nga Ilir Yzeiri
Është shumë e thjeshtë për shqiptarët që jetojnë këtu, është bërë e vështirë për ata shqiptarë që jetojnë kudo tjetër dhe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, për të huajt, për ata që nuk janë shqiptarë, që të kuptojnë se çfarë ndodh në Tiranë apo edhe në Prishtinë. Nëse do të viheshim në vendin e një të huaji që kërkon të kuptojë atë që po shtillet në këto anë, do të vërenim në fillim se mes palëve që përfaqësojnë popullin në politikën shqiptare, ka një ndarje të thellë, ka një hendek të papajtueshëm, ka një përçarje tragjike. Dhe, më në fund, ajo që i befason të huajt, është mendjelehtësia gati e panjohur ndër popuj normalë, me anë të së cilës elitat politike shqiptare sillen ndaj institucioneve kushtetuese të vendit dhe shkelmimi i tyre si të ishin topa lecke nga ato të fëmijërisë së komunizmit.
Gjendja aktuale në të cilën e ka çuar vendin, sidomos, sjellja e opozitës, do të meritonte analiza, studime, konferenca dhe investigime të së gjitha llojeve të shkencave humane. Por, sidomos, vështrimi në antropologjinë historike dhe kulturore të shqiptarëve do të ndihmonte jo pak për të kuptuar se çfarë përfaqëson tipi i politikanit shqiptar.
Për fat të keq, Shqipërisë i mungojnë vështrime të tilla dhe debatet për këtë fushë, gjithashtu. Shqiptarët, siç thoshte Rugova i ndjerë, kanë një fatkeqësi të madhe se harrojnë shpejt dhe e fshijnë të kaluarën e tyre me mendjelehtësinë e një fëmije që gris fletën e punëdores kur i bie pak yndyrë mbi të. Në fakt, qeverisja e shqiptarëve është gjëja më e rëndë dhe më e vështira për t’u shpjeguar. Për fat të keq, në këtë pikë, ne nuk ngjajmë me asnjë vend europian, sepse tradita jonë e qeverisjes, pas shpërbërjes së principatave shqiptare dhe pas vdekjes së Skënderbeut, u zëvendësua me qeverisjen tribale dhe mungesën e plotë të një autoriteti. Edhe shqiptarët e kanë pasur dhe e kanë kaluar traditën e shtetit shekullar. Madje, përhapja e Krishterimit në vendin tonë dëshmohet që herët, por masakra e pashoqe që ndodhi veçanërisht pas vdekjes së Skënderbeut, e shkatërroi indin e sistemit perëndimor qeverisës ndër shqiptarë. Konvertimi në masë në fenë islame dhe nënshtrimi ndaj mënyrës së qeverisjes sipas sheriatit për një pjesë të madhe të popullsisë, shkaktoi tragjedinë e parë në indin e qeverisjes dhe dërrmoi institucionet e delegimit të pushtetit që, në atë kohë, ishte qeverisja shekullare. Tani në fund, studiuesja Lucia Nadin nga Venecia ka zbuluar « Statutet e Shkodrës » (Botim i IDK-së, Tiranë, 2017) dhe aty ne mund të shohim lirisht se shqiptarët e shekullit XIV qeveriseshin njësoj si qytet-shtetet e bregut perëndimor latin.
Në fakt, edhe institucionet fetare në vendin tonë kanë qenë të brishta dhe përhapja e tyre nuk solli apo nuk bëri që të lindë një autoritet qendror siç ndodhi me sllavët, fjala vjen, të cilët, në një kohë të caktuar të historisë së tyre, ndërtuan trupin e Jezuit në tokat e tyre përmes një institucioni të identifikuar tek Kisha e tyre sllave, për të mos folur për Kishën Ortodokse greke. Katolicizmi dhe ortodoksia në vendin tonë përhapeshin si modele të një qendre që ishte larg dhe jashtë shqiptarëve. Nëse do të vëresh relacionet e prelatëve shqiptarë, ata vazhdimisht ankohen se Vatikani dërgon meshtarë të paaftë dhe që nuk e dinë gjuhën e vendit. Ndërsa atë që ka ndodhur me ortodoksët dhe ortodoksinë në këtë vend, e njohim që të gjithë dhe përpjekjet për të ndërtuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare prej imzot Fan Nolit janë një nga aktet më të shenjta në historinë e këtij vendi.
