Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Histori / Sociologji

DËSHIRA TË PËRFYTYRUARA

Për këtë shkrim u bë shkas një vërejtje e Hyllin, në një koment rreth një teme të vjetër, në lidhje me nëse ideologjia ose ndërmarrja kombëtariste shqiptare duhet të shohë nga e shkuara apo nga e ardhmja.

Shkruan Hyllin:

Eshte absurde te mendosh se mund te formohet nje program kombetar me fytyre nga e ardhmja, pasi nje program i tille nuk ekziston ne asnje manual kombetarizmi e sepse e ardhmja i perket shkombetarizmit.

Vërtet, kombëtarizmi, dhe nuk e kam fjalën për atë shqiptar, historikisht e ka kthyer gjithnjë fytyrën nga e shkuara; por unë kam arsye të mbroj bindjen time se, në rastin shqiptar, vështrimi nga e ardhmja është e vetmja alternativë.

Gramatika e mitit kombëtarist

Narrativat historike mbi të cilat mbështetet kombëtarizmit shqiptar njihen mirë: pellazgët, ilirët, lashtësia e popullit dhe e gjuhës shqipe, mbijetesa, luftrat çerekshekullore të Skënderbeut, qëndresa ndaj “pushtimit” osman, Rilindja, feja e shqyptarit, copëtimi i Shqipërisë, Kosova.

Më pak njihet, ose të paktën përflitet struktura e këtyre narrativave; edhe pse ngjashmëria, për të cilën do të flas më poshtë, midis kësaj strukture dhe asaj të narrativave të të gjithë kombëtarizmave si yni, e bën tonën vetvetiu të dyshimtë.

Në të vërtetë, mitet kombëtariste rregullisht i binden një gramatike narrative universale, e cila mund të përmblidhet kështu:

  1. Faza arkaike, ose epoka e artë e kombit, kur ky shkëlqen mbi popujt e tjerë, dhe gjuha e kultura e tij mbretërojnë mbi gjuhët e kulturat përreth (pellazgët e Spiro Kondës, Dhimitër Pilikës dhe Robert d’Angely; shqipja e Petro Zhejit).
  2. Faza e kolapsit ose e narkotizimit, kur kombi del nga skena e historisë, ose më mirë nxirret dhunshëm prej armiqve; kur gjuha nuk shkruhet më dhe dokumentet dhe monumentet kulturore qëllimisht shkatërrohen, për ta shlyer kombin krejtësisht nga faqja e epokës. Gjatë kësaj faze, shkëlqimi i kombit u përcillet kombeve të tjera (pellazgët u dhanë grekëve “emrat e perëndive”, shqiptarët osmanëve vezirët dhe strategët).
  3. Faza e Rilindjes ose e Zgjimit, kur kombi rimëkëmbet, duke u zgjuar nga narkoza letargjike ku e ka futur armiqësia e fqinjëve dhe shkallë-shkallë vjen në vete e rifiton kujtesën për fazën 1, ose lavdinë e hershme, të cilën pastaj e ndjek si model të detyrueshëm, për t’u ripërtërirë.

Mitet e kombëtarizmit shqiptar e përshkojnë këtë cikël hegelian të mohimit të mohimit tri herë: nga pellazgët te Pirroja e Aleksandri; nga Pirroja e Aleksandri te Skënderbeu; nga Skënderbeu te Rilindja Kombëtare. Secila nga fazat është edhe mishërim i mitit të mirënjohur të feniksit, ose të zogut të magjishëm që digjet në flakë dhe rilindet pastaj nga hiri i vet.

Natyrisht, edhe kryenarrativat kombëtariste e fqinjëve të shqiptarëve – serbëve, maqedonasve, dhe grekëve – ndjekin të njëjtën skemë gramatikore universale, e cila është aq e vërtetë për të gjithë veç e veç, sa ç’nuk është e vërtetë për të gjithë së bashku.

Kjo skemë nuk ka shumë gjëra të përbashkëta me realitetet historike edhe pse kërkon të mbështetet mbi to; sepse përcaktohet nga një lexim romantik i historisë, i cili është tipik për lëvizjet kombëtariste të shekullit XIX, të cilat edhe, në thelb, u kanë dhënë formë të plotë kombeve moderne të tilla si shqiptarët.

Historianë kuqezi

Asnjë e mirë e veçantë nuk u vjen shqiptarëve sot nga adoptimi i përsëritur i kësaj skeme, e cila tashmë e ka luajtur rolin e vet, në krijimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve dhe nuk duhet trazuar më.

Popujt dallohen mes tyre nga arritjet në kulturë, në shkencë, në teknologji, në fuqi ushtarake dhe në aftësitë për krijimin e perandorive. Megjithë pretendimet dashamirëse të kombëtaristëve tanë, shqiptarët dhe të parët e tyre, cilëtdo të kenë qenë, nuk kanë luajtur ndonjë rol kushedi çfarë, si përfaqësues të një kulture të mëvetësishme, në historinë dhe jetën e kontinentit europian.

Përpjekjet për të rekuperuar figura të tilla si Aleksandri i Madh dhe Pirroja i Epirit janë të vetëkuptueshme e ndoshta të pashmangshme; por nuk duhet të na bëjnë të gënjejmë veten e të mendojmë se ka ndonjëfarë vijueshmërie midis ndërmarrjeve të atyre burrave të lashtësisë, dhe shqiptarëve të sotëm.

Historianët ende nuk e kanë shkoqitur mirë nëse Skënderbeu përnjimend rrekej të krijonte dhe të konsolidonte një shtet kombëtar arbëror të njësuar, apo më tepër luftonte në mbrojtje të Krishtërimit, i nxitur nga Vatikani dhe mbretërit e Napolit. Orvatjet tona për të vërtetuar ngjyrimin tërësisht kombëtar të kësaj figure kyçe për narrativën kombëtariste bien ndesh me vetë zakonet shoqërore dhe përbërjen gjenealogjike të aristokracisë europiane të shek. XV, e së cilës edhe ajo e Arbërit ishte pjesë përbërëse.

Vetëdija e rreme

Edhe më problematike është lidhja shpirtërore e shqiptarëve të sotëm me stërgjyshët e tyre të përfytyruar, ilirët, e cila është promovuar me zell të madh gjatë shekullit XX, edhe pse ilirët dhe kultura e tyre njihen fare pak.

Për të ilustruar vetëdijen e gënjeshtërt që kanë mbjellë kombëtaristët në masat, rreth lidhjeve historike ilire-shqiptare, më vlen citati i mëposhtëm, i nxjerrë nga komentet e lexuesve për librin “The Illyrians” të John Wilkes. Ja ç’shkruan [përkthyer prej meje] një lexues që nënshkruhet si “Arbër”:

Ky libër tregon sesi ka njerëz që ende përpiqen ta fshijnë Shqipërinë nga harta. Unë e kam emrin Arbër, që ishte edhe emri i një fisi që jetonte afër Dyrracchium-it, ose Durrësit të sotëm. Unë kam dy xhaxhallarë që quhen Ilir, tezja ime e ka emrin Teuta, dy shokët e mi më të ngushtë quhen Agron dhe Genti, dhe nuk është se këta emra nisëm t’i përdorim ne, sepse ata kanë mbijetuar ndër ne që prej ilirëve, si shumica e valleve tona popullore, p.sh. vallja e luftës, ku dy luftëtarë vallëzojnë duke mbajtur shpatat në dorë, nën tingullin e daulleve; ose vallja ku burrat dhe gratë mbajnë njëri-tjetrin për dore dhe vallëzojnë duke formuar një rreth…

Komentin origjinal në anglishte mund ta gjeni këtu (libri i Wilkes, gjithsesi, nuk është për t’u flakur tutje, përkundrazi).

Natyrisht, përdorimi ndër shqiptarë i emrave si Arbër, Ilir dhe Teuta është dukuri e vonë, kryesisht e gjysmës së dytë të shek. XX. Veçanërisht emrat e konsideruar dhe të propaganduar si ilirë janë nxjerrë prej listave të përpiluara nga arkeologët dhe epigrafistët që kanë studiuar mbishkrimet ilire në Ballkan (të cilët emrin TEVTA e lexuan në fillim Tefta, pastaj e bënë Teuta, sepse ashtu tingëllonte më teutonik). Këtu po supozoj se shkruesi i komentit po thotë të vërtetën dhe nuk gënjen thjesht për t’i dhënë forcë argumentit të tij në një forum aq ndërkombëtar sa ai i komenteve të lexuesve në Amazon. Nëse është kështu, mitet kombëtariste paskan arritur të prodhojnë njëfarë përfytyrimi deluzional, ose skizofrenik të historisë, ndër të gjithë ata shqiptarë që i marrin seriozisht, ose si të mbështetura në faktet historike.

Paranoja e Narcisëve

Për popujt që nuk janë shquar në histori, kombëtarizmi që e mban fytyrën të kthyer nga e kaluara është i detyruar të imagjinojë skenare të njëpasnjëshme sipas të cilave disfatat, dështimet ose mosarritjet e një populli shpjegohen si rezultat i armiqësisë dhe i dhunës prej fqinjëve, njëlloj sikurse në skenare të tjera, sukseset eventuale gjithnjë i atribuohen gjenisë së papërsëritshme të po atij populli.

Këtij rregulli narrativ nuk i ka shpëtuar dot as kombëtarizmi shqiptar.

Në të vërtetë, kombëtarizmi shfaqet shpesh si simbiozë e çuditshme e narcisizmit vetë-shërbyes nga njëra anë, sa kohë që kombi ftohet të adhurojë vetveten e të shenjtërojë heronjtë e historisë së vet të imagjinuar; dhe e paranojës nga ana tjetër, sa kohë që e shkuara e kombit paraqitet (edhe) si produkt i armiqësisë së fqinjëve.

Në arsyetimin tim më sipër narcisizmi dhe paranoja janë vetëm metafora; por personifikimi i kombeve, dhe përfytyrimi i tyre si qenie unike që ndjekin fatet e tyre unike, në pajtim me ëndrrat, interesat dhe misionet e tyre nuk janë të miat.

Prandaj nuk është për të dëshiruar që programi kombëtarist shqiptar të mbështetet në vizione narcisike, sikurse nuk është për të dëshiruar as që të mbështetet në vizione paranojake. Për fat të keq, asnjë nga këto dy përçudnime nuk mund të shmanget, sa kohë që sytë e ideologëve të kombëtarizmit të ri shqiptar mbeten të kthyer nga e shkuara.

Paradoksi i mbijetesës

Më në fund, po të kërkosh domethënien dhe misionin e së sotmes shqiptare në histori, nuk i shmangesh dot as edhe një gabimi logjik të cilin e kanë quajtur ndonjëherë paradoks të mbijetesës ose argument të pikës së referimit (reference point argument), e që mund të formulohet kështu: nuk mund të shpjegohet as të interpretohet e shkuara duke u nisur nga premisa e asaj çka ekziston në të sotmen; meqë është absurde ta lexosh historinë e shqiptarëve dhe të paraardhësve të tyre, deri te pellazgët “hyjnorë” e të tjerë indo-europianë të stërlashtë, si një makinë ose komplot mistik, të destinuar nga Providenca për të prodhuar shqiptarët e sotëm, me të mirat dhe të këqiat, virtytet dhe veset e tyre. Përndryshe nuk jemi duke bërë më historiografi, por magji; madje jemi duke supozuar se ekzistenca është më e admirueshme se mosekzistenca.

32 Komente

  1. I nderur Xhaxha,

    Me vjem cudi sesi nuk jep shpirt e nuk po ngordh ky kale brimjak i naxionalizmes se shkrete e te kote shqiptare, aq shume e keni rrahur
    te kish qene shpirt njeriu do ju kishin hapiur padi.

    Te gjitha cka ju shkruani me siper nuk kane filluar as ne 1878, as me 1912, as me 1945 e as me 1995, por ca me heret.
    Me poshte mund te lexoni se cfare analize behesh mbi shqipot ne vitin 1857. Po ka edhe te tjera me te hershem, te pakten nja 50-60 vjet me para, ku te huajt krejt per qef, mbasi deheshin e beheshin tape me raki, krejt pa pritur e nen efektin e avujve te alkolit, ashtu, out of the blue, u shkrepte ne koke ti quanin shqipot injorant e te pa gdhendiur si pasardhes te te sterlashteve te atyre aneve.

    Ngadale po me krijohet pershtyja se injoranca e shqiptareve (deshira per te mos nxene) eshte virtyti me i madh i tyre.

    http://quod.lib.umich.edu/cgi/t/text/pageviewer-idx?c=moajrnl;cc=moajrnl;g=moagrp;xc=1;q1=albania;rgn=full%20text;idno=acf4325.1-29.004;didno=acf4325.1-29.004;node=acf4325.1-29.004%3A6;view=image;seq=717;page=root;size=s;frm=frameset;

    Title: Albania and its People
    Publication Info: The Princeton review. / Volume: 29, Issue: 4, Oct 1857, pp. 699-719
    Table of contents |
    Collection: Making of America Journal Articles

  2. Çurçilli thoshte që popujt e Ballkanit janë të konsumuar/lodhur nga mbipesha e historisë të cilën ata nuk arrijnë ta mbajnë më mbi supe….
    CHURCHILL usava dire che i popoli dei Balcani sono oberati da un sovraccarico di storia che essi non riescono a portare sulle spalle…. “La Stampa”

  3. I dashur shkruan:

    Me vjem cudi sesi nuk jep shpirt e nuk po ngordh ky kale brimjak i naxionalizmes se shkrete e te kote shqiptare, aq shume e keni rrahur te kish qene shpirt njeriu do ju kishin hapiur padi.

    Idashur, fanatikët si puna jote janë gati të hapin edhe padi sa ta marrin pakëz pushtetin – e kam parë se ç’kanë bërë nacionalistët në vende të tjera, në raste të ngjashme.
    Libri që sjell ti mbështetet në veprën e Hahn-it, e cila përmban shumë pasaktësi. Për ta thënë troç, është e krimbur në pasaktësi dhe interpretime të gabuara. Hahn-i çmohet sepse ishte ndër të parët që shkroi për shqiptarët, jo aq për çfarë shkroi pikërisht.
    Kam frikë se ty të mungon gjykimi kritik i teksteve që lexon, por vetëm i pranon ose i refuzon sipas kriterit pragmatik, ose maceve të Teng Hsiao Pinit.
    Ngushëllime: nuk je i vetmi.
    Kisha përshtypjen se pjesëmarrja këtu në blog të kishte zbutur pak, në krahasim me ç’të kam parë të shkruash gjetiu; por ndonjëherë më mungon edhe mua gjykimi kritik.
    Lexoje prapë shkrimin tim më lart, meqë paske marrë mundimin të më quash edhe injorant – edhe pse unë nuk e konsideroj veten ‘nacionalist’, në të vërtetë kam shkruar jo aq kundër nacionalizmit, sesa kundër nacionalizmit naiv dhe romantik.
    Për mendimin tim, nacionalizmi shqiptar sot ose shprehet në gatishmërinë për shërbim publik ose është koleksion profkash.
    Nga kjo pikëpamje, të siguroj se jam shumë më ‘nacionalist’ se ti dhe shokët e tu të forumeve, koleksionistë monedhash me fytyrën e Aleksandrit të Maqedonisë në profil.
    E kam thënë dhe përsëritur se programi kombëtar i shqiptarëve, nëse do të ketë ndonjëherë të tillë (nëse do ta lejoni ju, që të hartohet), duhet të vështrojë nga e ardhmja jo nga e shkuara.
    Më në fund, vijueshmëria historike, për të cilën flas unë, nuk ka të bëjë me vijueshmërinë gjeografike të emrave si Shkodër e Durrës. Nëse ka emra njerëzish që janë përdorur tradicionalisht e pa shkëputje ndër shqiptarët, që në kohë të lashtësisë parakristiane, për këtë ende diskutohet (Dedë, Dash dhe Bato, mes të tjerësh); por Ilir dhe Teuta nuk janë të tillë.
    Po ç’të them edhe unë – ti ndoshta beson që edhe alfabeti sekret që gjeti Hahn-i në Elbasan është me origjinë pellazge…

  4. nacionalizmi shqiptar sot ose shprehet në gatishmërinë për shërbim publik ose është koleksion profkash

    Po nuk duhet perkufizuar ‘PUBLIKU’ qe duhet ti sherbehet para se kete deshire ti sherbesh? Kohet jane te liga. Ka ardh koha te ngrihet gardhi, pastaj te prashitet toka. (them une, po ben vaki jam gabim)

  5. Kreshnik, unë them se ti jo vetëm që nuk je gabim, por ke shumë të drejtë; vetëm se pyetjes që bën ndoshta mund të fillosh t’i përgjigjesh vetë i pari – jam i sigurt që mundesh më mirë se shumëkush tjetër.
    Kam edhe unë një pyetje për ty: a e konsideron ti këtë debat për natyrën e kombëtarizmit shqiptar si shërbim publik? Unë po.

  6. Debati është me shumë interes, nuk ka kuptim të radikalizohet, as të groposemi secili në pozicionin e vet. S’është puna për të qitur pushkë, por për të zhvilluar një ide: nacionalizmi duhet të shohë nga e shkuara apo nga e ardhmja, apo nje mix?

    Korçari e zhvendos temën drejt një teme tjetër krejt pa interes: duhet të jemi nacionalistë apo kozmopolitë. Kjo temë është nga ato që ndezin pasione të nxehta, shkon gjaku deri në gju. Njerëzit ngrihen pastaj për të thënë se nuk lejojnë kënd t’u prekë nënën a macen.
    Qetësohuni. Relax. Nuk po thotë njeri të rishkruhen librat e historisë të tetëvjeçares, as bën njeri thirrje për të rrëzuar bustet e Skënderbeut.

    Mënyra si e kuptoj unë çështjen është: nacionalizmi i rrënjosur vec në të shkuarën na ka sjellë këtu ku jemi, me të mirat dhe të këqiat që kemi. Po fajin nuk na e ka vetem nacionalizmi. Për të shkuar përpara, për ta zhvilluar Shqipërinë, për të mos lejuar përdhosjen që sjell globalizimi, për ta ruajtur kulturën shqiptare dhe gjuhën shqipe nga rreziqet, a duhet vazhduar duke parë nga e kaluara, apo duhen përqendruar forcat për një program që të shohë nga e ardhmja e Shqipërisë, përballë Bashkimit Europian, NATO-s dhe marrëdhënieve me vende të tjera ballkanike, para së gjithash me Kosovën?

    Blogu ynë ka ndihmuar shpesh për ta nxitur dhe mbajtur gjallë këtë debat. Ju që vini këtu për kuvend, të paktën mos pështyni, as mbi autorët as mbi temat.

    That’s all folks!

  7. Kam edhe unë një pyetje për ty: a e konsideron ti këtë debat për natyrën e kombëtarizmit shqiptar si shërbim publik? Unë po.

    Per mua eshte sherbim publik qe nuk duhet bere ne publik. Perndryshe eshte njesoj si t’ia heqesh nje femije jetim lodren nga dora, e ta tallesh pse luan me te vetmen loder qe ke.

    Sidomos tani qe globalizimi eshte nga grahmat e tij te fundit dhe aktoret jo-shtetore po bien nga fiku, ‘njeriu multi-kulti’ qe mund te perftohet ne mungese te kombetarizmit eshte me teper nje liabilitet se aset. Shqiptarit i duhet mesuar nje nacionalizem qytear/civic alla John Ralston Saul. Po une them me mire me kulac sesa me kerbac.

    Nuk eshte nevoja te prekemi kur kalamani nis e qan ta kam llafin. Le te qaje se do pushoje.

  8. Po mirë, o Kreshnik – i hapa disa herë këto muhabete në gazeta para ca vitesh, m’u hodhën njerëzit në kokë desh më linçuan, sepse ua preka atë lodrën, siç thua ti; po blogu është mjedis më i kontrolluar, dreqi ta hajë, dhe më i përshtatshëm për tema më delikate. Nuk them se e kam unë përgjigjen, por le të ulemi e ta gjejmë të gjithë bashkë, sepse po nuk e bëmë, ua lëmë në dorë njerëzve që duan t’i përdorin këto tema për të zgjidhur çështje të tjera. Unë nuk jam për atë, që të diskutohet vetëm me dyer të mbyllura, në mjedise akademike ose private; sepse mjedise të tilla myken vetvetiu.

  9. Per mua eshte e qarte qe kombetarizem te bazuar mbi te ardhmen nuk mund te kete ,por nese ky (ta zeme) kombetarizem hamendesor do perfaqesonte nje ideologji pa paradokse, atehere do perbente nje mundesi, sigurisht qe nuk do kishte te bente me realen,pasi realja i takon fakteve konkrete dmth duhet te presim te ardhmen per te pare konkretizimin.

    Pra pyetja kryesore per ti dhene statusin e mundesise: A mund te ndertohet nje ideologji pa paradokse kur kemi te bejme me nje bashkesi ne radhe te pare morale e spirituale si Kombi ?

    Pra ti xha xha maksimumi mund te jesh nje mundesist (posibilist) e sigurisht kjo sjell vetiu se nuk je realist (por nje realist potencial).

    Une e quaj te papranueshme idene se vetedija kombetare eshte nje e dhene e pandryshueshme,pra qe e kemi perfituar perfundimisht , pasi historia na meson sesi humbi ne shqiperi percaktimi kombetar ‘Arber’ dhe vetedija arberore e mbeshtetur mbi nje moral e spiritualitet pagano – kristian apo kristiano-pagan. Kete vetedije e ruajne arbereshet te cilet nuk arrijne psh te konceptojne sesi nje arberesh mund te jete myslyman. Nje shqiptar do e konceptonte shume mire sesi nje arberesh mund te jete myslyman,por jo nje arberesh.

    Cka dua te them eshte se nuk duhet te luajme me nje te dhene kaq te luhatshme sa vetedija kombetare. Mjaft te shikojme sesi shume femije emigrantesh nuk e zoterojne nje vetedije kombetare.

    Kjo do te thote se kurrsesi nuk duhet te guxojme te kritikojme e aq me pak te asgjesojme, themelet mbi te cilet u ndertua kjo vetedije,pavaresisht joracionalitetit qe keto themele mund te permbajne.
    Tashme ky joracionalitet i mundshem apo real ben pjese tek morali kombetar,duam apo s’duam ne. Ne rast se ne i godasim keto themele, atehere do rrezojme edhe shtepine.

    Pastaj nese ideja synon te rrezojme shtepine me mire te ngreme plackat qe ketu e te ikim ne plazh te kalojme nje dite te bukur nen rrezet e Sol Invictus-it.
    Megjithese duhet pranuar se ka shume qe duan te rrezojne shtepine e te flene ne shtepine e te huajit apo ne nje shtepi te madhe europianesh hipotetike ku keta dhe Hysein al Qurash dhe Patrik Lumumba apo Zinedin Zidane i perkasin te njejtes bashkesi morale e spirituale.

    Ta zeme se vetedija kombetare eshte e dhene e pandryshueshme atehere sipas xha xhait kombetarizmi me fytyre nga e ardhmja duhet te ndertohet mbi Arsyen, si e vetmja arkitekte e nje Kombi, pra edhe morali i ri kombetar duhet te jete produkt vetem i Arsyes, ku psh miti i Kostandinit e Dhoqines ( e morali qe percjell) eshte i denuar me vdekje pasi miti eshte joracional keshtu qe mund te jete burim paranojash.

    Mirepo ketu mund te shihet cdo gje pervec moralit kombetar sic konceptohet ky moral, sepse ketu kemi te bejme me nje shoqeri ku perjashtohet ‘besimi’ si mjet ngjizes. Por pa ‘besimin’ (ne nje zot, ne nje mit te perbashket, ne nje race te perbashket etj) morali kthehet ne nje kuti bosh.
    Pra nuk kemi te bejme me nje moral kombetar por me nje konceptim abstrakt te ketij morali i cili perfundon jo vetem duke e nenshtruar plotesisht moralin ndaj arsyes por duke e shkrire esencen e moralit brenda arsyes,pra asgjesuar vete moralin e mbajtjen e moralit si ‘mumje’.

  10. Po shkruaj edhe dy fjale se po pertoj te mesoj per nje provim!

    Problemi i ndjekjes se nje ideologjie (doktrine me sakt), madje i cdo ideologjie ne fakt, eshte se ajo mund te instrumentalizohet per te fshehur paaftesine e flamurtareve te saj. Te paafte per te ndjekur politika konkrete te cilat jane ne sherbim te deshirave dhe aspiratave te popullit (cfare kuptohet kushtezohet nga ekzistenca e nje kolektivi me deshira te perbashketa).

    Funksioni i nje ideologjie, i nacionalizmit ne kete rast, eshte jo vetem te NGJISI masat dhe individet rreth nje ideje te perbashket. Pra ideologjia nuk eshte vetem nje TUTKALL qe ngjit keto masa, ose vetemnje instrument qe realizon BASHKIMIN (Vathen) nepermjet seleksionimit dhe terapise (dajakut ose embelsirave, zgjimit te emocioneve). Porse ideologjia funksionon edhe si nje kontekst ne te cilat vendimet politike marrin kuptim e tyre si vendime MBI dhe PER popullin. Edhe ketu duhet te dallojme midis dy aspekteve , 1. aspektin LEGJITIMUES te ideologjise dhe 2. momentin kur ideologjia sherben si NISMETARE per te marre vendime. Pra kur 1. ajo sherben si etikete per nje nisme, dhe 2. kur nismat politike fillojne nga kuptimi i ideologjise. Eshte ndryshe kur thuhet qe dikush ben politika i kushtezuar nga botekuptimi i tij i caktuar ideologjik (LUFTETARI) (pra ku instrumentalizohet nga kjo ideologji), dhe tjeter kur dikush e perdor ideologjine per te justifikuar veprimet e tij (FLAMURTARI).

    Problemi me nacionalizmin shqiptar eshte se po sherben te fsheh per dy gjera, ose ti vendos njerzit ne gjume (ne enderra nacionaliste), duke krijuar nje apathie politike mbarekombetare; ose te krijoj grupe aktivistesh por qe jane me shume grupe ekzotike ne normalitetin e nje vendi, subkultura pa ndonje ndikim ne vendimet politike (duke i shtyre keto grupe me shume ne ekstremin e djathte, sa me shume i largohen qendres). Rasti i pare, pra apathia politike, eshte per mendimin tim shume problematik, sepse grupe ekstreme te djathta do te ekzistojne gjithmone.

    Po nga vjen kjo apathi politike dhe pse eshte nje problem, i cili flet kunder nacionalizmit si ideologji e se kaluares?

    1. Kjo apathi vjen nga pamundesia e ideologjise nacionaliste shqiptare te gjej KONKRETIZIM ne politikat e vendit; nga mungesa e pasqyrimit te kesaj ideologjie ne figurat e politikes shqiptare; dhe nga mosrealizimi i kesaj ideologjie ne marredheniet ndernjerzore.
    Me kategorine e trete dua te shpreh mungesen e nje sfere publike e cila nuk funksionon ne bazat e ideologjise nacionaliste qe predikohet, pra te dashurise vellazore, barazise dhe lirise individuale dhe kolektive, porse ne “homo homini lupus est”.
    Ketu eshte per tu permendur dhe mungesa e idhujve, e shembujve (Rollenvorbilder) te cilet duhet te jene karaktere pozitive ne aktualitetin shqiptar, qe i sherbejne rinise si shembuj. Shembuj te tille i mungojne shoqerise sone, dhe historianeve u duhet te cgroposin dhe cvarrosin nga historia figura te tilla. Ne fakt kjo ka qene nje menyre per te shkruar historine e shqiperse, groposja, cgroposja dhe lapidarizimi ose clapidarizimi i figurave historike. Dhe kjo ndodh per te vetmin fakt, se ne Shqiperi mungojne figura aktuale “heroike”, Shpetimtare (Saviour).

    Por problemi me i madh eshte ai i pari. Ideologjia nacionaliste shqiptare nuk ka asnje efekt ndaj politikave shqiptare, nuk eshte perkthyer me asnje politike pro-nacionaliste (le te marrim shembull ca fusha te politikes):
    a) Nuk ka nje strategji mbarekombetare per ekonomine qe niset nga kjo ideologji. Cdo te thote? Shkurt, nuk ka politika protektioniste! Shqiperia eshte futur ne organiza dhe regjime nderkombetare (GATS dhe WTO) dhe politikat ekonomike te saj i drejtojne organizma neoliberale imperialiste (FMN, World Bank). Pervetem nese dikush do te quante subventionimin negativ te fshatareve tane qe nuk paguajne taksa, si protektionisem te fshehte, por edhe kjo strategji ka cuar ne shkaterrimin e bujqesise shqiptare, i vetmi sektor vital ne Shqiperi. Sala psh. i ka dhene prioritet blegtorise, kur dihet qe nje vend si shqiperia, me pak toke buke, duhet qe ti ruaj resourcet natyrore (500000 l uje dhe mbi 5000 tone drithera kerkon nje ka ne vit, nje shifer kot).
    b) Ideologjia nacionaliste nuk ka asnje efekt ndaj politikes se jashtme shqiptare. Cfare do te thote se politika e jashtme shqiptare, ne rastin me te mire aspak ekzistent, ne rastin me te keq, nen hijen e interesave te politikave te jashtme te vendeve te tjera. Prioriteti i politikes se jashtme shqiptare (edhe i politikave te sigurise) deri tani ka qene anetaresimi ne Nato, pra siguria e kufijve, edhe pse per kete ka qene garant Turqia , po tani? Tani diplomatet tane do te ulen ne hijen e fikut.
    c) Ne politikat mbi arsimin. Sistemi arsimor yne eshte vetem ne retorike nacionalist. Sistem nacionalist do te thote qe te jete shume selektiv, por edhe shume i forte, me prioritet ne gjimnazet dhe edukimin ne frymen humaniste idealiste. Mjafton te shohim politikat e arsimit te Gentiles ne periudhen e qeverise fashiste te Musolinit.
    …..etj. fusha te tjera te politikes qe mund t’ju vije nepermend.

    Shkurt, vetem kur ideologjia perkthehet ne politika dhe figura konkrete ka kuptim, perndryshe ajo sherben si nje Gjethe Fiku per te fshehur komplekset ne identitet (te shoqeruar me paranoja) dhe per te ushqyer narcismin tone kombetar.

  11. Kapedan, nuk të heq dot një presje nga këto që ke thënë – dhe i ke thënë shumë më mirë se ç’do t’i kisha thënë unë, në lidhje me përmbajtjen, hipotetike, të një programi kombëtarist të kthyer nga e ardhmja, që kujdeset për ekonominë kombëtare dhe pozitën politike të Shqipërisë në Europën e shek. XXI. Me të drejtë thua se një kategori njerëzish vërtet shpresojnë të realizojnë, në Shqipëri, bashkëjetesën midis formave më agresive dhe liberiste të ekonomisë së tregut dhe formave përsëri agresive të kombëtarizmit, të kufizuar në lëmin e kulturës dhe të ideologjisë. Në të vërtetë, kombëtarizmin deri tani e kemi realizuar në forma të teatrit individual, ose pozimit vetjak në publik; meqë asnjë forcë politike madhore nuk ka guxuar, ose nuk ka mundur ta përqafojë. E bukura në këtë mes është se, edhe ata kolegë që ndihen dhe ndoshta veprojnë si kombëtaristë, nuk kursehen kur është fjala për t’u rënë kokës kritikëve dhe kritikave të kombëtarizmit romantik, por heshtin, kur vjen fjala për t’i kërkuar qeverisë dhe partive për të cilat votojnë, që të mbrojnë interesat kombëtare jo në mënyrë rapsodike, duke u mbështjellë me flamur e duke përmendur Kosovën vend e pa vend, por me politika reale, konkrete dhe këmbëngulëse. Turp.

  12. Me pelqejne iniciativat realiste dhe pragmatike e te berit te gjerave, por mire eshte ndonjehere te marrim shembull edhe nga te tjeret. Psh le te marrim rastin e Greqise. Dihet shume mire se sa fakte e figura historike ka pronesuar ky shtet ne emer te programeve te tyre kombetariste nder shekuj e qe vazhdojne akoma (shih rastin e ceshtjes mbi emrin e Maqedonise). Pse valle Greqise iu lejoka nje gje e tille dhe Shqiperise jo?! C’te keqe ka pare Greqia ne fund te fundit nga kjo strategji?! Nese qellimi eshte te shohim nga e ardhmja, atehere ne rradhe te pare duhet konsoliduar e shkuara dhe bere kordinimi me te tashmen ne menyre qe te zhvillohet procesisic duhet ne te ardhmen. Dhe konsolidimi i se shkruares nuk behet thjesht me analiza dhe konkluzione te tipit “Mea Culpa”, por me vizionin e nje shoqerie teper ambicioze per te ardhmen e saj, e mbeshtetur me politika agresive ne perputhje me politikat po agresive te fqinjeve te shqiotareve. Marrja parasysh e konceptit “fqinj” ne lidhje me programet kombetariste eshte e nevojshme per te shmangur ato shkalle negative te cilet u permenden nga Xha xhai sipas formulimit “Gramatike narrative universale”.

  13. Xha xha, ato jane pikat me te thjeshta e kyce njekohesisht te programeve nacionaliste gjate 2 shekujve te shkuar qe nga nacional-liberalizmi e nacional-demokracia e deri tek shovinizmi e nacional-socializmi.
    Ketu nuk ka fytyre para apo prapa por eksperienca te vendeve te tjera e qe praktikohen ende ne shume shtete.

    Tani po shoh se ketu vleresohen si nacionaliste ata qe permendin me shpesh se normalja, fjalet atdhe,kosove,komb e fjale te ngjashme qe i kujtojne kujtdo perkatesine etnike.

    Nderkaq tema me shume sesa me trajtimin e kapedanit, dmth qendrimin kritik ndaj mungeses se zerit te vertete nacionalist ne politiken shqiptare, ka te beje me nje kritike ndaj nacionalizmit ‘vecchio stile’ e akuza kryesore; ideologji e bazuar ne ide e parime tashme te superuara sepse agresive dhe joracionale deri ne irracionale.

    Pavaresisht se ketu flitet per nje kombetarizem me fytyre nga e ardhmja, duket e qarte se kemi te bejme me revizionizem, as me shume e as me pak.

    Nese deri dje mendoja se xha xhai eshte nje globalist vizionar euroqorr , i cili do i sillte vetem deme kombit duke perhapur me penen e tij prestigjoze utopite bashkohore qe jane ne mode, tashme e kam te qarte se kam te bej me nje revizionist.
    Tani revizionistet me ckam vene re nuk jane te shumte e faktikisht nuk eshte e qarte se cfare kerkojne, por 2 kategori do i dalloja.

    1- Revizioniste qe kerkojne kryesisht nje modifikim te agresivitetit qe permban nacionalizmi shqiptar, modifikim qe e shohin brenda nje procesi racionalizimi historik dmth cmitizimi.

    2-Revizioniste qe ne thelb jane kriptoglobaliste(internacionaliste), pra nje kategori qe per arsye te ndryshme ndryshe shprehet ne publik e ndryshe ne privat ose ne publik mbajne qendrim te dyshimte. Keta jane shumica mes emigrantesh,studente a punetore.

    Kisha nje pyetje: Kur arkeologjia verteton se ne shek 13-12 kultura materiale e Epirit eshte e ngjashme/njejte me ate siper tij deri ne ceki e se fisi dorik vjen nga nje kulture e tille materiale;
    kur mitologjia tregon se Patriarku i doreve quhej HYLLI, kurse babai i dimanit e panfilit quhej AGIM;
    kur historia thote se fisi kryesor i doreve ishte fisi i Hylleve

    atehere a mund te me shpjegoje dikush se perse doret ne origjine jane greke e jo ilire (hylline) ?

    Une nuk shoh asnje paranoje apo narcizizem, shoh vetem disa fakte, te cilat mbase sjane perfundimtare ne vleresimin e doreve origjinalisht si ilire, por njekohesisht nuk jane as fara luledielli sikunder trumbetojne revizionistet te mbeshtetur ne albanologjine zyrtare e cila eshte me mundesiste sesa albanologjia jozyrtare.

  14. I nderuar Xhaxha ( e i them kete si shqipo e jo si symptome te civilizimit),

    Me vjen keq qe ju e ndjete te nevojshme te perdornit nje arsenal fjalesh qe jane jonatyrale tek ju. Ngjajne me nje kitch vulgar qe i perket nje kulture e cila s`ekziston me. Perndryshe do te ishte zor per dike te realizonte se c`lidhje do te kishte midis Teng Hsiao Pingut dhe Von Hahn-it.

    Ju kerkoj ndjese nese ju i moret si personale fjalet e mia mbi injorancen. Ato s`kishin te benin as sesi me ju, por me ate injorancen e pathyeshme te shqiptarit, para te ciles edhe vete perendia ndihet e pafuqishme ( e si mund te shpjegohet ndryshe ai lloj impermeabiliteti i copes tone sociale dhe kulturale ndaj influksece mijravjecare te kulturave te tjera madhore qe u perplasen mbi ne, e qe nga ana tjeter qene ne gjendje te shtrinin dhe impononin influencen e tyre themelore me mijra e mijra km me tutje.Cfare e ben kete kulturen tone – qe une do ta quaja nje fosil te gjalle – kaq te qendrueshme ndaj kundershtaresh te tille superbe, asnjehere s`e kam kuptuar dot).

    Ideja e hapjes se nje procesi ishte nje shaka o e thene keq o e kuptuar keq.

    Ashtu sic e dini mire dhe ju, une nuk shkruaj ne forume te tjera, por vetem ne nje forum tjeter. E ca me pak perpiqem te fshihem mbas nje fije peri, sepse per cfare do te sherbente? E c`ndryshim do te bente nese ai qe shkruan mbas pseudonimit Idashur mund ta kishte emrin e vertete Bato apo Arjan. Per vehte, kete e shoh me teper si njer reaksion atavik nga ana juaj. Nom de plume n`est pas le meme avec le nom de guerre.

    Premisa juan se une po i kundervihesha argumentit tuaj duke i mbeshtetur fjalet e mija mbi nje tekst (deri diku) te diskutueshem apo te gabuar, eshte e pasakte. Pasi une e perdora ate jo per permbajtjen se sa me teper per te vene ne pah nje mosperputhje kronologjike midis gjenezes qe perdorni ju kur analizoni shkaqet, bazat, format dhe arsyet e nacionalizmit shqiptare dhe asaj qe qe une mendoj se ka ndodhur ne te vertete. Eshte e padiskutueshme qe e gjithe albanologjia e shek. 18-19, e cila gjithshka ishte, por shqiptare jo, ben nje lidhje direkte midis shqiptareve, ilireve dhe/ose pellasgeve. Nuk kam hasur ne autore te kesaj periudhe qe t`i shmangen kesaj levizje vektori. Dhe nuk eshte veshtire per te kuptuar arsyen se pse. Ne se u arrit aq kollaj sa te behesh lidhja midis fanarioteve te Stambollit dhe Perikliut, pse te mos shkohesh edhe ca me tutje, ku shqiptaret,keta te panjohur perfekte, te lidheshin me ca te panjohur edhe me te panjohur si puna e ilirive the pellasgeve. Nje autor italian i periudhes se rev. grek e pershkruante ne detaje figuren prej “pellasgu” te vertete te Marko Bocarit, me syte blu, vetullat e rruara, cullufin e flokeve qe i varesh mbrapa kokes se rruar, tek kendonte SHQIP. Nuk besoj se do te kishte ndonje trill intelektual me te madh e me miklues ne ate kohe se sa gjera te kesaj natyre. Revolucione te tera jane bere mbi keto baza, qe dikujt mund ti duken racionalisht te pasakta, shtete te tera, edhe ne shekullin e sotem, vazhdojne te ngrihen mbi keto baza, qe dikujt mund t`i duken racionalisht te pabaza. E pse jo? Mitet s`kane nevoje per fakte. Perndryshe do te merrnin emer tjeter. Nqs se nje nje nacionalist bullgar maqedonie ka qef ta quaj veten pinjoll te Aleksandrit te Madh, kush me ndalon mua qe ta quaj veten pasardhes te ilireve, doreve, e pse jo edhe pellasgeve? Cfare vlere ka hedhja racionale qe ju i beni nje argumenti te tille? Nqs parimi “i pari ne kohe, i pari ne te drejte” mund te perdoret pa pike sikleti nga serbet ne Kosove e tutje, apo nga bullgaret e maqedonise, pse te mos ta perdor edhe une kete? Aq me teper kur si nga ana mitologjike ashtu edhe faktike, argumentin, ne cdo lloj plani, do te anonte nga une? Pse duhet shitur gjeja e jona badiavah, qofte edhe ne treg te ideve? Si puna e te “famshmit” Lubonja, kur deklaron se Skenderbeu cdo gje mund te ishte por vetem shqiptar jo. Eshte gabim te harrohet se ne te ardhmen shkohet duke u nisur nga e kaluara, dhe ne te kaluaren shkohet duke u nisur nga e tashmja.

    Procesi i cmitizimit/dekosntruktimit, qe ju Xhaxha kam pershtypje se e keni si modus operandi, pervec ne nje debat te nje natyre te ngushte intelektuale dhe profesionale, per mua, kur nje gje e tille cohet ne ekstrem, ai behet irritues. Cdo e vertete e cuar ne ekstrem te vet, kthehet ne te kundert te saj, thote nje klishe. Une e kam te veshtire te shoh efektin e narratives mbizoteruese te sotme te gjenezes dhe procesit formues te kombit shqiptar (sic e pershkruani ju) mbi shoqerine dhe kulturen e perditshme ne Shqiperi. Nuk di ndokend te kerkoje me shume , apo te mohoje e hedhe poshte, njerez, rregulla, gjera apo ide, duke u mbeshtetur ne te. Nuk di se cfare efekti negativ ne planin praktik ka sjelle nje gje e tille ne popullin shqiptar. Nuk di qe ajo te kete influence mbi faktin se shiptaret per shekuj te shekujve kane pasur respektin me te vogel per rregullat dhe ligjet qe dalin jashte sferes se familjes, qe nuk kane aspak besim dhe respekt ne forma abstratke te organizimit social si puna e shtetit e te tjera si keto, qe cdo forme detyrimore qe shkon pertej dhenes dhe mbajtejs se fjales eshte e hedhshme poshte dhe e thyeshme ne rastin e pare, pa sjellur si pasoje as me te voglin dem ne planin moral apo material?

    Sikur ju te ishit i sukseshem te rrezonit ate ndertese qe i bini me vare ne themel, cfare do te ofronit si alternative? Si mund te jetohet pa mite? Edhe pigmejt e Afrikes se veriut i kane dhe i ushqejne ato, per te mos folur pastaj per Founding Fathers dhe jevgjit e Amerikes.

  15. Idashur, më fal. Të kam ngatërruar me një person tjetër, i cili përdor një adresë e-maili shumë të ngjashme me tënden dhe që ka thënë gjëra të shëmtuara kundër meje, në një forum tjetër.
    Tani të kthehem në disa nga argumentet që sjell. Shkruan:

    Nqs se nje nje nacionalist bullgar maqedonie ka qef ta quaj veten pinjoll te Aleksandrit te Madh, kush me ndalon mua qe ta quaj veten pasardhes te ilireve, doreve, e pse jo edhe pellasgeve? Cfare vlere ka hedhja racionale qe ju i beni nje argumenti te tille? Nqs parimi “i pari ne kohe, i pari ne te drejte” mund te perdoret pa pike sikleti nga serbet ne Kosove e tutje, apo nga bullgaret e maqedonise, pse te mos ta perdor edhe une kete? Aq me teper kur si nga ana mitologjike ashtu edhe faktike, argumentin, ne cdo lloj plani, do te anonte nga une? Pse duhet shitur gjeja e jona badiavah, qofte edhe ne treg te ideve? Si puna e te “famshmit” Lubonja, kur deklaron se Skenderbeu cdo gje mund te ishte por vetem shqiptar jo. Eshte gabim te harrohet se ne te ardhmen shkohet duke u nisur nga e kaluara, dhe ne te kaluaren shkohet duke u nisur nga e tashmja.

    Në fakt askush nuk të ndalon, dhe ky është problemi i Ballkanit, sepse popujt e gadishullit e keqpërdorin në mënyrë të hatashme lirinë e fjalës. Ky ballafaqim me fqinjët sipas skenarit që skicon ti më sipër nuk të shpie asgjëkundi, përveçse në humbje kohe, nervash e ndonjëherë edhe jetësh. Të siguroj se ata që vuajnë, në këto raste, nuk kanë dëgjuar as për Aleksandrin e Madh, as për Perikliun.
    Thua: “çfarë vlere ka hedhja racionale që ju i bëni një argumenti të tillë?” Unë kërkoj t’i qasem të vërtetës dhe, nëse dua të bëj diçka për botën nga kam ardhur, nuk dua që këtë ta mbështet mbi përralla dhe iluzione. Ti mund ta përdorësh parimin “i pari në kohë i pari në të drejtë”, por ky parim për mua nuk mund të përdoret për t’u dhënë zgjidhje problemeve territoriale dhe në fakt, siç e kemi parë edhe për Kosovën, nuk është përdorur. Bindja ime për këtë çështje është se ne, shqiptarët, duhet të fillojmë të krijojmë vlera. Të kapesh pas vlerave të imagjinuara të së shkuarës nuk është krijim vlerash. Sa për ato ç’thotë Lubonja për Skënderbeun, të siguroj se ai do t’i ketë parë gjëkundi, meqë Lubonja nuk është historian mesjetar; p.sh. para pak kohësh lexoja, në një artikull të këtij autori, se Marin Barleti e paska quajtur Skënderbeun në parathënien e Historisë së vet si “princ bullgar”. Gënjen Lubonja? Gënjen Barleti? Apo jemi ne të marrë, që duam t’u ngjitim etiketa etnike pinjollëve aristokratë të Ballkanit mesjetar, të cilët identifikoheshin sipas fesë (kristiane) dhe lidhjeve me familje të tjera anembanë Europës? Këtu s’ka arsye për t’u skandalizuar. Deri edhe Kostandini i legjendës, që e përmend Hyllin, vajti dhe e martoi të motrën në Bohemi; prandaj më duket logjike që nesër, në një version të një legjende të tjetër, të dalë edhe ai me gruan boheme. Dhe ashtu ngatërrohen pak punët e etnisë dhe të frymës legjendare, apo jo?
    Ti gjithashtu shkruan:

    Une e kam te veshtire te shoh efektin e narratives mbizoteruese te sotme te gjenezes dhe procesit formues te kombit shqiptar (sic e pershkruani ju) mbi shoqerine dhe kulturen e perditshme ne Shqiperi. Nuk di ndokend te kerkoje me shume, apo te mohoje e hedhe poshte, njerez, rregulla, gjera apo ide, duke u mbeshtetur ne te. Nuk di se cfare efekti negativ ne planin praktik ka sjelle nje gje e tille ne popullin shqiptar. Nuk di qe ajo te kete influence mbi faktin se shiptaret per shekuj te shekujve kane pasur respektin me te vogel per rregullat dhe ligjet qe dalin jashte sferes se familjes, qe nuk kane aspak besim dhe respekt ne forma abstratke te organizimit social si puna e shtetit e te tjera si keto, qe cdo forme detyrimore qe shkon pertej dhenes dhe mbajtejs se fjales eshte e hedhshme poshte dhe e thyeshme ne rastin e pare, pa sjellur si pasoje as me te voglin dem ne planin moral apo material?

    Pikërisht ky është edhe problemi im. Kapedani e parashtroi mirë se si mund të formulohej një platformë nacionaliste në politikën shqiptare dhe ç’të mira mund t’i sillte shoqërisë së atjeshme. Për fat të keq, nacionalistët, ose kombëtaristët siç i quaj unë, merren me mitet, meqë kjo i lejon të ndihen, shumicën e tyre, si moralisht superiorë ndaj “kozmopolitëve” – këtu nuk të fut ty, prandaj të lutem mos e merr si sulm personal; por kam pasur eksperienca shumë të hidhura me këta kinse kombëtaristë, të cilët e meritojnë aforizmën e vjetër të strehës së fundit, që nuk po e përmend këtu, se po ndez ndonjë flakë tjetër pa dashur.

  16. Hyllin shkruan:

    Kisha nje pyetje: Kur arkeologjia verteton se ne shek 13-12 kultura materiale e Epirit eshte e ngjashme/njejte me ate siper tij deri ne Çeki e se fisi dorik vjen nga nje kulture e tille materiale;
    kur mitologjia tregon se Patriarku i doreve quhej HYLLI, kurse babai i dimanit e panfilit quhej AGIM;
    kur historia thote se fisi kryesor i doreve ishte fisi i Hylleve
    atehere a mund te me shpjegoje dikush se perse doret ne origjine jane greke e jo ilire (hylline)?

    Hyllin, po të jap disa përgjigje për këto pyetje.
    Së pari, kultura materiale nuk ndihmon shumë për të përcaktuar kufijtë midis popujve indoeuropianë, sidomos në shekujt 13-12 para Krishtit, kur afërsitë mes tyre ishin ende mbizotëruese ndaj dallimeve.
    Së dyti, patriarku i dorëve mund të jetë quajtur HYLLI dhe ai tjetri AGIM, por ne nuk dimë se ç’kuptim kanë pasur këto fjalë në gjuhën ose në dialektin e dorëve, dhe thjesht përkimi fonetik me ndonjë fjalë shqipe të sotme nuk mjafton. Përkundrazi, dimë se fjala agim në shqipe është relativisht e re, formim prapashtesor nga folja agoj; dhe se fjala origjinale shqipe ka qenë ag; prandaj është metodologjikisht e gabuar të krahasosh një fjalë shqipe të sotme me një emër të përveçëm të lashtësisë. Më vjen keq të shprehem kështu dhe nuk dua të të lëndoj personalisht, por ky është një nga ato krahasime që më bën të mos i marr seriozisht argumentet e tua konkrete, nga lëmi i gjuhës dhe i filologjisë; meqë ti këtu po guxon të bësh një krahasim gjuhësor duke i shpërfillur instrumentet teknike elementare që kërkohen për krahasime të tilla.
    Së treti, të thuash që dorët janë ilirë nga origjina duhet ta argumentosh mirë; sepse historia dhe arkeologjia dorët sot i mban për grekë, madje dialekti i dorishtes është përshkruar pak a shumë, deri në atë pikë sa edhe për disa huazime të parashqipes nga greqishtja e vjetër (si mokër) është thënë se vijnë nga dorishtja, për shkak të disa karakteristikave vokalike.
    Së katërti, të thuash që dorët janë ilirë nga origjina do të thotë të kërkosh të bësh një përmbysje në parahistorinë e greqishtes si gjuhë dhe të grekëve të lashtë; çka është e mundshme, por kërkon shumë më tepër sesa disa pak emra të përveçëm që mund t’u ngjajnë, por mund edhe mos t’u ngjajnë fjalëve shqipe të sotme.
    Së pesti, edhe sikur dorët të kenë qenë ilirë dhe jo grekë, kjo nuk ka ç’të ndikojë në platformën kombëtariste të shqiptarëve sot, e cila platformë duhet të synojë lulëzimin material dhe shpirtëror të kombit shqiptar sot, jo të përshkruajë lulëzimin material dhe shpirtëror të katragjyshëve të këtij kombi dje.
    Hyllin, unë zanatin tim e njoh mirë (gjuhësinë), prandaj kur ti zbret nga arsyetimet dhe përsiatjet e përgjithshme në shembuj konkretë, duhet të djersitësh shumë më tepër, që të më bindësh me argumentet që sjell. Nuk kam asnjë dyshim se kam edhe unë kufizime në këndvështrim, për shkak të metodës që kam mësuar në shkollë (historike-krahasuese); por ajo metodë është të paktën shkencore në kuptimin e plotë të fjalës – sepse ka lejuar të parashikohen dukuri gjuhësore të cilat më pas janë ndeshur përnjimend në praktikë; dhe nuk i gëlltit dot propozimet për ta zëvendësuar me mitin, rrëfenjat, përrallat e lashta dhe legjendat, madje edhe sikur ky zëvendësim të bëhet për të mirën e shqiptarëve. Shkenca së cilës i besoj unë nuk pranon shkelje syri.

  17. Hyllin thote: Tani revizionistet me ckam vene re nuk jane te shumte e faktikisht nuk eshte e qarte se cfare kerkojne, por 2 kategori do i dalloja.
    1- Revizioniste qe kerkojne kryesisht nje modifikim te agresivitetit qe permban nacionalizmi shqiptar, modifikim qe e shohin brenda nje procesi racionalizimi historik dmth cmitizimi.
    2-Revizioniste qe ne thelb jane kriptoglobaliste(internacionaliste), pra nje kategori qe per arsye te ndryshme ndryshe shprehet ne publik e ndryshe ne privat ose ne publik mbajne qendrim te dyshimte. Keta jane shumica mes emigrantesh,studente a punetore.

    Uji qe nuk leviz, qelbet, kthehet ne mocal e fole mushkonjash. Prandaj eshte mire te mos ngulemi ne pozicione qe na gangretizojne ose mykin trute e kokes, porse te levizim, te freskojme dhe rinovojme idete (pervec se nese dikush deshiron me te vertete te asfiskohet ne ajrin e ndotur nga pordhat e veta).
    1. Nderhyrja ime kishte si qellim te tregonte se nje ideologji qe ngelet ne retorike, dhe ngec ne stadin e formulimit te saj ne nje mit, sjell KORRUPTIMIN e kesaj ideologjie dhe si pasoj te MBARTESVE te saj. Prandaj sot shume patriote ndihen ne siklet te identifikohen me kete lloj rryme. Pasi sic edhe u shpreha me siper, cfare nuk realizohet, ose kalon ne periferi, ose kalon ne pasivitet (ne gjume). Si pasoje shnderrohet ne nje mocal qe strehon vetem mushkonjat dhe mban large ata qe mund ti sherbenin kesaj ideje.

    2. Duhet te dish se nuk jane revizionistet qe sjellin kriza ne themelimin e mitive dhe ideologjive. Ekzistenca e revisionisteve eshte nje symptome dhe jo shkak. Prezenca e revizionisteve do te thote se kjo ideologji, edhe pse ka humbur shume ne bindshmeri ose ne mbartes, ka aftesine dhe forcen per t’ju pershtatur realitetit politik dhe kerkesave tregut te ideve. Shume njerez e lidhin nacionalizmin me konservatizmin, pra me rezistencen ndaj ndryshimit. Ne fakt nacionalizmi ka qene nje politike edhe e te majtes progresiste (mjafton te kujtohemi ne nacionalizmin komunist shqiptar dhe imperializmin ruso-sowjetik). Sot ja vlen te lexojme psh. mbi “te djathten e re” (Nouvelle Droite, psh. F. de Benoise) qe i perkufizon ndryshe terma si “Kombi”, “Populli”, “Pluriversum/Universum” nga nacionalizmi romantik i shek. XIX, keta mund te cilesohen si nacionaliste progresiste packa se perdorin metoda si “hyjnizimi” dhe “mistifikimi” ne argumentat e tyre. Shkurt procese te ndryshimit si pershtatja dhe pervetsimi nuk duhen vleresuar patjeter negativisht

    3. Marredheniet shoqerore, organizmi politik, si pasoj dhe pushteti politik, bazohen sot ne normat demokratike dhe te te drejtave te njeriut. Cfare do te thote se keto bazohen ne barazine perpara ligjit, ne perfaqesine dhe pjesmarrjen popullore etj. Per pushtetin politik do te thote se klasa politike e perligj pushtetin e saj JO me te “drejten natyrore” ose “historike”, pra jo si aristrokaci ose si monarki, se katragjyshi ka qene fisnik dhe stergjyshi mbret. Porse klasa politike e perligj pushtetin e saj nepermjet 1. Performances, pra efiktivitetit dhe eficiences se saj, 2. nepermjet kultures politike demokratike dhe 3. nepermjet proceseve demokratike te perfaqesimit (representative demokratie) etj. mbase qe nuk me shkojne nepermend. Prandaj e Djathta e Re flet sot per nje Aristokraci te Re, dhe jo ne kontekstin e shek. XiX. Kjo klase politike elitare eshte elitare jo nga LINDJA porse nga MERITA, pra nga eficienca dhe pergjegjsia qe kjo klase politike merr per te plotesuar aspiratat popullore. Kjo perspektive progresiste i dallon nacionalistet e mykur, qe duan te perligjin autoritetin e tyre me historira (e kaluara), dhe te atyre qe duan ta bejne kete me performancen e tyre (te ardhmen). Sic kam thene TUTKALLI duhet, porse ajo ideologji duhet ti sherbeje te gjitheve dhe jo vetem nje segmenti te caktuar.

  18. Jam dakord me komentin e Kapedanit, vecse dua te sqaroj nje pike. Miti me i veshtire per te hedhur poshte, eshte ai i perfaqesimit demokratik, i cili ne formen e tij me klasike shprehet me ane te Mesias, Shpetimtarit. Eshte veshtire te hidhet poshte sepse historikisht e ka provuar veten te jete funksional, sidomos kur figura mesianike eshte perdorur ne periudha afatshkurtra, (termat katervjecare). Ky funksionalitet sidoqofte, nuk e legjitimon inkoherencen e brendshme, e cila maskohet duke shnderruar mungesen e performances ne spektakel bosh, dhe politikanin ne superstar mediatik. Shpetimtari vjen gjithmone i veteshpallur, aq fuqishem, sa qe arrin nje moment kur pyesim veten se kush do na shpetoje nga shpetimtari.

    E perseris, jam dakord me gjithe sa thote Kapedani, vetem se nuk me duket se prezenca e nje shpetimtari, apo pritja per nje te tille, do te kontribuonte drejt nje performance me te larte, perkundrazi, do te maskonte mungesen e performances ne rastin me apatik, dhe do te justifikonte akte diktatoriale (Patriot Act, qe te sjell nje shembull nga nje shoqeri tejet reprezentative) ne rastin me te jashtezakonshem. MERITA ne kete kontekst, nuk duhet ngaterruar me eficiencen dhe pergjegjesine, pasi keto te fundit duhet t’iu takojne te gjitheve, sikur thjesht per mireqenie vetjake dhe edhe sikur te shkojne te pashperblyera nga komuniteti, nderkohe qe meriten me te madhe e marrin ata qe bertasin me shume, e qe te shpetoje nga shurdhimi, populli pranon t’i quaj perfaqesues.

  19. Lubonja kishte nje interviste ne gazeten kosovare “Epoka e Re” ku fliste per identitetin shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove ku sigurisht mbeshteste idene e nje identiteti te ndryshueshem ne kohe.
    Mendoj se vete menyra se si dikush e percepton identitetin kushtezon edhe kendeveshtrimin; pra nese duhet te shohesh nga e ardhmja apo nga e shkuara. Kuptohet qe ndersa shume nga vecorite ne DNA-se se identitetit jane te trasheguara (Iliret, Skenderbeu, apo deri diku edhe gjuha) dhe qartesisht shohin nga e shkuara nuk do te thote aspak qe pjesa me e madhe e ketij identiteti te mos jete produkt i faktoreve historik te modifikueshem. Shkalla e ketij modifikimi percaktohet nga shkalla e determinizmit qe aplikohet ne formimin e nje identiteti. P.sh. Lubonja permendte faktin se fatet tona, per mire ose per keq, jane percaktuar nga te huajt dhe fuqite e medha. Pra ne nje lloj kuptimi, si pasoj e kesaj, qendrimi yne eshte thellesisht determinist dhe per rrjedhoje pasiv ashtu sic e ve re edhe Kapedani. Pyetja eshte se si mund te dilet nga kjo situate determinzmi / pasiviteti?
    Sigurisht ideja qe duhet pare nga e ardhmja eshte per mendimin tim shume e drejte, por sa jane mundesite praktike? Ne edne nuk dime te ndertojme platforma konkrete. U fol shume menjehere pas pavaersise se Kosoves per formulimin e strategjive mbarekombetare, porse pase pese muajsh te gjithe jane futur ne llogore dhe disa biles presin se cdo te ndodh ne Gjeorgji per te parashikuar si orakull ndonje gje (lexues fixhanesh). Kurse diplomacia shqiptare ne menyre te frikshme nuk ka bere asgje per perparimin e njohjes se Kosoves ne arenen nderkombetare, per te mos folur me tej se sa dobet i perdorin shqiptaret kapacitetet e tyre njerzore dhe financiare. Nderkohe, sic e ve re Luliani demokracia kapitaliste, si sistemi i fundit qe na ka mbetur pa provuar, eshte kthyer tashme ne nje mit qe ka nevoje te dekonstruktohet.

  20. Edhe pse terapia e shokut nuk pati ndonje rezultat shume te mire ne ekonomine shqiptare e njejta lloj terapie po i vjen rrotull gjuhes, historise e miteve. Cfare kuptimi ka kjo qe thote Lubonja qe Skenderbeu nuk paska qene shqiptar? E pastaj? Skenderbeu e luajti rolin e tij ne hisorine e Shqiperise, ate rol qe i vune vete shqiptaret. C’rendesi ka sot te diskutosh per ngjyren e te brendshmeve te Skenderbeut? Tani mbase nje rendesi e ka, po ata qe po merren me keto pune nuk po arrijne ta artikulojne shkoqur.

  21. Vetulluese, problemi nuk është te Lubonja, por te Barleti. Unë s’e verifikoj dot ç’ka thënë Barleti në parathënie, por e besoj Lubonjën kur ky thotë se Barleti e quan Skënderbeun “princ bullgar”. Tani, pse e përmend Lubonja këtë – jo sepse e ka zënë meraku me gjenealogjinë e Skënderbeut, por për të treguar se punët e etnisë në Mesjetë kanë qenë të ndryshme nga sot, dhe aristokracia ndiqte rregulla të martesës dhe të birërisë që nuk njihnin kufij gjuhësh ose kombësish. Përsëri, mund të pyesësh se ç’rëndësi ka kjo; ka rëndësi, sepse ka njerëz që i referohen Mesjetës, për të ndriçuar çështje të së sotmes, p.sh. në Kosovë, në Epir dhe gjetiu. Prapë do të thuash: po kujt i duhen këto çikërrima; vërtet, ndoshta ty dhe mua nuk na duhen, por këto lloj shmangiesh vijnë me pluralizmin, nuk ia mësojmë dot kujt se si t’i shtrojë problemet e çfarë të shfrytëzojë për burime; dhe në qoftë se Barleti e ka thënë atë për Skënderbeun, nuk mund ta mbajmë të fshehtë, me shpresë se nuk e merr vesh kush, apo jo? E keqja e një takëmi kombëtaristësh është se e marrin gjendjen e sotme të gjërave – në popullsi, në gjuhë, në kufij midis kombeve, etj. – dhe e projektojnë në të shkuarën. Periudha e Skënderbeut është relativisht afër tonës, por ka që e projektojnë deri në lashtësitë pararomake në Ballkan, me naivitet të habitshëm. E bëjmë ne, e bëjnë serbët, e bëjnë grekët, e bëjnë maqedonasit – nuk ka mbetur kush pa u futur në valle. Grekët vërtet mburren me të shkuarën e tyre të lavdishme dhe me faktin që qytetërimi grek qëndron në bazë të qytetërimit modern, të paktën sa u përket anëve fisnike dhe të admirueshme të qytetërimit modern; por nuk duhet harruar se qytetërimi grek, ashtu siç e njohim ne sot, është përcjellë prej të tjerëve: kryesisht arabëve, por edhe murgjve të Europës Perëndimore e të tjerë transmetuesve të heshtur të vlerave, të cilët nuk kishin të bënin fare me grekët dhe me Greqinë. Të kishte qenë për grekët vetë, këta do të kishin mbetur po aq çobanë sa edhe ballkanasit e tjerë, dhe këtë e them pa kurrfarë përçmimi për çobanët. Me fjalë të tjera, e keqja me këto mite kombëtariste që vazhdojnë të harlisen nga të gjitha anët madje edhe më keq se më përpara, është fyerja që i bëjnë inteligjencës, të menduarit kritik, qasjes të së vërtetës dhe të kuptuarit të historisë.

  22. Xha Xha,

    Une i lexoj me kenaqesi si shkrimet e Lubonjes, si shkrimet ne kete blog. Nuk kam asgje kundra rruges qe i ka hyre Lubonja per te zbuluar elementet e propagandes ne ato gjera qe na jane ushqyer qe femije si te verteta absolute. Te sakta apo te pasakta perfundimet e Lubonjes, me duket perpjekja e tij teper personale, aspak me qellim per te manipuluar, e ndershme. Po kur i fton njerezit publikisht t’i hyjne analizave te gjenealogjise se heronjve kombetare nuk bie ne gracke? Mesazhi eshte shume i thjeshte. T’i leme marrezirat e t’i kthehemi normalitetit.

  23. Nje shembull te vockel. Kur shkoj ne Shqiperi me ndodh qe njerez me 8-vjecare ose edhe pa 8-vjecare fare me sqarojne ne detaje se si hyri ne turku ne Shqiperi, si per fat te keq na nderoi fene, si shqiptaret e vertete ngelen vetem te krishteret e me the e te thashe. Nuk eshte shume e veshtire ta kuptosh qe keta jane njerez pa shkolle po me fantazi. Tani, duhen ftuar keta njerez ne nje debat per historine apo duhen bindur qe te merren me nje pune tjeter?

  24. Diskutimi deri tani ka qene interesant. Me duket, gjithsesi, se eshte thjeshtezuar perqasja nacionaliste me “shikim mbrapa” (nje gje qe mund te vihet re edhe tek deti pafund i literatures “çmontuese” te nacionalizmave te qena e te paqena keto 10-15 vjetet e fundit).

    Mua me duket se keto veshtrimet mbrapa e riciklimet e se kaluares kane qene te pakten mpiksur me pozicionime te se tashmes (ideologjia sunduese, problemet gjeopolitike ne Ballkan, etj.) dhe se shumti me vizione — sado haluçinante– per te ardhmen (bashkim mbarekombetar, demokratizim, Evropa e enderruar prodhim i viteve ’80, etj). Keshtu qe sado irrituese te jene keto pikniket tek e kaluara fisnike, mbetet fakti qe nuk kane qene gjithmone perqasje prej antikuari por kane pasur brenda edhe formula per te ardhmen (se historia ishte vije e drejte). “Korigjimi” nuk mund te jete teknik, per mendimin tim.

    Pra, kur themi qe nderrmarja kombetariste duhet te shohe nga e ardhmja, po themi vetem dicka pergjysem, sepse nga e adhmja eshte pare prej kohesh edhe pse mjetet jane gerrmuar tek e shkuara. Mbase problemi eshte qe duhet pare ne te njejten kohe para e mbrapa, majtas e djathas, dhe duhen duruar linçimet?

  25. Xha xha persa i perket pikes 1, nuk eshte fare as per se largu e vertete qe ne shekujt 13-12 nuk kemi nje kulture ilire te shkeputur qarte nga kultura hamendesore(nuk ka origjine,nuk ka vazhdim) indoeuropiane. Vetem ne europen qendrore ne keto shekuj kemi nje mjegull iliro-kelto-italike, ndersa ne territoret e Ilirise se Jugut kemi nje kulture te qarte materiale Ilire (pavaresisht kontestuesve anglo-saksone mbi ekzistencen e grekeve dore,te paperligjur asgjekundi,por vetem ne mitin e zbritjes se doreve me ne krye heraklidet-heraklidet sipas ketyre vertetojne perkatesine greke te doreve qysh ne origjine- ).
    Hammondi nje grekofil i atille sa meriton nje statuje si grek,afer statujes se ‘grekut’ Marko Bocari, pranon nje kulture materiale ilire ne thesaline e veriut ne fundshek 14 e pergjate shek 13, mirepo i fut nje te injoruar sa hap e mbyll syte kur nxjerr perfundimet mbi thesaline ‘greke’.
    Ne ato shekuj kemi nje kulture mikenase ( perkatesia etnike e banoreve eshte e papercaktueshme,pasi kemi perkrah,pellazge e akej ) e cila ne veri ndalej ne Olimp, ambraki e pind dhe mbi kete linje nje kulture ilire.
    Nderkaq thesalia ‘greke’ pervec ‘grekeve’ akeas, kishte ne kete periudhe, perrebej ilire,pellazge (paragreke),mirmidone(paragrek),lapite (paragrek) e nje popull/fis tjeter qe me shpeton.

    Eshte me e veshtire te shperbesh kulturen ilire sesa sic shihet ate ‘greke’ te thesalise.

    Persa i perket ceshtjes se emrave, ne sigurisht qe nuk dime se c’donin te thonin ne ‘greqisht’ sepse nuk kane kuptim ne greqishten e vjeter, por ama dime shume se Hyll e gjejme ne Iliri tek fisi i Hylleve dalmatike e tek emri Bardhyl pra pervec kur jemi te predispozuar te mohojme nuk mund t’ja bejme dot lidhjen.

    Agim sigurisht qe vjen nga ag ,por nuk pashe ndonje prove qe mohon se fjala e prejardhur nga ag dmth fjala agim nuk eshte aq e vjeter sa deshmohet nga miti ‘grek’ qe i perket asaj thesalise se famshme qe sapo permenda.
    Po ja fus kot qe prapashtesa -im eshte latine prandaj fjala agim eshte e re, por do isha i kujdesshem sepse ne gjuhet indoeuropiane prapashtesat ne pergjithesi jane thuajse te njejta, psh -at ne ilirisht e -at ne greqisht apo -at ne fjaleformimet latine apo -as(shqipo-baltike) -es qe behet -os ne greqisht e gjuhet luvike.

    Nuk po them qe jane ilire,por ka fakte qe origjinalisht mund te kene qene te tille. Nje historian italian ne historine universale mondadori ka shkruar se doret jane mix iliro-grek pasi hyllet ishin ilire ndersa dimanet e pamfilet greke.

    Kjo ceshtje eshte shume e diskutueshme ne rrethet italo-gjermano- austriake dhe aspak ne ati anglo-saksone keshtu qe me shume sesa shkence historike te padiskutueshme ketu kemi 2 parti.
    Une bej tifo per partine filoilire, ti per ke parti ben pjese,per ate te John Wilkes ?

    Pastaj nuk po diskutoj cfare gjuhe flisnin doret ne shek 6 kur kemi shkrimet e para dorike, por cfare gjuhe flisnin ne shek 12.
    Dikush ka dale edhe me teorine se doret jane barinj e meteke qe permbysen rendin mikenas … Ka shume teorira, ka shume politizim,keshtu qe eshte me shume ceshtje llogoresh.

    Persa i perket ndikimit ,nese nje dite vertetohet se kane qene ne origjine ilire, une do thoja vetem se ndergjegjesimi i nje kombi se mund te beje shume ashtu sikunder kane bere te paret e tyre ne aspektin moral eshte i rendesishem, ‘Ne jemi ne gjendje’ ‘ne mundemi’ ndikojne qe morali sundues te mos jete viktimizmi e dorezimi , qe jane gerryesit me te medhenj te nje bashkimi njerezor ashtu si edhe te individit, por moral i larte plot shpresa e po ashtu nje shtrengim radhesh eshte me i mundshem.

    E fundit, nuk e kam hedhur ndonjehere poshte gjuhesine krahasuese , por me vijne dyshime mbi metoden kur thuhet me autoritet te padiskutueshem se struktura e gjuhes shqipe e dialektet shqipe jane formuar njekohesisht ne shek 5-8 sepse ashtu ka ndodhur tek popujt latine, ne nje kohe qe gjuhet latine jane te reja, vijne nga latinizimi i popullsive te meparshme europiane, dmth kryqezohen strukturat e latinishtes me dakishten,ilirishten,greqishten,keltishten,iberishten,luzitanishten etj pra nuk mund te merren ne konsiderate si prova absolute, por si mundesi. Pra ‘jo eshte’, por ‘ka mundesi’…

    Une jam i ndergjegjshem qe fiton shumica ne ceshtjet historiko-gjuhesore.

  26. Hyllin, unë nuk jam specialist për ilirët, as pretendoj të kem ndonjë mendim origjinal qytetërimin ilir në Ballkan. Nga ç’kam lexuar prej shumë autorëve, besoj se ilirët, njëlloj si edhe fqinjët e tyre grekë, ishin më tepër një koleksion popujsh që flisnin gjuhë (dialekte) të afërta, por jo të njëjta; vetëm se ndryshe prej grekëve nuk e arritën dot unitetin që ta jep alfabeti dhe koineja kulturore që i bashkëlidhet shkrimit të gjuhës. Për këtë arsye, ilirët janë një madhësi e panjohur, sa i përket gjuhës së tyre dhe gjithçkaje tjetër kulturore që varet nga gjuha; dhe për t’i njohur detyrohemi t’u referohemi historianëve të lashtë grekë e më pas romakë, gjuhëve që lidhen me ilirishten si shqipja dhe rumanishtja, dhe arkeologjisë, e cila në mungesë të mbishkrimeve ilire nuk mund të thotë shumë më tepër se sa ta identifikojë kulturën ilire si indo-europiane. Prandaj edhe nuk mund ta shpjegojmë dot të shkuarën e shqipes duke iu referuar ilirishtes, sepse ilirishtja është e panjohur; dhe shpjegimi i një të panjohure si e shkuara e shqipes nuk bëhet dot me një të panjohur tjetër si ilirishtja; kërkon një akt besimi të ngjashëm me përdëllimin fetar, jo gjykimin kritik. Përkundrazi, shqipja e sotme mund të ndihmojë për të kuptuar diçka në lidhje me strukturën e ilirishtes; në ç’kuptim unë shtyhem deri atje dhe them, me plot gojën, se nga pikëpamja praktike ilirët si popull rrjedhin prej shqiptarëve, dhe ilirishtja prej shqipes.

  27. Minator, sikur utopitë kombëtariste, p.sh. për bashkimin në një shtet të vetëm të të gjithë shqiptarëve në Ballkan të mos mbështeteshin në mitet përkatëse të prejardhjes dhe të lashtësisë, së bashku me mitet satelite të poshtërimit dhe të shurdhimit, vetë këto utopi do ta kishin të vështirë të qëndronin në këmbë dhe do të detyroheshin t’i drejtoheshin realitetit, ose të përpunonin programe kombëtare praktike dhe, ndoshta të realizueshme. Nga kjo pikëpamje, mitet kombëtariste ruajnë rolin e enablers, ose të nxitësve të ekstremizmit ose paroksiszmit kombëtarist, gjithnjë folklorik në rastin e shqiptarëve, por jo më pak joshës se të tjerë ekstremizma që kanë çuar në humnerë popuj më të mëdhenj se yni e kultura më të vjetra se jona.

  28. Xha xha, pa iliret si pikelidhes, ne europe nuk ka kulture te perkufizueshme si indoeuropiane.
    Rivalet ne kete pikelidhje si arianet e keltet kane me pak prova arkeologjike ne dispozicion e megjithate pasardhesit e tyre jane me te efektshem sesa pasardhesit e ilireve ne propogandimin e ketyre provave.

    Mendoj se krahasimi me greket nuk qendron, pasi ndersa nuk kemi asnje kulture te vecante greke jashte greqise, dmth jashte greqise nuk ka prova arkeologjike per ekzistencen e nje grupimi indoeuropian sikunder ka per iliret. As historiografia greke nuk eshte e qarte nese greket erdhen nga ballkani apo nga azia e vogel, nderkaq historianet antike greke nuk lane asnje shenim qe perkonte me nje zbritje prej ballkanit qendror apo nga azia e vogel, ta leme menjane herodotin qe thote se eolet e doret rrjedhin nga pellazget se ky eshte grusht teper i fuqishem per grekofilet.

