ALO USHNJA!

nga Arjan Shahini

Nga kronikat e verës veçoj çështjen e rrjedhjes dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, rezultatet e maturës 2021 dhe shpenzimet e qeverisë për ekipin e Traktorit të Lushnjës, aktualisht në kategori të parë.

Pa i ndjekur lidhjet në internet, diku në një intervistë kryetari i Partisë Socialiste u shpreh se baza e të dhënave të sistemit të patronazhit ishte marrë nga një dataset që qarkullon online i regjistrit të gjendjes civile të 2018. Në një tjetër intervistë ai ishte shprehur se sistemi ishte ndërtuar nga trokitjet derë më derë gjatë fushatave. Të dhënat dëshmojnë se këto mund të jenë marrë nga një regjistër tjetër, dhe jo nga ai i regjistrit civil të rrjedhur. Sikur tregon grafiku më poshtë, popullata duket e ndryshme nëse vërehet shpërndarja e viteve të lindjes.

Shpërndarja e viteve të lindjes të Tiranës nga të dhënat e rrjedhura

Maturantët edhe këtë vit protestuan para Ministrisë së Arsimit për provimet e maturës. Dora e vlerësimit nuk u lirua sa në vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe mësimit online. Sikur vërehet nga grafiku i shpërndarjes së notave të matematikës, duket që kurba ka shkuar në vendin e vet, edhe pse ishte një vit zgjedhor. Kritikat ndaj administratorëve të testeve më së shumti trajtonin pyetjet e provimeve me pretendimin që nuk ishin mbuluar në program, edhe se ishin kopjuar nga teste te huaja. Në fakt, unë vërej se pyetjet kanë filluar të jenë më analitike, pasi nuk kërkojnë zbatime mekanike të formulave të mësuara përmendsh gjatë vitit. Sidoqoftë, sipas specialistit të arsimit dhe i pedagogjisë matematike Fatmir Vejsiu, udhëzimet e testeve janë të përkthyera keq, përmbajtja e provimit është nën-nivelin e kërkuar nga objektivat e lëndës dhe rregullorja e maturës nuk respektohet në vendosjen e pragut së notës kaluese (shih grafikët më poshtë).*

shperndarja e notes se matematikes, matura 2021

 

Shperndarja e notes se matures, 2021

 

Lushnja së fundmi është përfolur për kryetarin e saj të bashkisë që u arrestua me akuzën e favorizimit në prokurimet publike. Megjithëse OpenData.al evidenton se favorizimet në procedurat e tenderimit janë kryesisht mëkate të qeverisë qendrore. Ndërsa shpenzimet e buxhetit paraqesin edhe subvencionime të çuditshme gjatë administrimit të pasojave të pandemisë. P.sh. Klubi veteran sportiv i Lushnjës është ndër përfituesit më të mëdhenj të këtyre ndihmave të shtetit për zbutjen e pasojave të pandemisë.

 

buxheti_shpenzime_klubi sportiv lushnja_2021


*Një graf më informativ paraqitet si më poshtë

 

shperndarja e notes se matematikes, matura 2017-21

(c) 2021, Arjan Shahini.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin