nga Erl Kodra
Studiuesi Ardian Vehbiu, në përpjekje për të legjitimuar artikullin e Auron Tares për lidhjet e supozuara të shkrimtarëve Martin Camaj dhe Ernest Koliqi me UDB-në jugosllave dhe shërbime të tjera inteligjente të kohës, ka publikuar më 11 korrik 2020 shkrimin me titull “Bashkë apo veç”. Në të vertetë, teksti i Auron Tares nuk duhej të publikohej kurrësesi, për më tepër nga një studiues si Vehbiu, që e di mirë se çka është qenia e një shkrimtari, ekzistenca e tij, jeta dhe vepra.
Që në paragrafët e parë, Vehbiu shfaq thelbin e justifikimit të tij. Ai shkruan:
“A duheshin trajtuar bashkë Koliqi dhe Camaj, në një shkrim të fokusuar në bashkëpunimin e tyre të supozuar me agjenturat e huaja?
Këtë pyetje po ia bëj vetes tani, pasi kam ndjekur, prej ditësh, polemikat që pasuan artikullin e Auron Tares, në Peizazhe të fjalës.
Dhe vetëm tani, sado me vonesë, po kuptoj se do të kish qenë më mirë që këta dy autorë të trajtoheshin veçan, në dy artikuj të ndryshëm. Prandaj edhe e bëj këtë ndërhyrje, jo thjesht si botues dhe i prekur drejtpërdrejt nga polemikat, por edhe si person i angazhuar në debatet publike, në kuptimin që do të kisha folur kështu edhe sikur artikulli të kish dalë gjetiu”.
Në të vërtetë shkrimi i Auron Tares shpërfaq probleme serioze, në qëllim, në përmbajtje dhe në diskurs. Po përpiqem të shpjegohem. Për të interpretuar dokumente të klasifikuara (tani të deklasifikuara) është parakusht i domosdoshëm që të jesh specialist i fushës, përndryshe një analist shërbimesh. Asnjë studiues i një shkence tjetër nuk mund të interpretojë dokumente të një fushe për të cilën nuk e ka kompetencën dhe ekspertizën e nevojshme. Aq më tepër, kur nuk je specialist për asgjë, domethënë i asnjë fushe studimore. Auron Tare është më pak se një amator. Është njësoj sikur një fotograf të interpretojë radiografitë e mushkërive. A duhet të ndodhë një gjë e tillë?
Shërbimet sekrete kanë një gjuhë të veçantë, të koduar, me përmbajtje që shkon përtej kuptimit të drejtpërdrejtë të fjalës. Aktet e tyre dokumentare në vetvete mbartin jo vetëm misterin profesional, por edhe frymën e kohës. Standardet profesionale të tyre ndryshojnë për nga forma, metodologjia e përdorur, standardi dhe shkalla e sigurisë. Për të kuptuar domethënien e një dokumenti të CIA, nuk mjafton të dish anglisht, ose të kesh njohuri bazë rreth natyrës së tyre. Një interpretim i tillë kërkon shkollë më vete, në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Ata që merren me dekriptimin e dokumenteve të tilla nuk janë thjesht historianë, as studiues, as ushtarakë ose oficerë shërbimesh. Para së gjithash, ata janë analistë, në kuptimin e aftësive analitike, jo vetëm për të interpretuar dokumente të tilla, por edhe për të interpretuar kohën, mënyrën dhe kontekstin në të cilën funksiononte ai sistem i komplikuar. Në të vërtetë, këta lloj specialistësh janë të rrallë, ndoshta lloji më i rrallë i studiuesve në planet.
Auron Tare nuk ka lidhje as me letërsinë, për më tepër me llojin e letërsisë të shkruar nga Martin Camaj. E vërtetë se Tare nuk merr përsipër të flasë për letërsinë e tij, por ai ka folur për punën si mësues, për studimet, për punën në radio. Çdo minutë të jetës Martin Camaj e ka jetuar si shkrimtar, si poet dhe si studiues i gjuhës shqipe. Me siguri që Auron Tare nuk e di; dhe s’ka si ta dijë, se gjithë jeta e një poeti dhe shkrimtari vërtitet rreth punës krijuese, për më tepër jeta e një shpirti të epërm si Martin Camaj. Interpretimet e Tares janë aq të papërshtatshme kur aludon rreth arsyeve dhe rrethanave në të cilat gjendet Martin Camaj, sa, po të mos e dinim se është fjala për Camajn shkrimtar dhe albanolog, me siguri që do mendonim se Tare po shkruante për një James Bond shqiptar.
Por a mundet të shkëputet jeta e një autori nga vepra? Çdo rrethanë jetësore për një autor si Martin Camaj është e lidhur ngushtë me veprën e tij, dhe në këtë rast autorësia e Camajt është një pasqyrë e jetës hermetike që ai kaloi. Ardhja e një autori si Camaj mundet të jetë vërtetë një ngjarje në Historinë e Letërsisë Shqipe, nga ato lloj eventesh që ngjajnë tepër rrallë në historinë e një letërsie.
Auron Tare i ka sytë e zënë me dylbi, ka veshur një kapotë ushtarake me spaleta të kuqe, në ballë ka yllin partizan, në brez një pistoletë TT, nuk ka lexuar asnjë varg nga poeti, por gjithsesi ka shkuar deri në Washington DC për të hulumtuar jetën e shkrimtarit më të rrallë në letërsinë shqipe.
Bukur shumë!
Kësisoj, Ardian Vehbiu dhe “Peizazhe të fjalës” nuk duhej kurrsesi t’i jepnin hapësirë këtij amatorizmi të pashoq, të një njeriu që nuk ka kompetencën dhe aftësitë e nevojshme dhe të domosdoshme të ekspertizës. Mundet që Vehbiut i është dukur interesante një qasje e tillë, duke e parashikuar edhe polemikën e nxehtë që do të pasonte, por gjithsesi, pasojat e këtij publikimi do të jenë afatgjata. Tek e fundit jo për Camajn ose Koliqin, por për vetë studiuesin Vehbiu. Letërsia është një fushë studimi e vështirë, ajo nuk mund të realizohet pa dashuri dhe përkushtim. Tek e fundit, askush nuk pretendon asgjë prej shkretëtirës Tare, por për Ardian Vehbiun ndryshon puna.
Arsyeja?
Sepse Ardian Vehbiu me siguri di të lexojë dhe të intepretojë këtë poezi të Martin Camajt:
Liria e fshehun mbas vargjeve
Të poezisë
Nuk ishte vetëm:
Para tyne rrishin galue roje
Shpend mishngranës
Me fytyrë njerëzore.
E ti ishe për ta nji bletë
Tue u rropatë ka drita në qelq,
andej kufijve të botës
njerëzore.
© 2020, Erl Kodra. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Fakti qe studimi i Tares kishte nje gjuhe te palexueshme se dukej si muhabet e argumentim kafeneje, nuk e zhben aspak dokumentacionin e sjelle. Po Tarja nuk duket se pretendon ndonje titull shkencor me ate artikull, keshtu qe gjithe keto verejtje jane te pavlefshme, rrallehere pedante e me shume sulme ad hominen.
Mendoj se secili nxjerr leverdine ose kenaqesine e vet duke sulmuar e share kundershtarin real, hipotetik apo ate qe i nevojitet. Argumenti nuk perben kategori qe te con tek e vertetà, por tek leverdia.
Pastaj keto te Koliqit e Camajt sjane gje fare, Ali pashe Gucia tradhtoi Lidhjen e Prizrenit, u be mytesarif i Pejes dhe prape e nderojme. Na duhet te bejme nje Hit Parade te tradhtise dhe aty te zihemi per vendet e figurave te ndryshme pasi te biem dakort per kriteret.
Psh sa pike merr tradhtia e Koliqit si kuisling i italianeve dhe sa pike merr tradhtia e Enverit si i emeruar nga jugosllavet ? Kush ishin me te rrezikshem per kombin shqiptar italianet apo jugosllavet ? etj etj
Une kam qene shume i qarte; intepretimi i dokumentave te tilla kerkon seriozitet profesional, ekspertizen e duhur dhe objektivitet. Problemi eshte se Tare i merr keto copeza dhe i mberthen ne nje kornize te paracaktuar per tradhetaret e kombit. Ky eshte nje akt shume i rende, sepse ketu nuk po flitet per Kujtim Gjuzin, por per nje personalitet te letersise shqipe. Se dyti, Tare nuk e konsideron fare mjedisin dhe kontekstin e kohes; e kam fjalen per gjendjen ne te cilen ishte Shqiperia, Kosova dhe Jugosllavia e asaj kohe, se kush i kontrollonte ato hapesira. Dihet boterisht se at’bote eshte zhvilluar nje nder lufterat me te ndyra dhe komplekse nga sherbimet e ketyre vendeve, ku emigrantet politik (ekonomik dhe te tjere) jane perdorur si pengje te gjalla. Imagjinojeni pak ju lutem, Shqiperia kontrollohej nga nje regjim terrorist, ndersa sapo kaloje vijen e kufirit, do te perballeshe me nje regjim tjeter me te ndyre. Mbetej vetem te gjeje shanset per mbijetese. Por a beri kompromis Camaj ne funksion te mbijeteses?! Kjo eshte çeshtja ne fakt. Tare jo vetem qe nuk i pergjigjet kesaj pyetje, por thjesht perpiqet ta projektoje ate si armik dhe tradhetar, njesoj siç e cilesoi per rreth 40 vite Sigurimi i Shtetit. Pse e them kete?
Sigurimi i Shtetit me siguri qe do merrej me nje te ri Martin Camaj, inteligjent dhe premtues. Camaj se pari ishte i perndjekur nga Sigurimi. Pastaj ai u arratis, duke hyre ne hapesire tjeter shume me komplekse. Sigurisht qe do te ishte objekt hulumtumi, çfaredo qendrimi te mbante ai. Perseri u largua prej andej, ne kerkim te qetesise dhe jetes qe ai deshironte te jetonte. Sepse Camaj ishte shkrimtar, poet dhe albanalog. Ai kembenguli te jetonte si i tille, dhe ia doli! Vepra e tij flet vet.
Camaj mund te shihet vetem me kete menyre, dhe asnje pikeveshtrim tjeter. Absolutisht kjo eshte nje perpjekje dashakeqe per ta bere pis ate burre te rralle. Dhe kush e ben kete?!
Nje individ qe nuk ka lexuar asnje varg te Martin Camaj! Kjo eshte e rende, shume e rende. Sikur Tare te ngjante sadopak me Salierin, edhe Moxart, Martini yne do te ndjehej paksa me komod. Por Tare?! Pupupu….
Si e solli A.V. debati eshte kryer ketu ne vitin 2017, nuk pashe ndonje argument shtese te sjelle prej Tares per Camajn. Nqs pranon se regjimi jugosllav ishte me i felliqur per shqiptaret se regjimi ne Shqiperi, atehere me logjike elementare ne Radio Beogradi mund te punesohej vetem nje shqiptar i shitblere.
…i cili (ky shqiptari i shitblere). me ndihmen e komunizmit jugosllav do te shkaterronte komunizmin shqiptar !!!
Nderkohe komunizmi jugosllav me planin R-7 ( shif gazeten Panorama) duke perdorur shqiptaret qe i ishin betuar apo paguar do te nderronte nje Enver te keq me nje Koci Xoxe te mire dhe pastaj “lum kush te rroje” per te shijuar embelsine e komunizmit jugosllav, sic propagandonte Radio Beogradi dhe sigurisht sic e kishin provuar ne kurriz kosovaret.
Nuk behen pune te pastra me duar te pista.
Nga kjo lloj mbrojtje qe i behet Camajt fitojne me teper peshe argumentat e Tares.
Se sa per Koliqin kot te harxhojme frymen.
Ndoshta pikërisht ju që mbroni me zjarr opinioni Martin Camajn duhet të tregoheni më bujarë me të.
Kurse une mendoj se gjuha e Tares ishte e lexueshme dhe e thjeshte; ideja e qarte. Verejtjet per formen e te shkruarit, jane bishtnime (si ta them kete fjale ne standard se sikur s’shkon me -r-) nga marrja me thelbin. Thelbi i Tares qe krejt i lexueshem. Me mire madje qe ishte i tille, sepse qe me i kapshem- ne te gjitha rrafshet.
– e palexueshme -? Ç’ne? Ti hyllin nuk je nga ata qe e çan per formen.
Per – dokumentacionin – qe s’ka zot qe e -zhben- na thuaj ndonje gje. Ta quajme Camen te shitur e tradhetare? Se s’po orientohemi dot. Ti pergjithesisht shpjegohesh gjate e qarte. Je me i spikaturi, madje, ne kontekstualizimet historike, te thuajse çdo teme, ketu ne Pejzazhe. Jepi nje dore dhe ti kesaj pune.
JULY 22, 1939
I receive Koliegi [Koliqi], with whom I discussed the problem of Kossovo and of Ciamuria. He will prepare a memorandum on our plans. I give these instructions for action in three successive stages: (1) general broad propaganda laying stress on culture and religion; (2) similar propaganda concentrating on direct action; (3) clandestine military organization to be ready for the moment when the inevitable Yugoslav crisis comes to a head.
Konti Galeazzo Ciano Minister i Jashtem i Fashizmit
Per te gjithe intelektualet qe sot mbrojne me pasion se bashkepunimi me fashizmin ishte dicka e lavderueshme dhe si i tille Koliqi nuk ka perse ti permendet ky fakt deshiroj tju them se:
Gjygji i Nurembergut dhe denazifikimi i Gjermanise ja u ka kthy pergjigjien nje here e mire te gjithe ketyre intelektualeve se si bota e iluminume europiane dhe anglo saksone e denoi kete teori. E dyta qe shume eksponente fashiste dhe naziste hyne ne sherbimin e pales fituese edhe ky eshte nje fakt i njohur. Field Mareshali Paulus psh i sherbeu deri ne fund sovjetikeve dhe Gjenerali Gehlen i sherbeu amerikaneve. Por kjo ne syte e historise i ka cilesuar qartesisht si “bashkepunetore”. Ti sherbesh njeres apo tjetres pale dhe te paguhesh quhet qartesisht sherbim dhe jo patriotizem. Patriotizem eshte ajo pune qe shume shqiptare ketej apo andej kufirit u munduan qe te kontribuonin dhe te mbronin pavaresine territoriale shqiptare edhe ne pse ne fund ideologjia komuniste i zhgenjeu dhe i braktisi. Qe Koliqi ishte nje shkrimtar i mire kjo nuk ka diskutim. Qe Koliqi e donte vendin e tij edhe kjo nuk eshte diskutuar ndonje here. Qe Koliqi i sherbeu me zell Italise fashiste dhe pas Luftes po Italise dhe disa sherbimeve te tjera edhe ky eshte nje fakt qe nuk ka perse te mos diskutohet. Te gjitha keto e bejne Koliqin nje personazh me drite hijet e veta dhe nuk i heqin atij atributet letrare. Me siper lexoni ju lutem shenimin e Kontit Ciano Minister i Jashtem i Italiase fashiste i cili shkruan se e urdheroi Koliqin te hartonte nje plan sipas udhezimeve te tij ku pika e trete eshte qartesisht e qarte. “Organizim klandestin (i fshehte) ushtarak kur kriza Jugosllave do te ishte e pa shmangshme” Ky shenim eshte ne Maj te 1939 pra nuk ka lidhje me asnje qasje anti komuniste por me nje sulm ushtarak te planifikuar nga fashizmi kunder Greqise dhe Jugosllavise ku Koliqi i jepej nje detyre e qarte ushtarake dhe propagandistike.
E nderkohe ne Maj po ky Ciano shkruante ne Ditarin e tij.
MAY 12, 1939
There was a bit of a storm in intellectual circles in Albania, which explains why twenty or so persons will immediately be sent to concentration camps. There must not be the least sign of weakness; justice and force must be the characteristics of the new regime”
Pra nderkohe qe Koliqi hartonte raportin e kerkuar nga Ciano, 20 intelektuale shqiptare dergoheshin ne kampet e perqendrimit italian se kundershtonin pushtimin fashit. Aa po harrova keta intelektualet e sotem kane ndonje koment per keta pararendes te tyre qe u derguan ne kampet e perqendrimit?
P.S shenim per AIDSSH Ditari i Deklasifikuar i Kontit Ciano nuk eshte ne fondin e ketij institucioni prandaj jemi te detyruar ta botojme pa marre lejen perkatese prane ketij institucioni.
Italia iu dha amnesti te gjithe fashisteve dhe e mbylli qitapin e Luftes se Dyte boterore qe ne 1948 .Ne Shqiperi duket se s’ka mbaruar akoma.
Kur diskutohet per zgjedhjet qe bene elita e asaj kohe mire eshte te rindertohet komplet skena historike e Europes se asaj kohe e cfare opcionesh kishin .Nuk ishte kjo Europa e sotme e BE merr vesht .Gjermania qe sot eshte the heartbeat e demokracise europiane atehere kerkonte living space .Ne Balkan ne kishim sllavet ne lindje qe pasi kishin therruar e spastruar etnikisht Kosoven kerkonin te dilnin ne Adriatik .Ke greket ne jug qe ende kerkonin vorio epirin dhe gjaku I cameve qe therri Zerva s’ishte thare hala .Ke Italine qe premton mbrojtje nga keta e bashkim te trojeve shqiptare si dhe prosperitet e zhvillim perkunder therrjes masive nga fqinjet, ne nje Europe ku behet fjale vetem per ndare e rindarje territoresh.Anglezet deklaruan se s’kishin interesa ne Shqiperi .Atehere cfare zgjidhje mbetet per Shqiperine e vogel e te dobet?
Dikush solli nje leter te Koliqit per Karl Gurakuqin ne shkrimin e pare, ate te Tares. Duke e marre si autentike, letra e Koliqit sjell edhe kete pasazh shume domethenes:
“Kapidani n’Asemble, qi u mblodh me 12 prill 1939, qe i vetmi qi me guxim i qortoi Italjanët për fjalë të hangme. Tha, mjesa të gjithë prisnim heshteshin, se fjalët ishin qenë me zevendësue Zogun me nji Princ të Shtëpis Savoja. Po të kishte nënshkrue Kapidani në kallnduer 1939 kërkesën për Viktor Emmanuelin në fron të Shqipnis, si mujte në prill me përmendë premtimin e nji Princi? Në kallnduer 1939, Duçeja nuk e kishte çpikë ende formulen e bashkimit të kunoravve!”
Ç’paskan qene keto bisedime midis Gjon Markagjonit dhe italianeve, per te cilat paska patur dijeni me hollesi edhe Koliqi? A mundet te na sqaroje ndokush?
Perndryshe, e thene me shqip, qysh ne shkurt 1939 paska patur nje marreveshje midis disa krereve te veriut me vete Benito Musolinin per te permbysur Mbretin dhe qeverine e ligjshme te vendit permes pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste me 7 prill 1939?
Si pat thene Ndrek Luca dikur? “Ketu ka tradhti burra”. Seriozisht, veshtire te mos pranohet se ky eshte nder veprimet me te padenja e me te ulta ne historine e nje vendi.
Per Mriss: Nese ke shkuar ne shkolle ne Shqiperi ne kohen e “socializmit”, do te shihje ne cdo faqe librash historike, qe para se Italia te hynte ne Shqiperi ne prill te 1939-es, 150 intelektuale shqiptare (Qazim Mulleti, etj.) kishin firmosur nje peticion drejtuar Duces (apo shtetit italian) per nderhyrje ne Shqiperi dhe rrezimin e mbretit Zog. Pasi mbreti Zog shihej nga keta si perfaqsues i obskuntarizmit, ndersa Italia fashiste si djep kulture. Ky fakt i firmosjes se kesaj kerkese nuk e di pse nuk permendet me sot, as ne tekstet shkollore e as kerrkund!
Organizimi i luftes kunder Jugosllavise e ben Koliqin burre te mire, antikomunizmi eshte garnitura. Nqs ne fund te L2B Kosova do ish ruajtur prej Shqiperise, si ruajti psh Bullgaria Dobruxhen jugore, Koliqi do ish hero kombetar i rangut te pare. Italia fashiste sherbente shume mire si bartesja e fajit dhe e ndeshkuara ne rast te humbjes se luftes.
Komenti i mesiperm i Albes, te vihet ne kornize dhe te mbyllet ky muhabet kafeneshe qe vazhdon te budallallepsi boten shqiptare tash e ca kohe. Tare kujton se ka shpikur rroten. Me mendje te ngurte shkruan e ster-shkruan te njejtat gjera duke i nxjerre nga konteksit. S’ka faj, do te jete i famshem ( pika fames se tij) e çoc I duket vetja.
Eshte aksiome: po te pranohet statusi i emigrantit politik, shteti qe te ka pranuar, te jep ndihme materiale.
Doni me per Belulin, kushdo Belul qofte?! Tare, ster-tare apo Koliq & Camaj.
Mriss,
Veç matjaneve e dibraneve, askush tjeter s’e ka dashur Zogun. Me ata hyri ne Tirane e mori pushtetin.Mbret e bene italianet dhe po ata e hoqen. Letra e Koliqit tregon se Gjon Marka Gjoni nuk ka qene dakort me ardhjen e Viktor Emanuelit dhe nuk e ka nenshkruar kerkesen per ardhjen e tij ne fron, siç e kane nenshkruar te gjithe te tjeret – ata te tute te paret. Ne janar ’39 kur jane marre firmat, pra 2-3 muaj para pushtimit, e kishte marre ferra uraten. Zogu ka qene i pari qe e ka ditur; nuk ka qene sekret. Sekret mund te kete qene per popullin, jo per kreret.
Pra, nuku eshte siç thoj ti.
Nje pyetje nga populli: Cfare mesuam nga kjo mikrogjullurdi? D.m.th cfare del?
Mesuam cdo gje dhe asgje.
Epo kur marrin credit ca njerez per budallalleqe.
Shqiperia jone e mjere ne dore te sharlataneve.
& servileve te pushtetit…
Nga kjo gjurulldi e Tares mesuam nje gje qe nuk e dinim, te gjithe do te dalim agjente, dhe ky eshte ngushellimi i vetem per tu kujtuar e per t’mos u harruar ne kete bote perhere e me arrogante dhe individualiste!
Nga kjo mikrogjullurdi mesuam se anti-vlerat mbizotrojne akoma ne shoqerine shqiptare ! Cdo gje e ka nje cmim e nje justifikim ! Nuk kuptoj ashpersine ndaj Tares ,qe sjell nje dokument te cilin nuk e ka prodhuar ai, e qe po ashtu e propagandon me gjysem zeri, e nuk del as ne perfundime qe ta kesh ku ta sulmosh te pakten . Kam pershtypjen qe sikur vete Koliqi e Camaj te pohojne ne ndonje cope leter se ishin agjente apo bashkepuntor te UDB-se (meqenese UDB pranohet unanimisht si armike ate kohe kurse per motive te cuditshme CIA e SISMI justifikohen ), perseri do dilte autori i ketij shkrimi absurd e konfuz ta kundershtonte, apo dikush tjeter te justifikonte apo lehtesonte veprimet e tyre te pakten moralisht te ulta ! Pastaj justifikimet e ketyre veprimeve , kjo vendosje e duarve perpara si per te paraprire friken se vertet mund te dal ndonje cope leter apo liste-pagash me emrat e tyre (pasi nuk me duken se ishin njerez qe jepnin jeten per idealet e tyre anti-komuniste ) me duket nje menyre per ti barazuar te gjithe ,duke barazuar te gjitha veprimet ,si ai qe bashkepunoi me pushtuesit ashtu edhe ata qe e luftuan te barabarte, si ai qe punonte per sigurimin baraz me ate qe punonte per UDB-ne..te gjithe njesoj, nje teori absurde dhe unike qe nuk e ndesh ne asnje vend te botes ! Kete llogjike e shoh si nje menyre per te justifikuar anti-vlerat qe mbizotrojne e imponohen ne shoqerine shqiptare sot , e ky shkrim eshte nje prove e qarte e shprehjes se ketyre anti-vlerave !
Po pse cilat jane vlerat, hedhja ne lufte pse u sulmua Bashkimi Sovjetik ? Spiunimi tek komunistet jugosllave e sovjetike ?
Shqiptaret jozyrtarisht u trajtuan si popull i mundur, kesisoj u mundesua spastrimi etnik i cameve ( para luftes camet kishin te drejta e mbroheshin nderkombetarisht) dhe i shqiptareve prej trojeve etnike ne ish-Jugosllavi ( vecanerisht demtuese ne Maqedoni) , ndersa Shqiperia u trajtua si koloni e Jugosllavise, ku pavaresia mbahej ne nje fije peri ( mosmarreveshjet mes anglezeve dhe sovjetikeve).
Pse keta fituesit komuniste shqiptare qe ndihmuan me arme ne dore per fitoren e sovjetikeve (+jugosllaveve duke carmatosur shqiptaret ne Kosove e Maqedoni) dhe humbjen e shqiptareve, na qenkeshin vlera dhe kundershtaret e tyre antivlera ?
Fitorja aleate ne L2B ishte katastrofa me e madhe kombetare pas fitores se ballkanikeve kunder Turqise. Ne disa aspekte katastrofe edhe me e madhe, sepse shqiptaret nga 1945 e ketej u spastruan etnikisht plotesisht apo humben shumicen nga rreth 20% e territorit etnik, ne favor te grekeve, shuleve, serbeve, boshnjakeve dhe malazezeve ( mund te shtohen ne liste edhe turqit e Maqedonise).
Nqs historia shqiptare eshte per t’u rishikuar, duhen pare ne radhe te pare ato festimet qe bejme ne 29 Nentor e 8 Maj, ku festojme katastrofen tone kombetare si mazokiste safi, 24 karatesh.
Ngecja e debatit tek antikomunizmi eshte thjesht nje ngerc, sepse askujt nuk ia mban te thote te verteten, qe aleatet e medhenj angleze e sovjetike na e ngopen sa krahu, duke perdorur spiunet e tradhtaret vendas. Na lane te pavarur ne Shqiperi se s’po dinin c’te benin me ne.
Shyqyr qe me ne fund doli nje qe bertet pa frike: “Mbreti eshte lakuriq”.
Dies Irae nuk e di por kam pershtypjen se kjo pergjigje eshte thjesht nje provokim per ndezje debati , nuk e di si ti quaj keto teori kaq te mbushura me fantazi ! Mund te jete nje deshire e juaja qe gjerat te kishin shkuar ndryshe , e ne mbeshtetje te kesaj deshire keni te drejten ti mbushni mendjen vetes me lloj fantazish e teorish, por ja qe nuk shkuan ashtu si deshironit ju gjerat, luften e fituan aleatet, e nuk e kuptoj perse duhet te rishikohet nje histori per tu zevendesuar me fantazi personale te dikujt ! Ne fantazite tuaja ndoshta mund te mendoni se lumturia e shqiptarise do te ishte vetem nen pushtimin e dikujt, por ne boten reale askush nuk e pushton nje vend/komb tjeter per te miren e tij, nuk ka ndodhur kurre(une nuk njoh) ,historia nuk njeh bamires kaq te medhenj, perfshire edhe perandorine Ottomane apo sidomos ate ne tentative nazi-fashiste ! Se ndjek dot llogjiken e ketij mendimi unik ne bote ! Une mendoj se kush nuk pranon si pjese te identitetit te tij figuren e Skenderbeut dhe Luften Anti-fashiste nuk mund te quhet shqiptar , keto indinjimet apo germimet per krime te ketyre dy periudhave( Skenderbeu ndaj myslymaneve e anti-fashistet ndaj bashkepunetorve ) duken qarte qe jane per te fshehur thelbin, qe ju me guxim e shprehni qarte ! Ky mendim qe ju shprehni hapur, shpjegon edhe njeher se problemi nuk qendron a eshte dokumenti i Tares apo jo i sakte ? A eshte puna e tij profesioniste e shkencore? Thelbi eshte se kerkoni te impononi mendimin se nuk quhet anti-vlere bashkepunimin me pushtesuesin nazi-fashist e as quhet si vlere mbrotja e identitetit te nje populli e vendi si ne kohe paqe apo lufte kur ate e ben dikush qe nuk i pergjiigjet fantazive apo deshirave personale ! Do te ishte e ndershme te mos fshihej e nenkuptohej nder reshta ky medim i shume njerzve qe lexoj, por te shprehej hapur sic e shprehni ju, pasi fshehja eshte e gjitha nje hipokrizi, ne fakt tek shumica e shqiptarve qe jetojne ne Shqiperi eshte imponuar sot mendimi se intersi personal kalon ate identitar e te perbashket , per kete , mendimi juaj do te kishte shume sukses, do te ishte nje alibi fantastike mendoj per anti-vlerat qe mbizotrojne !
Nuk ben dot debat me te verteten, por si bere edhe ti te verteten mund ta sulmosh ( ose jo).
Miti me i madh ne historine tone eshte qe shqiptaret dolen fitimtare nga L2B dhe kesisoj LANC ka meritat per fitoren.
Faktet tregojne qe si ne Cameri si ne ish-Jugosllavi me lejen ose heshtjen miratuese te anglezeve dhe sovjetikeve u realizuan fushata spastrimi etnik te shqiptareve, drejt Shqiperise dhe Turqise, qe sollen zvogelimin e hapesires etnike me rreth 20%. Dem me te madh se shqiptaret pesuan vetem gjermanet, qe u spastruan prej mbi 25% te hapesires se tyre etnike.
Italianet u spastruan nga 3-4% te hapesires se tyre etnike.
Nderkohe nje shtet si Hungaria (por edhe populli hungarez ne shtetet fqinje) qe ishte aleati me i ngushte i Hitlerit, nuk pesoi asgje, kurse kroatet qe me qeverine e Ante Pavelicit ishin me gjakataret pas gjermaneve, e shtuan territorin e tyre etnik me Dalmacine dhe Istrian e Italise, duke spastruar italianet.
Fakt tjeter eshte qe pushtimi italian i Shqiperise nuk i beri pershtypje askujt, as sovjetikeve, as frengjve, me anglezet qe lane gojen ne lidhje me nje pakt qe kishin me Musolinin per mosndryshimin e status quo-se ne Mesdhe.
Komunistet e tu nuk e levizen bythen nga vendi, sepse Stalini ishte duke punuar per paktin me Gjermanine Hitleriane, qe do te sillte si shperblim pushtimin nga ana e Stalinit te gjysmes se Polonise, republikave Baltike, Moldavise dhe Karelise finlandeze. Bashkimi Sovjetik ishte nje agresor safi, 24 karatesh.
Fakt tjeter eshte trajtimi i Shqiperise ”se cliruar” si koloni e Jugosllavise, me heshtjen miratuese te anglezeve dhe miratimin e hapur te Stalinit. E dine te gjithe qe hapi i fundit qe gllaberimin e Shqiperise nga Jugosllavia ( dislokimi i divizioneve jugosllave) u pengua nga lufta personale mes Stalinit dhe Titos.
Keto jane faktet, te tjerat brockulla 75 vjecare, me te cilat i eshte gazuar mendja ketij populli dhe synohet edhe mashtrimi i brezit i te ri, te lindur ne shekullin 21.
Cdo debat i ketij lloji, i mbushur me mashtrime, thjesht synon te korruptoje mendjet e reja dhe te kalcifikoje me tej te vjetrat.
Gabim e kane ata qe dokumentet i gjykojne jashte kontekstit te kohes .Gabim e kane edhe ata qe ulerijne per hapjen e dosjeve Por kur ndonje figure antikomuniste del e molepsur atehere pretendojne se dosjet jane te fallsifikuara apo nuk duhen marre me konsiderate .
Dies Irae mendoj se ishit me i ndershem ne komentin e meparshem, ku ne thelb te mendimit shprehnit pakenaqesi per humbjen shqiptare per shkak te fundit te perandorive Ottomane/Naziste ! Ne mbeshtetje te deshirave tuaja sillni “fakte” qe mund te sherbejne per te mbushur mendjen tuaj por sinqerisht duken si nje fshehje e thelbit ! Shqiperia Komuniste vend fitues nuk eshte mit, eshte realitet, ka patur nje lufte, te fituar nga aleatet , Shqiperia u njoh si pjesemarrse e kualicionit fitues, e nderohet per kete (kjo eshte dicka e pranuar, te gjithe pa dallim, te majte e te djathte, perulen tek varrezat e deshmoreve te LANC) ! Spastrimet etnike dhe indiferenca ndaj pavarsise se Shqiperise e fuqive te medha para/gjate e pas luftes WW2 nuk kuptoj perse permenden ! Ju lutem thelloni njohurite tuaja per Hungarine(a ishte njesoj Hungaria e 1938 me ate te 1946?) e te tjere aleate te Nazisteve , e ju garantoj se do te zbuloni se askush nga ata nuk doli i ftuar pas lufte, megjithese ata te gjithe e tradhetuan Hitlerin e ndryshuan krah para se lufta te mbaronte (gje qe fatekqesisht nuk ndodhi me regjencen e bashkepunetoret ne Shqiperi) ! Nuk kuptoj se cilet komuniste te mi shqiptar do te luftonin kur u pushtua vendi nga italia fashiste kur akoma nuk kishte komuniste e as parti komuniste shqiptare ? ! Po nejse, nuk kam deshire te debatoj me ju per keto , pasi duket sikur nuk kuptohet se neqoftese nuk pranohet ne thelb qe bashkepunimi me nazi/fashistet apo me UDB-ne ka qene dhe eshte i denueshem te pakten moralisht ateher per cfare flasim ? Cfare rendedie ka dokumenti i Tares per Camaj e Koliqin? Thelbin e mendimit tuaj e shprehet shume mire ne komentin e meparshem, e une e kosideroj mendimin tuaj ( e te tjere, qe nuk kane guximin te shprehen hapur si ju) anti-vlere universale e jo vetem lokale !
Nje kontestim per Hungarine i barazvlefshem sikur te kishit folur rreth kometes Halley. Hungaria ishte aleati me besnik dhe afatgjate i Hitlerit, u trajtua si shtet i mundur ne konferencen e paqes paslufte dhe nuk pesoi gje krahasuar me ne qe zyrtarisht u trajtuam si fitues por de facto si humbes. Humbesit me te medhenj si komb pas Gjermanise.
Faktet e mia jane te paprekura fare nga replika juaj.
Shqiptaret vazhdojne te mashtrojne rreth L2B, nje pale se me komunizmin zune pushtetin e duan ta mbajne per te pakten 7 breza, kurse pala tjeter sepse i duhen anglezet si pastrues figurash pas 1945, keshtu qe nuk u leverdis te thone te verteten rreth faktit qe ishte Anglia e para qe na trajtoi si humbes, sepse i leverdiste per pozicionet e saj ne Greqi e Jugosllavi.
Gjithsesi, une flas per ata pak te sinqertet e te vertetet, jo per mashtruesit e te genjeshtertit, qe jane me tonelata.
perkunder legjendes urbane pushtimi italian qenka pritur me te njejtin entuziazem si psh zgjedhjet per deputet ne kohe te Dulles.
.
Në mëngjesin e 7 prillit të vitit 1939, apo siç njihet ndryshe në memorien historike të shqiptarëve, të premten e zezë, Italia fashiste e Benito Musolinit kreu agresionin ushtarak duke pushtuar Shqipërinë fqinje.
Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.
Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.
Më në fund, Shk. T. kryetari i qeverisë, këndoi listën e anëtarëve të qeverisë së re, si vijon:
Z. Shefqet Vëralci, kryeministër dhe Zëv.ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve Botore: Z. Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë; Z. Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme; Z. Fejzi Alizoti, ministër i Financave; Z. Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare; Z. Ernest Koliqi, ministër i Arsimit. Formimi i Qeverisë u pranua me një zë dhe me brohoritje të mëdha. Menjëherë u pranua formimi i një delegacioni për t’i shprehur ndjenjat e mirënjohjes kontit Çiano, në Legatë, ku u drejtuan të gjithë në kortezh. Para se të mbyllej mbledhja, pranoi pas propozimit të Z. Xhaferr Ypi, t’i drejtohet telegram M.T. Mbretit të Italisë, Imperator i Etiopisë, duke iu lutur që të pranojë Kunorën e Mbretërisë Shqiptare dhe një tjetër telegram Shk. T. kryeministrit z. Musolini, për t’i shfaqur mirënjohjen për ndërhyrjen shpëtimtare në Shqipëri. Mbledhja e Asamblesë mori fund në mes brohoritjeve të pareshtura për N.M.T. Mbretin-Imperator Vitorrio Emmanuele, për Duçen, për Italinë fashiste, për flamurin shqiptar dhe për qeverinë e re.
Menjëherë pasi u mbyll mbledhja e Asamblesë, që të gjithë asamblistët të pasuar prej një turme të madhe populli, një kortezhi impozant, u drejtua nga Legata italiane, ku qëndronte Konti Çiano. Ndërsa asamblistët hynin në Legatë për t’i shprehur Kontit mirënjohjen për ndërhyrjen italiane në favor të popullit, turmat jashtë brohorisnin frenetikisht Mbretin Perandor,të Duçes dhe të Kontit Çiano. Vendimi i Asamblesë që t’i afrohet Kunora Shqiptare Madhërisë së Tij, Viktor Emanuel të III, gjeti jehonën më të favorshme në shpirtin e popullit, i cili po shprehte me çfarëdo mënyre gëzimin dhe krenarinë e tij.
– Më së fundi kemi një mbret, një mbret të vërtetë!
Kështu thoshin shqiptarët. Dhe kishin plotësisht të drejtë, sepse dje kishim ESHTE FSHIRE NJE FRAZE E NDYRE… Po le të harrojmë të djeshmen. Tashti është koha të shikojmë vetëm përpara.
Festimi i evenimentit
Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë:
Rrëzimin e Dinastisë kriminale ‘Zogu’ dhe të regjimit të tij, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.
Një delegacion
në Romë
Në përshtatje me vendimet e Asamblesë Konstituente, për t’i ofruar kurorën e Mbretërisë Shqiptare. M. së Tij Mbretit-Perandor t’Italisë Vitorio Emmanuele i III, u formua një dërgatë e posaçme prej delegatësh nga t’ardhurit nga të gjitha qarqet dhe u nis më 14 të këtij muaji për në Romë, nën kryesin e Shk. T. Kryetarit të Qeveris Z. Shefqet Vërlaci dhe me anëtarin e qeveris, ministër i Drejtësisë, Z. Xhaferr Ypi. Delegatët për secilën prefekturë, janë këta:
Pref. e Beratit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.
Pref. e Elbasanit: Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
Pref. e Korçës: Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
Pref. e Vlorës: Ali Asllani, Kristaq Strati.
Pref. e Gjinokastrës: Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
Pref. e Shkodrës: Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.
Pref. e Kosovës: Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha.
Pref. e Durrësit: Dhimitër Popa, Kristaq zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
Pref. e Dibrës: Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
Pref. e Tiranës; Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.
Përveç delegatëve të shënjuar më sipër, janë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.
Manifestime Popullore
Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur.
Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.
Në krahina
Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.
Kthimi i
delegacionit
Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.
Arritja në Durrës
Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.
Arritja në Tiranë
Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.
Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës. Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:
“Manifestime
Popullore”
“Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat.
Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake. Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë. Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. Konti Çiano shkon në legatën italiane. Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare.
Një demonstratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italiane.
-Rroftë Duçja!
-Rroftë Çiano!
Njerëz me pozitë dhe njerëz të popullit hyjnë dhe përshëndesin Kontin. Konti i pranon të gjithë, përshëndetjet, falënderon, enthusiazmon. Dhe e gjithë dita kalon kështu. Hare e dyfishtë: çlirimi nga një tirani, hyrja në një jetë rregulli, pune, drejtësie. Kalojnë trupat italiane.
Zemra shqiptare ndjen një krenari. Kurdoherë e çmonte shqiptari forcën dhe rregullin dhe këto i sheh të mishëruara në djelmoshat trima të motrës së tij të madhe, Italisë Fashiste. Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziasmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur
të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit
nga ana e Mretit-Perandor,
Ushtar dhe të Mirë, V
iktor Emanueli i III.
Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdhenj. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që shmbërthyen në manifestimet më entuziaste.
Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve, në gjuhën e ëmbël shqipe, ent’huziasmi preku kulmin”.