Natyrisht, kjo është vetëm njëra anë e çështjes që dua të ndriçoj sadopak në këtë analizë. Tjetra, më e rëndësishmja, është ajo që ka të bëjë me institucionet laike të qeverisjes së shqiptarëve. Dhe këtu, për fat të keq, ne biem në një gropë të thellë. Për më shumë se pesë shekuj, qeverisja ndër shqiptarë kryhej përmes të emëruarve nga Porta e Lartë, të cilët zgjidheshin vetëm nga një kriter: të ishin sa më të fuqishëm, të egër, dhe të kishin fuqi që të bënin zap shqiptarët e tjerë, t’u merrnin atyre taksat dhe një pjesë ta dërgonin në qendër e një pjesë tjetër ta mbanin vetë. Ne sot i kemi harruar, por personazhe të tilla si beu, agai, bimbashi, kadiu, mytesarifi e të tjera si këto kanë qenë format e ekzistencës së institucioneve të qeverisjes ndër shqiptarë. Ajo që sot quhet Shqipëri, ishte pronë e Sulltanit dhe tokat e saj jepeshin si shpërblim për besnikët e tij, të cilët e administronin këtë vend me rregullat barbare të forcës dhe të dhunës.
Historia e shtetit shqiptar që fillon me gjymtimin e territorit dhe me keqkuptimin e madh të së gjithëve kundër të gjithëve, siç e dimë, solli një kaos të paparë në vitet e paspavarësisë. Në asnjë rast nuk duhen nënvlerësuar, sidomos, luftërat e shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre nga copëtimi malazes dhe ai serb. Po ashtu, Lidhja e Prizrenit, si institucioni i parë legjitim i mbrojtjes dhe ruajtjes së territorit shqiptar brenda Perandorisë otomane, ka një vlerë të posaçme. Emblema të këtij kaosi janë sidomos Haxhi Qamili dhe Esad Toptani. Të dy këto figura sendërtuan mitin e atdheut që nuk u përket shqiptarëve, por që është mall ose i besimit dhe i qendrës nga vinte shtypja dhe shfytyrimi, ose është plaçkë që mund të shkëmbehet. Faik Konica dhe të tjerë që erdhën pas tij, vunë re të parët se elitat politike shqiptare ishin të ndara në mënyrë të pakthyeshme në një pjesë idealistësh që identifikoheshin me Shqipërinë dhe në një kategori zuzarësh, thoshte Konica, që identifikoheshin vetëm me pasurinë dhe me luksin dhe që Shqipërinë e kishin një territor që mund ta shisnin e ta shkëmbenin.
Krijimi i shteteve të reja në Ballkan, pas shkëputjes nga Perandoria otomane, u bë me një frymëzim të caktuar historik. Siç dihet, Greqia e ndërtoi shtetin e saj me frymëzimin e ringjalljes së Greqisë ortodokse, me Megali-idhenë si platformë. Sllavët e Serbisë e ndërtuan shtetin e tyre nën frymëzimin e Car Lazarit dhe të Serbisë antike. Shqiptarët, nën frymëzimin e Rilindjes, u përpoqën të ringjallnin Shqipërinë e Skënderbeut, pra, Arbërinë e trimave që luftuan e mposhtën otomanët. Arbëreshët e mërguar ishin Shqipëria e zhvendosur në Itali dhe ëndrra e tyre që të kthenin kohën e parë, shërbeu, gjithashtu, si frymëzim për lindjen e Shqipërisë. Mirëpo, në pikëpamje të besimit, ne ishim ndarë në tresh dhe Poeti ynë kombëtar Naimi, ishte edhe filozofi i bektashinjve. « Shqiptaria » si frymëzim dhe si model për të ndërtuar shqiptarin e paspushtimit otoman, ishte më shumë një ideal dhe një emocion virtual. Patriotët e mëdhenj që ngritën kultin e Shqipërisë dhe të atdheut në rangun më të lartë të jetës, u përpoqën të parët që të krijojnë edhe fizionominë e një qeverisjeje sipas modelit perëndimor. Mendje të ndritura si Noli dhe Zogu e të tjerë, nga ana tjetër, u shfaqën në vitet e paspavarësisë si për të dëshmuar jo vetëm ndarjen në ide e në veprime, por edhe për të ravijëzuar më mirë dy tendencat që do ta shoqëronin gjatë këtë vend dhe që do të formuloheshin në shqiptarë që e duan dhe në të tjerë që e tradhtojnë. Për fat të keq, në këtë periudhë, në vend të institucionit të parlamentarizmit triumfon institucioni i luftës me armë. Atentatet, vrasjet politike, rrëzimi i Zogut me revoltë të armatosur, pastaj rrëzimi i Nolit po me revoltë të armatosur, kurorëzuan institucionin e hakmarrjes politike, varrosën kompromisin dhe dialogun dhe i hapën rrugë glorifikimit të autoritetit që vinte nga lufta për ta mundur kundërshtarin dhe për ta asgjësuar atë. Ndërsa triumfi komunist dhe lufta e klasave e rrënjosën në mënyrë tragjike ndarjen më dysh në « ne » dhe « ata ». Parlamentarizmi u zhduk dhe kompromisi ishte një koncept që renditej si forma më e ulët e tradhtisë ndaj atdheut. Ndërsa betejat, lufta deri në fund dhe pa kompromis me kundërshtarin, vdekja e tij dhe asgjësimi shpalleshin si modele të menduari që e ruanin atdheun dhe e lartësonin atë që merrej me fatet e tij.
