Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi / Histori

SHQIPTARË DHE GREKË NË EPIR

Diskutimi për natyrën etnike të Shqipërisë së Jugut (ose Epirit të Veriut) në shekuj meriton hapësirë më vete, sepse nuk lidhet aq drejtpërdrejt me politikën e sotme që ndjek Greqia ndaj Shqipërisë.

Këtu më poshtë do të përpiqem të saktësoj disa pika në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe historinë e trevës në fjalë duke përdorur argumente të natyrës kryesisht gjuhësore e gjithsesi pa pretenduar t’u jap përgjigje çështjeve të ndryshme; sidomos ngaqë më mungon ekspertiza për t’u shprehur për dialektologjinë e greqishtes së folur nga pakica greke në Shqipëri, ose në zonën e Himarës.

1. Fjala “grek”

Me grekë këtu kam gjithnjë parasysh njerëz të etnisë greke, që e kanë greqishten gjuhë amtare; jo besimtarë të ritit ortodoks grek, i cili përdorin greqishten si gjuhë liturgjike dhe në librat fetare; as ata të tjerët, të cilët e përdorin greqishten e shkruar e të folur si lingua franca, edhe pse i përkasin një etnie tjetër, dhe në shtëpi përdorin një gjuhë tjetër nga greqishtja. Ky është dallim themelor, por jo aq afërmendsh sa mund të kujtohet, sepse shumë grekë edhe sot e kësaj dite e kanë të vështirë ta bëjnë, ose nuk duan.

2. Marrëdhëniet e shqipes me greqishten

Kush analizon leksikun e vjetër të shqipes, e vë re menjëherë se sa i vogël është numri i huazimeve nga greqishtja e vjetër dhe mesjetare në këtë gjuhë, edhe në sens absolut, por edhe në krahasim me numrin e fjalëve me prejardhje latine në shqipen. Nga ana tjetër, dialektet dhe të folmet jugore periferike të shqipes, si çamërishtja, labërishtja e Gjirokastrës, arbërishtja e Italisë dhe arbërishtja e Greqisë përdorin një numër shumë të madh huazimesh greke, të hyra atje në epokën moderne nëpërmjet kontaktit horizontal (kjo dallohet me anë kriteresh fonetike, të cilat nuk mund t’i ilustroj këtu), çka tregon se atje ku ka pasur vërtet kontakt, edhe huazimet kanë vërshuar, kryesisht me drejtim nga greqishtja drejt shqipes. Sasia e pakët e greqizmave të lashta dhe mesjetare në shqipe mund të shpjegohet në disa mënyra: (a) midis shqipes dhe greqishtes ka pasur historikisht një gjuhë të tretë, e cila ka shërbyer si buffer; (b) folësit e atyre dialekteve të shqipes që kanë qenë në kontakt me greqishten në lashtësi dhe në mesjetë më pas janë greqizuar krejt; (c) shqipja është folur fillimisht më në veri(lindje) të trojeve ku flitet sot; (d) greqishtja është folur më në jug të trojeve ku flitet sot.

3. Fiset epirote në lashtësi

Natyra e këtyre fiseve nuk dihet, as mund të dihet, sepse mungojnë krejt të dhënat gjuhësore, në një kohë që historianët grekë të lashtësisë japin të dhëna kontradiktore dhe nuk mund të konsiderohen si burime plotësisht të besueshme. Nëse fiset e ndryshme të Epirit nuk kanë qenë greke, gjithnjë i janë ekspozuar ndikimit grek, siç mund të deduktohet nga të dhënat arkeologjike dhe historike. (Pirroja mund të mos ketë qenë grek etnik, por bëmat e tij nuk i ndan dot nga historia e Greqisë së lashtë.) As është e sigurt se fiset e ndryshme të Epirit i përkisnin të gjitha së njëjtës familjeje gjuhësore – në Epir mund të ketë pasur fise ilire të Jugut, fise jo-indo-europiane, fise të afërta me grekët, e kështu me radhë (por nuk di të jenë gjetur gjëkundi gjurmë trakësh). Nga ana tjetër, mesapët në Itali të Jugut, të cilët disa historianë i konsiderojnë si të zhvendosur atje nga Epiri në kohë parahistorike, e që kanë lënë shumë mbishkrime (të shkurtra e të padeshifruara) në gjuhën e tyre, nuk kanë qenë të afërt gjenetikisht me grekët, siç mund të shihet qartë nga mbishkrimet.

4. Ngulimet (kolonitë) greke të bregdetit

Ngulimeve greke në brigjet e Epirit të Veriut zakonisht u dihet origjina, e cila s’ka shumë të bëjë me Epirin vetë. Grekët e lashtësisë i ngritën ngulimet e tyre anembanë Mesdheut, por prania e një ngulimi nuk na thotë gjë për natyrën etnike të popullsisë në brendësi të territorit. Tipologjikisht, ngulimet i përkasin një modeli qytetërimi të mbështetur mbi detin, ose më mirë të cilit deti i shërben si themel i njëjtësisë strukturore-hapësinore. Përkundrazi, Epiri i përket modelit tokësor të qytetërimit.

5. Himara

Ç’lidhje ka Himara e sotme me ngulimin grek që mund të ketë qenë atje në lashtësi? Asnjë lidhje, përveç asaj ideologjike-mitike. Krahasimi i elementit shqiptar me elementin grek në Himarë – në gjuhë, në zakone, në veshje, në folklor – tregon se atje elementi grek është më i ri, ndërsa ai shqiptar më i vjetër. Greqishtja dhe grekësia sot në Himarë janë rezultat i një procesi greqizimi të vonë e që vazhdon edhe sot e kësaj dite, për arsye gjeografike dhe historike, tani vonë edhe politike. Një faktor që meriton të ndriçohet edhe më mirë për Himarën është veprimtaria e uniatëve atje, dhe në përgjithësi raportet e saj me Italinë e Jugut gjatë periudhës osmane.

6. Pakica greke në Shqipëri të Jugut

Se sa kohë kanë grekët e Dropullit, të Vurgut e të Pogonit që jetojnë në ato troje, kjo nuk dihet me siguri; por logjika ta thotë që nuk mund të kenë më shumë se dy-tre shekuj e që gjithsesi nuk është fjala për relike të ndonjë popullsie autoktone që nga lashtësia. Zakonisht, popullsi kaq të kufizuara në numër mbijetojnë në zona të veçuara, në maja malesh e në lugina të thella; por jo në mes të fushës, të rrethuar nga shqiptarë e në treva të hapura ndaj ndikimeve gjithfarësh! Kjo karakteristikë mbijetese mund të shihet, p.sh. në ato fshatra në Shqipëri që e kanë ruajtur natyrën etnike vllahe, p.sh. Llënga, në malësinë e Mokrës. Një tjetër krahasim bindës do të ofronte Suli. Nga ana tjetër, nuk e vë kush në dyshim që Shqipëria e Jugut, para se pushtohej prej osmanëve, ishte pjesë e Perandorisë Bizantine dhe administrohej prej saj. Në administratë kishte edhe grekë, sikurse kishte edhe shqiptarë të fesë ortodokse; por grekët kishin përparësi, si zemra etnike e Perandorisë. Por që kjo zonë i përkiste Kishës Ortodokse Bizantine, nuk mund të përdoret si argument që edhe etnikisht ka qenë e banuar prej grekëve. Shqiptarë/arbërorë të kulluar të fesë ortodokse jetojnë sot e kësaj dite kudo në Greqi (arbërorët ose arvanitët, por tek-tuk edhe çamë të fesë ortodokse), në Itali (arbëreshët) e natyrisht në Shqipëri; vetëm fanatikët grekomëdhenj i quajnë këta grekë “të shqiptarizuar”, ose ua konsiderojnë etnicitetin si të ishte ves; por e vërteta është se shqiptarët ortodoksë kanë dhënë një kontribut vendimtar në Rilindjen shqiptare, krijimin dhe konsolidimin e kulturës shqiptare dhe të shqipes së shkruar; pa shqiptarët ortodoksë dhe kulturën e tyre solide e të sofistikuar, Shqipëria nuk do të ishte bërë dot, as do të mbijetonte dot sot.

7. Toponimet në Shqipëri të Jugut

Edhe një analizë e toponimeve, ose emrave të vendeve, në Shqipëri të Jugut provon se ndikimi grek atje ka qenë i papërfillshëm, në një kohë që shumica dërrmuese e këtyre toponimeve janë me prejardhje nga sllavishtja – në Labëri, në Kurvelesh, në Kolonjë, në Korçë, në Mallakastër, në Skrapar… (shumica, në mos të gjitha toponimet e formuara me prapashtesat –ovë, -icë, -skë, -injë, -pojë, -inë). Arsyet për këtë nuk është vendi të diskutohen këtu; por mungesa e toponimisë greke, në një territor të administruar për shekuj të tëra nga Bizanti, nuk mund të shpërfillet; sepse është provë e dorës së parë e natyrës jogreke të banorëve përkatës.

9. Arbëreshë e shqiptarë në Greqi

Dihet se, gjatë disa shekujve me radhë në Mesjetë, hapësira të mëdha të Greqisë kontinentale dhe të ishujve të Egjeut u populluan me arbërorë, herë artificialisht me ftesë të feudalëve bizantinë që kishin nevojë për ta, herë natyrshëm, falë shtesës natyrore të popullsisë dhe bombës demografike arbërore, midis shekujve XII-XIV. Këta arbërorë kanë mbijetuar pjesërisht edhe sot e kësaj dite si arvanitë, por një pjesë edhe në Itali, si arbëreshë që u vendosën atje pasi krejt Moreja ra në duar të turqve; pa folur pastaj për shqiptarët çamë myslimanë dhe ortodoksë, të cilët jetonin në vijueshmëri gjeografike-hapësinore me shqiptarët e tjerë më në veri, derisa iu nënshtruan spastrimit etnik nga ana e administratës greke. Dialektet arbërore janë vazhdim i natyrshëm i çamërishtes (nga pikëpamja fonetike), njëlloj sikurse është çamërishtja vazhdim i natyrshëm i labërishtes. Madje arbërishtja e Greqisë (sikurse ajo e Italisë), së bashku me çamërishten, kanë tipare të spikatura të një dialekti arkaik, periferik të shqipes, i cili ka ruajtur disa trajta gjuhësore më të vjetra që, përndryshe, në shqipe janë zhdukur: p.sh. grupet kl, gl (klumshti, gluha, kluhet), ose bashkëtingëllorja l (p.sh. val (në vend të vaj, khs. lat. oleum), fal (në vend të faj, khs. lat. fallum), etj.

10. Kultura greko-ortodokse në Epir

Në Shqipëri të Jugut kultura arbërore/shqiptare dhe kultura greke kanë bashkëjetuar, secila në hapësirën e vet: kultura arbërore e lidhur me etninë, gjuhën e folur, zakonet dhe traditat intime; kultura greke e lidhur me kishën, gjuhën e shkruar, administratën. Ortodoksia, kudo në Epir, ishte greke për nga shprehja, ose diskursi (gjuhësor, narrativ, vizual, ritual), por greke, arbërore, vllahe e sllave për nga etnia e besimtarëve. Epërsia e kulturës greke, si kulturë e shkruar ose “me libër”, nuk vihet në dyshim; por greqizimi i kulturës nuk duhet ngatërruar me grekësinë si tipar etnik. As nuk duhet harruar se kisha ortodokse greke e shfrytëzonte primatin e vet kulturor për të korruptuar përkatësinë etnike të popullsive besimtare. Mjafton të përmend këtu veprimtarinë e misionarit grek ortodoks Kozma Etolianit, të shek. XVIII (Shën Kozmai), i cili shoh se u paska predikuar shqiptarëve nga Suli deri lart në Krujë me këto fjalë:

“Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t‘i porosit të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet.”

(Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit, cituar sipas këtij artikulli, ku gjendet edhe burimi fillestar i citatit, të cilin mund ta verifikojnë të ngeshmit.)

Paradoksalisht mund të thuhet se shqipja dhe shqiptarët në Epir mbijetuan sepse kultura e tyre ishte tipologjikisht e ndryshme nga kultura greke, e mbështetur në martesën e hekurt të besës me shkronjën; meqë kjo kulturë nuk depërtoi dot mirë në fiset analfabete, por luftarake të malësive.

80 Komente

  1. Po risjell këtu shumë nga diskutimet në temën tjetër, me lutjen kolegëve që të vazhdojnë të komentojnë te ky fill, jo tek ai i vjetri:

    Tannhauser (Xha Xhait)

    Shkrove:
    ”Minoritarët grekë të Shqipërisë së Jugut, sipas studiuesish të paanshëm, kanë përfunduar atje si bujq mëditës, për të punuar tokat e bejlerëve të zonës. Edhe Çabej i konsideronte, për arsye të ndryshme, sllavë të greqizuar.”
    Cilet jane keta studiues te paanshem? Sigurisht e ke fjalen per shqiptare, por per mendimin tim (e njoh literaturen perkatese) argumentet shqiptare jane kopje e argumenteve te historianeve serbe per ceshtjen e Kosoves. Ndalojne historjanet ne mesjete, ne fiset e Zenebisajve qe zoteronin Dropullin. Kjo u mjafton. Por perpara Zenebiseve nuk kishte zot toka? E verteta eshte se para vitit 1348 nuk kishte shqiptare ne Jug te Vjoses. Dhe kete e vertetojne edhe albanologe si Sufflay etj.
    Pastaj per Cabejn (mendoj se e ke fjalen per librin ”Shqiptaret midis Lindjes dhe Perendimit), argumentet qe paraqet jane shume te dobta. Nga pamja karakteristike nuk mund te gjykosh per origjinen (te pakten midis Evropjanesh), dhe ajo qe shkruan se grate ne emrat flasin me shtesen -ova apo -eva eshte keqkuptim i shkrimit -ενα (lexohet -ena) qe eshte prapashtesa qe u vihet grave te fshatrave tona (sidomos plakave) ne emrat e burrave. Psh gruaja e Tasit quhet Tasena, gruaja e Taqit quhet Taqena etj. Pastaj, kur u krye greqizimi i sllaveve ne Epir?

    Andrea Xhaçka
    Ja disa burime, i nderuar Tannhauser:
    Që Epiri bënte pjesë në Shqipëri:
    Kosmas Thesprotou – Athanasiou Psalida, Geographeia Alvanias kai Epeirou, Joannina, 1964, p. 49, 50, 101; E. Kurilla, Epeirotika Analekta, Janina, 1956, p. 57.
    Që Epiri ishte vazhdim natyror i Shqipërisë dhe banorët e tij ishin shqiptarë:
    A. Duval, Expose de faits qui ont precede et suivi la cession de Parga, PARIS, 1820, P. 8-9; Dimo et Nicolo Stephanopoulos, Voyage en Grece, Vol. II, Londre, 1800, p.187
    Që Greqia e lashtë kishte në kufi të saj verior Epirin:
    Dicaearchus, Descriptio Graeciae, in Geographi Graeci Minores, pub. J. F. Gail, Vol. II, Paris, 1828, p. 109
    Që Epiri në Mesjetë konsiderohej “provintia Albaniae”:
    G. Valentini, Acta Albaniae Veneta, pars II, tomus 15, nr. 3736.
    Që Epiri më pas konsiderohej kryesisht si Shqipëri e Poshtme:
    “Albania distinguitur in superiorem …et inferiorem, quae oli Epirus” Ph. Cluverius, Introductom in universam geographiam, Guelferbyti, 1686, p. 386, 387; J.C. Hobhouse, A journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Contantinople, Vol. I, p. 176, (Epirus or Lower Albania); G. Cara, Viaggio nella Bassa Albania (Epiro), Torino, 1874, p. 5
    Sikurse e shikon, i nderuari Tannhauser, nuk besoj se të duket se ndonjë prej të sipërcituarve është shqiptar, meqë vet ë pohon se e “njeh literaturën përkatëse”. Përkundrazik gjashtë syresh janë grekë, njëri është frëng, njëri anglez, dy italianë, dhe njëri gjerman. Anjë shqiptar, për besë.
    Pohimet e tjera të tuat [paralelizmi me historianë serbë, Zenebishi, 1348, etj] janë aq të pasakta dhe të skajshme sa nuk ia vlen që të harxhohet kohë.

    Xha Xhai
    Tannhauser, unë këto të dhëna i kam gjetur tek Çabej, i cili i ka marrë edhe ai prej të tjerësh – por gjithsesi jo shqiptarësh të tjerë. E kam parasysh se kur vjen fjala për çështje të tilla delikate vendasve nuk është për t’u besuar, por unë gjithsesi me Çabejn bëj përjashtim, sepse nuk ia vë dot në dyshim integritetin.
    Tani, nëse janë apo jo sllavë të greqizuar minoritarët grekë të Jugut, këtë s’e gjejmë dot këtu. Çabej vë në dukje ngjyrat e tyre të çelura, lëkurën tepër të bardhë, flokët e verdhë e të tjera tipare që do t’i afronin me sllavët – në ato kohë etnitë gjykoheshin shumë nga tipare të tilla sipërfaqësore. Unë, që kam njohur e njoh shumë minoritarë, mund të them që kam parë edhe ashtu, edhe kështu; disa që do t’i klasifikoja menjëherë si grekë, të tjerë si aromunë a çobanë, e një kategori të tretë që u ngjajnë sllavëve.
    Nga ana tjetër, shoh se studime të reja të shenjuesve gjenetikë nuk gjejnë ndonjë komponente të rëndësishme sllave në popullsinë e Greqisë së sotme; edhe pse dihet që sllavët janë vendosur në trojet greke, sikurse janë vendosur edhe në Shqipëri të Jugut. Emrat e vendeve vështirë se i vë dot në diskutim, sikurse të dhëna të tjera të drejtpërdrejta.
    Popullsia e Greqisë në Mesjetë u rrallua shumë; aq sa të fortët e kohës u detyruan shpesh të thirrnin arbërorë, që t’u popullonin tokat, të prodhonin bukën e t’u mbronin pronat. Pasardhësit e këtyre arbërorëve i gjen edhe sot e kësaj dite jo vetëm ndër arvanitët, por edhe në arbëreshët e Italisë së Jugut. Më pas, kur erdhën në Ballkan osmanët, ndodhi një dukuri e kundërt: ishin feudalët osmanë që nisën të thërrasin argatë prej Junanit, për t’u punuar tokat.
    Përndryshe popullsia e Ballkanit bizantin gjithnjë e përzier ka qenë, edhe pse kultura greke e përçuar nga kisha ortodokse shpesh ka triumfuar mbi përkatësinë dhe kujtesën etnike, duke përfshirë edhe gjuhën. Ashtu do të ketë ndodhur edhe greqizimi i sllavëve në Epir, besoj unë.

    Tannhauser
    Xha Xhai, une nuk dua te futem ne nje debat qe nuk do kete asgje konstruktive duke shkembyer replika. Besoj kjo eshte e lehte edhe per mua edhe per ty (apo ndonje anetar tjeter), te sjelli ne favor te tij argumenta. Ajo qe dua te ndalem eshte ne disa kontradikta (sipas mendimit tim) te studjuesve shqiptare ne lidhje me greket e Shqiperise. Meqe u reverove Cabejt po citoj nga ai (Cabej E., Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, Cabej, Tirane, 2002, bot. i II, f. 116, shen. 52): “Jane trajtuar me sufiksin sllav –ove. Kete ne shqipet nuk e shoh te jete me produktiv, por eshte ne dialektin e grekofoneve te Dropullit ne jug te Gjirokastres si sufiks femeror i mocionit: Leova “e shoqja e Leos”, Nashova “e shoqja e Nashos” etj. Shume elemente sllave ne gjuhen dhe nje kompleksion i bardhe ne pamjen somatike te kesaj popullsie sot greke ne bejne te pranojme gjurme intensive sllave. Pasi keto rrjeshta ishin shkruar, shoh se nje mendim te aferm shpreh dhe URBAN 166 v.: “Nje studim i imte antropogjeografik i ketyre viseve do te vertetoje se gjer ku kemi te bejme ne keta greke me sllave te greqizuar dhe a mos duhet qe disa dukje te vecanta ne leme te banesave te konsiderohen te origjines sllave”.”
    Ne radhe te pare dua te shenoj se Cabej kur i ka shkruar keto rrjeshta ka qene nje 30vjecar dhe ende nuk kishte thelluar ne studimet e tij. Kjo gje duket edhe nga rasti i fjales “Arber” ku ne kete veper ka tjeter mendim per etimologjine, kurse ne 1976 ne vepren monumentale “Studime Etimologjike ne Fushe te Shqipes” shpreh nje mendim tjeter dhe me te plote. Dua te them se edhe per kete ceshtje ne qofte se do kishte thelluar me shume, mund te kishte nje mendim tjeter. Ne radhe te dyte, argumentet qe ka sjelle per kete supozim jane edhe nga ana sasiore edhe nga ana cilesore te ceketa. Me tre argumente ne nje paragraf nuk vuloset nje ceshtje kaq serjoze. Sic e thashe edhe ne postimin me lart sufiksi –ove eshte i keqinterpretuar ose i keqkuptuar. Per kete kam njohuri personale. Edhe shprehja “shume elemente sllave” eshte krejt relative. Une nuk kam diktuar ne te folmen tone elemente sllave, te pakten jo me shume se ne dialekte te tjerra te Greqise apo ne krahasim me shqipen. Edhe shqipja ka nje numer relativisht te madh huazimesh nga gjuhe te tjera por ky fakt vetem nuk tregon dicka. Pamja somatike me “kompleksion te bardhe” nuk thote dhe shume gjera. Une kam ndeshur shume shqiptare gege dhe kosovare qe kane nje pamje te tille, me ngjyre te hapur, floke te verdha dhe sy te hapura. Mund te jene sllave dhe keta? Besoj se analogjia eshte e njejte si nder shqiptare si nder greke per kompleksionin e bardhe. Edhe nje gje tjeter. Cabej flet vetem per fshatrat e Dropullit, mirepo nuk ka vetem ne Dropull greke por edhe ne Delvine, Sarande, Permet, Himare etj.
    Per greqizimin e sllaveve tani. Elementi sllav ne greqi eshte trajtuar shume mire nga historiani i njohur gjerman Ch. Hopf, i cili ishte dhe i pari qe rrezoi pikepamjet (e paguara nga Ruset) te Fallmerayerit. Keta sllave ishin vendosur kryesisht ne Peloponez, kurse nga Epiri ishin si te themi kalimtare, sic kaluan keltet, nje vershim barbar. Edhe flasim per vershimin e dyte te sllaveve, me Stefan Dushanin te cilet sunduan Epirin (1348-9). Mund te kryhet nje greqizim i sllaveve ne kete perjudhe? Besoj se jo. Sepse perandoria e Dushanit hoqi perfundimisht Perandorine Bizantine nga tokat arberore dhe ato te Epirit. Pra bizantinet pushuan se qeni element pushtues dhe eventualisht element asimilimi. Do thuash ti ngeli Kisha. Ne fakt roli i kishes si force asimiluese eshte i ekzagjeruar, madje nder shqiptare akoma me shume. Une pyes, si eshte e mundur te greqizohen sllavet dhe te mos jene greqizuar shqiptaret, bullgaret, arumunet (keta jane greqizuar vetem pas hyrjes ne shtetin grek, sic eshte bere me asimilimin e tyre ne c’do shtet ballkanik) etj? Do permend nje rast qe e kisha gjetur ne librin “The Balkans” nga M. Mazower. Thoshte se prifterinjte bullgare kryenin meshen ne greqisht (para krijimit te Patriarkanes se tyre) por ne menyre papagalle. Pra nuk dinin greqisht, vetem kishin mesuar llafet qe duheshin thene ne c’do rast kishtar. Kjo nuk u ndryshoi kombesine e as i asimiloi.
    Le te marrim tani pohimin se ne minoritaret erdhem si argate. Sipas Fjalorit Enciklopedik (Akademia e Shkenave e RPSSH, Fjalor Enciklopedik, Tirane, 1985, f. 211) kjo ka ndodhur ne shekullin e 18. Epiri gjithmone ka qene nje nga krahinat me te varfera te perandorise Osmane kryesisht per mungese tokash te punueshme. Madje edhe sot e kesaj dite Epiri eshte krahina me e varfer e Komunitetit Evropian sipas Eurostat (shifrat para se te futej Rumania dhe Bullgaria). Pra erdhen mijera greke vetem per te punuar fushen e Dropullit? Po ne krahinen e Pogonit (nga jam edhe une) qe nuk ka pellembe toke te punueshme c’fare kerkonin? Mua pra me duket ky pohim nonsens. Pse nuk ka greke ne Myzeqe qe ka toke per te punuar?
    Si perfundim do permend nje burim tjeter shqiptar, kete here historianin e mirenjohur K. Frasheri. Ja se c’shkruan ne nje nga librat me te plota per mua (Frasheri K., Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, v. I, Tirane, 1989, f. 95): “Pershtjellimi me i madh dukej ne frontin e Epirit. Ne shek. XIX ketu banonin diku te vecuar dhe diku te perzier me njeri-tjetrin, njesoj si ne kohen antike, pasardhesit e ilireve dhe te heleneve – shqiptaret dhe greket. Krahas tyre kishte edhe vllehe te vendosur qysh ne mesjete.”
    Ky mendim me duket me afer realitetit, dhe nuk eshte dicka skandaloze te pranohet autoktonia e grekeve ne Epir. Kjo nuk e ben tash Epirin me shume grek sesa shqiptar, por eshte me afer realitet sesa greket te quhen sllave apo shqiptaret te quhen turq.

    sterkalth
    @ xha xha
    me vjen keq, se sa me teper lexoj shkrimet e tua, aq me teper bindem per perdhunimim me flagral te fakteve historike; por edhe per qendrimin tend tejet nacionalist, dhe te pabaze shkencerisht, qe te udheheq.
    “vorio epiri”, apo “epiri i veriut”, eshte dhe ka qene pjese e qyteterimit grek; ashtu sikurse epiri ne teresi. e deshmon kete historia e kesaj treve. e deshmojne kete arkeologjia ( tempujt e lashte antik grek, evidenca e varreve qysh prej antikitetit grek, e me vone, mbishkrimet dhe zbulimet ne to ); arti ( skuptura etj…); arkitektura e ketyre viseve; kishat mesjetare ( me referenca vetem ne greqisht); gjuha; toponimet; traditat; zakonet; koncepti i banoreve te kesaj treve, ne lidhje me boten; kultura; etj; etj….
    historia nuk eshte nje “forme arti”, mbi te cilen cdonjeri nga ne mund te mbaje qendrimin qe do. historia eshte shkence. dhe kjo shkence, ka mjetet e veta te punes.
    qe te thuash , se epiri ka qene shqiptar, duhet me pare t’a vertetosh. kujtoj se nuk ka asnje gjurme arkeologjike te te
    shprehurit shqip, dhe aq me pak ” qyteterimi shqiptar”( i cili nuk egziston, as sot e kesaj dite).
    une me te njejten llogjike, mund te shprehesha per nje epir “japonez”. mund te me mbushesh mendjen per te kunderten?
    ketu thirret historia, dhe “mjetet” e saj te lartpermendura; “mjete” te cilat tregojne per egzistencen e nje qyteterimi teper te lashte, ( me vazhdimesi “zinxhir” ), dhe me “shtrirje” ne kohe, i cili eshte padyshim , grek.
    shoh, se si manipulon faktet historike, duke prezantuar voskopojen , si nje qender te “kultures shqiptare”. eshte vertet per te qeshur ( kete “shprehje te absurdit”, edhe sartri do te kish zili)! mund te me thuash per cfare universitetesh flet ( te cilat nuk vihen ne dyshim historikisht ), kur alfabeti shqip u krijua shekuj me vone ?! natyrisht ato universitete , ai lulezim dhe potencial ekonomiko-kulturor ishte shprehje e qyteterimit bizantin grek, dhe vazhdimi natyral i qyteterimit antik grek, i epiroteve dhe epirit te lashte.
    ti si “specialist”, mund te me thuash mua ( qe jam me kater klase shkolle), etimologjine e emrit “voskopoje”?
    sa per ate, se sa jane banoret e minoritetit grek ne shqiperi; vetem ne vitin 1990, ne tirane, minoritaret dhe pasardhesit e tyre (te pajisur te gjithe keta, me karta identiteti te shoqates me te madhe perfaqesuese te minoritetit grek ne shqiperi: “omonia”), numeronin 40.000 anetar. e theksoj vetem ne tirane.
    sa per statistikat, dhe shkombetarizimin, qe u rrek shteti shqiptar te ushtroj mbi minoritetin grek; po ju sjell shembullin e disa te afermve te mi. prinderit ( e datelindjes pak a shume 1900) me kombesi greke ne pashaporte, sollen ne jete gjashte femije. tre prej te cileve shteti shqiptar ua njihte kombesine greke, dhe tre te tjereve ua shnderroi ne shqiptare. absurdi eshte se te gjithe femijet, kishin te njejten nene, dhe te njejtin baba.

    Vemendje
    Me teper se kater persona te mij, di te jene 100% shqipetar dhe bene ate rregjistrim qe referohesh ti sterkalth, per te lehtesuar hyrje ne greqi.
    Qe kur ndertesat e qyteterimeve identifikojne kombesin dhe gjuhen? Pyet jugori Shqietar qe Grekrit e quajne “vorio epir-iot”
    Kush te duket ty se eshte pema, dhe kacavjerresija bime drite kerkuese?
    Ti dukesh te jeshe deshmi e pa kundershtueshme delirante.

    idashur
    Sterkalthy shkruan:
    …”aq me teper bindem , per perdhunimim me flagral te fakteve historike; por edhe per qendrimin tend tejet nacionalist, dhe te pabaze shkencerisht, qe te udheheq.
    “vorio epiri”, apo “epiri i veriut”, eshte dhe ka qene pjese e qyteterimit grek; ashtu sikurse epiri ne teresi.
    e deshmon kete historia e kesaj treve. e deshmojne kete arkeologjia ( tempujt e lashte antik grek, evidenca e varreve qysh prej antikitetit grek, e me vone, mbishkrimet dhe zbulimet ne to ); arti ( skuptura etj…); arkitektura e ketyre viseve; kishat mesjetare ( me referenca vetem ne greqisht); gjuha; toponimet; traditat; zakonet; koncepti i banoreve te kesaj treve, ne lidhje me boten; kultura; etj; etj…. ”
    Dikush tjeter shkuran (hajt sterkalth, gjeje se kush eshte ai, se ka shkruar edhe ne gjuhen tende)
    …” Trupat hellene me Cnemusin perbeheshin nga ambrakiotet, leukadianet dhe anaktorianet, keto pervec 1000 peloponezianeve qe kishin arritur me te. Ai kishte gjithashtu nje kontingjent trupash vendase (native): aty ishin rreth 1000 kaonians, nje fis qe nuk qeveriset nga ndonje mbret. Kjo force ishte e drejtuar nga Fotiusi dhe Nikanor, pjesetare te familjes drejtuese, qe ishte ne fuqi per ate vit. Me kaonet ishin edhe disa thesprote, nje fis tjeter ky qe nuk qeveriset nga nje mbret. Molloset dhe atintianet udhehiqeshin nga Sabylinthus, guardiani i mbretit Tharyps, qe ishte akoma femije i vogel. Paravaenet komandoheshin nga mreti i tyre Oroedus, e me te marshuan 1000 orestiane te cilet ishin subjekte te mbretit Antiokus dhe ishin vene prej tij nen komanden e Oroedusit…”

    Tannhauser
    idashur, perkthimi yt i (deshperuar dhe jo nga greqishtja) i Tukididit nuk tregon dicka. Une kam fatin ta lexoj “Historine” ne origjinal dhe nuk gjej asnje rrjesht ku Epirotet te quhen Ilire. Iliret tek Tukididi quhen Ilire (si ne rastin e Taulanteve) dhe Epirotet Epirote. Quhen disa here Epirotet ”barbare” po kjo nuk i barazon ata me Iliret.

    Armand Suli
    “Historinë” në origjinal, dmth në greqishten e vjetër të Tuqididit?
    Përgëzimet e mija!!

    idashur
    Hem. Tannhauser. Po kapesh per fijesh me duket.
    Perkthimi eshte bere nga anglishtja, dhe autori i perkthimit eshte nje nga klasicisted me te medhenj.
    Eshte per ta marre si te vertete supozimin se ky autor eshte njohes me i mire i greqishtes se vjeter se sa ju. Vetem ne qofte se ju jeni ndonje shef katedre i fakultetit te studimeve klasike ne Oxford dhe keni mbi 50 vjet qe merreni ngushtesisht vetem me autoret klasike te vjeter.
    Pra njehere se reni dakort me sa me siper,( vetem nese do te kishit ndonje argument me bindes) mund te zbresim e te merremi me paragrafin ne fjale.
    Thucididi, pavaresish se si autor eshte shume i perkore ne fjale, ai cuditerish me se njehere e sheh te nevojshme ta vere ne dukje dallimin midis trupave greke dhe atyre te vendasve qe banonin ne ate zone, aleateve te tyre.
    Aq shume vihet ne dukje ky fakt nga historiani, sa qe ai del jashte natyres se tij kur e perserit te njejten gje disa here brenda nje faqeje. Ajo qe del plotesisht e paster nga insistimi i tij per te bere dallim midis popujve, eshte se kaonet, thesprotet dhe molloset nuk ishin helene. Fjala “ilir” nuk permendet gjekundi, e nuk eshte e permendur gjekundi ne rrjeshtat e mia.
    Po qe se ju shihni ndonje shtremberim ne perkthimin tim, eshte shume kollaj – ju mund te sillni variantin tuaj e te tregoni se cfare eshte ajo qe ju e shihni si te pasakte.
    Deri atehere, ngarkesat emocionale mund t`i perdorni me me dobi diku tjeter.

    sterkalth
    qe te mesosh, shume i dashur “idashur”, se sa grek ka qene epiri, apo edhe “epiri i veriut” , mjafton te besh nje shetitje ne trevat e jugut. mjafton te hasesh objektet antike te kultit (mbi 4000 vjecare); te shetisesh ne butrint, ne dropull, ne finiq, ne apolloni, ne bylis. mjafton te vizitosh muzeumet arkeologjike, dhe zbulimet arkeologjike perkatese.
    mjafton te hedhesh nje sy nga ato “gjurme” te mbetura te qyteterimit bizantin, (shprehje e qyteterimit grek te asaj kohe), te viseve te shqiperise se sotme jugore ( te cilat i shpetuan “kazmes” dhe “kasaphanes histori-vrasese” te diktatures hoxha). mjafton te shohesh kishat e beratit , te gjirokastres, te voskopojes, te sarandes, te korces etj….
    mjafton te zberthesh etimologjine e toponimeve jugore.
    mjafton te shohesh artin, arkitekturen, artizanatin, veshjet, traditat, kenget , vallet, mirolojat, konceptin e njerezve per kohen, dhe per boten. mjafton te bisedosh me jugoret.
    qe te kuptosh nese kane “egzistuar” apo jo greket ne kete zone, dhe nese, ka qene apo jo, epiri shprehje e qyteterimit grek, mjafton te kesh syte hapur; jo te pertypesh “erresiren” e sharlatanizmit historik te regjimit hoxha e mepastaj….

    Tannhauser
    idashur,
    Une per perkthimin tend e kisha fjalen qe eshte perkthim i nje perkthimi dhe prape po te them se nuk tregon dicka. Ne qofte se une e njoh me mire greqishten e lashte nga ai anglezi kjo nuk mund as te vertetohet as te hidhet poshte sic mendon ti.
    Eshte e vertete qe Epirotet quhen disa here ”barbare” nga Tukididi. Edhe pyes prape: Edhe cfare me kete? Kjo i barazon ata me Iliret? Ne vepren e Tukididit Epirotet duken si dicka me vete nga Greket, pra nuk mund te nxjerrim konkluzion per perkatesine etnike te tyre vetem nga kjo veper.

    lulian kodra
    Sterkalth, dhe pasi t’i kesh pare te gjitha keto, te kuptosh se jane greke, romake, ilire.
    Po perderisa jane barbare, Tannhauser, si qenkan edhe greke? Ne mos do te thuash se greket jane barbare? Gje qe me duket pak si e cuditshme, apo jo?

    Tannhauser
    lulian kodra,
    Nuk perben Tukididi deshmi te vetme per epirotet. Ka dhjetra autore si para tij dhe pas tij qe deshmojne per etnitetin grek te tyre. Pra interpretimi i termit ”barbar” tek Tukididi nuk duhet bere me kriter gjuhen (se faktikisht ”barbar” do te thote ”ai qe nuk flet greqisht”) por me kriter formen e qeverisjes. Nje demokrat si Tukididi eshte e mundur qe te konsideronte barbare monarkine e epirotasve.
    Por edhe sikur kriter te kete qene gjuha, nuk eshte e veshtire te kuptohet nje gje e tille (etiketimi si ”barbar”) ne momentin qe Tukididi shkruan ne dialektin Ionik kurse Epirotet flisnin (sic deshmohet nga mbishkrimet) dialektin Dorik. pastaj, nuk jane te rralla ne lashtesine greke rastet ku termi ”barbar” perdoret arbitrarisht. Psh shume here Platoni quan greke te vertete vetem Athenasit.

    sterkalth
    po te mos ishte epiri grek, pse gjejme ne te gjurme te qyteterimit grek, te artit grek, te teatrit antik grek, te arkitektures greke, te skuptures greke, te qeramikes greke, te emrave grek ne varreza, te monedhave greke, te toponimeve greke, te sendeve dhe orendive utilitare greke, te artizanatik grek ?!
    pa folur me vone per mesjeten e bizantin grek te zones, me gjithe ato sa e shoqerojne dhe vertetojne kete kapitull.
    pa folur per minoritetin grek te sotem ne shqiperi. per vitalitetin e tij, dhe rezistences shekullore ndaj orvatjeve per asimilin qofte etnik, qofte fetar, qofte kulturor, qofte social te regjimeve te ndryshme politiko-shoqerore.

    lulian kodra
    “po te mos ishte epiri grek, pse gjejme ne te gjurme te qyteterimit grek, te artit grek, te teatrit antik grek, te arkitektures greke, te skuptures greke, te qeramikes greke, te emrave grek ne varreza, te monedhave greke, te toponimeve greke, te sendeve dhe orendive utilitare greke, te artizanatik grek ?!”
    Besoj Sterkalth je ne dijeni te konceptit “koloni greke” apo jo?
    Ne qofte se me barbare, kihet parasysh nje tjeter forme shteti ne krahasim me greket, atehere si qenka pretendimi se epirotet jane greke i qendrueshem? Epirotet dhe maqedonasit, (apo fiset dorike) jane aq greke sa jane mongolet kineze Tannhauser. Shperthimi i kultures greke eshte pasoje e dyndjeve dhe me tej e diktatures dhe kultures dorike, por nuk jane fiset dorike greke, or qypa, packa se u greqizuan me vone. Nejse, ju e dini me mire ndoshta, se jeni greke vete.

    idashur
    …”Nje demokrat si Tukididi eshte e mundur qe te konsideronte barbare monarkine e epirotasve…”
    E mespirmja eshte arsyetim sofisem, pot jo poetik.
    Po te perdornim te njejten logjike, po spartanet ishin demokrat, prandaj quheshin helene?
    Kush qekan keta dhjetera autore te meperparshem te Tucididid qe deshmon etnitetin grek te tyre?

    Himarjoti
    “Edhe gurët në ‘vorioepir’ flasin gërqisht” thoshte dikur peshkopi ultra-shovinist Sebastianos. Përrallat e tij tani po i dëgjojmë të përsëritura nga të tjerë…
    Dihet se ato në kohëra gërqishtja ishte njëfarë lingua franca. Sikurse është sot anglishtja.
    Ta zemë se arkeologët do të zbulojnë pas nja njëmijë vjetësh ca pankarta reklamash të Koka-Kolës në Athinë. Sipas arësyetimit absurd të Sebastianosit me shokë, mos vallë arkeologët do të konkludonin se “Athina paskërka qenë në fakt një qytet anglo-sakson?!”
    Pretendimet absurde greke mbi “vorioepirin” nuk janë gjë tjetër veçse një shprehje e kompleksit të frikës dhe të krizës së identitetit që gëlon sot në Greqi, përfshirë edhe tek arvanitasit.
    Qarqet greke e ngrenë sot “vorioepirin” si problem jo sepse iu pre barku për minoritetin grek në Shqipëri, për ortodoksët shqiptarë, apo për Himarën e Labërisë. Hallin ata e kanë tek frika e madhe se mos nxiten lëvizje separatiste në Thrakë dhe Çamëri, dhe prandaj e përdorin “vorioepirin” si kundërballancues. Sigurisht, ata gjejnë edhe dobësinë e tashme të shtetit tonë shqiptar.
    Përndryshe, pretendimi historik, etnik, linguistik e kulturor ndaj asaj që njihej “Magna Grecia” është shumë më i mbështetur tek një pjesë e mirë e Italisë së Jugut bashkë me Siqelinë. Por, sigurisht. qeveria greke nuk ka luajtur mendsh që të hapë front tjetër përplasjeje edhe me Italinë. “Maqedoninë, Turqinë, Qipron, Çamërinë boll i kam”, tha…

    sterkalth
    koloni greke s’ish aspak, ishte qyteterim grek, qe sic e kam permendur me lart ka shtrirje te padiskutueshme kohore, deri me sot.
    arkeologu i se ardhmes, vertet mund te gjej reklamat e koka-koles ne athine, por patjeter do te gjeje edhe gjurmet e lashta, krenare e imponuese te cilivizimit antik, te arkitektures bizantine, te athines se sotme.
    ndersa per “epirin”, e vetmja evidence e qendrueshme pergjate mijevjecareve, e te shrehurit, eshte greqishja; i vetmi qyteterim me shtrirje ne kohe, deri ne ditet e sotme, eshte qyteterimi grek.
    gjuha, eshte tipari numer nje; karakteristika primare e perkatesise etnike te nje populli.
    ata njerez qe shprehen ne greqisht; qe ishin pjesemares te cilivizimit antik grek; te kultures greke; adhurues te perendive greke; zoterues te perkryer te arteve vizive, dhe te arkitektures greke te kohes; ata njerez qe mbajne emra grek ;
    jane padiskutushmerisht greke.
    historia ka gjuhen e vet te fakteve, dhe keto fakte jane te pameshirshme!

    lulian kodra
    Edhe Sicilia, greke ishte, Sterkalth, edhe Troja, edhe Persia. Indianet qe flasin anglisht, jane me siguri anglez sipas llogjikes tende. Inkasit, Azteket po ashtu jane spanjolle perderisa flasin spanjisht, gjithmone sipas arsyetimit tend.
    Qe qyteterimi perendimor e ka djepin ne Greqi Sterkalth, as qe nuk e ve njeri ne dyshim, dhe qe jemi te gjithe greke fale ketij qyteterimi, ne mund te shprehemi keshtu, eshte e padiskutueshme. Por, kjo nuk do te thote se Maqedonia, Epiri, e ne veri te ketyre, jane greke. Perndryshe Sterkalth, jo vetem qe tregon injorancen tende, por edhe shovinizem.
    Le qe nuk eshte ai numer grekesh ne Shqiperi qe ti pretendon, por edhe po te ishte, cfare pastaj? Ligjet dhe sjellejen qe ka Shqiperia ndaj minoriteteve barbarizmi i policise greke nuk e arrin dot kurre. Keshtu qe mund te flitet per qyteterimin grek sot, por kjo e folur nuk e kalon propaganden, pasi ne realitet, greket jane barbare.

    Tannhauser
    lulian kodra,
    eshte problem yti te mendosh se maqedonet dhe ne pergjithesi fiset dorike nuk ishin greke, sic eshte edhe konstatimi im se nuk ja ke idene per c’fare flet. ‘’Logjika’’ jote, qe po te quhet kjo logjike atehere mjere Stageritit, nuk perben assesi kunderpeshe serjoze ne debat. Mund te me thuash se kur eshte kryer greqizimi i dorikeve, i maqedoneve, i epiroteve dhe pasi te jesh pergjigjur besoj se do pergjigjesh edhe pyetjes ‘’nga kush jane greqizuar’’.
    Ne fakt sidomos per maqedonasit eshte derdhur shume boje dhe eshte provuar katerciperisht se jane greke, si nga autore greke e te huaj sa qe mendimet e kunderta jane tashme politike e jo historike. Gjithsesi, sa per informacionin tend, ‘’argumentat’’ qe kundershtojne etnitetin grek te maqedonasve jane kryesish gjuhesore, me ‘’kryeargument’’ fajalorin e Hezikut dhe rreth 200 fjalet qe ai permend si ‘’maqedonase’’. Ne kete menyre, po te perdoret e njejta logjike une mund te them se geget nuk jane shqiptare pasi perdorin fjale qe nuk i perkasin standartit.
    Idashur,
    Te duket sofizem argumenti? Une kur lexoja J. Wilkes (The Illyrians), te them te drejten m’u duk mjaft bindes.
    Ne fakt spartanet nuk kishin nje monarki te tipit epirot a maqedon, por kishin aristokraci me kryesi nje monarki dualiste dhe. Ne qofte se ke lexuar sado pak nga historia greke do kesh parasysh se shoqerite (dhe qytetet-shtete) qe u zhvilluan me heret nga ana shoqerore (kalimi nga tribalizmi ne urbanizem), u zhvilluan edhe nga ana politike (duke kaluar nga monarkia totalitare ne aristokraci dhe demokraci). Ne kete aspekt shihet qarte se Greqia e Mesme e Jugore (Thesali, Attike, Beoti, Peloponez) ishte shume me e zhvilluar se Greqia Veriore (Epir, Maqedoni) e cila ishte e prapambetur ne te gjitha drejtimet. Nuk po flas per kolonite, por edhe per ato vlen e njejta gje.
    Edhe nje here po te them se nuk jane pake ata autore qe e permendin termin ‘’barbar’’ arbitrarisht. Polibi psh quan disa here etolet barbare, maqedonet quhen disa here nga disa autore, Platoni ne caste megalomanie quan greke te vertete vetem ata te Athines etj.
    Ata autore qe kerkon ti para Tukididit (ketu dua te shenoj se nuk thashe me dhjetra para Tukididit dhe me dhjetra pas, por me dhjetra si para + pas) jane Homeri, Skilaks [ose Anonimi], Herodoti, Hekateu i Militos [te Stefan Bizantini] etj, pas tij jane Aristoteli (qe madje quan se Hellada eshte quajtur fillimisht toka rreth Dodones dhe se helenet quheshin fillimisht greke), Straboni (qe i vecon nga Iliret duke thene se Egnatia i ndan fiset epirote nga ato ilire), Euripidi, Klaud Ptolemeu (i cili e vulos ceshtjen sipas meje me kete fjale ‘’Αρχή Ελλάδος από Ωρικίας και αρχέγονος Ελλάς Ήπειρος’’ qe do te thote ne shqip ‘’Greqia (ose Hellada ne do) fillon nga Orikumi dhe Epiri ka qene vatra e lashte lindese e saj’’, Geogr. Narr. III, 13, etj.
    Kjo gjendje, me kufi etnik te grekeve dhe ilireve (dhe me pas grekeve e shqiptareve) lumin e Vjoses , ka qene pak a shume statike deri ne mesjeten e vone sic verteton edhe M. Sufflay ne librin ‘’Serbet e Shqiptaret’’, ‘’Acta et diplomata etc’’ (si bashkautor) dhe ne ‘’Vezhgimet Iliro-Shqiptare’’ (si bashkautor).
    Tani pres te me sjellesh edhe ti nje (1) autor antik (se vetem keta marr ne konsiderate per ceshtje si kjo), ndac ilir, ndac grek, ndac romak, ndac whatever qe te thote se epirotet jane ilire. Kujdes, nuk dua reference ku te thuhen se jane barbare (barbare me thonjeza ose jo ka shume bota), por dua qe te thuhen ilire. Vetem nje reference dua.
    Si perfundim dua te them se argumentat ne te mire te tezave greke (pra se epirotet jane greke) jane me te shumta dhe me konkrete nga c’jane psh argumentat per origjinen ilire te shqiptareve. Te gjitha duhen pare me mirebesim.

  2. @Tannhauser & Sterkalth

    “Prova” qe ju flisni shqip trgon qe ju jeni grek, dhe e shqipetareve qe flasin shqip eshte qe ata “jane” grek.

    Ironizimi i thenjes siper eshte si rrjedhoje terkuz e retorikes suaj.
    …..
    …Filluan nga fis grek, vazhdoj me kulture helene (shume fise ne te) si pasthirrma e kesaj te fundit eshte kudo edhe sote ne te gjithe boten, sidomos perendimore. Por jame i bindur qe ka potencial te kuptoni te dy ju(te ashtu quajtur grek) se; Varianti helen i anglezeve, francezeve, gjermaneve, italianeve, shqipetareve e shume te tjere popuj(shtete) nuk ndaluan kulturen helene, e asimiluan, dhe e asimiluan me mire se banoret e qytetit (shtet) qe e krijoj ate (nga filozof, artist, dijetar, shkencetar nga i gjithe rajoni i mesdheut).
    Natyra helene si natyre me fizionomi kulturore nuk kercenon as frenon popujt dhe individet te kulturohen, sepse Helen do te thote kulture ne fillimet e saj.
    Kjo kulture, eshte per tu theksuar, s’ishte greke, por e te gjithe potencialeve intelektuale te rajonit, me gravitet ne Athine si kryeqender.

    Prova me e sigurt e kesaj qe them me siper eshte se ne greqine dhe shqiperin e soteme gjene gjurmet sporadike te heleneve(kultures), por gjen rendom fiset si; Grek, Ilir (shqiptar) etj ne ballkan e me gjere. Per cudine tone kultura helene eshte aplikuar e mbajtur gjalle ne vendet me te zhvilluara te evropes edhe ne amerike, australi, japoni etj.

    Nje mendim Helen kurr nuk do te vinte kufirin qe kerkoni ju te vini, dhe aq me teper do t’ju vinte jo per shtat t’ju atribohej kombesi apo emer fisi, i c’faredo emri qe ai te ishte i c’do vendi te rajonit. Kjo loje fillon me forc kur bizanti nxorri kthetrat ne emra dhe territore, si autor i provuar nga historia me kulture qe s’ka te beje fare me ate Helene (per ironi mund te theme se ishte kulture Greke ajo Bizantja) Me pas sic e dini dhe vete me Islamizmin, te dyja keto forca kulturore e ndoqen barbarisht kulturen Helene nga ato vise, per te mos e zhdukur, por zhvendosur me ne perendim, si djelli zgjedh te beje levizjen e natyrsheme te tij me token plot njerez si ne.

    Me pak fjale; ne do te identifikohesh i kultures helene, eshte ne deshiren tende individuale, por s’mund te deklarohesh shqiptar kur je grek dhe anasjeltas. Po fole me gjat dhe me bukur, duke shtuar edhe referime dhjete-paleshe andej apo ketej, mund te vertetoshe se je Helen, por aq eshte hapi, s’e bene dot fisin(fillimin) grek si te jete e gjithe ajo bote qe kultura Helene banoi dhe banon.

  3. Po cfare mirreni me njerez te @sterkalth dhe @tanhauser
    Pyetja eshte e thjesht nese ekonomia shqiptare ishte ne gjende me te mire se ajo greke do te flisnin keta perosna ne menyre te tille!!!!
    Keta duket qe bejen propagande te gjalle!!
    Pedorin arkitekturen per te treguar se epiri sihte grek dhe nga ana tjeter harrojen qe historianet e lashte e konsideronin e pirin si nje vend barbar ,epiritet ishin barbar per historianet e lashte grek.!!!!
    Pra vete historianet e lashte greke e thojen kete.
    Dhe nuk thone nje pjese ishte barbare kurse nje jo dhe budalleqe te tjera,ne historin e lashte greke thyhet qart qe Epiri ishte nje vend barbar!!!
    Tani nese keta duan te tregojen qe epiri ishte grek sepse ka tempuj te greqise se lashte atehere te njejten gje dyhet te bejen edhe per apolonine ,por edhe per jugun e italise!!!
    Ne terrotorin grek,cdo kush fliste nje tjeter gjuhe pervec asaj grekes ndeshkohej,vritej dhe ne fund asilmohej.
    Kete e ben me vllehet,arvanitasit dhe sllavet.
    Fatekeqesia eshte se ka akoma shqiptare qe i konsiderojen keta vllezer.
    Por sjane vllezer jo,jane persona qe perdroin cdo gje qe shkon nga dora e tyre per te asilmuar dhe per ti ber te ter si vetja e tyre,gjoja jane dhe pasardhes te grekerve te lashte ahahahahah sa gje qesharake.
    Nga pamja e jashtme grekerik e sotem skane te bejen faqe me grekerit e se lashtes!!!Po u dhemb dhe nuk e pranojen dhe duan te grekezojen cdo gje.
    Cdte besh ne jemi te varfer,aman dhe nuk mundohemi te ngrejem veleren tek vetvetja duke u munduar te vjedhim sado pak nga vlera e disa personave qe quajem paraardhes tone!!!
    A tanhauser pse nuk na bie ti nje historian te vjeter grek i cili nuk i konsideron epiriotet barbar dhe nuk i konsideron Ilire!!!!Vetem nje duam dhe ne

  4. @ xha -xha pershendetje!

    te flasesh per historine mijevjecare te nje treve , per qyteterime te tera, e t’a pershkruash ne kete menyre:

    “…Natyra e këtyre fiseve nuk dihet, as mund të dihet, sepse mungojnë krejt të dhënat gjuhësore…”

    “…Greqishtja dhe grekësia sot në Himarë janë rezultat i një procesi greqizimi të vonë…”

    “…Se sa kohë kanë grekët e Dropullit, të Vurgut e të Pogonit që jetojnë në ato troje, kjo nuk dihet me siguri; por logjika ta thotë që nuk mund të kenë më shumë se dy-tre shekuj…”

    “….Edhe një analizë e toponimeve, ose emrave të vendeve, në Shqipëri të Jugut provon se ndikimi grek atje ka qenë i papërfillshëm…”

    …keto miku im, jane gafa me oke !

    te dhenat gjuhesore, te asaj se cfare flisnin banoret e epirit antik, dhe kujt kulture i perkisnin, i ke ne muzeumet arkeologjike shqiptare, apo edhe ato “historik”; dhe jane nje mori objektesh kulti, qeramike, figurinash perendish, mbishkrime te varreve, skulpturash, monedhash, orendish utilitare, apo dekorative etj…

    nese ka ndikuar apo jo greqishtja tek shqipja, eshte gafe te mendoj njeri per te kunderten. jane me mijera fjalet me rrenje omerike, fjalet greke ne gjuhen shqipe. me mijera.

    sa per toponimet, mund te me zberthesh etimologjine e fjaleve : ” saranta, gjirokastra, voskopoja, himara, apollonia, dhe dhjetera emra fshatrash jugore?!

    per ate se banoret e dropullit, per te cilet thua:
    “… por logjika ta thotë që nuk mund të kenë më shumë se dy-tre shekuj….”
    per ke llogjike e ke fjalen ?! per ate qe te intereson ty, kam pershtypjen, per ate te rruges.
    sepse llogjika historike, te tjera gjera deshmon. mesa duket, nuk ke shetitur shume ato treva. nuk ke shetitur dervicanin, nuk ke shetitur sofratiken dhe plot te tjera zona minoritare; me deshmi te padiskutueshme te tempujve antik grek, te cilivizimit grek te lashte.

    ku ke per te pare njekohesisht edhe kishat mesjetare ortodokse-greke, qe humbasin ne rrjedhen e shekujve, pa llogaritur ato qe shkaterroi pameshirshem regjimi totalitar dhe anakronik hoxha.

    nuk ke njohur arkitekturen perfekte, dhe magjepese njekohesisht, te fshatrave dropullit, por edhe me gjere, shenje te nje qyteterimi teper karakteristik epirot.

    nuk ke folur me dropullitet, mik i dashur, nuk i ke njohur ata!

  5. xhaxha

    ke filluar te me pergjysmosh mendimet. ato cka preve ishin analiza ime mbi filozofine e shkrimit tend, dhe te realitetit intenetist shqiptar.

    mos valle duhet te te them vetem fjale te embla dhe levdata, qe te me mbeten shkrimet e plota?

  6. Komentet janë pjesë e këtij blogu, por kjo nuk do të thotë se kushdo mund të shkruajë çfarë të dojë, as ta përdorë hapësirën e komenteve për t’ia ndërruar natyrën diskutimit. Autorët e blogut janë të interesuar që komentet të kenë po atë cilësi si edhe shkrimet kryesore, sepse vetëm ashtu mund të sigurohet vazhdimi i dialogut në rrethana normale. Kohët e fundit, u detyruam të nisim t’i moderojmë komentet, sepse niveli i diskutimit atje erdhi duke u degraduar. Ajo që ndodhi me shkrimin “Shqipëri e madhe, shqiptarë të vegjël” nuk do të lejohet të ndodhë më. Për këtë arsye, ju lutem komentuesve të mbajnë parasysh se autorët e blogut ruajnë të drejtën jo vetëm të fshijnë komentet që i gjykojnë si të papërshtatshme, por edhe t’i redaktojnë komentet e miratuara, duke hequr prej andej material që nuk i shërben debatit, pa qenë nevoja t’i japin kujt shpjegime për kriteret e ndjekura. Komentuesit janë të ftuar të flasin për çështjet e diskutuara, jo për njëri-tjetrin dhe autorët e materialeve.

  7. Tannhauser, mire qe na informove se paska me dhjetra rrefime per Epirotet nga histroianet e lashtesise, po pse nuk na solle ndonje citim nga kto rrefime, pervec Klaud Ptolemeut i cili e paska “vulosr” ceshtjen?

    Per shembull, pse nuk solle ndonje citim nga Straboni ic ili jo vetem i quan Epirotet si barbar, dhe jo-grek, por bile i ve ne te njejten familje me Iliret dhe Traket? Straboni pikerisht thot, ne paragrafin ku pershkruan fiset para-greke dhe jo-greke qe jetonin ne territorin e Greqise para ardhjes se Helenve, se dhe sot e ksaj dite vazhdojne te jetojne fiset Ilire, trake dhe Epirote perreth Grekve. Mua me duket se Straboni, qe pershkruan etnine e ktyre fiseve, e vulos ceshtjen shume me mire se Ptolemeu.

    Ose mund te kishe sjelle citime nga vet Tukidi, i cili kur pershrkuarn Epirotet e Amfilohise jo vetem qe i quan si barbar, dhe jo vetem qe i ndan nga Greket, por bile thot gjithashtu edhe ate vulosjen e tij qe ata nuk flisnin Greqisht (pikerisht Tukidi thot se disa banore te Amfilohise didni greqisht, dhe ate e kishin mesuar nga kolone te Ambrakise, ndersa pjesa tejter e Amfilokve mbeteshe barbare).

    Perse nuk solle dhe nje citim nga Stefan Bizanti i cili faktikisht quan fisin Epirot te Athamanve, si Ilir. Dhe pershrkimi i tij vejn akoma me vone ne shekullin e 6.

    Fakikisht nuk ka ASNJE pohim nga nodnje historian te lashte qe i quan fiset Epirote si Greke, po ashtu sic thua ti qe s’ka asnje qe ti quaj Ilire. Ne te vertet, ka shume qe i quajn Ilire. Nje ta solla me siper, Stefan Bizantin. Kemi pohime te tjera, si pershembull mitologjia Ilire e tranzmetuar nga historian Romak (qe tani s’me kujtohet emri), i cili flet per Ilirin dhe 6 djemte dhe 6 vajzat e tij te cilet linden 12 popujt Ilir, dhe femijet e tyre te cilet linden akoma me shume fise Ilire (kjo eshte mitologji kuptohet). Po ne kte familje benin pjese shume fise te ashtu-quajtura Epirote, ose qe benin pjese ne Symafine Epirote ose ne ndonje mbreteri Epirote. Dasaretet per shembull, qe historian si Hammond i quajne “Grek” per faktin se ata ishin “Epirot”, thuhen sipas ksaj legjende te ishin pasardhes se Dasares, vajzes se Ilirit. (fjal Ilire qe mund te shpjegohet me fjalen Shqipe Dashuri) Aq me teper qe burimet Romake i klasifikonin ata si Ilir. Me interesante akoma eshte se dhe njeri prej djemve te Ilirit, ishte Perrhabi, qe krijoj fisi e Perrhabve, Por Perrhabet ndodheshin ne Thesali, disi larg nga Iliria, por sipas burimeve Romake ishin fis Ilir. Dikush me siper permend Bylisin dhe disa fise dhe qytete Ilire te tjera dhe i karakterizon si “Greke”, sepse atje paska “skulptura dhe art Grek”, qytete Greke, dhe “tempuj Grek” dhe mbishkime Greke. Cudi! S’besoj se as ndonje historian i sotem Grek me tendeca ultra-nacinaliste do merrte guximi ta quante Bylisin ose Amantine si “Greke”, per vet faktin se pohimet historike qe Byllinte, Amantet, dhe te gjitha fiset qe banonin mbi Kaonet dhe Moloset, ishin padyshim Ilir, te quaytur Ilir nga te gjithe historianet e lashtesise, si Grek si Romak. Po megjithate ne Byllis dhe ne Amanti dhe ne Partha etj (duke perfshir ketu edhe Butrintin, Foiniken etj te cili nuk ishin Grek po i perkisnin Kaonve) shohim jo vetem perdorimin e shkrimit Grek (dhe bile dhe perdorimin ne disa raste te emrave “Greke”, dhe gjithashtu edhe emra Ilir te shumta), po shohim dhe ato tempujt te ashtu-quajtur “Grek”, dhe artin dhe skulpturen e ashtu-quajtur “Greke”, edhe civilizinim dhe arkitekturen etj te ashtu-quajtura “Greke”.

    Ti thua se emertimi “barbar” kishte shume kuptime dhe mund te interpretohet ne disa menyra. Mua nuk me duket ashtu. Faktikisht emertimi barbar eshte perdorur VETEM per fiset Epirote dhe atyre Maqedonse, nga ato fise qe pretendohen si Greke nga Greket e sotem. Epirotet gjithnje jane quajtur si barbar, pa dallim, dhe asnjehere nuk jane quajtur Grek. Atehere s’ka pse te vihet ne dyshim ky pohim. Maqedonsit quheshin barbar kur ju tekeshe Grekve qe ti quanin ashtu. Maqeonsit faktikisht, duhen te ken qene nje perzjerje popujsh te cilet kishin nje paresi te Helenizuar, e cila pretendonte te ishe Greke, dhe Greket kur ju interesonte i quanin ashtu, dhe kur nuk ju interesonte i quanin barbar. Straboni na sjell pershkrimin me ekzakt dhe realist te Maqedonise dhe multi-etnicitetin e saj. Ne pershkrimin qe sjell Straboni, dallohet qe ne brendesi te territorit kemi te bejme me popullsi jo-Greke, ne shumice Trake dhe Frigase, dhe bile ne disa territorie Straboni permend edhe fise Ilire. Greket i gjejme ne bregdet ne kolonite Greke te vendosura atje. Per kte aresye maqedonsit quhen si barbar ne disa shkrime, sepse ne te vertet popullsia dermuese ishte pikerisht jo-Greke. Dhe po te ishin Grek te ati nivelit si pretendojne Maqedonsit ne mitologjine e tyre, Greket e pare bile!, atehere pse ishte e nevojshme qe Aleksandri tu thoshte Grekve gjithnje “ore jam Grek une se jam pasardhes i Herkulit”, ne me kujtohet mire se me sa mbaj mend une Aleksandri per tu futur ne Olimpiade ju desh te tregonte pasardhjen e tij nga nje person nga Thesalia, jo nga Maqedonia. Ne Maqedonia ishte Greke dhe Greket mund ta dallonin kaq kollaj kte gje, atehere pse duheshe gjetur lidhja me Thesaline, kur vet fakti qe ishte Maqedonas do ishte i mjaftueshem?

    Cfardo qe te ishte Maqedonia, kjo s’ka rendesi per kte teme. Rendesi ka Epiri. Ti thua se Tukidi mund ti ket quajtur Epirotet si barbar sepse ata flsinin dilaket Dorik ndersa Tukidi dicka tjeter. Pak e cuditshme kjo! pse atehere Tukidi nuk quajti edhe fiset e tjera Dorike si “barbar”? Pse si quajti Korkyrasit apo Apollonasit apo kolonet Grek ne Dyrra si “barbar”, qe po ashtu flisnin dialektin Dorik? Po quajti vetem Epirotet? Pershkrimi si barbar eshte unik midis ktyre fiseve qe ju pretendoni si “grek”, sepse s’ka asnje fis tjeter Grek, sado i zhvilluar apo i prapambetur (dhe per prapambetje mjafton vetem te lexosh Tukidin per fiset Etole dhe Akarne), cfardo dialekti te flisnin. Po ashtu Tukidi thot te Akarnet dhe Etolet, pervec te prapambetur qe s’kishin asnje qytet, por flisnin dhe nje dialekt shume te fort qe me zor kuptoheshe, sipas atij, por perseri gjithnje ata mbete Helen ne pershkrime dhe asnjehere barbar, ndersa komshinjte e tyre ne veri, fisi Epirot i Amfilokve, qe kishte nje qytet te zhvilluar dhe te pasur, qe kishte edhe kolone Grek nga Ambrakia, perseri mbeteshe “barbar”, dhe ne kuptohet pershrkimi i Tukidit, kjo ishte pikerisht per aresye gjuhe. Po ashtu ne e dime se dialekti Dorik eshte i ardhur ne Epir, sepse pohohet nga historianet e lashte se ishte pikerisht mbreti Molos Tharypa i cili solli shkrimin Grek ne Epir mbase kishte vajtur per studime ne Athine.

    Pra perdorimi i shkrimit Grek nuk tregon asgje, sepse shkrimi grek perdoreshe ne te gjithe brendesine e territorit Ilir, dhe po ashtu ati Trak. Perdorimi i emrave “Greke” po ashtu nuk tregon asgje, sepse edhe mbreti i Labianve ne Shkodern, Glaukus, kishte emer Grek. Po zor se e nxjerr dot Glauken si Grek. Dhe emrat Grek zevendoshen po aq shpejt nga emra Romak kur vjen perriudha Romake, dhe gjithnje emra Ilir ne te gjithe territorin e Epirit mund te gjehen bashk me ato Greke (emra bile qe ne shume raste jane dhe te ngjashem me ato Mesape, si pershembull emri Sabylinth). Ky fenomen mund te jet i ngjashem me realitetin Shqiptar te sotem, ku shumica e emrave mbeten te huaja. Po ka edhe nje pjese tjeter, qe disa nga ato emra qe quhen si “Greke”, faktikisht mund te mos jen aspak Greke. Po ajo eshte tjeter pune. Se treti, zhvillimi kultoror, ekonomik etj ne Epir, eshte po aq i ngjashem me zhvillim te tille ne Ilirine e Jugut (Byllis, Amantia, Partha, Lissi, Skodra, Doarta etj), dhe patjeter qe ka qen i modeluar ne qytetrime Greke dhe ato meshdetare. Por kjo s’tregon asgje per perberjen etnike. Se katerti, edhe mitologjia e ktyre trevave nuk ishte e lidhur me Greqine, pervec ne disa etapa te caktuara ose ne disa vende te caktuara. Kaonet dhe Thesportet ne mitologji ishin te lidhur tersisht me Trojanet, ashtu si dhe te gjithe fiset Ilire te Jugut. Emri Kaon bile eshte emri i nje mbreti Trojan, ashtu si per shembull emri i Dardanve ne Ilirine e Veriut (ose te mesme). Nje fis Grek kurre nuk do ta lidhte mitologjine e vet me Trojanet. Te vetmit qe e lidhnin me Greke ishin Moloset, qe pretendonin pasardhje nga Akili. Kjo mund te jet per disa aresye, por per mendimin tim ka te bej me faktin se mbretrit Molos shkonin per edukim ne Greqi, dhe influenca Greke ishte me e larte, dhe gjithashtu edhe dashuria per tu bere pjestar i barabarte me fiset e tjera Greke nga pikpamja mitologjike (qe ishte teper e rendesishme ne ate kohe). Po ashtu lidhje me mitologjine Greke kemi dhe nga Athamanet, Amfiloket dhe Orestet, por ne te gjitha kto raste mitologjia thot se kta persona Helen erdhen ne kto toka, dhe vendosen mbretrite e tyre ne kto toka. Pra nuk ishin vendas, dhe mund te pranohet se kto fise Epirote qe ishin ne kufi midis Epirit dhe Greqise, ishin Greqizuar me shume se te tjeret. megjithate, Athamanet mbeten “Ilir” per Stefan Bizantin, dhe Amfiloket mbeten “barbar jo Grek” per Tukidin. Dhe situata behet akoma me e komplikaur ne kufirin midis Epirit dhe Maqedonise, ku fise nderronin emertime dhe lidhjet politike sahere qe ndroheshin mbreterit Maqedons ose Molos. Pershembull kemi nje zone problematike, si Tripolisi, Orestia dhe Pelagonia. Te treja faktikisht jane e njejta zone, sipas Strabonit zona quheshe Pelagoni, e quajtur keshtu mbas mbretit Peleg qe kishte marre pjese ne anen e Trojanve ne lufte, dhe bile ishte ILIR (sipas Iliades dhe Strabonit). Me vone e njejta zone eshte quajtur Tripolis dhe Oresti, por kto nuk ishin emrat e vendasve por emrat e vene nga te tjeret (sipas nje pohimi Romak). Pra, Pelagonia njehere na del si Epirote, njeher na del si Maqedonise, po me emertim Ilir, dhe se fundi na del se ishin Peionet, fis Ilir ne territorin e maqedonise perendimore te sotme, te cilve ju perkiste Pelagonia nga pikpamja etnike (sipas Strabonit gjithnje), por behet dhe me e komplikaur kur mendon se Romaket thoshin se Dardanet i konsideronin peionet si pjese e fisit te tyre qe ju ishte ndare padrejtsisht nga Maqedonia, dhe Pelagonine si pjese e tki trualli (pra na del se Dardania perfundonte sipas pretendimeve te tyre ne Pelagoni, mbas liqenit te Prespes!).

    Ajo qe Greket mund te pretendojne per Epirin eshte vetem nje influence kulturore, dhe ne disa etapa te caktuara, politike. Mund te pretendojne se disa fise ne kufi me fiset Greke u Greqizuan deri ne nje far niveli, sidomos ne kohen mbas-Romake dhe Bizantine (si ato fiset perreth Ambrakise). Por nuk mund te pretendohen fiset Epirote se ishin Greke. Jo vetem qe s’ka asnje phim historik per kte, po te gjitha burimet thone te kunderten.

    I vetmi burim, qe citove ti Tannhauser nga Ptolemi, eshte i vetmi i cili thot ne nje menyre jo shume te qarte se Epiri eshte pjese e Greqise. Por rendesia e kti pohimi mund te vihet ne dyshim, kur ka me “dhjetra” te tjera qe thon te kunderten (qe Greqia fillon ne Ambraki, jo ne Epir). Ptolemi (qe duke shkruar nga Egjypti mund ti vihet ne dyshim njohuria e tij), mund te jet bazuar ne MITIN se Greket kan ardhur nga Dodona, nje mit i kruajr ne kohe per aresye fetare. Pra, ne Greket do vininv nga gjekundi, ku me mire se Dodona! Dhe ky mit u perserit qe nga kohrat e Homerit, pra te fisit grek te Selloit qe jetonte sipas mitit perreth Dodones, dhe atje u krijuan Greket. Por faktikisht ne sot e dim se ky eshte vetem nje mit, dhe bile qe ne kohen e Strabonit diheshe qe eshte vetem nje mit. Straboni vet shkruan rreth tij, dhe thot se Selloit nuk ishin aspak afer Dodones, sic pretendonte Homeri dhe disa historian te tjere, por ishin ng Etolia. Gjithsesi nje citim nje-fjali nuk eshte i mjaftueshem per te “vulosur” asgje, sidomos kur ke ato dhjetra burimet e tjera.

  8. XhaXha, fillimisht dua te me sqarosh dicka. Ke shkruar:

    ”Se sa kohë kanë grekët e Dropullit, të Vurgut e të Pogonit që jetojnë në ato troje, kjo nuk dihet me siguri; por logjika ta thotë që nuk mund të kenë më shumë se dy-tre shekuj e që gjithsesi nuk është fjala për relike të ndonjë popullsie autoktone që nga lashtësia. Zakonisht, popullsi kaq të kufizuara në numër mbijetojnë në zona të veçuara, në maja malesh e në lugina të thella; por jo në mes të fushës, të rrethuar nga shqiptarë e në treva të hapura ndaj ndikimeve gjithfarësh!”

    Dmth, sipas teje nuk ka pasur greke para viteve 1700 ne zonat qe ke permendur. Kjo eshte non sens, dhe ja pse. Me lejo te te tregoj nga ana personale. Shtepia e familjes sime ne nje fshat malor te Pogonit eshte te pakten 200 vjecare. Duke kapur gjysh e stergjysh kam te dhena per familjen time per rreth 250 vjet mbrapa, dhe qe te gjithe kane jetuar ne Pogon. Nuk deshmohet asnje tradite qe te thote se ne jemi te ardhur. Pa permendur ketu shtepi te tjera ne fshat qe jane me te vjetra apo kishat qe arrijne deri ne shek. e VIII. Neper kisha ka mbishkrime neper ikona nga dhurata qe jane bere ketu e 300 ose 400 vjete nga familje qe ekzistojne edhe sot ne fshat. Psh, te permend nje mbishkrim te tille ‘’familja A i kushton Shen Kollit kete ikone per kujtim te te vdekurve te familjes, viti 1703’’, kuptohet ne greqisht. Pjesetare te familjes A ekzistojne edhe sot ne fshat.

    Sot ne Shqiperi ekzistojne 105 fshatra me popullsi homgjene greke. Me lind pyetja XhaXha, kur u ndertuan gjtihe keto fshatra? Brenda 150 vjeteve? Se faktikisht, te gjitha keto fshatra permenden si greke ne vitet 1850, kur kaloi Aravantinos [vepra e tij ka rendesi dokumentare dhe eshte botuar para perjudhes se nacionalizmit]. Apo mos valle greket ‘’e ardhur’’ i gjetem gati fshatrat si edhe shtepite?

    Shprehja qe perdor ‘’te kufizuar ne numer’’ eshte shume relative. Ne zonat e Delvines, Sarandes mbizoteron elementi grek (per gjithe popullsine e rrethit) kurse ne ate te Gjirokastres epersia e elementit grek eshte relativisht e vogel (me shifra te 1989). Gjithsesi, mendimi yt se greket jane te rrethuar nga shqiptaret, vlen vetem per krahinen e Himares Isic ka qene edhe Cameria e rrethuar nga greke, pasi shqiptare kishte vetem ne bregdet e jo ne ‘hinterland’), pasi krahinat e tjera nuk ja te rrethuara nga shqiptare por perbejne skajin midis shqiptareve dhe grekeve te Greqise. Psh Pogoni kufizohet me Zagorine (nga ana Shqiptare) dhe me Pogonin grek, nuk eshte i rrethuar.

    Pra, nqs ka pasur greke ne lashtesi, ne mesjete pse te mos kete edhe ne kohet moderne? A ka ndonje deshmi per shperngulje masive te popullsie greke drejt Shqiperise?

  9. “Pra, nqs ka pasur greke ne lashtesi, ne mesjete pse te mos kete edhe ne kohet moderne? A ka ndonje deshmi per shperngulje masive te popullsie greke drejt Shqiperise?”

    ————

    Puna eshte se s’ka burim historik te thote se ka patur Grek ne ato zona ne epokat e lashta dhe te mesjetes. Dydnjet Arvanitase drejt greqise erdhen pikerisht nga keto treva. Gjin Bua Shpata ka lindur ne Delvine, dhe kishte titullin “Princ i Delvines”, dhe familja e Buave eshte puhaur te ekzistoj ne Delvine po ashtu qe nga shekulli i XIII. Varre Arberore gjehen gjithashtu ne luginen e Vjoses, dhe po ashtu ne Permet etj.

    Per mua s’ka rendesi te madhe ne Greket e Dropullit jane te ardhur para 2 apo 3 shekujsh, ata jane te ardhur dhe nuk perbejne nje vazhdimsi etnike “qe nga kohrat e lashta” sic pretnedoni ju. Ne kan mbetur atje qe ne kohen e Bizantit, apo nga koha e Ali Pashes, kjo s’ka rendesi te madhe per mua. Ata peresri perbejne nje “ishull” Grek te rrethuar nga Shqiptar.

  10. ” A ka ndonje deshmi per shperngulje masive te popullsie greke drejt Shqiperise?”

    Nuk me duket aspak masive kjo shperngulje. Duket ashut vetem nese pranohet pohimi tend se paska 105 fshatra me popullsi Greke ne Shqiperi, qe me duket absurditet!

  11. Tannhauser e vë në dyshim arsyetimin tim se grekët e sotëm në Shqipëri të Jugut nuk mund të jenë shumë të vjetër, meqë jetojnë në zona pak a shumë të ekspozuara. Natyrisht, arsyetimi im ishte vetëm tentativ dhe nuk dua të paragjykoj asgjë. Prandaj edhe u kujdesa të vë në dukje se gjykimi im mbetet i pjesshëm ngaqë unë nuk i analizoj dot dialektet që fliten nga minoritarët, mënyrë që do të ishte më e sigurta për të përcaktuar një kronologji sado relative; e gjithsesi më e besueshme se dëshmitë personale ose kulturore. Për shembull, në qoftë se ti shkon në një zonë të Lushnjes dhe dëgjon aty gegërishten e kosovarëve që u vendosën aty në kohë të Zogut, e kupton se është fjala për një ngulim relativisht të ri, meqë në Lushnje flitet toskërishtja. Një studim gjuhësor i greqishtes që flitet në Jug, sidomos në raport me dialektet greke gjeografikisht të afërta, do të ndihmonte për të ndriçuar shumë gjëra. Më kanë thënë, bie fjala, që greqishtja e folur sot në Himarë ka shumë pika takimi me greqishten e folur në Korfuz, çka nuk e vërtetoj dot, por që po të ishte e vërtetë, do të ndriçonte shumë të panjohura në lidhje me prejardhjen e asaj greqishteje atje. Në të njëjtën mënyrë, analiza gjuhësore e arbërishtes së folur në Itali dhe në Greqi tregon se të parët e këtyre arbërorëve vinin nga zona në jug të dialekteve më jugore të shqipes së sotme, d.m.th. më në jug edhe se çamërishtja. Përndryshe, jam gati ta pranoj që fshatrat greke në Shqipëri të Jugut të jenë shumë të vjetra, ose që të kenë moshë të ndryshme: disa më të vjetra, disa më të reja, në rast se më sillen prova – e kam fjalën për prova, jo citate nga Herodoti & Co., të cilat nuk vlejnë shumë në këtë kontekst.

  12. Grupi,

    fshatrat jane 105 qe njihen nga shteti shqiptar si zone minoritare dhe u eshte lejuar edhe arsmi ne gjuhen ametare (ne fakt, ne kohen e diktatures njiheshin vetem 102 duke perjashtuar 3 fshatra te krahines se Himares). Ne qofte se te duken absurditet se ka 105 fshatra me popullsi greke, nuk di c’te them, eshte ppuna jote. Une se kam problem te t’i numeroj nje nga nje.

    XhaXha,

    Greqishtja e Himares perben nje rast te vecant. Dialekti himarjot i greqishtes eshte zhvilluar ne menyre te pavarur nga dialekti epirot qe flasim ne minoritaret e tjere. Per djalektin e Himares ka shkruar Sh. Demiraj por shume konkluzione qe ka nxjerre jane keqinterpretime (keshtu te pakten lexova nga nje artikull te skruar Dh. Qirjazi). Di vetem se ky dialekt permban arkaizma te greqishtes. Per dialektin e Korfuzit di te them se ka huazime nga italishtja (gje qe nuk verrehet ne dialektin e Himares, ose te pakten ne ate mase qe e ka Korfuzi).

    Greqishtja e pjeses tjeter te minoritetit eshte e njejta me ate te Epirit grek. Une nuk kam konstatuar asnje diference, madje perodrim te njejtat shprehje dhe ne nje shkalle me te gjere, te njejtat tradita e zakone. Nuk jane te pakta edhe fjalet e greqishtes se vjeter qe perdorim qe nuk ndeshen ne dialekte te tjera apo ne greqishten moderne.

  13. Greqishtja e pjeses tjeter te minoritetit eshte e njejta me ate te Epirit grek. Une nuk kam konstatuar asnje diference, madje perodrim te njejtat shprehje dhe ne nje shkalle me te gjere, te njejtat tradita e zakone. Nuk jane te pakta edhe fjalet e greqishtes se vjeter qe perdorim qe nuk ndeshen ne dialekte te tjera apo ne greqishten moderne.

    —————-

    Cili djalekt i Epirit Jugor pikerisht? Se ne shume raste ne Epiri Jugor s’ke te besh me nje popullsi greke autoktone, por me te ardhur nga pjese te tjera te Greqise dhe Turqise.

    Duhet bere ndonje studim me ekzakt per kte dialekt qe te gjehen rrenjet e ksaj popullsie.

    Sa per ata ne Himare, me sa kam degjuar edhe une, ata flasin nje dialekt te gnjashem me Korfuzin.

    Sa per 105 fshatrat, edhe Himara e ka ate status por s’mund te thuhet se perbehet tersisht nga Grek, shume larg bile. (se me sa kuptoj une popullsia e Himares mbetet ne shumice Shqiptare, jo minoritare)

  14. Grupi, postimi yt i pare ne kete teme eshte shume konfuz dhe i turbullt per t’u marre serjozisht me te. Mund te me sjellesh nje reference ku maqedonet apo epirotet te quhen ilire? Mos thuaj ”e thote Stefan Bizanti” se ky nuk thote dicka te tille. Ai njehere permend Orikumin dhe kete duke cituar nje autor tjeter, Hekateun e Militos. As Straboni thote se epirotet jane ilire apo kane tradita si iliret por thote se epirotet dhe maqedonet kane tradita te njejta.

    Une faktikisht pervec literatures greke te botuar, kam edhe ne forme elektronike programin TLG (Thesaurus Linguae Graecae) dhe mund te kontrolloj c’do reference. Keshtu kam gjetur shume here shtremberime qe behen nga autore shqiptare referencave antike duke i paraqitur ato sipas qejfit.

    Sa per doriket (dhe pergjithesi maqedonet e epirotet) do te te keshilloja te lexoje veprat e N. G. L. Hammond.

  15. Po m’u bëka qejfi që me këto çështje gjuhësore është marrë Dhori Qirjazi. Kam punuar disa vjet me të, në një zyrë, dhe është nga njerëzit më të përshtatshëm për t’i ndriçuar punët, profesionalisht dhe nga pikëpamja etike.

  16. Mua me eshte bere dy here qejfi XhaXha, sidomos kur mesova se Dhori eshte bere dhe profesor ne nje nga universitetet me prestigjoze te Greqise (”Aristoteleio” ne Selanik).

  17. A ka mundesi qe bizantinet ketu te flasin me shkoqur e ta na thone ‘in point form’ ku e kane hallin me Epirin e Shqiperise? Eshte teper e qarte qe ka nje konflikt idesh, ku argumenti do s’do Tannhauser, Sterkalthi et al, eshte ne favor te XhaXha-it(meqe ai e artikuloi).

    Le te themi qe Epiri i Shqiperise eshte Grek:

    Ku jane kufijte e kesaj zone?

    Sa % e kesaj zone qenka Greke?

    Per sa njerez behet fjale?

    C’duan ata prej R.Sh?

    Kujt i detyrohen besnikeri qytetare: Greqise apo shtetit te Shqiperise?

    Ku, kur dhe si i ka tradhetuar ata shteti i Shqiperise?

  18. Tannhauser kjo pergjigje tende nuk ishte shume e mjaftueshme. Ate te Stefan Bizantit e gjen kuptohet ne “De urbibus et populis”…saktesisht ku nuk e mbaj mend se as materianlin nuk e kam perpara meje.

    Dhe Straboni thot pak me shume se Epirotet dhe Maqedonsit ishin te ngjashem nga pikpamja kulturore (dhe e kishte fjalen per Maqedonsit e perendimit, ku faktikisht vertetohet ne arkeologji nje kulture me tipare Ilire). Thot shume me teper bile, dhe besoj se eshte ai qe e vulos ceshtjen Epirote. Po ta citoj te gjith pjesen perkatse…do me falesh po eshte ne anglisht por shpresoj e kupton:

    “Now Hecataeus of Miletus says of the Peloponnesus that before the time of the Greeks it was inhabited by barbarians. Yet one might say that in the ancient times the whole of Greece was a settlement of barbarians, if one reasons from the traditions themselves: Pelops brought over peoples from Phrygia to the Peloponnesus that received its name from him; and Danaüs from Egypt; whereas the Dryopes, the Caucones, the Pelasgi, the Leleges, and other such peoples, apportioned among themselves the parts that are inside the isthmus — and also the parts outside, for Attica was once held by the Thracians who came with Eumolpus, Daulis in Phocis by Tereus, Cadmeia by the Phoenicians who came with Cadmus, and Boeotia itself by the Aones and Temmices and Hyantes. According to Pindar, there was a time when the Boeotian tribe was called “Syes.” Moreover, the barbarian origin of some is indicated by their names — Cecrops, Codrus, Aïclus, Cothus, Drymas, and Crinacus. And even to the present day the Thracians, Illyrians, and Epeirotes live on the flanks of the Greeks (though this was still more the case formerly than now); indeed most of the country that at the present time is indisputably Greece is held by the barbarians — Macedonia and certain parts of Thessaly by the Thracians, and the parts above Acarnania and Aetolia by the Thesproti, the Cassopaei, the Amphilochi, the Molossi, and the Athamanes — Epeirotic tribes”

    Besoj se dy fjalite e fundit jane shume domethense…Besoj me te qarte se aq nuk e thosthe dot Straboni…ata nuk ishin Grek, ishin pjese e asja popullsise jo-Greke qe jetonte atje para ardhjes se Helenve, dhe se bashku me Iliret dhe Traket jetonin perreth Grekve.

    Ajo fjalia e fundit ka krijuar pak konfuzion, po eshte shume e thejshte per tu kuptuar. Ne kohen e Strabonit fiset Epirote kishin pushtuar dhe nje pjese te mire te Greqise, qe ai permend si pjese te Akarnise dhe Etolise….ndersa nje pjese tjeter e Maqedonise dhe Thesalise ishte e pushtuar nga Traket.

    Me qart se kaq s’behet!

    Sa per Doriket dhe Hammondin, e kam lexuar dhe te them te drejten teorite e tij jo vetem qe jane teper te vjetra dhe tashme te pavlefshme, jane dhe pak te cuditshme dhe te papranueshme. Se pari Hammond thot se ne Epir nuk fliteshe ne Dorike, por ne nje dialekt Grek te ‘Veri perendimit” te ngjashem me ate te Etolise dhe Akarnise. Kjo eshte e bazuar vetem ne 5 tabela te zbuluara ne Dodona qe perdorin ate dialekt, po qe mbetet nje teori e pavertetuar dhe pak qesharake, kur mendon se 95% e shkrimeve ne Epir jane fakitkisht ne Dorike…po ashtu edhe ne te gjithe territorin Ilir. Pra Hammond-i se pari nuk thot ate qe thua ti. Dhe sic thash dialekti Dorik u soll ne Epir nga mbreti Tharypa…qe vertetohet skatesisht. Dhe qe nuk flisnin nje dialekt “veri-perendimor” te ngjashem me ate Etol dhe Akarn…kjo vertetohet nga Tukidi i cili pershkruan dialektin Etol dhe Akarn si teer te veshtire per tu kuptuar…por gjithsesi dialekt Grek. Kur flet per Epirotet, ata mbeten perseri “barbar” ne gjuhe. Po te flisnin dialekt te ngjashem, ai do ti kishte pershkruar ne te njejten menyre (po ai vet thot se dhe ata qe dinin Greqisht, e kishin mesuar nga kolonet Ambrakas).

    Bile bile…vet fakti qe kishte koloni Greke ne Ambrakia, Kerkyra dhe Apolloni…verteton se s’kemi te bejme me popullsi Greke.

    Dhe qe popujt Iliro-Epirot ne afersi te ktyre kolonive qe flisnin Dorik…po ashtu perdornin shkrimin Dorik..nuk eshte aspak koincidence…dhe me duket pak e veshtire te shpjegohet se si Epirotet flisnin Dorike atje ku ishin, te rrethuar nga dialekte te tjera Greke. I vetmi shpjegim eshte se e mesuar shkrimin nga kolonet perreth.

    Teorite e tjera te Hammond-it jane vertet te papranueshme. Ai mundohet shume ti nxjerri fiset Ilire si fise Greke pa asnje vertetim. Ati i duket e cuditshme pershembull qe Dasaret quhen si Ilir nga historianet Grek dhe Romak…por benin pjese ne symahine Epirote. Atehere ai shpiku teorine se paska patur DY fise me emrin Dasar, njeri Ilir dhe tjetri Grek. Po ashtu edhe me Atintanet dhe me Amantet dhe me Bylinet…How convenient!! Por nje absurditet. Kur te gjithe historianet i quajne si Ilir, por kur bjene pjese ne Symafine Epirote…atehere i vetmi shpjegim per Hammondin qenka qe kemi te bejme me dy fise te ndryshme, me te njetin emer, dhe ne te njejtin vendbanim. Cudi e madhe qe s’eshte pare ndonjehere!

    Teorite e tjera te Hammondit per ardhjen e Arberve nga malet e veriut ne drejtim te Jugut dhe me vone ne drejtim te Greqise jane po ashtu te papranueshme. Ai shkon aq larg sa te thote se Arvanitasit fliskan nje dialekt GEG dhe jane te ardhur nga veriu i Shqiperise, ashtu si te gjithe Shqiptaret. Cudi e madhe se Gjin Bua Shpata qe udheheqi dyndjen Arvanitase, lindi ne Delvine. S’besoj se ne Delvine flisnin dialekt Geg, e aq me pak se Arvanitasit e sotem flasin dialekt Geg. Pra Hammondi s’ja kishte idene fare per cfar fliste.

  19. Grupi shkruan:
    “Bile bile…vet fakti qe kishte koloni Greke ne Ambrakia, Kerkyra dhe Apolloni…verteton se s’kemi te bejme me popullsi Greke”

    Per sa me lart, ne lidhje me Korfuzin, Straboni permend faktin se korinthasit, kur shkuan te kolonizonin ishullin, e gjeten ate te pushtuar nga Liburnet. Edhe emri i ishullit u transformua fillimisht nga Drepane ne Skeria dhe me se fundi ne Kerkyra. Nga c’lexoj, emri i fundi ka shume mundesi te kete origjine liburne, sepse para se ky emer te perdoresh per Korfuzin, ai ishte emri i nje ishulli lart ne veri, ne territorin e Liburneve.
    Dhe eshte po Straboni ai qe i quan Epirotasit pellasge.

    Tjeter fakt qe do permendur eshte rimodelimi dhe rindarja qe i beri Konstandini i Madh perandorise se lindjes ne nomarkies, dioqeza dhe provinca. Me kete rast, ishulli i Korfuzit u vu nen varesine administrative te Epirit, e cila vete, ishte nje nga 5 provincat qe perbenin dioqezen e Ilirise se lindjes.

    Sterkalthy insiston mbi predominimin e te gjithe elementeve te kulures greke ne Himare. Mund edhe te jete keshtu. Por nje arsyetim i tille nuk i ben dot Inuitet, Cree-te, Squamish apo te tjere anglo-saxone.
    Perndryshe biem ne ate qe quhet paradoks i genjeshtarit.

    Tannhauser. Gjysma e familjes sime eshte nga Bularati. Nga c`kam pyetur me thone se dialekti i tyre (familjes sime) eshte nga zonat e Janines. Pra arsyetimi i xhaxhait se dialektet e zonave greke ne shqiperi mund te perdoret si “DNA ” per te gjetur origjinen e tyre eshte i vlefshem si forme dhe s’mund te skartohet me nje te rene te lapsit.

    Ne vitin 1982 kam qene ne Jergucat. Me ndodhi te isha para shkolles se mesme kur mbaroi mesimi i dites. Ajo cfare me beri pershtypje e qe me ka mbetur ne mend ishte se vajzat ishin te bukura sa s`ka, dhe se ato ishin ne menyre dermuese bjonde nga tiparet.

  20. Nuk perjashtohet mundesia e fiseve te “paster” popullsie greke dhe shqipetar, te jene banor ne territore te ndryshme te ballkanit, po ashtu edhe ne shqiperi. Njelloj si munde te kete grupe nga ato te fiseve ilire qe jetojne ne Athine. Ajo zone (ballkani) ka marre e dhene me jeten , kulturen ne dy nga qytetrimet me te medha te historise se botes Helene dhe Romake, te shoqeruara me pas me dy nga periudhat me te dhunshme kulturore; Bizanti dhe Otomane. Ne sot jemi duke c’toksikuar shume nga toksiket e kultures se historise ne kete gadishull.
    Distancimi edhe gjeografikisht nga Ballkani lejon gjykim te pa anshem. Mendimi im i pa anshem eshte; se kur shkova ne Grqi une s’isha grek, por kur lashe greqine une isha helen, me gjuhen dhe ndjenjen e te drejtes per te qene antar i gadishullit. Si antar i gadishullit, mora ndjenjen e shtypjes qe krijone bizanti ne Greqi, aktivizon otomanen barbare transportuar ne Shqipri, dhe kjo ve perball bizanten me otomane. Mendimi qe vazhdon te jete nen influencen e ketyre te fundit, nuk le oksigjen te marr fryme e sotmja. E sotmja po shkruet nga te gjithe me zerin e tyre, dhe kjo eshte nje fakt qe shqipetari s’e ka patur kaq mire as nji here ne historine e tij, per t’a dokumentuar dhe jetuar historine pertej kufijve te tij te jugut te Shqiperis (vorio-epirit) deri ku shqiptari jetone dhe ndihet i till, ashtu si dhe greku, edhe pse ne jugun e shqiprise, jetone si grk mes shqiptareve. Ndryshimi eshte se Arvanitasit, dhe emigrantet e rinj sot ne thellesi te greqise privohen nga aplikimi i jetes shqiptare me diktat zyrtar qe ka mokthin e bizantit ne te.
    Kultura eshte prone jo shteterore, ajo eshte prone e njeriut qe jeton me te. Atje ku kultura jeton kufijet mbarojn, s’ka ndarje, kadegorizime. Ekspansioni “kulturor” qe komshijt kerkojne te bejne tek shqiptaret eshte i paster politik, territorial, plot me mokth “bizant”, prandaj e vetmja pergjigje e lojit tingellon “otomane”

  21. Vëmendje shkruan:

    Ajo zone (Ballkani) ka marre e dhene me jeten , kulturen ne dy nga qytetrimet me te medha te historise se botes Helene dhe Romake, te shoqeruara me pas me dy nga periudhat me te dhunshme kulturore; Bizanti dhe Otomane.

    Prandaj edhe nuk duhet të harrojmë, gjithnjë duke parafrazuar Clausewitz-in, se në Ballkan Perandoria Otomane ishte vazhdim i Perandorisë Bizantine me mjete të tjera.

  22. Ka nje gabim ne logjiken tende Grupi. Sic tha edhe XhaXhai njoftimet qe japin rreth Epiroteve autoret e lashte jane kontradiktore. Mirepo kontradikta nuk ekziston ne kete, qe i konsiderojne greke apo ilire por qe i konsiderojne greke dhe jo-greke. Keshtu qe ata autore qe i vecojne nga greket i vecojne edhe nga iliret, duke folur per epirotet si per nje etni me vete.

    Nuk ekziston asnje reference antike qe i konsideron epirotet si ilire.

    Keshtu qe analiza duhet te perqendrohet ne pjesen greke-jogreke dhe jo ne pjesen greke-ilire. C’ kuptim ka pasur termi “barbar” ne lashtesi? Sic thash edhe ne nje postim tjeter “barbar” ishte ai qe nuk fliste greqisht, ose te pakten kur fliste nuk kuptohej nga greket. Shumica e autoreve qe shkruan ne lashtesi kane shkruar ne dialektin ionik (qe nga Homeri ne veprat e te cilit gershetohet dialekti ionik me elemente ionike) dhe jo ne dialektin dorik i cili konsiderohej edhe si me i veshtiri.

    Pra, dialekti ionik ka qene me i kultivuar dhe si rrjedhimisht ai qe eshte evoluar me pak. Sepse nje gjuhe apo nje dialekt e/i cila nuk shkruhet xhvillohet me hapa te shpejta. Nuk ka dicka ta konservoje. Nje shembull eshte mikenishtja e Linearit B dhe gjuha e Homerit. Nga mikenishtja (shek. i XII para Krishtit) deri tekgjuha e Homerit (shek. i VIII para Krishtit) kaluan kater shekuj dhe gjuha greke u levrua ne menyre te shpejte sepse nuk ka pasur dokumentim te shkruar, kurse qe nga epoka e Homerit deri ne epoken klasike gjuha greke levrohet me nje ritem te ngadalte (pikerisht se jane shtuar autoret dhe veprat). Te njejten gje mund te verresh edhe me shqipen.

    Keshtu ka ndodhur edhe me epirotet e maqedonasit. Duke mos patur nje literature te shkruar, dialekti i tyre dorik eshte zhvilluar me nje ritem me te madh sesa dialektet e tjera (e njejta gje verrehet edhe me dialektin eolik) saqe greket e tjere te kene veshtiresi ti kuptojne kur ata flisnin. Qe ka qene dorik (ne pergjithesi nga autore moderne greke e te huaj grupi dorik duhet ndryshe grupi perendimor i greqishtes) kjo deshmohet nga te dhenat arkeologjike, nga emrat e pervetshem si dhe mbishkrimet (dekrete) qe jane gjetur. Kete nuk e thote vetem Hammondi (Epirus, 1967) por te gjithe gjuhetaret. Argumentet kryesore jane keto: 1. Perdoren bashketingellore aspirate ne vend te te butave (psh ΒΕΡΟΗ ne vend te ΦΕΡΟΗ, khs. me maq. ΒΕΡΟΙΑ ne vend te ΦΕΡΟΙΑ, ΒΙΛΙΠΠΟΣ ne vend te ΦΙΛΙΠΠΟΣ), 2. Perdoret zanorja e gjate arkaike α ne vend te η (khs. ΑΠΕΙΡΩΤΑΝ ne vend te ΗΠΕΙΡΩΤΩΝ), 3. Perdoret digamma (F), 4. Lakimi i emrave ne –ις behet ne –ιος dhe jo ne –εως etj. Ne qofte se ti Grupi do te vesh ne dyshim se dialekti dorik ka qene grek eshte nje ceshtje tjeter. Edhe si shtese dua te them se nuk ka patur “alfabet dorik”, variantet e alfabetit (qe mund te ti sjell te gjitha sa kane ekzistuar ne Greqi) nuk kane te bejne me dialektet.

    Sipas deshmive arkeologjike, ne Epirin grek jane gjetur te dhena te mjaftueshme te kultures mikenase qe do te thote se greqishtja eshte folur ne Epir nga bartesit e kaesaj kulture. Mendim im eshte se pikerisht dialekti epirot i greqishtes ka evoluar nga Mikenishtja pa kaluar ndonje faze ndermjetese.

    Nje sqarim tani per kolonite. Greqia ne lshtesi nuk duhet te merret si dicka statike dhe unike por si nje shume qe e perbenin pjese te vecanta. Keshtu edhe kolonite, nuk duhet te merren si “greke” pasi ato nuk organizoheshin nga nje shtet qe perbehej nga te gjithe greket por nga qytetet-shtete qe i krijonin ato kryesisht per arsye demografike e ekonomike. Ne kete menyre krijimi i nje kolonie nga nje qytet-shtet ne nje pjese tjeter te Greqise (ose qe banohej nga greke) nuk deshmon dicka. Ka koloni te Athines ne Qipro, ne Maqedoni (ceshtja e perkatesise etnike te maqedonasve i perket nje teme me vete dhe mire eshte te diskutohet ne nje vend te posacem, pasi ketu flasim per Epirin) dhe Koloni Dorike ne Korkyre (qe nuk banohej vetem nga liburne por edhe nga greke nga Eretria), ne Krete qe kishte nje substrat ionik-akaik, nePeloponez qe kishte nje substrat ionik (ilotet) etj.

    Teoria e Hammond-it per fise me te njejtin emer nuk duhet hedhur poshte keshtu kollaj sic ben ti. Nuk jane te pakta rastet ne lashtesi ku ka pasur nje koincidence ne emrat e popujve (Albanet jane nje shembull i goditur), por edhe nga fakti se shume fise jo-greke paraqiteshin me emrin e tyre te perkthyer (si kalk) ne greqishte. Fisi ilir i enkeledeve eshte nje rast i tille. Emri “enkeled” eshte grek, do te thote “ai qe mban ushte”, keshtu quajne autoret ate fis luftdhashes Ilir, dhe jo me emrin e tyre. Romaket quanin keltet e Britanise “picti” (te ngjyrosur), duke mos u ditur emrin. Greket quajne nje fis me emer “Helidon” (dallendyshe) etj.

    Ne temen e arvanitasve tani. Hammond-i nuk thote se te gjithe arvanitasit jane me prejardhje gege, por pjesa derrmuese e tyre. Ne fakt Hammond-i nuk ka qene gjuhetar qe ta vulosi ceshtjen, pra edhe si gabim ta marrim kete pohim kjo nuk te jep te drejte ty qe ti mohosh ne teresi vepren. Aktualisht ky pohim per arvanitet qe ka bere Hammond-i duhet te merret me pikepyetje. Sipas Cabej (Studime Gjuhesore, VI, f. 80) nga i cili po citoj (edhe une si XhaXhai i kam marre me vete veprat e Cabej) qe po citoj shkruan: «Edhe me me rendesi per historine e gjuhes shqipe na del nje krahasim i bere nga nje tjeter ane: Po te marrim e te krahasojme me kete gegerishten e Buzukut me nje shkalle me te vjeter te toskerishtes sic na ruhet edhe sot ne te folet e kolonivet arbereshe te Greqise e Italise, te shkulura prej atdheut atje nga mbarimi i mesjetes dhe ne prakun e kohes se re, ne gjejme shume pika afrimi midis gjuhes se atij dhe atyre dialekteve. Kjo do te thote se te dy dialektet kryesore te shqipes ne ate kohe kane qene me afer me njeritjetrin nga c’jane sot ne kohen tone. Jo vetem kane qene me afer, po kane pasur edhe mjaft elemente te perbashketa (forma gramatikore e fjale), te cilat me kohe i kane humbur; i ka humbur o njeri dialekt, o tjetri, o te dy bashke, elemente qe jane deshmia e nje gjuhe se perbashket e qe i lidhnin ateherete dy dialektet me fort se sot».

    Pra dallimi nuk mund te behet duke pasur parasysh dallimin dialektikor qe ka sot shqipja. Edhe studimi i imte e i hollesishem qe ka bere K. Biri per arvanitet (Arvanies, Oi Dorieis tou neoterou Elinismou, 1960) deshmon se gjuha e arvanitasve ka dallime te dialektikore ne menyre qe shume arvanite nga zona te ndryshme te Greqise te mos kuptoj njeri tjetrin. Pak ekzagjerues por i pergjigjet realitetit.

    Kreshnik Bejko, nuk kemi asnje hall me Epirin e Shqiperise (te pakten nuk kam une). Ketu nuk diskutojme anen politike te ceshtjes (e cila eshte ne nje teme tjeter), por anen historike. Une nga shteti shqiptar dua te me njohe te drejten te vetepercaktohem dhe te kem te drejten te kerkoj nje lidhje (edhe imagjinare-mitike ne qofte se do, pasi kjo nuk mungon edhe tek shqiptaret) me te paret e mi greke te kesaj zone (Epirit).

    idashur, me sqaro dicka. Qe flasim dialektin e Janines nuk do te thote detyrimisht se jemi te ardhur edhe nga Janina, apo jo. Pastaj, ti del gjysem grek me pohimin per familjen tende apo eshte mendimi im ky? As ato to bukuroshet bjonde nuk tregojne dicka. Floket e verdha nuk te bejne nordik, si thote edhe fjala e urte, jo c’ka ndrit eshte flori.

    XhaXha, Perandoria Otomane ka qene vazhdim i Perandorise Bizantine me te njejtat mjete.

  23. Tannhauser, megjithë parashtresën në dukje të argumentuar, prapëseprapë më duket se nisesh nga një premisë që ti e quan të mirëqenë, por që në vetvete është pak të quhet e pasigurtë. Dhe premisa tënde është se Epiri është grek. Të paktën kështu e kuptoj unë argumentin tënd tek:
    “Sipas deshmive arkeologjike, ne Epirin grek jane gjetur te dhena te mjaftueshme te kultures mikenase qe do te thote se greqishtja eshte folur ne Epir nga bartesit e kaesaj kulture. Mendim im eshte se pikerisht dialekti epirot i greqishtes ka evoluar nga Mikenishtja pa kaluar ndonje faze ndermjetese”.

    Nuk pretendoj të jem specialist i gjuhësisë krahasimore, as i historisë apo arkeologjisë klasike dhe para-klasike, por që të lidhësh kulturën mikenase dhe gjetjet e saj në Epir (apo Korsikë bie fjala) me “evolucionin e dialektit epirot të greqishtes pa kaluar ndonjë fazë ndërmjetëse” më duket njëlloj si të përziesh grurin me egjërin apo “apples with oranges”.

    Sepse, e para, edhe pse ne sot e kemi shumë të vështirë të gjykojmë se çfarë gjuhe flitej në Epir para tre mijë vjetësh, por të paktën, mbështetur në vetë autorë grekë të asaj kohe, mund të thuhet se gjuha e Epirit nuk ishte gërqishtja.

    E dyta, ndofta tregtia në epokën klasike mundësonte shkëmbimin e mallrave nga Greqia e Lashtë në mbarë Mesdheun, përfshirë edhe Ilirinë, Maqedoninë dhe Epirin, dhe anasjelltas. Por gjetjet e objekteve tregtare tregojnë vetëm një proces të shkëmbimit të mallrave të kryer midis palëve me anë të një lingua franca, dhe kurrsesi nuk përbëjnë njëfarë letërnjoftimi ku të mund të vërtetojmë identitetin etnik apo gjuhësor të rajonit ku janë gjetur.

    Sigurisht ndryshon puna me varrezat. Dikur, në një bibliotekë të njohur pashë vetëm kalimthi një artikull të disa arkeologëve evropianë mbi disa varreza të lashta në Epir. I hodha një sy vertikal dhe pashë se autorët gjenin në to ngjashmëri me traditën, gjetjet e varrezave të tipit kodër-varr që shtriheshin në mbarë Ilirinë. Me sa mbaj mend unë, ky studim ishte pas Hammondit, i cili edhe pse mbahet si babai i Epirit dhe i Maqedonisë, shpesh paraqitet i njëanshëm në konkluzionet e veta.

    Më vjen keq që nuk e mbajta shënim citimin e atij artikullit, por me siguri specialistët do ta dinë përse është fjala.

    Sa për Pogonin, kjo duket vërtetë si një krahinë shumë interesante. Fshatrat e saj, si Poliçani, Hllomoja, Çatista, Skoreja, Sopiku, duken si toponime gërqisht, megjithëse nuk jam i sigurte, por njëkohësisht, toponime të tjera si Pogon, Strembec, etj. duken si sllave, sikundër ka edhe të tilla si Lam i vjethër, që është krejt shqiptar, apo Kodra e Martinit, që vetëm grek nuk mund të jetë.

    Gjithsesi, pretendimi se Pogoni mund të jetë njëfarë vazhdimësie apo paraqitje e sotme e grekëve të epokës së Perikliut apo të Themistokliut duket të paktën si tejet i guximshëm.

  24. Xha xha, ju shkruani :
    “….falë shtesës natyrore të popullsisë dhe bombës demografike arbërore, midis shekujve XII-XIV.”

    E kam degjuar edhe me pare kete opinion qe merret per fakt pa asnje kriticizem.Mund te pyesesh me te drejte se cilat ishin ato arsye qe e bene te mundur kete explosion? dhe a eshte realisht e mundur ne ato rrethana historiko-gjeografike qe shtesa natyrore te shndrrohej ne nje “bombe demografike”?
    Me tingellon me teper si nje mit se sa nje realitet.
    Mund te flitet per nje cvendosje me kahje veri -jug per arsye ende te paqarta,te pakten per mua,por jo per shkak te shteses natyrale .Duket me bindese te pakten qe prej shekujve te pare te eres sone qe per iliret si edhe per arberit e shqiptaret me pas trendi te kete qene implosiv jo eksploziv.
    Dhe me tej ne lidhje me Epirin: nese Epiri ka qene grek si u be e mundur te transformohej ne shqiptar? Perseri me mekanizmin e ” bombes demografike”? E cuditshme qe kjo bombe vlen vetem per shqiptaret kur per shume arsye “bomba greke” te pakten gjate periudhes bizantine e me pare duhej te ishte shume me e fuqishme.Dhe pra Epiri te alterohej nga jugu dhe jo nga veriu.

  25. Fatma, diçka do të ketë ndodhur në atë periudhë, meqë më parë shqiptarët nuk i përmendte kush; ndërsa duke filluar nga shekulli XII (përafërsisht) i sheh dhe i dëgjon praktikisht kudo, si pjesëmarrës e herë-herë protagonistë në ngjarjet. Askush nuk e di pse ka ndodhur kjo; hipoteza e shpërthimit demografik orvatet t’i japë një shpjegim dukurisë; ju mund të keni ndonjë shpjegim tjetër. Sa për “trendin” që përmendni ju, ma do mendja se ka qenë njëkohësisht imploziv dhe eksploziv. Kanë vërejtur, me të drejtë, se kronikanët dhe historianët e atyre kohëve përmendnin vetëm ata popuj që lëviznin, sepse ishte lëvizja ose zhvendosja që përbënte lajm. Duket logjike që shqiptarët të ishin tkurrur përballë dyndjeve barbare në Ballkan duke u strehuar në zona të mbrojtura e të izoluara (Mat?), sikurse duket përsëri logjike që, gjatë refluksit të këtyre dyndjeve, sidomos sllave, të jetë krijuar hapësira e nevojshme për rikthimin shqiptar në trojet e vjetra.

  26. Për lëvizjen masive arbërore drejt Greqisë në shekujt XII-XIV kanë dhënë shpjegime shumë bindëse Dyselje dhe Xhufi.

  27. Fatma, diçka do të ketë ndodhur në atë periudhë, meqë më parë shqiptarët nuk i përmendte kush

    Me fal po a nuk ishte Stefan Dushani i Serbise qe i dergoi Arberoret ne Greqi?

  28. Kreshnik, vërtet Stefan Dushani i dërgoi; problemi është që pati se ç’të dërgonte.

  29. Ne epoken e Dushanit (shek. i XIV) shqiptaret vendosen kryesisht ne Epir (pas rrenies se Despotatit te Epirit), kurse ne vende te tjera te Greqise si Thesalia, shqiptaret permenden me heret se Dushani. Sic tha edhe Himarjoti, Dyselje ka shkruar mjaft per keto emigrime te hershme.

    Himrajot, per ceshtjen e varreve-kodra (ne qofte se e ke fjalen per kurganet) me duket se gabohesh pasi keto jane gjetur anembane Ballkanit (ne Greqi nuk ka vetem ne Epir, por edhe ne Thesali, Mikene etj), ne Ukraine e gjetke dhe perbejne nje kulture indoevropiane.

    Per kulturen mikenase ne Epir dua te shtoj se nuk perbehet vetem nga enera (gje qe mund te behej edhe nepermjet tregetise) por edhe ne vegla dhe madje keto sende jane gjetur ne thellesi te vendit, jo vetem ne bregdet dhe ne nje sasi e cila deshmon se nuk kemi te bejme thjesht me tregeti.

    Per toponimet tani. Ne Pogon ka shtate fshatra, Apsadha, Shorjadhes (ne shqip Skore), Mavrojer, Hllomo, Polican, Sopik, Catiste. Nga keto, kater te parat jane greke, dy sllave dhe per Catisten nuk jam i sigurt. Per Pogon nuk di c’te them, ka nje tradite qe e lidh me perandorin Bizantin Pogonatin por nuk di sa e vlefshme eshte. Ne jug elementi toponomastik grek eshte i konsiderueshem (Gjirokaster, Spile, Llongo, Vurg, Sarande, Himare, Qeparo, Sotira, Vuno, toponime me prapashtese -ates, Palokaster, Dhoksat, Peshkepi, Stegopull etj) ne te gjitha krahinat ku ka greke por edhe ne ato qe tash nuk ka, si psh ne Kurvelesh.

  30. Në Palokastër, Dhoksat, Stegopul – fshatra te Lunxhërisë- nuk ka dhe as ka patur minoritet grek ndonjëherë. As në Peshkëpi, pak më në Jugë. As në Qeparo’, Vuno’ nuk ka grekë. Në Himarë ka greqishtfolës në disa lagje, sidomos në Himarë Fshat. Gjirokastra është qytet me shumicë dërrmuese shqiptar. Elementi minoritar u vendos atje gjatë periudhës së komunizmit, kryesisht në lagjen e poshtme, ku kishte vetëm ndërtesa me kontribut vullnetar. Elementi minoritar përbëhej kryesisht nga zanatçinj dhe nëpunës dropullitë që u “pasaportizuan” në këtë lagje të re të qytetit nëpërmjet punësimit në fabrika dhe zyrat e shtetit.
    Emrin “Kurvelesh” Dyseljeja e paraqet në një dokument të Mesjetës së Hershme si “KRYELESH”. Kapërcimi Kryelesh – Kurvelesh duket shumë interesant dhe deri diku i pashpjegueshëm.
    Lidhur me toponimet, po të shtrihemi poshtë kufirit shtetëror greko-shqiptar, do të gjenden edhe sot dhjetëra syresh që janë thjesht emra vendesh sipas gjuhës shqipe, si Qafa në Sul, e shumë e shumë të tjera në Sul, Çamëri, etj.

  31. …“KRYELESH”. Kapërcimi Kryelesh – Kurvelesh duket shumë interesant…

    rrofsh himariot!

    me ke bere per te qeshur.

  32. Po nuk thash se ”Kurvelesh” eshte toponim grek, por se ne Kurvelesh (krahine) mund te gjesh ndonje toponim te tille (grek) si psh Kadafiq, Mavromai, Perivol etj. Prandaj mos e interpretoni si te doni ate cfare shkrova.

    Himarjoti, une nuk thash se ka ne Dhoksat apo Palokaster greke, shqyrtojme toponimine ketu, jo perkatesine etnike. Po toponimet sllave, c’do te thote se banohen nga sllave?

    Fshatrat qe flasin greqisht ne Himare jane vetem 3 sot (Himare, Dhermi, Palase), e copa-copa edhe ne ndonje fshat tjeter por para 100 vitesh nuk ishte ashtu.

    Te thuash se ne Gjirokaster elementi minoritar u vendos ne perjudhen e komunizmit eshte pak qesharake, pasi ka pasur plote familje greke qe para 1945 (mund te te permend psh familjen e njohur te Papapanos). Dhe nuk kishte vetem zanatcinj por kishte nje klase te mesme-borgjeze qe perbehej nga intelektuale, tregtare etj.

    Peshkepia nga sa di une eshte i tere nje fshat minoritar.

    Tani, ne jug, ne Greqi, po ka patur toponime shqiptare si ne Sul edhe ne breg (Cameri), sic ka edhe ne Atike, Beoti, gjithkund qe jane vendosur shqiptare.

  33. Toponimi Pogon ndofta mund te lidhet me Perandorin Bizantin qe permend Tannhauseri, por duket me afer si nje variant i sllavishtes Pod-Gora, krahaso me krahinen ngjitur pak me ne veri, Zagorine, qe afron me apo vjen nga Za-Gora.
    Tannhauseri ka te drejte per toponimet arberore ne Atikë, Beoti, Pelopoez e gjetkë.

  34. …ne te gjitha krahinat ku ka greke por edhe ne ato qe tash nuk ka, si psh ne Kurvelesh.

    Tannhauser, une ty te lexoj me qejf se e shikoj qe flet taman, dhe pa pasion!
    Por kur lexoj kete “tash nuk ka”, me vjen hidhet! Jane pikerisht premisa te tilla “tash nuk ka” qe i bejne shume shqiptare te jene super-sensitive ndaj ketyre temave. Une ne pergjithesi i injoroj keto sensitivitete, por pastaj te lexoj ty, nje grek te qete e te ditur, qe thua keto gjera, me vjen ligsht.
    Te lutem, mos ma merr per keq, sepse nuk dua te hahem me boten ne Internet, por a s’elaboron pak me shume per kete “tash nuk ka”, dmth per ate kohe qe ka pasur?
    Flmd shume!

  35. Lexoj se Greqia ka vendosur te ndryshoje qendrimin e saj ndaj emrit qe duhet te marre Republika e Maqedonise per ta perdorur ne mardheniet e saj nderkombetar.
    Deri tani Greqia preferonte dhe favorizonte emrin “Maqedonia e Siperme”, por nen influencen e akademikeve greke, qeveria greke ka ndryshuar mendim dhe tashti preferon emrin e perbere Maqedonia e Re.
    Simbas akademikeve greke , duke cituar autore te vjeter si Herodoti, Thucididi, dhe pjese nga fjalimet e Aleksandrit te Madh, ata mendojne se Maqedonia e Siperme korespondon me kater prefektura greke dhe cdo bashkeshoqerim midis emrit te Republikes se Maqedonise me to, mund te krijoje terren per irridentizem.

    Morali i fabules?
    Emrat kane rendesi, autoret e vjeter ( ta pakten ne Ballkan) kane rendesi, gjuha ka rendesi.
    Greqia, per mendimin tim, krijon nje precedent legal ne te drejten nderkombetare me menyren e te trajtuarit te problemit te emrit te Maqedonise.
    Debati se “cfare eshte nje helen” eshte hapur perseri, megjise Isokrates i eshte pergjigjur pyetjes 2400 vjet me pare.

  36. Sterkalth dhe Tannhauser mjaft dinake dilni ne forum ne anen tuaj qe jeni si Grek,dhe shkruani vetem ne favorin e vendit tuaj dhe bazat e historianeve grek.
    Pse nuk na tregon ore mik qe Helenet dhe Greket ishin dy popuj te ndar dhe nuk kishin shum gjera te perbashketa mes vete,por me kohen pranuan qe te jetojn keto dy popuj bashk edhe siç jan sot.

    Edhe nje kam per tju then ju dhe gjith te tjeret qe mundohen ta ushqejn me genjeshtrat e historianeve Grek popullin Shqipetar ku jan ne trojet e tyre e keni kot me keto mashtrime qe mundohi ti beni.

    Ti kerkon nga shteti SHQIPTAR te te njihet e drejta qe hidhni balt mbi historin Shqiptare per ta pervetesu HIMAREN.
    Pse greket thojn qe Himara esht minoritet grek autokton(e pa vertet genjeshter),sepse ne kohen e osmaneve himara ska hy ne vilajete,ishte ne sundim te Venecianeve.

    Greqia i ka leshu ret e zeza mbi Epirin Shqiptar per ta mbrojt kthimin e çameris qe te mos ecin perpara Shqiptart,nje e vertet e tregon edhe ndertimet qe jan ber te paketa ne pjesen çame me dallimin e pjeseve tjera ne greqi.

    Atynve minoritarve qe nuk ju pelqen te jetojn nen çadren ton le te shkojn tjapin mesim ne greqi.

  37. Tannhäuser ka sjellë në blogun e vet përmbledhjen në shqipe të një teorie shpjeguese për pellazgët, të filologut K. Siamakis.
    Kjo teori më kujtoi në shumë pika hipotezën madhore të Martin Bernal-it, për një ndikim të madh të qytetërimit semit në fillimet e qytetërimit grek. Edhe pse Bernal-i është kritikuar nga shumë anë, më duket se tash e tutje nuk e shpërfillim dot më praninë e një elementi me prejardhje afrikano-veriore (kamit, siç thotë Siamakis, ose semit, siç thotë Bernal-i) në Jug të Ballkanit, para shfaqjes atje të grekëve indo-europianë.
    Më ngacmon veçanërisht ideja e përsiatur e lidhjeve etrusko-pellazgjike, e materializuar edhe në mbishkrimin në Lemnos; raportet e semitëve me grekët në Kretën e lashtë (siç vërtetohet edhe nga disa huazime në greqishten e linearit B), por edhe në Mikenë; dhe sidomos misteri i filistinëve, në emrin e të cilëve disa shohin një formë të vjetër të Palestinës së sotme; e që Bernal-i vetë i gjykon si greqisht-folës.
    Unë nuk besoj se shqiptarët dhe shqipja kanë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me këta pellazgë; edhe pse edhe në protoshqipen mund të kenë depërtuar elemente të një substrati pellazgjik, njëlloj si në greqishten e vjetër; meqë nuk përjashtohet që elemente të kësaj popullsie para-indoeuropiane të kenë pasë jetuar edhe në ato troje ku u vendosën pastaj paraardhësit e shqiptarëve të sotëm.
    Veç kësaj, me sa mund të them kështu, pa u këshilluar drejtpërdrejt me literaturë, emrat kryesorë të vendeve në Shqipërinë e sotme nuk kanë ndonjë shpjegim as me shqipen, as indo-europian të sigurt: Shkodra, Buna, Durrësi, Tirana, Dajti, Mati, Shkumbini, Ishmi, Vlora, Tomorri, Shpati… Ç’gjuhë fliste vallë populli që i ka vënë këto emra? Sa emra të tjerë si këta ka pasur, por kanë humbur pastaj, gjatë epidemisë emër-vënëse të sllavëve të Jugut?
    Për shqipen, nuk kam dëgjuar kurrë të flitet për substrat indo-europian, çka don të thotë se populli ose popujt e asimiluar prej shqiptarëve indo-europianë nuk kanë qenë indo-europianë; nga ana tjetër, ka një numër të madh elementesh të pashpjeguara në leksikun e pahuazuar të shqipes, sidomos folje konsonantike, të cilat edhe pse i kanë disa paralele me folje të greqishtes së vjetër, nuk mund të merren si huazime të asnjërit drejtim.

  38. Mendoj se gabimisht konsiderohen fenikët si semitë apo semitë veriorë. Fenikët nuk ishin një të një gjaku me hebrejtë apo arabët por me egjiptianët; popull autokton i tokës Kanaan. Në përkthimin e Septuagintës psh popullsia parahebraike herë quhet Fenikë, herë Kanaanitë. Këta u pushtuan nga semitët dhe u shërbyen atyre si vasalë, duke zhvilluar tregëtinë detare (si dhe piraterinë) e cila të paktën hebrejve u ishte ndaluar me ligj kryesisht për shkak të prostitucionit (në epokën e Davidit dhe Solomonit). Nuk mund të kenë qënë as shpikësit e alfabetit pasi e gjithë literatura e tyre nuk është gjë tjetër përveçse shënime llogjistike (që mbushin a s’mbushin disa faqe A4) por thjesht mbartësit ose ndërmjetësuesit midis hebrejve (shpikësve origjinalë) dhe grekëve.

  39. I nderuar Xhaxha.
    Ne fakt dihet historikisht se vendi i fermentimit dhe djepi i shume degeve te shkencave te ndryshme te epokes dhe kultures klasike helene kane qene kolonite greke bregdetare te Azise se Vogle, te ashtuquajturat qytetet Ioniane. Spjegimet jane te shumta se pse, por fakti eshte qe helenet qene ne gjendje te merrnin e te sistemonin ne menyre te kuptueshme per mendjen e nje perendimori gjithcfare lindja kishte me te mire.
    Pershembull teorema e Pitagores del e zbatura ne ndertimin e piramides se madhe te Keopsit, etj, etj, si keto. Por asnje s`e di emrin e gjeometrit egjyptian qe ne mos shpikur, ka ditur ta perdore. Kurse emrin e Pitagores e di edhe macoku (me kusht qe ta kete emrin ashtu).
    Ne nje liber mbi historine e musikes, ne pjesen mbi muzike greko-romake, autori komentonte se greket pavaresisht prej supremacise se menyrave te ndryshme te te berit te muzikes (dorike, etoliane e te tjera), ata shkelqyen ne theorine e “rhythmos” por nuk bene asnje percapje ne ate te harmonise. Megjithese, sic thote Aristotelit, instrumenti kryesor muzikor ishte zeri i njeriut, simbas ketij autori, per greket e vjeter ishte e veshtire te ndertonin nje kor ku kengetaret me te rinje ne moshe te kendonin nje oktave me lart se sa ritmi i mbajtur nga pjesa e tjeter e grupit. Nga ku, is padashje, mendja me vete tek muzika labe.
    Sa e vjeter eshte ajo? A ka studime mbi te, qofte nga ana teknike, strukturale, historike, sociale etj, etj.

  40. Xhaxhai shkruan se: ……emrat kryesorë të vendeve në Shqipërinë e sotme nuk kanë ndonjë shpjegim as me shqipen, as indo-europian të sigurt: Shkodra, Buna, Durrësi, Tirana, Dajti,….

    A mund të shpjegohet fjala DAJT me teorinë e shumësit të singularizuar të Çabejt, ku DAJT do të ishte njëjësi i hershëm i një shumësi në trajtën DIT-ë, më vonë i singularizuar, që afrohet nga ana tjetër me DRIT-ë; diçka që në para-shqipen mund të ketë qenë pranë trajtave të tjera të ngjashme indoevropiane (p.sh. light), dhe që gjeografikisht, përputhet me faktin e pamohueshëm për banorët e sotëm, por edhe të hershëm të trevës së Tiranës, se lindja e diellit dhe dita e re buronte detyrimisht nga Mali i Dajtit?
    Argumentat kundër?
    Pro?

  41. Andrea Xhaçka shkruan:

    A mund të shpjegohet fjala DAJT me teorinë e shumësit të singularizuar të Çabejt, ku DAJT do të ishte njëjësi i hershëm i një shumësi në trajtën DIT-ë, më vonë i singularizuar, që afrohet nga ana tjetër me DRIT-ë; diçka që në para-shqipen mund të ketë qenë pranë trajtave të tjera të ngjashme indoevropiane (p.sh. light), dhe që gjeografikisht, përputhet me faktin e pamohueshëm për banorët e sotëm, por edhe të hershëm të trevës së Tiranës, se lindja e diellit dhe dita e re buronte detyrimisht nga Mali i Dajtit?

    Po jap kësaj pyetjeje një përgjigje me shumë rezerva, më tepër për hir të diskutimit.
    Që toponimi Dajt të ishte njëfarësoj vazhdim i fjalës ditë, kjo do të kërkonte që e njëjta temë të kishte dhënë në shqipen e sotme dy forma të ndryshme: ditë dhe dajt. Kjo nuk është e pamundur, por duhet sqaruar se pse ka ndodhur. Nga ana tjetër nuk është normale që një -i- tematike e theksuar në shqipen e vjetër të ketë përfunduar në -aj-, përveçse në disa dialekte të gegërishtes qendrore (p.sh. Dibër) dhe në kushte fonetike të caktuara (me sa di unë, duhet të ketë qenë në rrokje të hapur, p.sh. shpi -> shpaj). Gjithsesi, do t’i binte që emri i malit ta kishte origjinën nga një dialekt që nuk flitet pikërisht aty ku gjendet mali.
    Nga ana tjetër, siç e vëren edhe Xhaçka, nëse Dajt vjen nga ditë, atëherë këtë emër mund ta kenë vënë vetëm ata folës që kanë jetuar në perëndim të malit (ose që e kanë pasur malin në lindje). A ka gjurmë të diftongëzimit të -i- së në dialektet që fliten në perëndim të Dajtit? Nuk më duket se ka. Atëherë etimologjia e propozuar sikur vjen e dobësohet.
    Më në fund, etimologjitë e toponimeve janë shumë të vështira, sepse nuk dihet mbi ç’kritere janë vënë emrat. Etimologjia e propozuar nga Xhaçka niset nga hipoteza se Dajti është emërtuar ashtu, sepse që andej ka ardhur drita e ditës. Tani, kjo hipotezë duhet mbështetur njëfarësoj, përndryshe nuk mund të pranohet si e mirëqenë vetvetiu. Një mënyrë për ta mbështetur, do të ishte që të gjendeshin edhe oronime të tjera (emra malesh), të cilat të jenë përftuar në të njëjtën mënyrë, ose sipas të njëjtit mekanizëm.
    Etimologjia e Xhaçkës paraqitet kështu me dy pika të dobëta: (1) vështirësia për ta shpjeguar hapjen e i-së tematike dhe (2) vështirësia për të mbështetur emërtimin e malit sipas pozicionit që ka në lidhje me diellin në mëngjes. Dy dobësi të pavarura nga njëra-tjetra janë të mjaftueshme për ta rrëzuar etimologjinë, në raste toponimesh; një dobësi jo.
    Nga ana tjetër, Dajt mund të rrjedhë edhe thjesht nga turqishtja Daĝ (mal) dhe ne lodhemi kot; prandaj thashë në krye se po i futem këtij diskutimi më tepër për hir të metodës në etimologjizimin e emrave të vendeve.

  42. Lexova dje librin e Sh. Demirajt, ”Epiri, pellazget, etrusket dhe shqiptaret”. Te them te drejten prisja me shume guxim nga autori, me shume tolerance, ose te pakten me shume hapesire per diskutim.

  43. Ne fillim isha skeptik ndaj ketij libri, prandaj edhe nuk e bleva kur vajta ne Shqiperi, por meqe disave nuk u pelqen duhet ta blej.

    […]

    Kaonet epirote dhe konet mesape jane i njejti fis, ashtu si japudet e japiget jane i njejti.

    Atintanet jane paraqitur gjeresisht si Ilire e keta banonin ne Epirin e veriut.

    Fisi i Oresteve paraqitet here si ilir, here si maqedonas e here si epirot (pavaresisht perrallave- kur miti transformohet ne perralle- te prejardhjes nga i biri i Agamemnonit).

    Sic shihet jane 3 fise qe jane here ilire e here epirote, pra dallimet iliro-epirote ishin shume te pakta per te shkeputur iliret te pakten nga epirotet e veriut.

    Kjo do perforconte tezen e ilirizmit te epiroteve te quajtur barbare prej gati te gjitheve, hiq Herodotin i cili kishte nje teze ‘origjinale’ te origjines greke, ku greket e mirefillte ishin epirotet, doret e maqedonasit,( pikerisht keto 3 grupfisesh qe shume autore i lidhin me fakte me iliret) nderkaq jonet e eolet ishin pellazge te bastardizuar, ose logjikisht te asimiluar prej banoreve te ketij grupi qe fliste gerqisht qe ne origjine dmth grupit dore-maqedonas-epirote.

    Orakulli i Dodones eshte celesi i shume problemeve.

    Ne radhe te pare , prapashtesa -ona qe njihet si indoeuropiane gjendet gati plotesisht ne Ilirine ballkanike e ne Itali, prandaj jo pak e kane pare Dodonen si fjale e fondit ilirik.

    Tempulli me i lashte ballkanik ka qene Dodona. Aty kemi Pellazget e Homerit dmth perendite e adhuruara aty jane padiskutim pellazge, te pakten Zeusi e Diona.

    Nderkaq simbologjia e tempullit jep nje gershetim te Diellit dhe Gjarperit.

    Ky gershetim simbologjik eshte e vetmja prove spirituale mbareilire qe na jepet, dmth iliret kishin perendi te ndryshme por kulti i gershetuar i Diellit dhe Gjarperit gjendet ngado.

    Pra tempulli i Dodones nuk ka kurrfare elementi te mirefillte grek por perben nje mister te lidhjes iliro-pellazge.

    Ky mister i kesaj lidhje paraqitet edhe tek Perrebejte rreze Olimpit nga krahu thesalik, te cilet
    shumica e autoreve i do ilire,(perfshire edhe mitologjia greke) nderkaq gjenden edhe autore qe i duan pellazge.

    Thesprotet nderkaq jepen te sigurte si pellazge nga autoret ‘mitologjike’. Hellopia quhet po ashtu zone pellazgjike.

    Tani une vetem greke nuk shoh ne antikitetin epirot, pervec Aristotelit i cili ka nje fantazi te jashtezakonshme, pasi sipas tij Deukalioni pas permbytjes ne fillim populloi Epirin e pastaj pjesen tjeter te greqise e qe greket te quajtur me vone helene zbriten ne Greqi.

    Mirepo edhe sikur ta marrim per te vertete, Permbytja ndodhi per shkak te zemerimit te Zeusit me Pellazget te cilit ishin bere shume arrogante ndaj hyjnive, pra ne Greqi u permbyten pellazget nderkaq nuk ka kurrfare greku.

    Kjo gjithsesi nuk do perbente prove te kurrfare grekesie ne Dodone pasi ajo eshte pellazge e po ashtu adhurimi i Zeusit e Diones ne Epir nuk ka fare te beje me grekesine ,pra te jete element spiritual grek,pasi ne Dodone eshte element spiritual pellazg.

    Ngado ta vertitesh kete ceshtje, perfshire heroin grek Hammondin, te gjesh grekesi ne Epir para kolonizimeve pas shek 7 eshte ceshtje imagjinate ose me sakte e imagjinates te ndonje autori antik qe thurte mite sipas qefit, duke e qelbosur seriozitetin e Mitit, duke e perrallezuar ate.

    Nderkaq Epiri nuk ka bere pjese as ne kulturen mikenase e as ne kulturen greke klasike. Vetem vone ne shek 4-2 pati nderhyrje te forta kulturore greke, por edhe ketu aventurat e Pirros bejne pjese ne Historine e Greqise aq sa bejne aventurat e dinastise Ardiane ne Etoli, Akaia,Korfuz deri ne Meseni e Sporade.

    Ndac ne Maqedoni, ndac ne Epir e ndac ne dinastite e tjera ilire si ajo Ardiane, sapo nje shtet forcohej Greqia ishte synimi kryesor i politikes ne jashtme, pushtimi i saj apo grabitja.

  44. Ironia këtu është se të gjitha këto “të dhëna” për ilirët e Epirit i nxjerrim prej autorëve grekë të lashtësisë.
    Megjithatë, dhe pak përpjekje na duhen, që të arrijmë në përfundimin se grekët e lashtë nuk kanë ekzistuar (në gjurmët e të madhit tuhaf d’Angely).
    Illyrien über alles!

  45. po pse lodheni kot ,e verteta eshte shume e veshtire ,te provohet,kur shumica e njerezve flasin duke u nisur nga interesat,personale,por a keni vajtur ne dropull apo pogon,te shikoni banoret e ketyre zonave,por mund ti studioni nga mbiemrat e fiseve qe kane,te gjitha fshatrat ne shqiperi e jugut me sa kam lexuar nuk jane me te vjetra se 300 apo 400 vjet,pra popullsia ka qene e levizshme e vendosur,ne rast se do ti besh nje studim dropullit dhe pogonit do shofesh qe ata jane vllehe qe flasin greqisht, pra kane haruar gjuhen vllahe,shikoni per cudi mbiemrat e fiseve(se ne te shumten e rasteve mbiemri i fisit nuk ndryshon,e njejta gje ndodh sot me shqiptaret ne greqi ndryshojne emra por jo mbiemrin,pra ngelet fisi,prap)pjesa dermuse jane vlleheshkoni ne sopik te gjirokastres dhe shikoni mbiemrat e fiseve te bindeni,apo ne dropoull,bile ka shume nga ata qe e pranojne qe jane vllehe po te futesh mire ne bisede,apo ne vurg te sarandes ku per cudi ata sot pleqte kendojne ndonje kenge vllahe neper dasma,elementi vllah eshte shume i madh ne shqiperi,pavaresisht se eshte i asimiluar.

  46. Ferid Duka, historian i specializuar për hulumtimin e arkivave osmane, ka riprodhuar (në 1994) Defterin e regjistrimit osman të Sanxhakut të Vlorës të vitit 1519-1520, ku përmbahen të dhëna edhe për fshatrat e luginës së Dropullit dhe pikërisht: Goranxi e Sipërme, Qestorat, Asharat, Goranxi e Poshtme, Vodhinë, Korshovicë, Jorgucat, Bodrishtë (bashkë me mëhallën Karasilit), Terihat, Lugari, Goricë, Grapsh, Dhuvjan, Llovinë, Krinë, Derviçan, Haskovë, Vanishë dhe Sofratikë (19 fshatra gjithsej).
    Sipas Shaban Demirajt, kryefamiljarët e këtyre fshatrave të Dropullit të shënuar në regjistrat osmane dalin kryesisht me emra vetjakë karakteristikë shqiptarë, si Gjon, Gjin, Gjergj, Lekë, Pal, etj., por nuk mungojnë edhe trajtat greke të këtyre emrave: Jani, Jorgo, Aleks, Pavllo etj.
    Në librin e tij Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, Infbotues, Tiranë 2008, Demiraj jep disa shembuj të dendurisë së emrave të kryefamiljarëve në Goranxi të Sipërme, Goranxi të Poshtme, Derviçan dhe Sofratikë, të nxjerrë nga studimi i Dukës:
    Në Goranxi të Sipërme (me 170 kryefamiljarë), emri Gjon del 30 herë si emër vetjak ose si mbiemër: Gjon Sima, Gjon Braili, Gjon Petra, Gjon Martini, Gjon Guma, Gjon Tupe, Gjon Gjini, Gjon Brati, Gjon Thanasi, Gjon Nika, Gjon Pali, Gjon Leka, Dhima Gjoni, Leka Gjoni, Deda Gjoni, Kava Gjoni, Guma Gjoni, Sima Gjoni, Martin Gjoni, Zoja Gjoni, Vreto Gjoni, Stamad Gjoni, Gjin Gjoni, Gjika Gjoni.
    Po në këtë fshat del shpesh edhe emri tjetër tipik shqiptar Gjin: Gjin Leka, Gjin Dedushi, Gjin Dhima, Gjin Gjoni, Gjin Isheri, Gjin Muzhaqi, Gjin Martini, Gjin Deda, Gjin Boga, Gjin Kondi, Lush Gjini, Gjon Gjini, Leka Gjini, Deda Gjini, Stoja Gjini, Nika Gjini, Andre Gjini, Dhima Gjini, Kond Gjini, Shtin Gjini.
    Demiraj vëren edhe se ndër kryefamiljarët e fshatit nuk del asnjëherë trajta Jani.
    Edhe në Derviçan, i cili rezulton mjaft i greqizuar, ndeshen emra karakteristikë shqiptare si: Jani Gjini, Gjin Spato, Gjon Jorgji, Jorgo Gjoni, Nako Bard(h)i, Jorgo Babi, Mano Çuni, Dartho Çuni, Jani Çuni, Kosta Lula, Mano Shpata, Lluka Prushi, Dhimo Prushi, Jani Dragoi etj.
    Natyrisht, Demiraj citon nga artikulli i Dukës në mënyrë shumë përzgjedhëse, për të vërtetuar hipotezën e tij se grekësia e sotme e Dropullit është më tepër rezultat i një procesi greqizimi në fillim fetar, më pas ndoshta edhe etnik. Unë nuk kam ndonjë pikëpamje të formuar për këtë problem, por emrat janë ato që janë, dhe së paku në disa fshatra prania masive e elementit shqiptar nuk mund të mohohet.
    Ferid Duka ka botuar edhe të dhëna nga defteri i Sanxhakut të Delvinës (1431-1432) për Vurgun, i cili rezulton në atë kohë me vetëm katër fshatra Finiki, Vurgo, Jeromi dhe Krajna, me shumë pak banorë. Edhe në këto fshatra dëshmohen emra tipikë shqiptarë: Gjin Reçi, Gjin Panariti, Gjin Zagorino, Gjin Krali, Leka Gjini, Kozha Gjini, Gjin Vija, Zhupa Gjin, Gjini Spiri, Gjin Andrea, Gjon Dorza, Gjon Zhurmo, Meksh Gjoni, Polimer Gjoni, Gjin Ilia, Gjin Pelegri, Gjin Kasnesi, Gjon Pelegri, Dhimo Gjini, Gjon Martini, Martin Gjoni, Deda Gjoni. Pak a shumë e njëjtë paraqitet gjendja onomastike edhe në defterët osmanë të vitit 1583 për këtë zonë, ku, p.sh. për Finikin, përmenden emra si Nikë Gjoni, Gjoni Duka, Dhimo Gjoni, Qirjak Gjoni, Gjero Gjoni, Jani Gjoni, Gjon Nikolla, Ilia Gjoni, Gjin Nika, Gjin Dhimo, Jani Gjini etj. Megjithatë, vëren Demiraj, në këtë defter mbizotërojnë “emra të ndikuar nga greqishtja”, si Jani, Jorgo, etj.
    Edhe për zonën e fshatrave të bregut, defteri i lartcituar i Sanxhakut të Delvinës (i vitit 1583) pikturon të njëjtin peizazh onomastik arbëror: në Himarë, ndër 137 kryefamiljarë të regjistruar, emri Gjin del 19 herë: Todor Gjini, Gjin Gjon Aleksi, Gjin Gjorzaj, Gjin Todori, Gjin Meksi, Gjok Dhim Gjini, Gjok Gjini, Todor Gjin Gjoni, Dhimo Gjin Dhima, Gjok Gjin Petri, Nika Gjini, Martin Gjini; ndërsa emri Gjon (Gjokë) 17 herë: Gjon Palloshi, Gjon Pavllari Mëhilli, Gjon Leondari, Gjon Menika, Gjoka Boga, Gjoka Dhamo, Gjoka Nika, Gjok Gjini, Gjoka Jorgo, Gjok Menkuli, Petri Gjoni, Mark Gjoni, Gjika Gjoni, Dhimo Gjon Vllasi, Kond Gjoni, Nikolla Gjoni.
    Emra të tillë mund të krahasohen fare mirë me emrat e nxjerrë nga defterët osmanë të shekullit XVI për kazatë çame të Ajdonatit dhe Mazrakut, gjithnjë të botuar nga Ferid Duka dhe të cituar këtu sipas Shaban Demirajt: Gjin Jorga, Gjin Gjoni, Gjin Kemerxhiu, Gjin Steri, Gjin Nikolla, Gjin Moçare, Gjin Gjurka, Gjin Nika, Gjin Mirali, Gjinaq Tupe, Gjin Todri, Tupe Gjin Todri, Gjin Ngjevi, Ngjevi Gjini, Deda Gjini, Nika Gjini, Martin Gjini, Gjin-lala Marushi, Martin Gjin Lala, Llaq Gjini, Niko Gjini, Gjin Lapa, Gjin Dhimaqi, Gjin Jani, Dhimo Gjini, Nika Gjini, Thanas Gjini, Gjin Andria, Ahmed Gjini, Hasan Gjini, Osman Gjin-Leka.
    Demiraj vëren me të drejtë se emra të tillë si Gjin, Gjon, Leka, Gjikë, Gjokë, Pal, Pjetër, Gjergj, Deda etj., janë tipikë shqiptarë dhe mund të shërbejnë si prova të sigurta se bartësit e tyre kanë qenë shqipfolës (ose të etnisë arbërore-shqiptare).
    Nga ana tjetër, unë do të isha kurioz të dija nëse emra të tillë, përveçse te shqiptarët, ndeshen edhe ndër vllehët ose arumunët e zonës.

  47. xha xha

    e kemi trajtuar kete teme, por pasaktesite e thena ketu per te disaten here, me bejne te dua te te pergjigjem.

    thua:

    “..Edhe në Derviçan, i cili rezulton mjaft i greqizuar, ndeshen emra karakteristikë shqiptare si: Jani Gjini, Gjin Spato, Gjon Jorgji, Jorgo Gjoni, Nako Bard(h)i, Jorgo Babi, Mano Çuni, Dartho Çuni, Jani Çuni, Kosta Lula, Mano Shpata, Lluka Prushi, Dhimo Prushi, Jani Dragoi etj….”

    eshte nje fraze fund e krye e pasakte, shpresoj e bere kjo nga padituria jote , jo nga dashakeqesia.

    dervicani eshte fshati me i madh i dropullit dhe nga me te medhejte fshatra te moniritetit grek ne shqiperi. eshte fshat grek, jo i grekezuar. mjafton te besh nje vizite ne te. jam i bindur qe nuk e ke bere dicka te tille. do te hasesh ne dervican rrenoja tempujsh antik grek, me mbishkrime ne greqisht. 5 kisha mesjetare me nje arkitekture tipike epiriote dhe mbishkrime qofte murale, qofte neper ikona -te tera ne greqisht. dhe sigurisht po te bisedosh me derviciotet dhe te degjosh historite e tyre, do te kuptosh fare mire origjinen dhe kulturen e tyre njerezore.

    dervicani ka qene dhe eshte fshat grek (dhe jo i grekezuar) pikerisht per kete vazhdimesi -zinxhir – greke, te cilen e deshmojne objektet e kultit dhe te artit , pa folur per banoret, veshjet, kostumet popullore, objektet artizanale, vallet, kenget, etj…

    emri jani, eshte shkurtimi i emrit joanis. emri koco, eshte shkurtimi i emrit kostas. emri mano, eshte shkurtim i emrit manolis. emri mico, eshte shkurtim i dhimitrit. dhimo eshte shkurtim i dhimostenis.
    nuk ekzistojne emrat gjon dhe gjin te cilet permend.

    burimet e tua jane tejet te pasakta. ben mire te vertetosh ato c’ka thua dhe pastaj t’i japesh verdiktin tend shkencor …

  48. Unë të them të drejtën i marr me shumë rezerva këto dëshmi, sepse në çdo botim dokumentesh (italiane, turke, sllave) në Shqipëri është kryer shqipërim i emrave. Psh, tekstet sllave të Manastirit të Hilandarit përmendnin ”Ivan”, ”Gjorgio” edhe teksti shqiptar shqipëronte ”Gjon” dhe ”Gjergj”. Unë do të bashkohesha më shumë me mendimin e A. Klosit i cili në shënimin e përkthyesit tek Arbëria Venedike (Tiranë, K&B, 2007) në f. 6 shkruan: ”I jemi shmangur prirjes për të shqiptarizuar emra mesjetarë si Juan ose Andrea, që sot mund të jenë bërë Gjon ose Ndre; nuk mund ta dimë si kanë tingëlluar ata emra në atë kohë.”

    Plus, që Demiraj, edhe emrat që dalin si të trajtës ”greke” nuk i quan grekë, por shqiptarë ortodoksë. Atëhere ku qëndron argumenti, pasi edhe ”Gjoni” edhe ”Jani” Demiraj i quan shqiptarë?

    Vepra e Demirajt m’u duk shumë e dobët kryesisht për këto arsye:

    Mungesë absolute e literaturës greke (Demiraj aktualisht citon vetëm një vepër greke). Biblioteka kombëtare në Tiranë ka literaturë të mjaftueshme greke për çështjen e Epirit (madje, disa janë vepra të rralla),

    Literaturë e huaj e përzgjedhur. Ku janë veprat mbi Epirin të Beloch, Franke, von Hassel, Klotsch, Unger, von Scala, Leveque, Klotzch, Jourdan, Bekker etj? I Wilkes për Ilirët?

    Përdorimi i termit ”i ashtuquajtur Epir” kur dëshmitë numismatike (i lë mënjanë dëshmitë e historianëve që nga lashtësia deri në Bizant) tregojnë se emri Epir përmendej edhe nga vendasit. Me qindra janë monedhat që shkruajnë ΑΠΕΙΡΩΤΑΝ (=i epirotëve).

    Përdorimi i Hammondit për të përforcuar tezën se epirotët ishin jogrekë! E ka lexuar Hammondin? Është sikur të përdorësh Çabejn për të përforcuar mendimin se shqiptarët nuk janë pasardhës të ilirëve.

  49. Stërkalth, po ta kishe lexuar me vëmendje komentin tim, do ta kishe parë se unë vetëm citoja nga Demiraj, i cili nga ana e vet citonte Ferid Dukën, që ka botuar defteret osmane në revistën “Studime Historike”. Do të kishe parë edhe se unë theksoja se “nuk kam ndonjë pikëpamje të formuar për këtë problem”. Pavarësisht nga kjo lajthitje jotja, unë mbetem i bindur se burimet që citojnë Demiraj dhe Duka nuk mund të quhen “tejet të pasakta” – meqë është fjala për defteret osmane, të cilat nuk pyesnin shumë për dallimet etnike midis Gjinit dhe Janit; madje po t’u besosh atyre, del se me kalimin e shekujve Janët kanë ardhur duke u shtuar në kurriz të Gjinëve. Gjithsesi, në këtë diskutim që po bëjmë për shqiptarët dhe grekët në Epir, është mirë që t’i mbajmë parasysh disa të dhëna nga një burim pak a shumë indiferent, si defteret. Tani, në qoftë se ti shkon deri atje sa të akuzosh Ferid Dukën se ka gënjyer në ato që ka botuar, unë dorëzohem menjëherë; por përndryshe si ta kuptoj vërejtjen tënde që duhej t’i verifikoja burimet? Si t’i verifikoj unë emrat në defteret osmane për fshatrat e Dropullit, kur këto botohen për herë të parë? Unë them se, në qoftë se duam të diskutojmë për këto gjëra, le t’i marrim dëshmi të tilla si të mirëqena, përndryshe nuk shkojmë asgjëkundi.

  50. me bere te qesh serisht xha…

    sa c’interes ka sot superfuqia e vetme boterore(amerika e krimbur dhe e bushit) per emrat e plote dhe studimin e elementeve linguistik, apo demografik qe lidhen me ata femije dhe pleq irakien, avganez, apo pakistanez qe bombardon, po kaq interes kishin edhe kazermat turke per perkatesine etnike te popujve te cileve u vinin shkelmin ne fyt.

    deri tani dinim qe barbaria otomane ishte nje perandori qe pillte vec erresire, dhe zhyste vendet qe kish nen thundren e saj ne dhune e gjak; sot mesojme qe ardhja e turqve ne shqiperi kish karakteristika kulturore te mirefillta (ne te cilat mund te bazohemi pa frike), ne lemin e studimeve antropologe, etnike, linguistike dhe fetare te krahinave te epirit dhe me gjere…

    kete te fundit do t’a cilesoja lajthitje, i dashur xha xha!

  51. Stërkalth, t’i lëmë për një moment fluturimet retorike për “barbarinë otomane si perandori që pillte veç errësirë.”
    Në kohën kur janë hartuar defteret, perandoria osmane ishte e vetmja superfuqi në Europë. Defteret i hartonte jo për qëllime filologjike ose multikulturaliste, por për të mbledhur taksat, dhe me taksat nuk bëhej shaka.
    Tani, në qoftë se në një fshat gjejmë, ta zëmë 30 Gjinër e 30 Janër, atëherë kemi të drejtë të pyesim se pse disa quhen ashtu, dhe disa të tjerë kështu.
    Disa historianë dhe gjuhëtarë thonë se Gjinët kanë qenë etnikisht shqiptarë, ndërsa Janët kanë qenë etnikisht grekë. Disa të tjerë historianë dhe gjuhëtarë thonë se edhe Janët mund të kenë qenë shqiptarë, por janë quajtur ashtu nën ndikimin e kishës ortodokse greke. Por shqiptarësinë e Gjinëve e të Gjonëve s’kam dëgjuar kënd ta vërë në dyshim.
    Unë nuk dua të hyj fare në këtë debat; për mua, fakti që turqit e kanë shënuar Gjinin veç dhe Janin veç mjafton për të vërtetuar që në fshat ka pasur shqiptarë etnikë.
    Kur i njëjti rezultat më del edhe për kazatë në atë kohë ende të krishtera në Çamëri, edhe për Himarën dhe fshatrat e tjera të Bregut, atëherë kam të drejtë të mendoj se kjo popullsi shqiptare në fshatrat e Dropullit nuk ka qenë aksidentale.
    Edhe sot e kësaj dite, emra mesjetarë shqiptarë si Gjin, Gjon, Gjokë, Pal, Gjikë, Lekë etj. i gjen të përdorura në jug të Shqipërisë, si mbiemra: Gjini, Gjoni, Gjipali, Gjiknuri, Gjoleka, Gjidede, etj. Emrat që u bashkëlidhen këtyre mbiemrave janë myslimanë, ose grekë ortodoksë, të tipit Koço dhe Kiço. Mirëpo në bazë të dëshmive të deftereve, të cilat nuk janë aspak të izoluara, mund të arrijmë në përfundimin se emra tipikë shqiptarë kanë qenë në përdorim gjerësisht në Epir, krahas emrave tipikë grekë.
    Tani, unë mund të të sjell plot shembuj shqiptarësh që e kanë emrin Jani ose Jorgo; por ti zor se më sjell dot shembuj grekësh që e kanë emrin Gjin ose Gjon – sepse të tillë grekë nuk ka. Kjo tregon se emrat grekë janë përdorur dhe përdoren edhe me njerëz që janë etnikisht shqiptarë dhe të fesë ortodokse, ndërsa emrat shqiptarë nuk janë përdorur as përdoren me njerëz që janë etnikisht grekë dhe të fesë ortodokse. Çfarë mund të nxjerrim që këtej? Unë besoj se mund të nxjerrim që popullsia e Epirit është popullsi pjesërisht e greqizuar – në kuptimin që në Mesjetë ka pasur atje më tepër shqiptarë etnikë se çka sot (siç e vërteton, tërthorazi, zhdukja graduale e Gjinëve dhe shtimi gradual i Janëve).
    Pse them “pjesërisht” e greqizuar? Sepse nuk kam dyshim që në Epir ka pasur grekë etnikë, ndoshta që kanë jetuar atje që në lashtësinë pararomake; dhe se elementi etnik grek dhe elementi etnik arbëror kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë (së bashku me mbishtresa sllave dhe arumune ose vllahe). Për mua tezat e pastërtisë etnike në Epirin e mesjetës dhe të lashtësisë, ngado që të vijnë, më tingëllojnë më tepër si projektime të dëshirave dhe të paranojave të sotme në një periudhë kur përkatësia etnike nuk ngrinte shumë peshë, sidomos përkundrejt përkatësisë fetare.

  52. Është më shumë çështje interpretimi. Franciscus Blancus u bë Frang Bardhi, Paulus Angelus u bë Pal Ëngjëlli (një grek mund të thoshte se kemi të bëjmë me një grek të kulluar, zotin Παύλος Άγγελος), Ivan Kastrioti u bë Gjon (pse jo Jani, pasi ka qënë ortodoks fillimisht?), nipi i tij Gjin (pse jo Gjon?) e kështu me rradhë. Ç’më bën mua të besoj se shkruesi i defterit i cili shkruante turqisht me gërma arabe (gjë që i ndërlikon sadopak shkrimet) ka shkruar f.v. Gjin Skura dhe jo Γιάννης Σγούρος? Përkthimi dhe interpretimi i z. Duka (me që ra fjala, Duka është emër tipik Bizantin)?

    Ti xhaxha beson se në defter gjendet emri MËHILL në këtë trajtë?

  53. Tannhäuser, unë nuk di se si i ka tejshkruar Ferid Duka shënimet e defterit pikërisht. Megjithatë, defteri është dokument publik, që kushdo mund të shkojë dhe ta konsultojë; çka e garanton fair play-n, besoj.
    E kuptoj që edhe emrat e përveçëm mund të përkthehen: Pal, Paulus, Paolo, Pavllo, Pavli, Pavel, Pablo… Mirëpo çka më ngacmon mua, është që, sipas deftereve, në të njëjtin fshat gjen edhe Gjin, edhe Gjon, edhe Jani. Këto ndryshime fonetike janë në defter, nuk besoj t’i detyrohen interpretimit të tejshkruesit.
    Sepse përndryshe, sikur ta zëmë Duka të kishte anuar drejt leximit Gjin, atëherë duhej ta kishte bërë këtë për të gjitha rastet; duke i përjashtuar krejt leximet Jani. Prandaj mundësitë janë dy: ose Gjinët, Gjonët dhe Janët kanë bashkëjetuar në të njëjtin fshat, ose Duka po gënjen me vetëdije (nuk po gabon thjesht nga pro-shqiptarizmi).
    Unë e përjashtoj mundësinë e dytë. Jo sepse e njoh Dukën personalisht, dhe jo sepse defteret osmane janë publike, prandaj kushdo mund të ngrihet nesër dhe ta përgënjeshtrojë Dukën; aq më tepër kur, besoj, se studimi i këtij autori është i shoqëruar edhe me faksimile të deftereve.
    E përjashtoj, sepse e vetmja mënyrë që kemi për të bërë një debat normal për këto gjëra, është të merremi vesh se çfarë duhet të besojmë paraprakisht – dhe unë them se Duka është nga ata autorë që duhen besuar, sikurse të dhënat e deftereve duan marrë parasysh, derisa të dalë ndonjë arsye për të kundërtën.

  54. Defteret turke te dashur minoritare, nuk jane dokumenta rrembythjesh qe vijne e ikin si puna e amerikoneve ne afganistan apo irak, por nje shembull i marre prej administrates bizantine nga e cila kopjuan sa u zhdepen,perndryshe nuk mbahet nje Perandori ne kembe.

    Prej asaj periudhe deri ne shek 20 kemi nje humbje graduale te emrave gjin,gjoke,leke,gjon etj ne favor te emrave islamike dhe formave greke te ketyre emrave,aq sa keto emra humben plotesisht e ngelen vetem si mbiemra.

    Gati te gjithe ortodokset shqiptare deri ne shkumbin , pesuan humbje te emrave te te pareve pikerisht per shkak te ndikimit fetar grek e ky proces jo vetem tregon forcimin e ndikimit grek ne zonat ortodokse por njekohesisht tregon se ky ndikim nuk eshte i periudhes turke por ka ekzistuar edhe me pare, nen despotatin e epirit dhe nen Bizantin, keshtu qe edhe format greke fare mire mund te tregojne pikerisht kete ‘trend’ e jo se i perkasin grekeve.

    Kur Preljubovici Janines ne mesin e dyte te shek 14 merrte epitetin ‘kasapi i shqiptareve’ e njekohesisht gjejme emra pastertisht shqiptare , kjo sipas procesit induksion-deduksion, nuk mund te prodhoje se Epiri ishte i banuar me greke, te pakten kjo eshte mese e sigurte.

    Nga ana tjeter termi ‘grek’ ne mesjete nuk perfaqesonte nje perkatesi etno-linguistike ashtu sikunder perfaqesonte termi Arber-Alban, por perbente nje term kishtar ashtu sikunder edhe termi Latin, keshtu qe te gjesh greke ne Epir eshte gjeja me e veshtire e mundshme,pasi eshte e veshtire te behet shkeputja etno-linguistike nga ajo fetare.

    Kjo ka ndodhur ne shume autore, te cilet u referoheshin si greke gjithe ortodokseve ballkanike qe nuk kishin nje patriarkane te tyren,pra pervec serbeve e bullgareve gjithe te tjeret mund te ishin greke po aq sa mund te mos ishin.

    Kisha greke fitoi eksperience ne Peloponez gjate greqizimit te sllaveve te cilet e mbajten per 2 shekuj gadishullin e kete eksperience e perdori me vone gjeresisht mbi shqiptaret e vllehet.

    Fjala grek as ne shek 19 nuk percaktonte nje bashkesi etno-linguistike ,pasi si greke cilesoheshin edhe arvanitet edhe vllehet te cilet se bashku perbenin me shume se gjysmen e popullsise se Greqise se 1830.

    Keshtu qe mos na shitni shume dokrra autoresh fantazma te cilet vuajne nga egjeizmi.

    Ndersa kemi te sigurte se Dede,Dode,Gjin,Gjon,Martin,Pal,Nik etj jane padyshim shqiptare (dode e dede greket si njohin fare) per shkak se grek ne mesjete nenkuptonte thjesht ortodoks e per shkak te ndikimit te hershem grek i cili vazhdoi nen turkun ne jug edhe format greke nuk ka asgje te sigurte ne japin ‘greqishtfoles’ apo Arber.

  55. Të them të vërtetën nuk kam dhe besimin më të madh në përkthyesit shqiptarë; kjo nuk do të thotë se a priori mohoj të gjitha përkthimet. Por nga përvoja ime personale, kam ndeshur gabime (ku hyjnë edhe interpretimet) serjoze.

    Në këtë rast problemi me emrat e deftereve më duket se ndërlikohet pasi emrat janë shkruar në arabisht. Arabishtja për tingullin g, gj, xh, (më duket edhe γ) përdor një gërmë. Siç dihet mungojnë edhe disa zanore nga alfabeti, edhe kështu në shkrimin جن mund të kemi, jon, xhon, gon, jin, xhin, gin, gjin, gjon, gjen , gen, gjen e kështu me radhë.

    Gjithsesi unë nuk jam ekspert turkolog apo arabolog, thjesht, disa gjëra më duken pak të ndërlikuara. Personalisht do mundohem të gjej librin e Dukës të përkthej në Greqi ndonjë pjesë thjesht për kureshtje.

  56. Mos besimi ne perkthyesit/imin shqiptar eshte reaksion reflektiv i ndertuar e basur ne premisen (shpesh te drejte), se kur behet fjala per shqiptaret, si per nga aftesia teknike, edhe per nga skurpoloziteti akademik, ata ngelen specialiste te dores se dyte apo te trete ne krahasim me si shoket e tyre.

    Problemi me nje premise te tille eshte se eshte thuajse e pamundur te flasesh kuturu per Greqine, kulturen e saj, dhe historine e lidhur me kete kulture, duke qene se pjese te tyre jane arketipale per qyteterimin Perendimin, dhe prej shekujsh mund te thuhet, ato i jane nenshtruar dhe vazhdojne ti neshtrohen nje studimi skrupoloz ne cdo kend veshtrimi te mundeshme.

    Ne rastin ne fjale, te leme Shqiperine per nje sekond e te hidhemi ne More. Mbas pushtimit te saj ne 1461, Mehmeti II urdheroi regjistrimim ne kadaster te te gjitha tokave te reja dhe popullsive ne to. Nje regjistrim i dyte u mbajt gjate sundimi te sulltan Selimit te I (1512- 1520). Keto regjistrime tregojne se nga 30 mije familje ne Morene turke (pa marre parasysh zonen venedikase), 30% e tyre ishin familje shqiptare. Ne zonen venedikase te Morese, eshte per tu supozuar se duke qene se ajo ngelesh e krishtere dhe ne gjendje lufte, perqindja e popullsise shqiptare do kete qene akoma me e larte.

    Nje nga burimet primare per historine e Ballkanit, qe simbas specialisteve, eshte krejtesisht e pashfrytezuar, eshte nje epistolar shume i pasur midis oborrit te sulltanatit dhe zonave te ndryshme te ballkanit, qe gjendet ne arkivat ottomane prane kryeministrise turke ne Stamboll. Ato jane te perfshira ne 263 volume dhe mbulojne periudhen prej 1558 deri ne 1908. Cdo volum ka kopjet e 1200 deri ne 1600 letrash te derguar nga periferia ne qender dhe anasjelltas.

  57. H-ylli-n te pershendes!

    …“Santa semplicita!” tha Jan Husi kur pa një plakë që u afrua zdruq, zdruq me një tufë drysh në dorë për ta hedhur në turrën e ndezur të druve mbi të cilin ai po digjej për së gjalli. “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë!” tha Krishti për ata që po e kryqëzonin. Ky është eksklamacioni që mund të të dalë duke parë skandale të tilla në kërkim të shkollës që i ka formuar. “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë”, se i kanë edukuar me surrogatin e dijeve parashkollore të muhabeteve të burrave e grave të rrjedhur e injorantë që edhe shkollën komuniste e kanë gjysmake, “falua” se nuk u kanë dhënë asnjë aftësi gjykimi mbi fenomenet që i rrethojnë dhe aq më pak për idetë që dëgjojnë, “falua” se jemi në kohën e krijimit të të thjeshtit deri në shenjtëri “hommo debilus” për të cilin punojnë me dhjetra televizione e gazeta e universitete publike e private, përveç partive politike.

    “Falua!”, por kujdes!, ky njeri mund të jetë edhe shumë i rrezikshëm. Të ve në turrën e druve pa i bërë syri tërr. Sepse dijeni, po vazhduam kështu me teorite e skarcuara pseudoshkencore te shekullit të 19 jo vetëm do të vdesim më shumë nga Fibroza Cistike, por po do vdesim akoma edhe më shumë nga injoranca dhe izolimi shkencor e mendor i njeriut të debilizuar shqiptar…

    (Fatos Lubonja)

  58. Të nderuar, ju lutem bëni një përpjekje për të mos e degraduar këtë debat në fyerje të ndërsjellta, se ashtu ma lehtësoni edhe mua barrën për të fshirë komente të papërshtatshme. Kolegët të cilëve qëllon që u fshij ndonjë koment ose ndonjë paragraf të ndonjë komenti duhet ta kenë kuptuar, tashmë, se këtë e bëj vetëm për të ruajtur një farë drejtpeshimi në debat, prandaj të mos e marrin si sulm timin ndaj tyre, duke përfituar nga ‘privilegji’ i moderatorit të diskutimeve.

  59. Ok xha xha , une nuk jam fare i tolerances ,biles jam me se shumti agresiv keshtu qe shpresoj qe me disa ta kryqezoj shpaten dialektike ne ndonje vend tjeter.

    P.s ruaji nja 2-3 kokrra ketu, perndryshe do te kthehet blogu ne nje sallon pedantesh snob me retorike e formalizem ‘europoid’, ashtu si eshte shumica e salloneve ‘trandy’ qe popullohen me emigrante shqiptare te shkolluar.

  60. Hyllin, ti nuk ke fare nevojë të jesh i tolerancës, sepse jam unë. Ki parasysh se nuk kam hequr vetëm komente të tuat, por edhe komente kundër teje, të cilat ndoshta do të të detyronin të përgjigjeshe, edhe po të mos të mërzitnin. Ashtu, në vend të debatit, do të kishim komedi të dy e më shumë njerëzve që shajnë e lëndojnë shoku-shokun. Ne s’kemi për ta lejuar ndonjëherë këtë të ndodhë në Peizazhe të Fjalës, edhe sikur të vijë puna që të mos lërë askush më komente. Liria e fjalës në këtë hapësirë nuk mund të interpretohet si liri për të fyer tjetrin – dhe nëse një koment fyen dikë ose jo, këtë e përcaktojnë moderatorët e blogut vetëm.

  61. Ja edhe disa të dhëna të tjera për origjinën e minoritarëve grekë të Shqipërisë së Jugut, të cilat, si edhe më sipër, i kam nxjerrë nga libri i Shaban Demirajt Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët, dhe mendoj se është mirë të përmenden në diskutimin e tanishëm.
    Në këtë rast është fjala për fshatrat greke të zonës së Vurgut. Sipas studiuesit Spiro Shkurti (Vurgu, vështrim etnografik, Tiranë 1987), defteri i Sanxhakut të Delvinës i vitit 1431-1432 shënon vetëm katër fshatra për Vurgun (Finiki, Vurgo, Jeromi dhe Krajna), me shumë pak banorë; në një kohë që në 1927 numri i fshatrave është rritur nga 4 në 25, me një popullsi prej 3262 banorësh. Mund të supozohet, me të drejtë, se shumica e këtyre fshatrave janë themeluar pas regjistrimit osman të shekullit XV. Gjithnjë sipas Shkurtit (dhe Demirajt), disa nga fshatrat janë krijuar në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX, me bujq të sjellë, ndonjëherë me forcë, nga Greqia prej Omer Pashë Vrionit, nga i cili paska marrë edhe emrin fshati Vrion; dhe Ali Pashë Tepelenës. Demiraj vëren se dëshmi të këtyre zhvendosjeve me forcë të popullsisë gjenden edhe në veprën e Pouqueville-it Voyage de la Grèce. Gjithnjë Spiro Shkurti mendon se një pjesë tjetër e popullsisë së fshatrave të Vurgut ka ardhur aty nga vise shqipfolëse, dhe me kohë është asimiluar. Rahmi Memushaj e lidh këtë shpërngulje shqiptarësh kryesisht blegtorë drejt Vurgut me epideminë e kolerës që preku zonën e Kurveleshit në vitin 1720. (Shih Shaban Demiraj, “Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët”, Infbotues, Tiranë 2008, f. 177-178).

  62. Në librin e sipërpërmendur të Demirajt, siç thashë edhe më lartë, të bie në sy përpjekja e autorit të tregojë se nuk dihet emri me të cilin e quanin vendasit Epirin; prandaj autori passim në libër përdor shprehjen ”i ashtuquajturi Epir”. Nga njëra anë kjo tendencë më duket pak hipokrite, pasi autori përdor emrin “Iliri”, apo “ilirë” kur nuk kemi të dhëna se vendi quhej kështu nga vendasit, apo vetë banorët e së “ashtuquajturës Iliri” përdornin këtë emër për identifikim, e kështu me radhë.

    Nga ana tjetër, edhe sikur i vërtetë të ishte ky supozim, pra të mos dinim se si identifikoheshin vetë epirotët, mjafton tradita historike e përdorimit të emrit (që mbush plot 2500 vjet) që të shmangte një gjest të tillë nga autori.

    Por siç kisha thënë edhe në një postim më sipër ekzistojnë mjaft të dhëna numismatike, të prera nga Bashkësia Epirote, të cilat tregojnë se vetë epirotët përdornin termin “Epir” dhe “epirotë”. Duke shfletuar, gjithmonë rastësisht, nr. 1 të revistës Studia Albanica të vitit 1972, ndesha një artikull interesant të Hasan Cekës [Le tresor numismatique de Bakërr (Fieri)], f. 49-69, ku midis katalogut numismatik, autori përmend edhe monedha të prera nga Bashkësia Epirote (f. 61, Republique Epirote). Këto monedha, siç tregon autori, por siç mun t’i shikojë edhe lexuesi në shtojcën e ilustruar, kanë mbishkrimin ΑΠΕΙΡΩΤΑΝ (mbishkrim dorik; ionikisht do ishte HΠΕΙΡΩΤΩΝ, pra, i/e Epirotëve).

    Pra, “e ashtuquajtura Bashkësi Epirote”, pret monedha me mbishkrimin “i/e Epirotëve. Këtë nuk mund ta merrte parasysh Demiraj?

  63. Në Youtube gjeta videon e dy këngëve arvanitase, nga të cilat e para është shumë e bukur… I dëgjova me vëmendje dhe ua hodha tekstin në Word.

    Këngë arvanitase

    I.
    Do ta pre, do ta pre, do ta pre kocidhetë (1)
    Do ta pre kocidhetë, ja vërvi kaskidhetë.
    Do ta pre, do ta pre, do ta pre kocidh’ e giat
    Do ta pre kocidh’ e giat, po cë trëbem ga it at.

    Arvanite obobo, arvanite të këdoni
    Arvanite të këdoni, giuhën të mos e haroni.
    Arvanite obobo, arvanite të këdoni
    Arvanite të këdoni, giuhën të mos e haroni.

    Barba Jorgji me dy gra, njën’ e muar njën’ e la,
    Njën’ e muar njën’ e la, Barba Jorgji me dy gra.
    Jorgji ku të muar sfera(2), ga përposh ga fustanella
    Ga përposh ga fustanella, Jorgji ku të muar sfera.

    Arvanite obobo, arvanite të këdoni
    Arvanite të këdoni, giuhën të mos e haroni.
    Arvanite obobo, arvanite të këdoni
    Arvanite të këdoni, giuhën të mos e haroni.

    Eja të të puth një herrë, nani që kam pirrë verrë
    Nani (3) që kam pirrë verrë, eja të të puth një herrë.
    Eja të të puthë pak, nani që jam bërrë tap’
    Nani që jam bërrë tap’, eja të të puthë pak.

    Arvanite obobo, arvanite të këdoni
    Arvanite të këdoni, giuhën të mos e haroni.
    Arvanite obobo, arvanite të këdoni
    Arvanite të këdoni, giuhën të mos e haroni.

    Shënime:
    1. gërshetat.
    2. plumbi.
    3. tani.

    II.
    Oh atje posh ne Shin Nikolla,
    zok mor zok me zë të holla.
    Oh atje posh ne Shin Nikolla,
    zok mor zok me zë të holla.

    O zok o zok me zë të holla
    ghin (1) e del një vaiz mes-holla.
    O zok o zok me zë të holla
    ghin e del një vaiz mes-holla.

    O ghin e del nje vaiz mes-holla
    E thotë babajt martomë.
    O ghin e del një vaiz mes-holla
    E thotë babajt martomë.

    O ji thotë babajt martomë
    prit moj të bij (2) bari i njomë.
    O ji thotë babajt martomë
    prit moj të bij bari i njomë.

    O bari biu edhe më tha
    pse s’më marton, o baba.
    O bari biu edhe më tha
    pse s’më marton, o baba.

    O ti baba të rrofshin qentë
    Nënësë i ghofshin (3) djemtë
    O baba të ghofshin qentë
    nënësë i rrofshin djemtë.

    O nënësë i rrofshin djemtë
    Se un do martonem vetë
    O nënësë i rrofshin djemtë
    Se un do martonem vetë.

    Shënime:
    1. hyn
    2. mbijë
    3. ngrënshin

  64. Komplimentet e mia ba Bai.Vete gjuha e tyre flet shume qarte per vjetersine e tyre.Si ngrihen historite?Mjafton te gjeni datelindjet e fjaloreve.Mjaftoni te gjeni daten e sakte te kopjos se fundit te librave te lashtesise.Mjaftoni te gjeni ditelindjen e fjaleve te folura dhe pastaj t’atyre te shkruara.
    Mjafton nje analize kohore te shkruesve moderne qe ngriten pedistalin-mit Grek,per te nxjerre konkluzione te thjeshta.Disa shkrues modern,jo te shekullit te 19,i kane nxjerre disa perfundime per epirin(Iperin) nga vete shkruesit e lashtesise dhe studimi i tyre,por ketu sic duket nuk i kane qejf,ose ma keq nuk lexojne shume cfare shkruhet ne kete drejtim.E pastaj,te grrin pergjithesia boshe..Quhen te dores se dyte!!!Disa site i quajne dhe sharlatan,ca si Aref p.sh.Disa “harrohen” nga ju,por per te tjeret jane pika mundesie hipotetike,njesoj si ajo e shmidit per shembull,per c’tymimin e te vertetes.
    Shkenca keshtu ka ec,nga erresira ne drite,nga e panjohura drejt te njohures,nga fshehja ne gjetje,nga politika historike ne historine pa politike,nga Historia per historine,ne historine me pak historike.

  65. Shiko, ç’është e vërteta… Aristidh Kolës që sot nuk ndodhet më mes nesh, kur shkruan për gjuhën dhe kulturën arvanite unë i heq kapelën. Por kur nis me ato pallavrat për pellazgët dhe gjuhën e Perëndive (të përdor një shprehje arbërishte) «sikur nëk’ e honeps». Do doja të shkruaja për nja dy tipare të vogla të kësaj të folmeje që ka ruajtur grupet e vjetra kl dhe gl, që në shqipen e sotme janë bërë q dhe gj. Një tjetër tendencë është ajo e thjeshtimit të -nd- dhe -mb- në -d- dhe -b-. Rëndom ll shndërrohet në v, p.sh. dielli, mbolla etc. bëhen dievi, mbova… Arbërishtja për fjalën «shërbesë» ka ruajtur me sa duket kuptimin e vjetër «punë», p.sh. «vete shërbienj nd’arë»…. Me raste, nga ndikimi venecian, në vend të po-së thuhet… ose të paktën thuhej «si»; «kshilje» që rrjedh nga lat. consilium, e përdorin në vend të fjalës «fjalë».
    Gadishulli i Moresë në mesjetë ka qenë i banuar në masë të madhe nga sllavët – i shklarë, shqip shqah. Duhet parë etimologjia e kësaj fjalës së fundit.
    Të dialektit venecian janë edhe fjalë të tilla si «tuti», «punenti» – it. tutti, ponente…
    Përveç kësaj, nëse doni të lexoni për Shqipërinë dhe Epirin në lashtësi, online ndodhet «Suidas Lexicon», enciklopedia masive historike bizantine e shek. X (Σοῦδα, Σουΐδας) me tekst greqisht dhe përkthimin anglisht. Për shembull, të marrim emrin e Xhaxhait. Për ‘të, Suidas thotë:
    Ἀρδιαῖος (A’,3808): ὄνομα ἔθνους.
    Përkthimi: emër i një populli.

  66. Anonimi i viteve 1000 – 1018, «Fragment mbi Origjinën e Kombeve»

    Referenca më e hershme për shqiptarët mund të gjendet në një tekst të vjetër bullgar, hartuar rreth fillimit të shek. XI. Është zbuluar në një dorëshkrim serb që mban datën 1628 dhe për herë të parë është botuar më 1934 nga Radoslav Grujiç. Ky fragment i një legjende nga koha e car Samuilit, përpiqet të shpjegojë, në formë katekizmale, «pyetje-përgjigje» origjinën e popujve dhe gjuhëve. Bota ndahet në 72 gjuhë dhe tri kategori religjioze: ortodoksë, gjysmë-besimtarë (i.e. të krishterë jo-ortodoksë) dhe jobesimtarë. Edhe pse serbët këtu nuk përmenden, shqiptarët, që në këtë kohë janë ende një konglomerat i vogël fisesh baritore malore, zënë vendin e tyre mes kombeve gjysmë-besimtare. Nëse pranojnë datën e Grujiçit, që bazohet kryesisht në përmbajtjen e gjithë tekstit , ky do të ishte dokumenti më i hershëm i shkruar që i referohet shqiptarëve si popull ose grup gjuhësor.

    «Mund të shihet se në botë ka gjuhë të ndryshme.
    Prej tyre, ka pesë gjuhë ortodokse: bullgarisht,
    greqisht, sirisht, iberian (gjeorgian) dhe rusisht.
    Tre pre tyre kanë alfabete ortodokse: greqishtja,
    bullgarishtja dhe iberiania. Ka dymbëdhjetë gjuhë
    gjysmë-besimtarësh: alamanët, frankër, magjarët
    (hungarezët), indianët, jakobitët, armenët, saksonët,
    lehët (polakët), Arbanasi (shqiptarët), kroatët, hizi,
    gjermanët.»

    [Marrë nga: Radoslav Grujic: Legenda iz vremena Cara Samuila o poreklu naroda. në: Glasnik skopskog naucnog drustva, Skopje, 13 (1934), p. 198 200. Përkthyer nga sllavonishtja e vjetër kishtare nga Robert Elsie. Botuar për herë të parë në R. Elsie: Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th – 17th Centuries, Wiesbaden 2003, p. 3.]

  67. Sesi e kane emertuar popullin qe trashegonte pellazget e me vone Iliret nga te voneardhur serbet,te riformuaret latinet,nga enigmatiket “grekerit” e lashtesise kjo eshte nje ceshtje tjeter.Nese ne do te marrim si pronesi emerore “albanas” ose “arbanas’ te shekujve kishtare te percaktuar vetem per ne shqiptaret e sotem,per te gjetur se kur permendet ky popull i sotem ne shkrime te kohes se mesme ose me sakte percaktuar sipas gjuhes shqipe,mesjetes kjo nuk do te thote qe ky popull perpara kesaj kohe nuk ekzistonte.Llogjikisht ai ekzistone dhe e kishte percaktuar vetveten me emer tjeter dhe te tjeret e kishin percaktuar ate me emrin sipas gjuhes se tyre.Straboni tregon sekretin,si emeroheshin nga “grekerit” dhe si e quanin vetveten vendasit,kuptohet ndryshe nga percaktimi i pare.Nese nuk pranojme nje fakt te tille llogjik,i cila mbeshtetet dhe nga shkrimet per popujt parahellene dhe paralatine ne keto troje,duhet te pranojme faktin tjeter qe prej diku ka ardhur.Por kjo kundershtohet nga shkrimet, sepse kurre nuk permendet per nje shperngulje ne ballkan perves bullgareve dhe serbeve ne nga shekulli i Vi pas krishtit e ketej.Pra,nuk ka ardhur prej gjekundi dhe nuk pranohet te kete parardhes,kjo ne baze te argumentet qe nuk permenden ne shkrimet parardhes ose ne formen e emerit qe fiksohen disa te percaktojne dhe te gjejne,emrin e ri ” albanas”.Ketu kemi nje kontradikte te rende;popuj qe jane zhdukur dhe emri i ri ‘albanas” ose ‘arbanas” i shfaqur me vone per nje grup popullsie pa paraardhes,qe historia sllave dhe “greke” ka deshire dhe ti mbiemerzoje si nomade,njerez te eger,barbare e te tjera politika historike.
    Argumentet llogjike te miat kane mbeshtetje ne shkrimet per iliret,shkrimet per pellazget,shkrimet per para latinet.Duke qene si termi “alban” eshte shume shpejt i shkruar dhe po keshtu “arban” qe eshte nje mundesi e shendrimit te njohur fonetik “l>r”,asnjehere nuk eshte pranuar qe keta “albanet” e shkruesve latine ne krijimin e Romes nga lumori Romul(cfare kocidence,lexojeni persembrapthi emrin e Romul dhe na del shqipja lumor) nuk kane lidhje me “albanet” qe na del shume me vone ne shkrime.Nuk kan lidhje sepse nuk duan disa ti lidhin!!!
    C’ka fshihet ne thelb,cfare menjanohet?Qe latinet, kane pasur paraardhes barinjte barbare “albane” te pare e te dyte,apo epiri ” i famshem me mbreter e mbreteri banohej e qeverisej nga banore jo “greke”.Gjithe ajo kulture helene “te famshem(jo grekerit) buroka nga i njejti damar meme?
    Nga shkrimet del qarte qe Pirroja eshte jo grek,si dhe pararendesi i Aleksanderit te madh,Aleksandri i Moollosve ishte jo grek.Cjane keta jo “greke’ te medhenj,te cilet me vone zhduken dhe pasndiqen nga greke te madherishem si “Aleksanderi i Madh” ?Historia eshte e trukuar por nuk eshte vendi ketu per kete analize.Ka dhe nje arsyetim tjeter.Duke qene kaq afer me “dy kultura te medhaja”,keta te panjohur te paardhur prej diku tjeter nuk kane pesuar asnje zhvillim ne baze te induksionit te fuqishem te tyre.Dy kultura te medhaja dhe nje i panjohur,papermendur ose i permendur ne sensin negativ,ne mes tyre mos eshte valle teshte nje tregues qe keto kultura nuk kane qene kaq te medhaja,por jane fryre me ane te librave te periudhave “kishtare”,arshivuesit dhe autoret e kopjimit te librave te lashte.
    Mos valle kjo kulture “greke” shpertheu nga hici per nje dy shekuj?Ku i kishte rrenjet ne te vertete kjo kulture qe po e pranojme per nje moment per “greke’ por aspak e lidhur me barinjte shqiptare(pellazge=ilire,thrake,maqedonas..?),ne lindjen ose afriken e banoreve me ngjyre apo ne zemren e maleve dhe fushave te pellasgjise dhe me vone quajtur nga romaket Iliri(ose Hititise nga Cifutet)?
    Po shkelem dhe trukuam historine e ketij populli sot te vogel por me gjuhe me vete(prandaj i sulmohet shume gjuha,sepse gjuha te formohet do fuqi njerezore dhe ekonomike,me pak fjale do mbreterirat varg),kemi shkelur njekohesisht historine e gjithe popujve te bardhe te Europes duke filluar nga Rumunet e me tej.Fatekeqesisht kjo ka ndodhur,jo per faj te humbesve,por te fituesve latine qe zoteruan boten per dymije vjet.Por me fatekeqesisht eshte se ajo akoma merret si e mireqene dhe nuk dyshohet e hetohet shkencerisht prej disave.

  68. Errata Corrige.
    Në shkrimin nr. 1 për arvanitët, “ka skidhetë” është shkruar “kaskidhetë”.
    Në shkrimin nr. 2, “gjeorgian” duhet “gjeorgjian”, “frankër” duhet “frankët”,

  69. Nga fotokopja e origjinalit të një letre arbërisht drejtuar Karl Reinholdit më 1865, transkriptova radhët e mëposhtme. Ka disa ndryshime nga transkriptimi që ka dhënë Ardian Klosi në librin e vet!

    [Letër e Vasil Sakellarit]

    Mik Iatré gëzo!
    Gramënë tënde, e gjeta, edhe sa shkruan i ndiejta, e gëzonj çë je mirë.
    Po û z’jam mirë, pse kam norí të vogëlë me nierëz të pakë e nëkë shtonj pendarë, pra edhe u mplakshë e s’më marënë të tierëtë priftëra ndë çë do punë. E ashtu herë-herë nguronj ndë se të faltura çë më shkruan – nierí s’ishtë këtu. Pánoa me të shóqenë ndë Lutré të Oreus. Karemanni duall βουλευτή! Kumelláj u bë διευθυντη të υπουργιοsë detit, e u gre me të gjithë fëmiljë e vate nd’Athinë.
    Po aj siu jim jatró çë díje, i diathëti çë kesh një shkop nanjí u dreu e kur më vien përpáre si rezë më trumbëllonj dritënë, e më vienj keq.
    Të shënonj ca arbërishte nëkë di ndë i ke nd’ambar tënt.

    » rëndë — πιτιά
    » zërja bítha — më mirë të të daljë zërja thomi, pse emëri likshtë.
    » gur i butë i muírit
    » një zgllëngj — μιά ρανίδα
    » i krejturë — πολύ διψεσμένος
    » korëzënë ……………..
    » njerkë ………….
    S’kam të tjera, po û thom të i munxosshë arbërishtetë e ashtu nëk u tridhishë prë ato më.
    Jatré gjë s’kam të të them po se jemi mirë.
    E prë plaknë Ludovik çë më thua atë e nderonjënë, edhe Elenë e igris [*] e pra meta e nderonjënë edhe Elenë.

    7 mait 65, miku jit V.S. prift
    Porje

  70. Problemi esencial eshte sepse nuk ka etni greke fare,te gjithe banoret e greqise jane pellazgje, te cilen e flisnin gjuhen shqipe arkaishte .Me helenizim nuk nenkuptojme race tjeter por vetem ata qe flisnin gjuhen helene qe ishte e ngjashme me shqipen por vetem alfabeti ishte fenikas,prandaj greqia e sotme perbehet kryesisht arvanitasve ne Atike d he Peloponez qe jane shqiptare arvanitas dhe cameria qe jane shqiptare musliman por te cilet qe nga vitet e revulucionit grek qe ishtenje lufte fetare nder shqiptare ne mes te sulioteve dhe cameve te nxitura nga fuqite e medha ( e incicuar nga agjenti anglez Lord Bajroni).
    E gjitha raca e bardhe ne Greqi jane shqiptare,ndersa raca e murme jane me origjine nga azia e afrika por ky grup kurrfare roli historik ska pasur,edhe doret mendoheshte te jene nga iliria dhe e zbuluan “invazionin dorik qe ishte nje fiksion shkencor me teper,ato ishin bijte e helenusit qe e solli akili si skllav dhe qe ishte bir i Prijamit Dardan dmth pasardhes i dardaneve ,por edhe teza tjeter se erdhen nga azia dhe egjypit,ne lashtesi egypti ishin pellazg kete e deshmon dhe Gjyzeoe Katapanokur thot se Thoti fliste shqip.ANdaj eshe perkeqardhje se revulucioni ” grek “,ishte lufte fetare ndershqiptare nemes te arvanitasve qe ushehiqeshin nga suliotet e Hydres(hudhra) SHE SPEZIES(SPECë-A) QE MASAKRUAN SHUME CAME MUSLIMANPOR KETELUFTE E DIRIGJONTE kisha ortodokse greke,por ehe FInlay histoian filhelen shkruan s e e gjithe atika dhe Peloponezi banoheshin nga shqiptare e sidomos Athina ishte fshat Shqiptar ,por kisha ortodokse greke kishte synim qe permes asimilimit ta krijoje shtetin grek kombin grek duke i shkrire shqiptaret dhe gjuhen artificiale greke qe ska lidhje me greqishten e lashte qe ishte pellazgjishtja e lashteme lafabet fenikas.ANdaj Greket e sotem jane :Arvanit,Came,maqedonas telashte,(bullgare(tatar,sllav,thrake) ,Greqia perbehet nga pellazgje qe jane te detyruar te folin gjuhen artificiale greqishten prej represionit

  71. Jam kurioz si mund te shkruhet ne greqisht apo turqisht
    emri Gjon apo Gjin apo Gjergj.
    Duke mar parasyh qe emri çam ne Greqisht behete Tsiam apo dicka a tille
    Thejsht nje hamendje nqs nje Turk ose Grek na ato kohe degjonte emrin Gjin apo Gjon apo Gjergj si do ta shkruante
    dhe ne te shkruarin e emrit ai qe do ta lexonte me vone do mundej tja jepte besnikerisht tingullin e duhur apo do ndryshohej ne kohe
    Ndonje specialist mund te na sqaroje ndonje gje mbi kete???

  72. Pa lidhje me temen, por nuk di ku te pyes!
    Para ca kohesh ketu ne kete faqe ka qene nje entry per historine e arberesheve ne greqi ne shek 15- e ketej.
    Ka pasur edhe nje link per nje liber ne google books.
    Nuk po mundem qe t’a gjej kete liber pas kaq kerkimesh.
    A mund te me ndihmoje njeri me link-un e ketij libri?
    Faleminderit

  73. Shtoji liste edhe kete:
    Wright, Diana Gilliland, Bartolomeo Minio: Venetian Administration in 15th-Century Nauplion

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin