Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi

ALFABETI NË MES TË RRUGËTIMIT EUROPIAN

nga Ledi Shamku-Shkreli

Pavarësisht ndeshtrashave historike që shtrënguan rrjedhën e përdorimit publik të shqipes letrare, qyshse doli nga prehistoria (e saj) e u shfaq si gjuhë e shkruar, mund të thuhet se deri në gjysmën e shek. XX, korpi i kësaj shqipeje kish mundur të naltohej kryesisht sajë kompromisesh jo të vogla bërë prej elitave që e selitnin atë. Në themel të këtyre ujdive, me rëndësi jetike për gjithë shqiptarët, fillimisht qëndronte përdallimi etnik, e më tej: çështja kombëtare.

Parsat e lëvizjeve të mëdha kulturore shpesh lëshuan pjesë nga bindjet e pëlqimet e veta, për ta lënë kulturën shqiptare të rritej pa humbur më kohë, kryesisht në momentet më delikate të ardhmënisë së kombit tonë, të cilat u përthekuan me hyrjen në historinë e re. Një nga shembujt e vonë, më domethënës të këtyre ujdive mbarëkombëtare, qe pikërisht Kongresi i Manastirit. Ky ish një kongres linguistik i thirrur për të rregullarizuar, normuar, e mundësisht sanksionuar, alfabetin modern e të unjisuar të gjuhës arbënore, i cili alfabet, pavarësisht luhatjeve në  kohë  (për pasojë të trysnisë sllave, greke apo turke), ish paraqitur qysh në krye të herës, e në vijimësi, me bazë solide latine.

Do ndaloj këtu në dy aspekte të tij cilat kanë pasë ndikim të rëndësishëm në ecurinë pasmanastirore të gjuhës – më pak deri në Luftën e Dytë e më tepër pas saj – e që mendoj se duhen vënë në fokus nga studiuesit e sotëm:

E PARA çështje ka të bëjë me probleme të paraqitjes grafike (shkronjore) të alfabetit të gjuhës shqipe dhe specifikisht me digramat e saj, të cilat për të mbuluar tinguj të caktuar, u krijuan duke përdorur germa të dyta (h dhe j) ose dopio (rasti i digramës ll).

Me germën e dytë h, formohet shumica e digramave të shqipes të cilat mbulojnë përkatësisht tingujt dh, sh, th, xh dhe zh. E deri këtu, për ortografinë dhe didaktikën, nuk duket se ka ndonjë problem. Por ndërkohë, veç tyre, ekzistojnë edhe dy digrama të tjera, përkatësisht ato gj dhe nj.  Këto dy digrame, të cilat u bënë me dëshirën e mirë për të përfaqësuar tinguj specifikë të gjuhës, e madje shumë të vjetër të saj, çuditërisht (për arsye të cilat hanë diskutim) i’u shmangën logjikës së përgjithëshme të krijimit të digramave të grupit të parë që ai Kongres, duke u mbështetur edhe në traditat e mëparshme, miratoi. Kështu digramat që përfaqësonin tingujt gj dhe nj, u formuan duke i shtuar g-së dhe n-së grafemën j, por jo atë h, sikundër qenë formuar digramat dh, sh, th, xh e zh (madje po përmendim këtu edhe faktin se, në këtë rrjedhë, shoqëria “Bashkimi” kish propozuar me të drejtë që edhe tingulli ç të paraqitej jo me këtë germë “të rrallë”, por  me një digramë normale të formuar sikundër të tjerat, dmth prej germës c plus h; të qe pra ch).

Sikur të mos mjaftonte kjo anomali, një tjetër grup digramsh, të themi i një lloji të tretë, është ai që përfaqëson tingujt ll dhe rr të cilat u formua sipas një tjetër shtegu: atij të përdorimit të së njëjtës germë, përsëritur dy herë; pra l+l dhe r+r. Mbërrihet kësisoj në tre lloje digramash, dy formuar përmes shtesave me germat h, j dhe një tjetre përmes përsëritjes së të njëjtës germë dy herë, atyre l dhe r.

Parë në kontekstin e kohës, dhe kuptuar klima në të cilin u zhvilluan punimet e Kongresit të Manastirit, alfabeti që u krijua ish një arritje madhore, por vështruar sot, në distancë njëshekullore nga ai sanksionim, mund të themi se është disi rrëmujë. Duke evituar në këtë shkrim përsëritjen e arsyeve që sollën në vendime të tilla, debatet e kohës, apo edhe arsyetimet mbi fonofaginë që një pjesë e këtyre digramave kanë shkaktuar mbi tinguj të shqipes (kryesisht në ligjërime që nuk i përkisnin asaj pjese të toskërishtes ku më pas u mbështet standarti) do duhej që këto digrame a dyshkronjësha të rregullarizohen sot sipas të njëjtave parime që u patën formuar edhe pjesa më e madhe e tyre, duke krijuar vargun normativ: ch, dh, gh, lh, nh, rh, sh, th, xh, zh. Lidhur me këtë, grafistika dëshmon se “në gjuhët moderne, germa h përdoret rëndom në kompozimin e mjaft grupeve fonetike, të ashtuquajturat bashkëtingëllore dyshe: ch në frengjisht që i korrespondon sh-së; ndërsa në spanjisht e anglisht përkon pak a shumë me ç-në; po ashtu kemi lh dhe nh në provencalisht e portugisht, apo ph dhe th, që përdoren tek ato fjalë që vijnë nga hebraishtja dhe greqishtja; kemi edhe rh e cila përkon me rr-në e butë; ch dhe gh, të përdorura në italishte për të shenjuar tingullin e fortë gutural të c dhe g[1].

Kështu pra, parë sot nën dritën e zhvillimeve të grafive dhe alfabeteve bashkëkohore, është bartur deri në ditët tona, e pa më të voglin rregullim, alfabeti dhe germat e formuluara në vitin 1908-ë, me gjithë pështjellimin grafik pasues. Kjo papërsosmëri nuk e cënon aspak arritjen madhështore të atij kongresi fatlum dhe nuk rrënon asnjë pjesë të ngrehinës që misat e tij lartuan, por si çdo ngrehinë tjetër në këtë tokë, edhe kjo ka nevojë të mirëmbahet, përsoset e plotësohet në rrjedhë të kohëve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se ajo qe një punë e vendosur prej njerëzish të mëdhej, ndryshe nuk do kish kaptuar një shekull, por po aq jemi të vetëdijshëm se koha ka nxjerrë në pah edhe atë pjesë të “imperfeksionit të natyrshëm njerëzor”, i cili, po prej njerëzve, me kohë e kur të krijohen kushtet, duhet rregulluar (siç kanë bërë edhe gjuhët e tjera në Europë, edhe në këto dekada të fundit); ndoshta jo krejt menjëherë, por me rradhë e dora-dorës.

Fare mirë mund të fillohet prej germës ç, e cila paraqitet sot më problematikja në rrjedhen e komunikimit te shtuar publik edhe si rezultat i përparimit të teknologjisë shkrimore nga dora, te shtypshkrimi e nga ky i fundit tek epoka digjitale. Mjafton t’u hidhet një sy mijëra blogjeve të internetit, miliona dosjeve kompjuterike dhe miliarda komunikimeve on-line për të kuptuar ngërçin tashmë të pazgjidhshëm të germës ç; e cila herë shkruhet thjesht c, duke e përkeqësuar situatën komunikuese, e herë-herë ch, si një novacion analogjik i përdoruesve më pragmatik të shqipes (kryesisht ata në kontakt me gjuhë anglo-saksone). Ky zëvendësim logjik ose lejim përdorimi formash dysore, veç lehtësimit të rrjedhës shkrimore, do përmirësonte edhe transkriptimin e emrave të huaj, e do zgjidhte njëkohësisht edhe atë të emrave e mbiemrave tanë në rastet kur ato ballafaqohen me grafitë e vendeve të tjera euro-atlantike[2].

E DYTA çështje ka të bëjë me problemin e numrit të germave të alfabetit të shqipes. E këtu nuk bëhet fjalë thjesht për kakografinë e shtjelluar më lart. Në të vërtetë, me përcaktimin e parimit një fonemë një shenjë grafike (apo një tingull një shkronjë – siç u tha atëherë), pati edhe një keqkuptim të dytë: u unifikuan germat me grafemat transkriptuese. Për të qenë më të qartë grafema dh përbëhet nga germat d dhe h, por nuk mund të ekzistojë një germë përfaqësuese  dh ashtu si në alfabet të anglishtes nuk ekziston germa ch (e cila shqiptohet ç) me të cilën shkruhet childe. Kësisoj pra dh-ja ekziston si rrjedhë, por jo si njësì më vete. Do të konsiderohej germë nëse do të ishte një germë e mëvetësishme dhe e ndryshme prej cilësdo germë të alfabetit latin[3].

Mjerisht, megjithë arritjen e madhe që Kongresi i Manastirit pati në unifikimin dhe krijimin e një alfabeti të parë (të përbashkët) për gjuhën shqipe, pranuar me kohë nga të gjithë, megjithkëtë pra, asnji nga tubimet, konferencat apo kongreset e mëpastajme nuk e pa të udhës t’ia hynte telasheve dhe ballafaqimeve të garrametshme për dallimin që në fakt ekziston mes germës, grafemës dhe rrjedhave grafike apo tingullore.

E pra sot, ndryshe nga ne, gjuhët neolatine apo gjermanike i kanë bërë mëse të thukëta alfabetet e tyre; për pasojë variantet e ndryshme tingullore realizohen lirshëm në rrjedhën e të folurit përmes ligjësive fonologjike të bashkëveprimeve në zinxhirin akustik. Italishtja ka një sh e një xh në shqiptim (sciagurato apo giovane), por nuk ka një germë më vete për të treguar sh-në, apo xh-në,  e poashtu ka edhe sh  e ç në gjermanisht por nuk ka germa më vete për to në alfabet. Aglishtja thamë që e ka, sikundër ne, tingullin dh, por nuk ka në alfabet një germë a digramë dh, përfaqësuese për të. Po kjo mund të thuhet për sh në frengjisht apo nj në spanjisht etj. etj. etj. Kombinimi në zinxhirin shkrimor i vetëm 21 germave jep spektrin e variacioneve fonematike të gjuhës italiane. E po ashtu realizojnë më së miri këtë spektër artikulimesh edhe 26 germat e thjeshta të frengjishtes, 26 të anglishtes etj. Dhe po ta mendosh pak më hollë këtë çështje, kupton edhe më tepër; kupton se në gjuhë s’ka thjesht tinguj, por shtrirje tingujsh në rrjedhën e folur. Nuk janë tingujt ata që i hasim pikësëpari; rrokja shfaqet më drejtpërdrejt se tingujt që e përbëjnë. Ndërkohë që grafia e sotme e përzierë, përveçse ndërlikon pa nevojë e pa kriter shkencor alfabetin dhe fjalorët tanë, në instanca të caktuara ligjërimore, pengon një realizim të lirë fonik. Në të folmet shqipe ato vijojnë të ndodhin, porse pikërisht prej lidhjeve të ngurta e pjesërisht të anshme që ka ngulitur në alfabet prania e disa grafemave transkriptive bri germave të thjeshta, këto kombinime të lira të rrjedhës së folur sot nuk mund të përfaqësohen dot përtej cakut të vulgares. Kjo na kujton atë që thotë Saussure: Ta zëmë se një kordë e pianos është çakorduar: sa herë që ta prekim duke ekzekutuar një melodi, do të na dalë një notë e gabuar, po ku? Në vetë melodinë? Sigurisht që jo; nuk është prekur melodia; është dëmtuar vetëm pianoja. Po kështu ndodh edhe në fonetikë.

Tash jemi mëse njëqind vjet pas këtij vendimi të rëndësishëm, kohë kjo mëse e mjaftueshme për të reflektuar mbi mundësinë e përmirësimeve e të modernizimeve. Poashtu vërejmë se gjuhët e mëdha rrotull nesh i kanë thjeshtuar kohë pas kohe alfabetet e veta, gjithë sipas logjikës që kombinimet fonike të përcaktohen nga tingujt, jo nga fotografia e tyre, pra nga shkronjat. E kanë bërë këtë qoftë gjuhë të mëdha si anglishtja, spanjishtja e gjermanishtja, qoftë gjuhë më të vogla, si greqishtja a kroatishtja. Kështu edhe alfabeti ynë, i cili pa drojë zgjodhi Europën njëqind vjet më parë, duhet të vijojë pa drojë të bëjë zgjedhjet që edhe Europa bën sot për alfabete e saj, duke ruajtur kësisoj lidhjet e natyrshme historike të gjuhës shqipe me simotrat e veta. Ky përditësim alfabetik në fakt duhet të kishte ndodhë sinkron me të tjerët, pas luftës së dytë botërore, atëherë kur shtetet rrotull nesh nisën punën për modernizimin e kulturave të tyre dhe përhapjen në popull por me mjete moderne, që domethënë: demokratike. Ndërsa te ne ky zhvillim u step, madje në do fusha që përkonin me çështje të mendimit e të trashëgimisë, ndër të cilat ajo e gjuhës është e tillë par exellence, në këto fusha pra u shënua një atrofizim i përgjithshëm.

Thjeshtimi i alfabetit tonë pa humbur asnjë nga vlerat e tij mbetet kështu një çështje që duhet riparë, pasi prej mëse një shekulli nuk është ndërmarrë asnjë ndërhyrje modernizuese në këtë alfabet, i cili gjithsesi edhe atëherë u krye në kushtet e një emergjence të madhe, asaj të çështjes së rizgjimit kombëtar. Në vazhdë të shpirtit përbashkues europian mbi të cilin u hartua ky alfabet, ai duhet të lehtësohet, duke ndjekur kësisoj  rrjedhat e kohës, pa hequr dorë natyrisht nga thelbi i tij.  Ky lehtësim e modernizim njëherësh kërkon dy ndërhyrje:

  • thjeshtimin, pra heqjen nga lista e alfabetit i të gjitha digrameve (apo shkronjat dyshe), për arsyet që përmendëm më sipër;
  • dhe shqyrtimi i mundësisë që tingulli ç, sot problematik në shumicën e paraqitjeve të shqipes së shkruar, të realizohet në shkrim përmes rrjedhës grafike [ch] – kjo është mëse e mundur edhe për faktin se togu ch nuk korrespondon me asnjë fragment të rrjedhës zanore shqipe, pra nuk ngatërrohet dot.

Pas kësaj ndërhyrjeje thjeshtuese e modernizuese, alfabeti ynë do të paraqitej si më poshtë: a, b, c, d, e, ë, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z; plot 26 germa përfaqësuese, të lira për t’u kombinuar si ta lypë rrjedha kumtuese sidhe situata ligjërimore.

Si rrjedhojë e lirisë kombinatore që përftohet nga thjeshtimi i alfabetit garantohet jo vetëm ortoepia e gjuhës vehikulare, por edhe paradigma e të folmeve shqipe në përgjithësi, në të cilat bashkimet e germave dhe shndrimet e tyre në tinguj e rrokje duhet të kryhen sipas ligjësive diatopike.

Shënim: ky shkrim është version i ripunuar i shkrimit tjetër, Shtigje të alfabetit shqip, të cilin autorja e ka sjellë në blog para më se tre vjetësh; ripunim që ka marrë parasysh edhe diskutimet rreth versionit të parë.


[1]Grande Dizionario Enciclopedico – VI (Fta-Il), fq. 894, Torino 1957.

[2] – Si shembull tipik i eliminimit dhe zëvendësimit të germave “anormale” mund të përmendet reformimi i fundit i germës ñ në alfabetin spanjoll zëvendësuar si forme dysore me nh, apo ndërhyrjet në sistemin grafik të gjermanishtes, ku germa tipike ß zëvendësohet gjithnjë e më shpesh me formën dysore ss.

[3] – E në fakt, me të drejtë, ky rregull nuk u ndoq për tingujt e veçantë të gegnishtes mb, nd, ng, që u konsideruan nga kongresi si variante të pjesshme të shqipes (koine veriore) të cilave u përgjigjeshin digramat përkatëse nn a nd, mm a mb etj., po ashtu të lëna si forma ortografike dysore, por që nuk morën për shenjues germa apostafat, ashtu sikurse morën dh-ja dhe nj-ja. E po ashtu nuk u mor parasysh kërkesa e qarqeve t’arbëreshëve t‘Italisë për të paraqitur me një grafemë edhe tingullin karakteristik të arbërishtes lj (paraqitur me shenjën ł tek Reinholdi apo Meyeri). Kongresi i Manastirit i la qëllimisht të pambyllura këto probleme, pasi vërtetë nuk mund të përmbylleshin në atë etapë historike të zhvillimit të shqipes së shkruar. Nëse do të ishin pranuar edhe këto variante me germa dyshe, sikundër u veprua me gj dhe nj, atëhere do të kishim mbërritur në një alfabet prej mëse 40 germash. Menjëherë pas Kongresit të Manastirit Anton Xanoni punon “Gramatikën Shqyp” të cilën e boton një vit më vonë, në 1909 në Shkodër, dhe në njoftimin “Abeçeja e ree vûemun me t’vjetrën” shënon se në shkrim grupi mb zëvendëson atë mm, grupi nd atë nn etj. Kjo do të risanksionohej vazhdimisht edhe në tubimet e mëvonëshme. Aq e vërtetë është kjo sa dhjetë vjet më vonë, në janar të 1918, krahas rregullarizimeve të tjera të natyrës drejtshkrimore e gramatikore, Komisija Letrare Shqipe, në bleun “Parime e rregulla – mbi Orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme”, në nyjen 4, bëri një kompromis tjetër në drejtim të unifikimit të formave grafike; ajo heq dorë nga variantet grafemore dysore dhe vendosi që “tufat e bashkëzânorevet mb e nd do të shkruhen në formën e vjetër të ruajtun në djalektin toskënisht“. Por kjo, sikurse u tha edhe më lart, nuk kishte të bënte me drejtshqiptimin, i cili do vijonte të ruante veçanësitë e dy koineve.

 

Pa Komente

  1. Duke parë rrëmujën e historianëve, përhumbjen e ekonomistëve dhe letrarëve, zhdukjen nga skena të matematikanëve etj, e vetmja fushë, ku dëgjohen diskutime të një niveli të admirueshëm, është dhe mbetet gjuhësia.

    E megjithatë, tek lexoja artikullin, përveç shumë gjërash (që nuk pretendoj se duhet t’i kuptoj të gjitha), më ngeli mendja në nja dy gjëra… p.sh:

    – kur thotë “duke ruajtur kësisoj lidhjet e natyrshme historike të gjuhës shqipe me simotrat e veta”
    kë simotra ka parasysh konkretisht?

    – Kur sjell vështirësitë që ndesh Ç-ja në komunikimin në rrjet, përse autorja nuk përmend të njëjtat vështirësi që provon edhe Ë-ja?

  2. Nese dikush mund të më shpjegoj se përse ju dashka shqipes digrama nj?

    1. sepse për të bërë një banjo, mirë që numrorin do ta bëje ni apo i, po banjon si do ta bëje… apo do i bije shkurt dhe… edhe të larët do ta quaje qenef?

  3. Dalja me 26 germa, me duket nje ceshtje grimore dhe jo e veshtire per t’u aplikuar. Ka plot njerez qe nuk dine ta thone gjithe alfabetin e sotem me 36 germa, dhe s’ka asnje humbje ne njohurite apo praktikat gjuhesore nga kjo. Nga ana tjeter duket edhe nje thjeshtim i gjendjes se sotme qe nuk prek fort perceptimin historik te germave nga shqiptaret, mjafton qe te gjithe te njohin marifetin simplifikues te ketij shnderrimi. (sido qe kam degjuar shqiptare qe jane fort krenare se alfabeti yne ka me shume germa se shume te tjere).

    Nga ana tjeter, nuk me duket zgjidhes i ndonje problemi njesimi i gjithe tingujve dhene me dygermesha, ne ‘germe+h’. Kerkesa per kete thjeshtim ne fakt eshte disi infantile. Kjo sepse problemi ketu kerkohet me shume se sa gjendet. “Kakografia” nuk demton askend. Mund te lihen sic jane per arsye historike (ka gjuhe te tjera qe i kane si ne keto tinguj apo te ngjashmit e tyre, ka te tjera qe i kane ndryshe; kjo s’do te thote asgje)… shumica e gjiuheve te botes kane shmangie nga rregulli ne te gjitha nivelet dhe aspektet, gjuhe ku shqiptimi dhe shkrimi nuk perkojne gjekundi, e megjithate mesohen e funksionojne per bukuri. Nuk eshte se njerezve u mungon kapaciteti nervor per disa rregulla me shume. Ka vend aty jo vec per ngjyrat dhe cmendurite e bukura te shqipes, por edhe te dhjetera gjuheve te tjera po aq tekanjoze e te parregullta, qe here kane kodifikuar rregullsi, here parregullsi e here “gabime”. Une s’kam asnje problem te kem nje alfabet me 26 germa, por nuk shkruaj “nheriu ghithnhe ka rhojtur prane lhumenhve te kulhuar ose me lhum, dhe rhalhehere rhi pa i perdorur ata”.

    Nga ana tjeter ka dy ceshtje qe me duken shume te rendesishme qe te diskutohen e te zgjidhen, sepse vertet krijojne probleme ne kete moment, sidomos kur gjysma e shqipatreve gjenden jashte hapesirave njesuar shqipfolese: ‘ë’ dhe ‘ç’… qe une i kam shmangur keqas edhe ne kete koment :).

    Por, pavaresisht nga dy pikepamjet e mia me lart, me pelqen qe autorja e trajton kete si ceshtje, dhe qe i futet shtjellimit nje e nga nje te gjithckaje qe kemi mbi tryeze, gjera te thjeshta e me te komplikuara. Nganjehere leme pa diskutuar gjera qe na duken si te perhershme apo “objektive” apo te dhena nga lart e pergjithmone. Turbullimi i ujerave eshte gjithnje i mire edhe kur nuk rezulton ne vendim per te ndryshuar gjesend.

    Ka edhe dicka tjeter qe lidhet vec terthorazi me shkrimin. Une e admiroj Ledi Shamkun per menyrat qe gjen per te futur elemente te gegnishtes ne ligjerimin e vet, sidomos fjale apo neologjizma formuar prej brumit geg. (Realizimi praktik qe ajo i ben perdorimit te gegnishtes ne shkrim e te folur, me pelqen me shume sesa idete e saj teorike, qe here-here me ikin nga ajo qe une do quaja nje linje logjike shkencore.) Megjithate, ne kete shkrim si edhe ne te tjere te sajat, ka edhe nje tendence tjeter qe une pa dashakeqesi e quaj shnderrim te perdorimit te formave gege ne qellim ne vetvete. Bash per kete, me duket se perdorimi i njesive leksikore gege nga ana e Shamkut (aq i nevojshem per shqipen), demtohet nga kjo e fundit. Per vete jam krejt dakord qe te shkruhet gegnisht nga ata qe duan e dine ta shkruajne, por ne menyre sistematike. Shamku thote: “t’arberesheve t’Italise”, por pastaj perdor te njejten nyje te plote ne rrethana identike: “te arberishtes”… Ose ne situata gramatikore pak te ndryshme (jo nyje e perparme) por qe rimarrin te njejten ceshtje ortografike “ate etape” dhe jo “at’etape” ose “te ishin pranuar” dhe jo “t’ishin pranuar”.

    Po ashtu here parapelqen format e parotacizuara (naltohej, ardhmenise) e here te tjera ato me ‘r’. Do ta pranoja ne rastin e ‘naltohej’ nese Shamku e perdor si njesi leksikore teresore te marre nga gegnishtja (ashtu sic perdor edhe une formen e parotacizuar ‘gegnisht’ sepse e marr si te tille meqenese vete perdoruesit e dialektit perdorin ate fjale). Por ne rastin e ‘ardhmenise’ nuk eshte keshtu. Ne fakt me tej ajo vete perdor formen ‘ecurise’ me formen e rotacizuar. Ketu pastaj mund te shkohet me tej me pjesoret e perdorura ne kete shkrim (‘mberritur’, ‘thirrur’ e ‘shkruar’, ose ‘te pambyllura’, por pastaj ‘ ka pase’).

    Ceshtje disi me e vogel, qe shpresoj te jete po ashtu nje tipar qe vjen me fjalen ne teresi dhe nuk aplikohet si element gramatikor, eshte edhe perdorimi i panjesuar ne shkrimin me lart i “nji” e “nje”. (‘asnji’ dhe ‘unjisu’ dhe ‘nje shekull’).

    ps: Falmeni mungesen e ‘ë’ dhe ‘ç’ ne koment. Eshte thjesht per mungese kohe, dhe nuk shpreh ndonje qendrim te vecante timin lidhur me to.

  4. Për një alfabet të ri të shqipes (botuar në revistën Mehr Licht!, nr.36 – dhjetor 2009)

    Ky leksion kurioz, mbajtur nga A.K., studiues i shquar dhe profesor i Universitetit të Tiranës në lëndën e Gjuhësisë Historike të Shqipes, për të cilën është specializuar në Gjermani, sipas transkriptimit tim besnik u mor nga incizimi direkt në sallë, bërë me iPOD nga studentja e gjuhë-letërsisë Xhevrie Delli, më datë 01.04.200… . Dëshira jonë (imja dhe e studentes Xhevrie) ishte të jepnim edhe versionin live të leksionit, ndoshta me një CD bashkangjitur këtij libri, por s’arritëm të fitonim të drejtat e autorit. Amin! Dikush tjetër, më i kamur, do ta bëjë në vendin tonë. Ndërkaq, ju ftoj të zbaviteni me leksionin e shkruar.

    Me atë durimin prej rrëmuesi bibliotekash, duke kërkuar në fakt tjetër gjë fondeve të vjetra të Bibliotekës Kombëtare, fonde të tridhjetë e ca vjetëve më parë, por të lëna krejtësisht pasdore, sepse përkojnë me atë periudhë historike të Shqipërisë aq fort të ndrydhur në darën komuniste saqë, me të padrejtë, mendohet se s’është prodhuar kurrgjë për brezat që vijnë ndesha, në nr. 5, viti i 12 i botimit, (pra viti kalendarik 1973) të revistës asokohe prestigjoze shqiptare Revista Pedagogjike, një artikull që e gjeta vërtet revolucionar për kohën dhe, çuditërisht, pavarësisht se ka dekada qëkur pa dritën e botimit, endè aktual në përfundimet e veta, sidomos për idenë e hedhur shkarazi dhe me shumë delikatesë në favor të gegnishtes si bazë të shqipes standart, për atë kohë (një vit pas Kongresit të Drejtshkrimit!!) diçka, do të thoshim heretike, gjë e cila tani po konsiderohet gjithnjë e më fort nga gjuhëtarët e këtij mijëvjeçari, shumica bij të gjuhëtarëve që pikërisht atyre vitesh (vitet ’70), mbrojtën tezën e kundërt, e parë sot si kryekëput politike, atë të toskërishtes si bazë të standarit të shqipes (dihet prirja morboze e gjuhëtarëve, sikundër ajo e mjekëve, për t’u mballosur në shpinë pinjojve profesionin e vet). Titulli i këtij artikulli, me autor B.K. (ndjesë pastë, Autori ndërroi jetë bash vjeshtën e kaluar) për mua krejt i panjohur më parë, asokohe një profesor provincial, pastaj i harruar dhe i persekutuar nga regjimi, ishte me të vërtetë profetik: Për një alfabet të ri të shqipes (teksa poshtë titullit shkruhej: Pjesa e parë: Bashkëtingëlloret.) dhe e përpiva me një frymë aq rrjedhshëm, por edhe me rigorozitet shkencor ishte trajtuar. Desha më parë të bëj për ju, të dashur studentë që i përkisni një kohe tjetër, një panoramë të thukët të kushteve ekonomike e politike në të cilat ky artikull u shkrua dhe të frymës që bartte, frymë e kohës sigurisht, por që e rrokte problemin nga themelet dhe yshtte për zgjidhje rrënjësore. Dëshiroja të citoj në vijim të leksionit, që reket të hapë hullì për të tjera leksione mbi figura të shquara të shkencës sonë të harruara dhe persekutuara nga regjimi, ndonjë frazë të studimit por, ngaqë s’desha t’ju lodh dhe t’jua bëj të pamundur ndjekjen e fillit të çështjes nëpër qerthujt e arsyetimit të Autorit, vendosa ta përmbledh vetë sprovën e studiuesit të madh. Po para së gjithash le të fillojmë bash nga fundi i studimit. Ai ka plot 47 faqe (është më voluminozi i studimeve botuar në Revistën Pedagogjike, siç pata rast t’i kontrolloj një më një numrat, deri tek më i mbrami, dalë në korrik 1990 – gjithsej 29 vëllime) dhe megjithatë, fjala e fundit e tij është: vijon; ndonëse, medet!, s’pati kurrë vijim as në numrin pasardhës e as më vonë. Atëhere, i armatosur me vendosmërinë dhe durimin që s’më karakterizon, veç në raste tejet të rëndësishme të jetës, nisa kërkimin pranë ç’kish mbetur prej arkivës së revistës në fjalë, me shpresë mos bija gjurmëve të ndonjë dorëshkrimi të paraqitur aty dhe të pabotuar, ose të ndonjë letre të redaktorëve që të ma sqaronte situatën, por pa gjetur, ama, asgjë, sepse 90% e materialit arkivor ishte shitur si letër për riçiklim nga jevgu Ymer, banor abuziv i dhomës së arkivës, të cilin s’arrita dot ta kontaktoj ngaqë vuante dënimin për tentativë vrasjeje ndaj ish-pronarit të godinës ku ruhej arkiva. Paskësaj u takova me trashëgimtarët e studiuesit, për ndonjë material ose dorëshkrim shtesë që do të më ndriçonte dhe, kam sonte kënaqësinë t’ju them që, saje një intuite që pata, nuhata që vazhdimi i mundshëm i studimit i binte të kish veç një nëntitull: Pjesa e dytë: Zanoret. Dhe ashtu qe, gjë që më bëri të proftas, duke rrëmuar kartave të të ndjerit bujarisht vënë në dispozicion nga familjarët, disa pak skeda që duhet t’i kishin shërbyer atij për të hedhur e zezë mbi të bardhë tezat risore të pjesës së dytë të studimit, që mund ta konsiderojmë tashmë përgjithmonë të humbur, ndonëse arrita ta rindërtoj pjesërisht, siç do të kem rastin t’ua shpalos tani.
    E pra, të dashur studentë, Shqipëria e fillimviteve ’70 ishte një vend i varfër stalinist, paranojak dhe krejtësisht i izoluar nga bota dhe vendet e tjera të Lindjes. I vetmi aleat i mbetur, Kina Komuniste, s’ish kjo e sotmja, por ajo mizorja e Revolucionit Kulturor, e varfër sikurse Shqipëria, mos më shumë. Obsesioni i Udhëheqësit ishte mbrojtja nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, kështu që vetëm ngritja si kërpudha gjatë gjithë vijës kufitare të mijëra bunkerëve, bashkë me goditjet e verbëta që i lëshonte hera-herës ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt sikur ia fashisnin pak ankthin që, shìgur, e kaplonte netësh. Ndërkohë politika shtetëzuese, kolektivizuese dhe mbajtja me zor më këmbë e një industrie të rëndë për çelik e armatime ish kthyer në vrimë të zezë që përpinte shumicën e rizurseve të vendit. Ndër parrullat që qarkullonin asokohe do të përmendja: Ne shqiptarët edhe bar hamë, por nuk dorëzohemi (nga një fjalim i Udhëheqësit), apo Të jetojmë, të punojmë, të mësojmë si në rrethim!. Partia po farkëtonte kështu Njeriun e Ri. Një nga heronjtë që bartte tiparet e këtij Njeriu dhe mishëronte parrullat e sipërpërmendura, Lej Feni, ose varianti kinez i Njeriut të Ri, sivëlla me tonin, me ç’më kujtohet nga tekstet shkollore mblidhte, për shembull, çdo gozhdë a bullon gjetur rrugës, se i vlente vendit të tij. Lej Feni, derisa armiqtë e popullit kinez e vranë, bëri edhe plot bëma të tjera revolucionare, por s’di pse kjo historia e bullonave iu ngulit më fort në kokë shqiptarëve. Prandaj ky studim duhet inkuadruar në kohën kur popullit shqiptar, të varfëruar deri në palcë, i bëhej, veç të tjerash, edhe një propagandë shurdhuese për KURSIM ndonëse, për vetë punën titanike që kish në themel dhe përfundimet ku arriti, ky studim e tejkaloi fuqishëm çastin kur u shkrua duke u projektuar me denjësi në vite. Jua tregova historinë e bullonave që ju, të dashur studentë, të mos humbni kohë duke lexuar 15 faqet e para të studimit të cilat përmbajnë thjesht fjali propagandistike mbi regjimin, 17 citate nga veprat e Udhëheqësit (passe-partout për të mundësuar botimin) dhe një tiratë të gjatë që fut në lojë fjalën-kyç të krejt punimit, pra: KURSIMIN.
    Dhe tani përgatituni të admironi vizionin qelibar, përkushtimin e lartë, vullnetin, forcën prej Michelangelo-je të B.K.-së që, në vetëm 5 vjet, qëmtoi me durim me mijëra faqe të gjuhës e letërsisë shqipe, duke punuar mbi libra, siç dëshmojnë familjarët, deri edhe 18 orë në ditë, me ose pa drita (dhe, në fakt, kur ndërroi jetë praktikisht qe i verbër). Këtë punë titanike e nxjerr edhe më fort në dukje fakti që asokohe kompjuteri s’ekzistonte, kështu që gjithçka ndërmori i Yni e bëri duke numëruar rresht për rresht e faqe më faqe shkronjat. Se me këtë kemi të bëjmë (të paktën në 4 vitet e para të punës), o të dashur studentë: me një shoshitje statistikore, me numërimin një më një të shkronjave të alfabetit shqip në një sasi të jashtëzakonshme veprash politike, letrare dhe gazetareske. Kur sheh ato tabela gjigande, vizatuar mbi tabakë letre që përdorej për qese frutash (përfitonte që bashkëshortja i punonte shitëse), në dukje tabela të thata vërtet, ndoshta nuk krijohet një ide e saktë për vëllimin e punës që iu desh të përballojë ky njeri. Më saktë po ju rrëfej që ky zotëri praktikisht analizoi gërmë për gërmë këto vepra:
    (Vepra politike): Vëllimet e Veprave të Udhëheqësit të Shquar të Partisë dhe të Shtetit (deri në vitin 1973 ishin botuar 117 vëllime, me nga 500 – 700 faqe secili, nga një minimum i parashikuar prej të paktën 177 Veprash, që pritej ta kalonte shifrën e 300 vëllimeve nëse Udhëheqësi lehtësisht – sikurse besonte shumica e shqiptarëve – do ta kapërcente moshën 100-vjeçare).
    (Vepra letrare): Shtatë poemat prolikse kushtuar Partisë sonë të Lavdishme në pragun e secilit Kongres të saj, thurur nga poeti i shquar D.A.
    (Artikuj, reportazhe, analiza): Gazeta Zëri i Popullit, organ i Komitetit Qendror të PPSh-së, e përditshmja me tirazhin më të madh në vend (100 000 kopje), u analizua imtësisht, me numrat e saj që përfshinin plot një dekadë (2 janar 1962 – 31 dhjetor 1971).
    Pas kësaj faze përgatitore masakruese, që sa ç’përmendet thatazi në dy rreshta kur citohet metoda e përdorur në studim, shikoni, o të dashur studentë, sesi procedon hap pas hapi logjika e ftohtë, mendjembushëse, tejet shkencore e studiuesit tonë. Kryeherazi, ai përmend që alfabeti shqip përbëhet nga 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore, ku 9 prej këtyre të fundit jepen grafikisht me dy gërma (të ashtuquajturat diagrama), siç vendosi Kongresi i Manastirit më 1908. B.K.-ja përllogarit pastaj përqindjen që zënë diagramat në një tekst standart të shqipes. Kjo ndodh jo pak, por në rreth 7,54% të tekstit dhe, më në veçanti, Dh-ja ndeshet mesatarisht 1,21%; Gj-ja = 0,80%; Ll-ja = 1,49%; Nj-ja = 0,44%; Rr-ja = 0,61%; Sh-ja plot 2,74%; Th-ja = 0,13% dhe Xh-ja e Zh-ja me 0,06%. Gjysma gjatësisë së këtij teksti (pra plot 3,77% e tij), propozon me vendosmëri Autori, në një kohë kur të gjithë flisnin për KURSIMIN, mund të kursehej fare thjesht nëse shkronjat përkatëse shenjoheshin me një gërmë të vetme në vend të dyve (të ashtuquajturat fonema). Ai i hyn, bile, edhe më në thelb diskursit me propozime konkrete, të cilat po i citoj: Dh-ja, për shembull, thotë Autori, mund të zëvendësohet kollaj me Đ,đ (jepen, këtu siedhe më poshtë, gërmat e mëdha dhe të vogla të shtypit); Gj-ja me Ģ,ģ; Ll-ja me Ł,ł; Nj-ja me Ñ,ñ; Rr-ja me Ŗ,ŗ; Sh-ja = Ş,ş; Th-ja = Ŧ,ŧ; Xh-ja = Ҳ,ҳ dhe Zh-ja me Ž,ž. Kështu, bie fjala (po e thjeshtëzoj disi informacionin dhe sasinë e llogarive të ndërmarra nga Autori), për një libër-standart shtypur në një fletë 18 cm të gjatë dhe me 42 rreshta për faqe, duke pasur parasysh që një rresht në gjuhën shqipe përmban afërsisht 12,2 fjalë (janë llogaritë e tij) dhe çdo fjalë përbëhet nga mesatarisht 4,3 tinguj, përllogaritet lehtësisht sasia e shkronjave për faqe standart, prej nga del që rreth 166,13 e tyre shprehen me diagrama, që po të ktheheshin në fonema do të kishim, le të themi, vend për 83 fonema të tjera në po atë faqe, pra për 19,3 fjalë, ose 1,58 rreshta, duke sjellë kështu një… kursim prej 1 faqeje çdo 26 faqe e gjysëm. Vijon pastaj përllogaritja e fandaksur e shpenzimeve që duheshin përballuar nga Shteti për zëvendësimin e gërmave të plumbta në të gjitha tipografitë e Republikës, për ndryshimin e Abetareve dhe për ribotimin e veprave më me vlerë të traditës me alfabet të ri. Asgjë s’ish harruar, asgjë s’i lihej rastësisë apo përafërsisë (përllogaritej edhe kostoja e kurseve të natës për tipografët), ndërkohë që këto shpenzime lehtësoheshin mjaft nga mijëra tonelata letër dhe litra bojë tipografike më pak (e llogaritur në bazë konsumi/plan 5-vjeçar), duke arritur përfundimin që, në 11 vjet, 3 muaj e 15 ditë nga hyrja në fuqi e reformës, të gjitha humbjet monetare të investuara për ndryshimin e alfabetit anuloheshin dhe qysh atëbotë shoqëria shqiptare fillonte të dilte me fitim, të cilat humanisti ynë i shquar propozonte të përdoreshin për (të ma falni ngashërimin) … ndërtimin e një Biblioteke të Re Kombëtare, që ai e imagjinonte në Kombinat, diku pranë Varrezave të Sharrës.

    (Leksioni rifillon pas një pauze 10 minutëshe).

    Kemi folur shkurtimisht për pjesën e parë të studimit. Pas botimit të saj nuk pati ndonjë reagim të rëndësishëm zyrtar apo partiak (pritej, me ç’duket, reagimi i Ministrisë së Brendshme). Këtu ndikoi edhe fakti që pjesa e dytë, me gjasë për arsye gjatësie, nuk kish dalë endè, kështu që aparatçikët druheshin të shpallnin përkrahje apo mallkim, pa kapur ndonjë sinjal sado të paperceptueshëm nga lart, për të mos hedhur, siç edhe kish ndodhur ndonjëherë, hapa të nxituar duke përfunduar pastaj… ata vetë armiq.
    Tani pra, o të dashur studentë, le ta analizojmë pak pjesën e dytë të studimit, të rindërtuar prej meje (m’u deshën muaj zhytjeje në fashikujt e rëndë me llogaritje të lodhshme e të fandaksura aritmetike). Dikur, kujtoj, i çova këto shënime edhe në Fakultetin e Matematikës për një opinion më profesional, por ata u ndjenë thjesht të pafuqishëm dhe veç shprehën habi, përzier me adhurim, ndaj këtij, siç thanë, «gjeniu të aritmetikës». Përmendëm, pra, që vazhdimi i studimit titullohej: Pjesa e dytë: Zanoret. Jam i detyruar, këtej e tutje, të eci vetëm me koncepte, duke lënë mënjanë prozën e rrjedhshme të Autorit që, medet!, nuk e kemi.
    Së pari, Autori vë në pah që fjalët e gjuhës shqipe kanë një raport zanore/bashkëtingëllore rreth 43,8% : 56,2%. Pastaj, si hap të dytë, ai konstaton pafajësisht që zanorja më e përdorshme e shqipes letrare është ë-ja, sepse në çdo 1000 gërma të një teksti të shqipes standart (marrim një ligjëratë të nivelit të mesëm) ë-ja del mesatarisht 112 herë, teksa i-ja vjen në tekst pakashumë 88 herë, a-ja dhe e-ja 81 herë, u-ja 40 herë, o-ja 32, ndërsa y-ja vetëm 4 herë. Këtu ai hedh tezën e parë: propozon që, për kursim, ë-ja, pra, grafikisht, e-ja me dy pika sipër të zëvendësohet me një e me vetëm një pikë sipër (Ėė). Këtu Autori ja hyn ballëhapur dhe optimist llogarive, për të parë efektivitetin ekonomik të këtij propozimi. Rezultoi, siç del nga llogaritë që zgjatën, sipas dëshmisë së familjarëve, plot 8 muaj, që ky zëvendësim NUK qe frytdhënës dhe, sikur të hiqej me ligj njëra pikë nga kjo gërmë në vitin 1973, kostoja e prodhimit të gërmave të plumbta e me vetëm një pikë sipër do të mund të rekuperohej pas 1273 vjetësh me kursimin e bojës të pikës së dytë të e-së (merrni me mend që në formën e një grafiku ishte shprehur edhe tendenca e supozuar e çmimit të bojës së shtypit dhe të letrës në vite). Në këtë pikë të studimit, mesa duket, ai hodhi, me ndershmërinë dhe guximin intelektual që e karakterizonte, propozimin që e dogji si studiues e njeri, duke e bërë gjithë jetës të persekutueshëm; propozoi, pra, mënjanimin për arsye kursimi të përdorimit të tepruar të ë-së. Kështu, B.K. vuri re diçka që në fakt gjithkush mund ta konstatonte edhe vetë: së pari, që dialekti geg, ajo gegnishtja e kulluar, aq e luftuar dhe e anatemuar nga Regjimi, e përdorte më pak, bile shumë më pak, zanoren ë (shpesh e pazëshme) dhe, së dyti që, në përgjithësi, gegnishtja ishte më e shkurtër, kishte nevojë për më pak shenjëza – gërma sesa toskërishtja. Ndoshta studiuesi ynë mendoi se duhej vepruar shpejt, para se punët të ntrasheshin dhe standarti i bazuar në toskërishten të zinte vend të pandërrueshëm në mendjet e shqipove. Gjëja e parë që bëri, siç del nga shënimet dhe dëshmitë e familjarëve, i pajisur siç duhet me fjalorë të vjetër dhe me veprën e plotë të poetit Fishta (e ndaluar!) ishte kthimi i librit me kujtime të Udhëheqësit Kujtime të fëmijërisë – veç të tjerash një libër ky ku nuk mungon e folura thellësisht toske – në gegnisht (dhe të mendoni që B.K.-ja vetë ishte nga Përmeti!). Me kënaqësi kam konstatuar që ky përkthim po i reziston më së miri kohës: ai është aktualisht një bestseller në Kosovë (medet! pa respektuar të drejtat e autorit dhe ato të gegzuesit tonë B.K.). E pra, nga një studim i krahasuar i teksteve të librit Kujtime të fëmijërisë del në pah fakti që, në radhë të parë, zanorja ë në gegnisht përdoret rreth 2,1 herë më pak se në standartin dhe, së dyti, zbulim ky edhe më radikal: ndonëse numri i fjalëve gege për të njëjtin tekst ishte vetëm pak më i ulët (arrinte tek 96%) por, gjithsesi, krahasimisht njëlloj me atë të shqipes standart të bazuar tek toskërishtja, numri i përgjithshëm i gërmave në gegnisht ishte dallueshmërisht më i vogël për të njëjtën gjatësi teksti (shkonte tek 89,9% – pra, çdo 1000 gërmave/tekst në “letrarisht” i korrespondonin në gegnisht rreth 100 më pak). Kjo diferencë 10%-she s’duhej nëpërkëmbur, parë me syrin e Fushatës së Përgjithshme të Kursimeve – që, doemos, përkonte me Fushatën Mbarëkombëtare të Bunkerizimeve, sepse i thoshin rreth 220 gërma më pak për faqe (e llogaritur kjo, si në pjesën e parë të studimit si bartëse e, mesatarisht, 2200 gërmave/faqe). Në vija të trasha, pra, po të përdorej gegnishtja në vend të letrarishtes për çdo 10 faqe të shtypura do të kishim 1 faqe kursim, kursim ky akoma më konsistent se ai që realizohej nga rimodelimi i bashkëtingëlloreve.
    Të gjitha këto dalin qartë në pah nga shënimet e të ndjerit. Paskësaj gjurmët zënë e treten. Sipas dëshmisë së familjarëve (por kanë mbetur gjallë vetëm dy bijtë, në ato vite endè të vegjël), përderisa ishte botuar vetëm pjesa e parë e studimit çdo gjë shkonte mirë, bile Autori kishte marrë edhe përgëzime, ndonëse jozyrtare. Por, kur redaktorët lexuan me vëmendje gjithë studimin, atë punën e gegnishtes nuk e gëlltitën dot ndaj, thuhet, dërguan një relacion në Akademinë e Shkencave. Që andej erdhi mandata për varrosjen e veprës. E si mund të botohej një studim që nxirrte në dritë që gegnishtja dhe jo toskërishtja i shkonte më për shtat politikave të atëhershme, të paktën në kuadrin e kursimit? Kjo tezë u cilësua si me karakter reaksionar në një letër të firmosur nga vetë Kryetari i Akademisë. Në këtë letër, që tani s’i gjendet gjurma, dërguar redaksisë së revistës Revista Pedagogjike dhe Kryetarit të Frontit Demokratik të lagjes ku banonte studiuesi, ai u akuzua gjithashtu edhe për revizionizëm sepse, u argumentua, gërmat e propozuara për zëvendësimin e bashkëtingëlloreve që shpreheshin me diagrama ishin huajtur qëllimisht nga alfabete vendesh lindore, anëtare të Traktatit të Varshavës. Menjëherë Ministria e Brendëshme i hapi Dosje studiuesit tonë. Mjerisht, megjithë ndihmën e vyer të Shoqatës Mbarëshqiptare të të Persekutuarve Politikë dhe Shkencorë (PPSh), s’arrita ta gjej këtë Dosje. Por ju, të dashur studentë, besoj jeni në dijeni të projektit më të fundit pilot në lëmë të Luftës kundër Diktaturave promovuar dhe financuar nga Bashkimi Europian, që sheh për protagoniste Shqipërinë, atë të qëmtimit të Dosjeve… (lëvrima dhe pësh-pëshe në sallë). Vetëm dy fjalë. Për herë të parë në botë, një numur i madh ekspertësh Dosjesh (specialistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, shumica, në fakt, ish-sigurimsa) po shfletojnë në Tiranë atë që ka mbetur nga Arkiva gjigande e Dosjeve të Ministrisë së Brendëshme, që numëronte, në kohën e lulëzimit të vet, plot 1 200 000 të tilla, për të arritur të zbulojnë të vërtetat dhe gënjeshtrat që ato fshehin. Shqipëria duket se qenkësh vendi ideal për një projekt të këtillë, sepse këtu jo vetëm që Dosjet vazhdojnë të mos hapen, por është krijuar mundësia, në vitet e turbullta të tranzicionit, që mbi to të vihet dorë rëndshëm. Dhe konkretisht, të dashur studentë, unë u interesova posaçërisht, duke përfituar nga njohje personale, për studiuesin tonë që, siç thashë, zyrtarisht s’figuron të ketë pasur ndonjëherë Dosje, (në një kohë kur logjika e gjërave, faktet e tij jetësore dhe dëshmi gojore pohojnë të kundërtën). E pra, nuk dua të zbardh këtu hetimin endè në zhdrivillim e sipër, por e them me siguri që me Dosjen e tij ka ndodhur ajo që u vërejt të ketë ndodhur edhe me mijëra të tjera, dukuria, pra, e mirënjohur e tjetërsimit. E pra, Dosja e studiuesit tonë në këto vite tranzicioni po e po por, me ç’duket, qysh nga fundi i Diktaturës, kur u nuhat që asaj i kish ardhur fundi, u zhduk, por pa u grisur e shpërbërë. Jo, se asgjë s’duhej të hupte (duhej kursyer?). Kështu, sipas një mekanizmi pervers, me përjashtim të fletës së parë, të gjeneraliteteve, e cila digjej, gjithçka tjetër përdorej në prodhimin e të tjera Dosjeve fiktive kinse-të-persekutuarish. Tani këto Dosje të rreme po kalojnë shoshën e ekspertëve, për të zbuluar brenda tyre Dosjet e vërteta. Një proces aspak i lehtë. Një Dosje e rreme përbëhet, si ajo Kimera mitologjike, nga pjesë organike Dosjesh të vërteta, jo një e dy, por deri në 20-30 të tilla. Ato nuk përbëhen vetëm nga fletë të shkëputura e të ngjitura mjeshtërisht që të krijojnë vazhdimësi logjike Dosjesh të vërteta, por përdoren bile edhe Dosje të tjera të rreme, apo Dosje të krijuara ad hoc njerëzish të paqenë, të vdekurish prej kohe (dhe këtu ec e merre vesh nëse i ndjeri kishte apo nuk kishte Dosje ai vetë sa qe gjallë!). E pra, s’dua dhe s’mund ta zgjas më tepër ligjërimin mbi këtë çështje (ai do të bëhet objekt, dhashtë Zoti, i një vepre times më të plotë që reket të ndriçojë zgafellat e kësaj tragji-komedie shqiptare), por mund vetëm të cek këtu që, nga të dhënat që disponoj, faqe të Dosjes së shprishur të B.K.-së janë gjetur të bëjnë pjesë në Dosjen që thuhej se e kish të hapur prej kohësh (sipas një thashethemnaje që ai vetë e mbante ndezur) Kryetari i Akademisë së Shkencave, gjuhëtar i thekur.
    Kështu e vranë talentin e të madhit B.K. i cili, nga profesor province që, siç pamë, merrej me studime që do t’i sillnin lavd shkencës shqiptare, u dërgua edhe më në periferi. Një dorë gjithsesi dashamirë e degdisi vetëm në fshatin Ndërmalas, të Alpeve Shqiptare, 1450 m. mbi nivelin e detit, me rreth 50 shtëpi që çdo dimër izoloheshin nga dëbora (aktualisht krejtësisht i shpopulluar sepse banorët e tij kanë zbritur në Bathore). Aty, bashkë me një koleg (që kish mbaruar Institutin e Fizkulturës) jepnin krejt programin mësimor për fëmijët e fshatit (të gjitha moshat). Ndarja ishte bërë e tillë që B.K., për vetë bagazhin, jepte lëndët humaniste, teksa kolegu i tij i fizkulturës ato shkencore (me përjashtim të së hënës, kur studiuesi ynë detyrohej të jepte të gjitha lëndët, edhe ato shkencore, sepse kolegu rregullisht dergjej në gjendje komatoze nga fërneti dhe konjaku i rrëkëllyer gjatë fundjavës)…

    Kştu, mes žaurimave studentore u sos ky leksion kurioz, mbajtun nga A.K., studiues i şquem đe profesor i Universitetit t’Tiranës n’landën e Ģuhësis Historike t’Şqypes, për t’ciłn aşt specializue n’Ģermani, transkriptue besniknişt nga ñi incizim maŗë direkt n’sałë me iPOD prej studentes t’ģuhë-letërsis Ҳevrie Dełi, datue 01.04.200… . Siç ŧash eđe ma lart, dişiri jonë (imi đe i studentes Ҳevrie) işte me đanë eđe ñi version live t’leksionit, ndoşta n’ñi CD başkanģitun ktij libri, por s’aŗitme dot me i fitue t’drejtat e auktorit. Amin! Dikuş tjetën, ma i kâmun, do ta baj kte n’vend tonë. Şpresoj të jeni zbavitë sał me leksionin e şkruem.

  5. U mendonj se e yetmja gjë́ që kish t’i duhej arbë́rishtës jishtë shënjimi i theksimit të ë́-së toske; ndo gjagjë́ e mposë si këjo që jam e shkruanj ndër këto rreshta – por joth cikërr më cikërr si këjo «ë́» që stisi de Rada, se duket t’epër e rë́ndë.. Këtë́ e mendonj më́ se më́, jo për gazeta e libra, por për të huajtë. Ndë se i shkruan akë cilit «u bë́nj kë́të gjë́» në vë́nd të «u bënj këtë gjë», e pa i thua që këjo «ë́» nalkohet me akë theks, aji, që të parën ditë, thom se nis e e njyëton mirë gljuhën, pa gatërrime. Ndomos se ë́shtë e vështírë të gjë́het një́ shënjim i theksimit të ë-së, që nukë të vret sytë si kjy e, që të ketë po të dy pikat mpi ë-në që të jerë baraj me atë́ pa zë́. S’e di..

  6. Me sa kuptoj problemi është shtruar logjikshëm, duke folur teknikisht. Eshtë fjala për një reformë dhe kur ndeshemi në një kërkesë të tillë, detyrimisht ajo duhet parë në raport me kohën kur kryhet dhe sidomos me perspektivën e afërt a të largët.

    Futja e duarve në këto probleme është e barabartë me ndërhyrjen në ADN: Kurrë nuk mund të parashikosh cilat do të jenë pasojat. Regjimi i shkuar krijoi një standard i cili dashje pa dashje mbështetej në një prerogative jashtëshkencore, politike. Pra shëndeti i mirë i standardit nënkuptonte përjetësinë e regjimit politik të kohës kur u krijua. Meqë regjimi ra, ne papritur u ndodhëm para një “zgafelle” problemesh, me të cilat do të merremi të paktën për nja njëzet vjet.

    Në fakt ekziston një logjikë formale, që duket sikur rreshtohet në anën të Shamkut : ai që njihet si ligji i ekonomisë gjuhësore. Pra meqenëse gjuha rreh pareshtur drejt ekonomizimit të lëndës së saj për të shprehur një ide, duket sikur edhe kërkesat për thjeshtësim të shenjave shkojnë në një linjë me këtë dialektikë gjuhësore. Megjithatë kam përshtypjen se këtu është fjala vetëm për një perspektivë teorike.

    Aktualisht shqipja është në kushtet e një gjestikulacioni (rritje e strukturimi të brendshëm) paksa të përshpejtuar për shkak të ngjarjeve historike. Shkurt kemi një diasporë që ushtron ndikimin e vet ( e shkëputur nga krahina të ndryshme, por që atje ku është nuk ndjek dot evolucionin e brendshëm,gjë nga e cila nuk janë privuar të pashkulurit), fenomen që nuk ekzistonte më parë në këtë përmasë (dhe kjo nuk është një apriori e imja sepse të gjithë e njohim ndikimin e fuqishëm të dy emigrantëve të mëdhenj mbi gjuhën shqipe, Naimi e Noli), por kemi edhe një shpërthim « të brendshëm » kufijsh (marrëdhëniet konfliktuale standard-gegnishte) për të cilat askush nuk mund të thotë se si do të përcaktohen e zgjidhen.

    E vetmja që gjë mund të thuhet me siguri është se nuk jemi te pragu i një zgjidhjeje të afërt.

    Nëse manastirllinjtë kishin arsye të forta politike të nxitoheshin, unë e shoh me vend që të fillojë të sensibilizohet publiku për mundësinë e një reforme (në mos gaboj gjermanët megjithëse me një gjuhë të stabilizuar në shumë drejtime folën një tridhjetë vjet për reformën e tyre e së fundi problemin e lanë të hapur apo në dëshirën e përdoruesve), por pa harruar se shqipja është një gjuhë në tranzicion. Shembull është vetë mënyra si shkruan Shamku, siç vërejti me të drejtë zysh Presja.

    Në këto kushte i duhet lënë kohës kohë. Ligji i mësipërm i ekonomisë gjuhësore, natyrisht gjurmët më të mëdha do ti lërë në materialin gjuhësor më fort se sa do të nxjerrë probleme në mënyrën si do të paraqiten ato, por edhe kjo që po them unë nuk është aq e sigurtë. Duke lënë mënjanë problemet teknike të Rrjetit (mendoj se në çdo rast, në kuptimin e këtushëm, duhet shkruar me të madhe), tinguj a fonema të veçanta nuk përjashtohet të nxjerrin kryet,por mund të mirëpriten edhe zgjidhje të tjera racionale.

    “Melpotingu” i vonuar gjuhësor që pritet të ndodhë mund të na rezervojë të papritura të cilat rrezikojnë ta nxjerrin jashtë përdorimit para kohe reformën e propozuar nga Shamku apo një pjesë të saj.
    Gjithsesi punimi që ajo ka sjellë këtu është paraqitja më e plotë që i është bërë ndonjëherë këtij problemi,tha ai ne fund fare!

  7. Mua, qe kam njeren prej atyre shkronjave ne mbiemer, do me ndryshoje mbiemri dmth? Pa marre parasysh qe me pelqen mbiemri qe kam e s’dua te ndryshoje menyra se si shkruhet, po si do ja bej me gjendjen civile?
    Apo do u ndryshohet mbiemri femijeve te mi qe do lindin mbas kesaj reforme, nqse behet? Artur Ghokaj, i biri i Zenel Gjokajt…
    Si ja kane bere ato vendet e tjera per te minimizuar keto efekte anesore ne momentin e kalimit nga njeri version i alfabetit te tjetri?

  8. A do ishte me mire nje zgjidhje e mesme, ku shkronjat i numerojme ne alfabet vetem nje here (dhe kemi alfabetin konciz qe propozon Znj. Shamku) por rishkruajme rregullat e drejtshkrimit dhe themi (sic mesojme ne italisht per shembull, “kur “sc” ndiqet nga “h” lexon “sk”) kur “n” ndiqet nga “j” lexon “nj” apo kur “s” ndiqet nga “h” lexon “sh”? Keshtu nuk ngaterrojme ato qe dime me ato qe do u mesojme kalamajve, sepse rezultati ne leter eshte i njejte.

    Pyetje profane mbase, po mbase dikush me jep nje pergjigje.

    1. Kjo do të shkelte të ashtuquajturin parim fonologjik të drejtshkrimit, cili konsiderohet si një plus i madh, nga pikëpamja praktike; por pa sjellë ndonjë të mirë, më duket mua. Madje as abetaret nuk do t’i shkurtonte dot.

  9. Ndërsa ne, me apo të drejtë, shqetësohemi për një Ë dhe një Ç, që gjejnë vështirësi në përdorimin e mesazheve në rrjet, nuk e di se çdo bëhej po të kishim ndonjë alfabet grek apo cirilik…apo ndoshta do kishim rënë më rehat… asnjë prej gjuhëtarëve do të merrte mbi supe barrën për të propozuar për të shtuar nganjë h të gjitha germave latine për ta bërë më origjinal alfabetin e ri 😛

  10. Ju falenderoj per gjithe komentet tuaja. Nje pjese e tyre njemend me vlejne. Do doja te sqaroja veç 2 çeshtje qe lidhen me shkrimin tim: E para, une nuk kam propozuar te rikrijohet nje alfabet me po aq germa (36), po thjesht duke i rishkruar digramet si bashketingellore + h; pra nuk kam propozuar qe gj-ja te behet gh e keshtu me radhe. Nese i keni gjete te serenditura ne shkrimin tim, kjo serenditje ka pase thjesht qellim ilustrues, aty ku kam shpjeguar se atbote kur manastirllinjte ujdise germat, u shmangen nga nje logjike njesuese e dyshkronjeshave, duke i kompozuar ato me 3 menyra, çka parimisht nuk shkon. E ne fakt, po ta shikoni, bie fjala, alfabetin e “Bashkimit” – perdore fort edhe prej Konices, ai i permbahet deri diku mire ketij unjisimi formal. Pra edhe njehere, nuk kam kerkuar te rikthejme “ne forme” gjithe dyshkronjeshet tona. Por kam propozuar qe ato te hiqen nga rreshti alfabetik, i cili, per mendimin tim duhet te rreshtoje veç germa te thjeshta e jo kombinime germash – kombinimet le t’ja lere rrjedhes ligjerimore (me shkrim a me goje), e per asnje arsye nuk ka pse meton t’i ngulise alfabeti vete. Ndaj thoja edhe qe anglishta e ka nje tingull /sh/ por nuk ka ne alfabet nje germe qe ta perfaqesoje! Po ashtu frengjishtja e ka nje tingull /zh/, por prape nuk ka gjekundi ne 26 germat e saj perfaqesuese nje “zh”. Pse? Se kjo pune i lihet rrjedhes (asaj qe tek Kursi i Saussure-it quhet la chaine, e ku shpjegohet edhe rendesia e njemendte qe ka liria e saj kombinatore). Pra propozimi im kerkonte çlirimin e alfabetit nga digramet, por kjo edhe per çeshtje parimore, pasi nuk kane pse rreshtohen ato tek germat e thjeshta, me te cilat mund te formojme sa dy e tri-grame te duam, por pa i dhene ze ketyre ne alfabet. Le t’i leme marredheniet kombinatore te lira t’i binden persepari parimeve te shqipes se folur, porse pa i percaktuar shqipja e shkruar (ne kete rast dyshkronjeshat e alfabetit) ligjesite e kombinimeve te tyre spontane. Se parake eshte gjuha e folur apo jo! Shkrimi duhet te jete thjesht fotografi e saj. Kjo e para. E dyta çeshtje qe propozoj, eshte realizimi grafik i ç-se qe perben vertet problem e gjithkund. Dhe ketu them ta nxjerrim nga sirtari rregullen e kombinimit ne rrjedhe te shkruar /c + h/ per te cilen do te vendosnim ta lexonim “ç”, njelloj siç kemi vendosur dikur qe /s + h/ ta lexojme “sh” dhe sot na duket mese e natyrshme. Por kjo /c+h/ natyrisht nuk perfaqesohet si germe me vete ne rreshtin alfabetik. Thjesht lexohet si e tille, pra “ç”. Dhe keshtu them se shpetojme nga halli i grafemes “ç”. Kurse sa per “e”-ne me dy pika, per kete e kam vrare mendjen, sikunder mjaft te tjere kane bere, po ende nuk kam ndonje propozim te goditur, ndaj me duket mire aty ku eshte.

  11. Me kujtohet para shume vitesh kur duke folur me nje mikun tim italian (jo-gjuhetar) per alfabetin e shqipes ai ngriti te njejtin argument si Ledi; shkronjat dyshe nuk kane pse te ekzistojne. Per mua ai propozim ishte krejt revoltues dhe me beri te mundohesha te gjeja arsye se pse germat dyshe ishin te vlefshme. Arsyeja me e mire qe me erdhi ne mendje ishte arsyeja pedagogjike qe kur u mesojme femijeve ne abetare germen ‘n’ u mesojme germen ‘n’ dhe nuk kemi pse t’u themi qe ne raste te vecanta ‘n’ me ‘j’ prapa lexohet ‘nj’ sepse germen ‘nj’ do e mesojne nje dite tjeter. Aty miku im u hodh e tha qe kjo s’perbente asnje problem per femijet italiane, se ai e mbante mend fare mire diten kur ne klase te pare kishte studiuar kombinimin ‘gn’ qe lexohet si ‘nj’ e shqipes dhe s’kishte ndjere asnje veshtiresi per ta kuptuar ate fakt.
    Por sot une mendoj qe germat dyshe ne fakt duhen hequr dhe mund te shkoj me tej e te them qe de-facto ato jane hequr.
    Provoni p.sh. ne Microsoft Excel te beni nje kolone me keto emra:
    daci
    dora
    dhashe
    Tani shkoni tek menuja “Data” dhe rendisni kolonen (sort). Rezultati do jete:
    daci
    dhashe
    dora
    Nese keto fjale do ishin renditur sipas alfabetit te shqipes, fjala “dhashe” duhet te ishte ne rreshtin e fundit. Pra sic e shihni programuesit ne Redmond e kane minuar alafabetin e shqipes jo vetem duke krijuar probleme me ‘ë’ dhe ‘ç’ por edhe me te gjitha shkronjat tona dyshe. Keto probleme mund te riparohen por teknikat jane te nderlikuara dhe jo shume praktike, duhet nderhyrje e fuqishme adminstrative e shtetit qe deri tani s’eshte ndjere fare ne kete fushe dhe duhen edhe fonde te medha.
    Nga ana tjeter heqja e shkronjave dyshe, perveçse e njeson shqipen ne kete pikepamje me shume gjuhe te tjera europiane, pranon de-jure ate qe eshte de-facto praktike e perditshme.
    Nje perfitim tjeter i heqjes se shkronjave dyshe do jete liria pak me e madhe qe mund te krijohet ne mardheniet shkrim-shqiptim. Sic dihet disa tinguj te gegerishtes nuk shkruhen dot me alfabetin tone te sotem. P.sh. nese une do lexoja fjalen “ngallit” ne shqiptimin geg, tingellimi nuk do ishte ai qe percakton standardi. Tani eshte e mundur qe te propozohen nje apo me shume germa te reja ne alfabetin e shqipes, por do ishte shume me e kollajshme qe pasi ti kemi hequr shkronjat dyshe, pra te kemi lejuar shqiptimin special per disa kombinime germash, te propozojme edhe disa shqiptime te reja (me rregulla pak me te relaksuara sigurisht) per disa kombinime te tjera si ‘ng’ etj.

  12. …”Aty miku im u hodh e tha qe kjo s’perbente asnje problem per femijet italiane…”

    Kurse une kam njohur plot italian qe edhe mbas 16 vjet shkolle e po aq vite pune, e kane akoma problem ne te shkruar fjalet me dopio lettere.

  13. Një shikim minimalizues ndaj ç-se c!

    Nëse do ta ndanim mospërdorimin e ë-së dhe ç, do dilte se kjo e fundit ze 50% te gabimeve qe bejme me dije (jo si pasoje e perparimit te teknikes por si pasoje e prapambetjes sone).
    ç-ja ze 2.78% te alfabetit.
    Fjale qe nisin me ç zene 1.34% te faqeve te fjalorit.
    Te dhenat e marra nga shkrimet e tre autoreve (Doan, Lys, Pishak) ketu del se keta perdorin fjale me ç ne nivelin e 0.99% te tekstit.
    Ndersa vecoria e perdorimit te germes ben qe raporti i saj me simotrat te keta autore te bjere ne 0.2% te germave te perdorura.
    Pra, ne tre shkrimet e tyre me 4234 fjale, ata e kane perdorur ç-ne vetem 42 here, (te cilat per lehtesi i marrim dhe si 42 fjale). Po ashtu nga 20743 germa (21935 po ti ndash digramat) ata po 42 ç kane perdorur.

    te shpejta:
    – nese edhe ne shkalle te gjere (qe eshte lehte te gjendet) niveli i perdorimit te ç-se eshte kaq i ulet a duhen ndermarre nisma vetem per kete germe kur nisma te tilla jane themeltare?
    – verehet prirja e atyre qe shkruajne shqip per te shmangur perdorimin e ç-se; dhe kjo duke patur vetem nje shifer mbi fjalet qe nisin me ç dhe jo gjithe fjalet qe kane ç.

  14. Problemi i vetëm praktik i alfabetit të sotëm të shqipes është shkronja ë; sepse kërkon marifet dhe mundim për t’u shkruar me tastierën e anglishtes (dhe të italishtes), dhe se, ndryshe nga ç-ja që mund të zëvendësohet pa shumë kokëçarje me një ch, ë-ja nuk mund të zëvendësohet nga një dyshkronjësh, pa shkaktuar kjo zgjatje të palejueshme të teksteve.

    Po sjell edhe unë rezultatet e një testi praktik me skedarin e një libri që e kam këtu, i cili përmban rreth 370,000 shenja, pa hapësirat fjalëndarëse. Nga këto shenja, 31,000 ose rreth 8.3% janë ë; por vetëm 710, ose 0.19% janë ç. Zëvendësimi i ç-ve me ch do ta zgjaste këtë tekst me 710 shkronja; por zëvendësimi i ë-së me një dyshkronjësh do ta zgjaste me 31,000 shkronja, ose me 8% (pak a shumë); çka do të thotë se një teksti prej 400 faqesh do t’i shtoheshin edhe rreth 30 faqe të tjera.

    Për mua kjo kosto e bën jopraktik zëvendësimin e ë-së me dyshkronjësh; meqë gjithsesi shoqërisë i kushton më pak që të këmbëngulë për t’ia shtuar shkronjën ë tastierës së çdo kompjuteri që shitet në Shqipëri, sesa të zgjatë me 8% çdo tekst të shkruar me këta kompjuterë, ose, alternativisht, të lejojë bashkekzistencën e dy kodeve të ndryshme alfabetike në shqipe (siç i ka trashëguar gjermanishtja, nga koha kur ishte e lejueshme që të shkruhej edhe Mühle, edhe Muehle, sipas mundësive teknike të makinës së shkrimit).

  15. Une ç e kam ne prektore, ë nuk e kam as me marifet, nderkaq gjej é,è,ò,à,ù.

    Nuk gjej asnje argument te bindshem per shkurtimin e alfabetit, s’ma ka mbushur ndonjehere mendjen argumenti e ka filani , e ka fisteku, ta kemi edhe ne, sepse çdo gjuhe ka historine e vet dhe veçantite e veta, te cilat nuk ka perse te hidhen poshte per nje argument kaq te dobet sa prakticiteti (ky eshte gjithnje hamendesor, se sikunder verejti edrus, greket e sllavet nuk e çajne koken ).

    Nj dhe gj, nemos gaboj vijne nga n-i dhe g-i(ose l dialektore si gluha), si ende sot tek nieri-njeri (e giu’ni-gju’ri), ku biles mund te verejme etimologjine (?)-ner si tek greqishja ‘aner’ e pastaj kthimin e ‘e’ indoeuropiane ne ‘ie’, keshtu n e gjendur para ‘ie’ (kjo vete anon kah ‘je’ ne te folur pavaresisht se drejtshkrimi shpesh e ruan, themi mjell e shkuajme miell) qiellzohet dhe behet nj, pra ner->nier->n’j’er->njer.

    Perndryshe dh edhe vertet nje d+h, ashtu si sh nje s+h e me radhe-

    Ndersa ll dhe rr, jane te dyja perforcime te tingujve perkates, italishtja qe u permend e njeh ‘ll’ si l e zgjatur , ashtu edhe rr si r e forte.

    Prandaj mua argumentimi per ndryshimin e ketyre, s’ma mbush mendjen.

    Xh me duket e sforcuar (perveç qe me duket tingull i marre nga turku, se te gjitha fjalet e saj me te vjetra jane turqisht, te rejat perendimore e nuk gjej dot asnje fjale te mirefllte shqip me xh) nga x+h, fjalet me xh qe ne italisht psh jane me ‘g’, ne shqipen shqip vijne si ‘gj’ (Gjon-Xhon-Giovanni), prandaj xh nuk ma mbush fare mendjen si x+h(kete germe do e hiqja me kenaqesi nga alfabeti, se nga e folura toske s’hiqet dot me).
    Veshet e mi ne gegerisht kane degjuar agja(axha), gjam(xham),zingjir (zinxhir)etj.
    Tek germa xh une jam geg’.

    Si perfundim nuk shoh asnje arsye per ndryshimin e alfabetit (perveç perndjekjes se germes xh) dhe puna e bere ne Kongresin Gjuhesor te Manastirit me duket e persosur. S’kish ndoshta asnje gjuhetar me profesion, po kane bere punen si gjuhetare te perkryer.
    Prektorat ne Shqiperi te prodhohen per shqiptaret, mjafton thjesht nje ligj qe ndalon shitjen e atyre qe s’permbajne ç dhe ë, te huajt qe jane ne Shqiperi le ti sjellin me vete se nuk u bien tulet. Ata qe jane jashte le te bejne si te mundin e te duan.

  16. Ti japësh vetes mundësinë e udhëtimit në kohë, mund të shohësh që për pasardhësit nuk do të ketë çështje të drejtshkrimit të ç-së dhe ë-së. Mjafton që ata të flasin dhe pajisjet të shkruajnë për ta, pa gabime. Sa më e afërt një ditë e tillë aq më e panevojëshme një reformë në alfabet.
    Ti kthehemi variantit që kjo ditë për shqiptarët është e largët, që reforma është e domosdoshme të kryhet një orë e më parë, se çështja është po aq e rëndësishme sa ç’ishte ajo e orës në ndërrimin e mijëvjeçarëve; kush është zgjidhja optimale?
    – Tastierat e kompjuterave, laptopëve që përdoren prej shqiptarëve janë më së shumti QWERTZ dhe QWERTY.
    – Shtimi në shtrimin e gërmave i problematikeve ç dhe ë, nuk solli zgjidhje të plotë, sepse ndryshimet në tastierat ishin të shumta, përfshinin shënja e simbole të tjera, duke lodhur syrin dhe gishtat e mësuar të përdoruesit; veç kësaj kjo u ndihmua nga ngathtësia dhe pamundësia e shtetit dhe shoqërisë për imponimin e ndryshimit fizik të atyre kapakëve të tastave që prekeshin nga shtrimi i zgjeruar për shqipen.
    – Futja e pajisjeve të dorës, gjithfarë telefonash podesh e padesh, me tastiera fizike apo virtuale e zhvendos problemin. Të ndërroje disa kapakë tastash kushtonte qindarka, por të hapësh një telefon për tastierën s’imagjinohet dot, një pajisjeje me tastierë virtuale nuk ke ç’farë ti hapësh. Është e pamundur që me aq treg sa kanë shqiptarët të detyrosh prodhuesit botërorë, gjithmonë e më shumë në numër me gjithnjë e më shumë pajisje që evolojnë nga viti në vit, të prodhojnë posaçërisht për shqiptarët, individët.
    Zgjidhja quhet W.
    Si kezbordet (qWertz) eurpoiane si keybordet (qWerty) angloamerikane që përdorim kanë të përfshirë pa na u nevojitur simbolin W. Gjithashtu e njëjta paraqitje vjen edhe me pajisjet me tastiera virtuale, në ato të dorës, apo edhe në ato me gjysëmqwertz apo gjysëmqwerty. Heqja e W nga paraqitja në tastierat do të ishte si heqja e një mishi të huaj. Heqja e W nga paraqitja në tastierat do të na lironte një vend të shumëdëshiruar për të futur një prej gërmave të munguara. Përdorimi shumë më i shpeshtë i ë-së se ç-ja, vendodhja e W në rreshtin e parë të gërmave ku gjenden më të përdorshmet sepse janë më lehtësisht të goditëshme, përbëjnë dy faktorë bazë pse W duhet zëvendësuar me Ë.
    Riimagjinoni, (shikoni- po ashtu sikur ka më lezet) tastierën tuaj, edhe tjetrën, edhe tjetrën, me Ë në vend të W. Pavarsisht se përdorni tastierën amerikane, gjermane, italiane, kroate, ju keni tastierën me gjithë shënjat e saj aty ku jeni mësuar ti kini, por keni gërmën e munguar Ë. Kjo është zgjidhje komode për “dembelët” e zëvendësimit me gjej&ndërro të w me ë-të, e lehëtsim për gjithë të kujdesshmit e tjerë. Zotëruesit e tastierave frënge AZERTY janë të vetmit që ngelen jashtë kësaj zgjidhjeje të mundëshme.
    Në u bëftë, duhet nisur së pari nga kodet e hartat e vendosjes së gërmave, mbase si zgjerim tjetër apo i ri i shtrimit të kezbordeve e keybordeve ekzistuese apo mbase si dalje e re me shtrimin QËERTZ. Përveç këtij propozimi, nuk di të them kush ka fuqinë dhe mundësitë e duhura për ta ndërmarrë, ndonëse shtetet e shqiptarëve me institucionet e specializuara të tyre më shkojnë nëpër mend. Kam idenë (?) se në tastierat virtuale mbas këtij ndryshimi duhet të duket Ë në vendin e W, ndërsa për ato fizike të pajisjeve të shtrenjta të dorës, dreqi ta marrë, le të duket W por le të shtypet Ë.
    Ç-në nuk e kam harruar, por nëse e pranojmë dhe e arrijmë ta bëjmë ndryshimin e W me Ë, le ti kthehemi variantit të Bashkimit dhe të përdorim Ch.
    Avantazhet e kësaj zgjidhjeje ndaj zgjidhjes tjetër ky Ç dhe Ë janë në vazhdim të P dhe L është se përveç tastierave frënge gjithë të tjerat që përdoren prej shqiptarëve do të vazhdojnë ti kenë karakteret aty ku gjendeshin pa krijuar konfuzionin e llojit ku kam kllapën ku kam pikëpresjen, rrjedhimisht të pranohet më lehtë nga përdoruesit potencialë. Pranoj se avantazhet shtrihen në të ardhmen dhe në pajisjet numerike, ndërsa disavantazhet janë në letërsinë e shkruar dhe shtypur deri më sot, e në vështirësitë e pashmangshme të tranzicionit.
    Shkurt: Propozohet zëvendësimi i W me Ë në shtrimet e tastierave dhe Ç me Ch në alfabetin shqip.

      1. I bashkohem edhe une kesaj dakordesie! Pra permbledhtas: lista alfabetike mund te thjeshtohet pa problem nga gjithe digramat (dhe keshtu edhe homologojme rendin e fjaloreve, sic u permend edhe ketu), mandej e-ja me 2 pika zgjidhet duke kembyer vend ne tastiere me w, e poashtu c-ja rimer grafine e propozuar nga Bashkimi si ch.

        1. Si t’ja bëj kur më duhet w, psh kur shkruaj anglisht, apo kur i shkruaj adresat e Internetit?

          1. Po ta kishe provuar nuk do te duhej te pyesje.
            Mjafton te shkruash faqen ku deshiron te shkosh tek adresa dhe ti japesh enter, p.sh. peshkupauje.com↵, pa qene nevoja te shkruash tre www e famshe qe me sa duket kane detyruar edhe vende te tjera ta mbajne W ne krye te vendit si germe edhe pse nuk e kane neper alfabete.
            Pjesa e pare e pyetjes, nese s’eshte shaka, merr pergjigje te ndryshme, si p.sh., perdor layout-in anglez apo amerikan (se s’po heq njeri w as nga qarkullimi as nga standarti); ne je aq i perkushtuar mbas shqipes, sa do te mbash vetem layoutin e shqipes, mbaj mend Alt+numrin qe i korrenspondon Ww.
            Shakate menjane, per kete ceshtje ka dhjetra pyetje te drejta qe mund te ngrihen e qe pergjigjet veshtire te merren ketu.
            Meqe u riktheva, layouti i shqipes eshte bere me tastierat ISO ne mendje, (nuk di te them sakte nga IBM, Microsoft apo kush, e sa shqiptaret kane pasur dore, hera e fundit qe eshte ripare eshte 1999). Tastierat ISO kane para germes Z nje buton me shume se tastierat ANSI vend ku dy simbolet e hequra, (me e vogel se ), gjenden per ata qe perdorin te tilla, kryesisht ne Europe. Per ata qe perdorin tastierat ANSI, amerika e veriut e kush ble prej saj, ato dy shenja nuk jane te shfaqura, gje qe mund te veshtiresoje punen e nxenesve ne matematike.
            Pershtatjes dhe ndryshimit te layoutit i kane hyre dhe e kane bere plot vende te tjera sipas kerkesave specifike qe kane. Ato e kane ruajtur edhe layotin e vjeter, dhe kane shtuar nje apo dy te tjere. Te njejten gje mendoj se duhet te bejme, variantet jane te hapura, ne mund te punojme si mbi tastierat ISO si ANSI si ato qe shfaqen ne ekran, si ato qe kemi ne telefona, e ne dalshin 3D dhe aty,
            – te kembejme w me ë dhe nese e ruajme Ç ti gjejme nje vend tjeter tek shenja me te paperdorshme (psh para 1), apo ta leme ku e kemi me kombinim tjeter butonash
            – te kembejme w me ë dhe ti kthehemi ch-se se Bashkimit, si plot gjuhe te tjera qe operojne keshtu, ne traditen e germave tona sh, zh,
            … qe ne cilindo OS, microsofti, apple, linuxi, etj, te na duhen jo me shume se dy te trokitura per tu hedhur nga njera gjuhe ne tjetren,

            Qellimi i pare eshte qe tastiera te mundesoje 100% shkrimin drejt te gjuhes shqipe, e te mos prishe konfigurimin e germave e simboleve te gjithe atyre qe jane bi apo multilinguale e i perdorin tastierat ne gjuhe te tjera.
            Qellimi i dyte eshte qe automatikisht cdo pajisje numerike te prodhuar e shitur kudoqofte (ne te ardhmen) ta lejoje shkrimin korrekt te shqipes brenda aq butonave sa thuajse jane bere standart boteror.

            1. Peshkut ju gjet uji, po vikipedisë? Apo ndoshta uikipedia? Po ëikipedia? Problemi s’më duket aq trivial, edhepse zgjidhja është: përdor e për tingullin ë, siç edhe është adoptuar nga shumica, kurse të ngeshmit ta shkruajnë e-në me balluke; hiqe standardin e drejtshkrimit, shtoji dy tri faqe me shpjegime në abetare. Pas 20 vjetësh, kur të jenë zhvilluar aparatet e mençura, të cilat inputin e marrin me të folur – e jo me të shtypur – merru me problemet e shqiptimit (Tirona vs Tirana, Albania vs Allbania).

            2. Shkruan:

              zgjidhja është: përdor e për tingullin ë, siç edhe është adoptuar nga shumica.

              Po pse, me votë do ta zgjidhim këtë?

              Shumica e ka gabim (shumica e ka gjithmonë gabim, kur thirret të shqiptohet për gjëra që nuk i kupton dot; dhe në rastin konkret, shumicës po ia dikton zgjedhjet një aksident teknologjik).

