Shprehjen don’t shoot the messenger (“mos e vraj lajmëtarin”) thuhet se e ka përdorur për herë të parë Shakespeare; edhe pse që në lashtësi palët kundërshtare zakonisht i respektonin lajmëtarët që u dërgonte armiku, sepse vetëm ashtu mund të sigurohej ndonjë lloj komunikimi.
Edhe Sofokliu thotë te Antigona se “askush nuk e don sjellësin e lajmeve të këqia”.
Në kontekste debatesh moderne, sidomos në mediat, shprehja përdoret sa herë që pjesëmarrësit në debat e sulmojnë personin i cili thotë të vërteta të pakëndshme, ose komenton në një mënyrë të tillë e cila bie ndesh me rregullat e pashkruara në themele të forumit, ose të grupeve brenda atij forumi.
Zakonisht sulme të këtilla i bëhen drejtpërdrejt personit, biografisë së tij reale ose të supozuar, qëllimeve të fshehta që e shtyjnë të shprehet në atë mënyrë. Në forumet ku debatohet rreth artikujve në shtypin shqiptar, bie fjala, është praktikë fare e zakonshme të zhvendoset diskutimi nga artikulli tek autori – i cili përshkruhet, sipas rastit, si inkompetent, kriptokomunist, ose agjent i paguar i serbit dhe i grekut.
Vrasjen e lajmëtarit nuk e kanë shpikur tanët; por vetëm e kanë adoptuar me kënaqësi të madhe. Sjellësi i lajmeve të pakëndshme, ose ai që na kujton se në çfarë baltërash ka përfunduar çështja shqiptare këto 15 vitet e fundit, për faj të klasës së vet politike por edhe të triumfit të paligjshmërisë në shoqërinë shqiptare, është ai që na prish rehatin, vetëkënaqësinë, ose nanuritjen me drogën “o sa mirë o me kenë shqyptar”.
Duke diskutuar për shkaqet e mundshme të kësaj dukurie, filozofi Neal Postman shpjegon se, në shumë raste, audienca e linçon lajmëtarin sepse ngatërron përshkrimin (description) me parashkrimin (prescription); ose, për ta thënë me fjalë të tjera, e ngatërron lajmëtarin me lajmin. Shpjegimi i Postman është shumë intrigues, por mua më duket se, të paktën në kushtet e ligjërimit mediatik shqiptar, gjen zbatim më tepër në analizën e çka pret publiku prej mediave, sesa në hetimin e vrasjeve të lajmëtarëve; meqë shumë lexues presin që tekstet publike t’u tregojnë se ç’duhet të bëjnë (parashkrim), dhe nuk e vlerësojnë shumë efektin ndriçues të mendjes (përshkrim). Si të thuash, publiku shqiptar, ende rob modelesh arkaike dhe autoritare të komunikimit, kërkon përgjigje madje edhe për pyetje që ende nuk janë formuluar mirë… Por kjo është gjithsesi çështje që do trajtuar veçmas.
Nga ana tjetër, kur ndodhesh para dukurish të tilla, menjëherë të shkon mendja t’i shpjegosh me totalitarizmin; edhe pse vetë totalitarizmi shqiptar i ka pasur disa tipare të vetat, si të thuash, “kombëtare”. Megjithatë, duket sikur irritimi me lajmëtarët ka të bëjë më tepër me atë që, këta të fundit, nuk duket se i përfillin shumë funksionet “e autorizuara” të mediave, tradicionale dhe virtuale – të cilat nuk lidhen aq me qasjen ndaj së vërtetës, sesa me riprodhimin e kohezionit të grupit.
Kësisoj, lajmëtari e prezanton veten si dikush që nuk është “nga fshati ynë”, ose si i huaj që, me vetë praninë e fjalës së vet, e vë në krizë ekzistencën e grupit të cilit i drejtohet. Nëse është kështu, atëherë të gjitha ato zëra në mediat, të cilat kanë për synim ta shkundin publikun nga letargjia, në emër të zotimit qytetar dhe përkushtimit publik, gjithnjë rrezikojnë linçimin, pavarësisht nga përmbajtja e mesazhit që sjellin.
Me fjalë të tjera, vrasja e lajmëtarit i duhet faturuar kryesisht tribalizmit; ndërsa trashëgimia e linçimit totalitar vetëm sa kushtëzon mënyrën e ekzekutimit – nga ç’famije e ç’fis vjen lajmëtari, ç’e shtyn të flasë ashtu, kush e nxit e kush e paguan, bukën e kujt ha, kush ia shkruan artikujt, ç’i ka bërë i jati, kë i ka vrarë i gjyshi, si është rreshtuar politikisht gjatë Luftës krahina e tij e origjinës, nga ç’fshat e ka gruan…
Gjykimi i lajmëtarit bëhet zakonisht fshatçe – duke e vënë përballë “popullit”. Gjykuesit rregullisht e quajnë veten “ne”. Është për t’u habitur se sa shpejt e rrjedhshëm debati për ide ose ngjarje katandiset në proces për identifikim të armikut, ose për riprodhimin ngushëllimtar të grupit, nëpërmjet “demaskimit” të një outsider-i. Demaskimi, sikurse e tregon vetë fjala, konsiston në çjerrjen e maskës, për të zbuluar kush “fshihet” pas lajmëtarit.
E keqja më e madhe këtu është se kushdo që përpiqet që të sjellë vërtet diçka të re në këto shkëmbime publike, formale ose informale, do të sulmohet si armik, sa kohë që do të perceptohet si prishës i harmonisë ideologjike të publikut, e cila vitet e fundit po konstituohet gjithnjë e më tepër si formë agresive, intolerante, folklorike dhe tepër etnocentrike e kombëtarizmit.
“Demaskimi, sikurse e tregon vetë fjala, konsiston në çjerrjen e maskës, për të zbuluar kush “fshihet” pas lajmëtarit.”
Ironia pas qendrimit tribalist te turmes qendron tamam ne iluzionin e mjere, apo me sakte ne vetmashtrimin se ja, maska u corr, u zbulua dhe “druri i shtrember,” nderkohe qe trysnia e ushtruar nuk lejon as per ri-ajrim edhe perbrenda vete asaj turme.
Me duket se kjo psikologji lincuese eshte efekt i lidhur direkt me kultin e individit, apo edhe beniaminit te radhes, me te cilin ushqehet nukleizimi dhe ravijezimi i mendesise se klanit dhe klani vete; eshte kollaj te veresh sesi nepotizmi ne shoqerine shqiptare nuk po gangrenizohet vetem ne politike dhe administrate, por me gjeresisht.
Eshte e kollajshme per format e kombetarizmit qe permend Xha Xhai, te zevendesojne dhe vete kultin e individit ne kete lloj kulture, ne rastet kur nuk gjendet kenaqshem nje individ kulti i te cilit te ishte gjitheperfshires. Sa me “fisnike” ideja apo qellimi perbashkues, aq dhe me sinister e plangprishes zeri i menjanshem, aq me i lehte demaskimi i ketij te fundit.
Ka njefare kenaqesie te grupit, njelloj gratifikimi te percudshem e pervers ne kete mes, sepse ky lloj gratifikimi shkerben ate tjetrin qe kerkohet prej lakuriqesise se “artisteve” apo “live show” te politikaneve dhe personaliteteve mediatike.
I pare keshtu, mesazhi “don’t shoot the messenger” ka arritur nje shkalle paroksizmi duke u transformuar jo vetem ne “shoot the messenger,” por “shoot all messengers.”
Psikoza te tilla krijojne keshtu nje vetizolim dhe hermetizem nevendrrotullues te ketyre grupimeve. Pasi te mos kene me maska per te cjerre dhe zera “kunder” per te lincuar, ka te ngjare qe mu si ata minjte e cifutit Ben David, t`i kthehen njeri tjetrit.
…Great article, Unc! 🙂
Keni goditur serish ne shenje me kete post.Eshte e vertete se çdo ide apo lajm i ri do njefare kohe sa te perqafohet dhe nese perqafohet nga kolektivi apo media behet vetem nese permban disa gjera te peraferta me idete e perbashketa , ose nese eshte nje lajm bombe qe mund te habise turmen.Ne raste te tilla ne fakt ka dhe rrezik reagimi te keq por dhe ai i pari eshte i mundshem.
Vertete dhe nje here flm per kete artikull shume i vertete!
postman always knocks twice.. :)!!
well done..pszh e fjls
Fjalët e mençura të Losttext më ndihmojnë të kuptoj një tjetër aspekt të “demaskimit”: duke ia çjerrë maskën, tribuja kërkon të zbulojë se cilës tribu armike i përket lajmëtari turbullues; meqë supozimi në bazë të kësaj sjelljeje, sa i gabuar aq edhe i detyruar, është që çdokush vepron në emër e për llogari të një grupi. O me ne, o kundra nesh. Është një vizion i sëmurë, manikeistik, që ka prodhuar e prodhon viktima e vuajtje të panumërta.
Gjej një farë kundërshtie ndërmjet konceptit të lajmëtarit dhe të atij që thotë “të vërteta të pakëndëshme”.
Se nëse ‘lajmëtari’ për definicion, është ai që sjell lajmin nga ‘dikush’ tjetër… ai që thotë mendimin e tij, duhet dhe të paguajë “çmimin” që mendimi i tij të përballohet nga të tjerët, dhe aq më keq nga kundërshtarët.
Jam dakord që “L’ambasciator non porta pena” dhe është me të vërtetë për të ardhur keq kur shikon dikë, që, edhe pse ngre ndonjë problem interesant dhe bën një analizë po aq interesante, të “deklasifikohet” për shkak të apartenencës së tij tek ‘të tjerët’ dhe njëkohësisht, dhe vetë propozimi i tij, të klasifikohet si i kotë dhe i pamundshëm, vetëm sepse e ka bërë Ai dhe jo një nga Tanët.
I njëjti refrektarizëm vihet re,jo vetëm ndaj atij që i përket të ‘tjerëve’, por edhe ndaj kujtdo, që mezi ka mbaruar gjimnazin, që guxon që të thotë diçka që Ne s’kemi patur kohë që ta mendonim dhe ta thonim më parë.
Ndoshta ka ardhur koha që zjarrit të debateve të përkatshmërisë, të fillojë e t’ja zërë vëndin, një tolerancë më qytetare për të zhvilluar diskutime dhe debatime me gjakftohtësi dhe në mirkuptim të plotë me/ndaj njëritjetrin/t.
Nuk më rrihet pa kujtuar shprehjen dyshimtare: “Në cilën borderò firmos ti (ai, ajo, ata)?”. Me fjalë të tjera: “Kush të paguan për këtë veprimtari kundër nesh”?
Shume dakord me gjithcka, pervecse dua te shtoj dicka ne lidhje me Postman, apo me sakte me idene se lajmmarresi ngaterron pershkrimin me parashkrimin. Ajo qe dua te them eshte se idealisht, keto duhet te shquhen qarte nga njeri tjetri, nderkohe qe realisht, nuk ka pershkrim te paster, ashtu si edhe nuk ka nje parashkrim qe te mos paraprihet nga pershkrimi i simptozes. Arsyet pse nuk ka pershkrim te paster, jane te shumta, por kryesisht gjuhesore. Keshtu psh, pengesa me e veshtire eshte se ka nuanca te caktuara te realitetit qe nuk mund te pershkruhen pervecse ne marredhenie pozitive apo negative me nuanca te tjera. Ne pergjithesi, keto nuanca pozitive apo negative ndodhen ne ato realitete qe jane si pasoje e aktivitetit te njeriut, keshtu qe keto nuanca jane pjese e etikes, apo e politikes, pikerisht pra, aty ku fjala dhe akti nderthuren me fort. Qe te marr mbrapsht ate qe thashe ne fillim, idealisht duhet te kete vetem pershkrim te paster dhe vetem veprim te paster, realisht, jo te gjithe kane fuqi veprimi. Parashkrimi atehere, eshte simptome e deshires per te pasur kete fuqi veprimi, apo i deshires qe realiteti i neserm te mund te pershkruhet me pozitivisht. Eshte pikerisht kjo deshire qe ndeshkohet kur gjykohet se mund te demtoje unitetin e rutines aktuale. Keshtu qe, lajmetari vritet ne qofte i huaj, sepse lajmi eshte kerkese per nenshtrim ndaj fuqise se huaj, dhe ne qofte i brendshem, sepse nuk duhet te merret me llafe, por te veproje.
Të them të drejtën nuk e kuptova mirë fillin e shkrimit këtë herë, a nëse ishte një i vetëm, por nëse e lokalizojnë lajmëtarin, në kulturën shqiptare e më brendshëm, mendoj se nuk njëtrajtshmëri në trajtimin e lajmëtarit.
Noli, për shembull, e bën lajmëtarin gjithçka, jo thjesht lajmësjellës, por dhe nismës e vepror në një luftë të drejtë. Në fund ai e vdes disa herë lajmëtarin (Maratonomakun):
“E fituam, brohorite/dhe për tokë u përpëlite.
Vdiq, or vdiq/Vdiqe or Marathonomak.”
Edhe pse rima shtrëngonte, ka raste kur poeti politik alternonte, ndërsa këtu e vdes lajmëtarin tre, në fakt, katër herë, me ndërgjegje!
Pjesa tjetër, “nëpër shekuj”, është mit a përrallë për disa, apo ëndërr a vegim për të tjerë.
Dhe mbas Nolit, do të kujtoja, me ç’kam lexuar e dëgjuar, se në vitet 40 pati një konflikt midis disa fshatrave (më mirë, midis dy zonave në jugperëndim), për arsye se vriteshin lajmësit (kasnecët). Me këtë, mbas Nolit politik, dua të them se nuk ka njëtrajtshmëri mbi trajtimin e lajmëtarit. Nëse dola nga tema më ndieni, por justifikohem se nuk e rroka mirë thelbin.
Ne kontekstin shqiptar XhaXhai dhe te tjeret kane te drejte. Te gjitha persiatjet per ndarjen ne ne/ata dhe perqendrimin tek lajmesi/analisti/folesi dhe jo tek argumenti etj. etj. qendrojne.
Por, referimet biografike jane te njohura e te perdorura gjeresisht, ndofta sepse ne nje fare shkalle eshte e pamundur te ndahet se ku fillon e ku mbaron influenca sado e padallueshme e elementeve biografike ne formimin e lajmesit. Te gjithe duam te besojme se jemi ata qe jemi dhe themi ato qe themi si zgjedhje teresisht personale e si rezultat i asaj qe kemi zgjedhur te jemi e te mendojme. Por s’mund te mohojme se mekanizmat filtrues per dijet, analizat, informacionet, mendimet, zgjedhjet kane filluar te instalohen tek secili prej nesh shume me pare se te beheshim te ndergjegjshem per individualitetin tone. Dhe jane instaluar pikerisht nga ata elemente biografike (familja, prejardhja, shkollimi, shoqeria) qe sot na ngaterrohen neper kembe dhe na rrine perballe si pasqyra, ku duam s’duam shohim te reflektuar jo vetem veten.
Problemi i prejardhjes, siç u përmend nga parashkruesi LG, nga njëra anë bëhet shkas vlerësimor për Tjetrin (lajmëtarin si kumt), por nga ana tjetër bëhet njësh me përkatësinë tonë, duan s’duan gjegjësit.
Dhe besoj se kjo është një pikë kritike, e cila na ka munduar të gjithëve sa jemi përfshirë në çështjen shqiptare. Ajme…
Qëndrimet tona publike, pa shpërnjohur fuqinë e prejardhjes, do të interpretohen gjithmonë me përkatësinë si dekor ngjyrash, duam a s’duam.
Dhe po sjell një shembull. Një mysliman që, për të përballur prejardhjen dhe kumtet, bëhet diçka tjetër, e pastaj në këtë luftë identitare bëhet mormon, fjala bie, fajin nuk ia ka as ajo prejardhja myslimane e as kjo përkatësia mormone. Dhe jam më se si sigurt për këtë vëzhgim.
