Çështja e anëtarësisë së Shqipërisë në Konferencën Islamike është nga ato çështje që mbeten në qendër të vëmendjes së opinionistëve; sidomos të atyre që e konsiderojnë praninë shqiptare në atë konferencë si lëshim të pafalshëm ndaj Orientit Islam. Kohët e fundit, një trajtim kësaj çështjeje ia bëri edhe Skënder Shkupi, i cili përveçse publicist, ka përvojë diplomatike, meqë ka shërbyer ca kohë si ambasador i qeverisë Meksi në Turqi.
Edhe ky autor e quan anëtarësimin në KI të gabuar, për shkak të deformimit që ia jep perceptimit të Shqipërisë nga ana e fuqive të mëdha Perëndimore, dhe vështirësive artificiale që i krijon integrimit në strukturat globale me orientim Perëndimor.
Shkupi pastaj kthehet edhe një herë në momentet që kushtëzuan futjen e Shqipërisë në KI, për të parë nëse shpresat e politikanëve shqiptarë për këtë manovër u përligjën dot apo jo. Natyrisht, thotë autori, nuk u përligjën; sepse (1) vendet islamike nuk kanë bërë ndonjë investim kushedi çfarë në Shqipëri, përveçse në fushën e xhamive dhe (2) me ndonjë përjashtim, vendet islamike nuk i kanë dhënë asnjë mbështetje diplomatike Kosovës deri më sot. Kjo tregon, sipas Shkupit, se KI nuk udhëhiqet nga interesat shpirtërore, por nga interesa të tjera, politike ose ekonomike.
Kritika që i bën artikulli qëndrimit diplomatik të qeverive shqiptare ndaj KI është e arsyetuar, dhe një hap përpara ndaj reagimeve të tjera shumë më të vrazhda, që e trajtojnë bashkësinë e vendeve islamike sikur të ishte organizatë e financuar nga Bin Laden-i.
Megjithatë, mua më duket se shkaqet e fiaskos diplomatike shqiptare me KI ende mbeten për t’u sqaruar; dhe se analiza e Shkupit lë diçka për të dëshiruar në atë drejtim.
Mund të fillohet me motivet që e shtynë Shqipërinë për të aderuar në KI. Cilat ishin këto motive? Thua të kishte vërtet në shoqërinë shqiptare një shtysë të mirëfilltë për t’u futur në këtë organizatë; dhe nëse kishte, thua ta ndienin qeveritarët shqiptarë trysninë nga poshtë dhe të gjendeshin të detyruar për t’iu bindur “sovranit” popull? Natyrisht jo.
Shqipërinë e futën në KI, sepse qeveritarët shqiptarë kujtuan se do t’u milnin investime dhe rryshfete vendeve të pasura islamike, sidomos vendeve prodhuese të naftës. Kjo nuk kish lidhje të drejtpërdrejtë me besimin islamik të një pjese të popullsisë shqiptare; sepse përkatësia fetare e shqiptarëve u shfrytëzua si pretekst për të realizuar qëllime të tjera.
Tani, është e vërtetë se disa vende islamike, sidomos arabe, kanë para për të investuar; por të njëjtat vende kanë edhe sy në ballë, dhe e kanë kuptuar se ç’e ka sjellë Shqipërinë në forumet e tyre – jo vokacioni shpirtëror ndaj Mekës, as dëshira për t’u bashkuar simbolikisht nën Islamin, as afërsia ndaj popujve “vëllezër” të fesë islame; por grykësia për paratë e naftës.
Shkupi, në artikullin e vet, sikurse autorë të tjerë më parë për të njëjtën temë, vëren se shumë investime prej vendeve të KI-së në Shqipëri bëhen për të ngritur xhamitë; por ka harruar të shtojë se vendet dhe institucionet prej nga vinë këto investime e kanë gjetur mënyrën për të realizuar interesat e tyre strategjike në Ballkan dhe në Europë, duke shfrytëzuar pikërisht grykësinë e klasës politike shqiptare, ose gatishmërinë e saj për të ulur brekët.
Nga ana tjetër, kush e ka vizituar Shqipërinë këto vite, nuk mund të mos e ketë vënë re që elitat shqiptare nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin; disa janë të krishtera, disa duan të jenë të krishtera, të tjera ia kanë shitur shpirtin Mamonit me kohë, ka edhe nga ato që kanë adoptuar kombëtarizmin për fé e busull të moralit dhe të politikës.
Islami në Shqipëri është kryesisht fe e shtresave të ulëta e të mesme, e zonave rurale, ndoshta e popullsive vendëse në qytetet e mëdha të ultësirës perëndimore; por shtrirja statistikore e kësaj feje nuk dihet, sepse qeveritë e ndryshme rregullisht refuzojnë të regjistrojnë popullsinë sipas kriteresh shkencore.
Përfaqësuesit e elitave shqiptare rregullisht i kundërshtojnë të gjithë ata të huaj që e konsiderojnë Shqipërinë si vend mysliman; qoftë edhe duke u nisur nga xhamitë që shohin poshtë e lart e sidomos anash rrugës prej Rinasit në Tiranë, ose anëtarësimit në KI. Këta përfaqësues, për arsye të ndryshme, argumentojnë se Islami nuk ka zënë dot vend në vetëdijen kombëtare shqiptare, meqë është perceptuar si fe e sjellë prej osmanëve.
Ky lloj arsyetimi është standard, sa herë bie fjala për përkatësinë e Shqipërisë në Europë dhe dëshirën e saj për integrim në Bashkimin Europian.
Nga ana tjetër, dhe paradoksalisht, buja e madhe mediatike kohët e fundit për trajtimin e mirë që u është bërë hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore e ka risjellë në qendër të vëmendjes, këtë herë me konotacione pozitive, përkatësinë myslimane të shqiptarëve.
Shumë hebrenj, edhe në Izrael edhe në SHBA, të thonë se shqiptarët janë provë e gjallë se myslimanët e moderuar ekzistojnë, çka tregon edhe se konflikti në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe vendeve arabe është aksidental, nuk buron nga ndonjë papajtueshmëri themelore midis palëve.
Për interesa ndoshta propagandistike të Izraelit, shqiptarët që mbrojtën hebrenj gjatë luftës janë paraqitur rregullisht si myslimanë të mirë (“Çfarë i shtyu shqiptarët të refuzonin t’u bindeshin nazistëve, në një kohë kur pothuajse kushdo tjetër u bind? Bindjet e tyre të forta myslimane,” thuhet në këtë artikull). Me sa duket, memin se historia e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore vërteton se “ka myslimanë të mirë në këtë botë” e ka përhapur shtypi i djathtë izraelit, dhe veçanërisht “The Jerusalem Post”.
Deri edhe udhëheqës të lartë të shtetit në Tel Aviv e kanë theksuar këtë në takimet me diplomatë shqiptarë, duke krijuar ndonjëherë situata qesharake, teksa diplomatët kanë shpjeguar se ata vetë nuk janë myslimanë por të krishterë (ambasadori i mëparshëm Qirjako Qirko ishte i fesë ortodokse; ky i tanishmi, Tonin Gjuraj, është katolik).
Ndër shqiptarët, madje edhe ndër elitat shqiptare, ekziston bindja se me hebrenjtë duhet mbajtur mirë, sepse këta “i kanë të gjitha në dorë”; deri edhe vetë pavarësinë e Kosovës – të cilën Tel Avivi ende nuk më rezulton ta ketë njohur.
Paradoksalisht, Tirana mund të detyrohet t’i rivlerësojë rrënjët islamike të shqiptarëve, po t’ia kërkojnë këtë amerikanët dhe aleatët e tyre të ngushtë në Lindjen e Mesme, Izraeli, për arsyet e tyre, që nuk kanë fare lidhje me ripërtëritjen e Islamit në Shqipëri.
Hrushovi dikur pat thënë se kishte “rëndësi teorike” që Shqipëria të zhvillohej ekonomikisht; ndoshta edhe sot ndonjë politikan amerikan ose izraelit mund të shpjegojë se ka rëndësi “teorike” që të ekzistojë një vend mysliman si Shqipëria, me ndjenja miqësore ndaj hebrenjve dhe Izraelit.
Këtu kthehemi sërish te Konferenca Islamike; meqë dihet se çështja e Izraelit është një çështje shumë delikate për vendet islamike, të cilat keqtrajtimin e palestinezëve në territoret e pushtuara e vuajnë veçanërisht, si keqtrajtim të “vëllezërve myslimanë” atje. Ka analistë politikë që krejt krizën gjeopolitike në Lindjen e Mesme, deri te rreziku i konfliktit katastrofal midis SHBA dhe Iranit që kanoset në horizont, e shohin si të shkaktuar nga plaga e hapur e konfliktit izraelito-palestinez. Kjo nuk është kaq e pagjasë, meqë nëpërmjet një plage të hapur mund të depërtojnë mikrobe vdekjeprurëse.
Merret vesh edhe që KI do ta vlerësonte Shqipërinë anëtare edhe në bazë të qëndrimeve të diplomacisë shqiptare ndaj konfliktit izraelito-palestinez.
Cilat kanë qenë këto qëndrime kohët e fundit?
Shqipëria është një nga ato të pakta vende, në mos i vetmi vend i botës, i cili është rreshtuar haptazi në mbështetje të Izraelit në këtë konflikt tepër të shëmtuar; madje pikërisht kur jo vetëm në botën mbarë, por edhe në Izrael, të gjithë do të dëshironin që t’i gjendej zgjidhja një situate të tillë që e detyron ushtrinë e një vendi modern fuqi bërthamore, të armatosur deri në dhëmbë me armë të amerikanëve, të vrasë pleq e fëmijë duke i mitraluar e bombarduar nga ajri ose duke i shtypur me tanke në pragjet e shtëpive të tyre.
Deri edhe administrata amerikane, e cila është mbështetësja kryesore e Izraelit jo vetëm me fjalë por edhe me para të thata të taksapaguesve amerikanë, nuk po i kursen përpjekjet për t’i ulur izraelitët dhe palestinezët në tryezën e bisedimeve!
Pse e mbështet kaq hapur Shqipëria Izraelin në konfliktin me palestinezët? Për shkak të interesave ekonomike dhe politike që ka atje? Për shkak të dashurisë së pakufishme të popullit shqiptar për popullin izraelit? Për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë Izraeli në Shqipëri? Natyrisht jo.
E mbështet vetëm sepse shpreson që ashtu do t’ua bëjë qejfin amerikanëve dhe do të veprojë në zbatim të politikave amerikane globale, mundësisht edhe në karshillëk me Europën, e cila gjithnjë është treguar më e kujdesshme se SHBA, kur ka ardhur fjala për t’u solidarizuar, sado pak, me vuajtjet e pakufishme të palestinezëve në territoret.
Edhe në Izrael gjen njerëz, organizata, fondacione, parti politike, burra shteti dhe përfaqësues të fesë që shqetësohen pa masë për çfarë po ndodh atje me palestinezët; prandaj është vështirë që qëndrimet kaq cinike të diplomacisë shqiptare ndaj kësaj çështjeje të ngjallin ndonjë simpati çfarëdo.
Edhe në Izrael e kuptojnë se një shtet që nuk shqetësohet, kur një helikopter izraelit vret një plakë palestineze në oborr të shtëpisë, është një shtet për t’u pasur frikë, ose të paktën për t’u mbajtur larg.
Tani, si mund të bësh me faj Konferencën Islamike për indiferencë ndaj Shqipërisë, në një kohë që kjo e fundit perceptohet, prej shumë shteteve dhe jo vetëm islamike, si vegël e bindur e interesave amerikane, ose si e gatshme për t’ia shitur dinjitetin dhe sovranitetin kujtdo të madhi që ofron çmime të arsyeshme në tregun diplomatik botëror?
Qëndrimet e forta euro-atlantike të të gjitha qeverive shqiptare, që nga 1990-a e këtej, i siguruan Shqipërisë anëtarësinë në NATO, e cila vjen me disa avantazhe afatgjata të konsiderueshme. Privilegjimi, prej politikës së jashtme shqiptare, i marrëdhënieve me SHBA ndaj marrëdhënieve me Europën është përsëri një veprim strategjikisht i drejtë, sa kohë që Europa e ka mbajtur dhe po e mban Shqipërinë të izoluar.
Megjithatë, nuk është e vështirë të shohësh, prapa të gjitha këtyre pozicionimeve diplomatike kaq të vendosura, vullnetin e klasës politike shqiptare për të konsoliduar dhe legjitimuar sundimin e vet. Këtë e kanë parë prej kohësh edhe vendet e Konferencës Islamike, të cilat nuk kanë ndonjë merak të madh që të kontribuojnë, materialisht ose politikisht, për të forcuar pushtetin e kësaj apo asaj force politike në Shqipëri; sidomos që nga momenti kur kanë parë se çmimi për t’i hapur portat e atij vendi për misionarët e tyre fetarë është simbolik.
Nuk është qëllimi i këtij shkrimi të analizojë shkaqet e konfliktit midis Izraelit dhe vendeve arabe; as të ndërhyrjes amerikane në Lindjen e Mesme; por vetëm të kujtojë se shumë vende të rajonit, duke filluar nga Iraku dhe Afganistani, po i paguajnë atij konflikti një haraç njerëzor të paimagjinueshëm. Nëse shumë vende islamike ndihen palë të drejtpërdrejta në një konflikt të tillë, kjo nuk mund të thuhet kurrsesi për Shqipërinë.
Nga kjo pikëpamje, është afër mendsh që Shqipëria është futur pa arsye në KI, sikurse është futur pa arsye në Organizatën e Frankofonisë ose në organizata e organizma të tjera të cilat përndryshe unë s’i kam dëgjuar kurrë; dhe se përkatësia në besimin islam e një pjese të popullsisë shqiptare nuk ka kurrfarë ndikimi në politikën e sotme shqiptare dhe në orientimin strategjik të Shqipërisë, si shtet në Ballkan dhe në Europë. Këtë politikanët e Tiranës e praktikojnë çdo ditë, pavarësisht nga profkat që mund t’u thonë sheikëve në takimet protokollare dhe në vizitat e përcjella nga mediat; dhe nga kjo pikëpamje, pak ka ndryshuar që nga koha kur Sami Frashëri shkruante se për shqiptarët “ku është kordha, atje është edhe besa”.
Problemi, them une, eshte se Republika e Shqiperise ende nuk ka pergatitur nje dokument themeltar qe rendit ‘interesin kombetar’ qe te sherbeje si drejtues i politikes te jashtme.
Me kujtojne nje personazh te librave te Kadarese qe asnjehere nuk ia pa qarin mesimit te gjuhes te ‘super-partnerit ‘ te rradhes.
desha te them qe personazhi ne fjale mesoi Rusishten ne kohen e Rusit, dhe Kinezcen ne kohen e Kines, por shume vone per t’i hyre ne pune.
I vogel, si shume te tjere, enderroja (fillimisht) te behesha polic, por pak me vone, nen ndikimin e letersise, madje kryesisht te Kadarese, u stabilizova tek diplomacia:)
Sot, i rritur, mendoj se diplomat nuk te ben te deshiruarit per te qene i tille, aq me pak njohja e nje, dy apo tre gjuheve te huaja. Padyshim qe te gjitha keto jane premisa te nevojshme (aktualisht gjuha edhe e domosdoshme) por, kultura, me gjithcka ajo nenkupton (apo une nen kuptoj?!) eshte elementi nr.1 i te qenurit perfaqsues i shtetit tend neper bote.
Duke u shprehur se “l’Albanie est désolée de la situation dans le sud d’Israël et exprime son soutien à Israël” un pays que l’ambassadeur se dit “aimer profondément”, ky burri qe i ka rene te beje ambasadorin shqipe ne Izrael ka fol per hesap te vet, bazuar ne kulturen e tij suburbane prej kurrizthyeri.
Me siguri, i jati i ka thene “ta duash shume Izraelin”:)!
Mund te merzitesh, madje edhe te nxehesh me te ketillet, por vetem kaq.
Nejse, meqe e thone te gjithe, nje dite ky vend do te behet – tha.
Une mendoj se shume ndodhi ne Shqiperi jane shume me te thjeshta , sesa paraqiten.Se pari, ka qene Ramiz Alia qe e futi Shqiperine me statusin e vezhguesit ne Konferencen e vendeve islamike.Me 1992-shin ,Shqiperia u be anetar me te drejta te plota.Qeverise se Partise Demokratike, iu duk se mund te ratifikonte nje gje te lene pergjysem nga paraardhesit teresisht ateiste.Ndjenjat fetare , ketu nuk kane lojtur asnje rol.Ne ate kohe, thuajse nuk ekzistonin fete dhe shoqeria nuk kishte patur shume kohe te mendonte per to, pasi ishte ne kushtet e nje mbijetese te veshtire.Qeveria udhehiqej nga nje njeri me prejardhje ortodokse.
Duke qene se ne ate kohe, diplomacia shqiptare ishte e orientuar per tú hapur ndaj botes dhe ishte ne kerkim te donacioneve dhe donatoreve, iu duk mese e arsyeshme dhe pragmatike(fjale qe ne ate kohe perseri kishte nje valence te cuditshme, per te mos the cudiberese)te anetaresohej ne kete organizate, ku oferta ishte gati dhe nuk kekoheshin standarte te tjera, sic bie fjala kerkonin institucionet evropiane.
Kur u pa se donacinet ishin nje utopi dhe se anje perfitim nuk do te nxirrej aq lehte, shqiperia megjithese anetare me te drejta te plota ne kete konference, nuk ka patur asnje perfaqsues zyrtar dhe ne mbledhje plenare merrte pjese, mesa mbaj mend vetem ambasadori yne ne Egjipt.Per diplomacine shqiptare, kjo pjesemarrje u quajt nje gabim.Mirepo per te mos marre pergjegjesine e largimit, pasi do te jepte shpjegime qe mund te zemeronin shume shtete pjesemarrese, ku sigurisht feja luan rol te fuqishem, ka vendosur te qendroje vetem formalisht.
Mirë e ka thënë Sami Frashri; po kur mbahemi edhe ne per njerëz të besës …
o qafir,
a hyn ketu dhe te mesuarit e Natoishtes ? 😉
Xha Xha disa faqe postimesh me pare kemi diskutuar dhe sterdiskutuar rreth dyzimit te individit dhe merites se Ketmanit persian ne prodhimin e vepres artistike. Nese eshte e vertete se nje komb ka nje ndergjegje kolektive (Jung) – pak a shume ngjashem si ndergjegje e individit -, shih e shkruaj per rezultatet artistike ne nivel kombetar te dyzimit orient-oksident qe ne kete rast perthyhet edhe si fetar-laik (KI-BE). Ne thelb nuk ka asnje ndryshim midis shkronjetorit te dyzuar laraman – bere natyrshem ndergjegja e kombit prej nivelit te larte artistik te vepres se tij te prodhuar prej fuqise se Ketmanit -, dhe udheheqesit te shtetkombit qe shpurdhet sa majtas djathtas e sa nga lindja ne perendim. Vetem ne dukje ndryshimi eshte i madh – meqe njeri shpurdhet ne imagjinate, ndersa tjetri ne realitet -, sepse ne thelb te dy jane artiste, dhe sa me madhe shpurdhja, aq me i madh gjenialiteti i shkruesit te kompanise Vanjek.
Shqiperia eshte futur ne Konference se i kane thene, jo se ka dashur, dhe Shqiperia duhet qe te mos i vidhet rolit te percaktuar nga bashkesia nderkombetare, porse ti dale ketij funksioni dhe rroli me balle hapur. Shqipetaret duhet te fillojne te kuptojne se ku qendrojne qe te mund te veprojne, te njohin pozicionin e tyre qe te mund te levizin. Dhe ky pozicion eshte midis Lindjes dhe Perendimit, Roli i saj eshte i ndermjetesit midis ketyre dy boterave dhe jo i vrimes se jashtqitjes se ketyre dy boterave.
Sa per interesat e Shqiperise, interesat e Shqiperise jane interesat e atyre qe qeverisin Shqiperine. Shqiperia nuk ka interesa, se Shqiperia eshte fjale abstrakte, persa kohe nuk ekziston nje vullnet kolektiv qe mund te quhet Shqiperi. Sidoqofte ata qe i sherbejne popullit shqiptar jane pergjegjes per ata, dhe ai ambasador ka qendruar me vite atje dhe nuk ka e ka kuptuar rolin e tij si individ ne kete sistem, cfare eshte? Ti sherbej logjikes se sistemit. Pra asaj qe eshte dhe jo asaj qe duhet te jete, ai nuk eshte aty per te ndryshuar, ose rekonstruktuar interesat e udheqeheqsve porse vetem se nje bullon ne ate makinen e madhe burokratike shqiptare, qe ajo vete si sistem i sherben nje sistemi me te komplikuar, te sistemit politik nderkombetar, ku rroli i Shqiperise, nese diplomatet tane behen te ndergjegjshem per kete gje, eshte ajo e ndermjetsimit, perndryshe asgje nuk i ofrojme Europes qe nuk e ka vete.
Ne vazhdim te muhabetit (te vaj vatan e mjer miletit) duket si neper tym filli i kuq i gjerdanit qe pershkon perlat historike te diplomacise “kunder Lindjes dhe kunder Perendimit”, pasuar nga diplomacia e “as as”-it, e cila me pas – mbasi kerceu prifti dhe hoxha nga belaja – i hoqi vallen “edhe me Lindjen edhe me Perendimin”, e meqe kjo valle do kryqe – sigurisht dhe balestra gjysme hene (qe nuk i paten as superfuqite) -, tani kerkon te terhiqet nga vallja ne stilin “jep nje pare e hyr ne valle, jep njeqind e s’del dot”, duke perfunduar natyrshem ne nje diplomaci corbe derri qe llokocit bashke te gjitha “kundrat”, “asat” dhe “edhe me”-te.
Xha Xhai per te mos lene asnje dyshim se ke probleme me Ketmanin tend, mos i le punet gjysma gjel por shkruaj dicka me titull “Gargantuate dhe Pantagruelet e krishterimit”, sepse nga te dhenat sociologjike me rezulton se zorrethatet e botes trete kur zbarkojne ne Evrope mbeten me goje hapur para vitrinave te mbushura deng me salcice dhe proshute dhe jo para vitrinave te librave dhe ekspozitave; jo para formave statike te katedraleve qe kerrejne qiellin, por para siluetes kalimtare te stojzovalles prej silikoni qe stimulon jarget dhe testeronin. Kolegu yt Bachtin – ne te vertete jo tamam koleg sepse Zoti i kishte marre mente te besonte tek Ai – ne nje studim per karnavalin (koment i Rablese) e ka treguar se si ndikohet prodhimi kulturor nga gravitacioni i pjeseve te poshtme te trupit, dmth poshte-lart perthyhet si trup-shpirt ose laik-fetar. Ta kam llafin se diku e mbeshtes edhe une marrezine time kur konsideroj organizmat e dyzuara KI dhe BE si manifestime te jashtme te se perbrendeshmes te dyzuar deri ne nivel te skicofrenise kolektive qe rropatet poshte e lart, sa nga lindja ne perendim.
Shkrimi eshte ne mur. “Te mata! Te Peshova! Me dole gjysmagjel”
Ti agjent me duket se mbas asaj lukunie fjalesh mbulon pavendosshmerine tende. Nese ke te japesh nje alternative, mire, nese jo, prap mire, por fillo bluaj ne koke alternativat njeher pastaj vill ose peshty vrer.
S’do mend qe mbuloj pavendosmerine time, sepse nese do te isha i vendosur do te isha bere diplomat, dhe as do te merrja mundimin te shkruaja ne blog lukuni fjalesh per ceshtje diplomatike, madje as te lexoja se cfare shkruan lukunia e te pavendosurve qe kapardisen si heroj duke rrahur me furi tastjeren e kompiuterit.
Kapedan,
pavendosmerine, alternativat dhe vrerin nuk i solla une, por i gjeta midis jush. Tani per tani shijoje mire vrerin qe sjell une, me pas do ta kuptosh qe eshte ilac, dhe me pas pasit, po te kesh oreks, mund te marresh edhe mjalten e alternatives qe qendron mbi “alternativat”. Theksoj se nuk do t’a marresh gje prej meje ne lidhje me keto pune sepse nuk eshte ky qellimi im i pjesmarrjes ne kete blog. Prej meje mund te marresh keshilla, si fjala vjen: me qendrim prej kapedani nuk merr gje te hajrit ne kete bote, vetem mbas nje pervujtesie qe azeron krej veten dhe arrogancen ne thelb te vetes (qendrimi fetar), mund te jipet alternativa shpetimtare paqsore (ndryshe edhe sikur te jepet llokum ne goje, nuk kupton gje). Pastaj mund te fitosh autoritetin te jesh krenar pa qene arrogant, i pervuajtur pa qene servil, luftetar pa qene kriminel etj.