Pas rënies së diktaturës u shembën ose u tronditën institucionet e besimit dhe të kuptimit të botës sipas filozofisë totalitariste në patriotë dhe armiq. Lufta, si institucion i jetës politike dhe si frymëzim i metaforave të ligjërimit publik, u duk sikur u largua bashkë me shtatoren e diktatorit. Dialogu, kompromisi, atdheu si vend që i bashkon elitat dhe jo si vendi që i përçan ato, duke i quajtur një palë patriotë e një palë tjerë tradhtarë, u shfaqën në fillim si forma joshëse të ligjërimit publik, por shumë shpejt, ato, jo vetëm që u harruan, por, në vend të tyre, u riaktivizuan modelet e ligjërimit totalitar me « ne » dhe « ata », të cilat modele ishin të gatshme dhe me një traditë të gjatë përdorimi.
Elitat politike, që morën në dorë fatet e vendit pas rënies së diktaturës, gjëja e parë që bënë, ishte braktisja e leximit dhe studimit si akte të veprimit intelektual. Sot në Shqipëri, Biblioteka Kombëtare është kthyer si ato vatrat e mjera të kulturës në kryqëzimin e rrugës Lushnje-Fier. Vendin qendror e zuri vaniteti i burokracisë së rëndomtë partiake që ushqehej vetëm me faqe gazetash dhe me raporte OJQ-sh.
Rilindësit i frymëzonin shqiptarët që të ndiqnin Perëndimin si model dhe epokën e Gjergjit si frymëzim për të ndërtuar Shqipërinë e paspushtimit otoman. Komunistët e ruajtën Skënderbeun, por shpallën një projekt tjetër dhe një model utopik të ndërtuar mbi besimin se komunizmi do të arrihej duke përdorur si mjet politik luftën ndaj shqiptarëve që mendonin ndryshe dhe ndaj të huajve. Studentët që u ngritën në demonstrata në vitet ’90, iu rikthyen ëndrrës së këputur të modelit europian. Mirëpo askush nuk e llogariti që ajo ëndërr dhe ai model ishte i vështirë për t’u arritur sepse kërkonte që në fillim të ndërtoheshin me mundim institucionet e mendimit dhe të besimit. Elitat që morën drejtimin e vendit, erdhën nga borgjezia komuniste dhe më i dalluari ndër ta ishte një komunist fanatik me emrin Sali Berisha. Në shkatërrimin e institucioneve të mendimit dhe të së gjitha institucioneve ideale që mbajnë një shoqëri në këmbë, duke filluar nga parlamentarizmi, sistemi gjyqësor, biznesi, media e kështu me radhë, Sali Berisha do të kujtohet si zjarrvënësi i tyre dhe si njeriu që nuk hoqi dorë për asnjë çast që në këtë vend të instalohej jo kultura e kompromisit dhe e dialogut, por të vazhdonte forma e luftës dhe e shkatërrimit qoftë në jetën politike, qoftë në ligjërimin publik. Për hir të së vërtetës, edhe forcat e tjera dhe PS-ja, sidomos, nuk bënë asnjë gjë më shumë për ta shëndoshur klimën politike në këtë vend.
Ndaj, ajo që po ndodh këto ditë në Tiranë dhe në Shqipëri, nuk është gjë tjetër, por vetëm një nga format më ekstreme të shfaqjes së informalitetit politik në këtë vend. PD-ja dhe LSI-ja, nën frymëzimin e arkitektit të shkatërrimit të së gjitha institucioneve të besimit në këtë vend, të Sali Berishës, po realizojnë aktin e fundit që është shpërfillja totale dhe e dhunshme dhe shkatërrimi i sistemit formal ose, thënë me termat e estetikës, prishja e frymëzimit që të sjell respektimi naiv i rregullave të lojës. G. B. Vico thoshte se besimi që kanë fëmijët te lojërat që bëjnë në breg të detit, i bën ata që ta marrin për të vërtetë kështjellën në rërë dhe, nëse ua prish, ata qajnë se nuk e kuptojnë që ajo është një lojë. Edhe të rriturit duhet ta dinë, thoshte ai, se jeta e tyre formale është ndërtuar si një lojë, rregullat e së cilës janë të shenjta. Fëmijët qajnë dhe mund të gënjehen me një lojë tjetër, por të rriturit, kur i prishin vetë rregullat e lojës, i paralajmërojnë bashkëqytetarët e tyre se mund të nisin një lojë tjetër, më të rëndë, më tragjike dhe të paparashikuar. Në fakt, ajo nuk është më lojë. Qeverisja e sotme socialiste mund të kritikohet edhe më shumë dhe mund të akuzohet edhe më shumë nga sa e akuzon opozita. Por, shkatërrimi i sistemit dhe marrëzia për të zëvendësuar parlamentarizmin me dhunën e rrugës, janë jo vetëm një shfaqje e dëshpëruar e politikanit që vjen nga shkolla e luftës politike komuniste, por, për më tepër, ato zëvendësojnë tribunën e parlamentit ku mund ta mundësh kundërshtarin me fjalën e artikuluar bindshëm me shishet e mbushura me benzinë ose me bombat artificiale që i hidhen asaj tribune.
(c) 2019 autori. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Kopertina: Statutet e Shkodrës – imazh i origjinalit
Ilir, dua te besoj se ti ke te drejte kur thua se eshte e veshtire te kuptohet situata ne Shqiperi per ata qe nuk banojne aty dhe pranaj une, kur mundem, lexoj analiza te publicisteve qe jeni aty brenda.
Kjo qe arsye qe e lexova deri ne fund edhe kete analize per te arritur te paragrafi munumental: “…. Ndaj, ajo që po ndodh këto ditë në Tiranë dhe në Shqipëri, nuk është gjë tjetër, por vetëm një nga format më ekstreme të shfaqjes së informalitetit politik në këtë vend. PD-ja dhe LSI-ja, nën frymëzimin e arkitektit të shkatërrimit të së gjitha institucioneve të besimit në këtë vend, të Sali Berishës, po realizojnë aktin e fundit që është shpërfillja totale dhe e dhunshme dhe shkatërrimi i sistemit formal ose…” Po e le ketu dhe nuk po shkoj me tutje aty ku Berisha shkon deri atje sa i thyen zemren e dhe vete G.B.Vico-s
Te siguroj, ne rast se do te kerkohet neser t’i ngrihet berishes nje monument ne Tropoje, me kontribut vullnetar nacional, pas kesaj qe lexova une nuk do ta fus doren ne xhep!
Siç te dhashe te drejte ne fillim u nisa nga qellimet me te mira te jap te drejte edhe ne kete paragraf te fundit, por me duket rast anekdotik dhe i pashembellt ne bote te shohesh fajin e gjendjes aktuale te vendit te opozita me çelsat e saj te kashtes, nderkohe qe pozita po gllaberon edhe mandatin e saj te dyte, dhe e ka acaruar ne kulm e si asnjehere tjeter jeten politike dhe ka kompromentuar rende besushmerine dhe moralin politik me nje grup deputetesh marjoneta qe Rama i detyron me qendrim gatitu te mos i japin drejtesise mundesine e investigimit te nje ministri kyç qe kanabizoi vendin, me parlamentare me te kaluar kriminale, me shefa pushteti lokal te kriminalizuar, me revolta te drejta studentore, me praktika tenderash korruptive te niveleve me te larta, me prova te pakundershtueshme votash te blera, me masakrim te gjyqesorit, me perdorimin si qen gjuetije te prokurorise, me shperfillje te kerkesave te artistve, me betonizimin e çdo pellembe te vendit, me shtimin e varferise ne vend, me paaftesine e terheqjes se investimeve serioze, me krijimin e nje kaste oligarkesh qe po thithin resurset e fundit te vendit, me ndohtjen dhe mungesen absolute te cdo ideje per energjine e te ardhmes, perpos shkaterrimit dhe betonimit te te vetmes pasuri et vendit, bukurive natyrore etj., etj., etj..
Pra, pas te gjitha ketye ne kendej kemi dy here arsye per te mos e kuptuar Shqiperine nje here se jemi larg (dhe kete na e thua ti), nje here tjeter se nuk kuptojme dot as ata qe e kuptojne se brendeshmi.
Nuk besoj se qellimi i autorit ketu ka qene te theksoje se pjesen me te madhe te fajit e ka opozita, perkundrazi mua me duket nje analize e mprehte ne te cilen konsiderohen shume aspekte te politikberjes dhe historise institucionale shqiptare. Per fat te keq, shume shqiptare qe nuk kane jetuar sidomos 10 vjeçarin e fundit ne Shqiperi, shpesh bien pre e nje diktonomie te rreme (ndonjehere nga papergjegjshmeria, ndonjehere nga naiviteti por shpesh pa patur faj) ; cila nga palet PS apo PD ka qene e keqja me e vogel per Shqiperine. Keshtu pra, fakti qe autori cileson Berishen si zjarrvenesin e institucioneve shqiptare, nuk do te thote qe me kete nenkuptohet vleresim per palen tjeter, e as do te thote qe vendoset shenja >,< midis fajit te partive, por nenkupton pikerisht ate qe shumekush ka patur fatin e keq te jetoje ne kete ferr keto vite e di me se miri, se Saliu, dhe PD kane qene nises dhe katalizatore te shume problemeve ne Shqiperi. Mos harroni se si e harruam 97' dhe 7501, te dyja dhurata te Saliut! Mos harroni sesi e harruam Gërdecin dhe 21 Janarin. Apo pronat e Argites qe mbijne ne Berat dhe Himarë. Oligarket qe jane sot kane qene dhe dje, mungesa e investimeve qe eshte sot ka qene dhe dje, si dhe shkaterrimi i universiteteve nga ligji famekeq eshte nisur pikerisht nga PD.
Thene kete, une mendoj se qeverisja e Rames eshte gjithsesi shume shume e keqe dhe nuk me vjen mire kur akoma pas mandatit te dyte rilindasit ua vene fajin politikave te shkuara, kur permbajtesisht politikat e tyre nuk kane ndryshuar. Per ta thene si Žižeku, te dyja qeverisjet jane me te keqija! Pajtohem me autorin se zevendesimi i parlamentarizmit dhe i institucioneve politke me dhunen ose kercenimin e dhunes, per fat te keq, ketu ka ndodhur plotesisht!
Anliza nuk te bind, pse shkaku reduktohet ne nje person te vetem dhe historia thjeshtesohet deri ne nje karikature te se kaluares otomane.
Fillimisht teorizohej se ishin institucionet e monopoli i shtetit cfare sillte zhvillim, tanime Acemoglu & Co. thone se jane ato institucione qe nuk jane extractive, por inclusive. Pra teorite e zhvillimit dhe te demokracise kane kohe qe kane kaluar ne nje tjeter paradigme, tej ndarjes formale/joformale, patron-client relatiinships etc. Keto jane kudo ne sistemet demokratike.
Ndersa dallimi me qeverisjen e Berishes, eshte se Rama e PS kane hyre ne aleance me krimin e organizuar e kontrollohen nga keta. Ndryshe Berisha qe i perdorte, Rama perdoret. Nderkohe qe krimi i organizuar po shnderrohet ne oligarki.
Një shkrim që përmban shumë klishe të historiografisë së shkruar me syza ideologjike, çfarë mbase jep edhe një ide se ç’po ndodh në Shqipëri sot. Ende nuk janë hequr këto syze nga elitat tona të supozuara në drejtimin e shtetit dhe lëvrimin e dijeve, ashtu siç nuk janë larguar mendësitë e formuara në periudhën e komunizmit në trajtimin e pronës dhe në ndërtimin e raporteve ndërnjerëzore në politikë, ekonomi, shoqëri etj
Sipas jush akoma e kanë fajin otomanët (e shkruan me gërmë të vogël, si edhe mund ta quaje Osmane, shkurt dhe Shqip).
Me një të rënë lapsi kalon 500 vjet përiudhë kohore.
Ky shkrim nuk kishte aspak analizë brenda.
Mesa kuptova autori ngre shqetesimin e kultures se legalitetit te pushtetit. Ne fakt autori ka te drejte, ne kuptimin qe ketu pushteti dhe legaliteti jane dy gjera krejt te ndryshme, ne nje kohe qe pushteti dhe legaliteti duhet te jene e njejta gje.
Por, ndryshe nga autori problemin e legalitetit te pushtetit e shoh te lidhur ne radhe te pare me ate qe ka pushtetin pastaj me ate qe e kerkon pushtetin.
Ne keto 107 vjet te Pavaresise, pushteti per te justifikuar mungesen e vete te legalitetit i eshte qepur rregullisht opozites me buke ne traste, Rama nuk eshte aspak ndryshe.
Nqs Rama, dmth pushteti vepron nepermjet legalitetit dhe njesohet me te, behet e njejta gje, sikunder duhet te jete ne teori, atehere çdo perpekje e opozites per te rrezuar pushtetin do te ishte perpjekje per te rrezuar legalitetin.
Ketu te paret njerez per ne burg, pra qe duhej te fshiheshin ne ilegalitet, ne fakt jane rregullisht ne krye te qeverisjes.
Prandaj asnje pozite, force qeverisese, nuk mund te pretendoje kulturen e legalitetit kur eshte ajo vete e para qe nuk e zoteron as minimalisht.
Nje shkrim i ngjashem per te sulmuar opoyiten mund te shkruhet ne cdo mandat te dyte qeverises gjate ketij sistemi te kalbur qe ne veze, sepse rregullisht mandati i dyte eshte triumfi i hajduterise e krimit nga ana e forces ne pushtet, keshtu qe ka nevoje tu kujtoje te gjitheve qe pavaresisisht se mbeshtetja ose legjitimiteti ka marre dhene, pushtetit i ngelet ne cdo rast legaliteti.
Po te mos kishte frike Rama se do te humbiste pushtetin, do te shkonte ne zgjedhje te parakohshme, por si te gjithe para tij edhe Rama e di se e ka bere mullar, keshtu qe i duhet legaliteti.
Nuk eshte Rama as i pari, as i fundit qe tall menderen me shqiptaret, se jane injorante e debila e i sjell sipas qejfit, i magjeps me magnetizmin e karizmes se tij. Pastaj mandatin e dyte e kalon duke u trembur edhe nga pleqte e plakat.
“… pushteti per te justifikuar mungesen e vete te legalitetit i eshte qepur rregullisht opozites me buke ne traste, Rama nuk eshte aspak ndryshe.”
Hyllin, ne fakt as Rama nuk e ve theksin shume ne nje gje te tille. E akuzon opoziten per prishje te imazhit, por rralle shkon me tej, ose te pakten perpiqet te jete diskret ne kete pike. Madje me kujtohet se edhe vete F. Nano, me te madht’ e vet’, dikur, nje vit pasi mori pushtetitn, u tha ministrave te tij te mos i jusifikonin deshtimet e tyre me preteksin se vazhdon te jete faji i Berishes.
Nuk pritej qe ne nje akord te tille, te luajne analistet. Ka diçka anormale qe ata te perligjin keq qeverisjen ose me mire qe keq qeverisjen ta shohin si pasoje te rolit te opozites, qe edhe aty si ne çdo vend, veçse ben zhurme e presion duke i rene legenit, ndonse mund te bente me shume. Opozita nuk e ka kontraten me poziten, por me elektoratin e vet, te cilit mbase dikur duhet t’i japin llogari, por gjithsesi jo per keq qeverisjen e pozites..
Sipas logjikes se analisteve, me largimin e opozites, nje komb nuk ka çfare te kerkoje me shume per te qene i lumtur!
Me te ik mendt’ e kokes!
Lyss me opozite nenkuptoj gjithe opozitaret, ku sigurisht ajo politike eshte kryesorja. Faji eshte i Saliut ne cdo rast, kur opozita permban elemente te tjere jopartiake,e ka fajin se eshte kazan ose e ka fajin se eshte e prapambetur dhe nuk kupton projektet e tij madhore, se saboton punen e mrekullueshme te qeverise apo se shqiptaret qe nuk e kuptojne ate jane e keqja e shqiptareve.
Ne kohe te tjera secila nga keto te shpinte ne burg vetiu, ne kete kuptim them i qepet opozites me buke ne traste dhe Rama nuk eshte ndryshe.
Shqetesimi kryesor i pushtetareve, Rama brenda, nuk eshte legaliteti i pushtetit, por si te fajesojne e nxijne opoziten ose gjithe opozitaret per çdo gje.
Nqs Rama do te shqetesohej per legalitetin atehere nuk do te kishim skandale njeri pas tjetrit, opozita sdo te kishte fare si te justifikonte nje akt te pashembullt si djegja e mandateve.
Kemi nje problem mes teorise ku shteti eshte legaliteti dhe legaliteti eshte shteti dhe praktikes ku shteti sillet si ilegal dhe ngaqe sillet si ilegal ka çmontuar Gjykaten Kushtetuese, e vetmja qe çertifikon ilegalitetin e shtetit.
Ketu vijme tek paradoksl qe duhet rrezuar shteti qe te mundesohet legaliteti. Meqe shteti nuk mund te rrezohet, se pa shtetin ska kuptim as legaliteti, nuk ngelet gje tjeter veçse te rrezohet pushteti, pra grupi i njerezve qe veprojne ne emer te shtetit.
Kerkesa per legalitet eshte kerkese per rrezimin e pushtetit. Keshtu edhe nqs behen zgjedhje te parakohshme dhe sovrani vendos prape kete pushtet, kerkesa per legalitet nuk ndryshon.
Kemi hyre ne nje qerthull qe si hap te pare per daljen ka largimin e Rames nga pushteti.
Veç faktit që populistet nuk e cajne koken per legalitetin, Rama ka te ngjashem me Nanon nje lloj urretje me shqiptaret. Qejfmbetje i padri per burgun. E i dyti, ndoshta po ja nxin atij populli qe nuk i njeh madheshtine ne masen qe do. Nuk e njohem si artist e intelektual, po na e nxin si politikan.
Sinqerisht qe nuk besoj se eshte fjala per urrejtje per shqiptaret. Rama eshte natyre e hapur, i njeh mire shqiptaret, por nuk i urren. Ai ishte i pari qe kishte idene te nderronte sistemin me qellim qe te dilnim me ne pah aftesite e mira klases politike shqiptare dhe vetvetiu te nderronte opinionit nderkombetar per cilesite e vete shqiptarve. Dhe me kete hyri ne menyre te shkelqyer ne politike.
Nuk e kuptova se çfare ndodhi me tej. Fillimisht ne syte e mi imazhi i tij u zbeh duke treguar nje fare magjepsjeje per super te pasurit shqiptare, futi ne parlament bandite e provinciale te tille si ai Kokedhima, por shpejt doli se ky nuk ishte me i keqi, se me tej mbylli syte para nje hordhie te tere kriminelesh te cilet nuk kishin asgje te perbashket me te majten si kahje ideologjike. Gjithnje pyes se çfare nevoje kishte per ta?
Dua te supozoj se ai vete i ngjan pak ujkut, qe nuk i di fuqine e vet (edhe sot ne diten e tij me te keqe po te behen zgjedhjet, ai fiton), por aura e tij eshet shuar. Ai ra viktime e nje fare amour-propre qe e pengoi te beje pastrime rreth vetes, duke patur frike se indirekt kjo do te interpretohej si shenje e ekipit te dobet qe kishte zgjedhur dhe per pasoje do te identifikohej me ata vete, gje qe do te shihej se jashtmi si shenje e paftesise per te qeverisur. Por nuk ishte e vertete, po t’i kishte bere me kohe pastrimet, dhe jo pas shqetesimit qe tregoi mbare shoqeria shqiptare, perfshi edhe opoziten, ai do te dilte i forte dhe kishte rrezik qe edhe une te shkoja e te votoja per te ne zgjedhjet e ardheshme.
Por ai nuk e beri nje gje te tille.
Duke mos i hapur rruge drejtesise per Tahirin (po e marr si rast emblematik se per mua ishte ngjarje shume te rende), me keq akoma, duke mobilizuar deputetet e tij per nje gje te tille, ai tregoi fraxhilitetin e tij te brendshem, qe se pari e kishte treguar me vendosjen e Rucit ne krye te Kuvendit apo nje qen te rrahur si ai Xhafa ne krye te ministrise se Brendeshme. Çfare mund te flase me hapur per pasigurine e tij te brendeshme? Si eshte e mundur te vendose nje gjysme analfabet si figure te dyte te shtetit (as qe di me shume se te tjeret per kete zoteri, por flas per imazhin dhe ate qe ai perfaqeson, per modulin e kerkuar sot ne Shqiperi qe percjell ), sot kur pas tridhjete vjetesh ne Shqiperi jane shkolluar brenda e jashte ne univesitetet me te mira, me dhjetra e qindra te rinj te shkelqyer.
Me emrime te tilla, ai siguron veten, por i tregon rinise shqiptare se nuk eshte fort e mireprituir ne vendin e saj.
Nuk e di a ju kujtohen diskutimet e pafund ne PTF se çfare duhet bere qe te kthehen edhe ata qe kane ikur, qe t’u hapet perspektive atyre qe kthehen nga studimet, qe te kthehet truri?
Rezultati eshte tragjik! Pas trurit, sot po ikin edhe krahet e punes!
Lyss,
Për t’iu përgjigjur habisë suaj rreth afinitetit që ka Rama me një grup të caktuar, po them që ky ka qënë stili i menaxhimit të Ramës qysh në krye të herës kur filloi projektet si “kthimin në identitet”, kinematë Millenium, dhe tnjw sërë jetërsimi pronash të tjera në varësi të Ministrisë së Kulturës. Rama në Ministri të Kulturës mësoi se me fonde dhe prona publike mund të favorizonte biznese private që do t’i financonin atij karrierën, ndërsa në të njetjën kohë do përfitonte kapital politik dhe famë mediatike. Këtë model e mori me vete në bashki të Tiranës, dhe këtë model e solli edhe në partinë Socialiste. Rama ka qënë kryetari i parë që i ktheu lejet e ndërtimit në biznes të drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Bashkisë.
Rama zbuloi se në politkën shqiptare mund të shkosh larg edhe duke qënë një menaxher i vogël dhe i korruptuar përsa kohë ke një retotikë të madhe si ajo që ia ngriti fillimisht atij profilin e intelektualit. Ky ishte modeli i Ramës, dhe ky vazhdon të jetë modeli i Ramës.
Rama vërtet mund të mos ketë urrejtje, por ka mbetur një menaxher i vogël dhe mediokërr që merret me tabletat e studentëve dhe që ka frikë të shohë mbrapa. Ndaj edhe është i rrezikshëm.
E gjithë kjo histori është shumë e verifikueshme, dhe është folur për të qysh në krye të herës. Ndaj që ende pretendohet sikur Rama ndryshoi vetëm pasi u bë kryeministër, është një fallsitet i madh i ushqyer së pari nga media, dhe nga nga një mentalitet intelektual dembel që nuk përballet asnjëherë me të vërteta të dhimbshme por është i gatshëm t’ia lërë zgjidhjen e problemeve të keqes më të vogël. Më mirë Rama se Berisha – mëndjelehtësi që është e tepërt ta them se funksionon në të dy krahët, dhe që është problematike jo në rrafshin e zgjedhjeve që bëjmë, por në rrafshin e fshehjes së të vërtetës.
Cfare po ndodh ne Shqiperi?
Une e kam nje pergjigje per kete. Ne Shqiperi po ndodh ajo qe nuk ka ndodhur prej mijera vjetesh: Dita e Veres, e cila per shekuj me radhe festohej me 14 mars, sot me urdher te zotit Veliaj, eshte zhvendosur me 17 mars dhe vendosur qe te festohet po kete dite.
Ka rene shi, edhe bresher, mund te kene rene edhe gure nga qielli, por me 14 mars eshte festuar Dita e Veres, dajm. Gjithsesi, zoti Veliaj ka vendosur tashme.
Perpara kemi Pashke e Bajram, dhe nuk eshte cudi qe zoti Veliaj te mund ta marre perseri vendime te ngjashme.
Lali Eri nuk eshte Zoti qe te hape kohen, por mrekullite i ben njesoj me Zotesine e tij. Ndonje dite mund edhe te hape detin e te shkoje ne Itali ose edhe me thjesht te ece mbi det.
Gjithsesi ka edhe te drejte nga nje ane, festat jane bere qe i Madhi te mrekulloje te voglin.
kam pershtypjen se autori i ngaterron etapat e perandorise osmane .Europa e kohes se Skenderbeut nuk eshte si Europa e sotme e BE .perandoria otomane e kohes se mesjetes ka qene me liberale se Europa e krishtere. ortodokset e ballkanit ndiheshin me te sigurte nen sulltanin se me katoliket e europes perendimore .cifutet e perzene nga mbreti i spanjes gjeten strehim ne perandorine osmane e pavaresisht se ishin raja iu njoh statuti i miletit e kishin nje vend ne divan I cili ishte keshilli I larte prane sulltanit.ndonese jo myslimanet ishin qytetare te rangut te dyte , toleranca fetare e perandorise osmane per kushtet e kohes ishte me e larte nga ajo e europes.