Një bashkëkohës i tillë është gati ta vrasë lajmëtarin, cilido qoftë ai, të paktën moralisht. Sepse pikërisht lajmëtari është aq ndryshe saqë nuk mund të përthithë në ogurin e tij të ngurtë shkrirje të tilla identitare, të cilat nga njëra anë i japin lajmvrasësit bekimin të vrasë, por nga ana tjetër ia zbehin vegimet për t’u trashëguar.
Më në fund do të guxoja të thoshja se përsa i përket kulturës sonë lajmëtarët do të vriten në jetën brendashqiptare dhe do të vdesin në letërsinë tonë të vonuar, përsa identiteti do të kumtohet si përkatësi.
Lulian Kodra shkruan:
Në fakt, Postman e thotë atë në një libër të tij të hershëm (Crazy Talk Stupid Talk), ku i referohet shpesh Semantikës së Përgjithshme të Alfred Korzybski-t, dhe veçanërisht studimeve të Hayakawa-s (këto të fundit i rekomandoj veçanërisht).
@edrus
Me vjen keq te te them qe ne fillim, qe perpiqu te shkruash vetem shqip, dhe jo amalgame gjuhesh ital-inglo-shqipe
Si dhe eshte pak kontradiktore ajo qe shtron.
Sigurisht qe jo te gjithe qe pretendojne se thone te verteten, skualifikohen pa te drejte nga grupi tjeter, por me duket se xhaxhai e ka fjalen, per rastet, kur nje ose nje numer shume i vogel, del dhe i thote te vertetat cope, ashtu sic i dine, te pa drojtur nga “etiketa moreale” as nga “frika” se mos gjenden si delja e zeze ne mes te te bardhave
Fenomeni i pershkruar nga xhaxhai eshte vertete shume shume i vertete, dhe ketu per mua eshte shtruar ne menyre vertete shume te sakte dhe te zgjuar
Une kete pak a shume e shpreha dhe ne shkrimin “Kerthiza e Botes” , duke treguar dhe pervojen time te hidhur nga nje blog tjeter http://www.gazetakritika.net.
Aty sa here qe flisja e kritikoja si fenomene te sotme shqiptare, apo qeverine apo cdo gje qe binte ndesh me frymen e vete administratorit, me turreshin dy vete me fyerje personale, origjinen nga Vlora, me quajen grek-serb-komunist-dullist etj.etj.etj.:-)
Administratori nuk merrte pjese ne blog si rregullues, po si nxites tinzar i urrejtjes dhe turrjes se turmes syleshe, ndaj nje te vetmi qe iu thoshte te verteten ne fytyre.
Me kete menyre pretendonte te shtonte numrin e blogisteve, duke nxitur “goditje me gure nga turma” por ajo qe arriti ishte t’i ngelen ne ate blogun e vet te
deshtuar vetem 2-3 medioker qe deri dhe me vulgaritet te tmerrshem shkruanin! 🙂
Ndersa mua me “perjashtoi” duke me bllokuar IP-ne!
Dhe ai vazhdon ta quaje ate nje blog te “lire” 😀
Bile arriti deri aty sa te shpife ne menyren me te paskrupullt ndaj meje, pa asnje fakt, e duke mos me dhene mundesine te them fjalen time ndaj atyre shpifjeve !!!
Me kercenoi hapur me publikim te te dhenave te mia private (kush isha e nga shkruaja), gje qe ai andej nga jeton (US) nuk e di qe kjo eshte nder te parat qe denohet me ligj!!!
Ajo qe me ka bere te mos me bjere inati, dhe t’i demaskoj ata sharlatane, ishte sesi e kaluan ne fyerje te nje qyteti te tere sic eshte Vlora, duke vene tituj teper teper perbuzes.
Fyente me foto e tituj te medhenj tinzare nje qytet te tere, dhe une nuk kisha mundesi te kundershtoja per kete sepse me ishte bllokuar hyrja me IP-ne time
Nuk ma merrte mendja qe do te arrinin paskrupellsi te tilla shqiptare, deri ne world wide web.
Sidoqofte nuk ia kam harruar as shpifjet e pafytyra, as demin shpirteror te shkaktuar, dhe kuptohet nuk do te hakmerrem, pervecse do te ndermarr te gjitha veprimet ligjore per ato qe me shkaktoi!
Doja vetem ta rithoja shembullin tim personal per te
pershendetur xhaxhane qe ngre dhe denon kete fenomen tipik shqiptar, e qe per mua, eshte pikenisja e te gjitha ngecjeve si ne aspektin e zhvillimit social po dhe ekonomik e mendor te Shqiperise dhe shqiptareve, kudo qe jane.
Vlora Perlë, kur komentova këtu, komentova për shkrimin dhe për të dhënë mendimin tim rreth tij duke e konsideruar këtë si diskutim me autorin e blogut dhe pa dashur të influencoj ose të debatoj me të tjerët.
Edhe pse nuk e njoh autorin (Xhaxhain), e konsideroj këtë blog si një nga më të mirët e blogosferës shqiptare si përsa i përket mënyrës së të shkruajturit ashtu edhe silësisë së shkrimeve, cilësi (nëse më lejon,mund ta quaj kulturë) që vihet re dhe nga shumica e përgjigjeve të komentuesve të këtuj blogu, gjë që më bën të dyshoj se ndonjë citat i lëshuar prej meje në italisht, do të jetë i njohur prej tij dhe shumicës së atyre që komentojnë në këtë blog.
Përsa i përket temës: Nuk jam aspak kontradiktor, dhe rasti yt më jep të drejtë.
Nëse ti do të ishe ‘zëdhënësi’ i dikujt tjetër, atëhere do të më vinte keq që të të bllokonin IP-në tënde, por nëse ti ke shprehur “të vërteta të pakëndëshme” për veshët e atyre që ju je drejtuar, atëhere duhet të paguash “çmimin” , që s’më vjen mirë që e ke paguar në atë mënyrë dhe që s’ke mundur të debatosh në një ambjent civil për të vlerësuar të vërtetën tënde.
@edrus:
Ne nje pike paskemi te njejtin mendim. Une e zbulova rastesisht kete blog, dhe per here te pare, qe kur eksploroj faqet shqiptare, thashe :”me ne fund nje faqe dinjitoze dhe nje blog e pjesemarres me kulture e nivel”
Persa i perket verejtjes qe ju bera, per perdorimin e termave te huaja, per te cilat ka fjale shqiptare, une prape nuk terhiqem. Nuk behet fjale per ndonje ndjenje kompleksi nacionalizmi, po per mua si person, ka shume rendesi drejtshkrimi i asaj gjuhe ne te cilen shkruan.
Nuk e kisha fjalen per citatet e vena ne thonjeza por per keto:
“..Se nëse ‘lajmëtari’ për definicion…” (definitto-ion)
“..për shkak të apartenencës ..” (apartenenza-ës)
Mua personalisht me duket edhe e lodhshme edhe pak feminore si per ate qe flet dhe ata qe degjojne, perdorimi ne fjali nje emri apo folje te italishtes apo anglishtes etj. dhe ta lakosh ate si ne shqip p.sh. 🙂
Tani per rastin tim:
– Si pa dashur, kur thoni “…nese ti do te ishe ‘zedhenesi’ i dikujt tjeter..”, ju po jepni shkas per hapjen e nje teme dhe nje pyetjeje qe do shume diskutim :
Si dallohen zedhenesit nga ata qe vete, me kurajo personale thone te verteten, apo bejne dhe verejtje hapur?
Kjo pyetje shtrohet per rastin e blogisteve. Supozojme se une kam bindjet e mia lidhur me nje teme, dhe per ato debatoj e argumentoj.
Une mund te kem dhe bindjet e mia politike, dhe vertete te mbroj vijen politike te njerit apo tjetrit politikan. Ne kete rast do te quhesha zedhenes??
Pra une mendoj, se fenomeni i venies se njerit perpara e gjuajtjes me gure nga shumica fillon qe nga ky “dyshim” e me skate qe nga fakti qe ky eshte dyshimi i pare qe lind:
” zedhenesin e kujt po ben…???” Sepse kjo pyetje mund te interpretohet si te duash si p.sh. “..per ke punon..” ose me keq akoma “..nga kush paguhesh..” etj.etj.
Dhe eshte mese normale qe mjafton te shtrohen keto pyetje, mjafton vetem te shtrohen, qe turma te mos prese me fare pergjigje po te turret…!
Prandaj duhet patur shume kujdes,para se te kalohet menjehere ne dilemen “zedhenes” apo “bindje”.
Eshte shume me e thelle kjo. Ne nje fare menyre si bindjet dhe formimi jone, vijne si rezultante e nje edukimi te bere nga prinder, mesues apo autore librash te adhuruar etj.etj. Pra pak a shume te gjithe njerezit ne jete jane dhe pak “zedhenes” te atyre qe kane ndikuar ne formimin tone. Po s’mund ta quash kete mekat, e vene shenjen e barazise me “zedhenesit” e ku di une se kujt, apo “..veglat..” e ku di une se ciles organizate te rrezikshme.
– Lidhur me “filozofine” tuaj te “cmimit” qe duhet te paguajne lajmetaret:
Po bej nje hyrje per nje “filozofi” timen qe e aplikoj ne pergjithesi ne jete. E filloj analizen e nje situate apo problemi, duke u nisur gjithmone nga idealja, dhe zbres ngadale te realja.
E theksoj nisjen e bej nga ajo se si duhet te jete ne rastin me te mire,dhe me stade e sjell deri ke pershtatja me e mire e mundshme me realitetin.
Idealja:
Gjate gjithe ketyre viteve te hapjes sime personale, kam ndjekur me vemendje shume debate. Dhe kam vene re qe debatet qe mund te ndiqeshin deri ne fund, ishin ato, ku edhe pse pjesemarresit mund te kishin mendime ekstremisht te kunderta, arrinin te respektonin njeri-tjetrin.
Kur them respekt, respekton kundershtarin dhe ti argumenton bindjen tende, pa kaluar as ne lufte personale, as ne metoda e mjete te tjera per ta eliminuar ate.
Keto lloj debatesh, dhe keto qendrime jane karakteristike e vendeve te Europes Veriore, sidomos skandinave, e per mua, s’eshte aspak e rastesishme….!
Pra shembulli i mesiperm, eshte idealja, nga nisem une per realitetin Shqiptar, dhe do te doja, qe ok, ndoshta eshte e pamundur ne ate nivel qe thashe pak me lart, po jo dhe te kalohet ne gure e fyerje deri qyteti e origjine e personale, dhe veprime qe kalojne dhe caqet ligjore, si kercenime te hapura…!
Ndersa kjo filozofia e “cmimit” qe me thoni ju, nuk e di pse me duket se nisjen nuk e ka nga shembulli qe thashe pak me lart, po nga shume me poshte.
Nese “lajmetaret”, domethene te te thenurit e te vertetes, duhet te paralajmerohen se : “..shikoni se keni dhe nje cmim pas kesaj..”, atehere ky eshte guri i pare qe i hidhet debatit, dhe timoni i debatit, eshte kthyer qe ne fillim andej nga fryn era e atyre qe rrine gati, per te hedhur balte mbi te verteten.
Ne realitet ajo qe thoni ju ndodh ne fakt, me skate ne realitetin Shqiptar. Por nuk eshte mire ta marrim kete fakt, e ta bejme te qene,pikenisje. Nese eshte kjo pikenisja e zgjidhjes se ketij problemi, atehere problemi thellohet.
Atehere ne problemin e kthejme mbrapsht ne kohe, kur me i forti “fizikisht”, kishte gjithmone te drejte,dhe lajmetaret e vetem do te jene nje dy heronj te “cmendur”, qe per kohet e sotme moderne, jane vetem frymezime botimesh “comics”, ose filmash “Terminator” apo “Chuck Norris” 🙂 apo apo “Kolorado Katani” te Oktapodi i famshem per ne 🙂
E thashe metaforkisht kete “fizikisht” se sot kjo,me te njejtin efekt, eshte zevendesuar me metoda presioni psikologjik, po jo pak here dhe fizikisht e.. se une mora dhe kercenim te hapur si p.sh “..e dime se ku jeton e punon …”
Sigurisht, qe lajmetari, duhet te kete force bindje ne argumentat qe perdor, dhe te arrije qe te verteten e tij ta mbaje mbi te pavertetat qe e rrethojne, por nese ndaj tij perdoren metoda te nisura nga filozofia e “cmimit” si thoni ju, te jesh i sigurt qe vetem 1/100 do te dilnin te fituar, dhe kjo, nese ata do te mbronin te verteten e tyre me te njejten metode si e luftojne..
Dhe ne kete rast, per mua si person, ai nuk do te quhej i “fituar” por po aq i mundur sa pa “luftuar”, perdersia do i duhet te bjere ne pozita barbarizmi..
Pra besoj e kupton se ku con e gjithe ajo pikenisje.
Lidhur me “ambjentin civil” qe permendet, pra mire e thate “ambjent civil”.Por ne kuptimin e sotem te ketij togefjaleshi, ai kuptohet, ambjent i qyteteruar e demokrat ku ti ke mundesi te jesh i lire ne bindjet e tua, sa kohe qe ato nuk demtojne shoqerine, pra sa kohe qe nuk ke shkelur kriteret e demtimit te shkruara ne ligje.
Une personalisht, besoj se nuk i shkela ato kritere, por ja qe s’kisha te beja me nje “ambjent civil”, por nje ambjent “barbar” ku vertete me i forti doli qe kishte dhe “te drejte”, se mua me tregoi forcen duke me lidhur duar e kembe me zinxhire, duke me mbyllur dhe gojen me leter ngjites, dhe vete filloi te rrahe gjoksin para turmes qe me godiste po me gure, se si Vloren do ta bejne kshu e ashtu, e turma qeshte me kete…..!
Pra kontradiktoren te argumentimi juaj, une e gjeta pikerisht nga pikenisja, nga “cmimi”.
Une mendoj, qe duhet te nisemi nga teoria e drejte, qe demokraci eshte liri fjale mbi te gjitha, e jo “cmim” fjale.
Nese e fillojme kshu, atehere nuk nisim te ndertojme demokraci as ne veten as ne vendin tone, po nje anarshi (anarchy) ku me i forti dhe klanet, caktojne cmimet apo guret per gojet e atyre qe do te guxojne te thyejne “OMERTA”-ne
Ju uroj nje dite te mbare pra.. 😉
Vlora, pleq hesapi, mos ma vër re, pas 15 vjetësh që nuk shkruaja dhe flisja shqip, gjithsesi ‘shqipja’ ime më duket mjaft e rregullt.
Përsa i përket ‘çmimit’; nënkuptoj kohën tënde dhe sakrificat e tua të harxhuara për të mbrojtur bindjet e tua si dhe për të duruar argumentet e të tjerëve (që natyrisht, si gjithmonë do të jenë të gabuara, dhe s’ka se si të jetë ndryshe në rastin tënd 😛 )… qoftë dhe pamundësia për tu kuptuar nga të tjerët, do të ishte një stërmundim shpirtëror nga ana e ‘paguesit’ të ‘haraçit’ (gjeja vetë se si i thonë shqip), prandaj po thoja se nëse hyn në valle, duhet ta dish se nganjëherë të takon që të paguash (shpresoj një birrë të paktën për mua ose Xhaxhanë nqs shihemi 🙂 )
@Edrus 😉
OK ok, birren e paguaj une, pa problem fare.
Sidoqofte me vjen mire, qe ketu ne kete blog, ky fenomen vertete eshte pothuajse si i pakonceptuar.
Si dhe jam vertete i/e ndergjegjshem(e) qe sidomos ne rastin e Shqiptareve, “lajmetaret” kane vertete harac per te paguar, sa here qe “lajmerojne” apo “alarmojne” per te verteten.
Por kam dhe bindjen, qe nese “lajmetaret”,edhe nese do te kene mendime te ndryshme, shkojne mire mes tyre e respektojne njeri-tjetrin, ky do jete nje fillim i mbare, per ate qe enderrojme te gjithe per Shqiperine dhe shqiptaret.
Dite te mbare pra, dhe ju siguroj qe birren nga une do ta keni te paguar
😉