ANKETË PËR LEXUESIT TANË

Të dashur lexues të revistës “Peizazhe të fjalës”

Me kënaqësi ju njoftojmë se po duam ta riorganizojmë dhe përmirësojmë uebsajtin tonë, për të  komunikuar më mirë me ju, publikun tonë të përkushtuar. Synojmë të ndërtojmë një prezencë online që përfaqëson më mirë profilin e revistës dhe që ju lejon ju, si lexues, të zbuloni dhe të ndërveproni me materialet tona në mënyrë më aktive dhe të volitshme – edhe kur lexoni, edhe kur bashkëndani, edhe kur ktheheni këtu, për të parë se çfarë ka të re. 

Në rrjedhë të viteve, uebsajti ynë ka ndryshuar, duke pasqyruar fazat e ndryshme të rritjes sonë: më parë si blog, pastaj si revistë, por këtyre ndryshimeve jo gjithnjë u jemi përgjigjur me modifikime të pamjes dhe të eksperiencës së përdoruesit. Zotimi ynë ka qenë të fokusohemi te përmbajtja, dhe kjo mbetet edhe motivim për këtë ridizajn – duam një uebsajt që ju lejon ju, si lexues, të zbuloni dhe të ndërveproni me materialet tona në mënyrë më moderne dhe të volitshme. 

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi e të na ndihmoni që të krijojmë një uebsajt që pasqyron nevojat dhe vizionin e revistës duke ndarë preferencat dhe opinionet tuaja si lexues. Duke marrë pjesë në këtë anketë të demografisë së lexuesit, përdorimit të uebsajtit dhe konsumit të përmbajtjes, ju do të luani rol të dorës së parë në përpjekjen tonë për të mbetur aktualë dhe sa me të aksesueshëm.  

Faleminderit që jeni pjesë thelbësore e komunitetit tonë dhe që na ndihmoni të përmirësohemi. Kur na ofroni feedback, lutemi mbani parasysh se burimet tona janë të tilla, që nuk do të mund t’i ndjekim dhe t’i vëmë në jetë të gjitha sugjerimet tuaja njëherësh, por me mbështetjen tuaj do të investojmë që të jemi sa më pranë një ideali të  përbashkët. 

Anketa nuk do t’ju marrë më shumë se 10 minuta për ta plotësuar. Të gjitha përgjigjet janë anonime dhe do të përdoren vetëm për të përmirësuar uebsajtin tonë.

Anketën mund ta plotësoni duke klikuar këtu ose tek lidhja më poshtë:

https://cornell.ca1.qualtrics.com/jfe/form/SV_5oM6UJ5lqHajmTk

E vlerësojmë shumë kohën tuaj dhe idetë që do të na jepni.

Redaksia e Peizazhe të Fjalës

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin