nga Arjan Shahini
Shqiptarët, që i kanë ndërruar udhëheqësit kryesisht me revolucione ose luftë, shprehej diku në një program televiziv Edi Rama, janë popull inteligjent, edhe pse nuk la njeri t’i flasë apo t’i kthehet në studio. Sipas tij, shqiptarët dinë të zgjedhin. Deklarata i drejtohej faktikisht opozitës, që nuk e zotëronte më forcën e magjepsjes të pushtetit. Megjithëse Rama ndoshta e beson se elektorati i tij është inteligjent, nuk e ka lënë atë asnjëherë në një referendum. Madje disa përpjekje për referendume janë sabotuar e penguar nga klasa politike e gjyqësori historikisht në Shqipëri. Sistemi i përfaqësimit në parlament po ashtu është bjerrë ndjeshëm me ndryshimet në kodin zgjedhor në 2008/09.
Populli i mençur nuk ka ku ta përfaqësojë apo ta shfaqë mençurinë e tij, përveç përmes vullnetit të kryeministrit. Ky nuk e lë të gabojë në zgjedhje, apo të edukohet nëpërmjet referendumeve, por i imponon atij qëndrimin e tij babaxhan. Qëndrimi i Ramës, sikur ai i S. Berishës dikur, përcillet më pas në gjithë administratën, ku bejlerë të vegjël ushtrojnë pushtetin e tyre e ushqejnë egot me lavdet e vartësve. P.sh. edhe kryetari i Bashkisë Tiranë ka ndërmarrë disa përpjekje për të zvogëluar rolin e Këshillit Bashkiak, vendim që e arsyeton me qëllimin për të rritur eficiencën[1].
Kur kam qenë në një post drejtues në administratën e qeverisë qendrore, u ndesha për herë të parë me një numër të madh komisionesh vendimmarrëse. Nga përvoja ime, të vetmet vendime që merreshin, ishin për të shtyrë vendimet. Si drejtues m’u desh të lundroja nëpër egot, hatëret, favoret, zvarritjet, e mërzitë e anëtarëve të komisionit, më shumë se të analizoja çështjet për vendim. Një nga kërkesat e mia ishte pikërisht heqja e komisioneve për hir të eficiencës dhe kalimin e procesit të vendimmarrjes tek unë (pa menduar se ai që do të vinte pas meje mund të ishte më zi nga unë). Titullari i institucionit kundërshtoi pjesën më të madhe të kërkesave të mia, për shkak se anëtarët e komisionit sillnin me vete ekspertizën për fusha të veçanta që unë nuk i zotëroja dhe ndanin kështu përgjegjësinë për vendimmarrjen. Atëherë nuk më pëlqeu qëndrimi i tij, tani e kuptoj, por besoj se do të kërkoja të njëjtën gjë nëse do të isha prapë në qeveri, gjithmonë për hir të eficiencës.
Është pra në natyrën e robit të besojë më shumë te vetja e më pak tek të tjerët. Sidomos t’u atribuojë të tjerëve veti negative që nuk ia njeh vetes, p.sh. në lidhje me integritetin apo aftësitë teknike. Populli inteligjent (i përkufizuar në terma ekonomikë, si racional pse shitës i zgjuar i votës), apo bukëshkalë ose budalla (kur nuk e kupton të mirën që i ofrohet), sikur karakterizohet në mënyrë paternaliste në biseda publike, është pra i paragjykuar në një rol të paracaktuar. Madje edhe 50 e kusur hipsterat e Tiranës që duhet të ishin një shfaqje e post-modernizmit — me aq sa mund të pikojë një zhvillim i tillë në shoqërinë tonë periferike përmes injeksioneve të organizatave joqeveritare ndërkombëtare — në qendrat e tyre private kulturore që administrohen si kisha evangjelistë e sekte fetare me donacione shtetërore, tek i këndojnë Hosanna! kryetarëve të Bashkisë Tiranë e të qeverisë, lëngojnë e psherëtijnë për popullin e ngratë që nuk ua u njeh meritat kryetarëve modernë[2].
E populli ikën. Por zgjedhësit jo. Ata i duhen pushtetit. Edhe pse ka pasur lëvizje të brendshme, p.sh. Tirana është rritur me rreth 300 mijë zgjedhës më shumë nga viti 2015, ndryshimet në numrin e zgjedhësve të regjistruar janë të vogla, ndërkohë që shqiptarët po avullojnë [Data].
Klasa politike ka shpikur një popull të ri, atë inteligjentin e të urtin që përmend E. Rama në predikimet e tij profetike. Këta figurojnë si statistika, votues që nuk kanë lidhje me popullin, as të vdekur e as të gjallë. Megjithatë, edhe me këtë popull të ri ata nuk i kanë punët mirë, pasi përqindja e pjesëmarrjes në votime bie. Prandaj duhet të shpikin një tjetër popull në hapësirën virtuale.
[1] Për teoricienët, prioriteti ndaj eficiencës në kurriz të përfaqësimit, është pasojë e projekteve neoliberale. Por kam idenë se në Shqipëri vetëm ligjërimi mund të analizohet si i tillë, format e ushtrimit të pushtetit janë njësoj anakronike si shekuj më parë.
[2] Është pikërisht ky imazh i E. Ramës dhe E. Veliaj si figura moderne që strategët e komunikimit politik të Partisë Demokratike nuk kanë mundur ta godasin me sukses.
A nuk ishte 30 Korriku 2019 nje referendum?
Ceshtje perspektive, po referendumi eshte per nje ceshtje te caktuar. Ne kete rast do te ishte nese duhet apo jo Rama te udheheqe pa opoziten?
30 Korriku 2019 nuk ka erdhur ende…
Ky qe ja la stafeten qahet per kusuret e veta. Nese nuk do ta kapte ky cdo gje ne nje tepsi atehere, nuk do te mund ta bente Rama tani.
Berisha:”Shqipëria sundohet nga një narkoshtet. Cila drejtësi të hetojë, narkodrejtësia? Cila mafie në botë heton veten. nëse drejtësia do kishte hetuar, s’do ishte kjo situatë në Shqipëri. Ajo pseudoreformë e Soros do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet. Dhe ndaj mos u sugjeroni shqiptarëve gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, e jo me të gjitha pushtetet e kapura nga një mafioz, Edvin Kristaq Avdyli, Edvin Kristaq Lala. Kush pengoi hetimin, opozita? S’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Nuk mund të mashtrohen shqiptarët me të tilla deklarata”, deklaroi Berisha, i cili paralajmëroi vijimin e ‘kryengritjes popullore’ të opozitës.“
Dmth e ka fajin Berisha qe Rama po kap cdo gje, se dha shembullin e keq ?
Po ja ta zeme se eshte e vertete, por edhe Berisha ska faj se mori shembullin e keq te Enverit, pra per shtetkapjen prej Rames e ka fajin Enveri. Po edhe Enveri ska ndonje faj te madh se mori shembullin e keq nga Stalini andej dhe Zogu ketej. Po edhe Zogu ska ndonje faj se mori shembullin e keq nga Sulltani turk e keshtu me radhe.
Pra ne fund fare fajin per shtetkapjen prej Rames e ka Pellazgu.
Jemi ne kercenim de facto te rendit kushtetues dhe rreziku i rendit kushtetues eshte njeriu qe po kap gjithe pushtetet, gje te cilen Kushtetuta e ndalon qartazi. Ky njeri eshte Edi Rama, nuk eshte Pellazgu, ndjese paste.
Edhe Pellazgu ka te vetat, mos e leme fare pa faj. Po une them, se nese Rama do e lere mutin kala, ai pingjoja ne bashki do kete ku te ulet.
Dakort le ti japim Pellazgut ate qe eshte e Pellazgut dhe Rames ate qe eshte eshte e Rames. Gjendja paraqet nje qetesi surreale, indi politik ose eshte mpire ose eshte nen efektin e narkozes amerikane. Pershtypja ime eshte qe nese shmpihet apo mbaron efekti i narkozes do ta marrim vesh prej Shkodres, se Likja nuk ka per ti veshur opingat e te dale maleve te Skraparit.