    Fjala koleksion popujsh, shpresoj te mos nenkuptoje koleksion etnish,pasi nuk ka asnje prove asgjekundi qe ne iliri te kene banuar disa etni. Kjo i perket fushes se hamendesise dhe disa interpretimeve ‘origjinale’ anglo-saksonesh.
    Derisa te vertetohet e kunderta, ne iliri kane banuar fise ilirike, nuk mund te hedh poshte gjithe autoret e antikitetit greko-latine sepse disa arkeologe kane qejf te interpretojne sipas ‘krahut nga flene gjume’ dallimet normale kulturore brenda nje populli qe shtrihej ne 500 mije km2 ku cdo kufi tokesor ishte me jete intensive.
    Zakonisht autoret antike si greke ashtu edhe romake i dallonin popujt ne baze te gjuhes e jo te ndryshimeve kulturore e spirituale keshtu qe deri ne prova gjuhesore te metejshme ceshtja ne iliret ishin koleksion fisesh qe flisnin ilirishten e dialektet e saja apo koleksion etnish, eshte e ngrire dhe e varur plotesisht prej autoreve greko-latine te cilet njezeri quanin ilire fise prej alpeve te europes e deri ne epir.

  29. kapedan, ti si shumekush ketu ,por edhe me gjere, nuk kupton dicka,kur permend ideologjine e levizjet a lekundjet,ujin qe qelbet apo qe shperthen si shatervan.

    Ne rastin shqiptar kemi te bejme me dicka te ndryshme nga popujt e tjere te Europes e kjo dicka ndryshe quhet mungese e nje morali te njehsuar fetar. Cka do te thote kjo?

    Kjo do te thote,qe ndersa kombet e tjera europiane, mbi moralin kristian kane ndertuar ideologjite nacionale perkatese, dmth gjithe jeta spirituale varej nga te qenit kristiane ne radhe te pare pastaj nga te qenit pjesetar i nje kombi. Vete morali demokratik bazohet tek modeli kristian, modifikim i pjesshem i tij apo praktikimi i atyre vlerave kristiane qe kishin ngelur ne leter (per arsye te kuptueshme) si i barazise kristiane,tolerances kristiane, vellazerise kristiane,internacionalizmit kristian etj.

    Pra ky nacionalizem nuk sheh si te domosdoshem perfshirjen e plote ne ceshtjet morale te popullit,sepse ky moral ruhet nga ideologji te tjera. I vetmi qe u perfshi ‘koke e kembe ‘ ishte nacional-socializmi,sepse arianizmi duhet te ishte edhe ideologji fetare, mjaft te permend shprehjen e Hitlerit: Kemi nevoje per nje Zot te gjakut gjermanik. Por nje Zot i ri eshte i nevojshem kur kemi nje moral te ri per te mbrojtur e propoganduar. Ne rastin e Hitlerit, ai mendonte se per te futur ne moralin popullor ndarjen Ariane-popuj skllever ishte nevoja e nje Zoti te ri Arian. Hitleri deshtoi sepse nuk fitoi ne luften e dyte boterore.

    Nacionalizmi shqiptar ndodhet ne nje pozite tjeter shume me te veshtire pasi duhet ti pergjigjet pyetjes:

    Cili eshte morali qe mban mbi kembe vlerat moralo-spirituale te Kombit ?

    Te jemi te qarte; nuk kemi as moral kristian e as moral islamik e ndersa lindja e perendimi jane futur ne llogoret e tyre fetare, ne pritje te nje konfikti fetar (Zvicra ndaloi ndertimin e xhamive te reja ) ne ndodhemi ne nje situate dramatike, ndodhemi ne fazen e sherrit Kadare-Qose, ku po te mos kishte perkrahes te shumte te Qoses ky sherr do ishte i pamundur.

    Kjo pyetje eshte shume e veshtire e pikerisht pergjigjen e ka marre persiper ideologjia kombetariste qe prej Rilindjes.
    Per fat te keq, mungon nje doktrine e qarte, pasi rilindesit u moren me shume me bukurite e maleve dhe gazin e bagetise apo me Curr Ulen dhe shitosjet e Zanave, keshtu qe Sami Frasherit i ra nje barre e rende. Konica ishte i zene me identitetin islamik si ruajtes nga asimilimi, Ismail Qemali u kujtua ne pleqeri qe per kete vend duhet menduar e vepruar me shume e se eshte detyra e intelektualeve si ai te mendojne per vendin,Luigj Gurakuqi ishte me shume nje nacionalist veprimtar sesa ideolog keshtu qe na u percoll nje aksiome: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    Pastaj gjate jetes se shtetit shqiptar, me mire te mos flasim fare, se skuqemi nga turpi ne kete pike.

    Nderkaq pasojat e mungeses se nje morali te organizuar ne besim, shihen qarte. Vlerat moralo-spirituale te kombit tone,ato qe mbahen historikisht si shqiptare, jane korruptuar plotesisht. Kush do e mendonte se nje popull qe nxjerr shprehjen ; ‘Shqiptari per nje nder rron’, do e conte shtetin e tij ne Olimpin e te korruptuarve, ne vendin e 3-te me te korruptuar ne Bote ?

    Jam dakort me Xha xhain kur thote se shqiptaria dmth kombetarizmi ka forme fetare qe i ngjan deri diku atij hebraik.

    Pra revizionistet cmitizues rrezikojne riorganizimin e gjithe moralit , nderkaq globalistet jane per asimilim te plote ne euro-kristianizem nepermjet perthithjes totale te moralit demokratik.
    Asgje kunder demokracise si forme qeverisjeje,por tmerrohem nga Global-demokracia( ose ndr produkti i moralit demokratik) dhe jam shume afer Nacional-demokracise.

    Nderkaq nacionalizmi nuk ka pse te jete i majte apo i djathte, por meqe e majta eshte internacionaliste qe ne lindje vendoset ne krahun e djathte.
    Nderkaq nacionalizmi komunist eshte produkt i mohimit te thelbit te se majtes,pra internacionalizmit komunist apo edhe atij socialdemokrat (qe eshte modifikim i komunizmit) e kjo per arsye pushteti e jo sepse perfaqeson nje politike te majte.

    Persa i perket pikes 3, eshte shume interesante, por une nuk besoj tek meritokracia per 2 arsye:

    1- Nuk e kam pare gjekundi jashte modelit hipokrit qe i serviret popullit. Ne Amerike ndoshta gjendet edhe jashte,po Amerikanet jane ( pervec nje pakice te ‘internuar’ apo ‘vetinternuar’ per arsye fetare ) nje popull emigrantesh liberiste(kjo ka sjelle natyrshem edhe perkufizimin ‘popull libertin’ ), prandaj nuk perbejne shembull, por perjashtimin qe konfirmon rregullin.

    2- Elita e sotme eshte Elite ekonomike e jo vlerash te trasheguara,ekonomike e morale (morali klasor,morali fisnik si kundervenie ndaj nje morali plebe),keshtu qe meritokracia varet shume nga pozita ekonomike ne shoqeri. Rastesisht kjo lloj elite ne vendet e tjera eshte e trashegueshme,ashtu sic jane pasurite e ne pergjithesi interesat politike.

    Kjo e Djathta e re ka mesuar vleren e hipokrizise, qe eshte vlere e se majtes, femrave dhe plebejve. Ne fund te fundit, duhet qendruar ne linje me kohen, pragmatizem konservatoresh….

  30. …Xha xha, pa iliret si pikelidhes, ne europe nuk ka kulture te perkufizueshme si indoeuropiane….

    Pretendimi i mesiperm eshte shume me i madh nga c’mund te mbarte argumenti.
    Mjafton te kihen parasysh afresqet e Theras dhe 5,000 pllakat te shkruara ne greqisht ne shekullin 16-15 para eres sone, dhe ne ngelemi me nje grusht rere te thate ne dore.

  31. Pllakat nuk jane shkruar ne greqisht,sepse greqisht do te thote gjuhe e grekeve, ndersa ne greqi ne ate periudhe banonin ne radhe te pare pellazget,per te cilet vete historianet greke te antikitetit kane pranuar ekzistencen paragreke e bashkeakease ne luften e Trojes e deri tek pellazget e Athines te cilet u debuan ne shek 6 per minierat e argjendit qe kishin tokat e tyre ne atiken jugore(minierat Lauriane ne mos gaboj) apo ata te Lemnosit,pa harruar pellazget e Dodones se Epirit.

    Prandaj ajo kulture ne rastin me te mire per greket eshte pellazgo-akease.

    Sidoqofte kur fola per Europen e kam fjalen per grupin e popujve indoeuropiane qe ishin akoma te mjegullt ne shek 16 ne europen qendrore.
    Aty mendohet te kene qene bashke ose afer me njeri-tjetrin,iliret,traket,frigjet, gjermaniket,keltet,italiket e baltosllavet(keta pastaj u ndane diku ne shek 7-5 p.e.s ne baltike e sllave) e ne kete moment kemi nje shperberje ne te gjitha anet e europes, shperberje qe quhet e mbaruar diku rreth vitit 1000 p.l.k me te gjithe popujt te vendosur qarte ne zonat e tyre te njohura historike.

    Ne kete periudhe populli me i dokumentuar nga ky lemsh europian eshte populli ilirik e ka nje dokumentim arkeologjik te vazhdueshem e te percaktueshem ose ne rastin me te keq, ka debate nese jane iliriket apo keltet le te themi ‘kryesoret’ e ky debat vazhdon me kulturen e hallshtatit( kjo me e perparuara pasi ishte e para qe perpunoi hekurin e zona pellazgo-doro-jono-eole ishte ne shekujt e erret).

    Po ashtu, iliret jane lidhur familjarisht me traket, daket e frigjet, flitet me prova per ilire ne alpet e europes e per ilire ne itali, per ilire ne greqi e per ilire ne ceki(dikush-historian gjerman- qe eshte marre me quadet e vonshem i ka quajtur iliro-gjermanik ).
    Po ashtu kultura e europes qendrore e kesaj periudhe njihej si me e perparuara ne europe pas asaj kreteze(mikenasja lind 1 shekull me vone diku rreth 1450).

  32. A nuk do te ishte me mire te merrnim racionalitetin ne veshtrimin drejt se ardhmes – te sugjeruar nga xha xhai sikunder njekohesisht edhe historine mikluese qe ofron miti kombetarist – te sugjerurar nga Hyllin dhe gjithe se bashku te perfitonim c’te mundnim prej tyre?
    Perpjekja eshte sfiduese, vecanerisht ndersa logjika te shtyn drejt se pares, kjo edhe per faktin se propabiliteti per shkarje ne rastin e dyte eshte shume me i madh dhe pasojat ekstreme te frikshme (lufta).
    Nga ana tjeter, injorimi i narratives kombetariste me duket luks i paberballueshem per popuj dhe shtete ne udhekryq si ky i yni.
    Kapedani foli , ndaj, meqe nuk kam c’te shtoj me te mire, po e mbyll me kaq kete nderhyrje te vonuar.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin