Lajmin e mirë e mora nga “Gazeta Shqiptare”: Ilir Mati, së bashku me mikun e vet Niko Stillo, kanë arritur në përfundimin se mbishkrimi në një mozaik të zbuluar në Mesaplik, që është datuar si i shekullit VI pas Krishtit, është në gjuhën shqipe dhe lexohet kështu: “ha pak ke të haç”, ose një shembull elokuent i përkorës popullore në lëmin gastronomik, i përjetësuar në art.
Niko Stilloja nuk qenka i ri në të tilla zbulime; siç thotë autori i artikullit, “Nikua ka studiuar me vëmendje shkrimin mbi librin e mumjes së Zagrebit dhe ka gjetur aty sipas tij dëshmi të gjuhës tonë,” në një kohë që Ilir Mati vetë është autor i librit “Një shqiptar në botën e etruskëve”, ku pas gjase ecën në gjurmët e lavdishme të Zacharia Mayani-t dhe Nermin Vlora-Falaschi-t.
Thotë Ilir Mati:
Kështu nga formula e pagëzimit e shekullit të katërmbëdhjetë [sic] ne zbresim në dëshminë e shqipes në shekullin e gjashtë. Kjo na bën me krahë për të punuar e nxjerrë mbi tryezën e diskutimeve shkencore edhe shkrime të tjera të Mesdheut ku shqipja dëshmohet si s’ka më mirë në antikitet.
Kur ke studiues të tillë, ç’të duhen akademitë e shkencave?
Ende nuk e kisha përtypur mirë proverbin ushqimor të Mesaplikut, kur më shkoi mausi te një artikull i Shpëtim Kelmendit, përsëri te “Gazeta Shqiptare”, i cili duket se e ka kapur demin për brirësh, kur pohon:
Sa herë që ndonjë studiues, shqiptar apo i huaj, flet ose shkruan për historinë tonë duke përkrahur tezën e mbështetur në nivele të mira shkencore, sipas së cilës shqiptarët rezultojnë pasardhës të drejtpërdrejt të popullsisë së moçme pellazgo-ilire, sa herë që dikush shprehet se ne gjëndemi në këto troje para grekëve, përpara serbëve, bullgarëve, rumunëve, shkurt para tërë popujve të Ballkanit, e madje para tërë popujve të Europës, domethënë qysh në agim të qytetërimit, opinioni shqiptar ndahet rëndom në tri pjesë. Një pjesë e përshëndesin me entusiazëm dhe ndjejnë t’u zgjohet krenaria, dinjiteti i nëpërkëmbur historik dhe kujtesa e tyre e lashtë; një pjesë rrudhin buzët me nënqeshje, të bindur se dyshimi i bën të duken më të hijshëm, më inteligjentë, më largpamës, e sidomos më bashkëkohorë; një pjesë tjetër, ajo që i përket sferës akademike, historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve, studiuesve në tërësi, nisin të kundërvihen me pasion në shtyp, në televizion, nëpër konferenca shkencore, etj, duke mëtuar se kjo është mënyra e vetme për të “mbrojtur” vërtetësinë dhe seriozitetin e argumentit shkencor, a thua se autori i ligjëratës apo i librit u ka shkaktuar një dëm vetjak, apo u ka prekur gjënë e tyre.
Kelmendi e merr frymëzimin nga vepra e fundit e Mathieu Aref, “Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, i cili qenka pritur me kritika nga akademikët në Shqipëri, edhe pse
Zoti Aref na bën me dije se historia jonë e lashtë është shumë më tepër nga ç’e pandehim, se ajo është epiqendra e zhvillimeve historike të mbarë popujve të Europës, se ajo është matrica e gjuhëve kryesore që kanë mundësuar lindjen e plot të tjerave, është vatra e magmës gjuhësore të popujve. Po t’i referohemi asaj që na kanë bërë të besojmë studiuesit e historiografët e huaj, janë qytetërimet greke dhe latine ato që kanë gjeneruar gjuhët dhe kulturat e kombeve europiane, por zoti Mathieu Aref na bën me dije se në themelet e tyre qëndron qytetërimi i stërlashtë pellazgo-etrusk. Gabimi i gjuhëtarëve të mëdhenj, pohon Aref, qëndron në faktin se ata kanë marrë e marrin në shqyrtim sanskritishten, greqishten e vjetër dhe latinishten, duke anashkaluar atë më kryesoren, e cila është çelësi i njëmendtë: gjuhën shqipe. Iliada dhe Odisea nuk janë vepra të qytetërimit helen, por krijime të drejtpërdrejta të qytetërimit të madhërishëm pellazgjik.
Në të vërtetë, siç na e kujton dashamirësisht edhe Kelmendi, ka një numër të madh autorësh të cilët, dekadat e fundit, janë përpjekur të korrigjojnë gabimet e rënda të gjuhësisë historike indo-evropiane: Zacharia Mayani i mbishkrimeve etruske, Nermin Vlora-Falaschi, përsëri e mbishkrimeve etruske, Robert D’Angély i rrënjëve pellazgjike, Aristidh Kola (idem), Dhimitër Pilika, Spiro Konda (të cilin Ilir Mati e quan Kristo Konda), Petro Zheji, që e gjen shqipen në origjinë të sanskritishtes dhe të shumë gjuhëve të tjera, Catapano, që i vë faraonët egjiptianë të flasin shqip, Arsim Spahiu, i cili mendon se epirotët dhe maqedonasit ishin ilirë, pa përmendur Ilir Matin dhe Niko Stillon, të cilët e kanë vënë Mesaplikun në hartën e Mesjetës së Hershme të Evropës.
Të gjithë këta eruditë, kush më shumë e kush më pak, e shohin shqipen e sotme në rrënjët e qytetërimit evropian, mbase edhe vetë botëror; çka përbën, për Kelmendin, një arsye të mjaftueshme për t’i nderuar, studiuar dhe për t’ua përfshirë arritjet në librat e historisë. Përkundrazi, ata pak dijetarë që ende guxojnë t’ua kundërshtojnë teoritë etruske, pellazgjike ose alkimike të shqipes
Nuk kanë ndonjë mendim të vetin, por nuk janë dakord me mendimin e shkencëtarëve të huaj, apo me origjinë shqiptare, të cilët nxjerrin në pah teza të vërteta e të guximshme. Por janë përnjëmend teza tepër të guximshme për shkenctarët tanë të rritur, të ushqyer, të shkolluar e të shkalluar nën sistemin komunist: ose diktatori vijon t’u japë urdhëra edhe prej atje ku është, ose janë amanetqarë natyralë të diktaturës, ose janë të dëndur me komplekse inferioriteti, ose nuk duan t’ia prishin qejfin popujve fqinj, ose nuk janë profesionistë…
Këto pohime nga një autor që, përnjimend, kujton se shqiptarëve duhet t’u njihen “Iliada” dhe “Odiseja” si fillimet e letërsisë së tyre; dhe që krenohet se Romuli “etrusk” themeloi Romën (duke hyrë në konflikt flagrant me ata të tjerët, të cilët e mbajnë themeluesin e Romës për pasardhës të Eneas trojan, ose pellazgo-dardan).
Nuk do ta kisha vrarë mendjen shumë për këto që shkruan Kelmendi për shqipen si vatra e magmës gjuhësore të popujve, po të mos kisha vënë re se, lexuesit të painformuar, artikulli mund t’i japë përshtypjen se të gjithë ata kolosë të albanologjisë “alternative” përfaqësojnë vërtet një shkollë që i kundërvihet shkencës zyrtare, e cila i përmbahet tezës se shqipja është një gjuhë indo-evropiane, pa ndonjë lidhje të veçantë me greqishten dhe sanskritishten; në një kohë që etruskishtja është gjuhë jo-indoevropiane, dhe pellazgjishtja një entitet po aq mitik sa edhe Orët e Mujit.
Mirëpo Mayani, Falaschi, Catapano dhe të tjerë të kësaj kategorie nuk kanë asgjë të përbashkët mes tyre, përtej refuzimit që i bëjnë dijes së mirëfilltë; as i referohen njëri-tjetrit në “studimet” e parahistorisë së shqipes. Zhurma e madhe që bëhet në mediat për këta mitografë vetëm sa provon papjekurinë e frikshme të kulturës shqiptare, ose paaftësinë e saj për t’i mbajtur sharlatanët, amatorët dhe vizionarët në periferi të diskursit racional të shkencës.
Për fat, pikërisht këto ditë më sollën prej Shqipërie “Fonetikën historike të shqipes”, shkruar nga Kolec Topalli; një prej atyre albanologëve tradicionalistë që stigmatizon Kelmendi. Libër i shkëlqyer, ose sintezë e një shekulli studimesh në këtë fushë kaq të ndërlikuar të historisë së shqipes, vepra e Topallit vjen të mbushë një zbrazëti të krijuar që prej botimit të mëparshëm, në vitet 1950, të fonetikës historike të shqipes shkruar prej Çabejt. Natyrisht, Topalli nuk merret me lexime mbishkrimesh, as me aventura egjiptiane dhe pellazgjike; por u jep studiuesve në dorë rezultatet e një pune shumëvjeçare të cilën pa frikë do ta quaja model të profesionalizmit në këtë fushë të dijes.
Xha Xha, e kuptoj sa e veshtire eshte t`u dalesh para dikujt qe nuk pranon te njejtat mjete shprehese e metoda gjuhesie, por demi qe keta borizane te mitit pellazgo-etrusko-albanez po shkaktojne eshte i pallogaritshem jo vetem per mendesine shqiptare dhe aftesine e saj per te arsyetuar, por me se shumti sepse eshte i tille qe mund fare mire te ushqeje fashizmin.
Eshte e njohur teza qe gjuha shqipe, apo me sakte parashqipja mund te gjurmohet ne lashtesi, dhe per kete ka gjuhetare te njohur, shqiptare apo jo, qe e kane vertetuar ne njefare menyre. Jo plotesisht, sidoqofte, sepse vjen nje cak pas te cilit arsyetimi humbet bashke me sigurine, dhe provat nuk jane, deri tani, te kapshme.
Ngaterresat vijne , per mendimin tim, nga shume gjera. E para eshte karakteri fisnor ne lashtesi i menyres se organizimit te popullsise, dhe levizja e shpeshte e ketyre fiseve. Njerezit sot (shqiptaret) ngashnjehen me mendimin se kombet dhe kufinjte funksiononin atehere tamam si tani. Qesharakshem, ata mendojne po ashtu si Herodoti, qe gjuha nuk ndryshon. Por ndersa ky i fundit nuk e kishte favorin e perspektives dhe hapesires kohore qe kemi sot, dhe ndaj eshte dhe i justifikueshem, mendesise shqiptare sot nuk i lejohet te beje te njejtin gabim trashanik.
Shqipja, apo parashqipja, nuk mund te jete njekohesisht edhe etruskisht, edhe pellazge, edhe indoevropiane edhe jo. Mund te jete influencuar prej te dyjave, nese vertet eshte gjuhe me rrenje aq te lashta, por personalisht me duket, meqe kjo nuk eshte vertetuar, dmth, prejardhja etruske apo pellazge e shqipes, se pretendimi se eshte me e hershme se edhe greqishtja (!) etj etj.
Do ishte mire te studjohej me shume bashkerendimi i shqipes me greqishten, megjithese them se Cabej ka bere pune ezauruese per kete gje, por me tej, nese nuk gjendet ndonje prove arkeologjike apo studim i hollesishem dhe i argumentuar, nuk shoh ndonje argumentim konkluziv per kete gje.
Argumenti i Dhimiter Koljas eshte qe parashqipja dhe greqishtja vijne nga i njejti shtrat gjuhesor, dhe pastaj u ndane sipas rrethanave gjeografike dhe kulturore. Mbase. Kjo nuk do te thote qe tani mund te pretendojme Iliaden apo Odisene si veprat e para letrare ne shqip. Por “donkishotizmi” (dhe e perdor me rezerva kete fjale se i hyj ne pjese Don Kishotit), nuk ka brire.
Sidoqofte, them se gjuhetareve te mirefillte shqiptare ose te huaj duhet t`u jepet vendi perkates perballe ketyre zerave patetike per te drejta hyjnore ala shqip.
Përderisa flitet së fundi për krahasimet midis shqipes dhe greqishtes, do të thoja se, nëse krahasojmë nivelin e mendimtarisë dhe e ligjërimit publik tek të dy vendet, opinione të tilla kaq jo shkencore, si në rastin shqiptar, nuk mund të filtrojnë në shtypin serioz grek dhe madje as në forume debati serioz. Sepse edhe në Greqi ka sharlatanë — ata nuk janë vetëm Made in Albania — por ama nuk ua var njeri. Në jetën shqiptare ka shumë prapambetje në debatet kulturore, krahasimisht.
Problemi nuk qendron tek sharlatani, problemi qendron tek media qe i behet megafon atij. Ok, problemi natyrisht qe ne gjeneze eshte tek i pari, por as neper mend nuk e coj ti mohoj popullit tim kete kolorit injorance, idiotesie e kapadajlleku ne kaleodoskopin nacional…
Te tille ka pasur, ka dhe do te kete, tha:)!
Andaj edhe i meshoj lajmesit. Por sic e thame edhe ca diteza me pare, a mund ti futesh nje shkelm b… lajmesit?
Lajmesi (alias gazeta “…”), sikunder shumica e simotrave te saj, te martuara pas ndonje biznezi a pas ndonje partie qofshin, i ka thene “ik pirdhu” cfardolloj politike serioze redaksionale, madje pergjithesisht cfardolloj politike redaksionale, me perjashtim te asaj qe bie ndesh me humorin e “bashkshortit” perkates (helbete, dora qe te ushqen, nuku kafshonet!).
Ngahalli, tha, padyshim…
Dhe megjithatë, Ps. NgaHalli, përveç cilësisë dhe rrethananave mbijetuese të medias shqiptare, prapë ekziston problemi i intelektualëve, të cilët, në shumicë, mbështesin teza të tilla, krejt jashtëshkencore, nga njëra anë, dhe iu vënë veshin sharlatanëve, nga ana tjetër.
Në çfarë kulture tjetër ndodh kjo?
Një gjë degëzuese është kufizimi brendashqiptar, ku mjaft intelektualë e dinë të vërtetën shkencore, por shtrëngohen të bëjnë “laj e lyej” me njëri-tjetrin, si pasojë e njohjeve, e drojës, e pse jo, dhe nga lidhjet farefisnore, në një vend të vogël. Për kaq vjet që merrem me shkrime, i kam mësuar me emra a në frymë pothuaj të gjithë shkruesit, dhe nuk është e vështirë të shquhet kush shkruan për kë dhe çfarë. Ose, për të ndërsjellë, a do t’i shkruante këto iksi për një të panjohur?
Hemmm, intelektuali made in albania……
Teme sa e gjere, aq edhe e gjate, madje, nganjehere edhe e thelle…
Nuku po zgjatem se ben vaki qe devijon biseda nga qellimi “thirri mendjes” i xhaxhait, po mua ca “in_tele_ktu_ale” vendas nuku me ndahen dot nga shumica e VIPsave made in albania, ku Celi, Zajmina, K. Ziso, Inisi, etj, padyshim renditen nder vendet e para.
Ah, per ata prej jush qe kane qene te shqetesuar per mungesen e kesaj te fundit ne ekranin e vockel, ta paqtojne shpyrtin, sepse sic njofton gazeta “…”, se shpejti ajo do te shihet (e veshur besoj, por asnjehere si dihet…) tek TV “…” me nje program special, ku do te jene te ftuar shumica e siVIPSave te tjere vendalinj.
Bizantin mor mik, ky stan, kete bylmet do te kete, se…, kur e quajne Osman, nuk ke cfar i ban:)!
A e keni pare ndonjehere K.Topallin (meqe ra llafi) ne ndonje emision tv a ne ndonje faqe gazete te intevistuar?! Ta pret e ta percjell mendja qe jo; kultura nuku perben lajm!
Mencuria me ndjek nga pas, tha, por une jam gjithmone me i shpejte…:)!
Disa gjëra që dua të shtoj, tani që lexoj edhe kontributet e kolegëve.
– Bizantini me të drejtë vëren që të tillë virtuozë përrallash ka edhe në Greqi; unë do të shtoja që ka kudo ku amatorët gjejnë kohë dhe mjete për t’u marrë me kërkime të tilla. Prandaj çështja ka të bëjë, siç thotë PNH, me hapësirën që u japin mass mediat, përkatësisht këtu dhe atje, e që varet nga një kombinim djallëzor i analfabetizmit kulturor të redaktorëve, dhe papërgjegjësisë totale.
– Për më tepër, këto produkte surrogato jo vetëm që marrin hapësirë të pamerituar në mediat, por edhe përkrahësit e tyre bëhen gjithnjë e më guximtarë, duke iu kundërvënë ballazi shkencës standard; që ndoshta sot në Shqipëri nuk shkëlqen, por të paktën ende përpiqet të mbrojë arritjet e shkollës së Çabejt e të Sh. Demirajt. Pse nuk shkëlqen albanologjia sot në Shqipëri, këtë besoj e shpjegon autarkia akademike e viteve të shkuara, kur shpresohej se edhe specialistët në fushat e gjuhësisë krahasimtare e të historisë antike mund t’i përgatitnim në vend, “me forcat tona”. Por një gjë është ta çosh albanologjinë përpara, një gjë tjetër të jesh në gjendje të dallosh shapin nga sheqeri. Unë vetë nuk jam etimolog, por më mjafton një faqe me etimologji, bie fjala, të Catapano-s, për ta vënë re se ky procedon me metoda alkimike dhe është në gjuhësi ose amator, ose sharlatan, ose edhe ashtu edhe kështu.
– Përkrahësit e albanologjisë alternative shkojnë deri atje sa të përshëndesin deri edhe vendimin qeveritar për mbylljen e Akademisë së Shkencave, duke e përligjur me paaftësinë e akademikëve shqiptarë “për të guxuar”, ose me mefshtësinë e tyre dhe përuljen ndaj tezave në thelb “antishqiptare”. Këta përkrahës dhe entuziastë shkojnë deri aty sa veprave të Çabejt, sa për të sjellë një shembull, t’u kundërvënë fantazitë e Nermin Vlorës e të Robert D’Angély, ose këto të rejat me trojanë, faraonë e merovingianë, që e nxjerrin shqipen në rrënjë të kulturës planetare; gjithnjë në emër të patriotizmit, krenarisë kombëtare, rikthimit të vlerave të mohuara dhe paranojave të tjera.
– Shto këtu edhe zhurmën për “rishikim” të historisë, për t’u bindur se shqetësimi i një izolimi të ri kulturor të shqiptarëve është real, të paktën për sa i përket perceptimit që do t’i bëjë kultura kombëtare parahistorisë së kombit dhe të gjuhës.
– Gjuhësia historike “standard”, siç praktikohet kudo në Perëndim, nuk pretendon se i ka përgjigjet për enigmat e së shkuarës, aq më tepër që disa gjëra nuk mund të sqarohen dot, për mungesë dëshmish; i vetmi pretendim shkencor, nëse mund të quhet kështu, ka të bëjë me metodën e qasjes ndaj këtyre enigmave. Përkundrazi, heronjtë e albanologjisë mediatike i kanë gjithnjë të gatshme përgjigjet; ajo që u mungon është pikërisht metoda.
– Meqë flasim për metodë, dua t’i kthehem rëndësisë së veprës së fundit të Topallit, i cili ka sintetizuar rezultatet jo vetëm të albanologjisë klasike të Meyer-it, Jokl-it e Pedersen-it, por edhe të pesëdhjetë vjetëve të fundit në lëmin e fonetikës historike të shqipes, duke u mbështetur, ndër të tjera, në studimet etimologjike të Çabejt, por edhe në punime të tjera të Hamp, Huld, Desnickaja, Olberg e të tjerë autorëve seriozë që janë marrë me këto punë. Fonetika historike ka rëndësi jo vetëm në vetvete, si degë e gjuhësisë historike, por edhe për t’u dhënë një bazë objektive kërkimeve etimologjike dhe krahasimeve midis fjalëve, meqë përcakton një kronologji të tingujve (më saktë, fonemave) të shqipes. Kësisoj, para se të krahasohet, bie fjala, një fjalë e shqipes me një glosë të “pellazgjishtes”, duhen marrë parasysh ato transformime fonetike që ka pësuar fjala shqipe gjatë 3000 vjetëve të fundit, e që mund të ndiqen njëfarësoj, në bazë edhe të rregullsive që ka sistematizuar tani së fundi Topalli.
Teori te tilla qarkullojne edhe ne mediat e shkencetareve shqiptare. Reference: Alb-shkenca.
E zura ne goje per te treguar qe drama eshte me e madhe.
Drama behet e madhe se flasim per Shqiperine. Ne gjithe boten gelojne lloj-lloj teorish nga me fantastiket, konspirative dhe jo, por askush s’i boton e s’u ve ne dispozicion mediat. Edhe kur ndodh, trysnia e mendimit racional e shkencor eshte aq e madhe, sa ka pak gjasa te qorrolliset mileti.
Sharlatananizmin shqiptar e favorizon injoranca e pergjitheshme, mjerimi i mediave, mungesa e mendimit te kualifikuar shkencor, donkishotizmi patriotik, e plot halle e drama te tjera te medha e te vogla.
Te merr te qaret.
Kur thashe tragjedia eshte me e madhe e kisha fjalen EDHE tek fakti qe kur nje grup njerezish qe okupim primar kane shkencen nuk respektojne shkencen, cfare pret me pas nga media? Po nga te tjeret? Kur nje grup njerezish qe jane shkencetare per nga profesioni shkembejne (pa i detyruar kush) shkencen me pseudoshkencen, cfare ngelet?
Shume nga keta, ne mos shumica ,i kane mbaruar edukimet dhe e kryejne aktivitetin shkencor jashte. Me nje fjale, e dine se si funksionon shkenca, e dine vleren e saj dhe vendin e saj ne hierarkine e vlerave.
Dhe a e dini se cfare eshte e dhimbshme? Qe keta njerez jane te rinj! Sa vjet do presim deri sa te zevendesohen nga nje brezi ideal? Me kete trashegimi, a do kete mundesi, at all, per lindjen e nje brezi ideal?
Duhet marre Umberto Eco si ekspert …u pa kjo pune. E ka lecitur njeri “Lavjeresin e Foucault-se”?
Xhaxha, nuk dua të dukem si i parespekt ndaj teje dhe komentuesve të nderuar, prandaj, nëse e konsideron të tillë këtë koment timin,edhe mund ta fshish pa asnjë lloj problemi dhe njëlloj do respektoj mendimin tuaj si dhe më parë.
Ndoshta tema është vërtet shumë shqetësuese për zhvillimet e sotëme në Shqipëri, ndoshta debati dhe potenciali intelektual shqipëtar e ndjen si prioritet këtë problem të prejardhjes së Shqipes ose shqipëtarëve dhe jam unë që nuk jam axhornuar….
Më kuptoni drejt, nuk dua të ofendoj njeri, por këto diskutime që të japin ndjesinë e atij debatit ‘e lagu – s’e lagu’ janë në rradhë të parë një humbje kohe dhe fuqish prej Intelektit dhe intelektualëve të vërtetë shqiptarë.
Natyrisht, që me këtë brez politikanësh, është e kotë që të ‘japësh mënd’, por gjithsesi do të preferoja të shikoja një debat që sadopak mund të kontribuonte në një Shqipëri më të mirë.
P.sh: Kush do të ishin rrugët e mundëshme për krijimin e një shoqërie civile të ndërgjegjëshme në respektimin e rregullave të shtetit, cilat do të ishin prioritetet që janë më të domosdoshme për momentin por edhe për një prospektivë për një të ardhme më të largët se sa ajo e një legjislacioni……. ndoshta mund dhe të justifikohemi se nuk jemi ekspertë të ekonomisë, por të gjithë mund të kontribuojmë me eksperiencën e jetuar nëpër botë për të gjetur një zgjidhje sa më të kollauduar dhe në rradhë të parë të përshtatëshme për tu aplikuar në konteksitin Shqipëri.
Dhe një herë kërkoj ndjesë nëse ndokush e koncepton si të pavënd ndërhyrjen time.
Perderisa ekziston mundesia reale per shkence te vertete, ne dac te bazuar ne nje metode ekzistuese, ne dac te bazuar ne nje metode inovative (me metode inovative nuk kam parasysh Om-in patriotik te kritikuar me lart), atehere ekziston mundesia reale qe te kete shkencetare te vertete avokate te se vertetes shkencore. E keqja e shkences se gjuhes shqiptare, si edhe e shkences se cdo gjuhe, eshte se mbeshtetesit, e mbi te gjitha mbeshtetesit financiar te ketij lemi, jane me te interesuar per mitin, se sa per te verteten, pasi duket sikur vetem miti mund te ofroj pushtet. Puna e shkencetareve ne kete mes duhet te jete jo vetem kerkimet e tyre dhe zhvillimi i teorive e metodave teresisht shkencore, por njekohesisht edhe ndergjegjesimi i mbeshtetesve se pushteti i vertete eshte ne kufijte e dijes dhe jo ne pafundesite e mitit. Se si mund te arrihet ky ndergjegjesim varet nga e vecanta e deges shkencore ne fjale. Vetem atehere, vizioni ideal qe vendos mitin neper kafenera dhe shkencen ne pune do te jete nje mundesi reale. Se fundi, kjo eshte ceshtje e edukimit, ku te gjithe e dime se peshku qelbet nga koka. Por ne qofte keshtu, atehere arma e intelektualit nuk duhet te jete me fjala, por kirurgjia i gijotines. “Te dhemb koka”, pyeti Dr. Adhamudi? “Krreje qe te shpetosh”. Ah sikur t’a kishte me koken e sistemit, me qene.
p.s. Xhaxha, nuk dua te te keqkuptoj, por meqe jemi tek eluziviteti i gjuhes, me sa mbaj mend, nuk e ke justifikuar nje here mbylljen e akademise me dembelizmin e akademikeve? Kush eshte ndryshimi midis dembelizmit dhe “mungeses se guximit” kur rezultati eshte i njejte?
Vërtet, Xha Xha, a nuk është oksimoron të kesh linkun e Alb-Shkencës (rekomandim për ta lexuar) në këtë forum?
Ah, linkun e Alb-Shkences e kemi vene aty qellimisht per t’ua bere te ditur lexuesve tane c’eshte shkenca shqiptare sot – mgjt duhet pranuar se kemi te bejme me ‘shkencetare’ dhe vetem pak shkence.
Ua rekomandoj qe nese nje dite te bukur me diell nje nga keta shkencetare na nxjerr ndonje perle te ngjashme me ato qe permend Xha Xhai me siper, publiku ta dije mire nga c’mentalitet buron dhe te nxjerre vete konkluzione qe te mos lodhet Xha Xhai me perseritjen e se njejtes analize. Meqe blogu yne nuk ka aspak aspirata shkencore, nuk rrezikojme ndonje konflikt interesi!
Pastaj i kam per zemer, me argetojne pa mase.
Lidhur me veprat e Vlora-Kola-Catapano-Zheji kam vene re se jane mjaft popullore ne shume intelektuale te mergates, dhe cdo perpjekje per t’i ndricuar sadopak kthehet ne nje beteje te humbur para se te filloje. Veshtiresia qendron jo ne ate se ata te kundervihen me argumente, por thjesht se kritikat ndaj b.fj. Aristidh Koles, shihen me mosbesim qysh ne fillim dhe eshte pothuaj e pamundur te perftosh nje diskutim te rrjedhshem dhe logjik. E vetmja pergjigje qe gjej per kete fenomen te cuditshem eshte mungesa e vlerave te sotme, mungesa e krijimit te vlerave te reja, qe con, per kompensim, tek adhurimi i vlerave apo quasivlerave te se kaluares. Mirpo edhe kjo s’eshte plotesisht e sakte sepse ketu s’behet fjale per vlera reale. Ndryshe do qe psh sikur te merreshim me Skenderbeun, te shprehnim or’e cast krenarine qe jemi sternipa te tij, si edhe keqardhjen per kombe te tjera qe se kane kete fat te madh etj. Skenderbeu dhe rezistenca e tij te pakten kane qene reale (edhe Nicja ben fjale per kete lloj kujtese historike nder kombet). Por ne e kemi tejkaluar edhe Nicen sepse s’begenisim te adhurojme vlera reale te se kaluares, por thjesht vlera te supozuara (apo pseudovlera, quasivlera ??) si “pellazgjishtja – mother of all tongues”.
Kjo me sa duket na ben te ndjehemi krenare per shqiptarizmin edhe pse kemi ikur nga syte kembet nga atdheu. Po ashtu ata qe rrojne ne atdhe, kjo i ben te ndjehen shume krenare pavarsisht nga dritat, uji, plehrat, majmuneria politike etj.
Pervec kompensimit, kjo na krijon mundesine te perdorim edhe justifikimin tjeter per batakun aktual, ate te thikes pas shpine (stab in the back): na e ka fajin Turqia, Haxhi Qamili, Evropa e pabese, Kim Philby etj, etj.
Me falni se u zgjata, por po shtoj vetem se ithtaret e Pellazgjizmit kane sot poste kyce ne drejtimin e shkences shqiptare: njeri prej tyre deklaroi se fundi ne nje forum shkencor se vepra e Mathieu Aref (Mati Arifit) eshte “Bibla dhe Kurani i shqiptareve”! Go figure!
“Ah, linkun e Alb-Shkences e kemi vene aty qellimisht per t’ua bere te ditur lexuesve tane c’eshte shkenca shqiptare sot – mgjt duhet pranuar se kemi te bejme me ’shkencetare’ dhe vetem pak shkence.
Ua rekomandoj qe nese nje dite te bukur me diell nje nga keta shkencetare na nxjerr ndonje perle te ngjashme me ato qe permend Xha Xhai me siper, publiku ta dije mire nga c’mentalitet buron dhe te nxjerre vete konkluzione qe te mos lodhet Xha Xhai me perseritjen e se njejtes analize. Meqe blogu yne nuk ka aspak aspirata shkencore, nuk rrezikojme ndonje konflikt interesi!
Pastaj i kam per zemer, me argetojne pa mase.”
Mua me tingellon arrogant mesazhi i mesiperm. Ndoshta edhe me shume se arrogance. Une nuk dua ne asnje menyre qe komentet e mia ne kete blog te perkufizohen si argetim ne kurriz te te tjereve. Tek e fundit, kushdo qofshin ata njerez (per me teper kolege) cfaredo qe te mendojne, nuk i ben ata me te keqinj se une, nuk me jep mua asnje lloj te drejte te argetohem ne kurriz te tyre. Une kujtova se ne po diskutojme, po perpiqemi te kuptojme. Jemi ne nivelin e ideve. Shkence apo jo. Konflikt interesi apo jo.
Ne se ky blog ka si qellim denoncimin, apo denigrimin, apo shnderrimin e te tjereve ne klouna, atehere une jam keqkuptuar. Dhe ketu, une i jap absolutisht te drejte Edrusit!
Castigat ridendo mores është një thënie latine që i është atribuar (gabimisht) Molière-it (“kritikon zakonet me të qeshur”); por ky blog, SMR, ka edhe shumë qëllime të tjera. Edrus ka të drejtë kur sugjeron të diskutohen tema më të rëndësishme, por mirë është që njerëzit të flasin më shumë atje ku ndihen kompetentë; për shembull, unë nuk marr shumë vesh nga ekonomia… Për t’u kthyer tek Alb-Shkenca, të cilën e përmende e para pikërisht ti, filli i humorit nisi që me një vërejtje të Bizantin-it dhe pastaj u ndoq nga të tjerë; por link-u i Alb-Shkencës është afishuar këtu sepse në atë forum sillen kontribute shumë të vlefshme dhe marrin pjesë edhe njerëz me vlera të mëdha intelektuale. Nëse Alb-Shkenca i jep hapësirë sharlatanizmit në fushë të historisë, të gjuhësisë dhe të albanologjisë, kjo është punë e tyrja; sikurse është punë e kujtdo tjetër që dëshiron, që t’ua vërë këtë në dukje. Më në fund, mua si Xha Xha më duken të rëndësishme temat që trajtoj; madje edhe kur bëj shaka…
E konsideroj te rendesishem sqarimin tend xhaxha. Megjithate, une humorin e kuptova, dhe prandaj reagova vetem atehere kur humori i kaperceu kufijte e vet.
Pak si vone Losttex. Fashizmi gjallon tashme ne gjithe diasporen. Sidoqofte, edhe ‘multi-kulturaliste’ nuk mund te jemi
Edrus thote: “por këto diskutime që të japin ndjesinë e atij debatit ‘e lagu – s’e lagu’ janë në rradhë të parë një humbje kohe dhe fuqish prej Intelektit dhe intelektualëve të vërtetë shqiptarë.”
Edrus, edhe pse ne dukje te pare eshte si thoni ju, pra teorikisht dhe literalisht humbje kohe, nuk mund te perligjet ky lloj qendrimi kur magnituda e mitizimit ne fjale behet edhe zedhenesi i kultures kombetare. Te ishte fenomen i ngushte dhe kufizuar ne dy tre leshko, jam i sigurte qe s`do ja vinte njeri pullen, madje as me shaka.
Personalisht mendoj se rrezikshmeria e ketij mitizimi, rrahjeje gjoksi, ku vetja duket me i mire, me i lashte, me i drejte, me i bukur e me trim se tjetri, shpie ne fashizem. Po lexoja komentet ke Peshku, e ishte njeri, qe jam i sigurte, flet si shume te tjere, qe thoshte se “me i mire se nje grek ose nje serb, eshte nje serb dhe grek i vdekur.”
Besoj i kuptoni implikimet dhe lidhjet mes ketyre qendrimeve.
Ndoshta eshte vone vertet, Kreshnik… Po s`mund te rrime duarkryq e gojembyllur pse turma ka marre yrysh. Pastaj them se jo krejt diaspora eshte e tille. Si cdo organizim i gjalle shoqeror, ajo eshte e prirur te ndryshoje. Dua te them qe mendesite e saj nuk do jene gjithnje te farketuara dhe izolacioniste. Te pakten keshtu iluzionohem… 🙂
Nuk e kisha me mbeshtetjen nga jashte, Kreshnik. Pastaj fundja, nqs dikush nga jashte mbeshtet dijen dhe jo mitin, atehere ai nga jashte e njeh edhe dijen edhe pushtetin dhe ne shumicen e rastit t’a shet mitin per mit-thyerje. E keqja eshte brenda, ku nuk ka mbeshtetje te dijes si shprehje e se vertetes dhe dijes te aksionit.
Quid est veritas?
Personazhet qe luftuan Kontin Aglie (‘e keqja’ qe konstaton ti ne kete rast) ne librin e Eco-s humben jeten te gjithe. Thjesht u ngaterruan ne lemshin qe bene vete.
Nqs deshiron t’i bejme nje kritike letrare “Lavjerresit”, do te keshilloja te gjeheshin paralelet e zerit te treguesit me “Nje propozim modest” te Swift, edhe pse nuk me duket tamam ky postim vendi i duhur per t’u marre me kete kritike. Megjithate, mos harro se ne ate liber, ata qe i hapen lufte mitit, sic e di edhe vete kur thua “u ngaterruan ne lemshin qe bene vete”, nuk e bene nga jashte me armet e dijes (theksoj se te dish do te thote te dish te veprosh), por nga brenda, duke i besuar mitit deri ne psikosomati.
Quid est veritas?? Qe me formen e pyetjes ti e vendos te verteten ne mbreterine e mitit. Ndoshta duhet te degjoj ekon e Swift ne pyetjen tende qe te te justifikoj. Pyetja nuk eshte cfare eshte, por si arrihet. Arritja nuk eshte kurre absolute, sic edhe do me kundershtonin pasardhesit e Ponc Pilatit, por relative. Quid est veritas? Nuk e di. Ceshtja eshte si t’a gjej.
Kjo teme i ngjan nje njeriu qe ndodhet ne udhekryq….
Qellimi i ketij njeriu ne fjale, eshte te shkoje ne Stamboll.
Shkon te forumi i qytetit ku ndodhet edhe pyet:
– Si te shkoj ne Stamboll?
Shume te ndodhur ne forum sa e shikojne ia kthejne:
– Ore, se mos shkosh ne Qabe!!!
– Jo, jo, ne Stamboll dua te vete.
– Se mos ben gabim edhe merr rrugen e Qabese!!
– Ore me tregoni ku eshte Stambolli? Aty dua une te vete. Me Qabene skam pune!
(sa te frymezon populli i shkrete kur thote: Duke pyetur shkon ne Stamboll).
Edhe “Stambolli” i ilustruar sipas Xha xhait eshte:
“Për fat, pikërisht këto ditë më sollën prej Shqipërie “Fonetikën historike të shqipes”, shkruar nga Kolec Topalli; një prej atyre albanologëve tradicionalistë që stigmatizon Kelmendi. Libër i shkëlqyer, ose sintezë e një shekulli studimesh në këtë fushë kaq të ndërlikuar të historisë së shqipes, vepra e Topallit vjen të mbushë një zbrazëti të krijuar që prej botimit të mëparshëm, në vitet 1950, të fonetikës historike të shqipes shkruar prej Çabejt. Natyrisht, Topalli nuk merret me lexime mbishkrimesh, as me aventura egjiptiane dhe pellazgjike; por u jep studiuesve në dorë rezultatet e një pune shumëvjeçare të cilën pa frikë do ta quaja model të profesionalizmit në këtë fushë të dijes.”
Te tjerat mua me duken pune Qabeje.
Nuk e di c`gazete e kishte sot lajmin se ne Shen Petersburg ishte mbajtur 50-vjetori i deges se albanologjise ne universitetin e atjeshem. Mbas referateve e kumtesave dhe diskutimeve “te gjalla,” thoshte gazeta, ishte prezantuar edhe libri i Topallit. Pas vleresimit qe i beri ketu Xha Xhai si studim, kjo gje me duket se cfaredo kerthizash te gjejne “albanologet alternativiste,” eshte akoma rikonfirmim i seriozitetit ne lemin e albanologjise. Mbetet vetem per t`u bere e njejta gje ne Shqiperi…
Alb-shkenca eshte nje dicka (ne ndertim e siper gjithsesi) dhe forumi i Alb-shkences eshte nje dicka (tjeter?).
Thjesht për qejf dhe informacion, me drojën se po dal nga synimet e këtij blogu, po ju përcjell lëndën e mesazheve të postuara ditët e fundit në Albshkenca:
Identiteti kombetar shqiptar dhe identiteti fetar, Viruset munde te luftohen me pulse laserikefemtosekondeshe, Mbi Alb-Shkencen ne shtypin shqiptar, Histori – Konstantini i Madh, Botime albanologjike, AT ZEF PLLUMI (1924-2007), hapen 2 eskpozita ne stadiumin antik te Amantias, Dioguardi : Shqiptarët kurr nuk mund të flenë gjumë…, Migrant mobilization in Southern Europe, ZOTI PUTIN, KOSOVA NUK ESHTE ABHAZIA, pershendetje, Seminari i albanologjisë: Zeqirja Neziri, njoftim konference per ambientin,…
Për hir të plotësisë, nuk le dot pa përmendur në këtë fill Eleni Kocaqin, autore e dy vëllimeve: “Albanët me famë në mijëvjeçarë”, dhe “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, të cilat, po t’u besosh entuziastëve në mediat, e plotësojnë edhe më tej ndërrimin paradigmatik në albanologjinë e praktikuar prej shqiptarëve, nga dija në përrallë ngushëllimtare.
Sipas një interviste që autorja e re Kocaqi i dha revistës “Kuvendi”:
Ja edhe fragmente të tjera nga veprat e Kocaqit, të cilat i kam gjetur në gazetën Kritika:
Kocaqit iu dha hapësirë e madhe në mediat në Shqipëri, të paktën në televizion. Më thonë se librat e saj janë radhitur e shtypur me një cilësi të tillë profesionale, që flet për gatshmëri të qarqeve të caktuara, atdhetare e dashamirëse, për të financuar përpjekje të tilla. Nuk dua ta teproj me spekulime, por më vete mendja se ka shqiptarë të pasur në diasporë të cilët me gëzim e zgjidhin qesenë për ndërmarrje të tilla të dyshimta, por ngurrojnë kur është fjala për të përkrahur nisma të tjera, më pak të bujshme, por me shumë bukë.
Nuk besoj te financohet Kocaqis & Co nga fiset atdhetare.
Thjesht ka treg.
Sa per ‘plotesim’. Jam duke lexuar nje liber te Max Dimont “Jews, God, and History”.
Albanofonet po me ngjajne (ne mentalitet) shume me ta. Psh: shpikjen e alfabetit Evrejte ja mveshin vetes (jo Fenikasve). Gjithashtu i mveshin vetes virtyte si: arsimi i pergjithshem per te gjithe Evrejte qe para 2000 e kusur vjetesh.
Analogjia nuk i ka shpetuar njerit nga Akadhemia e Shqencave:
http://www.alb-shkenca.org/index.php?option=com_content&task=view&id=496&Itemid=1
S’paskam me stomak.
Xha Xha, qenke i forte ti.
Me thoni sepse jam ne dileme por, po po banoret e Henes a jane me pejardhje trojano-dardano-albano-ilire?
Me siguri keshtu duhet te jete.
Keto opinione personale me lart nuk kane vlere fare per temen. Sa per Jazexhiun, me duket e drejte kritika, te pakten ne lidhje me nje nga analizat e tij, ku hiperbolizimi ne interpretim i personazheve te “Vitit te mbrapshte” arrin permasa mitike te antisemitizmit. Dhe jo vetem Olsi, por shume te tjere, shqiptare e te huaj, dhe jo vetem ne shkencat e albanologjise, i masin pjese letrare te shkruara ne nje sistem tjeter me monedhen e mitit bashkekohor te diversitetit. E c’faj ka mediokriteti i Olsit kur nuk di t’a ndaj dijen nga miti qe i ofrohet te zbertheje ne doktorature? Ah, por c’po them une keshtu? Si “intelektuale aktive” qe jemi, hajd t’i presim koken ketij sistemi te qelbur, t’a fillojme nga Kadareja bile, se ai na qenka “baba”. Mjer ne per objektet e kritikes te intelektualeve tane, kur thote dhe Edrus.
Nga libri i gjeografise i tim biri, vjet ne klase te shtate, (seconda media – ketu ne Itali) po citoj kete paragraf nga kapitulli i shkurter mbi Shqiperine: “La lingua ufficiale e’ l’albanese, una lingua indoeuropea, ma con numerose analogie anche con l’etrusco. L’albanese e’ il risultato della fusione di due dialetti, il ghego, parlato nel Nord, e il tosco, parlato nel Sud: e’ facile notare che la radice di ‘tosco’ si ritrova nella parola ‘Toscana’, un tempo abitata dagli Etruschi.”
Dalldia e lidhjeve shqiptaro-etruske ka hyre pra deri ne tekstet shkollore zyrtare te Italise! Te qenit siperfaqesor po dominon mbi planet. Na mbyten gjysmashkollet, tha.
C’te bej tani me tim bir qe si i mahnitur qe eshte nga qyteterimet e lashta ishte aq entuziast qe shqiptaret dhe etrusket kishin lidhje? Ti jap nje dush te ftohte e t’i them qe jane pallavra? Ta le qe ai vete ta zbuloje me vone te verteten, duke lexuar libra serioze historie dhe jo fletushkat e Tiranes?
Ndersa une ngacmimin e pare serioz ne kete punen e lashtesise se gjuhes e kam patur prej nje profesori grek sociologjie. I cili perpiqej te me mbushte mendjen se shume fjale prej greqishtes se vjeter jane dhe ne shqip.
Punet u bene te thella me tej…kur teologu grek edhe filologu shqiptar po argumentonin per ngjashmerine e zgjedhimit te foljeve. Kishin ngelur te folja “jam’, kur teologu u shfajesua duke thene se ngjashmeria u atribohet rrenjeve te njejta te gjuheve indoevropiane.
Diku edhe Xha xhai eshte shprehur se per te gjetur vjetersine e gjuhes tone duhet studiuar greqishtja e vjeter. Meqe kam marre nje shije prej greqishtes se vjeter, kam ndjekur edhe shpjegimet e Kocaqit…vec indiferent nuk me ka lene autorja ne fjale…
Si thua o Xha xha, per Stamboll shkohet ketej apo jo?
A..se perdesh harrova.
Nje nga profecite e “shen” Kozmait thote:
“Kur tju pyesin si shkohet ne Stamboll, mos u tregoni!!”
Coc dinte qerratai….
@Xha Xha
Rrofsh me kete analize kaq profesionale qe i ke bere ketij fenomeni. Mua personalisht lidhur me kete teme me ka ndodhur ky incident i pakendshem:
Ne blogun e nje ashtuquajture e-gazete(www.gazetakritika.net), ishte hapur e njejta teme,por e drejtuar nen frymen e ekzaltimit te kenaqesise qe dolem qendra e botes.
Guxova, te shkruaj qe te qetesohen pak, dhe te shikojne se kjo eshte nje propagande e kurdisur enkas nga sharlatane te Shqiperise, si per komercializem, por thelle thelle edhe per thellimin e metejshem te katandisjses se saj ne qesharake.
Jo vetem qe m’u turren te gjithe duke me quajtur “serbo-grek” te qelbet, por vete administratori i blogut, pasi me bllokoi IP-ne per te mos shkruar me, kaloi ne fyerje vulgare, deri aty sa edhe vete qytetin tim te bukur Vlora e fyeu!
Nga kjo kuptova, qe jo vetem te shqiptaret e Shqiperise por te pothuajse te gjithe ata qe nivelin e kultures nuk e kane me shume se 1/1000 e milimetrit, po ushqehet nje fashizem i llojit te ri, me i rrezikshem dhe veteshkaterrues se ai i Luftes II boterore
Sidoqofte, kur lexoj jo vetem ju,por dhe gjithe pjesemarresit e tjere te ketij blogu ketu, qetesohem, dhe shpresoj se jo te gjithe Shqiptaret jane kaq mendjelehte e fluturojne kaq kollaj si puna e asaj shprehjes popullore qe kemi 🙂
Ju uroj nje weekend te mbare, dhe mos harroni qe te jemi krenare qe jemi Shqiptare, po jo dhe te dalim Zoterit e tokes de … 😉
Më vjen mjaft mirë kur lexoj këto faqe që flasin për një të vërtetë të madhe: Pellazgët janë popullsia e vetme që ka jetuar në Europën jugore, Azinë e Vogël, Mesdhe e gjetkë gjatë gurvonit (neolitit), Kohës së Bakrit, Bronzit dhe Hekurit të hershëm. Ata ngritën farmat e para (Maliq, Thesali etj), qytetet e para Trojë, Knos, Mikenë, Spartë, Athinë, Romë, Epidamn (Durrës), më pas Madrid, Lisbonë, Bukuresht etj. etj. Prej tyre u ngrit qytetërimi më i vjetër europian-Qytetërimi Pellazg, i quajut nga studjuesit si Qytetërimi i Kretës, Mikenës, Trojës, Etrusk. Ky popull fliste një gjuhë -gjuhën Pellazge, të ndarë në disa dialekte, nga e cila sot është gjuha shqipe e gjallë. Shumë fise pellazge morën pjesë në Luftën e Trojës, luftë brenda fiseve pellazge. Më vonë shumë nga këta formuar perandori si ajo Hitite, Frige ose mbretëri si Troja, Kreta, Mikena etj. Gjuha pellazge ruhet në mjaft mbishkrime të para historike. Në një mbishkrim të tillë të shekullit 14 p.e.s. në rrasën që quhet me shkrimin e Linearit B kemi gjetur të shkruar togfjalësin ” IZ A IZ” (lexoje mbrapsh, sepse kështu shkruhej ahere), që sot do të lexohej “ZI A ZI” pra “zi asht zi” . Bëhet fjalë për vaje për një luftëtar që ka ra duke luftuar. Më gjërë është në Librin “Luftulla & Liljana Peza: Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, Tiranë 2009