Pajtohem me ata që mendojnë se kërkesat e opinionit publik për rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri i detyrohen në masë të madhe manipulimit herë të vetëdijshëm e herë të pavetëdijshëm të publikut nga mediat.
Nuk besoj që shtetasit shqiptarë, në shumicën e tyre, ta ndiejnë nevojën e rikthimit të dënimit me vdekje përtej komunikimit të tyre me mediat, d.m.th. si të sugjeruar vetëm nga eksperienca e tyre e përditshme e kontaktit me njerëz dhe institucione.
Mirëpo sapo ndodh diçka veçanërisht e shëmtuar, mediat e përcjellin në faqet e para dhe pastaj të gjithë përfshihen në ngjarje sikur ta kishin përjetuar drejtpërdrejt dhe reagojnë më shumë emocionalisht, çka ua radikalizon gjykimin.
Pa përmendur pyetjen shumë të hidhur nëse është drejtësia shqiptare sot në gjendje të administrojë dënimin me vdekje përtej trysnisë së opinionit publik, të traditës, të grupeve të interesave, të politikanëve.
Unë do të thoja që drejtësia shqiptare nuk e ka autoritetin as ligjor as moral që të vrasë individët.
Megjithatë, shoqëria shqiptare këto 15 vjet të fundit ka ardhur duke u shthurur dhe desocializuar, ndonjëherë me pasoja të frikshme. Krimi, i rëndë dhe i parëndë, është pasojë e desocializimit, ose e shkëputjes së individëve nga konteksti social.
Prandaj, në një perspektivë afatgjatë, krimi në Shqipëri do të luftohet duke risocializuar; ose duke i stabilizuar komunitetet; pakësuar zhvendosjet e popullsisë; ulur dyndjet drejt Tiranës; normalizuar jetën familiare, sidomos në zona me emigracion të lartë.
Kjo nuk i jep megjithatë përgjigje shqetësimit për krimet që po ndodhin, as mund të shërbejë si argument kundër rivendosjes së dënimit me vdekje.
Po të jetë e vërtetë lidhja midis krimit dhe desocializimit ose jetërsimit, atëherë kundërmasat ndaj krimit të rëndë, sidomos krimit veçanërisht të shëmtuar, shpesh duhen kërkuar në psikiatri, jo në kanun.
Të parët që thyhen përballë stresit të jetërsimit, desocializimit dhe dekontekstualizimit janë individë me probleme mendore: sociopatë, skizofrenë, psikotikë të tjerë, e kështu me radhë.
Nëse shumë psikotikë e konceptojnë dhe e përdorin krimin si një mesazh pak a shumë simbolik për shoqërinë në të cilën nuk integrohen dot, sociopatët shpesh nuk i kontrollojnë dot impulset.
Jam pothuajse i sigurt se shumë krime nga ato që përcillen me aq bujë prej mediave – sidomos e krimeve ndaj fëmijëve dhe mes familjarësh – do të ishin parandaluar, duke ua mjekuar autorët.
[2005]
Ceshtja–ne pergjithesi, pertej realitetit shqiptar–mund te shtrohet dhe ndryshe.
Ne vend qe p.sh. te pyesem “A ka te drejte shteti ta vrase nje njeri qe kryen vrasje te paramenduara per motive te uleta?” fare mire mund te pyesim “A ka te drejte te jetoje nje njeri qe me paramendim dhe per motive te uleta i merr jeten dikujt tjeter?”
Dilema eshte pothuajse e pazgjithshme, dmth argumenta ka plot nga te dy anet, persa kjo ceshtje (denimi me vdekje) eshte dhe nje nga temat qe perdoren ne shkolla per ‘stervitje’ argumentash.
Por per mendimin tim, shtjellimi qe shpesh behet, duke u nisur nga shteti (ca do dhe duhet te beje shteti me njerez qe kryejne krime te tilla) eshte i gabuar. Shteti ne kete rast nuk eshte iniciuesi i ngjarjeve, po reaguesi, dhe ngjarja nuk filloi aty, ajo mbaron aty, me reagimin e shtetit nepermjet ligjit.
Nisja duhet te behet qe nga akti i krimit per cka behet fjale, bile nga kendveshtrimi i viktimes. Nese p.sh. vertetohet, ose autori e pranon, qe ky i ka marre jeten dikujt tjeter krejt per gjera qe kane te bejne me te dhe hic me viktimen (terrorizem, vjedhje, etj), a valle ka te drejte te vazhdoje te jetoje ky individ qe ka kryer kete krim?
Argumenti qe ben xha xhai se shume nga keto krime mund te parandalohen duke trajtuar individet qe i bejne ato, eshte i vlefshem vetem jashte ketij debati ligjor dhe etik (te denimit me vdekje) dhe duke folur per shtetin dhe ceshtjet sociale. Pasi edhe ne nje shtet idealisht te kujdesshem do kete krime makabre, vrasje me paramendim, akte terroriste, etj.