Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media

NE REVISTA

Ka disa që – me qëllim – refuzojnë ta kuptojnë misionin dhe vizionin e revistës sonë “Peizazhe të fjalës”; njëlloj siç nuk arrijnë të rrokin – këtë herë përnjëmend – idenë e pluralizmit intelektual. Revista prej shumë vjetësh tashmë është ofruar si vatër e debatit të ideve, kritikës dhe kultit të mendimit të pavarur. Është pjesë e kësaj qasjeje edhe fakti që autorët që botojnë tek ne U DALIN ZOT VETË gjërave që thonë, argumenteve që sjellin dhe hipotezave që parashtrojnë; duke qenë detyra jonë morale, si botues, të ruajmë “FAIR PLAY-n” dhe t’u japim zë të gjitha palëve, siç edhe e kemi bërë në mënyrë sistematike; por JO që të censurojmë dhe as t’i përdorim autorët e ftuar për të realizuar synimet tona dhe as për t’ua diktuar bashkëpunëtorëve tanë vijat editoriale. Marrëdhëniet tona me pushtetin politik kanë qenë prandaj gjithnjë të komplikuara: jo sepse e kemi kundërshtuar këtë apo atë politikan, por sepse nuk i jemi përulur kujt kurrë, as i kemi shtrirë ndonjëherë dorën. Pozicioni ynë, në këtë mes, ka qenë që pushteti politik bën mirë t’u rrijë sa më larg çështjeve të lirisë së fjalës, duke u mjaftuar të angazhohet, me aq sa mundet, për ta garantuar (ia kërkon Kushtetuta); dhe opinionet e veta, kur i ka, t’i shprehë përmes megafonëve që nuk është se i mungojnë; sepse përndryshe, kur fut duart në punë të kulturës, nuk mund të bëjë veçse keq – siç e pamë me Teatrin Kombëtar dhe siç nuk duam ta shohim më.

© 2020 Peizazhe të fjalës™.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin