Kosovës ia uroj këtë ditë, siç nuk ia kam uruar kurrë Shqipërisë.
Ua kam zili të gjithë atyre që e jetuan për së gjalli, pasi e kishin shpresuar për dekada. Ua kam zili të gjithë atyre të tjerëve që mund t’i fillojnë punët mbarë.
Shqipëria ka një shekull të tërë që zvarritet, herë më shumë e herë më pak e pavarur, por shqiptari gjithnjë me shpirt në dhëmbë ka mbetur – edhe kur nuk e kanë rrahur, burgosur, rrjepur, pushkatuar, gënjyer, degdisur në kurbet, lënë pa ujë e pa drita e pa brekë dinjiteti të vetët.
Kosova ka se çfarë shembulli të mos ndjekë.
Kosovës ia uroj sot veçanërisht festën e madhe të shkëputjes një herë e përgjithmonë nga zgjedha e kalbët e Serbisë. Arsyeve historike sentimentale që sjellin serbët, kur duan të përligjin obsesionin e tyre me këtë tokë shqiptare të banuar prej shqiptarësh, u ka dalë tashmë boja. As murgjit e cirilicave vetë nuk i besojnë. Pa harruar pastaj që, në vitet 1990, Serbia ia hoqi vetes çdo të drejtë që mund të kish pasur, për çfarëdo lloj trualli në Ballkan.
Serbët duhet ta dinë tashmë se asnjë rrahje e masakër, asnjë burrë e fëmijë e plak i vrarë, asnjë grua e përdhunuar, asnjë shtëpi e djegur e qytet i bërë shoshë me predha nuk do t’u harrohet. Vulën e turpit nga balli mund ta shlyejnë vetëm duke ulur zërin, e duke ia nisur një reflektimi të gjatë e të përunjur për krimet e tyre kundër njerëzve që vetëm kishin pasur fatin e keq t’i kishin serbët fqinjë në Ballkan.
Kosovës dua t’ia uroj edhe pavarësinë – por është ende herët të flitet për pavarësi, meqë ky shtet i porsalindur është sot gjithçka, përveçse i pavarur. Nuk është mirë, as ka arsye për t’u krenuar, që ajo tokë aq e pasur dhe ata njerëz aq punëtorë e aq të përkushtuar ndaj komunitetit dhe mirëqenies shoqërore, të mbahen me euro nga Europa e me dollarë nga Amerika.
Kosova dhe Shqipëria do të bëhen vërtet të pavarura kur të mos kenë nevojë t’ia shtrijnë kujt dorën, as miqve, as oportunistëve e marifetçinjve, as armiqve.
Serbët nacionalistë kanë bërë dhe do të vazhdojnë të bëjnë zhurmë të madhe se Kosova është gjithnjë në rrezik të përfundojë e kontrolluar prej fundamentalizmit islamik; se shteti i ri kosovar mbetet i manipuluar nga interesat e trafikantëve kontinentalë të drogës e të mafiozëve; se ekonomia atje është aq e dobët dhe e zhbalancuar, sa do të detyrohet të varet gjithnjë prej subvencionimeve të huaja, të cilat do t’ia kushtëzojnë pastaj edhe politikën.
Le të mos u japim arsye të krrakërijnë.
Nga ana tjetër, Kosova dhe Serbia do të mësohen dikur të bëjnë prapë tregti mes tyre, siç edhe kanë bërë deri dje. Me kohë, tregtia do të ndihmojë për t’i afruar këto dy vende, por këtë herë si të barabarta. Krejt Ballkani e ka tashmë një model për të ndjekur – Europën; dhe rrënjë kulturore të përbashkëta që mjaftojnë për ta rilindur rajonin ekonomikisht.
I fundit shtet që ka mbetur të çlirohet tashmë në gadishull është Serbia vetë: nga makthi i mitit nacionalist. Për nacionalizmin serb, Kosova qenka ves, si kumari ose pija – prandaj edhe po e shtyn krejt kombin në tatëpjetë. Gjesti i sotëm historik i përfaqësuesve të popullit kosovar është një ogur i mirë edhe për serbët vetë, sepse unë kam bindjen që Serbia e nesërme do të ketë ç’të mësojë prej fqinjëve të vet që deri dje i përçmonte.
Serbët ende nuk e kanë kuptuar që janë sot për sot kombi politikisht më i prapambetur në Europë; një relike kishe të provincës, ose varg i stonuar i një psalmi të kthyer mbrapsht. Megalomania e tyre, herë nacionaliste e herë thjesht fshatarake, i ka shpënë në buzë të greminës; sepse nuk modernizohet kombi, as shteti, duke tundur flamuj carësh mesjetarë në mitingjet, duke kërcënuar dynjanë e duke u rrëmbushur për varre, eshtra, manastire dhe simbole.
Kjo ditë e shënuar për shqiptarët më bëri të mendoj gjatë edhe për Titon – politikanin më të madh që kanë nxjerrë sllavët e Jugut, i cili e kuptoi që pa mbaruar mirë Lufta II se rreziku Jugosllavisë së tij të ëndërruar dhe krejt Ballkanit i vinte prej nacionalizmit serb. Ishin politikat liberale të Titos që ua bënë të mundur kosovarëve të hedhin themelet e kulturës kosovare moderne, me universitetin e Prishtinës, plejadën e intelektualëve e të shkrimtarëve, botimet e shkëlqyera të letërsisë shqipe bashkëkohore dhe të traditës, jetën e gjallë kulturore dhe artistike me të cilën u krenuan pastaj të gjithë shqiptarët në Ballkan. Pavarësisht nga propaganda e shfrenuar kundër këtij burri shteti në Shqipërinë totalitare, Titos i duhet njohur dhe respektuar roli historik në ringjalljen kulturore të Kosovës.
Urimet më të mira miqve të mi kosovarë, të cilët i admiroj për urtësinë dhe guximin që treguan gjatë këtyre viteve, sikurse ua nderoj sakrificën dhe ua ndiej dhimbjen për gjithçka u detyruan të heqin, gjatë torturës njëshekullore nën Serbi.
Shpresë për Kosovën!
Një normalizim sa më i shpejtë i marrëdhënieve me Sërbinë dhe me të gjithë slavët e rajonit do të ishte në interes të shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit. Republika e Shqipërisë do të duhej të luante një rol primar në këtë fushë. Siç duket Kosova do të ketë për një kohë të gjatë probleme të mëdha me Sërbinë dhe Shqipëria mund ta ndihmojë këtë shtet të ri jo duke u vetëpërfshirë në polemikat kosovareshqiptare-serbe, por duke i lehtësuar funksionimin këtij shteti të ri thjeshtë nga pikpamja praktike. Pjesën tjetër, atë të vëndit që duhet të zërë Kosova në bashkësinë ndërkombëtare, Shqipëria nuk e influencon dot; këtë punë e kryejnë më mirë fuqitë perëndimore proshqiptare. Pavarësisht nga perspektiva shqiptare, por është fakt që Sërbia e ndjen veten sot të poshtëruar dhe të përkëmbur. Në këto rrethana, provokimi i Sërbisë me retorikë nacionaliste shqiptare nuk ndihmon askënd në Ballkan, përkundrazi. Nëse Republika e Shqipërisë fillon dhe i afrohet, aq sa kjo të jetë e mundshme, Serbise me një predispozicion miqësor, të gjithë përfitojnë dhe tensionet në rajon zbuten. Në të drejtën ndërkombëtare publike ka një praktikë të mirë kur palë konfliktuale me predispozicion të mirë duan të zgjidhin një konflikt midis tyre. Ato dialogojnë për një kohë të gjatë ekskluzivisht vetëm për çështje, për të cilat janë të të njëjtit mendim, deri sa të arrijnë një frymë të vetëkuptueshme të një komunikimi miqësor midis tyre. Pas kësaj edhe konflikti vetë fillon edhe zbehet. Republika e Shqipërisë në marrëdhëniet e saj me Sërbinë do të duhej të ishte gjithnjë në anën e saj dhe për çështjen e Kosovës të heshte. Nuk duhet haruar asnjëherë, se Sërbët jane e do do të mbeten fqinjët tanë, me të cilët, do të ndajmë rajonin përgjithnjë. Në politikën ndërkombëtare rajonale ka edhe mjaft cështje të tjera përvec se asaj të Kosovës dhe të pozicionit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, për të cilat Shqipëria mund të kordinoje qëndrimet e saj me ato të Serbisë, pa prekur gjë ndonjë interes strategjik kombëtar (nëse një i tillë është i evidentueshëm dot për momentin). Një mënyrë për t’u afruar me Sërbinë do të ishte duke lëvizur në një farë mënyre drejt pozicioneve të saj (tregëtia, transporti, mbrojtja e ambientit, tregëtia e lirë etj.). Një mënyrë tjetër do të ishte sikur Shqipëria, Sërbia por edhe vënde të tjera në rajon të kordinonin veprimet e tyre në raport me Komunitetin Evropian. Ky i fundit nuk ka një qëndrim të saktë për rajonin, por nëse rajoni vetë i prezantohet si i bashkuar, si i qetësuar, atëherë edhe pretendimet për hyrjen në këtë organizatë ekonomike-politike janë më të justifikuara. Një rrugë tjetër do të ishte në planin e brendshëm. Shqiptarët mund të ndërmarrin hapin e parë në rajon për çminimin e retorikës nacionaliste dhe nxitjen e asaj asaj pan-ballkanike. Më shumë shkëmbime kulturore, më shumë projekte të përbashkëta arsimore-universitare, më shumë olimpiada shahu e më pak muzikë me daulle. Në këtë aspekt do të duhej që për një farë kohe të mos ngulej gjë shumë këmbë për respektimin e atij lloj reciprociteti të zakonshëm në marrëdhëniet me fqinjët për sa kohë që Sërbia (disa vjet ndoshta) të ketë honepsur humbjen e Kosovës. Nuk e di nëse ka një platformë në këtë drejtim.
Përsëri unë, sot nuk jam në punë.
Për momentin është e vështirë të ndiqet mekanizmi i shpalljes së pavarësisë së kosovës, vëmendja publikë është e koncentruar më shumë në faktin e pronuncimit të formulës së pavarësisë, pa verejtur se në cilën rrugë institucionale u shpall ajo; dhe me këtë të fundit nuk duhen ngatërruar pamjet filmike të deklaratës së pavarësisë.
Është e vështirë të hetohen ndërvarësitë e akteve të së kaluarës me faktin e shpalliur dje. Republika e Kosovës është shpallur një herë në vitin 1990 (?) nëse nuk e kam gabim (2 apo 3 Korrik). Nëse nuk e kam gabim por ajo Republikë është shpallur në bazë të legjislacionit kushtetues jugosllav të parashfuqizimit të dispozitave kushtetuese jugosllave të cilat rregullonin statusin relativisht jo të keq të provincës deri ne vitin 1988. Nëse ky mekanizëm merret edhe sot si i mirëqënë, të paktën nga perspektiva kosovare do të kishim një gjëndje të tillë, që në bazë të kushtetutës jugosllave te viteve 70, ndryshuar përdhunisht e miratuar përdhunisht edhe nga Kuvendi i Kosovës më 1988 dhe i revokuar nga parlamenti i Kosoves më 1990 është shpallur Republika e Kosovësnë në po këtë vit. Ky akt nuk gjeti asnjëherë njohjen ndërkombëtare dhe si i tillë nuk mund të shërbejë si fakt juridik me karakter kushtetues e ca më pak si premise shtetformuese. Por kjo nga perspektiva e komunitetit ndërkombëtar, që që do të thotë se nuk ka asnjë domethënie për veprimet e shtetit apo para-shtetit kosovar në procesin e vetëformimit. Pra për shtetin e ri të djeshëm e gjithë historia 1974 – 1988 -1991 – 2008 ka një domethënie substanciale, është edhe premisa, ose të paktën baza historike – dhe pse jo – edhe kushtetuese e formale – juridike e aktit të djeshëm. Kjo linje do të ishte edhe për sugjeruar, në rast se dikush në qejfin e renies shumë fort të daulles në ditën e djeshme (apo vitet e fundit) e ka mbishikuar nevojën e ndërtimit të një strukture juridike të faktit të pavarësisë të mbështetur VETEM në të drejtën kushtetuese jugosllave. Për të patur dikur paqe (të paktën formale) në këtë histori duhet ndjekur vetëm një linjë provincë – republikë – shtet, përndryshe gjithnjë vetëm kokëcarje do të ketë. Ndoshta dikur do të duhet të bëhet një proces për konstatimin e faktit të ndryshimit të dhunshëm të kushtetutës së vitit 1974 në vitin 1988, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në linjën e ekzistencës së mundësisë për bërjen të vlefshëm të pretendimit për shpalljen e pavarësisë. Pa dashur të lë përshtypjen e një profeti sharlatan por dikur do të ketë kokëcarje të mëdha pikërisht për këtë gjë, ngaqë Sërbia në cdo kohë mund të ngrejë pretendimin e paligjshmërisë së shtetit të ri kosovar. Nrdyshimet e dhunshme kushtetuese të 1988 i bëri Miloshevici dhe duke ngulur këmbë në këtë argument Serbia mund të shtrëngohet ose të distancohet prej tij (që duhet ta bëjë një ditë si Çeçua, nëse do të hyjë në EU) dhe me këtë rast të paktën pranohet formalisht se rregullimet kushtetuese të vlefshme në korrik 1990 paskërkan qënë ato të para 1988, ose Sërbia ngul këmbë për trajtimin e ndryshimeve kushtetuese të dhunshme të vitit 1988 si të mirëqëna dhe i bën gropën vetes. Në rast të një konflikti gjyqësor ndërkombëtar midis Kosovës dhe Sërbisë lidhur me statusin e kësaj të fundit është shumë e nevojshme pasja e disa fakteve juridikë të formës së prerë në planin e të drejtës ndërkombëtare, për këtë ndoshta duhet ngritur ndonjë institut diku për studimin e të gjitha opsioneve.
Një fakt tjetër që duhet vërtetuar në rrugë gjyqësore është edhe agresioni i Sërbisë ne vitin 1997 – 1998 në Kosovë. Gjyqi kundër Miloshevicit ishte një platformë e mrekullueshme për këtë gjë, fatkeqësisht ai përfundoi pa një vendim të formës së prerë. Përshtypja ime është se të gjitha ato prova të mbledhura në atë proces nuk do të duhet të shkojnë dëm arkivave të Hagës, ato prova janë mbledhur formalisht në rrugë të pranueshme, ato vetëm nuk kanë mundur të integrohen në një vendim të formës së prerë për të vyer si fakte juridike në cdo proces tjetër. Në një rast të tillë do të ishte e rëndësishme të shikohej mundësia e nisjes së një procesi civil në një gjykatë ndërkombëtare (duke kaluar të gjitha shkallët e legjislacionin nacional sërb) për zëvendësimin e dëmit, jo edhe aq për kërkimin e disa milionave nga shteti Sërb, se sa për për konstatimin në mënyrë të parevokueshëm të faktit së shteti Jugosllav ka ushtruar dhunë publike masive kundër shtetasve të tij. Gjithashtu do të duhej krijuar ndoshta edhe një arkiv kombëtar kosovar me të gjitha vendimet e gjykatave administrative të vëndeve perëndimore të formës së prerë, të cilat u japin statusin e të përndjekurve politikë të ikurve nga Kosova 1981 – 1997, në mënyrë që përsëri në rast të një konflikti jyqësor ndërkombëtar midis Sërbisë dhe Kosovës të provohet dot, se fakti i pamundësisë se bashkëekzistencës ka gjetur njohjen e komunitetit ndërkombëtar në mëryrë të vijueshme shumë më herët. KOnflikti Kosovë – Sërbi do të vazhdojë për shumë kohë dhe ka për t’u shtrirë kryesisht në planin formal “njohje – mosnjohje”. Duhet punuar ndoshta që sot në mënyrë preventive për sigurimin e provave se pavarësia nuk është një akti i imponuar nga jashtë me presionin e NATO-s apo te EU por është një produkt i brëndshëm i zhvillimeve jugosllave, i cili ka qënë gjithnjë i mbështetur në legjislacionin jugosllav deri më 17.02.2008.
Tatjeta GH,
krejt ajo qe e thue per marredhanjet Shqipni-Serbi asht me vend, bile shume gjana jane n’rrjedhe, si psh marreveshja CEFTA, e si kto. Problemi asht qe Serbia gjendet n’udhekryq, rezultatet e fundit per zgjedhjen e presidentit e kallxojne. Pra, perderisa Serbia s’asht n’gjendje me kallxue kjarte e mire se cka a ka don, zor qe mundet me i ndihmue kush. N’fakt, ajo mire bolle e kallxoi, po thote qe s’po due shqiptare n’Kosove, e po e due nji shtet serb aty ku rrnojne serbte. Problemi asht qe kjo corbe s’pihet sot. Evropa plasi tue ja kallxue rrugen e drejte, po Serbia s’po do qe s’po do, e udhrrefyesin e mbyten me 2003. Kshtu hjekin keq te tane kur i smuti qellon n’mehalle.
Sa per Kosove, e prifte e mbara, se tash ka pune.
Tana t’mirat,
Ardiani
Mos t’harroj me shtue: Mixhe, urime edhe ty, ndoshta mosfunksionimi i Republikes se Shqiperise asht bash per ate se Kosova s’a kene hise n’vend t’vet.
Ditto
Nga një intervistë me Fabian Schmidt
Çfarë shansesh ka Serbia, në qoftë se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër shpalljes së pavarësisë, apo kundër njohjes së Kosovës veç e veç nga shtetet?
Nuk ka në fakt instrumente ligjore, sepse edhe padia para gjykatës ndërkombëtare varet, nëse shteti i paditur pranon t´i nënshtrohet juridiksionit. Gjykata ndërkombëtare e Hagës do të ishte një mundësi, sepse përgjigjet për divergjenca të dala nga karta e OKB-së. E vetmja pyetje që shtrohet së bashku me njohjen është nëse njohja shumë herët e një shteti është ndërhyrje në çështjet e brendshme të tij. Problemi kryesor është e drejta e vetëvendosjes nga njëra anë, integriteti territorial nga ana tjetër dhe barazia sovrane e shteteve, që del nga neni 2 i kartës së OKB-së. Koncepti sovranitet del nga ndalimi i intervencionit dhe integriteti territorial. Në këtë kontekst njohjen e një krijimi secesionist mund ta konsiderosh si ndërhyrje në integritetin territorial të një shteti ekzistues. Por në bazë të së drejtës juridike ndërkombëtare nuk ka rregulla të përgjithshme, sepse lindja e një shteti varet vetëm nga ushtrimi efektiv i dhunës shtetërore dhe njohja nga shtetet e tjera është vetëm e natyrës deklarative. Vetë ky konflikt krejtësisht teorik nuk është i kapshëm nga ligji apo nga gjykatat, sepse këtu nuk ka procese të zgjidhjes së mosmarrëveshjes ligjore përmes rrugës së pajtimit, përveçse që palët në konflikt t´i nënshtroheshin një procesi arbitrazhi, ose juridiksionit të Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.
Si duket puna në organizatat ndërkombëtare?
Në organizatat ndërkombëtare çështja varet nga përmbajtja e statuteve të tyre. Si bëhesh anëtar i këtyre organizatave ndërkombëtare. Prandaj u shtrua pyetja, sa mund të kërkojë Kosova pranimin në OKB. Dhe është fare e qartë se Kosova duhet të kërkojë të pranohet dhe pranimi si anëtar varet nga premisat përkatëse nga një propozim i Këshillit të Sigurimit dhe një vendim i shumicës së anëtarëve të asamblesë së përgjithshme. Që nga Këshilli i Sigurimit do të vijë në propozim i tillë, kjo përjashtohet nga pozicioni i njohur i Rusisë. Kështu Kosova në muajt dhe vitet e ardhshëm nuk do të mund të bëhet anëtar i OKB-së. Serbia, siç shihet për shembull në BE ka edhe aleatë brenda BE-së. Nuk do të ishin vetëm Rusia, por edhe Greqia, Qipro, Sllovakia deri te Spanja, të cilat ndoshta do të kundërshtonin pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Nga ana tjetër është paradoks se BE-ja vetë me misionin EULEX është shumë e involvuar në ndërtimin e shtetit. A mund të çojë kjo në komplikime brenda BE-së?
Brenda BE-së nuk ka komplikacione, sepse nuk pritet që shtetet anëtare të nisin një proces për shkeljen e marrëveshjes para gjykatës evropiane, kundër këshillit apo komisionit, pra organet që kanë vendosur dërgimin. Teorikisht një proces i tillë për shkeljen e marrëveshjes do të ishte krejtësisht i mundshëm, por unë mendoj se politikisht nuk kryhet.
Shtoji kesaj qe nje kope gjykatesish nderkombetare hetoi veprimin e NATO-s me bombardimin e Serbise dhe doli me perfundimin se nderhyrja ishte “ilegale por legjitime”.
Shkurt muhabeti edhe kete here Shqiptaret dolen ne histori si njerez qe dine t’ia bejne BAM! Sapo hudhem pertoke rendin e sotem boteror.
BROMP!
Pathosi intelektual s’te le te thellohesh ne nje drejtim pafundesishte dhe pa stacione, stacione nga ato te medhajat; Si shpikje shkencore, luftra dhe paqe njerzore, sisteme social-shoqerore, si ky i fundit per shqipetaret, sipas K. Bejko.
S’te kuptova fare Vemendje. Fol me shkoqur.
“Sapo hudhem pertoke rendin e sotem boteror.
BROMP!”
Ky eshte pathos, qe s’te le te thellohesh, por gezon sot, e qan neser, pa e pare si nje te tere ne vazhdim ngjarjen (fenomenin) se eshte pozitive edhe pa pathos.
Mos t’harroj me shtue: Mixhe, urime edhe ty, ndoshta mosfunksionimi i Republikes se Shqiperise asht bash per ate se Kosova s’a kene hise n’vend t’vet.
Megjithese une personalisht mendoj se kjo eshte pak e egzagjeruar, Rexhep Qosja, ne librin e tij “Histori e Ceshtjes Shqipare” (ose dicka e ngjashme) e argumenton kete hipoteze ne menyre shume bindese, sidomos po te mbahet parasysh varferia e Veri-Lindjes sone (R.Sh-se).
Do ja ju rekomandoja si lexim, sidomos tani kur “te ditshmit” e Shqiperise po e marrin Kosoven ne provim, akoma pa u hapur “viti shkollor”
Në lidhjen më poshtë keni një “snapshot” shkëputur prej Foreign Affairs titulluar “Të shkrish Kosovën” shkruar nga Nikolas K. Gvosdev, profesor në U.S. Naval War College. “Snapshotin” e prin shënimi se (pikë)pamjet e shprehura këtu janë tërësisht të atij vetë:
http://www.foreignaffairs.com/articles/66392/nikolas-k-gvosdev/unfreezing-kosovo
Vetem 75% a shqiptareve ne Kosove e mbeshtesin tashti pavaresine?
Si eshte ajo fjala, “barku s’ka kujtese”?
Apo eshte se “barku i kafshes s`ka kujtese.”
Apo eshte se kafsha mendon me bark?
Ku di njeriu si jane keto pune…
In meantime, te rejat nga gjiri persik thone se
http://www.guardian.co.uk/world/2010/may/10/kosovo-albanian-mass-grave-serbia
Përveç se mund të jenë ”sondazhe ngelëse” përqindjet duhet të lexohen drejt, në kontekstin përkatës:
Prej shqiptarëve në Kosovë që duan bashkim me Shqipërinë, një pjesë e tyre – për këtë arsye – janë kundër pavarësisë së Kosovës.
Po faktin se qeveria e Kosoves mendon ti drejtohet gjykates per te riatdhesuar (apo u rimbursuar prej) 40 studente(ve) qe studjuan jashte me burse prej saj si mund ta lexosh drejt pejon?
Thuhet se u dhane 130 bursa deri ne 20,000 euro, perfituesit e te cilave do te riktheheshin per te punuar per shtetin e Kosoves per 3 vjet – me kontrate. Nuk jane kthyer 47; qeveria eshte perpjekur te kontaktoje dhe vetem 7 nga keta 47 kane kthyer ndonjefare pergjigjjeje.
I thone 40/130; e kete se fsheh dot asnje sondazh, sado ngelesi qe ti atribuojme.
p.s. nese kam ndonje mosperputhje shifrash qe mund ta ndryshoje pak ate raportin, ajo nuk e ndryshon fare raportin e shpreses
Në Perëndim pagat janë disa herë më të mëdha se në Kosovë dhe kjo i ka efektet e veta. Edhe mundësitë për ngritje profesionale nuk mund të krahasohen. Ka edhe shkaqe tjera, si p.sh. disa studentë nuk kanë arritur t’i përfundojnë studimet dhe kërkojnë rrugë tjera të shpëtimit.
Ka edhe të tillë që kanë marrë bursa në ”tregun e ndereve”.
Sa i përket shpresës, kohët më të errëta Kosova i ka lënë mbrapa. Tash në sondazhe të ndryshme kosovarët janë nga më optimistët në botë.