PROGRAM I KONFERENCËS SHKENCORE ME TEMË
“RRETH PËRGATITJES SË PUNIMEVE TË KONFERENCËS SHKENCORE”
Dita e Parë
- Përshëndetja e Drejtorit ad interim të Komitetit të Përbashkët Organizator, dr. Kollos Llogji
- Përshëndetja e Presidentit Honorifik të Komitetit të Përbashkët Organizator, dr. Asllan Hallalli
- Raport i Kryetares së Komisionit Përgatitor të Peticioneve, dr. Hrisulla Arzullahu
- Raport i Kryetarit të Komisionit të Shtyrjes së Përgatitjes së Punimeve të Konferencës, dr. Llambro Gjolla
- Diskutime për Datën e Fillimit të Shtyrjes së Konferencës Shkencore – moderon Kollos Llogji.
Dita e Dytë
- Raport i Kryetares së Komisionit për Caktimin e Datës Kalendarike të Mbylljes së Konferencës, dr. Kaliopi Floqi
- Raport i Përgjegjësit të Departamentit për Caktimin Përfundimtar të Temës së Konferencës, dr. Pal Lahi
- Video-Përshëndetje e Bashkëpronarit të Konferencës Shkencore, prof. Mili Plevicka
- Zgjedhjet me votim të fshehtë për Kryesinë e Komitetit të Përhershëm Bashkërendues të Komisioneve të Përkohshme
- Koncert video-recital i këngëtares dr. Bleona Qereti.
Dita e Tretë
- Lexim kolektiv kritik i letrës së hapur që Konferenca do të përpiqet t’i dërgojë Presidentit të Republikës Shqiptare, dr. Neritan Ceka [update!!!]
- Referat i Kryetares së Këshillit Ndërkrahinor të Letërshkruesve, dr. Qibare Sopoti
- Referat i Komisioneres së Përgjithshme të Shkencave Inter-Konfesionale, dr. Zoje Gjymshana
- Kumtesë shkencore me titull “Tipare dhe Kritere të Përgjithshme të Organizimit të Konferencave”, nga dr. Paji Harambash
- Kumtesë shkencore me titull “Kumtesimi Artificial 2.0”, nga dr. Hito Karakalla
Dita e Katërt
Dita e katërt do të shtyhet për ditën e pestë.
Dita e Pestë
Ditë të pestë nuk do të ketë.
Për Grupin Global të Konferencierëve,
Dr. Buçmir Buçkeqi
“Koncert video-recital i këngëtares dr. Bleona Qereti.”
Kete nuk mund ta humb.
Shpresoj te kete marre me vete ne koncert edhe celularin e saj cudiberes, qe kthen meshkujt ne peme ulliri dhe femrat ne zhaba kenete.
Rrofte BBF! (akronim te cilit akoma nuk ia kemi zbuluar kuptimin mistik, ndoshta gjendet i fshehur ne numerologjine e Tirana Observer)