nga sa kujtojnë shumë amatorë, prejardhja ilire e shqipes është çështje e ndryshme nga ajo e autoktonisë së shqiptarëve; autoktonia mund të mbështetet me prova, ndërsa prejardhja ilire jo, sepse ilirët dhe ilirishtja janë simbole algjebrike, madhësi të panjohura. Specialistët për ilirët në botë, gjatë gjysmës së 2-të të shekullit XX numëroheshin me gishta. Përkundrazi, ilirët studioheshin në arkeologji, meqë ka plot rrënoja dhe artefakte ilire që duan përshkruar dhe shpjeguar; por arkeologjia është shkencë tjetër.
Hyllin, unë të propozoj që fjalën burrë të shqipes ta krahasosh edhe me fjalën burro “gjalpë” të italishtes, e cila nga ana e vet krahasohet vetvetiu me burro “gomar” të spanjishtes. Kot nuk e thotë populli që “burri ha gjalpë e lyen gjalpë”, pastaj sa gra ke ti që u thonë burrave të tyre: gomar!
Nje vezhgim ne trakisht , e cila eshte me e njohur sesa ilirishtja, per shkak te mbishkrimeve trake e studimit me te thelluar te saj, nuk mund te lere askend indiferent persa i perket lidhjeve te familjes gjuhesore ,iliro-trako-dake (frigjishtja e vjeter e maqedonishtja e vjeter jane te ketij grupi,pra para se te helenizoheshin) me gjuhen tone te bukur por njekohesisht te cenuar me shume prej shqiptareve sesa te huajve.
Pervec dre-nis, bur-is e mez-enai trakishtja ofron nje lume fjalesh te ngjashme me shqipen.
Sigurisht per parashtrim, dua te them se kuptimi i fjaleve eshte nxjerre nga studiuesit e indoeuropianistikes duke u bazuar tek ngjashmerite e fjaleve trake me fjale te gjuheve te tjera, latinishtja, greqishtja,gjermanishtja ,sanskritishtja, lituanishtja,sllavishtja etj, pra kuptimi ne pergjithesi eshte i perafert e jo plotesisht i sakte.
Ne te ardhmen kur te njihet me mire me ane te perdorimit te nje gjuhe te gjalle qe mund te jete verdalle neper bote, pasardhese e grupiy iliro-trako-dak mund te arrihet ti gjendet edhe kuptimi i sakte fjaleve.
Kur ta gjejme kete gjuhe pasardhese te ketij grupi atehere edhe fjalet trake do marrin kuptimin me te sakte, deri atehere gjithcka me perafersi.
Po e trajtoj shqipen si nje gjuhe indoeuropiane pa lidhje me trakishten e keshtu po ve ne pah afersite e mundshme, por vetem kaq , te mundshme e mese te diskutueshme.
achel – e lidhin me uje,por krahaso achull-akull(forma ull-uj) te shqipes.
ala- uje, rrjedhe, krahas shqip ula-uja
alta- uje, rrejdhe, per analogji ulta-ujta
an(a), ang,ant(i) – 3 fjale me rrenje an qe nenkuptojne, i perkulur,anesor, kunder, krahaso me shqipen ana, me ane, i anes tjeter.
apa- lume, shpjeguar disa postime lidhja ap-av tek av-ull uje i ngrohte.
ar-zas- i bardhe, krahas. shqipen ar, rrenja e b-ar-dh ose ndryshe arzas=arsas nga per shkak te s=t kemi artas, krahasuar me shqipen i/e art-e
bend- lidh, krahaso me shqipen bind,hyji ilir Bindi,
bol-inth(os)- buall qe jetonte ne malet MESAPE qe ndanin medet nga pajonet, krahas shqip buall,buoll
bredas- kullote malore, krahaso me shqip bredha, kullote mes bredhash,pra kullote malore(dako-rumanisht bred i thone bred-hit)
brendas- kaproll , shqipja brini/briri ose brin-dash, pra fjala mund te jete e perbere
bria- vendqendrim,pastaj qytet, krahaso me shqipen vrri,verri, kalimi b-v ben bria-vria-vrria
bru-zas(bru-sas) – shpejt, krahaso me shqipen vru-ll(vru duket edhe e afert e vrap)
kal-as— balte, krahaso me shqipen, k(e/a)ll-ir, kel-lire, i baltosur i bere pis nga pluhuri e balta kryesisht.
dama- vend ku rrihet, krahaso me shqipen doma-dhoma ose
i dam, i ndare qe rri menjane.
dars-as- i forte, i guximshem , krahaso me shqipen derrm/derrmoj apo me derdeng(dar-deng) , njeri i forte,i mbushur
dero- i mbyllyr, krahaso me shqipen dere.
dinga- pjellor, krahaso me shqipen dinga/s qe do te thote plot apo deng qe ka te njejtin kuptim.
douro- i forte, krahaso me shqipen duar, ku qendron forca
drenis- dre, krahaso me shqipen dre/ni
erm-as- furi, krahaso me shqipen jerm(apo zjerm) furi,me zjarr
germas- i ngrohte , i zjarrte, krahaso me shqipen jerm,zjerm(gr,therm-os),zjarr ose me ziej, i/e zier
her-is- dore, krahaso me shqipen k-hra=krah
jur-as- uje ,lume , krahaso me ujr-a
kalas – zone kufitare, krahaso me shqipen kala
kenth-as – femije, krahaso me shqipen kerth-i – i vogel
kurp- grope,fole ne toke, krahaso me shqipen grop e germ-oj
kurta- dru ? gur ? , krahaso me shqipen gurt
mukas- vend ujendenjur, kenete, krahaso me shqip i mykur
pala- kenete,pellg,krahaso me shqipen pel-lg, rrenja hipotetike ala-ula-uja
per- djale, bir, krahaso me shqip phir-bir
pinon- pi, pije, krahaso me shqipen pi-pin,emri ilir Pinni.
pras- hedh me presion (ujin ne pergjithesi), krahaso me shqipen plas perplas
puris, pyr,pir – djale, bir, krahaso me shqipen phir-bir
pusinas- pyll me pisha, krahaso me shqip, pis(h)a
rezas(resas) – mbret, krahaso me shqipen mb- ret, res(as)-ret,mbret atehere del mbi-ret, mbi mbret.
sabazias(sabatias)- i lire,liroj, krahaso me shqipen sh(a)phat-ues- shpet-ues-lirues, Hyji iliro-trak Sabatius-Sabazio mund te kete qene Shpetuesi.
rumbas- uje i shpejte, rryme, krahaso rum me shqipen rrym.
saut-is- pertac, qe rri ne nje vend, krahaso me saut/saus me shqipen sos, perfundoj,i lodhur,i sosur
sek-as – bar,drithe, krahaso sek-tek me shqipen thek-er,(sika-thika pra njihet se s eshte kthyer ne th)
semela- toke, krahaso me shqipen themel ,prape s e kthyer ne th.
skalp- gjuaj , godas, krahaso me shqipen shkep(ne dru) apo shkolit-shperbej apo shkop
skaplis- sepate, krahaso shkap- me shkop
skarsas- cekur,perkulur, di traverso(italisht), krahaso , me shkaras,jam shkaras dmth jam i perkulur, skam ekuiliber.
skilas- i shpejte, krahaso rrenjen skil me shqipen shkel, ja shkeli dmth filloi te vrapoje shpejt.
skumbras- mal,koder, krahaso skumb-shkumb me shqipen shkamb/shkemb
struma,strumon (lumi strimon i pajoneve)- rryme lumi, rrjedhe, ruma me shqipen rryma.
suka – gryke mali apo e care(crepa it,crack anglisht), krahaso me shqipen suka ose cuka.
sura- rrjedhe ,serisht fjala rrjedhe prandaj nuk eshte i pamundur krahasimi me shqipen shurra
suras – i tharte, krahaso me shqip, thart nepermjet sart-sarat/s,kalimi s-th i permendur me lart, sika-thika
taru- dru me maje,ushte, krahaso me dru
thurd- shkaterroj, kollapsoj(per sqarim), krahaso me shqipen i/e thyer(t)
tirsas- i shpeshte, i dendur, i plote, krahaso me shqipen tras(h)-trashesi
titha – dite,drite, shkelqim, krahaso me shqipen dita.
ton- prezente, e tashme, e tanishme, krahaso ton me tani
tund – shtyj, krahaso me shqipen tund (djepin), pije dhe me fund, fare mos u tund.
tuntas- shume,dendur,krahaso tunt me shqipen tynt-dynd
turm- turrem,vrapoj, krahaso me shqipen turr e fjalen turm
veger- qullte e i ngrohte, i vaket, krahaso veg me shqip.vak(et)
Hyllin, ke harruar të citosh burimin e këtyre fjalëve trake që sjell.
Ja një faqe që kam gjetur unë, me të dhëna pak a shumë të ngjashme.
The Thracian Vocabulary
Kush është kureshtar, mund të vejë e t’i kontrollojë fjalët e listës sate atje, për të parë se në këto krahasime shqipja futet thjesht ngaqë është gjuhë indoeuropiane.
Natyrisht, ekzistojnë disa fjalë trake, ose më mirë glosa, të mbledhura në autorët grekë të lashtësisë (rreth 23), ose më rrallë në mbishkrime të shkurtra (20-25 të tilla).
Ka edhe fjalë të deduktuara prej emrash të përveçëm, të cilat janë krejt të pasigurta.
Për të interpretuar të gjitha këto fjalë, thirren në ndihmë gjuhë të tjera, ndonjëherë edhe shqipja.
Shqipja mund të ndihmojë për të interpretuar fjalët trake mes shumë gjuhëve të tjera indoeuropiane.
Kjo do të thotë edhe që barazimet që sjell ti (disa prej të cilave të gabuara, p.sh. ato me kala, themel etj.) mund të zgjaten me fjalë nga shumë gjuhë të tjera indoeuropiane.
Me fjalë të tjera, shqipja përdoret si e njohur, për të ndriçuar trakishten, që është dhe mbetet e panjohur.
Në të njëjtën mënyrë, ata që e përcaktuan të parët vendin e shqipes mes gjuhëve ie, ia krahasuan fjalët me fjalë të greqishtes, latinishtes, sllavishtes, gjermanikishtes, iranishtes dhe indishtes.
Xha xha tek postimi me lart,nuk e mora vesh ne po i jepje nje shpulle shqiptareve qe sjane marre me iliristike apo po u krehje bishtin se jane shume inteligjente qe nuk merren me iliristiken ?
Sigurisht qe fjeten gjume, se geshtenjat nga zjarri na i kishin nxjerre gjermanet ,austriaket e italianet te cilet nga 1850 deri me 1950 u moren gjeresisht me iliristiken.
‘Kush fle gjume ,nuk ze peshq’ thone taljonet(Chi dorme , non piglia pesci)
Nga 1950 e moren ne dore anglo-saksonet, me sakte helenistet e deshtuar anglo-saksone, dolen rumune e bullgare qe po hidhnin uje ne mullirin e tyre dhe sulmuan rende iliristiken.
Ne cfare benim? Kruheshim? Jo aspak , tanet kishin pune te tjera, doktorata mbi ndikimin greko-latin ne gjuhen shqipe.
Arkeologjia po funksionoi, po me shume si shtojce e helenizmit ne shqiperi apo periudhes latine, shkodra psh eshte lene ‘e virgjer’, damastioni sdihet ku eshte e keto ishin qendra paresore .
Tani iliristikes po i vihet rrasa e gurit persiper.
Ska prova gjuhesore ?
Gabim, ka moskokecarje nga ana e studiesve shqiptare qe paguhen per te ngrohur kolltuqet.
Jane rreth 2 mije emra njerezish e toponime e dihet shume mire se si emrat e njerezva ashtu edhe toponimet kane domenethie ne gjuhe e ndjekin ligje gjuhesore. Fshatrat e rinj jane emertuar, mollas, dardhas, dushk etj, e kane domethenie ashtu sikurse ne lashtesi kishin domethenie dimal e thote straboni, ishte vendosur ne 2 male/kodra , kodrion po ashtu.
Emrat njerezore po ashtu kane domethenie, erjon, ermal, jon,bardhyl, dashi etj
Emrat e fiseve kane domethenie, delmat, dasaret.
Kemi 2 mije mbishkrime mesape nga te cilat italianet u kane hedhur nje sy vetem 200 mbishkrimeve. Jane 1800 te tjera qe rrine e presin.
Nuk ka material gjuhesor? Anglezet do thonin, bullshits,italianet cazzate e keshtu me radhe popujt e tjere.
Nuk ka vullnet, nuk ka deshire, nuk ka pregatitje, nuk ka specialiste te mirefillte te latinishtes, te greqishtes, te sanskritishtes etj.
Une do vrisja veten nese do me thonin se ka nje shqiptar qe di sanskritisht( jo sic di emigranti italishten, io avere, lui avere, loro avere,por si italian)
Indoeuropianistet me te medhenj te te gjitha koherave i perkasin periudhes 1850-1950 e jane te shkolles gjermane
ndersa ne(dmth ju te albanologjise zyrtare) marrim parasysh ndonje rumun, bullgar apo anglo-sakson qe kane per qellim te hedhin uje ne mullinjte e tyre apo te greqise ne rastin anglo-sakson.
Po gjerat po ndryshojne, gjithnje e me teper private po gerrmojne atje ku duhet te germonin ata publike e po nxjerrin gjera te reja. Po behet i vjetruar , qendrimi zyrtar, heret e vone do detyrohet te marre parasysh gjerat e reja e jemi vec ne fillimet, te presim qe ca tipa qe diplomohen per gjuhesi jashte shtetit, mos ta bejne shkollen sa per nje vend pune, po ti futen me pasion.
Nejse se u zgjata, qellimi im ishte te thosha se material ka, po eshte i veshtire e mendoj se pikerisht per kete arsye parapelqehet perqafimi i gjerave te lehta, atyre qe gjenden jashte iliristikes.
Quando il gioco si fa duro , i duri cominciano a giocare.
Ne kemi qullsa.
Me kaq i mbarova ckisha per te thene tek kjo teme.
Dijetarët shqiptarë nuk merren me ilirishten jo sepse nuk duan, por sepse u mungon përgatitja. Të njohësh mirë shqipen dhe historinë e saj nuk ndihmon pothuajse fare. Natyrisht, mund të pyetet se pse nuk interesohet Akademia, UT ose qeveria për të përgatitur ilirologë. Unë nuk besoj se për këtë e kanë fajin agjenturat e fqinjëve, madje as indiferenca e institucioneve ndaj albanologjisë. Më tepër kjo ka të bëjë me atë që, mes fushave të gjuhësisë historike, ilirologjia ka përparësi shumë të ulët. Ti, Hyllin, thua vetë që në Itali ka specialistë të mbaruar të sanskritishtes, ndërsa në Shqipëri jo. Pse vallë? Sepse Italia ka universitete të mëdha dhe një traditë në këto studime, ndërsa Shqipëria dhe institucionet e saj i kanë mundësitë shumë të kufizuara. Studimi i onomastikës ilire kërkon dikë që të specializohet në indo-europianistikë dhe veçanërisht në studimet kelte dhe italike – ose dikë që t’ua kushtojë jetën këtyre çështjeve. Mbishkrimet mesape kanë veçanërisht nevojë për specialistë të greqishtes së vjetër. Po ku i ke këta specialistë në Shqipëri? Janë disiplina që kërkojnë studime të thelluara, për vite me radhë, në fusha shumë të specializuara dhe të mërzitshme.
Hyllin,
unë e njoh aq pak këtë argument, sa jam në gjendje të vetëm të dalloj dot vetëm një qëndrim profesionist nga ai amator. Gjithashtu unë e njoh njoh aq pak këtë argument, sa mund të dalloj dot një predispozicion shkencor për trajtimin e argumentit, sigurisht të thjeshtuar në atë formë, që të jetë i kuptueshëm për lexuesin e zakonshëm intelektual nga një qëndrim këmbëngulës – sigurisht me qëllim të mirë patriotik – por profan. Dhe e fundit, unë e njoh aq pak etimologjinë e shqipes dhe kjo temë më intereson as shumë, saqë më vjen vërtetë shumë keq ta shikoj të shpërdoruar në formën e diskutimit tashmë të diskredituar “shqipja gjuhë e lashtë” dhe për pasojë “shqiptarët aq të rëndësishëm për botën”, ngaqë ka edhe një predispozicion tjetër të lexuesit profan, të cilët nuk e ndjekin dot një diskutim të tillë të veshur me tuta “kuq e zi”, por pikërisht për të mësuar më shumë për proceset transformuese të gjuhës dhe kulturës parashqiptare dhe në përgjithësi si dhe të dialektikës historike të popujve të rajonit.
Hyllin, ka shumë shqiptarë, të cilët e duan po aq sa edhe ti shqipen dhe Shqipërinë, edhe nëse kjo nuk është gjuha më e vjetër e popujve të Ballkanit dhe nuk rrjedh nga ilirishtja. gjithashtu nuk duket të ketë ndonjë komplot “anti-ilir” të mirëplanifikuar për të dëmtuar interesat e shqiptarëve sot. Ka patur një realitet shqiptar në të kaluarën dhe një para-shqiptar në lashtësi dhe do të ishte vërtetë shumë e nevojshme, që kjo të shihej me një objektivitet shkencor si në rastin e Xha Xhait apo të kundërshtohej përsëri me një objektivitet shkencor, gjë që ti Hyllin akoma nuk e ke bërë, ngaqë siç thua edhe vetë nuk je as i fushës dhe njohuritë i ke të mbledhura në mënyrë amatore duke gugluar.
Unë nuk jam as në pozicionin e dikujt që të të rekomanadoj se çfarë të shkruash dhe aq më pak të të përcaktoj temat se çfarë të shkruash, por mund të të sugjeroj që të marrësh një farë distance nga vetja dhe të shikosh se je duke këmbëngulur me një negativizëm profan pa qenë I DITUR sa duhet. Sigurisht ka një të mirë në ndërhyrjet e tua, ngaqë ato e nxitin që në këtë blog të shkruhen nga të tjerë gjëra të mençura, por thua të jetë ky qëllimi yt. Pa dashur të të pres hovin, gjë që kam frikë se nuk ta them pa një farë mossinqeriteti, por ma merr mendja që ka edhe një problem tjetër me predispozicionin shqipo-centrist, që pakkush është i interesuar të lexojë në formatin “shqipja është kërthiza e gjuhëve të rajonit”, sepse kjo lloj sharlatanërie është tashme e përfolur deri edhe në shtresat mesatare të një diskutimi intelktual ndër-shqiptar. T’i shkrova këto se në vijim të ndërhyrjeve të tua dikur i paditur siç je për temën t’u duk me vend të shkruaje akoma :
“Gjuhesia e krahasuar nuk eshte fizike berthamore por nje perpunim i verejtjeve me origjine amatoreske.”
për të vënë re ndoshta, se nëse gjuhësia krahasuese e aplikuar prej teje është “amatoreske”, kjo nuk do të thotë aspak se edhe gjuhësia e krahasuar e të tjerëve duhet të jetë e tillë.
Gh ckisha per te thene ne kete teme e thashe.
Sa per njohurite e mia , te jesh i sigurte se une nuk kembengul kurre ne nje fushe si gogllist.
Meqe e ke qejf gjuhen e historine po te keshilloj(keto qe kam pasur vete ne dore) autoret e meposhtem, ku gjen edhe pro edhe kunder ne materiale, historike, arkeologjike, gjuhesore e mitologjike :
1-Ribezzo
2-Ghirardini
3-Cippico
4-Ferri
5-Allacevic
6-Schilace
7-Degrassi
8-Conway
9-Vulpe
10-Sticotti
11-Amoroso
12-Gnirs
13-Puschi
14-Marchesetti
15-Jatta
16-Orsi
17-Erber
18-Pisani
19-Pagliara
20-Hamp
21-Parlangeli
22-De Simone
23-Hammond
24-Tagliavini
25-Merker
26-Stipcevic
27-Wilkes
28-Polome
29-Carrateli
30-Macalister
31-Hall
32-Riccioti
33-Gitti
34-Cordenos
35-De Ruggiero
36-Fisher
37-Mommsen
38-D’angely
39-Nermin Vlora
40- Mayani
41-Hahn
42.Krahe
43-Pilika
44-Kola
45-Aref
46-Zheji
47.Herodoti
48-Straboni
49-Virgjili
50-Homeri
51-Hesiodi
52- Plutarku
Pervec ketyre edhe edicionet e storia universale mondadori apo historia e romes antike apo historia e Bizantit sipas kembrixhit ,enciklopedia treccani etj.
Lexo se leximi te hap syte.
Hyllin, shoh disa zogj të çuditshëm në listën tënde: Nermin Vlorën (ha-ha-ha), Mayanin, Pilikën, Kolën, Zhejin, Aref, D’Angely…
Hajde ratatouille hajde. Për të lëpirë gishtat.
Këta zogj e kanë vendin në muzeun e kurioziteteve, i nderuar bibliograf.
Kur janë marrë me historinë e vjetër të shqipes kanë shkruar budallallëqe – të hatashme.
Kola ka shkruar shumë mirë për arvanitët, por deri aty dhe kthehu. Nermin Vlora është kampione e improvizimit, Mayani nuk di ç’drogë tymoste, D’Angely i bën grekët shqiptarë dhe shqiptarët grekë…
Përndryshe, kur ke futur Homerin e Virgjilin e Hesiodin në listë (sa keq, sikur të kadandiset njeriu të lexojë Homerin për të provuar sa të vjetër janë shqiptarët), ndoshta ia vlente të shtoje edhe Biblën. Kot them, se s’humbet gjë, madje mund të gjesh ngushëllimin e vërtetë, pasi ke dështuar në kërkimet për ngushëllime vikare.
Ago Samuili, je per te qare hallin,sinqerisht. Jam i sigurte qe ti asnje nga emrat e permendur ske lexuar, thjesht ke degjuar se ….
Homeri bukurosh, thote se Perrebejt ishin pjesemarres ne luften e Trojes nga ana ‘greke’ e arkeologjia Perrebejte i do ilire, ashtu sikunder historia e ashtu sikunder Mitologjia ‘greke’ qe e do Perrebeun djale te Ilirit ,vella me autarin enkeleun etj
Po ashtu ata pajonet qe historiografia jone zyrtare i do Ilire,ashtu sikunder edhe historiografi te tjera, kane qene po sipas Homerit ne luften e trojes, keta nga ana trojane. Edhe zona e Aksiosit – vardarit arkeologjikisht ne ate periudhe i perket kultures materiale ilire.
Me biblen merru vet, po rrezik as ate sdo e kesh lexuar, po do kesh pare filmat vizatimore udhetime ne kohe e filmat me Jezusin.
Nga bibla marr filistejte ashtu sikunder i ka marre per ilire nje nga ata autoret italiane dhe ka dhene prova arkeologjike, e para mbi te gjitha poceria me bullona,qe eshte ekskluzivisht iliro-frigje e pastaj prapashtese -st e njohur si specifike ilire pa llogaritur palasten antike ne bregdet .
Eshte per te vajtuar niveli i kritikeve ,sidomos arroganca.
Nuk e doja me pjesemarrjen time ne kete teme, por skam cti bej kategorise qe dallohet vetem per bukurshkrim ( modeli i femres qe eshte e bukur,prandaj mund te nderhyje kudo) .
Tani per Ago Samuilin, GH-ne e ndonje tjeter kam nje histori .
Im at’ ,qe ne moshe te vogel me lejonte te haja ne tavoline kur vinin miqte; duhet te mesoja zakonet e tavolines.
Me thoshte te mos flisja, pervecse kur me pyesnin. Pjesemarrja ime ne muhabetet e tavolines ishte e kufizuar ne pergjigjet po e jo.
Kur u rrita ca, me lejohej edhe te zgjeroja pergjigjet apo te beja ndonje pyetje ne te rralle.
Mirepo une si dija mire kufijte, prandaj e shihja ne sy, nese nuk me shikonte ishte gjithcka ne rregull, nese me shikonte shikimi ishte gjithmone i vengert.
Kur me shikonte venger e mbyllja gojen.
Tani kur im at’ sheh venger, duhen marre parasysh tiparet,qe jane tipike te races qe antropologet e quajne, raca ilirike,epirotike, adriatike ose me shpesh dinarike;tipare te mprehta e vija energjike ne fytyre.
Po ti shtosh vetullat e trasha dhe mustaqet , kuptohet c’efekt ben ngrysja e vetullave dhe shikim’ i vengert.
Njehere mu duk vetja ‘i bukur’ e pavaresisht se po me shihte venger vazhdoja me timen.
Kur degjoj zerin e tij qe thote:
-Cohu!
Vetem kaq e menjehere vendi im ne tavoline ngeli bosh, ndersa miqte duke qeshur perpiqeshin te me kthenin ne tavoline, sigurisht me kot.
Ajo ‘cohu’ nga une qe e njihja gjuhen e tim eti donte te thoshte: Ky eshte vend per burra, jo per kalamaj.
Burri sipas tim eti, ne muhabet njihet nga 3 gjera dmth perjashtohet nga kjo kategori atehere :
1-Kur flet kot me kot
2-kur genjen (per te bere interesantin)
3-kur shpif
Keto i mbaj vath ne vesh nese hyj ne cfaredo muhabeti.
Ata te cilet bejne replika kot me kot, per mendimin tim meritojne fjalen :
-Cohu !
Megjithese civilizimi ,te flasesh kot me kot,te genjesh per te bere interesantin apo te shpifesh i ka sjellje mese normale dhe keta tipa vleresohen keshtu qe do me duhet te pershtatem heret e vone.
Shpresoj te kem qene i qarte e i kerkoj falje xha xhait qe ja kam ‘zaptuar’ blogun keto dite.
Hyllin,
përfytyrimi yt për gjuhësinë krahasuese nuk është shkencor, konluzionet e tua janë spekullative dhe si të tilla nuk mund të merren dot seriozisht. Ajo lista e autorëve që duhet të lexoj unë ishte e tepërt dhe i jep diskutimit – ndër të tjera edhe për mënyrën e kompozimit – një karakter qesharak. Tani më tregon edhe historitë e burrave të familjes tënde, që sinqerisht më duken krejtësisht të tepërta dhe pa vënd. Nga që çështjet e gjuhësisë – edhe kur janë trajtuar me guximin e një entuziasti profan – mbeten akoma më interesante për një ambjent publik nga ç’libra ke stivosur ti në banjë, apo ç’të ka mësuar yt’atë, më ndje për ndërhyrjen e mëparshme dhe vazhdo të lutem më mirë të shkruash përsëri për gjuhësinë krahasuesë. Ajo puna e “të genjyerit” dhe “të shpifurit” ishte gjithashtu e tepërt por megjithatë do të doja të dija, se në ç’kategori përfundojnë ata njerëz, të cilët sipas babit tënd nuk janë më “burra” nga që “flasin kot”, “gënjejnë” dhe “shpifin”. Bëhen gjë gra?
Kur lexova listat e autorëve që solli këtu Hyllin, m’u kujtua edhe një aspekt tjetër i historisë së gjuhëve që nuk e kemi përmendur aq sa duhet në debat – dhe pikërisht që, në rastin e shqipes, kur kjo përdoret nga Mayani ose nga Nermin Vlora për të interpretuar mbishkrimet etruske, qëllimi është të ndriçohet etruskishtja jo shqipja; dhe shqipja funksionon si ana e njohur e ekuacionit. Për këtë arsye, edhe sikur ata dy të mësipërmit të kishin sadopak të drejtë (në të vërtetë nuk kanë), rezultatet e kërkimeve të tyre do t’i përkisnin etruskologjisë, jo albanologjisë.
Ja një shembull i kundërt, për ta ilustruar të njëjtën ide; analiza e fjalëve me prejardhje latine në shqipen është bazë e historisë së leksikut dhe fonetikës historike të shqipes, por nuk ka ndonjë rëndësi kushedi çfarë për latinishten ose për gjuhët romane. E njëjta gjë vlen edhe kur përdorim shqipen për të lexuar mbishkrime trake, ose për qëllime edhe më të guximshme, si për të lexuar Linearin A të Kretës, ose të tjera shkrime enigmatike – këto përpjekje nuk kanë shumë të bëjnë me albanologjinë.
Për t’u kthyer te glosat trake, sado pak të jenë, të cilave u gjenden përkime në shqipen, shtoj se disa nga këto përkime janë të besueshme, por nuk më duket se ka ndonjë gjë specifike në to, meqë edhe trakishtja edhe shqipja janë gjuhë indoeuropiane, dhe kanë gjëra të përbashkëta mes tyre. Shumë nga fjalët e trakishtes kanë përkime të ngushta edhe me gjuhët baltike, por nuk është ngritur kush të thotë se baltët vijnë prej trakëve.
Ja edhe një tjetër thought experiment: mendoni sikur qytetërimi latin të ishte shuar krejt, dhe nga latinishtja të kishin mbetur vetëm pak mbishkrime dhe asgjë tjetër, as dokumente, as gjuhë bija si italishtja dhe frëngjishtja dhe spanjishtja. Ka shumë të ngjarë që këto pak mbishkrime të mund të lexoheshin nëpërmjet shqipes; ashtu do të arrinim në përfundimin që shqipja rrjedh prej latinishtes, dhe shqiptarët e sotëm janë vazhdues të latinëve të lashtësisë, gjë që nuk është e vërtetë. Kush habitet me këtë shembull, le të kujtojë sa pak e njohim sot situatën me gjuhët që fliteshin në Azinë e Vogël, në periudhën paragreke (në kohën e hititëve dhe të tjerëve popuj anatolikë – disa joindoeuropianë, disa indoeuropianë e disa semitë).
Prandaj afërsitë mes gjuhëve, sidomos në leksik, duhen interpretuar me shumë kujdes, sidomos kur vjen fjala për t’i përkthyer në marrëdhënie gjenetike. Aq më e vërtetë është kjo në rastet e emrave të përveçëm, ose emrave të njerëzve dhe të vendeve; të cilët ndeshen në mbishkrimet (latine dhe greke) që janë gjetur në viset ilire. Këta emra njihen si emra ilirë, po vetëm ngaqë duhet të jenë përdorur prej ilirëve; përndryshe, spekulimet për kuptimin e tyre kanë gjithnjë vlerë të kufizuar, mund të jenë, mund të mos jenë të mirëqena. Shumë gjuhëtarë nuk i prekin me dorë këto gjëra, sepse e kuptojnë sa të paqëndrueshme janë hipotezat përkatëse. Përndryshe trojet e sotme të shqiptarëve kanë plot emra të vjetra, si Shkodra, Shkup, Shtip, Tomorr, Bunë, Drisht, Shkumbin, Ishëm, Mat, Drin, Durrës, etj., që askush nuk e di se çfarë kuptimi kanë pasur pikërisht (edhe pse po këta të paditur janë gjithnjë gati të venë pastaj e të lexojnë emra visesh homerike në fund të dynjasë nëpërmjet shqipes që flitet në Bathore, pa përmendur ata të tjerët që venë dhe i gjejnë toskët në Toscana).
Edhe një vërejtje e fundit: gjuhësia historike-krahasuese ka problemet e veta, kontradiktat e veta, pikat e veta të dobëta, por është e vetmja teori që kemi për të shpjeguar diçka nga diakronia, ose shtrirja e gjuhëve në kohë dhe marrëdhëniet e tyre me njëra-tjetrën. Ata që e kundërshtojnë, e bëjnë këtë ose ngaqë nuk e përdorin dot për të vërtetuar hipotezat e tyre (Martin Bernal), ose ngaqë nuk e kuptojnë mirë (amatorët) ose janë në kërkim mitesh, jo dijeje (mistikët dhe mistifikatorët). Gjithsesi, një teori, sado e mangët, është gjithnjë më e mirë sesa një kor laraskash alkimike të fantaksura, madje edhe sikur të vlejë vetëm për ta kritikuar dhe për t’u shtyrë një hap më tej; sepse teoria mund të përmirësohet ose, për ta thënë me Popper-in, edhe të hidhet poshtë – po si ta hedhësh poshtë një përrallë të Herodotit, që mund të lexohet në njëqind mënyra?
Gh, ti o je o ben mor byrazer (shiko tek kjo fjale turke, formen brater te ilirishtes) !
Une e thashe qe ne fillim, se keto jane afrueshmeri qe duhet te nxisin ‘te aftet’,pasi edhe nje qe di dicka(une dmth) arrin te beje paralelizma shume interesante.
Tani se ty apo tjetrit suka e trakishtes e suka e shqipes i duken 2 fjale te ndryshme kjo vjen si pasoje e injorances.
Xhaxhai thote se ato fjale shpjegohen edhe me gjuhe te tjera,por askush nuk thote se traket jane balte apo xy.
Sigurisht qe askush nuk eshte aq kungull sa ta thote, pasi historia dhe arkeologjia nuk do ti jepnin kurre te drejte, nderkaq ekzistenca e banoreve qe kane folur ‘parashqip’ ne ballkan (e jo ne hene apo ne mars) ben te mundur te lidhet nje gjuhe parashqipe ballkanike me trakishten ballkanike,sidomos per faktin se trakishtja, ilirishtja e dakishtja, dmth gjuhet ballkanike te antikitetit ishin te ngjashme apo te nje familjeje. Parashqipja eshte folur nga nje prej ketyre popujve, perndryshe parashqipja eshte folur nga ufot te cilet te pushtuar nga romaket huazuan shume fjale.
Ketu ska asgje kontradiktore biles eshte logjike e paster, por eshte aq e kthjellte saqe sy qe sjane mesuar me kthjelltesine mund te mos e vene re .
Njerezit qe sjane burra ne muhabet i bie te jene kalamaj, ta thote qarte historia e kalamajte se kane vendin ne tavoline.
Bej cudi me nje kategori te gjere intelektualesh te faktuar,supozuar e vetquajtur sesi i hyjne nje problemi te tille te thelle me njohje shume te cunguara dhe me nje arrogance tipike prej ‘te bukuri’.
Sipas ketyre ka dy kategori:te miret e te keqte.
Te miret jane ata qe kundershtojne cdo lloj teorie qe cenon mitin grek apo ate latin.
Te keqte jane ata qe i cenojne keto mite me halucinacione e vizione.
Shembull.
Nese del nje shqiptar e thote se maqedonasit e lashte ka gjasa te kene qene ilire, pasi ka fakte per nje lidhje mes tyre e autore te ndryshem kane shkruar per kete, atehere del kjo kategori dhe e akuzon kete shqiptarin si vizionar, drogaxhi etj.
Mirepo ky vizionari nuk flet se ka pare enderr por sepse ka lexuar e ashtu sa per te sjelle nje prove qe nuk ka pare enderr e as nuk ka pi droge ofron dicka nga interneti meqe kjo kategori nuk ka ku ti gjeje librat po ti sjelle autoret vetem:
The History and Antiquities of the Doric Race
By Karl Otfried Müller, George Cornewall Lewis, Henry Tufnell
http://books.google.com/books?id=6Wk…ch_s#PPA499,M1
Perfundimi pasi shqyrtohen mbare e prape faktet historike ,mbi ceshtjen maqedonase :
From these facts it may, i think, be safely inferred that the Macedonians,viz. the people originally and properly so called, belonged to the ILLYRIAN RACE.
Por kjo ska per ta penguar kete kategori te akuzoje serisht per halucinacione e endrra dhe pseja eshte e thjeshte:
Kjo kategori eshte me penallti ne tru.
Meqe permendet Maqedonia, kam lexuar diku se Filipi, i ati i Lekes se Madh, u martua 8 here.
Nga te cilat, 3 me vajza nga Iliria, nje nga Molloset, dhe 4 nga Maqedonia (dicka e tille pak a shume).
Cuditerisht asnje s`ishte nga tokat greke.
Hyllin, ca gjëra për të shtuar:
e para, linku yt nuk punon, por gjithsesi libri gjendet këtu:
e dyta, nuk të duket pak i vjetër ky libër i vitit 1839, sidomos po të kihen parasysh të gjitha zbulimet dhe interpretimet që janë bërë pas asaj kohe, në lidhje me dorët, shqiptarët, ilirët, trakët, indo-europianët, etj.?
Po libri eshte i vjeter por autori punon me autoret antike e flet me shume per zakonet e traditat qe percillen nga ta, keshtu qe nuk ka rendesi ne eshte i 1839 apo i 2009.
Aty citohen autoret qe nga homeri,hesiodi herodoti apollori straboni e deri tek stefani i bizantit.
Autori eshte mjaft prestigjoz:
http://en.wikipedia.org/wiki/Karl_Otfried_M%C3%BCller
was a German scholar and Philodorian, or admirer of ancient Sparta, who introduced the modern study of Greek mythology.
Ka qene i pari qe ka kaluar nga mitet ne shkence e jeten ja ka perkushtuar studimit te doreve.
Arkeologjia e mevonshme nuk ben gje tjeter vecse perforcon perfundimet e tij, mjaft te permend filogrekun Hammond i cili si e ka zakon ,pasi jep se arkeologjikisht nga 850 – 650 p.l.k ne maqedoni kemi kulturen e Mat-Gllasinacit, kjo nuk mund te jete sipas tij pervec se nje pushtim 2 shekullor ilir i Maqedonise, nderkohe qe kjo njihet si periudha e formimit te shtetit maqedon.
Askush sado filogrek te jete nuk mund te shkele dot me moskokecarje siper autoreve antike dhe arkeologjise.
Hyllin, më ke keqkuptuar.
Mendimi im është që çështje të gjuhësisë, që kanë të bëjnë me gjetjen e burimeve të shqipes, duhen trajtuar pa predispozicionin nacionalist, i cili kërkon t’i bëjë vend shqipes së sotme medoemos në antikitet; dhe se ato duhen bazuar thjeshtë në kritere shkencore të gjuhësisë historike të krahasuar, të cilat janë provuar si nga më efikaset edhe në gjuhët e tjera. Nëse aplikimi i këtyre metodave studimore nuk bie rezultatin e dëshiruar prej teje dhe prej të gjithë entuziastëve të tjerë nacionalistë, që shqipja e sotme buron prej ilirishtes, kjo nuk do të thotë aspak se unë (apo një skeptik tjetër i partizanizmave në studimin e historisë së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre) e bëj këtë në shërbim të ndonjë konspiracioni grek apo maqedonas antishqiptar. E bëj thjeshtë, ngaqë hapësira publike intelektuale shqiptare është e ndotur mjaft me teori nga më të llahtarisurat, që në fund të fundit vetëm se e kalçifikojnë edhe më fatalisht injorancën shqiptare të ditëve të sotme lidhur më historinë e kombit shqiptar dhe gjuhës së tij. Pra unë them, pavarësisht se ku të çon rruga e gjuhësisë historike krahasuese, ajo është e vetmja që i jep përgjigjen e vërtetë origjinës së shqipes dhe do të duhej të merrej në konsideratë si e vetmja metodë serioze studimore.
Ti Hyllin nuk e bën këtë të paktën për dy arsye. E para se je i paditur në fushën e gjuhësisë; pra që njohuritë e tua janë empirike, të mbledhura rastësisht apo qëllimisht, por jo në vijim të një studimi sistematik shkencës së gjuhësisë. Po të bie në qafë ty, nga që më dole në rrugë, por në problemet e studimit të shqipes, shqiptarëve dhe të fenomeneve historike e sociale që lidhen me ta, ka një vetkuptueshmëri fatale, që gjithkush që di të lexojë gazetën dhe ta kuptojë atë, ta vendosë veten – pa u ndërgjegjësuar për lajthimin fatal në vetëvlerësimin intelektual – në pozitën e një eksperti. Ty të mungon shtylla kurrizore profesionale për trajtimin kompetent të çështjes. Unë nuk dyshoj aspak në aftësitë e tua intelektuale (dhe se pse do të duhej ta bëja këtë) unë vetëm them (i paditur në gjuhësi, por aq i ditur sa të dalloj profesionistin nga amatori entuziast) që ti e ke gabim atë që do të thuash, ngaqë ti INJORON shkencën përkatëse dhe metodën e saj për analizën që kërkon t’i bësh një fenomeni.
Gabimi yt i dytë është se ti e trajton problemin me një predispozicion të dukshëm nacionalist, i cili është i ngarkuar veçanërisht emocionalisht, gjë që do të kishte skualifikuar si një prurës i së vërtetës shkencore edhe sikur të kishe përmbushur kriteret të kategorisë së parë, për të qenë ekspert i fushës. Pra ti nuk je gjuhëtar dhe do pa tjetër që shqipja të jetë ajo që gjuhësia historike shkencore ende nuk e ka provuar me një kompetencë relativisht të sigurt. Në këto rrethana dikush do të duhej ta kishte atë të drejtë, të të thoshte publikisht: “ok, faleminderit për mundimin, por po ja fut kot dhe këto që thua nuk janë gjepura, por as të vërteta shkencore”.
Mua më duket se ka një detyrim publik shqiptar për t’i thënë kujtdo që ja fut kot publikisht, se po e bën këtë, ngaqë hapësira publike shqiptare është e mbushur me një informacion tepër spekulativ për origjinën e kombit shqiptar dhe gjuhës së tij, informacion që në fund të fundit i ka zënë vendin atij objektiv shkencor dhe në një farë mënyre e imoralizon atë sa herë që nga ky pozicion, pra nga ai objektivi shkencor, tërhiqen konkluzione, të cilat bien ndesh me dogmën optimiste nacionaliste, e cila deri tani mbetet ende spekulative (dhe ç’të mbetet tjetër, kur është mbështetur gjithnjë në mit dhe jo në shkencë). Ndoshta do të duhej që institucionet shkencore ne Tiranë dhe ne Prishtinë të mendonin një strategji për pastrimin e ambientit intelektual shqiptar nga ideologjitë nacionaliste, të cilat vetëm në qorrsokak të shpien. Pra që Akademia e Shkencave në Tiranë dhe korresponduesja e saj në Prishtinë të funksiononin si një instancë burokratike, të cilat të certifikonin punime shkencore dhe publikimet e tyre përkatëse më një sigël – jo të vërtetësisë shkencore; se kjo është e pafund dhe gjithnjë në ndryshim – por të predispozicionit shkencor, objektiv dhe profesional të autorëve të tyre, si në rastin e verërave që shiten në supermerkate, që kanë vulën kontrollin e cilësisë dhe të origjinës, në mënyrë që njerëzit kur i pinë të mos u plasin gjë sytë e ballit nga prania e alkoolit metilit në to, ashtu siç ju plasin të tjerëve trutë e kokës kur lexojnë një libër mbi historinë e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, shkruar nga ndonjë ish-oficer i ngeshëm në pension, i cili pasionin e tij për shqipen dhe shtrirjen e saj në Ballkan e ka derivuar nga njohuritë speciale që mund të ketë për hartat topografike sovjetike të kodrinave në vijim të bregdetit perëndimor ballkanik (nuk e kam fjalën për ty personalisht këtu).
Hyllin, vë re, që në postimet e tua tenton disa herë të më quash “kalama”, “i bukur” (What the hell does it mean???), “ose bën ose je (budalla???)” dhe më fton të çohem dhe të iki nga tavolina e burrave (vërtetë mendon se gjuhësia historike krahasuese është ai lloj muhabeti surrogato fustanesh grash, që mund të bëhet dot vetëm në një tavolinë burrash, ku nuk ka vend për kalamaj; se në fakt nuk më bie gjë tjetër në mënd, se përse mund të flasin burrat në një bashkësi bisedimore papërjashtimisht të tyren). Më jep këshilla të lexoj, të hap sytë e plot gjëra të tjera, të cilat pa dashur ta rëndoj diskutimin nuk po i citoj. Unë do të thoja, se të gjitha këto nuk e kanë vendin në këtë blog, ngaqë lexuesi i këtushëm nuk është edhe aq i interesuar për folklorin e sherrit verbal ndërshqiptar, veçanërisht kur ky bëhet pa ironinë e nevojshme,e cila mund t’i huazonte elegancën e nevojshme asaj pjese shumë të vogël të komunikimit e cila pretendon dot një karakter privat. Le ta vazhdojmë këtë diskutim (ose në së e mbyllin, të hapim e të vazhdojmë të tjerët) pa kërkuar të fyejmë njëri – tjetrin.
Hyllin, vë re se kë një lloj refuzimi karshi sistematikës së aplikuar në gjuhësi, metodë konservative e cila përdoret në mënyrë analoge jo vetëm edhe në shkencat e së drejtës por në shkencë në përgjithësi. Pra që fenomenet trajtohen dhe analizohen duke mbajtur fort parasysh ndërvartësinë dialektike të tyre të shtrirë në kohë, gjithnjë në funksion të qëllimit final; te arritjes së rezultateve relativisht objektive. Ndoshta ky është një problem, që shkakton edhe këtë ping-pong keqkuptimesh midis nesh, por ndoshta mund të bëhet diçka për të arritur një gjendje prehjeje.
GH,
Me duket se Hyllin pona thote se nuk keni absolutisht te drejte sepse nuk mund te keni absolutisht te drejte.
idashur, ne postimin 36 ke permendur 5 gra nga toka greke.
Ndofta Tannhauser. Por nuk me le Demostheni.
Demostheni ka qene nje orator shovinist, jo historian, dhe kur quan Filipin barbar e ben nga ndjenjat e tij personale. Per shijen time estetike Demostheni mbetet nje figure kitsch; kishte komplekse se nena e tij ishte Skithe, vishej si grua, nuk kishte theksim te mire te greqishtes (nuk thoshte r-ne) dhe me ne fund vrau veten. Teper kitsch…
Gh terhiq e mos e keput. Jam i lodhur nga keto akrobacite e formalizmit,te betohem jam i lodhur i keputur.
Ne ke ndonje gje konkrete, ndonje kritike se suka nuk eshte suka apo buri nuk eshte burri e drenis nuk eshte dreni, je i mireseardhur deri atehere mund te vijosh sa te duash me tashme bajatet, fryma nacionaliste, mitizim e me the e te thashe(keto nuk jane argument kunder lidhjes gjuhesore suka-suka,buri-burri,drenis-dreni etj ).
Tannhauzer minoritari erdhi te mbroje te pambrojturen.
Si u bene maqedonasit greke ?
Deri ne kohen e Aleksandrit te pare , maqedonasit e kishin te ndaluar si cdo barbar te merrnin pjese ne lojerat olimpike.
Tani Aleksandri i ndihmoi hellinet me informacione , ne luften hellino-persiane, per arsye shteterore, pasi ishte vasal i persianeve e po te binte Hellinia do binte edhe Maqedonia.
Tani Aleksandri kerkoi te garonte ne lojerat olimpike.
Sportistet helline refuzuan te garojne pasi si maqedonas quhej barbar-dmth ai qe nuk flet greqisht- keshtu qe ishte fyerese per shpirtin e lojerave.
Atehere gjykatesit e lojrave i kerkuan Aleksandrit te Maqedonise te verifikonte hellinizmin e tij.
Mbreti maqedonas tha se i pari i dinastise ishte nga argosi (pellazgjikon ) i peloponezit e pastaj ky kishte shkuar ne veri.
Tani eshte e demostruar plotesisht se Argosi ne fjale nuk eshte Argos Pellazgjikon, por Argos Orestikon ose ndryshe Argosi i Oresteve qe ndodhej ne afersi te liqenit te Kosturit.
Gjykatesit per arsye politike (kete e bene me Romaket, kur keta thyen Maqedonasit, duke i shpallur ata greke e duke i lejuar te merrnin pjese ne lojerat olimpike) e shpallen Aleksandrin e Maqedonise , hellin dhe e lejuan te merrnin pjese.
Pra qe maqedonasit jane greke u vendos nga gjykatesit e lojrave olimpike te bazuar ne mitin familjar te dinastise argeade , mit qe ne fakt eshte keqkuptim i deshiruar prej gjykatesve i Argos Orestikon ne Argos Pellazgjikon apo Argosi i Peloponezit qe tja heqim ate pellazgjikon se tingellon si jogreke.
P.S Vetulluesja sigurisht nuk mund te keni absolutisht te drejte, se jo per gje por nuk ka argumente brenda kritikes.
…”Demostheni ka qene nje orator shovinist, jo historian..:
Eshte sa me siper nje percaktim me karakter historik apo etik? Sepse kushdo qofte nga keto , mendoj se jane te gabuara qe te dyja
…”dhe kur quan Filipin barbar e ben nga ndjenjat e tij personale…”
Nga c`kam lexuar,asnje nuk e vuri ne dyshim fjalen e Demosthenit kur bente percaktimin etij mbi maqedonet, megjithese kishte me mijra vete qe merrnin pjese ne debat e madje edhe ne jurite qe peshonin ceshtjet. Cka do te thote qe per athinasit dhe greket e tjere, mos qenia grek e maqdonasve ishte nje ispo facto
…” Per shijen time estetike Demostheni mbetet nje figure kitsch; kishte komplekse se nena e tij ishte Skithe,…”
Isokrates na meson ndryshe
…”vishej si grua, …”
Veshja si grua ishte argumenti i Aeskines ne gjyq, i po atij Aeskines-it, qe e quajti genjeshtar Timarkusin, meqe ai ishte nje prostitute
….”nuk kishte theksim te mire te greqishtes (nuk thoshte r-ne)…”
kur je ne top of the game, pronocimet nuk te pengojne. Si puna e thuthuqit Ferdinand te Spanjes qe u la peshqesh spanjolleve zevendesimin e -j-se me -h-
…”dhe me ne fund vrau veten. Teper kitsch…”
hemmm . Hanibalin vetem per pa burreri s`mund ta akuzosh.
te me ndjeni per sa me siper se u larguam disi shume nga tema. Por eshte fakt qe per nje arsye ose nje tjeter, maqedonasit kishin me shume afinitet me ilirete dhe epirotet se sa me greket, megjithese ndofta ne fund te fundit, te gjithe keta i perkisnin te te njejti bark.
After the quarrel following Philip’s wedding to Cleopatra, Alexander took his mother Olympia to Epirus and went himself to Illyria.
Ketu ka ‘buke’ per dhembet e atyre qe merren profesionalisht me gjuhesine krahasuese. (u terhoqa ne teme me dhune e tani te pakten debatit te pafrytshem shpresoj te kete ndonje kritike mbi format e pse , keshtu ‘popullorce’. Kurioze eshte qe disa fjale te shqipes aktuale jane origjinalisht si ato hitite, nje mbi te gjitha wett=vet=vjet=vit cka duhet te vere ne dyshim ndryshueshmerine apriori gjenetike te leksikut te shqipes. Disa fjale s’duan t’ja dine per kohen, jane ‘hyjnore’.
e-es-ta — verb; 3rd person singular preterite of mi-conjugation be — was—esht’ asht
kat-ta — postposition; down, downwards — down from (renja kata gjendet ne format tek sh-kata-rroj apo n-kata-rroj)
da-a-as — verb; 3rd person singular preterite of hi-conjugation take — took ( d(h)ash, dha)
IS-BAT — verb; Akkadogram 3rd person singular preterite of seize, take — took captive (krahaso sabatu me s(h)apatu=shpatu,shpetu ose sapatu=zaptu
# DUMU — noun; Sumerogram functioning here as nominative singular animate son, child — son # The Hittite reading of DUMU is uncertain. ( dum-u ndoshta cun-tsun-tun ??)
an-nu-us — noun; accusative plural animate of mother — mothers # The text is broken off before this sentence, although it can be assumed that the subject of the sentence was Pithanas. (anna- nana ose anna-ama)
at-tu-us — noun; accusative plural animate of father — fathers ( atta- ate,ati,ata,tata
# at-ta-as-ma-as — noun; genitive singular animate of father + enclitic pronoun; 1st person singular genitive of my — my father) — atta mi = im at’ ( ndoshta im eshte e prejardhur nga jem; asht jemi – ku jem lidhet me foljen jam )
a-ap-pa-an — postposition; after, following — after — appan – pnapa=prapa ? ose (h)ap(na)- udheheq,hap udhen apo hap (i pare,i dyte etj) )
sa-ni-ya — adjective; dative-locative singular of one, the same + enclitic conjunction; and — and in the same ( sani- nias(h)=njash=njesh-njajt=njejte )
ú-et-ti — noun; dative-locative singular of year — year ( wett – vjet = vit )
hu-ul-la-an-za-an — noun; accusative singular animate of battle — a revolt — hull-anza – hulli=lemsh njerezish
hu-ul-la-nu-un — verb; 1st person singular preterite of mi-conjugation fight, defeat — I suppressed — hulla – hulli=lemsh (ndoshta hulli eshte huazim e jo shqip,por eshte e persosur si fjale krahasuese, por interesante eshte gjithsesi fjala qelloj-kjell apo khell e kalimi i k – h per hell-oj=qelloj, godas )
ku-it ku-it-pat — indefinite relative pronoun; nominative -acc.sg. neut. of whoever, whichever, whatever + emphasizing particle … — whatever– kui-(t)—-kuit=kujt ,kui-s=kush
a-ra-is — 3rd person singular preterite of hi-conjugation arise, rise, rise up — rose up —– arai-(s) – rris,rrit apo ndoshta rras(fut gjekundi)
ka-ru-ú — adverb; before, previously — previously—karu -( u )kry(e) qe lidhet me fjalen krye-koke
pe-e-da-as — verb; 3rd person singular preterite of hi-conjugation bring, take — removed—- pe:da- dha
http://www.utexas.edu/cola/centers/lrc/eieol/hitol-1-R.html
Do doja te ndalesha ne disa pika me rendesi.
E para eshte fjala vlla, vllazer,vllezer. Kjo eshte fjale e rendesishme pasi vetem tek kjo fjale kemi :
1- shumesin nga a ne e vlla-vlle
2- kalimin e t ne z nepermjet s vllater,vllaser,vllazer
3-kalimin e r ne ll nepermjet l, nga vrat ne vlat/s e vllat/s
3- kalimin e b ne v , nga brater e ilirishtes ne vllazer te shqipes
Shumesi nga a ne e eshte provuar qarte e sillet mjaft mire nga shkrimi hapes i xha xhait, por edhe aty ka dicka qe i perket i-se
e do ta trajtoj me vone.
Kalimi i t ne z nepermjet s eshte mese i mundshem pasi ne shqip t-s-t-s- eshte normal, psh mas-mat,pres-pret, rris-rrit
apo edhe tek nyjet e gjinores ku se eshte e kembyeshme me te.
Po ashtu kemi kalimin e r-l-ll e emrat ; ne jug Vllasi e ne veri Vlashi tregojne jo vetem se jane mesjetare si formim por edhe se kemi kalimin nga Vllat ne Vlash e Vllas.
Froma Vllat ne fakt duket si paraardhese edhe e Vllad-ika
ku t ka kaluar ne D,si tek Venetik- Vened-ik/g, keshtu qe ky emer qe mbahet si malazez ne fakt eshte forma e Vllas apo Vlash,emra shqiptare me prejardhje nga fjala Vlla.
Kalimi pra nga Vrat ne Vllaz ka ardhur nga format e ndermjetme, Vlash-i e Vllas-i .
Edhe ne Italisht kemi kalimin e r ne ll nga latinishtja Frate-r ne It. Frate-ll-o
Njekohesisht kemi edhe kalim te kundert nga l-r ; nga A-l-ban ne A-r-ban(arber)
Ceshtja e nxehte eshte nese Vlla ka ardhur nga Ilirishtja Bra apo nga ndonje gjuhe tjeter.
Per kete na ndihmon gjuha Venete.
Ne gjuhen e lashte venete kemi te vetmin version te brater me v e jo me b apo me f(frater) apo ph(phrater)
Forma venete ishte vhrater(ei).
Pra ne gjuhet indoeuropiane vetem venetishtja e shqipja e fillojne me V . Duke qene se venetet ishin Ilire para keltizimit te pjesshem gjate shekujve 5-2 atehere mund te flasim me siguri te plote se vete ilirishtja e njihte kalimin e b-v(h) pra kalim i brendshem gjuhesor.
Pra vetem nepermjet ilirishtes gjejme provat se vllazer vjen nga kalimi i Brat ne vhrat e pastaj Vllaht/s.
Me plot gojen mund te themi se fjala Vllazer vjen nga ilirishtja Brater e se forma vllaze-n eshte e mevonshme.
Po ashtu sado etimologji te propozohen per fjalen Vllah-vlleh per mendimin tim padyshim kjo eshte forma iliro-shqiptare me te cilen percaktoheshin iliret e latinizuar te bregdetit te cilet jane pranuar mes iliroshqiptareve neper male (ne kohen e dyndjeve barbare), pikerisht pse vllahser e po ashtu jane toleruar si askush tjeter biles jane trajtuar si te barabarte e nuk me kujtohet qe kurre nje vllah ne jug te jete trajtuar si i huaj apo ti jete drejtuar kush ndonjehere me shprehjen ‘ti je i huaj’.
Tani disa fjale per shumesin me -i si tek plak-plaki-pleq.
Per mendimin tim kjo nuk merr parasysh formen femerore pasi jepet si gjinia asnjanese.
Pse ne femeroren plake shumesi nuk jepet si pleqa? Pikerisht sepse supozohet se nuk ka ekzistuar mashkullorja e femerorja.
Mirepo ne vend te bejme nje hipoteze te tille a nuk do ishte me e thjeshte te shpjegohej shumesi i plak ne 2 menyra:
1-Plak ne fakt ka pasur kh e jo k, pra ka qene plakh e shumesi plakhi qe ka dhene pastaj pleq.
Keshtu qe shumesi i femerores ben plakha e duket qarte qe
nuk ka pse te jape pleqa por llogjikisht k do ruhet, thjesht ka rene h si tek shume fjale te tjera.
2- Ne fakt shumesi nuk ka qene me -i por me -hi e shumesi i femerores me -ha
h ka rene nga shume fjale por kohet e foljeve dicka na tregojne.
h duhet te jete kthyer ne j persa i perket shumesit.
Kemi
ne be-j-me
ju be-?-ni
ata be-j-ne
ne qa-j-me
ju qa-?-ni
ata qa-j-ne
ne pi-j-me
ju pi-?-ni
ata pi-j-ne (ketu j humb ne te folur , ata po pine e jo po pijne)
Mendoj se ne 3 raste format e para fare kane qene beh, qah e pih e h ne shumes ka dhene j e biles edhe ne njejes ne veten e pare si bej, qaj, pi (j)- ketu ekzekutohet si h ashtu edhe j-ja-.
Pra pikepyetja ne fakt eshte h ju qahni ,ju behni , ju pihni
ashtu si tek veta e dyte shumes shihni krihni, ketu fale mbijeteses se h ne fjale, pra sho-h, kre-h apo edhe mpre-h,shpre-h
Pra h eshte kthyer ne j e une besoj se shumesi i vjeter ka qene ne pihme, ju pihni ata pihn(e?)
Shumesi me -m i vetes se pare shumes eshte antik e eshte ruajtur tek gegerishtja ne fjalet djelm apo delme
Nje djal shume djelm (jo djem ku asgjesohet l-ja) , nje dele shume delme.
Ky shumes na vertetohet tek ilirishtja delm-at ku -at eshte prapashtese e njohur antike ilirike e shqipe e re, si autari-at, delm-at, dasar-at/et dhe sot e gjejme tek lazar-at, labin-ot etj
Fjalet dele, djal e diell duhet ti perkasin te njejtes bashkesi kuptimore,ose te preardhura nga njera,qe une mendoj se eshte diell, nga ka ardhur djal dhe delja eshte kafsha e diellit qe i sakrifikohej me se shumti diellit ,po kjo eshte ceshtje tjeter.
Pra te kthehem tek Plak-i , ka shume gjasa qe shumesi te kete qene me hi e cila u shkri ne ji e pastaj ne j ose i keshtu u be zbutja e K ne Q. Pra Plakhi-plakji-plaki(ose plakj)
Ne mesapisht prapashtesa -hi eshte mjaft e perhapur e nuk me duket e pamundur qe -hi te tregoje ne mesapisht shumesin ose me sakte ku gjejme prapashtesen -hi ne mesapisht mund te kemi nje fjale ne shumes(por kjo prapashtese mund te tregoje ne mesapisht ndonje trajte te shquar mashkullore nese nuk pranojme ndarjen hipotetike ne te shquar e te pashquar gjate mesjetes).
http://img70.imageshack.us/img70/8820/skematikyg5.png
xha xha ti mendon se kjo skema ketu eshte fallco. Burimin do e sjell ne nje moment te dyte.
Do doja te shkruaja pak mbi tingujt k, kh,k(h),g,gh…
Shqipja i ofron ose i ka ofruar te gjithe keta tinguj. Shqipen e vene tek ndarja satem por :
Although Albanian is treated as a Satem language, there is some evidence that the plain velars and the labiovelars may not have been completely merged in Proto-Albanian.
Gjithashtu ilirishten e vene mundesisht tek kentum vecse mes ilirologesh nje pjese mbeshtet kentum e nje pjese Satem.
Pra 2 gjuhet e diskutueshme jane pikerisht e rastesisht shqipja e ilirishtja.
Ne nje kohe qe flitet per satemizim,pra si proces gjuhesor qe shtrihet ne kohe, nuk eshte aspak e pamundur qe cka diskutohej mbi nje gjuhe te para 2 mijesh ne ishte kentum apo satem duke i mbajtur anen kentumit sot fare mire gjate satemizimit kalohet nga ana e kundert, pra dyshohet fuqishem per satem.
Nje ndryshim ai i k ne th quhet i qarte dhe vertet fjala
thi(derr i eger) vjen nga gic dmth g-k-th por nderkaq ne shqip th kthehet ne dh e anasjelltas keshtu qe edhe fjala dhia duhet te vije nga gic ose me sakte nga fjala kec e cila eshte filologjikisht e njejte me gic.
Nderkaq tek kjo familje blegase kemi edhe kigj=qingj apo kedh ku perseri kemi kalimin e k – dh nepermjet th.
Keshtu kuptojme psh se fjala dhè (toke) ne kohen e vjeter ka qene patjeter ‘gè’ nderkaq dhia nepermjet formes ‘gia’
ndersa fjala dhen ka qene patjeter ‘gen’ dhe lidhet me gia apo dash mund te kete qene ‘gas’ por meqe skemi d por dh duhet te kete te beje edhe -sh ne transformim prandaj nuk flitet me saktesi.
Fjala greke antike geos dhe shqipja antike ‘ge'(toke) kane ngjashmeri te llahtarshme per te mos nxjerre hipotezen se ne e kemi huazuar nga greket pavaresisht se ne greqi banonin pellazget e doret.
Po ashtu gi-a(dhia) e shqipes antike dhe a-ig(dhia) te greqishtes antike jane te njejta
Nderkaq ne anglisht kemi p-ig ku eshte ig -gi e gi-a. gi-c, (e me vone thiu, dhia etj)
Hec mo i heqim edhe fjalet e blegtorise , i quajme te huazuara edhe ato e keshtu kalojme ne ‘shkence’.
Shqipja eshte ngaterruese per te gjithe se eshte vertet kaotike ne tinguj psh cfare ngaterrese kemi tek fjala ‘qi’
Kuptohet vetiu se forma parore ka qene khi qe eshte kthyer ne kij apo kaj(kosove) po ndersa jugu ka gjetur ‘rehat’ me formen ‘qi’ ne veri kemi kij,kaj,kej e me e forta ‘shij’-sha nanen (te pakten mirdite,puke)
Pra kemi formen kentum ‘kij’ e formen satem ‘shij’ brenda vete dialektit geg.
Kjo eshte e mahnitshme,aq sa te perkufizosh shqipen si kentum apo satem behet penguese per thellimin ne gjuhe,pra duhet marre vetem si orientuese ….
Duket qarte qe kjo fjale eshte kentum sikunder 27 milion fjale te tjera.
Forma parore e qij duhet te kete qene kij ose me sakte Khi(hj) ose khy(h/j)
Kjo forme khyj na jep mundesine ti gjejme edhe origjinen (k)hyj dmth hyj,depertoj,(kalim tjeter eshte khunda-hunda) nderkaq fjala shkyj eshte po me prejardhje nga khyj vecse si do ta shpjegoj nje here tjeter kemi satemizimin e k e forcimin e h ne k, pra tingulli kh ka dhene ne nje proces satemizimi sk e shk,pra kh=shk.
Kete e kemi qe ne ilirisht te demostruar tek fjala khodra e cila ka dhene kodra si tek qyteti i jugut Kodrion(Berat) e khodra nepermjet kalimit kh-shk ka dhene ne veri Shkodra e per kete kalim kam prova te mjaftueshme, keshtu qe shkodra mos te ngele me etimologji te rreme si shkon drini apo pa shpjegim si e do xha xhai.
Ne kete menyre fjala coito-koi-to/so e greqishtes nuk ka nga te shpetoje,eshte patjeter huazim prej shqipes duke qene se shqipja i gjen etimologjine kesaj fjale.
Po te ndaloja ketu serisht do isha i kenaqur,por shqipja me dhuron nje lume fjalesh gati per sulm.
Atehere kemi formen khyj-hyj,depertoj, mirepo kemi edhe formen kat apo kas tek sh-kat-erroj, po ashtu kjo gjendet tek fjala n-kat-erroj(futja e n ka kthyer k ne g) apo tek fjala kat-er. Kuptimi eshte kepus,shkaterroj,pres, caj,bej lemsh.
Po ashtu e kesaj familje eshte me patjeter fjala Kos-a(qe pret bar) po ashtu nepermjet satemizimit kemi kat- sat(er) hanxhar,sqepar(kjo vjen nga shkep )sepate. Po ashtu fjala sater qe vjen nga kat ka dhene(ose anasjelltas) edhe fjalen shat(vegel bujqesore qe can token) kot sa per paralelizem shot i thone godas ne anglisht.
Keshtu pasi gjetem shkaterroj, ngaterroj,kater,kosa,sater,shat vijme tek fjala meme,
folja e zhurmardhur çaj, çah
Te gjitha fjalet lidhen me konceptin e carjes,prerjes, ndarjes,depertimit. Vete folja ndaj qe vjen nga ta(j)- me da(gegerisht) ka te njejten prejardhje.
ç eshte zhurme natyrore por shume gjuhe se kane kapur dot e me e forta duan tani te na e heqin edhe nga alfabeti, analfabetet.
Ky tingull qe ne fakt eshte nje tsh apo apo tch tz demostron qarte tek forma t-s-h se eshte i prirur te jape si kentum ashtu edhe satem , kentumin nga h e satemin nga s e t, nderkaq forma t-c-h forcon kentumin me c e h kentum e t satem.
Keshtu qe ky tingull eshte kaq i gjere saqe levizje brenda kentumit e satemit kane dhene fjale nga me te ndryshmet shume prej te cilave i permenda e me shume akoma nuk i kam permendur.
Pse carja do pyetet normalisht. Sepse carja eshte koncept i ndarjes e cila jep jeten, ndersa njeshi eshte absolut carja i jep relativitetin dhe zhvillimin, jep jeten, carja,ndarja keputja e ky eshte ligj natyror e ligji i Zotit pas Kulles se Babelit.
Praktikisht idea e njeshie eshte idealja sepse shkon drejt absolutes drejt zotit, por realja jeta, njeriu eshte ndarja, nga 1 behen 2, e nga 2 behen 3 e me radhe e ky eshte ligji themelor i jetes. Nderkaq 2 bashkohen e behen zot, krijojne
Njeriun.
Nejse me keto konceptimet pagane me mire te rrine larg profanet ateiste qe te mos bejne figure te keqe.
Kh dhe kH sot i perkasin vetem gegerishtes, keshtu qe format gege ndihmojne me shume sesa ato toske,ndersa format toske forcojne pikerisht bindjen mbi kahun e zhvillimit te gjuhes.
Kh praktikisht ka dhene edhe q-ne ndersa Gh ka dhene gj-ne, le te themi 2 tinguj te ‘rinj’. Ne Shkoder thuhet edhe giuni e jo gjuni, nderkaq edhe forma gl ka dhene gj e kjo kuptohet per shkak te kalimin te l-j, kalim i rendomte ne shqip. nderkaq gl=gj=gh ashtu sikunder kl=kj=kh.
Nje fjale terheqese ne shqip eshte Koh-a. Ekzistenca e ao ne shqipen e vjeter dhe ne ilirisht eshte e padiskutueshme , psh fisi ilir daors, po ashtu ne mesapisht, nderkaq -ao- e vjeter ka dhene a ose o.
Keshtu qe fjala Koha mund te kete qene Khao ose khoa apo edhe thjesht kha(o) ose kho(a), biles ne te folur geget e shqiptojne Kho(a) e nderkaq meqe filologjikisht koh e kah jane te njejta mund ti fusim ne te njejten familje kuptimore.
Nga ana tjeter per shkak te satemizimit kh=shk fjala shkoj vjen nga nje kho antike e per kete kemi si fjalen kah ashtu edhe fjalen koh apo ndryshe kha e kho e faktikisht shkoj ka ate kuptim leviz ne kah e ne kohe, ne drejtim e ne kohe.
Tani fjalen shko qe vjen padyshim nga Kho mund ta duan te njejte me anglishten Go, por une perpiqem ti jap kuptim brenda shqipes, duke qene se shko eshte levizje ne kah e koh.
Pra satemizimi i pjesshem i kh ne shk ketu ka ndodhur per te krijuar nje fjale te re kho-shko. Po ashtu fjala ‘nga’ vjen nga n-kah e bashkimi i n ka dhene g,pra nk = ng. Ky eshte rregull fiks. Pastaj fjala nge (me nge) duhet te vije nga koh ku o eshte kthyer ne e e ka dhene nkhe=nge, pra kam kohe. keshtu fjale ka plot.
Kuptohet qe nuk zgjodha nje familje kaq te komplikuar per te nxjerre se shko vjen nga sinteza e kah e koh. Ceshtja eshte tek etimologjia e Koha-khao-khoa.
Marrim logjikisht nje fjale filologjikisht te ngjashme, meqe mes tyre e kemi ‘gati’ te garantuar edhe familjen kuptimore e pikerisht fjalen koj-ushqej femijen.
Ekzistenca e j demostron padyshim nje h te meparshme, pra kemi koj nga koh e po ashtu kjo h duhet te jete nxjerre si ne nje mori rastesh kur ne fjale kemi K si hapese, nga tingulli kh, pra fare mire per foljen Koj si forme parore kemi
kho e ne te vertet geget e ruajne K(h) e kesaj fjale ne shqiptim.
Kjo fjale qe do te thote ushqim duhet te lidhet me fjalen ha pra k’ho’ nga ha(e ‘ho’-nge mer dak) e biles sipas te gjitha gjasave h nuk te mos kete qene e zbuluar por e veshur me nje k te lehte ,pra (k)HA e kete e gjejme tek format indoeuropiane:
L. edere “to eat,” from PIE base ”’ed””- “to eat” (cf. Skt. admi “I eat;” Gk. edo “I eat;” Lith. edu “I eat;” Hittite edmi “I eat,” adanna “food;” O.Ir. ithim “I eat;” Goth. itan, O.Frank., O.Swed., O.E. etan, O.H.G. essan “to eat;” Avestan ad- “to eat;” Armenian utem “I eat;” O.C.S. jasti “to eat,” Russian jest “to eat”).
Ketu ama kemi nje gje fantastike, shikoni sesi gjuhe kentum
e satem bashkohen ne satemizim ,sepse eshte satemizim,pasi kemi jo vetem d e t por edhe th ne irlandisht, apo st ne rusisht apo ss ,pra te gjitha format e satemit i gjejme, d,t,th,ss,st.
E vetmja gjuhe kentum paradoksalisht eshte shqipja pasi e ka me (k)H fjalen ha e pastaj vijne e na tregojne se shqipja eshte gjuhe satem, por…..
Pra pervec kesaj lidhjeje (k)Ha ,k(h)oj kemi edhe ‘g(h)oj ku futet ushqimi.
Prandaj une mendoj se koh ka lidhje me fjalen ha e kuptimi i fjales eshte ajo qe ha gjithcka, koha ha gjithcka,perpin gjithcka me njerez e me Hyjni. Khoa eshte khaos e po ashtu edhe (kahu) Kha(o/u) eshte khaos. Nje sinteze krahasimore me ate qe dha shko nga kah e koh do jepte edhe Khaos,po kjo eshte ceshtje tjeter.
Kh,kH ne shqip duket te kene qene tinguj mjaft te rendesishem e biles mund te themi se shumica e fjaleve qe fillojne me shk ,k e h burojne nga nje Kh apo kH.
Tek shk kemi 2 raste.
1- kur sh eshte mohuese e fjales si tek sh-kep, por eshte kaq e rralle saqe nuk po gjej dot nje shembull te dyte (qe me siguri ekziston)
2- kur sh nuk eshte mohuese e fjales, si tek shkaterroj, shkoj, shkyj,shkel,shkop,shkarp,shkemb,shkas,shkelqej etj.
Rasti i pare duket qarte qe eshte mohimi i kep(qep) pra kep – mohuese sh-kep e kep apo qep vjen nga fjala kap,biles edhe sot perdoret krahas qep, fjala kap si tek: Dale ta kap cik dmth ta qep.
Rasti i dyte duket qarte qe i perket nje kategorie shume te gjere ku sh nuk eshte aspak mohuese , por mund te themi se ‘shk’ perben nje togtingull ashtu si ne shqip kemi -nd-, -st- etj e qe ekzistojne edhe ne ilirisht,si tek skardona, skardus,skerdilajd apo butu-nt-um,hadru-nt-um ne mesapisht e piru-st ,palae-st-e,terge-st-e .
Zberthimi i togtingujve eshte i rendesishem ne etimologji pasi mund te gjendet tingulli paror nga ka buruar ky togtingull, i cili(parori) gjithmone ben pjese tek rrenja e fjales.
Deri tani jane zberthyer fjalet shkaterroj, shkoj,shkyj e shkoder, nga ku kemi nje shk=kh e perkatesisht nga khat/s(pres) kho(kah,kohe) , khyj(hyj) khodra(kodra).
Normalisht te krijohet bindja se mund te vazhdohet me kete menyre tek te gjitha fjalet.
Shikojme fjalen shkop. Ne shqip kemi fjalet kop-an, kop-ace qe na japin te kuptojme se rrenja e perbashket eshte ‘kop’ e nenkupton shkop , keshtu qe rrenja e fjales shkop eshte patjeter ‘kop’.
Atehere si mund te shpjegohet sh- para fjales kop tek shkop?
Sigurisht jo si mohuese sepse shkopi eshte kopan apo kopace.
Pra sh eshte pjese perberese,forcuese.(eshte mire te mos ngaterrohet me gop,grope,gyp,kup,qyp, ngop te cilat burojne nga nje ‘gho-p’ e jo nga nje ‘khop’, )
I vetmi shpjegim i kesaj sh- eshte pikerisht satemizimi i pjesshem i ‘kh’ dmth kthimi i k ne s(sh,t,th,d,dh), satemizim qe ne shqip eshte i legjitimuar nga gjuhesia.
Keshtu kemi rrenjen kentum ‘khop’ e cila dha fjalet kentum kopan e kopace dhe fjalen gjysemsatem ‘shkop’
Kjo fjale eshte antike sic e demostron dako-rumanishtja kop-ac qe ne shqip perkthehet kop-ace.
Per fjalen shkarpe eshte edhe me e thjeshte sepse ekziston forma karpe , keshtu qe nga nje forme ‘kharp’kemi kentum karp e gjysemsatem shkarp.
Per shkelqej kemi rrenjen indoeuropiane ‘ghel’ -drite shkelqim qe na garanton serisht se sh- nuk eshte mohuese por e nje forme ghel , ne shqip khel ku kh-shk e dha shkel-qej e po ashtu kjo fjale kentum khel pervec formes gjysatem shkelqej ka edhe khyll qe tha ne shqip fjalen Hyll e pastaj zhdukja e papergjegjshme e H dha ne shqipen zyrtare Yll.
Dyshimi im i forte eshte ne kh>gh apo khgh e kjo do sillte probleme me indoeuropianishten po nuk eshte ky as vendi as koha per nje debat te tille.
Per shkemb duhet te kemi nje forme ‘khemb’ apo ghemb qe ka dhene ne shqip gjemb e ka lidhje me indoeuropianishten ghemb/ph qe do te thote i dale i ngritur keshtu qe edhe shkemb u gjet me ane te kh-shk.
Keshtu edhe shkas/t duhet te vije nga nje khas/t qe lidhet me formen khat – khas qe shpjegova ne postimet siper.
Keshtu mund te vazhdojme me te gjitha shk qe ka shqipja.
Prandaj shkodra nuk mund te rrije pa shpjegim ,sepse realisht e ka e per Shkodren tone mbreterore,krenarine iliro-shqiptare kaq eshte pak.
idashur, përcaktimi i më sipër për Demosthenin është historik, dhe nuk e kuptoj pse e quan të gabuar. Demostheni nuk ka qënë historian, ka qënë orator në jetën e tij (dmth një avokat me termat e sotme) dhe përfaqësues politik i krahut antimaqedonas në Athinë. Për shovinizmin e tij dëshmojnë fjalimet hegjemonike që ka mbajtur, diçka që nuk përbën ndonjë lajm të ri.
Jo, për athinasit nuk ka qënë aspak ipso facto mos qënia greke e maqedonasve, aq më tepër e dinastisë mbretërore, prejardhja e të cilëve nga Argos-i (nga Timenidët) i Peloponezit ishte diçka e pranuar në lashtësi që nga epoka e Aleksandrit I.
Nëna e Demosthenit ka qënë skithe, gjë që nuk di të jetë mohuar nga askush.
Në fakt Aeskinis e quan dy herë (në një fjalim politik dhe në një fjalim para gjyqit) Demosthenin Vatalos (Parapr. 99; Tim. 126; 131). Siç më informon Fjalori i Hezikut, fjala Vatalos kishte kuptimin e hermafroditit, homoseksualt, i paturp (ανδρόγυνος, κίναιδος, έκλυτος). Ajo që më bën pështypje, është fakti se herën e dytë që Aeskini e quan kështu Demosthenin, e bën para gjyqit dhe para Demosthenit vetë, i cili nuk reagon veçse thotë se këtë llagap ia kishte ngjitur kujdestaria e tij kur ishte i vogël.
Këto komplekse seksuale të Demosthenit duken edhe në sulmet që i bënte Aleksandrit në shkrimet e tij. Në një fjalim e quan Aleksandrin Margjit gjë që e vërteton edhe Plutarku, Aeskini, Heziku, Tzetzi, Suida, Arpokrationi, Eustathi etj. MArgjiti ka qënë një personazh imagjinar në një poemë satirike që i atribuohet Homerit dhe përshkruan një njeri të moshuar që injoron ende jetën seksuale. Është një poemë interesante. Nga fragmentet që kanë shpëtuar tregohet se Margjiti ka qënë nga një familje e pasur i cili në moshë të madhe pyeti nënën e vetë se kush nga prindërit e tij kishte ngelur shtatzënë.
Se sa burnor ka qënë që e krahason me Hanibalin duket edhe nga fakti që shkruante letra Persëve (armikëve tradicionalë të grekëve) për aleancë midis Athinës dhe tyre për të vrarë Aleksandrin. Letra plot mllef edhe helm.
Afinitet me Epirotët po, me Ilirët jo. Me Ilirët një jetë në armiqësi kanë qënë. Gjë që e dëshmon vetë Aleksandri tek Arriani kur u thotë ushtarëve të vet se para se t’i udhëheqë ati i tij nuk kanë qënë veçse barinj të varfër që luftonin kundër ilirëve.
Vetë Aleksandri para se të nisej për ekspeditën kundër persëve nënshtroi fiset ilire për të patur krahët të sigurta, kështu që e ktheu Ilirinë e jugut në një provincë të Maqedonisë. Por edhe kështu të mos ishte, arratija e tij në Iliri nuk tregon diçka. Zogu bëri të njëjtën gjë kur u gjend në rrezik, e la Shqipërinë edhe u drejtua Greqisë.
Na plasi ne nese Demosteni ka qene shovinist apo i paguar nga Perset ,qe vodhi 70 talente nga 300 qe Persia i kishte taksur Athines per te luftuar Filipin e Maqedonise.
Nuk numerohen autoret e lashte greke qe kane thene se Epiri nuk eshte Greqi, Efori,Tuqiditi e Straboni sa per te permendur disa. Epiri i vjeter quhej Pellazgji e biles edhe Thesprotet njihen si Pellazge,Dodona padyshim pellazge, epiri nuk vihet nga grekofilet as ne kufijte e qyteterimit mikenas e as ne greqine klasike por vetem ne ate helenistike ashtu sikunder edhe dinastia e Ardianeve nga te tille autore quhet ‘Monarki Helenistike’ duke harruar keta te tredhur se koncepti monarkik i pushtetit helenistik ka origjine ballkanike ilirike, qe me formen Autariate qe u trashegua nga Dardanet e Ardianet ashtu edhe ate iliro-jugore enkeleje , taulante,pajone,thesprote e maqedonase.
Ky koncept dallohet qarte nga ai i mbreterive helene te se njejtes periudhe pasi ky lidhej me decentralizimin e pushtetit, dmth mbreti ishte nje primus inter pares qe duhet te mbeshtetej nga aristokracite fisnore perndryshe humbte pushtetin e ky koncept shteteror lidhej me Federatat Fisnore qe ishin ne origjine te kesaj monarkie helenistike.
Psh shoket e Aleksandrit qe perbenin kaloresine e rende ishin 1700 kalores te mbledhur nga 800 fshatra e vendbanime maqedonase ku faktikisht keta perbenin aristokracine e ketyre fshatrave.
Te thuash se kemi nje konceptim helenistik te pushtetit eshte absurditet i shkalles me te larte e qe na serviret si shkence , pasi ky konceptim buron nga federatat fisnore te cilat gradualisht japin nje monarki.
Nderkaq ky konceptim ilirik i pushtetit u perzie me ate absolut te lindjes dhe dha format lindore helenistike, si mbreteria baktriane, mbreteria seleucide e ajo faraonike tolomease, ndersa ne ballkan, si mbreteria maqedonase ashtu edhe ajo epirote qe u rishperbe ne federate fisnore nen emrin Republika e Epirit, apo symahia epirote e po ashtu monarkia ardiane e ajo dardane paraqesin fuqishem nje pushtet mbreteror qe varet nga aristokracite fisnore.
Teuta u shpartallua pikerisht sepse aristokracite fisnore, dasarete,parthine ne jug e ardiane ne veri u shkeputen nga mbreteria e u bashkuan me romen,perndryshe ata 22 mije romaket do ishin kthyer ne ushqim per korb ae krimba.
Tani po i rikthehem edhe njehere rrenjes se supozuar indoeuropiane ‘ghel’ qe do te thote drite, shkelqim.
Nga kjo rrenje del khel e cila eshte ne rrenje te sh-kel-qej dhe khel – khyl qe dha hyll.
Mirepo pasojat e kesaj khel ne shqip nuk mbarojne me kaq.
Ne radhe te pare khel ashtu si jep hyl jep edhe hel e cila eshte ne rrenjen e Hel-loi ,sic i quan nje autor grek Sel-ojte Dodones dmth ky ben barazimin helloi-selloi.
Ky nuk eshte aspak i gabuar pasi selloi eshte satemizim i (k)helloi te pakten sipas indoeuropianisteve, nese mund tu besojme teorive te tyre.
Po ashtu kjo fjale khel-drite,shkelqim jep edhe Selen qe i thone henes ne greqisht pikerisht nepermjet satemizimit pra kthimit te kh – s.
Per kete arsye mua fjala helios nuk me dukej e ndyshme nga hyllios sepse vijne nga e njejta rrenje, shkelqim, drite.
Dmth midis Hyll-in e Hell-in nuk ka asnje diference kuptimore te pakten sipas ligjeve te indoeuropianisteve.
Tani shikojme sa thelle ka hyre rrenja khel ne shqip.
Satemizimi pervec selli jep edhe Diel, kalimi i ghel ne del-diell eshte i qarte. Keshtu kuptojme me ane te del=diell(pasi ne shqip dihet qe si i dhe e jep ie ose je) se perse ishulli i diellit Apollon quhej del-os apo pse orakulli i tij quhet Del-phi.
hmm shqipja me greqishten antike na dalin me te njejten fonetike, e cuditshme (po jo edhe aq).
Keshtu hoqem qafe deri diku edhe torturen etimologjike qe na vinte hyll e diell me te njejtin kuptim e faktikisht kemi te bejme me satemin diell e me kentumin hyll. Edhe fjala dyll mund te futet por ne kuptimin ‘i verdhe’ e buron nga fjala diell e faktikisht ne te folur ne sikur kemi frike te mos e themi te plote togun: dyll i verdhe- sikur fjala dyll duhet te jape kuptimin i forte,dmth nje e verdhe e forte, dyll i verdhe.
Mirepo ‘bemat’ e rrenjes khel nuk paskan te sosur ne shqip.
Nga kalimi logjik per shqipen khel-kjel na vjen fjala qell-qiell, qe na qenkersh latine sipas shkencoreve,ne nje kohe qe kemi nje kalim llogjik nga indoeuropianishtja.
Po ashtu kemi fjalen qelibar qe do te thote bari qiellor, ndersa greket i thonin elektron ndersa italianet i thone ambra. Iliret kane qene te dalluar te pakten arkeologjikisht per zoterimin e qelibarit e nese ne do e kishim marre nga latinet fjalen qeli-qiell atehere perse do mundoheshim te krijonim fjalen qelibar nese mund ta merrnim thjesht ambra sic e kane marre edhe anglezet amber.
Po bemat skane te sosur. Ngjyra e kalter ka po ashtu rrenjen kel e ketu na del gerqishtja ‘keltoi’.
Keta latinologet e grekologet duhet te bien dakort nga i kemi vjedhur gjithe keto fjale me rrenje khel, nga greqishtja, latinishtja apo thjesht nga indoeuropianishtja e kjo eshte detyra e tyre (sepse per kete paguhen nga taksat e popullit) e jo e imja.
Nderkaq fjala ‘kalk’ lidhet me letren kalk e po ashtu me fjalen e mocme greke kalk-o qe i thuhej bakrit.
Fjala shqip Kall qe jep Kallnuer-Janar ne gegerisht lidhet me ftohtesine e janarit apo bardhesine e akullt. Kall jep ftohte e po ashtu ‘fus drithma’ tek ‘me kalle daten’, apo ‘preve ne bese’, mos me kall.
Ketu pastaj gjejme nje mbivendosje te akull qe lidhet me nje khel te uji apo khul tek qull, tek akala frigjisht apo akel ne trakisht ku rrenja khel apo khael mund te mbivendoset me khel- shkelqim i bardhe i tejdukshem po kjo eshte ceshtje pak e komplikuar e faktikisht do nderthurej me alb- i bardhe e ala-uje-aul ne disa gjuhe indoeuropiane, po ky eshte problem shume i veshtire per mua.
Nderkaq nje deshmi qe ‘kel’ ka qene ne ilirisht na vjen nga fisi ilir ‘kelidon’ apo ‘chelidon’.
Kete e japin edhe si Helidon nga ka ardhur emri i sotem Elidon.
Keta kelidone apo helidone mund ti lidhim me Hellojte e famshem dmth gerket e leshte por me mire jo, se do na i bejne edhe kelidonet greke, nese ska dale akoma ndonje Hamond apo wilkes qe jane te thekur per tu ndryshuar kombesine fiseve sipas oreksit grek.
Tani do pyetet natyrshem pse rrenja eshte kel-hel ?
Pikerisht sepse -don ka nje kuptim tek Mage-don apo tek fisi thrak Mig-don.
Gerket nuk jane aq ne gabim kur thone se Magedon do te thote malsor, vecse si te squt qe jane (nuk ua ha qeni shkopin per fallsifikime) formen don e lidhin me or qe do te thote mal.
Mirepo -don nuk eshte or e nese do shkurtohej do lidhej me pare me -on qe i thone vendit ne ilirisht ashtu si edhe -ona eshte forma femerore e -on.
Mirepo -don ka patjeter kuptimin vend sepse lidhet me nje gjuhe tjeter indoeuropiane qe i thote ‘Dun-um’ e pikerisht keltishtja e po ashtu ngjan me dom-dhom apo me dam- vend ne trakisht e per dar-dan mund te kemi nje dar-dru ose dor dhe nje dan qe i thone vendit dmth vendpyjor ose vend i te forteve.
Por ka edhe dicka qe me ben te mendoj se ky vend -don ne origjine i perket nje vendi te thepisur malor e pikerisht forma kentum ‘Hon’ vend i thepisur e ky hon lidhen me fjalen ‘khon’ qe ka dhene gone-kend e normale fjala jehon do te thote perplasje zeri ne mes honeve malore.
Pra kemi Keli-don qe do te thote banore malesh deri ne kel apo ne shqipen moderne qiell,praktikisht do te thote malesor keshtu qe per kete fis duhet pasur kujdes neper harta mos te vihet absolutisht ne fushe, por ne mal.
Po ashtu Magedon qe ti leme menjane dhente e dhite, ne kane dhen apo jo nuk ka rendesi.
Mag vertet i thone i madh ne gerqisht por i thonin edhe ne Ilirisht , te pakten me cna japin ne ato pak fjale te sigurta te huajt e nderkaq madh vjen nga mag e shqipes antike, qe ne kete pike duhet te beje sherr ne e ka marre nga greqishtja apo ilirishtja.
Pra shqip magedon apo maqedon do te thote banor i maleve te medha apo malsor, fiks si gerqishtja vecse shqipja nga nje logjike indoeuropiane e paprekshme duke respektuar germat e jo duke i sjelle ato sipas qefit, sic bejne gerket apo ndonjehere edhe tanet.
Pra Keli-don verteton qarte nje rrenje Kel qe ka dhene qiell,qelibar, shkelqej, sel( cmi sheh yjet si shaljan?) diell, hyll,hell ,kall, kalter, kalk e me tej sal-zall- gur i shndritshem
Mendoj se edhe fjala Thell-esi duhet te vije nga kel e po ashtu fjala kthjell-et, nderkaq kjart do lidhej me nje kalt- i shndritshem i qarte, po kete po ja le latinologeve edhe ca, te lozin me nje fjale se mos ja merr kush, megjithese eshte per tu mahnitur sa mire i qendron logjikes fonetike shqiptare fjala khalt-kjart.
Eshte mire te mos ngaterrohemi me formen tjeter khel qe ka dhene shkel, kaloj, ngel(nkhel),cel(hap),shkallmoj,hell(hedh) e gjuej(guel) sepse keto duhet te vijne nga latinishtja caballum qe i thone kale e pastaj nga fjala kal ne ndertuam nje thes me fjale.
Kemi qene popull shume i zgjut ne, ndersa barbaret vershonin nga te kater anet ne morem persiper te perfeksiononim gjuhen shqipe duke vene te shquar e te pashquar, duke perfeksionuar kohet e menyrat e foljeve e duke i bere me perfekte e te artikuluara sesa latinishtja klasike, e duke krijuar nga rrenja latine kaballum nje thes me fjale te domosdoshme .
Une mendoj se atyre malsoreve qe ja mbathnin nga syte kembet prej barbareve , u duhet tu jemi mirenjohes si specialiste te mirefillte te gjuhes shqipe se te dyte nuk jemi tuj gjete edhe pse kemi nja 160 vjet albanologji e 50 vjet universitet per gjuhen shqipe.