              Shkronja ë në alfabet nuk është e tepërt, as fakultative. Luan rol kritik, në kundërvënie me e-në. Ne duhet të gjejmë mënyra për ta mbrojtur, jo ta nxjerrim topin në korner, duke u pajtuar me vullnetin popullor imagjinar.

              Kam frikë se je futur në këtë diskutim pa i përtypur mirë ato që janë thënë deri tani.

            3. Gjuha, megjithatë, i takon shumicës me vullnet imagjinar apo real, pavarësisht gatimeve elitare – sot, praktikisht, flm dmth faleminderit, pa marrë parasysh mosprezencën e saj në fjalor. Elita, si prijëse që duhet të jetë, në këtë rast ka dështuar, sepse problemi në fjalë është dashur të zgjidhet me 1980, kur PC u bë personalitet i vitit sipas Times, e jo sot, kur gjen tastatura në çdo qoshe.

              Më intereson një çështje tjetër: se a duam një gjuhë përjashtuese, ku fjalët eshte, asht (e kupton nga konteksti se për cilin asht â fjala), cfare, c’fare, cfarë, etj, s’janë të shqipes, apo duam një gjuhë përfshirëse, ku edhe këtyre fjalëve ju bëhet vend?

              Pyetja e fundit: pse tingulli ë i shqipes s’bën të shkruhet me w?

  17. tani te me sqaroje dikush mue: pse nuk e shkruajme me te madhe DH ne fjale, sikur edhe pretendojme se eshte nje foneme-shkronje – Dhia apo DHia? Instituti i Shkencave te Kota – akronimi eshte ISHK apo IShK ose ISK?

    Per rastin gjerman: Neue Rechtschreibung …

    ss – ß: ß vetem pas nje zanore te gjate ose diftong: Maß, schließen, reißen, draußen …
    Gjithmone pas nje zanore te shkurter vendoset ss ne vend te ß: messen, Schloss, gerissen, Riss, küsst …

    Keshtu qe e kane mbajtur ß .

    Per mua te hiqet edhe ë! Perse gjithe ky fiksim? te shkruehet ye – rrugye?

  18. W,
    vazhdoj këtu, për arsye të gjërësisë,
    ajo që kam thënë është heqja e W nga paraqitja (lexoje komentin tim) dhe jo heqja e W. W në tastierat alfanumerike që pretendojne të jenë të gjuhës shqipe nuk është në vendin e duhur, ajo nuk është gërmë e alfabetit, përdorimi i saj është i kufizuar. Sikur të vendosim ta mbajmë të dukshme, ajo duhet ti lërë vendin Ë, që nënkupton se ajo mund të shkojë gjetiu, përfshi edhe vendin ku gjendet Ë sot. Kështu që ti mund të shkruash si nikun tënd pa probleme, ashtu edhe wikipedian amerikane, ashtu edhe BMW gjermane. Apo siç ta thashe përdor Alt plus numrin korrenspondues, që si për W, w, janë njelloj për windowsin e macun (87,119), ndryshe nga Ë,ë,Ç,ç që i kanë të ndryshme.
    Gërmat në tastiera janë renditur e renditen për të lehtësuar punën e përdoruesve, shkrimin përpjestimisht të drejtë me të dy duart e mundësisht me të dhjetë gishtat. Edhe pse kështu, në realitet, e në atë të shqipes më tepër, shumica e fjalëve kërkojnë më shumë volum pune për dorën e djathtë. Nëse fjalët me Ë zenë (të themi) 8% të tekstit, kalimi i Ë tek W do na lehtësonte dorën e djathtë, e do rriste shpejtësinë e shkrimit.
    Përveç këtyre ideja e riparjes së vendit të Ë dhe Ç në layoutin e tasiterave kërkon tu shërbejë të gjithëve në të gjitha (gjithë përdoruesve në të gjitha pajisjet me të gjitha sistemet). Provo ti përfytyrosh të mbivendosura, ose të printuara në letër transparente e të mbivendosura, ose, ose printoji një nga një e mbivendosi layoutin e plotë dhe gjysmak të shqipes në win, mac, linux, e me radhe, të anglishtes, gjermanishtes, italishtes, frëngjishtes, sërbokroatishtes, greqishtes, sipas ISO-ve, sipas ANSI-ve e të gjitha tok.
    Kërkesa ka qëllimit praktit. Pozicioni i dy gërmave deri më sot jashtë tastierës, të jetë i njëjtë për të gjithë e të mos interferojë, ngatërrojë, mbivendoset me të tjera gërma e shënja në përdorimin e tastierës në atë gjuhë tjetër që secili nga 10 milion shqiptarët ka zgjedhur, qoftë prej emigrimit, qoftë prej mësimit si gjuhë e dytë në shkolla.
    Po ti printosh, vendi i gërmës W digjet vetiu. Atëhere pse mos e vendosim aty.
    Më së fundi, edhe sikur të mos e prekim QWERTY, ÇË, duhet ti gjejmë vende të tjera, për të përmbushur sa thashë më lart, të mos interferojnë tastierat e gjuhëve të tjera, e Ë të jetë nga ana e majtë.
    Nuk është e lehtë, lexova se as italianëve nuk u mundëson tastiera të shkruajnë 100% drejt.

    1. Dhe në fakt, edhe me italishten, italianët kanë patur probleme me gërmat e theksuara. Nëse për shumicën e tyre është gjendur karari, për E-në e madhe të theksuar ndiqet e njëjta procedurë që ndiqet për ë-në tonë (alt+ num).
      Nuk është problemi se nuk gjendet gërma apo karakteri (në çdo kompiuter është një kartelë me të gjitha gërmat dhe simbolet e ndryshme, nga ku mund të kopjohet një karakter/gërmë e veçantë), por problemi është që të gjendet një zgjidhje praktike e pranueshme prej të gjithëve.
      Në rastin e È-së së italishtes (e rëndësishme në italisht sepse përfaqson vetën e tretë njëjës të foljes jam), shpesh, edhe për arsye të paraqitjes grafike më të pranueshme për syrin, e shohim të shkruajtur me apostrof si E’, por që gjithsesi, në mos po bëj një gabim trashanik, më duket se rregullorja gramatikore e quan si gabim të shkruhet E-ja e madhe e theksuar në fillim të fjalisë.

  19. Pa qenë ekspert i drejtshkrimit kam frikë se fjala shqipe nuk është gërmë (e cila më tingëllon si kërmë) po germë, vend,kuvend, mend etj. Shpresoj ta kem drejt.

  20. Më ka tërhequr gjithmonë llogjika e Ledit kur fliste për arsimin, por këtu e ka humbur tërësisht sensin e gjërave…
    Së pari, shqipja si gjuhë rrënjë nuk mund të krahasohet apo njësohet plotësisht as me gjuhët analitike (latinet) e as me sintetiket (gjermaniket) pasi vetë ajo (shqipja) paraqet natyrë të dyfishtë (analitike +sintetike). Për rrjedhojë baza krahasuese e përdorur nga Ledi është e gabuar. Për me tej thjeshtëzimi i alfabetit i propozuar nga ajo është mirëfilli me natyrë utilitare dhe nuk ka as logjikë shkencore e as ndonjë rrethanë madhore historike që ta mbështesë. Si i tillë ai është më së paku naiv.
    Së dyti, kompromisi madhor i Kong të Manast nuk ishte formimi i diagramave por përdorimi i alfabetit latin. Në të vërtetë, përzgjedhja e alfabetit latin u bë në emër të çështjes kombëtare (theksimi i dallimit nga/me fqinjët shovinistë) dhe jo për arësye praktike/shkencore të pasqyrimit të natyrshëm të tingëllimit të gjuhës sonë. (Argumenti historik: – Përdormi i alfabetit latin nga Pal Engjëlli, Buzuku, e të tjerë pas tyre, nuk vlen pasi kjo lidhej drejtë për së drejti me formimin e tyre personal dhe jo me ndoca natyrshmëri të brendshme të shqipes apo me rrethana të tjera madhore të historisë së formimit e zhvillimit të kësaj gjuhe)
    Përdorimi i alfabetit latin e dëmtoi rëndë shqipen duke i zhdukur ekzistencën e shkruar shumë tingujve, variacone të zanoreve e bashtigëlloreve të zëshme e të pazëshme (si psh variacione të a, o, i, e, n, nj, r, ç, etj) që i japin shqipes tiparet e saj të pakrahasueshme. Fqinjët tanë (grekët psh.)e kanë zgjidhur këtë problem që ju është shfaqur edhe atyre duke zgjedhur alfabetin qe ju përshtatej, kurse shqipja se pati kurrë këtë luks.
    Ndoshta edhe vetë përdorimi/përzgjedhja e një alfabeti latin të thjeshtë në vend të atij të korigjuar (me ndën e mbi aksente për zanore a bashtingëllore të caktuara) si në gjuhët gjermanike mund të jetë një tjetër kompromis që Kongresi i Manastirit e bëri i detyruar nga rrethanat e tmerrshme historike. Një provë për këtë mund të jetë pikërisht shkronja ç (e vetmja me një ndën aksent) që u la kështu vetëm pasi u pa se ajo as mund të hiqej e as të zëvendësohej pa prishur logjikën bazë të të shkruarit të shqipes.
    Së treti, logjika bazë e të shkruarit të shqipes është njëhsimi i shkrimit me shqiptimin. Në këtë logjikë të gjitha shkronjat a diagramat e shkruara synojnë të jenë një pasqyrim i vetë tingullit.
    Duhet kuptuar se përdorimi i h në formimin e diagramave nuk ishte një zgjedhje a zgjidhje me qëllime thjeshtë a mirëfilli drejtshkrimore; ajo në fakt ishte rrjedhojë e drejtëpërdrejtë e nevojës së pasqyrimit sa më të plotë të tingujve të shqipes pa ju shmangur rregullit bazë shkrimit të saj (njëhsimit të shkrimit me shqiptimin). Në këtë kuptim diagramat janë krijuar si shkronja të veçanta që përfaqësojnë tinguj që në vetvete, në shqip janë/qëndrojne si krejt të veçantë por që për arësye përputhjeje me alfabetin latin (jo krejt i përshtatshëm për pasurinë fonetike të shqipes) janë zbërthyer… dhe kështu të zbërthyera janë konceptuar si të përbërë nga shqiptimi i njëkohshëm (a i përzier) i h apo j me nje tingull tjeter bazë (dh, sh, xh, zh; apo gj) apo si dyfishim i vetë tingullit bazë (ll, rr). Thelbi ngelet që në shqip ato janë tinguj të veçantë (pra jo të përbërë) dhe nëse shqipja do të kish pasur një alfabet tjetër me më shumë shkronja të veçanta se sa ai latin ath secili prej këtyre tingujve do të ish pasqyruar me simbolin e tij të veçantë pa nevojën e ndonjë diagrame.
    Ndërkohë që devijimet utilitare të propozuara nga Ledi i largohen tërësisht kësaj mendësie dhe për rrjedhojë nuk janë as të natyrshme e rrealiste për shqipen dhe as nuk ndihmojnë por ngatërrojnë e turbullojnë. Sidomos i pavend e ndoshta absurd është kategorizimi i disa gjuhëve si “moderne” duke e lënë herë të kuptohet e herë duke e sugjeruar hapur se na paska edhe ca gjuhë “të prapambetura” që u dashka të transformohen e tu përshtaten këtyre gjuhëve lider (!!!!!!!)…
    Mendimi im modest në lidhje me këtë temë, është që shqipja ka nevojë për ndërhyrje urgjente (ndoshta me anë të përshtatjes së një alfabeti latin të korigjuar, si ai i gjuhëve gjermanike) për të shpëtuar pasurinë e madhe fonetike që po zhduket si pasojë e pamundësisë së pasqyrimit në shkronja që mund të na përçojnë ngjyrimet e mrekullueshme të tingujve të gjuhës sonë. Kjo është veçanërisht e nevojshme sidomos për variacionet fonetike të gegërishtes të dëmtuar veç të tjerash edhe nga përdorimi brutal e unilateral i toskërishtes (kjo e fundit natyrisht, ska lidhje të drejtëpërdrejtë me alfabetin).

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin